You are on page 1of 261

QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE

INSTITUTI I HISTORISË

STUDIME
HISTORIKE

1-2

VITI LXVII (L) 1-2/2010


TIRANË, 2011
REDAKSIA

Akademik BEQIR META (kryeredaktor),


akademik asoc. MARENGLEN VERLI (zëvendëskryeredaktor), dr. LEDIA DUSHKU
(sekretare shkencore), (anëtarë) akademik KRISTAQ PRIFTI, prof. dr. FERIT DUKA,
prof. dr. MUHARREM DEZHGIU, prof. dr. HAMIT KABA, prof. dr. GAZMEND
SHPUZA, prof. dr. PËLLUMB XHUFI, prof. dr. ANA LALAJ, prof. dr. FATMIRA
MUSAJ, prof. dr. ERIKETA KAMBO, dr. DRITAN EGRO, dr. SONILA BOÇI, dr.
EDMOND MALAJ

Korrektore letrare: Meliha BALLA, Ornela HAKA


Përktheu në anglisht: Iris SOJLI
Punoi në kompjuter: Meliha BALLA
Faqosja: Mirela MIHALI
© Copyright: Instituti i Historisë i Qendrës së Studimeve Albanologjike
Të gjitha të drejtat e rezervuara

Del çdo gjashtë muaj

Pronë letrare e Institutit të Historisë


i Qendrës së Studimeve Albanologjike

Adresa e redaksisë: Rruga “Naim Frashëri”, nr.7, Tiranë


Telefax: 2225869
PASQYRA E LËNDËS

Faqe
Pëllumb Xhufi Benda e Arbrit në Mesjetën e Vonë ............................ 5
Edmond Malaj Drishti në Mesjetë ....................................................... 21
Ledia Dushku Përpjekjet e politikës greke për aneksimin e
Shqipërisë së Jugut: nga diplomacia në veprime të
armatosura (shtator 1913-shkurt 1914) ....................... 53
Beqir Meta Problemi i minoriteteve shqiptare dhe greke në
organizmat ndërkombëtare në vitet 1925-1929........... 81
Sonila Boçi Politika e shtetit komunist shqiptar ndaj minoriteteve
në Shqipëri (1944-1948) ............................................. 105
Jani Sota Aspekte nga masivizimi i shkollës në rrethin e Fierit
(1946-1960) ................................................................. 129
Ana Lalaj Ndarje të trishtuara (Një vështrim historik - juridik
mbi martesat midis shtetasve shqiptarë dhe të huaj) .. 155
Hamit Kaba Konflikti shqiptaro-sovjetik në optikën e fqinjëve të
Shqipërisë .................................................................... 167
Marenglen Verli Rreth trajtimit të çështjes shqiptare në Jugosllavi në
rrafshin ballkanik (pas vitit 1945) ............................... 187

REFERATE E KUMTESA
Valentina Duka Nga presidenca në monarki: çështje të legjitimitetit ... 199
Marenglen Verli Faktorët që përcaktuan domosdoshmërinë e luftës
çlirimtare në Kosovë dhe Shpalljen e Pavarësisë ....... 213

DOKUMENTE E MATERIALE
Ana Lalaj 1953 - Udhëheqësit e rinj sovjetikë paralajmërojnë:
ose ndryshime ose katastrofë ...................................... 223

RECENSIONE
Emine Bakalli Shaqir Vukaj: “Rusia dhe Kosova (shënime të një
diplomati)”, Shtëpia botuese “Enriko Kuço”, Tiranë
2007, 671 faqe ............................................................. 249

JETA SHKENCORE
Konferencë shkencore: “Martaneshi – histori e traditë” .......................................... 257
TABLE OF CONTENTS

Page
Pëllumb Xhufi Arbëria’s Benda in the later Middle Ages ......................... 5
Edmond Malaj Drishti during Middle Ages ........................................ 21
Ledia Dushku The efforts of the Greek politics for the invasion of
Southern Albania: from diplomacy to armed action
(September 1913 – February 1914) ............................ 53
Beqir Meta The issue of the Albanian and Greek minorities
within the International Organizations during 1925-1929 81
Sonila Boçi The politics of the Albanian Communist Government
on minorities in Albania (1944 – 1948) ...................... 105
Jani Sota Aspects of the democratization of education in the
region of Fieri (1946-1960) ....................................... 129
Ana Lalaj Tristful separations: a historic-juridical regard on the
marriages between albanian and foreign citizens …... 155
Hamit Kaba The Soviet-Albanian conflict as seen by Albania’s
nearby countries .......................................................... 167
Marenglen Verli On the treatment of the albanian issue in Yugoslavia
on a Balkan level (after 1945) ..................................... 187

PAPERS AND COMMUNICATIONS


Valentina Duka From Presidence to Monarchy: Legitimacy issues ..... 199
Marenglen Verli The factors that defined the necessity of a liberation
war and the declaration of Independence in Kosova 213
DOKUMENTS AND MATERIALS
Ana Lalaj 1953 – The new Soviet leaders warn: either a change
or a catastrophe ........................................................... 223

REVIEWS
Emine Bakalli Shaqir Vukaj: “Russia and Kosova (notes of a
Diplomat)” Published by “Enriko Kuço”, Tirana
2007, 671 pages .......................................................... 249

SCIENTIFIC LIFE
Scientific Conference: “Martanesh – History and Tradition” ..................... 257
Nr.1-2 STUDIME HISTORIKE 2010

PËLLUMB XHUFI

BENDA E ARBRIT NË MESJETËN E VONË

Në fund të shek. XII, në mënyrë të qartë, por në fakt qysh në shek.


XI, në burimet bizantine dhe në ato papale e sllave, përmendet
vazhdimisht krahina e Arbrit (}!8$"<@<, Albanum, Рабьнь)1. Këtu u
krijua i pari formacion shtetëror mesjetar shqiptar, Principata e Arbrit2.
Për vetë pozicionin gjeografik, afër Durrësit e përgjatë rrugës Egnatia,
Arbri ka qenë në qendër të historisë mesjetare jo vetëm shqiptare, por
edhe të asaj adriatiko-ballkanike, dhe jo më kot, balkanologë e
albanologë të shquar, e kanë pagëzuar Arbrin si “bërthamën” e Shqipërisë
Mesjetare3.
Për të njohur kufijtë e krahinës së Arbrit në Mesjetë na ndihmojnë
përshkrimet historike, të Ana Komnenës e sidomos të Gjergj Akropolitit:
sipas këtij të fundit, Arbri përfshinte gjithë zonën kodrinore e malore
midis rrjedhjeve të lumit Mat, në Veri, Shkumbin, në Jug, e midis
rrjedhave të poshtme të tyre, në Perëndim, e vijës Dibër-Ohër, në Lindje4.
Kjo shtrirje gjeografike u njësua me Principatën e Arbrit, në shek. XII-
XIII, me zotërimin (kontenë) e Topiajve, në shek. XIV, dhe me
1
Ludvig Thalloczy - C. Jireček, “Zwei Urkunden aus Nordalbanien”, në:
Illyrisch-Albanische Forschungen, I. Band, München und Leipzig: 1916, f. 27.
2
A. Soloviev, “Eine Urkunde des Panhypersebastos Demetrios, megas archon von
Albanien”, në: Byzantinische Zeitschrift, 34 (1934), f. 304 vj.
3
Milan Šufflay, Srbi i Arbanasi, Beograd: 1925, f. 3-5, 34-35; Realenzyklopädie,
5. Band, f. 1988-1993; Alain Ducellier, “Nouvel essai de la mise au point sur
l’apparition du peuple albanais dans les sources Byzantines”, në: Studia Albanica, nr. 2,
1972, f. 301; M. Angold, A Byzantine Government in Exile, Oxford Univ. Press, 1975, f.
280; G. Prinzig, “Studien zur Provinz-und Zentralverwaltung im Machtbereich der
epirotischen Herrscher Michael I und Theodoros Dukas”, në: Epeirotika Chronika, 25
(1983), f. 57.
4
An. Comnena, Alexias, bot. Bonn, vëll. II, 1878, f. 199; Georg. Acropolites,
Chronike Syngraphe, Bonn: 1837, f. 28, 98, 149; L. Thalloczy - C. Jireček, “Zwei
Urkunden …”, f. 127; A. Ducellier, “L’Arbanon et les Albanais au XI siècle”, në:
Traveaux et Mémoires, III, Paris, 1968, f. 353-356.
6 Pëllumb Xhufi

bërthamën e qëndrueshme të shtetit të Skënderbeut, në shek. XV5. Një


shekull e gjysëm pas vdekjes së Skënderbeut, në vitin 1621, një banor i
shquar i këtyre viseve, Pjetër Budi nga Gurabardhi, na kumton se
patriotët e tij i quanin territoret e Arbrit të dikurshëm si vendet e
Skënderbeut, ku sipas tij përfshiheshin krahinat e Matit, Bendës,
Kurbinit, Tamadhesë e të Çermenikës, që ndodhen në malësitë prapa
Krujës e Elbasanit6.
Ky njoftim i Pjetër Budit i vitit 1621 është më i shkoquri, që na
sqaron, duke i cituar me emër, krahinat që përfshiheshin në përbërje të
Arbrit mesjetar. Sigurisht, nuk citohet aty ndonjë krahinë, si Dibra, që e
mbyllte Arbrin në krahun lindor. Gjithashtu, gjejmë të cituar
Çermenikën, që e përmend që në vitin 1510, Gjon Muzaka në kronikën e
tij të njohur, si zotërim të Gjergj Arianitit7. Por nuk zihet në gojë krahina
fqinje me të, Martaneshi, dhe heshtja për këtë krahinë vazhdon deri në
shek. XVII, nëse përjashtojmë Defterin e Sanxhakut të Dibrës të vitit
1467, ku emri Martanesh shfaqet, por, për të treguar thjesht një fshat që
mbante këtë emër8.
Megjithatë, bashkë me Kurbinin, Bendën e Çermenikën, Pjetër
Budi që ishte një njohës i shkëlqyer i kësaj treve, citon vendin e
Tamadhesë. Tamadhenë (Tamadia) e përmend që në vitin 1510, kronisti
Gjon Muzaka. Sipas tij “…il Signor Mosachi Comnino detto dal vulgo
Dangelino, ch’ hebbe un castello che se chiamò Biesca et altri casali
assai che sono in Cerminichi e Tamadia”9. Në vitin 1650, një misionar i
huaj, Jacinth Sospello, që kreu një udhëtim misionar në ato vende, i
5
A. Ducellier, “L’Arbanon et les Albanais au XI …”, f. 367; Pëllumb Xhufi,
Dilemat e Arbërit, Tiranë: “Pegi”, 2006, f. 17-19.
6
“sono verso i confini di Macedonia e Bulgaria altri popoli che si chiamano
Paesi di Scanderbec, cioè Emathia, Benda, Corbini, Tamadea, Cermenica, posti nelle
montagne sopra Croia et Elbasani”, shih: Injac Zamputi, Relacione mbi gjendjen e
Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shek. XVII, vëll. I (1610-1634), Tiranë: 1963, f.
300. Po ai, Dokumente të shekujve XVI-XVII për Historinë e Shqipërisë, vëll. III (1603-
1621), Tiranë: 1989, f. 380.
7
“Sign. Arianiti Comneno fu signor di Cerminica e de Mocheno e de Spatenia”,
G. Musachi, “Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi”, në: Ch. Hopf,
Chroniques gréco-romanes inédites ou peu connues, Berlin: 1873, f. 283, 287; Injac
Zamputi, Dokumente të shekujve XVI-XVII për Historinë e Shqipërisë, vëll. III, f. 37.
8
Selami Pulaha, Lufta shqiptaro-turke në shek. XV. Burime osmane, Tiranë:
1968, f. 332.
9
G. Musachi, “Breve memoria …”, f. 288. Biesca (Pieshka) ekziston sot si emër
fisi në Gurakuq të Bizës.
Benda e Arbrit në Mesjetën e Vonë 7

përmend Bendën e Tamadhenë si dy segmente në vazhdim të itinerarit të


tij, që vazhdonte më tej në thellësi, në kufijtë e Dibrës së Sipërme,
nëpërmjet luginës së Sopotit, ku ndodhej edhe Vajkali i Skënderbeut
(tutta la Benda sino a Tamadeia e più dentro alli confini della Dibra
superiore nella valle di Sopoti passata la Valcalia di Scanderbeg)10. Në
të njëjtin kontekst, duket se e fut Tamadhenë një dokument i vitit 1669,
ku, mes famullive të dioqezës së Bendës, përmenden Gedini, Bastari,
Gurabardhi, Shën Martini, Shën Gjergji, Tamazei (Tamadhea), Valkali e
Çermenika11. Edhe Françesk Bolica, në relacionin e tij të vitit 1649, e
përmend Tamadhenë në këtë kontekst: Misioni i Dervenit ishte më i
shtriri i të gjithëve…përfshinte në male e në rrëzat e tyre gjithë
Rendesinë, Tamadhenë, Shën Martinin, Gurin e Bardhë dhe luginën e
Sopotit12. Derveni, thotë Jacint Sospello në 1650, ndodhej 5 milje larg
Krujës në drejtim të lindjes dhe në këtë krah, misioni i Dervenit,
“abbracciava tutta la Benda sino a Tamadeia, e più dentro sino alli
confini della Dibra superiore nella vale di Sopoti passata la Valcalia di
Scanderbegh”13. Kështu, në një vështrim të parë, ne na duket se
Tamadheja s’mund të jetë tjetër, veç Martaneshi: ky, në drejtim të lindjes
sheh pikërisht nga Dibra, siç thotë Sospello, e në drejtim të jug-lindjes
sheh nga Çermenika, krahinë kjo, me të cilën Martaneshi ka afërsi të
madhe, dhe jo vetëm gjeografike. Në fakt, Kadastri osman i vitit 1519, që
na njoftohet nga studiuesi i njohur turk, Halil Inalçik, e shënon
Tamadhenë si nahije, që bënte pjesë në vilajetin e Çermenikës14. Por në
10
I. Zamputi, Relacione …, II, f. 396.
11
M. Jačov, Le missioni cattoliche nei Balcani durante la guerra di Candia
(1645-1669), vëll. II, Città del Vaticano: 1992, f. 718.
12
“La missione di Bervendi era la piu vasta di tutte…comprendeva dunque nelli
monti et radici d’essi tutta la Randossia, la Tamadeia, S. Martino, Pietra Bianca et valle
de Soppoti”, shih: I. Zamputi, Relacione …, II, f. 376. Krahina e Randisies (Rëndisies),
bënte pjesë në zotërimet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (G. Musachi, “Breve Memoria
…”, f. 284) dhe zgjatej në Perëndim të vargmalit Krujë-Dajt. Në vitin 1583 ishte nahije e
kazasë së Akçahisarit, d.m.th. Krujës. Shih: Selami Pulaha, “Mbi gjendjen në vitet 20-30
të shek. XV në tokat shqiptare dhe mbi qëndrimin e klasës feudale kundrejt pushtimit
osman”, në: Studime për epokën e Skënderbeut, vëll. II, Tiranë: 1989, f. 280; Kasem
Biçoku, Për Skënderbeun, Tiranë: 2005, f. 70-71; Kristo Frashëri, Skënderbeu. Jeta dhe
Vepra, Tiranë: 2002, f. 69, 70.
13
I. Zamputi, Relacione …, II, f. 396.
14
Halil Inalçik, “Les regions de Kruje et de la Dibra autour de 1467”, në:
Deuxième Conférence des Études Albanologiques, vëll. I, Tirana: 1969, f. 236.
8 Pëllumb Xhufi

një regjistër më të mëvonshëm, atë të Ohrit të vitit 1583, Tamadhea


përfshihet, bashkë me Bendën, në listën e sanxhaqeve15.
Bashkë me problemin e identifikimit të njësive gjeografike, del
edhe problemi akoma më i vështirë i identifikimit të njësive kishtare të
Arbrit. Padyshim, Arbri gjeopolitik nuk është një me Arbrin kishtar16. Ky
i fundit, fillon e shfaqet në nivelin e një peshkopate katolike aty nga fundi
i shek. XII (viti 1166) dhe me një shtrirje që kapte masën kryesore të
trevës së Mirditës17. Nga shek. XIV në dioqezën e Arbrit u përfshinë edhe
zonat e Kurbinit, Ishmit e të vendit të dikurshëm të Jonimëve, në
bregdetin Lezhë-Ishëm18. Në kuptimin kishtar, trevat e Arbrit
përfshiheshin, deri në shek. XII, në disa dioqeza: në ato të Durrësit,
Krujës, Stefanisë, Kunavisë e Lezhës19. Kjo ishte edhe treva ku
katolicizmi dhe ortodoksia u ndeshën për një kohë të gjatë, deri sa në
shek. XIV u duk se Roma triumfoi përfundimisht mbi Kostantinopojën,
duke i lidhur popullsitë e tyre me variantin katoliko-roman të besimit të
krishterë20. Gjithsesi, ndarjet kishtare mbeteshin një dukuri e
paqëndrueshme në Shqipëri, në varësi edhe të kushteve të trazuara
politike që kalonte vendi. Për rrjedhojë, edhe treva e Arbrit, me një
krishtërim të hershëm e të zhvilluar, që rezistoi aty deri në kapërcim të
shek. XVII-XVIII, kur edhe u islamizua përfundimisht, ka qenë ndarë në
dioqeza, që në rrjedhë të shekujve kanë ndërruar emrin apo shtrirjen
(juridiksionin), gjë që nuk i njëson ato me krahinat gjeografike21. Është
15
Selami Pulaha, Pronësia feudale në tokat shqiptare, shek. XV-XVI, Tiranë:
1988, f. 289.
16
Aleksandër Meksi, “Peshkopata e Arbërit”, në: Hylli i Dritës, nr. 5-6, Tiranë:
1995, f. 40.
17
Po aty, f. 39.
18
Kasem Biçoku, “Mjedisi kishtar e politik i Kuvendit të vitit 1462”, në: Formula
e Pagëzimit, Tiranë: 2008, f. 12-13, 19-20.
19
Milan Šufflay, “Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien. Die
orthodoxe Durchbruchszone im katholischen Damme”, in: Illyrisch-Albanische
Forschungen, I. Band, München und Leipzig: 1916, f. 197, 203.
20
Alain Ducellier, La façade maritime de l’Albanie au Moyen âge. Durazzo et
Valona du XIe au XVe siècle, Tessalonike: 1981, f. 553.
21
Peter Bartl, Albania Sacra: Geistliche Visitationsberichte aus Albanien,
Wiesbaden: 2007, f. 17-18; A. Meksi, “Peshkopata e Arbërit …”, f. 39. Për të sjellë një
shembull se si ndryshonin kufijtë e ipeshkvnive dora dorës që përparonte invazioni
osman, kujtojmë që në vitin 1404 kuvendi benediktin i Shën Mërisë së Brretit (Sancta
Maria de Bereto) bënte pjesë në dioqezën e Krujës. Në vitin 1421 ky kuvend kishte
kaluar në varësi të dioqezës së Arbrit (monasterii Sancte Marie de Bereto Arbanensis).
Benda e Arbrit në Mesjetën e Vonë 9

rasti i dioqezës së Kunavisë, emri i së cilës vjen nga kohët e vjetra, por që
sot nuk gjen vend në hartën e Shqipërisë. Këtë peshkopatë, që gjendej në
Arbër, Shuflaj e vendos në zonën e brendshme të Matit, në pellgun
ujëmbledhës të lumit me të njëjtin emër22, ndërkohë që Stadtmüller
zgjedh derdhjen e poshtme të lumit, zonën e Breg-Matës23. Nga ana e tij,
A. Meksi i afrohet Shuflajt, kur i nis kufijtë e Kunavisë nga malësia e
Shëngjergjit, në lindje të Tiranës24. Argumenti kryesor që ka shtyrë në një
vendosje të tillë të Kunavisë, duket se ka qenë pohimi i historianit
bizantin të shek. XIII, Akropoliti, i cili flet për një udhëtim të sforcuar të
tij në mes të dimrit të vitit 1258 në itinerarin Durrës-Kunavi-Mat-Dibër25.
Pra, është presupozuar një udhëtim drejtvizor me nisje nga Durrësi, në
një kohë kur, për rrethanat e pasigurta që mbretëronin atë kohë në traktin
e rrugës Egnatia, të kontrolluar nga kështjellat e Ndroqit (Andronikut),
Ishmit e Prezës, Akropoliti ka të ngjarë të ketë zgjedhur unazën jugore të
Egnatias, atë që nga Durrësi çonte në Rrogozhinë e Peqin, e prej këndej
priste diagonal për të dalë në Petrelë e prej këndej vazhdonte drejt
malësisë së Shëngjergjit e Matit. Gjithsesi, identifikimi i Kunavisë me
malësinë e Tiranës, fqinje me viset e Matit, bie ndesh me gjithsa thotë për
këtë çështje në relacionin e tij të vitit 1644 Arqipeshkvi i Durrësit, Mark
Skurra, që për nga origjina krutane dhe detyra, ishte një njohës i
shkëlqyer i gjeografisë kishtare të Arbrit. E pra, sipas Skurrës, dioqeza e
Kunavisë, që ishte sufragane e Arqipeshkvisë së Durrësit, shtrihej në
brezin kodrinor midis Kavajës e Lushnjës26. Në fakt, thotë Skurra, në
Kunavi kishte arra, vreshta e ullishte, dhe një gjë e tillë na çon sigurisht
_______________________
Me sa duket, kalimi i Krujës në duart e osmanëve, në 1415, kishte bërë që famullitë e
kësaj ipeshkvnie t’i bashkëngjiteshin ipeshkvnisë fqinje të Arbrit. Shih: Monumenta
Albanica, vol. I: Registra Lateranensia annos 1401-1454 continens, nr. 62, f. 193; nr.
212, f. 486.
22
“Dunkel ist… die Entstehung des Bistums von Chunavien, einer Landschaft
zëischen Durazzo und den Bergen auf der Ëestseite des oberen Tales des Mat; auch die
Residenz dieses Bischofs mit eigenem Domkapitel (1320) ist gänzlich unbekannt”, shih:
M. Šufflay, “Die Kirchenzustände …”, f. 196.
23
G. Stadtmüller, Forschungen zur albanischen Frühgeschichte, Wiesbaden:
1966, f. 171.
24
A. Meksi - D. Komata, “Kisha e Shën Mërisë së Brarit”, në: Iliria, Tiranë:
1987, nr. 2, f. 224.
25
G. Akropolitae, Chronike Syngraphe, bot. Teubner, Lipsiae: 1903, f. 143.
26
L. Tacchella, Il Cattolicesimo in Albania nei sec. XVII-XVIII, Verona: 1984, f.
65-67.
10 Pëllumb Xhufi

në një zonë me klimë të butë bregdetare, dhe aspak në malësitë e


Shqipërisë së brendshme, nëse do të merrnim si të mirëqenë vendosjen e
Kunavisë në rrjedhën e sipërme të Matit apo në malësinë e Shëngjergjit27.
Fakti që Mark Skurra saktëson që, Kunavia ishte afër malesh (vicina alli
monti) nuk e komprometon vendosjen pranë bregdetit të saj, pasi në të
vërtetë idenë e një mali mbisundues japin lartësitë e Krrabës e të
Elbasanit në raport me peizazhin kodrinor që fillon në shpinë të vijës
bregdetare Durrës-Kavajë-Lushnjë28. Mbi këtë bazë, edhe Farlati e
vendos Kunavinë në një “ultësirë të ëmbël” (amoena planitie), që fillon
në këtë brez bregdetar dhe që më tej, mes malesh, i afrohet Maqedonisë29.
Dhe në fakt këtu e vendos këtë krahinë edhe gjeografi i lashtësisë,
Straboni, i cili pohonte, se “ata që nisen nga Apollonia dhe Epidamni,
piqen në një pikë të rrugës, që ka largësi të njëjtë nga këto dy qytete
(është fjala për Rrogozhinën e sotme-P. Xh.). Rruga e tërë quhet Egnatia:
trakti i parë i saj kalon nga Kandavia, mal i Ilirisë”30. Në vitin 1662,
ipeshkvi i Durrësit, Nikolla Karpeni, thotë që Kunavia quhej nga vendasit
në gjuhën shqipe Cavara, duke na e sjellë qartazi afër emrit të qytetit të
sotëm të Kavajës31.
Në kohën kur Mark Skurra ishte Arqipeshkv i Durrësit, rreth vitit
1640, vetë qyteti buzë Adriatikut kishte mbetur pa asnjë të krishterë
(dentro nella città non ci sono christiani)32. Kështu, për t’i siguruar
autoritetin, por edhe të ardhurat e kreut të kishës së Durrësit, që njëherësh
ishte edhe kreu i peshkopatave varëse të Krujës, Bendës, Lisit, Kunavisë,
Stefanisë e Albanit (Elbasanit)33, ky mori nën administrim të
27
I. Zamputi, Relacione …, vëll. II, f. 342.
28
Po aty, f. 274.
29
D. Farlati, Illyricum Sacrum, vëll. VII, f. 408.
30
Straboni, “Geographica”, libr. VII, në: Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë:
“Toena”, 2002, f. 158. Krhs. me: A. Pertusi, Martino Segono di Novo Brdo vescovo di
Dulcigno. Vita e Opere, Roma, 1981, f. 113. Në të njëjtin pozicion, në një trakt të rrugës
nga Maqedonia (Ohri) në Durrës e Apolloni, e vendos Kandavinë edhe Jul Qezari:
Pompeius erat eo tempore in Candavia iterque ex Macedonia in hiberna Apolloniam
Durrachiumque habebat (Caes. Comment. Belli Civ., III, 11, 2); Pompeius per
Candaviam iter in Macedoniam expeditum habebat (Ibid., III, 79, 2).
31
“Il vescovado Canoviense, detto in lingua Albanese Cavara”, shih: J. Jačov, Le
missioni cattoliche nei Balcani durante la guerra di Candia (1645-1669), vëll. II, Città
del Vaticano: 1992, f. 275.
32
I. Zamputi, Relacione …”, vëll. II, f. 226.
33
Po aty, f. 252.
Benda e Arbrit në Mesjetën e Vonë 11

drejtpërdrejtë një trevë mjaft të gjerë. Kjo përmblidhej në hapësirën që


fillonte me Shijakun, vazhdonte drejt Veriut deri në Ishëm (Mollëkuqe-
Molacucci), mandej shkonte në Lindje deri në Brar të Tiranës, ku
ndodhej manastiri i famshëm i Shën Mërisë, rezidencë verore e
arqipeshkvit të Durrësit (ha santa Maria sita sopra la villa di Berrari,
antichamente fu chiesa famosissima di devotione et miracoli e spasso
dell’Arcivescovo di Durazzo). Prej Brarit, vija ndiqte një drejtim jugor,
deri në Elbasan, duke lënë nën juridiksionin e arqipeshkvit të Durrësit
gjithë fshatrat në Perëndim të vijës Priskë-Barbas-Pllumbas-Skuterrë-
Shën Gjon, prej nga ku vazhdohej në drejtimin perëndimor, drejt
Bishqemit, Peqinit, Rrogozhinës, Kavajës, për të përfunduar përsëri në
shpinë të Durrësit, në Shijak34. Në këtë shtrirje të gjerë, Arqipeshkvia e
Durrësit i kishte hequr edhe peshkopatës së Kunavisë atë që ne
mendojmë se ishte bërthama e peshkopatës së hershme të Kunavisë,
malësinë e përfshirë brenda kuadratit Shijak - Ndroq - Pezë - Petrelë -
Krrabë - Shën Gjon - Bishqem - Peqin - Rrogozhinë - Kavajë - Shijak. Që
kjo malësi, e cila shpaloset në krahun e djathtë të atij që udhëton nga
Tirana drejt Elbasanit, ishte Kunavia e vërtetë, këtë na e provon edhe një
dokument i vitit 1318, ku përmendet kisha e Shën Nikollës në Petrozë të
Kunavisë (ecclesie sancti Nicolai de Petrosa Cunaviensis)35. Petroza, në
fakt, është edhe sot një lokalitet mes Pezës e Kavajës.
Gjithsesi, nga ajo çka kemi thënë deri tani, rezulton se identifikimi i
vendeve të Arbrit paraqet vështirësi serioze: nuk mjafton njohja e
dokumentacionit, duhet domosdoshmërisht edhe njohja e terrenit.
Mosnjohja e këtij të fundit ka çuar në keqkuptim studiues të dalluar të
historisë, politike e kishtare të Shqipërisë. Kështu, duke mos e njohur
gjeografinë e malësisë së Tiranës, Le Quien gabon kur në një dokument
të Papës Bonifaci IX, të vitit 1404, ndeshet me përmendjen e dioqezës
“Priscensis et Bendensis”, që ishte krijuar nga bashkimi i dy ipeshkvnive
fqinje (invicem canonice invictis). Gabimisht ai e kupton “Priscensis” si
“Prisrenensis” 36. Këtë interpretim të tij, e hedh poshtë Farlati, i cili e
konsideron të pamundur që, dy peshkopata aq shumë larg njëra-tjetrës,
Benda e Prizreni, të drejtoheshin nga i njëjti peshkop. Ndaj ai është i
mendimit që, titulli Priscensis të lidhet me Priskën (Priska e Madhe e
34
Po aty, f. 225-230.
35
Acta Albaniae, I, nr. 637.
36
M. Le Quien, Oriens Christianus, vëll. III, Paris, 1740, f. 953.
12 Pëllumb Xhufi

Priska e Vogël), lokalitet që është fqinj i drejtpërdrejtë i Bendës37. Por


këtij interpretimi logjik nuk i qëndron, një shekull pas tij, studiuesi i
njohur i historisë mesjetare të Shqipërisë, M. Shuflaj. Jo fort i njohur me
gjeografinë e Shqipërisë, edhe ky, si Le Quien, e ngatërron Priscensis me
Prisrensis, dhe duke qënë se pas vitit 1404, titulli i peshkopatës shfaqet
me binomin tjetër Bendensis et Stephanensis38, ai konkludon se,
Priscensis (që sipas tij shënon dioqezën e Prizrenit) dhe Stephanensis
janë e njëjta gjë: e dyta zëvendësoi të parën në një moment të caktuar.
Pra, sipas Shuflaj, dokumenti i vitit 1404 i Papës Bonifac IX, bën fjalë
për një peshkopatë të Prizrenit dhe të Bendës (apo të Bendës e të
Stefanisë, që zëvendësoi më vonë Prizrenin)39. Ndryshe nga Eubel, që për
mendimin tonë e ka drejt kur identifikon dioqezën e Priskës me atë të
Stefanisë40, Shuflaj e njëson arbitrarisht ipeshkvninë e Stefanisë me atë të
Prizrenit: në fakt, i painformuar për ekzistencën e zonës së Priskës në
shpatin perëndimor të vargmalit Krujë-Tiranë, ai, siç theksuam më parë, e
lexon fjalën “Priscensis” sikur të ishte “Prisrenensis”41. Dhe i
ndërgjegjshëm që Stefania nuk mund të ishte tepër larg nga Prizreni, për
sa kohë e zëvendësoi këtë të fundit në emërtimin episkopal, e zhvendos
Stefaninë sa më afër Prizrenit, në skajin veri-lindor të krahinës së Matit42.
Në fakt, në këtë drejtim, nga Dukagjini deri në Lurë, Qidhën e Sinjë të
Dibrës, Mark Skurra në 1641 përmend dioqezin e Lisit (Lisiense)43.
Sa i përket Stefanisë, kjo sigurisht përmendet si një krahinë apo
peshkopatë fqinje me krahinën apo njësinë kishtare të Bendës. Emri
37
D. Farlati, Illyricum Sacrum, vëll. VII, f. 402.
38
Kështu në 20 dhjetor 1363, përmendet “Demetrius episcopus Stephanensis et
Bendensis”, ashtu si pëmendet dioqeza dhe titullarë të ndryshëm të ipeshkvisë së
Stefanisë e Bendës edhe në shek. XV apo edhe gjatë shekujve të parë të sundimit osman.
Shih: Acta Albaniae, II, appendix 21; K. Biçoku, “Mjedisi kishtar dhe politik i Kuvendit
…”, f. 15; Monumenta Albanica, bot. E. Lala-M. Ahmeti, vëll. I: Registra Lateranensia
annos 1401-1454 continens, nr. 161, f. 411; nr. 168, f. 414; nr. 170, f. 416. Falenderojmë
Dr. Lala dhe Dr. Ahmeti, që patën mirësinë të na venë në dispozicion dorëshkrimin e
veprës, që del së shpejti nga shtypi nën siglën e Shtëpisë Botuese Ombra GWG.
39
Acta Albaniae, II, nr. 747, shën. 1.
40
C. Eubel, Hierarchia Catholica medii aevi, vëll. I, Münster, 1898, f. 488.
41
Acta Albaniae, vëll. II, nr. 326, shën., 748, shën. 1.
42
Milan Šufflay, Acta Albaniae, vëll. I, nr. 57 (shënimet). Megjithatë, në një
punim të mëvonshëm, M. Šufflay pohon se “ai nuk dinte ta përcaktonte me siguri
vendndodhjen e peshkopatës së Stefanisë”, shih: M. Šufflay, “Die Kirchenzustände …”,
f. 195.
43
I. Zamputi, Relacione …, II, f. 244-252.
Benda e Arbrit në Mesjetën e Vonë 13

duhet të lidhet me kështjellën Stephaniacum të ndërtuar nga Perandori


Justinian, në shek. VI44. Më tej, Stefaniaka u kthye në seli peshkopale,
dhe në vitin 879 gjejmë të përmendet për herë të parë Kozmai, peshkop i
Stefanisë, që mori pjesë në sinodin e Kostandinopojës bashkë me eprorin
e tij, Mitropolitin e Durrësit, Lucianin, me të cilin, në atë rast, iu bashkua
skizmës së Fotit45. Një tjetër peshkop i Stefanisë përmendet në vitin
1366, Pjetri. Ky, deri në atë kohë, kishte qenë peshkop i Bendës, dhe
kaloi në peshkopatën fqinje të Stefanisë me urdhër të Papës Urbani V46.
Më tej, deri në shek. XVII, kemi një sërë peshkopësh të Stefanisë, mes të
cilëve përmendim Gjergj Skurën, të cilin në vitin 1549, Papa Pali III e
transferoi nga prift i kishës së Shën Kollit në Durrës, në peshkop të
Stefanisë47. Për t’u përmendur janë Silvestri “de Albania”, i caktuar në
1582 nga Papa Grigori XIII si peshkop i Stefanisë e i Bendës, dhe në fund
Nikollë Mekajshi, i emëruar në 1592 nga Klementi VIII48. Që të tre këta
prelatë, me sa duket ishin me origjinë nga kjo krahinë, siç lënë të
kuptohet edhe mbiemrat Sgura (Skura) e Mekajshi. Për sa i përket
vendndodhjes së Stefanisë, një përshkrim i Shqipërisë i vitit 1578 na
informon se peshkopata e Stefanisë ishte larg njëmijë e tetëdhjetë hapa
(afro dy kilometra) nga Kruja, në drejtim të Greqisë, d.m.th. të Jugut, ku
ndan nga njëra-tjetra dioqezën e Kunavisë nga ajo e Bendës49. Siç pamë
më sipër, në vitin 1404, ipeshkvnia e Bendës ishte bërë një me atë të
Priskës. Por përmendja e ipeshkvnisë së Priskës përbën një rast të izoluar.
Në fakt, që në vitin 1404 ajo na kumtohet për një herë të vetme si
“ipeshkvi e Priskës dhe e Bendës”, normalisht del me emrin “ipeshkvnia
e Stefanisë dhe e Bendës”50. Stefania, pra, na rezulton të mos jetë gjë
tjetër veç Priska51. Në çdo rast, ajo shtrihej në Lindje të Krujës (Il
44
Procopius, De aedificiis, libr. IV, kap. 6.
45
D. Farlati, Illyricum Sacrum, vëll. VII, f. 405.
46
Po aty.
47
Po aty, f. 406.
48
Po aty.
49
Po aty, f. 403; Acta Albaniae, I, nr. 57 (shënimet).
50
D. Farlati, Illyricum Sacrum, vëll. VII, f. 402; I. Zamputi, Relacione …, II, f.
266, 267.
51
Ndryshe nga ne, K. Biçoku i jep një shtrirje mjaft të gjerë dioqezës së Stefanisë,
nga shpina e Krujës, në kufijtë e Elbasanit e deri në Lis të Matit. Në të njëjtin punim ai e
njëson Stefaninë me Bendën e, më tej, me Lisin: K. Biçoku, “Mjedisi kishtar dhe politik i
Kuvendit …”, f. 15, 16.
14 Pëllumb Xhufi

vescovo Stefanensis, che ha il vescovado sopra Chrogia in Albania)52.


Duke pranuar si ngushtimet, ashtu edhe zgjerimet e mundshme, na
rezulton se selia e hershme, ipeshkvnia e Stefanisë (Stefaniakës), njësohet
pak a shumë me atë të Priskës, dhe ashtu si kjo, pas shek. XIV, ka qenë e
bashkuar kishtarisht me ipeshkvninë e Bendës. Bashkime të tilla
peshkopatash, që vinin sa për mungesë të klerit, aq edhe për ngushtim të
hapësirës së krishterë nga avancimi i fesë islame, dëshmohet këtë kohë
edhe për peshkopatat fqinje të Krujës e të Arbrit. Peshkopata e Stefanisë
ishte pikërisht fqinje me Krujën (jo në Verilindje të Matit, siç
hamendëson Shuflaj). Në dallim nga bashkëpeshkopata e Bendës,
Stefania përmblidhte fshatrat në shpatin perëndimor të vargmalit Krujë-
Tiranë, nga Priska e Vogël në Priskën e Madhe, me Brarin (Burani), ku
ndodhej manastiri i vjetër i Shën Mërisë, që dikur kishte shërbyer si
rezidencë verore e Arqipeshkvit të Durrësit, kurse në vitet 1601 ishte
kthyer në rezidencë e Nikollë Mekajshit, ipeshkv i Stefanisë dhe i
Bendës, njëherësh Vizitator i Përgjithshëm Apostolik i Shqipërisë53. Që
dioqeza e Stefanisë ishte në afërsi të Krujës, këtë e provon edhe një
dokument i vitit 1595, ku thuhet se, “ipeshkvi i Stefanisë e ka
ipeshkvninë e tij mbi Krujë, në Arbëri”. Dhe me rastin e projektit për
kryengritje anti-osmane, në vitet 1595 e 1602, pikërisht për arsye të
afërsisë gjeografike, ipeshkvit të Stefanisë, Mejkashit, i ishte besuar
sulmi mbi qytetin e Krujës e rrethinat e saj54.
Gjeografinë e peshkopatave të prapashpinës së Durrësit duket se e
sqaron më mirë Mark Skurra. Sipas tij, dioqeza e Krujës qëndronte në të
majtë të Durrësit drejt Veriut, dioqeza e Bendës ndodhej përtej Durrësit,
mes malit të Krujës e malit të Trodhenit, dioqeza e Albanit, d.m.th.
Elbasanit (La città d’Albano…presso il fiume Scumino)55 kufizohet me
atë të Bendës dhe shtrihet në jug të saj. Në fund, dioqeza e Kunavisë
52
I. Zamputi, Relacione …, II, f. 48.
53
Në 1601, ipeshkvi i Stefanisë e i Bendës, Nikollë Mejkashi, ishte vendosur
pikërisht në Manastirin e Shën Mërisë së Brarit (Burani). Shih: I. Zamputi, Relacione …,
II, f. 266, 267. Për një informacion më të gjerë për manastirin në fjalë, shih: A. Meksi -
D. Komata, “Kisha e Shën Mërisë së Brarit …”, f. 215-227; A. Dhima, “Gërmime në
Brar”, në: Iliria, Tiranë: 1987, nr. 2, f. 265; E. Soppi, “Të dhëna të reja të përftuara gjatë
restaurimit të kishës së Shën Mërisë së Brarit”, në: Culture Populaire Albanaise, X
(1990), f. 91-99.
54
I. Zamputi, Relacione …, II, f. 82, 296.
55
F. Cordignano, “Geografia ecclesiastica dell’Albania”, në: Orientalia
Christiana Periodica, vol. XXXVI, Roma: 1934, f. 35.
Benda e Arbrit në Mesjetën e Vonë 15

vijon pas asaj të Albanit dhe mbërrin deri në detin Adriatik, duke
qëndruar në të djathtë të Durrësit, rreth 17 milje larg tij56. Gjithashtu,
Mark Skurra citon një për një fshatrat ku shtrihej juridiksioni i
ipeshkvnisë së Bendës: mes të tjerëve ai përmend Shëngjergjin,
Shëngjinin (Sceginasi), Shën Palin (Shupali), Fraveshin (Javacessi ?),
Qafë’Mollën (Colle di Molla), Kemardan (Chemarda), Mnerin (Muneri),
Bastarin, Gurabardhin (Pietrabianca), Shën Martinin, Xibrin (Ziburi) e
Batrën (Baderra), etj.57 Në kuadrin e pronave të regjistruara, Defteri
osman i Dibrës i vitit 1467, shënon fshatrat e mëposhtëm, si pjesë e
nahijes (vilajetit) të Bendës: Pijaç, Muniz, Kulura, Bensh, Budonish,
Kutis, që të gjithë të paidentifikueshëm sot, si dhe fshatrat e njohur
Bastar, Bulçesh, Dush (Mdush), Bruç (Brus) Shëngjin, Fravesh, Selitë,
Linzë, Shupal58. Pra, një shtrirje e gjërë, që përfshinte zonën e Shupalit
(Priskës), të Shëngjergjit (ndoshta përfshirë edhe Martaneshin) e një pjesë
56
Po aty, f. 31; “Relacion i Mark Skurrës, post 1644”, në: I. Zamputi, Relacione
…, vëll. II (1634-1650), Tiranë, 1965, f. 320.
57
“Relacion i Mark Skurrës, arqipeshkv i Durrësit, 20 dhjetor 1641”, në: I.
Zamputi, Relacione …, vëll. II, f. 236-238; L. Tacchella, Il Cattolicesimo in Albania nei
secoli XVII e XVIII, Verona: 1984, f. 64. Pietrabianca, që citohet këtu e në mjaft burime
të tjera të kësaj kohe (Rel. Marin Bicit, 1610, në: I. Zamputi, Relacione …, I, f.142)
tjetër nuk është veç forma e italianizuar e Petralba-s latine të Barletit (M. Barleti,
Histori e Skënderbeut, bot. II, Tiranë: 1967, f. 80, 81, 86 etj. Po ashtu në një dokument të
vitit 1567: Petra alba, shih: Injac Zamputi, Dokumente të shek. XVI-XVII, vëll. I, Tiranë,
1989, f. 242). Ishte vendlindja e Pjetër Budit: Pietra Bianca, fortezza di Cruatia in
Albania della casa di antichi Budi di Macedonia (v. 1621, letër e Pjetër Budit, në: I.
Zamputi, Relacione …, I, f. 196). Oliver Schmitt, në librin e tij më të ri, Skënderbeu, i
referohet vazhdimisht Gurabardhit me emrin sllav Bela Kamena. E pra, Schmitt
premton që në hyrje të librit (f. 35, shën. 73), se emrat e vendeve e të personave në librin
e tij do të jepen në formën që gjenden në dokumentacionin e kohës. Forma sllave Bela
Kamen, në dijeninë tonë, përdoret vetëm në Defterin Osman të Sanxhakut të Dibrës,
1467, e huazuar, pas çdo gjase, nga regjistra sllavë të kryepeshkopatës së Ohrit. Schmitt
preferon t’i përmbahet pikërisht këtij shembulli të vetëm, që i duket se mbështet tezën e
tij, pas së cilës treva e Dibrës (në këtë rast, deri në Mat!), pra, vendet nga vinin
Kastriotët “ishin etnikisht të përzier” (f. 37). Vlen të thuhet, se Gurabardhi ndodhet
pikërisht në qendër të enklavës së Matit, të cilën Georg Stadtmüller e ka përcaktuar si
bërthamën e Shqipërisë, një zonë etnikisht e pastër, hermetikisht e mbyllur dhe e
pashkelur nga ndikimet e nga kolonizimet romake apo sllave. Shih: G. Stadtmüller,
Forschungen zur abanischen Frühgeschichte, 2. Auflage, Wiesbaden: 1966, f. 118-122.
58
H. Inalçik, “Les régions de Kruje et de la Dibra autour de 1467”, në: Deuxième
Conférence des Études Albanologiques, vëll. I, Tirana: 1969, f. 231; S. Pulaha, Lufta
shqiptaro-turke në shek. XV. ..., f. 346, 370-374.
16 Pëllumb Xhufi

të Matit, me Xibrin e Gurabardhin. Peshkopata e Bendës përmendet për


herë të parë në vitin 1363, me peshkop Pjetrin59. Në kohën e pushtimit
osman, Benda e humbi rëndësinë e saj. Farlati, që citon gjeografin
Baudrand, pohon se “sipas Kuropalatit, Benda është një qytet i
Maqedonisë në viset e Arbrit, seli peshkopale nën juridiksionin e
Kryepeshkopit të Durrësit, që tani, pas pushtimit nga Turqit, është kthyer
në një rrënojë; peshkopi i saj qëndron në kështjellën e Mamlit dhe gjithë
krahina që shtrihet rrotull qytetit të Bendës quhet edhe ajo Bendë, ku bën
pjesë edhe treva e Çermenikës në anët e Krujës, siç kemi mësuar nga
Kryepeshkopi i Durrësit”60.
Në një punim tonin, kemi bërë një përpjekje për të vërtetuar se
bërthamën e Principatës së Arbrit, në shek. XII-XIII, e përbënte pikërisht
krahina e Bendës. Po aty kemi hedhur tezën, sipas së cilës princërit e
Arbrit, Progoni dhe bijtë e tij, Dhimitri e Gjini, i përkisnin familjes së
mirënjohur Skurra, nga ajo trevë61. Në zonën e Bendës ekzistojnë ende
sot dy fshatra me këtë emër, njëri në kufi me fshatin Mner, kurse tjetri
akoma më thellë drejt Lindjes, ku këtë emër e mban një lagje e fshatit
Shëngjin në malësinë e Shëngjergjit. Por emri Skurrë rezulton me një
përhapje të gjerë në të gjithë territorin e Arbrit62. Sigurisht, varri
monumental i sebastit Mihal Skurra (1201) në kishën e Shën Mërisë së
Brarit, flet shumë në të mirë të statusit të lartë, social e politik të
Skurrajve63. Në fakt, gjatë gjithë Mesjetës, emrin Skurra e mbante një
ndër familjet më të shquara të Arbrit, që hyri në marrëdhënie të
privilegjuara me Bizantin, me Anzhuinët apo me vetë Perandorinë
59
D. Farlati, Illyricum Sacrum, vëll. VII, f. 404.
60
Kuropalati (κουροπαλάτης) i përmendur këtu nga Baudrandus, është padyshim
kronisti bizantin i shek. XI, Joan Skylitze, i cili edhe e ka mbajtur një titull të tillë. Por,
siç vëren me të drejtë Farlati, Skylitze flet për një vend me emrin Bodina, të njëjtin që
Kedreni më vonë e quan Bodena, dhe që qartësisht s’ka të bëjë me Bendën tonë, por me
qytetin e Vodenës në Maqedoni. Shih: D. Farlati, Illyricum Sacrum, vëll. VII, f. 401.
61
Në një traktat të vitit 1210 midis Republikës së Raguzës dhe zotit të Arbërit,
panhypersebastit e magnus archondit Dhimitër, midis garantëve që nënshkruajnë
marrëveshjen në fjalë në emër të Dhimitrit, shfaqet edhe një Andreas Stapanus (Andrea
Shtëpani). Emri na sjell pikërisht në Shëngjergj të Bendës, ku akoma sot Shtëpanët
përfaqësojnë njërën nga familjet më me emër në atë zonë. Shih: Pëllumb Xhufi, në:
Historia e Popullit Shqiptar, vëll. I, Tiranë: “Toena”, 2002, f. 230-231.
62
P. Xhufi, “Skurrajt e Arbërit”, në: Studime historike, 1991, nr. 2, f. 106.
63
A. Meksi-D. Komata, “Kisha e Shën Mërisë e Brarit …”, f. 215-227.
Benda e Arbrit në Mesjetën e Vonë 17

Osmane64. Ne dimë se ndonjë pinjoll i Skurrajve, përveç posteve të larta


ushtarake, pati mundësinë edhe të lidhte krushqi me vetë familjen e
Perandorit Bizantin. I tillë ishte strategu Leon Skurra, i cili në vitet 1200
ishte komandant i Korintit e i Nauplionit65, dy kështjella që akoma dy
shekuj më vonë mbroheshin nga luftëtarë (stratiotë) shqiptarë66. Origjina
shqiptare e Leon Skurrës tashmë është marrë si një gjë e mirëqënë nga
historianët67. Në vitin 1203, Leon Skurra u martua me Evdoqinë, vajza e
Perandorit Bizantin, Aleks III Ëngjëll68. Nga ana tjetër, një mbishkrim
ktitorial (themelues) në kishën e Shën Klementit të Ohrit, i vitit 1295, na
njeh me një personazh të rëndësishëm, megas eteriarchos Progon Skurra,
që ishte atë kohë komandant i qytetit e që përmendet edhe në cilësinë e
dhëndërrit ((":$k@Ø) të Perandorit të Bizantit, Andronikut II Paleolog69.
Tani, të arrije të hyje në rrethin familjar të Perandorit nëpërmjet
martesave me princesha bizantine, kjo sigurisht përbënte një privilegj që
jo çdo familje nga provincat shqiptare mund ta gëzonte. Skurrajt, siç
duket, e kishin këtë privilegj. E nëse ne, njohim dy raste të krushqive
perandorake nga ana e bujarëve shqiptarë, e këta i përkasin që të dy
familjes Skurra, nuk kemi pse të mos hamendësojmë që të ishte nga kjo
familje edhe dhëndërri i tretë perandorak, princi Dhimitër i Arbrit, që siç
dihet, u martua me Komnenën, mbesë e Perandorit Aleks III Ëngjëll i
Bizantit. Aq më shumë kur dimë se Komnena kishte lindur nga martesa e
64
Përmendim strategët e Korintit, Leon Skurra (1202), të Ohrit, Progon Skurra
(1295) dhe të Janinës, sebasti Skurra (1321), si dhe Isa bej Skurrën (Uzkuri), bejlerbe i
Anadollit në mesin e shek. XV. Shih: W. Miller, The Latins in the Levant. A history of
frankish Greece (1204-1566), London: 1908, f. 78; C. Jireček, Geschichte der Serben,
Gotha: 1911, f. 338; F. Dölger, Regesten der Kaiserurkunden des oströmischen Reiches
von 565-1453, IV. Teil, nr. 2454; S. Pulaha, Studime për epokën e Skënderbeut, vëll. II,
Tiranë: 1989, f. 304.
65
Akropolites, Chronike Syngraphe, Lipsiae: 1903, f. 24.
66
J. Poulos, “E epoikesis ton Albanon eis Korinthian”, në: Epeteris tou
Mesaionikou Archeiou, 3 (1950), f. 52 vj.; D. Zakythinos, Le Despotate grec de Morée,
vëll. II, Athènes: 1953, f. 29-36; P. Topping, “Albanian Settlements in Medieval Greece:
some Venetian Testimonies”, në: Charanis Studies, bot. A. Laiou-Thomadakis, New
Jersey, 1980; C. Sathas, Documents inédits rélatifs à l’histoire de la Grèce au Moyen
âge, vëll. VI, f. 159, 175 etj.
67
C. Sathas, Documents inédits …, vëll. I, Paris: 1880, f. XXII; F. Babinger,
“Albanische Stratioten im Dienste Venedigs”, në: Studia Albanica, 1964, nr. 2, f. 101.
68
Akropolites, Chronike …, f. 24; W. Miller, The Latins in the Levant, f. 78.
69
H. Gelzer, Der Patriarchat von Ochrida, Leipzig: 1902, f. 13; J. Ivanova,
Bllgarski starini iz Makedonija, Sofia: 1931, f. 38.
18 Pëllumb Xhufi

Stefan Nemanjës së Serbisë me Evdoqinë, bija e preferuar e Perandorit


Aleks III. Siç pamë më sipër, kjo kaloi në një martesë të re me strategun
Leon Skurra (1203), disa vjet më parë se vajza e saj, Komnena, të
martohej me princin e Arbrit, Dhimitrin. Dhe nëse lidhjet e krushqisë me
familjen e perandorit bizantin ishin një privilegj i rezervuar për vetëm
familje të veçanta nga “provincat” bizantine, dhe në rastet e njohura
familja që e gëzonte këtë privilegj në mjedisin shqiptar ishte familja e
Skurrajve të Arbrit, nuk kemi pse të dyshojmë që edhe dhëndri tjetër
perandorak, princi Dhimitër, t’i përkiste pikërisht familjes Skurra. Më
sipër dhamë një sërë argumentesh që çojnë në këtë përfundim. Në
mbyllje do të donim të kujtonim edhe një fakt të panjohur. Rreth dy
shekuj e gjysëm pas princit Dhimitër, treva e Bendës në Arbër qeverisej
ende nga një pinjoll i Skurrajve. Në fakt, një dokument i vitit 1469 na
informon se një Vucho Scura ishte “voyvode montanee Bende super
Croyam”, pra kreu i malësisë së Bendës, mbi Krujë70. Dhe ky nuk është i
vetmi personazh, që pas vdekjes së Skënderbeut, vazhdonte të mbante
gjallë traditën e luftës për liri në malësitë “mbi Krujë”. Një shekull e
gjysëm më vonë, në 1607, njihemi me një prijës po nga malësia mbi
Krujë, Idar Maneshi, pa dyshim pasardhës i bashkëluftëtarit të ngushtë të
Skënderbeut, Pal Maneshit71. Siç e thotë vetë edhe emri, Idari ishte
tashmë një nga të konvertuarit e shumtë në rradhët e parisë shqiptare.
Por, edhe pse i islamizuar, Idar Maneshi kishte vendosur të bëhej një
Skënderbe i ri (si avea lasato dire che vol esser un altro Scanderbeg).
Për këtë qëllim ngriti flamurin e kryengritjes fillimisht në malësinë e
Krujës, dhe kur sanxhakbejlerët e Ohrit e të Elbasanit erdhën me ushtri
70
Këtij vojvodë Vuk Skurrës, Venediku i kishte akorduar në kohën e Baldasar
Perducit, një sërë privilegjesh, të cilat ju rikonfirmuan edhe në 2 qershor të vitit 1469 nga
Senati i Republikës: “Sumus contenti ut confirmes privilegia concessa per Baldassarum
Perduci Vucho Scura, vayvode montanee Bende super Croyam iuxta opinionem et
consilium, non excedendo summam ducatorum XII in mense”. Shih: J. Radonić, Djurad
Kastriot Skenderbeg I Albanija u XV veku, Beograd: 1942, f. 215.
71
M. Barleti, Histori e Skënderbeut, përkthyer nga latinishtja S. Prifti, bot. dytë,
Tiranë: 1967, f. 167-170. Defteri i Sanxhakut Arvanit i vitit 1431, shënon disa fshatra me
emrin Manes (Manesh), të shpërndarë në vilajetet e Pavlo Kurtikut e të Akçahisarit
(Krujës). Kurse Regjistri Osman i vitit 1467, e përmend shpesh familjen Maneshi, të
përqëndruar gjithnjë në “kurorën” malore që rrethon Krujën nga Lindja dhe nga Veriu,
posaçërisht në fshatrat Pijaç e Bastar të Bendës, në Martanesh e në Kurbin. Shih: H.
Inalčik, Sûret-i Defter-i Sancak-i Arvanid, Ankara: 1954, f. 90, 92, 96, 105, 106, 108,
111; S Pulaha, Lufta shqiptaro-turke në shek. XV ..., f. 332, 344, 346, 370.
Benda e Arbrit në Mesjetën e Vonë 19

për ta shtypur atë, Idari me shokë u zhvendos në malësitë e Dukagjinit,


Kthellës e Selitës, ku mundi të mbledhë menjëherë tre mijë luftëtarë të
gatshëm për luftë dhe llogariste të bënte një ushtri të vërtetë prej 24 mijë
vetësh72. Kjo kryengritje duhet të ketë lënë gjurmë të thella tek shqiptarët
e kohës. Padyshim ishte një zhvillim i ri fakti që shumë shpejt pas
konvertimit në islam, shqiptarë myslimanë, si Idar Maneshi, kishin
rrëmbyer flamurin e kryengritjes kundër osmanëve. Ky zhvillim nuk i
shpëtoi një vëzhguesi të mprehtë të zhvillimeve politike në Shqipëri, siç
ishte Pjetër Bogdani. I frymëzuar nga rebelimi i bashkëpatriotëve
myslimanë, në një kohë kur vala e kryengritjeve antiosmane të
mbështetura nga Vatikani e Napoli po përjetonte një periudhë depresioni,
Bogdani u josh ta shihte tashmë shpëtimin e vendit, jo aq tek Zoti apo tek
ardhja e ndonjë ushtrie kryqtare nga Evropa, por tek ndonjë “renegat”
mendjendriçuar shqiptar, që ashtu si dikur Skënderbeu, do të vihej në
krye të ushtrive shqiptare e do të përzinte Turqit73. A thua të ketë patur
Bogdani parasysh pikërisht shembullin e Idar Maneshit, për të mbetur
edhe pas tij tek shpresa e ringjalljes së një “Skënderbeu mysliman”?

Summary

72
“essendo un turco per nome Idar Manesi sopra Croia, infra montagne, forse
seguito di gente et si avea lasato dire che vol esser un altro Scanderbeg et il sanzacho di
Orida con il sanzacho di Elbasan fatto gran campo et in provista di notte andato sopra
detto Idar Manesi et malamente a scapulato la vita con la sua fameia et gli furno brusar
le sue case et tutto quello aveva sotto, et detto Idar Manesi subito fece tremila
valentomini soldati et andò nella provincia di Duchagini et di Chela et Selitta unidi
insieme tutti et giurati esser contra il turcho che si fariamo per il numero di vinti quattro
milia valentomini eletti”, shih: J. Tomić, Grača za istoriju pokreta na Balkanu protiv
turaka krajem XVI i početkom XVII veka, vëll. I, Beograd, 1933, f. 438.
73
“Si potrebbe non dimeno, un giorno caggionar qualche gran bene a questa città
quando qualche renegato studioso, et habituato in qualche bona opera, et sentimento
divenisse capo d’esseciti come successe sotto Amurate in Giorgio Castriotti detto
Scanderbeg”, Odette Marquet, Pjetër Bogdani. Letra dhe dokumente, Shkodër: “At
Gjergj Fishta”, 1997, f. 84.
20 Pëllumb Xhufi

ARBËRIA’S BENDA IN THE LATER MIDDLE AGES

At the end of the 12th century, more evidently, but in fact since the 11th century,
the byzantine sources in the beginning, followed a little later by the Papal and Slavic
ones, start distinguishing a central territory of the medieval Albania, which they called
Arbër. (greek. }!8$"<@<, lat. Albanum, slav. Рабьнь). Due to its geographic position,
close to Durrës and along the Egnatian Way, Arbër has been in the center of the
medieval history, not only of Albania, but of the history of Adriatic – Balkans, as well.
That is why famous scientists of balkanology and albanology have baptized Arbër as the
“nucleus” of medieval Albania. In this territory, around the end of the 12th century, the
Principality of Arbër, the first formation of an Albanian medieval government was
created. During the 14th century, the land of Arbër, more or less integrated the lordship
(county) of Topiaj, and in the 15th century it was unified with the stable center of the
State of Skanderbeg. Even on 1621, one and a half century after Skanderbeg’s death, a
well-known habitant of these lands, Pjetër Gudi from Gurabardh, testifies that the
territories once belonging to Arbër, were now called “the lands of Skanderbeg” by his
compatriots. Thus were considered the cities of Mat, Benda, Kurbin, Tamadhé and
Çermenikë, which are part of the highlands behind the cities of Krujë and Elbasan. This
study aimes to throw light on one of the regions that belonged to Arbër, Benda. In that
effort, the study tries to define the geographical position of Benda, as related to neighbor
territories. It begins from Tomadhé, precisely identified in Martanesh, mentioned with
that name in late sources. The author presents a new concept concerning the
geographical location of the lands of Kunavi and Stefani as well. This concept confronts
the locations given by authors like Šufflay or Stadtmüller. On the other hand, based on
the unused documents and on a reconsideration of the historic documentation, it is
proved that Benda is the place of origin of the famous family Shkurra. On an earlier
study, the author has mentioned the thesis that the Princes of Arbër during the 12th and
13th century, Dhimitër, Gjon, Progon belonged to this family. The fact that, even during
the 16th – 18th century, Benda remains a center for the political and military
development, regarding to the resistance against the ottoman occupation, is another
element brought by the author.
Nr.1-2 STUDIME HISTORIKE 2010

EDMOND MALAJ

DRISHTI NË MESJETË

Dikur, Drishti një qytet i lulëzuar, një ipeshkvi që njihej që në


shek.IX, me katedrale, shkolla dhe me një jetë dhe kulturë urbane mjaft të
zhvilluar për kohën, është sot vetëm një grup shtëpish gjysmë të
braktisura (bëhet fjalë këtu për Drishtin e Vjetër). Pushtimi osman, si
shumë qyteteve të tjera mesjetare shqiptare i dha edhe Drishtit “goditjen
për vdekje”, duke bërë kështu, që ai të shuhej dhe të kthehej në një
gërmadhë të zezë, të cilën sot kur e sheh të zë trishtimi. Qëllimi i këtij
artikulli është përpjekja për të dhënë në mënyrë modeste disa
informacione nga identiteti që pati Drishti gjatë Mesjetës, duke u
mbështetur në disa burime shkencore dhe arkivale, që munda t’i gjej gjatë
kërkimeve që bëra në lidhje me historinë e këtij qyteti. Duhet të shtoj
këtu që informacionet që ofrojnë enciklopeditë dhe studimet historike
rreth kësaj qendre janë shumë të pakta (për mos të thënë të mjerueshme)
dhe duket sikur shteti shqiptar qoftë gjatë kohës së diktaturës komuniste,
qoftë gjatë kohës së sotme nuk ka bërë asnjë gërmim arkeologjik për të
nxjerrë sadopak në pah aspekte nga ekzistenca mesjetare e kësaj qendre.

Pozicioni gjeografik
Po të udhëtosh nga
Shkodra në drejtim të veri-
lindjes arrin pas 12-13 km
në fshatin e sotëm Drisht
që ndodhet në luginën e lumit
Kiri, në krahinën e Postribës.1
Ky fshat i ri është i formuar
kryesisht në dhjetëvjeçarët
e fundit nga popullsi të
Fig. 1. Vështrim mbi fshatin e ri të Drishtit nga porta
zonave përreth dhe nuk jugore e qytetit të vjetër të Drishtit. Foto: E. Malaj
1
Krh. Ermano Armao, Vende, kisha lumenj, male e toponime të ndryshme të një
harte të lashtë të Shqipërisë Veriore, Tiranë: “Korbi”, 2006, f. 73. (Cituar në vazhdim si:
Armao, Vende, kisha lumenj ..., f.).
22 Edmond Malaj

është fshati i vjetër i Drishtit që ndodhej deri vonë, para se të braktisej,


jashtë mureve të kështjellës së vjetër. Sot aty ndodhen vetëm disa shtëpi
të banuara dhe disa të tjera që janë të braktisura sidomos vitet e fundit.
Fshati dikur ishte më i madh dhe në fillim të shekullit të njëzetë ka pasur
80 shtëpi2. Në Mesjetë ky lokalitet quhej Drivasto.3
Kështjella e këtij qyteti, sipas Jireçekut, e ka origjinën ndoshta nga
koha romake ose koha ilire.4
Ky lokalitet gjendet mbi një
kodër afërsisht 150 m të lartë,
e cila nga Veriu dhe Perëndimi
kufizohet prej luginës së thellë
të Kirit dhe nga Jugu prej
honit të Prronit të Drishtit.
Kështu kjo kështjellë mund të
arrihej vetëm nga ana lindore,
anë në të cilën ndodhej e
ashtuquajtura ‘Porta e Shalës’,
Fig. 2. Cisterna e ujit. Foto: E. Malaj kurse porta kryesore e qytetit
ishte nga ana e Jugperëndimit.
Tek njëra nga këto porta, si pjesë e saj, gjendej një gurë me emblemë në
formë të çrregullt, brenda së cilës ishin skalitur tre yje.5 Emblema ishte e
skalitur në një bllok të bardhë guri, në formë katrore dhe kishte afërsisht
2
Krh. Spiridon Gopčević, Das Fürstentum Albanien, seine Vergangenheit,
ethnografischen Verhältnisse, politische Lage und Aussichten für die Zukunft, Mit 16
Tafeln (25 Abbildungen) und 1 Karte. 2. Auflage. Berlin: “Paetel” 1914, f. 307. (Cituar
si në vazhdim si Gopčević, Das Fürstentum Albanien ..., f.).
3
Krh. Konstantin Jireček, “Skutari und sein Gebiet im Mittelalter”, në Illyrisch-
Albanische Forschungen. Unter Mitwirkung von Professor Dr. Konstantin Jireček [e të
tjerë]. Zusammengestellt von Dr. Ludwig von Thallóczy. I. Band. Mit einer Landkarte.
München/Leipzig: Duncker und Humblot 1916, f. 111. (Cituar si: Jireček, “Skutari”, në:
Illyrisch-Albanische Forschungen I, f.).
4
Krh. Po aty, f. 111.
5
Krh. Theodor Ippen, “Monumente të periudhave të ndryshme në Shqipëri”, në
Shqipëria e Vjetër. Studime gjeografike, etnografike, historike nga ish-konsulli i
përgjithshëm i monarkisë austro-hungareze në Shkodër. Përkthyen nga origjinali: Gjerak
Karaiskaj, Ardian Klosi. Me riprodhimin e fotografimeve dhe skicave origjinale të
Ippenit. Tiranë: K&B 2002, f. 186. (Cituar si: Ippen, “Monumente ...”, në: Shqipëria e
Vjetër ..., f.) Krh. dhe Jireček, “Skutari”, në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 111.
(Sot nuk gjendet më as ky objekt – E.M.).
Drishti në Mesjetë 23

përmasat 49 x 47 cm dhe nuk dihet, se çfarë kuptimi kishte dhe çfarë simbolizonte.6
Duhet të kihet parasysh që qyteti duhet të shikohet veças nga kështjella
(Castrum et civitas = kështjella dhe qyteti – E. M.), sepse kështjella e
ashtuquajtur Kalaja e Drishtit gjendet 60-80 metër më lart, në majë të
kodrës dhe kishte formë poligonale (me shumë kënde) të parregullt, ku
vihen re edhe mbeturina kullash.7 Në brendësi të saj nuk kishte burime
dhe në kohën veneciane (1397-1404) bëhej fjalë edhe për nevojën e
ndërtimit të një cisterne, duke i marrë paratë që nevojiten për ndërtimin e
saj, nga hyrjet në të holla, që grumbullonte qyteti,8 dhe nëse ato të hodha
nuk do të mjaftonin, mendonin t’i shkruanin kapitenit të Shkodrës që të
kontribuonte me ndonjë shumë nga paratë e atij qyteti.9 Porse në rrënojat
e kësaj kështjelle sot nuk konstatohet asnjë mbetje nga ndonjë cisternë e
dikurshme.∗ E vetmja cisternë (saranxhë) që gjendet atje, ndodhet poshtë
kalasë, në fshatin e vjetër të Drishtit, ku ka qenë dikur qyteti. Cisterna është
akoma edhe sot në gjendje të mirë, është brenda e ndërtuar me mure dhe plot
me ujë dhe sipas fjalëve të një fshatari të atyshëm, ajo përdoret edhe sot për
të nxjerrë ujë për përdorime të ndryshme. Duhet të përmendet këtu fakti që
qytetit dhe kalasë së dikurshme edhe pse nuk kanë burime atje sipër, nuk
duhet t’u ketë munguar uji, pasi poshtë kodrës rrjedhin lumi Kiri dhe ‘Përroi
i Drishtit’, siç u tha edhe më sipër.
Malet që ngrihen pas Drishtit në veri të Drinit, venecianët i quanin
në shek.XVI ‘Malet e Shpanëve’ (monti delli Spani), kurse malet në jug
të Drinit i quanin ‘Malet e Dukagjinëve’ (monti delli Ducagini) dhe
emrat e luginave përreth kishin pjesërisht emërtime romane, p. sh.:
Fundina (Fontana), Kruçe (Cruce = Crux) 1402.10
6
Krh. Ippen, “Monumente ...”, në: Shqipëria e Vjetër ..., f. 186.
7
Krh. Šufflay, Städt und Burgen Albaniens, f. 26.
8
“Sed quia similiter est necesse, quod aptetur cisterna castri nostri Drivasti,
ordineretur, quod, quod potestas noster Drivasti aptari fecere debeat cisternam dicti
castri facieondo illam expensam, quo erit necesaia, de introitibus nostris Drivasti
[...].“Acta et Diplomata res Albaniae Mediae Aetatis illustrantia. Collegerunt et
digesserunt Dr. Ludovigus de Thallóczy, Dr. Constantinus Jireček ed Dr. Emllianus de
Sufflay. Volumen II (Annos 1344-1406 conteniens) (Nr. 555 et passim) Vindobonae
MXMXVIII. Typis Adophi Holzhausen, nr. 595, f. 167. (Cituar si: AAlb. II, nr. i
dokumentit, f.).
9
Krh. AAlb. II, nr. 595, f. 167.

Kështjellën e kam vizituar personalisht dhe nuk kam vënë re asnjë gjurmë të
ndonjë cisterne brenda saj – E.M.
10
Krh. Jireček, “Skutari”, në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 114.
24 Edmond Malaj

Të dhëna historike
Akoma deri më sot nuk e dimë, se kur është themeluar ky qytet.
Sipas Ippenit aty gjendej një gurë varri nga koha e Perandorisë Romake
dhe vetëm ky objekt, na çon në hipotezën që qyteti mund të ketë qenë i
banuar që në atë kohë.11 Përshkrimin e këtij guri së bashku me
mbishkrimin në latinisht, Ippeni e jep si më poshtë:
“Guri është i thyer në pjesën e
sipërme nga ana e djathtë, por nga
mbishkrimi nuk ka humbur asgjë.
Ky i fundit rrethohet nga një
kornizë me profil; poshtë saj një
fushë e përzgjatur zbukurohet nga
një vazo dyvegjake me bark të
fryrë dhe nga dy vila të mëdha
rrushi. D. M. është vendosur mbi
kornizë me siguri për mungesë
vendi. Midis shkronjave dallohet
një O, por kjo duhet të jetë një
shenjë e madhe pikësimi. Në
Fig. 3. Mbetje nga qyteti i vjetër i Drishtit. Foto: E. Malaj radhët 4, 6 dhe 8 germat e fundit
O, përkatësisht C dhe T ndodhen
në brezin anësor. D(is) M(anibus) .... infelicissimo Aurelio aequiti Romano, q(qui) vix(it)
12
an(nos) XXXVIII ... marito p[ie]ntissimo po[su]it.”

Qyteti ka qenë gjatë Mesjetës së hershme pjesë e Perandorisë


Bizantine. Bizantinët donin që t’i jepnin këtij qyteti një origjinë
bizantine, sepse sipas Ippenit, “një dokument i gjetur në arkivin e
Vatikanit, sipas gjasave apokrif, bëhet shkas për të hedhur një hipotezë të
paqëndrueshme, se Drivastum është themeluar nga familja bizantine
Angelos, nga e cila vijnë perandorët e viteve 1185-1204 dhe se kjo
familje, si e përzunë latinët, qe tërhequr në Drivastum dhe kishte sunduar
atje”13. Ky dokument pretendohej se ishte një “diplomë emërimi e lëshuar
nga perandori Mihali VIII Paleologu (1261-1282) për dukët e Drivastos
Mihal Angelos dhe të birin e tij Andrea Angelos, por sipas të gjitha
11
Gurin e varrit romak, që përmend Ippeni, nuk munda ta gjej në vizitën që bëra
atje. (E. M.) Ippeni thotë që guri, “i cili u gjet i murosur gjatë shkatërrimit të një ndërtimi
të vjetër edhe sot (vitet 1900-1907 - E. M) ndodhet në shtëpinë e bajraktarit të Drishtit.”
Ippen: “Monumente ...”, në: Shqipëria e Vjetër ..., f. 187.
12
Po aty.
13
Po aty, f. 184.
Drishti në Mesjetë 25

gjasave duket se këto marrëdhënie të familjes Angelos me Drivastum nuk


kanë ekzistuar kurrë.”14 Gjatë gjysmës së dytë të shek. XI qyteti ra nën
pushtetin e Bodinit të Dioklesë,15 dhe që nga viti 1185 në duar të serbëve,
sepse Nemanja e pushtoi atë njëkohësisht me Shkodrën.16 Nën sundimin serb,
sipas Jireçekut, qyteti mbeti si një bashkësi e privilegjuar me nëpunës të
zgjedhur dhe ligje lokale, dhe mbretin aty e përfaqësonte një kapiten
(comes) (1251).17 Drishti (por edhe Shasi) - siç na tregon arkidiakoni
Tomas i Spolatos († 1266) - u plaçkit njëherë nga tatarët (sipas Shufflait,
nga mongolët) në vitin 1242 dhe banorët e këtyre qyteteve u dhunuan prej
tyre, kur ata duke u nisur nga Hungaria kaluan nëpër Dalmaci dhe donin
të ktheheshin përsëri në Rusi, duke kaluar nëpër Serbi dhe Bullgari.18
Muret e këtij qyteti në atë kohë, nëse i referohemi arkidiakonit Tomas të
Spolatos, ishin të dobëta, pra qyteti nuk ishte shumë i fortifikuar,19 gjë që
çoi në plaçkitje të lehtë të tij nga një armik që kishte ardhur nga larg dhe
ishte kalimtar.
Por Drishti pas kësaj plaçkitjeje u ringjall sërish plotësisht, dhe
sipas Shufflait, duke iu referuar traditës së shek.XV, kjo ringjallje e
qytetit (1282-1324) qe meritë e mbretëreshës serbe Helena, e cila ishte
me origjinë franceze.20
Prej vitit 1393-1395 Drishti së bashku me Shkodrën ishin nën
sundimin e osmanëve, por Drishti ra në vitin 1396 nën sundimin e
venedikasve dhe Republika e Venedikut u njohu drishtjanëve “Statutet e
vjetra” (antiqua Statua), rregulloi kufijtë midis këtij qyteti dhe Shkodrës
dhe siguroi shitjen e verës që prodhohej në vend duke ndaluar shitjen e
verës së huaj.21 Gjatë kohës që osmanët kërcënonin Drishtin ikën prej aty,
me sa duket, shumë banorë dhe klerikë, sepse në vitin 1399 në Raguzë
ndeshim një koloni të madhe priftërinjsh drishtjanë, të cilët ishin larguar
14
Po aty.
15
Krh. Statutet dhe Urdhëresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit.
(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastensis). Dr. Musa Ahmeti
dhe Dr. Etleva Lala. Tiranë: OMBRA GVG 2009, f. 43. (Cituar si: Statutet dhe
urdhëresat, f.).
16
Krh. Šufflay: Städt und Burgen Albaniens, f. 27.
17
Krh. Jireček, “Skutari”, në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 111-112.
18
Krh. Po aty, f. 112. Krh. edhe Šufflay: Städt und Burgen Albaniens, f. 27.
19
Statutet dhe urdhëresat, f. 43.
20
Krh. Šufflay: Städt und Burgen Albaniens, f. 27.
21
Krh. Jireček, “Skutari”, në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 112.
26 Edmond Malaj

për shkak të rrezikut turk.22 Urdhëruesi në këshillin e Drishtit (comitatus


Drivasti) ishte një pushtetar venedikas (potestas). Balsha III u mundua ta
pushtonte qytetit përsëri.23 Gjatë një rrethimi të gjatë në vitin 1418 nga ai
(Balsha III) trupat që ndodheshin brenda të rrethuara në kështjellë, u
pakësuan aq shumë nga uria dhe nga etja, sa komandantit Korrer (Correr)
i mbetën vetëm 40 ushtarë.24 Kështu Balsha në një ditë me shi të shtatorit
të këtij viti e sulmoi kështjellën, duke iu shkaktuar dëme drishtianëve,
dhe arriti të zinte rob pushtetarin së bashku me gruan e tij.25 Diku para
muajit qershor të vitit 1416 u futën në Drisht sasi parash që do të
shërbenin për të blerë tek osmanët lirinë në rastin se do t’u kërcënohej
pushtimi nga ata.26 Në verën e vitit 1419 pati një mot të nxehtë dhe një
shtator shumë të thatë ku u shteruan të gjitha rezervat e ujit në qytet dhe
kështu trupat veneciane që ishin brenda në kështjellë filluan të kishin
shumë probleme; por moti në Drisht, ndodhte të ishte i vështirë edhe në
dimër, për shembull në vitin
1421 pati një dimër me
temperatura shumë të ulëta,
saqë ata (venedikasit) nga të
ftohtët qenë të dety-ruar të
ndërpritnin lëvizjet e trupave.27
Në vitin 1421 trupat e
despotit e pushtuan Drishtin,
kjo që ndodhi, venecianëve
iu duk mjaft e rëndë, “sepse
pa Drishtin qyteti i Shkodrës
vlente pak (qua sine Divasto
civitas Scutari parum valet)”.28
Fig. 4. Portë në veriperëndim të Drishtit. Despotët serbë e patën
Foto: E. Malaj Drishtin nën sundimin e tyre
22
Krh. Statutet dhe urdhëresat, f. 48.
23
Krh. Jireček, “Skutari”, në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 112.
24
Krh. Po aty.
25
Krh. Po aty.
26
Krh. Oliver Jens Schmitt, Das venezianische Albanien (1392-1479), München:
Oldenburg 2001. (Südosteuropäische Arbeiten 110. Für Südost-Institut München Hrsg.
v. Edgar Hösch und Karl Nehring.), f. 51. (Cituar si: Schmitt: Das venezianische
Albanien, f.)
27
Krh. Po aty, f. 70.
28
Krh. Jireček, “Skutari”, në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 112.
Drishti në Mesjetë 27

deri në vitin 1442, porse në aktet serbe Drishti përmendet deri në vitin 1442 si
pjesë e “Zetës së Poshtme”29. Më vonë Drishtin e morën vene-cianët, sepse në
vitin 1426 në Drisht qe nënshkruar midis Venedikut dhe Serbisë një
marrëveshje kufiri, ku vendosej që pas vitit 1442, Drishti u kalonte
venecianëve, të cilët e patën këtë qytet nën juridiksionin e tyre për
pothuaj 35 vjet, pra nga viti 1442 deri në vitin 1478, pasi ata i kishin
rinjohur privilegjet që ky qytet kishte pasur.30
Kur qytetin e morën venecianët i gjetën muret në një gjendje të
keqe, të cilat kishin nevojë për një rinovim të madh dhe të menjë-
hershëm,31 por që pas vitit 1467 u bë shumë pak për rindërtimin dhe
fortifikimin e qytetit.32
Midis të tjerëve që kanë sulmuar Drishtin është edhe Skënderbeu.
Ai e sulmoi Drishtin nga Baleci (Balezo) mesa duket disa herë.33 Biemmi
dhe Gopçeviqi na informojnë mbi një sulm që i bën Hamza Kastrioti
qytetit të Drishtit në vitin 1448 (sipas Gopçeviqit 1446), megjithëse ai
kishte marrë urdhrin nga Skënderbeu që të sulmonte qytetin e Balecit e jo
Drishtin.34 Qytetin e mbron me sukses Andrea Engjëlli, duke dalë
papritur jashtë portave, veprim ky që çoi në hutimin dhe shpërndarjen e
ushtrisë së Hamzait, i cili u hakmor për këtë humbje duke djegur dhe
shkretuar zonën përreth.35 Një përshkrim të këtij sulmi e gjejmë tek vepra
e Giammaria Biemmit, si më poshtë:
“Me kaq pak forca ushtarake, porse me besim në vetvete u nis me
ushtrinë e vogël në drejtim të Drishtit. Drishtjanët, të lajmëruar nga rojet që
rrinin jashtë mureve në drejtim të Balecit, shkuan të merrnin armët dhe
vrapuan të zinin muret dhe portat, dhe si zakonisht çuan aty gurëhedhëse
dhe makina të tjera që përdoreshin në atë kohë për mbrojtjen e shesheve,
porse, kur vunë re nga afër numrin e vogël të armiqve dhe kur njohën atë që
po u printe atyre, frika që kishin në fillim u shndërrua menjëherë në
përbuzje dhe sharje. Hamzai pa që muret ishin të mbushura plot me armë
dhe njerëz të armatosur, dhe që garnizoni në pjacën e qytetit ishte me i
madh në numër se ushtria e tij me të cilën donte të bënte rrethimin, dhe
kështu, pa e zvogëluar “trimërinë” e tij të mëparshme dërgoi një herold që
29
Krh Schmitt: Das venezianische Albanien, f. 51. Referencë 19.
30
Krh. Jireček, “Skutari”, në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 112.
31
Krh. Schmitt: Das venezianische Albanien, f. 99.
32
Krh. Statutet dhe urdhëresat, f. 44.
33
Krh. Schmitt: Das venezianische Albanien, f. 97.
34
Krh. Gopčević: Das Fürstentum Albanien, f. 309.
35
Krh. Po aty.
28 Edmond Malaj

t’u kërkonte atyre të pjacës së qytetit, që t’i hapnin portat në emër të


Skënderbeut, dhe u ofroi atyre në këmbim, të hartonin vetë një listë me të
gjitha kushtet e favorshme që ata mund të kishin dëshirë. Drishtjanët iu
përgjigjën atij se “me të vërtetë ia thoshte mendja atij të pushtonte një qytet
të tillë me gjithë ato fjalë, kur Skënderbeu nuk qenkësh i zoti të pushtonte
me armë në dorë një copë tokë çfarëdo? Dhe nëse ai e kishte vendosur, që
me çdo kusht ta pushtonte Drishtin, atëherë le ta bënte ketë gjë me tehun e
shpatës!” Hamzai u befasua shumë nga fjalët e tyre dhe ngaqë nuk kishte
shumë besim në forcat e veta ushtarake u tërhoq dhe bëri kampin në një
kodër një milje larg qytetit, dhe ra në një farë dëshpërimi pasi, nuk dinte se
çfarë t’u bënte mureve të atij qyteti, pa artileri dhe mjete të tjera të
nevojshme.
E gjithë ajo që kishte ndërmarrë kishte qenë pa plan dhe pa i menduar
mirë gjërat. Aq më tepër atë po e inatosnin talljet e armikut që po e
përqeshte pas shpatullave. Drishtjanët po shihnin nga sipër numrin e vogël
të ushtrisë së Hamzasë, të paorganizuar, sepse shumë ushtarë të tij po
bridhnin poshtë e përpjetë nëpër krahinë, që të mund të plaçkitnin ndonjë
gjë. Nga kjo situatë ata morën zemër dhe vendosën, të dilnin nga qyteti, dhe
ta sulmonin ushtrinë e tij drejt e në kamp. Autori i kësaj ideje ishte konti
Andrea Engjëlli, i cili ishte fisnik dhe i përkiste parisë së qytetit, dhe njihej
si një njeri që njihte artin ushtarak. Dhe kështu drishtjanët dolën me furi nga
porta jugore e qytetit dhe nga britmat e tyre dhe të tjerëve mbi mure u krijua
një zhurme e madhe, sa që ushtarët e Hamzait kujtuan se qenë të rrethuar
nga një numër shumë i madh armiqsh. Megjithatë Hamzai nuk e humbi
gjakftohtësinë, por kërceu mbi kalë dhe bashkë me disa të tjerë që ishin aty
disi gati, kalëroi në drejtim të armikut që të mund t’i ndalte turrin, me
qëllim që ushtarët e tij që ishin në kamp të kishin pak kohë dhe të
organizoheshin në formacion luftimi. Por kjo manovër e Hamzait nuk solli
ndonjë gjë, sepse ai ngaqë nuk mund t’i bënte ballë ushtrisë se Andrea
Engjëllit, e cila ishte e ndarë në tre formacione, mori arratinë fill menjëherë
pas ndeshjes së parë. Edhe trupat që kishin mbetur në kamp, pasi konstatuan
se ishin pak, në krahasim me armikun që ishte më i shumtë në numër, ia
mbathën nëpër fusha, duke ndjekur kështu shembullin e komandantit të tyre
Hamzait. Andrea Engjëlli nuk deshi t’i ndiqte ata që po iknin dhe urdhëroi
t’u binin borive për tërheqje, dhe i çoi forcat në qytet ku të gjithë kishin
dalë t’i presin dhe t’i përgëzonin për këtë fitore. Porse ky gëzim u kthye pas
pak kohe në vaj, sepse Hamzai, pasi mblodhi ushtrinë e vet, pa se me
veprimet e tij kishte korrë me tepër turp sesa dëm; dhe ashtu siç ishte plot
dëshpërim, për shkak të atij gjesti të poshtër që i kishte njollosur lavdinë e
fituar nga fitoret e mëparshme, duke mos mund të hakmerrej kundër qytetit,
shfryu kundër territoreve përreth. “Me atë krenarinë turke” shkoi në teh të
shpatës zonat e banuara, u vuri flakën shtëpive, preu rrushin dhe ullinjtë,
Drishti në Mesjetë 29

pemë kjo që ishte e veçantë në atë vend; shkatërroi me zjarr e me hekur çdo
gjë që mund të dëmtohej, dhe deri sa u dogj e u shkrumbua çdo gjë përreth,
nuk doli as edhe një drishtjan që të guxonte të dilte nga muret e qytetit për
të luftuar, por të gjithë, si të penduar për fitoren e mëparshme po rrinin mbi
mure të trishtuar e duke vajtuar po shihnin, se si po ju digjeshin pa pushim
të mirat e tyre gjithkund përreth.”36

Pas këtyre veprimeve Hamzai, iku nga krahina e Drishtit, dhe


kalëroi me gjithë ushtri në drejtim të Dêjës. Në nëntor të vitit 1476 pati
një komplot të organizuar nga një berber i qytetit, i cili synonte t’ia
dorëzonte qytetin osmanëve, dhe ky komplot përmendet qoftë tek ditarët
e Stefano Manjos (Stefano Magno), qoftë tek librat e Këshillit
Venedikas.37 Kur u vu re, se qytetit po i kërcënohej rrethimi turk,
venecianët morën masa që ta furnizonin qytetin me ushqime dhe këtë e
vërtetojnë shënimet e Manjos, si dhe aktet e Senatit Venedikas, dekretet e
lëshuara prej të cilit mbajnë datën 8 dhjetor 1477, dhe për datën 16 shkurt
gjemë një dekret të lëshuar njëzëri po nga ky senat, me anë të cilit
miraton shtimin e furnizimit me drithë qoftë për Drishtin, qoftë për
Shkodrën, pasi pranvera po vinte dhe bashkë me të edhe stina e fushatave
ushtarake të osmanëve.38
Kështjellës së Drishtit iu caktua edhe një komandat dhe qeveritar
tjetër me emrin Nikolo Venier (Nocolò Venier), porse ky qeveritar nuk
mundi të arrinte në qytet dhe posti i tij iu caktua Jakobo da Mostos
(Jacobo da Mosto). Dhe ndodhi, që Drishti u pushtua nga osmanët në
vitin 1478,39 dhe gjatë rrethimit të fundit të Shkodrës osmanët sollën në
kampin turk 300 drishtjanë të zënë rob, të cilëve sulltan Mehmeti II ua
preu kokat të gjithëve para mureve të Shkodrës, me qëllim që t’ua fuste
36
Krh. Giammaria Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-Begh.
Seconda Edizione. Brescia: Giammaria Rizzardi 1756, f. 124-128. (Cituar si: Biemmi:
Istoria, f.).
37
Krh. Schmitt, Oliver Jens, “Die venezianischen Jahrbücher des Stefano Magno
als Quelle zur albanischen und epirotischen Geschichte im Späten Mittelalter (1433-
1477)”, në Südosteuropa. Von Moderner Vielfalt und Nationalstaatlicher
Vereinheitlichkung. Festschrift für Edgar Hösch Hrsg. v. Konrad Clewnig und Oliver
Jens Schmitt. München: Oldenburg 2005. (Südosteuropäische Arbeiten 127), f. 180.
(Cituar si: Schmitt: “Die venezianischen Jahrbücher”. Në: Südosteuropa, f.).
38
Krh. Po aty.
39
Sipas Ermao Armanos Drishti ra në dorën e osmanëve në vitin 1477. Krh.
Armano: Vende, Kisha lumenj, f. 73.
30 Edmond Malaj

frikën shkodranëve dhe venedikasve brenda kështjellës, kështu që këta të


pranonin kapitullimin.40 Marin Barleti na e përshkruan rrethimin dhe
pushtimin e Drishtit, dhe ekzekutimin e qytetarëve të tij para mureve të
Rozafatit si më poshtë.
“Ndërsa dorëzimi i Zhabjakut qe me të vërtetë plot turp, përkundrazi
drishtjanët dolën ma burra e ma të fortë: ata gjatë rrethimit të Shkodrës si
ditën si natën e banë zakon të dilnin e të sulmonin në të katër anët stremet e
barbarëve, repartet e kalorisë, turmat e deveve dhe të kafshëve të tjera që
vlenin për bajtje me gjithë ushtarët e thjeshtë; i plaçkitnin dhe i banin rob.
Shpesh u binin edhe shatorreve të anmikut, tue i shkaktue në këtë mënyrë
kushedi se ç’dame të mëdha. Kur i arriti sulltanit në vesh kjo punë, u
zemrua shumë dhe priti kohën që djelmoshat e Drishtit të dilnin nga qyteza,
me qëllim ta shtinte ma lehtë edhe me datën 11 gusht dërgoi pashën e Azisë
me të gjitha repartet e tija për të pushtue Drishtin. Pasha, mbasi ia preu
shtegun repartit ma të fortë të krishterëve tu e lanë jashtë qytetit, vendosi
artilerinë në pozicionet e duhuna dhe me të filloi të shembë muret e qytetit
nga ajo anë në të cilën ledhet ishin ma të dobëta dhe mund të rrënoheshin
ma me lehtësi. Mbasi ledhet u rrafshuen për dhé brenda gjashtëmbëdhjetë
ditëve, vetë sulltani me datën 31 gusht erdhi për të shti në dorë qytetin që do
të merrej të nesërmen. Dhe me të vërtetë me 1 shtator, porsa zbardhi drita, u
dha shenja edhe barbarët iu vërsulën nga të katër anët qytetit dhe iu futën
brenda pa farë vështirësi, së pari sepse nuk pati kush ti përballonte e pastaj
sepse muret e fortifikimet ishin shembë fare. Duhet dijtë se ajo kështjellë
kishte nji rreth të madh; mbasandaj të gjithë djelmoshat që mund të ishin
nja tetëqind vetë (sikurse u tha ma nalt), kishin mbetë jashtë qytetit. Veç
asaj, ata që ishin brenda në qytet dita e ditës dhetoheshin nga murtaja. Ata
pak vetë që u orvatën m‘e shporrë anmikun prej ledheve, u vranë e u prenë
nji nga nji. U zunë të gjallë nja treqind vetë dhe me datë 2 shtator i çuen
ndër shatorre; pastaj me urdhën të sulltanit të gjithë u vranë përnjëherë ndër
41
sy të shkodranëve.”

Pas pushtimit nga osmanët banorët e tjerë u lanë të lirë të iknin, dhe
mesa duket shumica e tyre u vendos në territoret e Venedikut42, shtet ky
që siç mësohet nga burimet e ndryshme u mundua t’i sistemonte sipas
40
Krh. Jireček, “Skutari”, në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 114.
41
Marin Barleci, Rrethimi i Shkodrës. Përkthyer prej origjinalit latinisht nga
Henrik Lacaj. Botim i dytë i shtuar. Tiranë: Univ. i Tiranës 1967, f. 100. (Cituar si:
Barleci: Rrethimi i Shkodrës, f. 100.).
42
Krh. Ippen, “Monumente ...”, në: Shqipëria e Vjetër ..., f. 183.
Drishti në Mesjetë 31

mundësive të ilurit nga Drishti (dhe nga qytetet e tjera të Shqipërisë


mesjetare). P. sh., më 10 dhjetor 1478 dogji i Venedikut Giovanni
Mosenigo u shkruan ipeshkvit dhe kapitenit të Padovës, që këta t’u bënin
një sistemim të përshtatshëm dy priftërinjve presbiter nga Drishti, duke
theksuar edhe besnikërinë e këtij qyteti.43 Sipas Ippenit, “në arkivin e
Venedikut ekziston një listë e drivastinëve më të shquar, të cilët kishin
shtegtuar në territoret veneciane”44. Ndër emigrantët drishtjanë që u
vendosën në Venedik mund të përmendim këtu Anjezë Sumën (Agneze
Summa), e cila ishte gruaja e Prelepnos, “njërit nga të parët e Drishtit”45
dhe pinjollë të tjerë të kësaj familje, pastaj edhe një listë me gra të veja
nga Drishti të vendosura në Veneto, midis të cilave mund të përmendim
“Zonjën Rouksa, të venë e Nikola Monetës, vojvodës së madh”, “zonjën
Menega, të binë e Andrea Sakatos”, zonjën Marie të Drishtit (Dona
maria da Drivasto) si dhe zonjën Buzica të Nikollës së Drishtit, së cilës
ngaqë kishte mbetur e ve, do t’i jepeshin si ndihmë dy dukatë në muaj.46
Këtu mund të përmendim edhe një farë Luca Spiron nga Drishti, i cili në
vitet 1520 ishte prift i parë në kapitullin e kishës së Shën Jeremisë dhe
më vonë i kishës së Shën Eufemisë në Guidecca.47
Drishti ra si qytet, u rrënua plotësisht duke pësuar fatin e shumë
qyteteve të tjera që ndodheshin aty përreth, si Sardës, Sapës, Balezos
Shasit, etj, dhe nuk u ripërtëri kurrë më.48 Megjithëse në vitin 1614
Bolizza Drishtin e përshkruan si qytezë të fortifikuar, porse jo shumë të
banuar,49 kurse Gezzi Bianco në një relacion të vitit 1621 kalon nga
43
Krh. Lucia Nadin-Bassani, Migrazione e intergrazione: il caso degli Albanesi a
Venezia (1479-1552), Roma: “Bulzoni” 2008, f. 50. (Cituar si: Nadin-Bassani:
Migrazione e integrazione, f.).
44
Ippen, “Monumente ...”, në: Shqipëria e Vjetër ..., f. 183.
45
“Agnese Summa, moglie di Prelepno, «tra i primi ti Drivasto»” Nadin-Bassani:
Migrazione e integrazione, f. 29.
46
“Dona Ruoxa, relicta quondam Nicolo Moneta el grando fu voivoda, …: Dona
menega, fo fia de andra sachato …; Dona busiza (altrove buxiaça) de nicolo da drivasto
… non aveva avuto provigione finché il marito era vivo, ora che é morto anche a lei
spettera una proviggione di due ducati al mese.” Po aty, f. 25.
47
Krh. Po aty, f. 127.
48
Krh. Konstantin Jireček: “Albanien in der Vergangenheit”, në: Illyrisch-
Albanische Forschungen. Unter Mitwirkung von Professor Dr. Konstantin Jireček [e të
tjerë]. Zusammengestellt von Dr. Ludwig von Thallóczy. I. Band. Mit einer Landkarte.
München/Leipzig: Duncker und Humblot 1916, f. 83. (Cituar si: Jireček: “Albanien”, në:
Illyrisch-Albanische Forschungen I, f.).
49
Krh. Armano: Vende, Kisha lumenj, f. 73.
32 Edmond Malaj

Drishti, por nuk na jep asnjë informacion në lidhje me popullsinë aty,


veçse përmend Drishtin si dioqezë bosh (vakante), pra pa prani të
krishterësh dhe kishash, dhe pa ipeshkëv.50

Bashkësia e qytetit
Qyteti ishte i ndarë në pjesën e sipërme (qyteti i sipërm) dhe në
pjesën e poshtme (qyteti poshtë), dhe kjo ishte tipike për qytetet e
atëhershme shqiptare dhe një ndarje të tillë e gjemë edhe në qytetet Tivar,
Danjë, Durrës dhe pjesërisht edhe në Shkodër dhe në Lezhë. 51 Porse
organizimi i bashkësisë së qytetit (communitas), aktet e të cilit
përpiloheshin nga një noter, i cili ishte prift, është akoma i panjohur.52
Bile në lidhje me noterët e Drishtit, duhet të shtohet këtu që këta, ishin
presbiter vendas, ndryshe nga Shkodra ku kishte noterë laikë dhe nga
Tivari dhe Ulqini, ku noterët ishin italianë.53
Në Drisht popullsia e qytetit përbëhej kryesisht nga dy bashkësi me
etni të ndryshme, një bashkësi romane54, e cila me sa duket përbënte
pjesën me të madhe të popullsisë, dhe një bashkësi shqiptare, e cila ishte
mjaft e fortë, dhe duhet të theksohet këtu që emri i sotëm “shqiptar”
përmendet për herë të parë në Drisht në vitin 1368, si mbiemër familjar.55
(1368 gjurma e parë e emrit të popullit shqiptar [Presbyter Petrus
Schepudar, Canonicus Drivastensis]56). Duket se midis qytetarëve me
etni shqiptare dhe shqiptarëve të cilët jetonin si barinj dhe blegtorë dhe
bënin një jetë pothuajse seminomade ekzistonte një dallim, pasi me fjalën
“albanenses” nënkuptoheshin këta të fundit, dhe kriteret për t’i dalluar
këta si “albanenses” ishin gjuha dhe mënyra e ekonomisë së tyre.57 Pra
siç e thamë edhe më lart dhe siç na informon edhe Marin Barleti,
50
Fulvio Cordignano, “Geografia Ecclesiastica dell’ Albania. Dagli ultimi
decenni del secolo XVI alla metà del secolo XVII”, Roma: Pont. Institutum Orientalium
Studiorum, në: Orientalia Christiana. Vol. XXXVI.-4. Num. 99/ Decembri 1934, f. 15.
(Cituar si: Cordingano: Geografia Ecclesiastica, f. 15.)
51
Krh. Schmitt: Das venezianische Albanien, f. 98.
52
Krh. Jireček, “Skutari”, në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 113.
53
Krh. Statutet dhe urdhëresat, f. 62.
54
Krh. Šufflay: Städt und Burgen Albaniens, f. 26; krh. Jireček, “Albanien”, në:
Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 68.
55
Krh. Schmitt: Das venezianische Albanien, f. 51. Referencë 59.
56
Krh. Pëllumb Xhufi: Dilemat e Arbërit. Studime mbi Shqipërinë mesjetare.
Tiranë: Pegi 2006, f. 27. (Cituar si: Xhufi: Dilemat e Arbërit, f.).
57
Krh. Schmitt: Das venezianische Albanien, f. 51. Referencë 59-60.
Drishti në Mesjetë 33

qytetarët e Drishtit e mbanin veten me krenari si pasardhës të romakëve


(Romanorum colonos se appellantes) dhe sipas Shufflait dhe Novakut në
emrat familjarë aty midis në periudhën midis shekujve XIV – XV, gjejmë
mjaft nga to që janë emra romanë: Palombo ose Colomba∗, de
Leporibus∗, Barbabiancha∗, Summa, Bello; por krahas këtyre ka edhe
mbiemra shqiptarë si: Bariloth, Precalo, Scapuder; dhe mbiemra serbë
si: Beroj; Svinja (de Svinis, Suignis, Grinçarius (Presbyter Domenicus
Grinçarius de Drivasto)58 ose grekë, si: Calageorgii dhe Spano (σπανοσ -
pa mjekër). Familja më e ngritur fisnike ishte ajo e quajtur me mbiemrin
Span ose Spano, serbisht Spanovići. Një linjë e kësaj familjeje ka qenë në
shërbim të venecianëve gjatë shek.XV, kurse një linjë tjetër u përkiste
përkrahësve të serbëve.59
Në lidhje me këtë Ippeni përmend një farë Andreas Shpani, i cili
mesa duket ishe një vasal i mbretit serb Stefan Dushani, dhe pas vdekjes
së këtij bëhet sundues i Drishtit.60 Shpanët ishin me origjinë nga Shkodra
dhe ngaqë merreshin me tregti arrijnë të blejnë toka në Drisht, dhe mesa
duket vendosen atje përfundimisht.61 Nga kjo familje e ka origjinën
Pjetër Shpani, kanonik i Drishtit, i cili më vonë bëhet kryeipeshkv i
Tivarit.62 Një përfaqësues tjetër i kësaj familje, i cili përmendet edhe në
librat e arkivave të Raguzës, po me emrin Pjetër Shpani (Peter Span),

Në lidhje me mbiemrat familjarë në gjuhën latine mund të thuhet këtu, që në
Mesjetë (sidomos gjatë periudhës venedikase) ishte e “modës”, që emrat të shkruhen në
formë latine dhe të përkthehen në atë gjuhë, p.sh.: Angelus (Engjëlli), Barletius
(Barleci), etj, etj; dhe si rrjedhim në lidhje me origjinën etnike të disa familjeve është
nganjëherë e vështirë të thuhet sot, nëse ato ishin latinë, shqiptarë apo diçka tjetër, kështu
që edhe mbiemri Palombo ose Colomba (shqip pëllumbi) korrespondon shumë me
mbiemrin familjar shqiptar Pëllumbi – E. M.

“De leporibus” duket se ka ngjasim me fjalën shqipe “lepuri”, por mund të jetë
edhe rasa rrjedhore shumës e emrit Lepos, leporis (dhan. Leporibus; rrjedh. De
leporibus), që do të thotë hijeshi, bukuri, dhe si rrjedhim ky mbiemër familjar mund të
përkthehet në shqip me “prej të hijshmëve ≈ i të hijshmëve, i të bukurve”. – E. M.

Barbabiancha = Mjekërbardhi, edhe ky mbiemër për shkak të formës së tij të
përbërë (barba + biancha = mjekër + bardhi), më ngjason edhe me formën e mbiemrave
të përbërë familjarë shqiptarë (si p.sh: Kryeziu, Kokëdhima, etj, etj.), pra nuk tregon
medoemos një identitet etnik latin. – E. M.
58
Krh. Statutet dhe urdhëresat, f. 46.
59
Krh. Jireček, “Skutari”, në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 113.
60
Krh. Ippen, “Monumente ...”, në: Shqipëria e Vjetër ..., f. 182.
61
Krh. Statutet dhe urdhëresat, f. 47.
62
Krh. Po aty.
34 Edmond Malaj

1430-1456 († para vitit 1458) ishte shqiptar katolik.63 Ai kishte tre bij:
Bozhidarin (Božidar) († para vitit 1474), Aleksin (Alexius filius Petri
Spani = Aleksi, i biri i Pjetër Shpanit – E. M.) ose të quajtur ndryshe edhe
Llesh Shpanoviqin (Lješ Spamović), i cili në vitin 1454 ka qenë vojvodë
i despotit Gjergj (Georg) në qytetin malor të Novo Bërdës (Lleshi në vitin
1474 ka qenë gjallë akoma) dhe biri i fundit i Pjetër Shpanit quhej
Hërvoje (Hrvoje) që në vitin 1478 ishte akoma gjallë.64 Ky Pjetër Shpani
mori pjesë edhe në Lidhjen e Lezhës (1444), kreu i së cilës u bë
Skënderbeu.65 Në vitin 1474 paraqiten edhe i biri i Bozhidarit, Pjetri me
nënën e tij Gojsavën dhe gruan e tij Ljubosavën.66
Një familje tjetër me rëndësi në Drisht ishte edhe familja Ungaro, e
cila me sa duket ishte me origjinë nga Kotorri, por ndoshta edhe nga
ndonjë qytet tjetër dalmatin, dhe prej kësaj familje vinte Paulus Ungaro,
fisnik i Drishtit (Nobilis de Drivasto, 1403), i cili qe nderuar me medalje
për luftën kundër osmanëve. I biri i tij ishte me sa duket Bellazzo
(Bellacisu) Ungaro, që pati shumë merita për kalimin e Drishtit dhe të
Tivarit nën sundimin venedikas.67 Atij si shpërblim 1443 iu fal fshati
Gastropoti dhe emërohet më vonë edhe Vojvodë i Drishtit dhe
përfaqësonte qytetin e tij në Venedik që prej 20 korrikut 1446.68 Pas
vdekjes së tij Venediku emëron birin e tij Nikollën si vojvodë të
Drishtit.69 Një pinjoll i kësaj familje ishte edhe Marino Ungaro, që
përmendet në vitet 1508-1514 si rektor i juristëve në Universitetin e
Padovës.70
Një tjetër familje me rëndësi ishte edhe ajo me mbiemrin Lepore
(de Leporibus) prej kësaj familje vinte edhe një person tjetër me emrin
Gjon që ka qenë ipeshkëv i Drishtit nga viti 1360 deri në vitin 1373
(sipas Shuflait dhe Novakut qe ipeshkëv gjatë kohës 1359-138971), dhe
63
Krh. Jireček, “Skutari”, në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 113.
64
Krh. Po aty.
65
Krh. Statutet dhe urdhëresat, f. 47.
66
Krh. Jireček, “Skutari”, në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 113.
67
Krh. Statutet dhe urdhëresat, f. 48.
68
Krh. Po aty.
69
“vidua Nicolai Ongaro condam vojvode de Drivasto” Šufflay: Städt und Burgen
Albaniens, f. 54. Ref. 57.
70
Krh. Nadin-Bassani: Migrazione e integrazione, f. 93.
71
Krh. Statutet dhe urdhëresat, f. 61.
Drishti në Mesjetë 35

më pas papa Gregori XI e transferoi atë në arqipeshkvinë e Tivarit.72 Ky


ipeshkëv ishte i lidhur shumë me Balshajt.73 Një person tjetër i njohur i
kësaj familjeje ka qenë Teodori i Drishtit (Teodorus de Drivasto) i cili qe
ndihmës i Dominik Topisë (xhaxhait të princit të njohur, Karl Topisë), i
cili u mundua të bëhej kryeipeshkv i Raguzës dhe që ishte shumë aktiv në
instalimin e urdhrit domenikan në trojet shqiptare dhe në ndërtimin e
kuvendeve dominikane në Shkodër, Kotorr dhe Shibenik dhe që në vitin
1367 u bë kryeipeshkv i Zarës.74 Teodori që njihej si ndihmës dhe
përkrahës i Dominik Topisë u dëbua nga qeveria e Raguzës, porse me
kërkesën e Balshajve, këshilli i lartë i Raguzës më 4 maj 1361 i lejoi atij
që të qëndronte atje edhe katër muaj, me arsyetimin se atij i duhej të
mblidhte borxhet që i kishin qytetarët e atjeshëm.75 Teodori kishte lidhje
gjaku me ipeshkvin e Drishtit,
Gjonin që përmendëm pak
më lart.76
Në lidhje me zanatet aty
dukej se ishte e zhvilluar
kryesisht poçeria, kovaçhanat,
përpunimi i mëndafshit77 dhe
sidomos punimi me gurë78.
Një degë e rëndësishme e
ekonomisë së Drishtit, duhet
Fig. 3. Rrënojat e kështjellës të fotografuara nga të ketë qenë vreshtaria dhe
poshtë, tek fshati i vjetër i Drishtit. Foto: E. Malaj
prodhimi i verës, që duhet të
72
Krh. Illyrici Sacri. Tomus Septimus, Ecclesia Diocletiana, Antibarensis,
Dyrrhachiensis et Sirmiensis, cum eorum suffraganeis. Auctore Daniele Farlato,
Presbytero Societatis Jesu, et Jacobo Coleto olim ejusdem Societatis alumno.Venetiis,
MDCCCXVII. Aput Sebastianum Coleti. Superiorem permissu ac privilegio. (Botim i
dytë. Prishtinë: Arbi 2004.), f. 237. (Cituar si: Farlati: Illyrici Sacri VII, f.)
73
Krh. Šufflay: Städt und Burgen Albaniens, f. 52.
74
Krh. Statutet dhe urdhëresat, f. 60-61.
75
„[...]quod Theodorus de Leporibus de Drivasto possit stare in Ragusa ad
exigendum debita sua.“ Po aty, f. 61.
76
Krh. Po aty.
77
Krh. Fjalor Enciklopedik Shqiptar. Botuar nga Akademia e Shekncave të RPS
të Shqipërisë Tiranë 1985, f. 209. (Cituar si: Fjalor enciklopedik shqiptar, f. 209.)
78
Krh. AAlb. II, nr. 747, f. 229.
36 Edmond Malaj

ketë qenë i rregulluar me ligje të veçanta të statutit.79 Në zonat përreth kishte


mjaft verë (rrush – E.M.) dhe vaj (ullinj – E.M.), porse luftërat e
pandërprera e kishin rritur vazhdimisht mjerimin dhe gjendjen e vështirë
në qytet.80 Sot po në ato zona përreth nuk ka asgjë më, vetëm kodra
shkëmbore të mbuluara pjesërisht me ferra e shkurre.
Qyteti i Drishtit shtypte edhe monedha bakri; mbi këto monedha
ishte e stampuar ikona e Shën Mërisë dhe mbi disa të tjera një qytet me
kulla dhe me një portë mbi të cilën ishte i skalitur një zambak, kurse
mbishkrimi “civitas Drivasti” (qyteti i Drishtit), sipas një monedhe të gjetur,
nuk mund të lexohej qartë, kurse në anën tjetër të monedhës paraqiteshin
muret e qytetit.81 Përsa i përket administratës së qytetit, deri tani dimë se
ka pasur vojvodën (që e përmendëm më sipër), që kishte të bënte
kryesisht me “policinë e qytetit” dhe ishte kreu i saj, por që kishte edhe
funksione të tjera në organizimin komunal të qytetit, pastaj dhe podestas
(podesta), që në shqip do të thotë “zot, kapiten, njeri me pushtet të plotë
në një zyrë të caktuar.” dhe duket se ky post njihej edhe me emërtimin
“castellanus Drivasti popolaris”82.
Për arsye kursimi në vitet 1397-1399 venedikasit ia caktuan këtë
detyrë një njeriu jo fisnik, kastellanit të dukës së Shkodrës, dhe kjo gjë
shkaktoi pakënaqësi të mëdha tek qytetarët e Drishtit.83 Si rrjedhim,
Kastelani u caktua pësëri nga Drishti, por që duhej të ishte sërish nën
urdhërat e kapitenit (comes) të Shkodrës.84 Podestati i Drishtit duhej të
ishte i pranishëm në “gjykatë”, pra në proceset gjyqësore çdo të hënë, të
martë dhe të premte gjithë ditën, kurse për çdo të mërkurë dhe të enjte
pas ngrënies së drekës, dhe apelimi ndaj vendimeve të tij në çështjet
civile prej viti 1444 e më pas duhej të bëhej në Shkodër dhe nëse bëhej
fjalë për çështje me shuma mbi 100 dukatë, apelimet bëheshin në
Venedik.85 Rroga e këtij zyrtari për qytetin e Drishtit ishte për vitet 1396-
79
Krh. Schmitt: Das venezianische Albanien, f. 118.
80
Krh. Jireček, “Skutari”, në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 113.
81
Krh. Statutet dhe urdhëresat, f. 45.
82
AAlb. II, nr. 596, f. 167.
83
Krh. Šufflay: Städt und Burgen Albaniens, f. 54. Krh. edhe AAlb. II, nr. 596, f.
167.
84
“[...] et sit ad omnem obedientiam comitis Scutari.” AAlb. II, nr. 596, f. 167.
85
Krh. Šufflay: Städt und Burgen Albaniens, f. 54.
Drishti në Mesjetë 37

1399 tetë dukatë ari në muaj, dhe që duhej të mbante me shpenzimet e tij
edhe një ndihmës a asistent.86
Siç e përmendëm edhe më lart, Drishti si shumë qytete shqiptare të
Mesjetës (p.sh. si Tivari, Durrësi, Deja) ishte i ndarë në pjesën e sipërme
dhe pjesën e poshtme të qytetit. Në pjesën e sipërme ishte kalaja e
fortifikuar e cila shërbente si administratë e qytetit dhe gjykatë kurse
pjesa e poshtme ishte vendi i banimit me treg, me lagjen e zejtarëve dhe
me zonën e kopshtijeve,87 porse duhet të theksohet këtu që këshilli i
qytetet nuk kishte një godinë të vetën dhe ndoshta mblidhej në ndonjë
kishë, siç bëhej edhe në Shkodër.88 Përveç këshillit, në qytet luanin një
rol të rëndësishëm edhe gjykatësit (iudices), të cilët ushtronin edhe
pushtet ekzekutiv dhe përfaqësonin qytetin edhe jashtë tij.89 Krahas
ndërtesave të thjeshta, në Drisht duket se ka pasur edhe shtëpi të larta deri
në katër kate.90 Në vitin 1404, në Drisht, venecianët ndërmorën edhe
ndërtimin e rezervuarëve dhe të cisternave të ujit, të cilët mesa duket, më
parë nuk kishin ekzistuar, jo vetëm në Drisht, por as në Shkodër dhe as
në Durrës.91
Sipas M. Ahmetit dhe E. Lalës “të huajt nuk ishin të mirëpritur në
Drisht, sidomos në shekullin e katërmbëdhjetë por edhe më vonë”92.
Kështu që në shek.XV, të huajt me funksione në qytet, u zëvendësuan
plotësisht me klerikë vendas, të cilët vinin nga familjet fisnike vendase
dhe ky fenomen nuk ndodhi vetëm në Drisht por edhe në qytetet e tjera
shqiptare.93
Shenjti mbrojtës i Drishtit ishte Shën Gjergji dhe festa e Shën
Gjergjit shënonte pikën kulminante në jetën e qytetit. Gjatë kësaj feste të
huajt gëzonin bile edhe të drejta mbrojtëse të veçanta94. Përveç festimit
në masë të gjerë të një Shenjtori, në Drisht ashtu si në qytetet e tjera
shqiptare, sidomos në ato veriore të ritit roman, ekzistonin edhe të
86
“[...] fiat annus castellanus Drivasti popularis, qui habeat de salario in mense
ducatos octo auri et tenere debat suis expensis unum famulum [...]”AAlb. II, nr. 596, f.
167.
87
Krh. Schmitt: Das venezianische Albanien, f. 98.
88
Krh. Po aty, f. 100.
89
Krh. Po aty, f. 120.
90
Krh. Po aty, f. 101.
91
Krh. Po aty, f. 70.
92
Statutet dhe urdhëresat, f. 22.
93
Krh. Po aty.
94
Krh. Schmitt: Das venezianische Albanien, f. 132.
38 Edmond Malaj

ashtuquajturat “vëllazëri” (fratalia, fraternitas) dhe “shkollat” (scuole),


të cilat mesa duket ishin të ngjashme me “vëllazëritë” dhe “shkollat” e
tipit italian, që përbëheshin nga një numër i kufizuar anëtarësh, të cilët
mblidheshin së bashku për të nderuar një shenjtor të veçantë95. Për
Drishtin njihen “vëllazëritë” e Shna Kryqit, Shën Gjergjit dhe Shën
Mërisë. Ndoshta këto “vëllazëri” luanin edhe rolin e korporatave, porse
korporata të mirëfillta, në të cilat organizoheshin zejet, të paktën deri në
shek.XIV dhe gjatë tij, duket se nuk ka pasur.96 Në lidhje me shkollat,
nuk dimë asgjë, nuk kemi asnjë informacion se çfarë tipi ishin, çfarë
mësohej në to dhe se cili ishte aktiviteti i tyre, por nga Drishti kanë dalë
dijetarë, të cilët janë bërë ipeshkvij në provinca të ndryshme, kanë hapur
edhe shkolla dhe kanë qenë noter edhe jashtë vendit (p.sh. Dalmaci).
Për shembull në vitin 1388 në Raguzë përmendet një drishtjan
(drivastin), me emrin Teodor, i biri i Nikollës, i cili kishte hapur një
shkollë fillore në lokalitetin e quajtur Stanjo (Stagno) të kësaj republike
(pra të Raguzës), dhe që u mor vendim t’i jepeshin 10 perperë për
pagesën e qirasë së shtëpisë, ku kishte hapur shkollën.97

Ipeshkvia e Drishtit
Drishti njihet si ipeshkvi që në fund të shek.IX, por fatkeqësisht
deri më sot nuk kemi arritur të kemi një histori të plotë të kësaj qendre
ipeshkvnore dhe informacionet më të shumta rreth saj i kemi deri tani nga
jezuiti italian, historiani i njohur i kishës, Daniele Farlati, i cili ishte në
fillim bashkautor dhe pastaj autor kryesor i veprës monumentale prej 12
vëllimesh, me titull “Illyricum Sacrum”, ku përshkruhet historia e kishës
katolike në Dalmaci, Shqipëri dhe pjesërisht deri në Epir. Kësaj vepre do
t’i referohemi kryesisht në nënçështjen, në të cilën bëhet fjalë për
ipeshkvit e kësaj ipeshkvie. Sipas Shuflait, Drishti i përket “shtresës së
dytë” të krijimit të ipeshkvive shqiptare, shtresë kjo që e ka zanafillën në
gjysmën e parë të shek.VIII dhe vazhdon deri në mesin e shek.XIII.98
95
Po aty..
96
Krh. Po aty, f. 133.
97
“1388, 19 Decembris, Ragusii. Drivastinus Stagni scholam aperit. I eodem
consilio minore captum fuit, quod dentur yperperi X Teodoro filio d(omi)ni Nicole de
Driuasto peo affictu domuz, in qua debet tenere scolares in Stagno, pro docendo (!) eos
legere et scribere” AAlb. II, 435, f. 105.
98
Krh. Milan von Šufflay, “Kirchenzustände im vortürkischen Albanien. Die
orthodoxe Durchbruchszone im katholischen Damme”. Në: Illyrisch-Albanische
Drishti në Mesjetë 39

Në katalogët më të vjetër të peshkopëve grekë, Drishti ο ∆ριβαστου


përmendet nën juridiksionin e mitropolitit të Durrësit; kurse nga
shek.XI ishte nën juridiksionin e arqipeshkvit katolik të Tivarit99 e vënë
nga Papa Aleksandri II, sipas Dëllingerit (Döllinger) në vitin 1062.100 Por
këtu ka një pasaktësi, sepse sipas Schmittit, Tivari u bë ipeshkvi në vitin
1089.101 Kurse, në fund të shek. XII, Drishti i përkiste kryeipeshkvisë së
Pultit.102 Ipeshkvia e Drishtit erdhi gjithnjë duke u rritur sa që në
shek.XIV, Drishti kishte shumë kisha dhe nga studiuesit konsiderohet se
ka qenë një ndër fidanishtet më të mëdha të klerit katolik shqiptarë,
krahas Shasit (Saucium).103 Kishat e Drishtit ishin me mure të trasha104
dhe deri më sot dimë se ky qytet kishte këto katedrale dhe kisha:
• Katedralja e Shën Mërisë (përmendur në vitin 1352) (capitulum
ecclesiae S. Mariae de Drivasto 1352), e cila kishte edhe një shkollë.105
Bile kulti i Shën Mërisë ishte aq shumë i rëndësishëm, saqë ikona e Shën
Mërisë ndodhej edhe në monedhat e këtij qyteti.
• Katedralja e Shën Gjergjit (1400), e cila kishte edhe një shkollë.
• Kisha e Shën Kryqit, e cila, sipas burimeve kishte edhe një
shkollë.
• Kisha e Shën Stefanit
• Kisha e Shën Françeskut (1404)
• Kisha e Sancta Maria Veteris (1403)
• Kisha e Shën Shelbuemit (1399)
• Kisha e Shën Prendës (Shna Prendes) (1400)
_______________________
Forschungen. Unter Mitwirkung von Professor Dr. Konstantin Jireček [usw.].
Zusammengestellt von Dr. Ludwig von Thallóczy. I. Band. Mit einer Landkarte.
München/Leipzig: Duncker und Humblot 1916, f. 194-195. (Cituar si: Šufflay:
“Kirchenzustände”. Në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f.).
99
Krh. Jireček, “Skutari”, në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 111.
100
Krh. Ignaz von Döllinger: Beiträge zur politischen, kirchlichen und cultur-
geschichte der sechs letzten Jahrhunderte. Regensburg: Veröffentlicht von Georg Joseph
Manz 1863, f. 93.
101
Krh. Schmitt: Das venezianische Albanien, f. 86.
102
Krh. Po aty, f. 51.
103
Krh. Statutet dhe urdhëresat, f. 48.
104
Krh. Schmitt: Das venezianische Albanien, f. 99.
105
“[…] ut nostra ecclesia cathedralis et ecclesia S. Georgii et tres scole maiores
videlicet S. Crucis, S Georgii, S. Marie sint exempte ab onere decimarum prout antea
fuerunt.” Statutet dhe urdhëresat, f. 55.
40 Edmond Malaj

• Kisha e Shënkollit (S. Nicolaus) në varoshin e vjetër.106


Sipas Jireçekut, midis qytetit dhe kështjellës ndodheshin rrënojat e
një kapele të vogël me tre altarë të rrumbullakët.107
Nën malin Maranai që në shek.XV quhej edhe Marinaa ose Marinay
shtrihej manastiri benediktin i Shën Gjonit, që në vitin 1356 u vu nga
Papa nën juridiksionin e ipeshkvit të Balecit, kurse më vonë ky manastir,
i ndodhur në vendin e quajtur Stole apo Strilalio, i përkiti krahinës së
Drishtit dhe abati i manastirit duhej të ishte gjithmonë një drishtjan
(semper in futurum abbas sit Drivastinus).108 Rrënojat e këtij manastiri,
sipas Jireçekut, një kullë katërkëndëshe me mbetjet nga kisha dhe nga
ndërtesat e manastirit ndodhen në fushën e quajtur Shtoj, në veri të
Shkodrës, tek fshati Rasha (Raši).109
Tek ipeshkvi i Drishtit kishte shumë klerikë, famuj dhe priftërinj të
rangut të lartë; p.sh. në vitin 1317, përmendet një prift nga Drishti, i
quajtur Andreas de Drivasto (1317-1334) që ishte noter në Ishullin
Lagosta, i cili i përkiste shtresës së patricëve ulqinakë.110 Për vitin 1349,
gjatë së cilit në Drisht ra sëmundja e murtajës, në Raguzë përmenden në
librat e notariatit, 7 priftërinj vetëm nga Drishti (për këtë vit përmenden
gjithsej 24 priftërinj shqiptarë) që përveç shërbimeve të ndryshme, sidomos të
noterisë, merrnin përsipër edhe udhëtimet nëpër vendet e ndryshme të
pelegrinazhit si p.sh. për në Monte Gargano, Bari, Santiago de Kompo-
stella, Asizi, Rom, etj.111 Kurse në vitin 1399, për shkak të rrezikut turk,
në Raguzë pati një koloni të madhe priftërinjsh nga Drishti.112
Siç duket pra ky qytet kishte shumë priftërinj dhe këta detyroheshin
të bënin aty edhe shërbime të ndryshme komunale angarie, siç ishte p.sh.
edhe shërbimi i rojës së qytetit, dhe këtë gjë e vërteton edhe një vendim i
106
“Ego quidem presbyter Nicolaus de Driuasto legiptimus presbyterorum sancte
Marie de Driuasto[…]” AAlb. II, nr. 99, f. 28; “Sub Driuasto apud ecclesiam S. Nicolai
sub civitate Veteri”. Po aty, f. 43; krh. Aleksandër Meksi: Arkitektura e kishave të
Shqipërisë (Shekujt VII-XV), Tiranë: Eugen 2004, f. 142-143; krh. edhe Armao: Vende,
kisha lumenj, f. 73.
107
Krh. Jireček, “Skutari”, në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 111.
108
Krh. Po aty, f. 114.
109
“Në shek.XIX, në lidhje me rrënojat e manastirit të Shën Gjonit të Rashit pati
ngatërresa të mëdha midis katolikëve dhe të ardhurve ortodoksë nga Mali i Zi.” Po aty.
110
Krh. Šufflay: Städt und Burgen Albaniens, f. 78.
111
Krh. Šufflay: “Kirchenzustände”. Në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f.
265.
112
Statutet dhe urdhëresat, f. 48.
Drishti në Mesjetë 41

Senatit të Venedikut për vitin 1397.113 Ky numër i lartë i klerit e kishte


bërë Drishtin të njihej si “qytet ... eksportues priftërinjsh”114. Kisha
Katedrale e ipeshkvisë së Drishtit kishte edhe “statutet e saj”, të përbëra
prej 53 (LIII) kapitujsh, nëpërmjet të cilave rregullohej jeta dhe
veprimtaria e klerit aty. Ekzistenca e tyre bëhet e njohur në vitin 1392.115
Këto statute ishin zakonore dhe të vjetra dhe këtë e nxjerrim nga teksti i
tyre.116 Dorëshkrimi është i shkruar nga kanoniku dhe noteri i Tivarit,
Simeon Dromasus më 12 janar 1468.

Ipeshkvit e Kishës së Drishtit


nga shek. IX deri në shek. XVII
Për të dhënat mbi ipeshkvit e Drishtit, i jemi referuar vëllimit të
shtatë të veprës së Farlatit “Illyricum Sacrum”, e cila na jep informacione
të shumta në lidhje me këta ipeshkëv. Interesant është fakti që emërimi i
ipeshkvijve u bë edhe pasi qyteti u pushtua nga osmanët në vitin 1478 e
më vonë. Lista e ipeshkve të Drishtit vijon si më poshtë:
I. Emri i ipeshkvit i panjohur, viti 877
Në vitin 877 u zhvillua edhe një koncil i ashtuquajtur “Koncili
Delmitan” (Concilium Delmitanum) ku morën pjesë edhe të gjithë
ipeshkvijtë e Provincës kishtare të Dioklesë, dhe aty Kisha e Drishtit
u bë ipeshkvi, duke u renditur si sufragane e mitropolisë së provincës
së lartpërmendur.117 Pra Kisha e Drishtit pati nga ky vit ipeshkvin e
vet, porse emri i këtij nuk dihet dhe nuk njihen as emrat e ipeshkvijve
të tjerë duke filluar nga viti 877 deri në vitin 1062, sepse për gati
dyqind vjet rresht, nuk ka asnjë farë informacioni në lidhje me këtë
ipeshkvi.118

113
„faciant custodias et alias angarias tamquam seculars … sicut fecerunt
hucusque.“ Šufflay: “Kirchenzustände”. Në: Illyrisch-Albanische Forschungen I, f. 265.
114
Xhufi: Dilemat e Arbërit, f. 243.
115
Krh. Schmitt: Das venezianische Albanien, f. 96, 110.
116
Krh. “Statutet dhe urdhërat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit”. Në:
Gjurmime Albanologjike. Seria e Shkencave Historike 1-1971. Prishtinë 1972, f. 188.
“antiquissima et observata consuetudine secundum morem et consuetudinem
antiquorum.” Kap. 46.
117
Krh. Farlati: Illyrici Sacri VII, f. 234.
118
“Post hunc anonymum Episcopum anni fere docenti interfuere, cum Ecclesiæ
& Episcopi nulla mentio, nullum indicium repetitor.” Po aty.
42 Edmond Malaj

II. Emri i ipeshkvit i panjohur, viti 1062


Edhe për vitin 1062, emri i ipeshkvit të Drishtit nuk dihet, por është e
sigurt që në këtë vit Kisha e Drishtit e kishte akoma titullin e
ipeshkvisë. Këtë e marrim vesh nga letrat e papë Aleksandrit II
dërguar Pjetrit, kryeipeshkvit të Kishës së Dioklesë dhe të Tivarit, me
datë 18 mars 1067, në të cilat krahas ipeshkve të tjerë dalmatin, vë në
listë dhe i vendos nën juridiksionin e këtij kryeipeshkvi edhe
ipeshkvin e Drishtit,119 por pa i përmendur emrin, nga kjo del se
Drishti edhe këtë vit ka pasur peshkopin e vet.120 Këtë e rikonfirmon
pastaj pothuaj tridhjet vjet më vonë (8 janar 1089) edhe Papa
Klementit III, duke e përmendur edhe ipeshkvinë e Drishtit si
sufragane të këtij kryeipeshkvi, pra të “Petro Dioclensis sedis
archiepiscopo”121. Pas këtij ipeshkvi anonim, që tek Farlati është i
dyti, kemi një ndërprerje në listën e ipeshkvijve të Drishtit deri në
vitin 1122.
III. Emri i ipeshkvit i panjohur (ndoshta Elia), viti 1122
Papa Kaliksti II në një letër të datës 14 tetor të vitit 1122 e deklaron
kishën e Drishtit si Sufragane të Arqipeshkvisë së Raguzës me
arqipeshkvijtë raguzinë të Dioklesë dhe të Tivarit Geraldus por nuk
përmend emrin e ipeshkvit të Drishtit.122
IV. Pjetri, Ipeshkëv i Drishtit (Petrus Episcopus Drivastensis), vitit 1141
U bë ipeshkëv i Drishtit në vitin 1141, por nuk pati sukses në detyrën
e tij, sepse në vitin 1153 i dërguari apostolik Henrikus e hoqi nga
119
“Alexander II. papa “Petro venerabili archiepiscopo Diocliensis atque
Antibarensis ecclesiae” “Dioclensem ecclesiam cum omnibus suis pertinentiis”,
Antibarensem, Ecaterensem, Palachiensem (!), Suatinensem (!), Drivastinensem,
Polatinensem, Serbiensem, Bosoniensem, Tribuniensem ecclesiam, “monasteria quoque
tam Latinorum quam Graecorum sive Sclavorum” subicit.” Acta et Diplomata res
Albaniae Mediae Aetatis illustrantia. Collegerunt et digesserunt Dr. Ludovigus de
Thallóczy, Dr. Constantinus Jireček ed Dr. Emllianus de Sufflay. Volumen II (Annos
344-1343 tabelamque geographicam continens) Vindobonae MXMXVIII. Typis Adophi
Holzhausen., nr. 63, f. 17. (Cituar si: AAlb. I, nr. i dokumentit, f.).
120
“Queppe Alexander II. in suis ad Petrum Archiepiscopum Dioclensis Ecclesiæ
litteris cum aliis Dalmatiæ superioris Episcopis Dinnastriensem, idest Drivastrastensem
eidem adscripsit: qoud argumento est, sum illi non defuisse Episcopum; sed humus
nomen ingnotum est.” Farlati: Illyrici Sacri VII, f. 234-235.
121
Krh. AAlb. I, nr. 68, f. 21.
122
Krh. Farlati: Illyrici Sacri VII, f. 235. Krh. AAlb. I, nr. 81, f. 27. (Tek AAlb.,
emrin ipeshkvi e ka Elia).
Drishti në Mesjetë 43

posti i ipeshkvit dhe po ashtu veproi edhe me Gjonin (Joannem)


Ipeshkvin e Ulqinit, dhe i mallkoi që të dy. Ai i thirri këta të dy të
paraqiteshin në sinodin provincial, të organizuar nga ai vetë në
Raguzë, por këta nuk u paraqitën.123 Pas Pjetrit Ipeshkvia e Drishtit
nuk pati ipeshkëv deri në vitin 1166.
V. Martinus, Ipeshkëv i Drishtit (Martinus Episcopus Drivastensis), viti
1166
U bë ipeshkëv i Drishtit në vitin 1166, mesa duket qëndroi në këtë
detyrë deri në vitin 1178, pasi në këtë vit u vendos në Tivar, por jo si
ipeshkëv.124
VI. Petrus II, Ipeshkëv i Drishtit (Petrus II Episcopus Drivastensis), viti 1199
U bë ipeshkëv i Drishtit në vitin 1199, dhe nuk e dimë se deri kur
qëndroi në këtë detyrë.125
VII. Emri i ipeshkvit i panjohur, viti 1220
VIII. Emri i ipeshkvit i panjohur, viti 1250
IX. Dominikus, Ipeshkëv i Drishtit (Dominicus Episcopus Drivastensis),
viti i panjohur
Emri nuk është i sigurtë. Nuk dihet se në cilin vit u bë ipeshkëv dhe
vdiq më 1322.126
X. Nicolaus, Ipeshkëv i Drishtit (Nicolaus Episcopus Drivastensis),viti 1322
Nikolaus ishte i urdhrit të fretërve eremitë të Shën Augustinit. U
zgjodh si ipeshkëv i Drishtit në vitin 1322 por për shkak të disa
mosmarrëveshjeve, kjo zgjedhje u shfuqizua nga Andrea
kryeipeshkëv i Tivarit, porse u bë ipeshkëv i Drishtit në vitin 1323
nga Gjoni (Johannes) XXII, i cili e bëri sërish të vlefshme zgjedhjen e
tij të para një viti.127
XI. B. Ipeshkëv i Drishtit (B. Episcopus Drivastensis), viti 1351
Emri i këtij ipeshkvi është i shënuar vetëm me inicialin B. U bë
ipeshkëv në vitin 1351, por më tepër nuk dihet asgjë rreth tij.128

123
“Henricus Legatus Apostolicus anno 1153. cum Petrum Drivastensem, tum
Joanem Olciniensem Episcopos Sede episcopali dejectos anathemati mulctavit,
porpterea qoud vocat ad Synodum provnicialem, quod ipse Ragusium convocaverat,
adesse noluerunt, ut in Ragusiensi Ecclesia diximus.” Farlati: Illyrici Sacri VII, f. 235.
124
Krh. Po aty.
125
Krh. Po aty.
126
Krh. Po aty, f. 236.
127
Krh. Po aty.
128
Krh. Po aty.
44 Edmond Malaj

XII. Gjoni, Ipeshkëv i Drishtit (Johannes Episcopus Drivastensis), viti


1360
Gjoni që ipeshkëv i Drishtit nga viti 1360 deri në vitin 1373, por që
nga ky vit papa Gregori XI e transferoi atë në Arqipeshvinë e
Tivarit.129 Ky ipeshkëv ishte i lidhur shumë me Balshajt.130 Ai i
përkiste familjes së njohur Lepore (de Leporibus) nga Drishti dhe
ishte i njohur edhe si “auditor” dhe “examinator” për komunat
dalmatine, “judices et contractus”, fisnik i vërtet në Lokrum dhe në
Mlet, si dhe i njohur si njeri i ditur në Braq dhe Hvar.131
XIII. Bernardi, Ipeshkëv i Drishtit (Bernardus Episcopus Drivastensis),
viti 1373
Bernardus u bë ipeshkëv i Drishtit në vitin 1373, por pas një viti u
transferua në kishën e Kotorrit,132 sepse me sa duket nuk kishte
raporte të mira as me klerin, as me popullin e Drishtit.133 Mesa duket
Bernardi ishte nga Kotorri.134
XIV. Athanasius, Ipeshkëv i Drishtit (Athanasius Episcopus Drivastensis),
viti 1374
Athanasius u emërua Ipeshkëv i Drishtit nga papa Gregor XI në prill
të vitit 1374, dhe zëvendësoi Bernardin e lartpërmendur, mbi
origjinën e tij nuk dimë asgjë, por mesa duket vinte nga Italia, pasi
para se të bëhej ipeshkëv i Drishtit, kishte shërbyer në kishën e Shën
Andresë në Padova.135

129
Krh. Po aty, f. 237.
130
Krh. Šufflay: Städt und Burgen Albaniens, f. 52.
131
Krh. Statutet dhe urdhëresat, f. 61.
„1368, 16. Martii. Drivasti. Instrumentum notarii per literas communis manu
episcopi scriptas commendatur. --- praud de procuratione huiusmodi clare patuit
publico instrumento scripto manu presbyteri Johannis publici notarii comunis Driuasti
in anno domini MCCCLXVIII die XVI mensis marcii recomendato cum litera autentica
comunis Driuasti scripta manu domini Johanis episcopi dicte civitatis die VIII mensis
madii et auctenctica per dominum ciuitatis Ragusii --- E documento infra sub 14.
Ianuarii 1371 adducto. “ AAlb. II, nr. 237, f. 54.
132
“Joanni in hanc sedem suffectus ne integrum quidemm annum illam tenuit,&
anno 1374 ad Catharensem Ecclesiam migravit.” Farlati: Illyrici Sacri VII, f. 237.
133
Krh. AAlb. II, nr. 318, f. 74.
134
„[...] venerabilem fratrem nostrum Barnardum Catharensem [...]“. AAlb. II,
nr. 318, f. 74.
135
Krh. AAlb. II, nr. 318, f. 74.
Drishti në Mesjetë 45

XV. Nicolaus II, Ipeshkëv i Drishtit (Nicolaus II Episcopus


Drivastensis), viti 1391
Nicolaus u emërua Ipeshkëv i Drishtit në vitin 1391 dhe ishte i
urdhrit françeskan minorit (ex Ordine Fratrum Minorum).136 Vdiq në
vitin 1396. Ishte me origjinë nga Vegla (sot ishulli Kërk (Krk) në
Kroaci).
XVI. Andreas, Ipeshkëv i Drishtit (Andreas Episcopus Drivastensis), viti
1396
Andreas ishte nga Montanja dhe u emërua ipeshkëv i Drishtit në
vitin 1396, por që filloi në vitin 1398 dhe ndenji dy vjet.137
XVII. Bartholomaeus Ipeshkëv i Drishtit (Bartholomaeus Episcopus
Drivastensis), viti 1400
Bartolomeus ishte qytetar venedikas dhe ishte ipeshkëv i Drishtit
gjatë viteve 1400-1404, dhe pas këtij viti u largua nga ky post ose për
fajin e tij ose për shkak të tjerëve dhe emigroi në Itali në famullinë e
Shën Bartolomeut në Rimini dhe shërbeu aty për shumë vjet si
famullitar.138
XVIII. Franciscus, Ipeshkëv i Drishtit (Franciscus Episcopus
Drivastensis), viti 1404
Franciscus ishte nga Shkodra, i urdhrit françeskan dhe u bë
ipeshkëv i Drishtit në vitin 1404 nga papa Innocentius VII, porse në
vitin 1424 iku nga Drishti dhe kaloi në Kishën e Ulqinit.139
XIX. Nicolaus III., Ipeshkëv i Drishtit (Nicolaus III. Episcopus
Drivastensis), viti 1424
Nicolaus III, para se të bëhej ipeshkëv i Drishtit në vitin 1424,
kishte qenë në Kishën e Ulqinit, por se në çfarë posti, këtë nuk
mund ta mësojmë nga vepra e Farlatit. Si ipeshkëv i Drishtit ai
ndenji vetëm pak kohë dhe iku prej aty po në të njëjtin vit. Më tepër
nuk dihet rreth tij.140
136
Krh. Farlati: Illyrici Sacri VII, f. 237.
137
Krh. Po aty.
138
“[...] vix quadriennium præfuit, & vel ob ejus culpam, vel aliam aob causam
amotus in Italiam migravit, atque Arimini in paroecia S. Bartholomei plures anos
animarum curam Parochos gessit.” Po aty.
139
“Patria Scodrensis, religione vitae instituto Franciscanus, cuin Innocentius
VII. anno apud Waddingam 1404 Ecclesiam Drivastensem demandavit ... Transit ad
Ecclesiam Olciniensem anno 1424.” Po aty, f. 238.
140
“Cui Vuallibastæ cognomn erat. Hic tradita Francisco Olciniensi Ecclesia,
qui præerat, abe o Drivastensem recesit ... & eodem anno ab ea amovetur.” Po aty.
46 Edmond Malaj

XX. Dionisius, Ipeshkëv i Drishtit (Dionisius Episcopus Drivastensis),


viti 1425
Dyonysius ishte nga Bohemia nga një familje e shquar të qytetit të
Kninit.141 Ai ishte njeri me dije të larta, kishte edhe titullin Magister
për teologji dhe u emërua Ipeshkëv i Drishtit në vitin 1425, porse
pas dy vjetësh u hoq nga ky post, sepse as nuk ishte administrator i
mirë dhe as i denjë për detyrën e ipeshkvit, dhe në vend të tij u
vendos si administrator (jo si ipeshkëv) i Kishës së Drishtit F.
Bernardo Vivaris.142
XXI. Michael, Ipeshkëv i Drishtit (Michael Episcopus Drivastensis), viti
1428
U transferua nga posti i ipeshkëvit të Balleas (!) në postin e
ipeshkvit të Drishtit më datë 5 tetor 1428, dhe ky ndodhi për shkak
të vdekjes së Dionizit, ipeshkvit paraardhës të Drishtit.143
XXII. Paullus, Ipeshkëv i Drishtit (Paullus Episcopus Drivastensis), viti
1445
Mbiemri i tij ishte Dushi (Dusius), ish-rektor në famullinë e Shën
Agustinit në qytetin Travisos, dhe para se të transferohej në Drisht
qe ipeshkëv i Shasit. U bë ipeshkëv i Drishtit në vitin 1445. Sipas
Farlatit, ky ishte Pal Engjëlli, që shkroi edhe një histori për
Skënderbeun.144
XXIII. Nicolaus IV, Ipeshkëv i Drishtit (Nicolaus IV Episcopus
Drivastensis), viti 1457
Nicolaus, para se të bëhej ipeshkëv në Drisht ishte famullitar në
kishën e Shën Marisë së këtij qyteti dhe kishte edhe postin e
kanonikut të kishës së Drishtit, ipeshkv i Drishtit u bë më 9 tetor të
vitit 1457, nga papa Kalikstus (Calixtus) III.145

141
“Natione Bohemus ex illustri familja de Knin ortes [...]” Po aty.
142
Krh. Po aty, f. 238-239.
143
“Quem a Balleascensi ad Drivastemsem Ecclesiam Martinus V. post
Dionzsium Sede episcopali privatum transtulit die eodem; v. id. Octobris an. 1428.
Translates est Michael olim Epescopus Baleacensis ad Ecclesiam Drinasten. vacantem
per privationem factam per Dominum Nostrum de persona F. Dionysii olim Episcopi
Drinasten.” Po aty, f. 240.
144
Krh. Po aty.
145
“De summo cognominatus, Canonicus Ecclesiae Drivastensis, idemque
Parochus S. Mariae de civitatis veteri diocesis Drivastensis quam Callixtus III, IX Cal.
Octrobris anno 1457 Ecclesiae Drivastensis praefecit” Po aty, f. 243.
Drishti në Mesjetë 47

XXIV. Thomas, Ipeshkëv i Drishtit (Thomas Episcopus Drivastensis), viti nuk dihet
Se kur Thomas u bë ipeshkëv i Drishtit, viti nuk dihet, kurse viti i
vdekjes së tij është 1489; me sa duket ky ishte ipeshkvi i cili
përjetoi pushtimin me shkatërrimin e Drishtit, kur sulltan Mehmeti
II rrethoi Shkodrën.146
Pas këtij ipeshkvi, ata që pasojnë nuk ndodheshin më në Drisht (dhe
as në territoret shqiptare), ngaqë ky qytet ishte i pushtuar nga
osmanët, braktisur shkatërruar dhe lënë krejtësisht në mëshirën e
fatit. Si rrjedhim, kishat e shumta, katedralja dhe ipeshkvia nuk
ekzistonin më dhe dalëngadalë nuk u mbeti as shenja as nishani.
Pra, këta ipeshkëv të Drishtit që ndoshta nuk e panë kurrë
ipeshkvinë e tyre janë:
XXV. Franciscus II. Ipeshkëv i Drishtit (Franciscus II Episcopus
Drivastensis), viti 1489
Ishte nga Milano (Mediolanum) u bë ipeshkëv i Drishtit në vitin
1489 dhe në vitin 1496 qe ndihmës i ipeshkvit të Trientit.147
XXVI. Antonius, Ipeshkëv i Drishtit (Antonius Episcopus Drivastensis),
viti 1509
U propozua për titullin e Ipeshkvit të Drishtit nga Papa Julius II më
11 shtator 1509, në një kishë, e cila tashmë ishte shkatërruar në
pjesën më të madhe nga jobesimtarët, (këtu duhet të nënkuptohen
pushtuesit osmanë) dhe vdiq tre vjet më vonë, në vitin 1512.148
XXVII. Benedictus, Ipeshkëv i Drishtit (Benedictus Episcopus
Drivastensis), viti 1512
Mbiemri i tij ishte Cornis (ose Kernis). U bë ipeshkëv i Drishtit në
vitin 1512. Siç del nga Farlati, ky, ngaqë ishte i lidhur me kishën e
Varazhdinit (Hungari), e bën edhe kishën e tij në Drisht sufragane
të ipeshkvit të Varazhdinit.149 Nuk dimë asgjë më tepër rreth tij.
XXVIII. Theophilus, Ipeshkëv i Drishtit (Theophilus Episcopus
Drivastensis), viti 1516
Ishte i urdhrit kamaldens. U bë ipeshkëv i Drishtit në vitin 1516 dhe
pas dy vjetësh dha dorëheqje nga titulli i Ipeshkvit të Drishtit për të
146
Krh. Po aty, f. 242-243.
147
Krh. Po aty, f. 243.
148
Krh. Po aty, f. 246.
149
“In laodatio Prayi catalogo dicitur etiam Sufraganeus Antistitis Varadensis in
Hungaria: Benedictus Kernis Episcopus Drivaszensis, lege Drivassensis, Sufraganeus
Episcopi Varadensis.” Po aty.
48 Edmond Malaj

qëndruar në krye të Manastririt kalamdens të Balneos (Itali), post ky


i preferuar prej tij.150 Rreth tij nuk dimë asgjë më tepër.
XXIX. Franciscus III., Ipeshkëv i Drishtit (Franciscus III Episcopus
Drivastensis), viti 1518
U bë ipeshkëv i Drishtit në vitin 1518 dhe vdiq pas një viti. Nuk
dimë asgjë më tepër rreth tij.151
XXX. Johannes II., Ipeshkëv i Drishtit (Johannes II Episcopus
Drivastensis), viti 1520
U bë ipeshkëv i Drishtit në vitin 1520 dhe vdiq pas një viti (1521)
Nuk dimë asgjë më tepër rreth tij.152
XXXI. Gundisalvus, Ipeshkëv i Drishtit (Gundisalvus Episcopus
Drivastensis), viti 1521
U bë ipeshkëv i Drishtit në vitin 1521 dhe vdiq pas tre vjetësh. Nuk
dimë asgjë më tepër rreth tij.153
XXXII. Petrus III., Ipeshkëv i Drishtit (Petrus III Episcopus
Drivastensis), viti 1525
U bë ipeshkëv i Drishtit në vitin 1525. Nuk dihet se në cilin vit
mbajti titullin Ipeshkëv i Drishtit, dhe nuk dimë deri tani asgjë më
tepër rreth tij.154
XXXIII. Franciscus IV., Ipeshkëv i Drishtit (Franciscus IV Episcopus
Drivastensis)
Nuk dihet se në cilin vit u bë ipeshkëv i Drishtit, dhe gjithashtu nuk
dihet se në cilin vit vdiq apo u zëvendësua nga një tjetër. Mbiemri i
tij ishte De Solis.155
XXXIV. Alphonsus, Ipeshkëv i Drishtit (Alphonsus Episcopus
Drivastensis), viti 1541
U bë ipeshkëv në vitin 1541 ishte Kanonik (prift i rangut të lartë në
një kishë ipeshkvnore) i Kishës Hispaliense (Ecclesia Hispaliensis)
dhe pas vdekjes së tij pak vite më vonë (data e vdekjes nuk dihet)
mbeti për shumë vite pa ipeshkëv, dhe në vitet 1545 dhe 1548 papa
150
Krh. Po aty.
151
Krh. Po aty, f. 246-247.
152
Krh. Po aty, f. 247.
153
Krh. Po aty.
154
Krh. Po aty.
155
Krh. Po aty.
Drishti në Mesjetë 49

Pali III vuri në krye të kishës së Drishtit, por jo si ipeshkvinj, Palë


dhe Andrea Engjëllin (Paulus Angelus, Andrea Angelus)156
XXXV. Hieronymus, Ipeshkëv i Drishtit (Hieronymus Episcopus
Drivastensis), viti 1636
Hieronimus Lucichius, qe klerik i urdhrit françeskan (Ordo Min. S.
Francesci) dhe qe propozuar ipeshkëv i Drishtit prej papës Urbani
VIII më 3 mars të vitit 1636, por që u emërua si i tillë më 17 tetor
1636, pas 91 vitesh gjatë të cilave Ipeshkvia e Drishtit ishte
vakante, pra pa ipeshkëv.157 Sipas Farlatit, ai ka qenë administrator
i kishës boshnjake, dhe përveç mbiemrit Lucich, ai kishte edhe
mbiemrat Bogol nga babai dhe Vares nga nëna e tij, të cilën e kishte
boshnjake.158 Ka vdekur në vitin 1648 dhe e kanë varrosur në
kishën S. Joannis Babtista në Bosnjë.159
Pas këtij ipeshkvi nuk ka më të tjerë dhe Drishti duket se nuk
figuron më si qendër ipeshkvnore në hartën kishtare katolike. Pra këtu
është fundi edhe i ipeshkvisë së Drishtit. Kaq pra mund te shkruhet për
momentin rreth qytetit të Drishtit, një qytet, i cili para se të shuhej, kishte
një histori mbi 1500 vjeçare.

Përmbledhje
Drishti ndodhet rreth 12-13 km në afërsi të Shkodrës në krahinën e
Postribës. Në mesjetë ky lokalitet quhej Drivasto. Kështjella e këtij qyteti
e ka origjinën ndoshta nga koha romakë ose koha ilire. Qyteti ishte i
ndarë në pjesën e sipërme (qyteti i sipërm) dhe të poshtme (qyteti poshtë).
Qyteti ka qene gjatë mesjetës së hershme pjesë e perandorisë bizantine,
gjatë gjysmës së dytë te shekullit XI nën pushtetit e Bodinit të Dioklesë,
dhe që nga viti 1185 në duar të serbëve. Prej vitit 1393-1395 Drishti ishte
nën sundimin e osmanëve, por që nga viti 1396 nën sundimin e
venedikasve.
156
Krh. Po aty.
157
“3 Martii 1636 providit Urbanus VIII., Ecclesiæ Drivastensis in Macedonia
sive Albania complures annos vacant per obitum illius ultimo Episcopus de Persona F.
Hieronymi Lucich. Ord. Min. S. Francisci. … 17. Octobris fuit consecrates in
Episcopum Drivastensem in Albania Reverendissimus D. D. Hieronymus Lucich.
Ordinis S. Francisci vigore Bullæ SS. DD. Urbani VIII.” Po aty, f. 248.
158
Krh. Po aty.
159
Krh. Po aty.
50 Edmond Malaj

Balsha III u mundua ta pushtonte qytetin dy herë dhe në vitin 1418


u shkaktoi drishtjanëve dëme të mëdha. Despotët serbë e patën Drishtin
nën sundimin e tyre deri në vitin 1442, porse në aktet serbe Drishti
përmendet deri në vitin 1442 si pjesë të “Zetës së poshtme”, më vonë
Drishtin e morën venecianët, të cilët e patën këtë qytet nën juridiksionin e
tyre deri në vitin 1478. Drishti u pushtua nga osmanët në vitin 1478, dhe
gjatë rrethimit të fundit të Shkodrës osmanët sollën në kampin turk 300
drishtjanë të zënë rob, të cilëve sulltan Mehmeti II ua preu kokat të
gjithëve para mureve të Shkodrës, me qëllim që t’ua fuste frikën
shkodranëve dhe venecianëve brenda kështjellës, dhe këta të pranonin
kapitullimin. Pas pushtimit nga osmanët Drishti ra si qytet, u rrënua
plotësisht duk e pësuar fatin e shumë qyteteve të tjera që ndodheshin aty
përreth, si Sardës, Sapës, Balezos Shasit, etj, dhe nuk u ripërtëri kurrë
më.
Në Drisht popullsia e qytetit përbëhej kryesisht nga etni të
ndryshme, aty gjejmë elementin roman, atë shqiptar, por edhe ato sllavë
dhe grekë. Disa nga mbiemrat e familjeve të Drishtit janë p.sh. të pastër
romanë si: Palombo ose Colomba, de Leporibus, etj; mbiemra shqiptarë
si: Bariloth, Precalo, Scapuder (1368 gjurma e parë e emrit të popullit
shqiptar); dhe mbiemra serbë si: Beroj; Svinja ose grekë, si: Calageorgii
dhe Spano (spanos = pa mjekër).
Në lidhje me zanatet aty dukej se ishte e zhvilluar kryesisht poçeria,
kovaçhanat dhe përpunimi i mëndafshit, dhe sidomos punimi me gurë, si
dhe vreshtaria dhe ullishtat. Monedhat e Drishtit ishin prej bakri, shumë
primitive; disa me ikonën e Shën Mërisë dhe disa të tjera me pamjen e
qytetit me kulla dhe me një portë mbi të cilën është i skalitur një zambak,
me mbishkrimin “civitas Drivasti”.
Përsa i përket administratës, qyteti ka pasur vojvodën, që kishte të
bënte kryesisht me “policinë”, por edhe me organizmin komunal të
qytetit, dhe pastaj podestas (Podesta), që në shqip “zot, kapiten, njeri me
pushtet të plotë në një zyrë të caktuar.” dhe duket se ky post njihej edhe
me emërtimin “castellanus popolaris”. Drishti ka pasur vëllazëri edhe
shkolla po në lidhje me shkollat, nuk dimë asgjë, nuk kemi asnjë
informacion se, çfarë mësohej në to, por nga Drishti kanë dalë dijetarë, të
cilët janë bërë ipeshkëv në provinca të ndryshme dhe kanë hapur edhe
shkolla dhe kanë qenë noter edhe jashtë vendit (p.sh. Dalmaci).
Drishti njihet si ipeshkvi që në fund të shekullit të 9-të, por
fatkeqësisht deri më sot nuk kemi arritur të kemi një histori të plotë të
Drishti në Mesjetë 51

kësaj ipeshkvie dhe informacionet më të shumta rreth saj i kemi deri tani
nga jezuiti italian, historiani i njohur i kishës Daniele Farlati. Drishti
kishte shumë kisha dhe nga studiuesit konsiderohet se ka qenë një ndër
fidanishtet më të mëdha të klerit katolik shqiptarë, krahas Shasit
(Saucium). Drishti kishte këto katedrale dhe kisha: Katedralja e Shën
Mërisë; ajo e Shën Gjergjit; Kisha e Shën Kryqit; e Shën Stefanit; e Shën
Françeskut; e Sancta Maria Veteris; e Shën Shelbuemit; e Shën Prendës;
e Shënkollit (S. Nicolaus). Ipeshkvit e Drishtit, janë të shënuar që nga viti
877, por emrat e ipeshkvijve të parë janë anonimë. Ipeshkvi i fundit që ka
shërbyer në Drisht ishte Toma (Thomas Episcopus Drivastensis) me sa
duket ky ishte ipeshkvi i cili përjetoi pushtimin me shkatërrimin e
Drishtit. Pas këtij ipeshkvi, ata që pasojnë nuk ndodheshin më në Drisht
(dhe as në territoret shqiptare), ngaqë ky qytet i pushtuar nga osmanët,
ishte braktisur, shkatërruar dhe lënë krejtësisht në mëshirën e fatit.

Summary

DRISHTI DURING MIDDLE AGES

Drishti (also called Drivasto during Middle Ages) stands around 12 – 13 Km close
to Shkodra, in the region of Postriba. This city’s castle is thought to date from the Roman
or the Illyrian times. During the early middle ages, the city has been part of the
Byzantine Empire, during the second half of the 11th century it has been under the reign
of Bodini of Dioclea, from 1185 Drishti fell in the hands of the Serbs and from 1393 to
1395 it was lorded by the Ottomans, but from 1396 the Benedicts took its reigns.
Balsha II tried to occupy the city twice and on 1418 he caused great damage to the
Drishtans. Later, and until 1442, Drishti was taken by the Serbian Despots. After the
Despots, Drishti was under the jurisdiction of the Venetians until 1478. The same year it
was occupied then by the Ottomans and afterwards it fell completely as a city.
Drisht’s population is composed by several ethnic minorities. We found there the
Roman, the Albanian, even the Slav or Greek element. Some of the last names of the
families in Drisht are for example: clearly Roman as: Palombo or Colomba, de
Leporibus, etc; Albanian last names as: Bariloth, Precalo, Scapuder (1368 the first trace
of the name of the Albanian people “Shqiptar”); Serbian last names as: Beroj, Svinja; or
Greek ones as: Calageorgi and Spano (spanos = beardless).
From an administrative point of view, the city had Vojvoda, which principally
concerned ‘the police’ and the communal organization of the city. There was also
Podestas (Podesta), which means owner, captain, a man with total power in an office,
and it seems that this post was also known as “castellanus popolaris”.
52 Edmond Malaj

Drishti is also known as an episcopacy since the end of the 9th century and has
been considered by the researchers as one of the greatest cradles of the Albanian
Catholic Clergy, next to Shasi (Saucium), but unfortunately up to our times we haven’t
succeeded to have a complete history of this episcopacy.
Nr.1-2 STUDIME HISTORIKE 2010

LEDIA DUSHKU

PËRPJEKJET E POLITIKËS GREKE PËR ANEKSIMIN


E SHQIPËRISË SË JUGUT: NGA DIPLOMACIA
NË VEPRIME TË ARMATOSURA
(shtator 1913 - shkurt 1914)

Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve


Jugorë dhe diplomacia greke
Më 11 gusht 1913, Konferenca e Ambasadorëve e mbledhur në
Londër që në dhjetor të një viti më parë, krahas përcaktimit në vija të
përgjithshme të kufirit jugor të shtetit shqiptar, vendosi krijimin e dy
Komisioneve Ndërkombëtare për caktimin në terren të kufijve veriorë
dhe jugorë të tij. Fuqitë e Mëdha përcaktuan në mënyrë të përgjithshme
proceduarat e punës së Komisioneve dhe kompetencat e tyre në caktimin
e kufirit tokësor. Komisioni i kufirit të Jugut kishte liri veprimi në zonën
e Gjirokastrës, fati i së cilës do të vendosej gjatë caktimit në terren të
kufirit shqiptaro-grek, ndërsa ishte vendosur që Korça, të ishte pjesë e
shtetit shqiptar. Baza ku do të mbështetej puna e tij ishte parimi i përzier
“etniko-gjeografik” dhe në mënyrë të veçantë, elementi i gjuhës së folur
në familje. Komisioni duhej të fillonte nga puna më 1 shtator 1913 dhe të
përfundonte më 30 nëntor të po atij viti. Tërheqja e ushtrisë greke nga
territoret shqiptarë1 do të fillonte një muaj pasi Komisioni të kishte
përcaktuar në terren vijën kufitare shqiptaro-greke.
Më 12 gusht 1913 Konferenca e Ambasadorëve mbylli punimet.
Menjëherë Fuqitë e Mëdha u vunë në lëvizje për të bindur qeverinë greke
t’i nënshtrohej vendimeve të 11 gushtit 1913 dhe të mbështeste punën e
Komisionit Ndërkombëtar të caktimit të kufirit shqiptaro-grek.
Pavarësisht përpjekjeve të ndërkombëtarëve, qëndrimi i qeverisë greke
1
Në kuadrin e Luftës së Parë Ballkanike ushtria greke kishte pushtuar territoret e
pretenduara të Shqipërisë së Jugut, në jug të vijës Himarë-Korçë. Për më shumë në lidhje
me fazat e pushtimin dhe politikën greke në zonat e pushtuara shih: Ledia Dushku,
“Zona e pushtuar nga Greqia dhe përcaktimi i kufirit shqiptaro-grek në Konferencën e
Ambasadorëve në Londër (mars-gusht 1913)”, Studime historike, Nr. 3-4, 2009, f. 27-44.
54 Ledia Dushku

vazhdoi të mos njihte tërheqje. Ajo deklaroi se nuk pranonte të lironte


vullnetarisht territoret që i ishin dhënë Shqipërisë nga Konferenca e
Londrës2 dhe se trupat greke në Shqipërinë e Jugut, në rast nevoje, kishin
urdhër t’u kundërviheshin vendimeve të Fuqive të Mëdha3.
Qëndrim sfidues ndaj vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve
mbajti edhe mbreti i Greqisë, Kostandini. Deklarata e tij se “uniteti i
Fuqive të Mëdha në marrjen e një vendimi nuk ishte i njëjtë me unitetin
në zbatimin e tij”, shprehnin qartë qëllimin e politikës greke për të
vonuar dhe penguar punën e Komisionit. Vonesa e punës së Komisionit i
shkonte për shtat asaj. Ajo sillte shtyrjen e tërheqjes së ushtrisë greke
duke i dhënë kohë përgatitjes së “reagimit të popullsisë vendase”, reagim
të cilin Greqia do ta përdorte si mjet presioni ndaj Fuqive të Mëdha, për
të përfituar në çështjen e ishujve të Egjeut4. Si një oficer i përgatitur në
Gjermani dhe kunat i kajzerit Vilhem (Wilhelm), Mbreti u treguar aktiv
për të ndryshuar kursin e politikës së jashtme të Greqisë, duke dëshiruar
afrimin me fuqitë e Evropës Qendrore: Gjermaninë dhe Austro-
Hungarinë5. Veçanërisht afrimi me Gjermaninë i shërbente neutralizimit
të aksionit diplomatik italian. Në shtator të vitit 1913, mbreti Kostandin
vizitoi Berlinin. Në takimet diplomatike ai kundërshtoi bashkimin e
qytetit të Korçës me Shqipërinë dhe u përpoq të bindte autoritetet e larta
gjermane mbi vështirësitë e zbatimit në terren të vendimeve të
Konferencës së Londrës. Ndryshe nga sa ai priste, sekretari gjerman i
shtetit i deklaroi me vendosmëri se “një qëndrim i palëkundur i Greqisë
në çështjen e kufirit me Shqipërinë nuk i shërben asaj për të fituar
dashamirësinë e Trepalëshit. Korça i ishte caktuar Shqipërisë nga të
2
Haus und Hof Staats Archiv, Wien, Politisches Archiv, Albanien (më tej:
HHSt.A.PA.A) në Arkivin e Institutit të Historisë (më tej: AIH), Vj. 23-9-937, Raport i
delegatit të Austro-Hungarisë në Komisionin e Kufirit për Ministrinë e Jashtme, Korfuz:
17 shtator 1913.
3
Arben Puto, Historia diplomatike e çështjes shqiptare,Tiranë: “Albin”, 2003, f.
164.
4
Michael Llewellyn Smith, “Venizelo’s diplomacy, 1910-1913” në: Eleftheros
Venizelos: The trials of Statesmanship, përgatitur për botim nga Paskalis Kitromilides,
Universiteti i Edinburgut, 2006, f. 150.
5
Thanos Veremis, Helen Gardikas-Katsiadakis, “Protagonist in politics, 1912-
1920” në Eleftheros Venizelos: The trials... f. 116.
Përpjekjet e politikës greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut ... 55

gjitha Fuqitë e Mëdha, për pasojë Greqia duhet të heqë dorë nga
pikëpamja intransigjente, të cilës i përmbahet”6.
Mesazhe të njëjta mori edhe kryeministri në takimet që zhvilloi me
nëpunësit e lartë të politikës britanike. Në notën e 4 shtatorit 1913,
qeveria britanike i kërkoi homologes së saj greke “të hiqte dorë prej
kundërshtimit të vendimeve të aeropagut evropian”7. Qëndrimi britanik
ndikoi edhe në atë francez. Shumë shpejt ministri francez në Athinë i
deklaroi qeverisë greke, të njëjtën pikëpamje8. Më i ashpër ishte qëndrimi
i Austro-Hungarisë dhe Italisë. Në notat e tetorit të 1913, që Vjena dhe
Roma i drejtuan Athinës, bënin me dije se qeveritë e tyre mbështesnin
vendimet e Londrës në lidhje me qëndrueshmërinë e Komisionit dhe
evakuimin e ushtrisë greke prej territoreve shqiptare. “Çdo ndryshim,
qoftë edhe i përligjur me argumente serioze të rendit lokal, rrezikon të
shkaktojë ndërlikime të mëdha të rendit të përgjithshëm. Edhe nëse
vullneti i popullsisë do të jetë i sinqertë, ai nuk do të merret parasysh”9.

Nga kancelaritë ndërkombëtare


tek zonat e pushtuara
Qëndrimi i Fuqive të Mëdha e përqendroi vëmendjen e politikës
greke në terren, tek zonat e pushtuara në Shqipërinë e Jugut. Masat e
marra aty kishin qëllime të njëjta sikurse edhe diplomacia: të
kundërshtonin lënien e Korçës me Shqipërinë, të vononin e të pengonin
punën e Komisionit të Kontrollit, t’i paraqisnin zonat ku do të kalonte
Komisioni si territore të banuara në shumicë nga popullsi greke, me
6
HHStA.PA.A në AIH, Vj. 23-34-3453, 23-34-3452, Raport i ministrit të Austro-
Hungarisë në Berlin për ministrin e Jashtëm, Bertold, Berlin 9 dhe 12 shtator 1913. Mbi
takimin e mbretit të Greqisë me sekretarin e shtetit dhe kajzerin gjerman.
7
British documents on the Origins of the War, 1898-1914, Vol 10, Pjesa II,
London: G.P. Gooch and H. Temperley, 1926-1930, Notë e Ambasadës së Britanisë së
Madhe në Athinë për qeverinë greke, Athinë: 4 shtator 1913.
8
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-5-569, Raport i ministrit austro-hungarez në
Athinë për Ministrinë e Jashtme, Athinë, 4 tetor 1913.
9
Ministere des Affaires Etrangeres, Archives Diplomatiques (më tej: AMAE) në
AIH, F. 87, fl. 391-392. Njoftim mbi notën italiane i ministrit të Jashtëm francez për
ministrat në Londër, Berlin, Romë, Vjenë, Kostandinopojë, Shën Petërsburg, Athinë,
Paris, 12 tetor 1913.
56 Ledia Dushku

shpresë se në këtë mënyrë Greqia do t’i mbante të okupuara territoret e


pushtuara dhe do të asgjësonte vendimet e Londrës për Shqipërinë10.
Në kohën e përcaktimit në terren të kufirit shqiptaro-grek (shtator-
dhjetor 1913) në territoret e pushtuara në Shqipërinë e Jugut u
intensifikuan masat me karakter propagandistik. Autoritetet greke të
pushtimit qenë në përpjekje të vazhdueshme për të bindur parinë vendase
që me anë telegramesh t’i shfaqte Fuqive të Mëdha dëshirën e saj për
bashkim me Greqinë11. Fuqive të Mëdha dhe Komisionit të Kufirit të
Jugut iu dërguan telegrame ku kundërshtohej emërimi i delegatëve
austriakë dhe italianë, të cilët konsideroheshin prej telegram
nënshkruesve si të anshëm12. Një delegacion nga Korça dhe zonat e
diskutueshme vizitoi Athinën. Në përbërje të tij ishin edhe mitropolitët e
Janinës, Paramithisë, Prevezës dhe Gjirokastrës. Ata u paraqitën si
delegatë të zgjedhur prej popullsisë së Shqipërisë së Jugut, të cilët i
kërkonin qeverisë greke dhe legatave të Fuqive të Mëdha në Athinë, të
anulonin nisjen e Komisionit të Kufirit, me pretekstin se popullsia nuk
kishte për ta pranuar atë dhe mund të reagonte në mënyrë të papëlqyer13.
Në prag të mbërritjes së Komisionit të Kufirit Jugor, në Janinë u
formua një komitet nën kryesinë e mitropolitit grek të Konicës. Anëtarët
e tij ishin kryesisht propagandistë grekë, që zotëronin gjuhë të huaja.
Komiteti i vuri vetes për detyrë të shoqëronte Komisionin e Kufijve, t’i
jepte atij informata në mbështetje të pikëpamjeve greke dhe të detyronte
popullsinë shqiptare ortodokse të deklarohej si greke para anëtarëve të tij.
Puna e Komitetit u mbështet nga autoritetet ushtarake greke, të cilët bënë
përpjekje për të falsifikuar gjendjen reale të popullsisë shqiptare në zonat
e kontestuara14. Një numër i madh familjesh shqiptare u nxorën jashtë
nga shtëpitë e tyre dhe në to u strehuan ushtarë dhe banorë me ndjenja
greke, të ardhur nga Zagoria dhe Konica. Popullsia vendase, e cila arriti
të qëndronte në shtëpi u porosit që në kohën e ardhjes së Komisionit të
10
AIH, A-VI-39, V. 1913-1914, fl. 49, Telegram i ministrit të Britanisë së Madhe
në Romë për Ministrinë e Jashtme, Romë: 30 tetor 1913.
11
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-14-1473. Raport i anëtarit austro-hungarez në
Komisionin e Kufirit Jugor për Ministrinë e Jashtme, Leskovik: 30 nëntor 1913; AIH, A-
IV-206, f.13.
12
Basil Papadakis, Histoire diplomatique de la question Nord-Epirote (1912-
1957), Athenes: Imprimerie J. Alevropoulos, 1958, f. 21-22.
13
AIH, A-IV-330, fl. 28.
14
Joseph Swire, Shqipëria: Ngritja e një mbretërie, Tiranë: “Dituria”, 2005, f.
146.
Përpjekjet e politikës greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut ... 57

përdorte në familje vetëm greqishten. Qëllimi ishte që në zonat ku


popullsia fliste dy gjuhë, Komisioni Ndërkombëtar i Kufirit të konsta-
tonte si gjuhë amtare, atë greke.
Ata që dyshoheshin se mund të shfaqnin ndjenja kombëtare
shqiptare, pavarësisht besimit që praktikonin u arrestuan, u burgosën dhe
u internuan. Njoftimet e konsujve austriake, britanikë dhe italianë
informonin për shtimin e numrit të arrestimeve, veçanërisht në Çamëri,
dhe transferimin e të burgosurve shqiptarëve nga burgjet e Gjirokastrës e
Tepelenës në atë të Janinës15. Shtëpitë e shqiptarëve u vunë nën
mbikëqyrjen e forcave ushtarake. Mësues nga gjimnazi dhe shkollat e
Janinës u dërguan në kufi për të pritur Komisionin e Kufirit. Pavarësisht
se kjo situatë ishte evidente, ministrin i Jashtëm grek i sapo emëruar,
Panas (Dimitrios Panas), në takimet diplomatike mohonte gjithçka16.
Deklaratat e tij shprehnin mungesë informacioni dhe mosbesim për
informatat, që bënin fjalë për terror të praktikuar nga autoritetet lokale
greke në zonat e pushtuara.
Krahas masave me karakter propagandistik, në terren u ndërmorën
edhe masa me karakter ushtarak. Raporti mes tyre arriti të gjente një
baraspeshë. Në takimin e datës 10 dhjetor 1913 që ministri britanik në
Athinë zhvilloi me kryeministrin grek konstatoi se qeveria greke
inkurajonte dhe furnizonte me armë epirotët në rezistencën e tyre kundër
vullnetit të Evropës17. Kreu i qeverisë greke nuk e mohoi inkurajimin dhe
nxitjen e popullsisë për t’u “vetë armatosur”, por ai nuk pranoi dërgimin
e armëve, me përjashtim të 500 pushkëve në Himarë. Në fakt relacionet
nga terreni bëjnë të besueshëm konstatimin e diplomatit britanik. Që në
mes të gushtit të vitit 1913, konsulli francez në Janinë njoftonte
Ministrinë e Jashtme se qeveria greke kishte “autorizuar rekrutimin e
vullnetarëve brenda Greqisë dhe në zonat e pushtuara”, veprim ky, që u
15
AIH, A-IV-253, Raport i konsullit britanik në Vlorë për Ministrinë e Jashtme,
Vlorë: 25 tetor 1913; HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-12-1231, Raport i konsullit austriak
në Janinë për Ministrinë e Jashtme, Janinë: 7 shtator 1913; HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-
14-1473, Raport i anëtarit austro-hungarez në Komisionin e Kufirit për Ministrinë e
Jashtme, Leskovik: 30 nëntor 1913.
16
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-9-942, Raport i ministrit austriak në Athinë për
Ministrinë e Jashtme, Athinë: 20 shtator 1913. Mbi takimin me ministrin e Jashtëm grek.
17
AIH, A-VI-39, viti 1913-1914, fl. 75-76, Raport i ministrit britanik në Athinë
për Ministrinë e Jashtme, Athinë: 10 dhjetor 1913.
58 Ledia Dushku

përsërit edhe gjatë muajit nëntor18. Të ardhurit përforcuan në një masë të


konsiderueshme efektivat e divizioneve të ushtrisë së rregullt greke. Disa
mijëra rekrutë u armatosën dhe u nisën në përforcim të garnizoneve greke
në Tepelenë, Gjirokastër, Korçë dhe Përmet. Një numër i konsi-
derueshëm ushtarësh grekë mbërritën në Sarandë dhe zonat rreth saj.
Pothuajse çdo ditë atasheu ushtarak francez në Athinë njoftonte se
“oficerë që i përkasin divizioneve greke jashtë Epirit, janë hequr nga
vendi i tyre dhe i janë bashkangjitur trupave të ushtrisë së Epirit....
Lëvizja e tyre bëhet pa tërhequr vëmendje, qoftë me detashmente, qoftë
me njerëz të izoluar...”19. Në fund të nëntorit të vitit 1913, përgatitjet për
një rezistencë të armatosur ishin drejt fundit. Pritej vetëm preteksti për të
rrokur armët.
Paralelisht me ushtrinë e rregullt greke në zonat e pushtuara të
Shqipërisë së Jugut po organizohej “një tjetër” forcë e armatosur. Ajo
duhej të vepronte si forcë e organizuar nga banorët e zonave të
diskutueshme, të cilët duhej t’i rezistonin përfshirjes në shtetin shqiptar.
U formuan kështu të ashtuquajturat “Batalione të Shenjta”20. Në kohën e
punimeve të Komisionit Ndërkombëtar të Kufirit Jugor, numri i tyre u rrit
ndjeshëm. Batalionet e Shenjta u organizuan nga oficerët e ushtrisë
greke21 dhe u pajisën me armë të ardhura nga Greqia22. Anëtarët e tyre
18
AMAE në AIH, F. 85, fl. 156, Raport i konsullit francez në Janinë për
Ministrinë e Jashtme, Janinë: 23 gusht 1913; Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së
Shqipërisë (më tej: AQSh), Fondi 145 (Kryesia e qeverisë së Përkohshme të Vlorës), viti
1913, dos. III-5/2, fl. 674-677, Telegram i komandantit të xhandarmërisë së Qukësit për
kryesinë e komunës, 18 shtator 1913; HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-14-1473, Raport i
delegatit austriak në Komisionin e Kufirit për Ministrinë e Jashtme, Leskovik: 30 nëntor
1913.
19
AMAE në AIH, F. 145, fl. 822, Raport i atasheut ushtarak francez në Athinë për
ministrin e Luftës, Athinë: 27 dhjetor 1913.
20
“Batalionet e Shenjta” u krijuan nën shembullin e legjioneve të lashta të Tebës,
të cilët ishin betuar se do të vdisnin duke luftuar, për të mos e lënë vendin e tyre të
pushtohej nga ushtria e Filipit të Maqedonisë. Në vitin 1913-1914, “Batalionet e
Shenjta” u krijuan në të gjithë territorin shqiptar, të pretenduar nga Greqia. Ata vepruan
sipas modelit të kompanive të ushtrisë së rregullt greke. Batalioni i parë u krijua në
Korçës në maj të 1913, në prag të vizitës së princit grek aty.
21
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-2-290, Raport i delegatit austriak në Komisionin e
Kufirit për Ministrinë e Jashtme, Leskovik: 27 tetor 1913; AMAE në AIH, F. 145, fl. 822,
Raport i atasheut ushtarak francez në Athinë për ministrin e Luftës, Athinë: 27 dhjetor
1913.
Përpjekjet e politikës greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut ... 59

dalloheshin nga ushtarët e rregullt grekë sepse mbanin në kapela inicialet


I. L (Ieros Lohos= Batalione të Shenjta). Në këtë mënyrë po përgatitej
terreni për ta kaluar rezistencën nga ushtria greke drejt Batalioneve të
Shenjta. Çdo batalion kishte në përbërje të tij rreth 50 vetë, kryesisht
vullnetarë prej ushtrisë greke, grekë dhe filo-grekë nga Shqipëria e Jugut,
veteranë “epirotë” të Luftërave Ballkanike, rezervistë të thirrur nën armë
nga diaspora greke e Amerikës, e Egjiptit, etj, keqbërës dhe kriminelë të
liruar nga burgjet e Kretës.
Emërtimi i tyre si “Batalione të Shenjta” të bën të mendosh se
rezistenca do të bëhej në emër të fesë, ç’ka nënkupton sjellje tejet
agresive, veçanërisht ndaj popullsisë shqiptare myslimane. Sipas
konsullit britanik në Vlorë “grekët po i përdorin të gjitha mjetet, përveç
vrasjeve, për të terrorizuar dhe për ta bërë të heshtë atë pjesë të
popullsisë, të cilën nuk kanë arritur ta bindin mbi origjinën e pastër
helene, apo për të nxitur tek ajo simpatitë helene”23. Veprimet e tyre të
mbështetura edhe nga autoritetet administrative e ushtarake greke ishin
akoma më cinike dhe brutale, në Çamëri. Ata kishin si qëllim të shuanin
çdo shenjë që tregonte ekzistencën e një popullsie jo greke, para
mbërritjes së Komisionit të Kufirit. Popullsia myslimane u dhunua dhe u
grabit24. Objektet e kultit, kryesisht ato të ritit bektashi, u shndërruan në
kisha.
Në shërbim të çështjes kombëtare u vunë edhe Shoqëritë
Panepirote. Javën e tretë të tetorit në Athinë u organizua mbledhja e
kryesive të Shoqërisë Epirote të Athinës dhe të Pireut. Takimi përfundoi
me krijimin e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”. Komiteti duket në
marrëveshje me qeverinë greke mori përsipër rezistencën e armatosur në
Shqipërinë e Jugut25. Përballë presionit ndërkombëtar dhe interesave
_______________________
22
AMAE në AIH, F. 85, fl. 156, Raport i konsullit francez në Janinë për
Ministrinë e Jashtme, Janinë: 23 gusht 1913; HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-12-1231,
Raport i Konsullit austriak në Janinë për Ministrinë e Jashtme, Janinë: 7 shtator 1913;
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-3-303, Telegram i Ministrisë së Jashtme të Austro-
Hungarisë për ministrin në Romë, Vjenë: 4 dhjetor 1913.
23
AIH, A-IV-253, Raport i konsullit britanik në Vlorë për Ministrinë e Jashtme,
Vlorë, 25 tetor 1913.
24
AQSh, Fondi 145, viti 1913, dos. II-62, fl. 43, Telegram i popullsisë së
Kurveleshit për qeverinë e Vlorës, Kurvelesh: 21 nëntor 1913; AIH, A-IV-253, Raport i
konsullit britanik në Vlorë për Ministrinë e Jashtme, Vlorë: 25 tetor 1913.
25
AIH, A-VI-39, viti 1913-1914, fl. 49 Telegram i ministrit të Britanisë së Madhe
në Romë për Ministrinë e Jashtme, Romë: 30 tetor 1913.
60 Ledia Dushku

greke në ishujt e Egjeut, qeveria e Venizellosit (Eleftherios Venizelos)


nuk mund të dilte hapur si organizatore e rezistencës në terren. Ajo duhej
të dukej se ishte vepër e popullsisë vendase, e cila do të kundërshtonte
bashkimin me Shqipërinë dhe “do të shpallte pavarësinë e Epirit të
Veriut, edhe nëse qeveria greke nuk do të ishte aktive”26. Komiteti u
dërgoi thirrje të gjithë epirotëve dhe miqve të tyre dhe u kërkoi
pjesëmarrje dhe ndihmë materiale në përgatitjen e rezistencës së
armatosur.
Komiteti ngriti degë në të gjitha qytetet e Shqipërisë së Jugut, të
pushtuara nga ushtria greke. Detyrë imediate e komiteteve lokale ishte
regjistrimi i popullsisë në Batalionet e Shenjta. Për ta kryer më së mirë
detyrën, ata bashkërenduan punën si me Batalionet e Shenjta ashtu edhe
me autoritetet e larta fetare, veçanërisht me mitropolitin e Gjirokastrës
dhe atë të Korçës. Sakaq nisi puna për të bindur popullsinë e Gjirokastrës
dhe të Korçës për t’u regjistruar si vullnetare në formacionet e
mësipërme. Për të nxitur pjesëmarrjen e shqiptarëve të krishterë u përdor
propaganda me karakter fetar, sipas së cilës Shqipëria si shtet mysliman
nuk kishte aspak mundësi që të ekzistonte dhe se ata duhet të ruheshin që
të mos binin nën sundimin e bejlerëve myslimanë27. Me krijimin e
komiteteve lokale, Batalionet e Shenjta filluan të organizoheshin më
mirë. Shumë shpejt komiteti i Gjirokastrës përgatiti edhe rregulloren për
punën e Batalioneve të Shenjta28. Masat shtrënguese dhe detyruese që
26
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-8-828, Telegram i konsullatës austro-hungareze
në Korfuz për Ministrinë e Jashtme, Korfuz: 10 tetor 1913.
27
Po aty, Vj. 23-14-1473, Raport i delegatit austriak në Komisionin e Kufirit për
Ministrinë e Jashtme, Leskovik: 30 nëntor 1913.
28
Rregullorja e “Batalioneve të Shenjta” u hartua vetëm në gjuhën greke. Ajo
kishte 10 nene dhe filloi të zbatohej në fillim të nëntorit të vitit 1913. Sipas saj,
Batalionet e Shenjta formoheshin jo vetëm në qytet por dhe në fshatra. Ata kishin
flamurin e tyre me ngjyrë të kaltër, si flamuri i Greqisë, mbi të cilën shkruhej në të
bardhë “Bashkim ose Vdekje” dhe nën të “Legjioni i Shenjtë i Gjirokastrës”. Batalionet
kishin për detyrë të bënin organizimin ushtarak të banorëve dhe t’i stërvitnin ata.
Rregullorja detyronte të gjithë meshkujt e qytetit dhe të fshatit nga mosha 19 deri 55 vjeç
të regjistroheshin në “Batalionet e Shenjta”. Pjesë e tyre mund të ishin edhe gratë, të cilat
nëse dëshironin mund të mbanin edhe armë. Hierollohitët, kështu quheshin anëtarët e
Batalioneve të Shenjta, përgatiteshin nga oficerë grekë, 2 herë në javë, të martë dhe të
enjte pasdite, për tre orë. Gjatë dy ditëve të stërvitjes, dyqanet e të krishterëve ishin të
mbyllura pasdite. Ata që i hapnin gjobiteshin nga 5 deri në 100 dhrahmi. Stërvitja
ushtarake ishte e detyruar. Në rast mungese të pajustifikuar, rezervistët gjobiteshin me 2
dhrahmi dhe në çdo dy mungesa gjoba dyfishohej. Ata që nuk pranonin të regjistroheshin
Përpjekjet e politikës greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut ... 61

përmbante ajo ndikuan në rritjen e pjesëmarrjes së shqiptarëve në


Batalionet e Shenjta.
Në funksion të politikës shkëputëse u përdor gjerësisht edhe shtypi.
Në fillim të tetorit 1913 në Korçë, Gjirokastër dhe Delvinë dolën në
qarkullim edhe tre gazeta të reja në gjuhën greke. Nëpër faqet e shtypit u
pasqyrua gjerësisht i gjithë aktiviteti i mësipërm. Kolona të gjata me
telegrame të adaptuara sipas shijes greke; akuza kundër delegatit italian
dhe austro-hungarez të Komisionit Ndërkombëtar të Kufirit Jugor; lajme
mbi mbështetjen që popullsia myslimane shqiptare i jepte bashkimit me
Greqinë dhe pjesëmarrjen e tyre në Batalionet e Shenjta; kronika të
shumta mbi hapjen e shkollave greke dhe frekuentimin e tyre nga fëmijët
shqiptarë; thirrje entuziaste për luftë çlirimtare; kryeartikuj mbi
paaftësinë shtet formuese të shqiptarëve dhe perspektivat e rivendosjes të
një sundimi të tmerrshëm të bejlerëve atje; kronika tendencioze mbi
keqbërjet masive të shqiptarëve ndaj popullsisë greke, etj 29.
Masat e mësipërme u hasën nga Komisioni i Kufirit gjatë punës së
tij. Komisioni hyri në Shqipëri nga Korça, më 14 tetor 1913, por pa u
ndalur aty sepse qyteti ishte vendosur që t’i mbetej Shqipërisë. Prej
Korçës, ai shkoi në Ersekë ku qëndroi 22 ditë. Nga Erseka iu drejtua
Leskovikut ku qëndroi pak më shumë se një muaj dhe prej andej mori
rrugën për në Gjirokastër, ku mbërriti më 8 dhjetor 1913. Himara nuk u
përfshi në kalendarin e punës së Komisionit. Ndërkombëtarët në Londër
kishin vendosur që ajo të ishte pjesë e shtetit shqiptar.
Në vendet ku kaloi dhe qëndroi, Komisioni u gjend nën pritjen
ekzaltuese të popullsisë të veshur me fustanella të qëndisura e me flamuj
grekë në duar; të nxënësve të shkollave; të klerit ortodoks; të
“Batalioneve të Shenjta”; të burrave dhe të grave me armë në duar, të
cilët në korr thërrisnin në gjuhën greke: “Rroftë Greqia”, “O me Greqinë
ose vdekje”. Memorandume proteste iu dorëzuan anëtarëve të
Komisionit30. Por vizitat e rastësishme të tij në zonat e diskutueshme
treguan një gjendje aspak ekzaltuese. Shumë shtëpi u gjetën të mbyllura.
Në shtëpitë mikpritëse, gratë pavarësisht frikës që shprehnin, në
_______________________
si hierollohitë paguanin një gjobë nga 25 dhrahmi deri në 500, në varësi të vendimit të
Komitetit Mbrojtja Kombëtare. Shih: AIH, A-IV-330, fl. 36-37.
29
Shtypi grek është pasqyruar gjerësisht në raportet e konsujve austriakë. Shih:
HHStA.PA.A. në AIH, shtator-nëntor 1913.
30
AIH, A-IV-206, fl. 15-22 (Jepet i plotë teksti i memorandumit që iu dha në
Korçë, Komisionit Ndërkombëtar të Kufirit të Shqipërisë së Jugut).
62 Ledia Dushku

përgjithësi flisnin shqip ose i përdornin të dyja gjuhët. Në shumë raste


anëtarëve të Komisionit iu refuzua hyrja në shtëpitë vendase prej
anëtarëve të Batalioneve të Shenjta, të cilët shkonin fshat më fshat me
vrap për të arritur atje, para ardhjes së Komisionit31. Nga priftërinjtë dhe
kryepleqtë, refuzimi i takimeve përligjej me zakonet e zonës, të cilat nuk
u lejonin grave të krishtera të takoheshin me të huaj.
Masat e marra në terren arritën jo vetëm ta vononin punën e
Komisionit, por edhe të shtronin për diskutim ndërprerjen e punës së tij.
Në sajë të propozimit të delegatit britanik për një vijë kufitare
kompromisi, pa vizituar të gjithë zonën e kontestuar dhe këmbënguljes së
qeverisë së tij për t’i dhënë fund procesit të zgjatur të përcaktimit të
kufirit shqiptaro-grek, Komisioni Ndërkombëtar i Kufirit pavarësisht
divergjencave që manifestuan anëtarët e tij, vendosi ta përfundonte punën
e nisur32. Pasi zhvilloi seancën e fundit më 10 dhjetor 1913 në
Gjirokastër, ai u largua në drejtim të Firences, prej nga ku, më 17 dhjetor
1913 hartoi Protokollin mbi kufirin tokësor shqiptaro-grek. Protokolli që
mban emrin e qytetit në të cilin u hartua, u firmos nga të gjashtë anëtarët
e Komisionit Ndërkombëtar të Kufirit Jugor. Vija kufitare tokësore
shqiptaro-greke ishte një zgjidhje diplomatike dhe politike mbështetur në
të dhëna gjeografike dhe etnografike. Ajo prezantoi një kompromis të
Fuqive të Mëdha, midis kërkesave të shqiptarëve, të cilat shtriheshin tej
në Jug dhe pretendimeve greke, të cilat shkonin më në veri, deri në
Himarë e Korçë. Si rezultat i kompromisit të arritur, distriktet e Korçës,
Kolonjës, Përmetit dhe Gjirokastrës u përfshinë brenda shtetit shqiptar,
ndërsa krahina e Çamërisë i kaloi përfundimisht Greqisë. Vija e Firences
është thuajse vija e sotme e kufirit shqiptaro-grek33. Pas nënshkrimit të
Protokollit, Fuqitë e Mëdha morën angazhim të njoftonin Greqinë për
vijën përfundimtare kufitare me Shqipërinë, duke e ftuar atë të hiqte dorë
31
Aneks i procesverbalit të seancës së pestë, së gjashtë, së shtatë të Komisionit të
Kufirit, Ersekë, 20, 21, 23 tetor 1913 në: Arben Puto, Çështja shqiptare në aktet
ndërkombëtare të periudhës së imperializmit (Përmbledhje dokumentesh me një vështrim
historik), Vëll. II (1912-1918), Tiranë: “8 Nëntori”, 1984, f. 391, f. 397, f. 402.
32
Procesverbali i seancës së dymbëdhjetë dhe të trembëdhjetë të Komisionit të
Kufirit”, Leskovik: 24 nëntor dhe 5 dhjetor 1913 në A. Puto, Çështja shqiptare në
aktet..., Vëll. II, f. 408-411.
33
Për tekstin e tij shih, Procesverbalin e seancës së pesëmbëdhjetë të Komisionit
të Kufirit, Firence, 17 dhjetor 1913 në: A. Puto, Çështja shqiptare në aktet..., Vëll. II, f.
423-425.
Përpjekjet e politikës greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut ... 63

nga kundërshtimi dhe të fillonte tërheqjen e ushtrisë nga territoret e


shtetit shqiptar. Ushtria greke ndodhej 20 milje mbi vijën e Firences34.

Reagimi diplomatik i Greqisë


Greqia vazhdoi të ishte kokëfortë në qëndrimin e saj. Ajo nuk e
mbështeti vijën e propozuar nga delegati britanik në Komisionin
Ndërkombëtar të Kufirit të Jugut. Më 25 nëntor 1912, në takimin që
zhvilloi me ministrin e Jashtëm britanik, ministri grek në Londër
protestoi në emër të qeverisë së tij ndaj propozimit britanik, pavarësisht
se ai i jepte Greqisë një nga viset më të begata shqiptare, atë të Çamërisë.
Sipas tij, vija e projektuar “i lë Shqipërisë shumë grekë, të cilët do të bien
nën një sundim më pak të civilizuar se ai i Greqisë, të cilin ata nuk e
aprovojnë dhe do të ngrenë krye”35. Ministri i Jashtëm, Grei (Eduard
Grey) e këshilloi seriozisht qeverinë greke që të pranonte çdo vendim të
Fuqive, cilido të ishte ai.
Dy javë më vonë u vu re reflektimi i parë i qeverisë greke, e cila
kishte filluar ta kuptonte se çështja e kufijve jugorë të Shqipërisë po
merrte një kahje të kundërt me pretendimet greke36. Për këtë arsye ajo
filloi ta shtronte çështjen në trajtën “më jep të jap”, duke dëshiruar të
këmbente zbrazjen e tokave shqiptare në Jug kundrejt kalimit të gjithë
ishujve të Egjeut në duart e saj37. Më 10 dhjetor 1913, në takimin që
kryeministri grek bëri me ministrin britanik në Athinë, insistoi që çështja
e kufirit me Shqipërinë të zgjidhej njëkohësisht me çështjen e ishujve të
Egjeut. Sipas Venizellosit, nëse “flijimi i Epirit të Veriut ishte pjesë e
pandarë e rregullimit të përgjithshëm, që i njihte dhe i siguronte Greqisë
ishujt e pushtuar.., atëherë ndoshta ajo mund të tërhiqej”38.
Por, ndërsa nga njëra anë vihet re një tërheqje me kushte e
diplomacisë greke në dobi të respektimit të vendimeve të Fuqive të
34
T.J. Winnifrith, Badlands-Borderlands: A histori of Northern Epirus\Southern
Albania, Duckworth: January, 2003, f. 130.
35
AIH, A-VI-39, V. 1913-1914, fl. 69 Telegram i ministrit të Jashtëm të Britanisë
së Madhe për ministrin britanik në Athinë, Londër: 25 nëntor 1913.
36
Vasilis Kondis, Greqia dhe Shqipëria në shekullin e XX, Selanik: Paratiritis,
1997, f. 62.
37
A. Puto, Pavarësia e Shqipërisë dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha, Tiranë: “8
Nëntori”, 1978, f. 554.
38
AIH, A-VI-39, V. 1913-1914, fl. 75 Raport i ministrit britanik në Athinë për
ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Athinë: 10 dhjetor 1913.
64 Ledia Dushku

Mëdha në lidhje me Shqipërinë, gjithnjë e më shumë po artikulohej prej


saj rezistenca që “popullsia vendase” do t’i bënte bashkimit me
Shqipërinë39. Tanimë, qeveria greke deklaronte të ishte e sigurt se
“populli i Epirit do t’i rezistojë me forcë aneksimit me Shqipërinë”40. Po
sipas saj, vendosmëria e popullsisë kufitare konfirmohej në çdo anë dhe
reagimi i saj do të merrte përkrahje të fortë prej vullnetarëve nga Greqia.
Ministri i Jashtëm grek shprehte bindjen se vështirësitë në zonat e
pushtimit do të ishin shumë më të mëdha, në momentin e tërheqjes së
ushtrisë greke41.
Deklaratat greke në dukje rritën shqetësimin pranë qeverisë
britanike. Në notën që ministri i Jashtëm Britanik u dërgoi kancelarive të
Fuqive të Mëdha, më datë 12 dhjetor 1913, konstatohej se në momentin
kur Komisioni i Kufijve pothuajse kishte rënë dakord për vijën kufitare
shqiptaro-greke, Fuqitë e Mëdha do të përballeshin me rezistencën e
popullsisë së krishterë, në zonat kufitare42. Për të shmangur gjakderdhjen
vijonte nota, duhej të fitohej bashkëpunimi i qeverisë greke për çështjen e
kufirit me Shqipërinë, çka do të zhdukte në mënyrë të konsiderueshme
vështirësitë në Shqipërinë e Jugut. Sikurse ishte shprehur vetë
Venizellosi, bashkëpunimi i qeverisë së tij mund të fitohej vetëm nëse
Greqia do të kishte përfitime në çështjen e ishujve të Egjeut. Çështja e
ishujve vlerësohej prej tij si parësore në tërësinë e pretendimeve greke
dhe e vështirë në realizimin e saj, pasi haste në kundërshtimin e vendosur
të Perandorisë Osmane. Në mungesë të këtij rregullimi brenda Greqisë do
të kishte turbullira, madje shtohej rreziku edhe për trazira të mëtejshme
greko-osmane. Ishte në interes të gjithë Fuqive të Mëdha dhe të
Perandorisë Osmane, theksonte Grei, që paqja e vendosur me shumë
vonesë në Ballkan, të mos prishej sërish. Një rregullim sipas kushteve të
39
Rezistenca kishte filluar të artikulohej nga zyrtarët grekë që në kohën kur
Komisioni Ndërkombëtar i Kufirit ishte duke punuar në terren. Por, zyrtarët greke i
jepnin shqetësimit të tyre më shumë tone dyshimi duke mos shprehur siguri të plotë.
Shih, HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-14-1439, Raport i ministrit austro-hungarez në Paris
për Ministrinë e Jashtme, Paris: 22 nëntor 1913, Mbi takimin me ministrin grek në
Francë.
40
AIH, A-VI-39, V. 1913-1914, fl. 75, Raport i ministrit britanik në Athinë për
ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Athinë: 10 dhjetor 1913.
41
Po aty, fl. 72 Raport i ministrit britanik në Vjenë për ministrin e Jashtëm të
Britanisë së Madhe, Vjenë: 5 dhjetor 1913.
42
Po aty, fl. 79-81 Propozimet e ministrit të Jashtëm të Britanisë, Grey për Fuqitë
e Mëdha, Londër: 12 dhjetor 1913.
Përpjekjet e politikës greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut ... 65

vëna nga Venizellosi konsiderohej prej tij, i drejtë dhe praktik. Në emër
të qeverisë së tij, ministri u kërkoi Fuqive të Mëdha të jepnin pëlqimin e
tyre dhe të bashkëpunonin në realizimin e menjëhershëm të propozimit
britanik, i cili kushtëzonte dhënien e ishujve të Egjeut me tërheqjen e
ushtrisë greke nga tokat shqiptare43.
Propozimi britanik i jepte kështu çështjes së ishujve të Egjeut,
zgjidhjen e dëshiruar nga Greqia. Tashmë, të paktën nga pikëpamja
diplomatike, qeveria greke nuk mund të rezistonte më, për Shqipërinë e
Jugut. Në dallim nga qeveria, qëndrimi diplomatik i mbretit të Greqisë
nuk manifestonte tërheqje. Pikëpamjet e tij dhe të opozitës ishin agresive
dhe inkurajonin hapur rezistencën në mbrojtje të “çështjes së Epirit të
Veriut”. Për to, Greqia duhej të vazhdonte të rezistonte në çështjen e
kufirit me Shqipërinë, pavarësisht presionit të Fuqive të Mëdha. Në rast
se Venizellos-i do të përulej para presionit ndërkombëtar, Mbreti
shprehej i vendosur për të kaluar në masa ekstreme duke e larguar atë nga
posti i kryeministrit dhe në rastin më të keq, do të abdikonte për të marrë
kryesinë e mbrojtësve të vendit të tij44.
Këto deklarata të krijojnë përshtypjen se në dhjetor të vitit 1913
politika greke manifestonte dy qëndrime. Nga njëra anë, qeveria më e
kujdesshme në qëndrimin e saj linte të kuptohej se do të respektonte
vendimet e Fuqive të Mëdha për Shqipërinë. Nga ana tjetër, mbreti dhe
opozita të drejtpërdrejtë, tepër impulsivë dhe më të vendosur për të
mbështetur dhe ndihmuar me të gjitha format veprimet e armatosur në
viset e Shqipërisë së Jugut. Në këtë situatë, përpjekjet e qeverisë greke u
përqendruan në tri drejtime kryesore: zvarritje e tërheqjes së trupave
greke nga Shqipëria, rektifikim i mundshëm i vijës së Firences45 dhe
sigurim i të drejtave për popullsinë greke që përfundimisht ishte vendosur
43
Në Traktatin e Athinës, nënshkruar më 14 nëntor 1913, mes Perandorisë
Osmane dhe Greqisë, qeveria greke angazhohej t’ia linte në dorë Fuqive të Mëdha
rregullimin e çështjes së ishujve të Egjeut.
44
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-34-3451, Raport i ministrit të Austro-Hungarisë
në Athinë për ministrin e Jashtëm, Bertold, Athinë: 6 dhjetor 1913; AIH, A-VI-39, V.
1913-1914, fl. 76, Raport i ministrit britanik në Athinë për ministrin e Jashtëm të
Britanisë së Madhe, Athinë: 10 dhjetor 1913.
45
AIH, A-VI-39, V. 1913-1914, fl. 107-108, Raport i ministrit të Jashtëm grek,
Grey për ministrin britanik në Athinë, Londër: 21 shkurt 1914. Mbi takimin me
Venizellosin.
66 Ledia Dushku

të ishte pjesë e shtetit shqiptar46. Këto objektiva qeveria greke pretendoi


t’i arrinte duke i dhënë një dimension të ri politikës së saj të jashtme.

Dimensioni i ri i politikës së jashtme greke


Në fillim të janarit të 1914, kryeministri grek nisi një tur diplomatik
në disa kancelari të Fuqive të Mëdha. Qëllimi i shprehur i udhëtimit, ndër
të tjera i shërbente zbutjes së kontrastit që mbizotëronte midis Greqisë
dhe dy Fuqive të Adriatikut, i cili kishte arritur në një pikë dërmuese për
interesat greke47. Nëpërmjet shtendosjes së marrëdhënieve me Austro-
Hungarinë dhe Italinë dhe në përgjithësi afrimit me Trepalëshin, pikë së
pari, Greqia synonte të përfitonte në çështjen e ishujve të Egjeut. Po
ashtu, ajo përfitonte në çështjen e kufirit me Shqipërinë, ku roli i Italisë
dhe Austro-Hungarisë do të vazhdonte të ishte vendimtar edhe në të
ardhmen. Afrimi me Fuqitë e Adriatikut, i shërbente edhe zbutjes së
marrëdhënieve të acaruara të qeverisë me Mbretin, i cili në vazhdimësi
kërkonte marrëdhënie të afërta me Trepalëshin. Orientimi i ri i qeverisë
greke u bë i dukshëm në fillim të janarit të 1914, me emërimin e ministrit
të Jashtëm, Streit (Georgios Streit), i cili shquhej për prirjet e tij pro
austriake.
Ndërkohë edhe qeveria austro-hungareze kishte filluar të shfaqte
shenja zbutjeje ndaj Greqisë. E ndikuar nga qëndrimi i vazhdueshëm i
Gjermanisë, që “ka si qëllim t’i impresionojë grekët dhe t’i bëjë të
mendojnë se ata kanë një mbështetje të rëndësishme nga shtetet e
Aleancës Trepalëshe48; interesat jo të drejtpërdrejta në territoret jugore
shqiptare dhe dobësimin e pozitave të brendshme, Vjena kishte filluar të
tërhiqej nga qëndrimet e palëkundura ndaj fqinjit jugor të Shqipërisë49.
Nga ana tjetër edhe homologia e saj italiane, ndonëse ishte më
këmbëngulëse për shkak të interesave të drejtpërdrejta që kishte në
territoret shqiptare dhe okupimin e një pjesë të ishujve të Egjeut, nuk
shpërfillte asnjë mjet për të nxjerrë përfitime nga gjendja e krizave
kronike ku përpëlitej Lindja dhe Ballkani. Në Ministrinë e Jashtme
46
HHStA.PA.A. në AIH, 22-18-1839, Diskutimi i ministrit të Jashtëm grek, Streit
në parlamentin grek, dt: 24 maj 1914.
47
Po aty, Diskutimi i Venizellosit në parlamentin grek, 24 maj 1914.
48
AMAE në AIH, F. 147, fl. 1082-1083, Raport i Konsullatës së Francës në Ishujt
Jonianë për ministrin e Jashtëm, Dumerg, Korfuz: 22 janar 1914.
49
AIH, A-VI-39, V. 1913-1914, fl. 88 dhe 91, Raport i ministrit britanik në Vjenë
për ministrin e Jashtëm, Grei, Vjenë: 23 dhjetor 1913 dhe 24 dhjetor 1913.
Përpjekjet e politikës greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut ... 67

italiane ishin të vetëdijshëm se e kishin kaluar masën në sjelljen ndaj


Greqisë50. Në fillim të janarit 1914, Roma ishte e bindur se për momentin
territoret shqiptare nuk do të bëheshin pjesë e shtetit grek51. E
rëndësishme për të ishte të siguronte tërheqjen paqësore të ushtrisë greke
nga Shqipëria e Jugut dhe veçanërisht nga brigjet karshi Korfuzit.
Në këtë situatë, dy Fuqitë e Adriatikut duket se do të bënin
përpjekje për ta afruar Greqinë me Trepalëshin, duke e toleruar atë si në
çështjen e kufirit me Shqipërinë ashtu edhe në atë të ishujve të Egjeut.
Pas shtyrjes së parë të afatit të tërheqjes së ushtrisë greke nga Shqipëria e
Jugut, hapi pasues ishte pritja dhe fryma mirëkuptuese që i shoqëroi
takimet e Venizellosit në Romë dhe Vjenë. Prej ministrit francez në
Romë pretendohej se në kryeqytetin italian u bë gjithçka për ta bërë për
vete kryeministrin grek52. Ai u rrethua nga përkujdesjet më mikluese dhe
shtypi e pasqyroi gjerësisht vizitën e tij.
Gjatë takimit me homologun e tij italian, Venizellosi shfaqi
gatishmërinë e qeverisë së tij për të pranuar kufirin shqiptaro-grek, ashtu
siç ishte caktuar prej Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, por me
kusht që ishujt e Egjeut të okupuar prej Greqisë t’i mbeteshin asaj53. Në
përgjigje të qëndrimit të Italisë, që donte t’i mbante vetë ishujt e
Dodekanezit, kryeministri grek nuk nguroi të rikthehej tek tokat
shqiptare, duke deklaruar se “autoriteti i tij nuk mjaftonte për të ndaluar
një rezistencë të mëvonshme të popullsisë”54. Për t’i dalë përpara një
eventualiteti të tillë, Venizellosi sugjeroi që zbrazja e territoreve të
pushtuara të bëhej shkallë-shkallë dhe kërkoi një rektifikim kufiri në
zonën e Gjirokastrës, në një sipërfaqe prej rreth 500km2. Në këmbim,
Greqia ishte gati të pranonte zgjatjen e bregdetit shqiptar nga kepi i
Stylos në atë Pagania si dhe një dëmshpërblim prej 200.000 sterlinash në
favor të Shqipërisë. Parimisht kryeministri italian nuk e kundërshtoi
shkëmbimin e territorit në fjalë, por preferoi që fjalën e fundit ta thoshte
50
AMAE në AIH, F. 145, fl. 1163-1164, Raport i ministrit francez në Itali për
Ministrinë e Jashtme, Romë: 20 janar 1914.
51
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 24-43-4394, Raport i ministrit të Austro-Hungarisë
në Londër për ministrin e Jashtëm, Bertold, Londër: 2 janar 1914.
52
AMAE në AIH, F. 145, fl. 1163-1164, Raport i ministrit francez në Itali për
Ministrinë e Jashtme, Romë: 20 janar 1914.
53
AIH, A-VI-39, V. 1913-1914, fl. 164-165, Raport i ministrit britanik në Itali për
ministrin e Jashtëm, Grei, Romë, 9 janar 1914. Mbi takimin e Venizellosit me San
Xhulianon.
54
A. Puto, Pavarësia e Shqipërisë..., f. 557-558.
68 Ledia Dushku

pasi të kishte diskutuar me aleatët. Në takim mund të jetë diskutuar edhe


në lidhje me garancitë që do t’i jepeshin popullsisë greke, tashmë pjesë e
shtetit shqiptar. Shtypi francez në kohën e vizitës bënte fjalë për një
akord mes Italisë dhe Austro-Hungarisë në lidhje me garancitë ndaj
grekëve, banorë të Shqipërisë55. Kryeministri italian duhet t’i kishte
premtuar kryeministrit grek garanci, por pa hyrë në hollësi.
Suksesi i takimit mes kryeministrit italian dhe atij grek i dha frytet
shpejt. Në mes të janarit 1914, Fuqitë e Trepalëshit bënë një kthesë në
lidhje me çështjen e Ishujve, duke pranuar propozimin britanik të 12
dhjetorit, e vijuar kjo, edhe nga një shtyrje e dytë e afatit të tërheqjes së
ushtrisë greke, nga 18 në 31 janar 1914.
Në fund të janarit 1914, Venizellosi mbërriti në Vjenë. Në takimin
e zhvilluar me homologun austro-hungarez, kryeministri grek guxoi më
shumë. Ai diskutoi aty mbi idenë e autonomisë administrative për Jugun
e Shqipërisë dhe angazhimin e Batalioneve të Shenjta në sigurimin e
rendit lokal pas tërheqjes së ushtrisë greke, deri në momentin kur
xhandarmëria shqiptare të ishte në gjendje ta kryente vetë atë detyrë.
Takimi në Vjenë rezultoi i frytshëm. Ministri i Jashtëm austro-hungarez
në marrëveshje me qeverinë italiane, propozoi një shtyrje të tretë të afatit
të tërheqjes së ushtrisë greke, nga 31 janari më 1 mars 1914 dhe pranoi
propozimin grek që tërheqja e ushtrisë, të bëhej shkallë-shkallë56.
Pranimi i propozimit të Greit nga të gjashtë Fuqitë e Mëdha, i hapi
rrugë notave përkatëse në Athinë dhe në Stamboll. Nota që Fuqitë e
Mëdha dërguan në kryeqytetin grek, më 13 shkurt 1914, nuk kishte
përmbajtje të panjohur. Ajo përmblidhte të gjitha zhvillimet diplomatike
të dy muajve të fundit. Fuqitë e Mëdha ndonëse me vonesë, rreth dy muaj
pas nënshkrimit të Protokollit të Firences, njoftonin qeverinë greke mbi
ratifikimin e tij dhe dhënien de jure Greqisë të pothuajse të gjithë ishujve
të Egjeut. Përjashtim bënin vetëm tre ishuj: Imbros, Tenedos dhe
Kastellorizos, të cilët Greqia duhet t’ia kthente Perandorisë Osmane.
Dhurimi përfundimtar i ishujve do t’i bëhej Greqisë “veçse kur trupat
greke të kenë zbrazur ishullin e Sazanit dhe territoret që i janë njohur
Shqipërisë me Protokollin e Firences” dhe “qeveria greke të angazhohej
formalisht për të mos inkurajuar as direkt, as tërthorazi ndonjë rezistencë
të çdo natyre qoftë, kundrejt gjendjes së vendosur nga Fuqitë e Mëdha në
55
Echo de Paris, 14 janar 1914.
56
A. Puto, Pavarësia e Shqipërisë..., f. 557-559.
Përpjekjet e politikës greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut ... 69

Jug të Shqipërisë” 57. Zbrazja do të bëhej shkallë-shkallë. Ajo do të


fillonte më 1 mars 1914 me krahinën e Korçës dhe ishullin e Sazanit dhe
do të përfundonte brenda muajit, më 31 mars 1914 me krahinën e
Delvinës. Duket se Fuqitë e Mëdha nuk kishin arritur një mendim unik në
lidhje me çështjen e garancive për popullsinë e pretenduar greke, të
kërkuara hapur nga Venizellosi gjatë turit diplomatik, përderisa kjo
çështje nuk përmendej në notë.
Më 21 shkurt 1913 pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha mbërriti
nota përgjigje e qeverisë greke58. Toni i saj ishte pajtues, duke i dhënë
fund zyrtarisht kokëfortësisë diplomatike greke për të mbajtur të
pushtuara territoret e Shqipërisë së Jugut. Në notë, ajo deklaronte
gatishmërinë e saj për t’u pajtuar me vendimin e Fuqive të Mëdha për
Shqipërinë dhe për të tërhequr ushtrinë nga territoret e shtetit shqiptar, në
përputhje me afatet e caktuara. Qeveria greke merrte angazhimin formal
për të mos bërë asnjë rezistencë dhe për të mos inkurajuar drejtpërdrejtë
ose tërthorazi ndonjë rezistencë kundrejt gjendjes së vendosur nga Fuqitë
e Mëdha në jug të Shqipërisë. Gjithashtu, ajo pranonte të kontribuonte
për të qetësuar popullsinë, në momentet kritike që ajo po kalonte.
Më shumë se një notë përgjegjësish, ajo ishte një notë e mbushur
plot me kërkesa. Nën frymën e bisedave që kryeministri grek kishte
zhvilluar në kancelaritë evropiane gjatë janarit, qeveria greke vazhdoi të
kërkonte rektifikim kufijsh në luginën e Gjirokastrës (Aneksi A) dhe të
këmbëngulte në çështjen e “garancive të mjaftueshme dhe efikase”, për të
gjithë popullsinë ortodokse në Shqipëri, të cilën në vazhdimësi e
konsideronte greke. Garancitë duhej të përfshinin të drejtën e pronës së
trashëgueshme, gjuhës, besimit dhe organizimit kishtar. Garantimi i tyre
ishte një rrugë e qetë për të siguruar atë çka Greqia synonte. Nëpërmjet
tyre elementi i krishterë, i pretenduar si grek, siguronte një pozitë të
veçantë brenda shtetit shqiptar duke u mbrojtur nga “shqiptarizimi”, dhe
njëkohësisht i gatshëm për t’u bashkuar në një kohë të favorshme, me
Greqinë59. Zona e Himarës zinte një vend specifik në notë. Fakti që ajo,
në kohën e Perandorisë Osmane kishte gëzuar një autonomi të gjerë,
57
AIH, A-VI-39, V. 1913-1914, fl. 170-171. Notë e Fuqive të Mëdha për qeverinë
greke, 13 shkurt 1914.
58
Po aty, fl. 172-175. Notë përgjigje e qeverisë greke dërguar Fuqive të Mëdha,
Athinë: 21 shkurt 1914.
59
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 24-5-594, Raport i ministrit të Austro-Hungarisë në
Athinë për Ministrinë e Jashtme, Athinë, 28 shkurt 1914.
70 Ledia Dushku

duhej të merrej parasysh prej Fuqive të Mëdha. Nota ishte kështu një hap
i rëndësishëm drejt autonomisë administrative për territoret jugore të
shtetit shqiptar, duke lënë kështu të hapur çështjen e bashkimit të tyre me
Greqinë, në të ardhmen e afërme60.

Nga diplomacia në veprime të armatosura


Zhvillimet në politikën ndërkombëtare dhe atë greke, u reflektuan
edhe në territoret e pushtuara në Shqipërinë e Jugut. Nëpërmjet terrenit
qeveria greke synonte të shpëtonte atë ç’ka nuk kishte mundur ta bënte
diplomacia, jetësimin e shkëputjes. Në përiudhën dhjetor 1913 e deri në
shkurt të vitit 1914, vihet re se masat propaganduese gjithnjë e më shumë
u zvogëluan, ndërsa ato me karakter ushtarak u bënë mbizotëruese. Në
fillim të dhjetorit 1913 guvernatori dhe i komandanti i Përgjithshëm i
Epirit, Zografos (Georgios Zografos) shprehej i bindur se qeveria greke e
kishte humbur fushatën diplomatike në çështjen e kufirit me Shqipërinë,
sepse Britania e Madhe me propozimin e saj ndërmjetësues ishte ndarë
nga Antanta dhe kishte braktisur Greqinë. Ai pretendonte se “epirotëve”
nuk u mbetej gjë tjetër veçse të mbronin me armë në dorë të drejtat e
marra nëpër këmbë. Ai shprehte siguri se veprimet e tyre kishin për të
gjetur mbrojtjen këmbëngulëse të Greqisë61.
60
Nota greke ishte suprizuese në dy momente. Së pari, në kërkesën për të
inkorporuar në xhandarmërinë shqiptare elementë lokalë grekë, me arsyetimin se ajo
ishte një masë që do të siguronte popullsinë e Jugut se jeta dhe prona e saj nuk do të
prekeshin. Kjo sepse ata ishin “elementë të stërvitur, me disiplinë dhe me influencë në
popull”. Në fakt më shumë se sa siguri, futja në xhandarmërinë shqiptare e elementëve
grekë (nënkupto e Batalioneve të Shenjta), do të shkaktonte tension dhe acarim në
shumicën e popullsisë shqiptare, e cila kishte kohë që ndiente presionin dhe shtypjen
greke. Momenti i dytë ishte aneksi B i notës, i cili kërkonte rektifikim në zonën e Korçës.
Sipas frazave të fundit të notës, “qeveria mbretërore merr angazhimin formal të tërheqë
trupat e saj prej çdo pike të okupuar, që përfundimisht nuk i jepet Greqisë”. Meqenëse
Komisioni Ndërkombëtar i Kufirit Jugor nuk i kishte marrë në shqyrtim kufijtë në zonën
e Korçës, të krijohet përshtypja se Greqia nuk e konsideronte përfundimtar kufirin në atë
zonë. Duke kërkuar një rishikim të kufirit aty, ajo pretendonte se ishte më e arsyeshme
që trupat greke, në përligje të vendimit të Fuqive të Mëdha, ta fillonin zbrazjen me zonën
e Korçës, por të ndalonin në kufijtë natyralë, duke mos u tërhequr përfundimisht nga
krahina. Qeveria greke kërkonte që Fuqitë e Mëdha nëpërmjet një komisioni për
caktimin e kufijve të bënin ndryshime kufitare, për të siguruar marrëdhënie të mira mes
Greqisë dhe Shqipërisë.
61
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-2-292, Raport i delegatit austro-hungarez në
Komisionin Ndërkombëtar të Kufirit për Ministrinë e Jashtme, Janinë: 2 dhjetor 1913.
Përpjekjet e politikës greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut ... 71

Por relacionet e diplomatëve në terren tregonin një situatë jo aq


optimiste. Popullsia “epirote” nuk ishte aq e gatshme të rrokte armët, siç
pretendonte guvernatori i Përgjithshëm i Epirit. Sipas konsullit francez në
Manastir, në Ballkan ishte tejet e vështirë për të bërë parashikime. Në
Korçë përpjesëtimi i banorëve të prirur për të mbrojtur të drejtat e
helenizmit nuk i kalonte të 20%62. Në mitingun e fundit të organizuar
diku nga fundi i dhjetorit 1913, në mbështetje të bashkimit me Greqinë,
në shesh nuk u mblodhën më shumë se një mijë vetë. Pjesëmarrja e dobët
ndikoi që në Korçë t’i jepej fund manifestimeve publike63. Edhe
mendimet mbi reagimin e armatosur që popullsia mund të ndërmerrte pas
zbrazjes së Korçës prej ushtrisë greke, nuk ishin unike. Kishte nga ata që
besonin se do të kishte rezistencë të ashpër, sikurse të tjerë nuk besonin
në ndonjë kundërshtim serioz64. Qëndresa pretendohej të ishte shumë më
e fortë në Himarë. Ajo i detyrohej veçanërisht nxitjeve të Spiro
Spiromilos, sepse “në popull manifestohej interes për të rifilluar
marrëdhëniet tregtare me Vlorën dhe për t’u marrë vesh me qeverinë
shqiptare aty”. Kusht i vetëm i bashkëpunimit ishte mbajtja e privilegjeve
të vjetra të kohës osmane65. Në Gjirokastër, partia e rezistencës
vazhdonte të numëronte anëtarë të pasionuar, por numri dhe ndikimi i
tyre dukej në pakësim e sipër, pasi popullsia po ndërgjegjësoj për dëmet e
luftës66. Shpirti i rezistencës aty ishte mitropoliti Vasilios (Basilios). Ai
predikonte hapur qëndresë dhe rezistencë, duke qenë i vendosur të
luftonte deri në fund, pavarësisht qëndrimit që qeveria greke do të
mbante ndaj presionit të Fuqive të Mëdha. “Gjendja jonë është si ajo e të
dënuarit me vdekje, që nuk ka se çfarë të humbasë”- shprehej ai në
takimin me zëvendëskonsullin francez në Janinë67.
Po cili ishte qëndrimi i qeverisë greke?
62
AMAE në AIH, F. 146, fl. 913-914, Raport Konsullatës së Francës në Manastir
për Ministrinë e Jashtme, Manastir: 5 janar 1914.
63
Po aty.
64
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-2-258, Raport i konsullit të Austro-Hungarisë në
Manastir për ministrin e Jashtëm, Bertold, Manastir: 17 dhjetor 1913.
65
AMAE në AIH, F. 145, fl. 728-730, Raport delegatit francez në Komisionin
Ndërkombëtar të Kontrollit për Ministrinë e jashtme, Vlorë: 16 dhjetor 1913.
66
Po aty, F. 148, fl. 1455-1486, Raport ZV\Konsullatës së Francës në Janinë për
Ministrinë e Jashtme, Janinë: 19 shkurt 1914.
67
Po aty, F. 147, fl. 1317-1318, Raport ZV\Konsullatës së Francës në Janinë për
Ministrinë e Jashtme, Janinë: 31 janar 1914.
72 Ledia Dushku

Të paktën deri në fillim të shkurtit 1914, kryeministri i Greqisë


ishte i dashuruar me idenë se “epirotët do të rezistojnë gjatë, duke dhënë
të paktën provën e pakundërshtueshme të urrejtjes së tyre kundrejt
zgjedhës shqiptare...”68. Në përfundim të punës së Komisionit
Ndërkombëtar të Kufirit të Jugut, rezistenca në Shqipërinë e Jugut
vazhdoi të organizohej në mënyrë shqetësuese. “Bashkëfajësia greke as
që mund të vihet në dyshim”, shprehej anëtari francez i Komisionit
Ndërkombëtar të Kontrollit, në një prej raporteve dërguar kryeministrit
dhe ministrit të Jashtëm francez69. Po sipas tij, qeveria e Athinës kishte
organizuar në zonën e pushtuar batalionet e vullnetarëve; kishte
autorizuar hyrjen e armatimeve dhe agjentëve grekë, që vazhdonin të
punonin zellshëm për të ndezur shpirtrat e popullsisë70. Po ashtu, qeveria
greke kishte dërguar shuma të hollash; kishte lejuar të niseshin në drejtim
të zonës së pushtuar një numër i madh vullnetarësh dhe oficerësh71 dhe
kishte vazhduar të inkurajonte nën dorë përgatitjet për luftë72.
Autoritetet ushtarake greke morën pjesë aktivisht në përgatitjet për
rezistencë. Ato vijuan armatosjen e “Batalioneve të Shenjta” dhe
përshpejtuan instruksionet ushtarake për popullsinë duke parashikuar një
qëndresë eventuale73. Në fund të dhjetorit 1913, Konsullata e Austro-
Hungarisë në Manastir njoftonte se sipas udhëzimeve të qeverisë greke
ishte vendosur që ushtarët dhe oficerët greke, pasi t’u hiqej shenja
ushtarake të qëndronin në Shqipëri74. Krahas drejtimit të Batalioneve të
68
AIH, A-VI-39, V. 1913-1914, fl. 127-128, Raport i ministrit të Britanisë në
Athinë për ministrin e Jashtëm, Grei, Athinë, 5 mars 1914. Mbi takimin me
Venizellosin.
69
AMAE në AIH, F. 145, fl. 728-730, Raport delegatit francez në Komisionin
Ndërkombëtar të Kontrollit për Ministrinë e Jashtme, Vlorë: 16 dhjetor 1913.
70
Po aty, fl. 813-815, Raport delegatit francez në Komisionin Ndërkombëtar të
Kontrollit për Ministrinë e jashtme, Vlorë: 21 dhjetor 1913.
71
AMAE në AIH, F. 146, fl. 898, Telegram i ministrit francez në Vjenë për
Ministrinë e Jashtme, Vjenë: 6 janar 1914.
72
Po aty, F. 145, fl. 822, Raport i atasheut ushtarak francez në Athinë për
ministrin e Luftës, Athinë: 27 dhjetor 1913: AIH, A-VI-39, V. 1913-1914, fl. 127-128,
Raport i ministrit të Britanisë së Madhe në Greqi për ministrin e Jashtëm, Grei, Athinë, 5
mars 1914. Mbi takimin me Venizellosin.
73
AMAE në AIH, F. 145, fl. 728-730, Raport delegatit francez në Komisionin
Ndërkombëtar të Kontrollit për Ministrinë e Jashtme, Vlorë: 16 dhjetor 1913.
74
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-4-480, Telegram i Ministrisë së Punëve të
Jashtme të Austro-Hungarisë për ministrin në Romë, Vjenë: 20 dhjetor 1913. Mbi
raportin e Konsullatës në Manastir.
Përpjekjet e politikës greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut ... 73

Shenjta, ata u ngarkuan të rekrutojnë edhe vullnetarë, me të cilët konsulli


francez në Manastir nënkuptonte “ushtarët e ushtrisë greke që kishin lënë
uniformën”75. Një pjesë e anëtarëve të ushtrisë greke filloi të jepte
dorëheqjen, të tjerë pasi morën lehtësisht “leje të pakufizuar nga ushtria
greke”, shtuan radhët e “Batalioneve të Shenjta”76. Pjesa e mbetur,
ndonëse vazhdoi shërbimin në ushtrinë greke, ishte e gatshme të
grumbullohej me sinjalin e parë. Rekrutime të tjera u bënë nga rekrutë me
origjinë nga rrethi i Vodenës. “Batalionet e Shenjta” u përforcuan edhe
me kontingjente të freskëta “kokëkrisurish” nga Kreta dhe krerë të çetave
greke që vepronin në Maqedoni77.
Në terren po bëheshin përgatitje për veprime të armatosura, të cilat
do të kundërshtonin vendimet e Fuqive të Mëdha dhe “pushtimin e Epirit
të Veriut” nga shqiptarët. Plani i ngjizur në Athinë synonte që popullsia e
Shqipërisë së Jugut të deklaronte menjëherë autonominë dhe në vazhdim
të ngjarjeve, të bëhej bashkimi i tyre me Greqinë78. Në mbështetje të
planit “qeveria greke inkurajoi formimin e një qeverie autonome në Epir”
75
AMAE në AIH, F. 146, fl. 913-914, Raport Konsullatës së Francës në Manastir
për Ministrinë e Jashtme, Manastir: 5 janar 1914.
76
Po aty, F. 145, fl. 822, Raport i atasheut ushtarak francez në Athinë për
ministrin e Luftës, Athinë: 27 dhjetor 1913.
77
Është e vështirë të japësh një numër të saktë për numrin e anëtarëve të
Batalioneve të Shenjta dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në to. Ajo që vihet re veçanërisht
pas përcaktimit të kufirit shqiptaro-grek është rritja e numrit të të ardhurve nga Greqia.
Kjo besoj se lidhej edhe me faktin se popullsia shqiptare, nuk iu përgjigj në mënyrë
masive siç grekët dëshironin, urdhrave për mobilizim ushtarak. Relacionet që vijnë nga
terreni janë të ndryshme. Sipas konsullit francez në Korfuz në fillim të janarit 1914,
anëtarët e Batalioneve të Shenjta kapnin shifrën e 17.000 vetëve, nga të cilët rreth 8000
ishin kretanë. Po sipas të njëjtit burim, në shkurt të po atij viti, numri i anëtarëve të
Batalioneve thuhet se kap shifrën e 60.000 vetëve. Sipas konsullit të nderit të Austro-
Hungarisë në Janinë, Batalionet e Shenjta kishin rreth 14.000 vetë nga të cilët 7000 ishin
vullnetarë, ndërsa kretanët kapnin një shifër prej rreth 200-300 vetë. Shih: AMAE në
AIH, F. 146, fl. 960-962, Raport i konsullit të Francës në Korfuz për kryeministrin dhe
ministrin e Jashtëm, Dumerg, Korfuz: 9 janar 1914; Po aty, F. 148, fl. 1373, Raport i
konsullit të Francës në Korfuz për kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Dumerg,
Korfuz: 8 shkurt 1914; HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 24-8-839, Raport i konsullit të nderit të
Austro-Hungarisë në Janinë për ministrin e Jashtëm, Bertold, Janinë: 7 shkurt 1914.
78
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-21-2114, Raport i ministrit të Austro-Hungarisë
në Perandorinë Osmane për ministrin e Jashtëm, kontin Bertold, Stamboll: 17 dhjetor
1913.
74 Ledia Dushku

me seli në Gjirokastër79. Në fund të dhjetorit 1913, dy komandantë të


ushtrisë së rregullt greke, Altiparma dhe Melas (Basil Melas) të
shoqëruara nga A. Karapanos (Aleksandros Karapanos), nip i Zografosit
dhe deputet në parlamentin grek, u nisën nga Saranda për në Janinë. Në
fillim të janarit 1914, konsulli francez në Korfuz ndër të tjera shtonte se
kryetari i qeverisë që pritej të krijohej do të ishte Zografosi, i cili në 31
dhjetor 1913 kishte dhënë dorëheqjen nga posti i guvernatorit të
Përgjithshëm të Epirit. Anëtarë e saj do të ishin edhe Karapanosi, Dhulis
(Dimitrios Dulis) dhe Kryepeshkopi i Konicës, Spiridhonas80. Infor-
macione të njëjta jepen edhe nga dokumentacioni austro-hungarez. Në
fund të dhjetorit 1913, i ngarkuari me punë i Austro-Hungarisë në
Londër, informonte se “Greqia mbas rregullimit përfundimtar të kufirit të
Shqipërisë jugore, do të zbrazi tokat shqiptare, por në Gjirokastër ajo do
të vendosi një lloj qeverie provizore jo zyrtare, detyra e së cilës do të jetë
përgatitja e deklarimit të autonomisë së këtij distrikti”81.
Por rezultatet e turit ndërkombëtar të Venizellosit dhe veçanërisht
nota e Fuqive të Mëdha e 13 shkurtit 1914, përshtati planet e qeverisë
greke. Ajo kuptoi rrezikun që i vinte nga gjetja përgjegjëse për
organizimin e hapur të rezistencës në Jug të Shqipërisë. Nga ana tjetër,
qëndrimi jo mbështetës që në përgjithësi shqiptarët mbajtën ndaj
organizimit të rezistencës së armatosur, si dhe roli që ndërkombëtarët do
të kishin në organizimin e xhandarmërisë shqiptare, i kishin lënë Athinës
të kuptonte, se “epirotët” do ta kishin të pamundur të përballonin
rezistencën pa ndihmën e Greqisë. Në takimin që kreu i qeverisë greke
pati më 22 shkurt 1914 me ministrin britanik në Athinë, nuk ngurroi të
pohonte se në rast se do të kishte shpresën më të vogël që popullsia greke
do t’i bënte ballë pa ndihmë shqiptarëve, do ta lejonte pa hezitim, atë
provë. Ajo që Fuqitë e mëdha kërkonin prej tij ishte vetëm tërheqja e
ushtrisë dhe mos inkurajimi direkt apo tërthorazi i rezistencës82.
79
AMAE në AIH, F. 145, fl. 813-815, Raport delegatit francez në Komisionin
Ndërkombëtar të Kontrollit për Ministrinë e Jashtme, Vlorë: 21 dhjetor 1913.
80
Po aty, F. 146, fl. 960-962, Raport i konsullit të Francës në Korfuz për
kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Dumerg, Korfuz: 9 janar 1914.
81
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 23-4-476, Raport i të ngarkuarit me punë të Austro-
Hungarisë në Angli për ministrin e Jashtëm, kontin Bertold, Londër: 27 dhjetor 1913.
82
AIH, A-VI-39, V. 1913-1914, fl. 120-121, Raport i ministrit të Britanisë së
Madhe në Greqi për ministrin e Jashtëm, Grei, Athinë, 22 shkurt 1914. Mbi takimin me
Venizellosin.
Përpjekjet e politikës greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut ... 75

Ndërkohë, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit mori në shqyrtim


çështjen e legjitimitetit të shkollave greke në Shqipëri. Në mbledhjen e tij
të datës 20 shkurt 1913, ai diskutoi mbi shfuqizimin e vendimit të
qeverisë së Vlorës për shkollat jo publike83. Përfaqësuesi i Shqipërisë në
Komision, Mehdi Frashëri e kundërshtoi shfuqizimin e vendimit sepse e
kishte të pamundur të pranonte që arsimimi i fëmijëve shqiptarë të bëhej
në gjuhën greke. Disa ditë më pas, më 24 shkurt 1914, pa pjesëmarrjen e
delegatit shqiptar, Komisioni vendosi që “Rihapja e shkollave shqiptare
ortodokse do të pranohet me kusht që mësimet të bëhen në gjuhën shqipe,
që mësuesit të mos jenë të huaj, përveçse në ato vende ku nuk mund të
sigurohen mësues shqiptarë. Mësimi i fesë do të zhvillohet në gjuhën
greke. Në vendet ku nuk ka shkolla dhe as mësues shqiptarë ortodoksë,
shkollat provizore do të funksionojnë si më parë, deri në fund të vitit
shkollor”. Mehdi Frashëri pranoi vendimin e mësipërm, më 26 shkurt
1914.
Tashmë, qeveria greke duhej të ishte e kënaqur sepse Fuqitë e
Mëdha kishin hedhur hapin e parë për t’i dhënë Greqisë atë që nuk e
kishin bërë në notë, “garancitë e mjaftueshme dhe efikase” për popullsinë
e pretenduar greke. Kjo linte të kuptohej se në shpërblim të një politike
paqësuese në territoret e rivendikuara, qeveria greke do të kishte mundësi
të siguronte garancitë e kërkuara për popullsinë greke.
Në këto kushte politika greke edhe në terren duhej të manifestonte
po atë tërheqje që kishte shprehur në diplomaci. Ajo nuk mund të ishte
aktive në organizimin e mëtejshme të rezistencës, sikurse ishte bërë deri
më tani në zonën e pushtuar. Ishte koha që ajo të fshihte bashkëfajësinë e
saj, të tregonte besnikërinë ndaj vendimeve të Fuqive të Mëdha, duke u
përpjekur të qetësonte shpirtrat e ndezur të rezistencës. “Sikur të kishte
diçka që t’i bënte Fuqitë e Mëdha të mendonin se ne ndiqnim me
këmbëngulje autonominë për t’ia shkulur Shqipërisë, Epirin e Veriut,
83
Në shtator 1913, me fillimin e vitit shkollor 1913-1914, ministri i Arsimit në
qeverinë së Vlorës nxori një shpallje në lidhje me hapjen e shkollave të huaja, jo
shtetërore. Sipas saj “çdo shkollë e veçantë nuk do të hapet në Shqipëri pa marrë më parë
lejen zyrtare nga qeveria e Vlorës”. Këto shkolla do t’i nënshtroheshin ligjeve të shtetit
shqiptar. Leja jepej nëse shkollat plotësonin kushtin e vënë nga qeveria shqiptare që
mësimi të bëhej në gjuhën shqipe. Programi, librat dhe diplomat e mësuesve
miratoheshin dhe kontrolloheshin nga Ministria e Arsimit. Shkollat në gjuhën greke, të
cilat kishin vepruar në Shqipëri, prekeshin direkt prej këtij ligji.
76 Ledia Dushku

sigurisht që ne nuk do të përfitonim atë që kemi përfituar” - shprehej në


parlament, ministri i Jashtëm grek, Streit84.
Besnikëria greke ndaj vendimeve të Fuqive të Mëdha u shfaq
kryesisht në krahinën e Korçës. Kjo jo rastësisht. Korça, ishte zona për të
cilën ndërkombëtarët kishin vendosur që në gusht të 1913, se do t’i
përkiste Shqipërisë. Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve nuk kishte hetuar
aty dhe përpjekjet greke për rezistencë kishin siguruar pak mbështetës.
Ndjenjat pro shqiptare të zonës, pavarësisht presionit të administratës
greke, në përgjithësi kishin mbetur të forta. Në fund të janarit 1914,
kryeministri Venizellos urdhëroi autoritetet ushtarake të pushtimit në
Korçë të ndalonin çarmatimin e popullsisë myslimane dhe t’i rikthenin
asaj armët e konfiskuara; të fillonin çarmatimin e trupave të armatosura
“epirote” dhe të mos lejonin hyrjen e tyre në krahinë; të ndalonin
keqtrajtimin e komunitetit shqiptar dhe të kultivonin sa të ishte e mundur
marrëdhënie të mira midis grekëve dhe fqinjëve shqiptarë85. Në buletinin
zyrtar të datës 24 shkurt 1914, qeveria greke njoftoi për tërheqjen e
ushtrisë nga territoret e pushtuara dhe instruktoi oficerët e lartë për
mënyrën se si do të kryhej ajo86. Komandanti i trup armatës së Janinës,
Papulas (Anastasios Papoulas) u ngarkua të siguronte evakuimin e
trupave greke nga Shqipëria. Ai u udhëzua prej qeverisë së tij të shkonte
në zonën e pushtuar, të merrte masa energjike për të mbajtur rendin duke
shtypur çdo përpjekje rezistence, madje të tregohej dashamirës ndaj
autoriteteve shqiptare në kohën e kalimit të pushtetit87. Qeveria greke
njoftoi se zbrazja do të fillonte më 1 mars 1914 dhe se ajo nuk ishte
aspak dakord me “lëvizjen në Epirin e Veriut” dhe përgjegjësinë për
viktimat e mundshme të saj ia ngarkonte atyre që po e çonin popullin
epirot në vetëvrasje88. Me të mbërritur në Korçë, më 25 shkurt 1914,
Papulasi njoftoi Komitetin “Mbrojtja Kombëtare” të qytetit mbi
84
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 22-18-1839. Fjala e ministrit të Jashtëm grek në
parlament.
85
Basil Kondis, Greece and Albania 1908-1914, Thessaloniki: Institute for
Balkan Studies, 1976, f. 23-124.
86
Pirrhus J. Ruches, Albania’s captives, Chicago: Argonaut, Inc., Publishers,
1965, f. 82.
87
AMAE në AIH, F. 148, fl. 1512-1513, Raport i Konsullatës franceze të Janinës
për Ministrinë e Jashtme, Janinë: 24 shkurt 1914.
88
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 24-7-756, Raport i atasheut të Austro-Hungarisë në
Athinë për Ministrinë e Mbrojtjes, Athinë, 27 shkurt 1914.
Përpjekjet e politikës greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut ... 77

udhëzimet e qeverisë greke89. Prej konsullit francez në Korfuz deklarohet


edhe ndërprerja e dërgimit të armëve90.
Gjatë muajit shkurt vihet re edhe tërheqja nga qëndrimet e
palëkundura të monarkut grek. Tashmë qëndrimi i deklaruar i tij shkonte
në të njëjtën linjë me atë të qeverisë greke. Greqia do të respektonte me
sinqeritet detyrimet e marrura përsipër91 dhe ai angazhohej se do të
zbatonte me përpikëri vendimet e Evropës92.
Është e vështirë të konstatohet qëndrimin që realisht mbajti qeveria
greke gjatë muajit shkurt të vitit 1914, në kushtet e dokumentacionit të
paktë arkivor grek, të deklasifikuar dhe publikuar. Në ambientet e
legatave të huaja në Athinë, kryeministri Venizellos shprehej se shikonte
në lëvizje [nënkupto epirote, L.D] “vetëm orvatjen e popullsisë greke të
Epirit për të siguruar një situatë nacionale të favorshme, por siç mendohet
gjithmonë brenda shtetit shqiptar”93. Më tej, në debatet parlamentare,
kreu i qeverisë greke shtonte se “qeveria ime me politikën e saj ndaj
çështjes epirote, nuk përkëdheli prirjet e opinionit. Ajo shpalli se
autonomia e Epirit-hartë ishte e pamundur dhe një luftë për këtë qëllim
do të përfundonte në katastrofë. Nëse i kam bërë ndonjë shërbim Greqisë,
më i madhi është ai se kam zbatuar një politikë në kundërshtim me
ndjenjat e opinionit”94. Historianët grekë në botimet e tyre i gjejnë të
sinqerta deklaratat e Venizellosit95.
Përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Greqi dhe Shqipëri nuk ndanin
të njëjtin mendim, në lidhje me sinqeritetin e deklaruar të qeverisë greke.
I dërguari perandorak i Gjermanisë në Janinë besonte se gjatë muajit
shkurt veprimet e armatosura në Shqipërinë e Jugut nuk ndihmoheshin
89
AIH, A-IV-206, 32, Letër e Papullas-it për Komitetin “Mbrojtja Kombëtare” të
Korçës, Korçë: 25 shkurt 1914.
90
AMAE në AIH, F. 148, fl. 1370-1373, Raport i konsullit të Francës në Korfuz
për kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Dumerg, Korfuz: 8 shkurt 1914.
91
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 24-7-756, Raport i atasheut ushtarak të Austro-
Hungarisë në Athinë për Ministrinë e Jashtme, Athinë, 27 shkurt 1914.
92
AMAE në AIH, F. 148, fl. 1512-1513, Raport i Konsullatës franceze të Janinës
për Ministrinë e Jashtme, Janinë: 24 shkurt 1914.
93
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 24-7-756, Raport i atasheut ushtarak të Austro-
Hungarisë në Athinë për Ministrinë e Jashtme, Athinë, 27 shkurt 1914.
94
Po aty, Vj. 22-18-1839. Fjala e kryeministrit grek në parlament.
95
Shih, V. Kondis, Greece and Albania....; B. Papadakis, Histoire diplomatique
....; Petsalis- Diomidis, Greece at the Peace Confference..; P. Ruches, Albania’s
Captives...; PH. Philon, The question of Northern Epirus…, etj.
78 Ledia Dushku

prej qeverisë greke duke besuar kështu në qëndrimin luajal të saj.


Mendim të njëjtë shprehte edhe konsulli francez në Korfuz. Për të
“qeveria greke nuk merr pjesë në asnjë mënyrë në rezistencën e
popullsive helenike të Epirit.... Ishte Zografosi, ai që përhap manifestime
patriotike”96. Ishte në të mirë të qeverisë greke që të qetësonte situatën në
Shqipërinë e Jugut. Në të kundërt, “epirotët” do të jepeshin pas
raprezalieve ndaj shqiptarëve, çka do t’i jepte shkas një pushtimi austro-
italian, që sigurisht nuk i interesonte Greqisë97. Në dallim nga dy
diplomatët e mësipërm, atasheu ushtarak i Austro-Hungarisë në Athinë
besonte se qeverisë greke i pëlqente të luante me të dy anët. Karshi
Fuqive të Mëdha ajo jepte garanci, fshehurazi ndofta i nxiste
kryengritësit. Ai mendonte se Venizellosi ishte i plotfuqishëm në shtetin
grek dhe kundër vullnetit të tij nuk mund të bëhej asnjë lëvizje greke e
madhe ose e vogël, e përgjithshme ose lokale. Sipas tij, të gjitha vendimet
merreshin në Athinë98. Mendimet e diplomatit austro-hungarez
përforcoheshin edhe nga anëtari britanik në Komisionin Ndërkombëtar të
Kontrollit, për të cilin, masat në zonën e pushtuar nuk ishin marrë pa
dijeninë e autoriteteve greke të pushtimit dhe të atyre të Korfuzit.
Zografosi gjatë shkurtit e kishte vizituar Korfuzin disa herë dhe kishte
bërë takime me prefektin, Varatasi (Kostandinos Baratasis)99.
Nuk ka dyshim se qeveria greke ndoqi ndaj Shqipërisë së Jugut një
politikë sistematike aneksuese. Realisht edhe gjatë shkurtit të 1914,
veprimet e armatosura të organizuara dhe ndihmuara prej saj, vazhduan.
Qeveria greke kishte punuar për nxitjen e rezistencës, kishte furnizuar
vazhdimisht me armë, kishte lejuar kontingjente andartësh të kalonin
qetësisht kufirin. Pavarësisht se procesi i çarmatimit filloi, ai nuk arriti të
shndërrohej në proces masiv dhe armët e mbledhura qenë të pakta. Ato u
mblodhën kryesisht në zonën e Korçës. Nga ana tjetër me morinë e
kërkesave dhe veçanërisht me rektifikimet e kërkuara në zonën e
Gjirokastrës dhe të Korçës, në notën e 21 shkurtit 1913, qeveria greke
96
AMAE në AIH, F. 148, fl. 1370-1373, Raport i konsullit të Francës në Korfuz
për kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Dumerg, Korfuz: 8 shkurt 1914.
97
Po aty.
98
HHStA.PA.A. në AIH, Vj. 24-7-756, Raport i atasheut ushtarak të Austro-
Hungarisë në Athinë për Ministrinë e Jashtme, Athinë, 27 shkurt 1914.
99
AIH, A-VI-39, viti 1913-1914, fl. 121-122, Raport i anëtarit britanik në
Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit për ministrin e Jashtëm, Vlorë: 28 shkurt 1914.
Përpjekjet e politikës greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut ... 79

vazhdoi t’i mbante peshë shpirtrat e ndezur, duke ushqyer dhe forcuar
shpresat e mbështetësve të bashkimit me Greqinë100.

Summary

THE EFFORTS OF THE GREEK POLITICS FOR THE INVASION


OF SOUTHERN ALBANIA: FROM DIPLOMACY TO ARMED ACTION
(SEPTEMBER 1913 – FEBRUARY 1914)

In order to dominate the territories of southern Albania, the leaders of the Greek
government developed an intense diplomatic activity within the international
organizations and the chancelleries of the Great Powers. The meetings of the Greek
officials manifested a continuous persistence on maintaining the occupied territories; on
conditioning the issue of the Greek – Albanian borders with the issue of the Aegean
islands; on changing the borders fixed by the London Conference and drafted by the
Protocol of Florence; and lastly, on ensuring large guarantees for the pretended Greek
population of southern Albania.
The intense diplomatic activity was amplified by the policy of the Greek
administration on the occupied territories of southern Albania. The policy followed on
the ground aimed to achieve what the diplomacy had not succeeded to do: the
materialization of the detachment or the independence. The Greek military
administration stimulated the enforcement of the Greek or pro – Greek element in
southern Albania and sustained its reactions towards a union with Greece. This
administration took measures to stop all expression of Albanian national consciousness.
It played an essential role in the creation of the Saint Battalions and the organization of
the armed resistance in southern Albania.
The Greek politics followed a systematic occupying policy regarding southern
Albania. Even during February 1914, the Movement, actually, organized and sustained
by them, continued. The Greek policy, generally worked on the Movement’s
encouragement, it provided arsenal and allowed contingents of rebels to easily pass the
frontier. On the other hand, with the multitude of demands, especially the rectifications
asked for the territories of Gjirokastra and Korça in its note of 21 February 1913, the
Greek government continued to motivate and enforce the expectancies of those who
supported the union with Greece.

100
Edith Stickney, Shqipëria e Jugut ose Epiri i Veriut në çështjet evropiane
ndërkombëtare, 1912-1923, Tiranë: “Koha”, 1998, f.76.
Nr.1-2 STUDIME HISTORIKE 2010

BEQIR META

PROBLEMI I MINORITETEVE SHQIPTARE DHE GREKE


NË ORGANIZMAT NDËRKOMBËTARE
NË VITET 1925-1929

Fuqitë e Mëdha evropiane të kohës dhe organizmat ndërkombëtare


që merreshin me minoritetet i trajtuan në mënyrë disproporcionale
çështjet e minoriteteve të huaja në Shqipëri dhe ato të minoriteteve
shqiptare në Ballkan. Në shumë raste nuk ishte i njëjti interesim, nuk
ndiqej e njëjta masë dhe të njëjtat parime në gjykimin e çështjeve analoge
dhe, çka është më e rëndësishme, nuk merreshin masa proporcionale dhe
të njëjta për mbrojtjen e tyre. Si për çdo aspekt të politikës së Fuqive të
Mëdha në këtë kohë edhe çështja e minoriteteve iu nënshtrua interesave
të tyre politike në rajonin e Ballkanit.
Një shembull konkret ishte qëndrimi i Ambasadës Britanike në
Athinë, e cila u ngarkua nga qeveria e saj të bënte hetime lidhur me
dëbimin e shqiptarëve nga qeveria greke. I Ngarkuari me Punë i Britanisë
së Madhe në Athinë, Atchley u mjaftua me një bisedë me deputetin grek
nga provinca e Çamërisë, doktor Bebis, të cilin ai e konsideronte një
person të besueshëm dhe në marrëdhënie të mira me myslimanët e
Çamërisë.1 Është e kuptueshme se Bebis mbronte pozitën dhe interesat e
qeverisë greke, sa do që u përpoq të dukej se po jepte një gjykim dhe
informacion të pavarur. Ai i tha përfaqësuesit britanik se, pretendimet për
persekutimin e myslimanëve të Çamërisë ishin pjesërisht të vërteta dhe
pjesërisht ekzagjerime ose zmadhime të fakteve të parëndësishme dhe të
izoluara. Sipas tij, myslimanët fatkeq të Çamërisë kishin qenë një mollë
sherri midis turqve, shqiptarëve dhe grekëve. Të parët ishin të interesuar
t’i nxisnin ata që të shkonin në Turqi, shqiptarët ishin të interesuar t’i
bindnin ata që të qëndronin në Epir, me qëllim që t’i përdornin për të
mbështetur pretendimet e tyre dhe grekët vetëm se ishin shumë të
kënaqur që ata të largoheshin nga Greqia. Bebis, pohonte se gjatë
intervaleve të konsiderueshme midis vizitave të Komisionit Miks,
1
Public Record Office; Foreign Office (FO) 286/948, Sër Milne Cheetham nga
Athina për Austen Chamberlain, Athinë, 19 janar 1926.
82 Beqir Meta

myslimanët kishin pasur shumë kohë për të ndryshuar mendimin e tyre,


më se një herë, se cila zgjidhje ishte më tërheqëse për ta. Sipas tij, e
vetmja mënyrë që çështja e fatit të myslimanëve të Epirit të mos zgjatej
deri në pafundësi, ishte të mbarohej sa më shpejt, me të gjitha mjetet e
mundshme, puna e Komisionit, qoftë edhe duke rrezikuar që të mos
kënaqte një përqindje të konsiderueshme të popullsisë lidhur me
destinacionin e saj.
Doktor Bebis e kishte siguruar Atchley se “përrallat” mbi shtypjen e
myslimanëve shqiptarë në Epir prej autoriteteve greke, me qëllim që t’i
detyronin ata që të emigronin, ishin të rreme. Ai kishte deklaruar se asnjë
shqiptar nuk ishte nxjerrë nga shtëpia për të vendosur refugjatët grekë.
Midis familjeve që kohët e fundit ishin dëbuar në Janinë, në bazë të ligjit
të brigandazhit, kishte pasur edhe disa familje shqiptare nga Çamëria. Ai
pretendonte se kishte ndërhyrë që ata të mos dëboheshin dhe ia kishte
arritur që shumë prej tyre t’i kthente në shtëpitë e veta. Ai deklaroi se,
75% e myslimanëve të Çamërisë dëshironin të shkonin në Turqi sepse
ata, si të gjithë myslimanët, nuk donin të ishin nën një regjim jo
mysliman i cili, jo vetëm që i pengonte që të bëheshin një elitë sunduese,
por i bënte të sunduar. Gjithashtu ata nuk i donin shqiptarët e Shqipërisë,
pasi këta ishin modernistë në çështjet fetare. Bebis u përpoq ta bindë
diplomatin britanik se nuk kishte një shtypje të përgjithshme të
myslimanëve të Çamërisë. Myslimanët kundërshtonin prezencën e
refugjatëve, të cilët ata i konsideronin si ndërhyrës (furacakë) dhe,
sigurisht, ishte e mundur që këto grindje të izoluara kishin ndodhur midis
myslimanëve dhe refugjatëve, disa prej të cilëve ishin vendosur nëpër
xhamia. Sipas tij, refugjatët kishin vuajtur shumë në Çamëri. Në një
kamp me çadra, me më shumë se 75 familje, rreth 40 persona kishin
vdekur brenda dy muajve, shumica e tyre ishin gra dhe fëmijë. Kohët e
fundit në Epir, kishin vepruar bandat e shqiptarëve brigandë. Këto banda
përbëheshin pjesërisht nga banorë të Çamërisë dhe pjesërisht nga banorë
të Shqipërisë. Ndërsa lidhur me deklaratën e përfaqësuesit shqiptar në
Lidhjen e Kombeve, Mehdi Frashëri, se bandat greke po vepronin në
interes të qeverisë greke në Çamëri, doktor Bebis theksoi se, Colovos (i
cili ishte përmendur nga M. Frashëri) kishte qenë me bandën e tij në
Maqedoni dhe jo në Epir. Kuptohet se, kjo ishte një paraqitje tendencioze
e realitetit në Çamëri megjithëse Bebis ishte përpjekur të tregohej disi
objektiv kur kishte pohuar edhe disa dëshira të qeverisë greke për
dëbimin e shqiptarëve.
Problemi i minoriteteve shqiptare dhe greke në organizmat ndërkombëtare ... 83

Një shembull tjetër ishte edhe qëndrimi i qeverisë britanike dhe i


Këshillit të LK lidhur me kërkesën e qeverisë shqiptare për t’i dhënë një
hua për sistemimin e refugjatëve shqiptarë në Shqipëri. Duke mos dashur
të futej në rrugën e dëbimit reciprok të minoritetit grek në Shqipëri,
qeveria shqiptare i paraqiti Këshillit të LK një projekt të hartuar nga
koloneli Stërling për sistemimin e refugjatëve që po largoheshin nga
Turqia për në Shqipëri. Ai kishte llogaritur se numri i tyre mund të arrinte
në rreth 35.000 vetë dhe ata kishin shkuar atje qoftë nga Greqia ashtu dhe
nga Jugosllavia. Kështu që, qeveria shqiptare kishte kërkuar një hua prej
3 milion franga ari e cila do të garantohej nga pasuria shtetërore që
llogaritej në një milion paund. Qeveria shqiptare kërkoi edhe mbështetjen
e qeverisë britanike për realizimin e kësaj huaje. Ajo, gjithashtu ishte e
gatshme të pranonte, që kjo hua të administrohej nga një komision i LK.
Por zyrtarët britanikë nuk pranuan të angazhoheshin.2
Po kështu një qëndrim aspak i paanshëm dhe i balancuar ishte ai i
Mandatorëve të Komisionit Miks ndaj memorandumit të përfaqësuesit të
qeverisë shqiptare të 4 dhjetorit 1925, të cilin e konsideronin si të bazuar
në një informacion të pasaktë dhe tërësisht imagjinar.3
Më 1 mars 1926, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare M. Frashëri i
parashtroi edhe një herë Sekretarit të LK shqetësimin se, qeveria greke po
dëbonte 800 banorët shqiptarë të fshatrave Kardhiq dhe Dragumi.
Megjithëse gjenerali De Lara kishte deklaruar në mbledhjen e Këshillit të
LK, më 10 dhjetor 1925 se në qoftë se këto dy fshatra do të deklaroheshin
se ishin shqiptare ata do të përjashtoheshin nga shkëmbimi i
detyrueshëm, Komisioni Miks e hodhi poshtë kërkesën e qeverisë
shqiptare, duke deklaruar me arrogancë se mandatorët e tij ishin të vetmit
autoritete kompetente që mund të përcaktonin origjinën e banorëve të
Dragumit dhe të Gardhiqit.4 Me gjithë këtë, mesa duket, presioni i
qeverisë shqiptare dha rezultat dhe, disa dit më vonë, mandatorët
informuan Sekretarin e Përgjithshëm të LK se ata “ishin në gjendje të
deklaronin, në bazë të hetimeve që kishin kryer në terren dhe të raporteve
e informacionit që ata kishin mbledhur, se e konsideronin popullsinë
2
Po aty, Shënime të Howard Smith (Central Department) në Forin Ofis, 19 janar
1926.
3
FO 286/948, Memorandum i anëtarëve neutralë të Komisionit Miks për Eric
Drummond, 23 janar 1926.
4
Po aty, Letër e M. Frashërit drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të LK, 1 mars
1926, dhe telegram i Mandatorëve për Sekretarin e Përgjithshëm, 4 mars 1926.
84 Beqir Meta

myslimane të Çamërisë në përgjithësi dhe të fshatrave Gardhiq e


Dragumi në veçanti, si një popullsi me origjinë shqiptare dhe,
rrjedhimisht, ajo ishte e pa shkëmbyeshme, me përjashtim të rasteve të
pakta të izoluara për të cilat origjina shqiptare ishte e diskutueshme.”5
Duke e ndjerë rrezikun që vinte prej ndryshimit të qëndrimit të
mandatorëve të Komisionit Miks dhe duke dashur të mbronte dhe
konservonte rezultatet e arritura në spastrimin e pjesshëm etnik të
minoritetit shqiptar në Greqi, qeveria greke nxitoi të deklaronte në
Këshillin e LK se ajo dëshironte të suprimonte Nënkomisionin e Epirit,
duke pohuar se tashmë shkëmbimi kishte përfunduar. Qeveria greke
vendosi gjithashtu të mos kërkonte më largimin e 800 personave që
kishin mbetur pezull. Popullsia e Çamërisë që nuk ishte shkëmbyer do të
gëzonte të njëjtin trajtim ligjor dhe faktik si dhe qytetarët e tjerë grekë. Të
gjitha masat e veçanta që qeveria greke kishte aplikuar ndaj kësaj
popullsie, pasi e kishte konsideruar atë si të shkëmbyeshme, do të
anuloheshin. Këshilli i LK e mirëpriti këtë deklaratë dhe e konsideroi
punën e mandatorëve të Komisionit Miks si të përfunduar.6 Megjithëkëtë
Komisioni Miks edhe në korrik të vitit 1926 ende nuk e kishte
konsideruar të suprimuar Nënkomisionin e Epirit.7
Pasi arriti një sukses të konsiderueshëm në spastrimin etnik të
shqiptarëve në Greqi, qeveria greke filloi presionin për fuqizimin e
pozitave ekonomike e sociale të minoritetit grekofon në Shqipëri.
Ambasadori grek në Shqipëri i paraqiti një memorandum përfaqësuesit
britanik Robert Perr, në të cilin thuhej se një pjesë e konsiderueshme e
minoritetit grek në provincën e Gjirokastrës ishte vendosur në pronat e
bejlerëve qysh në kohën e Ali Pashë Tepelenës, megjithëse në shumicën e
rasteve ata ishin vendosur më herët. Ambasadori grek sqaronte se në
Perandorinë Otomane pronat konsideroheshin si “mirie”, siç ishte
praktikisht statusi i gjithë pronave në Epir. Fshatarët u paguanin një pjesë
të prodhimit të tyre bejlerëve, por të drejtat e tyre ishin të garantuara nga
ligji dhe dukej se nuk kishte probleme, por fshatarët konsideroheshin si
përfitues të fryteve të pronave ku ata ishin vendosur. Ai ankohej se, qysh
5
Po aty, Raport i Viskontit Ishii: “Myslimanët me origjinë shqiptare në Greqi”,
Gjenevë, 15 mars 1926.
6
Po aty.
7
Po aty, Mandatorët për Sekretarin e Përgjithshëm, Konstandinopol, 5 maj 1926;
Hans Holstad në emër të mandatorëve për Sekretarin e Përgjithshëm, Konstandinopol, 14
korrik 1926.
Problemi i minoriteteve shqiptare dhe greke në organizmat ndërkombëtare ... 85

prej krijimit të shtetit shqiptar, kishte pasur përpjekje të vazhdueshme


nga ana e bejlerëve për të fituar të drejtën që të jepnin tokën me qira dhe
ta konsideronin veten vetëm si qiradhënës, duke reduktuar kështu pozitën
e fshatarëve vetëm në atë të qiramarrësit të thjeshtë. Ai akuzonte qeverinë
shqiptare se në shumë raste i kishte njohur këto të drejta të pronarëve dhe
kishte njohur si prona të pronarëve të tokës edhe pyjet, kullotat dhe
ndërtesat në kufijtë e çifligjeve të tyre, ndërsa më parë këto kishin qenë
subjekte të titujve të veçantë të pronësisë. Rrjedhimisht, pozita e
fshatarëve ishte keqësuar në mënyrë radikale dhe të gjitha përmirësimet e
cilësisë së tokës së punueshme që ishin bërë në vite dhe që ishin
konsideruar si pronë familjare e bujqve, ishin bërë pronë e pronarëve, të
drejtat autentike të të cilëve mbi këto çifligje kishin qenë, në rastin më të
mirë, disi të dyshimta. Përfaqësuesi grek ankohej se kohët e fundit shumë
pronarë tokash kishin përfituar nga gjykatat urdhra dëbimi dhe po
zëvendësonin familjet grekofone me myslimanë, veçanërisht me refugjatë
nga Kosova dhe Çamëria. Në fakt kjo ishte një paraqitje krejtësisht e
shtrembër dhe tendencioze e realitetit. Ai shtoi se kjo çështje ishte bërë
subjekt i diskutimeve midis qeverive greke dhe shqiptare dhe qeveria
greke mund ta shtronte atë në Komisionin e Minoriteteve të LK.8
Edhe pas vitit 1926 qeveria greke nuk i mbajti aspak angazhimet e
marra para LK por vazhdoi në heshtje dhe me këmbëngulje procesin e
presionit për dëbimin e shqiptarëve të mbetur në Greqi. Kështu në shtator
të vitit 1927 Sekretari i Përgjithshëm i LK mori një peticion të
nënshkruar nga Ali Dino, në emër të fshatarëve të Gardhiqit dhe
Dragumit, në të cilin thuhej se autoritetet greke vijonin të mbanin të
sekuestruara shtëpitë e tyre dhe tokat në favor të refugjatëve. Sekretari i
Përgjithshëm ia parashtroi këtë ankesë qeverisë greke9 e cila u përpoq që
ta mohonte dhe justifikonte veprimin e saj. Këshilli i LK, nga ana e tij
nuk mori ndonjë masë për ta verifikuar dhe zgjidhur problemin dhe,
kështu, qeveria shqiptare u detyrua t’i drejtohej Sekretarit të Përgjithshëm
të LK, me një letër të veçantë në mars të vitit 1928.10
8
FO 286/968, R. Parr nga Durrësi për Sër Austen Chamberlain, 20 shtator 1926,
bashkë me memorandumin e përfaqësuesit grek.
9
FO 371/12924, Peticion i Ali Dinos, 28 gusht 1927, dhe nota e Sekretarit të
Përgjithshëm për anëtarët e Këshillit të LK, 29 dhjetor 1927.
10
Po aty, Letër e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë drejtuar Sekretarit të
Përgjithshëm të LK, Tiranë, 1 mars 1928.
86 Beqir Meta

Qeveria shqiptare ankohej se Greqia nuk po respektonte detyrimet


që rridhnin nga Traktatet e LK për minoritetet si dhe angazhimet që ajo
kishte marrë më se një herë para Këshillit të LK. Pozita e minoritetit
shqiptar në Greqi vijonte të ishte e rrezikuar. Atij, jo vetëm që nuk i ishin
garantuar të drejtat politike dhe kulturore, por ishte në rrezik vetë
ekzistenca e tij. Me qëllim që të detyronte këtë minoritet të largohej nga
vatra e tij, Çamëria, po bëheshin presione konstante ndaj tij. Metoda më e
përhapur ishte shpronësimi i këtyre njerëzve fatkeq nga pronat e tyre,
duke i privuar ata nga mjeti themelor i mbijetesës. Si rezultat i këtij
presioni konstant shumë familje çame ishin shpërngulur në Shqipëri,
duke krijuar vështirësi për qeverinë shqiptare dhe duke zemëruar
opinionin shqiptar.
Peticione të vazhdueshme i ishin dërguar qeverisë greke për të
ndryshuar këtë qëndrim por ata kishin qenë pa rezultat. Qeveria greke
nuk kishte marrë ende masa për të rivendosur në shtëpitë e tyre ata çamë
që kishin qenë të detyruar t’u lëshonin shtëpitë e tyre refugjatëve grekë
ose që ajo t’i jepte fund masave të jashtëzakonshme që kishte marrë më
parë siç ishte rasti i fshatrave Gardhiq dhe Dragum. Ishte surprizë fakti që
nuk kishte asnjë shkollë shqipe për minoritetin e madh shqiptar në
Çamëri ndërsa minoriteti grek në Shqipëri gëzonte plotësisht të gjitha të
drejtat civile, politike dhe kulturore. Dy anëtarë të parlamentit shqiptar i
përkisnin këtij minoriteti, administrata shqiptare kishte një numër
relativisht të madh zyrtarësh të lartë që i përkisnin minoritetit grek dhe në
Shqipëri funksiononin rreth 60-70 shkolla greke.
Në notën shqiptare përmendeshin edhe dy probleme të tjera në të
cilat dukej qartë se qeveria greke kishte dëmtuar rëndë interesat
shqiptare. Së pari, ishte çështja e konventave. Të dy shtetet kishin
nënshkruar një sërë konventash si një traktat tregtar, një konventë
ekstradimi, një konventë konsullore dhe një konventë mbi kushtet e
qëndrimit dhe biznesit dhe një traktat të shtetësisë. Sapo këto
marrëveshje ishin nënshkruar, parlamenti shqiptar i kishte ratifikuar,
ndërsa pala greke e kishte zgjatur shumë procesin e ratifikimit. Por edhe
pas ratifikimit, qeveria greke, për arsye të pajustifikueshme, kishte
refuzuar që të shkëmbente instrumentet e ratifikimit.
Së dyti, ishte çështja e pronave tokësore të shqiptarëve në Greqi. Në
Greqi ishin zbatuar një sërë ligjesh shpronësuese dhe shqiptarët ishin
shpronësuar thuajse plotësisht. Kështu, në bazë të rregullave më
elementare të drejtësisë, duhej që qeveria greke t’i shpërblente pronarët
Problemi i minoriteteve shqiptare dhe greke në organizmat ndërkombëtare ... 87

për këtë shpronësim. Por pronarët shqiptarë nuk kishin marrë asgjë për
pronat e tyre të shpronësuara. Ky qëndrim i qeverisë greke kishte
shkatërruar qindra familje shqiptare. Qytetarët shqiptar kishin shkuar
shpesh në Greqi dhe ishin detyruar të qëndronin atje për periudha të gjata,
pa zgjidhur asnjë problem. Qeveria shqiptare mendonte se këto metoda
ishin përdorur për të shkurajuar pronarët shqiptarë që ata të mos vijonin
kërkesat e tyre për kompensimin e pronave të veta. Ajo i kërkonte palës
greke që pronarët shqiptarë të kompensoheshin sipas metodës dhe
procedurës që kishte aplikuar qeveria greke në konventat e nënshkruara,
për këtë çështje, me qeveritë britanike dhe italiane. Me qëllim që t’i vinte
në ndihmë qeverisë greke dhe për të dhënë një provë të qëndrimit të saj
pajtues dhe të moderuar, qeveria shqiptare ishte e përgatitur të pranonte
një reduktim të konsiderueshëm në koeficientin e shpërblimit që ishte
aplikuar në konventat e nënshkruara nga qeveria greke me qeveritë
britanike dhe italiane. Qeveria shqiptare shpresonte se kjo kërkesë e
moderuar do të shqyrtohej në frymën e miqësisë dhe drejtësisë edhe për
arsye se, sipas të dhënave që ajo dispononte, sipërfaqja e tokës që tashmë
ishte shpronësuar ose ishte parashikuar për t’u shpronësuar nuk i kalonte
500.000 stremët.
Qeveria shqiptare deklaronte se dëshironte të mbante marrëdhënie
të mira fqinjësie me Greqinë dhe të shmangte ndonjë ngjarje që mund të
krijonte një krizë të këtyre marrëdhënieve por, në të njëjtën kohë, ajo
kishte për detyrë që të mbronte interesat e bashkëkombësve të saj.
Prandaj ajo do ta shtronte këtë çështje, në bazë të artikullit të 11
paragrafit 2 të Konventës së LK, para Këshillit në sesionin e qershorit.
Më parë dhe pikërisht në shkurt të vitit 1928 qeveria shqiptare,
nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Athinë, i kishte paraqitur një
memorandum konfidencial qeverisë greke11 në të cilin theksonte se fshati
Gardhiq kishte pasur 400 shtëpi dhe tani kishte vetëm 10-15 shtëpi,
Dragumi kishte pasur 80 familje dhe tani numri i tyre ishte reduktuar në
30, Margariti nga 600 familje ishte reduktuar në 30, Karbunara me 300
familje kishte vetëm 40. Të njëjtin fat kishin pasur dhe fshatrat e tjerë si
Nihori, Minina, Piadhuli, etj. Në memorandum thuhej se pa u ndryshuar
ky qëndrim ndaj çamëve, qeveria shqiptare kishte shumë arsye të ishte e
frikësuar se ky minoritet do të detyrohej të largohej nga vatrat e tij
11
FO 371/12924, Memorandum konfidencial i qeverisë shqiptare për qeverinë
greke, 3 shkurt 1928.
88 Beqir Meta

shekullore dhe të vendosej si refugjat në Shqipëri, duke e vënë kështu


qeverinë shqiptare në një pozitë shumë të vështirë. Legata shqiptare
theksonte se nga peticionet e çamëve mund të arrihej në përfundimin se
ndaj tyre ishte bërë presion për ti detyruar të emigronin; e drejta e pronës
së minoritetit shqiptar në Çamëri ishte shkelur rëndë dhe, megjithëse
çamët ishin përjashtuar nga shkëmbimi i detyrueshëm, toka e tyre po
mbahej ende e sekuestruar. Një pjesë e madhe e saj u ishte dhënë
refugjatëve grekë, duke lënë kështu shumë persona pa shtëpi dhe mjete
jetese megjithëse Greqia kishte pranuar më parë në Këshillin e LK që
refugjatët grekë nga Azia e Vogël do t’i lironin këto shtëpi. Minoriteti
shqiptar nuk kishte të drejtën të zgjidhte dhe të zgjidhej dhe nuk kishte
asnjë shqiptar në këshillat komunale dhe bashkiake. Anëtarët e këtyre
këshillave ishin emëruar direkt nga guvernatori i përgjithshëm i Janinës.
Asnjë person nga ky minoritet nuk kishte ndonjë vend në Parlament.
Rekrutët e rinj me origjinë shqiptare ishin angazhuar vetëm në ndërtimin
e rrugëve, në vend që të angazhoheshin në batalionet ushtarake. Në
Çamëri nuk kishte asnjë shkollë në gjuhën shqipe.
Kërkesa e palës shqiptare për ta diskutuar çështjen e pronave dhe të
minoritetit shqiptar në Greqi në Këshillin e LK nuk u prit mirë nga
përfaqësuesi i qeverisë italiane. Grandi i shkruante Legatës Italiane ne
Athinë se, duke pasur parasysh marrëdhëniet tona miqësore me të dy
vendet, duhet të nxiten ata që ta diskutojnë çështjen midis tyre. Në qoftë
se Këshilli do të merrej me këtë çështje, qeveria italiane mund të gjendej
në një pozitë më delikate se sa ajo që ishte ndodhur në çështjen e
optanëve hungarezë.12
Një qëndrim të njëanshëm dhe tendencioz mbajti në këtë kohë edhe
Forin Ofisi. Zyrtari i kësaj ministrie C. Harvey, në një memorandum për
Sekretarin e Jashtëm13, shkruante se, ndonëse mund të ishte e vërtetë se
qeveria greke po sillej keq, duke shtyrë ratifikimin e konventave greko-
shqiptare të cilat i kishin propozuar vetë, kjo nuk ishte një çështje për t’i
dërguar grekët në Gjenevë. Ai mendonte se shtyrja e ratifikimit padyshim
lidhej me klauzolën e kombit më të favorizuar në Konventën Konsullore
e cila i detyronte grekët që t’u jepnin një trajtim të njëjtë pronarëve
12
HW 12/106, Telegram nga Grandi në Romë për legatën italiane në Athinë, 30
maj 1928. Marrë nga botimi i Bejtulla Destanit, Ethnic Minorities in the Balkan States,
1860-1971, volume 5: 1927-1938, London 2003, f. 45.
13
FO 371/12924, Memorandum i C. Harvey për Sekretarin e Jashtëm, Londër, 17
maj 1928.
Problemi i minoriteteve shqiptare dhe greke në organizmat ndërkombëtare ... 89

shqiptarë si ai që u kishin dhënë atyre britanikë. Ai theksonte se pronarët


shqiptarë kishin pësuar ekzaktësisht të njëjtat pasoja si dhe qytetarët
grekë dhe të gjithë qytetarët e huaj nga shpronësimi i tokave të tyre të
cilat u ishin dhënë refugjatëve grekë dhe ata nuk kishin marrë asnjë
qindarkë si kompensim. Në këtë çështje nuk kishte një diskriminim ndaj
të huajve të cilët ishin trajtuar në të njëjtën mënyrë si dhe qytetarët grekë.
Por përkundrazi, janë të huajt që po pretendojnë të trajtohen më mirë se
sa grekët. Marrëveshja për pasuritë greko-turke, e cila qëndron në themel
të çështjes, ishte një detyrim i Traktatit të Lozanës, e cila kërkonte
kthimin e pronave të pronarëve grekë e turq siç i kishin pasur më parë.
Dhe, në se nuk do të kishte mundësi që të ktheheshin tokat, atëherë një
marrëveshje ishte nënshkruar midis dy palëve që të dy kategoritë e
pronave të vlerësoheshin dhe qeveria që kishte diferencën duhej t’ia
paguante qeverisë tjetër.
Qeveria britanike kishte arritur që të përdorte termat e këtij
konsensusi me qëllim që të nënshkruante një marrëveshje të kënaqshme
për kompensimin e pronarëve britanikë të tokave në Greqi. Marrëveshja
kishte qenë më pak e favorshme se sa ajo me turqit, por natyrisht më e
favorshme se sa ajo që ishte zbatuar për grekët të cilët nuk kishin marrë
asgjë. Në fakt, as pronarët britanikë nuk kishin marrë ende paratë e tyre
por shpresohej që në të ardhmen, pas vonesave të zakonshme që vinin
nga vlerësimi i pronave, ata do t’i merrnin vlerat e përcaktuara. Qeveria
italiane kishte nënshkruar një marrëveshje të ngjashme në të njëjtën kohë,
ndërsa qeveria franceze e cila kishte vepruar pas shpinës së britanikëve,
duke diskutuar një marrëveshje të veçantë me gjeneralin Kondilis,
përpara se të vinte në fuqi qeveria ekumenike, tashmë e poshtëruar, po
priste pa limit ratifikimin e kësaj marrëveshje. Harvey shkruante se
marrëveshjet britanike dhe italiane kishin qenë rezultat i rrethanave të
veçanta të cilat kishin bërë të mundur që ata t’ua shtrëngonin rripat
grekëve. Ishte e qartë se grekët nuk kishin qëllim që t’i zbatonin këto
marrëveshje në mënyrë universale, megjithëse mendohej se vendet që
kishin nënshkruar marrëveshjen e kombit më të favorizuar me Greqinë
kishin të drejtë të kërkonin një gjë të tillë. Megjithatë Konventa Tregtare
greko-shqiptare e cila përmbante këtë klauzolë, ende nuk ishte ratifikuar
nga Greqia dhe nuk kishte dyshim se kjo ishte bërë qëllimisht. Sekreti i
impenjimit të qeverisë shqiptare për këtë çështje, sipas Harveyt, ishte
fakti që shumë politikanë të rëndësishëm shqiptarë dhe veçanërisht
Ministri i Punëve të Jashtme, kishin prona të mëdha në Greqi.
90 Beqir Meta

Megjithëkëtë Greqia nuk kishte nënshkruar ndonjë marrëveshje të


veçantë për këtë çështje as me Rumaninë, as me Jugosllavinë dhe dukej
se nuk kishte ndonjë qëllim që të nënshkruante ndonjë marrëveshje të
tillë.
Harvey trajtonte edhe çështjen e minoritetit shqiptar në Greqi dhe e
cilësonte ankesën e qeverisë shqiptare një ankesë të zakonshme. Ai
theksonte se çamët ishin myslimanë të racës shqiptare dhe numri i
përgjithshëm i tyre ishte 15.000. Ndërsa në anën tjetër të kufirit
ekzistonte një minoritet grek shumë më i madh dhe qeveria shqiptare
ishte akuzuar në mënyrë të njëjtë se nuk kishte hapur shkolla për të dhe se
nuk e kishte trajtuar në mënyrë të përshtatshme. “Duhet pranuar,
theksonte ai, se qeveria greke nuk kishte hapur shkolla për çamët,
megjithëse ata nuk kishin bërë ankesa për mos hapjen e këtyre shkollave.
Nga ana tjetër qeveria shqiptare kishte hapur 60-70 shkolla për
minoritetin grek, megjithëse më parë aty kishte pasur më tepër se dyfishin
dhe qeveria shqiptare e kishte mbyllur pjesën tjetër”14.
Zyrtari i lartë britanik mendonte se si çamët ashtu dhe minoriteti
grek në Shqipëri ishin trajtuar sipas traktatit të zakonshëm për
minoritetet. Qeveria greke pretendonte se ata ishin numerikisht shumë
inferior që të kërkonin hapjen e shkollave të veçanta dhe në këtë drejtim
nuk mund të bëheshin krahasime me minoritetin shumë më të madh grek
në Shqipëri. Për më tepër, çamët kishin shkaktuar ngatërresa të
përsëritura për administratën, pasi ata, në disa raste, kishin pretenduar se
ishin një minoritet shqiptar dhe në disa raste të tjera se ishin një minoritet
turk. Duhet kujtuar se myslimanët me origjinë shqiptare ishin përjashtuar
në mënyrë të veçantë nga shkëmbimi i detyrueshëm i popullsive greko-
turke dhe, në këtë kontekst, ata këmbëngulën në origjinën e tyre
shqiptare. Në raste të tjera ata kishin pretenduar se ishin minoritet turk,
në kuptimin e Artikullit 4 të Traktatit të Athinës të vitit 1913 i cili
parashikonte se personat që dëshironin të aplikonin për kombësinë turke
mund ta merrnin këtë, me kusht që të transferoheshin në Turqi. Për arsye
të luftës ata nuk qenë në gjendje që ta realizojnë këtë qëllim, megjithëse
disa u shpërngulën për në Turqi por duke parë kushtet aq të pakënaqshme
në Anatolia, ata kërkuan lejen e qeverisë greke për t’u kthyer në Greqi
dhe kjo leje iu dha. Nuk ka dyshim se ka një persekutim të
parëndësishëm të çamëve nga autoritetet greke të cilët dëshirojnë të
14
Po aty.
Problemi i minoriteteve shqiptare dhe greke në organizmat ndërkombëtare ... 91

spastrojnë të gjithë myslimanët sa më shumë që të jetë e mundur, me


qëllim që t’u lirojnë vendin grekëve. Edhe diplomati tjetër britanik,
Jordan, mendonte në mënyrë tendencioze se qeveria shqiptare shpresonte
që, duke e ngritur këtë problem, ajo do të përgatisë rrugën për një
shkëmbim të popullsive dhe në këtë rast pronat e pasura të minoritetit
grek në Shqipërinë e Jugut do të merreshin nga qeveria shqiptare në
shkëmbim të pronave të pakta dhe të varfra të çamëve në Greqinë
Veriore.”15 Kjo paraqitje tendencioze dëshmon se diplomatët britanikë
nuk e njihnin mirë realitetin në Çamëri dhe historinë e çështjes çame. Ata
ishin nën ndikimin e propagandës greke dhe raportet e tyre dërguar Forin
Ofisit ishin shumë të rrezikshme për të drejtat dhe ekzistencën e
minoritetit shqiptar në Greqi.
Shqipëria edhe në vitet e para të Monarkisë po ndiqte një politikë
korrekte e liberale ndaj pakicave, por, paralelisht, ajo vijoi politikat e saj
për konsolidimin e institucioneve kombëtare fetare, politike etj. Pikërisht
kjo tendencë nuk u mirëprit nga fqinjët, të cilët u përpoqën të
mobilizonin disa individë të veçantë, oponentë të regjimit dhe të këtij
kursi për ta penguar këtë proces.
Më 28 shkurt 1929 Koço Tasi dhe Foto Dussi i dërguan një peticion
Lidhjes së Kombeve, duke u paraqitur si “përfaqësues” të organizatave të
krishtera “Lekë Dukagjini” e “Gjin Bue Shpata”, dhe si interpretë të
ndjenjave të popullit shqiptar të krishterë (ortodoks e katolik)16.
Në të vërtetë personat e lartpërmendur nuk përfaqësonin askënd,
pavarësisht pretendimeve të tyre, por megjithëkëtë Sekretari i LK,
Drummond e mori seriozisht këtë peticion dhe njoftoi qeverinë shqiptare
se, në përputhje me rezolutat e datave 27 qershor1921 dhe 5 shtator 1923
të Këshillit të LK, që kishin të bënin me mbrojtjen e minoriteteve, ky
peticion do t’u komunikohej anëtarëve të Këshillit, i cili do të kërkonte
sqarime prej qeverisë shqiptare17.
Memorandumi ishte një provë tjetër e qartë se si, duke përdorur
ligjet dhe parashikimet për mbrojtjen e minoriteteve, Greqia përpiqej të
pengonte konsolidimin e shtetit shqiptar, prandaj kjo është edhe arsyeja e
vetme që po e analizojmë në këtë studim.
15
Po aty.
16
Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (më tej: AMPJ), viti 1929, dos. 588, fl.
8-17, dt. 28 shkurt 1929.
17
Po aty, fl. 7, E. Drummond – ministrit të Jashtëm P. Evangjeli, 21 mars 1929.
92 Beqir Meta

K. Tasi dhe F. Dusi ankoheshin se nenet 223 dhe 232 të Kushtetutës


Shqiptare dhunonin principin e Deklaratës së vitit 1921 sipas të cilit,
dispozitat e saj që mbështeteshin në ligje themelore, nuk mund të
dhunoheshin nga një ligj tjetër, rregull, apo akt qeveritar. Ndërsa nenet e
lartpërmendura të Kushtetutës shqiptare theksonin se “dispozitat ligjore,
që janë në kundërshtim me dispozitat e kushtetutës së tanishme,
konsiderohen të pavlefshme.” Për këtë arsye ata pretendonin se të drejtat
e minoritarëve kishin humbur karakterin mbrojtës ndërkombëtar dhe
ishin bërë një çështje e brendshme e Shqipërisë, “të mbetur në një fshehje
të plotë të autoriteteve legjislative mosbesuese”18.
Ata ankoheshin se qeveria shqiptare kishte adoptuar tërësisht Kodin
Civil Francez dhe nuk kishte bërë përjashtime në legjislacion, lidhur me
të drejtën e familjes për “minoritetet e krishtera”.
Ankesa tjetër kishte të bënte me karakterin e sistemit elektoral në
Shqipëri. Pohohej se të gjitha ligjet elektorale shqiptare, deri në këtë
kohë, kishin qenë në kundërshtim me nenin 4 paragrafin 2 të Deklaratës,
e cila përcaktonte që në Shqipëri do të aplikohej “një sistem elektoral që i
përmbahej të drejtave të minoriteteve të racës, të fesë e të gjuhës”, e cila
kishte si qëllim që të jepeshin “garanci reale dhe jo në dukje” për
mbrojtjen e të drejtës së minoriteteve.
Ata pretendonin se të drejtat elektorale të minoritetit “të krishterë”
ishin të garantuara vetëm në dukje pasi, sipas sistemit elektoral në fuqi në
Shqipëri, të krishterët nuk përbënin një kolegj apo bashkësi elektorale të
ndarë. Ata e cilësonin kolegjin elektoral të ndarë si të përshtatshëm në
paraqitjen proporcionale të krishterëve dhe ky sistem, sipas tyre, ishte një
lloj mënyre për të garantuar të drejtat e tyre. Në të vërtetë sistemi që ata
kërkonin çonte në prishjen e karakterit unik dhe të bashkuar të shtetit
shqiptar e më tej në ndarjen politike dhe në copëtimin e vendit.
Ata pohonin se, sipas sistemit elektoral në fuqi, Shqipëria ishte e
ndarë në provinca, ku banorët e krishterë dhe ata myslimanë të çdo
province përbënin një kolegj elektoral të ndarë. Të gjitha provincat e
Shqipërisë banoheshin nga një shumicë myslimane, përjashtim bënte
vetëm provinca e Gjirokastrës dhe e Shkodrës. Autorët e memorandumit
ankoheshin se qeveria shqiptare, me qëllim që të evitonte një mbizotërim
elektoral të krishterëve në këto dy provinca, kishte marrë masa
legjislative ilegale që të reduktonte shumicën e krishterë. Ajo kishte disa
18
Po aty, fl. 8-17.
Problemi i minoriteteve shqiptare dhe greke në organizmat ndërkombëtare ... 93

vite që kishte bërë një ndarje të re administrative të vendit dhe kështu,


zonat e pastra katolike të Nikaj-Merturit dhe Kthellë-Selitës, ishin ndarë
administrativisht nga provinca e Shkodrës dhe ishin bërë pjesë e
provincave myslimane të Kosovës dhe të Dibrës. Po kështu zonat e pastra
ortodokse të Himarës e të Leskovikut ishin ndarë nga provinca e
Gjirokastrës dhe i ishin bashkuar provincave të Vlorës e të Korçës dhe,
për të siguruar shumicën myslimane të Korçës, asaj i ishte bashkangjitur
një pjesë e qarkut të Elbasanit.
Ata pranonin se, sipas sistemit elektoral në fuqi, të krishterët kishin
të drejtë të përfaqësoheshin me një numër proporcional deputetësh. Por,
sipas tyre, ky proporcion ishte i pavlefshëm sepse “nuk ekzistonte, as si
numër as si kualitet pasi, duke parë superioritetin numerik të
myslimanëve dhe masat legjislative e administrative të mësipërme, numri
i deputetëve të krishterë ishte zgjedhur nga zërat (votuesit) myslimanë”19.
Qeveria shqiptare akuzohej se, në kundërshtim me nenet 2 dhe 5 të
Deklaratës, me anë të masave të ndryshme legjislative dhe vendimeve
qeveritare, kishte dhunuar lirinë fetare të krishterëve ortodoksë dhe ju
refuzonte atyre të drejtën e ushtrimit lirshëm të riteve fetare të kishës së
tyre. Që prej shumë vjetësh, qeveria shqiptare kishte ndërhyrë në punët e
brendshme të kishës ortodokse, duke demonstruar më tepër forcë se sa
zgjidhje për këtë popullsi. Në vitin 1922, me iniciativë të saj dhe
nëpërmjet Kosta Paftalit, në atë kohë Bashkiak i Durrësit, ftoi klerin dhe
popullin ortodoks për të zgjedhur përfaqësuesit e vet për në asamblenë
fetare të Beratit, me qëllim proklamimin e autoqefalisë së Kishës
Ortodokse Shqiptare. Populli dhe kleri nuk e aprovuan këtë masë dhe
refuzuan të zgjidhnin përfaqësuesit e vet. Me urdhër të qeverisë, kryetarët
e bashkive me shumicë myslimane zgjodhën përfaqësuesit ortodoksë për
në Asamblenë e Beratit, përfaqësues me një moral të dyshimtë që nuk
gëzonin asnjë respekt tek elementi ortodoks, duke qenë gjithë kohën
instrumente të myslimanëve. Përfaqësuesit e zgjedhur u mblodhën në
Berat dhe hoqën në unanimitet, në mënyrë të parregullt Statusin legal të
Kishës Ortodokse dhe krijuan statusin arbitrar të tanishëm. As Patriarkati
Ekumenik, koka e ortodoksisë, as populli shqiptar ortodoks nuk e njohën
këtë gjendje të re të imponuar dhe problemi fetar ka mbetur pezull.
Qeveria shqiptare, akuzohej se me qëllim që të shkrinte elementin
ortodoks e për të dobësuar popullsinë ortodokse, nëpërmjet një përçarje
19
Po aty.
94 Beqir Meta

në gjirin e vet, duke kaluar çdo vështirësi të mbizotërimit politik të


myslimanëve, ka afruar elemente çrregullues, duke pasur në krye priftin
jo legjitim Fan Noli, që vazhdon me grabitjen e kishës së Shën Gjergjit
në Korçë dhe të vetmes kishë në Vlorë, duke i shndërruar në kisha të
shqiptarëve nacionaliste dhe duke vendosur shqipen si gjuhë liturgjike.
Ata ankoheshin se protestat energjike të klerit e të popullit ortodoks
si dhe demarshet e deputetëve ortodoksë qysh atëherë nuk ishin marrë në
konsideratë. Së fundi, me urdhër të Kryetarit të Këshillit Shqiptar, Kosta
Kotta, duke ekzekutuar vetë urdhrat e Ahmet Zogut, priftërinjtë Pater
Tshamtshe (Camçe), Pater Agathangelos e Pater Euthimis Hoshtova
kishin qenë rregullisht të rremë.
Me këto priftërinj të rinj, qeveria shqiptare kishte për qëllim, të
kompletonte numrin e priftërinjve të nevojshëm për kushtetutën e një
Sinodi te Shenjtë, për të proceduar menjëherë në organizimin e një
grushti shteti me anë të cilit të krijojë Kishën Autoqefale Shqiptare.
Fakti që Kryetari i Këshillit, Kosta Kotta ishte ortodoks, nuk e
zbehte karakterin tërësisht mysliman të qeverisë shqiptare, sepse nuk
duhej harruar që Kotta ashtu si dhe Kryetari i Dhomës, Pandeli Evangjeli
si dhe funksionarë të tjerë të lartë, i përkisnin asaj kategorie të
krishterësh, që ishin zgjedhur me votat e myslimanëve, në sajë të sistemit
elektoral në fuqi dhe në mungesë të lirisë së votës. Emërimi i të
krishterëve si kryetarë këshilli e të Dhomës së Deputetëve, ishte
favorizuar nga myslimanët, pasi këto emërime ishin një avantazh për ata,
sepse shërbenin si mantel për të mbuluar realitetin në sy të opinionit
publik evropian dhe që presioni mbi të krishterët të ushtrohej në një
mënyrë më metodike nga elementët e tyre.
Ata e akuzonin qeverinë shqiptare se, kishte dekretuar si priftërinj
në krye të kishës shqiptare ortodokse, në mënyrë arbitrare, persona që i
duheshin, me qëllim që të mbante nën kontrollin e saj organizimin fetar.
Shpjegimet e dhëna Lidhjes së Kombeve nga qeveria shqiptare për
sa i përket përputhshmërisë së statutit të komuniteteve fetare me nenin 5
të Deklaratës, sipas autorëve të peticionit, nuk tregonin situatën reale.
Ligji për Statutin legal të Komuniteteve fetare ishte votuar nga Dhoma
shqiptare. Informacionet e dhëna Lidhjes së Kombeve për këtë qëllim nga
qeveria shqiptare, nuk ishin të vërteta sepse, ndërkohë që thuhej se
komunitetet fetare shqiptare ishin administrativisht të pavarura nga kishat
e mëdha që e kanë selinë jashtë, kisha katolike shqiptare, në të kundërtën,
ishte e varur gjithmonë administrativisht nga Vatikani. Për sa i përket
Problemi i minoriteteve shqiptare dhe greke në organizmat ndërkombëtare ... 95

kishës ortodokse, ajo gjendej nën një regjim arbitrar, e detyruar me forcë
nga qeveria shqiptare dhe nuk ishte e njohur nga popullsia ortodokse.
Qeveria shqiptare akuzohej se kishte shkelur nenin e 4 të
Deklaratës, pasi, me vendim administrativ, u mohonte komuniteteve
ortodokse shqiptare, mësimin e gjuhës greke, si gjuhë fetare edhe pse
ishin shfaqur pakënaqësi të përsëritura të popullsisë së interesuar. Pastaj
akuza bëheshin edhe se të krishterët, në praktikë, nuk ishin të pranueshëm
në funksionet publike. Atyre u takonte të kishin 1/3 e funksioneve
publike, por realisht kishin vetëm 1/8. Nenin 101 të Kushtetutës, i cili
përcaktonte se “asnjë nuk mund të emërohet ministër në se nuk ishte i
racës e gjakut shqiptar e që nuk flet gjuhën shqipe”, ata e cilësonin si një
dispozitë që përjashtonte subjektet që nuk kishin origjinë shqiptare dhe
prekte një pjesë të madhe të elementit të krishterë20.
U ndalëm gjatë në paraqitjen e këtij peticioni për faktin se ai
pasqyron konceptet nacionaliste greke dhe grekofile të cilat ishin
kundërshtare të vendosura të ndërtimit të institucioneve kombëtare në
shtetin shqiptar dhe para së gjithash kundër autoqefalisë së Kishës
Ortodokse Shqiptare. Këto forca antikombëtare shqiptare të përpunuara
edhe nga fqinjët greko-sllave të Shqipërisë ishin në radhë të parë një
pengesë serioze kundër ndërtimit të një shteti kombëtar shqiptar unik dhe
funksionues. Deklarata e vitit 1921 dhe parashikimet e saj për minoritetet
u interpretuan dhe u përdorën pikërisht në një mënyrë që të pengonte
procesin e formimit të institucioneve kombëtare dhe procesin e
konsolidimit të ndërgjegjes kombëtare dhe të kombit-shtet. Për temën
tonë në shqyrtim është e rëndësishme të pohojmë se megjithëse këto
pretendime nuk kishin të bënin fare me çështjet e minoriteteve të cilat
ishin subjekt i diskutimit dhe mbrojtjes nga LK dhe traktatet e saj ato u
diskutuan me seriozitet prej saj dhe ndaj shtetit shqiptar u ushtrua një
presion i ndjeshëm ndërkombëtar për ta dekurajuar në procesin e
kombëtarizimit të institucioneve fetare, arsimore dhe politike të tij.
Qeveria shqiptare informoi Sekretarin e Përgjithshëm me 6 prill
1929 se ajo nuk e konsideronte të mundshme që të bënte ndonjë vëzhgim
dhe koment për këtë peticion ndërsa Sekretari i përgjithshëm njoftoi
anëtarët e Këshillit për peticionin dhe për letrën e qeverisë shqiptare.21
20
Po aty.
21
FO 286/1044, Notë e qeverisë shqiptare nënshkruar nga M. Tutulani për
Sekretarin e Përgjithshëm të LK, 6 prill 1929.
96 Beqir Meta

Në vijim të fushatës dhe të presionit të fuqishëm që po ushtrohej


kundër qeverisë shqiptare për ta dekurajuar atë në rrugën e forcimit të
shtetit kombëtar u angazhua edhe një pjesë e klerit ortodoks në Shqipëri.
Me 9 prill 1929 peshkopi i Korçës Ierotheos i dërgoi një telegram
Sekretarit të Përgjithshëm të LK ku ankohej për masat represive që kishin
ndërmarrë autoritetet shqiptare kundër popullsisë ortodokse. Sekretari i
Përgjithshëm vendosi që, për arsye të natyrës së fakteve që paraqiteshin
në këtë telegram, të ndiqte një procedurë urgjente për t’ia paraqitur këtë
çështje Këshillit të LK.22 Qeveria shqiptare u detyrua edhe një herë të
jepte shpjegime për pa vërtetësinë e këtyre akuzave.
Për ta amplifikuar procesin e presionit dhe sulmit që po u bëheshin
politikave kombëtarizuese të qeverisë shqiptare u mobilizua edhe shtypi
grek. Përfaqësuesi britanik në Greqi njoftonte në mënyrë të detajuar Forin
Ofisin se në shtypin grek kohët e fundit ishin botuar raporte të cilat
zmadhonin dhunën e ushtruar nga myslimanët ndaj komunitetit ortodoks
në Delvinë gjatë celebrimit të një liturgjie në kishën lokale. Këto raporte,
rëndësia e të cilave ishte minimizuar në një telegram të Prefektit të
Korfuzit, kishin shkaktuar një zemërim jo të vogël në vend dhe duket se
mund të dëmtonin marrëdhëniet shqiptaro-greke. Gazeta “Hestia”
shkruante se incidenti në Delvinë tregonte se sa larg kishte shkuar
Shqipëria në mos zbatimin e detyrës themelore për respektimin e fesë së
minoritetit e cila ishte e imponuar nga traktati për mbrojtjen e
minoriteteve. Kur shteti zyrtar shqiptar sillet në mënyrë kaq të padrejtë
ndaj kishës ortodokse dhe krijon një krijesë mizerabël si një kishë
autonome me prelatë të padenjë për të veshur rrobën e priftit, është e
natyrshme që myslimanët injorantë do të vijonin me të gjitha llojet e
sulmeve dhe të dhunës. Kjo ishte karakteristikë e një vendi që injoronte
edhe detyrimet më elementare të qytetërimit. Sipas gazetës, qeveria
shqiptare kishte bërë një gabim i cili kishte helmuar në mënyrë të
rrezikshme marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe, natyrshëm,
ishte i destinuar që të krijonte gjithashtu edhe vështirësi të brendshme.
Do të ishte mirë që Shqipëria të pranonte gabimin e saj dhe ta ndreqte atë
para se të ishte shumë vonë. Me këtë kuptohej heqja dorë nga procesi i
autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare.
22
FO 248/1044, Notë e Sekretarit të Përgjithshëm të LK drejtuar anëtarëve të
Këshillit të LK, Gjenevë, 13 prill 1929.
Problemi i minoriteteve shqiptare dhe greke në organizmat ndërkombëtare ... 97

Gazeta “Ethnos” shtronte pyetjen se për sa kohë qeveria greke do të


toleronte këtë situatë të krijuar nga Shqipëria. Ndërsa “Patris” shkruante
me ironi se civilizimi po penetronte gjithnjë e më shumë në Shqipëri dhe
grekët ishin të parët që po provonin efektet e këtij progresi të
mrekullueshëm. Ata po vriteshin dhe nuk po lejoheshin të ushtronin
besimin e tyre. Madhëria e tij Zogu I, është krenar për civilizimin dhe
evropianizimin e subjekteve të tij. “Elefteron Vima” shkruante se ishte
koha më kritike që qeveria shqiptare dhe organet e saj të mbanin një
qëndrim më tolerant dhe të respektonin ndjenjat fetare të ortodoksëve,
pasi ishte krijuar përshtypja se po ushtrohej një shtypje sistematike
kundër atyre që donin të ruanin besimin tradicional të tyre. Ky qëndrim
nuk do të kontribuonte për harmoninë midis racave në Shqipëri dhe do të
dëmtonte qeverinë e mbretërisë së re.23 Gjithashtu gazeta e lartpërmendur
përcillte edhe një protestë të “ortodoksëve shqiptarë” që banonin në
Athinë dhe në Pire kundër krijimit të Kishës Ortodokse Autoqefale
Shqiptare dhe kundër mbështetjes që i kishte dhënë qeveria shqiptare
asaj.
Ministri britanik në Shqipëri, Hodgson e diskutoi këtë çështje me
ministrin grek, Melas. Ai njoftonte Forin Ofisin se Melas dukej shumë i
zemëruar nga akuza që kishte bërë Ministri i Jashtëm shqiptar, Rauf Fico,
se njëri nga zyrtarët konsullorë grekë në Shqipëri ishte përfshirë në
agjitacionin kundër kishës ortodokse shqiptare. Lidhur me versionin e
ngjarjes së Delvinës të dhënë në shtypin grek se gjoja një bandë me të rinj
myslimanë kishin hyrë në kishë, Melas tha se ky version ishte i rremë dhe
botimi i historive të tilla nuk i shërbente çështjes greke. Ai tha se ngjarja
ishte shkaktuar nga një mësues lokal i cili, i shoqëruar nga disa të rinj,
kishte shkuar në kishë dhe kishin filluar të këndonin ritet fetare në gjuhën
shqipe. Delvina, shtoi Melas, ishte një qendër grekofone dhe disa gra
kishin protestuar. Pas një rrëmuje të shkurtër disa burra ishin arrestuar
dhe po mbaheshin ende në burg në Tiranë, me gjithë premtimet e dhëna
nga Ministri i Punëve të Jashtme se çështja kundër tyre do të mbyllej.
Për të bllokuar procesin e autoqefalisë grekët vendosën në qendër të
goditjes Visarion Xhuvanin. Melas kishte takuar Mbretin Zog disa ditë
më parë. Ky takim zhvillohej për herë të parë pas disa muajve. Mbreti i
kishte thënë ministrit Grek se ai ishte shumë i gatshëm që të kontribuonte
për përmirësimin e marrëdhënieve greko-shqiptare. Më tej, Melas kishte
23
FO 286/1044, Percy Loraine nga Athina për Austen Chamberlain, 3 prill 1929.
98 Beqir Meta

kërkuar heqjen e peshkopit Visarion nga Sinodi. Ai përmendte si


argument një bisedë të bërë më parë me Rauf Ficon dhe të tjerë zyrtarë
shqiptarë të cilët kishin lënë të kuptohej se një gjë e tillë, nëse do të ishte
e dëshirueshme, nuk ishte e pamundur që të diskutohej. Me gjithë këtë
peshkopi ishte zgjedhur sërish kohët e fundit në postin e tij dhe kështu,
heqja e tij ishte e vështirë që të bëhej në të ardhmen e afërt. Diplomati
grek e cilësoi Visarionin një pengesë kryesore për njohjen e Sinodit të
KOASH nga kishat ortodokse si motra, për të cilën ai besonte se do të
ndodhte.24 Në fakt grekët donin të eliminonin Visarionin i cili kishte qenë
njëri ndër elementët kryesorë që kishte drejtuar procesin e autoqefalisë.
Në këtë mënyrë ata synonin të dekurajonin klerikët e tjerë patriotë, të
fusnin një kundërshti midis tyre dhe qeverisë shqiptare dhe në këtë
mënyrë të dekurajonin dhe frenonin procesin e mëtejshëm të afirmimit të
autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare.
Ndërkohë, Sekretariati i LK, duke vijuar t’i merrte seriozisht të
gjitha ankesat e bëra nga individë dhe grupe emigrantësh politikë apo
persona që ishin të shtyrë nga qeveria greke kundër krijimit të KOASH,
kishte krijuar një Komitet nën kryesimin e delegatit italian dhe të përbërë
nga delegatët britanikë dhe finlandezë në LK. Ata morën në shqyrtim
peticionet e ndryshme lidhur me gjendjen e popullsisë së krishterë në
Shqipëri. Sekretari i Përgjithshëm e konsideroi situatën si serioze.
Përfaqësuesi britanik i shkruante Forin Ofisit se askush nuk mund ta
mohonte se qeveria shqiptare kishte të drejtë të krijonte kishën
autoqefale, por vërejtja ishte se kishte akuza që personat të cilët kishin
refuzuar të njihnin kishën e re autoqefale, ishin burgosur ose ishin
keqtrajtuar. Komiteti kishte rënë dakord se vërejtjet që ishin bërë për këtë
çështje kishin qenë serioze dhe ishte i mendimit se qeverisë shqiptare i
duheshin kërkuar garanci zyrtare që askush të mos burgosej për arsye se
nuk kishte njohur kishën e re. Sekretari i Përgjithshëm i raportoi
Komitetit se një përfaqësues grek i kishte thënë atij që kohët e fundit
qeveria shqiptare kishte deklaruar se askush nuk ishte burgosur për këtë
arsye. Ai ishte shprehur se, ishte e vërtetë që momentalisht qeveria
shqiptare sapo kishte liruar të gjithë të burgosurit, por vetëm pak dit më
vonë, pas deklaratës së saj ajo, sipas informacionit që kishte dhënë në
mirëbesim përfaqësuesi grek, kishte burgosur përsëri personat që kishte
24
FO 286/1044, R. M. Hdgson nga Durrësi për Arthur Henderson, 18 qershor
1929.
Problemi i minoriteteve shqiptare dhe greke në organizmat ndërkombëtare ... 99

pas liruar. Madje, kishte bërë edhe arrestime të tjera. Komiteti kishte rënë
dakord që çështjet e parashtruara në peticionin e dërguar nga Foto Dusi
dhe Koço Tasi duheshin ndjekur më tej. Kështu ata kishin vendosur që t’i
kërkonin qeverisë shqiptare të deklaronte në se akuzat lidhur me
burgosjen e personave të përmendur ishin të vërteta dhe që ajo të jepte
garanci formale se ata nuk do të burgoseshin nëse ata nuk pranonin
përsëri të njihnin kishën autoqefale.25
Qeveria shqiptare ishte e shqetësuar se në këto momente po vërehej
një bashkëpunim midis kishës greke dhe asaj serbe për të penguar
procesin e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare dhe për të
ndërhyrë secila për llogari të vet në çështjet e saj. Por diplomati tjetër
britanik në Shqipëri, Philip Usher nuk besonte në informacionin që i
kishte dhënë Hodgsonit, Mbreti Zog lidhur me mirëkuptimin që
ekzistonte midis Patriarkatit serb dhe Fanarit për çështjen e kishës
shqiptare. Ai pohonte se metropolitani Krisanthos, gjatë bisedave që
kishte pasur me të, i ishte shmangur përmendjes së çështjes së vonesave
të Patriarkanës në njohjen e kishës shqiptare si autoqefale. Usher, nga ana
tjetër, mendonte se Krisanthosi ishte treguar i sinqertë lidhur me
përshkrimin e takimeve që ai kishte pasur gjatë vizitës së tij në Beograd.
Fillimisht ai kishte takuar Patriarkun Dimitri i cili kishte thënë se nuk
dinte asgjë rreth aktivitetit të peshkopit Viktor në çështjen e kishës
shqiptare dhe i kishte premtuar Krisanthosit se do të kërkonte shpjegime.
Pastaj Krisanthosi kishte takuar Seftiçin i cili ishte ministër i oborrit. Ai
nuk kishte fshehur kënaqësinë për gjithçka kishte ndodhur dhe kishte
pranuar se kjo ishte vetëm një përgjigje për injorimin e interesave serbe
nga Fanari në marrëveshjen e Trebizandit të vitit 1926. Rrjedhimisht
Krisanthosi ishte këshilluar nga Montgomery i cili kishte zëvendësuar
Kennard, që ai të takonte Mbretin Aleksandër. Mitropoliti theksoi se
Mbreti ishte treguar shumë simpatik dhe i kishte dhënë siguri zyrtare se
nuk do të bëhej asgjë që do të provokonte një grindje me Fanarin. Usher
shkruante se ndërgjegjja ortodokse vepronte në rrugë të çuditshme dhe,
kështu, shpesh ishte e vështirë të llogariteshin veprimet e saj. Por ai
shprehte bindjen se kur dy peshkopët grekë dhe autoritetet serbe do të
shtrinin veprimtarinë e tyre në Shqipëri, veprimi i tyre do të krijonte një
çarje të hapur me Patriarkanën Ekumenike. Atëherë ata do të tërhiqeshin
25
Po aty, Shënime të A. Cadogan nga mbledhja e Komitetit të Minoriteteve, 10
qershor 1929.
100 Beqir Meta

mbrapa nga ajo që për ta do të ishte një turpërim publik dhe, kështu,
shpjegohej sjellja e tyre. Krisanthosi kishte deklaruar se ishte vështirë që
veprimi i serbëve të shpjegohej me zemërimin e tyre për mos vlerësimin e
pozitës së Viktorit në marrëveshjen e vitit 1926. Ai pohoi se në atë kohë
shqiptarët, duke mos dashur që të vepronin forcërisht për ta dëbuar këtë
prelat, nxitën Patriarkatin Ekumenik të vepronte kundër tij si ndërhyrës
në juridiksionin e tij. Duke mos dashur të përfshihej në një çështje kaq
delikate, Krisanthosi u kishte kthyer një përgjigje jo të hapur, për të cilën
ai kishte marrë më pak se një falënderim të vërtetë nga serbët. Usher
shkruante se, ishte e vështirë të parashikohej se si mund të rregullohej
situata e rënduar nga budallallëku i diplomatëve grekë dhe serbë dhe nga
dobësia e Patriarkatit Serb i cili kishte lejuar që t’u nënshtrohej
konsideratave politike, duke konsakruar një prelat të cilin ai nuk e
pranonte. Sipas Usherit nevoja e parë ishte që përfaqësitë në Beograd dhe
në Athinë duhej të hiqnin dorë nga përdorimi i kësaj çështje si një fushë
për intrigat e tyre.26
Në korrik të vitit 1929 qeveria shqiptare ju përgjigj një letre të
përfaqësuesit britanik në Këshillin e LK për çështjet që ngrinin peticionet
e M. Dusit e K. Tasit dhe të Ierotheut, duke i dhënë shpjegime shtesë.
Forin Ofisi mori një informacion të detajuar nga ministri britanik në
Tiranë, Hodgson i cili theksonte se personat e arrestuar në Delvinë ishin
liruar disa ditë më parë dhe ishin kthyer në shtëpitë e tyre. Ata ishin
mbajtur në burg për rreth 3 muaj, për arsye se ministrat e kabinetit ishin
grindur midis tyre për këtë çështje. Ministri i drejtësisë, Hiqmet Delvina,
të cilin Hodgson e konsideronte si anëtarin më të paaftë të një kabineti të
papërshtatshëm, ishte ai që e kishte shkaktuar këtë turbullirë. Ai kishte
kërkuar që të zbatohej ligji dhe Mbreti kishte marrë anën e tij. Ndërsa
Rauf Fico kishte shprehur, në një mënyrë të vakët, një opinion tjetër. Ai
kishte kërkuar që çështja të mbyllej dhe kështu të shmangej botimi në
shtyp i lajmeve për të, gjë që do të vështirësonte më tej marrëdhëniet
shqiptaro-greke. Por ai ishte një anëtar i ri i kabinetit dhe hezitonte që të
vihej në opozitë me gjithë kolegët dhe me Mbretin. Më tej ndërhyri
Ministri italian Sola tek Mbreti dhe i shpjegoi atij dëmin që do t’i
shkaktohej Shqipërisë në qoftë se këta njerëz do të dilnin para gjyqit
politik.
26
FO 286/1044, Komente të Philip Usher, 22 qershor 1929.
Problemi i minoriteteve shqiptare dhe greke në organizmat ndërkombëtare ... 101

Hodgson theksonte se kjo ishte në vetvete një çështje bajate e cila


ishte krijuar për arsye të luftës midis grupeve politike brenda udhëheqjes
shqiptare. Ai gjykonte se nga të dy versionet që i ishin paraqitur Lidhjes
së Kombeve nga qeveritë shqiptare dhe greke, versioni shqiptar
përmbante më shumë pasaktësi se sa ai grek. Në të vërtetë situata dhe
lëkundjet kishin të bënin me dilemat e qeverisë shqiptare për mënyrën e
reagimit ndaj ndërhyrjes greke për të penguar procesin e autoqefalisë së
KOSH.
Sipas Hoddgsonit, rëndësia e këtij incidenti nuk qëndronte tek vetë
ngjarjet e Delvinës por në bekgraundin që qëndronte pas tyre. Sipas
qeverisë shqiptare kundërshtimi i kishës autoqefale nuk kishte origjinë
vendase. Ky kundërshtim ishte vetëm një manifestim i një lëvizje të
vjetër e cila ishte sa e njohur aq edhe e padëshirueshme. Karapanos i cili
kishte qenë Ministër i Jashtëm i Greqisë, në kohën kur fushata kundër
Kishës Autoqefale Shqiptare kishte filluar, kishte qenë dikur ministër i
Jashtëm i qeverisë provizore të Epirit të Veriut. Ai i konsideronte gjysmë
bindëse shpjegimet që i kishte dhënë Melas se angazhimi në ngjarjet e
vitit 1914 kishte qenë një gabim i Karapanosit në ato ditë të ngatërruara
prej të cilit ai kishte hequr dorë. Shqiptarët me mendim nacionalist si
Rauf Fico, ata shqiptarë që ankoheshin për ndërhyrjen e jashtme në
çështjen e kishës autoqefale, ishin infektuar me herezinë epirote; Një
kongregacion që kërkonte mbajtjen e gjuhës greke në liturgjinë kishtare
konsiderohej se vinte nga agjentët grekë.
Hodgsoni mendonte se rrethanat ishin të tilla që e bënin të vështirë
për LK të ndërhynte në mënyrë efektive. Informacioni që kishte marrë LK
ishte detyrimisht i paragjykuar, pasi ai vinte nga burimet greke. Asgjë më
tepër nuk do ti zemëronte shqiptarët se sa të aprovoheshin anatemimet e
Ierotheos, të cilat shqiptarët do t’i hidhnin poshtë, duke theksuar se
njerëzit e arrestuar në Delvinë ishin përfshirë në intriga të paligjshme.
Ndërhyrja që kishte sponsorizim grek kishte pak shans që të përmirësonte
situatën e krijuar nga ngjarjet që kishin ndodhur. Hodgson njoftonte Forin
Ofisin se Melas kishte filluar përpjekjet me shqiptarët për të fituar
besimin e tyre, megjithëse Rauf Fico ende mendonte se Legata greke po
zhvillonte një propagandë fanariote midis shqiptarëve. Tashmë ishte në
dorën e Melasit për të organizuar një takim midis Peshkopit Krisanthos
dhe një përfaqësuesi të Sinodit shqiptar. Qeveria shqiptare i kishte dhënë
besimin e saj këtij projekti. Por këtu përsëri prezenca e ish peshkopit të
Korçës në Follorinë, afër kufirit shqiptar, nuk ishte një faktor që
102 Beqir Meta

ndihmonte, ashtu siç e kishte pranuar dhe vetë Melas. Hodgsoni pohonte
se qeveria greke, në qoftë se donte me të vërtetë qe këto bisedime të
shkonin mirë, duhej ta transferonte këtë klerik të papërgjegjshëm në një
zonë tjetër që ishte më larg skenës ku kishte qenë peshkopata e tij.27
Kështu deri në këtë periudhë debati shqiptaro-grek ishte i mbushur
plot me çështje të rëndësishme të cilat mund të përmblidhen në tre grupe
kryesore por që ishin shumë të lidhura dhe gati të shkrira organikisht
midis tyre. Së pari ishte çështja e formësimit të institucioneve kombëtare
në Shqipëri të cilat kundërshtoheshin nga qeveria, kisha dhe shtypi grek
për arsye se binin ndesh me interesat dhe konceptet e tyre për natyrën e
ortodoksëve shqiptarë dhe të institucioneve që kishin të bënin me ta. Së
dyti ishte çështja e pakicës shqiptare në Greqi e cila i ishte nënshtruar më
parë një fushate të gjerë dhe intensive spastrimi etnik, pasojat e së cilës
vijonin të ndjeheshin fort dhe qeveria shqiptare po përpiqej që t’i
lehtësonte ato, duke hasur, siç e përmendëm më lart, në kundërshtimin e
qeverisë greke por edhe në indiferencën e LK dhe të Fuqive të Mëdha
evropiane të kohës. Së treti ishte çështja e minoritetit grekofon në
Shqipëri i cili, ndonëse gëzonte një trajtim korrekt dhe të
pakrahasueshëm me trajtimin që i bëhej pakicës shqiptare në Greqi, po
përpiqej të avanconte më tej pozitën e tij, duke u mbështetur kryesisht në
presionin që bënte qeveria greke. Kjo problematikë po i mbante
marrëdhëniet shqiptaro-greke në një gjendje stresi dhe sigurisht që
pengonte krijimin e një klime mirëbesimi e bashkëpunimi midis të dy
palëve.

Summary

THE ISSUE OF THE ALBANIAN AND GREEK MINORITIES WITHIN


THE INTERNATIONAL ORGANIZATIONS
DURING 1925 – 1929

The Great Powers of that time and the international organizations that dealt with
the minorities treated the issues of the foreign minorities in Albania and the Albanian
minorities in Greece in a disproportional manner.
A typical example of the above is the way the Albanian minority in Chameria was
treated as compared to the Greek–speaking minority in South Albania. This article

27
FO 286/1044, R. M. Hodgson nga Durrësi për Arthur Henderson, 6 gusht 1929.
Problemi i minoriteteve shqiptare dhe greke në organizmat ndërkombëtare ... 103

presents new data on this subject. The principal study uses a comparative methodology,
based on all the indications concerning the social and economic situation, as well as the
political rights of the minorities. It reflects the efforts of the Albanian government for the
protection of the Cham population and its interrelationship with the international
organizations. The Greek – Albanian debate on the protection and treatment of the
minorities, as well as the dissymmetrical policies followed by the two countries towards
their respective minorities are treated in e detailed way. The Yugoslavian – Albanian
relations on the issues of minorities and religion are dealt with in the same narrow
manner.
Inside the article one can find an elaborate reflection of the position kept by the
British government and legations towards the issue of Greek and Albanian minorities
and the rapports between the two countries.
A documented presentation covers the attitude of the Greek and Albanian press
towards the issues of the minorities.
Nr.1-2 STUDIME HISTORIKE 2010

SONILA BOÇI

POLITIKA E SHTETIT KOMUNIST SHQIPTAR


NDAJ MINORITETEVE NË SHQIPËRI
(1944-1948)

Përqasja e shteteve ndaj çështjes së minoriteteve ndryshoi pas


mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Ende pa mbaruar lufta në bisedimet
për përgatitjen e projektit të Kartës së OKB, të zhvilluara në Dumbarton
Oaks (gusht-tetor 1944), mbizotëroi pikëpamja se sistemi i mbrojtjes së
minoriteteve i krijuar nga Lidhja e Kombeve kishte shumë pika të dobëta
dhe duhet të ndryshohej në mënyrë radikale1. Në marrëveshjet, apo
konferencat e mëvonshme mes tre Aleatëve të Mëdhenj të Luftës, çështja
e mbrojtjes së minoriteteve nuk u mor në shqyrtim. Në Konferencën e
Potsdamit (korrik-gusht 1945), u fol vetëm për mbrojtjen e të drejtave
dhe lirive themelore të njeriut, si dhe për vendosjen e një demokracie të
zhvilluar në botën e pasluftës2. Mirëpo, ndarja e botës në dy blloqe
kundërshtare si pasojë e Luftës së Ftohtë, rezultoi dhe në përqasje të reja
ndaj çështjes së minoriteteve. Doktrina politike e liberalizmit civil u vu
përballë doktrinës marksiste të internacionalizmit proletar.
Shtetet perëndimore të demokracive liberale e bënë të vetën
doktrinën politike të liberalizmit civil3. Ndërsa Perëndimi fliste për të
1
Vladimir Ortakovski, Minority in the Balkan, New Jork: “Transnational
Publisher”, Inc: Ardsley 2004, f. 140.
2
Për më tepër shih: Foreign Relations of the United States: diplomatic papers
(më tej: FRUS) viti 1945, vol. II, edited by United States Department of State,
Washington: United States Government Printing Office, 1967.
3
Sipas doktrinës së liberalizmit civil, shteti është një bashkësi individësh
(qytetarësh), të cilët përbëjnë edhe kombin. Shtetet që mbështeten në këtë doktrinë
konsiderojnë se të gjithë qytetarët, pavarësisht kombësisë së tyre të origjinës, i përkasin
shtetit – komb. E vetmja marrëdhënie e vlefshme në një shoqëri të organizuar në këtë
mënyrë është midis shtetit dhe qytetarëve individualë. Në këto shoqëri nuk ka vend për
minoritetet si një kolektivitet që mund të kërcënojë unitetin e kombit. Për më tepër mbi
këtë doktrinë shiko: Will Kymlicka, Multicultural citizenship: a liberal theory of
minorities rights, Oxford University Press, 1995, f. 37-44. Ky parim u përfshi dhe në
Kartën e OKB, të miratuar në tetor 1945. Sipas saj, shtetet anëtare të Kombeve të
106 Sonila Boçi

drejtat e njeriut, shtetet në anën tjetër të Perdes së Hekurt kishin zgjedhur


një qasje tjetër ndaj çështjes së minoriteteve: doktrinën marksiste të
internacionalizmit proletar4. Por në Ballkanin e nacionalizmave, të dyja
përqasjet e reja ndaj mbrojtjes së minoriteteve hasën në një terren të
vështirë për t’u zbatuar. Kjo, pasi shtetet dhe minoritetet në Ballkan nuk
ishin të gatshme të hiqnin dorë nga nacionalizmi i tyre, as në emër të të
drejtave liberale, as në emër të luftës së klasave.
_______________________
Bashkuara duhet të njihnin, respektonin dhe realizonin të drejtat dhe liritë themelore të
njeriut “pa dallim race, seksi, gjuhe apo besimi”. Për më tepër në lidhje me këtë shiko:
Karta e OKB, Kapitulli I, neni 1, pika 3; si dhe Ethnic Minorities in the Balkan Studies,
1860-1971, Volume 6, 1918-1971, editor Bejtullah Destani, London: Archive Edition,
2003, f. 503-508, relacion nga delegati i Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me mbrojtjen e
minoriteteve.
4
Kjo teori bazohej në marrëdhëniet ekonomike të shoqërisë njerëzore. Shtetet, të
cilat mbështeteshin në këtë doktrinë, nuk i referoheshin ndasive kombëtare dhe etnike.
Nacionalizmi konsiderohej atribut i borgjezisë dhe i luftës së saj imperialiste. Në
konceptin marksist, proletariati nuk ka atdhe, pasi ai në çdo shtet shtypet njësoj nga
borgjezia. Në parim, internacionalizmi proletar është i papajtueshëm me “mbrojtjen dhe
ngritjen e interesave kombëtare të një vendi të veçantë” por është “plotësisht i
pajtueshëm me mbështetjen e lëvizjeve kombëtare antiimperialiste, veçanërisht nëse ato
janë socialiste në orientim”. Për më tepër shiko: Horac B. Davis, Towards a Marksist
Theory of Nationalism, New York and London: Monthly Review Press, 1985, f. 17.
Lenini gjatë Revolucionit të Tetorit të vitit 1917 në Rusi theksonte se: “Në krahasim me
të gjitha format e nacionalizmit, marksizmi përparon duke u shtrirë përtej kufijve
kombëtarë dhe, amalgamën e tërë kombeve synon ta kthejë në një njësi të pathyeshme.
Shiko: Mark Mazower, Ballkani, një histori e shkurtër, Tiranë: “Skanderbeg Books”,
2003, f. 137. Mbështetur në idetë e Leninit për nacionalizmin dhe çështjet nacionale,
Stalini botoi në periudhën midis dy luftërave një broshurë me titull “Marksizmi dhe
çështja kombëtare”. Ky botim, siç pohon me të drejtë studiuesi grek Evangelos Kofos, u
shndërrua në biblën komuniste për problemet kombëtare dhe minoritetet dhe u zbatua më
vonë në të gjitha shtetet komuniste në Evropën Qendrore dhe Lindore. Stalini e
konsideronte si “detyrë të lartë të partive komuniste” t’i bënin ballë nacionalizmit dhe të
ruanin popujt nga epidemia e përgjithshme e tij (Josif V. Stalin, Veprat, vëll. 2, Tiranë:
1954, f. 290). Sipas tij, nacionalizmi tentonte të krijonte një front të përbashkët mes
punëtorëve dhe borgjezisë “kundër elementëve kombëtarë të huaj [minoriteteve
kombëtare] në shtetin në të cilin jetonin ose kundër kombit fqinj”. Kjo, sipas Leninit dhe
më pas Stalinit, ishte “pengesa kryesore” për “krijimin e shoqërisë socialiste”. Prandaj
përballë nacionalizmit duhej të vihej “arma e sprovuar e internacionalizmit: uniteti i
përbotshëm i luftës së klasave”. Në lidhje me minoritetet, internacionalizmi do të thoshte
që klasa punëtore duhej të ngrihej kundër borgjezisë kombëtare të vendit të saj që shtypte
minoritetet, por, në të njëjtën kohë, duhej të luftonte dhe borgjezinë e minoriteteve, e cila
kërkonte bashkimin me shtetin amë.
Politika e shtetit komunist shqiptar ndaj minoriteteve ... 107

Politika e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve


për “bashkim-vëllazërim”
Për shkak të peshës së vogël specifike të minoriteteve në shoqërinë
shqiptare, ato nuk përbënin ndonjë problem shqetësues për qeverinë e
Shqipërisë. Mendoj se kjo ishte arsyeja pse qeveria komuniste nuk hartoi
ndonjë platformë politike specifike në lidhje me minoritetet.
Politika e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve u bazua në parimet e
internacionalizmit proletar dhe u ravijëzua në varësi të situatave specifike
që paraqiteshin. Për rrjedhojë, politika e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve
pati ndryshimet e veta në vartësi të shumë faktorëve: marrëdhëniet e
shtetit shqiptar me shtetet amë të minoriteteve; qëndrimi politik dhe
sjellja e minoriteteve ndaj shtetit shqiptar por dhe ndaj shtetit amë;
nevoja e shtetit shqiptar për të vendosur nën kontrollin e tij të gjitha
aspektet e jetës politike, ekonomike dhe sociale në vend, pra dhe në
zonën ku jetonin minoritetet.
Edhe në periudhën 1944-1948, ashtu si në periudhën midis dy
luftërave, në qendër të politikave dhe shqetësimeve të shtetit shqiptar
ishte minoriteti grek. Kjo, jo vetëm sepse ishte minoriteti më i madh në
vend, por dhe për veçantitë që shfaqte. Ndërsa, minoriteti sllavo-
maqedonas karakterizohej nga një qëndrim i butë dhe luajal ndaj shtetit
shqiptar, një tjetër panoramë shfaqej në minoritetin grek. Situata në
minoritetin grek nuk ishte aspak e qetë, pasi në të nuk mungonin
bërthamat e irredentizmit, të nxitura këto dhe nga qeveria greke dhe
qarqet vorio-epirote. Greqia, shteti amë i minoritetit grek, jo vetëm
dallohej nga shteti shqiptar për sistemin politik që kishte zgjedhur, por
kishte ngritur dhe pretendime territoriale ndaj tij. Këto qëndrime ishin
premisë negative jo vetëm në ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet dy
shteteve por edhe të raporteve të shtetit shqiptar me minoritetin grek. Në
të kundërtën, minoriteti maqedonas dhe serbo-malazez, përveç peshës jo
të rëndësishme numerike, kishte prapa tij një shtet amë, i cili po jetonte
fazën e një miqësie të ngushtë me shtetin shqiptar. Qoftë në planin e
brendshëm politik, qoftë për sa i takonte sovranitetit dhe territorialitetit,
minoriteti jugosllav nuk konsiderohej, gjatë viteve 1944-1948, se
rrezikonte shtetin dhe qeverinë shqiptare. Ndërkohë, për minoritetet
kulturore-linguistike si vllehët, romët etj., nuk pati ndonjë politikë të
veçantë dhe u punua për integrimin e tyre.
Në mënyrë të përmbledhur drejtimet kryesore të politikës së shtetit
shqiptar ndaj minoriteteve mund t’i analizojmë të ndara në tre grupe:
108 Sonila Boçi

Në radhë të parë shteti shqiptar synoi krijimin e kushteve të


nevojshme për integrimin e minoriteteve në jetën politike, ekonomike
dhe kulturore të vendit, duke i pranuar ata si shtetas me të drejta të
barabarta.
Në radhë të dytë, shteti shqiptar u angazhua në sigurimin e disa
elementëve, që siguronin ruajtjen e identitetit kombëtar të minoriteteve.
Me gjithë të metat dhe mangësitë që mund të vërehen në këtë proces
shteti shqiptar krijoi mundësi për shkollimin në gjuhën amtare dhe
ruajtjen e kulturës tradicionale të minoriteteve.
Një vend të veçantë në politikën e shtetit shqiptar në raport me
minoritetet ishte ndërmarrja e politikave që eliminonin ndasitë etnike në
vend. Ky ishte parakusht dhe për kohezionin politik dhe social në
Shqipërinë komuniste.
T’i analizojmë në mënyrë më të zgjeruar të tre drejtimet e politikës
shqiptare ndaj minoriteteve.
Integrimi. Integrimi i minoriteteve ka qenë një politikë shumë e
pranuar nga shtetet në të cilat zbatohet parimi i liberalizmit shtetëror. Ka
mjaft debate në qarqe të ndryshme studiuesish në lidhje me çështjen e
integrimit të grupeve etnike dhe kombëtare në jetën politike, shoqërore
dhe ekonomike të shtetit ku jetojnë. Debati lidhet me faktin se integrimi
si proces, ashtu si dhe globalizmi, mbart rrezikun e humbjes së një pjese
të identitetit kombëtar për të pranuar disa tipare të identitetit të shtetit ku
jeton. Në Ballkan ku ngarkesat nacionaliste janë të fuqishme, rreziku që
integrimi të çojë në humbjen e identitetit është edhe më i madh.
Pavarësisht këtij rreziku, integrimi është një proces i domosdoshëm dhe
pozitiv, nëse rregullat e bashkekzistencës dhe të kulturës qytetare
respektohen nga të gjithë5. Nëse bëhet në këto kushte, integrimi në
mënyrë të natyrshme siguron mbijetesën ekonomike dhe politike të
grupeve etnike dhe kombëtare. Në të kundërtën, nëse nuk do të lejohej
integrimi i minoriteteve atëherë ato do të detyroheshin të konservoheshin
duke humbur ritmet e zhvillimit.
Shteti shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore, që në momentet e para
të krijimit të vet, i hapi rrugë integrimit të minoriteteve greke dhe
jugosllave në territorin e shtetit shqiptar. Në Deklaratën për të Drejtat e
Qytetarit, qeveria provizore shqiptare garantonte barazinë e të gjithë
5
Paqe e papërfunduar, Raporti i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, Tiranë:
“Shtëpia e Librit”, 1996, f. 170.
Politika e shtetit komunist shqiptar ndaj minoriteteve ... 109

shtetasve para ligjit6. Një vendim i tillë nënkuptonte se një nga synimet e
saj ishte krijimi i kushteve për integrimin e minoriteteve në jetën politike,
ekonomike dhe shoqërore të vendit. Kjo vijë politike e shtetit shqiptar u
përforcua pas miratimit të Statutit të RPSH më 14 mars 1946, i cili
sanksiononte dhe njëherë vullnetin e shtetit shqiptar për t’u siguruar
mundësi të barabarta të gjithë shtetasve. Për më tepër Statuti, i cili ishte
një model i kushtetutës sovjetike të vitit 1936, reflektonte doktrinën
internacionaliste të Leninit për çështjen e minoriteteve dhe kombësive.
Në nenin 12 të Statutit, në mënyrë të përgjithshme, pranohej se “nuk
njihej asnjë privilegj për shkak origjine, pozite, pasurie ose shkallë
kulturore7”. Ky nen i bënte jehonë një shoqërie pa klasa dhe privilegje.
Neni 13 garantonte të drejta të barabarta për të gjithë shtetasit “pa
ndryshim kombësie, race ose feje...8”. Ndërsa neni 14 i tij, u garantonte
minoriteteve, ashtu si të gjithë shtetasve me kombësi shqiptare, të drejtën
për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, ashtu dhe për t’u zgjedhur në organe
të larta shtetërore9. Në këtë mënyrë, në dokumentin më të rëndësishëm
ligjor të shtetit shqiptar ishin sanksionuar vullneti i shtetit shqiptar për
integrimin e minoriteteve në jetën e vendit.
Minoritarët grekë dhe maqedonas që kishin mbështetur Lëvizjen
Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe që vazhdonin të mbështesnin
reformat që po ndërmerrte qeveria shqiptare u bënë menjëherë pjesë e
strukturave më të larta partiake dhe shtetërore. Kështu, Spiro Pano, i
lindur në fshatin minoritar të Vanistës, u emërua në prill të vitit 1945,
Sekretar i Komitetit qarkor të PKSh në Elbasan dhe më pas në Shkodër.
Manol Konomi, i lindur në fshatin Theologo, të banuar nga popullsi
greke, u caktua ministër i Drejtësisë që në Mbledhjen e Dytë të Beratit,
Kristo Themelko, nga fshati maqedonishtfolës i Bilishtit, Vërniku, ishte
anëtar i KQ të PKSH dhe zv/ministër i brendshëm.
Shumë qytetarë shqiptarë me kombësi greke dhe maqedonase ishin
përfshirë në strukturat lokale të qeverisjes. Në bazë të ligjit për zgjedhjet
e këshillave nacionalçlirimtarë të lokaliteteve, të nënprefekturave dhe
6
Dokumente të organeve të larta të pushtetit revolucionar nacional-çlirimtar,
botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë KQ të PPSh, Tiranë: 1962, f. 295,
Deklaratë e Mbledhjes së Dytë të KANÇ-it për të drejtat e qytetarëve, 23 tetor 1944.
7
Asambleja Kushtetonjëse, Statuti i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë:
“Bashkimi”, 1946, f. 6.
8
Po aty.
9
Po aty.
110 Sonila Boçi

prefekturave, të aprovuar në 23 tetor 1944 “anëtarët e këshillave


nacionalçlirimtare të katundeve të qyteteve të nënprefekturave zgjidhen
në mbledhjet e përgjithshme të katundit, të qytetit dhe të lagjes së
qytetit”10. Ky ligj jo vetëm u jepte mundësi minoritarëve për të zgjedhur
njerëzit që dëshironin t’i drejtonin, por dhe të zgjidhnin në këshilla njerëz
të zonës, pra minoritarë. Gjithashtu, i njëjti ligj parashikonte që për çdo
250-300 banorë të zgjidhej një përfaqësues në Këshillin Nacional-
çlirimtar të Prefekturës11. Kjo u jepte mundësi minoritarëve grekë dhe
maqedonas të zgjidhnin përfaqësuesit e tyre në Këshillat e nën-
prefekturave, prefekturave etj.
Sipas ndarjes administrative të vitit 194512, minoriteti grek kishte
mundësi të përfaqësohej bindshëm në Këshillin Nacionalçlirimtar të
nënprefekturës së Delvinës me të paktën 21 anëtarë nga 62 gjithsej13;
Këshillin Nacionalçlirimtar të nënprefekturës së Gjirokastrës me të
paktën 36 përfaqësues nga 115 anëtarë të Këshillit. Gjithashtu, në bazë të
këtij ligji minoriteti maqedonas përfaqësohej në Këshillin Antifashist të
nënprefekturës së Korçës me 7-8 anëtarë.
Dokumentet dëshmojnë se minoritarët kanë mbajtur poste të
rëndësishme edhe në pushtetin lokal. Veçanërisht shumë i përfaqësuar
ishte në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, minoriteti grek. Kështu, kryetari i
komitetit ekzekutiv të këshillit nacionalçlirimtar të nënprefekturës së
Libohovës ishte minoritar grek14. Gjithashtu, sipas të dhënave të qeverisë
shqiptare në komitetin ekzekutiv të këshillit nacionalçlirimtar të
nënprefekturës së Qendrës, Gjirokastër ishin punësuar tre minoritarë, në
Delvinë dy, në Sarandë një, në Konispol dy15.
Që minoriteteve u ishin ofruar mundësi të barabarta integrimi dhe
punësimi me shqiptarët e vënë në dukje dhe zyrtarët më të lartë shqiptarë
10
Dokumente të organeve të larta të pushtetit …, f. 186, Ligjë mbi zgjedhjet e
këshillave nacionalçlirimtarë të lokaliteteve, nënprefekturave dhe prefekturave, aprovuar
në mbledhjen e dytë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, 23 tetor 1944.
11
Po aty.
12
Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi
490, viti 1945, dos. 333, fl. 24-25.
13
Analiza është mbështetur në llogaritjet e lokaliteteve me popullsi të pastër
minoritare, ndërkohë që nuk dimë si janë ndarë përfaqësuesit për Këshillin
Nacionalçlirimtar në lokalitete me popullsi të përzier.
14
Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (më tej: AMPJ), viti 1945, dos. 20, fl.
94.
15
Po aty, fl. 64-65.
Politika e shtetit komunist shqiptar ndaj minoriteteve ... 111

të kohës në të gjitha daljet e tyre publike. Sipas deklaratave zyrtare të


kohës që me krijimin e zonave të lira, pra para largimit të ushtrive
pushtuese nga territori shqiptar, “në lokalitetet minoritare u formuan
KNÇ me krejt persona minoritarë, si dhe këshilla nacionalçlirimtarë të
krahinave dhe komandat e vendit”16. Këtë deklaroi dhe Enver Hoxha në
seancën plenare të Konferencës së Paqes në Paris, kur tha se minoriteti
grek “e ushtron vetë pushtetin lokal si populli shqiptar”17. Integrimi i
minoritetit grek në strukturat qeverisëse pranohet dhe nga misionet
perëndimore që gjendeshin në Shqipëri pas luftës. Kështu, në raportin e
kreut të misionit ushtarak britanik, Hoxhson (Hodgson) mbi rezultatet e
vëzhgimit të tij në zonën ku jetonte minoriteti grek thuhet: “Në Delvinë
ku shumica e popullit është e minoritetit grek, kjo e fundit ka një shumicë
të madhe në pushtetin lokal. Minoriteti grek në Shqipëri si del qartë këtu
është i lirë të marrë pjesë në jetën politike dhe qeveritare”18.
Veçanërisht i përfaqësuar ishte minoriteti grek në Ushtrinë
Kombëtare Shqiptare. Në vitin 1945, sipas statistikave zyrtare, në
Ushtrinë Kombëtare Shqiptare kishte “më shumë se 40 oficerë minoritarë
dhe dyfishin nënoficerë. Oficerët kanë luajtur një rol me shumë rëndësi
gjatë LNÇl dhe sot kanë përgjegjësi të ndryshme si: inspektorë të
shkollave minoritare, inspektorë ushtarakë, komisarë dhe komandantë
n/batalioni e regjimenti, komandantë në Divisionin e Mbrojtjes Popullore
apo në Drejtorinë Politike19”.
Në të gjitha organizatat e masave: BRASH, BGASH etj., drejtuesit
komunistë kishin kujdes të veçantë të përfshinin dhe përfaqësues nga
minoritetet. Në Këshillin e Përgjithshëm të BGASH ishte anëtare Kaliopi
Ziko, nëna e Thanas Zikos, një prej dëshmorëve minoritarë të Luftës
Antifashiste Nacionalçlirimtare20.
Në listën e kandidatëve të Frontit për zgjedhjet e Asamblesë
Kushtetuese kishte katër anëtarë të minoritetit grek: Spiro Xhai, Lefter
Konomi, Manol Konomi dhe Mihal Prifti, nga të cilët tre të fundit u
votuan për në Asamblenë Kushtetuese dhe pas kthimit të saj në Kuvend
Popullor në mars 1946, ata ishin deputetë të tij.
16
Po aty, fl. 94.
17
Enver Hoxha, Dy popuj miq, Tiranë: “8 Nëntori”, 1985, f. 38.
18
AMPJ, viti 1945, dos. 11, fl. 137.
19
Po aty, viti 1945, dos. 20, fl. 94.
20
Po aty.
112 Sonila Boçi

Nga statistikat zyrtare të viteve 1945-1948, minoritarët grekë i gjen


me shumicë nga strukturat shtetërore, ushtarake dhe partiake. Në vitin
1946 në rrethin e Gjirokastrës, përgjegjësi i seksionit të punëve të
brendshme dhe shefi i seksionit të Sigurimit të Shtetit, poste këto nga më
të besuarat dhe më të rëndësishme për regjimin, ishin minoritarë. Poste të
rëndësishme mbanin anëtarë të minoritetit grek dhe në strukturat më të
larta të PKSH në rrethin e Gjirokastrës21. Inkuadrimi i kuadrove me
kombësi greke ishte një direktivë e qartë e KQ të PKSH. Kështu, në 26
shkurt 1946 Koçi Xoxe, sekretari organizativ i KQ të PKSH, udhëzonte
komitetin qarkor të PKSH për rrethin e Gjirokastrës: “duhet të plotësoni
vendet në Komitetet e Konispolit dhe Delvinës me elementë të shëndoshë
minoritarë vendas, të ngrihen të rinj, por të jenë të kjartë”22.
Siç mund të kuptohet qartë nga parashtresa e mësipërme, për
drejtuesit komunistë nuk kishte problem përfshirja dhe integrimi i
minoritetit në të gjithë strukturat administrative dhe politike. Shqetësimi i
tyre i vetëm ishte që njerëzit e integruar nga minoritetet të ishin
mbështetës të Frontit; të ndiqnin me përpikëri vendimet e marra nga
qeveria provizore shqiptare si dhe të zotëronin gjuhën shqipe.
Pjesë e integrimit ishte dhe mësimi i gjuhës shqipe. Pikërisht për
shkak të mos përdorimit të gjuhës shqipe nga një pjesë e mirë e
minoritarëve23, gjatë viteve 1944-1948, qeveria shqiptare hasi vështirësi
në integrimin e tyre. Në qendër të shqetësimit të qeverisë shqiptare edhe
në këtë proces ishte minoriteti grek, pasi minoriteti maqedonas dhe ai
malazez, për shkak të marrëdhënieve ekonomike me pjesën tjetër të
popullsisë shqiptare në periudhat midis dy luftërave, i flisnin lirshëm të
dy gjuhët. Ndërkohë, minoriteti grek i kishte mbajtur më shumë lidhjet
me Greqinë, ndërsa me Shqipërinë vetëm një pakicë e tyre. Për këtë
arsye, mësimi i gjuhës shqipe për minoritetin grek ishte një parakusht i
domosdoshëm për integrimin e tyre.
21
AQSH, Fondi 14/Arkivi i PPSH (më tej: AP) strukturë, viti 1946, dos. 84, fl.
39-54, mbi kuadrin në rrethin e Gjirokastrës.
22
Po aty, viti 1946, dos. 84/8, fl. 5, Letër e Koçi Xoxes, sekretar organizativ i KQ
të PKSH për komitetin qarkor të PKSH, Gjirokastër, nr. prot. 273, datë 26 shkurt 1946.
23
Nga dokumentet e kohës kuptojmë se një pjesë e madhe e minoritetit grek nuk
flisnin fare shqip, veçanërisht gratë. Ndërsa për minoritetin maqedonas dhe malazez
raportet tregojnë se burrat në përgjithësi janë bilingualë, ndërsa gratë flasin vetëm gjuhën
e nënës.
Politika e shtetit komunist shqiptar ndaj minoriteteve ... 113

Por, për qeverinë shqiptare kishte dhe një arsye më shumë mësimi i
gjuhës shqipe. Në procesin e edukimit komunist të shtetasve shqiptarë,
qeverisë komuniste i duheshin kuadro, të cilët të bëheshin përçues të
kësaj ideologjie tek pjesa tjetër e popullsisë. Ky ishte një shqetësim i
vazhdueshëm i drejtuesve komunistë lokalë. Në 12 maj 1945, komiteti
qarkor i PKSH i rrethit të Gjirokastrës në një raport për KQ të PKSh
njoftonte se kishte shumë vështirësi për ngritjen e kuadrove në minoritet,
pasi ata nuk lexonin në shqip dhe megjithëse ishin “kulturalisht të ngritur
ata nuk ngrihen [kupto: nuk ndërgjegjësohen politikisht] shpejt për të
mësuar lëndën tonë [mësimet politike], sepse dhe ata që mund ta lexojnë
nuk mund ta kuptojnë”24.
Kuptohet mospërdorimi i gjuhës së shtetit ku jetojnë është pengesë
për integrimin e të gjitha grupeve etnike dhe kombëtare, nga kjo
pikëpamje kërkesa e shtetit shqiptar për përdorimin e shqipes nga kuadrot
e minoriteteve ishte një kërkesë e ligjshme e qeverisë shqiptare. Nga ana
tjetër, nuk mund të mohohet se me anë të integrimit të minoriteteve,
qeveria shqiptare kërkonte të krijonte një avangardë mbështetësish të
komunizmit në zonat minoritare. Duke i lënë minoritarët mbështetës të
komunizmit të drejtonin pjesën tjetër të popullsisë minoritare, qeveria
shqiptare do ta kishte më të lehtë pranimin nga ana e minoritarëve të
regjimit komunist.
Me shtimin e kontrollit të shtetit në të gjitha nivelet e jetës politike,
ekonomike dhe shoqërore të vendit, kërkesat për mësimin e gjuhës shqipe
nga minoriteti grek, veçanërisht të asaj pjese që mund të zinte poste
drejtuese po vinte duke u rritur. Në janar të vitit 1947, sekretari i
Komitetit qarkor të PKSH për Gjirokastrën, Mihal Bisha njofton se “po
haset vështirësi në edukimin e kuadrit në minoritet, sepse nuk flitet dhe
lexohet gjuha shqipe”25. Në mungesë të literaturës në gjuhën greke
mësimi i gjuhës shqipe u bë dhe më krucial. Komiteti qarkor i PKSh për
qarkun e Gjirokastrës njoftoi se për të siguruar mundësinë e edukimit
komunist të minoritetit “jemi duke organizuar kurse për gjuhën shqipe”26.
Gjatë vitit 1947, në kushtet e një mungese komunikimi me shtetin amë,
24
AQSH, Fondi 14/AP strukturë, viti 1945, dos. 8, fl. 12, Raport organizativ i
komitetit qarkor të PKSh për Gjirokastrën, mbi përgatitjen e kuadrove komunistë në
minoritetin grek
25
Po aty, viti 1947, dos. 57, fl. 83, Raport i muajit dhjetor i komitetit qarkor të
Gjirokastrës për KQ të PKSH, 6 janar 1947.
26
Po aty.
114 Sonila Boçi

ishin vetë minoritarët grekë që kërkonin të mësonin gjuhën shqipe.


Kështu, në zonën e Delvinës minoritarët grekë “kërkojnë me
këmbëngulje t’u çelen shkolla ose kurse për të mësuar gjuhën shqipe”27.
Fakt shumë domethënës për përpjekjet e shtetit shqiptar për
integrimin e minoriteteve në jetën ekonomike shqiptare është zbatimi i
Reformës Agrare. Zbatimi i saj kishte rëndësi si për minoritetet, ashtu
dhe për qeverinë shqiptare. Për minoritetet në Shqipëri, të cilat kryesisht
nuk zotëronin tokë, i vinte në të njëjtin rang me shumicë shqiptare. Për
qeverinë shqiptare zbatimi i Reformës Agrare kishte rëndësi sa politike
dhe ekonomike28. Duke qenë se pjesa dërrmuese e minoriteteve jetonin
në zonë rurale, qeveria shqiptare do të shtonte mbështetësit e saj,
veçanërisht nga popullsia e varfër dhe e pa tokë e tyre. Zbatimi i
Reformës Agrare ishte, gjithashtu, një grusht i rëndë për fushatën
diplomatike dhe mediatike të qeverisë greke, sipas së cilës qeveria
shqiptare po kërkonte asimilimin dhe ndryshimin e strukturës etnike të
popullsisë.
Zbatimi i kësaj reforme mori një rëndësi të veçantë dhe për një
arsye tjetër. Një pjesë e minoritarëve grekë, sidomos ata që jetonin në
krahinën e Pogonit, kishin pasur toka në pjesën greke të kufirit. Gjatë
vitit 1945, ata me një vendim të veçantë të KANÇ-it kishin arritur të
merrnin leje për t’i punuar tokat e tyre29. Por, nga fillimi i vitit 1946 me
mbylljen e kufijve për shkak të acarimit të marrëdhënieve shqiptaro-
greke, për këta banorë u bë e pamundur të përdornin pronat e tyre në
pjesën greke të kufirit. Me të drejtë komiteti qarkor i PKSh për
Gjirokastrën njoftonte qendrën e tij se ky ishte “një problem që lyp
zgjidhje të shpejtë”30, pasi ato toka ishin mënyra e vetme e jetesës së tyre.
Lidhja e fshatarëve minoritarë me tokat e tyre i kishte detyruar ata, sipas
komitetit qarkor të PKSh për Gjirokastrën, që të arratiseshin. Për të
27
Po aty, viti 1947, dos. 251, fl. 1-2, relacion i Instruktorit të KQ mbi gjendjen në
Delvinë.
28
Ligji për Reformën Agrare u shpall në 29 gusht 1945. Ai filloi të zbatohej që në
vitin 1945 në disa rajone të vendit, por në krahinat ku banonte minoriteti grek
dokumentohet të ketë filluar vetëm pas shkurtit 1946. Për më tepër mbi Reformën
Agrare dhe rëndësinë e saj për qeverinë komuniste shiko: Nikolas Pano, The People’s
Republic of Albania, Baltimore: “The Johns Hopkins Press”, 1968, f. 60-61.
29
AQSH, Fondi 489, viti 1945, dos. 138, fl. 1, Letër e Kryesisë së KANÇl për
Këshillin Nacionalçlirimtar të Gjirokastrës, nr. 012, 23 prill 1945.
30
Po aty, Fondi 14/AP strukturë, viti 1946, dos. 6, fl. 45, Konkluzion i Plenumit
të komitetit qarkor të Gjirokastrës, 9 mars 1946.
Politika e shtetit komunist shqiptar ndaj minoriteteve ... 115

zgjidhur këtë çështje, komiteti qarkor i PKSh i kishte propozuar KQ të


PKSh dhe qeverisë që “sa më shpejt të ndahen ndër këta bujq tokat e
grekëve që kanë këtej kufirit dhe disa toka të një manastiri”31. Por një
propozim i tillë nuk ishte pranuar nga qeveria me pretendimin se tokat do
të ndaheshin nga Reforma Agrare32.
Pavarësisht, qëllimeve të qeverisë shqiptare në zbatimin e Reformës
Agrare, si dhe të metave që mund të kishte në zbatimin e saj, ideja që t’u
merrej toka pronarëve shqiptarë, për t’ua shpërndarë atë minoritarëve
ishte një qëndrim mjaft pozitiv i qeverisë shqiptare33. Rrallë mund të
gjendet një sjellje e tillë e një shteti ndaj minoriteteve që ai ka nën
juridiksion. Ky veprim u publikua nga shtypi shqiptar, madje dhe nga ai
jugosllav, i cili njoftoi përfundimin e Reformës Agrare në zonat e
minoritetit grek në Shqipëri34. Drejtuesit lokalë, gjithsesi ishin të kënaqur
nga rezultatet e zbatimit të Reformës Agrare, pasi, sipas tyre, ishte arritur
të bëhej për vete “një pjesë e mirë e popullit të minoritetit”35.
Identiteti. Politika integruese e një shteti mund të çojë në humbjen
e karakterit kombëtar të një minoriteti nëse nuk shoqërohet me masa për
ruajtjen e identitetit kombëtar të tyre. Enver Hoxha, në cilësinë e kryetarit
të qeverisë provizore kishte deklaruar se “Qeveria Demokratike e
Shqipërisë do t’i garantojë minoritetit grek në vendin tonë liritë dhe të
31
Po aty.
32
Po aty, fl. 45, shënim me shkrim dore, firma e palexueshme.
33
Zbatimi i Reformës Agrare nuk eci me ritmet që priste qeveria shqiptare. Kjo
shkaktohej, sipas drejtuesve lokalë, jo aq nga neglizhenca se sa “për difikultetet që ka
pasur zbatimi i Reformës Agrare në qarkun tonë në lidhje me gjendjen e tokave”. Në
qarkun e Gjirokastrës, p.sh. kishte shumë bujq të pa tokë, ndërkohë që nuk kishte çifligje
të mëdha. Sasia e tokave zotërohej nga shumë pronarë, të cilëve, nëse u lihej parcela që u
takonte sipas ligjit, nuk mbetej tokë për bujqit. Komiteti qarkor i PKSh për Gjirokastrën
në kundërshtim me ligjin për Reformën Agrare kishte vendosur shpronësimin total të
tokave dhe racionimin e tyre për të gjithë bujqit e qarkut. Si pasojë e vështirësive që
ndeshi zbatimi i Reformës Agrare në qarkun e Gjirokastrës, deri në 17 gusht 1946, pra,
një muaj para afatit që ishte vendosur për ta përfunduar plotësisht atë, ishin ndarë 90 328
ha tokë, në 14 460 familje me 103 440 frymë gjithsej. Nga kjo shumë e përgjithshme
kishin përfituar 23 fshatra minoritare greke, 729 familje bujqish, të cilëve u ishin dhënë
4042 ha.
34
AMPJ, viti 1946, dos. 96, fl. 65, Raport për shtypin i atasheut shqiptar në
Beograd për periudhën 8-14 shtator.
35
AQSh, Fondi 14/AP strukturat, viti 1946, dos. 57, fl. 3.
116 Sonila Boçi

drejtat demokratike dhe nacionale”36. Një deklaratë e tillë shprehte se,


synim tjetër i politikës shqiptare ndaj minoriteteve ishte “ruajtja e
identitetit kombëtar të tyre”37. Në optikën pragmatiste të Enver Hoxhës
ishte e qartë që nëse shteti shqiptar do të mohonte të drejtat gjuhësore dhe
kulturore të minoriteteve do të shkaktonte pakënaqësi tek popullsia dhe
do të rriste numrin e opozitarëve të regjimit të tij. Në të kundërtën,
garantimi i ruajtjes së identitetit të tyre kombëtar, i afronte ata me
regjimin dhe i bënte më luajalë.
Ruajtja e identitetit kombëtar të minoriteteve nuk mbeti vetëm në
kuadrin e deklaratave publike, por ajo u sanksionua në një sërë aktesh
ligjore të shtetit shqiptar. Në Deklaratën për të Drejtat e Qytetarit38
shprehej qartë se qeveria shqiptare garantonte “lirinë e fesë dhe të
ndërgjegjes, si dhe të drejta të barabarta për të gjitha fetë”39. Kjo
garantonte ruajtjen e besimit si një pjesë e rëndësishme e ruajtjes së
identitetit kulturor të minoritetit grek dhe atij maqedonas e malazez.
Ruajtja e identitetit kombëtar për të gjitha minoritetet që jetonin në
Shqipëri u sanksionua dhe në Statutin e RPSH. Sipas këtij Statuti
“pakicat nacionale kanë në Republikën Popullore të Shqipërisë të gjitha
të drejtat, mbrojtjen e zhvillimin kulturor të tyre dhe përdorjen e lirë të
36
Enver Hoxha, Dy popuj miq …, f. 22.
37
Kjo do të thoshte se, si linjë politike, qeveria shqiptare mori masa dhe u
angazhua për sigurimin e kushteve për arsimimin e minoritarëve në gjuhët amtare
përkatëse, si dhe përpjekje për ruajtjen e kulturës dhe fesë së tyre.
38
Deklarata për të Drejtat e Qytetarit u shpall në 23 tetor 1944, pas Mbledhjes së
Dytë të KANÇ-it. Deklarata mbështetet tek parimi i liberalizmit shtetëror dhe nuk
përmend në mënyrë specifike minoritetet. Por, duke qenë se deklarata garantonte barazi
për të gjithë nënshtetasit, mund të arrijmë në përfundimin se atyre u garantoheshin të
drejta dhe liri si qytetarë të shtetit. Në të nuk përmendet asgjë specifike për minoritetet,
por disa nga parimet e saj i garantojnë të drejta indirekt edhe atyre. Në Deklaratën mbi të
Drejtat e Qytetarëve, shpallej parimi për barazinë e shtetasve përpara ligjit. Ajo,
gjithashtu shpallte lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë, si dhe barazinë e të gjitha feve.
Shpallja e këtyre parimeve si dhe e parimeve të garantimit të lirisë së fjalës, mbledhjes,
shtypit, e drejta e pronës etj., ishin më shumë karakteristikë e shoqërive liberale, sesa
atyre komuniste. Pra, kjo është një shembull konkret për fazën transitore që po kalonte
Qeveria Demokratike për vendosjen e një regjimi të mirëfilltë komunist.
Në të vërtetë, Qeveria Demokratike nuk mendonte t’i përmbahej parimeve të
shpallura në këtë Deklaratë. Jo më kot ajo zgjodhi këtë instrument juridik, pra deklaratën
për shpallur të drejtat e qytetarit. Sipas parimeve të jurisprudencës, deklaratat nuk kanë
fuqinë e ligjit, pasi ato vetëm shpallin të drejtat, por nuk i garantojnë ato.
39
Dokumenta të organeve të larta të pushtetit ..., f. 296.
Politika e shtetit komunist shqiptar ndaj minoriteteve ... 117

gjuhës së tyre”40. Siç mund të kuptojmë nga ky nen, garantimi i ruajtjes


së identitetit ishte vetëm për minoritetet kombëtare, dhe jo ato linguistike,
gjë që përjashtonte vllehët nga sistemi shtetëror i mbrojtjes së identitetit
të minoriteteve. Parimet e sanksionuara nga Statuti i RPSh, në lidhje me
të drejtat arsimore të minoriteteve i përforcoi Ligji i Reformës Arsimore i
17 gushtit të vitit 1946, sipas të cilit do të krijoheshin kushte për
zgjerimin e arsimit në të gjithë vendin dhe rritja e mundësive reale për
gjithsecilin për të ndjekur falas shkollën pa dallim seksi, gjendje
shoqërore apo kombësie41.
Shtyllat e identitetit të një kombësie janë gjuha, kultura, zakonet
dhe besimi42. Arsimimi i minoritarëve në gjuhën amtare, si dhe përdorimi
i saj si në ambiente publike ashtu dhe private janë shtyllat më të forta të
ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar. Një nga masat e para që
mori qeveria shqiptare ishte hapja e shkollave në zonat minoritare si
greke, ashtu dhe maqedonase. Gjithashtu, qeveria shqiptare lejonte
përdorimin e gjuhës së minoriteteve si në ambiente publike, ashtu dhe në
administratën shtetërore lokale. Të paktën këtë e kemi të dokumentuar
mjaft qartë për minoritetin grek. Një shkresë e këshillit Antifashist
Nacionalçlirimtar për Këshillin nacionalçlirimtar të Gjirokastrës thuhej se
të gjitha dokumentet zyrtare që u drejtohen katundeve grekofone “të
redaktohen në të dyja gjuhët: shqip e greqisht. Për ta bërë si duhet këtë
punë mund të krijohen zyra përkthimesh në prefektura mikse”43.
Arsimimi i minoritetit grek në gjuhën amtare. Në vjeshtë të vitit
1943, në mbledhjen e arsimtarëve të minoritetit grek të mbajtur në
Poliçan, Lëvizja Nacionalçlirimtare kishte njohur të drejtën e minoritetit
grek të arsimohej në gjuhën e tij amtare44. Për vitin shkollor 1944-1945 u
hapën 79 shkolla në gjuhën greke në shumë fshatra me popullsi
40
Asambleja Kushtetonjëse, Statuti i Republikës Popullore të Shqipërisë ..., neni
35, f. 12.
41
Eriketa Kambo, Arsimi në Shqipëri (1945-1960), Tiranë: “Mësonjëtorja”, 2005,
f. 35.
42
Për më tepër shiko: Anthony D. Smith, National Identity (ethnonationalism in
comparative persective), London; New York: “Penguin Books”, 1991, f. 23-28.
43
AQSH, Fondi 489, viti 1945, dos. 138, fl. 1, Letër e Kryesisë së KANÇl për
Këshillin Nacionalçlirimtar të Gjirokastrës, nr. 012, 23 prill 1945.
44
Po aty, Fondi 14/AP, viti 1944, dos. 94, fl. 1, Raport i Koço Tashkos drejtuar
Enver Hoxhës, mbi punën në Qarkun e Gjirokastrës.
118 Sonila Boçi

minoritare45. Nga statistikat e Ministrisë së Arsimit në minoritet ishin


hapur më shumë fshatra nga sa kishte pasur minoriteti në periudhën midis
dy luftërave. Kështu, në vitin shkollor 1936-1937 në minoritetin grek
kishte pasur 74 shkolla46. Sipas statistikave zyrtare edhe për vitin 1945-
1946 në gjithë qarkun e Gjirokastrës (Gjirokastër, Delvinë, Sarandë) ishin
hapur shkolla në gjuhën greke në 70 fshatra minoritare47, nga 84 të
njohura nga qeveria shqiptare në atë kohë. Në këto shkolla ishin të
regjistruar 5171 nxënës dhe vazhdonin shkollën në mënyrë të rregullt
4670 prej tyre48. Në shkollat minoritare greke jepnin mësim 101
mësues49.
Nëse do ta krahasonim numrin e shkollave në fshatrat e minoritetit
grek me ato të hapura në fshatrat shqiptare, mund të themi se fshatrat e
minoritetit grek, kishin më shumë shkolla se popullsia shqiptare, qoftë e
qarkut të Gjirokastrës, qoftë në shkallë Republike50. Sipas statistikave të
kohës në vitin shkollor 1944-1945 në të gjithë Shqipërinë kishte 928
shkolla me 54360 nxënës dhe 1743 mësues. Raporti midis shkollave të
hapura në fshatrat minoritare ishte 1 shkollë për 443 banorë, ndërsa në
zonën shqiptare ky raport shkonte 1 shkollë në 1077 banorë. Kështu, në
rrethin e Kurveleshit, shumë afër gjeografikisht me zonën ku banonte në
shumicë minoriteti grek, gjatë vitit shkollor 1944-1945 vetëm gjysma e
fshatrave kishte shkolla, ndërkohë që në minoritetin grek kishte 30-40%
më shumë51.
Pas miratimit të Reformës Arsimore më 17 gusht 1946, si dhe të
ligjit për detyrimin shkollor, filloi fushata për masivizimin e shkollës52.
Në këtë proces masivizimi u përfshi dhe minoriteti grek. Në vitin
shkollor 1947-1948, raportohej se në minoritetin grek ishte realizuar
45
AMPJ, viti 1946, dos. 6, fl. 60, Statistika të shkollave minoritare.
46
Po aty.
47
Po aty, viti 1946, dos. 128/5, fl. 45-46, Statistika të shkollave minoritare të
qarkut të Gjirokastrës.
48
Po aty.
49
Po aty.
50
Për më tepër mbi statistikat shih: Eriketa Kambo, Zhvillimi i revolucionit
kulturor në Shqipëri gjatë viteve 1944-1948, Tiranë: 1982, f. 117-127.
51
“Arsimi në minoritet”, në Bashkimi, 22 gusht 1945.
52
Për më tepër mbi këtë proces shih: Eriketa Kambo, Arsimi në Shqipëri ..., f. 39-42.
Politika e shtetit komunist shqiptar ndaj minoriteteve ... 119

detyrimi shkollor në masën 95%53, por në zona të veçanta, si p.sh në


zonën minoritare të Delvinës ky detyrim ishte zbatuar 100%54.
Pavarësisht vullnetit të shprehur të qeverisë shqiptare për të
garantuar me ligj dhe faktikisht të drejtat arsimore të minoritetit grek, ky
proces nuk kaloi pa probleme. Në vitin 1944, autoritetet qeverisëse lokale
të qarkut të Gjirokastrës kishin zbatuar parimin e vetëdeklarimit të
kombësisë duke i premtuar popullit të zonës se mund të hapnin çfarë
shkolle të donin55, pra dhe të mësonin atë gjuhë që e ndjenin më afër. Kjo
politikë solli si pasojë që gjatë vitit 1944-1945 të hapeshin shkolla në
gjuhën greke dhe në fshatra me popullsi shqiptare, apo me popullsi të
përzierë, duke vazhduar pa vetëdije procesin e helenizimit të Shqipërisë
së Jugut, të filluar nga qarqet greke që në vitet e paraluftës.
Komiteti qarkor i PKSH të qarkut Gjirokastër bëri autokritikë për
këtë punë të gabuar të bërë pas çlirimit me popullsinë shqiptare të zonës
së Gjirokastrës. Për të parandaluar këtë fenomen, në një letër të kryesisë
së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar dërguar Këshillit Nacional-
çlirimtar të qarkut të Gjirokastrës më 23 prill 1945 thuhej: “katundet
shqipfolëse do të kenë shkolla shqipe, qofshin këto katunde dhe në mes të
katundeve grekofone”56. Kjo politikë solli mbylljen e disa shkollave
greke në fshatra të konsideruara shqiptare. Një situatë aspak të këndshme
për qeverinë shqiptare solli mbyllja e shkollave greke në dy fshatrat e
konsideruara shqiptare Frashtar dhe Lugar57. Popullsia e të dyja fshatrave
53
AQSH, Fondi 14/AP Organet Udhëheqëse (më tej: OU), viti 1947, dos. 6, fl.
15-17, Proces-verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ të PKSH, mbi gjendjen
politike-ekonomike në rrethin e Korçës, Kukësit, Gjirokastrës, 14 shkurt 1947.
54
Po aty, viti 1947, dos. 251, fl. 1-2, Relacion i Instruktorit të KQ mbi gjendjen
në Delvinë, pa datë
55
Po aty, viti 1946, dos. 57, fl. 76, Raport i muajit nëntor i komitetit qarkor të
PKSH të prefekturës Gjirokastër për KQ të PKSH, 14 dhjetor 1946.
56
Po aty, Fondi 489, viti 1945, dos. 138, fl. 1, Letër e Kryesisë së KANÇl për
Këshillin Nacionalçlirimtar të Gjirokastrës, nr. 012, 23 prill 1945.
57
Frashtari dhe Lugari janë dy fshatra me popullsi ortodokse në qendër të zonës
minoritare. Popullsia e këtyre dy fshatrave ishte bilingue, ata flisnin dhe shqip dhe
greqisht. Deri në vitin 1942 atje kishte pasur shkollë shqipe dhe drejtuesit lokalë
këmbëngulnin për kombësinë shqiptare të banorëve të këtyre fshatrave. Për shkak të
pozicionit të tyre gjeografik dhe afërsisë me fshatra minoritare, banorët e Frashtarit dhe
Lugarit kishin bërë krushqi me fshatrat minoritare. Për këtë arsye mendoj se aty duhet të
jetë krijuar një përzierje popullsie, e cila mesa duket me kalimin e kohës ka anuar nga ajo
greke. Problemi i hapjes së shkollave greke në këto dy fshatra është përsëritur dhe pas
120 Sonila Boçi

i bëri rezistencë hapjes së shkollave shqipe dhe gjatë vitit shkollor 1945-
1946 nuk u çel në këto fshatra as shkollë shqipe, as greke58. Në shtator të
vitit 1946, me urdhër të Ministrisë së Arsimit u hap një shkollë shqipe,
por ky urdhër përsëri hasi në rezistencën e popullsisë, madje dhe të
komunistëve të Frashtarit dhe Lugarit. Komiteti qarkor i PKSh për
Gjirokastrën u dha urdhër komunistëve për të dërguar fëmijët e tyre në
shkollën shqipe. Një pjesë e tyre pranoi, sipas raportit të Komitetit qarkor
të PKSH, “jo se ishin sqaruar mirë, por se u dha urdhër nga partia”59.
Pavarësisht nga rezistenca dhe kundërshtimet e popullsisë, komiteti
qarkor i PKSh për Gjirokastrën mori vendim për t’i hapur shkollat shqipe
në këto fshatra në një kohë sa më të shkurtër dhe për të dërguar në këto
shkolla anëtarë partie që të ishin të lidhur me komitetin qarkor60.
Ndërkohë për të shtypur rezistencën e atyre që nuk donin t’i çojnë
kalamajtë në shkolla shqipe do të aplikoheshin dënimet e praktikuara për
arsimin e detyrueshëm61.
Gjithashtu, problem ishte arsimimi në gjuhën greke i atyre
familjeve minoritare, të cilat ishin larguar nga zona e minoritetit. Kjo
veçanërisht në kushtet kur neni 28 i Statutit të RPSH sanksiononte se
shkolla ishte nën kontrollin e shtetit dhe se “nuk mund të hapen shkolla
private veçse me ligjë”62. Duke qenë se shteti nuk mund të merrte
përsipër arsimimin e këtyre minoritarëve të larguar nga zona e
minoritetit, ata shkolloheshin si shqiptarët dhe në kontakt të
vazhdueshëm me mjedisin shqiptar kishte raste kur e humbnin
ndërgjegjen greke dhe integroheshin plotësisht me jetën shqiptare. Ky
proces është i natyrshëm dhe ndodh rëndom në të gjitha shtetet, qoftë dhe
demokratike. Nuk mendoj se kishte ndonjë presion politik shtetëror për
t’u humbur këtyre minoritarëve identitetin e tyre.
_______________________
shembjes së diktaturës komuniste gjatë viteve 1992-1994. Aktualisht sot popullsia e
këtyre dy fshatra është konsideruar minoritare dhe kanë shkollë në gjuhën greke.
58
AQSH, Fondi 14/AP strukturë, viti 1946, dos. 57, fl. 76, Raport i muajit nëntor i
komitetit qarkor të PKSH të prefekturës Gjirokastër për KQ të PKSH, 14 dhjetor 1946.
59
Po aty.
60
Po aty.
61
Sipas Ligjit të detyrimit arsimor të vitit 1946, prindërit të cilët nuk respektonin
arsimin e detyrueshëm dënoheshin t’i paguanin shtetit një gjobë prej 400 lekë deri në
privim lirie. Për më tepër shiko: E. Kambo, Arsimi në Shqipëri ..., f. 55.
62
Asambleja Kushtetonjëse, Statuti i RPSH ..., f. 12.
Politika e shtetit komunist shqiptar ndaj minoriteteve ... 121

Një vështirësi që ndeshej gjatë vitit 1944-1948 për shkollimin e


minoritetit grek në gjuhën e tyre ishte mungesa e mësuesve, qoftë në
numër, qoftë në shkallën e kualifikimit të tyre. Nga statistikat zyrtare
kuptojmë se ndërsa ishte rritur numri i shkollave në krahasim me vitet
1936-1937, ishte ulur numri i mësuesve nga 126 në 101. Çfarë kishte
ndodhur? Siç është përmendur, në periudhën midis dy luftërave përgatitja
e mësuesve për shkollat e minoritetit ishte bërë në shkollën Seminar-
Normal i Vellas në Janinë, hapur në vitin 1911, si dhe në Liceun e
Voshtinës. Pas luftës një pjesë e këtyre mësuesve, të cilët kishin marrë
pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare si rasti i Lefter Talos,
kishin rënë dëshmorë, ndërsa pjesa tjetër ishin inkuadruar me punë në
ushtri dhe në pozicione administrative. Pjesa tjetër e mësuesve, të cilët
nuk kishin mbështetur Lëvizjen, ashtu si në gjithë Shqipërinë, u larguan
gradualisht nga arsimi si të papërshtatshëm për edukimin e brezit të ri.
Qeveria komuniste mendonte se “një bazë për reaksionin dhe agjentët e
reaksionit në minoritet janë mësuesit. Zbulimet e kohëve të fundit e kanë
vërtetuar këtë më mirë, për këtë u vendos të pushohen mësuesit
minoritarë që nuk janë lidhur me ne, për më tepër punojnë për
reaksionin”63. Në vijim të kësaj politike, KANÇl në prill 1945, nxori një
urdhër për të ndaluar studentët e shkollave të mesme të shkojnë për
studime në liceun e Voshtinës “deri sa gjendja politike në Greqi të jetë e
turbullt si deri sot”64. Ky vendim jo vetëm krijonte probleme për
arsimimin e lartë të minoritetit grek, por krijonte mungesa në vazhdimësi
për mësues të kualifikuar.
Për ta mbushur këtë boshllëk që ishte krijuar në lidhje me arsimtarët
për minoritetin grek qeveria shqiptare mori disa masa. Në Plenumin e 9
marsit 1946 të komitetit qarkor të PKSh për qarkun e Gjirokastrës, në
lidhje me plotësimin e kuadrit arsimor u vendos së pari që elementët e
pushuar si reaksionarë “të zëvendësohen me elementë të rinj, qoftë me
tre, katër, pesë klasë shkollë të mesme, por që janë lidhur me ne”65.
Gjithashtu u vendos “të çelet një kurs për të nxjerrë mësuesa të rinj nga
63
AQSH, Fondi 14/AP, viti 1946, dos. 6, fl. 45, Konkluzion i Plenumit të
komitetit qarkor të PKSH të qarkut të Gjirokastrës, 9 mars 1946.
64
Po aty, Fondi 489, viti 1945, dos. 138, fl. 1, Letër e Kryesisë së KANÇl për
Këshillin Nacionalçlirimtar të Gjirokastrës, nr. 012, 23 prill 1945.
65
Po aty, F. 14/AP, viti 1946, dos. 6, fl. 45, Konkluzione të Plenumit të komitetit
qarkor të PKSH të qarkut të Gjirokastrës, 9 mars 1946.
122 Sonila Boçi

elementa që janë më të lidhur me ne66. Në zbatim të këtyre vendimeve,


prej 25 korrikut 1946 deri më 25 tetor 1946 u hap një kurs 3/mujor me 42
kursantë për përgatitjen e arsimtarëve të rinj për minoritetin grek67.
Programi i kursit kishte si lëndë kryesore: gjuhën greke, pedagogji,
psikologji, didaktikë. Me këtë kontingjent arsimtarësh u hapën shkolla në
të gjitha fshatrat e minoritetit. Një kurs i ngjashëm 45 ditor u zhvillua dhe
në verën e vitit 1947. Ndryshe nga ai i vitit 1946, në të morën pjesë
arsimtarë me gjimnaz të mbaruar.
Një hap i rëndësishëm në përgatitjen e arsimtarëve për shkollat e
minoritetit ishte hapja në vitin 1945 e liceut të gjuhës greke në
Gjirokastër. Iniciatorë për hapjen e tij u bë një grup intelektualësh
minoritarë, të cilët në korrik 1945, ia shprehën këtë dëshirë Ministrit të
Drejtësisë, Manol Konomit, gjatë vizitës së tij në zonën e minoritetit68.
Në tetor 1945, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Nacionalçlirimtar të
Gjirokastrës i paraqiti kërkesën Ministrisë së Arsimit, e cila me një
urdhër lejoi hapjen e një liceu grek në Gjirokastër. Pas një konkursi për
pranimet e nxënësve në këtë shkollë, më 10 dhjetor 1945, filluan
mësimet. Mësuesit e parë të gjimnazit në gjuhën greke për minoritetin
ishin dhe dy komunistë grekë të EAM-it Jorgos Nikolis dhe Themistoklis
Milis, si dhe minoritari Jorgos Memos nga Dhivri i Delvinës. Hapja e një
gjimnazi në gjuhën greke kishte një rëndësi të veçantë për ruajtjen e
identitetit gjuhësor të minoritarëve grekë. Ajo do të siguronte shkollimin
në nivel të lartë për të rinjtë e minoritetit grek, si dhe mësues të
kualifikuar për shkollat e minoritetit. Sasia e shkollave të hapura në
zonën e minoritetit grek flet për kujdesin e shtetit shqiptar për arsimimin
popullsisë minoritare.
Tipar i ruajtjes së identitetit gjuhësor të minoritetit është programi
mësimor për këto shkolla. Gjatë viteve 1944-1948, raporti në mësimin e
gjuhës greke dhe asaj shqiptare ishte më se i përshtatshëm për mbrojtjen
e gjuhës amtare të minoritetit grek. Deri në vitin 1951, nxënësit e
minoritetit grek i mësonin në gjuhën greke të gjitha lëndët nga klasa I-
VII, ndërsa gjuhën shqipe fillonin ta mësonin në klasat V-VII si gjuhë të
huaj, pra me disa orë në javë. Këtë raport mes mësimit të greqishtes dhe
shqipes në shkollat e minoritetit na e vërtetojnë dhe misionet civile dhe
66
Po aty.
67
Po aty, Fondi 14/AP, viti 1946, dos. 10, fl. 7, Raport i Komitetit Ekzekutiv të
Prefekturës së Gjirokastrës për vitin 1946.
68
“Arsimi në minoritet” në: Bashkimi, 27 shtator 1945.
Politika e shtetit komunist shqiptar ndaj minoriteteve ... 123

ushtarake perëndimore në Shqipëri. Kështu, në raportin e kolonel


Palmerit për Forin Office në korrik 1945 thuhet se, në zonat me popullsi
dërrmuese greke “janë hapur shkolla fillore, të cilat 80% të kohës e kanë
në gjuhën greke, dhe 20% të kohës në gjuhën shqipe”69. Një raport i tillë
siguron aftësi mjaft të mira të nxënësve grekë në gjuhën amtare, por
krijon vështirësi në mësimin e gjuhës së shtetit ku jetojnë, pra pengon
integrimin e tyre.
Tipar tjetër përcaktues në ruajtjen e gjuhës amë të një minoriteti,
por dhe të identitetit kombëtar të tij në përgjithësi, është dhe përmbajtja e
teksteve shkollore. Gjatë viteve 1944-1946, për shkollat e minoritetit, u
përdorën programet dhe tekstet shkollore që ishin botuar gjatë periudhës
midis dy luftërave70. Të paktën këtë të dhënë na e jep Shefi i UNRRA-s
Floud gjatë vizitës së tij në Shqipërinë e Jugut kur thotë: “shikova librat e
parë shkollorë që përdoreshin dhe pashë se ishin të gjithë libra shkollorë
grekë të botuar në kohën e Zogut”71. Duke qenë se pjesa më e madhe e
tyre ishin hartuar dhe shtypur në Greqi, nuk ka dyshim se ato i shërbenin
shumë mirë mbrojtjes së identitetit kombëtar grek të këtij minoriteti.
Pas Reformës Arsimore të vitit 1946, u shtrua nevoja për të
prodhuar tekste të reja për shkollën e minoritetit grek, ashtu si dhe për
shkollat shqiptare. Në bazë të Reformës Arsimore në shkollë u shtuan
lëndë të reja “absolutisht të domosdoshme” për regjimin si Historia e
Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Kushtetuta etj72: Kjo paraqiste
vështirësi të shumta, pasi nuk kishte mjetet e domosdoshme për të
shtypur tekste të reja për shkollën greke. Krahas specialistëve për
hartimin e tyre kishte dhe mungesa teknike si: mungesë shkronjash, letre
etj. Marrëdhëniet e acaruara shqiptaro-greke, si dhe drejtimi i ndryshëm
politik dhe ideologjik e bënin të pamundur të kërkohej ndihma e shtetit
grek për të shtypur librat në shtypshkronjat greke. Në një relacion të
veçantë të Komitetit qarkor të Gjirokastrës për Seksionin e Agjit-Propit
në KQ të PKSh theksohej rëndësia dhe nevoja e shkronjave për shtypjen,
69
AMPJ, viti 1945, dos. 11, fl. 136, Çështja e minoritetit grek në këndvështrimin
e misioneve perëndimore që gjendeshin në Shqipëri gjatë vitit 1945-1946.
70
Deri në miratimin e Ligjit për Reformën Arsimore të vitit 1946, të gjitha
shkollat në Shqipëri përdornin tekstet dhe programet që kishin qenë në qarkullim në
periudhën midis dy luftërave dhe gjatë LIIB. Për më tepër shih: E. Kambo, Arsimi në
Shqipëri ..., f. 176.
71
AMPJ, viti 1945, dos. 11, fl. 146.
72
E. Kambo, Arsimi në Shqipëri ..., f. 177-178.
124 Sonila Boçi

sidomos të librave. “Pritnim për të filluar shtypjen e disa teksteve


shkollore të klasit të I dhe të II të fillores, - thuhet në relacion, - por
akoma nuk po na vijnë dhe në qoftë se do të vonohet dërgimi nuk do të
shtypen për këtë vit”. Në fakt, sipas relacionit të Sekretarit të KQ të
PKSH, kishin arritur të botoheshin në shtypshkronjën e gazetës Laiko
Vima, në Gjirokastër, tekstet e shkollave të minoritetit si: Abetarja dhe
Këndimi për klasat e I, II, III, IV73. Me vështirësi të madhe u shtyp në
redaksinë e gazetës Laiko Vima një antologji për liceun grek të
Gjirokastrës me titull “Për ty Liri” (Ja sena Elefteria). Tekstet dhe
programet për shkollat e minoritetit grek kishin ngarkesat politike, nga të
cilat vuanin të gjitha tekstet dhe programet shkollore në Shqipëri. Kështu,
kishin filluar të përfshiheshin në tekstet shkollore tema për edukimin
komunist të nxënësve. Por në tekstet shkollore të kësaj periudhe, madje
dhe ato në qarkullim gjatë viteve ’50, minoritarëve u mundësohej
gjithashtu edhe krijimi i një ndërgjegjeje kombëtare greke74. Me anë të
teksteve të minoritetit grek mësohej në mënyrë të kënaqshme gjuha
greke, gjithashtu në to u bëhej jehonë përpjekjeve të përbashkëta të
minoritetit grek dhe të komunistëve shqiptarë për krijimin e Demokracisë
Popullore në Shqipëri. Për më tepër ato mbanin në konsideratë
marrëdhëniet e minoritetit grek me të gjithë botën greke75.
Arsimimi i minoritetit maqedonas në gjuhën amtare. Shteti
shqiptar garantonte për minoritetin maqedonas, ashtu si dhe për
minoritetin grek, të drejtën e tij për t’u shkolluar në gjuhën amtare. Nëse
do të përpiqemi të krahasojmë gjendjen e arsimit të minoritetit
maqedonas me atë grek, mund të vërejmë se vështirësitë në shkollimin e
minoritetit maqedonas nuk ishin të pakta. Arsimimit të minoritetit
maqedonas nuk i ishte kushtuar ndonjë vëmendje e veçantë në periudhën
midis dy luftërave, e për rrjedhojë kishte më shumë mungesa në godina,
në mësues dhe në tekste shkollore, sesa në zonën ku jetonte minoriteti
grek. Por, ndryshe nga minoriteti grek, ai maqedonas lejohej të kishte si
mbështetës shtetin amë, i cili kishte të njëjtën ideologji me shtetin
shqiptar dhe arriti të zgjidhë shumë nga mungesat në shkollimin e
73
AQSH, Fondi 14/AP OU, viti 1949, dos. 86, fl. 24-25/, Relacion i Sekretariatit
të KQ i PPSH mbi botimet e minoritetit.
74
Evangelos Kofos, “The Greek minority school textbooks during the Enver
Hoxha perioid”, në Balkan Studies, 1993, Vol. 34, No. 1, f. 86.
75
Po aty.
Politika e shtetit komunist shqiptar ndaj minoriteteve ... 125

fëmijëve maqedonas, duke u siguruar atyre ruajtjen e identitetit të tyre


gjuhësor.
Hapja e shkollave në zonën ku jetonte minoriteti maqedonas në
Shqipëri filloi në vitin 1944. Për vitin shkollor 1944-1945 nuk ka
statistika mbi sasinë e shkollave që funksiononin në minoritetin
maqedonas, si dhe për numrin e mësuesve dhe të nxënësve. Në
përgjithësi statistikat për këtë minoritet nuk janë të plota. Në vitin
shkollor 1945 -1946 dhe 1946-1947, me urdhër të Ministrisë së Arsimit,
u çelën dhe funksionuan 8 shkolla në gjuhën maqedonase, 6 në
Prefekturën në Qendër, pra në zonën e Prespës dhe 2 në atë të Bilishtit,
në fshatrat Cerje dhe Vërnik76. Gjatë vitit shkollor 1947-1948, sipas
njoftimeve të komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Korçës
ishin hapur nga një shkollë në fshatrat Bezmisht, Goricë, Pustec, Shulin,
Zaroshkë. Nuk ishte hapur shkolla në fshatin Gollomboç për shkak të
mungesës së mësuesit77. Shkolla më e madhe në minoritetin maqedonas
ishte ajo e Pustecit, e cila në vitin 1947 kishte 80 nxënës78. Vazhdonin të
funksiononin gjithashtu dhe dy shkolla në gjuhën maqedonase në fshatrat
Cerje dhe Vërnik të Prefekturës së Bilishtit79. Me urdhër të ministrit të
arsimit, Kristaq Cipo, nga janari 1946, është lejuar hapja e një shkolle në
gjuhën maqedonase në katundin Kërçisht i Epërm, e cila “do të veprojë
sipas programës dhe rregulloreve e ligjeve të shtetit shqiptar”80.
Në lidhje me raportin gjuhë shqipe - gjuhë amtare, raporti ishte
tërësisht në favor të gjuhës amtare, pasi në bazë të politikës së shtetit
shqiptar, në ciklin fillor mësimet në shkollat e minoritetit bëheshin
tërësisht në gjuhën amtare. Duke qenë se gjer në vitin 1947 në zonën ku
jetonte minoriteti maqedonas kishte vetëm shkollë fillore, kuptohet që
mësimet zhvilloheshin tërësisht në gjuhën maqedonase. Përjashtim bënte
shkolla në gjuhën maqedonase në katundin Kërçisht i Epërm, në të cilën
mësimet zhvillohen në maqedonisht, por “prej klasës së III do të bahen
76
AQSh, Fondi 511, viti 1947, dos. 21, fl. 1, Shkresë e Ministrisë së Arsimit për
Komitetin Ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Korçës, 5 nëntor 1947.
77
Po aty, fl. 7, Shkresë e Ministrisë së Arsimit për Seksionin e Arsimit të
prefekturës Korçë.
78
Po aty, fl. 1, Shkresë e Ministrisë së Arsimit për Komitetin Ekzekutiv të
këshillit popullor të rrethit të Korçës, 5 nëntor 1947.
79
Po aty, fl. 3, Shkresë e Ministrisë së Arsimit për prefekturën e Bilishtit, 9
dhjetor 1947.
80
Po aty, Fondi 490, viti 1946, dos. 157, fl. 1, Letër e Ministrisë së Arsimit për
Komitetin Ekzekutiv të këshillit popullor të qarkut të Peshkopisë, 28 janar 1946.
126 Sonila Boçi

edhe nga tre orë gjuhë shqip në javë”81. Arsimi 7-vjeçar në këtë zonë
filloi vetëm në vitin shkollor 1948-1949. Në bazë të urdhrit të Ministrisë
së Arsimit gjatë vitit shkollor 1946-1947 ishte programuar për të filluar
dhe mësimi i gjuhës shqipe, por kjo nuk u arrit për shkak të mungesës së
personelit mësimor dhe për shkak të largësisë që kishin këto zona,
vështirësisë së rrugëve dhe mjeteve të transportit82.
Ashtu si për shkollat e minoritetit grek edhe në shkollat e minoritetit
maqedonas kishte mungesë të theksuar të mësuesve të kualifikuar. Në
vitin 1945 në këto shkolla jepnin mësim 8 mësues, shtatë prej tyre kishin
kryer vetëm 5-7 vjet shkollim, ndërsa vetëm njëri prej tyre kishte mbaruar
Akademinë Tregtare. Çështja e sigurimit të personelit të mësuesve për
shkollat e minoritetit maqedonas u zgjidh gjatë viteve në vazhdim. Në
nëntor të vitit 1945, u nënshkrua një marrëveshje shqiptaro-jugosllave,
sipas së cilës qeveria shqiptare do të lejonte dërgimin e disa mësuesve
nga Republika e Maqedonisë, për të lehtësuar funksionimin e këtyre
shkollave83. Në vitin 1947, Ministria e Arsimit e RPSh i kishte dërguar
Legatës Jugosllave në Tiranë një kërkesë për qeverinë jugosllave, me anë
të së cilës i kërkonte kësaj të fundit të dërgonte dy mësues për shkollat e
minoritetit maqedonas “një për Gollomboçin dhe tjetri për fuqizimin e
shkollës së katundit Pustec, e cila këtë vit ka 4 klasë me më tepër se 80
nxënës”84. Mësuesit nga Republika e Maqedonisë, sipas një marrëveshje
të arritur më parë mes qeverisë shqiptare dhe asaj jugosllave, përfitonin
një pagë të leverdishme. Në lidhje me këtë Ministria e Arsimit njofton
Prefekturën e Korçës si më poshtë: “për sa i përket rrogave të personelit
mësimor të këtyre shkollave çështja të zgjidhet në këtë mënyrë: në qoftë
se mësuesit e këtyre shkollave do të kenë shtetësi jugosllave do të
përfitojnë shtesën prej 50% mbi rrogën, ashtu sikurse mësuesit shqiptarë
që mësojnë në viset jugosllave”85.
Një problem shqetësues ishte sigurimi i teksteve për shkollat e
minoritetit maqedonas. Gjatë vitit shkollor 1945-1946, sipas të dhënave
81
Po aty.
82
Po aty, Fondi 511, viti 1947, dos. 21, fl. 7, Shkresë e Ministrisë së Arsimit për
Seksionin e Arsimit të prefekturës Korçë
83
Hugh Poulton, The Balkans, minorities and the status in conflict, 2nd edition,
London: Minority Rights Publication, 1994, f. 202.
84
AQSh, Fondi 511, viti 1947, dos. 21, fl. 7, Shkresë e Ministrisë së Arsimit për
Seksionin e Arsimit të prefekturës Korçë.
85
Po aty.
Politika e shtetit komunist shqiptar ndaj minoriteteve ... 127

të Ministrisë së Arsimit kishte mungesa të theksuara në të gjitha tekstet


shkollore për shkollat e minoritetit maqedonas. Në bazë të një
marrëveshjeje të përfunduar më parë mes Ministrive të Arsimit të RPSh
dhe RFJ, parashikohej që shkëmbimi i teksteve shkollore për minoritetin
maqedonas në Shqipëri dhe atë shqiptar në Jugosllavi të bëhej nga
qeveritë përkatëse86. Në muajin maj 1946, sipas të dhënave të Ministrisë
së Jashtme jugosllave, “Komitetet Popullore të krahinave të Manastirit
dhe të Dibrës në Republikën Popullore të Maqedonisë, kanë dërguar
tashmë abetare për shkollat e minoritetit maqedonas”87. Gjithashtu,
qeveria jugosllave kishte premtuar se “do t’ju dërgohen shkollave të
naltpërmendura edhe botime të tjera si: gramatika, libra leximi për klasat
e mesme, instruksione mbi abetaret dhe përmbledhje të ndryshme
novelash dhe poezirash”88.
Në korrik 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të rrethit të
Korçës, njoftonte Ministrinë e Arsimit se gjatë vitit shkollor 1945-1946
kishte pasur mungesa të ndjeshme në tekstet shkollore për minoritetin
maqedonas. Duke qenë se mungesat e shumta në tekstet shkollore
rrezikonin fillimin e vitit të ardhshëm shkollor për minoritetin
maqedonas, Ministria e Jashtme shqiptare i kërkoi në mënyrë të përsëritur
qeverisë jugosllave gjatë muajit gusht dhe shtator 1946, të dërgonte për
klasat e këtyre shkollave libra leximi e libra të tjera, për vitin e ardhshëm
shkollor 1946-194789. Por mesa duket dhe viti shkollor 1946-1947 filloi
me të njëjtat mungesa në tekstet shkollore të minoritetit maqedonas.
Legata shqiptare në Beograd ia ripërsëriti qeverisë jugosllave kërkesën
86
Në vjeshtën e vitit 1947 Ministria e Arsimit e Shqipërisë i njofton Ministrisë së
Jashtme jugosllave se kishte gati të gjitha tekstet shkollore për shkollën fillore si dhe
tekstin e historisë dhe antologjisë shqipe për shkollat e mesme të RPSH. Nëse qeveria
jugosllave kishte nevojë për këto tekste për shkollat e Kosmetit dhe Maqedonisë duhet të
dërgonte sa më parë sasinë e librave të çdo lloji (që nevojitej - S.B.) dhe letrën që do të
nevojitej për to. Në përgjigje të kësaj letre, Ministria e Arsimit të Jugosllavisë përgjigjej
se autoritetet kompetente në Jugosllavi e kishin gati sasinë e letrës për tekstet e
përmendura, por më përpara kërkonin që të dërgohej nga Ministria e Arsimit një
ekzemplar për çdo libër për të pasur më parë pëlqimin e ministrisë së Arsimit të Serbisë.
Për më tepër shiko: AMPJ, viti 1946, dos. 110, fl. 40, 46.
87
AMPJ, viti 1945, dos. 110, fl. 33, Legata shqiptare në Beograd për Ministrinë e
Jashtme, 3 maj 1946.
88
Po aty.
89
Po aty, viti 1946, dos. 110, fl. 30, Ministria e Jashtme për Legatën shqiptare në
Beograd, 21 gusht 1946.
128 Sonila Boçi

për t’i dërguar tekstet e kërkuara edhe në nëntor të vitit 1946. Gjatë vitit
1947 dhe 1948 nuk është përsëritur kërkesa për dërgimin e teksteve, gjë
që na bën të mendojmë se kjo çështje është zgjidhur.
Gjatë viteve 1945-1948, shteti shqiptar kishte garantuar arsimimin e
minoritetit maqedonas në shkallën më të mirë të mundshme për kushtet e
Shqipërisë. Por ky “zell” nuk mund të themi se vazhdoi edhe në vitet që
pasuan. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, shkollimi i
minoritetit maqedonas hasi në vështirësi më të mëdha. Pas vitit 1948 nuk
dokumentohet asnjë shkollë maqedonase në zonën e Gollobordës,
gjithashtu u mbyllën dhe shkollat maqedonase të hapura në fshatrat Cerje
dhe Vërnik, si shkolla në të cilat zhvillohej fryma trockiste. Gjithashtu, u
larguan dhe mësuesit jugosllavë dhe u zëvendësuan me vendas, por pa
arsimin përkatës. Gradualisht u hoqën nga qarkullimi dhe tekstet e
ardhura nga Jugosllavia, gjë që i detyroi fëmijët maqedonas të mësonin
me tekste në formë dispense.
Në përfundim, mund themi se pavarësisht të metave, vështirësive
objektive dhe subjektive që përballej shteti komunist shqiptar në raport
me identitetin kombëtar të minoriteteve, ai gjatë viteve 1944-1948 arriti
të siguronte kushte të mjaftueshme për mbrojtjen e tij. Madje dhe në
vazhdim, politika që ndoqi shteti shqiptar krijoi më pak probleme me
minoritetet se çdo shtet tjetër i qeverisur nga komunistët në Gadishullin e
Ballkanit90.

Summary

THE POLITICS OF THE ALBANIAN COMMUNIST GOVERNMENT ON


MINORITIES IN ALBANIA (1944 – 1948)

This article aims to analyze the main directions of the politics led the Albanian
government, on minorities that live in Albania. It emphasizes the fact that, due to the
small specific spread of these minorities in the Albanian society, they did not constitute a
disturbing subject for the Albanian government. In consequence, the Albanian
communist government did not compile any specific political platform concerning the
minorities. The politics of the Albanian government on minorities were based on the
principles of the proletarian internationalism and were drawn depending on the specific

90
Evangelos Kofos, “Balkan minorities under communist regimes”, në Balkan
Studies, vol. 2, nr. 1-2, Thesaloniki 1961, f. 42.
Politika e shtetit komunist shqiptar ndaj minoriteteve ... 129

situations that would appear. During the years 1944 – 1948, just as during the period
between the two World Wars, the concerns and politics of the Albanian government
were concentrated on the Greek minority, not only due to its being the largest minority in
the country, but also due to the specificities that it presented.
The principal directions of the politics of the Albanian government on minorities
are analyzed in the article categorized in three groups:
The State of Albania aimed to create the necessary conditions for the integration of
the minorities in the political, economic and cultural life of the country, by accepting
them as citizens with equal rights.
The State of Albania was bind to create the elements, which would guarantee the
preservation of the national identity of the minorities. Despite all the incompleteness and
the lacks that can be observed during this process, the Albanian government created the
possibilities for an education in the native languages and the preservation of the
traditional culture belonging to each minority.
A particular importance was given to the establishment of politics able to eliminate
the ethnic differentiation inside the country. That was a precondition for the political and
social cohesion inside the communist Albania, as well.
Nr.1-2 STUDIME HISTORIKE 2010

JANI SOTA

ASPEKTE NGA MASIVIZIMI I SHKOLLËS


NË RRETHIN E FIERIT
(1946-1960)

Vitet e para të pasluftës, si për gjithë shoqërinë shqiptare ishin të


vështira edhe për popullsinë dhe bashkësinë arsimore fierake. Kjo ishte edhe
periudha kur u hodhën bazat e një sistemi të ri arsimor. Pjesë e ndry-
shimeve të përgjithshme janë padyshim edhe direktivat rajonale të
vërejtura në fushën e masivizimit të shkollës, që meritojnë vëmendje dhe interes.
*
* *

Masat e para për zhvillimin


e arsimit fillor e 7-vjeçar
Masivizimi i shkollës parakupton zgjerimin dhe fuqizimin e arsimit
fillor, si hallka më e përhapur për kohën dhe shndërrimin e tij në arsim të
detyruar. Nga zbatimi real i këtij arsimi kushtëzohej vetë ecuria e
kategorive më të larta shkollore.
Për të ardhur në sanksionimin e të drejtës së arsimit nëpërmjet një
ligji që e garantonte, u kalua nëpërmjet një faze përgatitore që u shtri nga
viti 1945 deri në gushtin e vitit 1946, kur Kuvendi i Shqipërisë, njëherazi
me Ligjin e Reformës Arsimore aprovoi edhe Ligjin mbi Arsimin Fillor
të Detyrueshëm1.
Përpjekje të shumta për shtrirjen e arsimit fillor, u bënë që në vitin
1945, duke kapërcyer vështirësi të mëdha. Në kuadrin e rindërtimit, u bë
edhe meremetimi i shkollave të shkatërruara si dhe ndërtimi i shkollave
të reja, që në shumicën e tyre ishin shkolla fillore.
Para organeve të arsimit, pushtetit lokal dhe mësuesve, dolën
pengesa e vështirësi si: mungesa e lokaleve shkollore, e kuadrit arsimor, e
teksteve dhe bazës materiale-didaktike. Gjithashtu, në punën e shkollës u
ndeshën edhe koncepte e qëndrime patriarkale, si: “Ç’na duhet shkolla”,
1
Eriketa Kambo, Arsimi në Shqipëri 1945-1960, Tiranë: 2005, f. 45.
132 Jani Sota

“Se shkolla nuk është për vajza” etj. Këtyre koncepteve e praktikave të
vjetra, iu kundërvunë thëniet progresiste të kohës, si: “Sa më shumë bukë,
sa më shumë kulturë për popullin”, “Asnjë analfabet në Shqipëri...”, “Të
çojmë dritën e dijes e të kulturës në të gjitha skajet e vendit”2, etj.
Në këtë kontekst, duhet parë edhe ngritja e një sërë shkollash në
çdo skaj të rrethit të Fierit. Mbështetur në udhëzimet e dikasterit të
arsimit iu bë thirrje të gjithë atyre që kishin qenë mësues, apo atyre që
dinin shkrim e këndim, që të mobilizoheshin dhe të punonin vullnetarisht
si mësues në shkollat e rrethit. Mbi këtë bazë u mor vendimi që “... çdo
katund të ketë shkollën e vet”3. Duhet thënë se, me gjithë vështirësitë dhe
pengesat, populli përkrahu dhe mbështeti hapjen e shkollave. Ai ndihmoi
pa rezerva si në sigurimin e lokaleve, ashtu edhe të bazës materiale etj.
Popullsia arsimdashëse fierake, liroi shtëpitë për lokale shkollore, “...
edhe dhomën e vetme që kemi për familjen jemi gati ta bëjmë shkollë”4
shpreheshin fshatarët në fshatin Pojan.
Në historikët e shkollave dhe të fshatrave, kudo gjen shprehjen, se
“... hapja e shkollës është ngjarje e rëndësishme në historinë e fshatit
tonë”5. Jo rrallë ka ndodhur që brenda një viti shkolla ka lëvizur në disa
shtëpi, duke zgjedhur atë që ishte më e përshtatshme. Problemet e
shkollës si frekuentimi, furnizimi me dru zjarri ndiqeshin pothuajse çdo
ditë nga organet e pushtetit në vend. Fillimisht nuk kishte asnjë bazë
materiale, por populli me ndihmë vullnetare bëri riparimin e lokaleve
shkollore, qofshin edhe shtëpi private.
Gjatë vitit shkollor 1944-1945, si viti i parë i pasluftës,
funksionuan në Nënprefekturën e Fierit 29 shkolla fillore, me 66 mësues
dhe 2.250 nxënës, nga të cilët 947, ishin femra. U hapën 32 kurse kundra
analfabetizmit, me 800 të rinj. Në shkolla u përfshinë djem e vajza nga
mosha 7-10 vjeç në klasën e parë, dhe pak nga këta, në klasën e dytë6.
2
Isa Halilaj, “Mbi sukseset e arritura në zhvillimin e arsimit dhe kulturës në
rrethin e Kukësit”, në: Arsimi Popullor, Nr. 6, viti 1971, f. 159.
3
Fatmira Rama, “Reforma që i hapi rrugën shndërrimit socialist të shkollës”, në:
Revista pedagogjike, Nr. 4, Tiranë: 1976, f. 157.
4
Muzeu Historik i Fierit, Historiku i shkollave të rrethit të Fierit -1962
(Dorëshkrime nga drejtorët e shkollave).
5
Po aty.
6
Arkivi Shtetëror Vendor i Lushnjës (më tej: ASHVL), Fondi i Arsimit, Nr. 117,
viti 1945, dos. 17, fl. 8-9.
Aspekte nga masivizimi i shkollës në rrethin e Fierit ... 133

Shkollat fillore, si pjesë e pandarë e sistemit arsimor "... u


organizuan dhe funksionuan mbi bazën e Dekret-Ligjit Organik të
Arsimit Fillor të vitit 1934. Pra shkolla fillore do të ishte pesëvjeçare"7.
Për momentin, ky sistem, u vlerësua si më i mundshmi dhe më i përshtatshmi.
Më 21 dhjetor 1944, për arsimtarët e Qarkut të Vlorës, u zhvillua një
konferencë. “Me këtë rast u hartua kuadri i arsimtarëve që harrijnë në
103 mësues të karrierës dhe 48 fillorista për 108 shkolla që sot janë hapur. ...
Në shkollat e krahinave vazhdojnë edhe kurse analfabetike. Parashihet
dhe për çeljen e 37 shkollave të tjera, porse mungon personeli arsimtar...”8.
Gjithashtu, gjatë periudhës maj-qershor 1945 “... janë mbajtur
konferenca me natyrë politiko-arsimore në qendrat e Nënprefekturave
Fier e Himarë dhe se rezultati i tyre ka qenë i kënaqshëm”9.
Në bazë të statistikave të kohës, për Nënprefekturën e Fierit,
rezultojnë këto shkolla: në qytet, 1 shkollë foshnjore me 66 nxënës, ku 36
ishin femra, 2 shkolla fillore, me 628 nxënës gjithsej (303 femra); në
qendër (Mbrostar, Qenas, Grecalli, Radostinë, Urë-Guri, Portez, Mujalli
dhe Zhupan), 8 shkolla me 442 nxënës (191 femra); në zonën e Semanit
(Seman, Kolkondas, Shënpjetër, Sinanbelli dhe Dërmenas) me 462
nxënës (192) femra; në zonën e Pojanit (Pojan, Frakull, Peshtan, Kafaraj,
Ferras dhe Bishan, 6 shkolla, me 294 nxënës (112 femra); në zonën e
Zharrëzës (Zharrëz, Kuqar, Rërës, Kraps, Grize-Godesh, Sheqishte dhe
Beline), 7 shkolla me 378 nxënës (133 femra)10.
Gjatë vitit shkollor 1945-1946, në Nënprefekturën e Fierit,
funksiononin 39 shkolla fillore (tre ishin në qytet), ku u përfshinë 5.870 nxënës
me një shtesë rreth 46% në krahasim me vitin shkollor 1938-193911.
Pjesëmarrja në shkollë ishte e kënaqshme, por jo e mjaftueshme, sepse
jashtë shkollës, mbeteshin ende mjaft fëmijë. Në arsimin fillor, në shkallë
nënprefekture, rezultonte, që nga nxënësit e regjistruar vijonin rregullisht
shkollën vetëm 5.276 fëmijë, d.m.th. 11% e tyre nuk e ndiqnin
shkollën12.
7
Po aty, fl. 4.
8
Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSh), Fondi:
Presidiumi i Kuvendit Popullor (1945-1991) Nr. 489, viti 1945, dos. 132, fl. 95.
9
Po aty, fl. 122.
10
Po aty, fl. 13-14.
11
ASHVL, Fondi 117, viti 1945, dos. 64 , fl. 3.
12
Historiku i arsimit në rrethin e Fierit, Kabineti Pedagogjik Fieri, 1980, f. 131.
134 Jani Sota

Të specifikuar për shkollat e fshatit dhe ato të qytetit, të dhënat nga


statistikat e ndryshme kanë diferenca të theksuara. Në qytet ndiqnin
rregullisht shkollën 94% e fëmijëve, kurse për fshatin kjo përqindje ulej
në 86,5 të tyre13. Arsyet ishin nga më të ndryshmet. Përveç mungesës së
godinave, të bazës materiale dhe të kuadrit, në vijimin e rregullt të
nxënësve, ndikonin negativisht edhe vështirësi të tjera, si largësia dhe
pozicioni i papërshtatshëm i mjaft shkollave të ndërtuara para lufte,
mungesa e mjeteve të komunikacionit etj.
Gjithashtu,vepronin me forcë edhe shumë faktorë subjektivë.
Rëndësia e arsimit nuk kuptohej njëlloj nga të gjithë prindërit, sidomos
nga ato të fshatit. Kështu, mësimi, mendohej si i domosdoshëm për
djalin, por jo aq i rëndësishëm për vajzën.
Vitet e para të pasluftës, deri në Reformën Arsimore, u
karakterizuan nga përpjekjet e popullsisë dhe sidomos të mësuesve, për
zgjerimin e arsimit fillor me ritme të shpejta. Për ngritjen e shkollave
fillore dhe të kurseve kundër analfabetizmit, mësuesit dhe aktivistët e
organizatave të ndryshme shoqërore, kapërcyen shumë pengesa dhe vështirësi.
Mbresëlënëse, ishin përpjekjet e intelektualëve, rinisë e mësuesve
në të gjithë vendin dhe, si pjesë e tyre edhe ato të mësuesve të zonës së
Fierit, për hapjen e shkollave të reja, ndërtimin dhe rindërtimin e
godinave shkollore, si në Boçovë, Belinë, Shterpas, Sula, Pishi-Poro,
Dukas dhe Grykë14. Për t'u shënuar, është fakti se, u morën masa të
shpejta, në përgatitjen e mësuesve për nevoja të ngutshme të shkollës. U
përgatitën shumë mësues në qendër dhe në bazë, për shkollat fillore dhe
për kurset kundër analfabetizmit.
Në korrik të vitit 1946, Ministria e Arsimit, hapi kursin pedagogjik,
pranë Institutit Femëror të Tiranës, ku morën pjesë 400 pjesëmarrës nga i
gjithë vendi. Mësimet vazhduan deri më 18 tetor. Nga rrethi i Fierit
ndoqën kursin Katina Kristuli, Kozma Ikonomi, Jorgjie Papa, Nedret
Vrioni, Luan Bajo, Ajet Kurti, Nazif Kurti, Kristaq Dane etj15. Një pjesë
e mirë e tyre, vazhduan studimet me korrespondencë, në shkollën
pedagogjike.
Në fund të vitit 1946, si rezultat i masave të ndërmarra nga Qeveria
dhe komuniteti në aspektin financiar e material për Nënprefekturën e
13
Po aty.
14
AQSh, Fondi 489, viti 1946, dos. 24, fl. 89. Lista e shkollave të reja që janë
ngritur nëpër katundet e N/Prefekturës Fier. Shkollat e reja të katundeve (të planit).
15
Po aty.
Aspekte nga masivizimi i shkollës në rrethin e Fierit ... 135

Fierit, në përgjithësi, godinat shkollore ekzistuese u rimëkëmbën dhe u


ndërtuan shkolla të reja, duke ndihmuar për plotësimin e nevojave të arsimit.
“Rëndësia që i asht dhanë Arsimit, - thuhet në një dokument të
Ministrisë, - na del nga vetë fakti që numri i tyre gati asht tre-fishuar
gjatë periudhës të mbas çlirimit; p.sh. me 1934-40 kanë qenë të çelura
59 shkolla në tërë Prefekturën kurse sot kanë harritun të çelen 166
shkolla. Në këtë shifër përfshihen edhe 3 foshnjore në Qëndër e Fier dhe
një në Himarë si dhe dy kopshte fëmijësh një në Qëndër dhe një në
Himarë.
Janë ndërtuar 48 shkolla të reja të ndara në këtë mënyrë: 14 në
Fier, 17 në Mallakastër, 1 në Qëndër, 4 në Kot, 10 në Llakatund dhe dy
në Himarë. Janë ngritur karabina edhe 30 shkolla të tjera të djegura ose
të shkatërruara nga okupatori dhe tradhëtarët dhe mos plotësimi i tyne
ka ardhur nga mungesa e materjalit dhe e teknikëve”16.
Një rol të rëndësishëm për evidentimin e gjendjes ekzistuese të
arsimit në Fier, si dhe në fshatrat përreth tij, për zgjidhjen e problemeve
në këtë fushë, luajtën organet shtetërore vendore. “Për planifikimin e
planit do të japin një ndihmë të madhe Këshillat arsimore të
N/Prefekturave, - thuhet në një dokument të kohës, - dhe përgjegjësit e
caktuar për kontrollimin dhe ndjekjen e afërt të ngrehjes së
ndërtesave”17. Po në këtë dokument citohet: “Kudo që shikohet se puna
çalon të kërkohet ndihma e të gjitha organeve, të cilat kanë direktiva të
veçanta nga qendrat e tyre që të mobilizojnë popullin për ngrehjen e
ndërtesave shkollore”18.
Me daljen e ligjit, në gushtin e vitit 1946, u rritën shanset për
zgjerimin dhe fuqizimin e arsimit fillor. Mbi bazën e tij vihej në zbatim
“... në të gjithë shtetin arsimi fillor i detyrueshëm për të gjithë (djem e
vajza) prej moshës 7 vjeç. Në lidhje me këtë – do të thuhej në ligj – duhet
të shkojnë në shkollat fillore dhe të gjithë fëmijët në moshën 8, 9 dhe 10
vjeç që gjer më sot nuk kanë mësuar në shkollë. Arsimi është i
detyrueshëm gjer në fund të moshës shkollore. Arsimi fillor i detyruar
jepet falas për të gjithë dhe kryhet në shkollat fillore të çelura nga shteti”19.
Në vitin arsimor 1946-47, kur ligji i detyrimit shkollor filloi të
zbatohet në të gjithë vendin, u rrit shkalla e përfitimit nga kjo kategori
16
Po aty.
17
ASHVL, Fondi 117, viti 1946, dos. 86, fl. 27.
18
Po aty.
19
Gazeta Zyrtare e RPSH, Nr. 85, Ligji Nr. 28, dt. 17.8.1946.
136 Jani Sota

shkollore. Procesi ishte i vështirë dhe nё fillimet e tij u deshën të


përballohen, krahas mungesave në bazën materiale apo të kuadrit
mësimor edhe, vështirësi të natyrës subjektive. Shpesh nuk u kuptuan dhe
u zbatuan drejt të gjitha nenet e ligjit, veçanërisht gjatë regjistrimit të
fëmijëve, kur u përfshinë nxënës nën moshë apo mbi moshën shkollore
që ai parashikonte.
Me gjithë vështirësitë, statistikat e kohës për rrethin e Fierit flasin
për një rritje të numrit të shkollave. Në vitin shkollor 1946-1947, në të
gjithë rrethin e Fierit numëroheshin 79 shkolla fillore me 3.050 nxënës
dhe 102 mësues, 8 kopshte fëmijësh me 403 fëmijë dhe 11 edukatore, si
dhe funksionuan 87 kurse kundra analfabetizmit20.
Të gjitha këto tregojnë se, ishte fituar deri diku një përvojë, ishin
hedhur hapat e para drejt organizimit të një pune më të studiuar për
arsimimin e mëtejshëm të komunitetit fierak. Por hapi më konkret qe,
hapja dhe zgjerimi krahas shkollave fillore dhe i shkollave unike, si një
kërkesë dhe dëshirë e këtij komuniteti. Zgjerimi i arsimit fillor e
mundësonte këtë.
Shkollat unike, si shkolla para të mesme, ose gjysmë të mesme e të
veçuara nga shkollat fillore, nuk qëndruan gjatë me këtë emërtim e
mënyrë funksionimi. Reforma Arsimore përcaktoi që arsimit fillor 4-
vjeçar t’i shtoheshin edhe 3 vjet të shkollës unike e të emërtoheshin
shkolla 7-vjeçare. Për efekt studimi shkollën 7-vjeçare do ta trajtojmë së
bashku dhe në vazhdimësi me filloren, ashtu siç ka funksionuar realisht.
Shkollat unike, siç e kemi përmendur edhe më lart, u ngritën mbi
bazën e kryerjes së shkollës fillore. Afati i kryerjes së saj ishte 3-vjeçar
dhe në mbarim të saj pas provimeve të shtetit, nxënësit pajiseshin me
dëftesën e semimaturës. Si rregull, shkollat 7-vjeçare në rrethin e Fierit u
hapën aty ku shkollat fillore siguronin numrin më të madh të nxënësve
dhe me mundësi për tërheqjen edhe të nxënësve të shkollave fillore më të
afërta. Kështu, në vitin shkollor 1947-1948, shkollat unike për herë të
parë funksionuan në qytet (Fier) tre shkolla. Numri i nxënësve në këto
shkolla arrinte në 100 nxënës gjithsej dhe 6 mësues21.
Në vijueshmërinë e shkollave të para unike, veç dëshirës së mirë,
vështirësitë e mangësitë ishin mjaft evidente. Mungonte kuadri i
nevojshëm, veçanërisht ai i arsimuar, mungonin godinat dhe baza
20
ASHVL, Fondi 130, viti 1947, dos. 65, fl. 6-7.
21
Po aty, fl. 13-14.
Aspekte nga masivizimi i shkollës në rrethin e Fierit ... 137

materiale e didaktike, pati mungesa të theksuara tekstesh mësimore aq sa


nxënësit qenë të detyruar të shkruanin fjalët e diktuara nga mësuesit.
Është fakt se entuziazmit për hapjen e shkollave unike nuk iu përgjigjën
dot me plotësimin e kontingjenteve të nxënësve. U hezitua shumë në
mosdërgimin e vajzave në shkollë, thjesht për koncept e mentalitet
konservator e patriarkal.
Në vitet e mëvonshme, në rrethin e Fierit, të gjitha shkollat fillore
që nuk arritën të bëhen 7-vjeçare (cikël i lartë), u grupuan dhe u drejtuan
nga shkollat 7-vjeçare me një drejtori, këshill pedagogjik dhe rreth
metodik. Kjo mënyrë organizimi dhe funksionimi ka patur anët e mira
nga pikëpamja e administrimit dhe e kualifikimit të kuadrit mësimor.
Realisht, vëmendja e drejtuesve të arsimit në rreth, u përqendrua më tepër
në ciklin e lartë se sa në bazën e shkollimit, në shkollën fillore. Ky
nënvleftësim, u shfaq në disa drejtime: së pari, shkolla fillore e humbi
deri-diku pavarësinë tradicionale dhe së dyti, në këtë hallkë kryesore të
arsimit, dikur me më shumë kuadër normalist, për shkak të zgjerimit e
mosplotësimit dot me kuadrin e mjaftueshëm, u mbush me kuadrin pa
arsim përkatës. Thithja në ciklin e lartë, të të gjithë mësuesve më të mirë
e me arsim përkatës nga shkolla fillore, uli cilësinë e kësaj të fundit.
Në raportin e datës 16.VII.1948, përpiluar nga Seksioni i Arsimit
“Mbi zhvillimin e punës arsimore”, Nr. 14/1, do të thuhej, se: “ ...në
rrethin e Fierit gjatë vitit shkollor 1947-1948, kanë funksionuar 115
shkolla gjithsej, nga të cilat 4 shkolla shtatëvjeçare, me një fuqi
mësimore 170 veta, nga të cilët 149 janë të karrierës si dhe u regjistruan
6750 nxënës gjithsej” 22.
Për sa i takon detyrimit të nxënësve për të vijuar shkollën,
pavarësisht nga puna dhe masat e marra nga drejtuesit e arsimit, ai linte
për të dëshiruar. Kjo shfaqej në mosrealizimin e numrit të nxënësve që
duhet të ishin në shkolla, sipas planit të parashikuar. Kjo u pasqyrua qartë
në këtë raport, ku theksohej: “... se kemi patur disa të meta mbasi ky nuk
është zbatuar në të gjitha shkollat në kohën e duhur, kjo e metë ka
rrjedhur nga se problemi i detyrimit shkollor nuk është kuptuar mirë nga
ana e mësuesve ashtu edhe nga populli. Një e metë tjetër që ka penguar
moszbatimin e detyrimit shkollor në kohën e duhur ka qenë edhe ajo e
listave emërore të nxënësve të detyruar që nuk ka qenë e plotë në bazë të
22
Po aty, viti 1946, dos. 87, fl. 36.
138 Jani Sota

regjistrave themeltar dhe realitetit, bile në disa shkolla në fillim kanë


munguar krejt”23.
Në shumë shkolla 7-vjeçare, veçanërisht në ato të qendrave të
vogla dhe të fshatrave, pothuajse asnjëherë nuk u arrit numri i
mjaftueshëm i nxënësve për këtë kategori arsimore. Me gjithë përpjekjet
e organeve vendore, kapaciteti i rrjetit të shkollave 7-vjeçare nuk u
shfrytëzua sa duhej. Në tërheqjen e nxënësve në shkollat 7-vjeçare
ndikuan para së gjithash, të njëjtët faktorë objektivë që vepruan edhe për
arsimin fillor, si: kushtet e vështira ekonomike të komunitetit, sidomos
atij të fshatit, largësia e madhe e shkollave etj. Të njëjtat dukuri, shfaqen
në të gjithë rrethin e Fierit, veçanërisht në zonën e Mallakastrës, por për
ato më të prapambeturat, më shpesh ishte ajo e angazhimit të gjerë të
fëmijëve të klasave më të larta në punën e bujqësisë24. Gjithashtu ky
problem qëndronte edhe për shtresat e varfëra të qytetit të cilat ishin të
detyruara të fusnin fëmijët e tyre në punë25.
Mentaliteti i fortë patriarkal ishte një tjetër pengesë e madhe për
përfshirjen sa më shumë të fëmijëve në kategorinë e arsimit 7-vjeçar dhe
në veçanti të vajzave. Kështu në Mallakastër, në 6 shkolla të hapura
(Ballsh, Cakran, Beline, Luare, Vlosh, Çorrush), nga 167 nxënës të
planifikuar për të ndjekur klasat e pesta për vitin shkollor 1948-1949, u
regjistruan vetëm 74, prej të cilëve vetëm 4 ishin vajza, kurse në klasat e
gjashta mësonin gjithsej 6 vajza26.
Në vitin shkollor 1948-1949 rrethi i Fierit kishte 111 shkolla fillore
me 11.638 nxënës gjithsej, nga të cilët përfituan 8.788 nxënës duke
realizuar planin vetëm 79% dhe 5 shkolla 7-vjeçare me 533 nxënës të
regjistruar gjithsej por që e fituan atë 412 nxënës ose 77% e tyre27.
Kuadri mësimor efektiv që jepte mësim rregullisht përbëhej nga 211
mësues, nga të cilët 8 mësues jepnin mësim në shkollat 7-vjeçare28.
Lidhur me kalueshmërinë e nxënësve në fund të vitit shkollor,
rezultonte 71,6% në shkallë rrethi. Përqindja e ulët e kalueshmërisë sipas
raportit të Seksionit të Arsimit të rrethit të Fierit, lidhej me disa pengesa:
“a) Moszbatimi i detyrimit shkollor në disa shkolla Dukas, Kuqar,
23
Po aty, viti 1948, dos. 45, fl. 2.
24
Po aty, fl. 4.
25
Po aty, fl. 7.
26
Po aty, viti 1949, dos. 70, fl. 1.
27
Po aty, fl. 2.
28
Po aty.
Aspekte nga masivizimi i shkollës në rrethin e Fierit ... 139

Seman, Dermenas, Suk dhe Kallm; b) Mungesa e fletoreve dhe teksteve


të mësimit, të cilat nuk kanë arritur në kohën e duhur. Një e metë tjetër
që nuk duhet lënë pas dore, ka qenë edhe kualiteti i shkumësit që është
përdorur në shkollë”29.
Duhet theksuar fakti se, si për shkollat fillore ashtu edhe për ato 7-
vjeçare, rezultonte se niveli i përparimit të nxënësve në përgjithësi ishte i
ulët. Mungesa e kuadrit mësimor të përgatitur, ishte një nga pengesat
kryesore në drejtim të rritjes së cilësisë së shkollës. Po kështu, mungesa e
mjeteve mësimore dhe pajisjeve shkollore në përgjithësi bënin punën e vet.
Tab. 130
Pasqyra e shkollave në Fier sipas viteve shkollore
(1944 - 1949)
Shkolla Fillore Shkolla 7-vjeçare
Viti Nr. i Nr. i
shkoll. Nxënës Mësues Shkoll. Nxënës Mësues
1944-1945 54 3.230 80 - - -
1945-1946 95 5.870 102 - - -
1946-1947 105 6.230 134 - - -
1947-1948 111 6.650 170 4 100 6
1948-1949 115 7,180 203 5 280 8
Për të përmirësuar gjendjen u morën masat për tërheqjen e sa më
shumë fëmijëve në shkollë. Rëndësi të veçantë në këtë proces, pati
Dekretligji i shtatorit të vitit 1949, “Mbi disa ndryshime e shtesa në ligjin
e vitit 1946”31.
Zbatimi i masave administrative nga pushteti vendor bëri që në të
gjithë rrethin e Fierit, të shtohej numri i nxënësve që vijonin shkollën
fillore rregullisht. Por një problem po aq i mprehtë për shumë kohë
mbeti, tërheqja e mjaftueshme e nxënësve në përputhje me mundësinë që
ofronte arsimi 7-vjeçar. Në shumë shkolla 7-vjeçare, veçanërisht në
qendrat e vogla dhe të fshatrave, pothuajse asnjëherë nuk u arrit numri i
mjaftueshëm i nxënësve për këtë kategori arsimore. Me gjithë përpjekjet
e organeve shtetërore të rrethit kapaciteti i rrjetit të shkollave 7-vjeçare,
nuk u shfrytëzua sa duhej. Që në gushtin e vitit 1949, Ministria e Arsimit,
29
Po aty, dos. 64, fl. 7.
30
Po aty, viti 1959, dos. 322, fl. 1-11
31
AQSh, Fondi 511, viti 1949, dos. 129, fl. Dekretligji Nr. 730, dt. 5.9.1949. Mbi
disa shtesa e ndryshime në Ligjin Nr.281, dt. 17.8.1946. Mbi arsimin fillor të detyruar.
140 Jani Sota

për të evituar rastet e mbylljes në disa fshatra të shkollave, për shkak të


numrit të pakët të nxënësve do të udhëzonte që, “... seksionet e arsimit,
drejtoritë e shkollave në bashkëpunim me organizatat e masave duhet të
axhitonin në forma të ndryshme që të shkonin në klasat e 5, 6, 7 sa më
shumë nxënës”32.
Në vitin shkollor 1949-1950, në rrethin e Fierit u rrit numri i
shkollave fillore dhe atyre 7-vjeçare. Kjo e fundit arriti në 9 shkolla 7-
vjeçare me 721 nxënës33. Kuadri arsimor për gjithë rrethin përbëhej nga
284 mësues për filloren, 36 për 7-vjeçaren, pra gjithsej 320 mësues.
Detyrimi shkollor u realizua në masën 85%34.
Në tërheqjen e nxënësve në shkollat 7-vjeçare, vijuan të ndikonin
negativisht të njëjtët faktorë objektivë që vepruan edhe në arsimin fillor
si, largësia e madhe e shkollave, në disa raste, terreni i thyer, kushtet e
vështira ekonomike të popullsisë, veçanërisht në fshat etj. Kjo gjendje,
pasqyrohej në raportin e Seksionit të Arsimit, ku theksohej se: “...
nxënësit e larguar nga shkolla u përkasin shtresave të varfëra të cilat
nuk janë në gjendje t’i plotësojnë kushtet për të frekuentuar mësimin”35.
Për vitin shkollor 1950-1951, në rrethin e Fierit, numëroheshin 113
shkolla fillore gjithsej (6 shkolla në qytet) me 11.468 nxënës gjithsej
(1.186 nxënës në qytet) si dhe 12 shkolla 7-vjeçare gjithsej (4 shkolla në
qytet) me 895 nxënës gjithsej (532 nxënës në qytet)36. Kuadri arsimor për
gjithë rrethin përbëhej nga 294 mësues gjithsej, për filloren (34 mësues
në qytet) si dhe 44 mësues gjithsej për 7-vjeçaren (21 në qytet)37.
Detyrimi shkollor, edhe për këtë vit nuk u realizua. Për këtë qëllim,
afatet e regjistrimit në zonat problematike u shtynë. Kështu, në raportin
mbi punën për vitin shkollor 1950-1951, në rrethin e Fierit. do të
theksohej, se: “... deri më 26 gusht ishin regjistruar 90% e nxënësve pa
bërë më parë verifikimin e listave. Një mungesë e tillë do të tërhiqte
vëmendjen, solli si konstatim gabime në listat e detyrimit, të cilat më
poshtë po i përmendim:
a) Në listat e detyrimit shkollor, që u nxorën nga arsimtarët në
prillin e kaluar figuronin 140 nxënës që ishin më tepër se tre kilometra
32
Po aty, viti 1949, dos. 24, fl. 17.
33
ASHVL, Fondi 130, viti 1950, dos. 125, fl. 1.
34
Po aty.
35
Po aty, viti 1951, dos. 125, fl. 1.
36
Po aty, fl. 14.
37
Po aty.
Aspekte nga masivizimi i shkollës në rrethin e Fierit ... 141

larg shkollës. Të tillë nxënës ka patur në katundet Peshtan, Cakran,


Çorrush, Kreshpan etj.
b) Në listat e detyrimit shkollor figuronin nxënësit e datëlindjes
1943, por që në realitet ishin më të vegjël korrigjimet e të cilave nuk u
bënë për të gjithë, por vetëm për një pjesë, kështu që u regjistruan edhe
nxënësit që nuk kanë kondita për shkollë.
c) Por edhe nga ana e Seksionit në hartimin e listave qenë bërë
gabime duke i shtuar shifrat e një shkolle më tepër nga sa kishte
planifikuar vetë shkolla.
Si rrjedhim del që numri i nxënësve të regjistruar në fillim të vitit
ka qenë 12.034 dhe në fund të tremujorit të parë arriti 11.892 d.m.th.
172 nxënës më pak, pjesa më e madhe e të cilëve që është shpërngulur
nga rrethet e tjera dhe një pjesë e vogël qenë regjistruar dy herë, mbasi
figuronin në dy shkolla. Kjo shifër lëvizi edhe gjatë tremujorit tjetër, por
vetëm në drejtim të lëvizjes së nxënësve, kështu që realizimi i detyrimit
në fillore u arrit vetëm 97%”38.
Gjatë kësaj periudhe, me gjithë dobësitë zgjerimin më të mirë
brenda arsimit 7-vjeçar e pati arsimi fillor. Duhet thënë se ndërtimet e
reja u përqendruan në fshatrat më të thella e të prapambetura të rrethit, si
në Kalenjë, Drizar, Varibobë, Dames, Metaj, Hamil etj.39 Kjo lidhej me një
prapambetje më të madhe të fshatrave në krahasim me qytetin e Fierit,
madje me vetë ndryshimet midis fshatrave fushore dhe atyre kodrinore.
Si rezultat i bashkërendimit të veprimtarisë së pushtetit lokal me
organizatat e masave, si dhe me iniciativën dhe kontributin e vetë
popullit, u arrit që në vitin 1952, arsimi fillor të shtrihej pothuajse në të
gjithë territorin e rrethit. Në të u tërhoqën rreth 97,84 për qind e fëmijëve
të moshës shkollore40. Pas këtij viti, procesi i zgjerimit të shkollave të
reja fillore eci më ngadalë. Veprimtaria e seksioneve të arsimit u fokusua
në drejtim të përmirësimit të bazës materiale të shkollave dhe fuqizimin e
arsimit fillor dhe atij 7-vjeçar.
Zgjerimi i kategorive të ndryshme arsimore dhe rritja e interesit të
masave dhe të shoqërisë për shkollën, bënë të mundur përgatitjen dhe
zbatimin gradual të Ligjit “Mbi arsimin 7-vjeçar të detyruar”, që u
aprovua në qershorin e vitit 1952. Mbi bazën e tij, arsimin 7-vjeçar do ta
38
Po aty, fl. 2-3.
39
Po aty, viti 1952, dos. 32, fl. 1-2.
40
Po aty, fl.2.
142 Jani Sota

ndiqnin të gjithë nxënësit e nxënëset që përfundonin shkollën fillore në


qytet dhe fshatra.
Mbi bazën e një studimi në shkallë vendi, Ministria e Arsimit në
bashkëpunim me Komitetin Ekzekutiv të Rrethit Fier, përcaktuan
fillimisht shkollat që do t'i nënshtroheshin arsimit 7-vjeçar, të detyruar
për vitin e parë të zbatimit të ligjit. Si të tilla, për vitin shkollor 1952-
1953, u përcaktuan shkolla 7-vjeçare Nr.1, Nr.2, Nr.6, të qytetit, si dhe
shkollat 7-vjeçare të fshatrave Mbrostar, Seman, Libofshë, Roskovec,
Patos i Ri, Ballsh, Hekal, Cakran dhe Symize41. Përpjekjet për hapjen e
shkollave të reja në qytet e fshatra si dhe pajisja deri diku e tyre me
kuadro të mjaftueshëm ndikuan pozitivisht. Gjatë këtij viti shkollor,
numri i shkollave fillore arriti në 116 gjithsej (6 shkolla në qytet) me
11.498 nxënës gjithsej (1.118 nxënës në qytet), kurse për shkollat 7-
vjeçare shkonte në 13 gjithsej (4 në qytet) me 1.377 nxënës gjithsej42.
Për zbërthimin e plotë të Ligjit dhe përcaktimin e masave konkrete
që duheshin marrë, ndihmoi një udhëzim i posaçëm i Ministrisë së
Arsimit, i dalë në qershor të vitit 1952. Nëpërmjet këtij udhëzimi u lihej
detyrë drejtorive të shkollave 7-vjeçare, që të përgatisnin në kohë listat e
nxënësve që detyroheshin të ndiqnin shkollën. Nga ana tjetër, mësuesit
ishin të detyruar të njoftonin prindërit deri më 15 korrik, ndërkohë që
komitetet ekzekutive të rretheve ku shtrihej arsimi 7-vjeçar duhej që deri
më 25 qershor të çdo viti, të përgatisnin listat emërore të fshatrave,
qyteteve dhe lagjeve e fshatrave periferike. Gjithashtu, ai shpengonte
edhe masat për shkeljen e ligjit por tërhiqte vëmendjen se parapëlqehej
zbatimi vetëm për raste më tipike. "Seksionet e arsimit, - gjithnjë sipas
tij, - duhet të kërkojnë ndihmën e organizatave të masave për sqarimin e
prindërve të fëmijëve për t`i bindur ata që t`i dërgojnë në shkollat 7-
vjeçare me vullnet të plotë, në mënyrë që të evitohen masat
ndëshkimore43”.
Me daljen dhe zbatimin e Ligjit të detyrimit shkollor, procesi hyri
në një fazë të re më të lartë, duke u vënë mbi baza të organizuara44.
Megjithatë, problemi i shkëputjes së nxënësve nga shkolla, veçanërisht në
fshat dhe i vajzave, vazhdonte të ishte i mprehtë. Në Mbrostar nga 139
41
Po aty, fl. 2.
42
ASHVL, Fondi 130, viti 1953, dos. 126, fl. 1.
43
Po aty, fl. 2-3.
44
AQSh, Fondi 511, viti 1952, dos. 32, fl. 9-10.
Aspekte nga masivizimi i shkollës në rrethin e Fierit ... 143

nxënës, vetëm 66 ishin femra, në Portez nga 57 nxënës, vetëm 30 ishin


femra, në Sheq nga 91 nxënës, vetëm 47 ishin femra45.
Një problem i mprehtë që ishte dhe mbeti evident edhe në kёtё
periudhё, ishte pakujdesia në hartimin e listave të detyrimit shkollor. Ky
fenomen vërehej edhe në qytetin e Fierit, Patosit dhe Ballshit. Diferencat
ishin evidente midis vetë fshatrave, qytetit dhe fshatit, midis djemve dhe
vajzave. Faktorët më ndikues ashtu si dhe për arsimin fillor, mbeteshin
niveli i ndryshëm i zhvillimit ekonomik e kulturor dhe sidomos
mentaliteti më i prapambetur apo forca e zakonit. Kështu në qytet si dhe
në fshatrat Seman, Libofshë, Roskovec, Patos i Ri, Ballshi, Hekali dhe
Cakran, zbatimi i ligjit shënonte tregues relativisht të mirë (në masën
90%). Për fshatrat më të thella e të prapambetura si: në Kalenjë, Drizar,
Varibobë, Damës, Metaj, Hamil etj., nivelet ishin minimale (në masën
15-30%) dhe akoma më të ulëta për vajzat46. Megjithatë, Seksioni i
Arsimit në rrethin e Fierit pranonte se: “... Për dobësitë e këtyre
shkollave ka qenë shkaku se problemi i regjistrimit nuk u kap seriozisht
në këto shkolla; këtu ndihma e organizatave të masave mungoi krejt, por
edhe drejtorët nuk ndoqën me seriozitetin më të madh, por e lanë zvarë
deri sa më në fund arritën rezultatet e sipërme”47.
Në vitin shkollor 1953-1954, numëroheshin 119 shkolla fillore
gjithsej (8 shkolla në qytet), me 11.313 nxënës gjithsej (980 nxënës në
qytet), kurse numri i shkollave 7- vjeçare arrinte në 20 gjithsej (4 shkolla
në qytet), me 3.119 nxënës gjithsej (971 nxënës në qytet)48. Një vit më
vonë, numri i shkollave fillore arriti në 123 gjithsej, kurse i shkollave 7-
vjeçare në 25. Numri i nxënësve të regjistruar në shkollat fillore arrinte
në 11.879 nxënës gjithsej, prej të cilëve 995 nxënës në qytet, kurse në
shkollën 7-vjeçare, ky numër arrinte në 4.037 nxënës gjithsej, nga të cilët
1.015 nxënës në qytet49.
Një dukuri negative mbeti përsëri krijimi i defiçiteve në raportin
nxënës të regjistruar dhe atyre që përfundonin shkollat 7-vjeçare. Ashtu
siç e kemi theksuar, përveç faktorëve social-ekonomik ndikuan “... tek
një pjesë e nxënësve mospërballimi me fuqinë mësimore si dhe një pjesë
45
ASHVL, Fondi 130, viti 1953, dos. 176, fl. 3.
46
Po aty, Fondi 130, viti 1953, dos. 126, fl. 2-3.
47
Po aty, viti 1955, dos. 113, fl. 13-14.
48
Po aty, viti 1954, dos. 72, fl. 3.
49
Po aty, viti 1955, dos. 84, fl. 4.
144 Jani Sota

ishin të largët (më tepër se 8 km) dhe më në fund një pjesë e tyre për
arsye pune në familje”50.
Duke bërë një bilanc të zhvillimeve arsimore në rrethin e Fierit, në
vitet 1949-1956, ato mund të vlerësohen si vitet e zgjerimit të shkollave
fillore dhe atyre 7-vjeçare. Kështu, nga 115 shkolla fillore dhe 5 shkolla
7-vjeçare, që kishte më 1948, numri i tyre më 1956, arriti përkatësisht në
125 shkolla fillore dhe 26 shkolla 7-vjeçare. Këto të fundit mundën të
shtriheshin vetëm në qytet dhe fshatrat më kryesore që kishin shkolla
fillore të konsoliduara. Aty, u tërhoqën rreth 90% e nxënësve që
përfunduan arsimin fillor në qytet dhe rreth 33-35% e nxënësve të
shkollave të fshatit51. Në zonat rurale ku përqindja ishte më e pakët, për
tërheqjen e nxënësve u rrit sasia e bursave dhe e konvikteve.
Pavarësisht nga masat e marra nga organet shtetërore, treguesit
mbetën të ulët. Duhet theksuar se zgjerimi i shpejtë, deri në sforcim i
kategorisë arsimore 7-vjeçare shumë shpejt çoi në diferencime të
theksuara midis zhvillimeve sasiore dhe atyre cilësore. Ecuria e këtij
procesi ilustrohet me evidencavet statistikore, të mëposhtme:
Tab. 252
Pasqyra përmbledhëse e numrit të mësuesve dhe të nxënësve të
shkollave të rrethit të Fierit në periudhën 1949 - 1956

Shkolla Fillore Shkolla 7-vjeçare


Viti Nr. i Nr. i
shkoll. Nxënës Mësues shkoll. Nxënës Mësues
1949-1950 109 9.640 284 9 721 10
1950-1951 114 11.656 315 13 895 20
1951-1952 115 11.892 278 16 820 26
1952-1953 116 11.489 296 18 1.377 31
1953-1954 119 11.313 302 20 3.119 35
1954-1955 123 11.879 323 24 3.037 38
1955-1956 125 12.630 340 26 3.330 76
Siç konstatohet në këtë periudhë, ishte ende i fortë fenomeni i
diferencimit midis qytetit dhe fshatit si dhe midis vetë fshatrave të rrethit
të Fierit. Me gjithë shtrirjen e mirë gjeografike të arsimit të detyrueshëm,
ai nuk përfshinte të gjithë hapësirën në rreth dhe fëmijëve iu desh të ecnin
50
AQSh, Fondi 511, viti 1954, dos.20, fl. 5.
51
ASHLV, Fondi 130, viti 1956, dos. 113, fl. 3.
52
Po aty, viti 1968, dos. 322, fl. 1-11.
Aspekte nga masivizimi i shkollës në rrethin e Fierit ... 145

me orë të tëra për të shkuar në shkollë. Prandaj, siç del nga dokumentet e
kohës dhe kujtimet e bashkëkohësve, kërkesat për hapjen e shkollave të
reja vazhduan edhe gjatë periudhës në vijim. Gjithashtu, zbatimi i ligjit
vijoi të përballet me nevojën e investimeve të reja në rrjetin e
institucioneve të arsimit 7-vjeçar dhe, sidomos me atë të shfrytëzimit të
kapacitetit të atij ekzistues. Problem jo i pakët mbetej ai i sigurimit të
kuadrit mësimor të nevojshëm dhe të kualifikuar si dhe ai i pajisjes më të
mirë materiale-didaktike të kësaj kategorie shkollore.
Krahasuar me periudhat e mëparshme, arsimi 7-vjeçar shënon
progres. Tipari dallues kryesor i zhvillimit sasior të tij ishte shtrirja edhe
në zona të thella të rrethit. Ky zhvillim gjeti mbështetjen e masave
arsimdashëse të Fierit. Gjatë periudhës 1955-1960 u përgatitën
kontigjente të reja nxënësish për arsimin e mesëm, duke bërë të mundur
edhe zgjerimin e kësaj hallke të sistemit arsimor.
Ritmet disi më të shpejta të shtrirjes e të zgjerimit të arsimit 7-
vjeçar u vunë re gjatë viteve 1957-1958. Në rrethin e Fierit, u hapën 4
shkolla të reja të kësaj kategorie arsimi, duke e rritur numrin e
përgjithshëm në 30, ndërsa ai i shkollave fillore shkoi në 12953. Tregues
pozitiv u arritën edhe në tërheqjen e nxënësve sidomos i atyre nga fshatra
të zonave të thella të Mallakastrës.
Vetëm në vitin shkollor 1958-1959 u tërhoqën në konviktin e Fierit
78 nxënës nga këto zona54. Shteti, nga ana e tij, çdo vit rriti numrin e
bursave për këto kontigjente nxënësish. Në vitin 1960, shteti akordoi 23
bursa55 për këtë konvikt për klasën e pestë, e kështu me radhë, vit pas
viti, me gjithë rritjen e numrit të shkollave 7-vjeçare, ky konvikt u mbajt
e u fuqizua më tej.
Një formë tjetër e shkollimit të fëmijëve në shkollat 7-vjeçare,
ishte edhe dërgimi i tyre, në vendbanimet e të afërmve ku kishte shkolla.
Në këtë formë, në vitin 1958-1959, e vazhduan shkollën 24 nxënës, nga
të cilët 15 në qytetin e Fierit, 4 në Ballsh, 2 në Levan, 2 në Seman dhe 2
në Libofshë56. Kjo formë shkollimi që ishte shprehje e solidaritetit të
popullit, u mbështet në ato vite nga organet e arsimit dhe ato të pushtetit
në qendër e në bazë. Në vitin shkollor 1960-1961, numri i nxënësve që
frekuentonin 40 shkollat 7-vjeçare, arriti në 5.648 nga 895 nxënës gjithsej
53
Po aty, viti 1958, dos. 227, fl. 3.
54
Po aty, viti 1960, dos. 294, fl. 21-23.
55
Po aty.
56
Po aty, viti 1959, dos. 268, fl. 13.
146 Jani Sota

që kishte në këtë kategori shkolle në vitin 1950 ose 6.3 herë më shumë,
me një rritje mesatare vjetore prej 15.8 për qind57.
Ashtu si në kategoritë e tjera të arsimit, edhe në arsimin 7-vjeçar
zhvillimet ishin të konsiderueshme. Ato krijuan kushte të përshtatshme
që në vitet '60 të fillojë kalimi nga arsimi 7-vjeçar i detyruar, në atë 8-
vjeçar. Zbatimi i arsimit të përgjithshëm dhe të detyrueshëm 7-vjeçar,
ishte një hap përpara për ngritjen e mëtejshme të nivelit arsimor e
kulturor të popullsisë në përgjithësi, dhe të brezit të ri në rrethin e Fierit,
në veçanti.
Tab. 358
Pasqyra përmbledhëse e numrit të mësuesve dhe të nxënësve
të shkollave të rrethit të Fierit në periudhën 1956 - 1960

Shkolla Fillore Shkolla 7-vjeçare


Nr. i Nr. i
Viti shkoll. Nxënës Mësues shkoll. Nxënës Mësues

1956-1957 128 11.030 353 27 2.980 121


1957-1958 129 13.214 336 30 3.984 147
1958-1959 130 1.286 370 32 3.980 162
1959-1960 130 13.483 402 35 4.450 193
1960-1961 130 14.293 433 40 5.648 237
1961-1962 131 15.387 452 40 8.509 265
1962-1963 132 16.437 492 42 7.412 327
1963-
1964 135 17.368 543 45 7.875 348

Arsimi i mesëm i përgjithshëm


Pjesë e zhvillimeve arsimore në rrethin e Fierit ishin edhe ato në
arsimin e mesëm. Shtrirja dhe konsolidimi i arsimit fillor, zgjerimi i
arsimit 7-vjeçar, dëshira e madhe e popullsisë për arsimim dhe përpjekjet
e kërkesat e vazhdueshme të saj drejtuar Qeverisë, bënë realitet çeljen e
57
Po aty, viti 1961, dos. 316, fl. 19-21.
58
ASHVL, Fondi 117, viti 1968, dos. 322, fl. 1-11.
Aspekte nga masivizimi i shkollës në rrethin e Fierit ... 147

shkollës së parë të mesme tё përgjithshme në qytetin e Fierit, më 1 shtator


195659.
Deri në vitin 1952, nevojat u plotësuan me dërgimin e kontigjenteve të
planifikuara në shkollat e mesme jashtë rrethit. Që më 1945, u dërguan në
Normalen e Elbasanit, Gjimnazin e Gjirokastrës dhe në shkollat e tjera të
mesme së pari nxënësit ish-partizane, për të marrë vitet e fundit ose
provimet e maturës. Po kështu më vonë u dërguan nxënësit e parë
bursistë për shkollat e mesme nga prefektura e Vlorës60 (Fier, Mallakastër,
Himarë - J. S.) që ndoqën shkollat e mesme profesionale në Vlorë, Elbasan,
Tiranë etj. Hapja e shkollës së mesme në vitin 1956, në Fier, krijoi kushte
për përgatitjen e kuadrove e specialistëve të mesëm brenda rrethit.
Arsimi i mesëm i përgjithshëm u mbështet nga zgjerimi i hallkave
të tjera të arsimit. Mundësi krijoi shtrirja dhe zhvillimi i arsimit 7-vjeçar
në mesin e viteve 50-të. Deri në qershor 1960, Fieri kishte 113 kuadro
vendas me arsim të mesëm e të lartë, dhe që në atë vit vazhduan shkollën
e mesme e të lartë jashtë rrethit edhe 105 nxënës dhe 18 studentë61.
Shkollimi i mesëm brenda rrethit, ishte një mundësi më shumë për
djemtë e vajzat fierake për t'u shkolluar e specializuar në shkollat e larta
të vendit. Për arsimin e mesëm në Fier, tanimë ishte krijuar një kontigjent
i mjaftueshëm nxënësish. Në vitet 1952-1956, kishin mbaruar klasën e
shtatë rreth 320 nxënës62.
Në vitin shkollor 1959-1960, shkolla e mesme e përgjithshme “18
Tetori” numëronte 296 nxënës, prej të cilëve 95 vajza dhe një vit më
vonë numri i nxënësve shkoi 381 nga të cilët 287 ishin femra. Në vitin
1960, në bankat e kësaj shkolle u përgatit matura e parë me 49 nxënës
gjithsej, ku 24 ishin femra63. Gjimnazi i Fierit në vitet 1956-1960, si e
vetmja shkollë e mesme për rrethin, kontribuoi në radhë të parë për
sigurimin e kontigjenteve të nxënësve në drejtim të arsimit të lartë, por
edhe për përgatitjen e specialistëve të mesëm në disa prej degëve
kryesore të ekonomisë në rreth dhe më gjerë.

Arsimi profesional dhe orientimi i tij,


industrialo - bujqësor në rrethin e Fierit
59
Jani Sota, Gjimnazi "Janaq Kilica" në vite, Tiranë: “Extra”, 2005, f. 34.
60
Po aty.
61
Po aty.
62
Po aty.
63
Po aty.
148 Jani Sota

Zhvillimi i ekonomisë në rrethin e Fierit nuk mund të bëhej, me ata


pak teknikë e punëtorë disi të kualifikuar në periudhën e paraluftës. Për
këtë, që në vitet e para, u morën masat që synuan përgatitjen e kuadrit të
nevojshëm teknik dhe të punëtorëve të kualifikuar.
Gjatë kësaj periudhe, për plotësimin e nevojave të prodhimit me
punëtorë të kualifikuar, luajtën rol shkollat e ulta profesionale, ndonëse
numri i tyre ishte i kufizuar e për rrjedhojë edhe numri i nxënësve që
mbaronin ato ishte i pakët. Kështu, në vitin 1950 i mbaruan këto shkolla
vetëm 78 nxënës64.
Plani i parë pesëvjeçar (1951-1955), parashikonte ngritjen e një
sërë veprash industriale dhe për rrjedhojë edhe një rritje të ndjeshme të
numrit të punëtorëve të kualifikuar, që tё ishin në gjendje të zotëronin
teknikën e re të prodhimit.
Zgjidhja e kёtij problemi, si pёr gjithё vendin, edhe nё rrethin e
Fierit, do tё arrihej nëpërmjet përgatitjes së punëtorëve të rinj të
kualifikuar në kurset profesionale, si dhe kualifikimin e perfeksionimin e
punëtorëve ekzistues me anën e kurseve të posaçme me ndërprerje nga
prodhimi, të kurseve pranë ndërmarrjeve, pa shkëputje nga prodhimi, si
dhe me formën e patronazhit.
Kështu, në kurset profesionale me shkëputje nga puna, në Fier u
përfshinë specialitetet: mekanik i përgjithshëm, mekanik riparues-
axhustator, mekanik motorist-xhenerik, mekanizator i bujqësisë,
specialist i agronomisë e të perime-kulturës etj.
Në Patos, për vetё specifikën që kishte kjo zonë, si zonë e naftës
dhe e gazit, kurset funksionuan në specialitetet: shpim i puseve të naftës e
të gazit, nxjerrje e naftës e gazit. Gjithashtu u përgatitën edhe punëtorë të
kualifikuar, që do të punonin në fabrikën e zhveshjes së pambukut në
Fier. Në to, morën pjesë nxënësit që kishin mbaruar filloren, si dhe ata që
kishin mbaruar uniken65.
Këto qendra industriale u shndërruan edhe në shkolla për
përgatitjen e punëtorëve të kualifikuar si për nevojat e tyre, ashtu edhe
për qendra e sektorë të tjerë të punës e të prodhimit. Kështu në Patos,
komisioni i përbërë nga inxhinierё të kualifikuar, dha ndihmesë në
ngritjen e një ofiçine ndërshkollore, duke u mbështetur në kërkesat e
programet mësimore. Ky qe një hap i rëndësishëm drejt organizimit të
64
Po aty, viti 1951, dos. 17, fl. 32.
65
ASHVL, Fondi 117, viti 1951, dos. 146, fl. 17-21.
Aspekte nga masivizimi i shkollës në rrethin e Fierit ... 149

shkollës profesionale. Kjo ofiçinë i shërbeu shumë kurseve profesionale,


por edhe gjithë shkollave të qytetit të Fierit dhe të fshatrave përreth tij.
Në nëntor të vitit 1950, Këshilli i Ministrave, mori një vendim
tjetër, sipas të cilit, për nevojat e Kombinatit të Naftës do të hapej në
Kuçovë një kurs 4 mujor me 100 punëtorë, si dhe 2 shkolla 2-vjeçare në
Tiranë e nё Vlorë, që do të përgatisnin 412 punëtorë të kualifikuar për
nevojat e industrisë. Do të hapeshin gjithashtu, 3 kurse 6 mujore në
Elbasan, Vlorë e Tiranë ku do të përgatiteshin për nevojat e Ministrisë së
Ndërtimit, 100 punëtorë të kualifikuar.
Nga informacionet e asaj kohe, rezulton se nga ana e Dikastereve
pёrkatёs realizimi i planit të kurseve në total, paraqitet: kurse kualifikimi
73%, kurse prefeksionimi 75%, kurse 6 mujore 93% dhe shkolla 1
vjeçare 92%66. Këto shifra flasin për mosrealizim të planit të kurseve, të
cilat lidhen me shumë faktorë, siç janë: mosdetajimi i mirë i planit nga
ana e dikastereve për ndërmarrjet e tyre varëse, mosrespektimi i afateve
mbi hapjen e kurseve që ishin në plan.
Nё vitin 1952 u hap kurs i veçantё pёr muratori, tё cilin e ndoqёn
50 veta. Nё Vlorё, u hap po atё vit, kursi administrativ financiar dhe kursi
pёr daktilografiste. Gjithashtu, rёndёsi iu kushtua arsimit shëndetësor.
Pas kurseve tё viteve tё para, pёr infermiere, nga viti 1951, filloi
funksionimin, njё kurs 9 mujor dhe mё vonё nё Vlorё, hapet edhe
teknikumi mjekёsor i natёs. Po kështu, nё kurse 1 ose 2 vjeçare tё
ngritura nё qytete tё tjera tё vendit, si nё Tiranё, Berat, Korçё etj., morёn
pjesё tё rinj dhe tё reja fierake e mallakastriote67.
Kurset profesionale kishin një program të përafërt, me atë që
zhvillohej në dy vitet e shkollave të ulëta profesionale. Puna mësimore
mbështetej në planet dhe programet e hartuara nga dikasteri përkatës.
Fillimisht, kishte vёshtirёsi, nё sigurimin e teksteve, bazёs
materiale mësimore tё nevojshme për zhvillimin normal të procesit
mësimor dhe atij praktik etj. Më vonë, puna u përmirësua. Mësuesit dhe
instruktoret, i përgatitnin vetë temat e mësimit sipas kërkesave të
programit, i shaptilografonin dhe ua jepnin nxënësve68.
66
AQSh, Fondi 490, viti 1952, dos. 1294, fl. 22. Informacion mbi realizimin e
planit të kurseve të kualifikimit e prefeksionimit për 6 mujorin e I-rë nga ana
Dikastereve.
67
ASHVL, Fondi 117, viti 1968, dos. 322, fl. 1-11.
68
Po aty, viti 1951, dos. 146, fl. 17-21.
150 Jani Sota

Gjithsesi, duhet theksuar se, masat e marra në rrugë shtetërore për


përgatitjen profesionale të punonjësve, ndihma e organizatave shoqërore
dhe dëshira e vetë punëtorëve për t'u aftësuar ndikuan pozitivisht në
arritjen e rezultateve të para edhe në këtë fushë. Në ndërmarrjen e shpim-
kërkimit të Patosit, nga analiza që iu bë këtij problemi, për 6 mujorin e
parë të vitit 1952, rezultoi se nga 7 kurse të planifikuara, ishin ngritur 8 tё
tilla, me 103 pjesëmarrës.
Në vitin 1954, nëpërmjet formave të reja të kualifikimit ishin
kualifikuar ose perfeksionuar mbi 126 punëtorë në specialitete të ndryshme si
saldator, kaldaista, traktorista, elektriçista, mjeshtra të shpimit, prodhimit,
pastrimit e mirëmbajtjes së makinerive etj.69
Zhvillimi i sektorit socialist të bujqësisë në rrethin e Fierit,
kërkesat në rritje të NBSH-ve dhe SMT-ve bënë që, Ministria e Bujqësisë
dhe organet partiake e vendore, t'i kushtojnë më tepër kujdes përgatitjes
së punëtorëve të kualifikuar me anën e kurseve ekzistuese dhe kurseve të
reja që zgjatnin nga 3-9 muaj. Kjo ështё e kuptueshme, kur dihet se rrethi
i Fierit në atë kohë ishte një vend kryesisht agrar. Për këtë arsye, për
përparimin e bujqësisë, në këto anë, gjatë kësaj periudhe, pranë NBSH-ve
dhe SMT-ve u ngritën kurse agroteknike e zooteknike për të përgatitur
punëtorë të kualifikuar për sektorë të ndryshëm të bujqësisë, si për
mekanikë, traktoristë, autokombanierё, kultivonjës të bimëve të arave e të
drurëve frutorë etj.
Përveç kurseve nacionale në Kavajë e Durrës, ku u përgatitën
punëtorë të kualifikuar pёr bujqësi, në rrethin e Fierit u hapën kurse
lokale kualifikimi dhe perfeksionimi. Kështu gjatë vitit 1954, në degën e
bujqësisë funksionuan 9 kurse lokale, me 186 pjesëmarrës nga të cilat
morën dëshmi kalimi 73 nxënës70. Me qëllim që të nxitej pjesëmarrja e
nxënësve në këto kurse, për të gjithë ata që nuk ishin në marrëdhënie
pune, akordohej një bursë prej 3.200 lekësh71. Pjesa më e madhe e
nxënësve ishin nga fshati apo me origjinë punëtore nga qyteti. Në të
gjithë degën e bujqësisë, deri në fund të vitit 1954, u përgatitën 46
teknikë të mesëm dhe 287 punëtorë të kualifikuar72.
Në vitet e mëvonshme u rritën përpjekjet e organeve shtetërore, për
kualifikimin dhe ngritjen e mëtejshme të nivelit profesional të
69
Po aty, viti 1954, dos. 173, fl. 32-36.
70
Po aty.
71
Po aty.
72
Po aty, dos. 173/1, fl. 7-8.
Aspekte nga masivizimi i shkollës në rrethin e Fierit ... 151

punëtorëve. Gjithashtu ato ushtruan kontroll në kurset profesionale për të


parë shkallën e frekuentimit dhe përparimit të pjesëmarrësve, nivelin e
përgatitjes të teknikëve që jepnin mësim, pajisjen e tyre dhe të nxënësve
me bazë materiale etj. Në vitin shkollor 1960-1961 në shkallë vendi,
ekzistonin 31 shkolla të rezervave të punës dhe numri i nxënësve që i
mbaruan ato ishte 2.20573. Kurse në rrethin e Fierit, u çelën 9 shkolla të
ulëta profesionale (profil pambukun ose duhanin), pranë shkollave 7-
vjeçare në këto qendra, si: “N.B.SH. Çlirim, ku merrnin pjesë 30 nxënës,
Libofshë (20 nxënës), Koop. e Bashkuar “Enver Hoxha”(35 nxënës),
Roskovec (25 nxënës), Koop. e Bashkuar Suk (20 nxënës), Koop. e
Bashkuar Frakull e Madhe (25 nxënës), Ballsh (25 nxënës), N.B.SH.
Levan (20 nxënës) dhe Koop. e Bashkuar Seman (25 nxënës)”74.
Megjithatë, ritmi i ngritjes tekniko-profesionale të punëtorëve, në
krahasim me kërkesat e prodhimit dhe nevojat për punëtorë me
kualifikim të lartë, nuk ishte ende ai i duhuri. Kishte mospërputhje midis
shkallës së kualifikimit të punëtorëve dhe vendit të punës. Kjo veç të
tjerave, shpjegohej edhe me interesimin e pakët të punëtorëve me shkallë
kualifikimi të ulët. Për mungesë punëtorësh me kualifikim të lartë, ata
punonin në procese pune të këtyre shkallëve dhe shpërbleheshin sipas
punës që bënin. Kjo situatë nuk i motivonte ata për të ngritur shkallën e
kualifikimit. Pra, ekzistonte një shpërpjesëtim që nga viti në vit, ndonëse
erdhi duke u zbutur, mbeti një problem në të ardhmen.
Sidoqoftë niveli tekniko-profesional i punëtorëve në vitet 1945-
1960, si rezultat i masave që mori shteti u rrit ndjeshëm. Pas vitit 1960,
numri i punëtorëve të kualifikuar përbënte 48.6 për qind të numrit të
përgjithshëm të punëtorëve75. Të gjitha këto ndikuan në zhvillimin
ekonomik e shoqëror tё rajonit.
Në vitet 1945-1960, në rrethin e Fierit, përveç kurseve me orientim
tekniko-bujqësor, një kujdes i veçantë iu kushtua edhe hapjes së kurseve
për profesione të ndryshme, siç ishin ato për drejtim administrativ
financiar, statistikor-financiar, për daktilografistë, për rrobaqepësi, për
amvisëri, për muratorë, etj, nevojë kjo e ngutshme e shoqërisë për
zhvillimin ekonomiko-shoqëror.
73
Vjetari Statistikor i RPSH, Tiranë 1962, f. 259-278. Kapitulli XIII - Arsimi dhe
Kultura: Të dhënat e vitit 1961-1962.
74
ASHVL, Fondi 117, viti 1961, dos. 178, fl. 2.
75
Kahreman Ylli, “Puna me kuadrin (Mbi kuadrin arsimor)”, në: Arsimi Popullor,
Nr.1, viti 1961, f. 12-32.
152 Jani Sota

Ato luajtën një rol të rëndësishëm në ndryshimin e mënyrës së


jetesës dhe në ngritjen arsimore e kulturore të popullit, veçanërisht femra
në fshat. Një ndihmesë të madhe në organizimin dhe masivizimin e
kurseve dha organizata e grave, sidomos mësueset që punonin në fshatra.
Ato me propagandën, që bënin nëpër shkolla dhe shtëpi arritën të
sensibilizonin rëndësinë e këtyre kurseve për kohën.
Në rritjen e numrit të punonjësve të kualifikuar, një rol të
rëndësishëm, luajtën shkollat e mesme profesionale dhe në mënyrë të
veçantë, Teknikumi Bujqësor "Rakip Kryeziu" (1952) si shkolla e parë e
mesme profesionale në rrethin e Fierit. Nxënësit që nuk vazhduan
studimet në shkollat e larta, punuan së bashku me punëtorët si teknikë të
mesëm, siç quhej atëherë. Me përvojën e tyre, ata dhanë një ndihmesë të
madhe për aftësimin tekniko-profesional të punëtorëve të rinj të
pakualifikuar dhe, për ngritjen e mëtejshme tekniko-profesionale të
punëtorëve me kualifikim të ulët.
Pas vitit 1960, në qytetin e Patosit, pranë shkollës 12-vjeçare, u hap
Teknikumi i naftës me 60 nxënës, që përgatiste teknikë të mesëm për
mekanikë. Një vit pas hapjes, numri i nxënësve shkoi në 244 veta, në
katër specialitete, dy degë: mekanikë dhe gjeologë76. Personeli mësues
dhe specialistë inxhinierë, vinin nga Kuçova77.
Duke përfunduar mund të thuhet se parë nga këndvështrimi i
rezultateve sasiore, të cilat ishin të konsiderueshme, zhvillimet arsimore
të viteve 1945-1960 i ndihmuan procesit të ndryshimeve të shoqërisë
shqiptare në përgjithësi dhe asaj fierake në veçanti. Me gjithë kufizimet
dhe orientimin lindor që mori shkolla niveli i arsimimit erdhi në rritje,
duke ofruar më tepër mundësi për shtresat e ndryshme të popullsisë.

Summary

ASPECTS FROM THE MASSIVISATION OF THE EDUCATION


IN THE DISTRICT OF FIER
(1946-1960)

While attempting to discus and analyse some aspects of the massivisation of


education in the district of Fier (1946-1960), it is the opportunity to present some
conclusions:

76
Historiku i arsimit në rrethin ..., f. 194.
77
Po aty.
Aspekte nga masivizimi i shkollës në rrethin e Fierit ... 153

• The essential conclusion of the study is that the development of the education in
the district of Fier, it was commensurate to the lows, the official decisions, and
educational programs plans of the development of education in a national level. Also in
the profile of the educational development in the district of Fier could not be
circumvented the regional dimension, which has been configured from factors such as:
geography, lowland and hilly terrain of the region, the educational tradition and the great
desire of the population to acquire new knowledge, the level of the educational staff, the
creation of a climate of sympathy and respect for the newcomers, the pace of the
economy of an agricultural nature, without neglecting the tendencies of the industrial-
agricultural development of the Fier district during the post WWII period.
• As in rest of Albania also in the district of Fier, the education was in the focus
of the communist government. The Albanian state supported financially the whole
educational system, the training and qualification of pedagogical personnel, the increase
of the educational and didactic equipment etc. All the education was in the hands of the
communist state and entirely controlled by it.
• The Educational Reform proclaimed in the 17th of august 1946 and
implemented initially in academic year 1946-1947, created the obligatory frame of the
new educational system in Albania. It included: free of charge education, general and
obligatory (elementary), unique education (organic bounding between all the levels of
education and even in the whole republic), equal education between males and females,
laic education in the native language etc. In the country it was prohibited the existence of
the private schools and religious. The education became public. In the meantime in Fier
district, as in the rest of country, the school besides the educational training it took a role
in the ideological and political education for the children and the youth of Fier.
• In the second phase of the educational development (1949-1955), in the district
of Fier, were consolidated the main links of the new educational system, the elementary
school, 7-year school, the general high school and the professional one. The school
system in the district of Fier took full physiognomy during this period. It extended the
network of erected schools in every village, or in a centre that covered 2-3 nearby
villages. For the first time in the history of education in Fier it became a reality the
implementation of the obligatory elementary school. It began the inclusion of the
children in the preschool institutions and in the end of this period there is a considerable
expansion of such institutions. The 4-year obligatory elementary education was fulfilled
almost completely, creating conditions for full development of the 7-year unique school.
With the decree of the Low of 1952, it was achieved to make obligatory the 7-year
education for all the children between the ages of 7 until 16. The obligatory 7-year
education it began to be fulfilled in the district of Fier during the academic year 1952-
1953. During this academic year it could be counted 116 elementary schools with 11498
pupils and 18 7-year schools with 1377 pupils.
• In this period were opened low technical-professional schools, the first
agriculture high school (Teknikumi Bujqësor “Rakip Kryeziu”) in 1952 and general high
school “Janaq Kilica” in 1956, in which were trained qualified workmen, techniques
personnel and middle specialists. A portion of them pursued university education in the
fields of economy, industry, education, culture, constructions, army etc.
154 Jani Sota

• As a conclusion seen from the viewpoint of the quantitative results, which were
important, the educational developments of the first two post war decades assisted the
development of the Albanian society in general and of Fier in particular. Considering all
the limitations, the scale of education was increased by offering more chances for all the
strata and in particular to the new generations.
Nr.1-2 STUDIME HISTORIKE 2010

ANA LALAJ

NDARJE TË TRISHTUARA
Një vështrim historik - juridik mbi martesat
midis shtetasve shqiptarë dhe të huaj

Më 1990, rënë e pa rënë ende sistemi komunist në Shqipëri, në


përpjekjet më të para për të lëvizur drejt botës, mësuam se disa nga
individët e atëhershëm publikë kishin mundur të rivendosnin kontaktet e
ndërprera për 30 vjet me ish-gratë dhe fëmijët e tyre, më të shumtët në
vendet e Lindjes e sidomos në ish-Republikat Sovjetike. Historitë që
kemi dëgjuar me këtë rast, nga më të ndryshmet, kanë të përbashkët
ndjenjën e dhembjes dhe mallit të gjatë jo vetëm midis bashkëshortëve të
hershëm, po sidomos midis baballarëve që u ndanë me fëmijët ende të
vegjël dhe fëmijëve që fytyrën e të atit e kishin vetëm në fotografi. Sot,
sigurisht, gjithkush prej nesh është në gjendje të vlerësojë traumat e
këtyre familjeve, pasojë e divorceve të dhunshme; është në gjendje po
ashtu ta kuadrojë gjithë sa ka ndodhur brenda një drame më të gjerë të
luftës klasore, që përshiu familjen shqiptare në vitet e komunizmit. Por,
edhe për shkak të hapësirës së trajtimit, më duhet t’u shmangem historive
të qëmtuara dhe vështrimeve emocionale, për ta parë të përbashkëtën e
familjeve: shtetas shqiptarë dhe shtetas të huaj, si një proces dhe dukuri
që gjithsesi ka një kohë dhe hapësirë të vetën, mbështetje dhe kufizime
ligjore, por dhe mbivendosje të politikës, lëshime dhe shtrëngesa të kësaj
të fundit, deri në ndërhyrjet më të skajshme. Shkurt, një proces i
lexueshëm në kontekstet e kohës.
Kur flasim për familjen në gati 50 vitet e sistemit të kaluar në
Shqipëri, kjo nuk mund të shihet e ndarë nga vetë ndërtimi e funksionimi
i shoqërisë shqiptare në tërësi. Orientimi komunist që në krye të herës i
shtetit dhe i kësaj shoqërie, në një farë mënyre kishte paracaktuar edhe
orientimin e familjes. Një shoqëri e vënë nën kontroll nga partia-shtet do
të thoshte se e tillë do të ishte, pra nën kontroll, edhe qeliza e saj, familja
e deri individi. Ky është orientimi i përgjithshëm dhe në shërbim të tij
janë ligjet, organizatat politike e shoqërore, gjithë sistemi i propagandës
156 Ana Lalaj

etj. Këtij radikalizmi i nënshtrohej jeta private e individit, sipas tij


formatoheshin marrëdhëniet në çift, jeta intime, lidhjet martesore,
përkatësia klasore në këto lidhje, divorcet etj. Këto tashmë janë të
njohura, ndonëse jo të studiuara ende në mënyrë shteruese. Pjesë e kësaj
dukurie janë edhe marrëdhëniet e mundimshme në çift që u krijuan në
periudhën që flasim midis nënshtetasve shqiptarë dhe nënshtetasve të
huaj, kryesisht nga vendet e ish-Bllokut Komunist. Kjo çështje mendoj se
do parë edhe në kuadër të legjislacionit të kohës, por edhe në kuadër të
orientimeve politike dhe të praktikave ekstraligjore të strukturave
partiake e shtetërore. Kjo e dyta nuk është më pak e rëndësishme, pasi
shfaqet me shumë peshë në shoqëritë totalitare komuniste.
Për sa i përket legjislacionit për martesat me të huajt, do thënë se ai
përgjithësisht ishte i ndërtuar në përshtatje me ligjet e vendeve të tjera
komuniste. Si hapësirat ashtu dhe kufizimet janë të krahasueshme nga një
vend në tjetrin. Ndërsa praktikat zbatuese kanë variuar në varësi të
politikave që ka ndërtuar secili nga shtetet veçmas. Në këtë pikëpamje,
praktikat e ndjekura nga organet e shtetit shqiptar meritojnë studim. Për
të krijuar inteligjencën e re mbështetëse, qeveria komuniste çoi mjaft
djem dhe vajza shqiptare në BS dhe në vendet e tjera të “kampit” për
studime universitare. Djemve shqiptarë, që në pjesën më të madhe vinin
nga lufta apo nga fshati, u jepeshin porosi standarde në komitetet e
partisë dhe në Ministrinë e Arsimit se detyra e tyre ishte “mësimi dhe
vetëm mësimi, se ata duhet të përgatiten si kuadro të aftë që t’i shërbejnë
sa më mirë popullit e partisë”1. Por për rrethana të kuptueshme dhe krejt
të natyrshme, u krijuan edhe marrëdhënie dashurie midis studentëve,
mjaft prej të cilave ishin të qëndrueshme dhe shkonin drejt nevojës për
lidhje martesore, duke u kthyer kështu në një preokupim për zgjidhje.
Fillimisht legjislacioni shqiptar e lejonte martesën e studentëve
shqiptarë jashtë shtetit me shtetase të huaja duke marrë autorizim nga
Ministria e Punëve të Jashtme e RP Shqipërisë (më tej MPJ) ose nga
përfaqësuesi diplomatik shqiptar në shtetin në fjalë.2 Në formë, ky ligj
1
Këto deklarata i janë dhënë autores gjatë intervistave me ish-studentë shqiptarë
që shkonin për studime jashtë shtetit, në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e
demokracive popullore të Lindjes.
2
Ligji mbi Martesën Nr. 601, dt. 18.V.1948, neni 23: “... Nëpunësit shqiptarë dhe
studentët shqiptarë nuk mund të lidhin martesë jashtë shtetit me një shtetas të huaj pa
autorizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme ose të përfaqësuesit diplomatik shqiptar
jashtë shtetit.”
Ndarje të trishtura ... 157

nuk ndryshonte shumë nga ai i paraluftës.3 Por në realitet as ambasadat


shqiptare dhe as MPJ nuk jepnin leje për lidhjen e martesës. Shqetësimi i
tyre qëndronte në faktin se “studenti mund të lidhte martesë me një
shtetase të huaj që nuk ka konditat e duhura dhe hyrja e saj në Shqipëri si
bashkëshorte e studentit shqiptar do të jetë e padëshirueshme”4. Prandaj
sapo mbërritën kërkesat e para në MPJ, kjo e fundit i kërkonte Ministrisë
së Drejtësisë amendimin e ligjit të Martesës, pasi në atë ligj nuk
caktoheshin sanksionet kundra atyre që martohen pa marrë autorizimin e
MPJ. Por përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë ishte e dyzuar. Nga një anë
ajo pranonte se neni 39 i Ligjit nuk sanksiononte anulimin e martesës kur
studenti nuk merrte autorizim nga MPJ5 dhe, nga ana tjetër, në
kundërshtim me ligjin, sugjeronte se “ndaj zyrtarit shqiptar që kishte
celebruar martesën dhe ndaj studentit ose nëpunësit mund të merreshin
masa administrative... tue ia prerë bursën dhe, kundra bashkëshortit të
huaj tue ia ndalue hyrjen në Shqipëri... pasi rezulton person i
padëshirueshëm”6.
Megjithatë kishte dhe raste të rralla kur lejoheshin martesat me
vajza të huaja. Kjo ndodhte kur studenti apo oficeri shqiptar jashtë shtetit
i bënte disa herë kërkesë KQ PPSH dhe ky i fundit pas verifikimeve nga
Ministria e Brendshme dhe ambasada shqiptare në shtetin përkatës, i
drejtohej organeve partiake të atij vendi, duke i parashtruar të gjitha rastet
që ai i gjente të arsyeshme. Fillimisht këto hapa u ndërmorën për oficerët
e rinj shqiptarë që kishin shkuar për studime ose kualifikime në Moskë.
Vit pas viti, numri i tyre u shtua dhe në një listë që KQ PPSH ia paraqiste
KQ PKBS në prill 1950, radhiteshin 24 syresh.7
3
Kodi Civil, “Gëzimi i të drejtave civile dhe shtetia”, Mbretnia Shqiptare,
Ministria e Drejtësis, Vlorë, Shtypshkronja Cav. G. Direttore & C., 1928, f. 1-17.
4
Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (më tej: AMPJ), viti 1949, dos. 266.
Shkresë e MPJ e dt. 22 shkurt 1949.
5
Ligji mbi Martesën Nr. 601, dt. 18.V.1948, neni 39: “Martesa mund të anulohet
vetëm në rastet e parashikuara shprehimisht nga ligja”.
6
AMPJ, viti 1949, dos. 266. Shkresë e Ministrisë së Drejtësisë e dt. 3 mars 1949.
7
Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSh), Arkivi i
Partisë (më tej: AQPPSh), viti 1950, dos. 30, Marrëdhëniet e PPSH me PKBS. Në letrën
e KQ dërguar KQ PKBS midis të tjerash shkruhej: “Komiteti Qendror i PPSH duke
marrë parasysh nga njëra anë dëshirën e madhe që ata kanë treguar në mënyrë të
përsëritur për t’u martuar me qytetaret sovjetike dhe nga ana tjetër besnikërinë dhe
dashurinë që ata kanë për Partinë e Punës së Shqipërisë dhe atdheun e tyre dhe për
158 Ana Lalaj

Por duke përdorur në këto raste vetëm kanalet partiake, legjislacioni i


kohës kishte dalë jashtë loje. Si për të sanksionuar këtë realitet, në vitin
1952 Presidiumi i Kuvendit Popullor miratoi një dekret që ndalonte
martesën e një shqiptari me një nënshtetase të huaj dhe anasjelltas.8 Ky
qëndrim kategorik ndikoi negativisht sidomos tek emigrantët shqiptarë
para 29 nëntorit 1944, të cilët, të ndodhur përpara dilemës ose të mos
martoheshin kurrë, ose të martoheshin vetëm me nënshtetase shqiptare, u
detyruan të braktisnin nënshtetësinë e vet shqiptare. Mbeten për t’u
vlerësuar arsyet e këtij kthimi prapa, së paku në pikëpamje formale të
ligjit. Ndoshta se edhe vetë BS në legjislacionin e deriatëhershëm të tij e
kishte të ndaluar martesën e qytetarëve sovjetikë me të huaj. Por siç del
nga disa shpjegime të mëvonshme arsyetuese, duket se “në radhë të parë
ishin arsye të sigurimit të shtetit.... Nëpërmjet studentëve që martohen
jashtë shtetit depërtojnë armiq në vendin tonë”9. Është koha kur vepronte
operacioni Rollback i Perëndimit për të përmbysur sistemin komunist në
Shqipëri me anën e organizimit të emigracionit shqiptar jashtë, dhe kur
“politika e goditjes”10 kundër “armiqve” të partisë dhe popullit brenda
vendit ishte në kulmin e saj. Është interesante të vërehet se shkalla e
rrezikut konsiderohej e ndryshme jo vetëm ndërmjet martesave që
celebroheshin në Perëndim dhe atyre në Lindje, por edhe për martesat
brenda vetë vendeve të Lindjes. Kështu rreziku vlerësohej “minimal” për
martesat me vajzat e Bashkimit Sovjetik, kurse me vajzat nga Hungaria,
Çekosllovakia dhe Polonia, rreziku konsiderohej “real ... dhe duhej një
kontroll rigoroz”11. Sipas udhëheqjes komuniste shqiptare, në këto vende
ku qeveritë sapo kishin braktisur format organizative të koalicionit,
mbeturinat e sistemit të vjetër borgjez ende ishin të fuqishme dhe brezi i
ri ende nuk ishte çliruar plotësisht prej tyre.
Megjithatë, përballë kërkesave të shumta të emigrantëve në
Perëndim por ndoshta edhe nga frika e ndonjë akuze ndërkombëtare për
_______________________
Partinë bolshevike, për Bashkimin Sovjetik e Stalinin e Madh, ia parashtron këtë çështje
KQ PKBS me lutje që ta marri në shqyrtim dhe t’i japë një zgjidhje të favorshme”.
8
Dekreti Nr. 1558, dt. 17 tetor 1952, neni 1: “Asnjë qytetar shqiptar nuk mund të
lidhë martesë me qytetarë të huaj qoftë në Shqipëri qoftë jashtë Shqipërisë”.
9
AQPPSH, viti 1954, dos. 16.
10
Në Platformën e Sigurimit të Shtetit të asaj kohe, “Politika e goditjes” kundër
armikut të klasës zinte një vend të rëndësishëm. Njëkohësisht “Politika e goditjes” u shtri
dhe në veprimtarinë e PPSH.
11
Ibid.
Ndarje të trishtura ... 159

dhunim të të drejtave të njeriut, autoritetet shqiptare u lëkundën dhe një


vit më vonë, më 15 tetor 1953, një dekret i posaçëm e lejoi martesën
vetëm për shqiptarët e kolonive, d.m.th. shqiptarët që kishin emigruar për
punë në vendet e huaja.12 Ky dekret nxiti studentët shqiptarë jashtë vendit
të shtonin dhe ata trysninë e tyre. Në këto rrethana, Ministri i Drejtësisë
Bilbil Klosi, do të sugjeronte një qëndrim ndryshe ndaj problemit në
fjalë. Më 5 prill 1954, ai i shkruante KQ PPSH: “Avantazhet që do të
kishim, po të lejonim martesën me leje të Presidiumit të Kuvendit
Popullor janë:
a. - nuk do të bënim përjashtim nga vendet e kampit tonë në
legjislacionin e martesës.
b. - do të na vinin edhe specialiste, se zakonisht studentët martohen
me studente”.13
Madje ai kishte përgatitur edhe një projekt-dekret në të cilin i
rekomandohej Presidiumit të Kuvendit Popullor të lejoheshin martesat e
nënshtetasve shqiptarë me të huaj, që ai të ishte më dorëlëshuar në lidhjen
e martesave të nënshtetasve shqiptarë me nënshtetas sovjetikë, ndërsa me
nënshtetas të demokracive popullore të lejohej martesa vetëm në raste të
jashtëzakonshme. Me nënshtetas të vendeve kapitaliste martesa e
nënshtetasve shqiptarë të jetë krejtësisht e ndaluar. Përpara se të vendosë
për një martesë të këtij lloji, Presidiumit të Kuvendit Popullor i
rekomandohej të marrë mendimin e organeve të Ministrisë së Punëve të
Brendshme.14 Me sa duket, në atmosferën e “shkrirjes së akujve” që
kishte filluar në bllokun komunist pas vdekjes së Stalinit, era e
ndryshimeve kishte arritur edhe në Shqipëri. Ky propozim u bë thelbi i
Dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSh, i shpallur një muaj
më vonë, në 5 korrik 1954, për martesat me nënshtetasit e huaj.15
Shqipëria po ndiqte kështu shembullin e BS, i cili një vit më parë me një
dekret të Presidiumit të Sovjetit Suprem kishte lejuar martesat e
12
Dekreti Nr. 1746, dt. 15 tetor 1953, neni 1: “Asnjë qytetar shqiptar nuk mund të
lidhi martesë me qytetarë të huaj, qoftë në Shqipëri ose jashtë shtetit, me përjashtim të
qytetarëve shqiptarë që kanë emigruar në punë në vende të huaja”.
13
AQPPSH, viti 1954, dos. 16.
14
Ibid.
15
Dekreti Nr. 1897, dt. 5.7.1954, neni 1: “Asnjë shtetas shqiptar nuk mund të
lidhë martesë me shtetas të huaj, qoftë në Shqipëri ose jashtë shtetit, pa marrë më parë
autorizimin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore së Shqipërisë.
Shtetasit shqiptarë që kanë emigruar me punë në vendet e huaja lejohen të lidhin martesë
me shtetasit e huaj”.
160 Ana Lalaj

qytetarëve sovjetikë me nënshtetas të huaj. Në këtë mënyrë qeveria


shqiptare shmangte edhe situatën e faktit të kryer, kur disa studentë
shqiptarë, pa marrë miratim nga organet përkatëse në Shqipëri ishin
martuar me vajzat ruse, që ishin të lira për këtë veprim nga shteti i tyre.
Në vitin 1956, këtij dekreti do t’i bëheshin përsëri disa rregullime.16
Pavarësisht nga ndryshimet pozitive që po ndodhnin në
legjislacionin shqiptar lidhur me martesat me nënshtetasit e huaj, partia-
shtet në Shqipëri edhe në këtë fushë po reflektonte me vështirësi dhe plot
dyshime. PPSH nuk e kishte pranuar plotësisht kthesën e Kongresit XX
të PKBS për destalinizimin. Hapat që ajo kishte ndërmarrë ishin vetëm
disa retushime të pjesshme dhe jothelbësore në vijën e saj të mëparshme
politike. Po kështu, megjithëse amendimet në legjislacionin shqiptar
lejonin celebrimin e martesës të oficerëve ose studentëve shqiptarë që
dëshironin të martoheshin me vajza të huaja, atyre vazhdohej t’u bëhej
presion i drejtpërdrejtë ose i tërthortë nga eprorët që të mos
këmbëngulnin për t’i sjellë gratë e reja në Shqipëri. Ambasadat apo
legatat shqiptare vazhdonin të mos u jepnin leje qytetarëve shqiptarë për
t’u martuar me shtetas të huaj, në përputhje me udhëzimet e marra.17
Megjithëse këto martesa ishin ekskluzivisht me vajza nga vendet e
bllokut komunist dhe këto vende i kishin hequr kufizimet për martesat
me të huajt, fakt është se në Shqipëri, deri atëherë, vetëm KQ PPSH,
ishte de facto, autoriteti që mund të lejonte martesat e kësaj natyre. Madje
jo rrallë herë edhe vetë vajzat ruse, polake, hungareze etj., kur shihnin se
problemi i martesës së tyre nuk po zgjidhej, i drejtoheshin drejtpërdrejt
KQ PPSH. Kështu në një letër të një studenteje sovjetike dërguar Enver
Hoxhës në vitin 1959, shkruhej: “Jam vajzë e popullit sovjetik. Kam rënë
në dashuri dhe rroj me një toger shqiptar, se ai është djalë i mirë, se e dua
atë me gjithë shpirt dhe se pa atë jeta ime nuk ka kuptim. Unë e di se ligji
juaj nuk lejon martesat me të huajt, unë e di se ai është anëtar partie dhe
se ajo do ta dërgojë nesër atje ku të jetë nevoja. Për sa i përket konditave
16
Dekreti Nr. 2228, dt. 5.3.1956, neni 1: “Asnjë shtetas shqiptar nuk mund të
lidhë martesë me një shtetas të huaj, qoftë në Shqipëri ose jashtë shtetit, pa marrë më
parë autorizimin e MPJ kur të dy ose njeri prej personave që do të lidhin martesë banojnë
jashtë shtetit dhe nga MPB kur të dy personat e sipërm banojnë në Shqipëri. Shtetasit
shqiptarë që kanë emigruar me punë në vendet e huaja lejohen të lidhin martesë me
shtetasit e huaj”.
17
AQPPSH, viti 1959, dos. 11.
Ndarje të trishtura ... 161

tuaja, ato i kam marrë parasysh. Ju lutem, tregohuni pak humanitar....”.18


Të brumosur me një psikologji sekreti, që impononte në çdo moment
kompleksin e frikës dhe të mbylljes, udhëheqësit shqiptarë druanin se
mos fenomeni i martesave me vajzat e huaja përhapej në shkallë të gjerë.
“Të gjithë ata që venë jashtë, po na martohen”19, shprehej në një
mbledhje të Byrosë Politike Spiro Koleka. Megjithatë E. Hoxha duke
pasur informacion më të gjerë se ç’po ndodhte në vendet e tjera të
Bllokut Komunist, vendosi të lëshojë pe. Në të njëjtën mbledhje
konkludonte se “jo vetëm që kemi ligje, por edhe parimisht nuk është e
drejtë të mos lejojmë martesën me të huajt. Por këtë ne nuk duhet ta lëmë
fare të lirë, por ta frenojmë”20.
Sidoqoftë, në vitin 1959 pati një kthesë në procedurat praktike që
miratonin martesat me nënshtetas të huaj. Në prill të atij viti, Byroja
Politike e KQ PKSh me një vendim të posaçëm lejoi që “studentët dhe
kursantët civilë e ushtarakë që ishin dërguar nga partia e qeveria për
studime jashtë shtetit të ndiqnin procedurat standarde ligjore vetëm
nëpërmjet MPJ të RP Shqipërisë dhe ambasadës shqiptare në shtetin ku
ata studionin”. Ndër kushtet që duhej të plotësonin studentët shqiptarë,
para se të martoheshin me vajza të huaja, më i rëndësishmi dhe i
patolerueshmi ishte kriteri politik. Vendimi i Byrosë Politike theksonte se
“nuk do të lejoheshin martesa me vajza që mbajnë qëndrim të keq politik
ose rrjedhin nga familje reaksionare”21. Pas kësaj, kërkesat e studentëve
shqiptarë vërshuan dhe 213 prej tyre arritën të martohen me vajza nga
BS, Polonia, Hungaria, Bullgaria, Çekosllovakia, Rumania dhe t’i
tërheqin ato në Shqipëri. Por në vitin 1961 kësaj pranvere të shkurtër i
erdhi fundi dhe 65 studentëve të tjerë shqiptarë nuk iu miratua kërkesa
për martesë.22
Acarimi i marrëdhënieve ideologjike e politike ndërmjet PKSh dhe
PKBS çoi në dimrin e madh të ndërprerjes së marrëdhënieve ekonomike,
kulturore, ushtarake dhe diplomatike shqiptare-sovjetike. Udhëheqja
shqiptare nuk pranoi të reviziononte politikën e saj staliniste dhe u vu
përballë gjithë bllokut tashmë të institucionalizuar komunist. Kjo gjendje
18
Ibid.
19
Ibid.
20
Ibid.
21
Ibid. Vendim i Byrosë Politike të KQ PPSH. Nr. 129, dt. 2.4.1959.
22
Ministria e Punëve të Brendshme (më tej: MPB), Drejtoria e Sigurimit të
Shtetit, D. 172.
162 Ana Lalaj

alarmi dhe lufte e shpallur nga partia-shtet iu imponua gjithë strukturave


të shoqërisë shqiptare, madje dhe qelizës së saj, familjes. Në këtë situatë,
ato që u ndjenë më të sfiduara ishin familjet e ish studentëve shqiptarë, të
martuar me gra të huaja. Ata kishin ngjitur shkallët e karrierës
profesionale dhe politike, dhe ishin bërë personalitete në fushat ku
punonin. Politika ndërhyri dhunshëm në jetën e tyre private. Në një
mbledhje të Byrosë Politike të PPSH, kur sapo ishte marrë njoftimi i
ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet BRSS dhe RP të
Shqipërisë, E. Hoxha urdhëronte: “Është edhe çështja e grave sovjetike
që janë martuar me njerëzit tanë. Shqiptarëve të cilët kanë marrë gra
sovjetike u duhet thënë që ato do të venë në BS, sepse këtu po zhvillojnë
punë armiqësore në dëm të atdheut dhe se do të vihen në survejim, ose të
marrin nënshtetësinë shqiptare. Kur të rregullohen marrëdhëniet tona me
BS, atëherë mund të shikohet edhe çështja e tyre.”23 Paskëtaj ndaj grave
sovjetike, e më vonë atyre polake, hungareze, çekosllovake, rumune,
gjermanolindore, bashkëshortëve të tyre shqiptarë dhe gjithë familjeve të
tyre filluan përndjekjet, provokimet, akuzat, shantazhet deri te kalvari i
dhimbshëm i ndarjes. Të ngritura mbi ndjenjën e një dashurie të pastër,
një pjesë e tyre i rezistuan furtunës politike, ndërsa shumica u shpërbë,
duke lënë pas lot dhe kujtime. Sipas një raporti të Ministrisë së Punëve të
Brendshme, deri në nëntor 1963 ishin larguar në shtetin e tyre
përgjithmonë 66 gra të huaja. Nuk mund të përjashtohet që në
shkatërrimin e këtyre familjeve kishin ndikuar edhe motive të tjera si
qëndrimi moral, mospërshtatja me kushtet e vështira të jetesës në
Shqipëri, ndryshimi i kulturave, ambicia e ndonjë bashkëshorti shqiptar
me pozitë në parti e në pushtet për të bërë karrierë, por gjithnjë faktori
determinues mbetej ai politik.
Është e vërtetë se edhe për disa muaj pas ndarjes, ndërmjet
bashkëshortëve u mbajt një korrespondencë me letra ose me telefona,
korrespondencë e cila ishte gjithnjë e survejuar dhe e keqinterpretuar nga
organet e Sigurimit. Çdo ndjenjë njerëzore përthyhej nën optikën politike
si “qëndrim direkt ose indirekt kundër PPSH”. Kështu në një raport të
23
AQPPSH, viti 1961, dos. 47. Në Shqipëri lejohej vetëm një shtetësi për
qytetarët shqiptarë apo për ata që vinin nga jashtë shtetit. Marrja e shtetësisë shqiptare
nga shtetasit e huaj, do të thoshte që këta të fundit do t’i nënshtroheshin legjislacionit
shqiptar si gjithë shtetasit me kombësi shqiptare e me shtetësi shqiptare në RPSH. Marrja
e shtetësisë shqiptare e lehtësonte veprimtarinë e organeve të rendit në Shqipëri për të
ndjekur dhe persekutuar ish shtetasit e huaj, politikisht të ndryshëm nga RPSH.
Ndarje të trishtura ... 163

Sigurimit të Shtetit shkruhet: “Nga bisedat telefonike të regjistruara dhe


letrat e kapura del se burrat që ndodhen këtu u thonë grave të ikura të
kenë durim dhe të mos mërziten, se së shpejti do të shihen etj., por nuk
shpjegojnë se si do të shihen.... Kështu Y.A. i shkruan gruas së tij: “Kij
kujdes veten dhe djalin... Jeni qeniet më të shtrenjta në botë dhe kështu
do të jeni përgjithnjë... Thuaj djalit me rastin e 15 tetorit - tre vjetorit të
tij, se babai atë e mendon gjithnjë, se unë jam me ju me shpirt dhe me
zemër...Ty të uroj takim të shpejtë...”24 etj. Skizofrenia politike shkoi deri
atje sa edhe një bisedë telefonike ndërmjet prindit shqiptar dhe fëmijës së
tij të larguar me t’ëmën në atdheun e kësaj të fundit konsiderohej si
“provokim”. Kështu Sigurimi i shtetit i raportonte KQ PPSH: “Gratë që
kanë ikur nga vendi ynë, 45 prej tyre kanë marrë nga një ose dy fëmijë
me vete. Këto bëjnë presion të madh moral tek ish burrat e tyre, duke u
nxjerrë fëmijët në telefon të bisedojnë, duke u dërguar fotografi të këtyre
fëmijëve etj., me qëllim që burrat e tyre të gjejnë rrugëdalje për t’i marrë
përsëri këto gra ose dhe për t’u arratisur.”25 Por edhe bisedat telefonike
edhe korrespondenca me letra erdhi duke u rralluar, derisa u ndalua
tërësisht nga organet e Sigurimit. Kjo do të thoshte se letrat nuk u
dorëzoheshin personave të adresuar dhe bisedat telefonike me jashtë nuk
lejoheshin për këta persona. Atëherë, gratë sovjetike i postonin letrat nga
Anglia, Kina, Bullgaria e shtete të tjera nëpërmjet turistëve, sportistëve,
vizitorëve etj., që vinin në vendin tonë. Sipas mundësive këto kanale,
megjithëse shumë më të kufizuara, i shfrytëzonin edhe shqiptarët.
Në një rast N.S. i shkruante gruas së tij në BS: “....Meqenëse disa
njerëz po ikin për Paris dua të shfrytëzoj këtë rast... Në të gjitha vendet ka
edhe njerëz të mirë, të cilët na kuptojnë ne dhe, sipas rastit të tyre, na
ndihmojnë... Unë jam i kënaqur kur ti më beson se si jemi ne këtu, kështu
që 50 për qind është problemi i ndalimit të korrespondencës... Neve duhet
të përgatisim jetën tonë të përbashkët, kështu të bukur, ti atje dhe unë
këtu, që kur të takohemi të jemi të shëndoshë...”26. Por ky informacion
reciprok i rrallë, i gjetur si rrugë për të ushqyer dhe për të mbajtur gjallë
dashurinë bashkëshortore, si dhe shpresa për t’u bashkuar sërish, dilnin
jashtë formatit të “njeriut të ri” dhe ishte jo vetëm i papranueshëm, por
dhe i dënueshëm nga partia-shtet. Konkluzioni që nxirrnin organet e
24
MPB, Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, D. 172.
25
Ibid.
26
Ibid.
164 Ana Lalaj

Sigurimit për këtë letërkëmbim njerëzor ishte se: “Përpjekjet për të


mbajtur lidhje me çdo kusht të lenë dyshime për spiunazh dhe tregojnë se
këta qëndrojnë në pozita armiqësore karshi vijës së partisë sonë”.27 Mbi
këto hamendësime u ngrit një sistem i tërë përndjekjesh ndaj
bashkëshortëve shqiptarë të mbetur në Shqipëri, duke i konsideruar ata
“një bazë (të BS dhe vendeve të bllokut komunist-A.L.) për të dëmtuar
interesat e partisë dhe popullit tonë”28. Për rrjedhojë ata u vunë nën një
regjim të rreptë përgjimi, kontrolloheshin se me kë i kalonin festat
familjare, shoqërore dhe kolektive, çfarë bisedonin, sa herë shkonin në
ambasadën e shtetit të huaj ku kishin studiuar etj. Konsiderohej negativ
fakti që deri në vitin 1963, vetëm 7 prej tyre ishin rimartuar me vajza
shqiptare, ndërsa arratisja e 5 prej tyre për t’u ribashkuar me gratë e
larguara dhe fëmijët e tyre quhej “tradhti ndaj atdheut”.
Përndjekjet ishin akoma më të vrazhda ndaj grave të huaja që
qëndruan në Shqipëri. Presionet ndaj bashkëshortëve të tyre për t’i ndarë
ato ishin të vazhdueshme. Për të shpëtuar familjen, bashkëshortet e huaja
hoqën dorë nga nënshtetësia e vet dhe morën nënshtetësinë shqiptare, si
“shenjë besnikërie” ndaj partisë-shtet në Shqipëri. Kështu në muajt e parë
të vitit 1962, Presidiumi i Kuvendit Popullor të RP të Shqipërisë me
vendime të posaçme u dha nënshtetësinë shqiptare shumë grave
sovjetike, bullgare e hungareze.29 Vizitat në ambasadat dhe letërkëmbimi
me familjarët në vendlindje konsiderohej herezi dhe me kalimin e viteve
këto lidhje u ndërprenë. Një pjesë e këtyre grave vazhdoi të punojë në
institucionet shqiptare duke iu nënshtruar regjimit komunist në vend.
Disa të tjera megjithëse kishin mbaruar shkollat e larta u kthyen në
shtëpiake, për të reduktuar kontaktet me njerëzit e për rrjedhojë dhe
mundësinë e akuzave kundër tyre për spiunazh. Ndërsa pati dhe nga ato
që vazhduan të jetojnë në Shqipëri edhe kur burrat e tyre u burgosën për
“spiunazh” apo u internuan.30
Ky makth 30 vjeçar përfundoi vetëm pas ndryshimeve demokratike
në fillim të viteve ’90, atëherë kur burrat dhe baballarët e zbardhur
27
Ibid.
28
Ibid.
29
Shih: Gazeta Zyrtare të RP Shqipërisë, viti 1962, Nr. 1, 2, 3, 4.
30
Ndër gratë e huaja që kishin qëndruar në Shqipëri deri në vitin 1963, 8 ishin
arsimtare, 12 nëpunëse, 14 inxhiniere, 2 zooteknike, 13 mjeke, 8 laborante, 1 farmaciste,
1 juriste, 3 rrobaqepëse, 4 artiste, 2 agronome, 1 hidraulike, dhe 58 shtëpiake. Ndër to
kishin marrë nënshtetësinë shqiptare 32 gra.
Ndarje të trishtura ... 165

trokitën në portat e familjeve të reja të ish bashkëshorteve të dikurshme


dhe fëmijëve të tyre. Por asgjë nuk mund të kthehej pas, përveçse
kujtimeve.

Summary

TRISTFUL SEPARATIONS
A regard on the marriages between Albanian and foreign citizens

A society that was under the control of the Party-State, implicated the same control
on its cellule as well; the family and the person. The struggling relationships of the
couples that were created during this period between Albanian and foreign citizens,
principally from countries of the ex-Communist Block, were part of this occurrence. This
issue is observed within the legislation of that time, as well as within the political
orientations and extra legal practices of the party and state structures.
In order to build the new supporting intelligence, the Communist government of
Albania sent quite a few Albanian youngsters in the Universities of USSR and other
countries of ‘the camp’ for studies. It was absolutely natural and understandable that love
relationships would evolve between the students. Not few of them were proved stable
and towards marital commitments, creating thus, a need for a solution. The Albanian
legislation changed several times depending to the changes that underwent the Soviet
legislation on marriages, which allowed marriages only between couples from
communist countries. This was the situation until 1960. Later on, the aggravation of the
ideological and political relations between the Communist Party of Albania and the
Communist Party of USSR brought the interruption of the economic, cultural, military
and diplomatic rapports between the two countries. This state of alert and war declared
by the Party-State was imposed on all the structures of the Albanian society, even on its
cellule, the family.
Under this situation, the families that went under the principal challenge were those
of the ex-students married to foreign women and that now had become military,
scientific, and cultural personalities. Politics intervened aggressively in their private life.
Built on the feeling of pure love, part of these couples resisted against the political storm.
However, most of them were separated, leaving behind tears and memories. According
to a report of the Ministry of Home Affairs, until November 1963, 66 foreign women
permanently returned to their countries. The fact that other motives might have
influenced the separation of these families cannot be excluded. However, the
determinant factor was the political one.
166 Ana Lalaj
Nr.1-2 STUDIME HISTORIKE 2010

HAMIT KABA

KONFLIKTI SHQIPTARO-SOVJETIK NË OPTIKËN


E FQINJËVE TË SHQIPËRISË

Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike filluan të ndryshojnë pas vdekjes


së Stalinit, ndërsa pas Kongresit XX të PKBS u shtuan mosmarrëveshjet,
të cilat u shoqëruan me acarime, që arritën kulmin me ndërprerjen e
marrëdhënieve diplomatike në dhjetor 1961. Pavarësisht nga një lloj
konformizmi sipërfaqësor me politikën e Hrushovit, udhëheqja
komuniste e Shqipërisë ishte e pakënaqur nga vendimet kryesore të
Kongresit XX. Politika e Hrushovit duke pasur në qendër të saj, luftën
kundër kultit të individit, ngarkonte me faj edhe stalinistët e tjerë, duke
përfshirë edhe Enver Hoxhën e Mehmet Shehun-dy liderët kryesorë të
udhëheqjes shqiptare. Rreziku i ndryshimit të udhëheqjes së lartë të
Shqipërisë mund të binte sidomos mbi kreun e saj, Enver Hoxhën. Në
këtë mënyrë, përveç arsyeve të tjera, vendimet e Kongresit XX të PKBS,
kishin një motiv të fortë personal për t’u kundërshtuar nga Enver Hoxha-
frikën e largimit të tij të detyruar nga udhëheqja e PPSH. Një arsye tjetër
ishte edhe politika e afrimit të BRSS me Jugosllavinë dhe e rishikimit të
marrëdhënieve me Titon, duke parë në perspektivë mundësinë e rikthimit
të saj, në bllokun e vendeve komuniste. Kjo politikë do të rëndonte mbi
Enver Hoxhën dhe udhëheqjen e lartë të Shqipërisë, e cila kishte qenë në
vijën e parë të kundërshtimit ndaj tij, pas vitit 1948.
Në vitet 1954-56, udhëheqja shqiptare bëri disa ndryshime të
pjesshme në politikën e saj të jashtme, duke u përpjekur të përmirësojë
marrëdhëniet me fqinjët e saj. U arritën në një fare mase të
përmirësoheshin marrëdhëniet me Jugosllavinë dhe Italinë. Me
iniciativën e qeverisë shqiptare në vitin 1953 u rivendosën marrëdhëniet
diplomatike me Jugosllavinë. Marrëveshje të tjera u arritën edhe për
rivendosjen e piramidave kufitare të dëmtuara dhe zgjidhjen e disa
mosmarrëveshjeve në lidhje me kufijtë e dy vendeve1. Gjatë dhe pas vitit
1
National Archives and Record Administration (NARA), RG 59, Report No.
6860, “Review of Developments in Albania in 1954”, prepared by Division of Research
for USSR and Eastern Europe, February 28, 1955.
168 Hamit Kaba

1954 filluan të përmirësoheshin edhe marrëdhëniet me Italinë, ndonëse


formalisht marrëdhëniet diplomatike ekzistonin që nga viti 1949. Në
nëntor 1954 erdhi në Shqipëri ministri i ri i saj, Govani Revendin di San
Marino dhe në dhjetor u arrit një marrëveshje tregtare midis dy vendeve.
Pas vitit 1954 ndërmjet dy vendeve u diskutuan dhe u zgjidhën një varg
problemesh të mbetura pezull nga paslufta, që kishin të bënin me
zbatimin e detyrimeve që rridhnin nga Traktati i Paqes i Parisit i vitit
1947, etj. Qeveria shqiptare inicioi gjithashtu disa lëvizje që synonin
përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë, duke kërkuar edhe
ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe të Sekretarit të
Përgjithshëm të saj, por pa sukses. Qeveria greke para se gjithash,
vazhdoi të shfaqte pretendime të tilla si: ekzistenca e ligjit të luftës
ndërmjet dy vendeve dhe si rrjedhim, nënshkrimin e një traktati paqeje
ndërmjet të dy vendeve, zgjidhjen e problemit të ushtarëve dhe
emigrantëve grekë të mbetur në Shqipëri që nga koha e konfliktit civil në
Greqi, pretendime për Shqipërinë e Jugut (Vorio Epiri) etj.
Influenca e ndryshimeve që filluan në BS dhe vendet socialiste të
Evropës Lindore dhe Qendrore pas vdekjes së Stalinit dhe veçanërisht pas
Kongresit XX të PK të BS, nuk kaloi pa u ndjerë në Shqipëri. Një tregues
i ndikimit të Kongresit XX ishin ngjarjet që u zhvilluan në Konferencën e
Partisë së Tiranës. Në këto vite u zhvillua një luftë e ashpër brenda
udhëheqjes së lartë të PPSH, e cila përfundonte si gjithnjë, me eliminimin
e kundërshtarëve të Enver Hoxhës. Pas ngjarjeve të ndodhura në Hungari
dhe Poloni në vitin 1956, Enver Hoxha doli sërish në rolin e tij, të
kritizerit të fortë ndaj Jugosllavisë. Vizita e Hrushovit në Shqipëri në
vitin 1959, në pamje të parë dukej se i përmbahej normalitetit të
marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mike, por kjo ishte vetëm dukja. Jo
shumë kohë pas saj, në takimin e Bukureshtit në qershor të vitit 1960,
marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike do të pësonin thyerjen e parë të hapur, e
cila do të pasohej në muajt e ardhshëm me të tjera evenimente negative
në marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe me anëtarët e tjerë të
Bllokut Komunist. Mbledhja e Moskës e partive komuniste dhe punëtore
të botës në nëntor 1960, do të shënonte kulmin e acarimit, i cili do të
pasohej nga ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy
vendeve.
Vendin e sovjetikëve dhe aleatëve të tij do ta zinte gradualisht një
tjetër vend i madh komunist-Kina e Mao Ce Dunit, e cila përmbushte
disa kërkesa të domosdoshme për të qenë aleate e udhëheqjes komuniste
Konflikti shqiptaro-sovjetik në optikën e fqinjëve ... 169

të Shqipërisë. Së pari, udhëheqja kineze gjendej në të njëjtën llogore


ideologjike dhe politike me udhëheqjen shqiptare. Të dyja nuk ishin
dakord me disa nga tezat kryesore të Kongresit XX, veçanërisht me luftën
kundër “kultit të individit” të Stalinit dhe me politikën e afrimit të BS dhe
aleatëve të tij me Jugosllavinë. Sjellja politike e Kinës në gjysmën e dytë
të viteve 50-të ishte e kushtëzuar disi nga stadi i saj i zhvillimit, periudhë
e kapërcyer më herët nga Bashkimi Sovjetik. Evolucioni politik i Kinës
në rrugën socialiste, do të shoqërohej si rrjedhojë me shfaqjen e
simptomave të forta të agresivitetit, dogmatizmit dhe metodave më
vulgare se ato të Bashkimit Sovjetik2. Tek udhëheqja kineze pas vdekjes
së Stalinit, kishin filluar të shfaqeshin simptomat e konkurrencës për
udhëheqje dhe drejtim në botën komuniste dhe në lëvizjen komuniste
ndërkombëtare. Armiqësia e kinezëve ndaj Jugosllavisë, ishte ndër
faktorët që e afronte më shumë atë me udhëheqjen shqiptare, por jo i
vetmi. Udhëheqja shqiptare e vlerësonte faktin që Kina komuniste ishte
një vend i largët, që nuk mund të rrezikonte sundimin e udhëheqjes
shqiptare dhe as pavarësinë e vendit. Në këtë kontekst, udhëheqja
komuniste e Shqipërisë do të gëzonte një pavarësi relative në
marrëdhëniet e saj me lidershipin kinez, të cilën nuk e kishte pasur gjatë
periudhës së marrëdhënieve miqësore me Jugosllavinë dhe Bashkimin
Sovjetik. Por, pavarësisht nga deklaratat dhe propaganda, Kina nuk i
siguronte dot Shqipërisë garancitë e duhura për mbrojtjen e vendit në rast
rreziku. Kina ishte një vend i largët, më pak i zhvilluar se BS dhe siç
dëshmojnë dokumentet shqiptare, ajo nuk u tregua e gatshme për të
përfunduar ndonjë aleancë mbrojtëse me Shqipërinë3.
2
Vallace Carroll, “Albania Mirrors Soviet-China Rift”, New York Times, June 6,
1961
3
Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi i
Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë: Marrëdhëniet me PK të Kinës,
Dosja nr. 7, Lista nr. 15, f. 1-91, Nga takimet e delegacionit shqiptar të kryesuar nga
Beqir Balluku, me delegacionin kinez të kryesuar nga Ten Hsiao Pin, Pekin, 10-24
shtator 1963. Gjatë tre takimeve të zhvilluara ndërmjet të dy delegacioneve Beqir
Balluku paraqiti disa propozime në emër të KQ të PPSH, të tilla si: Qëndrimi i PPSH
ndaj Traktatit të Varshavës dhe Traktatit të Miqësisë dhe të Ndihmës Reciproke ndërmjet
Shqipërisë dhe Bullgarisë; Mendimin mbi mundësinë e nënshkrimit të një Traktati
Miqësie dhe Ndihme Reciproke, ndërmjet RP të Kinës dhe RP të Shqipërisë. Ten Hsiao
Pin-i e refuzoi propozimin e mësipërm me argumentet se: situata e përgjithshme në botë
ishte e tillë që nuk sillte rreziqe për sulme ndaj Shqipërisë; se Kina nuk mund të
ndihmonte direkt Shqipërinë në rast rreziku dhe së fundi, nënshkrimi i Traktatit të
170 Hamit Kaba

Për të kompensuar deri diku këtë mungesë të rëndësishme dhe për


të qenë më e lirshme në veprimet e saj, udhëheqja shqiptare u përpoq të
krijonte lidhje të reja, me vendet jo anëtare të dy blloqeve të mëdha
ushtarake dhe të “riparonte gardhin” me vendet fqinje të saj. Gjithashtu,
udhëheqja shqiptare u shpreh e gatshme të vendoste marrëdhënie tregtare
edhe me shtetet kapitaliste4.
Refuzimi i udhëheqjes shqiptare ndaj Moskës, përveç petkut
ideologjik u artikulua si qëndrim armiqësor që rrezikonte fatet e vendit
dhe të kombit shqiptar. Në këto vite u bënë përpjekje për të rritur frymën
kombëtare në shtresat e ndryshme të popullsisë, të cilat nuk qenë pa
rezultate. Një paraqitje e tillë nuk mund të mos zinte vend tek populli i
thjeshtë, sepse, siç shkruan, studiuesi amerikan William Griffith,
“ndërgjegjja politike e shqiptarëve të rritur sot është zhvilluar në truallin
e dyshimit, që pavarësia e Shqipërisë është e rrezikuar në mënyrë
konstante nga kontrolli ose ndarja e të huajve..., gjë që mund të shmanget
nga ndërhyrja e një ose më shumë nga Fuqitë e Mëdha”5. Këtë realitet e
konfirmon edhe një dokument amerikan i kohës, në të cilin shkruhet: “do
të ishte e ekzagjeruar të thuhej që regjimi gëzon tanimë mbështetje të
gjerë popullore, megjithëkëtë, nuk do të ishte e gabuar të flitej për
ndjeshmërinë e përgjithshme publike në kuptimin e krenarisë, për
qëndrimin e regjimit kundrejt Hrushovit. Disa njerëz, ishin të gatshëm të
përballeshin me zemërimin e Moskës, me qëllim që të protestonin për
pavarësinë e Shqipërisë6”.
Konflikti shqiptaro-sovjetik i viteve 1960-1961, përbënte çarjen e
radhës të Bllokut Komunist, pas atij që kishte ndodhur në vitin 1948 në
marrëdhëniet e BS me Jugosllavinë. Ky konflikt do të zgjonte dëshirat
dhe interesat e fqinjëve ndaj Shqipërisë, të njohur për planet dhe synimet
e tyre ndaj saj. Por duhet theksuar se, politikat e tyre tanimë zhvilloheshin
në një kohë dhe rrethana të tjera nga ato të mëparshmet. Si rezultat ato do
të shfaqnin dhe artikulonin kërkesa e pretendime, duke marrë në
konsideratë rrethanat e kësaj periudhe. Italia dhe Greqia ishin dy vende
_______________________
kërkuar nga pala shqiptare do t’i shtonte pretekstet për të sulmuar Shqipërinë dhe për të
futur në luftë Kinën.
4
Zëri i Popullit, 5 Maj 1960.
5
William E. Griffith, Albania and the Sino-Soviet Rift, Cambridge: “The M.I.T.
Press”, Massachusetts, 1963, p. 9.
6
NARA, File 767, American Embassy in Rome to Department of State “Italian
Minister Gabrici’s Evaluation of Albania Situation”, July 31, 1962.
Konflikti shqiptaro-sovjetik në optikën e fqinjëve ... 171

anëtare të NATO-s, dhe pavarësisht nga synimet dhe dëshirat e tyre, ishin
të detyruara të vepronin në përshtatje me rrethanat dhe politikat e
përbashkëta të ndërmarra brenda organizatës euro-atlantike. Sjellja e tyre
ndaj Shqipërisë, do të kushtëzohej deri në një farë mase, edhe nga
politika e SHBA, që ashtu si më parë, edhe në këto vite do të vazhdonte
t’i përmbahej me vendosmëri parimit të ruajtjes së pavarësisë politike dhe
tërësisë territoriale të shtetit shqiptar.
Brenda trinomit të shteteve fqinje, dukej se Jugosllavia ishte shteti
më i ndjeshëm dhe më i interesuar për ndryshimin në favor të saj të
situatës në Shqipëri. Krahasuar me Italinë dhe Greqinë, Jugosllavia i
kishte duart më të lira për të ndërmarrë ndonjë iniciativë të pavarur ndaj
Shqipërisë, sepse ajo nuk ishte e anëtarësuar në asnjërin prej dy blloqeve
ushtarake më të mëdha të kohës: NAT0-s dhe Traktatit të Varshavës.
Armiqësia shqiptaro-jugosllave, kishte arritur kulmin e vet në vitet 1948-
1953, kur ndërmjet të dy vendeve nuk kishte marrëdhënie diplomatike
dhe Shqipëria ishte bashkuar me kryqëzatën e Byrosë Informative kundër
Jugosllavisë, ndonëse nuk ishte pranuar si anëtare e saj. Armiqësia
shqiptaro-jugosllave dukej si një sfidë personale ndërmjet Hoxhës dhe
Titos, dy udhëheqësve kryesorë të dy partive komuniste. Mundësia që
Jugosllavia të ndërmerrte ndonjë sulm kundër Shqipërisë, e vetme apo së
bashku me BS, ishte temë e diskutueshme në këtë kohë. Jugosllavia,
sipas burimeve perëndimore, ishte e aftë që të arrinte të rrëzonte nga
brenda regjimin shqiptar, duke llogaritur ndikimin dhe mbështetjen
brenda gjirit të Partisë së Punës të Shqipërisë. Duke e vlerësuar pozitën e
veçantë të Jugosllavisë dhe rolin e saj gjatë krizës shqiptaro-sovjetike,
SHBA emëruan në Jugosllavi, si ambasador të vetin, Zhorzh Kennan. Ai,
vlerësohej për karrierën e tij diplomatike në BS, për njohjen e
zhvillimeve në Bllokun Komunist dhe për idetë e tij në lidhje me
projektimin dhe zbatimin e “politikës së frenimit”, të ndërmarrë gjatë
periudhës së Luftës së Ftohtë nga SHBA.
Politika e fqinjëve ndaj Shqipërisë, nuk ishte simetrike, por e
ndryshme në qëllime, në mënyrat e shprehjes dhe ekzekutimit të tyre. Ajo
nuk shtronte si më parë alternativën e ndarjes së territorit shqiptar
ndërmjet tyre. Të ndryshme ishin gjithashtu edhe qëndrimet e tyre ndaj
regjimit komunist në Shqipëri. Italia, Greqia dhe Jugosllavia, si edhe më
parë e shihnin me mosbesim njëra –tjetrën, duke shfaqur hapur dyshimet
e tyre, të cilat në mjaft raste i janë paraqitur edhe Departamentit të
Shtetit, bile janë diskutuar edhe në organizmat e NATO-s. Diferencat në
172 Hamit Kaba

qëndrimet e shteteve fqinje ndaj Shqipërisë, në kohën e çarjes me BS,


janë vënë re edhe nga drejtuesit e shtetit shqiptar, pavarësisht nga
propaganda dhe sloganet që i “servireshin” opinionit publik brenda
vendit.
Të tre shtetet fqinje e dëshironin ndryshimin e regjimit komunist në
Shqipëri, por politikat e tyre kishin nuanca të dallueshme nga njëra tjetra.
Politika e Italisë në këtë periudhë tensioni ndryshonte nga ajo e Greqisë
dhe e Jugosllavisë. Italia vazhdonte t’u qëndronte parimeve të Traktatit të
Paqes të vitit 1947, duke deklaruar se njihte pavarësinë dhe tërësinë
territoriale të Shqipërisë. Pavarësinë e Shqipërisë e njihte edhe
Jugosllavia, por ajo nuk hezitonte të shprehej për zëvendësimin e
udhëheqjes aktuale me një tjetër lidership të lidhur me të. Edhe
përfaqësuesit e lartë të shtetit grek në këto vite u deklaruan për
ekzistencën e shtetit të pavarur shqiptar, por duke ruajtur në fuqi ligjin e
luftës me Shqipërinë dhe detyrimet që rridhnin prej tij. Greqia kërkoi
zyrtarisht që të njihej autonomia e “Vorio Epirit”.

Konflikt interesash: Greqia, Italia


dhe Jugosllavia
Çarja sovjeto-shqiptare krijoi situatë të re për fqinjët e Shqipërisë,
të njohur për pretendimet e tyre ndaj vendit tonë. Shqipëria në të
shkuarën ishte bërë një mollë sherri për fqinjët e saj, politikat e të cilëve
kishin kompromentuar e komplikuar në disa raste edhe marrëdhëniet
ndërmjet tyre. Tradicionalisht ato e kishin pasur të vështirë të merreshin
vesh ndër veti, që të realizonin pretendimet ndaj Shqipërisë dhe kriza e
fundit do të provonte sërish të njëjtën gjë, ndonëse situata e viteve 60, i
gjente ato në kushte dhe rrethana të tjera. Italia dhe Greqia ishin anëtare
të NATO-s, ndërsa Jugosllavia ndonëse nuk bënte pjesë as në NATO dhe
as në Traktatin e Varshavës, ishte pjesëtare e Paktit Ballkanik, objektivat
e të cilit ishin zbehur mjaft në vitet 50. Jugosllavia kishte marrëdhënie të
mira me SHBA dhe me vendet perëndimore në përgjithësi, por që në të
njëjtën kohë ajo ruante marrëdhënie të mira edhe me Bashkimin Sovjetik
dhe vendet e tjera të Bllokut Komunist. Dyshimi për ndonjë sulm të
mundshëm sovjeto-jugosllav apo thjesht jugosllav kundër Shqipërisë,
ishte i pranishëm jo vetëm në mendjen e udhëheqësve të Shqipërisë, por
edhe të drejtuesve të lartë të Italisë e Greqisë. Ndërmarrja e ndonjë sulmi
eventual nga BS përmes tokës jugosllave, do të rrezikonte edhe vetë
Jugosllavinë dhe udhëheqjen e saj, të cilët luanin me dy porta.
Konflikti shqiptaro-sovjetik në optikën e fqinjëve ... 173

Kriza shqiptaro-sovjetike e shtoi më tej nervozizmin ndërmjet


fqinjëve të Shqipërisë. Më 15 dhjetor 1961, Beogradi ngriti sërish pas
shumë vitesh problemin e pakicës sllave në Maqedoninë greke, duke
shtuar tensionin në marrëdhëniet e tij me Greqinë7. Të tre shtetet fqinje të
Shqipërisë e dëshironin rrëzimin e regjimit komunist të Shqipërisë, por ai
do të provokonte situata mosmarrëveshjesh ndërmjet tyre, për shkak të
mospërputhjeve të interesave. Asnjëra prej tyre nuk e donte dominimin e
tjetrës. Duke e konsideruar Jugosllavinë si rrezikun më të madh për
ndryshimin e qeverisë shqiptare, dy fqinjët e tjerë preferonin më mirë të
ruanin gjendjen ekzistuese, sesa të krijohej një qeveri tjetër mike me atë
të Jugosllavisë. Si për Italinë ashtu edhe për Greqinë do të ishte e
papranueshme që në Shqipëri të vendosej një qeveri pro jugosllave, apo
një qeveri pro sovjetike, e cila mund ta kthente vendin, sërish në gjirin e
Traktatit të Varshavës.
Italia dhe Greqia, si dy vende anëtare të Aleancës së Atlantikut të
Veriut do t’i ndërtonin marrëdhëniet me Shqipërinë, duke u bazuar në dy
pista kryesore: duke respektuar interesat e tyre kombëtare, dhe duke i
harmonizuar ato me vendimet dhe interesat e NATO-s. Politika e jashtme
e vendeve fqinje të Shqipërisë ishte mjaft e vëmendshme ndaj
zhvillimeve në Shqipëri dhe raporteve politike të Shqipërisë me BS dhe
vendet e tjera të Bllokut Komunist. Italia, Franca, Jugosllavia dhe Turqia
nëpërmjet misioneve të tyre në Tiranë, informonin rregullisht qeveritë e
tyre për zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Një pjesë e rëndësishme e
informacionit përcillej në Departamentin e Shtetit dhe në Foreign Offis-in
britanik.
Në verën e vitit 1960 marrëdhëniet greko-italiane patën një
periudhë të ashpër acarimi, për shkak të incidentit të shkaktuar nga
raporti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane mbi Shqipërinë, të
paraqitur në takimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, në Paris, më 2
maj 19608. Raporti, që sipas pretendimeve të italianëve nuk ishte gjë
tjetër përveç se një studim etnologjik për Epirin e Jugut, shkaktoi një
reagim të fortë në Greqi dhe u bë objekt diskutimesh në rrethet
diplomatike të Perëndimit. Raporti, sipas komenteve të ambasadorit
7
Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë (më tej: AMPJ), viti 1962,
dos. 477, fl. 1-2, C.U. Sulzberger, “New York Times”, January 3, 1962.
8
NARA, File 767, American Embassy in Athens to D.C., Italian Military Report
to NATO on Albania, June 1, 1960; British National Archives (BNA), File 152817,
British Embassy in Athens to F.O., June 1, 1960.
174 Hamit Kaba

britanik në Athinë, ngatërronte Epirin me Shqipërinë, duke i konsideruar


mjaft qytete të këtij rajoni, si Prevezën, Janinën etj., si qytete shqiptare.
Në materialin e paraqitur në NATO përmendej se, dy të tretat e popullsisë
së Epirit ishin shqiptarë autoktonë, të cilët përbënin elementin më të mirë
vendas; se vllaho-romanët ose kuco-vllahët e zonës së Pindit ruanin
karakteristika të qarta amtare, pra ishin një popullsi me identitet të
veçantë dhe jo grek; se suljotët ishin në thelb shqiptarë; se kisha dhe
priftërinjtë grekë u kishin mohuar elementëve shqiptarë nacionalitetin e
tyre kudo ku ata banonin në Greqi; se pretendimet greke për Epirin e
Veriut, ishin në fakt pretendime territoriale për Shqipërinë e Jugut; se
qeveria greke për shkak të pretendimeve të saj ndaj Epirit të Veriut, i
kishte refuzuar të gjitha ftesat e Kombeve të Bashkuara për të organizuar
një Konferencë Ballkanike etj.9
Raporti italian u bë objekt i një fushate të gjerë zyrtare dhe jo
zyrtare brenda dhe jashtë Greqisë. Të parat që informuan publikun, mbi
raportin italian të lartpërmendur ishin disa gazeta në gjuhën angleze dhe
pas tyre, shtypi i brendshëm grek. Në artikujt e botuar kërkohej që
qeveria italiane të kërkonte falje publike dhe të dënonte autorin e raportit.
Artikulli i parë u botua në anglisht në gazetën “Athens Daily Post –
Sunday,” më 29 maj 1960 nga Elias P. Demetracopoulos,10 ndërsa më 30
maj një tjetër artikull u publikua në “The Times”11. Shkrime të mbushura
me zemërim kundër politikës italiane dhe të shoqëruara me thirrje të forta
patriotike, do të botoheshin në disa gazeta brenda Greqisë, te e pavarura
konservatore “Kathimerini”, “Vima” etj. Në disa qytete të Greqisë
veriperëndimore, si Janina u organizuan demonstrata masive të banorëve,
ndërsa në të gjithë vendin u organizuan protesta “për të provuar unitetin
grek, kur integriteti i atdheut sfidohet”12. Indinjata greke ndaj raportit u
reflektua gjithashtu me bojkotin e zyrtarëve dhe gazetarëve grekë, në
pritjen e dhënë nga ambasada italiane në Athinë, në ditën e festës
kombëtare të Italisë, më 2 qershor 1960. Bojkotin e tanishëm ambasadori
britanik në Athinë do ta krahasonte me mungesën e zyrtarëve grekë në
9
BNA, File 152817, British Embassy in Athens to F.O., No. 55, June 10, 1960.
10
Elias P. Demetracopoulos, Italian Govt’s Report on Albania to shape
completely inaccurate and damaging to Greece”, Athens Daily Post – Sunday”, May 29,
1960.
11
The Times, May 30, 1960, “Greek anger at Italian report on Albania”.
12
BNA, File 152817, British Embassy in Athens to F.O., June 3, 1960.
Konflikti shqiptaro-sovjetik në optikën e fqinjëve ... 175

ambasadën britanike në Athinë, “në ditën më të keqe të konfliktit të


Qipros”.13
Raporti italian u bë gjithashtu objekt i një debati të nxehtë dhe
patetik, në një seancë të veçantë të Parlamentit grek, më 31 maj 1960, pas
kërkesës së firmosur nga 12 deputetë grekë nga rajoni i Epirit.14 Në
seancë ishin të pranishëm edhe zëvendës kryeministri i vendit M.
Kanelopulos dhe ministri i jashtëm i Greqisë, Averoff. Në debat u
përfshinë të gjitha krahët e politikës greke, të cilët dënuan italianët.
Përfaqësuesi i ekstremit të majtë të E.D.A. z. Iliu (Iliou) do ta cilësonte
raportin si “manifestim të freskët të imperializmit italian” dhe do të
kritikonte qeverinë greke për “fshehje të veprimeve të dëmshme kundër
Greqisë me qëllim që të ruanin unitetin e Aleancës Perëndimore”15. M.
Kanellopulos do të përgjigjej se, dokumenti nuk mund të bëhej publik,
për shkak se ai konsiderohej sekret ushtarak, por shtonte se qeveria greke
ishte shprehur kundër tij, duke shfrytëzuar kanalet diplomatike. Lideri
liberal demokrat Papandreu, do ta cilësonte NATO-n si një “dyqan antik”
ku gjithçka është flakur në mënyrë të çrregullt dhe ku minimi reciprok
është tashmë rregulli i ditës16 .
Ministri i jashtëm i Greqisë M. Averoff, i drejtoi një protestë të
fortë ambasadorit italian në Athinë, duke i kërkuar atij shpjegime për
raportin e paraqitur nga përfaqësuesit ushtarakë të Italisë në NATO 17.
Averoff do t’i dëshmonte ambasadorit britanik në Athinë se raporti italian
kishte prekur edhe ndjenjat e tij personale, si një “kucovllah”, të cilët
sipas tij “ishin mjaftë të helenizuar” dhe se ai vetë ishte “trashëgimtar i
Jorgos Averoff, i cili kishte bërë vepra të mëdha bamirësie për shtetin
grek”18. Ankesa u paraqitën edhe pranë ambasadave amerikane e
britanike në Athinë. Për të zbutur qëndrimin grek dhe për të qartësuar
pozicionin italian ndaj raportit të përmendur, më 1 qershor 1960 u
organizua një takim i veçantë i Këshillit të Atlantikut të Veriut19.
13
Po aty.
14
NARA, File 767, American Embassy in Athens to D.C., Italian Military Report
on Albania, June 1, 1960.
15
BNA, File 152817, British Embassy in Athens to F.O., June 3, 1960.
16
NARA, File 767, American Embassy in Athens to D.C., Italian Military Report
to NATO on Albania, June 1, 1960.
17
BNA, File 152817, British Embassy in Athens to F.O., June 1, 1960.
18
Po aty.
19
Po aty, United Kingdom Permanent Delegation to NATO-Paris to Foreign
Office, June 1, 1960.
176 Hamit Kaba

Përfaqësuesi italian M. Alessandrini u shpreh se raporti përmbante


“pasaktësi të paqëllimshme” dhe se ai nuk përfaqësonte pikëpamjet
zyrtare të Italisë. Pas diskutimeve të përfaqësuesit grek M. Melas dhe të
drejtuesit M. Spaak, tensioni filloi të bjerë. Por duket se “stuhia” u fashit
pas takimit të ministrit të jashtëm të Italisë z. Segni me ambasadorin grek
në Romë më 3 qershor 1960 dhe faljes së shprehur prej tij për incidentin
e ndodhur20. Ministri italian do t’i shprehej ambasadorit grek se “qeveria
italiane nuk kishte pasur kurrë asnjë qëllim që të lëndonte popullin grek
dhe qeverinë greke, me të cilët Italia mbante dhe kishte si qëllim të
mbante marrëdhënie shumë të ngrohta miqësie dhe aleance”.21
Pas kësaj ngjarjeje përfaqësuesi britanik në Athinë do të
komentonte: “Averoff, i cili është një dashnor i zjarrtë i Italisë, do të
shprehte keqardhjen e vet personale dhe do ta deklaronte incidentin të
mbyllur”22. Por diplomati britanik në Athinë mendonte se incidenti nuk
mund të mbyllej kaq lehtë, sepse raporti i italianëve jo vetëm që largonte
vëmendjen nga pretendimet e grekëve për Epirin e Veriut, por përsëriste
të ashtuquajturit “fakte”, mbi të cilat bazoheshin pretendimet italiane për
Epirin e Jugut. Duke shqyrtuar gjendjen e krijuar, ai do të komentonte:
“Grekët priren të humbasin komplet kuptimin e përmasave kur janë të
eksituar, dhe ky dokument ishte gjëja më e mirë për t’i eksituar ata”.
Shpjegimet e dhëna nga ndonjë përfaqësues diplomatik italian, se raporti
ishte produkt i disa oficerëve italianë, të cilët kishin shfrytëzuar disa
dosje të paraluftës pa u konsultuar me Ministrinë e Jashtme të Italisë, nuk
i bindi diplomatët perëndimorë23. Sidoqoftë, nga vendet e Bllokut
Komunist nuk pati asnjë koment publik dhe ngjarja u injorua plotësisht
prej tyre.
Ndaj raportit italian pati reagime të forta nga Federata Pan-Epirote e
Amerikës24, Shoqata e Epirit të Veriut në Francë dhe Evropën
Perëndimore, shoqata të ndryshme brenda Greqisë, kisha greke dhe
qytetarë të zakonshëm me origjinë greke. Protestat e tyre iu adresuan
sidomos Presidentit dhe Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara,
20
Po aty, British Embassy in Athens to F.O., June 10, 1960.
21
Po aty.
22
Po aty, p. 5.
23
BNA, File 152818, June 1 1960.
24
Record of the U.S. Department of State Relating to Internal Affairs of Albania,
1960-1963, Roll 1, Protest of Pan-Epirotic Federation of America to the President, June
7, 1960.
Konflikti shqiptaro-sovjetik në optikën e fqinjëve ... 177

Sekretarit Amerikan të Shtetit, Departamentit të Shtetit, etj. Krahas


protestave kundër raportit italian, në kërkesat e tyre u përfshinë edhe
çështje të tilla si: përmirësimi i standardeve dhe të drejtave të minoritetit
grek në Shqipëri dhe zgjidhja e problemit të Epiri të Veriut përmes
bashkimit të tij me Greqinë25. Në përgjigje të kërkesave të mësipërme,
DSH u përpoq të qartësonte pozitën e shtetit amerikan, duke u shprehur
se, sipas pikëpamjes së tij, për zgjidhjen e çështjes (së Epirit të Veriut,
H.K.), duhej pritur dhe duheshin peshuar plotësisht opinionet e të dy
palëve. Për këtë arsye, theksohej në përgjigjen e DSH, Shtetet e
Bashkuara nuk kanë bërë ndonjë marrëveshje apo ujdi me ndonjë komb
tjetër të rajonit.26 Ndërsa në lidhje me të drejtat e njeriut në Epirin e
Veriut, amerikanët do të deklaronin se, ishte e pamundur për ta, që të
ndikonin në vendet e Evropës Lindore dhe veçanërisht në Shqipëri, vend
me të cilin Shtetet e Bashkuara nuk kishin marrëdhënie diplomatike, që
nga viti 1939. Më 5 prill 1962, nënsekretari amerikan i shtetit përmes një
memorandumi të posaçëm, do t’u bënte të ditur rretheve irredentiste
Vorio Epirote qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane: “Shtetet e
Bashkuara nuk i mbështetnin pretendimet territoriale greke kundër
Shqipërisë dhe nuk aprovojnë operacionet paraushtarake kundër
Shqipërisë, të sponsorizuara nga Komiteti i Epirit të Veriut në
Greqi,...aktivitetet e Komitetit Grek nuk janë në të njëjtën linjë me
politikën ekzistuese amerikane”27.
Përkeqësimi i marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike e shtoi më tej
shqetësimin e qeveritarëve grekë. Më 31 tetor 1961, Palamas-drejtor i
përgjithshëm në ministrinë e jashtme të Greqisë, do t’i bënte të qartë
konsullit amerikan në Athinë pikëpamjet e qeverisë së tij në lidhje me
zhvillimet në Shqipëri28. Sipas konkluzioneve të qeverisë greke,
amerikanët po mbanin ndaj Shqipërisë qëndrim indiferent, dhe se ata nuk
po tregonin ndonjë interes për regjimin e Hoxhës. Për opinionin e tij,
25
Po aty, Chris P. Leventis and Associates to State Department, September 29,
1960.
26
NARA, File 767, John S. Hoghland – Acting Assistant Secretary for
Congressional Relations to Philip J. Philbin, House of Representative, October 31, 1961.
27
Record of the Department of State relating to Internal Affairs of Albania, 1960-
1963, Memorandum of the United States Government, April 5, 1962.
28
Record of the Department of State relating to Internal Affairs of Albania, 1960-
1963, Roll 1, Memorandum of Conversation, Participants: H.E. Christian Xanthopoulos-
Palamas, Director General, Royal Ministry of Foreign Affairs , W. Tapley Bennetr, Jr. ,
Minister –Counselor, October 31, 1961.
178 Hamit Kaba

qëndrimi grek dhe amerikan ndaj Shqipërisë nuk përputheshin plotësisht.


Palamas do t’i shprehej diplomatit amerikan se qeveria e vendit të tij nuk
kishte ndonjë dashuri ndaj Hoxhës, por ajo e vlerësonte dhe kërkonte ta
shfrytëzonte kundërshtimin e tij ndaj Moskës. Në këndvështrimin e tij,
qëndrimi shqiptar ndaj Moskës kishte shumë ideologji, por sidoqoftë
arsyet personale të Hoxhës ishin më të forta se arsyet ideologjike. Për
Palamas, Hoxha ishte një komunist dhe Shqipëria drejtohej prej tij në
mënyrë fisnore, me atë dhe të afërmit e tij në krye. SHBA duhej të
interesoheshin për situatën e krijuar dhe të mbështesnin rolin e saj
përçarës. Nëse Hoxha do të rrëzohej dhe do të zëvendësohej me një “lolo
sovjetik”, këta të fundit do të riktheheshin në Shqipëri dhe ndofta do të
rihapnin bazën e tyre ushtarake të nëndetëseve në detin Adriatik. Palamas
do t’i fliste konsullit amerikan edhe për interesat e italianëve në Shqipëri,
duke vënë në dukje se, nëse italianët do të arrinin sukses në përmbysjen e
Hoxhës, Shqipëria mund të kthehej sërish drejt Moskës. Në këtë rast
Greqia do të preferonte Hoxhën29. Sipas tij, italianët nuk kishin ndonjë
mirëkuptim “të veçantë psikologjik” për situatën në Shqipëri. Për
Palamas, francezët ndofta mund të ishin më të mirë. Ai shprehu më tej
keqardhjen e tij për britanikët, të cilët nuk kishin përfaqësinë e tyre
diplomatike në Tiranë. Sipas tij, britanikët do të dinin si të vepronin në
një situatë të tillë. Në fund të takimit Palamas u bëri apel Shteteve të
Bashkuara që ti kushtonin më shumë vëmendje Shqipërisë30.
Pikëpamjet zyrtare të qeverisë greke mbi Shqipërinë u bënë të
njohura në dhjetor 1961, nëpërmjet memorandumit special që ju dërgua
ambasadës amerikane në Athinë31. Kryeministri grek, Karamanlis e
vlerësonte plasaritjen e Shqipërisë me Moskën në këndvështrimin e
sigurisë kombëtare të Greqisë, por edhe si një vend anëtar i NATO-s. Kjo
frymë shprehej qartë në memorandum ku: Së pari, qeveria greke
dëshironte të vazhdonte të konsultohej me Shtetet e Bashkuara për planet
e saj të ardhshme mbi Shqipërinë. Së dyti, Greqia favorizonte ekzistencën
e shtetit të pavarur shqiptar dhe preferonte një regjim demokratik në
Shqipëri, por në rrethanat aktuale “Greqia ishte e gatshme të pranonte në
fakt sundimin e Hoxhës”. Greqia e konsideronte “një çështje teorike”
29
Po aty.
30
Po aty.
31
NARA, F. 767, Brigs,( form Athens) to Secretary of State,nr. 737, December
14, 1961; Philips Talbot to Mr. McGhee, The Greek Aide Memoire on Albania,
December 21, 1961.
Konflikti shqiptaro-sovjetik në optikën e fqinjëve ... 179

gjendjen e luftës ndërmjet dy vendeve, dhe shprehej e gatshme të


ndërmerrte hapa për normalizimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, por
shpallte se nuk do ta ndërmerrte ajo e para iniciativën. Së treti, Greqia do
të kërkonte autonominë për grekët e Epirit të Veriut. Së katërti, Greqia do
të favorizonte një farë ndihme ekonomike dhe politike për regjimin
shqiptar.., por ajo nuk dëshironte të shihte kthimin e Italisë në Ballkan. Së
pesti, Qeveria greke dhe kryeministri i saj Karamanlis favorizonin
politikën “larg duart” nga Shqipëria. Së fundi, Greqia nuk dëshironte të
diskutonte mbi qëndrimin e saj ndaj situatës në Shqipëri me Jugosllavinë,
sepse interesat e kësaj të fundit ndryshonin nga ato të Greqisë dhe të
botës së lirë. Si konkluzion mund të thuhet se qeveria greke kishte
rezerva të forta ndaj politikës së dy shteteve fqinje të Shqipërisë, Italisë
dhe Jugosllavisë; se në ndryshim nga organizatat jo qeveritare brenda dhe
jashtë Greqisë ajo nuk kërkonte zyrtarisht bashkimin e Epirit të Veriut me
Greqinë, por autonominë e tij; se Greqia e kundërshtonte çdo plan që do
të çonte në përmbysjen e qeverisë së Hoxhës nga Jugosllavia dhe
zëvendësimin e tij me një regjim të pranueshëm për Titon.
Gjatë konfliktit shqiptaro-sovjetik Italia pranoi të mbështeste
Shqipërinë pa kushte. Në dhjetor 1961, ndërmjet dy vendeve u arrit të
firmosej një marrëveshje e re tregtare dhe u vendos linja ajrore Romë –
Bari –Tiranë. Ndërkaq në vitin 1960 pothuajse u përmbushën të gjitha
kushtet e Traktatit të Paqes, të mbetura pezull për vite me radhë. Një ekip
ushtarak italian vazhdoi kërkimet e trupave të italianëve të vrarë gjatë
Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore dhe në vitin 1962 ky proces u mbyll
përfundimisht. Qëndrimin e Italisë ndaj Shqipërisë në kohën e çarjes me
BS e shprehu qartë delegacioni italian në NATO, gjatë një sesioni të tij
në Venecia, në mars 1962. Ai do të këmbëngulte pranë Aleancës së
Atlantikut të Veriut që, shtetet perëndimore të ndihmonin Shqipërinë,
duke i lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre me regjimin komunist dhe
duke mos e identifikuar regjimin e Hoxhës me popullin shqiptar32.
Qëndrimin e ndryshëm të politikës italiane ndaj Shqipërisë krahasuar me
Greqinë dhe Jugosllavinë, do ta nënvizonte edhe vetë kreu i regjimit,
Enver Hoxha. Ai do ta karakterizonte Italinë si vendin më pak të
rrezikshëm, më pak antipopullor dhe në të njëjtën kohë më të
përshtatshëm për t’i dhënë ndihma ekonomike Shqipërisë. Italia
preferonte ekzistencën e një shteti të pavarur shqiptar, në vend të një
32
NARA, Owen Jones (Belgrade) to D.C., March 9, 1962.
180 Hamit Kaba

Shqipërie të ndarë dhe kontrolluar nga Jugosllavia dhe Greqia, por ajo
dëshironte të zgjeronte influencën e saj ndërkombëtare33.
Italia ishte dyshuese veçanërisht ndaj politikës që ndiqte Jugosllavia
e Titos ndaj Shqipërisë. Ajo e shihte me shqetësim afrimin e fundit të
Titos me Hrushovin, i cili mund të prodhonte ndonjë plan për rrëzimin e
qeverisë shqiptare dhe zëvendësimin e saj me një regjim pro jugosllav,
apo pro sovjetik. Në fakt, një alternativë të tillë nuk e pëlqenin as qeveria
greke dhe as vendet anëtare të NATO-s. Për vendet perëndimore, ishte
më i pranueshëm realiteti ekzistues, sepse në këtë mënyrë përmbushej
roli që luante Shqipëria si faktor përçarës brenda Bllokut Komunist dhe
binomit Kinë-Bashkimi Sovjetik, se sa kthimi i saj në gjirin e vendeve
socialiste. Ambasada amerikane në Romë, më 22 janar 1963 i raportonte
Departamentit të Shtetit mbi dyshimet italiane, në lidhje me planet
jugosllavo-sovjetike për rrëzimin e regjimit të Hoxhës34. Në raport
përmendeshin të tillë tregues si: vështrimet identike ndaj çështjes
shqiptare, si në Beograd ashtu edhe në Moskë; vizita e fundit e Dushan
Mugoshës në Bashkimin Sovjetik; shtimi i shqiptarëve nga Kosova në
ushtrinë jugosllave dhe vendosja e tyre pranë kufijve shqiptaro-
jugosllavë; kontaktet më të fundit të oficerëve të UDB me grupe të
zgjedhura të refugjatëve nga Shqipëria në Belgjikë, Francë etj. Sidoqoftë,
vetë Ministria e Jashtme e Italisë nuk i konsideronte këto burime të
besueshme, por ajo tërhiqte vëmendjen e politikës amerikane, për
kërcënimin që mund të paraqiste një marrëveshje e mundshme Hrushov-
Tito, pistë e cila nuk duhej braktisur.
Ndërmjet fqinjëve të Shqipërisë, Jugosllavia dukej se ishte vendi
më i interesuar për të ndryshuar situatën e brendshme në Shqipëri.
Qeveria jugosllave mbante një qëndrim konstant armiqësor kundër
regjimit shqiptar të Hoxhës e Shehut, të cilët kishin qenë për vite të tëra
“miqtë” më të mirë të tyre dhe pas prishjes së marrëdhënieve me BS, një
nga regjimet më armiqësore. Në dokumentet amerikane dëshmohet se
Jugosllavia e krahasuar me shtetet e tjerë fqinjë, kishte më shumë
mbështetje brenda Shqipërisë dhe ajo mund të ishte e aftë, që të rrëzonte
nga brenda regjimin e Hoxhës, përmes ndonjë “grushti shteti” apo ndonjë
plani ushtarak, të cilin mund ta zbatonte e vetme, apo së bashku me
33
W. E. Griffith, Albania and Sino-Soviet Rift.., op. cit., p.169.
34
NARA, File 767, A-1049, Julian P. Fromer-American First Secretary in Rome
to D.C., January 22, 1963.
Konflikti shqiptaro-sovjetik në optikën e fqinjëve ... 181

Bashkimin Sovjetik. Ideja e rrëzimit të regjimit shqiptar përmes “grushtit


të shtetit” u artikulua sidomos në pranverën e vitit 1961.
Burime të bollshme informacioni, por përgjithësisht të
pakonfirmuara për Shqipërinë, i përcilleshin Departamentit të Shtetit
sidomos nga Ministria e Jashtme e Italisë dhe ambasada e saj në Tiranë.
Edhe burimet greke ishin gjithashtu një prurje e rëndësishme për krizën
shqiptaro-sovjetike dhe qëndrimin e vendeve fqinje ndaj saj. Ministri
italian në Londër i shfaqte shqetësimin e tij Foreign Office, për planin
sovjetiko-jugosllav. Mendohej se problemi shqiptar ishte diskutuar në
verën e vitit 1961, në takimin e ministrit të jashtëm të Jugosllavisë me
Hrushovin në Moskë. Por kriza shqiptare mund të bëhej sërish objekt
trajtimi në takimin e pritshëm të Gromikos në Beograd dhe Jugosllavisë
mund t’i liheshin duart e lira që të mbështeste përpjekjet për ndryshimin e
qeverisë shqiptare35. Nga zbatimi i planit do të përfitonte në radhë të parë
Jugosllavia, e cila do të merrte si kompensim një pjesë të mirë të
Shqipërisë, ndërsa Greqia do të përfitonte nga rishikimi i kufirit të jugut
të Shqipërisë.36
Italia dhe Greqia e përcillnin me vëmendje dhe shqetësim
ekzistencën e supozuar të një plani sovjeto-jugosllav, që do të sillte
rrëzimin e regjimit aktual në Shqipëri dhe zëvendësimin e tij me një
regjim pro tyre. Por plani i supozuar mund të realizohej edhe duke i lënë
dorë të lirë vetëm Jugosllavisë së Titos. Burimi kryesor i informacionit
vinte nga ambasada italiane në Tiranë, e cila e artikulonte me forcë
rrezikun sovjetik dhe jugosllav ndaj Shqipërisë, por duhet thënë se në
listën e përfituesit “të vogël” ajo përfshinte edhe Greqinë.
Ndërsa vetë diplomacia greke shprehte shqetësimin e saj për
rrezikun që do të sillte zbatimi i planit të lartpërmendur. Diplomatët
italianë dhe grekë i paraqitën ankesat dhe shqetësimet e tyre në
Uashington, në Londër dhe në organizmat e tyre të përbashkëta.
Sidoqoftë, asnjëra prej tyre nuk ishte në gjendje të paraqiste fakte
konkrete për ekzistencën e planit sovjeto-jugosllav. Kreu i diplomacisë
greke Averoff, do t’i karakterizonte marrëdhëniet e Titos me Hrushovin
35
Record of the Department of State relating to Internal Affairs of Albania, 1960-
1963, Roll 1, File 767, Reinhard, American Embassy in Rome to Secretary of State, Nr.
1677, November 14, 1961.
36
BNA, File 160341, Evelyn Shuckeburgh to Central Department, May 16, 1961.
182 Hamit Kaba

në vitin 1961 si “flirt i rëndë, por që ende nuk kishin rënë në krevat.37”
Ministri i Jashtëm i Italisë, në takimin që zhvilloi me Sekretarin
Amerikan të Shtetit më 18 nëntor 1961 do të shprehej: “ka thashetheme,
ndoshta jo të besueshme se, sovjetikët kanë dhënë në heshtje aprovimin
për një sulm të mundshëm jugosllav kundër Shqipërisë..., dhe më tej
shtonte “Italia mund të shikojë mundësin e afrimit me Shqipërinë ”.38
Është e vështirë t’u japësh përgjigje të qartë dyshimeve nëse ka
ekzistuar vërtet një plan i veçantë apo i përbashkët sovjeto-jugosllav, që
do të çonte në rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Dokumentet
amerikane, britanike por edhe ato shqiptare, që kemi në dispozicion
sjellin të dhëna të pakonfirmuara dhe jo rrallë kontradiktore. Megjithatë,
në dokumentacionin që disponojmë nuk mungojnë thëniet për dëshirat e
jugosllavëve, të cilët e konsideronin të mundshëm rrëzimin e Hoxhës. Por
edhe një regjim shqiptar i varur nga Bashkimi Sovjetik do të ishte më i
pranueshëm se sa regjimi i tanishëm i lidhur me Pekinin. Ambasadori
jugosllav në Bukuresht do t’i bënte të ditur një anëtari të misionit
diplomatik francez se “qeveria e tij kishte bërë mjaftë për pavarësinë e
Shqipërisë”, dhe shtonte më tej: “nuk është shumë vonë për ndarjen e
Shqipërisë ndërmjet Greqisë dhe Jugosllavisë”39. Punisa Peroviç - anëtar
i Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë dhe njëherazi
sekretar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Asamblenë e
Republikës Federative, nuk e mohonte mundësinë e një ndërhyrjeje
sovjetike në Shqipëri, apo të një revolte brenda vendit të inspiruar e
drejtuar nga sovjetikët. Por ai do të komentonte se revolta do të ishte e
pasuksesshme, sepse sovjetikët nuk kishin grupe apo personalitete që t’i
mbështesnin ata brenda vendit. “Miqtë e sovjetikëve dhe tanët gjithashtu,
u shpreh Peroviç, u kapën verën e shkuar dhe jugosllavët e dinë me siguri
që konspiratorët e ekzekutuar majin e shkuar po komplotonin në emër të
BRSS”40. Diplomati amerikan mendonte se politika më e mirë e
jugosllavëve ishte ajo e të priturit dhe jo e të nxiturit të revoltës dhe ky
37
NARA, File 767, Briggs (Athens) to Secretary of State, nr. 648, November 18,
1961.
38
NARA, File 767, Memorandum of Conversation, November 18, 1961.
39
Record of the U.S. Department of State relating to Internal Affairs of Albania,
19601963, Roll 1, Memorandum of Conversation on Situation in Albania, July 11, 1961.
40
Po aty, William D. Broderick – Second Secretary of American Embassy in
Beograd to the Department of State, December 5, 1961.
Konflikti shqiptaro-sovjetik në optikën e fqinjëve ... 183

qëndrim ishte bërë prezent nga ministri i Jashtëm i Jugosllavisë, së fundi,


në ambasadën amerikane në Beograd.
Në shtypin qendror jugosllav u botuan disa artikuj për raportet e
tensionuara sovjeto-shqiptare dhe gjendjen në Shqipëri. Në artikujt e
botuar, theksohej rrezikshmëria e situatës shqiptare për Ballkanin,
mospëlqimi i Jugosllavisë për shfrytëzimin e hapësirës ajrore jugosllave
nga aeroplanët sovjetikë që mund të sulmonin Shqipërinë, preferencat
jugosllave për të pasur një regjim pro tyre dhe në mungesë të tij, një
qeveri shqiptare pro sovjetike se sa pro kineze. Përfaqësues të
rëndësishëm të politikës jugosllave u shprehën publikisht se e
mbështetnin politikën e Shqipërisë për shtimin e lidhjeve të saj me
Perëndimin, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët italianë dhe
grekë. Diplomatë jugosllavë reaguan negativisht ndaj artikullit të
gazetarit amerikan të New York Times, Sulzberger, i cili shkruante për
një marrëveshje të Hrushovit me Naserin e Egjiptit, e cila drejtohej
kundër Shqipërisë. Diplomati jugosllav, Branko Karagjorgje do të
deklaronte në ambasadën amerikane në Beograd, se nuk kishte pasur
asnjë bisedim zyrtar dhe jo zyrtar për arritjen e një marrëveshjeje sovjeto-
jugosllave mbi Shqipërinë41. Sidoqoftë, të tjerë diplomatë jugosllavë si
këshilltari i ambasadës jugosllave në Washington, z. Ruziç do të pranonte
se, sovjetikët ishin përpjekur të bënin kauzë të përbashkët me
Jugosllavinë kundër Shqipërisë42. Bile propozime të tilla ishin bërë edhe
nga Bullgaria. Sipas diplomatit Ruziç, ato ishin refuzuar nga jugosllavët,
sepse ata donin të ruanin paqen dhe stabilitetin në Ballkan, ndërsa Rusia
po përpiqej që të largonte Hoxhën nga pushteti. Jugosllavia dhe Greqia e
konsideronin mosndërhyrjen në punët e Shqipërisë, si politikën më të
mirë që duhej të ndiqnin. Por diplomati jugosllav do të nënvizonte se
jugosllavët kishin mendim të ndryshëm nga ai i grekëve, kur vlerësonin
shkallën e rrezikut që sillte prezenca e Kinës në Shqipëri. Duket se
jugosllavët ishin të vendosur kundër pranisë së kinezëve në Shqipëri. Por
të dy këto vende kishin pika takimi kur binte fjala për mundësinë e
ndërhyrjes së ndonjë shteti tjetër fqinj të interesuar për Shqipërinë.
Diplomati amerikan kujton se, Roziç në këtë rast nënkuptonte Italinë.
Roziç shprehu dyshimin e qeverisë jugosllave për mundësinë e
41
Record of the U.S. Department of State relating to Internal Affairs of Albania,
1960-1963, Roll 1, Ambassy Belgrade to Department of State, January 11, 1962.
42
Po aty, File 767, Memorandum of Conversation, February 2, 1962.
184 Hamit Kaba

përdorimit të emigracionit politik shqiptar në Itali me qëllim që të


rrëzonin regjimin e Hoxhës. Dyshimet konkrete u hodhën mbi sekretarin
e dytë të ambasadës amerikane në Romë, shqiptarin Stefen Peters.
Sidoqoftë qeveria jugosllave e përshëndeste ofertën e Shqipërisë, për të
normalizuar marrëdhëniet e saj me vendet kapitaliste.
Si konkluzion, mund të thuhet se, konflikti shqiptaro-sovjetik i
viteve 60-të, krijoi një situatë të veçantë dhe të rrezikshme për sigurinë e
Shqipërisë dhe tërhoqi vëmendjen e shteteve fqinje të saj. Jugosllavia,
Greqia dhe Italia, përpunuan politikat e tyre specifike ndaj Shqipërisë, të
bazuara në interesat e tyre kombëtare dhe pozitën e tyre gjatë Luftës së
Ftohtë. Të tre shtetet u shprehën se e njihnin pavarësinë e Shqipërisë, por
ndryshe nga Italia dhe Jugosllavia, qeveria greke paraqiti kërkesën për
njohjen e autonomisë së minoritetit grek në Shqipëri. Ato e dëshironin
ndryshimin e regjimit komunist në Shqipëri, por secili prej tyre
dëshironte të krijonte një qeveri që do të mbështeste interesat e tij, gjë që
i çoi ata në mosmarrëveshje dhe në përpjekjet e tyre për ruajtjen e
gjendjes ekzistuese në Shqipëri. Modelimi i politikës italiane dhe greke
ndaj Shqipërisë u arrit nën ndikimin e fortë të NATO-s dhe Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, të cilat u shprehën për ruajtjen e pavarësisë
kombëtare dhe territoriale të shtetit shqiptar, si dhe përcaktimit prej tyre
të rolit të Shqipërisë si “faktor disuniteti” në konfliktin kino-sovjetik dhe
brenda botës komuniste në përgjithësi. Ndër vendet e trinomit ballkanik,
Jugosllavia u pa si vendi më i interesuar, për të sjellë ndryshimin e
regjimit komunist në Shqipëri, përmes “grushtit të shtetit” apo ndërhyrjes
së armatosur, me ose pa Bashkimin Sovjetik.

Summary

THE SOVIET – ALBANIAN CONFLICT AS SEEN BY ALBANIA’S


NEARBY COUNTRIES

The Soviet – Albanian crisis of 1960 – 1961 created a difficult and delicate
situation for Albania. The Albanian leadership found itself in front of several dilemmas
that included the existence of the Communist regime and the country’s national security.
Albania’s nearby countries, Yugoslavia, Greece and Italy showed a really active behavior
concerning the situation that was created. However, their politics towards Albania were
not symmetrical in their objectives and in their way of expression and execution. They
did not propose the alternative of dividing between them the Albanian territory, as they
Konflikti shqiptaro-sovjetik në optikën e fqinjëve ... 185

had done before. Even their positions concerning the Communist regime in Albania, the
possibilities of dethroning, maintaining or modifying this regime, were different.
Italy, Greece and Yugoslavia, just as they had done before, were implicated in a
“conflict of interests” showing their doubts openly and observing one – another with
distrust. Italy and Greece, two member countries of NATO, have often addressed their
options to the State Department, NATO etc. Inside the neighboring triangle, the politics
of Tito’s Yugoslavia were seen with a greater doubt by the Albanian leadership itself, the
two neighboring countries, and even by the United States and the Occident in general.
The danger that the Yugoslavian state represented for Albania had its source on
the bad relations between the two countries’ leaderships, the improved Soviet –
Yugoslavian rapports and the “free hands” policy that Yugoslavia had adopted, as a state
that was engaged in none of the two greatest blocs of the time – NATO and the Treaty of
Warsaw. However, leaving aside the dilemmas of the time, the Albanian leadership
remained Stalinist until the end. It was anchored behind Mao Zedung’s China. The
country’s continuity was also assisted by the unchanging rapports between East and West
under the Cold War, during which “crossing the fences” was almost impossible. The
Hungarian example in 1956 had been a clear indicator in that direction.
Nr.1-2 STUDIME HISTORIKE 2010

MARENGLEN VERLI

RRETH TRAJTIMIT TË ÇËSHTJES SHQIPTARE


NË JUGOSLLAVI NË RRAFSHIN BALLKANIK
(pas vitit 1945)

I. Rrënjët e problemit
Çështja e shqiptarëve në Jugosllavi, përkatësisht çështja e Kosovës,
çështja e shqiptarëve në Maqedoni, në Malin e Zi dhe në jugun e
Republikës së Serbisë në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore,
padyshim, është pjesë e çështjes shqiptare në tërësi, prehistoria e afërt e
së cilës zuri fill në vitin 1913, me copëtimin e njohur drastik të trojeve
shqiptare. Këtu nuk po llogarisim shfaqjen e pjesshme të kësaj çështjeje
në vitet e mëparshme, ku do të vlente të përmendej, në dekadën e tetë të
shekullit të XIX, pushtimi, aneksimi dhe spastrimi etnik i sanxhakut të
Nishit nga gati e gjithë popullsia shqiptare1.
Nën pushtimin serb dhe malazez shqiptarët e Kosovës e më gjerë,
pësuan nga e njëjta politikë e përsëritur në vitet 1913-19152. Jugosllavia e
Versajës, gjatë periudhës midis dy luftërave botërore, përkatësisht në
vitet 1918-1941, edhe pse kishte pranuar e nënshkruar Traktatin për
minoritetet të Lidhjes së Kombeve, anëtare e së cilës ishte, nuk pati
ndonjë qëndrim tjetër ndaj shqiptarëve. Madje në këtë periudhë u
institucionalizua dhe perfeksionua si kurrë më parë politika e spastrimit
etnik përmes dhunës e terrorit, shpronësimit, shpërnguljes masive dhe
kolonizimit sllav të viseve shqiptare, e njëherësh edhe e asimilimit të
shqiptarëve të krishterë, që nuk ishin të paktë jo vetëm në krahina
kompakte si Reka e Dibrës, por edhe në viset e Ohrit, Prespës,
1
Historia e Popullit Shqiptar, vëll. II, Akademia e Shkencave e Republikës së
Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë: “Toena”, 2002, f. 144, 147, 148; Sabit Uka,
Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë, vëll. III,
Prishtinë: 2004, f. 38-40; etj.
2
Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, Akademia e Shkencave e Republikës së
Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë: “Toena”, 2007, f. 424-428; Marenglen Verli,
Reforma agrare kolonizuese në Kosovë 1918-1941, Bon/Tiranë: “Iliria”, 1992, f. 9-21;
etj.
188 Marenglen Verli

Manastirit3 etj. Në këtë rast të dytë, veprimet e nisura më herët përmes


institucioneve fetare, shkollës dhe, së fundi, me anën e diferencimit social
e politik të shqiptarëve të krishterë nga shqiptarët e besimit mysliman, u
evidentuan si hapa jo pa efekt, rezultati i të cilave do të konsolidohej
gjatë dekadave në vijim.
Është për të vënë në dukje se në viset jugore të Shtetit Serbo-
Kroato-Slloven, përkatësisht në krahinat (njësi administrative) e Vranjës,
Shkupit dhe Manastirit, përndryshe në Banovinën e Vardarit (në vitet 30),
përveç shqiptarëve, pësoi keqtrajtim edhe popullsia sllave vendase, veçse
në këtë rast politika zyrtare e Beogradit synonte armiqësimin e saj me
shqiptarët, ndërprerjen e ndikimit të Bullgarisë dhe serbizimin e tyre.
Natyrisht në viset në fjalë jetonin edhe pakica të tjera kombëtare, të
vllehëve, turqve etj., ndaj të cilave gjithashtu pati politikë të diferencuar,
të llogaritur në bazë të koniunkturave të brendshme të shtetit dhe atyre
ndërkombëtare, veçanërisht të raporteve me shtet fqinje ose të rajonit, si
Greqia e Turqia4.
Dobësia e shtetit shqiptar të pavarur, në vitet 20-30-të, varësia e tij
në një masë të konsiderueshme nga Italia, si edhe politika e të
Mëdhenjve, në radhë të parë e Francës dhe për një periudhë të gjatë edhe
e Britanisë së Madhe, për të penguar penetrimin italian në Ballkan,
përcaktuan dimensionin maksimal të dhunës zyrtare të Beogradit mbi
popullsinë shqiptare5.
Shifrat e pasojave të politikës së përmendur janë domethënëse.
Gjatë dy dekadave rreth 300.000 shqiptarë u shpërngulën nga Jugosllavia,
në pjesën më të madhe nga Kosova dhe nga trevat shqiptare lindore6. Nga
viset qendrore e ato të periferive lindore e jugore të Banovinës së
Vardarit popullsia shqiptare u zhduk nëpërmjet shpërnguljes e asimilimit,
3
Po aty; Shqiptarët e Maqedonisë, Shkup: Meshihati i BI në RM, 1994, f. 97,
127, 133, 145, 315; Tahir Abdyli, Hasan Prishtina në lëvizjen kombëtare e demokratike
shqiptare 1908-1933, Prishtinë: “Rilindja”, 1990, f. 338.
4
Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë: “Koha”, 1998, f. 290-
300; Aleksandër Apostolov, Kolonizacijata na Makedonia vo stara Jugoslavija, Skopje:
“Kyлтура”, 1966, f. 151; T. Abdyli, vep. e përm., f. 229-231, 244, 248, 361; Historia e
Popullit Maqedonas, Shkup: “Flaka e vëllazërimit”, 1983, f. 202, 209-216, 221-227,
243; etj.
5
T. Abdyli, vep. e përm., f. 259, 322 etj.; M. Verli, vep. e përm., f. 181-183; etj.
6
Zamir Shtylla, “Aspekte të politikës së shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve nga
Kosova në vitet 1936-1941”, Studime historike, nr. 3, Tiranë: 1990; shih edhe: Dëbimet e
shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1977-1995), Prishtinë: “OIK”, 1997; etj.
Rreth trajtimit të çështjes shqiptare në Jugosllavi ... 189

ose u reduktua ndjeshëm. Në vise të tilla si Manastiri, Përlepi, Shkupi,


zona e Prespës, etj., raportet etnike të popullsisë u përmbysën në përmasa
drastike në dëm të popullsisë shqiptare. Nga ana tjetër u hodh fara e filloi
të kultivohej armiqësia midis shqiptarëve e sllavëve të atjeshëm, ndaj të
cilëve goditja vinte kryesisht nëse prireshin apo kishin preferenca për
Bullgarinë, ose, përndryshe, ishin pjesëmarrës në lëvizjen komite probullgare, e
cila ishte mjaft aktive në vitet 207.
Lufta e Dytë Botërore solli situata të reja në rajon e rrjedhimisht
edhe në trevat shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë Politike të vitit 1913.
Pjesa më e madhe e Kosovës së sotme dhe një pjesë e konsiderueshme e
viseve shqiptare lindore, sot të gjendura në pjesën perëndimore e
veriperëndimore të Republikës së Maqedonisë, pas vitit 1941 u aneksuan
nga Italia dhe u përfshinë në shtetin shqiptar të futur në suazat e
Perandorisë Italiane qysh në prill të vitit 1939. Edhe pse nën pushtim,
periudha në fjalë u konceptua si çlirim nga pjesa më e madhe e popullsisë
shqiptare, e cila siguroi rikthimin e pronave të prekura (të shpronësuara
ose sekuestruara) në vitet 1913-1941, administratë e shkolla shqipe, treg
të unifikuar, të drejtën e përdorimit të simboleve kombëtare etj8.
Është për të vënë në dukje se edhe pse Italia e Bullgaria ishin aleate
në Luftën e Dytë Botërore, trajtimi i popullsisë, përkatësisht sllave dhe
shqiptare në zonat respektive të pushtimit, kishte diferenca që në zonën
bullgare shkonin në dëm të popullsisë shqiptare9. Në këtë rast
ngjashmëria me periudhën e viteve 1916-1918 të Luftës së Parë Botërore
ishte e dukshme. Gjithsesi, aleatët e mëdhenj të bllokut antifashist,
SHBA, BRSS dhe Britania e Madhe, duke mos njohur ndryshimin e
kufijve të realizuar me dhunë nga vendet e Bllokut Fashist, i dhanë
7
Shqiptarët e Maqedonisë …, f. 361, 389, 399; Historia e Popullit Maqedonas …,
f. 212-223; N. Malcolm, vep. e përm., f. 275-300; Marenglen Verli, Kosova - sfida
shqiptare në historinë e një shekulli, Tiranë: “BOTIMPEX”, 2007, f. 111, 159, 175, 199;
T. J. Poreçki, Istina o Makedoniji kroz dokumentaciju, Beograd: 1922, f. 97; Reshat
Nexhipi, Shtypja dhe rezistenca shqiptare në Maqedoni nëpër shekuj, Manastir: 1996, f.
321; etj.
8
Po aty; shih edhe Historia e Popullit Shqiptar, vëll. IV, Akademia e Shkencave
e Republikës së Shqipërisë, Tiranë: “Toena”, 2009, f. 129-149; Lefter Nasi, Ripushtimi i
Kosovës (shtator 1944-korrik 1945), Tiranë: Shtypshkronja “Tirana”, 1994; Muhamet
Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë: 1997; Muhamet Pirraku, Ripushtimi
i Kosovës 1945, Prishtinë: “Dielli”, 1992; etj.
9
Historia e Popullit Shqiptar..., vëll.IV, f. 129-148; Shqiptarët e Maqedonisë ...,
f. 399; etj.
190 Marenglen Verli

mundësi PK Jugosllave me në krye J.B.Titon të merrte kontrollin e


lëvizjes komuniste dhe të rezistencës antifashiste në gjithë territorin e ish
Mbretërisë Jugosllave, duke shmangur në viset jugore ndikimin e PK
Bullgare, duke likuiduar nga pozitat drejtuese ata që prireshin drejt saj
dhe duke tërhequr në rolin e çirakut, PK Shqiptare dhe forcat antifashiste
të armatosura nën kontrollin e saj, edhe përtej kufirit të vitit 1913. Madje
për këtë arsye viset shqiptare e përgjithësisht trevat në krahun e djathtë të
lumit Vardar, u bënë vatra kryesore antifashiste e rezistencës10.

II. Trajtimi i çështjes shqiptare


në Jugosllavi pas Luftës II Botërore
Paslufta, periudha 1945-1990, i siguroi sllavëve të ish Banovinës së
Vardarit për herë të parë një njësi shtetërore të vetën, përkatësisht
Republikën e Maqedonisë, në kuadër të RSF Jugosllave. Popullsia e
quajtur dikur bullgare e gradualisht maqedone, falë dhe një lëvizjeje
kryesisht në emigracion që e kish iniciuar idenë prej kohësh, ndoshta
qysh më 1903, u njoh komb shtetformues dhe mori drejtimin e
administratës, ekonomisë, arsimit dhe çdo sektori tjetër të jetës11.
Komunistët maqedonë, të dyzuar midis dy klaneve kryesore të
Jugosllavisë, mbajtën qëndrim shovinist ndaj shqiptarëve. Në Republikën
e Maqedonisë këta, ndonëse përbënin rreth 1/3 e banorëve, mbetën një
popullsi e dorës së dytë, e paragjykuar, injoruar e keqtrajtuar, edhe pse
fillimisht, deri në vitin 1948, raportet shtetërore të Jugosllavisë me
Shqipërinë, ishin të tilla që situatën në fjalë e bëjnë të duket paradoksale.
Madje popullsia shqiptare, në Maqedoni, sikurse në Malin e Zi dhe në
komunat shqiptare në jug të Serbisë, u vu në një pozitë edhe më të
vështirë se në Kosovë12.
Për elitën e lartë politike të Jugosllavisë, nuk bëhej fjalë për t’i
bashkuar viset shqiptare në një njësi të vetme shtetërore. Mareshali Tito
10
Po aty; shih edhe L. Nasi, vep. e përm., f. 151; Masar Kodra, Shqiptarët e
Maqedonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944), Kumanovë: Makeдoнcka
ризница, 1996, f. 52, 115, 169, 177 etj.
11
Historia e Popullit Shqiptar, vëll.IV, vep. e përm., f. 339-371; shih edhe
Shqiptarët e Maqedonisë …, f. 451, 479, 509, 601; Marenglen Verli, Shqipëria dhe
Kosova – historia e një aspirate, vëll. II, Tiranë: “BOTIMPEX”, 2008, f. 15, 40, 43, 61;
M.Verli, Kosova sfida shqiptare…, f. 388; Zeqirja Idrizi, Pozita e shqiptarëve në
Maqedoni pas Luftës së Dytë Botërore, Tiranë: “Luma”, 2003, f. 15, 51, 71, 138; etj.
12
Po aty.
Rreth trajtimit të çështjes shqiptare në Jugosllavi ... 191

dhe pasuesit e tij, ndërsa synonin ekspansion në Ballkan dhe krijimin e


një shteti të madh, një konfederate në gadishull, ku do të përfshihej edhe
Bullgaria, e së paku si republika e shtatë e Jugosllavisë edhe Shqipëria,
bënin politikën e balancimit të orekseve shoviniste të elitave komuniste të
kombeve kryesorë sllavë për të ruajtur ekuilibrin e Federatës. Në këtë
kuadër, veçanërisht deri në Plenumin e Brioneve të vitit 1966, dhe pas
vitit 1981, republikat jugore të Federatës, Serbia, Maqedonia dhe Mali i
Zi, u toleruan të dhunonin maksimalisht elementin shqiptar13. Pasojat
ishin drastike: rreth 400 mijë të shpërngulur vetëm deri në vitin 1968,
braktisja ose profilizimi i papërshtatshëm ekonomik i viseve shqiptare
dhe rënia relative e konsiderueshme e të ardhurave për banor të paktën 2-
3 herë për popullsinë shqiptare, krahasuar me mesataren federative, pastaj
neglizhimi i zhvillimit të arsimit e kulturës shqiptare etj14.
Për këtë situatë të rëndë natyrisht kishte ndikuar edhe politika e
Republikave Veriore të Jugosllavisë. Deri në vitin 1991, Kroacia dhe
Sllovenia kalkuluan sipas interesave të tyre të ngushta çdo lëvizje e
pozicionim ndaj çështjes së shqiptarëve në RSFJ,. Qëndrimet e tyre në
fakt ishin rezultante e raporteve të klaneve serbo-malazeze dhe kroato-
sllovene nëpër dekada dhe synimi për rol parësor në Federatë. Gjithsesi
interesimi i pamjaftueshëm i elitave politike të Republikave Veriore gjatë
viteve 80-të për çështjen shqiptare, kur në skenën politike jugosllave nuk
kishte më figura të formatit të Eduard Kardelit (vdekur më 1979) dhe
Josif Broz Titos (vdekur më 1980), të afta për të ruajtur ekuilibrin,
dëshmon se atyre problemi u dukej i largët dhe irracional. Vetëm nga
fundi i viteve 80-të, në Zagreb e Lubjanë filloi të kuptohej se ishte fjala
për vetë ekzistencën e Federatës, por ishte tejet vonë sepse ndërkohë lufta
ishte në prag. Pas kësaj, rivlerësimi i shqiptarëve dhe çështjes së tyre do
të diktohej nga situata e re dhe konflikti etnik që shkërmoqi
Jugosllavinë15.
Në periudhën 1945-1948 Shqipëria e ndodhur nën tutelën
jugosllave, edhe pse ishte e informuar për gjendjen e shqiptarëve matanë
kufirit, nuk mund ta ngrinte çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi. Shumë
13
Po aty.
14
Z. Idrizi, vep. e përm., f. 51, 96, 111, 138; Shqiptarët e Maqedonisë…, f. 451,
479, 499, 509, 577, 601; etj.
15
Bernard Lory, Europa Ballkanike nga 1945 në ditët tona, Tiranë: “Dituria”,
2007; Stipe Mesiç, Si është shkatërruar Jugosllavia, Tiranë: “55”, 2007; Mark Mazower,
Ballkani, Një histori e shkurtër, Tiranë: Skanderbeg Books, 2010, f. 151, f. 249.
192 Marenglen Verli

shumë flitet për ndonjë bisedë konfidenciale të Enverit me Titon ku zihej


në gojë vetëm Kosova, madje vetëm në aspektin e përkatësisë territoriale,
por jo edhe për politikën e trajtimit të popullsisë16.
Gjithsesi edhe periudha pas vitit 1948 e la përgjithësisht jashtë loje
Tiranën zyrtare, për të vepruar me efektivitet në mbrojtje të bashkë-
kombësve matanë kufirit. Shqipëria vetë, në fakt nuk kish në asnjë aspekt
potencialin, jo për zgjidhjen, por as për ngritjen në forume
ndërkombëtare të çështjes së trajtimit të shqiptarëve në Jugosllavi.
Ndërsa miqtë e saj të “mëdhenj”, të viteve 1948-1978, apo aleatët
strategjikë, BRSS fillimisht dhe më pas R.P. e Kinës, kishin arsye të mos
preknin interesat e RSF Jugosllavisë, herë për politikë rajonale, e bilanc
të forcave midis dy blloqeve, herë për sentimente pansllaviste, herë për
strategji të përkrahjes së “bllokut të të paangazhuarve”, apo “botës së
tretë”, ku e kish rreshtuar Jugosllavinë Mareshali Tito, herë për alergji
për të trajtuar, pale më për të ndërhyrë në të mirë të zgjidhjes së
problemeve të minoriteteve (edhe pse shqiptarët në fakt s’ishin minoritet
në Jugosllavi, e po kështu edhe brenda Republikës së Maqedonisë) etj17.
Pas vitit 1978, Shqipëria u izolua si asnjëherë më parë dhe, e
mbetur në vështirësi deri për ekzistencë, si edhe e varur në përmasa të
paimagjinueshme nga tregtia me kliring me Jugosllavinë për mallrat më
të domosdoshme, natyrisht nuk mund të bënte më tepër se një luftë
verbale me Jugosllavinë për çështjen e bashkëkombësve të vet atje, të
destinuar vetëm për veshët e popullsisë në Shqipëri, por jo edhe për
përplasje e luftë reale në forumet ndërkombëtare18.

III. Trajtimi i çështjes shqiptare nga shtetet


e Ballkanit dhe faktori ndërkombëtar
Greqia, e cila për një gjysëm shekulli ishte luhatur midis
moskokëçarjes, ose vëmendjes së pakët për fqinjin verior, të kushtëzuar
nga shumë probleme të tjera, dhe simpatisë për Serbinë e ortodoksizmin,
pas Luftës së Dytë Botërore, pati përballë një Jugosllavi Socialiste
16
Enver Hoxha, Titistët, Tiranë: “8 Nëntori”, 1981.
17
N. Malcolm, vep. e përm., f. 327, 332-334; M. Verli, Kosova sfida shqiptare …,
f. 380; E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë: “8 Nëntori”, 1990, f.
559-635; etj.
18
Po aty; shih edhe Shtypi botëror rreth ngjarjeve në Kosovë, Tiranë: “8
Nëntori”, 1981; Ç’thonë dhe ç’mendojnë kosovarët, Tiranë: “8 Nëntori”, 1982; Gazeta
Zëri i Popullit, Tiranë: 1980-1991.
Rreth trajtimit të çështjes shqiptare në Jugosllavi ... 193

Federative armike, të paktën deri në vitin 1949. Vetëm trysnia sovjetike


do të ndryshonte raportet, që u riformatuan pozitivisht në Bled, në
gushtin e vitit 1954, me arritjen e Paktit Ballkanik midis Jugosllavisë,
Greqisë dhe Turqisë, edhe pse kjo strukturë politike delikate do të
asgjësohej shpejt, pas një viti nga çështja qipriote, që armiqësoi Greqinë
me Turqinë, dhe nga riafrimi i Beogradit me Moskën. Në vijim, edhe pse
raportet e Beogradit me Athinën nuk ishin të këqia, republika jugosllave
më jugore me emrin Maqedoni mbeti për Greqinë “halë në sy”. Ky emër
do të bëhej “mollë sherri” e gangrene, veçanërisht pas vitit 1990, në
marrëdhëniet bilaterale greko-maqedone duke mbetur kështu deri në ditët
tona. Gjithsesi, Greqia asnjëherë si mori në konsideratë pozitivisht
shqiptarët e Maqedonisë, çështjen e tyre, madje edhe vetëm problemin e
të drejtave njerëzore të tyre. Nuk mund të ndodhte ndryshe përderisa elita
politike e Greqisë së pasluftës së Dytë Botërore, bartëse e ideve ekstreme
nacionale e fetare të njohura ndaj kombit shqiptar, ndodhej në kampin e
kundërt politik me Shqipërinë komuniste të E. Hoxhës, madje kishte
konservuar “gjendjen absurde të luftës” me të, për të zhdukur përgjithnjë
“çështjen çame” dhe për të ëndërruar më tej për Shqipërinë e Jugut, dhe
për aleancën me vëllezërit ortodoksë serbë (përkohësisht komunistë)19.
Raportet shqiptaro-rumune shquhen për një “prehistori” pozitive.
Diaspora e hershme shqiptare në viset që u përfshinë në shtetin e pavarur
të Rumanisë, kishte kontribute të shquara në jetën politike, ekonomike,
kulturore etj. Rumania gjatë shek. XIX u bë streha e një kolonie të
fuqishme shqiptarësh me kontribut të shquar në Rilindjen Kombëtare
Shqiptare. Më pas Bukureshti zyrtar mbështeti krijimin, njohjen dhe
konsolidimin e Shqipërisë së pavarur dhe, pas vitit 1920, u kujdes pranë
regjimit të Tiranës, për mirëtrajtimin e pakicës vllahe në Shqipëri20.
Raportet midis dy shteteve ishin normale gjatë gjithë periudhës midis dy
luftrave botërore, por për çështjen e shqiptarëve autoktonë në Jugosllavi e
Greqi, Rumania nuk rezulton të jetë prononcuar.
Rumania e Pasluftës Botërore, i ruajti marrëdhëniet normale me
Republikën e Shqipërisë, aq më tepër se bënin pjesë të dyja në “Kampin
socialist”. Por Republika e Rumanisë, e ndjeshme ndaj problemit të
19
Historia e Popullit Shqiptar, vëll.IV, f. 258, 407-417; shih edhe Beqir Meta,
Tensioni greko-shqiptar 1939-1949, Tiranë: “GEER”, 2002; Beqir Meta, Shqipëria dhe
Greqia 1949-1990, Tiranë: “Globus R”, 2007; Beqir Meta, Tragjedia çame, Tiranë:
“KLEAN”, 2010; B. Lory, vep. e përm., f. 63, 194; etj.
20
Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, f. 58, 272.
194 Marenglen Verli

minoriteteve, që dëshironte ta konsideronte temë tabu, ishte dhunuese e


minoriteteve serbe e gjermane të Banatit rumun, ndaj, ndonëse aktive në
fushatën për denigrimin e Jugosllavisë pas vitit 1948, për shkak të
servilizmit ndaj BRSS, çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi nuk mund ta
prekte, aq më tepër se një gjë e tillë nuk dëshirohej as nga Moska. Më pas
në vitet 60-të qëndrimi i saj ndaj RSFJ, e veçanërisht Serbisë së pas
viteve 90-të, herë për shkak të frikës nga politika agresive e Moskës e
herë për shkak të alergjisë ndaj Hungarisë, me të cilën kishte probleme të
vjetra, të dala në sipërfaqe më 1985, u bë miqësor. Rumania mbajti
raporte miqësore edhe me Tiranën zyrtare, veçanërisht në vitet 60-80-të,
dhe vijoi ta mirëtrajtojë diasporën shqiptare në Rumani, por, për çështjen
shqiptare në ish Jugosllavi, ajo edhe sot e kësaj dite është jo në krahun e
shqiptarëve. Duket se afrimi i Bukureshtit zyrtar me Shqipërinë pas vitit
60-të, pjesë e ripozicionimeve në kampin komunist, u bë natyrisht në
lidhjen e atyre që kundërshtonin Moskën brenda “kampit socialist”,
(Rumania konfliktohej për probleme ekonomike, por nuk harronte edhe
humbjen e Besarabisë dhe Bukovinës), por ndoshta edhe me konsensusin
e heshtur për mosprekjen kurrë të çështjes së “pakicave”21.
Interesant ishte edhe pozicioni i Bullgarisë ndaj çështjes shqiptare.
Prehistoria e marrëdhënieve shqiptaro-bullgare në hulinë e traditës
historike, me piketa të dukshme gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare
Shqiptare, përgjithësisht kishte qenë pozitive. Pas krijimit të shtetit
shqiptar, Bullgaria, e armiqësuar me Serbinë e Greqinë qysh në vitin
1913, kur u përlesh me të gjithë fqinjët në kuadër të Luftës së Dytë
Ballkanike, planifikoi një aleancë serbo-bullgare-shqiptare dhe gjithashtu
e përdori territorin e Shqipërisë për çetat e komitëve bullgaro-maqedonë.
Bashkëpunimi i tyre me irredentistët kosovarë dhe eventualisht me
opozitën në Shqipëri, ose kërkesa e pamiratuar nga Tirana zyrtare për të
njohur popullsinë e Gollobordës si minoritet, gjithsesi nuk çuan në
ndonjë keqësim të dukshëm të raporteve midis dy vendeve22. Por
qëndrimi i armatës bullgare ndaj shqiptarëve në viset e okupuara, qoftë
në vitet 1916-1918, qoftë në vitet 1941-1944, meritonte shumë kritika23.
Pas Luftës së Dytë Botërore, përfshirja e të dy shteteve në “Kampin
Socialist” i forcoi marrëdhëniet bilaterale, që pas vitit 1948 do të ishin
21
Po aty, f. 240, 254; S. Mesiç, vep. e përm.; B. Lory, vep. e përm., f. 151, 194.
22
Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, f. 48, 55, 428.
23
Po aty, f. 435, 438.
Rreth trajtimit të çështjes shqiptare në Jugosllavi ... 195

edhe më të ngrohta. Për kuriozitet do të përmendim se një shtetase


shqiptare, Agllai Zoto, e martuar me një shtetas bullgar, do të arrinte deri
në detyrën e zv.ministres në dikasterin e Drejtësisë në Sofje24. Por
përgjithësisht Sofja zyrtare, ndjekëse besnike e politikës së Moskës, gjatë
gjithë periudhës së pasluftës deri në vitin 1990, nuk do të prononcohej
për çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi25. E interesuar në dy dekadat e
fundit, veçanërisht për situatën në Maqedoni, ajo i ka marrë në
konsideratë shqiptarët e kësaj republike si një faktor i paanashkalueshëm.
Po për këtë arsye, ajo ka vëzhguar me vëmendje edhe zhvillimet në
Kosovë dhe bën pjesë ndër shtetet e “grupit të dytë” që e kanë njohur
Republikën e Kosovës më 20 mars 2008, rreth një muaj pas shpalljes së
saj që ndodhi më 17 shkurt 2008, edhe pse ekziston opinioni se kjo lidhet
me përfshirjen e saj në BE (1 janar 2007) dhe NATO (29 mars 2004) dhe
me ekzistencën e raporteve jo të mira nga e kaluara midis Sofjes dhe Beogradit.
Qëndrimi i faktorit ndërkombëtar apo demokracive perëndimore, në
periudhën në fjalë u përcaktua nga gjeostrategjia e tyre dhe lufta e
blloqeve, që e vlerësonin Shqipërinë bastion të stalinizmit dhe shqiptarët
në Jugosllavi element me potencial destabilizues për Federatën, që duhej
ruajtur për të minuar “kampin socialist”. Ndoshta brezi i pasluftës
botërore i diplomatëve perëndimorë e shikonte çështjen nga
këndvështrimi tradicional, i ngulitur veçanërisht gjatë “Luftës së Ftohtë”
dhe nuk kishte as qartësi gjeopolitike, as njohjen e nevojshme për
çështjen shqiptare, për ta vlerësuar atë me realizëm, rrjedhimisht edhe
gjithë situatën në rajon26.
Pikërisht për sa thamë më sipër, kur Lindja komuniste u gjunjëzua
përballë Perëndimit demokrat, dhe Federata Jugosllave, e mbajtur në
këmbë përmes kredive me shumicë, të siguruara edhe me mjeshtërinë e
një ekuilibristi si mareshali Tito, u shpërbë, qëndrimi i faktorit
ndërkombëtar ndaj shqiptarëve filloi të ndryshonte, përfshi edhe
24
TV-Klan, Emisioni “Histori me zhurmues”, 18.12.2010, Intervistë e gazetarit
Pandi Laço me zonjën Agllai Zotaj.
25
Historia e Popullit Shqiptar, vëll. IV, f. 147, 239.
26
N. Malcolm, vep. e përm., f. 368-369; M. Mazower, vep. e përm., f. 128-153;
Janusz Bugajski, Ngritja e Kosovës, Prishtinë: “KOHA”, 2006, f. 11-13; M. Verli,
Shqipëria dhe Kosova …, f. 61, 281, 302-321; etj.
196 Marenglen Verli

qëndrimin ndaj shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë27. Rivlerësimi i


faktorit shqiptar dhe hapat në të mirë të zgjidhjes së çështjes kombëtare
shqiptare janë varur e do të varen natyrisht edhe nga pesha, përkatësisht
niveli, apo standardet, me të cilat ai është prezantuar e do të prezantohet
para botës së sotme demokratike, predispozitat e së cilës globalisht, pa
hyrë këtu në diferencimet e natyrshme, janë pozitive në mënyrë të
padiskutueshme. Sot Fuqitë Euroatlantike i mbajnë në vëmendje
problemet shqiptare, sepse shqiptarët kanë një vend të rëndësishëm në
ndërthurjen e politikave gjeostrategjike në Ballkan. Faktoi vendimmarrës
ndërkombëtar e vuri në rrugën e zgjidhjes çështjen e Kosovës dhe është
treguar shumë i interesuar për çështjen e trajtimit të shqiptarëve në
Maqedoni, Serbi e Malin e Zi28.
Pa u ndalur në diferencat, zhvendosja e dukshme e Fuqive Perëndimore
nga qëndrimet e vjetra gjatë dy dekadave të fundit për problemet
shqiptare përgjithësisht, si edhe impenjimi i tyre serioz për stabilitet në
Shqipëri në vitet 90-të, në Kosovë në vitin 1999 edhe me armë, dhe në
Maqedoni më 2001 etj., përbëjnë një shans të madh për shqiptarët kudo
që ndodhen, por edhe për sigurinë e stabilitetin në rajon. Përveç Rusisë
që mbetet ende aleat i forcave konservatore e shoviniste sllave dhe, me sa
duket, është e interesuar për një Ballkan të destabilizuar, të gjithë të
mëdhenjtë perëndimorë, në një masë ose në një tjetër, janë të pozicionuar
ndryshe. Ata objektivisht përkrahin zgjidhje të cilat kanë të ardhme
pozitive për kombin shqiptar, kudo ku ndodhet29. Problemet e mëdha
globale, të shtruara për zgjidhje, ka shenja se po ndërgjegjësojnë edhe ata
që s’kanë qenë ndonjëherë përkrah shqiptarëve, se duhen kapërcyer
kontradiktat dhe se bashkëpunimi pragmatist, por edhe transformimi masiv
psikologjik, janë elemente, të cilat po e ridimensionojnë pozitivisht edhe
27
Po aty; shih edhe Jens Reuter & Konrad Clewing, Der Kosovo konflikt,
Ursochen Verlaut, perspektiven, München: “Wieser Verlog”, 2000, f. 171, 187, 227,
247, 305, 321; etj.
28
Po aty; shih edhe Esat Stavileci, Kosova nën administrimin ndërkombëtar,
Gjakovë: Shtypshkronja “PROGRAF”, 2000, f. 28; Edita Tahiri, Konferenca e
Rambujesë (Procesi negociator dhe dokumentet), Pejë: “Dukagjini”, 2001, f. 10, 13, 22;
Sylë Ukshini, Kosova dhe Perëndimi, Prishtinë: “KOHA”, 2001, f. 87, 109, 113, 247; etj.
29
J. Reuter& K.Clewing, Der Kosovo konflikt ..., f. 187, 213, 227, 321, 335, 381,
395, 417, 429, etj.; shih edhe Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova (shënimet e një
diplomati), Tiranë: Shtypshkroja “Eriko Kuço”, 2007, f. 23, 28, 132, 159, 542, 547; etj.
Rreth trajtimit të çështjes shqiptare në Jugosllavi ... 197

faktorin shqiptar, duke shpejtuar zgjidhjen bashkëkohore të çështjes


shqiptare30.
Gjithsesi shqiptarëve u duhet të ndreqin me ngut të metat e tyre, të
dëshmojnë qytetërim, unitet, aftësi qeverisëse, vlera të demokracisë etj.
Shkurt, të shfaqen si një faktor me peshën maksimale në peshoren e
gjeopolitikëve ballkanike. Është koha për të nxituar në rrugën e duhur që
të siguron vendin e kërkuar dhe partneritet të denjë.

Summary

ON THE TREATMENT OF THE ALBANIAN ISSUE IN YUGOSLAVIA


ON A BALKAN LEVEL (AFTER 1945)

The issue of the Albanians in Yugoslavia, undoubtedly part of the Albanian issue in
its entirety, started with the drastic disintegration of the Albanian territories.
By institutionalizing and intensifying the policy of ethnic cleansing in the annexed
Albanian regions, Yugoslavia legitimated, between the two Wars, the struggles of the
native Albanian population towards the obtainment by all means of their human and
national rights.
After World War II, the Yugoslavian political elite followed the policy of balance
between the republics, in order to maintain the equilibrium of the Federation. In that
scope, especially until the Brioni Plenum of 1966, and after 1981, the southern republics
of the Federation, Serbia, Macedonia and Montenegro, were tolerated to maximally
aggress the Albanian element. On the other hand, the position of the northern republics
of Slovenia and Croatia would be resultant of the relations between the Serbian –
Montenegrin and Croatian -Slovenian alignments. However, for a long time, their
interest on the Albanian issue was insufficient. It wasn’t until the end of the ‘80s, when
the dissolution of Yugoslavia started making surface, that the Albanian factor would be
reevaluated and the issue would be considered seriously.
During 1945 – 1948 Albania, which was under the Yugoslavian tutelage, despite
being aware of the condition of the Albanians across the border, could not raise the issue
of the Albanians in Yugoslavia. However, even the phase that followed 1948 left the
official Tirana generally out of the game of an effective action that would defend the
compatriots across the border.
The rest of the Balkan countries, Greece, Bulgaria and Rumania, regardless of the
tradition and the historical links, or the various relations with the Albanian Republic,
neglected or remained silent for many years regarding the issue of the Albanians in
Yugoslavia.

30
Po aty.
198 Marenglen Verli

The position kept by the Great Powers, or the western democracies was determined,
during this period, by their regional geostrategic interests, which, during the last two
decades generally favored the Albanians.
Nr.1-2 STUDIME HISTORIKE 2010

REFERATE E KUMTESA

VALENTINA DUKA

NGA PRESIDENCA NË MONARKI: ÇËSHTJE


TË LEGJITIMITETIT∗

Kalimi i Shqipërisë në sistemin monarkik të qeverisjes, në vjeshtë


të 1928-ës, ishte në fakt kalim në një sistem më afër tradicionales dhe më
të pranueshëm për shqiptarët, se sa sistemi republikan. Mbështetës i kësaj
filozofie, Faik Konica, në gusht të 1928, duke lobuar për Zogun mbret në
radhët e diasporës shqiptare të Amerikës, shprehej:
“Përgjithësisht, në të tridhjet-e-tre vjet përvojtjesh, s’kam hasur
pothuajse asnjë i cili të ketë qënë republikan. Për shëmbëll, këtu në
Amerikë, në më të shumtat shtëpi që kam vizituar kam parë fytyrën e
Prins Wied–it; dhe një bandë muzike, që tani nuk është më, kish emrin
“Banda e Mbretëreshës Sofi”. Veçan intellektualët, ose të veqojturit
ashtu, më janë çfaqur n’Itali, n’Austri dhe gjetkë, monarqistë të tërbuar.
Tregomëni një “intellektual”, dhe jam gati të ju jap emrat e kandidatëve
që ay ka përkrahur për fronin e Shqipërisë”... “Sa për mua personalisht,
siç kam thënë dhe shkruar shumë herë në kohët e shkuara te “Dielli”
dhe gjetkë, jam i mendjes se forma s’ka aqë rëndësi sa njerëzit. Ka
republika të liga dhe të mira. Ka monarqi të liga dhe të mira”1.
Republika Shqiptare, e themeluar prej Zogut në fillim të vitit 1925,
ishte pasqyrim i një lëvizjeje të zgjuar të tij, jo vetëm po të mbahet
parasysh realiteti politik shqiptar, por edhe rrethanat ndërkombëtare të
kohës. Në vitin 1925, kur zotëronte shumicën e pushtetit në Shqipëri,
Zogu mund të ishte vetëshpallur me lehtësi mbret dhe ndoshta do të
kishte ndërtuar një shtet që në fillim më të qëndrueshëm, por, duke u
nisur nga fakti se vendi sapo kishte dalë nga përvoja e një revolucioni të

Kumtesë e mbajtur në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë:
“Monarkia Shqiptare, 1928-1939”, organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë
dhe Sporteve, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Muzeu Historik
Kombëtar, Tiranë, 1 shtator 2008.
1
“Lëvizja monarqike në Shqipëri: një intervistë me z. F. Konitza”, Dielli, Boston:
24 gusht 1928, nr. 5000–(793), f.2.
200 Referate e kumtesa

majtë, siç ishte Revolucioni i Qershorit, ai nuk dëshironte t’u jepte


shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar përshtypjen se ishte një konservator i
pandryshueshëm që mendonte vetëm për interesin vetjak dhe jo për atë të
vendit të tij.2
Por, mendojmë se ka edhe një arsye tjetër të rëndësishme jo shumë
e elaboruar nga historiografia shqiptare dhe ajo e huaj, çka e detyroi
Zogun që fillimisht të pranonte postin e presidentit të Shqipërisë. Me këtë
veprim ai dëshironte t’i hiqte legalisht, çdo mundësi princit shqiptar me
origjinë gjermane Vilhelm Vid që asnjëherë nuk kishte abdikuar, të
drejtën për t’u rikthyer në fronin mbretëror të Shqipërisë.
Çështja e Vidit ishte një çështje shumë delikate, dhe sipas ministrit
amerikan në Tiranë, Hart, Zogu dhe ekipi i tij ishin vazhdimisht të
shqetësuar kur ishte fjala për projektin politik të kurorëzimit të
Presidentit si mbret i Shqipërisë. Sipas mendimit të specialistëve të së
drejtës ndërkombëtare afër Zogut, me shpalljen e Republikës Shqiptare, u
suprimua plotësisht forma monarkike e qeverisjes në Shqipëri, që ishte
sanksionuar nga Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, e
mbledhur në Londër më 1913. Kjo tashmë përbënte një fakt të pranuar
nga të gjitha shtetet e mëdha dhe të vogla, të cilat akredituan
përfaqësuesit e tyre pranë Presidentit të Shqipërisë. Vendosja e sistemit
republikan sipas shtypit pranë Zogut, jo vetëm që e aboloi sistemin
princor shqiptar, por çfarë përbënte rëndësi të madhe, ky abolim u njoft
nga e gjith bota duke siguruar de jure e de facto suprimimin e princërisë
shqiptare (të Vidit-V.D.).”3 Pavarësisht nga kjo, Zogu në këtë çështje
tregoi kujdes të veçantë. Ai i trembej gjetjes së ndonjë hapësire tjetër
ligjore nga Fuqitë e Mëdha për rikthimin e Vidit në fronin e Shqipërisë.
Si rrjedhim, lëvizjet e tij për të fituar kurorën mbretërore shqiptare
gjatë periudhës së parë të aktivitetit politik në krye të shtetit shqiptar
ishin kryesisht të ngadalta dhe shumë të matura. Zogu dhe ndihmësit e tij
mendonin se ishte e domosdoshme fillimisht të luftonin për të bindur
Fuqitë e Mëdha si dhe për të siguruar mbështetjen e tyre për arritjen e
këtij objektivi. “... ndrrimi i Regjimit ësht më tepër një çështje që duhet
studiue nga pikpamja e marrëdhënieve të jashtme me Shtetet e tjerë,
2
Bernd J. Ficher, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë:
“Çabej”, 2004, f.143.
3
Malo Krimshi, “Monarkia në Shqipni e pretendimi absurd i Princ Wied–it”,
Gazeta Telegraf, 30 gusht 1928, nr. 54, f.1.
Referate e kumtesa 201

shkruante gazeta proqeveritare, “Telegraf” më 10 gusht 1928, se sa nga


pikpamja e rregullimit të brendëshmë të qeveris.. siç dihet përgjithësisht
që në çdo rast të ndrimit të qeverimit, shtetet e tjerë e mbajnë për vete të
drejtën më të plotë që t’a njohin ose jo ndryshimin.”4
Fillimisht, Zogu, në shërbim të idesë së tij për t’u bërë mbret i
Shqipërisë, siguroi mbështetjen e Italisë, aleatja e tij kryesore
ndërkombëtare, si dhe të një pjese të mirë të shtypit italian. Shteti dhe
media italiane, luajtën një rol krucial si në bindjen e kancelarive të tjera
evropiane ashtu edhe të opiniont publik evropian, të dy këta faktorë
shumë të rëndësishëm për t’i dhënë Zogut jo vetëm fronin por edhe
jetëgjatësinë e tij. “Përgatitje të nxehta po bëhen në Tiranë për
Asamblenë Konstituante dhe prokllamimin e Ahmet Zogut Mbret i
Shqipërisë. Gazetat italiane salutojnë simpathikisht ngjarjen se nënë
regjimin manathik (monarkik – V.D.) dhe nën udhërimin e A. Zogut,
Shqipëria do të arrijë plotësiht bashkimin kombëtar dhe politik dyke
çvilluar qytetërimin e saj ca më shumë.” shkruhej në faqet e gazetës
“Zëri i Korçës”.5
Pas Italisë dhe me mbështetjen e saj, Zogu iu drejtua anglezëve,
duke dëshmuar me këtë veprim rëndësinë dhe ndikimin e madh që ai i
njihte Londrës në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Zogu president
u përpoq ta bindte diplomacinë angleze se monarkia ishte e
domosdoshme për Shqipërinë, pasi forma republikane e qeverisjes nuk
garantonte sigurinë e duhur për një shtet të ri, i cili sapo dilte prej
trazirave. Kurora, e cila, sipas stafit të Zogut, do të përbënte një autoritet
të përhershëm mbi konfliktet e interesave personale të klaneve politike
shqiptare, do të siguronte idenë e vazhdimësisë dhe do të krijonte
stabilitetin e përgjithshëm për të cilin kishte aq nevojë Shqipëria. Kjo ide
tashmë kishte siguruar një mbështetje relativisht të fuqishme në radhët e
elitës politike të kohës, gjë që e venë në dukje edhe diplomatët e huaj në
Tiranë. Arsyetime interesante rreth këtij argumenti u shpalosën edhe në
një pjesë të mirë të shtypit shqiptar të kohës. “...forma republikane e
qeverimit, shkruante “Telegraf”, dolli pas tre vjet provimi, e
papajtueshme me nevojat më esenciale politike të vendit, i cili gjendet në
një situatë të tillë, të brendëshme dhe të jashtme, sa të ketë nevojë për
4
“Ndrrimi i regjimit ësht më tepër një çështje me rëndësi të jashtme se sa të
brendëshme”, Telegraf, Tiranë: 10 gusht 1928, nr. 147, f.1.
5
“Shqipëria nënë regjimin monarkik”, Zëri i Korçës, Korçë: 25 gusht 1928, nr.
322, f.1.
202 Referate e kumtesa

një qeveri me autoritet më të madh dhe më të njohur. Partizanët, - midis


të cilëve numurohen njerëzit më të shënuar dhe aktive të jetës politike në
Shqipëri, - të kësaj ideje që po përhapet me tepër dita me ditën, janë të
bindur që Statuti i Republikës i hartuem në kohra anormale, gadi të
nesërmen e trazirave dhe përmbysjeve, duhet ndryshuar radikalisht në
një mënyrë të tillë që t’i japë Shqipërisë një kryesi të Shtetit më të naltë
dhe më të pushtetëshme.”6
“Mbreti, shkruante nga ana tjetër gazeta “Kombi”, nuk ka më
shumë fuqi se presidenti. Ka mbretër që kanë të njëjtat fuqi sa presidenti
dhe ka mbretër që u është kufizuar fuqia. I vetmi ndryshim midis
presidencës dhe mbretërisë, është se mbreti zgjidhet përjetë dhe është i
trashëgueshëm, kurse presidenti zgjidhet për një kohë të caktuar. Por
nëse kjo e fundit është e mundur në republika të përparuara, të cilat
kanë shumë njerëz të zotë, kjo nuk vlen për Shqipërinë.... Mbretëria
krijonte kushtet që të futeshin në punë njerëzit më të zotë, zhduk
abuzimet dhe klientelizmat.”7
Londra ishte skeptike ndaj arsyetimeve të paraqitura nga ekipi i
Zogut lidhur me domosdoshmërinë e vendosjes së monarkisë si garante e
vazhdimësisë dhe stabilitetit të Shqipërisë, pasi ajo u trembej
bajraktarëve të Veriut, historikisht rebelë e të pabindur, si dhe druhej se
mos ndryshimi i formës së qeverisjes mund të shkaktonte shqetësime
edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. 8
Por, Zogu i deklaroi Sir Robert Hodgeson-it, në atë kohë ambasador
i Britanisë së Madhe në Shqipëri, se ai ishte i bindur se, përveç italianëve
që e mirëpritnin këtë ndryshim, dashamirës ndaj këtij plani ishin edhe
grekët, me të cilët marrëdhëniet në përgjithësi ishin të mira. Gjithashtu, ai
u përpoq të sqaronte diplomatin e lartë të Mbretërisë së Bashkuar se
kishte marrë përgjigje neutrale dhe dashamirëse edhe prej pjesës tjetër të
Europës.9
Megjithatë, më në fund, diplomacia britanike dhe ajo europiane në
tërësi, të bindura edhe nga diplomacia italiane, tejet aktive në këtë mes, si
dhe të etura për të parë një Ballkan të qëndrueshëm, u pajtuan për t’i
hapur dritën e gjelbër ndryshimit të formës së qeverisjes në Shqipëri. “Sa
6
“Çështja e regjimit po çilet sërish”, Telegraf, Tiranë: 5 gusht 1928, nr. 144, f.1.
7
“Ndryshime midis Republikës dhe Mbretnis Kostitucionale”, Kombi, Tiranë: 19 gusht
1928, f.1-2.
8
B.J. Fischer, vep. e përm., f.147.
9
Po aty, f.148.
Referate e kumtesa 203

për çështjen e përshtypjes që do të bëjë te shtetet e hueja ndrrimi i


regjimit t’onë, informohet nga burime të sigurta, se ësht pritur
përgjithësisht pa kundërshtim. Bile, disa nga shtetet ma me rëndësi, kanë
çfaqur qysh tash pëlqimin e tyne mbi ndrrimin e regjimit” shkruante
gazeta “Shekulli i ri”.10
Nga ana tjetër, fqinja veriore e Shqipërisë, Jugosllavia, e njoftuar
me shumë vonesë për veprimin e Zogut, fillimisht refuzoi të jepte
pëlqimin duke nënvizuar se ajo priste evolucionin e ngjarjeve11. Gjendja
me jugosllavët mbeti përkohësisht e bllokuar në pritje të datës së
realizimit të ndryshimit. Por në fund të gushtit 1928, edhe lajmet që vinin
nga Jugosllavia për këtë çështje, ishin pozitive. Gazetat jugosllave, i
komentonin zhvillimet në Shqipëri me një gjuhë korrekte e, madje edhe
pozitive. Një ministër i kabinetit kishte deklaruar se qeveria jugosllave, si
gjithë të tjerat, nuk ishte lajmëruar zyrtarisht mbi shpalljen e monarkisë
së Shqipërisë, porse qëndrimi i saj nuk do të ishte i ndryshëm nga
qeveritë e tjera. I njëjti zyrtar i shtetit fqinj vlerësonte se ndërrimi i
formës së qeverisjes në fqinjin jugor ishte një akt që nuk varej prej
ndonjë vendi tjetër, përveç Shqipërisë, dhe se nuk duhej parë si sukses i
ndonjë personi, por vetëm si zhvillim i këtij shteti të vogël në një formë
të caktuar, që sidoqoftë, do t’i garantonte pavarësinë dhe do t’i krijonte
kushte edhe për një përparim kulturor dhe ekonomik.”12
Edhe pse arriti ta bindë faktorin ndërkombëtar, Zogu e kuptonte se
një ndryshim i tillë kushtetues kërkonte domosdoshmërisht përgatitje të
shumta edhe në planin e brendshëm. Duke qenë kurdoherë mjaft i
kujdesshëm për ruajtjen e formës legale, ai u përpoq që ky ndryshim të
bëhej brenda një kuadri kushtetues të rregullt. Meqenëse, juridikisht,
Parlamentit nuk i njihej e drejta të ndryshonte Kushtetutën republikane,
në muajin qershor, presidenti i bindi deputetët të votonin një ligj organik,
me anë të të cilit kërkohej shpërndarja e Parlamentit dhe organizimi i
zgjedhjeve të reja në një datë të afërt për krijimin e një Asambleje
Kushtetuese me të drejta ligjore për të rishikuar Kushtetutën.
Zogu e ndiente se një vendim unanim i Asamblesë mund të
ndikonte pozitivisht te të gjithë ata që ishin ende skeptikë për pritjen që
do t’i bënte populli shqiptar shpalljes së monarkisë. Prandaj, në përputhje
10
“Mbi ndrrimin e regjimit”, “Shekulli i ri”, Durrës: 24 gusht 1928, nr. 49, f.4.
11
B.J. Fischer, vep. e përm., f.149.
12
“Komentat e shtypit jugosllav mbi ndërrimin e regjimit në Shqipni”, Shekulli i
ri, 31 gusht 1928, nr. 55, f.1.
204 Referate e kumtesa

me planin e tij, bëri të gjitha përpjekjet për të zgjedhur në Asamblenë


Kushtetuese mbështetësit e vet.13
Si rrjedhim i masave të ndërmarra prej organeve qeveritare, por
edhe të mbështetësve që Zogu kishte anekënd Shqipërisë, si zgjedhës të
dytë për në Asamblenë Kushtetuese fituan të gjithë kandidatët
proqeveritarë.
Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe mbledhjes së Asamblesë
Kushtetuese, në fund të gushtit 1928, Zogu dhe shumica e këshilltarëve të
tij menduan se tashmë puna e tyre kishte mbaruar dhe se nuk mbetej më
veçse vendosja ceremoniale e kurorës përpara popullit. Por ministri i
Jashtëm Iliaz Vrioni, i cili kuptonte më shumë se të tjerët në lidhje me
marrëdhëniet publike dhe diplomacinë, deklaroi se ishte e domosdoshme
që ky veprim, para se të ekzekutohej, t’u bëhej i njohur zyrtarisht vendit
dhe botës në përgjithësi, nëpërmjet organeve të shtypit shqiptar dhe të huaj.
Përgatitja e opinionit publik shqiptar fillon me vërshimin drejt
Tiranës të telegrameve ku kërkohej ndryshimi i formës së qeverisjes dhe
zgjedhja mbret e Ahmet Zogut. I pari telegram që mbërrin në Tiranë ishte
ai i zgjedhësve të dytë të Skraparit, i dërguar më 17 gusht. Nuk kemi
gjetur asnjë dokument që të dëshmojë se ky telegram ishte dërguar me
urdhër nga Tirana apo jo. Ndoshta mund të ishte i ndjerë dhe spontan.
Por, menjëherë pas dërgimit të telegramit të zgjedhësve të dytë të
Skraparit, Ministria e Brendshme, po më 17 gusht 1928, u dërgon një
urdhër gjithë prefekturave dhe nënprefekturave të Shqipërisë, ku kërkohej
që edhe këto, ashtu siç veproi Skrapari, të organizonin dërgimin e
telegrameve të ngjashme.14 Pothuajse të gjitha prefekturat dhe nënprefekturat
iu përgjigjën pozitivisht këtij urdhri po atë ditë ose më së shumti, të
nesërmen.
Pas vërshimit të telegrameve, plani vijon në pjesën e tij pasardhëse,
dhe më konkretisht, me organizimin e manifestimeve popullore, ku do të
kërkohej ulja e Ahmet Zogut në fronin mbretëror të Shqipërisë. Kështu,
në një qarkore të Ministrisë së Brendshme të datës 23 gusht, drejtuar të
gjitha prefekturave dhe nënprefekturave, këto të fundit urdhëroheshin që,
pas kryerjes së të parit manifestim në Tiranë më 20 gusht, në datën 25 të
të njëjtit muaj, të organizonin manifestime të ngjashme në njësitë
13
Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi
152, viti 1928, dos. 1, fl. 21.
14
Po aty, fl. 150.
Referate e kumtesa 205

administrative përkatëse. Sipas kësaj qarkoreje, populli duhet të kërkojë


ndryshimin e formës së qeverisjes dhe shpalljen e Ahmet Zogut mbret.15
Mitingje mbështetjeje u organizuan anë e kënd vendit, të
mbështetura me logjistikë të fuqishme nga vetë qeveria. Kësaj situate i
bënte jehonë të fuqishme edhe shtypi, i cili raportonte çdo ditë për
mitingje të organizuara në të gjitha qytetet e vendit. Në një nga numrat e
saj, gazeta “Telegraf” shkruante: “Një numër i madh mitingjesh po
zhvillohen në krejt vendin, të cilat kërkojnë ndërrimin e regjimit dhe
shpalljen e A. Zogut mbret. Një miting i tillë i madh u krye në Tiranë, ku
veçohet pjesmarrja e nxënësve të shkollave, miting ky që u shoqërua nga
banda e ushtrisë (që jo rastësisht është edhe pjesë e organeve shtetërore
më besnike ndaj regjimit). Në të foli Xhafer Zelka, drejtor shkolle.Një
miting i ngjashëm u zhvillua edhe në Shkodër, në të cilën kanë folur
përfaqësues të bashkësisë myslymane dhe asaj katolike. Nga pala
myslymane foli Jonus Baliqi dhe nga pala katolike foli Zef Kurti.”16
Ndërsa në “Gazetën Shqiptare” nënvizohet pjesëmarrja aktive e femrës
shqiptare në manifestime dhe në shfaqjen e entuziazmit për ndërrimin e
regjimit dhe kurorëzimin e A. Zogut si mbret. Këtij fakti i jepej rëndësi,
sepse deri në atë kohë, në këto vende të Lindjes femra kishte qenë e
përjashtuar nga politika. Në këto shfaqje entuziazmi, sipas së njëjtës
gazetë, nuk merrnin pjesë vetëm ato femra që kishin pasur mundësi të
dalin në Perëndim, që kishin studiuar andej, por të gjitha femrat
shqiptare17. Edhe gazeta “Demokratia” e Gjirokastrës ishte në të njëjtën
vijë në këto njoftime kur shkruante: “Krahinat dhe Bashkit si dhe
sgjedhësit e dytë kanë dërguar telegrame, me të cilat, tue marrë para
sysh interesat kryesore të Kombit e tue u mbështetur në traditat
trashëgimtare të popullit, çfaqin në emër të tij dëshirën për ndrimin e
regjimit republikan në atë të monarshisë me mbret Shpëtimtarin e
Kombit E. e T. A. Zogun, si shënjë adhurimi për shërbimet e nalta të Tij
ndaj Atdheut t’onë të dashur.”18
Krahas mitingjeve, ekspertët e fushatës propagandistike të Zogut u
kërkuan gjithashtu disa botuesve të shkruanin enkas artikuj për të
përpunuar mendjen e lexuesve shqiptarë për këtë ngjarje. “Këto janë
15
Po aty, fl. 185.
16
“Metinge për shpalljen e Monarkisë”, Telegraf, Tiranë: 27 gusht 1928, nr. 157, f.1.
17
Gustavo Traglia, “Shpirti i një populli të ri”, Gazeta shqiptare, Bari: 29 gusht
1928, nr. 205, f.1.
18
Demokratia, Gjinokastër: 21 gusht 1928, nr. 168, f.1.
206 Referate e kumtesa

dëshirat e popullit. Dhe përse duhen bërë këto ndryshime, del se regjimi
monarqik është shumë m’i mirë e më fitimprurës për vendin t’ënë se ky
lidhet me traditat e më historinë t’ënë. Dhe për monarkun e Shqipërisë
populli pelqen dhe zgjeth A. Zogun me që ky është Ay që do ta shpjerë
anien e shtetit në skelën e përparimit, të mburësisë e të lumturisë
kombëtare.” shkruante “Gazeta shqiptare”.19 “Mitinget, manifestacionet
e brohoritë e popullit shqiptar, që po bëhen në çdo kënd të Shqipërisë,
kërkojnë prej Asamblesë konstituente, vendosjen më të shpejtë të
monarkisë dhe prokllamimin e A. Zogut Mbret të Shqipërisë. Asambleja
po bombardohet me telegrame dhe nga Shkodra, mi kryeqytetin, po
flyturon aeropllani dhe po heth prokllama me anën e të cilave, populli,
kërkon sa më shpejt vendosjen e Monarkisë me A. Zogun Mbret”
shkruante një tjetër gazetë e madhe siç ishte “Gazeta e Korçës”20.
Mjaft interesante, lidhur me përgatitjet për shpalljen e Zogut mbret,
janë edhe raportimet që ministri amerikan në Tiranë, Charles Hart, i
dërgonte Departamentit të Shtetit. Kështu, në një raport që ai i dërgonte
Washington–it më 13 shtator, njoftonte se manifestimet filluan të
zhvilloheshin “pas një fushate të dendur të kryer nga gazetat e Shqipërisë
dhe Italisë, për të bërë që të duket se kishte një kërkesë të gjerë publike
që kërkonte një ndryshim të formës së qeverisjes.”21 I pari ndër këto
manifestime, bënte të ditur Hart, u zhvillua më 20 gusht “kur tellali kaloi
përmes rrugëve të Tiranës duke i rënë borisë dhe duke thërritur “Populli
ka me m’u mbledhë sot te Xhamia e Et’hem beut!”. ”Të gjitha dyqanet,
vazhdon Hart, u lajmëruan të mbyllen dhe të varin ngjyrat (flamujt-
V.D.) kombëtare.”22 Ky manifestim, sipas të njëjtit burim, u udhëhoq
prej disa hoxhallarëve dhe priftit ortodoks të Tiranës.23
Zogu u përpoq gjithashtu që të siguronte edhe mbështetjen publike
të trupit diplomatik, duke kërkuar që pjesëtarët e tij të merrnin pjesë në
demonstrimet dhe manifestimet popullore që po zhvilloheshin në vend,
por diplomatët e huaj, në një mbledhje të organizuar në Tiranë, vendosën
19
“Duhet mbushur dëshira e popullit”, Gazeta e Korçës, Korçë: 31 gusht 1928,
nr. 529, f.2.
20
“Populli s’ka durim”, Gazeta e Korçës, Korçë: 30 gusht 1928, nr. 533, f.2.
21
N. A., 875.01/261.
22
Po aty.
23
Po aty.
Referate e kumtesa 207

të mos pranojnë përfshirjen e tyre në të tilla çështje të brendshme të


Shqipërisë.24
Kritikët më të rreptë të shpalljes së Zogut mbret ishin kundërshtarët
e tij politikë që tashmë ndodheshin në emigracion. Zëdhënësja e tyre
kryesore, gazeta “Liria Kombëtare”, që botohej në Gjenevë, vazhdimisht
botoi editoriale ku këmbëngulte që të mos ndryshohej sistemi i qeverisjes
në Shqipëri. “Mënyrat e përdorura nga autoritetet qeveritare për me e
shty popullin e ngratë qi të lypin ndërrimin e regjimit dhe kunorëzimin e
Zogut, thuhej në njërin prej shkrimeve të kësaj gazete, kanë qenë fare të
trasha dhe qesharake. Zgjedhësit e dytë dhe parësia e vendit janë thirrë
natën me gjindarmë nëpër qendrat e gjindarmërive dhe janë detyrue me
nëshkrue manifestat telegrafike pa i pyet fare dëshinat e tyne. Me gjithë
forcën e madhe qi kanë vue autoritetet e kryeqytetit për me i dhanë
gjallmi manifestimeve e mitingeve qi bahen për me lypë ndërrimin e
regjimit, prap se prap, ata s’kanë veçse ngjyrën e ceremonive funerale.
Sado i paditun, populli i shkretë asht i ndershëm e i squtë dhe di t’i
kuptojë se këto komedina tragjike lozen prej Italisë fashiste për me i ba
varrin Shqipnis. Por të ban me dal mentsh poshtërsia dhe imoraliteti i
intelektualëve qi janë fare pa skrupul dhe me shumë faqe! Për shembëll,
i gjithë shtypi shqiptar, deri dje republikan i rreptë, bahet, për nji herë,
monarkist deri në palcë dhe pa pik turpi, ze më shvillue e me lavdërue
theorinat e idhenat qi deri dje i urrente e i poshtnonte.” 25
Ndërsa gazeta tjetër opozitare, “Ora e Maleve”, që botohej në
Vjenë, shkruante: “Qi Ahmed Zogu dishron të proklamohet mbret nuk
asht nji punë e re. Jo vetëm fletoret të cilat me insistencë tash sa kohë
persrisin lajmin e çuditshëm, por edhe sheje të perparshme e në nji
mënyrë krejt të veçante, gjesti i tij publik i fundit – propozimi i
ndryshimit të shtatutit – na bajnë të kuptojmë se Ahmedi ket herë do t’u
vejë kunorë ambicjevet të tia me kunorën e nji mbreti në krye. Pompa me
të cilen posa hyëni në Tiranë e rrethoj personen e tij, trupi i gardës së
veçante, luksi i pallatevet e i vilavet, emisjoni i pullavet postare e i
monedhës ar me fëtyren e tij, mosmartesa e tij me të fejuemen, të bijn e
Shefqet bej Verlacit, kjene dhe janë sheje të kjarta se presidenti
24
N.A., 875.01/ 285.
25
“Lajme nga Shqipëria”, Liria Kombëtare, Gjenevë: 1 shtator 1928, nr. 90, f. 1-2.
208 Referate e kumtesa

matnjanë po pregatietëte rrugen per nji shkallë ma t’naltë e më të


shkëlqyeshme”.26
Pas bindjes fillimisht të Italisë për shkak të marrëdhënieve specifike
të Zogut me të, bindjes së diplomacisë angleze dhe asaj europiane, pas
marrjes së një gjysmëmiratimi nga shtetet e tjera fqinje, përpunimit të
opinionit shqiptar dhe europian nëpërmjet shtypit, nuk mbetej gjë tjetër
veç përgatitjes me kujdes të bazës ligjore. Për të treguar edhe njëherë se
respektonte vendimin e të zgjedhurve të popullit, Zogu u dërgoi të 58
anëtarëve të Asamblesë Kushtetuese një mesazh ku ndër të tjera
shkruante: “Zgjedhsit, në mbledhjen e parë, janë ndalue të bajnë çdo
dimostracjon pse, deri sa mbos bahet vertetimi i mandatevet...E vërtetë
asht po, qi populli asht i padurueshëm dhe do të thejnë çdo kundërshtim,
por me gjith ket, nga pik pamja e proçedurës, tjetër asht me proklamue
me vullndetin e plotë të popullit të birin e dejë të Shqipnisë Mbret, tjetër
asht me e proklamue në gjië të nji Asamblesë sovrane.”27
Në ora 16 të datës 30 gusht, u hap Asambleja e cila drejtohej nga
Pandeli Evangjeli. I pari që mori fjalën ishte ministri i Mbrojtjes,
Abdurrahman Dibra, i cili kërkoi që Asambleja të njihte vullnetin e
popullit për shpalljen e Zogut mbret. Më pas fjalën e mori Fejzi Alizoti, i
cili kërkoi rishikimin e Kushtetutës. Ndërkohë që zhvilloheshin këto
punime, jashtë populli i Tiranës ishte mbledhur në një miting të madh. Në
këtë miting kishte veçanërisht shumë gra. Përfaqësueset më të spikatura
femra ishin 80 gra dhe 20 vajza të veshura me kostume popullore të
qytetit të Tiranës. Ato takuan Zogun në Asamble ku i dhuruan një tufë me
lule. Ndërkohë në ajër fluturonin aeroplanë, që hidhnin fletushka ku
përshëndesnin shpalljen e Zogut mbret. Po me kostum popullor parakaloi
edhe një grup djemsh të kryesuar nga Omer Fortuzi, të cilët morën pjesë
në miting me kuaj28.
Ndërsa më 31 gusht 1928, në orën 9 të mëngjesit, Asambleja
Kushtetuese miratoi njëzëri dy rezoluta: ndryshimin e tekstit të
Kushtetutës, i cili mundësonte kthimin e Shqipërisë në shtet monarkik me
sundimtar në vijë trashëgimie dhe, së dyti, dhënien e kurorës mbretërore
presidentit Ahmet Zogu me titullin Zog i I, Mbret i Shqiptarëve.
26
“Ahmed Zogu mbret!”, Ora e Shqipnis, Vienë: 6 korrik 1928, nr. 8, f.1.
27
G. Traglia, “Shpirti i një populli të ri ...”, art. i cit., f.1.
28
“Fjalimet n’Asamble”, Gazeta shqiptare, Bari: 30 gusht 1928, nr. 206, f.1.
Referate e kumtesa 209

Komisioni propozoi që me këtë rast të organizoheshin tri ditë festime dhe


dita e 1 shtatorit të shpallej festë zyrtare.29.
Në një mënyrë shumë domethënëse për një vend me disa besime,
Zogu bëri betimin mbi Bibël dhe Kuran: “Unë, Zogu, mbreti i shqiptarëve,
me rastin e marrjes në duart e mia të fuqisë mbretërore, betohem para
Zotit të plotfuqishëm se do të ruaj unitetin kombëtar dhe integritetin
territorial të shtetit. Unë do t’i përmbahem me besnikëri Kushtetutës dhe
do të veproj në bazë të akteve të saj dhe ligjeve në fuqi, duke mbajtur
gjithnjë parasysh vullnetin e popullit”.30
Shpallja nga Asambleja Kushtetuese e Zogut si mbret të shqiptarëve
dhe jo mbret të Shqipërisë, shkaktoi tërmet në trupin diplomatik në
Tiranë. Me anë të një telegrami drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit
Kellog, më 1 shtator 1928, ministri amerikan në Shqipëri shprehej se
ndryshimi i formës së qeverisjes ishte bërë në mënyrë të rregullt dhe se
do të pranohej prej shqiptarëve, mirëpo, sipas tij, një pjesë e trupit
diplomatik në Tiranë duke përfshirë përfaqësuesit francez, jugosllav,
turk, gjerman dhe anglez, ishin të shqetësuar jo për legjitimitetin e
procesit, sepse gjithçka kishte shkuar si duhet, por për titullin që mori
mbreti Zog si mbret i shqiptarëve. Gjithashtu diplomati i lartë amerikan
theksonte në të njëjtin telegram se ishte informuar në mënyrë shumë
konfidenciale që prapa këtij përcaktimi të titullit mbretëror qëndronte
qeveria italiane, e cila nëpërmjet Fejzi Alizotit dhe Shefqet Vërlacit i
kishte ushtruar presion Zogut një ditë përpara, pra më 30 gusht, për të
këmbëngulur në titullin Mbret i Shqiptarëve. Vërlaci dhe Alizoti kishin
shkuar në pallatin presidencial, ku i kishin deklaruar prerazi Zogut se ata
do të jepnin dorëheqjen në qoftë se ai nuk do ta bënte një gjë të tillë.31
Jugosllavët, të cilët në përbërje të shtetit të tyre kishin një numër të
madh shqiptarësh, e interpretuan këtë si shenjë të një fushate të ardhshme
irredentiste kundër vendit të tyre. Zogu u përpoq t’i bindte ata se ai,
pavarësisht nga titulli që do të mbante si mbret i shqiptarëve, nuk do të
nxiste kurrsesi lëvizjen irredentiste të shqiptarëve të Kosovës.
Menjëherë pas shpalljes së Zogut Mbret, Ministri i Punëve të
Jashtme të Shqipërisë, Iliaz Vrioni, u dërgoi një telegram qeverive të
vendeve të tjera ku kërkonte njohjen prej tyre të Mbretërisë Shqiptare.
29
“Kryesisë s’Asamblesë këtu”, Shekulli i ri, Durrës: 1 shtator 1928, nr. 56, f.4.
30
B.J. Fischer, vep. e përm., f.156.
31
Po aty.
210 Referate e kumtesa

Shtetet e para të cilat njohën Mbretërinë Shqiptare ishin Italia si aleatja


kryesore e Shqipërisë, fqinji jugor i Shqipërisë Greqia, me të cilën Zogu
momentalisht kishte marrëdhënie të mira, si dhe aleatja e shqiptarëve,
Hungaria. Por asnjë nga këto shtete nuk luajti rolin e manjetit për të
tërhequr shtete të tjera në drejtim të njohjes së Mbretërisë Shqiptare.
Në të vërtetë, pas njohjes nga Italia, Greqia dhe Hungaria, Tirana
zyrtare kaloi një periudhë disaditore të heshtjes së plotë diplomatike.
Ende nuk po dukej në horizont tjetër shtet që të njihte monarkinë, çka
shkaktoi nervozizëm dhe stres në pallat. Qetësinë e prishi presidenti
amerikan, Coolidge me telegramin e tij entuziazmues dërguar Zogut më
13 shtator 1928, në të cilin ndër të tjera thuhej: “Është kënaqësia ime t’i
shpreh Shkëlqesisë suaj dhe popullit të Shqipërisë përgëzimet me rastin
e hipjes suaj në fron. Populli amerikan bashkohet me mua në shprehjen
e urimeve më të mira për Shkëlqesinë tuaj shëndet të mirë për lumturi
dhe prosperitet për Shqipërinë” .32
Në orën 4 të pasdites të datës 14 shtator, ministri i Jashtëm Iliaz
Vrioni, shkoi në ambasadën amerikane duke i treguar ministrit Hart
telegramin origjinal që presidenti i ShBA-ve i kishte dërguar Mbretit
Zog. Sipas Hartit, Zogu dhe bashkëpunëtorët e tij ndjeheshin mjaft të
lumtur, sepse, sipas tyre, kur të njeh qeveria më e fuqishme e botës edhe
shtetet e tjera do të ndiqnin shembullin e saj. Pikërisht ashtu siç
mendohej ndodhi. Jugosllavia e njohu Mbretërinë Shqiptare po atë ditë.
Ndërsa Britania e Madhe dhe Franca e njohën atë më 21 shtator 1928, pa
ngritur asnjë pretendim për titullin e mbretit shqiptar.33
Në shenjë mirënjohjeje, më 15 shtator, ditë kur në qytet bisedohej
vetëm për këtë ngjarje, u organizua përpara ambasadës amerikane në
Tiranë një miting i madh me rreth 1500 pjesëmarrës, të kryesuar nga
banda e qytetit. Në miting u lexua telegrami i presidentit amerikan. Ky
tubim u përshëndet nga ambasadori amerikan në Tiranë, si dhe Koço
Kota në emër të qeverisë shqiptare.34
Pas ceremonive të shpalljes të tij Mbret i shqiptarëve, Ahmet Zogu
filloi të mendonte për vendosjen në një moment të përshtatshëm, në një
kohë jo shumë të largët dhe në një vend historik, të kurorës mbretërore.
Për këtë eveniment nga më të rëndësishmit e ceremonive pas betimit,
32
Po aty, f. 850.
33
Po aty.
34
Po aty.
Referate e kumtesa 211

Zogu vendosi të kurorëzohej si Mbret i shqiptarëve në prill të 1929-ës,


pikërisht në kështjellën e Krujës, për t’u treguar shqiptarëve se tashmë
kishte lindur një Skënderbe i kohëve moderne.
Zogu vendosi jo vetëm të kurorëzohej në Krujë, por edhe që në
ditën e ceremonialit të mbante përkrenaren origjinale të Skënderbeut e
cila në atë kohë ndodhej në Muzeun Kombëtar të Austrisë. Për këtë
qëllim, qeveria shqiptare, si negociator të saj me qeverinë e Austrisë,
caktoi ministrin e Financave të asaj kohe, Tef Curanin. Ai u dërgua në
Vjenë me misionin e posaçëm që, në emër të qeverisë shqiptare, t’i
kërkonte qeverisë austriake dorëzimin e përkrenares së Skënderbeut
popullit shqiptar të cilit edhe i përkiste kjo vepër muzeale.
Gjithashtu, në këto rrethana, qeveria shqiptare u drejtoi një lutje të
gjitha shteteve europiane, nënshkruese të traktatit të Versajës, për ta
lejuar qeverinë austriake t’i dorëzonte qeverisë shqiptare përkrenaren e
Skënderbeut. Qeveria austriake nuk pranoi asnjë nga ofertat e paraqitura
nga pala shqiptare. Zogu afroi edhe një shumë të madhe për ta blerë atë,
por edhe kjo mënyrë nuk rezultoi e suksesshme.
Si rrjedhim, Mbretëria Shqiptare nuk arriti të sillte në Shqipëri
simbolet e Skënderbeut nga Vjena dhe ndoshta për këtë arsye, Zogu nuk
mundi të vinte kurorën e mbretit ashtu siç ai e kishte menduar.
Nr.1-2 STUDIME HISTORIKE 2010

MARENGLEN VERLI

FAKTORËT QË PËRCAKTUAN DOMOSDOSHMËRINË


E LUFTËS ÇLIRIMTARE NË KOSOVË DHE SHPALLJEN
E PAVARËSISË*

Edhe pse me zanafillë më të hershme, çështja e Kosovës, siç dihet,


u shfaq e plotë në vitin 1913, si një ndër pjesët e çështjes shqiptare, për
shkak të vendimeve të Fuqive të Mëdha, të marra në Konferencën e
Ambasadorëve në Londër1. Ato vendime të marra në interes të paqes
evropiane, që gjithsesi nuk u sigurua, toleruan ekspansionin e qarqeve
drejtuese monarkiste të Beogradit, dhe diktuan copëtimin e trevave
shqiptare2. Të gjithë treguesit përcaktues, veçanërisht përbërja etnike dhe
kompozimi shpirtëror i shumicës dërrmuese të popullsisë së Kosovës dhe
shumë viseve të tjera që iu aneksuan Serbisë, dëshmonin se ishte fjala
për treva të mirëfillta shqiptare, që sakrifikoheshin arbitrarisht dhe
padrejtësisht të mbeteshin nën sundimin e huaj, në vend që të përfshiheshin
natyrshëm në shtetin e vet kombëtar të porsakrijuar3.
Shqiptarët nuk ishin në gjendje të pengonin më 1913 krijimin e
çështjes së Kosovës dhe as patën rast, fuqi e aleatë, ose mirëkuptim
*
Referati u mbajt në Simpoziumin shkencor “Çlirimi i Kosovës”, organizuar nga
Instituti i Historisë-Prishtinë, më 13 qershor 2008.
1
Më 22 mars, 11 gusht dhe 17 dhjetor 1913 u vendos çështja e kufijve të
Shqipërisë. Shih: Historia e Shqipërisë, vëllimi II, Tiranë: 1984; Arben Puto, Çështja
shqiptare në aktet ndërkombëtare (1912-1918) (përmbledhje dokumentesh dhe vështrim
historik), vëllimi II, Tiranë: 1987; Shih edhe: Arkivi i Institutit të Historisë, Fondi i
Vjenës etj.
2
“Unë e di fare mirë, - deklaroi E. Grei më 12 gusht 1913 në dhomën e
komuneve, - se kur gjithçka të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japë
shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga një
pikëpamje e ngushtë vendore. Qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja ndërmjet
vetë Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi i marrë e ka siguruar atë, ai ka bërë
punën më të rëndësishme në të mirë të paqes në Evropë”. Citimi sipas: Historia e
Shqipërisë, vëll. III, Tiranë: 1984, f. 105.
3
Pavarësia e Shqipërisë u shpall më 28 nëntor 1912 në Vlorë në një Kuvend
Kombëtar dhe u njoh nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës më 29 korrik 1913.
Më gjerësisht shin në botimet e cituara më sipër.
214 Referate e kumtesa

rajonal e ndërkombëtar, që ta korrigjonin apo ta zgjidhnin atë më vonë në


mënyrë të drejtë, por vendimi i marrë krijoi një precedent të rrezikshëm
për stabilitetin në rajon deri në ditët tona. Historia gati shekullore e
konfliktit midis shqiptarëve të dëmtuar rëndë dhe atyre që përfituan
padrejtësisht për shkak të koniunkturave të kohës, është argument i
pakundërshtueshëm për të shpjeguar situatën negative që u krijua, e cila u
kushtoi shtrenjtë të gjithëve.
Për shqiptarët përgjithësisht dhe për elitën politike shqiptare kudo
qoftë, brenda ose jashtë shtetit shqiptar, çështja e Kosovës nuk mund të
shmangej. Ajo lindi kundër vullnetit të shqiptarëve, duke vënë nën
sundimin e huaj gjysmën e tyre dhe prandaj sa kohë do të ekzistonte një
shtet shqiptar, por edhe në Kosovë e banuar nga shqiptarët, çështja e
Kosovës nuk mund të mos ekzistonte.
Kjo lidhje ka qenë e njohur mirë si nga shqiptarët, ashtu edhe nga
fqinjët e tyre dhe nga Fuqitë e Mëdha. Dhe gjithkush, sipas mundësive,
në përputhje me synimet gjeostrategjike që ka pasur, ka luajtur lojën e vet
politike.
Shqiptarët, për arsye të kuptueshme, kanë qenë të interesuarit e
parë që çështja e Kosovës të zgjidhej sa më shpejt, sa më drejt dhe në
mënyrë përfundimtare. Në dekadat e fundit, të ndërgjegjshëm për
vështirësitë që paraqiste zgjidhja e problemit dhe me besim se
demokratizimi, integrimi dhe plotësimi i shumë standardeve në rajon do
të kënaqte pjesën më të madhe të kërkesave të tyre, ata nuk kërkuan atë
që do të ishte e natyrshme. Shqiptarët, si në Shqipëri dhe në Kosovë,
deklaruan shumë herë në mënyrë institucionale, se nuk synonin të
bashkonin në një shtet të vetëm Shqipërinë dhe Kosovën ose trevat ku
popullsia shqiptare përbën shumicën e popullsisë4. Shqiptarët nuk
kërkuan t’u rikuperoheshin dëmet që pësuan në vitin 1913. Ata madje u
treguan të gatshëm të sakrifikonin sërish duke toleruar kufijtë që u vunë
pa dëshirën dhe kundër interesave të tyre më 1913 apo 19455. Shqiptarët
pranuan vendosjen dhe respektimin e standardeve në kufijtë ku i gjeti
fundshekulli XX dhe bota mund të monitorojë hapat e tyre në rrugën e
duhur dhe seriozitetin e deklaratave të tyre. Në këtë kuadër, shqiptarët e
4
Shih Axhanset e ATSh, shtypin shqiptar por edhe mjetet ndërkombëtare të
informimit të 15 vjetëve të fundit, madje edhe të periudhës më të hershme.
5
Referohu në deklaratat më të fundit, të muajit maj 2006, të Presidentit A.
Moisiu, Kryeministrit S. Berisha dhe ministrit të Punëve të Jashtme B. Mustafaj, si edhe
liderëve kryesorë të Kosovës (shih ATSh, shtypin etj.).
Referate e kumtesa 215

Kosovës kërkuan gjithnjë (shprehur hapur më 1913, 1918, 1919, 1944,


1968, 1974, 1981, 1990 e në vijim) ndonjëherë, si në Konferencën e
Bujanit më 1944, duke pasur edhe miratimin e pakicës serbe e malazeze,
që Kosova të mos ishte e varur nga Serbia6.
Unë nuk besoj se ka ndonjë njohës të çështjes së Kosovës, të
historisë së Kosovës, që nuk i ka ditur arsyet përse Kosova duhet të ishte
e pavarur.
Me një renditje, që nuk ka të bëjë gjithnjë me rëndësinë e
argumentit, mund të shënohet se, së pari, Kosova duhet të ishte e pavarur
nga Serbia sepse ajo nuk ishte Serbi. Kosova, edhe pse ka qenë disa herë
nën sundimin serb, mbeti gjithnjë një tokë shqiptare. Shqiptarët nuk
mbetën kurrë minoritet në Kosovë dhe në prag të shpërbërjes së Federatës
Jugosllave përbënin aty mbi 85% të popullsisë kundrejt 8% të serbëve7.
Së dyti, Kosova duhet të ishte e pavarur nga Serbia, sepse gjithnjë
ishte dhunuar nën sundimin e saj. Një informacion i servirur edhe në
mënyrë institucionale në Jugosllavi, dëshmon për politikë permanente të
spastrimit etnik të organizuar nga shteti serb ose jugosllav në vitet 1878,
1912-1915, 1918-1941, 1945-1966, 1981-1999)8. Kjo i ka kushtuar
Kosovës vetëm në harkun kohor të një shekulli dhjetëra mijë shqiptarëve
të vrarë dhe rreth 1 milion të shpërngulur.
Së treti, Kosova duhet të ishte e pavarur sepse nën sundimin e
Serbisë ajo u pengua të zhvillohej normalisht. Pasojat e politikës së
trajtimit kolonial, si para ashtu edhe pas Luftës së Dytë Botërore, e
penguan zhvillimin arsimor e kulturor të shqiptarëve, e transformuan
6
Referohu deklaratave të Presidentit të Kosovës z. Fatmir Sejdiu, Kryeministrit
Robert Çeku dhe liderëve të tjerë kryesorë të Kosovës.
7
Shih për konfirmim Vjetarët Statistikorë të KSA të Kosovës; Statistiçki
Godishnjak Srbije, 1996 etj., si edhe autorë si Millovan Obradoviq, Agrarna reforma i
kolonizacija na Kosovu (1918-1941), Prishtinë: 1981; Noel Malcolm, Kosova, një histori
e shkurtër, Prishtinë: 1998; Michel Roux, Les Albanais en Yougoslavie, minorité
nationale, territoire et développement, Paris: 1992; Jens Reuter, Die Albaner in
Jugoslawien, “R.Oldenbourg-München”, 1982 etj.
8
Shih autorët e përmendur si edhe Leo Freundlicht, L’Albaniens Golgotha:
Anklageakten gegen die Vernichter des Albanervolkes, Vienna: 1913; Gjorgje Krstiq,
Kolonizacija na Juzhnoj Srbiji, Sarajevo: 1928; The truth on Kosovo, Tiranë: 1992 etj.
Sipas M. Obradoviq, vep. e përm. Vetëm në Kosovë në vitet 1918-1941 u vunë nën
goditjen e reformës agrare rreth 200 000 ha tokë, ose gjysma e tokës bujqësore, nga e cila
përfituan kryesisht 14 000 familje kolonësh, serbe e malazeze, të sjellë nga viset e tjera
të Jugosllavisë ... etj.
216 Referate e kumtesa

strukturën pronësore, atë të punësimit etj., në dëm të shqiptarëve, si edhe


e orientuan në drejtime jorentabël ekonominë e Kosovës. Vetëm në vitet
1919-1941, gati 200 mijë ha, ose gjysma e tokës bujqësore në Kosovë, u
shpronësua me dhunë në interes të serbëve vendas e veçanërisht të 14
mijë familjeve të kolonëve të ardhur. Kurse pas Luftës së Dytë Botërore,
frut i politikës specifike ishte zbritja e GDP (apo e të ardhurave për
banorë) nga raporti 1:2, krahasuar me mesataren jugosllave në vitin 1947,
në raportin 1:4 në vitin 1989. Këto pasoja që dëshmojnë për varfërimin e
programuar të shqiptarëve gjatë gjithë periudhës, do të mund të
riparoheshin vetëm në një Kosovë të pavarur nga Serbia9.
Së katërti, Kosova duhej të ishte e pavarur sepse ajo është ndjerë
dhe ndjehet gjithnjë shqiptare. Mjafton të kujtohen reagimi masiv i
popullsisë së saj në kundërshtim të vendimeve të Kongresit të Berlinit më
1878 për copëtimin e trevave shqiptare, mandej programet kombëtare në
periudhën midis dy luftërave botërore, vendimet e Konferencës së Bujanit
dhe Lidhjes së Dytë të Prizrenit gjatë Luftës së Dytë Botërore, lëvizja
ilegale dhe legale në periudhën 1945-1999, rezistenca e organizuar dhe
spontane gjatë gjithë shek. XX kundër sundimit serb etj.10
Së pesti, Kosova duhet të ishte e pavarur sepse nën sundimin e
Serbisë ka qenë e penguar të integrohej natyrshëm në rajon e të kthehej
në një element stabiliteti. Politika që imponoi integrim të dhunshëm,
diskriminues dhe vartësi nga Serbia dhe Federata, vendosja e shqiptarëve
në pozita inferioriteti etj. janë disa nga provat që tregojnë përse u kthye
Kosova në vatër tensioni në rajon11.
Së gjashti, edhe juridikisht, sipas specialistëve, Kosovës nuk i
mungojnë argumentet për të qenë e pavarur nga Serbia. Periudha gati
një shekullore, posaçërisht ajo e viteve 1999-2006, konfirmon qëndrimin
9
Përveç Vjetarit Statistikor të KSA të Kosovës, Statistiçki Godishnjak Serbije, dhe
autorëve M. Obradoviq, M. Roux, N. Malcolm, J. Reuter, shih edhe: Musa Limani,
Politika ekonomike, Prishtinë: 1994; Marenglen Verli, Ekonomia e Kosovës në vargonjtë
e politikës jugosllave (1945-1990), Tiranë: 2000 etj.
10
Shih programet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, (1878), të Komitetit “MKK
(1818, 1920)”, Rezolutën e Bujanit (1944), Kuvendi i Kaçanikut (1990) etj., dokumente
këto të publikuara prej kohësh. Informacion më i hollësishëm për to gjendet në Historia e
Shqipërisë, vëll.II dhe III, Tiranë, 1984 si edhe të autorit N. Malcolm, J. Reuter, M.
Vickers, K. Frashëri, L. Culaj, L. Rushiti, M. Pirraku, L. Nasi, A. Lalaj, H. Bajrami, M.
Verli, S. Basha, I. Hoti, M. Kodra, H. Purellku etj.
11
Literatura e rekomanduar në referencat e mësipërme është e mjaftueshme për të
argumentuar këtë pikë.
Referate e kumtesa 217

kolektiv deri institucional, pa përjashtuar edhe sakrificën kolektive të


popullsisë shqiptare të Kosovës për t’u vetëqeverisur dhe për të qenë e
pavarur plotësisht nga Serbia12.
Së shtati, Kosova duhet të ishte e pavarur sepse asnjë organizëm
ndërkombëtar, nuk mund të merrte përgjegjësinë t’i mohonte një
popullsie shumicë dërrmuese në një territor të përcaktuar qartë, të
gatshme të votonte të monitoruar vullnetin e vet sa herë t’i kërkohej, të
drejtën e vetëvendosjes për të qenë e pavarur. Organizma ndërkombëtare
universale si Kombet e Bashkuara, mandej SHBA dhe BE, dhe deri
aleanca të tilla si Pakti i Atlantikut Verior (NATO), janë përcaktuar të
sigurojnë integritetin, stabilitetin dhe zhvillimin në rajon e më gjerë duke
respektuar të drejtat njerëzore, përfshi edhe ato kombëtare dhe vullnetin e
shumicës13.
Së teti, politika thellësisht përjashtuese dhe e spastrimit etnik
rrënjësor e ndjekur nga Serbia në Kosovë ndaj shqiptarëve në vitet 90-të
e ktheu në domosdoshmëri luftën e armatosur për pavarësi dhe, njëherazi,
u dha argumentin e parë shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar
demokratik për nevojën e shkëputjes së Kosovës nga sundimi i Serbisë
dhe për shpalljen e pavarësisë së saj.
Ndërsa për shqiptarët çështja e sigurimit të pavarësisë së plotë të
Kosovës nga Serbia, përveçse një çështje e drejtë ka qenë një çështje
jetike, nuk mund të thuhet se ajo ishte e tillë edhe për kombin serb.
Serbët do të duhej të ishin pas shqiptarëve më të interesuarit për
zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës, por ata deri sot, përgjithësisht,
nuk kanë llogaritur interesat e shqiptarëve. Në Kosovë jeton vetëm një
minoritet serb, por kjo trevë ka qenë konsideruar rajon strategjik që lidhte
Serbinë me Maqedoninë e lakmuar gjithnjë, që forconte pozitat serbe në
Jugosllavi, që hapte mundësi për të pretenduar me prepotencë një dalje në
Adriatikun Jugor përmes Shqipërisë Veriore, mandej rajon i pasur, me
vlera për ekonominë e Serbisë, e deri amortizator krizash e trazimesh
sociale. Përsa i përket miteve serbe, që e paraqesin Kosovën si “djep të
Serbisë”, ato kanë qenë dhe janë vetëm mjet justifikimi, që elitës serbe i
ka shërbyer për të mbuluar synimet politike për krijimin e “Serbisë së
Madhe”.
12
Argumentet përveç te N. Malcolm, gjenden edhe ndër autorë të tjerë si M.
Vickers, J. Petifer, P. Nushi, G. Zajmi, A. Lalaj, Sh. Maliqi, E. Hasani etj.
13
Shih akte ndërkombëtare dhe deklarata të liderëve botërorë në periudhën e
fundit.
218 Referate e kumtesa

Plane e këndvështrime të kësaj natyre i kanë penguar qarqet


drejtuese të Serbisë, por, edhe një pjesë të popullsisë serbe, që t’i
shikojnë e trajtojnë fqinjët e tyre shqiptarë si partnerë e jo si armiq.
Dokumentacioni i publikuar është i mjaftueshëm për të dëshmuar se
synimi konstant, gati shekullor, i Serbisë ka qenë spastrimi etnik në
Kosovë, si dhe ricopëtimi, ose dobësimi dhe nënshtrimi, i Shtetit
Shqiptar14. Për pasojë, shqiptarët në Kosovë asnjëherë nuk u trajtuan
normalisht e aq më pak, nuk u lejuan të vetëvendosin për të ardhmen e
tyre. Ata, sikurse përmendëm më sipër, patën humbje të konsiderueshme
jetësh njerëzore, pengesa të rritjes së natyrshme demografike, ngecje
ekonomike, probleme të mëdha sociale, arsimore, kulturore, trauma
shpirtërore kolektive etj.15
Një politikë e tillë e zbatuar mbi shqiptarët, nuk mund të mos
krijonte, sikurse edhe ka ndodhur, një hendek të thellë midis shqiptarëve
dhe serbëve.
Por plane e këndvështrime anakronike, ende të pranishme në elitën
politike të Serbisë, madje të pranishme jo pak, për shkak të një
indoktrinimi shekullor, edhe në një masë të konsiderueshme të popullit
serb, binin ndesh me rrjedhat ndërkombëtare të zhvillimit dhe
transformimit të gjithanshëm. Produkt i qëndrimit të tejkaluar të Serbisë
dhe i dëshirës paranojake për diktat të lidershipit të saj ishte shpërbërja e
dhunshme e Federatës Jugosllave. Kjo shpërbërje që ndodhi menjëherë
pas rënies së Murit të Berlinit dhe përfundimit të Luftës së Ftohtë më
1989, nxori probleme të reja për zgjidhje para faktorit ndërkombëtar dhe
14
Shih për këtë platforma të shumta, të njohura si “Naçertania” e 1844-ës,
elaboratet e intelektualëve serbë të “Klubit serb të Kulturës” në vitet 30-të, veçanërisht
dy elaboratet e viteve 1937 dhe 1944 të akademikut Vasa Çubriloviq, elaboratet e Stevan
Moleviqit, diplomatëve, Ivo Andriq e Ivan Vukotiq, Konventën për shpërnguljen të vitit
1938, marrëveshje të tjera, mandej Memorandumin e Akademikëve serbë të vitit 1986,
por edhe shumë deklarata e veprime zyrtarësh të lartë si Millosheviqi, apo edhe njerëzish
anonimë.
15
Pasojë e politikës së përmendur janë dhjetëra mijë të vrarë (nga të cilët mbi 10
mijë të vrarë e të zhdukur vetëm gjatë viteve 1998-1999), qindra mijë të shpërngulur
(nga të cilët rreth 1 milion deri në vitin 1966, qindra mijë të tjerë deri në vitin 1998 dhe
gati 1 milion të tjerë vetëm në pranverën e vitit 1999, të cilët për fat të mirë, me
angazhimin e faktorit ndërkombëtar, u rikthyen në Kosovë pas largimit të trupave serbe),
një numër i pallogaritshëm shqiptarësh të keqtrajtuar, të shpronësuar e të grabitur, dëme
dhe shkatërrime masive, përqindje e lartë e analfabetizmit, standard i ulët i jetesës etj.
Referate e kumtesa 219

organizmave të tij, lidhur me rivendosjen e paqes dhe të mirëkuptimit në


rajonin e Ballkanit, veçanërisht në territoret e ish Federatës Jugosllave.
Në këtë kontekst roli i Paktit të Atlantikut Verior (NATO-s), ka
qenë vendimtar.
Operacioni i NATO-s në Kosovë në 24 marsin e vitit 1999 ka një
prehistori që lidhet me praninë më të hershme të këtij pakti për të
shmangur katastrofën humanitare në ish Jugosllavi dhe destabilizimin e
gjithë rajonit të Europës Juglindore, duke respektuar drejtësinë dhe
parimet bazë të kartave ndërkombëtare, mbi të cilat funksionon edhe vetë
OKB.
Konflikti i ashpër në Bosnjë, si pasojë e ndërhyrjes së Serbisë,
diktoi ndërhyrjen e parë të NATO-s në periudhën qershor 1993-tetor
1996. Përmes tij u zbatua embargoja dhe sanksionet ekonomike ndaj
Jugosllavisë, kurse më 28 shkurt 1994 u ndërmor edhe aksioni i parë
ushtarak, që përfundoi me rrëzimin e 4 avionëve serbë në Bosnjën
Qendore, të cilët kishin shkelur hapësirën ajrore në zonën e ndaluar për
fluturime. Goditjet ajrore të NATO-s veçanërisht në gushtin e vitit 1995
mbi ushtrinë “Sërpska Republikes”, që ndodhi pas masakrës së njohur të
Srebenicës, ndihmuan në përfundimin e konfliktit në Bosnjë dhe në
arritjen e Marrëveshjes së Dejtonit, përmes së cilës në Bosnjë u vendosën
forcat paqeruajtëse16.
Në kuadër të riorientimit të saj në periudhën pas Luftës së Ftohtë,
NATO në vitet 1994-1997 organizoi forume të gjera për bashkëpunim
rajonal me fqinjët sikurse ato të “Partneritetit për Paqe” ku Shqipëria u
angazhua seriozisht, ishte nga të parët vende që nënshkroi marrëveshjen,
madje, ishte vendi i parë nga Europa Qendrore e Lindore që kërkoi
zyrtarisht të hynte në NATO, gjithashtu nismën për “Dialogun
Mesdhetar” dhe “Këshillin e Partnershipit Euro-Atlantik”17. Madje, në
vitin 1998 u themelua edhe Këshilli i Përbashkët i Përhershëm NATO-
Rusi18.
Në këtë mënyrë NATO kishte përgatitur terrenin për të ndërhyrë në
Kosovë, ku dhuna mbi shqiptarët, e shkallëzuar pa ndërprerje që nga viti
1988 e veçanërisht pas vitit 1990, kishte çuar në një situatë me pasoja të
16
Nato-Wikipedia..., burim i përm., page 6 of 20.
17
Elmaz Leci, NATO dhe Shqipëria, Tiranë: 1999, f. 157. Më 8 korrik 1997
Hungaria, Polonia dhe Çekia u ftuan të anëtarësohen në NATO. Anëtarësimi u bë në
mars 1999.
18
Nato-Wikipedia ..., burim i përm., page 6 of 20.
220 Referate e kumtesa

pallogaritshme. Në 1995 në Dejton çështja e Kosovës ishte anashkaluar,


me gjithë përpjekjet vetëmohuese të liderit shqiptar Ibrahim Rugovës,
drejtuesit të LDK dhe presidentit të Kosovës të zgjedhur me referendum,
për ta futur atë në rrugën e zgjidhjes me mjete paqësore. Në këtë situatë u
shtua numri i shqiptarëve që mendonin se angazhimet ndërkombëtare të
sipërpërmendura në rajon ishin provë se ky faktor do të mbante qëndrim
të favorshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe më gjerë, të
çështjes shqiptare në përgjithësi, dhe se ai do të angazhohej në atë masë
sa vetë shqiptarët do të përpiqeshin për të ardhmen e tyre. Për të
përballuar dhunën serbe në rritje e për të mbijetuar, shqiptarëve iu desh
pas kësaj të radikalizonin qëndresën e tyre. Shfaqja e UÇK në mesin e
viteve 90 dhe veçanërisht zgjerimi i veprimeve të armatosura në vitin
1998, gjatë të cilit 50 mijë trupa të ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve
serbë të S. Millosheviçit (10 mijë ushtarë, 30 mijë policë dhe 10 mijë
paramilitarë), terrorizonin gjithë popullsinë shqiptare, që mbrohej nga 12-
20 mijë luftëtarë të UÇK, e agravuan situatën në atë shkallë sa të shfaqej
në prag një katastrofë e re humanitare në Ballkan e paparë dhe
destabiliteti shpërthyes në rajon të rrezikonte të përfshinte Shqipërinë dhe
Maqedoninë19.
Në rrethanat e rivlerësimit të situatës, në të gjithë nivelet e faktorit
ndërkombëtar dhe të forcimit të bindjes se UÇK nuk ishte një grupim
terrorist, por një palë me peshë në zgjidhjen politike dhe ushtarake, në
strukturat e NATO-s u përgatitën për të ndërhyrë në Kosovë. Objektivat e
NATO-s në angazhimin në Kosovë përveç interesit parësor për
integrimin sa më shpejt të Ballkanit në Europë, dhe në rastin konkret, të
emergjencës, pengimit të një katastrofe humanitare, ishin mbrojtja e të
drejtave civile dhe njerëzore të popullsisë, si dhe ndihma për arritjen e një
statusi politik për Kosovën20.
Kosova nuk ishte për NATO-n vetëm një krizë imediate, por dhe
një pasqyrim i kompleksitetit të sfidave të sigurimit të pasluftës së Ftohtë.
Konferenca e Rambujesë në fillim të vitit 1999 tregoi se Serbia e S.
Millosheviçit ishte e vendosur të shpërfillte rezolutën 1244 të OKB për
Kosovën dhe të ndiqte me kokëfortësi, e pozicionuar kundër të gjithëve,
kursin e terrorit dhe të dhunës mbi shqiptarët dhe të pastrimit etnik të
19
Po aty; Shih edhe Sylë Ukshini, Kosova dhe perëndimi, Prishtinë: 2001, 45, 48,
86, 105; Edita Tahiri, Konferenca e Rambujesë (Procesi negociator e dokumentet), Pejë:
Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2001, f. 22-23.
20
Po aty.
Referate e kumtesa 221

Kosovës, pavarësisht se veprimet e saj destruktive shkelnin çdo të drejtë


humane e kombëtare të një populli të tërë dhe destabilizonin rajonin e
Ballkanit21.
Pikërisht që nga ky moment Serbia humbi edhe argumentin e fundit
për ta pasur Kosovën. Historia e luftës për çlirimin e Kosovës e viteve
1998-1999 është e njohur. Po kështu nuk është objekt i kësaj kumtese
trajtimi i historisë për gati 10 vjetët që pasuan. Shpallja e Pavarësisë së
Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte rrjedhim logjik i një historie gati 100-
vjeçare.
Zgjidhja në mënyrën e duhur e çështjes së Kosovës, përndryshe
përballimi me sukses i sfidës më të madhe shqiptare në historinë e një
shekulli, përbën një hap të madh për zgjidhjen dora-dorës të çështjes
shqiptare në përgjithësi. Dhe vetëm atëherë në rajon mund të prodhohet
mjaftueshëm demokraci, bashkëpunim, paqe e prosperitet. Aktualisht
është e papranueshme të mos kuptohet veçanërisht nga elitat politike të
Ballkanit se dy shtete shqiptare në Ballkan nuk prishin ekuilibrat dhe nuk
dhunojnë paqen e sigurinë rajonale. Në Serbi e kanë ditur gjithashtu se
me format e vjetra të mbajtjes nën kontroll Kosova nuk do të kishte vlera
ekonomike për Serbinë, madje në atë situatë do të pengohej edhe çlirimi i
energjive mendore dhe ekonomike të serbëve për ngritjen e gjithanshme
dhe integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Në Serbi duhet ta kenë
të qartë se Shqipëria dhe Kosova, do të ishin të interesuara për zbatimin e
marrëveshjes së asociim-stabilizimit, orientim ky i garantuar edhe nga
interesat e Bashkimit Evropian dhe të ShBA. Çdo analist realisht e ka
konstatuar se shqiptarët i vlerësojnë dhe i dëshirojnë lidhjet e hapura dhe
miqësore në rajon, sepse vetëm 60 milion banorët e tij dhe jo gjithsej 6-7
milion shqiptarët e veçuar, e bëjnë rajonin, pra edhe trevat shqiptare,
pjesëtare të një tregu me përmasa të pranueshme për investime serioze
perëndimore. Çdo politikan mëndjehapur e ka kuptuar se politikës së
vjetër i ka kaluar koha, se BE dhe ShBA, duan që në Ballkan të kalohet
nga faza e stabilitetit në atë të zhvillimit rajonal22. Pikërisht në këtë
kuadër, shumë vende të OKB, BE dhe ShBA, vlerësuan shpalljen e
pavarësisë së Kosovës, padyshim edhe të statusit dhe të standardeve të
duhura për pakicën serbe atje dhe e kanë njohur shtetin e ri të Kosovës
21
E. Tahiri, vep. e përm., f. 9,21, 34, 41-57.
22
Shih për këtë edhe intervistën e profesorit amerikan John Lamp - ekspert për
problemet e Evropës Lindore dhe Ballkanit, botuar në gazetën “ABC”, dt. 29.04.2006.
222 Referate e kumtesa

(deri sot 60 shtete). Rajoni si i tërë mund të ketë sukses për t’u drejtuar në
BE vetëm nëse lidhet mbi bazën e respektimit të të drejtave të natyrshme
të gjithkujt, qoftë të kombeve, qoftë të pakicave dhe të shanseve të të
gjithëve për zhvillim ekonomik, kulturor etj.
Vetëm kështu, shumë vende të rajonit do të kalonin nga faza e
nevojave për ndihma te investimet normale, nga papunësia e ngecja
ekonomike në zhvillim ekonomik, në kapërcimin e armiqësive të së kaluarës
etj.
Pavarësia e Kosovës shërben si një faktor madhor stabiliteti edhe
për faktin se vetë Kosova, e cila ka nevojë për zhvillim, për investime për
përparimin, do të siguronte stabilitetin e vet të brendshëm për qytetarët e
vet. Asnjë projekt tjetër veç pavarësisë nuk mund të sillte aty paqe e
stabilitet, por edhe në botën shqiptare në Ballkan, rrjedhimisht, edhe në rajon.
Çështja e Kosovës e krijuar dikur kundër interesave të shqiptarëve
solli për ta një tragjedi gati shekullore, por edhe destabilitet në rajon,
prandaj ajo mund të përfundonte vetëm me pavarësinë e Kosovës”.
Mirënjohja e shqiptarëve ndaj NATO-s dhe devotshmëria për të
shërbyer në strukturat e saj për të mirën e paqes dhe stabilitetit
ndërkombëtar është provuar. Republika e Shqipërisë, është tashmë
anëtare e Paktit (prill 2009) duke hapur rrugën që në një të ardhme të
afërt aty të bëjë pjesë edhe Republika e Kosovës. Në këtë mënyrë
shqiptarët, perëndimorë në prirjet e tyre, më në fund do ta kapërcejnë atë
periudhë zigzagesh do të shfrytëzojnë mundësinë historike për t’u
integruar në mënyrë institucionale në strukturat Euro-Atlantike, jo vetëm
ushtarake, por edhe ekonomike, kulturore, arsimore etj.
Në përfundim të kësaj kumtese do të theksoja dy prej mesazheve që
përcjell politika e NATO-s ndaj shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e më
gjerë. Së pari, mund të thuhet, padyshim, se roli i shqiptarëve dhe pozita
strategjike e viseve të tyre në Ballkan është rivlerësuar në periudhën pas
Luftës së Ftohtë, dhe, është tepër e rëndësishme, ndoshta e rëndësishme si
asnjëherë më parë, që nga shekulli XV, apo siç njihet që nga koha e
Skënderbeut. Së dyti, mbështetja e NATO-s për shqiptarët dëshmon se
aspektet nacionale ose fetare, nuk ndikojnë në veprimtarinë e aleancës, që
udhëhiqet nga parimet e sigurisë, të ruajtjes së paqes në botë, të
demokracisë, drejtësisë dhe zhvillimit.
Nr.1-2 STUDIME HISTORIKE 2010

DOKUMENTE E MATERIALE

ANA LALAJ

1953 - UDHËHEQËSIT E RINJ SOVJETIKË PARALAJMËROJNË:


OSE NDRYSHIME OSE KATASTROFË

Më 5 mars 1953, Stalini vdiq, kurse në ditën e funeralit të Stalinit, më 9


mars 1953, mijëra shqiptarë, bashkë me Enver Hoxhën, ranë në gjunjë përpara
përmendores së bronztë në qendër të Tiranës. Që prej asaj dite, 730 mijë njerëz,
në një popullsi më pak se 1.3 milionëshe, vunë firmat në “Betimin e popullit
shqiptar para Stalinit të Madh” dhe më 2 korrik ai iu përcoll Moskës.1
Procesione të ngjashme u mbajtën edhe në kryeqytetet e tjera komuniste. Por
shpejt u pa se këto betime “popullore” besnikërie ishin vetëm fasada. Burime të
ndryshme, sidomos ato diplomatike, bënin fjalë se në vendet e Bllokut ishte
fermentuar një gjendje shpërthyese, për shkak të vështirësive ekonomike, por
edhe për shkak të drejtimit të keq dhe represionit që drejtuesit komunistë të
këtyre vendeve ushtronin në popull. Në qershor të vitit 1953, ata thirrën me
urgjencë në Moskë drejtuesit kryesorë të Partisë së Bashkuar Socialiste të
Gjermanisë, të Partisë së Popullit Punëtor Hungarez, të Partisë së Punës të
Shqipërisë dhe në vjeshtë të po atij viti udhëheqësit komunistë rumunë, çekë
dhe polakë, të cilëve u bënë me dije se “pritej një katastrofë, nëse nuk do të
merreshin masa”2. Për kryeministrin e ri sovjetik, Georgij Malenkov, situata në
kampin komunist ishte e vështirë dhe delikate. Një paketë ndërhyrjesh të
ngutshme u mendua si rruga më e përshtatshme për të shmangur trazirat, që
mund të ktheheshin në rrezik edhe për vetë kampin, që deri atëherë ishte
mbajtur kompakt falë liderit të tij të vdekur. Veç specifikave të çdo vendi,
paketa shënonte si përparësore përmbushjen e nevojave të popullsisë me
produkte ushqimore dhe mallra konsumi, politika më liberale tregu dhe
shërbimesh për qytetarët, administratë më pak e kushtueshme, kufizim i dhunës
politike, përmirësim i marrëdhënieve me fqinjët etj. E veçanta është se kjo
1
Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi:
Arkivi i Partisë (më tej: AP) / Marrëdhëniet e PPSh-BS (më tej: MPKBS), viti 1953,
dos. 2. Shih edhe: Zëri i popullit, organ i KQ të PPSh, nr. 1385, 10 mars 1953.
2
Christian Ostermann, “The United States, the East German Uprising of 1953,
and the Limits of Rollback”, Working paper, no. 11, në: Cold War International History
Project, Washington DC, December, 1994, f.7; Janos Rainer, “The New Course in
Hungary in 1953”, Working Paper, no. 38, në: Cold War International History Project,
Washington DC, June 2002, f. 16.
224 Dokumente e materiale

paketë masash, e nisur si paketë emergjece, u komentua si kurs i ri politik i


Bllokut të Lindjes. Ky term u përdor së pari në komunikatën e publikuar pas takimit që
udhëheqësit gjermanolindorë Walter Ulbricht dhe Oto Grotewohl kishin pasur
në Moskë, më 2 deri më 4 qershor.3 Me kohë, termi u përdor edhe nga të tjerë,
politikanë dhe studiues, ashtu siç u zgjerua edhe përmbajtja fillestare e paketës.
Në qershor 1953, në Moskë u thirr edhe Enver Hoxha, atë kohë
kryeministër i Shqipërisë. Autorja e këtij punimi ka në dorë vetëm shënimet që
Hoxha ka mbajtur në Kremlin dhe raportin verbal që ai ka dhënë në Byronë
Politike të KQ të PPSh, pas kthimit të tij nga Moska, më 20 dhe 22 qershor.
Shënimet nuk përmbajnë as datën ose datat ekzakte kur Hoxha ka raportuar në
Moskë, si dhe as personat që atë e kanë shoqëruar. Me siguri, në arkivat ruse
procesverbalet janë të plota. Megjithatë edhe burimet shqiptare janë të
mjaftueshme për të sqaruar këtë çast të marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike.
Sipas shënimeve, Hoxha është thirrur nga kryeministri Georgij
Malenkov, në prani të zëvendësve të tij, njëherësh ministra kryesorë të kabinetit,
Lavrenti Beria, Vaçeslav. Molotov, Nikolai Bulganin dhe Anastas Mikojan.
Mungonte vetëm Lazar Kaganoviç. Kryeministri shqiptar është përpjekur t’i
informojë drejtuesit e lartë sovjetikë për arritjet e deriatëhershme në Shqipëri,
për “vështirësitë e rrethimit kapitalist”, por fjala e tij është ndërprerë, duke iu
kërkuar atij nëse mund të njihej më parë me të dhënat që kishin sovjetikët dhe
pastaj të diskutohej mbi to. Kanë folur të gjithë me radhë, por tonin e kritikave
duket se e ka dhënë Beria. Udhëheqësit sovjetikë vunë theksin në vështirësitë
ekonomike në Shqipëri, sidomos te fshatarësia që “nuk siguronte dot bukën e
gojës”; te administrat e fryrë, sa as Rokfeleri e Morgani nuk do të guxonin ta
mbanin”; te çmimet e larta të konsumit të gjerë; dhe urdhëruan që “disa shokë
drejtues duhet të shkarkohen nga përgjegjësitë e tepërta.”
Hoxha i pranoi kritikat, duke i cilësuar ato si “bolshevike” dhe ndihmë e
madhe për partinë dhe vendin e tij. Në një takim të dytë është folur konkretisht
për disa masa të menjëhershme, midis tyre përgjysmimin e kabinetit qeveritar.
Hoxha ka bërë të njohur edhe projektin me emrat e rinj të ministrave. Po kështu
sovjetikët kanë premtuar të çojnë 250 oficerë në ndihmë të ushtrisë shqiptare,
por Hoxha ka kërkuar edhe 38 të tjerë për forcat e Ministrisë së Brendshme, si
dhe disa këshilltarë për ekonominë.
Kritikat sovjetike E. Hoxha ia transmetoi Byrosë Politike më 20 dhe 22
qershor 1953. Aty u vendos të studiohej gjendja dhe të bëheshin propozime në
tri fusha. E para ishte përmirësimi i ekonomisë e sidomos gjendja e fshatit. E
dyta ishte reforma në ushtri dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. E treta,
përmirësimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos me fqinjët. Bie në sy që
Hoxha ka qenë i shqetësuar për reformat në aparatet shtetërore, në administratë
dhe në ushtri, prandaj ka orientuar që gjithçka të mbahej në sekret të plotë dhe
3
Ch. Ostermann, art. i cit., f. 7; J. Rainer, art. i cit., f. 13.
Dokumente e mteriale 225

në grupet e punës bashkëpunëtorët të porositeshin “se për çdo fjalë të dalë prej
tyre do të ketë menjëherë pushkatim”.4 Ky mesazh i pazakontë dhe hapur
kërcënues është motivuar me kujdesin për të mos u krijuar ankth dhe panik tek
njerëzit për humbjen e vendeve të punës, megjithatë kjo nuk duhet të ketë qenë
arsyeja e vetme. Një arsye kryesore pse Hoxha ndjehej i acaruar shpjegohet me
faktin se vetë qeveria sovjetike ishte vënë në alarm për zhvillimet e ardhshme
brenda Bllokut. Ashtu si edhe drejtuesve të tjerë të Lindjes, shqiptarëve u ishte
theksuar fort se duheshin përmirësime të shpejta në vend, “përndryshe do të
ndodhte katastrofa”.5 Por ajo që e alarmonte më shumë Hoxhën duket se ishin
ndryshimet e raporteve të tij me Moskën. Që prej vitit 1948 ai kishte marrë
mbështetjen e Stalinit, duke i forcuar mjaft pozitat. Tani ato ishin të lëkundura.
Për më tepër, dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Mehmet Shehu dhe
Hysni Kapo, i kishin kërkuar që, me këtë rast, të hapej një analizë në parti rreth
“përgjegjësive kolektive”. Natyrisht kjo e trembte Hoxhën dhe ia doli ta
shmangë. Arsyeja e fundit duhet të ketë lidhje me ngjarjet në Gjermaninë
Lindore. Ndërsa diskutohej në Tiranë, po bëhej java që një milion
gjermanolindorë ishin përfshirë në protesta, të cilat u shuan me mbështetjen e
trupave ushtarake sovjetike. Në protesta u vranë 50 vetë dhe më pas hynë në
burgje disa mijëra. Megjithëse këto ngjarje nuk u zunë në gojë, Hoxha duhet të
ketë pasur informacione rreth tyre, që risillnin në vëmendje edhe paralajmërimet
për “katastrofë”.
Këto bisedime nuk janë përfshirë në veprat seriale të Enver Hoxhës. Për
to flitet vetëm në librin e tij me kujtime: Hrushovianët. Por në atë libër këto
bisedime janë paraqitur të deformuara, sikur Enver Hoxha kishte shkuar me
iniciativën e tij në Moskë për të dhe në kundërshtim të plotë me dokumentin
arkivor, të cilin po e publikojmë në këtë numër të revistës Studime Historike.

***************

AQSH, AP/OU, V. 1953, D. 23


PROTOKOLL Nr. 17
më 20 qershor 1953, i mbledhjes Byrosë Politike të KQ PPSH
Rendi i ditës:
Raport i Sekretarit të Përgjithshëm të PPSH, shokut Enver Hoxha, mbas
kthimit të tij nga Moska, ku pati takim me udhëheqësit e Partisë Komuniste dhe
të qeverisë së Bashkimit sovjetik në gjysmën e parë të muajit qershor të këtij
viti.
4
AQSh, AP/OU, viti 1953, dos. 23, f. 32.
5
Po aty, f. 26.
226 Dokumente e materiale

Në këtë mbledhje, përveç shokëve të zakonshëm mungon shoku Rita


Marko, i cili ndodhet me pushime në Korçë.

Zhvillimi i Mbledhjes:
Mbledhjen e hapi Sekretari i Përgjithshëm i PPSH, shoku Enver Hoxha, i
cili filloi menjëherë të japë raportin verbal mbi çështjen që përmend rendi i ditës:
Shoku Enver Hoxha:
Siç e dini, me kërkesën e shokëve udhëheqës sovjetikë shkova në Moskë
për të biseduar në lidhje me situatën politike, ekonomike, ushtrinë etj. Atje na
pritën shokët Malenkov, Beria, Molotov, Bulganin dhe Mikojan. Porsa hapën
mbledhjen na thanë se para se të fillojmë dëshirojmë të bëjmë një pasqyrë të
situatës sonë apo doni të flisni ju përpara. Ata thanë të themi ne ato që kemi ne,
t’u bëjmë edhe propozimet që mendojmë ne, pastaj të diskutojmë. Unë u thashë
se më e mira do të ishte të flisja unë përpara, dhe si e aprovuan propozimin tim
fillova të flisja unë mbi situatën e brendshme të vendit tonë. Fola kështu nja 10 -
15 minuta duke vënë në dukje se me gjithë vështirësitë e rrethimit kapitalist, me
gjithë provokacionet e vazhdueshme të armiqve dhe gjendjen ekonomike të
pakënaqshme të popullit tonë, gjendja nuk është aq e keqe. Megjithëkëtë,
vazhdova unë, armiku na lufton dhe ka baza në vendin tonë të cilat ua thashë me
radhë. U thashë se armiku në vendin tonë mbështetet në radhë të parë në
reaksionin e brendshëm, por edhe në emigracionin shqiptar, në minoritetin etj.
Kundra bandave, diversantëve dhe parashutistëve kemi pasur suksese dhe i kemi
likuiduar. Tani armiku na lufton me të gjitha forcat me anën ekonomike, të cilën
e kemi të dobët. Edhe sot kemi në shumë sektorë mjaft vjedhje, ngadalësime në
realizimin e planit etj.
Këtu Malenkovi ma ndërpreu fjalën dhe më tha se sikur ju shoku Enver
na e paraqitni situatën e brendshme të Shqipërisë si të kënaqshme, kurse ne
kemi të dhëna që nuk është ashtu. Prandaj mendoj se është më mirë tua themi ne
konstatimet tona, pastaj diskutoni dhe ju mbi çështjet që do të shtrojmë ne.
Natyrisht ne nuk mendojmë të piqemi një herë vetëm, mund të mblidhemi
përsëri e po të jetë nevoja akoma edhe dy herë të tjera për zgjidhjen e këtyre
çështjeve. Unë i thashë se isha dakord me këtë propozim.
Pastaj Malenkovi ia dha fjalën Berias, i cili tha se situata në Shq na u
paraqit e kënaqshme por ne mendojmë se nuk është ashtu. Ne do të shfaqim
pikëpamjen tonë për disa çështje si dhe propozimet që kemi menduar. Armiqtë
tuaj nuk mbështeten në kontingjentet që thatë ju por në elementët armiq që i
keni Brenda në pushtet, në ushtri ku mund të keni 30-35% të oficerëve armiq.
Pastaj edhe në aparatet e partisë ju keni njerëz të dyshimtë. Mbështetje e mirë
për punën e armikut të jashtëm është edhe fshatarësia tuaj. Këto gjëra na lejojnë
të themi se situate juaj nuk është e kënaqshme, se fshatarët tuaj janë shumë të
pakënaqur pasi ju ata i keni mbytur dhe i shfrytëzoni në palcë. Këto fjalë Beria
Dokumente e mteriale 227

mi drejtoi copë. Ju e vidhni, e grabitni fshatarësinë (nënvizimi im- A.L.).


Aparatet e shtetit tuaj janë kolosale dhe tregoi shifra që janë me të vërtetë
skandaloze. Beria tha se as Rokfeleri, as Morgani nuk do të guxonin të mbanin
një aparat kaq të madh i cili ha në kurrizin e fshatarësisë. Natyrisht kjo barrë e
rëndë krijon një pakënaqësi të madhe për fshatarët, pakënaqësi që tani mund të
jetë e heshtur por më vonë mund edhe të shpërthejë. Pra, në ato pakënaqësi
mbështetet armiku i jashtëm. Kështu që ju në rast se nuk e ndryshoni gjendjen e
fshatarësisë do t’u ndodhin skandale të mëdha. Në aparatin tuaj të shtetit ka
vjedhje, sabotazhe të bëra nga njerëz të fshehur që edhe ata janë mbështetje e
armikut, bazë të spiunazhit të huaj. Ju e dini se në Jugosllavi janë krijuar reparte
me reaksionarë shqiptarë, të cilëve amerikanët ndonjëherë do t’u japin urdhër
t’u sulmojnë, ndoshta jo nesër, por ata përgatiten në këtë drejtim. Prandaj tha
Beria, ne propozojmë që ta studiojmë këtë çështje dhe të merrni masa për ta
likuiduar këtë situatë dhe në radhë të parë të shkurtoni aparatet shtetërore. Po të
bëni këtë, atëherë do të shkurtoni vjedhjet, sabotazhet, dhe ekonomia juaj do të
lulëzojë e fshatarësia do të marrë veten. Ne kemi informacion se fshatarësia juaj
jeton në mënyrë mizarabël, nuk kanë qe, parmenda, vezë, derra. Ata kanë gati
10 vjet që janë çliruar dhe jetojnë shumë keq, Si mundet pra fshatari ta durojë
një gjendje të tillë? Të gjitha këto gjëra që keni bërë ju e kanë bërë fshatarësinë
të pakënaqur. Edhe bagëtitë nuk ia lini fshatarësisë t’i rriten, sepse me të filluar
të mëkëmbë ai ekonominë, ju menjëherë nxirrni ligje dhe urdhëresa dhe ja
rrëmbeni. Le të kenë fshatarët tuaj nga 100 kokë dele që të hanë qumësht dhe
mish, fshatarët janë populli, ju jeni një vend malësor, prandaj duhet të keni të
zhvilluar blegtorinë. Për këtë me të gjitha forcat duhet të ndihmoni fshatarësinë
që të zhvillojë ekonominë e saj dhe të ketë të hajë e të pijë mirë, ndryshe nuk ka
se si ta keni me vete. Prandaj meqenëse fshatarësia është në një situatë të tillë,
klasa punëtore është në një gjendje akoma më të mjeruar. Ju keni inflacion dhe
punëtorët nuk blejnë dot sendet më të nevojshme për jetesë me pagat që marrin,
prandaj duhet të merrni masa sa më të shpejta për të përmirësuar gjendjen se do
t’u ngjasin skandale. Edhe në aparatet e Partisë keni njerëz të dyshimtë dhe
aparatet në përgjithësi i keni të fryrë, prandaj ju duhet të merrni masa për t’i
shkurtuar sa më parë këto aparate. Ju mbani 18 ministri, ç’u duhen gjithë këto,
për ju mjaftojnë vetëm 3 ose 4. Zhdukini të gjitha drejtoritë që keni krijuar;
veproni si kemi vepruar ne kohët e fundit, bëni sa më shumë shkurtime në
aparatet.
Pastaj e mori fjalën Molotovi, i cili tha se pa dyshim gjendja te ju është
ashtu si e tha shoku Beria, prandaj detyra e parë është të forconi gjendjen e
brendshme të vendit. Por edhe situata e jashtme ka rëndësi shumë të madhe për
Shqipërinë si vend i vogël që është dhe i rrethuar nga të katër anët me armiq.
Domethënë duhet t’i vini rëndësi edhe situatës së jashtme dhe të merrni masa në
këtë drejtim. Gjer tani mund të them se çdo veprim është bërë në drejtimin që të
ashpërsohet sa më shumë situata me fqinjët. Unë e di se ju në çdo hap në
228 Dokumente e materiale

politikën tuaj të jashtme keni vepruar në këshillim me ne. Por këtej e tutje edhe
ju edhe ne duhet të revizionojmë qëndrimin tonë të jashtëm.
Këtu ndërhyri Malenkovi dhe tha se këtë qëndrim të ashpër që keni
mbajtur ju me shtetet fqinje e keni bërë se nuk donit të veni në kundërshtim me
politikën e qeverisë sovjetike.
Jo, i thashë unë, por ne jemi një vend i vogël dhe nuk pretendojmë të
bëjmë një politikë independente. Pa bashkëpunuar ngushtë me BS ne nuk mund
të ecim dot përpara.
Molotovi tha pastaj se marrëdhëniet tuaja me fqinjët domethënë me
Greqinë, Jugosllavinë dhe Italinë duhet të përmirësohen, prandaj duhet punuar
në këtë drejtim. Por edhe ne nga ana jonë u kemi ndihmuar pak. Tani si ne ashtu
dhe vendet e demokracisë popullore do të punojmë për t’u krijuar mundësira më
të mëdha për këtë.
Pas Molotovit foli Bulganini. Tek ju shokë shqiptarë është krijuar
pikëpamja se ushtrinë e keni qindpërqind me vete. Kjo nuk është e vërtetë, pasi
35% e oficerëve tuaj janë me armikun, gjë që tregon se ju nuk e njihni situatën e
ushtrisë. Në Komitetin Qendror ju keni një Komision për spastrimin e Ushtrisë
të cilit i është dhënë një afat prej një viti për ta kryer punën. Ky është një afat
shumë i gjatë. Ç’bën ky Komision kaq ngadalë? Pastaj vetë Ministri i Mbrojtjes,
meqenëse është i zënë me shumë punë nuk është interesuar efektivisht për këtë
sektor të rëndësishëm, dhe meqenëse ju jeni Ministri i Mbrojtjes, më lejoni tu
them se puna juaj nuk ka qenë e kënaqshme. Ju duhet ta keni të pastër ushtrinë
që të bëhet tuaja qindpërqind, tha ai. Prandaj pastrimi duhet bërë sa më shpejt,
ta forconi sa më shumë gjendjen në ushtri dhe ne jemi gati t’u ndihmojmë në
këtë drejtim. Ne u japim edhe 250 oficerë, tha Beria, por ata që ju janë dërguar
deri tani i keni si këshilltarë, domethënë bëjnë një punë pasive. Ne mendojmë që
oficerët sovjetikë të mos jenë më këshilltarë, por ndihmës komandantë që të
mund të japin një ndihmë më konkrete dhe të drejtpërdrejtë.
Pastaj e mori fjalën Mikojani, i cili foli për çështjet ekonomike. Ai tregoi
se situata jonë ekonomike me jashtë është jashtëzakonisht e keqe. Për ta
ilustruar këtë dha edhe shifra, përqindje. Më parë ai foli për bujqësinë dhe vuri
në dukje se ju keni kaq mijëra ekonomi pa kafshë pune; 25% bagëti më pak se
para lufte dhe çdo vit numri i bagëtive ulet. Ju importoni bukë me dhjetëra mijë
tonelata në vit. Ju keni nevojë për kafshë, por dhe ato që keni nuk i ushqeni, nuk
i shtoni. Nga ana tjetër keni pak traktorë, dhe nuk keni krijuar kondita të
favorshme për kolektivizimin. Ju fshatarët i shfrytëzoni dhe kjo bën që edhe
punëtorët të vuajnë, nuk keni krijuar kondita të favorshme për punëtorët në
qendrat e punës. Rrogat e punëtorëve të naftës në vend që të jenë më të larta
janë njësoj me ato të punëtorëve të industrisë ushqimore. Prandaj një situatë e
tillë është e padurueshme për popullin shqiptar. Pastaj ju bëni ndërtime kolosale
dhe kjo u nxjerr nevojën e madhe të krahut të punës.
Dokumente e mteriale 229

Gjithë këto ndërtime që bëni ju, le që nuk po i realizoni dot por në ato që
jeni duke bërë shkaktoni që të thithet nga fshati krahu i punës i nevojshëm për
bujqësinë. Pastaj edhe fshatarët nuk vinë të bëhen punëtorë se kushtet e punës
në qendrat e punës janë shumë të këqija dhe punëtorët vuajnë. Në këtë situatë që
është te ju kolektivizimi ecën ngadalë, pa plan, nuk ka organizim të mirë në këtë
drejtim, nuk merrni masa të forconi ato kooperativa që keni. Edhe traktorë keni
pak, prandaj konditat nuk janë të mira, se fshatarësia nuk shikon akoma interes
të futet në to. Nuk është akoma e bindur për kolektivizimin se nuk i janë krijuar
konditat. Pastaj foli për qetë që në vendin tonë janë shumë të paktë dhe ju nuk
bëni përpjekje për t’iu shtuar, tha ai. Numri i qeve në Shqipëri është në
shpërpjestim të madh në krahasim me sipërfaqen e tokave të mbjella dhe kjo
përbën një situatë katastrofike për bujqësinë.
Çështjet financiare te ju shkojnë shumë keq, keni inflacion, keni shtuar
qarkullimin e monedhës 40% ndërsa xhiron e tregtisë vetëm 26%. Ju nuk dini të
bëni tregti, impononi në treg çmime të larta, mbyllni dyqane, keni krijuar tregun
e zi dhe merrni masa të dëmshme administrative për çmimet në tregti. Privati
nuk ka leverdi të tregtojë me masat që keni marrë ju dhe ata të paktë që kanë
mbetur zhvillojnë tregun e zi.
Planet tuaja vazhdimisht nuk po realizohen. Në ndërtim ju mungon krahu
i punës sepse nuk keni krijuar kondita të mira për punëtorët. Pastaj jeni
angazhuar në ndërtime të mëdha, në ngritje fabrikash që tash për tash nuk janë
aq të nevojshme për ekonominë tuaj. Gjithçka sa keni bërë deri tani i keni bërë
pa llogari, jo në bazë të konditave reale të vendit tuaj. Ju ndërtoni hidrocentrale
mbi Mat ndërsa ne po vrasim mendjen për të mësuar se ç’u duhet gjithë kjo
vepër, ku do ta përdorni gjithë këtë energji gjersa të gjithë fabrikat tuaja të reja
që janë ndërtuar deri tani kanë TEC-et e tyre kështu që e kanë të mjaftueshme
energjinë. Pastaj ky hidrocentral ju kushton jashtëzakonisht shumë. Keni vënë
në plan të ndërtoni një varg fabrikash të panevojshme si ato të çelikut, letrës,
qelqit etj, keni ngarkuar popullin me ndërtime kolosale. Prandaj në një situatë të
tillë nuk mund të ecë mirë ekonomia e vendit tuaj. Në rast se hiqni disa nga këto
ndërtime ju do të përmirësoni situatën, do t’u jepet mundësi të përfundoni shpejt
fabrikat e tjera dhe ato të punojnë me rendimentin e caktuar, se rendimentet
tuaja janë kudo të ulëta. Përse e bëni gjithë këtë rafineri të madhe?
Këtu ndërhyri Malenkovi dhe tha se kjo Rafineri që bëni a do të punojë
dot vazhdimisht dhe me rendiment të plotë, a keni naftë të mjaftueshme për ta
ushqyer, apo do të punojë me rendiment të ulët? Edhe Beria këtë pyetje vuri.
Ç’u duhet ju gjithë ajo rafineri, tha Mikojani. Prandaj rishikojeni këtë çështje
tha, dhe nuk u zgjat më tej. Pse shkoni drejt e në gjëra të mëdha? Pse nuk bëni
oleodotin nga Patosi në qytetin Stalin, pse nuk zgjeroni rafineritë që keni, ato do
t’u kushtojnë më pak. Më vonë, kur të jeni më në gjendje dhe të keni prodhim të
mjaftueshëm bëni edhe ndonjë rafineri të madhe. Prandaj jo drejt e në të
mëdhatë. Nga i gjithë ky orientim jo i drejtë dhe bujqësia tuaj është në një
230 Dokumente e materiale

gjendje shumë kritike, prandaj duhet të merrni masat që të përmirësohet.


Detyrimet karshi fshatarëve i keni shumë të larta. I lehtësoni malësitë nga këto
detyrime dhe i jepni mundësi popullit të ketë bukë, të vejë bagëti, të ketë pula,
vezë, të shtojë ushqimin për kafshët. Kështu nuk mund të ecet dhe kjo është një
situatë shumë e rëndë që është krijuar te ju, prandaj lereni fshatarin të marrë frymë.
Më në fund Malenkovi bëri një përmbledhje të atyre që thanë shokët e
tjerë. Ai theksoi edhe një herë se gjendja e brendshme e vendit tuaj nuk është e
kënaqshme. Në drejtim të fshatarësisë ju keni bërë gabime, dhe në aparatet e
shtetit, të partisë e të ushtrisë keni njerëz të dyshimtë. Prandaj këto të dhëna që
disponojmë na kanë alarmuar dhe për këtë u thirrëm që të marrim së bashku
masa konkrete për ta përmirësuar gjendjen
Pasta ja vuri si detyrë të parë shkurtimin e aparateve shtetërore. Këshilli
ministror tuaji, tha ai, nuk bën gjë tjetër veçse firmos dhe vulos vendimet e
Byrosë Politike dhe po të mos bëjë asgjë Byroja Politike, Këshilli i Ministrave
nuk bën asgjë në vend që të punojë në bazë të vijës që është caktuar. Mendojmë
që ju dhe Mehmeti dhe disa shokë të tjerë keni shumë përgjegjësira. Kjo mund
të ishte e mirë përpara, por tani është e dëmshme. P.sh. ti, më tha mua, je
kryeministër, sekretar i përgjithshëm i partisë, ministër i mbrojtjes, ministër i
punëve të jashtme, kryetar i Frontit demokratik etj. Prandaj shkarkohuni nga
disa prej këtyre detyrave dhe ngarkoni shokë të tjerë të rinj që të marrin edhe ata
përgjegjësitë që puna të eci përpara. I ndihmoni shokët e rinj dhe do të shikoni
se do të punojnë. Këto janë çështjet që mendojmë ne që i konsiderojmë se kanë
shumë rëndësi, nuk janë të vogla, prandaj dhe nuk mund t’i zgjidhni shpejt.
Kështu që në rast se jeni dakord jemi gati të bisedojmë edhe një herë, bile
edhe dy herë të tjera po të jetë nevoja. Mendohuni cila është pikëpamja juaj,
propozimet tuaja, por konkretisht dhe emër për emër, që të mundim t’u
ndihmojmë për të gjitha çështjet. Nuk është e nevojshme që çështjet t’i
përgatisni me shkrim, por me shënime se na kalon shumë kohë.
Beria tha se këtu mjafton të mbetemi dakord për çështjet kryesore, dhe
kur të venë në Shqipëri, Komiteti Qendror, qeveria, dhe Byroja Politike do të
bëjnë ligje, urdhëresa, vendime për të vënë në jetë këto ndryshime.
Beria tha mendoni dhe për çështjen e ushtrisë, për forcimin e kufirit. T’i
bëni repartet e ushtrisë dhe të kufirit të lehta, më operative, më të përqendruara,
në dy tre vende, që në rast rreziku t’i keni grusht dhe jo të shpërndara. Mua m’u
duk se këtë këshillë na e bënë vetëm për kufirin, por më vonë e theksoi edhe
njëherë se vlen edhe për ushtrinë. Beria tha se kufiri nuk është nevoja të bëhet
gardh siç ndodh në ditët festive, sikur do të na sulmojnë, por atje duhet të ketë
forca të ndjekjes. I keni shumë të rënda repartet e ushtrisë. Vendi juaj është
malor, prandaj repartet duhet të jenë të lehta, tipe brigadash, prandaj e studioni
mirë këtë çështje.
Këtu mbaroi mbledhja e parë, ne shkuam të punonim me shokët. Ata më
porositën të veja vetëm, por kur u nisa për të shkuar vetëm herën e dytë më
Dokumente e mteriale 231

lajmëruan t’i merrja edhe ata, kështu shkuam të tre bashkë. Në fund të
mbledhjes së parë përgjigja ime ishte: Ne ju falënderojmë, ju thashë unë, për
interesimin dhe ndihmën e madhe që na keni dhënë dhe po na jepni. Ne i gjejmë
plotësisht të drejta vërejtjet tuaja mbi punën tonë në përgjithësi, kritikat që më
bëni mua personalisht dhe këshillat për përmirësimin e gjendjes, për forcimin e
gjendjes së brendshme, të ushtrisë dhe politikës së jashtme, i aprovojmë
plotësisht dhe këtë e konsiderojmë një ndihmë shumë të madhe dhe të
çmueshme. Ne do të venë të gjithë forcat për përmirësimin e gjendjes së pop
tonë. Jam plotësisht dakord edhe për kritikën bolshevike që më bëtë mua dhe
këtej e tutje unë do të interesohem më shumë për ushtrinë. I gjej të drejta këto
kritika dhe patjetër ato do të na ndihmojnë shumë. Unë jam i mendimit se unë
dhe disa shokë të tjerë që jemi ngarkuar me shumë përgjegjësi të shkarkohemi
nga një pjesë e tyre.
Për veten time mendoj të shkarkohem nga përgjegjësia e Ministrit të
jashtëm, e ministrit të mbrojtjes dhe nga Kryesia e Frontit Demokratik. Në
Shqipëri do të mendojmë dhe për shokët e tjerë. Unë mendoj se duhet të
ngarkojmë edhe një shok sekretar për drejtimin e punëve të partisë që të jetë në
krye dhe përgjegjës për këtë punë.
Mendimi tim është se shoku Mehmet Shehu e bën shumë mirë këtë, por
duke marrë parasysh rëndësinë që ka Ministria e Punëve të Brendshme në
situatën tonë, mendoj që Mehmeti të mos hiqej andej, pse është i domosdoshëm
të rrijë atje. Të gjitha këto veprime të mijat ata i aprovuan pa përjashtim.
Pastaj unë u hodha në shkurtimin e aparateve, kisha vënë edhe emra, por
Beria u hodh e tha se këto gjëra i shikoni vetë atje. Unë i thashë se i shtroj një
herë këtu për t’u këshilluar. Mirë thanë, atëherë mund t’u ndihmojmë.
Ne arritëm në konkluzionin se nga 18 ministri të ketë vetëm 9, nga të
cilat industri, miniera dhe ndërtim të organizohen në një dikaster dhe të
drejtohen nga Spiro Koleka, ai e njeh mirë sektorin e ndërtimit. Drejtë e ke tha
Beria. Pastaj bujqësi, pyje e grumbullim të jetë Hysni Kapo. Tregtinë e
brendshme, të jashtme dhe komunikacionin t’i ketë Gogo Nushi, kurse
organizatat shoqërore, si kooperativat tregtare dhe të artizanatit nuk kemi si t’i
shkrijmë se ato janë aparate të veçanta. Arsimi, kultura, fizkultura dhe
shëndetësia të organizohen në një dikaster nën drejtimin e Bedri Spahiut.
Ministër i brendshëm të jetë Mehmeti [Shehu], ministër i mbrojtjes të jetë
Beqiri [Balluku], i financave të jetë Tuku [Jakova], i drejtësisë të jetë Bilbil
Klosi, Kryetar i komisionit të Planit të jetë Koço Theodhosi dhe Kryetar i
Komisionit të Kontrollit Maqo Çomo. Ministrinë e jashtme e lashë bosh. Përsa i
përket çështjes së Bilbil Klosit dhe të Maqo Çomos mund ta shohim përsëri.
Pastaj u thashë së është mirë të ketë një ose dy zv/kryeministra. Ata thanë se më
mirë është të jenë dy. Nënkryeministër i parë thashë të jetë Mehmeti dhe i dytë
të jetë Kapo. Ne mendojmë të suprimohet Kryesia e Këshillit të Ministrave dhe
232 Dokumente e materiale

qeveria të mblidhet më shpesh. Këto propozime ata i aprovuan. Unë u thashë se


do të marrim masa që t’i ngushtojmë aparatet në çdo sektor deri në 50%.
Pravilno, tha Beria.
Shoku Mehmet Shehu: Ne do të përpiqemi që të ecim edhe më thellë në
shkurtimet.
Shoku Enver Hoxha: Në lidhje me thjeshtimin e aparateve u thashë se do
të bëjmë fuqizimin e drejtorive qendrore dhe ndërmarrjeve hozrashot, do të
shkurtojmë aparatet e komiteteve ekzekutive të rretheve e lokaliteteve, do të
studiojmë dhe riorganizojmë unitetin në drejtim të krijimit të 10 qarqeve, të
suprimimit të lokaliteteve e shtimit më të madh të rretheve. Puna e shkurtimit të
aparateve u thashë se është një gjithë shumë e madhe, Për këtë qëllim u kërkova
të na jepnin nja dy shokë me eksperiencë. Beria më tha se bëjeni vetë. Dhe kur u
thashë se kjo është një punë e madhe, prapë tha, bëjeni vetë; për këto gjëra nuk
u japim asnjë njeri.
Investimet që mund të ulim u thashë janë fabrika e letrës, e xhamit, e
çelikut, e bukës, këto kemi menduar për të hequr; pastaj ndërtimin e disa të
tjerave po të jemi dakord do t’i shtyjmë në pesëvjeçarin tjetër. Për fabrikën e
librit u thashë se mendoj të mos e heqim nga plani, sepse me të do të fabrikojmë
litar dhe spango, dy nga artikujt kryesorë për fshatarësinë tonë dhe këto nuk i
gjejmë dot as në tregjet e jashtme se nuk na japin. Për këtë propozim Malenkovi
tha, mirë shikojeni, po keni lëndë të parë? Sidoqoftë shiheni.
Unë bisedova me Kiçon dhe del se mund ta shtyjmë hidrocentralin gjer
më 1957, sepse më 1955 do të fillojmë ndërtimin e disa të tjerave. Përsa i përket
fabrikës së letrës mendojmë ta bëjmë qoftë dhe më vonë, se për këtë kemi
shumë nevojë dhe nxënësit tanë nuk kanë me se të bëjnë provimet. Kur të
mbarojnë së ndërtuari këto fabrika atëherë do të mbarojë edhe hidrocentrali që
do të na nevojitet për energji. Ata thanë Pravilno edhe për këtë. U thashë
gjithashtu se do të shkurtojmë edhe aparatet e rinisë, të sindikatave dhe
organizatave të tjera shoqërore.
Pastaj do të ulim edhe investimet që kryhen nga dikasteret e tjera veç e
veç, me përjashtim të Ministrisë së Bujqësisë. Beria ndërhyri dhe tha që edhe në
bujqësi të bëni shkurtime se edhe atje ka gjëra që nuk është nevoja t’i bëni tani
për tani. Unë i thashë t’i fusim bujqësisë kanalizime dhe bonifikime të mëdha,
por Beria tha t’u jepni fshatarëve ndihmë konkrete dhe të shpejtë me kanale të
vogla që të vadisin sa më shumë toka. Edhe ne, tha ai, kemi lënë shumë
ndërtime të mëdha, si p.sh Kanalin e madh të Turkmenisë të cilin e kemi shtyrë
për më vonë.
Pastaj u thashë edhe për lënien e hekurudhës. Pravilno, tha Beria, mos
bëni asgjë po nuk patët të qartë leverdinë ekonomike. Për impiantin e bitumit,
mund ta shohim, u thashë. Por harrova t’i pyesja për aerodromin. Hekurudhën
vërtet do ta shtyjmë, i thashë, por për transportimin e qymyrit do të na nevojiten
Dokumente e mteriale 233

300 kamionë ZIS. Tani të them mbi nevojat tona që do t’i kërkojmë qeverisë
sovjetike. Kur fola për kanalizimet më thanë se kërkesat i shihni më mirë, kur të
veni në Shqipëri dhe na i bëni në bazë të orientimit të ri. Ne do t’u ndihmojmë,
thanë shokët udhëheqës sovjetikë, portat për ju dhe për kërkesat tuaja do të jenë
kurdoherë të hapura për zhvillimin e bujqësisë, të naftës dhe porsa i përket
ndryshimit të listave të kërkesave ato mbeten. Për nevojat e Ushtrisë dhe të
Ministrisë së Punëve të Brendshme, u thashë se jam plotësisht dakord me
këshillat e shokut Beria për studimin e riorganizimit, po kështu edhe me
vërejtjet e shokut Bulganin në lidhje me zgjatjen e afatit të pastrimit që nuk
është mirë.
Unë ju thashë se informatat që keni se 30% e oficerëve tanë janë armiq
nuk është e saktë se e tillë është situata e vendit tonë. Kompozicioni social i
vendit tonë është i tillë që në Shqipëri ka njerëz të shtresave të larta edhe nga ata
që i kanë sot prindërit në burg ose me armikun, por që vetë kanë luftuar dhe që
sot janë me Partinë. Unë jam dakord të na vinë 250 oficerë për nevojat e
ushtrisë, por shtrova se kemi nevojë dhe duam të na vijnë edhe për repartet e
Ministrisë së Punëve të Brendëshme. Mirë, edhe për këtë jemi dakord, thanë ata.
Por përpara se të bisedojmë për këto çështje, shkoni në Shqipëri dhe i studioni
mirë këto probleme.
Pastaj u kërkova edhe armatime, që i aprovuan, por thanë se do ta
studionin edhe këtë çështje.
Për politikën e jashtme u thashë se jam dakord për përmirësimin e
marrëdhënieve me fqinjët, se ne do të ecim me prudencë dhe do të këshillohemi
me ju kur ta shohim të nevojshme, sepse nuk mund të bëjmë dot asgjë pa u
këshilluar me ju; pasi vendi ynë është i vogël dhe me pozita shumë delikate.
Përveç shkëmbimit të ministrave me ju do të studiojmë se ku ka mundësi të
përmirësohet gjetkë situata e vendit tonë.
Në lidhje me marrëdhëniet ekonomike me Italinë, ata thanë, i shihni. Për
disa gjëra të vogla që ju i keni kontraktuar me firmat private italiane do të ishte
më mirë t’i kontraktoni me qeverinë italiane.
Unë iu thashë se në rast se janë momentet, ne kërkojmë që Shqipëria të
lidhë traktate zyrtare miqësie bashkëpunimi dhe ndihme reciproke me BS dhe
me qeveritë e vendeve demokratike. Pra këto çështje donte të fliste Beria, por
Malenkovi sa dëgjoi propozimin tim tha: Çfarë, çfarë, do ta shohim, vetëm se
për këtë çështje mos u vejë si provokacion fqinjëve tuaj.
Ata na këshilluan që Ministria e kontrollit të mos jetë e madhe dhe
mbledhjet e qeverisë të jenë të shpeshta dhe për organizimin e aparateve nuk na
dërgojnë njeri por ta bëjmë vetë.
Për në krye të Ministrisë së jashtme, Molotovi tha se mund të gjesh vetë
ndonjë njeri, por edhe ne mund të të ndihmojmë me ndonjë shok.
234 Dokumente e materiale

Beria më këshilloi që një të tretën e kohës së punës t’ia kushtoj bujqësisë,


të interesohem më shumë për këtë sektor. Bujqësia tani është hallka më e
rëndësishme për forcimin e ekonomisë tuaj. Prandaj të këshillojmë të marrësh
kontakt me fshatarët, të bisedosh me ta për situatën ekonomike e kulturore, të
mos vesh me ceremoni dhe në forma zyrtare te fshatarët, por sipas rastit dhe pa
e pritur fare ata, të jesh në mes tyre. Kur të shohë partia dhe populli se sekretari
i përgjithshëm dhe kryeministri interesohen për fshatin ata do të vdesin për
partinë. Bëni doemos përmirësimin e bujqësisë brenda viteve 1953 dhe 1954 në
mënyrë që dhjetëvjeçari i çlirimit ta gjejë ndryshe fshatarësinë dhe gjendjen e
vendit tuaj krejt ndryshe.
Të merren gjithashtu masa edhe për përmirësimin e gjendjes në qytete.
Të mos bëni mbledhje pas mbledhjesh për vënien në jetë të këtij orientimi dhe
të merrni vendime duke bërë plot zhurmë, por të bëni punë konkrete dhe shpejt.
T’i jepni mundësi fshatarit të vejë lopë, derra të bëjë bukën dhe të jetë i
kënaqur. Të merrni masa që brenda këtyre dy vjetëve të përmirësohet jeta e
vendit tuaj, ndryshe do të ndodhë katastrofa. Ju i keni marrë taksa të rënda
popullit. Në 200 mijë ton prodhim, t’i marrësh 50 mijë fshatarësisë si taksë në
natyrë, kjo është vjedhje. Prandaj t’i merrni më pak detyrime fshatarësisë, na
thanë ata, dhe sasinë tjetër që do t’u nevojitet e bleni në treg me një vleftë më të
madhe se deri tani. Kjo tregti i intereson fshatarit. Në bujqësi do të luftohet për
të marrë rendimente të larta dhe të mos niseni për të bërë ndërtime të mëdha për
bujqësinë, por duke punuar më mirë. Bëni kanale të vogla, merrni masa
konkrete, të shpejta dhe të frytshme, pa investime të mëdha. U jepni fshatarëve
pleh, farë me cilësi të mirë. Çështja është që fshatari të ngrihet ekonomikisht, ta
lehtësoni sa më parë nga detyrimet e tatimet e rënda që i keni vënë.
Mikojani dhe Malenkovi më folën për çështjen e kolektivizimit dhe më
këshilluan që të mos shpejtohemi. Beria më pyeti nëse kishim kolkoze në
malësi. Unë i thashë jo. Lerini, tha ai, mos u nxitoni. Ata na thanë edhe njëherë
se çështja e kolektivizimit të mos shpejtohet. Bile duhet të ndalohet fare, gjersa
të krijohen kondita të favorshme për këtë. Dhe atje ku kooperativat venë keq le
të shpërndahen. Po të jetë se ka ndonjë fshatar në kooperativat ekzistuese që
dëshiron të dalë nga kooperativa, lereni le të ikë, mos kini frikë. Në krye të
Ministrisë bujqësisë thanë ata, duhet të jetë një nga shokët më të mirë; prandaj
të forcohet ky sektor me kuadrot më të mirë. Edhe në Komisionin e Planit ai që
do të merret me bujqësinë duhet të jetë zëvendësi i Presidentit të Planit. Ne do
t’ju dërgojmë shokë kompetentë për bujqësinë që gjatë 1953 dhe 1954 të
forcohet bujqësia juaj.
Përsa u përket punëtorëve të minierave, ata thanë se rrogat e tyre duhet të
jenë më të madhe se ato të punëtorëve të industrisë. Mos bëni lëvizje të shpeshta
kuadri, na thanë, Mos i mobilizoni në ushtri specialistët. Kjo gjë duhet të
frenohet. Pastaj ata ngritën çështjen nëse ka mundësi të shtyhet mbarimi i
fabrikës së çimentos që të lehtësohet pak situata gjatë këtyre dy viteve.
Dokumente e mteriale 235

Në politikën e jashtme duhet të ecet drejt përmirësimit të marrëdhënieve


me fqinjët.
Në lidhje me çështjen e ushtrisë, kur u thashë se nga ata 35% që na thatë
ju nuk janë të gjithë armiq, se shumica janë oficerë që kanë bërë luftën, Beria
me gjithë Malenkovin më thanë se nuk kishim vepruar mirë që kemi nxjerrë nga
ushtria dhe nga partia njerëz që kanë pasur diçka në jetën e tyre, që kanë bërë
gabime por që janë përmirësuar vonë. Si do ti hidhni jashtë këta njerëz? Në
asnjë mënyrë, përsëritën ata. Ju keni bërë edhe gabime të tjera, thanë ata. Ne
kemi mbajtur në ushtri dhe në parti njerëz që na kanë luftuar vite me radhë, por
për t’i bërë ata me ne, kemi nxjerrë dekrete speciale dhe ua kemi falur të
kaluarën e keqe; por tani janë adaptuar dhe mbajnë një qëndrim të vendosur me
ne, dhe ne nuk i hedhim poshtë. Nga ushtria duhen përjashtuar vetëm ata që
kanë të kaluar të keqe dhe qëndrim aktual të keq.
Me gjithë këtë edhe këta mund të mbeten oficerë rezervë dhe të vihen
menjëherë në punë. Përjashtimi i oficerëve nga partia për arsye se kanë qenë me
armikun, por më vonë janë hedhur me ne dhe tani duan të punojnë me ne, nuk
duhet të jetë shkak të hiqen dhe nga ushtria. Njerëzit pastaj nuk lindin
komunistë, kanë në jetën e tyre gabime, lëshime dhe të meta. Të tilla gabime
këtyre njerëzve t’u vihen në dukje zyrtarisht, të ndreqen dhe dashuria e tyre për
partinë të matet me punën dhe me qëndrimin e tyre. Ju nuk duhet të keni frikë
t’u falni të kaluarën këtyre njerëzve. Kjo ka qenë dhe është vija tonë, tha
Malenkovi. Ne kemi në ushtri njerëz që na kanë luftuar dhe për këtë kemi bërë
ligje të veçanta për falje. Kështu u japim mundësi njerëzve të punojnë dhe të
qëndrojnë në radhët e ushtrisë. Ata që janë me ne të rishikohen dhe të mbeten në
Parti. Për ata që janë në shqyrtim të veproni drejt. Të bëhet një komision dhe të
vinë në Parti njerëz që janë kthyer e janë me ne.
Më në fund Malenkovi më tha të filloni dhe t’i bëni në mënyrë aktive
këto gjëra, pa shikuar gjatë. Në rast se nuk do të keni ndonjë gjë të qartë, na
pyesni dhe ne do t’u përgjigjemi.
Pastaj më pyeti se si shkomë me klerin dhe ia tregova situatën dhe
qëndrimin tonë.
Ja këtu pakeni gabuar, më tha Beria, lerini hoxhallarët të bërtasin. Të
gjitha këto i studioni, i konkretizoni. Kërkesat tuaja na i dërgoni dhe ne do t’i
studiojmë. Ne jemi plotësisht të bindur se duke vepruar kështu punët tuaja do të
shkojnë mirë.
Unë mendoj se orientimi që na dhanë shokët e Partisë Komuniste të
Bashkimit Sovjetik është një ndihmë shumë e çmueshme dhe duhet ta vëmë sa
më parë në jetë. Për këtë gjë duhet të rishikojmë të gjithë punën tonë dhe në
radhë të parë problemin e lehtësimit të fshatarësisë. Por çështjet janë të lidhura
me njëra tjetrën, prandaj nuk mund të lëmë pa bërë njëkohësisht edhe
shkurtimet në aparatin e shtetit. Për këtë them se çështja kryesore që na vihet
236 Dokumente e materiale

përpara është që të krijojmë sa më parë komisionet. Por para se të bëjmë këtë


duhet të biem dakord me këtë platformë, domethënë:
Për shkurtimin e aparateve qendrore, minimumi 50%;
Për shkurtimin e aparateve të komiteteve të partisë dhe ekzekutive;
Për riorganizimin e pushtetit në qarqe.
Për të bërë këtë punë duhet të krijojmë komisione. Për aparatin qendror
dhe të pushtetit mund të krijojmë një komision të veçantë që të ketë parasysh
dhe krijimin e qarqeve, shtimin e disa rretheve etj. Këto gjëra duhen studiuar pak.
Krahas me këtë të formohet një komision tjetër që porsa të mbarojë
punën i pari, ky ta ketë zgjedhur kuadrin në bazë të organizimit të ri, domethënë
të interesohet për plotësimin e organikës me kuadro se me këtë rast do të bëhet
këtu një lëvizje e madhe.
Një komision tjetër duhet të punojë këtu për rishikimin e planit në lidhje
me heqjen e investimeve të mëdha dhe të krahut të punës.
Pastaj duhet edhe një komision për çështjen e rishikimit të të gjitha
urdhëresave që kanë lidhje me lehtësimin e fshatarësisë nga detyrimet në natyrë,
nga taksat etj.
Domethënë të bëjmë gjithsej 4 komisione, të cilëve t’u caktojmë edhe
afatet për punën që do t’u ngarkohen. Të kihet parasysh që puna e këtyre
komisioneve të mbahet shumë sekrete.
Shoku Mehmet Shehu:
Unë mendoj të jenë dy komisione. I pari për atë që thatë ju, domethënë
për të marrë në shqyrtim shkurtimin e organikave dhe thjeshtëzimin e organeve
të pushtetit në rrethe, me një fjalë çështjen e pushtetit, të riorganizimit dhe të
organikave. Ky komision ka mundësi t’i bëjë këto. Çështjet parimore kryesore
do t’i vendosim ne, pastaj për masat konkrete do të vendosë qeveria. Komisioni
tjetër është për rishikimin e politikës së tatimeve në drejtim të fshatarësisë.
Përsa i përket planit duhet të interesohet komisioni i Planit dhe për çështjet e
kuadrit aparatet përkatëse të Komitetit Qendror të partisë. Kuadrot kryesore ne i
njohim dhe do t’i vendosim vetë këtu.
Shoku Enver Hoxha:
Unë them të ketë një komision edhe për çështjen e kuadrit se ai do të bëjë
më shpejt punën për vendosjen e kuadrit kryesor, pa u futur në biografitë se ne i
njohim njerëzit. Këtu vetë ne duhet të shohim ministrat dhe sekretaret e
rretheve. Për këta nuk është nevoja të na vinë biografitë se i njohim. Me gjithë
këtë e shohim më vonë çështjen.
Shoku Mehmet Shehu:
Për këtë çështje, sikur edhe ju me ndonjë nga ne të ngarkohet mund të
paraqesë një studim në Byro. Ju me ndonjë nga ne jeni në gjendje ta bëni këtë
Dokumente e mteriale 237

gjë. Të dy komisionet duhet të punojnë shumë se çështjet që do të studiojmë


kanë shumë rëndësi, si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ana politike.
Shoku Enver Hoxha:
Këto dy komisione në punën e tyre të kenë parasysh dhe të bëjnë llogari
mirë organikat lidhur me çështjet ekonomike. Të llogaritet mirë çështja e bukës
dhe e detyrimeve. Pastaj ti Mehmet duhet të punosh vetë për Ministrinë e
Punëve të Brendshme. Propozoj që të studioni dhe çështjen e policisë së
lokalitetit, kemi ne interes ta mbajmë këtë polici, apo në vendin e saj të vemë
një polici me rrogë që të bëjë detyrën e korrierit? Mirëpo prapë këta njerëz do
t’i hiqnim nga fshati, do t’i largonim nga bujqësia, prandaj ta shohim. Shikoni
mirë dhe policinë e stabilimenteve.
Shoku Mehmet Shehu:
Dakord jam, do ta shohim.
Shoku Enver Hoxha:
Edhe ushtria mund të bëjë disa spastrime. Pastaj për këto gjëra ne duhet
të marrim një vendim. Për këtë platformë do të caktojmë sa ministri do të kemi,
8 apo 9. Pastaj Byroja Politike të interesohet për njerëzit kryesorë. Për çështjet
kryesore duhet të marrim vendime në parim, p.sh që hidrocentralin, rafinerinë
etj. t’i shtyjmë. Prandaj duhet të llogarisni se gjer kur duhet t’i shtyjmë. Këto të
studiohen mirë se janë gjëra që lidhen me kuadrin, me krahun e punës etj. Pastaj
duhet të vendosim edhe për çështjen e Beqirit. Unë mendoj se ai duhet të vijë, ndryshe
mbetemi formalë në vendimet që do të marrim se do të okupohemi unë dhe
Mehmeti me çështjen e ushtrisë gjersa të kthehet Beqiri.
Shoku Mehmet Shehu: Ajo e ushtrisë të bëhet siç thoni ju, domethënë
Ministër i mbrojtjes të bëhet të bëhet Beqiri dhe ju të mbeteni Komandant i
Përgjithshëm, bile për ta zbutur opinionin e jashtëm, shokut Enver t’i themi
Kryeministër dhe jo Komandant i Përgjithshëm dhe të mos kemi emër Ministër
Lufte, kështu e kanë edhe në BS. Çështja e mbrojtjes është në radhë të parë
krahas me atë të fshatarësisë, është një preokupacion i madh për ne, për të
përballuar me sukses një situatë lufte, është çështja e përgatitjes së kombit për
në një rast lufte. Këtu ne do të shohim edhe planin operativ të Ministrisë së
Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Mund të merret një
vendim që në vendin tonë të krijohet një këshill i Mbrojtjes i drejtuar nga shoku
Enver dhe me anëtar unë dhe Beqiri. Ky vendim të jetë shumë sekret dhe të
ruhet në arkivat e Byrosë Politike se këto janë probleme shumë të rëndësishme
dhe nuk mund të mbeten pa u studiuar.
Shoku Enver Hoxha:
Për këtë çështje të pyesim njëherë. Edhe në Ministrinë e jashtme duhet të
vemë një njeri.
238 Dokumente e materiale

Shoku Mehmet Shehu:


Unë kam menduar edhe për njerinë. Le të thërasim këtu Lirinë, të shkojë
Manushi në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Mihal Prifti të vejë në Romë në
vendin e Behar Shtyllës i cili mendoj të bëhet ndihmës ministër.
Shoku Enver Hoxha:
Unë them të mos e heqim Lirinë andej, le të mbarojë shkollën. Behari
është njeri i zoti, sikur të bëjmë një tjetër ministër, duhet të gjejmë një njeri që
të jetë më i lartë nga Behari në rast se ky do të bëhet ndihmës, më i lartë si nga
ana e Partisë ashtu edhe e kulturës. Nga shokët e Komitetit Qendror mendoj se
Fadili është i përshtatshëm për atë vend se është njeri me kulturë dhe anëtar i
KQ. Megjithatë po të vendosim për Beharin, edhe ai e bën këtë detyrë dhe është
njeri besnik.
Shoku Mehmet Shehu:
Ahere do ta mbani ju në lidhje si kryeministër.
Shoku Enver Hoxha:
Ministri i jashtëm duhet ta kuptojë mirë vijën dhe të veprojë dhe jo të
vejë e të pyesë edhe për gjërat më të vogla, siç bën Mihal Prifti.
Shoku Mehmet Shehu:
Kur është çështje notash, ai duhet të marrë patjetër të paktën pëlqimin e
kryeministrit ose të qeverisë. Sidoqoftë Behari e bën 100 herë më mirë këtë
punë nga Mihali.
Shoku Enver Hoxha:
Ahere këto t’i vendosim dhe t’i vihemi punës. Prandaj sot edhe nesër
është mirë të reflektojmë për këto çështje dhe të hënën në mëngjes të vimë këtu
me propozime konkrete për komisionet. Në komisionin e parë mendoj të jesh ti
Mehmet në krye. Për të tjerët e shohim më vonë. Hysniu të shohë mirë dhe
konkretisht çështjen e bujqësisë dhe Spirua atë të planit.
Shoku Mehmet Shehu:
Spirua të merret direkt me planin se ç’shkurtime do të bëhen.
Shoku Enver Hoxha:
Komisioni i Planit të studiojë rishqyrtimin e urdhëresave dhe çështjet
ekonomike. Në komisionin e parë të jenë edhe Dyl Këllezi, Tuku dhe Qirjako
Haritua.
Shoku Mehmet Shehu:
Këtë përbërje duhet ta shohim, se Tuku është i ngadalshëm dhe do të na i
bëjë hiqe e mos e këput si punën e kategorizimit.
Shoku Manush Myftiu:
Dokumente e mteriale 239

Dhe ne duhet të jemi në këtë Komisionse duhet të paraqesim dhe ne


propozimet për shkurtimin e organikave dhe aparateve të partisë.
Shoku Mehmet Shehu:
A nuk do të bëjmë ndonjë mbledhje plenumi për këtë çështje?
Shoku Enver Hoxha:
Komitetin Qendror, qeverinë, dhe Presidiumin e Kuvendit Popullor t’i
mbledhim kur t’i bëjmë të tëra gati, ashtu na thanë edhe shokët sovjetikë. Vetëm
se këto punime duhet të jenë shumë sekrete. Ju që do të mblidhni komisionet t’u
thoni bashkëpunëtorëve tuaj se çdo fjalë që të dalë nga ana e tyre dhe menjëherë
pushkatim, se po të marrin vesh njerëzit që do të bëhen gjithë këto ndryshime do
të krijohet një ankth i madh në ta, jo ku do të jem unë, jo ku do të jesh ti. Pastaj
ministrat duhet të kenë kompetenca më të mëdha dhe të kenë lidhje direkte me
kryeministrin, të bashkëpunojnë, por sigurisht jo për gjëra të vogla.
Shoku Mehmet Shehu:
Në rast se do të udhëhiqemi nga parimi që çdo nënkryeministër të mbajë
lidhje me ministrat, nuk mjaftojnë dy nënkryeministra. Në rast se do të jenë
vetëm nënkryeministra dhe ministra në sektorët e tyre, ahere mjaft janë dy
nënkryeministra.
Shoku Enver Hoxha:
Ne duhet të likuidojmë të gjithë aparatin e Kryeministrisë, por atje duhet
të krijohet një aparat për mua. Komisioni i Planit do të shkurtohet gjysëm për
gjysëm, duke u formuar nga një degë për çdo ministri të re. Kështu organikat do
të përgjysmohen. Perspektiva të mëdha do të na hapen në këtë mënyrë, por
duhet punuar në mënyrë të prerë. Tani ta lemë mbledhjen e KQ, të marrim të
gjithë këto vendime dhe pastaj t’i shtrojmë atje për aprovim kur të kemi bërë
çdo gjë gati.
Shoku Mehmet Shehu:
Ky duhet të jetë plenumi më i afërt që do të bëhet për këto çështje dhe
konsumon të dy plenumet e kësaj kohe që kishim parashikuar në plan,
domethënë atë për çështjen e kuadrit dhe atë që do të paraqisja unë për çështjen
e pushtetit.
Shoku Enver Hoxha:
Tani hapen gjithë këto perspektiva të reja, në radhë të parë përgatitja e
planit është përgatitja e të gjithë këtyre gjërave që do të bëjmë. Ka disa gjëra që
duhet të bëjmë, p.sh masat për përmirësimin e gjendjes së fshatarësisë. Këto ne
mund t’i bëjmë që përpara plenumit. Sa më shpejt të bëhen këto aq më mirë
është, se shpëtojmë shumë të holla dhe përmirësohet edhe furnizimi i popullit.
Shoku Mehmet Shehu:
Ka të ngjarë t’i bëjmë për një muaj domethënë t’i bëjmë brenda korrikut?
240 Dokumente e materiale

Shoku Spiro Koleka:


Lehtësime fshatarësisë mund t’i bëhen edhe pa marrë fund akoma këto
vendime që u diskutuan këtu.
Shoku Mehmet Shehu:
Ne duhet t’i bëjmë mirë llogaritë, të shohim nevojat e fshatarësisë dhe ato
të shtetit. Pa bërë si duhet këto llogari nuk mund të marrim asnjë vendim.
Shoku Enver Hoxha:
Po edhe shumë shpejt nuk mund t’i bëjmë këto gjëra se duan studime,
p.sh brenda një muaji s’i bëjmë dot.
Shoku Mehmet Shehu:
Ne duhet të caktojmë edhe metodën se çfarë do të paraqesim në Byronë
Politike dhe kur.
Shoku Enver Hoxha:
Shokët sovjetikë thanë se këto punë që do të bëjnë komisionet përpara se
të merrnin vendime duhet t’i kontrolloni si po ecin. Duhet parë me kujdes
çështja e burokracisë jashtëzakonisht të madhe, sidomos me dokumentet që kanë
të bëjnë me fshatarësinë.

PROTOKOLL NR. 18
më 22 qershor 1953 i mbledhjes së Byrosë Politike të KQ PPSH
Rendi i ditës:
Mbi marrjen e masave konkrete për të vënë në jetë orientimin e ri në
çështjet ekonomike dhe shtetërore sipas ndihmës së dhënë nga Partia Komuniste
e Bashkimit Sovjetik.
Zhvillimi i Mbledhjes:
.....
Shoku Enver Hoxha.
Në Komitetin Qendror ne do të themi se kemi bërë gabime të mëdha, por
të fillojmë të bëjmë tani prapë autokritikë?
Shoku Hysni Kapo:
Të mos bëjmë vetëm autokritikë po të themi edhe gabimet tona qoftë
kolektive si udhëheqje, ose individuale. Ja psh, unë kam gabimet e mia
personale në lidhje me fshatarësinë, prandaj mendoj se në KQ, si Byro, duhet të
dalim me një analizë.
Shoku Enver Hoxha:
Analiza kryesore duhet të jetë kjo dhe të mos futemi në hollësira e
diskusione të kota. Ne njohim faktin se në lidhje me jetën e vendit dhe të
popullit tonë kemi gabuar dhe na imponohet urgjentisht të marrim masa për ta
Dokumente e mteriale 241

ndrequr situatën. Po të hyjmë dhe të bëjmë analiza dhe referate dhe të


analizojmë gjendjen do të vemi larg.
Shoku Mehmet Shehu:
Këtu jemi përpara një rishikimi politik të çështjeve të fshatarësisë dhe të
bëhet një punë e tillë e përciptë në Komitetin Qendror, pa analizuar mirë
përgjegjësitë tona kolektive si Byro Politike, si sekretariat, si qeveri përpara
Komitetit Qendror, nuk është e drejtë. Ne duhet të tërheqim konkluzione për
këto gabime dhe pastaj të dalim përpara Komitetit Qendror. Ne duhet të dalim
me një referat të shëndoshë, prandaj mendoj se duhet t’i shqyrtojmë më parë
këto gjëra në Byro, por sigurisht pasi të mbarojnë të gjitha këto përgatitje. Tani
ne vijën e kemi dhe jemi të sigurt se është e drejtë, do të punojmë për të realizuar
në jetë këtë vijë dhe kur të jemi në gjendje do ta paraqesim çështjen në KQ.
Shoku Enver Hoxha:
Unë nuk jam i mendimit t’i dalim Komitetit Qendror me këto gjëra. Të
kemi ne pretendime të bëjmë një analizë të thellë, mendimi im është se nuk e
bëjmë dot. Prandaj edhe këtë analizë do ta bëjmë sikundër kemi bërë ato të tjerat
deri tani. Analizë të thellë unë them të mos bëjmë dhe të merremi me shifra se
do të na shkojë shumë gjatë. Të mos dalim me analizën e situatës së fshatarësisë
se kjo është një punë shumë e madhe.
Shoku Hysni Kapo:
Juve në BS ju thanë që të bisedoni edhe më shokët. Këtë unë e kuptova
që të bëjmë një analizë mbi të metat dhe gabimet tona se në fakt këto gabime
janë të mëdha dhe nga ato duhet të nxjerrim mësime. Unë jam dakord me
orientimin; por ky orientim duhet të zbatohet mirë, nëpërmes një analize, se ne
si udhëheqje do të dalim përpara KQ dhe këtë do ta bëjmë pa e penguar punën
që po vendosim këtu.
Shoku Enver Hoxha:
Unë këtë nuk po e kuptoj. Si e kupton ti ta bëjmë këtë analizë?
Shoku Mehmet Shehu:
Ashtu sikurse kemi bërë të gjitha analizat e tjera me mundësitë dhe
kapacitetin tonë.

Shoku Enver Hoxha:


Ne kemi bërë dhe analizën e plenumit X dhe me gjithë këtë ecëm në këtë
rrugë të gabuar. Kur bëmë atë analizë, nxorëm p.sh se sa i kushton jetesa
fshatarësisë. Atëherë përse erdhëm deri në këtë pikë?
Shoku Mehmet Shehu:
Se nuk kemi vepruar drejt.
242 Dokumente e materiale

Shoku Enver Hoxha:


Po të bëjmë një analizë shkencore Marksiste-Leniniste të situatës do të
jetë e zorshme për ne. Këtë punë nga ana parimore do ta bëjmë, por një analizë
të thellë për situatën e fshatarësisë që do të ishte një gjë shumë e mirë do të jetë
e zorshme, pse ku do të bazohesh që ta bësh, se ne kemi dy vjet që po studiojmë
këtë çështje dhe nuk kemi bërë asgjë dhe këtu ne kemi gabuar.
Shoku Mehmet Shehu:
Fakti është se këto gjëra janë analizuar nga lart, por ne si Byro Politike
ç’kemi bërë nga ana tonë? Ne kemi përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe se
sikur të mos na sinjalizonin ata, kjo ishte rruga e greminës për ne. Pra, të mos
analizojmë në Komitetin Qendror gabimet tona, më duket diçka e padrejtë. Ne
duhet të dalim me një raport përpara plenumit dhe me një autokritikë të
shëndoshë.
Shoku Enver Hoxha:
Të kuptohemi pak më mirë. Unë nuk jam në kundërshtim që të mos
dalim me një analizë për gabimet tona të mëdha, por një analizë të thellë
Marksiste-Leniniste nuk e bëjmë dot se nuk kemi mundësi ta bëjmë.
Shoku Mehmet Shehu:
Ta bëjmë ashtu sipas kapacitetit tonë.
Shoku Hysni Kapo:
Ne i aprovuam plotësisht këshillat e shokëve udhëheqës sovjetikë, këto
gjëra tani do t’ia çojmë qeverisë dhe atje do të vendosim masat paraprake që do
të marrim. Edhe unë mendoj se përpara Komitetit Qendror ne duhet të dalim me
një autokritikë.
Shoku Enver Hoxha:
Kjo është e natyrshme.
Shoku Mehmet Shehu:
Sikur të mos na kishin sinjalizuar nga lart dhe kjo gjë të ishte zbuluar në
Byronë Politike tonën, dmomethënë ne në Byro të kishim arritur në këto
konkluzione, nuk do të guxonim ta shtronim çështjen për marrjen e masave
praktike në qeveri pa e shqyrtuar më parë çështjen në Komitetin Qendror. Tani
me qenë se jemi të sigurt nga këshillat e shokëve sovjetikë, vemi drejtpërsëdrejti
në qeveri me këto masa.
Shoku Enver Hoxha:
Unë nuk jam i mendimit të bëjmë një analizë të thellë të çështjes së
fshatarësisë, por që duhet të dalim përpara KQ me autokritikë si Byro dhe si
qeveri dhe të themi se kemi bërë këto dhe këto gabime, kjo është e
domosdoshme, nuk mund të vihet në diskutim se ne kemi luajtur me
kolektivizimin dhe megjithëse unë nuk kam qenë dakord, prapë jemi shpejtuar.
Dokumente e mteriale 243

Për çështjen e detyrimeve të fshatarësisë kemi dalë me konkluzione se është


rënduar dhe kësaj çështjeje prapë i kemi bërë bisht. Këto gjëra ne do t’i themi.
Unë këtu e kisha, nëse mund të bënim dot një analizë të hollësishme dhe mendoj
se nuk e bëjmë dot.
Shoku Mehmet Shehu:
Analiza e plenumit X është nisur nga çështjet praktike konkrete të
fshatarësisë.
Shoku Enver Hoxha:
Ajo ka pasur një vlerë po nuk kemi nxjerrë konkluzione dhe ato t’i
kthenim pastaj në vendime si na i shtruan ata. Vendimet që kemi marrë për
bujqësinë janë shumë të drejta, por në rast se edhe tani nuk i zbatojmë, prapë do
të ecim ashtu sikurse bëmë pas plenumit Xtë.
Shoku Mehmet Shehu:
Pse mbeti pa vlerë plenumi Xtë? Janë bërë ca përparaime, por është
politika e madhe ajo që na pengoi. Partia ka punuar për plenumin e Xtë. Kur i
kemi analizuar këto çështje në Byronë Politike, kemi thënë se po i marrim
fshatarit më shumë nga ç’i merrnim përpara sistemit të ri të grumbullimit, por
mbetëm vetëm në konstatimet, nuk u thelluam dhe vazhduam t’i merrnim
fshatarit gjithnjë e më shumë.
Shoku Enver Hoxha:
Gabimet tona jo vetëm do t’i shtrojmë në KQ, por mendoj që edhe
rezolucioni të shtypet në gazetë që të marri vesh edhe populli se si ka punuar
partia. Të thuhet atje se ne kemi bërë gabime këtu dhe këtu.
Shoku Mehmet Shehu:
Masat që do të marrim do ta forcojnë pozitën e partisë, të Byrosë Politike
dhe të KQ. Prandaj të studiojmë mirë këtë çështje dhe të vemi mend, se e kemi
jetuar këtë situatë dhe e kemi parë si spektatorë. Pra, herë tjetër të mos na
ndodhin të tilla gjëra, të kemi mendjen dhe të studiojmë më thellë se të gjitha
mundësitë i kishim që të mos binim në këto gabime.

VENDIM, Nr. 227, dt. 20-22.6.1953

Mbi korrigjimin e disa gabimeve në politikën ekonomike sidomos


në drejtim të fshatarësisë dhe për forcimin e gjendjes së brendshme
244 Dokumente e materiale

Byroja Politike e KQ të PPSH, në mbledhjen e saj të dt 20 dhe 22


qershor 1953, dëgjoi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, shokut
Enver Hoxha, mbi bisedimet që pati në Moskë me udhëheqësit e Partisë
Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe të shtetit sovjetik, në gjysmën e parë të
muajit qershor të këtij viti.
Byroja Politike e Komitetit Qendror i konsideron shumë të drejta
konstatimet e shokëve udhëheqës sovjetikë për të përmirësuar gjendjen e
vështirë ekonomike të popullit tonë dhe i konsideron ato këshilla si një ndihmë
tjetër jashtëzakonisht të madhe dhe shpëtimtare për popullin, partinë dhe
Republikën tonë Popullore.
Ku konsistojnë gabimet e partisë sonë të vëna në dukje nga shokët
udhëheqës sovjetikë:

I - NË POLITIKËN E BRENDSHME:

A. Në çështjet ekonomike:
1) Duke e ngarkuar fshatarësinë punonjëse të vendit tonë me detyrime
dhe tatime të rënda, jashtë fuqisë së saj.
2) Duke zgjeruar jashtë forcave dhe kapacitetit tonë ndërtimet e
objekteve industriale, pa llogaritur mirë leverdinë e tyre ekonomike dhe në disa
raste pa qenë shumë e nevojshme ngritja e disa prej tyre për këtë fazë të
zhvillimit të ekonomisë sonë popullore. Një praktikë e tillë ka dobësuar
bujqësinë, furnizimin e popullit dhe ka shkaktuar inflacionin.
B. Në çështje të organizimit të aparatit shtetëror:
Duke zgjeruar shumë aparatin burokratik të shtetit dhe të organizatave
ekonomike dhe shoqërore, duke i bërë këto aparate shumë të
kushtueshme, gjë që ka vështirësuar shumë gjendjen ekonomike të punonjësve
dhe kryesisht të fshatarësisë.
C. Në çështjet e organizimit të ushtrisë:
Duke mos marrë masa të mjaftueshme për forcimin e mëtejshëm dhe
pastrimin e radhëve të ushtrisë sonë popullore.

II - NË POLITIKËN E JASHTME:

Duke ekskluduar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve të vendit


tonë me jashtë, sidomos me shtetet fqinje, Itali, jugosllavi dhe Greqi.
Për të përmirësuar gjendjen e brendshme dhe të jashtme të vendit tonë,
byroja Politike e KQ, duke pasur kurdoherë parasysh këshillat shumë të
çmueshme dhe ndihmën shpëtimtare të shokëve udhëheqës të Partisë Komuniste
dhe të qeverisë së BS, vendosi:
Dokumente e mteriale 245

I - Për përmirësimin e gjendjes ekonomike të vendit tonë


dhe në radhë të parë të fshatarësisë punonjëse:
1 - Të ngarkohet Qeveria e Republikës të fillojë menjëherë studimin e
masave konkrete në drejtim të përmirësimit të gjendjes ekonomike të
fshatarësisë. për këtë qëllim të veprohet si më poshtë:
a) Brenda dy ditëve të urdhërohet dhe të shpallet falja e të gjitha detyrimeve
të prapambetura nga vitet 1949, 1950, 1951, dhe 1952 në drithëra, mish,
vezë, fasule, oriz etj.
b) Gjer në 5 korrik 1953 të ketë përfunduar studimi për uljen e detyrimeve të
të gjithë artikujve bujqësorë dhe blegtoralë, sidomos për zonat kufitare
dhe malore.
c) Këshilli i Ministrave dhe veçanërisht Ministria e Bujqësisë, të marrin
masa konkrete për përmirësimin e bujqësisë me ndërtim veprash të vogla
por që i sjellin rezultate imediate fshatarësisë për shtimin e prodhimeve si
ndërtim kanalesh etj. Si dhe ndihmë në fara, vegla pune, kafshë etj. Të
evitohen në këtë fazë investimet e kushtueshme në bujqësi dhe që duan
një kohë të gjatë për t’u realizuar.
ç) Të kihet parasysh që në drejtim të kolektivizimit të forcohen kooperativat
bujqësore ekzistuese dhe të mos ecet me hapa të shpejtuara në këtë
drejtim, bile në këtë fazë të ndalohet përkohësisht ngritja e kooperativave
të reja bujqësore gjersa të krijohen konditat e favorshme për realizimin e
këtij objektivi të rëndësishëm siç është ndërtimi i socializmit në fshatin
tonë.
2. Të merren masa për rishqyrtimin e ligjeve, urdhëresave e dispozitave
të tjera financiare për të lehtësuar tatimet në drejtim të fshatarësisë dhe të
prodhuesve të vegjël të qytetit.
Të merren masa për ristudimin e rrogave të punëtorëve dhe nëpunësve të
vendit tonë duke pasur parasysh që rrogat e punëtorëve të naftës veçanërisht dhe
në përgjithësi të punëtorëve të tjerë të minierave të jenë më të mëdha në
krahasim me ato të punëtorëve të industrisë dhe sektorëve të tjerë.
3. Për realizimin e detyrave të mësipërme të formohet një komision nën
kryesinë e shokut Gogo Nushi dhe me pjesëmarrjen e shokut Hysni Kapo për të
marrë sa më parë në studim masat për përmirësimin e gjendjes ekonomike të
popullit, sidomos të fshatarësisë punonjëse.
4. Të shqyrtohet gjer më 15 korrik 1953 plani i investimeve për heqjen e
disa objekteve të pesëvjeçarit të parë 1951-1955, që nuk janë të nevojshme për
t’u ngritur dhe të merren masa të menjëhershme për shkurtimin e krahut të
punës. Të shtyhet afati i mbarimit të hidrocentralit “Enver” nga 1955 në 1957
dhe i rafinerisë së naftës nga 1954 në 1955.
246 Dokumente e materiale

Për këtë qëllim Komisioni i Planit të Shtetit, nën drejtimin e


shokut Spiro Koleka të rishikojë planin e investimeve dhe t’i propozojë
Byrosë Politike objektet e tjera që do të hiqen nga pesëvjeçari i parë 1951-
1955, ose që do të shtyhen për më vonë.

II - Për riorganizimin e aparatit shtetëror:


1. Të merren masa për shkurtimin e organikave të aparateve
administrative dhe ekonomike jo më pak nga 50% nga efekti ekzistues dhe të
zbritet numri i dikastereve nga 18 që janë sot në 6 gjer më 9.
Të suprimohet Kryesia e Këshillit të Ministrave dhe numri i
nënkryeministrave të reduktohet nga 6 në 2.
2. Të shkrihen në dikasteret përkatëse të gjitha drejtoritë dhe ndërmarrjet
qendrore që kanë afinitet midis tyre. Të rigrupohen të gjitha ndërmarrjet e tjera
sipas afinitetit me njëra tjetrën, duke pasur parasysh që ngritja e organizmave të
reja të bëhet me organika sa më të shkurtra.
3. Të riorganizohen rrethet në bazë qarqesh, numri i të cilave të mos jetë
më i madh se 10 ose 11 dhe njëkohësisht të merren masa për shkurtimin e
organikave të pushtetit lokal.
4. Të shkurtohen jo më pak se 50% efektivi i Aparatit të KQ të PPSH, të
komiteteve të partisë në rrethe dhe të aparateve qendrore e lokale të
organizatave të masave.
5. Të formohet një komision qeveritar, nën kryesinë e shokut Mehmet
Shehu për të studiuar shkurtimet e nevojshme të organikave shtetërore,
ekonomike dhe të organizatave shoqërore. Për këtë qëllim të ngrihen katër
nënkomisione për të studiuar secili shkurtimet e organikave:
a. Të aparateve qendrore të shtetit;
b. Të aparateve ekonomike;
c. Të aparateve të pushtetit lokal dhe
ç. Të aparateve të partisë dhe të organizatave të masave.
Këto nënkomisione të kenë përfunduar studimin e kontingjenteve të reja
dhe t’ia paraqesin për aprovim Byrosë Politike, jo më vonë se më 8 korrik 1953.
Në bazë të kontingjenteve të aprovuara, komisioni do të hartojë organikat e reja
të organeve shtetërore dhe shoqërore, të cilat do t’ia paraqesë për aprovim
Byrosë Politike, jo më vonë se në 1 gusht të këtij viti. Që nga kjo datë dhe gjer
më 1 tetor 1953 duhet të merren masa për vendosjen e kuadrove në bazë të
organikave të reja.

III - Për forcimin e organeve të Ushtrisë Popullore


dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme:
Dokumente e mteriale 247

1. Të merret në studim riorganizimi i reparteve të Ushtrisë Popullore dhe


të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke ia përshtatur këtë riorganizim konditave të
vendit tonë për t’i bërë ato më të manovrueshme.
2. Të spastrohen radhët e ushtrisë sonë nga elementët e padëshirueshëm
në një afat më të shkurtër nga sa është parashikuar dhe t’i bëhet një kërkesë
qeverisë sovjetike për të na dërguar një numër oficerësh për forcimin e
mëtejshëm të ushtrisë sonë dhe të aparateve e reparteve të Ministrisë së Punëve
të Brendshme.
3. Të rishikohet edhe një herë më mirë gjendja e oficerëve të përjashtuar
nga ushtria. Kolegjiumi i KQ PPSH të marrë masa për të studiuar dhe për t’i
paraqitur Sekretarit të KQ propozimet për rikthimin në parti të oficerëve që
megjithëse kanë gabuar në të kaluarën, por më vonë i kanë korrigjuar gabimet e
tyre dhe tani japin prova se duan të ecin në rrugën e partisë.

IV. Në drejtimin e politikës së jashtme:


Të ecet drejt kombinimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë
dhe në radhë të parë me shtetet fqinje Itali, Jugosllavi dhe Greqi.
Mbasi të përgatiten të gjitha këto studime, t’i paraqiten për aprovim
mbledhjes plenare të KQ të PPSH në Plenumin më të afërm dhe jo më vonë se
dt. 31 gusht 1953.
Me autorizim të Byrosë Politike
Sekretari i Përgjithshëm i PPSh
Enver Hoxha
Nr.3-4 STUDIME HISTORIKE 2009

RECENSIONE

SHAQIR VUKAJ: “RUSIA DHE KOSOVA


(SHËNIME TË NJË DIPLOMATI)”
Shtëpia botuese “Enriko Kuço”, Tiranë 2007, 671 faqe

Dy fjalë për autorin


Autori i librit “Rusia dhe Kosova (Shënime të një diplomati)”,
Shaqir Vukaj, ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në tri legjislatura
të tij, ndërsa gjatë viteve 1992-1996 ka qenë dhe nënkryetar i këtij
Kuvendi. Po kështu për një periudhë të caktuar kohe ka drejtuar
Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Turizmit të
Shqipërisë. Ndërsa në diplomacinë shqiptare ka dhënë kontribut për 16
vjet rresht: si ambasador i Shqipërisë në Bullgari, në Republikën Çeke
dhe që nga viti i vlimeve të mëdha politike 1998 e deri më 2002, në
Federatën Ruse.

Struktura e librit
Libri “Rusia dhe Kosova (Shënime të një diplomati)”, është specifik
si në aspektin strukturor ashtu edhe në atë përmbajtësor. Në fakt, kemi të
bëjmë me një libër shumështresor- shtresa këto në një relacion
komplementar dhe organik midis tyre. Libri në vend të hyrjes ka tri
vështrime analitike (f. 3-26) të tri personaliteteve politike e shkencore
shqiptare, si: Rexhep Mejdani (Në vend të parathënies), Pëllumb Xhufi
(Kosova dhe Rusia) dhe Hamit Boriçi (Kosova në optikën ruse).
Pjesës qendrore të këtij libri: Ditari për Kosovën 20 korrik 1998-30
shkurt 2002 (f. 159- 639), i paraprin një trajtim i thuktë i dimensionit
historik të çështjes, përkatësisht i politikës ruse ndaj popullit shqiptar në
përgjithësi dhe Kosovës në veçanti (f. 19-158). Ky kapitull i librit
zbërthehet përmes përmbajtjeve si: Rusia dhe Ballkani (f. 28-57);
Federatë ballkanike apo perandori sllave (f. 57-70); Moska dhe çështja
shqiptare në periudhën 1944-1948 (f. 82-122); Rusia dhe shpërbërja e
Jugosllavisë (f. 123-131); Moska dhe Kosova (f. 132-159). “Ditari për
Kosovën” ndiqet nga pjesa e librit që mban titullin “Ditari për zhvillimet
në Maqedoni, 1 mars 2001-30 shkurt 2002 (f. 547-639). Dhe së fundi,
250 Recensione

pjesa e “Ditarit” pasohet në mënyrë krejt organike me një përmbyllje


analitike të politikës ruse ndaj Kosovës brenda viteve 2002-2007.

Vendi i shqiptarëve në kontekstin ballkanik


të politikës ruse (shek. XIX-1989)
Në pjesën e parë të librit, autori Shaqir Vukaj ka përcaktuar
kontekstin ballkanik të politikës ruse dhe vendin e shqiptarëve në këtë
kontekst përgjatë shekullit XIX-të deri në kohën e kthesave të mëdha,
përkatësisht deri në vitin 1998. Nga analiza shkencore e bërë në këtë
pjesë të librit, del qartë se politika ruse ndaj Ballkanit përcaktohej nga
synimet ekspansioniste drejt deteve të ngrohtë- Mesdheut. Pasi që këto
synime hasën në kundërshtimin e fuqishëm dhe të vazhdueshëm të
Evropës Perëndimore, Rusia vuri në veprim planin “B”, i cili në thelb
kishte pansllavizmin dhe ortodoksinë. Mbi bazën e kësaj ideologjie, carët
rusë dhe rrethi i tyre, dhanë mbështetje dhe përkrahje të gjithanshme për
popujt dhe shtetet ballkanike për çlirim dhe zgjerim territorial, në emër të
etnisë sllave (malazezëve, serbëve, bullgarëve) po dhe në emër të fesë
ortodokse (rumunëve, grekëve). Në fakt kjo ishte mënyra më e
përshtatshme dhe më e lehtë që Rusia të siguronte prezencën e saj në
pozitat strategjike të Evropës Juglindore. Natyrisht shqiptarët mbetën
jashtë kësaj skeme dhe Lëvizja e tyre kombëtare u kundërshtua fuqishëm
nga klientela ballkanike e Rusisë (fqinjët e shqiptarëve pa përjashtim).
Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-1913), të
cilat i detyruan shqiptarët që të jetojnë të ndarë duke lënë një pjesë të
madhe të tyre jashtë Shqipërisë dhe nën regjimet nacionaliste të Serbisë,
Malit të Zi dhe Greqisë, ishin rezultat i bashkëveprimit të diplomacisë
ruse me politikat e këtyre shteteve. Në këtë skemë antishqiptare u
ndërthur dhe interesi i Francës së atëhershme, e cila tek sllavët shihte
aleatët natyrorë të saj kundër Gjermanisë të bashkuar, të fuqizuar dhe
ekspansioniste. Republika franceze nuk mund ta tejkalonte humbjen e
turpshme të vitit 1871, kur Gjermania ia rrëmbeu Alzasin dhe Lorenën,
dhe në zemër të saj (Versajë) u shpall formimi i Perandorisë Gjermane.
Ky libër pasqyron qartë se në periudhën e instalimit të sistemit
komunist në Ballkan dhe Evropën Qendrore (1944-1947), shqiptarët
(Shqipëria, Kosova etj.) u lanë në duar të Partisë Komuniste Jugosllave,
deliri ekspansionist i së cilës e frikësonte edhe vetë Stalinin. Ky i fundit u
ballafaqua me faktin se e përkëdhelura e tij Partia Komuniste Jugosllave,
përkatësisht drejtuesit e saj kryesorë me Josip Broz Titon në krye, mund
Recensione 251

ta fusnin BRSS-në në bela të mëdha me të gjithë, madje dhe me aleatët e


luftës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe. Këtë
delir ekspansionist të udhëheqjes së Partisë Komuniste të Jugosllavisë,
më së miri e ilustron takimi i delegacionit jugosllav i kryesuar nga
Andrija Hembrang me Stalinin në prag të takimit në nivel të lartë të
shteteve të Koalicioni Antifashist në Jaltë. Pala jugosllave kërkonte që
BRSS-ja të angazhohej që Jugosllavisë t’i sigurohej aneksimi jo më pak
se: i krahinës së Peçit në Hungari, i krahinës së Korushkës në Austri, i
krahinës së Istrias me portet e Triestes dhe të Pulias në Itali, i krahinës së
Timoshoarit në Rumani, i Maqedonisë greke dhe i Selanikut në Greqi.
Ndërsa Bullgaria do të duhej të pranonte bashkimin me Jugosllavinë.
Kërkesat megalomane të përsëritura në vazhdimësi nga ana jugosllave
bënë që Stalini t’u bëjë me dije kamaradëve jugosllavë se kështu “ju do të
jeni në pozita armiqësore me Rumaninë, Hungarinë, Greqinë dhe se po
përgatiteni të luftoni me të gjithë botën” (f. 74). Ndërsa ministri i punëve
të jashtme sovjetike Molotovi i “pyeste” jugosllavët “mos vallë ju
mendoni se çdo qark duhet të ketë dalje në det?” (f. 74).
Por ajo çka përcaktoi përfundimisht marrëdhëniet e Moskës me
Beogradin, ishte frika e Stalinit nga një Pol i Dytë që mund të krijonte
J.B.Tito në lëvizjen komuniste ndërkombëtare, e posaçërisht në Ballkan.
Afrimi Jugosllavi-Bullgari, Jugosllavi-Shqipëri dhe Jugosllavi-republikat
e tjera të Evropës Lindore, jashtë kontrollit dhe miratimit të Moskës,
duke shkelur hierarkinë udhëheqëse të Bllokut komunist evropian që po
formohej, e shqetësuan dhe irrituan Stalinin, i cili i dha një goditje
asgjësuese pranisë së Partisë Komuniste Jugosllavisë në këtë bllok.
Libri “Rusia dhe Kosova (ditari i një diplomati)”, në mënyrë
plastike pasqyron edhe qëndrimin e udhëheqjes komuniste dhe shtetërore
jugosllave (në vitet e para të pasluftës) ndaj “Çështjes së Kosovës”- si
pjesë e çështjes kombëtare shqiptare, qëndrim ky tepër cinik e i cili mund
të përmblidhet në sa vijon: Kosova do të duhej të bashkohej me
Shqipërinë, porse rrethanat e brendshme dhe të jashtme nuk lejonin një
gjë të tillë. Por megjithatë, bashkimi shqiptar mund të ndodhë por brenda
Jugosllavisë - pra nëse Shqipëria heq dorë nga pavarësia dhe shndërrohet
në republikë të shtatë të federatës jugosllave. Ndërkaq, shkëputjen nga
Blloku Komunist-Lindor (Informbyroja - 1948) dhe koketimi i tij me
Perëndimin, Beogradi e shfrytëzoi për zbatimin e politikës të shtypjes së
skajshme ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe vise të tjera shqiptare brenda
Jugosllavisë. Në fakt, politika jugosllave e ndjekur dhe e zbatuar ndaj
252 Recensione

shqiptarëve gjatë viteve 1944-1966 e sidomos ajo e viteve 1981-1999,


dëshmon se vitet ‘60-‘70 të shekullit të kaluar, kanë qenë vite të një
sprapsje të pjesshme dhe të përkohshme të nacionalizmit serb, si rezultat i
zhvillimeve politike në planin ndërkombëtar dhe i ambicies së Josip
Broz-Titos-Jugosllavisë për liderizëm botëror (Lëvizja e të Painkua-
druarve).

Korrelacioni Kosovë-Rusi
Pjesa e librit “Ditari për Kosovën”, është një dëshmi-dokument për
politikën ruse ndaj Kosovës, politikë, e cila është në harmoni të plotë me
ekstremin nacionalist politik serb, apo siç e thekson vetë autori, Shaqir
Vukaj: ”rreth Kosovës çdo gjë shihej me sytë e Beogradit...” (f. 133). Nga
ky ditar diplomatik del se konstanta e politikës ruse ndaj Kosovës
karakterizohet nga kundërshtimi, minimizimi, kërcënimi... Kësaj politike
antishqiptare të Kremlinit, mjerisht i bëjnë jehonë dhe madje e plotësojnë
publicistika por dhe institucionet shkencore ruse. Politikanë, diplomatë,
ushtarakë, publicistë, analistë, historianë, shkrimtarë e akademikë u
përfshinë në kundërshtimin dhe parandalimin e pavarësisë së Kosovës.
Bie fjala, historiania Jelena Guskova, në bashkëpunim me kolegë të
institucioneve shkencore beogradase përgatiti dhe botoi librin
dyvëllimësh “Istorija Jugosllavenske krize 1990-2000”, libër ky që u
përhap paralelisht në Moskë-Beograd. Ky libër në krye të ballinës ka një
emërtim shumë sugjestiv: DOKUMENT. Autorja-historiania J. Guskova,
bën të vetat “tezat” stereotipike serbe lidhur me Kosovën si: “djep serb” ,
“Jerusalem Serb” , “Krahinë serbe e banuar me 90% shqiptarë”, “plagë e
hapur për Serbinë, “Kosova, plagë e hapur në ndërgjegjen nacionale
serbe” etj. Ndërsa shqiptarët përcaktohen si: ardhacakë, terrorizues
tradicionalë të popullsisë serbe në Kosovë, bashkëpunëtorë të
nazifashizmit, kolonë, fundamentalistë, separatistë, ekstremistë islamikë,
“shqiptari”, “kosmetski shqiptari” etj. Ndërkaq, Josip Broz- Titoja dhe
udhëheqja komuniste jugosllave në përgjithësi, akuzohet që “nuk bëri
asgjë” për të “rimëkëmbur strukturën e mëparshme etnike në Kosovë”.
Madje shkohet aq larg sa që në sfond të “nacionalizmit shqiptar”
vendoset Tirana-Shqipëria. Por megjithatë, Guskova me shokë nuk e çon
këtë logjikë deri në fund si dikur (në prag të Luftës së Dytë Botërore) Ivo
Andriçi me shokë, i cili e shihte të leverdisshëm eliminimin e Shqipërisë,
qoftë edhe në bashkëpunim të ngushtë me Italinë, sepse kështu pushonte
Recensione 253

së ekzistuari “qendra e irredentizmit shqiptar”. Një të rame dy të vrame;


në fakt, një të vrame: Kombi shqiptar.
Ndërkohë që ultranacionalizmi serb me eksponentin e tij Sllobodan
Millosheviçin, nga teoricienë perëndimorë vlerësohet si fashizëm, nga
publicistika dhe shkenca (pseudoshkenca) historiografike ruse, ky
nacionalizëm cilësohet si “valë patriotizmi” në funksion të shpëtimit të
Kosovës serbe nga shqiptarizimi i saj dhe “përpjekje për ndryshim të
strukturës nacionale” të Kosovës. Duke i rënë kësaj gozhde, publicistika
dhe në fakt pseudoshkenca ruse, kishte-ka për qëllim që të ndikojë në
opinionin e brendshëm rus, në mënyrë që ai politikën ruse ndaj Kosovës
ta perceptojë dhe ta vendosë në kontekstin e ligjësisë ndërkombëtare dhe
ndreqjes së padrejtësive historike që “shqiptarët iu bënë serbëve”. Kjo
frymë antishqiptare në Rusi, ka për qëllim t’i japë krahë forcave regresive
serbe, të cilat Serbinë e mbajnë peng të programeve atavike kolonialiste
dhe po e shkëpusin atë nga rrjedhat integruese evropiane, duke e
shndërruar kështu në një klientelë të përhershme ruse.
Në këtë libër nuk heshtën zërat disonues që dëgjohen në botën ruse
në relacion me këtë frymë antishqiptare, si ai i historianes Nina
Smirnova, A. G. Zadohin, Grizunov e ndonjë tjetër. Përkundrazi, respekti
i thellë ndaj tyre hetohet lehtë. Por mjerisht, numri i këtyre
personaliteteve me integritet moral, njerëzor e kulturor, siç del nga ky
libër, ishte tepër i vogël për të nxjerrë përfundimin për ekzistencën e një
oponence reale ndaj politikës së Kremlinit për Kosovës.
Pjesa qendrore dhe kryesore e librit, Ditari për Kosovë, e që pasohet
edhe me ngjarjet e mëdha e dramatike të shqiptarëve në Maqedoni dhe në
Serbi (Luginën e Preshevës), qëndron larg asaj që të jetë një kronikë e
thjeshtë që ndjek dhe përshkruan ngjarjet dita-ditës. Në fakt, kemi të
bëjmë me një ditar tematik, sepse jo datat po titujt-përmbajtja është
orientim themelor për lexuesin. Madje, autori Shaqir Vukaj si një
vëzhgues, përzgjedhës e analizues i kujdesshëm, arrin që disa nga temat e
trajtuara t’i ngrejë në nivelin e një analize të mirëfilltë shkencore, siç
është bie fjala titulli: Nderim për prof. Nina Smirnovën (20 korrik 2001),
me rastin e vdekjes së albanologes së shquar ruse. Kështu, ndër të tjera,
shfrytëzimi si burim i këtij Ditari është shumë praktik.
Ky libër shtyn lexuesin në reflektime më të thelluara për të gjetur
përgjigje për pyetjet, si: Ku qëndron interesi i Rusisë për një përkrahje
kaq këmbëngulëse që i dha dhe po i jep Serbisë në Çështjen e Kosovës?
Përse ajo qëndron aq fort në postulatet komprometuese politike të
254 Recensione

shekullit XIX? A kemi të bëjmë me altruizmin për të afërmin apo thënë


ndryshe solidaritetin atavik (vëlla i gjakut dhe fesë), apo në fakt para së
gjithash kemi të bëjmë me instrumentalizimin e Serbisë për interesat
globale të Rusisë. Kushdo që ndjek sado pak rezultatet e shkencave
sociale dhe e lexon me vëmendje këtë libër, nuk ka se si mos të
përcaktohet për opsionin e dytë. Kërcënimet e Moskës zyrtare për luftëra
e destabilizime në shkallë rajonale e më gjerë nëse Kosova çlirohet nga
vargonjtë kolonialë serbë; dhe së fundi, krahasimi i Kosovës me
Palestinën, kriza e së cilës ende duket pa mbarim etj., në fakt flasin për
synimet e saj që ta shndërrojnë Serbinë në një instrument - apo fitil në
“fuçinë e barutit”, “ për të fituar supremaci taktike në kuadrin e
strategjisë së saj për rikthimin e influencës në botë” siç shkruante gazeta
“The Washington Post” (13. 03 2007), të cilën e citon autori Shaqir
Vukaj, (f. 652).
Leximi i vëmendshëm i këtij libri të qartëson se kur bëhet fjalë për
Rusinë dhe Kosovën, nuk kemi të bëjmë vetëm me një “optikë ruse” apo
relacion të thjeshtë Rusi-Kosovë. Në fakt, përmes Çështjes së Kosovës,
bota ruse vetidentifikohet. Kjo do të thotë Kosova-çështja e saj, tashmë
është një katalizator identifikues për botën ruse dhe jo vetëm për të.
Qëndrimi ndaj Kosovës, i arsyeshëm apo me paragjykime, njerëzor apo
me etje për territore, paqësor apo i dhunshëm, është identifikues edhe për
gjithë botën. Ajo ç’ka po ndodh sot në Kosovë e ndaj Kosovës po bëhet
pasqyrë ku po spikat shëmtia ruse (politika, publicistika, shkenca) pranë
bukurisë rrëzëlluese të botës perëndimore. Pra, në fund të fundit kemi të
bëjmë me një korrelacion Kosovë- Rusi. Apo siç konstaton autori i këtij
libri “nipat e stërnipat e drejtuesve të Rusisë së sotme e të djeshme, do të
turpërohen për ato që kanë bërë historikisht paraardhësit e tyre ndaj një
populli të vogël që kurrë s’ia ka dashur të keqën askujt, pa lë më Rusisë
së largët...”.

Libër “që lexohet me një frymë”


Ky libër, i cili “lexohet me një frymë”- siç konstaton presidenti
Rexhep Mejdani, është dëshmi se deri ku mund të të çojë “indiferenca”
ndaj të keqes-gjenocidit me të cilën u ballafaquan shqiptarët gjatë gjithë
kohës së pushtimit serbo-jugosllav, e sidomos në vitet 1989-1999.
Vetëm kur lexohet ky libër, i cili shpalos në mënyrë aq të plotë
qëndrimin e Kremlinit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi,
qartësohet se ku gjente siguri politika destruktive e arkaike e
Recensione 255

Millosheviqit dhe e bashkëpunëtorëve të tij. Po kështu, nuk ke se si mos


të habitesh me deklaratat optimiste për qëndrimin rus ndaj Kosovës, të
bëra jo një herë nga politikanët kosovarë.
Ditari diplomatik dhe pjesët e tjera të këtij libri, pasqyrojnë se
politika ruse asnjëherë nuk lëvizi nga pozicionet e kundërshtimit të idesë
së pavarësisë së Kosovës, madje as në kohën e shpërbërjes së BRSS-së,
kur jashtë saj mbetën me miliona rusë.
Libri që kemi në dorë ofron materie të begatshme edhe për trajtimin
e Çështjes së Kosovës nga diplomacia botërore. Pos kësaj, libri pasqyron
dhe qëndrimin e vendosur, veprues dhe parimor për Kosovën, të kreut të
shtetit shqiptar dhe posaçërisht të presidentit Rexhep Mejdani. Ky jo
vetëm që nuk mori në “konsideratë” sugjerimet ruse të përcjella
nëpërmjet zëvendëskryeministrit të Federatës Ruse A. Avdjejev, të bëra
gjatë vizitës së tij në Tiranë më 21-22 qershor 1998, po pa finesa
diplomatike deklaroi prerë se: “ Millosheviqi nuk e njeh gjuhën
diplomatike, të kompromisit politik: ai njeh vetëm gjuhën e forcës, vetëm
gjuhën e presionit me të gjitha variantet. Vetëm duke folur me këtë gjuhë
me të, mund të shpëtojë rajoni”-çka dhe ndodhi.
Libri i diplomatit Shaqir Vukaj “Rusia dhe Kosova”, të cilin e
karakterizon begatia e fakteve, objektiviteti, analiza e thellë po dhe
aktualiteti, jep një pasqyrë jo vetëm të politikës ruse ndaj Kosovës, po
dhe pozitës ndërkombëtare të Kosovës në një periudhë dramatike e
vendimtare për ardhmërinë e saj. Si i tillë ky libër bëhet një burim i
domosdoshëm jo vetëm për historianët, por dhe për politikanët,
diplomatët, politikologët, analistët etj. Gjithashtu ky libër është më se i
dobishëm edhe për lexuesin kureshtar e dashamir të dijes dhe fjalës së
bukur.
Dhe së fundi, t’i kthemi fillimit. Ky libër i kushtohet Fehmi
Lladrovcit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Dhe
kur përfundon së lexuari këtë libër, e kupton sa hije i ka dhe sa i
natyrshëm është ky përkushtim.

Emine ARIFI-BAKALLI
Nr. 3-4 STUDIME HISTORIKE 2009

JETA SHKENCORE

KONFERENCË SHKENCORE:
“MARTANESHI – HISTORI E TRADITË”
Tiranë, 13 dhjetor 2009

Qendra e Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Komunën e


Martaneshit, si dhe Shoqatën Atdhetare-Kulturore “Martaneshi” në vazhdën e
aktiviteteve shkencore, organizuan më 13 dhjetor 2009, në Tirana International
Konferencën Shkencore me temë: “Martaneshi – Histori e Traditë”.
Kjo konferencë u realizua në kuadër të 100-vjetorit të hapjes së shkollës së
parë shqipe në Martanesh dhe në 50-vjetorin e minierës së kromit “11
Heronjtë”, Batër-Martanesh. Ky projekt u financua nga Komuna “11 Heronjtë”
Martanesh dhe biznesmenë të minierës Batër. Moderator dhe organizator i
Konferencës ishte Ma. Teki Kurti.
Në këtë tubim morën pjesë studiues dhe historianë nga Instituti i Historisë,
Instituti i Antropologjisë, Instituti i Gjuhësisë si dhe Instituti i Minierave e
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Morën pjesë gjithashtu përfaqësues të
Klerit Bektashian, drejtues të Komunës dhe Shoqatës “Martaneshi” si dhe
personalitete të fushave të arsimit e kulturës, e minierës së Batrës, studentë e
përfaqësues të medias etj.
Konferencën e hapi Kryetari i Këshillit të Komunës Ma. Teki Kurti, i cili
falënderoi Qendrën e Studimeve Albanologjike për angazhimin dinjitoz të saj
me studiues e historianë nga më të mirët në vendin tonë për të referuar në këtë
konferencë shkencore që i kushtohet trevës së Martaneshit.
Ai veçoi faktin që kjo konferencë shkencore realizohet në dy momente
jubilare shumë të rëndësishme si për zonën e Martaneshit ashtu dhe për gjithë
vendin, pasi hapja e shkollës së parë shqipe në Martanesh 100 vjet më parë ishte
kurorëzim i përpjekjeve të pashembullta të rilindësve nëpërmjet klubit
“Bashkimi” në bashkëpunim të ngushtë me banorët patriotë e atdhetarë të
Martaneshit si dhe me një mbështetje të veçantë të Babait të ndritur të Teqesë
Bektashiane, Jashar Krenës. Kjo teqe u bë baza e parë e mbështetjes së shkollës
së parë shqipe dhe nga kjo shkollë lindi çeta e parë e lirisë që në krah të çetave
të tjera do të kontribuonte në pavarësinë e Shqipërisë.
Gjithashtu në fjalën e tij Ma. Teki Kurti theksoi se 50-vjetori i minierës së
kromit “11 Heronjtë” Batër-Martanesh është një moment shumë i rëndësishëm
si për zhvillimin ekonomik e social-kulturor të zonës ashtu dhe për kontributin e
veçantë që ka dhënë në zhvillimin e tërë ekonomisë kombëtare.
Konferencën e përshëndeti në emër të banorëve të Martaneshit Kryetari i
kësaj Komune, ing. Gazmend Kenga. Ai veçoi në fjalën e tij se kjo konferencë
258 Jeta shkencore

do t’i shërbejë njohjes së vlerave historike kulturore dhe ekonomike të trevës së


Martaneshit në një nivel të lartë shkencor dhe për këtë përgëzoi angazhimin e
Qendrës së Studimeve Albanologjike si dhe gjithë studiuesit e tjerë kontribuues
në këtë konferencë shkencore.
Në emër të shoqatës Atdhetare-Kulturore “Martaneshi” përshëndeti
kryetari i saj Z. Skënder Gjoni. Ai vlerësoi dhe përshëndeti të gjithë stafin
akademik që me punën e tyre kërkimore e shkencore për trevën e Martaneshit
kontribuojnë që këto vlera jo vetëm të hulumtohen e njihen nga ana shkencore
por edhe të promovohen si asnjë herë tjetër në një konferencë shkencore
kombëtare ku padyshim çdo kumtesë e sotme do të jetë një temë e rëndësishme
për nesër me qëllim që brezi i ri i Martaneshit dhe më gjerë të njohë mirë
kontributin e të parëve të tij në të gjitha etapat e zhvillimit kombëtar.
Konferenca i vazhdoi punimet në dy seanca.
Seancën e parë e drejtuan: akademik Beqir Meta, prof. dr. Aleksandër
Meksi, prof. dr. Shaban Sinani, ma. Teki Kurti dhe ing. Gazmend Kenga.
Në këtë seancë referuan: prof. dr. Gjovalin Gruda me kumtesën: Veçoritë
fiziko-gjeografike të Martaneshit; prof. dr. Aleksandër Meksi me kumtesën:
Gjendja kishtare në Martanesh gjatë Mesjetës; prof. dr. Pullumb Xhufi me
kumtesën: Cunavia dhe Martaneshi në epokën e Arbërit. Kurse akademik Beqir
Meta në bashkëpunim me ma. Sokol Gjermenin referoi kumtesën: Martaneshi
gjatë Rilindjes – vatër e arsimit, kulturës dhe luftës për lirie e pavarësi.
Kujtim Ahmetaj nëpërmjet një dokumentari të shkurtër filmik realizoi dhe
paraqiti temën: Teqeja bektashiane e Martaneshit dhe kontributi i saj në lëvizjen
kombëtare; ma. Teki Kurti referoi kumtesën: Martaneshi në dokumente dhe në
vëzhgimin e autorëve të huaj; prof. dr. Shaban Sinani referoi kumtesën:
Martaneshi në studimet e etnologes angleze M. Hasluck; prof. dr. Afërdita
Onuzi kumtesën me temë: Vlera kulturore-historike të veshjeve popullore të
Martaneshit, të cilën e lexoi studentja e juridikut Milena Gjoni.
Konferenca i vazhdoi punimet me seancën e dytë, e cila u drejtua nga prof.
dr. Muharrem Dezhgiu, dr. Spiro Gjoni, dr. Moikom Zeqo, ing. Tahir Osmani,
ing. Shaban Zhaboli dhe ma. Arjeta Cuka.
Dr. Moikom Zeqo lexoi kumtesën: Aspekte të Martaneshit në Antikitet;
prof. dr. Muharrem Dezhgiu mbajti kumtesën me temë: Martaneshi dhe Baba
Faja – binom historik gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri; prof. dr. Agron
Xhagolli kumtesën me temë: Martaneshi – ngjarjet dhe kënga historike; dr.
Spiro Gjoni kumtesën me temë: Zhvillimi i arsimit në Martanesh në vitet 1970-
1980; ma. Arjeta Cuka kumtesën me temë: E folura dhe toponimia e
Martaneshit.
Kumtesën e përgatitur nga ing. Gole Vosha me temë: Minierat e Kromit
në Martanesh në 5- vite të prodhimit të tyre – kontribut i madh në ekonominë
kombëtare, e lexoi ing. Shaban Zhaboli.
Jeta shkencore 259

Në vazhdim ing. Tahir Osmani referoi kumtesën me temë: Ndërtim-


miniera – frymëmarrje dhe rritje e kapaciteteve nxjerrëse për minierën dhe
hapje e perspektivës në thellësi e gjerësi për gjeologjinë.
Drejtuesi i seancës prof. dr. Muharrem Dezhgiu falënderoi dhe dy
kumtuesit e tjerë ing. Shadan Stërmasi për kumtesën me temë: Gjeologjia -
faktor bazë në zhvillimin industrial e ekonomik të Martaneshit dhe dr. Qemal
Lenën për kumtesën: Martaneshi dhe perspektiva e të dhënave gjeologjike, të
cilat nuk u lexuan por që do të përfshihen në botimin e materialeve të
Konferencës.
Akademik Beqir Meta, zëvendësdrejtor i Qendrës së Studimeve
Albanologjike dhe drejtor i Institutit të Historisë bëri mbylljen e punimeve të
kësaj konference duke vlerësuar të gjitha kumtesat e mbajtura, sidomos të rinjtë
dhe duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë në studimin
e vlerave e të traditave kulturore e historike të trevës së Martaneshit si trevë me
ndikim të fuqishëm në vlera tona kombëtare.

Teki KURTI
Nr. 3-4 STUDIME HISTORIKE 2009

You might also like