You are on page 1of 3

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE


DEGA: INXHINIERI MEKANIKE
GRUPI 1E

TEMA: Trajtimi i natyrës dhe elementëve psikologjikë e


kulturorë të pengesave në komunikim dhe pasojat negative në
situata apo ngjarje në fokus të punimit (Steriotipet).

LËNDA: TEKNIKA TË KOMUNIKIMIT

PUNOI: PRANOI:
RIXHENSO LAZRI DR.JULIANA ZAHARIA

TIRANË 2024
Ky steriotip më ka ndodhur gjatë kohës së gjimnazi,që
ishte fillimi i një etape të re për mua ,ku në vitin e parë u
përballa me një realitet të pazakontë. Po njiheshim çdo
ditë e më shumë me shokët e rinj , kur pas disa kohësh
fillova të ndjej një formë presioni të veçantë ,shumicën e
shokëve të mi i kam pasur që në 9-vjeçare dhe ato e dinin
që prindërit e mi ishin mësues në atë shkollë.Lajmi u
përhap me shpejtësi ku të gjithë mësuan se unë isha
fëmija i dy mësuesve .Të gjithë më mendonin si një
fëmijë të “llastuar” , si tip “karagjozi” dhe jo të
afrueshëm.Duke qenë se jam tip i mbyllur dhe nuk
përshtatem shpejt me njerëz që nuk i njoh më bëri të
ndihesha i izoluar dhe duke i bërë marrëdhëniet me shokët
e rinj më të vështira.Megjithatë nuk më nevojitej të bëja
shumë miq të rinj pasi shumica e tyre mendonin se unë
isha “ndryshe” për shkak të prindërve të mi por nuk
ndihesha shumë i shqetësuar pasi kisha edhe mbështetjen
e shokëve të 9-vjecares.I njëjti steriotiop filloi të shfaqej
edhe me mësuesit,ku më neglizhonin gjatë orëve të
mësimit.Ato mendonin që unë isha në rregull dhe nuk
kisha nevojë për ndihmë dhe më shumë
vëmendje.Përpiqesha të merrja pjesë në diskutime ose të
shprehesha në mënyrë aktive por mësuesit nuk më
dëgjonin dhe nuk më vlersonin siç duhej.Kjo formë
trajtimi pati një impakt negativ për mua ,pasi më bëri të
humb interesin për lëndët që dëshiroja dhe nuk i
përkushtohesha shkollës aq sa duhej për të arritur
rezultatet më të mira.
Fillova të punoja më shumë për të komunikuar më hapur
me mësuesit për të shfaqur nevojat e mia në mënyrë më të
qartë. Pas disa bisedave të hapura me disa mësues,ata
kuptuan më mirë stilin tim si nxënës dhe synimet e
mia.Njëkohësisht arrita të ndryshoj për mirë,duke u
përballur me këto situata,duke zhvilluar aftësinë time të
komunikimit dhe duke u bërë më i sigurt në vetvete në
ambientet e shkollës si me shokët ashtu edhe me
mësuesit.Kjo përvojë më bëri të kuptoj se sa e
rëndësishme është të komunikosh hapur, më bëri të kuptoj
se steriotipet dhe perceptimet e gabura mund të
ndryshohen nëpërmjet dialogut dhe kuptimit reciprok.

You might also like