You are on page 1of 22

Profesor Georg STADTMÜLLER

Islamizimi tek
Shqiptarët
- 1 -
Islamizimi te shqiptarët
Prof. Georg STADTMÜLLER

Përmbledhje

Shkaqet e përhapjes relativisht të shpejtë të islamit në Siujdhesën Ballkanike - para së gjithash në


Shqipëri - nuk ishin religjioze por të llojit juridik dhe ekonomik. Sipas rregullave të së drejtës fetare
(Fikh) i takonte çdo musliman të shtresës së lartë sunduese politike të Perandorisë Osmane,
përderisa të gjithë jomuslimanët ishin të përjashtuar plotësisht nga të drejtat politike. Kalimi në
Islam kuptohej njëkohësisht edhe si ngritje në shtresën e lartë politike, që gëzonin privilegje të
ndryshme. Shtresa e ulët jomuslimane - të ashtuquajturit „Rajah“ - ishte gati pa të drejta dhe ishin të
detyruar të paguanin tatim (đizja) të lartë për frymë të popullsisë. Këto përfitime ekonomike dhe
privilegjore të shtresës së lartë muslimane ishin natyrisht një shtytje e fuqishme të „turqizohen“ me
pranimin e islamit. Në fakt kalimi në islam pasonte thuajse menjëherë pas pushtimeve turke. Gjatë
islamizimit në tokën shqiptare ka ardhur te paraqitja e çuditshme e një sinkretizmi religjioz. Kalimi,
që gati përherë bëhej vetëm nga arsyet ekonomike, nuk ka ndryshuar fillimisht aspak në pikëpamjet,
mënyrat e jetës dhe në zakonet e të „turqizuarëve“. Shumëherë kalimin në islam e proklamonte, e
bënte vetëm kryefamiljari me çka arrihej liria nga tatimet shtypëse për frymë të popullsisë. Anëtarët
tjerë të familjes mbetnin në besimin e krishterë. Deri në mbarim të shek. XVI kalimet në islam kanë
mbetur ende të kufizuara në renegata të vetme dhe ato familjare. Popullatën fshatare të Shqipërisë në
atë kohë islamizmi ende nuk e kishte përfshirë. Në vitin 1577 Shqipëria Veriore dhe Qëndrore ishte
krejtë katolike. Hierarkia katolike e vendit duket se ka qëndruar edhe mëtutje në shtrirjen e vjetër.
Argjipeshkvijtë dhe priftërinjtë vërtet kanë vuajtur nën jotolerancën turke.

1. Arsyet dhe format e paraqitjes së islamizimit

Shkaqet e përhapjes relativisht të shpejtë të islamit në Siujdhesën Ballkanike1 - para së gjithash në


Bosnjë dhe Shqipëri – nuk ishin religjioze por të llojit juridik dhe ekonomik. Sipas rregullave të së
drejtës fetare (Fikh) i takonte çdo musliman të shtresës së lartë sunduese politike të Perandorisë
Osmane, përderisa të gjithë jomuslimanët ishin të përjashtuar plotësisht nga të drejtat politike.2
Kalimi në islam kuptohej njëkohësisht edhe si ngritje në shtresën e lartë politike, që gëzonin
privilegje të ndryshme. Shtresa e ulët jomuslimane – të ashtuquajturit „Rajah“ – ishte gati pa të
drejta dhe ishin të detyruar të paguanin tatim (đizja) të lartë për frymë të popullsisë.3 Këto përfitime
ekonomike dhe privilegjore të shtresës së lartë muslimane ishin natyrisht një shtytje e fuqishme të
„turqizohen“ me pranimin e islamit. Në fakt kalimi në islam pasonte thuajse menjëherë pas
pushtimeve turke. Në fillim ishin individë, të cilët „turqizoheshin“, pastaj vinin fshatrat dhe më në
fund gjithë krahinat dhe rajonet fisnore.

Ky zhvillim ndihmohej nga pasiguria e përgjithshme juridike dhe korrupcioni i sistematizuar,4 ku


jomuslimani në raport me nëpunësit turkë dhe feudalët ishte i përjashtuar. Ky drejtim i keq i
administratës turke, i cili vërehej që nga fundi i kohës së vjetër osmane – pjesa e parë të shek. XVI
dhe pastaj në kohën e mesme dhe të vonshme osmane merr përmasa të mëdha e që lidhej me
sistemin e shitjes së posteve për çdo vit. Blerja e një posti shtetëror ishte një kapital, i cili duhej të
shfrytëzohej sa më shpejt dhe mundësisht të sjellë rentë të lartë, ngase mbajtësi përkatës i ndonjë
posti nuk ishte i sigurtë se a do të vijë apo jo ndokush tjetër në postin e tij. Prandaj nëpunësit turkë
përpiqeshin me të gjitha mjetet në mënyrë të pamëshirshme të nxjerrin tatime të larta nga popullata e
varfër dhe e torturuar. Përballë këtij despotizmi me shtypje të vazhdueshme popullata kishte
mundësinë të zgjedhë mes ikjes në ndonjë krahinë tjetër (ose në Dalmacinë Jugore venedikase
- 2 -
fqinje) dhe islamizimin. Nëse ndokush nuk donte ta lëshonte vendin detyrohej të „turqizohej“. Të
paktën kështu mund t‘i ikej shtypjes së rëndë tatimore të aristokracisë muslimane dhe nëpunësve.
Nga kjo arsye ekonomike shprehej përhapja e shpejtë dhe e pandalshme e islamit ndër shqiptarë pasi
që islamizimi si lëvizje veç kishte filluar.

Islami ka ngulë këmbë në shumë vende të Siujdhesës Ballkanike: fillimisht në Bosnjë dhe
Herzegovinë. Atje menjëherë pas okupimit turk të vendit (1463) një pjesë e madhe e popullsisë ka
kaluar në islam – para se gjithash aristokracia. Motiv i padyshimt i aristokracisë ka qenë dëshira për
mbajtjen e tokave; një arsye tjetër, e cila islamin atje e bënte aq popullor qëndron shumë më thellë.
Anëtarët e religjionit bogomil, që ishte shumë i përhapur – e ashtuquajtur „kisha boshnjake“5 - për
shkak të kundërshtimit të tyre ndaj katolicizmit romak, pra mu për këtë pa rezistencë me dëshirë
kanë pranuar islamin. Që nga mbarimi i shekullit të XV është bërë një „përforcim“ si lëvizje e
masës.6

Pastaj islamizimi prej shek. XVI përfshinte edhe krahinat tjera ballkanike. Atje pjesërisht ndikuan
kushtet tjera psikologjike.

Në Bullgarinë Lindore përhapja e islamit mbështetej pjesërisht në „turqizim“ të popullatës paraturke


të krishterë (të ashtuquajtur „Pomakët“ në Radope), ndërsa pjesa më e madhe mbështetej me
ardhjen, ngulimin e bujqëve anado-turq dhe tatarë në mënyrë të planifikuar.7 Në ujdhesën e Kretës
është bërë një islamizim në mënyrë të ngjajshme si në Shqipëri: pas okupimit turk (1669) bëhej një
kalim masiv në islam, një pjesë si pasojë e shtypjes turke, dhe pjesa tjetër nga arsyet e njohura
ekonomike.8 Përderisa greku më parë jepte lirinë se besimin, te shqiptarët mesatarisht ishte e
kundërta. Shqiptari është i gatshëm të paguajë lirinë nga shtypja politike me çmimin e besimit të
trashëguar. Kjo bindje ka gjetur shprehjen e saj në proverbin e njohur shqiptar „ku esht shpata, esht
feja“.9 Ky vlerësim tepër i vërtetë shqiptar i lirisë nacionale, sociale dhe personale ka lehtësuar
„turqizimin“. Ismalimizimi ka arritur përmasa më të mëdha në Shqipëri10 , ku atë fuqimisht
përfshinte që nga fillimi i shek. XVI.

Burime të ndryshme na mundësojnë këtë ngjarje ta përcjellim prej shek. XVI deri në shek. XIX në
proceset kryesore dhe t‘i njohim shkaqet dhe pamjet e jashtme. Ne kemi një numër të madh të
relacioneve Venedikase11 dhe Raguziane12 si dhe raportet e klerikëve vizitatorë13 të ipeshkvijëve
katolikë që përmbajnë të dhëna të sakta mbi raportet e të krishterëve dhe muslimanëve në vende të
veçanta dhe rajone fisnore. Këtyre u bashkangjiten edhe raportet e udhëtimeve.14

Gjatë islamizimit në tokën shqiptare ka ardhur te paraqitja e çuditshme e një sinkretizmi religjioz.15
Kalimi, që gati përherë bëhej vetëm nga arsyet ekonomike, nuk ka ndryshuar fillimisht aspak në
pikëpamjet, mënyrat e jetës dhe në zakonet e të „turqizuarëve“. Shumëherë kalimin në islam e
proklamonte, e bënte vetëm kryefamiljari me çka arrihej liria nga tatimet shtypëse për frymë të
popullsisë. Anëtarët tjerë të familjes mbetnin në besimin e krishterë. Për këto shkaqe në ndonjë vend
kalonte në islam vetëm një fshat i një fisi përderisa fshatrat tjerë mbeteshin katolikë.16

Të „turqizuarit“ pranonin sipërfaqësisht islamin dhe shkonin të premteve në xhami për aq sa


vëmendja nga rrethi musliman ishte e pashmangshme. Fshehtas i qëndronin besnikë fesë së tyre të
krishterë, ata i përcillnin edhe mëtutje zakonet e krishtera të agjërimit, sakramentet, nderimin e
shenjtërve dhe kultet relikte. Kështu deri në fillim të shek. XIX ka pasur një numër të madh të
fshatrave dhe krahinave që kanë qenë „kriptokatolikë“. Pikëpamjet e krishtera dhe zakonet
zvetënoheshin në bestytni. Nga pikëpamjet bestytnike qëndronin këta të „turqizuarit“ edhe mëtutje
pranë zakoneve të hershme të krishtera, ata lavdëronin shenjtërit e tyre, shtegtonin në shenjtërore
bile edhe i pagëzonin fëmijët e tyre, ata me pagëzim shihnin një mjet mbrojtës magjik.17 Mirëpo
kohë pas kohe me kalimin e gjeneratave humb plotësisht vetëdija e besimit të krishterë e të
„turqizuarve“ sipërfaqësorë.

- 3 -
2. Fillet e „turqizimit“: renegatat e veçanta

Isamizimi gjithkund filloi me „turqizimin“ e individëve të cilëve me këtë u jepej mundësia për
avansim, pasuri dhe pushtet.18 Pokështu ishte edhe në Shqipëri. Që nga okupimi i Shqipërisë nga
Turqia ishte pjesëmarrës një renegat shqiptarë me influencë: Veziri i Madh Gedik Ahmed Pasha
(mbytet më 1482).19 Raste të tilla të renegatës shqiptare mbesin prapë deri në gjysmën e dytë të
shek. XVI pak a shumë të veçuara. Por që në shek. e XVI një numër i madh i shqiptarëve të
„turqizuar“ luanin një rol prirës në ushtri dhe administratën e Perandorisë Osmane. Prej shumë
nacioneve, prej të cilave përbëhej shtresa e lartë e renegatës në Konstantinopojë, shqiptarët
qëndronin në vendin e parë, pas tyre për nga numri dhe rëndësia vinin boshnjakët. Në fund të shek.
të XVI në Konstantinopojë kishte një numër të madh të shqiptarëve renegatë në poste të larta, pos
tjerash dy pashallarë, një Hasseki (gruaja më e dashur e Sulltanit), një dhëndërr i Sulltanit.20
Shumica e vezirëve atëherë kishin qenë me prejardhje shqiptare. Pranë të turqizuarve shqiptarë ishin
edhe serbët dhe boshnjakët e turqizuar si elemente kryesore të shtresës udhëheqëse të renegatës që
në atë kohë formohej në kryeqytetin e Perandorisë. Këta renegatë me pushtetin e tyre bëhen
udhëhapës të islamizmit.21

Kështu në fillim u turqizuan vetëm të krishterët ambiciozë ose edhe familje të tëra që donin të bënin
emër ose të paktën t‘i shpëtonin ngarkesave tatimore, e para së gjithash tatimit për frymë të
popullsisë dhe „haraçit në gjak“ (turq. Dewşirme). Kalimi masiv në islam, si duket, pastaj, ka qenë
në Bullgari dhe në aristokracinë boshnjake. Në krahinat tjera ballkanike një lëvizje e vërtetë e
kalimit në islam është bërë së pari në mbarim të shek. XVI dhe fillim të shek. XVII, para së gjithash
në Shqipëri. Familjet më të forta të vendit mundoheshin me anë të „turqizimit“ ta shpëtonin pasurinë
e tyre dhe të siguronin pozitën që kishin. Me kalimin në islam pranoheshin në shtresën e lartë
muslimane ku fitonin të drejtat dhe përparësitë e tyre.

Një shembull i qartë është zhvillimi i dalluar i shtresës së renegatës në qytetin e Shkodrës.22 Kur
me marrëveshjen venediko-turke (1479) Shkodra bëhet turke, një pjesë e shqiptarëve emigroi ndërsa
me kohë pjesa tjetër e mbetur “turqizohej“. Sipas një gojëdhëne (që nuk e jep kohën e saktë) thuhet
se një ditë të gjithë pronarët e tokave kanë marrë urdhërin nga pashai që ta argumentojnë me shkrim
pronësinë e tyre. Përgjigjja e tyre ishte se ata nuk posedojnë kurrëfarë shkrese për argumentimin e
pronësisë, sepse ata pronat e tyre i kishin trashëguar me gjenerata. Kështu pashai iu lexon një
ferman (urdhër) të Sulltanit, me të cilin të gjitha pronësitë e të krishterëve të cilët nuk e
argumentojnë pronësinë me shkrim të shpallen toka të Sulltanit. Pastaj pronarët e tokave kishin një
mundësi që ta merrnin një dëshmi turke e cila do t’ua kthente pronat, nëse ata do të kalonin në
islam. Të gjithë pronarët e krishterë të tokave janë përpjekur që në këtë mënyrë t‘i marrin përsëri
tokat e veta e kështu si pasojë e saj turqizohen. Pastaj prishen edhe kishat e krishtera në Shkodër ose
janë kthyer në xhami. Vetëm jashtë qytetit në bregun verior të Bunës është ruajtur një kapelë.

3. Zhvillimi i islamizimit deri në fillim të shek. XVII

Deri në mbarim të shek. XVI kalimet në islam kanë mbetur ende të kufizuara në renegata të vetme
dhe ato familjare. Popullatën fshatare të Shqipërisë në atë kohë islamizmi ende nuk e kishte
përfshirë. Në vitin 1577 Shqipëria Veriore dhe Qëndrore ishte krejtë katolike.23 Hierarkia katolike e
vendit duket se ka qëndruar edhe mëtutje në shtrirjen e vjetër. Argjipeshkvijtë dhe priftërinjtë vërtet
kanë vuajtur nën jotolerancën turke.24 Pastaj – kah fundi i shek. XVI - fillon islamizimi si lëvizje
masive. Në fillim të shek. XVII në islam kishte kaluar përafërsisht e 30-ta. pjesë e popullsisë
shqipatre.25 Që nga kjo pikë kohore filloi islamizimi të përhapet më shpejt.

Qëkur Sulltan Selimi i II. më 1569 urdhëron konfiskimin e të gjitha të ardhurave të kishave të

- 4 -
krishtera të Perandorisë (përveç në Konstantinopojë, Brussa dhe Adrianopol) bashkësitë e krishtera
bien në një gjendje edhe më të pavolitshme.26 Falë vetëm gatishmërisë për flijim apostolik dhe
qëndrueshmërisë së françeskanëve, që kishin marrë përsipër punën baritore-shpirtërore gjithëkund
nëpër provincat turke në shekujt vijues në territoret katolike është mundur të kryhen punët baritore-
shpirtërore. Mirëpo ky veprim u ka kushtuar me vdekje martire shumë françeskanëve misionarë
guximtarë.27

Shematizmi i vitit 1577 i gjeografisë kishtare të Shqipërisë28 përmban të dhëna të vlefshme mbi
gjendjen e dioqezave në veçanti. Në qytetetë e Shkodrës dhe Lezhës (Alessio) në atë kohë kishte
„shumë të krishterë“ në rrethin e arqipeshkvit të Krujës,29 300 fshatra të krishtera. „Vescouato
Cinense“,30 në jug 60 milje më largë kishte 80 fshatra të krishtera, poashtu edhe argjipeshkvia e
mbetur jetime Stephana që shtrihej 80 mile larg kësaj, kishte nja 200. Është theksuar në mënyrë të
qartë se në të gjitha këto famulli vlente riti latin dhe që këto famulli ishin nën përkujdesjen e
argjipeshkëvit të Antivarit.* * Në rrugën prej Lezhës për Novobërdë, në një udhëtim që zgjatje prej
pesë ditë që shpiente nëpër malsësitë veriore shqiptare, territori i rrugëtimit katër ditor, i takonte ritit
latin ndërsa teritori i udhëtimit të ditës së fundit i takonte ritit „grek“. Poashtu në zonën e banuar me
serbë në Janieuo (Janjevë) dhe Trepcia (Trepçë) kishte katolikë.

Disa vite më vonë mësojmë nga raportet e vizitatorëve apostulikë hollësi të tjera të rëndësishme për
gjendjen kishtare dhe politike të atëhershme në provincat ballkanike turke. Në fillim të vitit 1584
Papa Gregori i XIII, i cili përpiqej në mënyrë të veçantë për misionet orientale dërgonte dy
vizitatorë apostullikë në Ballkan: Kanonistin e Zarës Allesandro Komulović, dhe jezuitin Tommaso
Raggio.31 Në raportet e vizitatorëve, në bazë të përshtypjeve, Komulović e jep një pamje të qartë
për gjendjen e Kishës në këto troje.32 Të krishterët jetojnë shumë të shtypur nga pushteti osman dhe
e dëshironin lirinë. Popullata ballkanike e armatosur mirë do të kishte mundësi ta mobilizonte një
ushtri të fortë. Vetëm në Veri të Shqipërisë - deri në pjesën kah Durrësi (Durazzo) - do të ishin nja
40.000 burra të aftë për luftë; i tërë ky rajon i takon Kishës katolike. Në „Epirusin e mbetur“ (dmth.
Shqipëria jugore dhe Epiri) dhe në Maqedoni numri i „grekëve“ ishte shumë më i madh. Atje do të
mund të jenë më tepër se 100.000 burra të aftë për luftë. Një mobilizim jo të lehtë do të mund ta
paraqiste Hercegovina, Slavonia, Kroacia dhe Serbia. Në rajonin e Bosnjes dhe Danubit deri kah
Beogradi kishte 200.000 të aftë për luftë dhe poaq në Bullgari. Numri i të krishterëve në Detin e Zi
nuk do të ketë më pakë se 400.000.33 Nëse këto të dhëna të raportuara nga vizitatori ndoshta janë të
tepruara, mund të konsiderohet si e sigurtë se në të gjitha këto territore një pjesë e madhe e
popullsisë kishte ruajtur krishtenizmin.34

Pak më vonë një relacion në arkivin e Vatikanit (nga fundi i shek. XVI ose i viteve të para të shek.
XVII) jep hollësi dhe të dhëna numerike, një paraqitje të pasur të rrethanave kishtare në Shqipëri.35
Autori, prift anonim, i këtij raporti thotë se vetëm një e tridhjeta e shqiptarëve janë muslimanë
(„turqë“), kurse të gjithë të tjerët janë të krishterë edhe atë katolikë të ndarë në shumë parti sipas
prirjes së tyre për Papën, Venedikun ose Napolin.36 Venedikasit duke pasur parasysh interesat e
tyre tregtare me Orientin, kërkonin të mbetnin në mirëkuptim të mirë me Portën, kështu refuzuan
planin e përkrahur nga Roma dhe Napoli për kryengritjen kombtare shqiptare kundër sundimit turk.

Kjo paraqitje plotësohet nga një shkresë e një prifti vizitator e vitit 1599:37 numri i katolikëve në
Shqipëri në atë kohë ishte 70.000 pa provincën kishtare të (An)Tivarit. Numri i ortodoksëve
(„serbë“ dhe „grekë“) ishte edhe më i madh. Në tërë Shqipërinë ishin vetëm 130 priftërinjë
(meshtarë), që prej tyre një pjesë e madhe jetonte haptas në konkubinat. Numri i përgjithshëm i
popullsisë – pa ortodoksë – ishte 150.000 shpirtëra.38 Kështu që numri i të „turqizuarve“ do të
duhej të ketë qenë poaq i madh sa edhe i katolikëve. Katolikët vuanin më shumë nga telashet
otodokse (greke), se sa nga sundimi turk. Me kërkesën e „grekëve“ është dashur të paguanin edhe
kishat katolike për patriarkanën ekumenike në Konstantinopojë. Në këto kushte të vështira nuk ka
qenë e çuditshme që shumë hoqën dorë – para se gjithash në mungesë të priftërinjëve – ata
pjesërisht bëhen muslimanë, pjesërisht ortodoksë të ritit grek apo serb.

- 5 -
Një shembull i qartë i dobësimit kishtar në atë dhjetëvjetësh ishte historia e argjipeshkvisë së
(An)Tivarit, që nga mesjeta e vonshme ka qenë si qendër e primatit të Serbisë dhe Shqipërisë. Në
vitin 1571 (An)Tivari i Venedikut, mbas një mbrojtje trimërore, bie në duart e turqve. Argjipeshkëvi
Johannes Bruno d‘Olchinio (1551-1571) që kishte marrë pjesë personalisht në mbrojtje është
burgosur dhe vdes pas disa vjetësh në burg. Me këtë fillon për këtë rajon, që deri në këtë moment
ishte i pastër me katolikë, një krizë e rëndë. Kështu kohë pas kohe, priftërisë ortodokse nga
Patriarkana e Pejës, e favorizuar nga Perandoria Turke, i shkon për dore të sprapsë dhe ta shtypë
ritin latin.

Në qytetin e (An)Tivarit Katedrala e Shën Gjergjit shëndrrohet në xhami, ndërtesa argjipeshkvore


bëhet rezidencë e guvernatorit turk. Nga 20 kishat e qytetit dhe 10 të rrethit, kursehen vetëm ajo e
Shën Elisë dhe Shën Marisë „in Suburbana“. Shenjtëroret tjera plaçkiten dhe shkatërrohen,
konfiskohen pasuritë e kuvendeve (manastireve) dhe kishave. Një pjesë kalon në duart e
ortodoksëve. Prej përafërsisht 30 Abacive të Benediktinëve dhe Bazilianëve (poashtu dhe Abacia e
Shën Marisë e murgeshave - femrave - në Rotazio në bregdet, Abacia e benediktinëve në (An)Tivari
dhe nga 7 kuvendet (manastiret) e françeskanëve, që e bënin provincën shqiptare, asnjë nuk i ka
shpëtuar kësaj katastrofe. Katolicizmi që në sytë e turqëve ishte si religjion i armikut të vjetër
Venedikut, e që ishte i urryer, duhej tani të zhdukej përfundimisht.

Argjipeshkvia e (An)Tivarit mbetet tashmë tetë vite jetime (pa argjipeshkëv). Pastaj emrohet
Ambrosio Antonio Capizio (o.min.obs.) për argjipeshkëv. Gjatë gjithë kohës sa ishte në detyrë
(1579-1599) nuk ka guxuar të rezidojë në qytetin e tij argjipeshkvor. Ai ka qëndruar në Budvë
(Budua) të Venedikut fqinjë, prej ku ai pjesërisht kishte disa mundësi t’i kryente, udhëhiqte punët
dhe detyrën e tij. Edhe në kohën e pasardhësit të tij Tommaso Orsini (o.s.fr., 1599-1607) s‘ndryshon
gjë.39

Argjipeshkëvi Ambrosio është përpjekur edhe me ndërmjetsimin e diplomacisë venedikase të


ndikojë në marrjen e një urdhëri (nxjerrjen e një firmani) të Sulltanit, me anë të të cilit do të ishin
mbrojtur personi dhe pronësia e argjipeshkvit nga veprimet arbrirtare të nëpunësve vendor turk.
Nëpunësi venedikas nuk ishte munduar fare në këtë drejtim ngase ai ishte i mendimit se kjo nuk do
të sillte gjë. Kur një ditë argjipeshkëvi, megjithatë, shkon nga qendra e atëhershme e Budvës
(Budua), i pajisur si vizitatorë për në (An)Tivar, arrestohet dhe futet në bug nga turqit, rrahet me
shufër, ku nga ky keqtrajtim edhe vdesë.

Pasardhësi i tij Tommaso Orsini e merr titullin „Vicarius Apostolicus in locis finitimis Turcicae
dominationis“. Para se gjithash ai është përpjekur ta mbajë fisin fqinjë serb të Pashtroviqëve
(Paštrovići) larg nga shizma.

Vetëm Marino Bizzi, i cili në vitin 1609 emërohet argjipeshkëv i (An)Tivarit ia del, nëpërmjet
lidhjeve të tija me një turk në detyrë të lartë të nxjerrë një firman, me anë të të cilit i sigurohet
ushtrimi i plotë i jurisdiksionit argjipeshkvor në rrethin e tij pa pengesë.40 Sipas këtij firmani
argjipeshkëvit të ri i mundësohet që në vitin 1610 të ndërmarrë një udhëtim vizitatorë nëpër
Shqipërinë Veriore dhe Kosovën mbi të cilin udhëtim na ka lënë një raport shumë të vlefshëm.

Udhëtimi vizitatorë41 shpiente në tërë provincën kishtare në të cilën bënin pjesë Shqipëria Veriore
dhe Dardania („Kosova“). Pikë nismëtare ishte qyteti Budva (Budua) në Dalmacinë venedikase. Prej
aty udhëtimi shpiente në (An)Tivari, Lezhë (Alessio) nëpër teritorin Bregumatja në afërsi të vendit
Krieja, pastaj nëpër krahinat malore Mirditë, Prizren, Novobërdë, Novipazar. Përshtypjet janë të
shënuara në raportin e hollësishëm të vizitatorit me një pamje të qartë të përparimeve të islamizimit
të asaj kohe.

Përmasa e islamizimit vërtet ishte e ndryshme në treva të veçanta. Përderisa pjesa më e madhe e

- 6 -
popullsisë së rezidencës të argjipeshkvisë së (An)Tivarit e kishte pranuar islamin, fshatrat e të gjithë
këtij rajoni, pjesa mes (An)Tivarit dhe Lezhës, kishin mbetur ende të krishtera. Mirëpo islamizimi
kishte filluar të depërtojë edhe në pjesët fshatare. Në disa fshatra veç kishte disa familje të
“turqizuara“. Tërësisht ishte islamizuar vetëm një fshat i vetëm. Në pjesët kufitare kah rrjedh lumi
Mat dhe Ishmi islamizimi kishte arritur shkallën më të madhe. Familje të tëra bile edhe fshatra të
tëra janë „turqizuar“, për t‘i ikur tatimeve. Raportet mes të krishterëve të mbetur dhe të turqizuarve
ishin të mira. Disa kishin kaluar vetëm sipërfaqësisht por në brendi kishin mbetur të krishterë. Në
një fshat muslimanët e martuar me gratë e krishtera jepnin kontributin e tyre për mjetet jetësore të
priftërinjëve katolikë.

Në pellgjet e trevave të Dardanisë islamizimi poashtu ishte shumë i përhapur. Popullata e vjetër
sllave ishte ortodokse. Katolikët ishin kryesisht popullatë e imigruar shqiptare të cilëve iu
bashkohen edhe disa boshnjakë dhe raguzianë. Krejt ndryshe ishte gjendja e Kishës në krahinat
malore të Shqipërisë Veriore. Atje islamizimi ende nuk kishte depërtuar fare. Luftëtarët e zellshëm
të fiseve malore qëndronin të patundur në besimin katolikë.

Arsyet e turqizimit ishin vetëm të llojit ekonomik. Njerëzit përpiqeshin t‘i largoheshin shtypjes
tatimore. Prandaj shumë kaluan vetëm në mënyrë sipërfaqësore e ndërruan besimin e tyre. Nga këto
premisa krijohet një sinkretizëm i çuditshëm religjioz. Të turqizuarit ruanin edhe mëtutje zakonet e
tyre të krishtera e qëndronin pranë tyre. Në një fshat ata merrnin pjesë në festën kishtare të Shën
Elisë sikurse edhe katolikët. Në disa vende i pagëzonin fëmijët e tyre sipas zakoneve të krishtera
ngase në pagëzim shihnin një botkuptim magjik. Raportet mes të turqizuarve dhe të krishterëve
duket të kenë qenë gjithkund të mira.

Si arsye kryesore e islamizimit të pandalshëm për argjipeshkvinë qëndronte në mungesën e


priftërinjëve dhe edukimin me mangësi të paparamendueshme të klerikëve. Raporti vizitator cekte
shumë shembuj të mjerueshëm. Dy priftërinjë në krahinën Bregumatja nuk dinin të shkruanin fare e
shumë pakë të lexonin. Argjipeshkëvi ishte dashur që të dyve t‘ua mësonte liturgjinë. Raste të tilla
të paditurisë kishte edhe në vendet tjera. Padituria e priftërinjëve bartte shpejt në popull shumë
bestytni. Këtu vijojnë poashtu edhe mangësitë morale të priftërinjëve.

4. Shtrirja e mëtutjeshme e islamizimit deri në mbarim të shek. XVII

Parashikimet e errëta të argjipeshkëvit Bizzi se në shtatë vjetët e ardhshëm edhe të krishterët e


mbetur poashtu do të kalojnë në islam nuk u realizuan. Mirëpo „turqizimi“ në dhjetë vjetët e
ardhshëm mbërthehet fuqishëm.

Një pamje të vështirë të rrethanave kishtare na jep një relacion i vitit 1621.42 Në atë kohë
argjipeshkvia e Lezhës mbetet jetime për njëmbëdhjetë vjet. Françeskanët, të cilët e marrin
përkujdesjen shpirtërore (puna pastorale) në këto famulli, ndërsa ia lejonin vetës lloj-lloj të drejte
dhe përparimi, kishin kundërshtuar urdhërin e vikarit gjeneral të ipeshkvisë së tyre dhe bile fizikisht
e kishin keqtrajtuar. Argjipeshkvia e Lezhës në atë kohë u nda në tri pjesë: në rajonin bregdetar,
rajoni „Ultra Montes“ (Dibra) dhe rajoni „Intra Montes“ (Mati). Në pjesën bregdetare rrethanat
kishtare deri në një masë ishin të kënaqshme. Gjendja shumë e keqe ishte në pjesën e Dibrës. Atje
nuk kishte fare klerikë. Populli ishte lënë plotësisht jashtë dore dhe kishte humbur plotësisht
mardhëniet e brendëshme me jetën kishtare, u kishin mbetur vetëm emrat e krishterë. Kishat e
atjeshme krahasoheshin me strofullat e hajdutëve.43 Rajoni „intra montana“ ishte shkretuar
plotësisht nga hajdutët e përhershëm. Kishat ishin shkatërruar. Jeta kishtare është shuar.

Në atë kohë ngjajshëm ishte edhe në famullitë tjera. Në vitin 1623 rrethanat kishtare edhe në
argjipeshkvinë e Shkodrës ishin në rënie të plotë.44

Firmani i Sulltanit, që i jepet argjipeshkëvit Marino Bizzi në vitin 1609,45 nuk e kishte dhënë

- 7 -
mbrojtjen e popullatës së krishterë nga intoleranca turke për të ardhmen. Në periudha të caktuara
kohore edhe priftërinjët e krishterë bien viktimë e intolerancës turke. Kështu në vitin 1624 prifti i
zellshëm Markus nga Chisagnio, nga një fshat i cili sot nuk ekziston më, burgoset dhe pasi që ai
refuzon kalimin e tij në islam vritet. Kufoma e tij, mbas një pagese që kishin dhënë besimtarët e tij
për nxjerrjen e saj, varroset në famullinë e vendlindjes.46

Në vitin 1630 për habi të tij kishte vërejtur vizitatori klerik se në fshatin Vilesa në rajonin malor të
Drinit gjysma e popullsisë kishte kaluar në islam.47 Mu në ato vite islamizimi kishte depërtuar
fuqishëm. „Turqizimi“ ishte bërë një dukuri e zakonshme, të “turqizuarit“ më nuk mënjanoheshin
nga katolikët e mbetur besnikë. Vizitatori pohonte se të krishterët dhe renegatët jetonin sëbashku në
një shtëpi e në një familje.48 Mirëpo në brendinë e Malësisë së Shqipërisë Veriore islami në atë
kohë nuk kishte shtrirje që ia vlen të përmendet.49

Një relacion i vitit 1634 përshkruan ipeshkvinë e Pultit.50 Popullata e kësaj krahine kodrinore
numronte më shumë se 20.000 shpirtëra të krishterë. Pasi që në tërë rajonin janë vetëm dy
priftërinjë, ku njëri prej tyre për shkak të moshës vështirë e kishte të lëvizte, kanë bërë që disa të
krishterë në një numër të vogël të kalojnë në islam. Ky fis përbëhej prej luftëtarëve trima sa
s‘thuhet, të cilët para pak muajsh sanxhakut turk, që kishin pasë dashur ta vënin nën kontrollë këtë
rajon, ua kishin shkaktuar një humbje me përmasa shkatërruese. Për religjionin dhe sendet religjioze
ata dijnë vërtet pak, mirëpo ata i qëndrojnë besnikë krishtenizmit.

Në rajonin e Kosovës popullata e imigruar shqiptare qëndronte në besimin katolik.51 Tërë ky rajon i
takonte argjipeshkvisë së (An)Tivarit. Një pjesë e madhe e popullsisë e këtij rajoni ishte ortodokse
dhe ishin nën patriarkun serb të Pejës (Ipek). Në atë kohë një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare
ishte detyruar të kalojë në islam. Në qytetin e Prizrenit kishte 12.000 muhamedanë („turq“), gati të
gjithë me prejardhje shqiptare, përveç këtyre kishte vetëm 200 katolikë dhe 600 ortodoksë. Më herët
në fushat përreth shumë fshatra kishin qenë katolikë, mirëpo për shkak të mungesës së priftërinjëve
dhe trysnive turke kishin kaluar në islam. Nga e njëjta arsye brenda katër vjetëve në 200 fshatrat e
krahinave malore të Shqipërisë Veriore diku 2000 shpirtëra kishin kaluar në „sekte osmane“. Ata
prifta të pakët që janë, janë aq të pashkolluar sa që shumë pak e dijnë alfabetin. Prandaj detyrë e
madhe në të ardhmen është – këtë e thekson vizitatori në raportin e tij shkoqur – rritja dhe edukimi i
priftërinjëve në mënyrë të planifikuar.

Qyteti i Shkupit është i banuar nga pjesa më e madhe me muhamedanë e që shumica ka prejardhje
shqiptare. Katolikë janë 17 familje me 50 shpirtëra.

Në Kratovë janë 40 shtëpi katolike me diku 160 shpirtëra, në Karadak - Mali i Zi i Shkupit, diku
4000 katolikë.

Novobërda është e banuar nga muhamedanët, serbët dhe katolikët (400 shpirtëra), Jagneuvo
(Janjeva) prej muhamedanëve dhe serbëve. Përveç këtyre atje janë edhe 400 katolikë.

Në rajonin e Prishtinës jetonin muhamedanët, serbët si dhe nja 100 katolikë. Para një kohe të
shkurtë kanë imigruar nga Shqipëria edhe 10 familje tjera katolike.

Trepça ka 50 familje katolike me më tepër se 200 shpirtëra. Procopoe (Prokuplje) disa familje
katolike shqiptare, në Jagodno 10 shtëpi katolike.

Interesant është një shënim mbi raportet gjuhësore: Katolikët e Prizrenit flisnin shqip dhe sllavisht
ndërsa nëpër fshatra flisnin vetëm shqip.

Fati i kishës katolike në të gjitha këto pjesë ishte i lidhur ngusht me raportet politike mes
Perandorisë Osmane dhe fuqive katolike fqinje. Në përgjithësi ipeshkëvijtë katolikë përpiqeshin të

- 8 -
qëndrojnë jashtë politikës. Mirëpo në vitin 1645, pas shpërthimit të luftës venediko-turke në Kretë
(1645-1669), ipeshkëvijtë katolikë të Durrësit, Shkodrës dhe Lezhës të nxitur nga argjipeshkëvi i
(An)Tivarit, të kurdisin një komplot politik në favor të venedikasëve, me qëllim që venedikasit ta
marrin, ta kenë në dorë qytetin e Shkodrës. Plani zbulohet dhe dështon. Kjo ka qenë një arsye e re e
mëtutjeshme për përndjekjen e popullsisë katolike. Argjipeshkëvijtë e Shkodrës dhe Sapës ishin
detyruar të iknin në teritorin venedikas, për t‘iu shmangur vdekjes. Dy françeskanë, Ferdinandi nga
Abbisola dhe Jakobi nga Sarnano, që trimërisht qëndruan në Shkodër, i ngulën në hu të gardhit me
urdhërin e pashait, ngase ata e kishin refuzuar kalimin në islam. Popullsisë katolike i rritet shtypja
tatimore dhe të gjitha dredhirat e ndryshme administrative. „Turqizimi“ e merr një vrull rishtas të
madh. Shumica i shmangen „turqizimit“ me ikje. Kështu 3000 shqiptarë katolikë ikin në rajonin e
Venedikut fqinjë (Dalmacinë Jugore), që t‘i lagohen shtypjes.52

Rreth kësaj kohe – kah mesi i shek. XVII - lëvizja e kalimit (në islam) kishte marrë përmasa të
mëdha. Në Shqipëri numri i katolikëve duhej të kishte ra prej 350.000 në 50.000.53

Sipas një relacioni të vitit 1648 në atë kohë në pjesën bregdetare të Zadrimës kishin qenë 1000
shtëpi, 700 prej tyre të krishtera, të tjerat muslimane. Ortodoks kishin qenë vetëm disa shtëpi, të
cilat me ndikimin e ipeshkëvit katolikë kalojnë në katolicizëm.54

Në të njëjtin vit 1648 qyteti i Ulqinit (Dulcigno) ishte gati i tërë përfundimisht musliman. Nga qyteti
depërtoi islamizmi nëpër fshatrat e rrethinës.55 Në rajonin e atjeshëm bregdetar të „Markoviqëve“
(„Markovići“) kishin „reneguar“ të gjitha fshatrat.56 Reth të njejtës kohë islamizmi kishte përfshirë
gati gjithë rajonin e Durrësit. Një relacion57 për një vizitacion që ka të ngjarë se kishte ndodhur pak
vite pas vitit 1640, e tregon këtë në mënyrë shumë të qartë. Qyteti i njohur ishte dobësuar shumë.
Kishat ishin shëndrruar në gërmadha, pjesërisht ato ishin prishur nga ndikimi i motit e pjesërisht nga
hidhërimi shkatërrues turk. Vetëm disa bashkësi kishtare kishin mbijetuar. Këto bashkësi kishin një
numër të vogël të besimtarëve. Shumë bashkësi kishin kaluar në islam,58 dhe vetëm në 50 vjetët e
fundit.59 Tani më e 100-ta pjesë e popullsisë nuk ishte e krishterë, dhe ishte për tu friguar - kështu
thotë vizitatori – që edhe ata pak të mbetur që qëndronin ende në krishterizëm, do të heqin dorë
poashtu brenda 10 viteve.

Po kështu islami tashmë ishte në epërsi në ipeshkvitë e Krujës, Lisia (Lezha), Benda dhe Albanum,
pra në ato krahinat malore të Shqipërisë Qendrore. Në luginën e Drinit të Zi (ipeshkvia Canova)
islami ishte zotrues i vetëm.60

Njëkohësisht islamizimi kishte depërtuar edhe në pelgjet e Shkodrës. „Turqizohen“ fshatra të tëra,
për t‘i ikur ngarkimeve të padurueshme tatimore. Poashtu keq ishte edhe me ipeshkvitë sufragane të
Durrësit. Në Krujë61 ishte zhdukur ish kisha ipeshkvore, ndoshta ajo është djegë nga turqit. Në
shumicën e fshatrave të ipeshkvisë së Krujës veç në atë kohë shumica e popullsisë kishte kaluar në
islam. Ngjajshëm qëndronte edhe ipeshkvia fqinje Lisia (Lezha),62 që përfshinte krahinat malore si
Mirditën dhe Matin. Edhe këtu pjesa më e madhe popullsisë kishte kaluar në islam. Të njëjtën pamje
e jepnin edhe ipeshkvitë jugore Benda63 dhe Albanum (Elbasani).64 Kisha ipeshkvore në Elbasan
ishte shkatërruar nga muhamedanët. Popullata e qytetit përbëhej tani vetëm prej muslimanëve dhe
ortodoksëve „grekë“. „Grekët“ ishin armiqtë edhe më të mëdhenjë të katolikëve se „turqit“. Edhe
më keq ishte në ipeshkvinë Canova (Dibër),65 që përfshinte pellgjet e Drinit të Zi. Në tërë
ipeshkvinë nuk ishin 350 katolikë, ndër ta as 40 burra.

Një relacion tjetër i vitit 1648 na jep një pamje për përbërjen e ipeshkvive sufragane të veçanta të
provincës kishtare të Durrësit.66 Pastaj në atë kohë në rrethin metropolitan të Durrësit kishte 25
famulli me 2520 shpirtëra, në ipeshkvinë Canova 23 famulli (600), në ipeshkvinë Albanum
(Elbasani) 17 famulli (3610), në ipeshkvinë Benda 17 (2988), në ipeshkvinë e Krujës 23 famulli
(3863), në ipeshkvinë Lisia 28 famulli (11606).

- 9 -
Rrethi metropolitan i (An)Tivarit67 në atë kohë kishte vetëm edhe 5000 katolikë. Në Spizza (Spič)
pjesa më e madhe e popullsisë kishte kaluar në ortodoksi.

Është me vlerë të madhe për njohuri tona mbi gjendjen kishtare në Shqipëri në mesin e shek. XVII
një relacion i misionarit Francesco Leonardi të vitit 1648.68 Në përgjithësi këtu përshkruhet gjendja
në Mal të Zi (Zenta). Popullata që numronte mbi 80.000 shpirtëra, i takonte ritit serbo-ortodoks. Një
entuziazëm kishtar atje nuk vërehet. Vetëm agjërimet e parashikuara i kryenin në mënyrë të rreptë të
pabesueshme. Sikur të kishte pasur misionarë të përshtatshëm, mirë do ta kishte fituar popullatën
për një union kishtar. Në Mal të Zi ka disa katolikë si fisi Këlmendi dhe Gruda që se ishin pa prift.

Argjipeshkvia fqinje e (An)Tivarit është e rrethuar nga ortodoksët. Me ndikimin ortodoks shkrihet
popullata katolike. Qyteti i Shkodrës është i banuar nga pjesa e madhe e të krishterëve. Ipeshkvia me
20.000 shpirtëra ishte pa ipeshkëv. Prandaj tashmë në vijën bregdetare të Markoviqëve (Markovići)
janë turqizuar fshatra të tëra. Në argjipeshkvinë Sfoccia e bashkuar me ipeshkvinë fqinje të
Shkodrës, fshatra të tëra nga shtypja tatimore turke kalojnë në islam;69 ngjashëm ishte edhe me
ipeshkvinë e Ulqinit (Dulcigno), e cila ishte poashtu e bashkuar me Shkodrën; qyteti tashmë ishte
përfundimisht musliman. Nga qyteti islamizimi depërton edhe nëpër vende përreth. Banorët e
krishterë kalonin në shërbim të zotërinjëve turkë dhe humbnin fenë e krishterë.70

4. Gjendja morale ndër klerikët ishte shumë e keqe.

Priftërinjët i kalonin kufijt e rregullave kishtare, ata kërkonin për punën e tyre një pagesë të
pabesueshme, sa që profesioni i tyre rritet e kalon në një tregti. Pashkollimi i klerikëve të vegjël
ishte i paparamendueshëm. Për shkak të kësaj mungese jeta kishtare shkatërrohet. Kishat ishin lënë
pas dore dhe gati plotësisht pa mjete të shenjta.

Relacionet me të dhënat numerike na ofrojnë, pra, një pamje të saktë.71 Katolicizmi – para se
gjithash në provincën kishtare të Durrësit - me përparimet e islamizimit ka pësuar humbje të
tmerrshme. Përballë kësaj gjendjeje dëshpruese të gjithë vizitatorët jepnin mendimet e tyre praktike
për përmirësimin e gjendjes. Vetëm kleri me një moral dhe ndjenjë të lartë, të ngritur mund ta ndalë
depërtimin e mëtutjeshëm të islamizimit. Në përgjithësi ishte më lehtë dhe më e durueshme të
veprohet me banorët e rrafshit se sa me banorët malsor të papërmbajtshëm. Kleri është plotësisht i
paaftë, bile edhe me françeskanët edukimi kishtarë është dobësuar. Por entuziazmi serioz i një çete
të françeskanëve bie në pjesën e dytë të shekullit. Madje edhe mes ipeshkvijëve kishte grindje. Ata
akuzonin njëri tjetrin për uzurpim gjatë vakancës (emrimi nëpër poste).

Edhe shtegtari turk Ewlijâ Tschelebi (vdes më 1680) në librin e tij të njohur të udhëtimit
(sejâhetnâme) jep të dhëna shumë të vlefshme për Shqipërinë, që si duket e kishte vizituar disa
herë.72

Mbas mesit të shek. XVII islami bënte robërimin më të madh në rajonin e ipeshkvisë së Durrësit.
Kur vizitatori apostolik Shtjefën Gaspari në vitin 1672 i bëri një udhëtim vizitator kësaj
ipeshkvie,73 për habi të tij ai konstatoi se gjatë dy tre dekadave të fundit një numër i madh i
fshatrave kishte kaluar në islam për t‘iu ikur tatimeve shtypëse.74

Në shumë fshatra në besim të vjetër qëndronte vetëm edhe një numër i vogël i grave. Një numër i
madh i fshatrave posaçërisht në krahinën malore Çermenika janë “turqizuar” nën udhëheqjen e
famullitarit të tyre të deritanishëm. Kalimi në islam bëhej gjithkund për shkaqe materiale; prandaj
disa bashkësi, të cilat sipërfaqësisht ishin „turqizuar“, qëndronin fshehurazi në fe të tyre të vjetër.75

Në disa bashkësi të shtypura nga tatimi të detyruar të turqizohen, ata si rrugëdalje kanë zgjedhur që

- 10 -
nga secila familje të kalojë vetëm nga një në islam. Kjo nuk ndikoi gjë. Bashkësia ishte e detyruar
edhe mëtutje të paguante tatimin.76 Atëherë vetë në qytetin e Durrësit ishin vetëm dy katolikë, e
tërë popullata tjetër e qytetit ishte muslimane ose ortodokse.

Se sa kishte përparuar islamizimi në fillim të shek. XVIII mësojmë nga dy statistikat kishtare
katolike të vitit 1703 dhe 1708, ku për ipeshkvitë dhe famullitë në mënyrë të veçantë japin numrin e
familjeve dhe të shpirtërave të të tre besimeve – Katolikëve („Christiani“), muslimanëve („Turchi“),
ortodoksëve („Scismatici“).77 Nga këto, për vitin 1703 del kjo pamje: në gjashtë bashkësitë
famullitare, të cilat i takonin argjipeshkvisë së (An)Tivarit në rajonin e shtetit Osman, tashmë
mbizotrojnë muslimanët në masë të madhe. Në numrin e përgjithshëm të popullsisë prej 6691
shpirtërave, 3714 janë muslimanë, 2046 katolikë dhe 931 otodoksë. Këtu shtohet edhe fisi
Markovići („li Popoli Markovichi“) i cili me 19 shtëpi e popullonte rajonin mes (An)Tivarit dhe
Ulqinit. Ky fis përfshinë diku 1000 muslimanë dhe 250 otodoksë.

Në krahinën fqinje, Karina, nuk ka fare katolikë. Qyteti i Ulqinit me shtëpitë përreth (“Villete)
kishte popullsinë gjithë muslimane në një numër prej 4000 shpirtëra. Në vend të hapur janë 6361
muslimanë dhe vetëm 1186 ortodoksë përball.

Në ipeshkvinë e Shkodrës janë 19 bashkësi famullitare, 14 prej tyre në rrafsh dhe 5 në malësi. Në
rrafsh katolikët dhe muslimanët kishin një numër gati të barabartë: 1341 katolikë, 1296 musliman,
31 ortodoks. Në malësi katolikët e kishin një numër tepër më të madh: 2355 Katolikë, 1552
muslimanë, 144 ortodoksë.

Në fiset e malësisë islamizimi kishte depërtuar në mënyrë shumë të ngaldashme, sepse mungonte
shtypja tatimore turke. Këtë e tregon ipeshkvia e Pultit me 4646 katolikë dhe vetëm 642
muhamedanë. Ortodoksë s‘kishte fare.

Ipeshkvia e Sapës (Zadrimës), që në pjesën jugore kufizohej me lumin Drin, e jep të njëjtën pamje:
në malësi kishte 639 muslimanë ndërsa 7959 katolikë, ortodoksë nuk kishte. Në rrafshina të kësaj
ipeshkvie kishte 6191 katolikë dhe 1430 muslimanë, ortodoksë nuk kishte.

Ipeshkvia fqinje e Lezhës përbëhet vetëm prej ultësirave (kishte 2327 katolikë, 777 muslimanë).
Edhe këtu mungojnë ortodoksët.

Për argjipeshkvinë e Durrësit statistika thekson në veçanti se para 40 vitesh kishte 4 ipeshkvi
sufragane dhe famulli të shumta, tani ishin shkrirë për shkak të turqizimit.78 Në rrafsh muslimanët
tashmë numronin 3232 pjestarë ndërsa katolikë ishin 1795. Ortodoksë nuk kishte. Në malësi ishin
5626 katolikë dhe 6321 musliman, ortodoksë nuk kishte.

Mbi famullitë e argjiipeshkvisë së Durrësit jepen të dhënat e qyteteve dhe fshatrave përreth, të cilat
janë vetëm muslimane; i gjithë kantoni malorë i Matit, fshatrat mes Shqipërisë së ulët me qytetet më
të rëndësishëme Durrësin, Krujën dhe Tiranën.

Statistika Kishtare e vitit 170879 - pesë vjet më vonë – për fat të keq e jep vetëm numrin e
katolikëve. Megjithatë nga kjo ne nxjerrim një pamje të islamizimit.

Në argjipeshkvinë e (An)Tivarit numri i katolikëve ishte rritur shumë: prej 2046 në 2653. Edhe më e
veçuar ishte rritja e numrit në ipeshkvinë e Shkodrës. Brenda pesë vjetësh numri i katolikëve është
rritur prej 3696 në 14.217, pra katër herë më shumë. Për këtë është vështirë të jepet një shpjegim i
besueshëm.

Këto dy statistika kishtare të vitit 170380 dhe 170881 tregojnë se islamizimi në fund të shek. XVII
kishte arritur suksesin më të madh. Në atë kohë në pjesën e rrafshtë të ipeshkvisë së Shkodrës kishte

- 11 -
dy herë më shumë muslimanë se katolikë. Në malësi të Shkrelit, Rrjolit, Kastratit, Hotit, Këlmendit
dhe Grudës, që i takonin të njëjtës ipeshkvi muslimanët e përbënin vetëm 1/4 e gjithë popullsisë. Në
Ipeshkvinë e Sapës (Zadrima) islamizimi ishte vetëm në fillim. Në rrafshinë ishte turqizuar vetëm
1/5 e popullsisë, në malsi diku 1/4. Në ipeshkvinë e Lezhës në islam kishte kaluar vetëm 1/7 e
popullsisë. Në argjipeshkvinë e Durrësit në rrafshinë kishin kaluar 2/3, në malësi më tepër se
gjysma. Popullata e Matit kishte kaluar e tëra në islam, poashtu edhe qytetet e rëndësishme Kruja,
Tirana dhe Durrësi. Pjesa e Shkumbinit dhe Drinit të Zi nuk ceket fare. Islamizimi atje tashmë
kishte fshirë të gjitha shenjat e jetës kishtare.

Këta numra tregojnë se islami qysh atëherë e kishte arritur shtrirjen e sotshme në Shqipërinë e
dikurshme katolike. Mirëpo përparimet e islamit bëhen edhe gjatë gjithë shek. XVIII dhe XIX. Por
islami që këtu përhapej më tepër në kurriz të kishës greko-ortodokse në Shqipërinë Qendrore e
Jugore.82

Me islamizimin e shqiptarëve fillon një lëvizje e përhapjes së karakterit popullor shqiptar, para së
gjithash në Kosovë. Popullata shqiptare, e cila atje kishte imigruar në mesjetën e vonshme në pjesën
e dytë të shekullit XVII fillon një dyndje masive83 e shqiptarëve, të cilët fillimisht i qëndronin
besnikë besimit katolikë84 e që më vonë turqizohen. Që nga viti 1634 një pjesë e madhe e
pupullsisë shqiptare të Kosovës duhet të ketë kaluar në islam. Në qytetin e Prizrenit në atë kohë
kishte 12.000 muslimanë („turq“), gati të gjithë me prejardhje shqiptare, përveç kësaj vetëm 200
katolikë dhe 600 ortodoksë. Dikur në fushat përreth kishte pasur shumë fshatra katolike (pra,
shqiptare), por në mungesë të priftërinjëve dhe për shkak të telasheve nga ana e turqëve aristokratë
ata turqizohen. Nëpër fshatra katolikët përdornin vetëm gjuhën e tyre shqipe ndërsa në qytetin e
Prizrenit shumë e kishin mësuar edhe gjuhën sllave. Ngjajshëm si në Prizren ishte edhe në qytetin
edhe më të madh të Shkupit. Këtu pjesa më e madhe e muslimanëve ishte me prejardhje shqiptare.85

Edhe në malësi kishte depërtuar islami. Kështu në rrethin e Pukës turqizohen një numër i familjeve
të krishtera për të mbetur mirë me lidhjet me turqit. Raporti mes të turqizuarve dhe të krishterëve
nuk ndryshon fare, mbetet i paprekur. Të turqizuarit qëndronin edhe mëtutje pranë zakoneve të tyre
të hershme të krishtera dhe i lavdëronin edhe mëtutje shenjtërit vendorë të zakonshëm.86

Ky islamizim i jashtëm “kosovar” i rajonit të Gjakovës, Prizrenit, Pejës bëhet, para se gjithash në
pjesën e dytë të shek. XVII. Shqiptarët katolikë të Veriut i ishin bashkangjitur depërtimeve të
ushtrisë austriake kundër turqëve (1689). Kur tërhiqen austriakët këta shqiptarë, për ta shpëtuar jetën
e tyre, ishin të detyruar ose të iknin bashkë me austriakët ose të islamizoheshin në mënyrë
sipërfaqësore ku duhej të merrnin emra turkë dhe të shkonin në xhami, mirëpo ata feshehtasi e
jetonin jetën dhe zbatonin ritet katolike. Këta kriptokatolikë emrohen si „laramanë“87 .
Argjipeshkvitë katolikë të Shkupit ishin të detyruar ta lejojnë këtë „kriptokatolicizëm“, të detyruar
nga gjendja e rrezikshme, që këta kriptokatolikë edhe pas „turqizimit“ mëtutje të merrnin
sakramentet.

Ndryshe zhvillohej situata në Shqipërinë ortodokse Jugore. Ndër kantonet e ndryshme në malësi të
atjeshme, rajoni i Himarës (Chimara)88 , mbanin një qëndrim të veçantë të papërkulshëm ndaj
besimit ortodoks dhe dashurisë së lirisë. Banorët luftarakë të malësisë bregdetare akrokeraunike
duronin zgjedhën e sundimit të dhunshëm turk vetëm me mëri të tepërt. Prej Himarës janë përsëritë
tentimet për një kryengritje të armatosur. Bisedimet janë bërë me Venedikun, Spanjën dhe Kurien
papnore që të kërkonin prej këtyre fuqive dërgimin e armëve, ndihmën ushtarake dhe përkrahjen
financiare. Një sukses i vërtetë i këtyre përpjekjeve për liri megjithatë dështoi. Himara mbeti e
turqëve, por mbeti e „paturqizuar“. Islami aty nuk gjeti vend.

- 12 -
5. Përparimet e turqizimit në shekullin e XVIII

Më kot përpiqej argjipeshkvi katolik Vincentius Zmajević i (An)Tivarit që me thirjen e Koncilit


kombëtar në vitin 170389 këtë fatkeqësi të turqizimit ta ndalojë. Konsultimet themelore të këtij
Koncili kishin për qëllim ta zbatojë riorganizimin kishtar të Tridentit - posaçërisht kishte të bëjë me
shkollimin e klerikëve dhe ndarjen e sakramenteve - edhe në trevat e vështira të Shqipërisë dhe me
këtë t‘i dalë përballë islamizimit. Edhe këto përpjekje nuk patën sukses. Islamizimi përhapej edhe
mëtej.

Argjipeshkvi Zmajević vetë ankohet se, kohën e fundit në islam kishin kaluar rreth 200 katolikë90 .
Nganjëherë edhe grindjet vendore me famullitarin ishin shkas për turqizim. Kështu sipas një tregimi
të gjallë në rethinën e Shkodrës në shek e XVIII një fshat i tërë kishte kaluar në islam për shkak të
një grindjeje me famullitarin. Mbas shumë vëretjeve të përsëritura për ardhjen me kohë në Kishë,
një të diel famullitari kishte thënë meshën pa u mbledhur bashkësia. Pasi që ai e refuzon kërkesën
për ta përsëritur meshën, kërcënimin (e bashkësisë) e bërë priftit e marrin seriozisht kështu
turqizohen.91

Gjithënjë kishte akte të rënda të dhunës nga ana e pushtetarëve turkë ndaj klerikëve katolikë. Kështu
në vitin 1718 varet ipeshkvi Anton Niger nga Shkodra, sepse ai ishte kundër vazhdimësisë së një
konkubinati mes një vajze katolike dhe një djali musliman. Trupi i tij është blerë nga besimtarët e tij
dhe është varrosur në gërmadhat e kishës Sergios-Backhos të Bunës.92

Të njëjtin fat e kishte edhe pasardhësi i tij, Anton IV., në vitin 1718 vetëm se ndikimi i tij i madh në
popullatë për organet turke merrej si i rrezikshëm. Tri ditë me radhë trupi i tij kishte qëndruar i
pavarrosur, nga frika prej turqëve askush nuk guxoi ta merrte trupin e tij e ta vorroste. Kështu
fshehurazi në një natë me stuhi në vendin ku ishte vrarë e fusin në dhe. Shumë më vonë trupi i tij
transferohet në një kishë.

Në vitin 1721(?) arrestohet misionari i zellshëm për fe françeskani Antonio de Saranta. Pasi që ai
megjithë premtimet që i jepen e refuzon kalimin në islam, ai varet. Trupi i tij vendoset në kishën në
Plant.93

Pas këtyre dy vrasjeve argjipeshkvijtë e mëvonshëm frikësoheshin të rezidonin në Shkodër. Kështu


ata jetonin në rrethinë, diku kah fundi i shek. XVIII kalojnë përsëri në qytet.

Me turqizim bëhet edhe zgjërimi i rajonit shqiptarë në lindje, ku ata vendoseshin, në të shumtën e
rajoneve dorë më dorë. Rajonet deri tani të banuara me sllavë në Luginën e Drinit të Zi bëhet tokë
me popullatë shqiptare. Nga shënimet e vizitatorëve në dorëshkrim të manastirit Slepce (në Strugë)
del94 se, në shek. XVI-XVII edhe shumë fshatra ishin sllave, të cilat sot janë shqiptare. Shpesh
ndodh shqiptarizimi qysh në fund të shekullit XIX. Zakonisht shqiptarizimit i paraprin turqizimi
(islamizimi), i cili shkaktohej nga pushteti tiranik i aristokratëve turq dhe nga terrori i bandave
shqiptare.95

Në fund të shekullit XVIII zgjërimi shqiptarë kishte ngushtuar edhe rajonin e vendosjes së
aromunëve në Shqipërinë Jugore, Epeiros dhe në rajonin Pindus. Qyteti tregtar Voskopoja,
gërmadhatë (ruinat) e të cilit nuk janë larg nga Korça dhe vendet e banuara të tjera me aromunë janë
rrënuar. Në atë kohë shtypja me përhapjen migruese shqiptare shkaktonte një lëvizje emigrimi
aromun, i cili para se gjithash drejtohej kah Maqedonia.96

Një shembull interesant për këtë ishte rajoni i Karamuratades në luginën qendrore të lumit Vjosa (në
lindje të Premetit), që numronte 36 fshatra otodoksë shqiptarë dhe deri në vitin 1760 i takonte rrethit
të ipeshkvisë së Pogonianit, një ipeshkvi sufragane e Beratit. Pasi që këto fshatra ortodokse vuanin
dhe ishin përherë në shtypje nga vjedhjet e shqiptarëve muslimanë të Prametit, Leskovikut

- 13 -
(Lexikovo) dhe Kolonjes, ata më 1760 vendosin t‘i mbajnë 40 ditët e agjerimit me një rreptësi të
jashtëzakonshme, e nëse deri në ditën e ringjalljes nuk do të vinte asnjë ndihmë e dukshme nga lartë
(Zoti) të tërhiqen nga besimi ortodoks e të kalojnë në atë musliman. Kur vjen dita e ringjalljes pa
kurrfarë ndihme të dukshme të Zotit, ata i përzanë priftërinjët ortodoks dhe disa familje të cilat i
qëndruan besnikë këtij besimi. Kështu ata marrin një Kadi dhe një Imam nga Përmeti dhe shpallin
kalimin e tyre në islam. Nga duresa e gjatë për hakmarrje për shtypjet që iu ishin bërë atyre tani ata
hakmerren duke e ndezur rajonin e Përmetit, Leskovikut dhe Kolonjes. Popullata mashkullore vritet,
femrat dhe fëmijët shiten si skllavë. Këtij tipi të grupimeve grabitqare i bashkohen nga gjithë
Shqipëria hajdutët bashkluftëtarë. Emri i tyre ishte i rrezikshëm deri në kohën e Ali Pashës i cili
përfundimisht i nënshtron ata.97

Nga shtypja e pushtetit turk dhe zgjerimi i kolonizimit arnaut [fjalën e ka për shqiptarë]
„Kriptokatolicizmi“ në Maqedoni merr një formë të veçantë. Në rajonin e Gjakovës, Prizrenit, Pejës
dhe Karadakut (Mali i Zi i Shkupit ose Skopska Crna Gora) jo larg nga Shkupi deri në mesin e shek.
XIX kishte një numër të madh të këtyre katolikëve të fshehtë. Në të vërtetë Koncili Kombëtar
Shqiptar i vitit 1703 kishte vendosur që këtyre të mos u ndahen sakramentet.98 Një enciklikë e
Papës Benedikt të XIV i vitit 1754 e kishte miratuar këtë vendim dhe iu kishte ndaluar katolikëve të
bartin emra turkë edhe nëse është fjala për mospagimin e tatimit apo ndonjë arsye tjetër. Katolikët
këshillohen që më parë të iknin prej vendlindjes së tyre në ndonjë rajon joturk po qe se ata nuk
mund t‘i kryejnë hapur ritet e besimit të tyre.

Megjithatë, dispozitat kishtare nuk mund të ndrronin diçka në vazhdimsinë e „kriptokatolicizmit“.


Bashkësitë e braktisura dhe familjet kishin ruajtur besimin e tyre të vjetër pa ndihmën dhe kujdesjen
e misionarëve, ata me gjenerata të tëra ua kanë përcjellur agjërimin, lutjet, festat kishtare
gjeneratave të reja. Nga frika e dhunës turke ata përjashta paraqiteshin si muslimanë dhe poashtu
bënin martesa të përziera.

6. Zgjërimi i islamizimit në shekullin e XIX.

Islamizimi në Shqipëri përparonte edhe në shekullin e XIX në kurrizin e kishës katolike dhe
ortodokse. Arsyet nuk kishin ndryshuar, edhe format e kalimeve masive poashtu jo. Plotësisht jashtë
islamizimit kishte mbetur fisi i Mirditës, sepse sipas të drejtës së tyre zakonore secili që kalonte në
islam ishte i detyruar ta lëshojë vendin.

Popullata e krishterë e Shkodrës ishte e obliguar ta mbrojë qytetin nga pushteti turk. Që nga viti
1831 ky obligim për shërbim luftarak zëvendësohet me një shumë vjetore e cila prej 45.000 Piaster -
në kohën e Hahn-it - rriten në 100.000 Piaster.99

Përpjekjet e vazhdueshme të priftërinjëve që t‘i shtyjnë kriptokatolikët ta njohin haptazi besimin e


tyre ishin të pasukseshme. Vetëm Patër Anton(io) Markovich* ** i shkon për dore që 120 familje të
famullisë e Maqedonisë Gilani haptazi të mos e njofin më islamin.* *** Turqit nuk e pranojnë këtë
sjellje të padëgjueshme aq thjeshtë. Këto familje nën torturat e llojllojshme dërgohen në burg në
Shkup. Turqit përpiqeshin që me kryefamiljarët e katundeve me anë të torturave t‘i detyrojnë të
kalojnë në islam. Kur e gjithë kjo nuk iu shkon për dore atyre iu konfiskohet pasuria dhe denohen
me internim në Azinë e Vogël. E tërë popullata – gra e fëmijë - deportohen në Azinë e Vogël duke i
përcjellur me mundime e telashe. Trimi Patër Markovich (Maroević) e përcjellë bashkësinë e tij
gjatë gjithë kësaj rruge të mjerueshme. Vetëm me ndërhyrjen e legatëve austriakë, francezë dhe
anglezë këtyre të internuarëve iu caktohet një fshat në afërsi të vendit Brussa. Mirëpo edhe atje kanë
vuajtur shumë nga torturat e nëpunësve turkë. Kësaj i bashkangjitet edhe një epidemi e cila i
rrëmben më shumë se gjysmën e tyre. Më në fund Pater Markovich ia arrin që me ndërmjetsimin e
legatëve francezë dhe anglezë që të internuarit të kthehen në vendlindje me shpenzimet e portës.

- 14 -
Prej 120 familjeve me 1000 anëtarë kthehen vetëm 80 prej tyre. Vetëm me ndërmjetsimin edhe të
njëhershëm të legatëve anglezë atyre iu sigurohet vendlindja, pronësia e vjetër si dhe e drejta për
ushtrimin e lirë të fesë. Prej këtu (1849) ata nuk pengohen më.

Ky shembull i „kriptokatolikëve“ të Gjilanit në vazhdim nuk përsëritet. Mirëpo mendimi i ushtrimit


të lirisë publike të religjionit kishte fituar një siguri. Kështu “kriptokatolikët” i thonë Ipeshkvit
Bogdanović të Shkupit në një udhëtim vizitator që kishte bërë, pasi që tani Hatt-i-Humajum (1856)
po e njeh parimisht lirinë e ushtrimit të religjionit, ata dëshirojnë që publikisht të largohen nga
islami. Ipeshkvi me mendjemprehtësi iu preferon atyre që ende të presin me këtë hap publik deri sa
këto ligje, të cilat deri më tani ishin vetëm në letër, të zbatohen në praktikë dhe deri sa administrata
e provincës të ketë fuqinë më të duhur, që të autorizohen për zbatimin e këtij ligji.100

Kalimi në islam i familjeve të vetme, farefiseve, fshatrave bëhet deri në fillim të shekullit XX. Kah
mesi i shek. XIX – në kohën e Hahn-it - shumë muslimanë të atëhershëm e dinin se të parët e tyre
kishin qenë të krishterë. Shpesh ata tregojnë edhe se para sa gjeneratave ishte bërë „turqizimi“.101

Reformat e shekullit të XIX të bëra nga administrata turke kanë dobësuar pushtetin feudal musliman
dhe me këtë largohen shtytjet për islamizim.102 “Turqizimi“ humb forcën e tij dhe më në fund
pushon plotësisht (mirëpo ecurit përfundimtare në fillim të shek. XX).

Edhe në shek. e XIX vijojnë kalimet masive për shkaqet e jashtme. Bashkësi të „kriptokrishterëve“
kishte psh. edhe në rajonin e Shpatit në verilindje të Beratit. Banorët grindavecë të këtyre fshatrave
lejonin shumë rrallë hyrjen e turqëve në fshatrat e tyre. Ata kishin kishat dhe kapelat e veta. Një prift
ortodoks nga Berati ua mbante atyre meshën. Megjithë përkatësinë e dukshme të kishës ortodokse
ata paraqiteshin para organeve turke si muslimanë, për t‘i ikur tatimit dhe shtypjeve tjera. Për
fshehje me gjenerata merrnin edhe emra turq. Prej reformave ligjore turke synonin pastaj, që të
guxojnë të deklarohen haptas si të krishterë kundër pagesës së tatimit.

Përderisa në Shqipërinë qëndrore tani më nuk kishte të krishterë të fshehtë numri i tyre në
Pashallukun fqinjë të Prizrenit vlerësohej diku 8000, shumica shqiptarë. Me fshatra të vogël sllavë
njihej Gjilani, i cili ishte i njohur me besimtarët heronjë në tërë Evropën.* ****

Fiset Gashi, Krasniqi, Bytyqi, Ilazi, edhe Lurja103 dhe të tjerë kalojnë në islam në shekullin e XIX,
ndërsa turqizimi i fiseve Berishë, Thaç, Kabash, Mertur, Shalë, Këlmend, dhe Selitë zgjatë deri në
shek. XX. Jo vetëm personat e vetëm por shpesh edhe familje dhe fshatra të tëra ndërronin
besimin.104

7. Sprapsja e Kishës katolike

Kisha katolike e cila kishte fituar pjesën më të madhe të popullatës shqiptare gjatë mesjetës së
vonshme, dëmtohet shumë nga sundimi turk. Benediktinët105 dhe Dominikanët,106 të cilët deri më
tani kishin ndihmuar hierarkinë katolike të Shqipërisë ikin nga ky vend. Françeskanët vazhdojnë
vetëm, bashkë me ata që mbeten të hierarkisë së hershme, veprimtarinë pastorale. Kjo në këtë situatë
të re ishte një detyrë shumë e vështirë. Para se gjithash mungonte një kler i organizuar mirë edhe ai
që ishte, ishte jo mjaft i shkolluar. Raportet e argjiipeshkvijve katolikë, misionarëve dhe agjentëve
në shek. XVI dhe XVII ankohen përherë për këto mangësi.107 Kështu religjioni popullor katolik me
ardhjen e islamit si religjion i shtresës së lartë bie në një situatë të vështirë. Pastaj, islami filloi të
ushtrojë një forcë të çuditshme tërheqëse para së gjithash të bazuar në rëndësinë ekonomike.

Ky islamizim (“turqizim”) Shqipërinë, që më parë ishte e krishterë – në jug ortodokse dhe veri
katolike - gjatë shekullit të XVI dhe XVII, e bën një vend me mbizotërim musliman. Vërtet se ka

- 15 -
zgjatur shumë, shumë gjatë derisa ky religjion i sunduesëve bëhet religjion popullor, në tërë
territorin me popullatë shqiptare. Pastaj si religjion popullor pushtonte rajonet me radhë dhe kështu
religjioni sundues u përhap në trojet e popullit shqiptar.

Një vështërsi tjetër për Kishën katolike të Shqipërisë ishte propaganda ortodokse. Padyshim se në
fillim sundimi turk edhe për ortodoksët ishte një sulm i rëndë, mirëpo pastaj zhvillohet një situatë e
durueshme. Ndryshe ishte te kisha katolike, e cila në atë kohë në Shqipëri dhe përgjatë gjithë
bregdetit perëndimor ka qenë shumë më shumë e shtrirë se sa që është sot.108 Katolicizmi kishte
një ndihmesë nga Papa, Venediku e dikur më vonë edhe nga Austria. Këto fuqi katolike kanë qenë
të gjitha armiq të vërtetë të perandorisë osmane. Së këndejmi katolicizmi në tokat osmane merr një
pamje politike që në Konstantinopojë ishte, nëse jo ashtu si i rrezikshëm për shtet, të paktën ishte si
i dyshimt. Ortodoksisë i shkon për dore të zgjërohet shumë. Qendër e propagandës ortodoke ndër
shqiptarë në Shqipërinë veriore ishte Patrikana serbe e Pejës, në Shqipërinë e mesme dhe jugore
Patrikana e Ohrit, në thellësi të Shqipërisë Jugore edhe Metropolitana e Janinës. Mirëpo se aty-këtu
ka pasur përpjekje për afrimit kishtar nga ana e Patrikanës autoqefale të Ohrit. Këto dështojnë prej
mosbesimit nga të dy palët dhe mosveprimit të klerit katolik dhe joformimit të madh të tij. Të gjitha
këto plane dhe përpjekje për një bashkim kishtar mbesin të parealizuara, njësoj edhe përpjekja për
bashkimin e ortodoksëve Pashtroviqëve (Pastrovići), të cilët shtriheshin në fqinjësi me (An)Tivarin
në Dalmacinë Jugore venedikase.

* Georg Stadtmüller (1909 - 1985) është njohës i mirë i historisë së shqiptarëve. Ka shumë
publikime mbi historinë e shqiptarëve, sidomos është i njohur libri i tij ”Forschung zur albanischen
Frühgeschichte (Kërkime për historinë e hershme shqiptare)”. Ai ishte edhe profesor në Mynih
(München) në „Institut Geschichte Osteuropas und Südosteuropas an der Ludwig-Maximilians-
Universität“. Ky punim është botuar në: Jahrbücher für Geschichte Osteuropas, 1955, Bd. 3, fq.
404-429, München/Mynih me titull „Die Islamisierung bei den Albanern“. E falenderojmë Dr.
Konrad Clewing për angazhimin e tij për të drejtat e botimit të këtij përkthimi. Për gjuhën shqipe të
drejtat e çdo lloj botimi apo ribotimi janë tek Albert Ramaj, (shënim i përkthyesit).

Bibliografia:

1 Për islamizimin në Siujdhesën Ballkanike në përgjithësi krahaso HASLUCK- sipas përdorimit gjuhësor ballkanik në të
ardhmen nuk do të përdoret emrimi „muslim“ por „musliman“.

2 Për situatën juridike krahaso Enz. d. Isl s. v. „Nasara“ (dmth. „krishterë“), „Dhimma (dmth. „Raport mbrojtës“).

3 Për këto tatime krahaso C. H. BECKER Djizya. Në: Enz. D. Isl. I, fq. 1097. – Die Entwicklung der Kopfsteuer auf der
Balkanhalbinsel, insbesondere in Bulgarien behandelt: BORIS NEDKOFF Die Đizya (Kopfsteuer) im osmanischen Reich.
Mit besonderer Berücksichtigung Bulgariens. Leipzig 1942 (me disa dobësi; krahaso: Die Besprechung von G.
STADTMÜLLER në: Bulgaria. Jarhrbuch 1943/44 der Deutsch-Bullagrischen Gesellschaft. Leipzig 1944 fq. 450-454).

4 Për këtë një përshkrim klasik të këtij sistemi e jep BIZZI 71: „E costume della porta di Constantinopoli di vender
quasi tutti i magistrati et officcii di quell‘ Impero per certa summa da pagarsi annuamente in camera con l‘esborso di
alcune annate prima. Occorre spesso, che il prencipe tenendosi padrone die sudditti ed delle facoltaz loro, doppo simil
esborsi, se qualunch‘ altro offerisse maggior summa per detto officio o magistrato, il primo ne vien spogliato et
investito il secondo, do s‘impossessono di detti offizij, attendono con ogni estorsione a cavar danari per venir prima sul
suo capitale, e poi non essendo certi di quanto habbino da dominare, attendono accumular danari con la distruttion dei
sudditi. Pero si vedono le avanie perpetue in quella generatione, la puoca giustitia, ch‘vi si administra, l‘estorsioni
continue, le miserie dei sudditti, la loro fuga dai paesi, e la desolatione dele proevintie.“

5 Krahaso për këtë raportin kërkimor të hollsishëm të ALOIS SCHMAUS Der Neumanichäismus auf dem Ballkan. Në:
Saeculum 2 (1951) fq. 271-299.

6 Për këtë islamizim të Bosnjës shkruan: H. MEHMED HANDZIC Islamizacije Bosne i Hercegovine i porijeklo bosankso-
hercegovackih muslimana. Sarajevë 1940 – SMAIL BALIC Prvi pocetci u Jugoistocnoj Europi. Në: Bosanski Pogledi 1
(1955/56), fq. 12-24.

7 WILHELMY Hochbullgarien I. Kiel 1935. Fq. 163-191. – Versuch einer kartographischen Darstellung bei
STADTMÜLLER Geschichte Südosteuropas. München 1950. Fq. 276.

- 16 -
8 HERTZBERG III, fq. 131-133. – Mbi islamin në Kretë krah. gjithashtu Denkwürdikeit von W. GIESL.

9 HAHN Alb. Studien I, fq. 35.

10 Krahaso: HERTZBERG III, fq.128-131. HAHN Albanische Studien I, fq. 18, 35. HECQUARD fq. 77. CORDIGNANO
L‘Albania II, fq. 8-99. Fq. 354- DERS. Geogr. eccl. Fq 7-12. G. GENTILIZZA Della chiesa slavo-greca-rassiana in
Albania, Montenegro, Serbia, Bosnia-Hercegovina, Dalmazia. Në: Bessarione 37 (1921) fq. 120-135. – Mbi islamizimin
në raport me historinë e sekteve islame krahaso HASLUCK. – Si histori regjionale paralele është interesant islamizimi i
Koptëve, krahaso G.W. KIBT. Në: Enz. d. Isl. II fq. 1064-1078.

11 Krah. para së gjithash publikimin e akteve të TOMIC

12 DUJCEV Avvisi.

13 CORDIGNANO Geogr. eccl. BIZZI.

14 MATKOVIĆ

15 Krahaso veprën e madhe të HASLUCK.

16 Kështu në rajonin Kastrati ishte vetëm një fshat i „turqizuar“: Alsi (HAHN Alb. Studien I, fq. 192).

17 Kjo dukuri përsëritet dhe ceket në raportin e vizitatorit të MARINO BIZZI i vitit 1610 dhe në aktet e Koncilit
Kombëtar Shqiptar të vitit 1703.

18 Krah. në përgjithësi: ZINKEISEN, JORGA, HERTZBERG.

19 RABINGER Tschelebi fq. 14, Anm. 3.

20 JORGA III, fq. 170, 179. - Për shqiptarët si përfaqësues të lartë turq krah. poashtu DEGRAND fq. 149.

21 JORGA III, fq. 187.

22 Mbi raportin e kishës së Shkodrës në kohën e Perandorisë Osmane: HAHN Alb. Studien I, fq. 96.

23 Krah. te CIRDIGNANO Geogr. eccl. Fq. 10 shematizmi i publikuar kishtar i vitit 1577.

24 Një shembull: kur deri në atë kohë Tivari venedikas në vitin 1570 bie në duart e turqëve, arqipeshkëvi katolik i atij
vendi bie në burg, ku vritet nga turqit në vitin 1570 ( HEQUARD fq. 46).

25 CIRDIGNANO Geog. eccl. Fq. 7: “... per esser solamente la trentesima parte di loro Turchi et il resto Christiani,
Cattolici et bellicosi“.

26 ZINKEISEN III, fq. 365.

27 Një histori e misionarëve françeskanë në Shqipëri mungon ende. Krah.: BONITUS (IVAN) RUPCIC O.F.M.,
Entstehung der Franziskanerpfarreien in Bosnien und der Herzegowina und ihre Entwicklung bis zum Jahre 1878.
(Krijimi i famullive françeskane në Bosnje dhe Hercegovinë dhe zhvillimi i tyre deri në vitin 1878). Breslau 1937. Ky
prezantim i rapoteve boshnjake vlenë në mënyrë të ngjajshme edhe për Shqipërinë.

28 CORDIGNANO Geogr. eccl. Fq. 10.

29 „Vescovo Albanense“

30 Nuk dihet se cila arqipeshkvi është e menduar këtu. Mendimi i ngjajshëm se është Kanina (afër Vlorës) është
vështirë duke pasur parasysh pasi që nuk kemi të dhëna.

** Tivar; më tutje do ta shënojmë këtë argjipeshkvi kështu „(An)Tivari“ sepse Antivari ishte emërtim i vjetër, kurse
emërtimi i sotëm është Tivari. Kjo formë na u duk e përshtatshme për këtë shkrim, Stadtmüller e përdorë në gjuhën
gjermane përherë Antivari (vër. e përkth.).

31 G.P. MAFFEI Annali die Gregorio XIII Pontefice Massimo. Roma 1742) II, fq 390. FRANC. SACCHINUS Historiae
Societatis Jezu Pars teria sivi Borgia. Roma (1649) V, fq. 170.

32 FERMENDZIN fq. 339.

33 Mbi Komulouic: P. Pierling Papes et Tsars. Paris (1890) fq. 443-473.

34 Në vitin 1585 këtë e thotë edhe Bailo venedikas GIANFRANCESKO MOROSINI se, pjesa më madhe e banorëve të
Turqisë evropiane është e krishterë. Krahaso E. Alberi Le relazioni degli ambasciatori Venedi al Senato durante il secolo
decimo sesto. Serie III, vol. 3, fq. 163.

35 Botuar në CORDIGNANO Geogr. Ecc. fq. 7.

36 CORDIGNANO Geogr. eccl. Fq. 7:“ ... per esser solamente la trentesima parte di loro Turchi, et il resto Christiani,
Cattolico et bellicosi, ma tra Christiani ui sono tre fattioni diuerse, una dipende dal Papa, l‘atra dal Re Cattolico, la terza
- 17 -
da Veneziani che unita al presente con i Turchi...“. – CONDIGNANO, Geogr. eccl. Fq. 8 ka keqkuptuar „ la trentesima
parte“ si „30 v. H.“ („trenta per cento“).

37 Botuar në CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 9.

38 CORDIGNANO Geogr. eccl. Fq. 9: „... veramente passano il numero die settantamilia fuor di quelli, che son
sottoposti sotto la giurisditione dell‘ Arciuescouato di Antiuari, et di quelli che uiuono alla Greca, et alla Serviana, li
quali sono die maggior numero. Et per mancamento di operai ogni giorno uanno mancando li Christiani in queste parti,
parte uanno alla perfida setta di Mahometto, et parte si fanno Greci, et Serviani per non hauere chi li confessi,
communichi, et battezzi, perche in tutta Albania non passa il numero di cento, et trenta sacerdoti...“

39 RICHARD fq. 720, HEQUARD fq. 469.

40 HECQUARD fq. 470-472.

41 Për këtë në vijim krah. STADTMÜLLER Visitationsreise, ku jepen të gjitha të dhënat burimore.

42 Krah. CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 18-21.

43 CORDIGNANO Geogr. eccl. Fq. 20: „Questa gente trouo tanto lontana dalla via del Cielo che messuno sapeua cosa
ueruna della salute, le feste, le vigilie li digiuni benedir matrimonij morir con conffesione e sepelirsi con messe e
sacerdoti di cio apresso loro non era memoria anzi sentendoile e uedendo restauano stupidi ne altro se non nome de
christiano haueuano. Le Chiese loro come spelunche de Latroni.“

44 Krah. një relacion i të njëjtit vit te CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 26.

45 Krah. lartë.

46 HECQUARD fq. 475.

47 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 14.

48 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 15: „Nelli quali luoghi et ville sono delli infedeli renegati che habitano insieme, con
quelli christiani, cioe loro filioli, et frateli habitano insieme nelle istesse case con li christiani.“

49 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 21.

50 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 21-23.

51 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 24-26

52 HECQUARD fq. 472-476. Mirëpo këtu nuk është e dukshme, që lëvizjet e mëdha të kalimit, siç e dimë nga raporti
vizitator i Marino Bizzit, që e paraqiti para një dekade.

53 HERTZBERG III, fq. 129. (Nuk i ka bashkangitur diçka të afërt)

54 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 17.

55 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 28.

56 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 28.

57 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 29-31

58 Në bashkësi të ndryshme jepet ky shënim-spjegim: „senze christiani, tutti Turchi“. Një regjistrim i gjatë i cili
famullitë e shuara nëpërmjet islamizimit i përfshin me këto fjalë të përmbledhura: „Queste et altre chiese ha hauuto;
ma non se ne puo per al presente hauer altra nottitia perche sono tutte destrutte, senza rendita, e senza Pretti, e
senza Christiani; ma tutti Turchi rinegati“.

59 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 30:“Da cinquanta anni in qua sono peruertiti al mahumetano rito,

hora nemeno la centesima parte non sono christiani, e si dubita da qui a dieci anni tutti i sopradetti christiani saronno
peruerti (ti) come li altri.“

60 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 31-39.

61 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 31-33

62 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 33-35.

63 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 35.

64 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 35-37.

65 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 37.

- 18 -
66 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 39.

67 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 40

68 Botuar në: CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 43-58.

69 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 52: „Ville intiere hanno rinegato la fede non potendo gl‘ultimi rester agl‘aggrauij, et
Gabelle; perche tra gl‘altri mezzi, che tien il Turco per tirrare li Christiani alla sua setta essenta li Rinegati da tutti
gl‘aggrauij e fa che quelle Gabelle che pagauano loro, le paghino gl‘altri Christiani del luogho.“

70 CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 53: „Dalli luoghi pero circumuicini concorrono li Christiani alla seruitu di Turchi; ma
quest‘e un Seminario di Rinegati, perch’ a poco a poco tutti quelli, che li seruono, rinegano.“

71 Përmbledhur nga CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 41.

72 Pjesa e V dhe VIII të këtij libër udhëtimi që përmbajnë të dhëna mbi Shqipërinë janë të përpunuar nga BABINGER.

73 Raporti vizitator i rëndësishëm është botuar në CORDIGNANO L‘Albania III, fq. 91-95 (krahaso poashtu III fq. 321-
332): „Statistica della Diocesi di Durazzo sec. la relazione di D. Stefano Gaspari vizitatore Apostolika nel 1672.“

74 Poaty III, fq. 93: „per sottrarsi al tributo.“

75 Poaty III, fq. 94.

76 Poaty III, fq. 95. – Turqizimi i një anëtari të familjes, të shumtën e rasteve të kryefamiljarit, që u përfaqësonte para
administartës turke, si duket është bërë zakon. Kështu e zakonshme ishte edhe në Bukmirë me gjenerata, që vetëm
kryefamiljari të kalojë në islam, që të mund t‘i përfaqësonte interesat e fisit më mirë para administratës turke. Krah.
CORDIGNANO L‘Albania II, fq. 240.

77 Botuar nga TOMIC Gornja Albanija fq. 61-77. Të dy shkrimet janë, sipas TOMIC fq. 53 përkatësisht supozohet se
ndoshta nga zyra argjipeshkvore e (An)Tivarit.

78 TOMIC fq. 69: „L‘Arcivescovato di Durazzo che administrava quattro Vescovati suffraganei cipioso gia 40 anni fa di
Parorchie e Christiani; hora per le seguite apostasie si trovava ridotto in scarso numero....“

79 TOMIC fq. 99

80 TOMIC Gornja Albanija fq. 61-73. Përbërja del prej gabimeve mbledhëse, që për fat të keq nuk janë korrigjuar nga
editori. Numri i përgjithshëm i dioqezave nëpërmjet mbledhjeve të numrave të ri të bashkësive në veçanti të
përllogaritën.

81 TOMIC Gornja Albanija fq. 73-77. Numri i katolikëve paraqitet në këtë regjistrim nga viti 1708 në të gjitha famullitë
diçka më i madh se para 5 viteve. Prapëseprapë nuk duhet të konkludojmë për një lëvizje prapavajtëse të islamizimit.
Për më tepër ky numër i madh arrin bukur mirë një rritje të caktuar.

82 Një shembull për këtë se si islamizimi bëhej vetëm për shkaqe materiale, tregon POUQUEVILLE Voyage I fq. 259
(poashtu edhe tek HAHN Alban. Studien I fq. 36).

83 Në mënyrë të shumëfishtë në studimet e deritanishme është cekur pikëpamja se imigrimi i popullatës shqiptare në
rajonin e „Kosovës“ fillon qysh në shek XVII. Krah. Psh. MILISAV LUTOVAC La Metohija Etude de geographie humaine.
Paris (1935) fq. 68; për këkë shih edhe G. STATMÜLLER në: Revue internationale des etudes balkaniques 3 (1937) fq.
274-277. Kundër kësaj flasin mendimet e përgjithshme historike (krahaso prezentimet e cekura më lartë): se në
mesjetën e vonshme në këtë vend elementet argumentuese të popullsisë shqiptare duhej të janë zhdukur gjatë shek.
XV dhe XVI pa kurrëfarë shenje – me shpërngulje ose me serbizim - e pastaj në shek. e XVII për të dalë rishtazi me
fuqi të përforcuar dhe për tu bërë përsëri zot i „Kosovës“ dhe pjesës perendimore të Maqedonisë. Mirëpo kjo është e
pamundshme. Këtë e kundërshton argumenti tjetër vendimtar se, ne në fillim të shek. XVII në Kosovë e kemi një
element të fortë të popullsisë shqiptare (krahaso me atë që është cekur më herët në këtë shkrim).

84 BIZZI ka vizituar në Kosovë bashkësitë e ndryshme katolike, të cilat sipas të dhënave të veta përbëheshin prej
imigrantëve shqiptarëve, boshnjakëve dhe raguzianëve. Pjesën më të madhe e përbënin shqiptarët. E paqartë është
shprehja fq. 120: „In questi paesi della Servia si parla la lingua

Dalmata, seben fra quelle provintie vi s‘interpone im parte l‘Albania, che ha il suo idioma particolare.“ Nëse BIZZI me
Shqipërinë nënkupton rajonin shqipëfolës nga kjo del se qysh atëherë ky rajon shqipëfolës shtrihej dukshëm në
Kosovë.

85 Këtë lajm mbi gjendjen gjuhësore dhe konfesionale në Kosovë dhe Maqedoni e nxjerrim nga një relacion i një
kleriku të vitit 1634. Krahaso CORDIGNANO Geogr. eccl. fq. 24-26.

86 CORDIGNANO l‘Albania I, fq. 263. Poaty I, fq. 278 një shembull interesant për këtë se si zakonet e krishtera jetonin
edhe mëtutje nën të turqizuarit.

87 Mund të jenë si „duarlarës“ (aludim për muslimanët që është e paraparë larja rituale para lutjes)

88 Mbi historinë e Himarës (Chiamara) në shek. XVI-XVII krahaso BORGIA.

- 19 -
89 Mbi këtë koncil nacional shqiptar krahaso: STADTMÜLLER Nationalkonzil.

90 HAHN Albanische Studien I, fq. 36.

91 HAHN Albanische Studien I, fq. 36.

92 HEQUARD fq. 476.

93 HEQUARD fq. 477.

94 Krahaso për këtë që pason: SELISCEV Mak. Kodiki fq. 75-87.

95 Krahaso: Përshkrimi i situatës së vështirë në në rrethin e Prilepit në vitin 1876 tek SELISCEV Mak. Kodiki fq. 83

96 SELISCEV Mak. Kodiki fq. 157.

97 Këtë rast interesant të islamizimit e tregon F. C. H. L. POUQUEVILLE Voyage dans la Grece. I. Paris (1820) fq. 206-
208.

98 Krah. STADTMÜLLER, Nationalkonzil.

99 HAHN Albanische Studien I, fq. 7.

*** siq duket në origjinal është mbiemri Maroević e jo Marković, dhe në shumë shkrime shënohet Maroević, apo
Maroeviq (vër. e përkth).

**** Fjala është për rajonin e Malit të zi të Shkupit - Crnagora - të internuarit e fshatrave të karadakut, përkatësisht
për fshatrat Stubëll, Binçë, Terziaj, Vërnakollë, Dunav që gjinden në afërsi të Gjilanit dhe që i përjetuan këto tortura në
vitet 1846-1848 (vër. e përkth).

100 Mbi „Kryptokatolikët“ të ipeshkvisë së Shkupit krah. përmbledhjen e HECQUARD fq. 481-488. (Këtë e mbështesin
spjegimet e mëposhtë në tekst). Krah. poashtu HAHN Alb. Studien I, S. 18. A. UROSEVIĆ Katolicka zupa u Juznoj Srbiji
(Letnicka Zupa). Në: Glasnik Skopskog Naucnog Drustva 13 (1934) fq. 159-170 (edhe një hartë e bashkangjitur).

101 HAHN Albanische Studien I, fq. 18.

102 HAHN Albanische Studien I, fq. 18.

***** Këtu është bërë, siç duket një gabim, apo lëshim kur thotë me fshatrat sllave të Gjilanit që ishte i njohur me
besimtarë heronjë në tërë Evropën. Por, siq dihet këta që ishin të internuar, pra heronjët që ishin bërë të njohur në
tërë Evropën, nuk ishin sllavë, por ishin (dhe janë) shqiptarë. Shpresojmë se gabimi qëndron këtu, sepse në atë kohë,
famullia e këtyre heronjëve ishte Montenegro di Scopia, apo Karadaku (Crnagora) e Shkupit, dhe në këtë famulli është
e vërtetë që ishin tri fshatra me kroatë, Letnica, Shashare dhe Vrrnezi, kurse fshatrat prej nga ishin të internuarit, ishin
me besimtarë katolikë shqiptarë, si Stublla, Binça, Vërnakolla, Terziajt; (shënim i përkth.).

103 CORDIGNANO L‘Albania III, fq. 128. Një shembull interesant i turqizimit të veçantë në fund të shek. XIX poaty III,
fq.128.

104 CORDIGNANO L‘Albania I, fq. 220. III, fq. 118.- Mbi turqizimin e fshatrave të vetme në shekujt XVIII e XIX krah.
JASTREBOV fq. 200.

105 CORDIGNANO Ant. monasteri bened.

106 Në mesjetën e vonshme në Ulqin (Dulcigno) dhe Durrës (Durazzo) kishin kuvende domenikane. BERTHOLD
ALTANER Die Dominikanermissionen des 13. Jahrhunderts. Habelschwedt (1924) fq. 158.

107 Krahaso edhe këtë shkrim më lartë

108 GEORG STADTMÜLLER Zur mittelalterlichen Kirchengeschichte der Balkanhalbinsel. Në: Römische Quartalschrift 44
(1936) fq. 123-131. (fq. 130).

Literatura:

Franz BABINGER, Ewlija Tschelebi‘s Reisewege in Albanien. Në: Mitteilungen des Seminars für Orientalische Sprache 33
(1930), II Abt., fq. 138-178.

Marinus BARLETIUS De vita, moribus ac rebus, praecipue adversus Turcas, gestis Georgii Castriotae, clarissimi
Epirotarum principis. Argentorati (1937).

Hohn Kingsley BIRGE The Bektashi order of Dervishes. Hartford, USA (1937).

[Marino BIZZI]. Franjo RACKI Izvjestaj barskoka nadbiskupa Marina Bizzia o svojem putovanju god. 1610 po
Arbanaskoj i Staroj Srbiji. Në: Starine. Na Sviet izdaje Jugoslavenska Akademija Znanosti i Umjetnosti 20(1888) fq.
50-156.

Mariano BOLIZZA Relatione et descrittione delsangiacato die Scuttar, dove si da pena contezza... Në: F. Lenormant
- 20 -
Turcs et Montenegrins. Paris (1866) fq. 286-330. Krah. Poashtu edhe Gopčević, Oberalbanien und seine Liga. Leipzig
(1881) fq. 578-586.

Nilo BORGIA I monaci basiliani d‘Italia in Albania. Appunti die storia missionaria. Secoli XVI-XVIII. Roma (1935).

Eqrem Çabej Die albanische Volksdichtung . Në: Leipziger Vierteljahrsschrift für Südosteuropa 3 (1939) fq. 194-213.

Fulvio CORDIGNANO Antichi monasteri benedettini e loro benemerence sociali in Albania. Në La vivilita cattolica 80, II,
(1929) fq. 399-413. 80, III (1929) fq. 13-28; 80, IV (1929) fq. 226-239. 401-412. 504-515.

I NJËJTI, Geografia eccelestiastica dell‘Albania degli ultimi decenni del secolo XVI alla meta del ceolo XVII. Roma
(1934)- Orientalia Christiana. 99.

I NJËJTI, L‘Albania a traverso l‘opera e gli scritti di un grande Missionaria italiano, il P. Domenico Pasi S.J. (1847-1914).
I-III. Roma (1933-1934).

A. DEGRAND Souvenirs de la Haute Albanie. Paris (1901).

Ivan DUJČEV Avvisi di Ragusa. Documenti sull‘impero turco nel se. XVII e sulla guerra di Candia. Roma (1935).

Edith DURHAM High Albania. London (1909).

E. FERMENDŽIN Acta Bosniae potissimum ecclesiastica. Zagrabiae (1892).

Athanase GEGAJ L‘Albanie et l‘invasion turque au XI siecle. Louvain (1937).

Spiridion GOPČEVIĆ Geschihte von Montenegro und Albanien. Gotha (1914).

I NJËJTI, Oberalbanien und seine Liga. Leipzig (1881).

Johann Georg von HAHN Albanische Studien. I-III. Jena (1854).

F.W. HASLUCK Islam and Christianity under the sultans. Edited by Margaret Hasluck. I-II. Oxford (1929).

I NJËJTI, Geographical distribution of the Bektashi. Në: The Annual of the British School at Athens 21. (1914-1915;
1915-1916) fq. 94-124.

Hyacinthe HECQUARD Histoire et description de la Haute Albanie ou Guegarie. Paris. (1863).

Gustav Friedrich HERTZBERG Geschichte Grichenlands seit dem Absterben des antiken Lebens bis zur Gegenwart. I-III.
Gotha (1876-1878).

J. S. JASTREBOV Stara Serbija i Albanija. Beograd (1904) = Srpska Kraljevska Akademija. Spomenik 41.

ILLYRISCH –ALBANISCHE FORSCHUNGEN. Unter Mitwirckung von ... zusammengestellt von Ludwig von Thalloczy. I-II.
München und Leipzig (1916).

Norbert JOKL Die Bektaschis von Naim Be Frascheri. Në: Balkan-Achiv 2 (1926) fq. 226-256.

Nikolaus JORGA Geschichte des osmanischen Reiches nach den Quellen dargestellt. I-V. Gotha (1908-1913).

Theodor A. IPPEN Skutari und die nordalbanische Küstenebene. Sarajevo (1907) = Zur Kunde der Balkanhalbinsel. I.
Reisen und Beobachtungen. 5.

Ivan KOSANČIĆ Novo-Pazarski Sandžak i njegov etnički problem. Beograd (1912).

Maximilian LAMBERTZ Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos Lahuta e Malcis, Lauta des Hochlandes. Eine
Einführung in die albanische Sagenwelt. Leipzig (1949).

I NJËJTI, Die Volksepik der Albaner Karl-Marx-Universität Leipzig. 4 (1954/55) fq. 243-289.

F. LENORMANT Turcs et Montenegrins. Paris (1866).

P. LIBARDI CAV. CAMILLO I primo moti patriotici albanesi nel 1910-1911-1912 specie nei Ducagini. Trento (1935).

P. MATKOVIĆ Putovanja po Balkanskom Poluotoku 16. vieka. Zagreb (1879-1898) = Rad Jugoslovenske akademije
Znanosti i Umjetnosti 49. 56. 62. 71. 84. 100. 105. 112. 116. 124. 129. 130. 136.

Joseph MÜLLER Albanien, Rumelien und die östereichisch-montenegrische Gränze, oder statistisch-topographische
Darstellung der Paschaliks Stutari, Priserend, Ipek, Toli-Manastir, Jakova, Tirana, Kavaja, Elbasan und Ohrida, so wie
des Gränzdistricts von Budua in Österreichisch-Albanien. Prag (1844).

Francesko PALL Marino Barlezzio. Uno storico umanista . Në: Melenges d‘histoire generale 2 Cluj (1938) fq. 135-318.

Francisc PALL Die Geschichte Skanderbegs im Lichte der neueren Forschung. Në: Leipziger Vierteljahrsschrift für
Südosteuropa 6 (1942) fq. 85-99.
- 21 -
Joannes Chr. PULOS, ą Ýđďß÷çóéň ôţí ˘ëâáíţí ĺßň Ęďńéíßáí. Athenai

Jovan RADONIĆ Djuradj Kastriot Skenderbeg in Arbanija u XV veku. (Istoriska gradja). Beograd (1942) = Srpska
Kraljevska Akademija. Spomenik 95.

P. RICHARD Antivari. Në: Dictionnaire d‘histoire et de geographie ecclesiastiques III (Paris 1924) fq. 717-724.

Cyprien ROBERT Les Slaves de Turquie. Edition de 1844, precedee d‘une itroduction nouvelle sur leur situation pendant
et depuis leurs insurrections de 1849 a 1851. I .II. Paris (1852) II. fq. 119-227: „Les quatre Albanies“.

Franz SEINER Ergebnisse der Volkszählung in Albanien in dem von den österreichich-ungarischen Truppen 1916-1918
besetzten Gebiete. Wien (1922).

A. M. SELIŠČEV Polog i ego bolgarskoe naselenie. Istoriceskie, etnograficeskie i dialektologiceskie ocerki severo-
zapadnoj Makedonii. Sofija(1929).

A.M. SELIŠČEV Makedonskie kodiki XVI-XVIII vekov. Ocerki po istoriceskoj etnografii i dialektologii Makedonii. Sifija
(1933).

Georg STATMÜLLER Forschungen zur albanischen Frühgeschichte. Në: Archivum Europae. Centro-Orientalis 7 (1941)
fq. 1-196.

I NJËJTI, Die albanische Volkstumsgeschichte als Forschungsproblem. Në: Leipziger Vierteljahrsschrift für
Südosteuropa 5 (1941) fq. 58-80.

I NJËJTI, Osmanische Reichsgeschichte und balkanische Volksgeschichte. Në: Leipziger Vierteljahrsschrift für
Südosteuropa 3 (1939) fq. 1-24.

I NJËJTI, Die Visitationsreise des Erzbischofs Marino Bizzi. Në: Serta Monacensia Franz Babinger ... dargebracht. Leiden
(1952) fq. 184-199.

I NJËJTI, Altheidnischer Volksglaube und Christianisierung in Albanien. Në: Orientalia Christiana Periodica 20 (1954) fq.
211-246.

DERS. Das albanische Nationalkonzil vom Jahre 1703. Në: Orientalia Christiana Periodica 22 (1956) fq 68-91.

Jov. N. TOMIĆ. Mahmud Bušatlija, paša skadarski. Prvi period njegov rada (1784-1786). Në: Glas Srpske Akademije 76
(1908) fq. 101-212.

I NJËJTI, Gradja za istoriju Gornje Arbanaije. Në: Srpska Kraljevska Akademija. Spomenik 42 (1905) fq. 51-77.

I NJËJTI, O arnautima u Staroj Srbije i Sanzaku. Beograd (1913).

I NJËJTI, Podaci o sukobima i mirenju Bokelja, Crnogorca i turskih podanika god. 1735-1766. Në Srpska Kraljevska
Akademija. Spomenik 72 (1931) fq. 1-91.

I NJËJTI, Gradja za istoriju pokreta na Ballkanu protiv Turaka krajem XVI i početkom XVII veka. Po italjanskim
arhivama skupio J.N.T. Knj. I (god. 1595-1606).- Mletački Državni Arhiv. Beograd (1933).

Martin URBAN Die Siedlungen Südalbaniens. Öringen (1938). (Diess. Tübingen).

Johann Wilhelm ZINKEISEN Geschichte des osmanischen Reiches in Europa. I-VII. Hamburg (1840), Gotha (1863).

(Përktheu nga gjermanishtja: Zef AHMETI)

Burimi: http://kosova.albemigrant.com/?s=Islamizimi+tek+shqiptar%C3%ABt

Shenim nga Paul Tedeschini:

Profesor Georg Stadtmüller ka qene kryetari i katedres se Historise ne Unversitetin e Mynchenit-


Gjermani, si dhe specialist i Historisë së Europes Orjentale. Ai ka mbajte ne Ateneo ne Spanje nji
konference mbi “Themelet historike te unitetit europian” , qe bajne pjese ne ciklin “Tendencat
aktuale te mendimit europian”.

- 22 -

You might also like