You are on page 1of 2

ESE: EDUKATA NE FAMILJE

Cfare do te kuptojme me edukate familjare? Si transmetohet kjo edukate tek femija? Cilat jane
menyrat qe perdor dhe sa I rendesishem eshte ky formim per ecurine sa me productive te
femijes.

Edukimi familjar eshte baza e cdo edukimi te mevonshem, sepse ne familje formohet
personaliteti bazor dhe identiteti personal.

Familja eshte vendi ku femija ushqehet me formimin primar, eshte ajo qe udheheq individin ne
hapat e para ne nje dimension te tre fishte: trupor, mendor dhe shpirteror.

Femija vjen ne jete si qenie e pafuqishme dhe gradualisht me ndihmen e familjes behet nje
individ I shoqerise I matur , me norma ,pra qytetar I botes.

Familja duhet te zbuloje aftesite e femijes, keto aftesi duhen perkrahur dhe zhvilluar duke
nderuar natyren e femijes, karakterin, talentin,moshen, gjinine e tij, etj, per ta ndihmuar dhe
drejtuar nga vlerat dhe virtytet. Femija duhet te pranohet ne familje ashtu sic eshte e jo ashtu
sic deshirojme apo mendojme ne te jete, sepse ashtu e ngarkojme apo projektojme sipas
deshirave tona. Kjo menyre e ngarkon dhe rrenon femijen,sepse I cakton nje rol , nje detyre, nje
mision te pamundshem, keshtu femija gjendet gjithnje ne konflikt me vetveten, prinderit dhe
shoqerine dhe rrezikon identitetin sebashku me personalitetin, se kush eshte dhe cfare do ai te
behet.

Cdo njeri se pari duhet te jete vetvetja,pastaj mund te jete dhe me te tjeret dhe per te tjeret.

Familja eshte ajo qe duhet ti aftesoje femijet ne jete per t’u perballur ne te tjeret pa I
ndeshkuar ata duke formuar keshtu egon, unin e tyre.

Femija ne familje duhet te rritet me dashuri qe te dhuroje dashuri, te behet social dhe
asnjehere nuk duhet te bindet pa arsye , pa motivim, por me dhune pasi edhe ne te ardhmen ai
formalisht do te veproi, dhunen do te demostroi. Vetem me dashuri femija udhehiqet drejt
rruges se mire, ndjek shkollen, respekton moshataret dhe ata qe e rrethojne. Komunikimi ne
familje eshte celsi per te arritur kete.

Edukimi ne familje eshte nje process qe zgjat gjithe jeten,por baza eshte femijeria, udheheqja
drejt rruges se mire fillon ne familje, gjenetika gjithashtu eshte e rendesishme dhe se treti
shkolla luan rol kryesor pasi nje kohe dhume te madhe femija e kalon ne shkolle dhe ketu lind
detyra e mesuesit I cili duhet ta shikoje veten me shume se shperndares informacioni,duhet te
jete sa me shume I aftesuar social dhe mirkuptues per te arritur ate qe te gjithe duam, individe
te denje te shoqerise!
Keshtu arritem te merrnim pergjigjet e pyetjeve te parashtruara dhe te arrinim ne perfundimin
se zinzhiri, familje-shkolle-shoqeri eshte I pandashem.

Femija lind,udhehiqet dhe formohet gradualisht

Celsi eshte dashuria, vleresimi dhe komunikimi.

PUNOI: EDIT FILI

You might also like