You are on page 1of 6

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI: PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

DEGA: PUNË SOCIALE

Viti 2 / GRUPI B

Detyrë

PUNOI: PRANOI:

Fjoralba Sopaj Msc. Erjona Hasa

Dt. 20. 11. 2017


Emri I organizatës: ‘ Në mbrojtjen tënde’

Emri I Punonjësit Social: Fjoralba Sopaj

Data: 20 . 11 . 2017

Ora: 12’am

(Informacioni mbi historinë e rastit të abuzimit)

Emri: Anxhela Demollari

Mosha: 19

Të ndihesh inferiore sot, nga pjesa dërrmuese e botës jashtë të bën të ndihesh keq. Kjo ndjenjë
është thjeshtë një nënvlerësim për atë që ti je dhe ke zgjedhur të bësh. Të jetosh në një botë ku ti
je I paragjykuar dhe I gjykuar nga çdo njeri është shumë e vështirë. Pasi ti do të përballesh çdo
ditë me to dhe të duhet të gjesh forcën për ti kaluar ato dhe për të ecur përpara. Sot u ndesha me
një çështje shumë aktuale. Do ta cilësoja një problem madhor që po rëndon masivisht në ditët e
sotme. Rasti në fjalë ka të bëj me femrat e mbuluara. Një vajzë 19 vjeçare jorastësish u gjend
përpara meje në një bashkëbisedim shumë miqësor. Dhe pikërisht vajza ishte e mbuluar e cila
rrëfeu historinë e saj 1 vjeçare të diskrimininit. E nisi me një fjali shumë prekëse rrefimin e saj
dhe tha që : ‘ Unë ndihem inferiore ndaj botës jashtë ‘.

Si fillim, vendimi që ajo mori për tu mbuluar ishte i gjithi I saj. Nuk duhej asnjë njeri apo asgjë
që asaj t’Ia mbushte mëndjen për të bërë këtë hap në jetën e saj. Të gjithën e mori përsipër vete.
Ajo e fitoi këtë besim të fortë nga ligjeratat, aktivitetet e shumta fetare që merrte pjesë dhe
përkushtimi që ajo kihte për të lexuar dhe për tu future më thellë botës islame. Kjo situatë nuk u
prit aspak mirë nga askush . Familja, ishte ajo që e priti më keq, më saktë e ëma e saj. Pasi ajo e
kishte dërguar të bijën me studime dhe ajo I kthehet e mbuluar. Për të ishte shumë e vështirë ta
pranonte vendimin e vajzës së saj dhe gjithë kohës i shprehej që ti duhet ta heqësh këtë gjë që ke
vendosur sa je në kohë. Por askush nuk arrinte ti ndërronte mëndjen asaj, pasi ajo e kishte
vendosur me dëshirë dhe ndihej mire me të. Tani për atë kishte filluar një kapitulli I ri jete, pasi
ajo duhej të përballej çdo ditë me këtë situatë dhe mospranimin e këtij vendimi si nga familja
ashtu dhe nga rrethi shoqëror apo nga vendi që ajo vinte. Diskrimini për të kishte filluar .
Pasi I cili nuk ishte vetëm në shkollë por dhe në rrugë, pra e ndiqte kudo.
Mijëra raste që I kishin ndodhur vazhdimish dhe që përsëriteshin. Më e thjeshta ishte fyerja në
rrugë nëpërmjet gjesteve dhe minikave njerëzore.

Sipas asaj njerëzit e mendojnë negativisht fenë e saj. I mendojnë njerëz të këqinj që po dëmtojnë
botën ku femrave u vendosin epitete nga me të ndryshme. Në dëshpërim të thellë ajo shprehet që
që njerëzit në këtë vend nuk llogjikojnë drejt por ata preferojnë të shikojnë një femër të zbuluar
që përbën fenomen negativ në integritetin sboqeror dhe nuk preferojnë të shikojnë femra si llojin
tim që mund të jenë shembull për jetën që po jetojmë. Pse pikërisht unë që jam e mbuluar dhe që
nuk po dëmtoj njeri por thjesht po jetoj jetën time ashtu siç unë ndihem mire, ashtu siç kjo fe më
bën mua të ndihem mire shpirtërisht .
Pse jam unë pre e diskiminimit dhe pse shfaqem keq në sytë e njerëze? Pse nuk u bën përshtypje
kur në rrugë shfaqet një femër e zhveshur ? Përse ato nuk gjykohen ? Përse punësohem ato dhe
unë jo ?

I vetmi fakt që ajo tani gëzon është fakti se e ëma e ka pranuar dhe është dakort me vendimin e
saj dhe e mbështet atë , duke I thëne që ti je aq e aftë sa të mos ndikohesh nga bota përreth, por ti
tani duhet te ndihesh e veçantë, pasi këtë hap që ke bëre ti nuk do e bënte asnjë 19 vjeçar.
Por vajzën e godistë më së shumti pamundësia për të vepruar dhe dëshira për të ndryshuar këtë
fenomen. Dëshiron që pikërisht ajo të ndryshojë mendimin e njerëzve që sipas tyre mbulesa
përfaqëson shtypje, analfabetizëm dhe pafuqi dhe të mos shikohet në syrin e tyre si një qenie
tjetër apo diçka që dëmton vëndin. Dëshiron të jetojë jetën e saj ashtu siç ajo do dhe ashtu siç ajo
e meriton. Dhe në fund ajo shpreh që ndjenja e arsyes së njerëzve ka vdekur me humanizmin.

Roli im si punonjës social në këtë sitatë është që të rris funksionimin social , promovimin e
drejtësisë sociale dhe të ndihmoj klienten time të arrij vetëvlerësim të lartë për veten e saj duke
mos u ndikuar nga paragjykimet apo opininoi I të tjerëve . Duke qëne se ajo nuk po bën diçka të
jashtëligjshme por diçka që ajo ndihet mirë fizikisht dhe shpirtërisht.
UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI: PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

DEGA: PUNË SOCIALE

Viti 2 / GRUPI B

Detyrë

PUNOI: PRANOI:

Fjoralba Sopaj Dr. Juliana Zaharia

Dt. 03. 11. 2017


Sot në zyrën time erdhi një vajzë 19 vjeçare me inicialet SH.S e cila kishte një problem, I cili po
e mundonte gati për një vit të plotë . Mund të themi që është problem për njerëzit që e rrethojnë
atë dhe jo për vajzën në fjalë. Kjo vajzë predikon fene islame , me një fjalë është e mbuluar .
Një vendim të cilin ajo e mori vete me dëshirën e saj duke mos u ndikuar nga askush. Një
vendim ku ajo ka gjetur paqe shpirtërore por mund të themi që bota nuk po e le të marri frymë .
Ajo ndihet e poshtëruar dhe e nënvlerësuar nga njerëzit përreth, pasi e shikojnë si një problem
për shoqërinë. Këto ishin fjalët qe vajza tha dhe situata në të cilën ndodhet, e cila nuk po
ndryshonte aspak.

Punonjësi social: - Përshëndetje !

Klienti: -Përshëndetje!

Punonjësi social: -Unë quhem Fjoralba Sopaj ! Ajo që do të të shoqërojë ty dhe që do të të ofrojë
ndihmën që ti kërkon. - Mund të më prezantoheni apo të më flisni për veten tuaj ? Sa vjeç jeni ?

Klienti: - Unë quhem Sh.S. Jam 19 vjeç. Vij nga një qytet I vogël I veriut K. Familja ime
përbëhet nga 6 persona. Studioj për mjekësi vit I 2 dhe jetoj në tiranë .

Punonjësi social: - Në rregull. Mund të më tregoni se kush ju orientoi që ju të vinit tek unë ?

Klienti: - Jam e informuar rreth profesionit tuaj dhe në fakt problemi që më shqetëson është një
problem social. Dhe mendova që ju më së miri mund të më ndihmonit.

Punonjësi social: - Mund të më tregoni problemin që ju shqetëson dhe që ju solli këtu tek unë?

Klienti: - Atëherë siç e shikoni dhe vetë unë jam e mbuluar , predikoj fenë islame. Dhe në fakt ky
është problemi që mua më shqetëson. Ose më saktë shqetëson të tjerët dhe kjo nuk më bën mua
të ndihem mirë.

Punonjësi social: - Si ndihesh ti tani në shoqërinë e femrave shqiptare ?

Klienti: - Unë nuk ndihem mirë. Thjesht një shami më tepër më bën mua të ndihem ndryshe nga
ato.

Punonjësi social: - Po familja ka qënë shtysa jotë për këtë apo I thanë stop vendimit tuaj?

Klienti: - Në fillim mamaja ime nuk ishte aspak dakort dhe donte që unë të hiqja dore sa isha në
kohë. Atë e shqetësonte më shumë mentaliteti I vendit ku unë vija. Dhe ndikohej nga fjalët e të
tjerëve . Që vajza është e re, ka jetën përpara. Thua ti se për mua mbaroi çdo gjë aty. Por duke
parë që unë ndihesha mire dhe isha e lumtur ajo filloi të mësohej me këtë fakt dhe të më
mbështeste .

Punonjësi social: - Kur dëgjon një paragjykim apo ofendim rreth teje, çfarë I thua vetes?

Klienti: - Thjesht vazhdoj rrugën time dhe them që çdo gjë do jetë mirË, por në fakt asgjë nuk
ndryshon.

Punonjësi social: - Kush është forca jote mbështetëse ku ti vazhon të shpresosh?

Klienti: - Unë jam kjo që jam dhe pikërisht këtu falë Zotit. Ishte ai që më bekoi mua me këtë
vendim dhe vetem tek ai lutem dhe vetëm nga ai kërkoj ndihmë. Gjithashtu dhe familja tani më
mbështet.

Punonjësi social: - faleminderit e dashur për përgjigjiet e sinqerta ! Je e mirëpritur në seancën


tjetër, shihemi deri atëherë.

Kliendti: - Faleminderit . Shihemi.

You might also like