You are on page 1of 7

KAVAJA BUJARE I STREHOI ME PËRZEMËRSI TË PËRNJDEKURIT NGA

LUFTRAT DHE HALLET E JETËS


Kuvendi i Junikut, Maj 1912, miratoi platformën për kryengritjen e përgjithshme.

Nga Profesor Neki Babamusta

Duke i paraprirë kësaj rruge, gazeta “Dielli” në nr. 144, me 4 Prill 1912 Boston,
shkruante: “Vendosmëria ishte aq e madhe, sa tundi mendimin e popujve në botë dhe u
shfaq se ka një Shqipëri të pjekur, për liri dhe bashkim kombëtar” dhe se “pushka është i
vetmi mjet që duhet përdorur për të fituar të drejtat tona!” Marrja e Shkupit nga forcat
kryengritëse shqiptare qe një goditje e rëndë për shovenistët.

Në këto momente kulmore, patritotët e Kombit, me Isamil Qemalin në krye, nxorrën si


çështje parësore jo më autonominë, por pavarësinë e plotë të Shqipërisë, për të mënjanuar
rrezikun e coptimit të plotë të Shqipërisë. Ismail Qemali lajmëronte nga jasht ardhjen e tij
të shpejtë dhe për përgatitjen e një Kuvendi në Vlorë. Ngjarjet rridhnin me shpejtësi
rrufeje. Turqija e kalbëzuar, u mund nga shtetet Ballkanike.

Me 25 Nëntor 1912, Patrioti i madh Ismail Qemali, një diplomati i shquar i Kombit tonë,
me shoqëruesit e tij arritën në Durrës. Ndryshe nga dëshira e madhe e qytetarëve të
Durrësit për të ngritur flamurin, Peshkop Jakovi, që ishtë në shërbim të Patriarkanës
greke, për të sabotuar pavarësinë, nxjerr lot krokodili duke thënë: “Nuk ma ba zemra t’i
kthejmë shpinë Turqisë, që na ka mbajtur si ujët e bekuar.” Në mbrëmje të 25 Nëntorit,
Ismail Qemali arrin në Kavajë dhe qëndron për darkë tek shtëpia e vëllezërve Osman,
Beqir dhe Murat Babamusta.1

Të nesërmen, herët në mëngjes të parët e fisit Babamusta, i japin Ismail Qemalit të holla,
ushqime dhe kuaj. Si shoqërues niset nipi i tyre, Qazim Merhori dhe si udhërrëfyes dhe
mbrojtës i çetës është Bajram Xhani.2 Në të njëjtën kohë këtyre luftëtarëve i bashkohet
edhe çeta luftëtare e patriotit rilindas Ramazan Cani, duke neutralizuar veprimtarinë e
disa bejlerëve turkomanë në rrethinat e Lushnjes.3

Kavaja shpall pavarësinë me 27 Nëntor 1912, duke ngritur flamurin tek kulla e Patriotit
Must Cara dhe turma e madhe e popullit të Kavajës e uron Ismail Qemalin me fjalët e
zemrës:4

Udhë mbarë, o mjekër bardhë!


T’u beftë rruga sermë e ar!
Kur të shkosh, dalç faqebardhë!

Isa Boletini arriti në Vlorë me 29 Nëntor 1912, i shoqëruar prej 400 trimash, ndërmjet të
cilëve edhe besnikun Abdulla Maxhuni. I emocionuar i thotë Ismail Qemalit: “Të lumtë
dora! Ju më dhatë krahun Isë!”

1
[Isa Boletini duke puthur flamurin dhe Ismail Qemali në Vlorë, 1912]

Fati i Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore

Lufta e Parë Botërore ishte fatalitet i madh për popullin shqiptar.

[Harta Modifikimet Territoriale në Ballkan – Konferenca e Londrës – Maj 1913 dhe


Traktati i Bukareshtit – Gusht 1913. “Raporti i Komisionit Ndërkombëtar për Hetim të

2
Shkakut dhe Drejtimit të Luftrave Ballkanike.” 1914, Britania e Madhe, Naval
Inteligence Division]
Konferenca e Ambasadorëve në Dhjetor 1913 cungoi Shqipërinë, duke lënë jashtë trungut
të saj, gjysmën e truallit, Kosovën

Shpalljen e pavarësisë të Shqipërisë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër nuk e njohi


dhe vazhdoi planet në Nëntor 1912 për krijimin e një Shqipërie autonome, nën
administratim të Turqisë. Në 1913, konferenca nuk përfshiu nën kufijtë e përvijuar të
Shqipërisë një pjesë të madhe të trojeve shqiptare, po ashtu la jashtë edhe Kosovën.
Ndërsa forcat aleate Bullgaria, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi pushtuan pjesë të ndryshme
të Shqipërisë. Në sajë të luftës heroike të kryengritjes shqiptare, populli ynë rezistoi,
luftoi dhe mbijetoi. Sërish lufta në Kosovë plasi më e fortë kundër gjakatarëve serbo-
malazezë. Cetina dhe Beogradi kërkonin eliminimin fizik të heroit të shqiptarëve, Isa
Boletinit.

Në Janarin e vitit 1916, Isai u gjend në pusi, ku bashkë me të gjendeshin edhe Abdullai,
djali i axhës, Muja, Halit Ahmeti, Din Huka, të cilët serbët kërkonin t’i zinin të gjallë. Të
rrethuarit vendosën që të mos dorëzohen gjallë. “Afrohuni, të merremi vesh” – i thonë të
rrethuarve, duke pasur si qëllim që t’u lëshonin bombat brumbull. Ndërsa Isai porosiste,
“Mos i zbrasni revolet menjëherë. Deri në vdekje!” Serbët ua mbathën.

Më 23 Janar 1916, nëpërmjet ambasadës franceze në Cetinjë të Malit të Zi, e shkeli


besën, ia dorëzon në Podgoricë “të besuarit të saj,” Malit të Zi. Knjaz Nikolla urdhëron
vrasjen e Isait me shokë, tragjedi që ndodh tek ura e Podgoricës. Për të fundit herë
fishkëllyen plumbat e Bacë Isait kundër tradhtisë. Tetë martirë mbetën për liri, por edhe
cetnikët e paguan me gjak. Abdullai mbetet i plagosur dhe shpëtohet nga banorët e
revoltuar. Vrasja e Isa Boletinit qe humbje e madhe për kombin tonë.

Robin Hudin shqiptar e vajtoi Kosova: Vrasja e Isa Boletinit tronditi luftëtarët dhe
hidhëroi pa masë mikun e tij të jetës dhe shokun e armëve, Abdulla Maxhuni

Por shqiptarët nuk u demoralizuan. Konferenca e Paqes së Parisit, në Janar 1919, në


kundërshtim me dëshirat e mira të Presidentit amerikan, Z. Wilson, le në fuqi vendimet e
marra në vitin 1913, me disa ndryshime të vogla. Synimi i perandorise angleze dhe
aleatët e tyre, francezët kishin për qëllim dobësimin e Gjermanisë. Interesi i italianeve si
synim avancimi në Evropë, ishte për pretendime territoriale në Shqipëri. Ndërkohë,
diplomaci e Wilsonit këmbënguli për rrugëzgjedhje paqësore duke respektuar kondita për
liri të popujve të vegjël, por përpjekjet e tij ishin pa rezultat dhe dështuan.

Kjo padrejtësi ngriti sërish në këmbë popullin shqiptar. Në Kosovë, baca i ri, Azem
Galica, me gruan Shotën, u vu në krye të kësaj lëvizje. U formua Mbrojtja Kombëtare e
Kosovës me qendër në Shkodër, organ politik që do të kompakësonte veprimet e çetave
kryengritëse, për të zbatuar programin e miratura nga Mbrojtja Kombëtare gjatë vitit
1919. Në këto çeta luftarake, me qendër në Drenicë, luftëtarët që mbetën gjallë nga fisi i

3
Maxhunëve, bashkë me Abdulla Maxhunin e plagosur, u rreshtuan përkrah vëllezërve të
tyre kundër serbo-malazezëve.

Këto çeta me mbi 10,000 luftëtarë, realizuan mbi 60 aksione luftarake. Por qarqet
shoveniste të Beogradit, me Pashiqin në krye, morën masë për të shtypur përfundimisht
qëndresën e armatosur në Kosovë. U sulmuan zonat e lira në Llap dhe Drenicë, duke
masakruar pa mëshirë popullsinë shqiptare.

[Heronj Popullor, Qerime Halil Galica (Shota, 1895-1927) dhe Azem Galica (1889-
1924), Shkodër, 1920]

Më 13 Korrik 1924 mori plagë vdekjeprurëse edhe prijësi i shquar Azem Galica

Reaksioni serbo-malazez filloi më me egërsi fushatën e spastrimit etnik, ku sipas ideatorit


kriminel serb, Vaso Çubrilloviq, qeverija jugosllave të shpejtojë “shfarosjen e detit
shqiptar në Kosovë” dhe, si e vetmja alternativë për këtë, mbetej shpërngulja në masë.

4
Sipas Dr. H. Bajramit, nga viti 1918 deri në vitin 1941, popullsia e Kosovës përfshinte
rreth 912.202 banorë, prej të cilëve 743.040 ishin shqiptarë. Si rezultat i përdorimit të
dhunës, u përzunë me force 240.000 shqiptarë.5

Kosova u riemërua “Stara Serbi” (Serbia e Vjetër). Si shtegtarë pa mbrojtje, kurbeti


përfshiu në një masë të madhe shqiptarët. Mërgimi është një plagë shekullore, por Atdheu
rron në përjetësi. Një legjendë e bukur që tregohet në Rrafshin e Dukagjinit, thotë se
dikur banorët e qytezës së Boletinit, me plakun Lekë në krye, po braktisnin trojet e tyre.
Një kreshnik arbër këshillon, “Me që jemi të një gjaku, dëshiroj të mos ikni ndër shpella
të maleve …, se vijnë të huajt dhe na zaptojnë këto vise të bukura e pjellore.Trashëgimet
tona amanet t’ua lëmë pronë nipërve dhe stërnipërve.”

Familja e Abdullah Maxhunit, me shumë familje të tjera patriotike u strehuan dhe u


mirëpritën në Kavajë në vitin 1925

Por, ndërsa Kavaja bujare i priti dhe i strehoi


me përzemërsi si nëna fëmijët, Abdullai,
megjithëse i dërrmuar nga luftrat dhe hallet e
jetës, mendjen e kishte te Vuçiterni, tek
Kosova. Nënë Gjylia, kreshnike kosovare,
tregonte me lot në sy se, kur i shoqi u bë gati
me u kthye sërish në Kosovë më 1943, i tha
duke u dridhur nga emocionet, “Po të le
amanet zemrën time, jetën time, gjakun tim,
hallall Kavaja për çka bërë për ne, dhe i ua
shpërblefshin fëmijët tanë.”

[Xhamia dhe Kulla e Sahatit në qendër, Kavajë]

Sërisht u kthye në Vuçiternë. Siç shkruan Faik Konica në librin “Malli për Atdhe” se
shqiptarin e tërhiqte kujtimi për luftëtarët, miqtë, shokët, dashuria për vendlindjen dhe
urrejtja për serbët.6

Me 1981 e shoqja vizitoi Vuçiternin, ku të afërmit i treguan se Abdullai ndiqej nga


xhandërmaria, ditën fshihej në oxhak, natën kontaktonte me shokët e luftës. E kishin
varrosur pranë oborrit të shtëpisë më 1947, duke mos u marrë vesh nga serbët. Vdekje me
nder, varr, gurë, kështjellë.

Kjo figurë e nderuar e Kosovës, e Kombit tone, u la në harresë nga diktatura, për më
tepër meqë djemtë u lidhën me familje të ndershme. Por antikomunistët nuk gjetën
mbështetje, përkundrazi u servijuan.

5
Fisi i nderuar i Maxhunëve, me nipër dhe mbesa, familjet patriotike kosovare, dhanë
ndihmesën e tyre në proçeset demokratike, ndaj do të mbeten kurdoherë të respektuara në
Demokraci.7

Patrioti i kombit tonë nga Kosova, Avdulla Maxhuni, që tërë jetën ja kushtoi amanetin të
Bacës Isë, për një Shqypni jo të robëruar e jo të copëtuar nga shkjau, por për një Shqypni
të bashkuar, të lirë e demokratike.8

SHËNIME

6
1
Murat Babamusta është i nderuar për veprimtari patriotike.
2
Fisi Babamusta është i njohur për bujari dhe veprimatari kombëtare. Bajram Xhani është i dekoruar për veprimtari
patriotike.
3
Ramazan Cani është dekoruar si Mësues i Popullit dhe Hero Popullor.
4
Must Cara është i nderuar për veprimtari patriotike.
5
Faik Konica, (1929). Malli për Atdhe, f. 69.
6
Të persekutuarit dhe të përndjekurit nga pushtuesit kriminelë serbë, sërish një pjesë e madhe e popullsisë kosovare
dëboheshin nga vendi me forcë për të vendosur kollonë serbe. Sërish, pas viteve 1920, refugjatët e ardhur nga Kosova, me
vendim të ish Mbretit Zog, u vendosën në rrethinat e bregdetit të Kavajës, në fshatin Herbert, emër të cilin e mori për nder
të themeluesit të saj, ish-kapiteni i ushtrisë mbretërore angleze. Në kohën e diktaturës ja ndërruan emrin dhe e emëruan
Qerret. Pas viteve 20-të, mbi njëqind familje e fise luftarake u vendosën në tokat bregdetare të Kavajës, në fshatin Qerret.
Ndërsa, në qytet u vendosën fiset dhe familjet Karkini, Bajaziti, Muhja, Shquti, Sukaj, Sterniqi, Blakshoni, Krasniqi,
Ibrahimaj, Kuriu, Qosja, Ferizaj, Agushi, Hysi, Curri, Topi, Çollaku,etj.
7
Kumtesa Historike u mbajt për sensibilizimin e problemit kosovar, organizuar nga Shoqata Patriotike
Kombëtare, “Bajram Xhani” me qendër në Kavajë, ku asistuam edhe Ambasadorin e Kosovës, Z.
Rujsmalji me Atasheun Ushtarak
8
Ky artikull u botua më Maj 1996, në Gjermani në gazetën “Bota Sot”

You might also like