You are on page 1of 26

LEGATUMORI SENESE

LA PREVENZIONE ONCOLOGICA
TRADOTTA PER GLI STRANIERI

ALBANESE

1
PARANDALIMI I TUMOREVE.

Rritja e rasteve me tumore malinje, qe lendojne e nderpresin jeten e te


semureve, eshte nje problem preokupant social dhe mjekesor gjitheboteror.
Incidenca e tumoreve gjate shekullit XX, eshte katerfishuar, duke u ngjitur
ne vendin e dyte pas semundjeve kardiovaskulare, me vdekeshmeri te larte,
qe arrine 22 25 % te vdekjeve ne pergjithesi.
Sot ne bote, ne nje vit diagnostikohen rreth 5, 3 miljon raste te reja ne
meshkuj e 4, 7 milion ne femra dhe vdesin 6, 2 miljon te semure me tumore.
Ne vendet e Europes se Bashkuar, do vit verifikohen rreth 3 miljon raste
te reja dhe vdesin nga tumoret 2 miljon raste ne vit (shkaktojne 24 27 % te
vdekjeve ne meshkuj dhe 21 28 % ne femra).
Ne USA, ne nje vit diagnostikohen mbi 2 miljon raste te reja me tumore,
qe shkaktojne 500 000 vdekje, qe perbejne 22 % te vdekjeve ne pergjithesi.
Ne Itali, ne nje vit regjistrohen 270 000 raste te reja me tumore, me
incidence te standartizuar 390 raste (M) e 310 (F) per 100 000 banore dhe me
160 000 raste vdekje do vit
Shpeshtesia e larte dhe pasojat qe krijojne tumoret, ngrene nje shqetesim
te vazhdueshem, ne lidhje me lendimin e shendetit, me invaliditetin dhe
nderlikimin e jetes te popullates, qe vuan nga tumoret.
Ne rritjen e incidences te tumoreve ndikon edhe rritja e jetegjatesise se
priteshme te popullates, ka orienton se eshte nje nder rrethanat e shtimit te
rasteve te tumoreve malinje, qe prekin moshen e mesme dhe te avancuar,
sidomos subjektet mbi 65 vje, periudhe moshe qe perfshine mbi 60 % te
tumoreve, ndersa ne moshat feminore (0 14 vje) rastisen vetem 10 % e
ketyre semundjeve, kurse moshat 15 65 vje perfaqesojne 25 % te rasteve.
Shtimi i incidences te tumoreve, sot ka shtruar si detyre te permbyset kjo
tendence rritjeje dhe te luftohen keto semundje, ka mund te realizohet vetem
ne se shfrytezojme te gjitha burimet shkencore rreth tumoreve.
Lufta kunder tumoreve duhet te behet nje mision global, qe te mobilizoje
te gjithe: qeverine, organizatat nderkombetare, sektorin publik dhe ate privat.
Sfida kunder tumoreve nuk mund te realizohet nga individi, nga i semuri,
nga familjari i deshpruar, ne fakt kjo sfide eshte ne permasa mbareshoqerore.
Sot eshte bere progres i madh ne parandalimin dhe kurimin e tumoreve e
nje numer gjithnje e me i madh i ketyre semundjeve sherohet, ose nderpritet
rritja e vrullshme e ne kesisoj permiresohet cilesia e jeteses te semurit.
Sipas OMS, 1/3 e neoplazive mund te parandalohen (profilaksia paresore),
1/3 jane te kurueshem ne se diagnostikohen e trajtohen ne fazat e hershme te
zhvillimit te tumorit (profilaksia dytesore), ndersa rastet e diagnostikuara me
vonese, jane pergjegjese te invalidditetit te laarte dhe shkaktar te vdekjes te
ketyre te semureve.
Legatumori senese

2
Ne Kodin Europian kunder tumoreve, eshte preizuar se zbatimi i stilit te
jete te shendeteshme, ndihmon te shmangen shume tumore dhe te ndikojme
te permiresohet gjendja shendetesore e popullates.
Me nivelin teknologjik dhe shkencor, qe ka arrijtur mjekesia sot, mund te
nderhyjme te parandalohen e te kurohen keto semundje, duke e ulur rastisjen,
madje te reduktojme mbi 40 % vdekshmerine nga neoplazite.
Keto objektiva mund te arrihen ne se:
- nderpresim tymosjen e duhanit,
- ushqehemi ne menyre korrekte,
- krijojme nje mjedis te paster pune e jetese,
- ne se i nenshtrohemi ne menyre te rregullt vizitave, analizave dhe
ekzaminimeve mjekesore.
Lega Italiane per Luften Kunder Tumoreve (LILT), e ndergjegjeshme per
rendesine, qe ka edukimi per nje jete te shendeteshme, ka organizuar ne nivel
profesional e teknologjik parandalimin paresor dhe dytesor te ketyre
semundjeve preokupante, duke zhvilluar luften kunder duhanit, duke
propoganduar ushqyerje korrekte, si dhe ka organizuar nje rrjete assistence e
sherbimi per diagnozen e hereshme te tumoreve.
Rezultatet me te mira ne parandalimin e tumoreve arrihen sa me heret te
nderhyhet per ti shmangur atot.
Per te realizuar keto objektiva te politikes sanitare, Legatumnori Senese ka
vene ne dispozicion te imigranteve te gjitha burimet profesionale e
kompetencat me karakter projektuese, organizative dhe operative, te
plotesuara me eksperiencen profesionale e shkencore, si te vete operatoreve
shendetesore ashtu dhe te bashkpunetoreve e te ortakeve.
Legatumori e Provinces se Sienes, e organizuar ne nje qender diagnostike
multidisiplinare, e paisur me personel te specializuar e me teknologji bashke-
kohore joinvazive per zbulimin e ketyre semundjeve, e vleresuar Centro di
eccellenza della LILT, nga Keshilli Kombetar i LILT, i ofron imigranteve
sherbimet e parandalimit paresor e dytesor te tumoreve prane:
CENTRO PREVENZIONE ONCOLOGICA
(Centro di eccellenza della LILT)
Strada MASSETANA ROMANA. N 44
Telefon: 0577 / 247 259
Parandalimi perfshine aktivitete informative dhe edukative shendetesore,
qe ndihmojne te shmangen ato faktore dhe shkaqe, qe ndikojne ne lindjen e
tumoreve.
Informimi korrekt eshte aleat i rendesishem ne parandalimin e tumoreve.
Diagnoza e hereshme ndihmon ne zbulimin e tumoreve, ne fazat e fillimit,
ka na orjenton te nderhyjme sa me pare qe te jete e mundur, per ta kuruar te
semurin. Tumoret e diagnostikuara ne fazat e hereshme, jane te kurueshem ne
shumicen e rasteve.
Legatumori senese

3
ESHTE TUMORI ?
Tumori eshte nje rritje anormale indore e krijuar nga prodhimi i tepruar i
qelizave te ndersyera nga nje agjent kancerogen, per ka masa qelizorre
zhvillohet si mish i huaj, ne menyre te pakontrolluar nga indi normal dhe qe
vazhdon te rritet ne menyre te frenuar edhe pasi ka pushuar se vepruari
shkaktari provokues.
Kjo rritje e re anormale, autonome, me sjellje agresive, qe synon te
shkaterroje indin bujtes normal, rritet me shpenzimet e bujtesit, konkuron
qelizat e indit normal ne aspektin energjitik, nutritiv e hormonal, madje on
ne shkaterrim te organit ku ka lindur dhe deri ne vdekjen e individit.
Shumfishimi qelizor (proliferimi) eshte cilesi fiziologjike e te gjitha indeve
per te ruajtur vazhdimesine jetesore e rritjen e organizmit, por ne tumoret,
proliferimi eshte patologjik e realizohet sipas kritereve te tjera si:
- Proliferimi i qelizave tumorale eshte spontan dhe nuk i sherben asnje
qellimi fiziologjik, sepse qelizat humbin ndieshmerine ndaj mekanizmave
rregulluese normale te organizmit.
- Tumori manifeston sjellje agresive duke synuar te shkaterroje indin bujtes,
- Shumfishimi rrebel e anarkik i qelizave eshte aktiv, progresiv e i
qendrushem, me ritem te larte e me sasi te tepruar riprodhimi qelizash edhe
kur shkaku pushon se vepruari, madje ky aktivitet vazhdon ne menyre te
pavarur dhe ne vatrat metastatike, ne organe larg vatres paresore nga e kane
marre origjinen.
- Proliferimi tumoral peson nje bllok te proeseve te diferencimit qelizor, qe
humbin ngjashmerine me qelizat nga e kane marre origjinen e keshtu krijojne
nje popullate qelizore bastarde, pra nje grumbull me qeliza anormale.
Keto karakteristika e prezantojne tumorin me individualitetin e tij
morfologjik, qe e dallon si mase indi patologjik, nga pjesa tjeter e indit
normal ku eshte zhvilluar. Tumoret ndahen ne dy grupe te medha:
1. tumore beninje (te mira), jane masa indi te ri, qe rriten gradualisht e ne
menyre progresive duke shtypur per rreth indin normal;
2. tumore malinje (te keqinj), krahas rritjes progresive dhe agresive lokale,
perhapen dhe ne inde e organe te tjera, madje keto qeliza tumorale
nepermjet gjakut e limfes shperndahen, apo metastazojne ne organe te tjera.

SI SHKAKTOHEN TUMORET?
Mekanizmat e shkaktimit te tumoreve, apo karcinogeneza, eshte proes
shume- fazor i zhvilluar ne nivelin fenotipik dhe genetik te qelizes.
Ky proes i zhvilluar ne nivel molekular, eshte rezultat i grumbullit te
lendimeve genetike te qelizave staminale, qe krijohen nga demtimi i DNA, si
dhe nga difektet ne mekanizmat genetike te riparimit te DNA qelizore.
Qeliza permban dy grupe te medha genesh antagoniste: grupi i geneve qe
nxisin jeten qelizore (mbajne ndezur qelizen) dhe grupi i geneve, qe e nder -

Lega tumori senese

4
pret jeten qelizore (e shuajne qelizen genet e apoptozes). Kur aktiviteti i
ketyre grupe genesh eshte ne ekuiliber, qeliza vazhdon normalisht proesin
jetesor, por kur ky ekuiliber prishet, atehere qeliza mund te marri dy drejtime:
a. demtohet rende e vdes, ose peson apoptoze (vdekja e programuar).
b. proliferon ne menyre te rregullt, te pakontrolluar duke zhvilluar tumorin.
Agjentet kancerogene, pavaresisht nga natyra (faktoret biologjike, kimike,
apo fizike), veprojne mbi qelizen duke e demtuar rende DNA e berthames, ku
do te vendosen sekuencat onkogene, pra genet qe zhvillojne tumoret.
Nepermjet proesit te karcinogenezes qelizat staminale normale behen
neoplazike, pra fitojne aftesi te rriten ne menyre te pakontrolluar e te
dizorganizuara dhe te pushtojne e te demtojne indet per rreth.
Keto proese te nderlikuara shprehen pas nderhyrjes dhe te bashkveprimit
te nje mori genesh, qe ne shume tipe tumoresh kontribuojne ne menyre tipike,
sa qe identifikimi i tyre sot ka perfeksionuar diagnozen dhe trajtimin e ketyre
semundjeve.
Paraprakisht njihen mbi 2500 substancave me efekt kancerogen, qe ndosin
ajrin, token, ujin, ushqimet. Shume nga keta shkaktare mund te eleminohen e
kesisoj te parandalohen tumoret.

SI MUND TI PARANDALOJME TUMORET ?


Parandalimi, eshte parimi themelor i mjekesise moderne bashkekohore, i
bazuar ne marrjen e masave paresore e dytesore, kunder faktoreve rrezikues,
qe ojne ne lindjen dhe ne zhvillimin e tumoreve.
Parandalimi paresor. Perfshine teresine e aktiviteteve informuese dhe
edukative shendetesore, qe zhvillohen per te ndihmuar shoqerine si te
mbrohet nga tumoret, si te shmangen e te eleminohen ato faktore dhe ato
shkaqe, qe ndikojne ne lindjen e zhvillimin e tumoreve.
Edukimi per nje stil jete individuale te shendeteshme (pa duhan, pa alkool,
me ushqim korrekt e me prodhime te garantuar higjienikisht etj), krijimi i nje
mjedisi te shendetshem (pa substancat ndotese te prodhuara nga djegia e
karburanteve ne automobilat, ndalimi i disa lendeve plastike toksike, mos
perdorimi i insekticideve fosforoganike, shmangia e mbetjeve teknologjik me
efekte kancerogene etj), jane faktore me rol ne luften kunder tumoreve.
Parandalimi dytesor. Bazohet ne diagnozen e hereshme, pra zbulimin e
tumorit ne fazat fillestare te zhvillimit, ka ndihmon te nderhyhet hert, per ta
kuruar dhe per ta sheruar te semurin e prekur nga keto semundje.
Ketij qellimi i sherben kujdesi shendetesor ne rrjetin e asistences
diagnostike si Qendra e parandalimit te tumoreve e Legatumori Senese,
strukture multispecia-listike, e paisur me aparatura moderne diagnostike, te
perdorura me kompetenca profesionale nga specialista onkologe.
Qendra e Parandalimit te Tumoreve e Sienes, asht vleresuar nga Keshilli
Drejtues Kombetar i LILT Centro di eccellenza, ndermjet 107 qendrave te
tilla te Italise.
Lega tumori senese

5
Masat per parandalimin, diagnozen e hereshme dhe mejkimin e tumoreve
me te shpeshte, te ashtuquajturit 5 big killers (vrasesit e medhenj), qe jane
pergjegjes per invaliditetin dhe vdekshmerine te larte, bazohen ne kritere
shkencore.

1. TUMORET E GJIRIT.

Ne Europe diagnostikohen rreth 210 000 raste te reja ne vit dhe 74 000
raste vdekje nga karcinoma e gjirit. Nga kjo incidence rezulton se karcinomat
e gjirit perbejn 27 % te gjithe tumoreve te femrave.
o Ne Itali, do vit diagnostikohen 32 000 raste te reja ne vit, nga te cilat
- 8000 raste ne moshen nen 50 vje,
- 14 000 raste ndermjet 51 70 vje
- 8000 raste ne mosha te avancuara (> 70 vje).
o Kjo neoplazi prek nje ne do 10 gra.
o Numeri i grave italiane qe kane pasur ne te kaluaren nje diagnoze per
karcinoma te gjirit vleresohet ne mbi 300 000 raste.

Faktoret Rrezikues:
o Mosha: me rritjen e moshes rritet rreziku i shfaqies te tumoreve te gjirit.
o Hormonet: rastet me kancer te gjirit shtohen dhe per efekt te veprimit te
zgjatur te hormoneve, qe prodhojne vezoret para menopauzes. Grate me
jete fertile te gjate rrezikohen nga tumoret e gjirit kur shfaqen parakohe
menstruacionet ashtu dhe menopauza eshte e voneshme.
o Familjariteti: karcinomat e gjirit jane te shpeshta ne gra, me familje me
kancer te gjirit ose te vezoreve (gjyshe, nena, motra, halla, tezja).
o Moslindja femije: eshte nje faktor rreziku, qe kercenon per kancer te gjirit.
Sa me shume shtatzani aq me i vogel rreziku. Shtatzani para moshes 30
35 vje, duket se mbron nga rreziku per tumore te gjirit.
o Perseritja: ne se nje grua ka kaluar me pare nje karcinome te gjirit, rritet
mundesia, qe tumori te perseritet ne te njejtin gji ashtu dhe ne gjirin tjeter.
o Mbidhjamosja: mbidhjamosja pas menopauzes, eshte nje faktor rrezikues.
o Djeta: perdorimi i ushqimeve me kalorazh te larte rrit rrezikun
o Tymosja e duhanit: eshte i njohur si nder faktoret m rrezikues.

Parandalimi:
Disa sjellje individusale ne jete, e mbrojne organizmin nga tumoret.
Sot perdoren disa medikamente, te pergatitura nga lende natyrale, ose
farmakologjike, qe ndalojne ose ngadalesojne rritjen e tumoreve.
Djeta, e pasur me fruta, perime dhe me zarzavate te fresketa.
Ndjekja e aktiviteteve fizike, sidomos ne menopauza.

Lega tumori senese

6
Shenjat::
Prania e nje kokrre (nyje) ne gji, eshte shenja e pare dhe me e shpeshte ne
mbi 80 % te rasteve. Gjate prekjes me gishta, kjo kokerr eshte me e forte
se sa pjesa tjeter e gjirit, qe eshte e bute dhe e pa dhimbeshme.
Me avancimin e semundjes, gjiri fortesohet, lekura rrudhet e merr pamjen
e levozhges te portokallit, thithesi i gjirit fundoset e deformohet e me pas
shfaqen kokerra nen sqetullen e anes ku zhvillohet tumori (metastaza).

Diagnoza e hershme:
Realizimi i diagnozes se hershme, rrit mundesite te luftohet tumori.

Si duhet te veproni dhe ku duhet te drejtoheni per ndihme?


Prezantohuni per vizite dhe konsulta ne ambulatorin e gjinekologjise te
Qendres te Parandalimit te Tumoreve te Sienes.
Projekti i ri i screening per tumoret e gjirit, parashikon grupimin e grave
ne baze te tre fazave te rrezikut.

Grate me rrezik te larte per te zhvilluar tumore ne gji:


Familjaritet per tumore ne gji (prinder, kusherinj te rendit I e te II).
Mutacionet genetike.
Tymosja e duhanit.
Nderlikime nga radioterapia per tumore te meparshem ne gjoks.
Ne kete grup grashe keshillohet:
- Grate me tumore te gjirit, ne moshe 10 vjet para moshes, qe eshte zhvilluar
tumori ne pjestar te familjes, duhet te kryej do vit ekografi dhe RMN.
- Pas moshes 25 vje, do vit kryhet vizite klinike e shoqeruar me ekografi
dhe pasi mbush moshen 40 vje duhet te kryej mamografine.
- Nga 40 - 65 vje, do vit duhet te kryej mamografi dhe RMN, te shoqeruara
me vizite klinike te mjekut specialist senolog.
- Ne moshen 65 75 vje, do dy vjet duhet te kryej mamografi.
- do here qe bejne dush, grate duhet te bejne autopalpimin e gjirit.

Grate me rrezik mezatar:


Kur ne mamografine e mepareshme e kishin gjirin me strukture te dendur.
Grate qe kane proteza silikoni ne gji.
Perdorimi i terapise zevendesuese me hormone pas menopauzes.
Tymosja e duhanit.
Per kete grup grashe keshillohet:
- Nje vizite klinike te senologu, do vit pasi mbush moshen 30 vje, te
shoqeruar me ekografi dhe mammografi.
- Grate e grup moshes 40 - 60 vje duhet te kryejne do vit mamografi dhe
kur kane dendesim i gjinjeve, behet ekografi dhe vzite te mjeku senolog.
Lega tumori senese

7
- Grate e moshave 65 75 duhet te kryejne mammografi do dy vjet.
- do here qe ben dush, duhet te behet autopalpimi i gjirit (autokontroll).

Grate me rrezik normal:


Rreziku eshte normal, kur gruaja nuk perfshihet ne dy kategorite e para.
Per kete grup grashe keshillohet:
- Per grate e grup-moshes 40 - 50 vje, sugjerohet do vit mamografi e me
pas nje ekografi dhe vizita tek mjekut senolog.
- Grate e grup-moshes 50 75 vje, duhet te bejne mamografi do dy vjet.

2. TUMORET E QAFES DHE TE TRUPIT TE MITRES.

Ne nje vit, ne EU diagnostikohen 220 600 raste te reja me karcinioma te


qafes dhe te trupit te mitres, qe jane pergjegjese per vdekjen e 100 000 grave.
Ne Itali, karcinoma e qafes se mitres eshte me e shpeshte ne grup moshat
35 - 50 vje, qe perkon me nje incidence 8, 1 raste per 100 000 gra ne vit, me
3500 raste te reja ne vit.
Vdekshmeria nga keto neoplazi eshte 1, 4 raste per 100 000 gra ne vit.
Ne Itali, karcinoma e trupit te mitres ndeshet 16, 2 raste do 100 000 gra
ne vit, qe i perkon 6500 rasteve te reja ne vit.
Rastisja e karcinomave te mitres eshte ne ulje te vazhdueshme, si rezultat i
diagnozes se hereshme me PAP-test.
Keto neoplazi prekin kryesisht grate ne moshat e menopauzes.
Diagnoza e hershme me PAP Test, me kolposkopi dhe diagnostikimi e
mjekim i gjendjeve pretumorale, kane ulur incidenca dhe vdekshmerine nga
neoplazite e qafes dhe te rtupit te mitres.

Faktoret Rrezikues:
Aktiviteti seksual i hershem.
Partneret e shumte.
Infeksionet nga virusi i papillomes humane (HPV).
Infeksionet me herpes simplex virus (HSV).

Si te parandalohen keto neoplazi?


Aplikimi i higjienes seksuale.
Mjekimi i demtimeve pretumorale te identifikuara me PAP test.
Mjekimi i infeksioneve nga HPV.
Mjekimi i infeksioneve nga HSV.

Diagnoza e hereshme:
Kontrollohuni sistematikisht ne keshillimoren tone te grave.
Ne fillim te jetes seksuale dhe pas moshes 25 vje kryeni do dy vjet
Pap-test edhe pse ekzaminimi i meparshem rezultonte negativ.

Lega tumori senese

8
Kryeni nje ekzaminim ekografik sipas keshilles se mjekut.
Shenjat:
Humbje gjaku ne periudhat ndermjet menstruacioneve, ne menopauze dhe
pas aktit seksual.
Humbje gjaku nepermjet vagines, ne periudhen ndermjet dy cikleve, ose
ne menopauze.
Dhimbje te forta ne fundin e barkut.
Anemia.

3. KARCINOMA E MUSHKERIVE.

do vit ne Itali diagnostikohen 26 000 raste te reja me karcinoma te


mushkerive ne meshkuj dhe rreth 5400 raste ne femra.
Karcinomat e mushkerive shkaktojne 20 % te vdekjeve teresore nga
neoplazite, duke u renditur si shkaku i pare i vdekjeve ne meshkujt > 40 vje.
Tymi i duhanit eshte shkaktari kryesor. Ne vendet ku eshte zbatuar ligji qe
ndalon prijen e duhanit ne mjediset publike, ne shkolla, ne spitale etj, eshte
ulur ne menyre te ndjeshme rastisja e karcinomes se mushkerive.
Rritja e numurit te grave qe tymosin duhan, eshte shprehur me rritje te
rasteve me karcinoma te mushkerive.

Faktoret rrezikues:
Tymosja e duhanit, eshte rrezikues per duhanxhinjt ashtu dhe per personat
qe nuk tymosin duhan, por qe punojne e bashkjetojne me duhanxhinj
(pirja pasive e duhanit)
Ekspozimi ndaj agjnenteve kancerogen ambientale, sidomos ekspozimi
ndaj disa lendeve kimike, hidrokarbureve dhe disa minerale si amianti,
urani, kromi, nikeli, ndikojne ne shfaqien e karcinomave te mushkerive.
Ndotja atmosferike shpesh konsiderohet nje bashkshkaktar ne zhvillim-
in e karcinomave te mushkerive.

Parandalimi:
Ekzistojne sjellje dhe qendrime ne jeten individuale, qe mund te ndihmojne
si te organizohemi per tu mbrojtur nga tumoret e mushkerive.
Ne zbatim te parimeve te parandalimit paresor te tumoreve, masa
Kryesore per tu mbrojtur nga keto semundje eshte ndalimi i tymosjes se
duhanit, ka do te ndikonte ne paakesimin e 80 90 % te tumoreve te
bronkeve dhe mushkerive.
Ulja e nivelit te ndotjers atmosferike ne qendrat e banuara, sidomos ulja e
nivelit te pluhurave te imet (PM2.5 e PM10).
Mbrojtja e mjedisit te punes nga ndotesit me efekte kancerogene (amianti,
tymi i djegies se katramit, i qymyrit dhe te vajrave minerale).
Perdorimi i djetes te pasur me frutta te fresketa, perime, zarzavate.

Lega tumori senese

9
Ushtrimi i nje aktiviteti te rregullt fizik.
Shenjat:
Kolle e qendrueshme, ose ashpersim i nje kolle kronike.
Episode te tipit bronkopneumonia, qe nuk kurohet me ilae te zakonshme.
Shenja gjaku ne gelbaze, sidomos ne gelbazen e nxjerre me kolle.
Dhimbje e kraharorit, si e lehte ashtu dhe e forte dhe e menjehershme, ose
qe zhvillohet pas kolles dhe pas frymemarrjes se thelle.
Humbje oreksi dhe dobesim.

Diagnoza e hereshme:
Diagnozen e hereshme, rrit mundesite per te luftuar kete tumor.
Frekuentoni Qendren tone te Parandalimit te Tumoreve, per tu keshilluar
me mjekun specialist.
Kryeni ne qendren tone nje vizite mjekesore gratis dhe ne se eshte e
nevojshme, mjeku specialist do ti u kryej nje ekzaminim te mushekrive
me aparatura te pershtateshme.
Te organizohet screening onkologjik ne popullaten e rrezikuar.
Duhanxhinjt me moshe mbi 20 vje, qe konsumojne mbi 20 cingare ne
dite, do vit duhet te kryejne nje ekzaminim radiologjik te mushkerive.
Kur diagnoza eshte e paqarte, te kryhet bronkoskopia, TAC e RMN.

4. KARCINOMA E PROSTATES.

do vit diagnostikohen 28 000 raste te reja me karcinoma te prostates, qe


jane pergjegjese te rreth 12 000 raste vdekje.
Eshte tumor me rastisje te larte, aq sa perfaqeson shkakun e katert te
vdekjes ne vdekshmerine totale nga tumoret.
Rastisja e karcinomes te prostates eshte me e larte se sa japin statistikat.
Sipas te dhenave te mbledhura ne autopsite e subjekteve te vdekur me
moshe mbi 50 vje, rezulton se 1 nder 4 raste eshte bartes i karcinomes te
prostates, ku rreth gjysma e rasteve ishin te padiagnostikuara me pare.
Ne meshkujt e moshave 55 75 vje, karcinoma e prostates perfaqeson
shkakun e trete te vdekjes ne teresine e rasteve, ndersa ne individa mbi 75
vje karcinoma e prostates ngjitet ne vendin e pare si shkak vdekje.

Faktoret rrezikues:
Mosha: me moshen rritet dhe rreziku sidomos ne subjekte mbi 50 vje.
Disekuilibrat hormonale.
Familiariteti: rreziku rritet ne subjekte qe kane pjestar te familjes qe kane
vuajtur nga karcinoma e prostates (babai, vellai, xhahxhai, daja).
Faktoret genetike.
Faktoret ambientale.
Lega tumori senese

10
Faktoret ushqimore (djeta e dizekuilibruar).

Shenjat:
Nikturia (urinim gjate nates)
Urinon shpesh dhe ulet forca e derdhjes se urines.
Derdhje e urines me pika pasi eshte kryer urinimi.
Hematuria (gjaku ne urine) ose hemospermia (prani gjaku ne sperme)
Dhimbje ne perineo (zona e poshteme e organeve seksuale).

Diagnoza e hereshme:
Diagnoza e hereshme shton mundesite per te luftuar kete tumor.
Paraqituni ne qendren tone per te marre nje keshille, per te kryer nje vizite
nga mjeku specialist, ose kur eshte e nevojshme per te kryer eksplorim
digito-rektal te prostates.
Sipas keshillave te mjekut kryeni nje ekografi trans-rektale (TRUS) te
prostates
Te organizohet screening onkolojgik ne popullaten e rrezikuar.
Beni dozimin e PSA (Antigeni Specifik i Prostates); sepse ndihmon te
diagnostikohen raste qe klinikisht jane te heshtura, ose kur tumori eshte
ne fazat e hereshme te zhvillimit.
Pas moshes 50 vje kryeni do vit vizite kontrolli te mjeku i qendren tone
te parandalimit te tumoreve.
Para moshes 50 vje, kryerja e nje ekografie te prostates (trans-rektale),
eshte me rendesi te posame, pasi lejon te zbulohen zona hipoekogene,
te cilat nuk mund te preken me ekzaminimet digito-rektale.
Biopsia e prostates, na jep informacion te hollesishem per gjendjen e
Gjenderres dhe per te diagnostikuar tipin e karcinomes, graden e
zhvillimit dhe per te bere diagnozen diferenciale me hipertrofine e
prostates dhe me prostatitet kronike.

Parandalimi:
Te shmanget djeta e pasur me shume kalori dhe me dhjamra
Te mbrohemi nga ekspozimi i kadmium-it dhe nga rrezatimi jonizues.
Te perdoren ushqime te pasura me antioksidante dhe me vitamina.

5. KARCINOMA KOLONOREKTALE (ZORRA E TRASHE).

Ne Itali, do vit diagnostikohen 35 000 raste te reja me karcinoma


kolonorektale, si dhe verfikohen 19 000 raste vdekjeje nga kjo semundje.
Rastisja e shpeshte e kesaj neoplazie ne vendet me zhvillim te larte
ekonomik, lidhet me rrezikun, qe permban perdorimi i djetes te pasur ne
yndyrna dhe mishra, por te varfer ne fibra (fruta, perime, zarzavate).

Lega tumori senese

11
Ne Itali, karcinoma kolonorektale, ne meshkuj eshte shkaku i dyte i
vdekjes pas karcinomes se mushkerive dhe ne femra pas kancerit te gjirit.

Faktoret rrezikues:
Mosha: rreziku per kete karcinome rritet pas moshes 50 vje.
Familjariteti: subjekte me histori familiare me karcinomen kolonorektale,
Jane te te rrezikuar tre here me shume, qe te preken nga kjo neoplazi.
Djeta: preken me shpesh personat qe perdorin ushqime te pasura me
dhjamra e te varfera me fibra.
Faktore genetike. Personat qe vuajne me polipe kolonorektale.

Shenjat:
Karcinomat e zorres se trashe krijojne ndryshime te funksioneve te zorres
duke u shprehur me gjendje periodike kapslleku, te pasuara nga diarrea.
Humbje e gjakut me materiet fekale, me anemi qe thellohet gradualisht.
Dhimbje barku shpesh te tipit te kolikave.

Diagnoza e hereshme:
Diagnoza e hereshme rrit mundesite per ta kuruar nga keto tumore.
Paraqituni ne Qendren e Parandalimit te Tumoreve, per tu keshilluar me
mjekun specialist.
Pas moshes 50 vje, te kryhet do dy vjet, nje vizite te specialisti gastro-
enterolog ne qendren tone te parandalimit te tumoreve.
do vit te kryhet testi per gjak okult ne materiet fekale.
Te analizohet DNA e materieve fekale
Pas moshes 50 vje, sipas vleresimit te gjendjes nga mjeku specialist, se
paku do 5 vjet te kryhet klizma opake, ose nje kolonoskopi, per te
kontrolluar zorren. Gjate kolonoskopise, te praktikohet biopsia e
demtimeve te dyshuara dhe te hiqen polipet.
Te organizohet screening onkologjik ne anetaret e familjes dhe ne te
afermit, ne rastet kur ne nje nga pjestaret eshte i diagnostikuar me
adenoma, ose me polip te zorres se trashe.
Ne rastet e dyshimta te kryhet eksplorimi me kolonofibroskopi.

Parandalimi:
Ekzistojne sjellje ne jeten individuale, qe mund te ndihmojne organizmin
te mbrohet nga zhvillimi i karcinomave kolonorektale.
Te rritet sasia e konsumit te perime-zarzavateve ne djeten ditore, ka
mund te oj ne reduktim deri ne 25 % te rrezikut per demtime tumorale.
Subjektet, qe marrin rregullisht aspirinen e ne doza te pershtateshme, jane
te mbrojtur me shume se individa te tjere nga keto tumore.
Screening onkologjik, ne familjet, qe kane nje pjestar me polipe te
zorreve, me papilloma dhe me adenomatoze koloni.

Lega tumori senese

12
6. TUMORE TE TJERE.

6. 1. MELANOMA

Ne Itali, melanoma perfaqeson 1 - 2 % te gjithe tumoreve malinje dhe


shkakton mbi 1000 vdekje ne viti.

Faktoret rrezikues:
Shfaqia ne moshat 35 40 vje, si nje nishan i ri, me pamje te ndryshme
nga nishanet e tjeret ekzistues.
Ndryshimi i karakteristikave te nishanit te vjeter si ne fome, ne permasa,
ne ngjyre, ne siperfaqe, te shoqeruara me e kruajtje, dhimbje e djegie
lokale.
Familiariteti: rritet rreziku kur nje nga pjestaret e familjes ka vuajtur nga
melanoma (baba, nena, vella, moter, xhaxha, daje, halla, teze).
Rrezatimi ultraviolet ne persona bionda, qe i nenshtrohen banjava ne diell
per kohe te gjate dhe pa masa parambrojtese
Faktoret genetike.

Shenjat:
Shenjat klinike te melanomaes jane kodifikuar ne disa tipe, por 5 jane
kryesoret:
A - Asimetria: forma e rregullt.
B Bordi (sinori): vizatimi i kufijeve te nishanit behet i rregullt, aq sa
imiton nje harte gjeografike.
C - Colore (ngjyra): nishani ka ngjyra te ndryshme: i zi, i kuq, i kuqerremte.
D Dimensione (permasat): kur nishani rritet mbi 5 milimetra.
E - Evoluzioni progresiv (ecuria): prirja e nje nishani te zgjerohet dhe te
dyfishoj permasat brenda 2-3 muajve.

Diagnoza e hereshme:
Sa me heret te zbulohet melanoma, aq me te medha mundesite per tu
kuruar.
Ejani ne Qendrene Parandalimit te Tumoreve, per te marre nje keshille,
per nje vizite dhe per nje kontroll me videokamera (programin software i
analizes fraktale te nishanave) per diagnozen e hereshme te melanomes.
Nje here ne vit kontrollo lekuren tek mjeku dermatolog.
Kur konstaton se nje nga nishanat ka ndryshuar formen, permasat ose
ngjyren, paraqitu ne qendren tone per tu keshilluar me mjekun specialist.

Keshilla te veanta:
Te prosalindurit mos i ekspozo ne diell.
Femijet nen tre vje te ekspozohen ne diell me shume kujdes dhe per ta

Lega tumori senese

13
mbrojtur femijen nga efekti demtues i rrezeve ultraviolet, me pare i vishet
nje fanelle e bardhe, e holle e ne koke i vihet kapele me strehe te gjere.
20 30 minuta para ekspozimit ne diell te aplikohet kremi mbrojtes e ne
vazhdim disa here gjate kohes se qendrimit ne diell, ose pas banjove dhe
djersitjeve intensive.
Kujdes me siperfaqet reflektuese (uje, bora): sepse rrisin rrezikun per te
pesuar eritema dhe djegie nga rrezet ultraviolet.
Kujdes ekspozimit ne diell ne lartesi, sa me larte te ngjitemi aq me
intensiv eshte rrezatimi ultraviolet.
Gjate banjove ne diell kujdes me eren, qe mund te na mashtroje me
ndjenjen e freskise, qe na krijon sikur na heq te nxehtin ne lekure, ndersa
ne fakt favorizon rrezatimin ultraviolet.

6. 2. KARCINOMA E TESTIKULIT.

Ne Itali, do vit diagnostikohen rreth 2 000 raste te reja me karcinima te


testikujve dhe me 187 raste vdekje ne vit.
Prek me shpesh te rinjt.
Neoplazite e testikujve jane shtuar ne menyre te dukeshme, si rastisje ne
periudhen 1986 1997, por me vdekeshmeri stabile krahasuar me
periudhat e me pareshme
Karcinoma e testikulit eshte e kurueshme dhe e sherueshme, ne se
diagnostikohet ne fazat e hereshme dhe ne mbi 80 % te rasteve e
sherueshme dhe ne raste te diagnostikuar ne fazat e voneshme.

Faktoret rrezikues:
Nje nder rrethanat favorizuese te karcinomes se testikujve eshte
chriptorchidismi, nje proes patologjik i shprehur me mungesen e zbritjes
te testikujve ne skrotum.
Radiacioni jonizues.
Hidrokarburet aromatike policiklike.
Familiariteti: rritet rreziku per karcinomen e testikulit ne subjektet, qe
kane pasur nje nga pjestaret e familjes te prekur nga kjo neoplazi (baba,
vella, xhaxha, daje).
Faktoret genetike.

Shenjat:
Prania e nje kokerre ne testikul, qe zmadhohet gradualisht dhe qe
fortesohet me kalimin e kohes.
Dhimbje spontane ne rajonin e skrotumit, ose dhimbje gjate prekjes se
skrotumit.

Lega tumori senese

14
Diagnoza e hereshme:
Sa me heret te diagnostikohet tumori, aq me te medha jane mundesite te
kurohet.
Ejani ne Qendren e Parandalimit te Tumoreve per nje keshille dhe per
te kryer nje vizite me mjekun specialist.
Prane qendres tone mund te kryeni ekzaminimet e nevojeshme, sidomos
nje ekzaminim ekografik i testikujve ju zgjidh dyshimet, ose konfirmon
saktesisht diagnozen
Te organizohen screening onkologjik ne popullaten e rrezikuar.
Meshkujt, keshillohen te kryejne periodikisht vetekontroll - autopalpacion
(prekje) te testikujve.

6. 3. TUMORET E HAPSIRES SE GOJES.

Rastisja e ketyre tumoreve eshte ne rritje ne vendet perendimore.


do vit diagnostikohen 8 500 raste te reja dhe mbi 3000 vdesin nga keto
tumore. Jane me te shpeshte ne meshkuj sidomos ne dekadat e 5 - 6 te jetes,
megjithese vitet e fundit rastisen dhe ne mosha me te reja.

Faktoret rrezikues:
Abuzimi ne pijet alkoolike, sidomos ne pijet me ngjyra.
Abuzimi me duhanin, sidomos personat qe tymosin mbi 20 cingare ne
dite.
Higjiena e keqe e gojes.
Mikrotraumatizma te mukozes orale (dhembet e thyer dhe protezat).
Ekspozim i zgjatur ndaj rrezatimit djellor (kanceri i buzeve).
Mungesat lendesh ushqimore ne djete ( mungesa te Vitaminave A, C, E).
Infeksione nga viruset (Herpes Simplex, Virusi i Papillomes Humane etj.)
Semundje, ose proese patologjike prekancerogene, qe nuk diaagnostiko-
hen e nuk kurohen ne kohen e duhur (leukoplakia, demtime iritative dhe
proese inflamatore kronike, qe nuk zhduken pas largimit te shkakut).
Faktoret genetike.

Parandalimi:
Te pakesohet perdorimi i pijeve alkolike, madje te ndalohet perdorimi i
pijeve alkolike me ngjyra.
Te nderpritet tymosja e duhanit. Ne familje dhe ne shkolla te edukohen
gjeneracionet e reja, te mos fillojne duhanin.
Te lahen dhembet, se paku dy here ne dite.
Te perdoren prodhime ushqimore te pasura ne vitamina A, C, E.
Te shmanget ushqimet teper pikante, teper te nxehta dhe te ngrira.

Lega tumori senese

15
Te kurohen ne kohe semundjet dhe proeset patologjike prekancerogene.

Shenjat:
Pllaka te bardha (leukoplakia) ose eritematoze te mukozes.
Prania e ulerazioneve kronike ne terrenin e leukoplakise dhe te eritro -
plakise ose Fortesim i demtimeve te me pareshme te mukozes se gojes.
Gjakosje spontane e mukozes.

Diagnoza e hereshme:
Ejani ne Qendren e Parandalimit te Tumoreve, per te marre nje keshille
dhe per te kryer nje vizite me mjekun stomatolog specialist.
Kontrollo vete periodikisht mukozen e hapsires se gojes.
Kryej periodikisht vizita kontrolli me specialistin odontostomatolog.

Keshilla praktike:
Pas moshes 40 vje, do vit kryej nje vizite kontrolli te
odontostomatologu.
Kujdes me proeseve patologjike te hapsires se gojes, qe nuk
sherohen spontanisht, ose vazhdojne te persistojne pas nje terapie 2 - 3
javore.

Lega tumori senese

16
KODI EUROPIAN PER PARANDALIMIN E TUMOREVE

Aplikimi i nje stili jete te shendeteshme, ben te mundur te shmangen disa


neoplazi dhe te permiresohet mireqenia shendetesore.
1. Mos perdor duhanin, ne se je duhanxhi nderprite.
Ne se nuk e nderpret, mos tymos ne prani te tjereve.
Tymi i duhanit, eshte nje nder faktoret madhor kancerogen.
Ne vendet ne zhvillm duhani eshte pergjegjes i 30 % te tumoreve ne
pergjithesi dhe mbi 93 % te tumoreve te mushkerive. Ne studimet epidemio-
logjike te kryera ne Europe, Japoni e ne Ameriken e Veriut, rezulton se 95 %
e tumoreve ne mushkeri ne meshkuj dhe 85 % ne femra, lidhen me duhanin.
Sipas OBSH, kush tymos duhan rrezikon per kancer te mushkerive 5 deri
10 here me shume, sa ata qe nuk perdorin duhanin.
Duhanxhiu rrezikon 30 % me shume te vdesi ne moshen e mesme (35 - 70
vje), ndersa subjektet, qe mbijetojne kane jetegjatesi te pritshme 20 vjet me
te shkurter, se ata qe nuk e perdorin duhanin.
Individet qe tymosin duhanin me pip, me ibuk dhe puro, rrezikojne me
shume te zhvillojne kancer te buzeve, te gojes dhe te laringut.
Studimet epidemiologjike vertetojne se tymi pasiv i duhanxhinjeve eshte
shkaktar i tumoreve, madje nuk ka kufi tolerance rrezikshmerie.
Duhanxhinjt rrezikojne tre here ne shume per te pesuar kancer te veshikes
urinare dhe 30 % te rasteve kancer te pankreasit.
Ne USA, grate duhanxhie me 40 cigare ne dite, perbejne 30 % te vdekjeve
nga kanceri i qafes se mitres, ndersa nje studim danez verteton se, grate qe
tymosin duhan prej 30 vjetesh, rrezikojne 60 % te pesojne kancer te gjirit.
Gjate djegies te duhanit ne cingare, ne pipe dhe puro, lirohen rreth 5000
lende toksike, ndermjet te cilave mbi 70 lende kane veprim kancerogen.
Nder lendet demtues te liruara gjate djegies te duhanit jane:
- Nikotina, eshte droge e lehte, qe krijon dipendencen.
- Monoksidi i karbonit (ul perqendrimin e oksigjenit ne organizem).
- Lendet helmuese dhe iritante jane arseniku, cianuret, pesticidet etj.
- Lendet kancerogene jane katrami, polonium radioaktiv, hidrokarburet
aromatike policiklike etj.
Prodhuesi kryesor i cigareve ne bote eshte Kina (1, 4 miljard cingare ne
vit), ndersa e dyta renditet Europa e Bashkuar me 749 miliard cingare, nga te
cilat, rreth 40 % i konsumon vete popullata europiane, ndersa pjesa tjeter
eksportohen ne vendet e tjera.
2. Shmange mbidhjamosjen.
Mbidhjamosja eshte problem i madh bashkekohor, madje OBSH e ka
perkufizuar epidemia globale, sepse eshte nje rregullim metabolik, qe
favorizon formimin e tumoreve.
Ne Europe subjektet mbipeshe kane:
11 % te tumore ne zorren e trashe,

Lega tumori senese

17
9 % te tumereve te gjirit (pas menopauzes),
40 % te tumoreve te endometrit,
37 % te kancerit te ezofagut,
25 % te kancereve te veshkave
24 % te tumoreve te veshikes urinare.
Ne zhvillimin e tumoreve ndikon dhe perdorimi i ushqimeve proteiniko-
kalorike, te pasur ne dhjamra e proteina, por te varfer ne fibra, ka shprehet
me variacione ne rastisje ne varesi me djetat e zonave gjeografike.
Kanceri i stomakut eshte 25 here me i shpeshte ne Japoni se ne Uganda;
kanceri i zorres se trashe eshte 10 here me i shpeshte ne USA se ne Nigeri.
OBSH informon se ne Europe, rreth gjysma e popullates eshte mbipeshe,
ku 20 - 30 % jane ne moshe te rritur, ndersa femijet bullafiqa perfaqesojne
rreth 4 % te popullates ne pergjithesi.
Ne Itali, sipas ISTAT dhe Institutit te Shendetit Publik, rezulton se 16
milion banore jane mbipeshe dhe 4 miljon te mbidhjamosur.
Femijet e mbidhjamosur jane: ne Milano 36 %, ne Spanje 27 %, ne
Zvicer 24 % dhe ne France 19 20 %.

3. do dite zhvill aktivitet fizik.


Mjaftojne 30 minuta gjimnastike ne dite, 3 here ne jave, per te ulur
rrezikun per te zhvilluar kancer. Aktiviteti fizik redukton rrezikun per kancer
nepermjet rritjes te nivelit ne gjakun qarkullues te disa hormoneve, pakesimit
te perqendrimit te yndyrnave dhe fuqizimit te sistemit imunitar.
Sipas World Health Report, jeta sedentare e rrit 30 % mundesine e zhvilli-
mit te kancerit, duke kontribuar ne 10 16 % te rasteve per zhvillimin e
tumoreve te gjirit dhe te zorres se trashe.
Ne nje studim 25 vjear te publikuar ne revisten Medicine and Science in
Sports and Exercise, rezulton se meshkujt, qe ushtronin veprimtari fizike,
kishin reduktim 50 % te rasteve te vdekjeve nga tumoret malinje, krahasuar
me meshkujt qe nuk ushtronin aktivitet fizik. Nga i njejti studim rezulton se
grate e mbidhjamosura kane rritje 50 % te rrezikut per vdekje nga kanceri,
krahasuar me grate me peshe normale ose te dobeta.
Ne nje artikull ne Journal of National Cancer Institute te Leslie Bernstein,
epidemiologe e Universitetit te Kalifornise se Jugut, eshte evidencuar se grate
me aktivitet fizik, kane 40 % me pak mundesi per tu semurur nga nje tumor i
gjirit. Grate gjate ciklit menstrual, kane rritje te hormoneve estrogene, qe
nxisin ndarjen e shumfishimin e qelizave te indeve gjenderrore te gjirit dhe sa
me i larte niveli i estrogeneve, aq me i madh rreziku per te zhvilluar tumore.
Aktiviteti fizik ul nivelin e estrogeneve e kesisoj ul rrezikun per tumore.
Grate qe ushtrohen ne gjimnastike per 4 ore ne jave jane me te mbrojtura
kunder tumoreve krahasuar me grate, qe nuk kryejne gjimnastike.
Ne Europe, sipas Zyres te statistikes te Unionit Europian (Eurostat), nje
banore nder 3 aplikon aktivitet sportiv.

Lega tumori senese

18
4. do dite konsumo fruta, perime e zarzavate pese vakte ne dite.
Kufiz e shmang ushqimet me permbajtje te larte yndyrnash shtazore.
Sipas rekomandimeve te OBSH dhe National Cancer Istitute - USA,
perdorimi i frutave, i perimeve dhe i zarzavateve duhet te jete i perditshem,
se paku pese here ne dite si gjate ngrenies se ushqimit, ashtu dhe ne intervalet
midis tre vakteve kryesore, me synim, qe te arrihet konsumimi i rreth 800
gram ne dite nga keto prodhime. Popullata qe respekton keto kritere, ka
reduktim 30 40 % te rastisjes se kancerit.
Hulumtimet shkencore vertetojne rolin mbrojtes te frutave, perimeve e
zarzavateve, qe pengojne zhvillimin e disa tumoreve. Kete rol e kryjne neper-
mjet aktivitetit antioksidant te vitaminave, kriprave minerale e te fibrave, qe
veprojne ndaj radikaleve te lira dhe parandalojne degjenerimin e qelizave.
Ne nje studim te kryer ne Institutin e Kerkimeve Farmakologjike Mario
Negri ne Milano, i publikuar ne revisten European Journal of Nutrition,
sugjerohet se dieta e pasur me fruta te fresketa, perime e zarzavate, mbron
organizmin nga tumoret epiteliale, sidomos traktin e tretjes.
Lendet antioksiduese si beta-karotene, vitamina C, vitamina E, vitamina D
dhe kalciumi, ulin ne menyre te dukeshme rrezikun per zhvillimin e kancerit
ne hapsiren e gojes, ne faring, ne ezofag dhe ne zorren e trashe.
Nje studim i EPIC (European Prospective Investigation Into Cancer and
Nutrition), i botuar ne The Lancet, evidencoj se kush konsumon 35 gram
fibra ne dite, ul 40 % rrezikun e zhvillimit te kancerit te zorres se trashe, kra-
hasuar me ata qe perdorin vetem 15 gram ne dite e nder te cilet rastisja e ketij
kanceri eshte e larte
Sipas te dhenave te OBSH, konsumi i frutave, perimeve e zarzavateve ne
Europe eshte i ulet, 200 gr ne dite, ka sugjeron per te ndryshuar kulturen e te
ushqyerit. Sipas INRAN (Istituto Nazionale di Ricerca per gli Alimenti e la
Nutrizione - Italia), konsumi ditor i frutave, perimeve, zarzavateve eshte i
reduktuar ne tre vakte dhe jo ne 5 si keshillon OBSH.

5. Ne se pelqeni pijet alkoolike (birra, vena), konsumo dy gota ne dite


(burrat), nje gote ne dite (grate). Kufizoje rakine, konjakun, whiski-n
dhe shmangi pijet alkolike me ngjyra.
Eshte proverbial fakti se alkooli eshte armiku i shendetit. Dihet se pijetaret
jane te rrezikuar nga 10 deri 100 here me shume per te zhvilluar tumore, ne
krahasim me ata qe nuk perdorin pije alkoolike.
Pijet alkoolike jane pergjejgjese per zhvillimin e kancereve te gojes, te
faringut, te ezofagut, te stomakut, te melise, te zorreve, sidomos ne subjektet
qe konsumojne mbi 30 ml ne dite (perkon me 3 gota vene).
Sipas OBSH, Europa ka rekordin boteror te konsumit te pijeve alkolike.
Nga te dhenat e OSSFAD (Osservatorio fumo, alcool e droga dellISS),
popullata europiane konsumon 9 litra pije alkoolike per person ne vit.

19
Ne Itali, konsumi vjetor i alkoolit per banore eshte rreth 7,5 litra, duke u
renditur nder 51 vendet e para te botes (sipas OBSH) Jo vetem kaq, por ky
tregues i larte tregon se Italia eshte ende larg per te realizuar objektivin qe ne
vitin 2015, te ulet konsumi ne 6 litra alkool per banoret ne moshat mbi 15
vje e 0 (xero) per popullaten nen 15 vje. Kjo situate nderlikohet me shume
kur konstatohet se subjektet qe abuzojne ne pijet alkoolike dhe te dehur me
shume se njehere, jane shtuar nga 0, 9 % ne 1993 ne 1, 6 % ne 2010.
Shoqata Italiane e Alkoologjise denoncon do vit 50.000 raste te reja
alkolistesh (pijanecesh), si dhe shtimin e rasteve qe abuzojne ne konsumin
ditor te venes, nder te cilet 75 % jane subjekte me moshe te re, nder te cilet
33 % e konsumojne venen rralle, 19 % ne menyre te rregullt, 21 % sipas
rastit, 5 % e teprojne, 3 % abuzojne te dehur (Doxa 2010).
Ne moshat e reja jane shtuar rastet e perdorimit te alkolit si shoqerues i
drogave te ndaluara.

6. Kujdes nga ekspozimi i tepruar ne diell.


Nxirja e tepruar nga ekspozimi ne diell, nuk i ben mire lekures.
Studimet kane provuar se 55 % e popullates boterore me lekure te bardhe,
qe ekspozohet ne menyre te tepruar ne rrezet ultraviolet, peson karcinoma (95
% te gjithe tumoreve te lekures), si dhe melanoma te lekures.
Australia asht vendi me nivel te larte te karcinomave dhe melanomave te
lekures, ne subjektet lekure bardhe, me floke bjonda dhe flokekuq. Me shume
preken femijet nen moshen 15 vje, qe kur rriten, kane rastisje te larte te
tumoreve te lekures, ne krahasim me bashkemoshataret me lekure me ngjyre.
Me te rrezikuar nga tumoret e lekures jane subjektet qe punojne ne natyre
te hapur (ne diell) si psh bujqit, marinaret, benzinai, kopshtaret etj.
Rrezet uktraviolet merren si nga ekspozimi direkt ne diell dhe ne menyre
te terthorte ("Global Solar UV Index, a Practical Guide": OBSH 2012).
Rrezatimi ultraviolet merret dhe ne menyre indirekte, nga reflektimi, ose
perhapja nga siperfaqe te ndryshme si psh: bora e fresket reflekton 80 % te
rrezeve ultraviolet, rera e thare 15 %, ndersa shkuma e bradhe e detit 25 %.
Zhvillimi i melanomave eshte ne proporcion te drejte me intensitetin e rre-
zeve ultraviolete, qe perthith organizmi gjate jetes. Efektet demtuese te eks-
pozimit te gjate ne diell, ne vendet e EU jane shprehur me dyfishim te
melanomave do 10 vjet ne vendet nordike, me incidence mesatare 10 raste
ne 100.000 banore, ndersa ne vendet jugore ne 4 raste per 100.000 banore.
Ne Itali regjistrohen do vit 7 000 raste te reja me melanoma, nga te ccilet
1000 raste vdesin do vit.
Ne popullaten italiane, mentaliteti per tu nxire ne diell nuk ndryshon nga
ai i vendeve te tjera. Nga nje anketim rezulton se 91,6 % ekspozohen shpesh
ne diell pa preokupacion per pasojat dhe pse jane te ndergjegjshem per
demtimet, qe shkaktojne rrezet ultraviolet, madje 47 % e tyre nuk perdorin
prodhime kozmetike mbrojtese.
Lega tumori senese

20
7. Parandalo dhe shmange ndotjen e vendit te punes dhe mjedisin
natyror nga agjenta kancerogen dhe nga radiacioni jonizues.
Ne 10 vitet e fundit IARC (International agency for research on cancer -
Lione), ka individualizuar nje mori substancash natyrale dhe artificiale, per te
cilat ekziston nje prove e mjaftueshme, te veprimit te tyre kancerogen ne
organizmin e njeriut. Ekspozimi ndaj lendeve kancerogene te pranishme ne
vendin e punes, ne mjedisin atmosferik, shkakton tumore te mushkerive, te
lekures, te veshikes urinare, te laringut.
Shume nga agjenetat kancerogene jane perberesa kimike, qe perdoren si
lende te para e ndihmese ne proeset e prodhimit industrial dhe artizanal.
Agjentet me te rrezikshem sipas IARC ne botimin Drejt parandalimit
paresor te tumoreve (2010) jane: azbesti (shkakton kancer pulmonar e te
pleures), kadmiumi (kancer ne mushkeri dhe ne prostate), kromi (kancer ne
mushkeri dhe ne hapsirat e hundes), radoni dhe prodhimet e degradimit te tij
(kancer te hapsires se hundes dhe te mushkerive), klorurvinilet (kancerin e
melise dhe te veshikes urinare), naftalina (kancer te veshikes urinare) etj.
Sipas te dhenave studimore multicentrike europiane CAREX, rezulton se
ne Itali (ne vitin 2000), 4, 2 milion subjekte, ose 24 % e punetoreve ne vendet
e punes, ishin te ekspozuar ndaj lendeve me efekt kancerogene.
Ndotesit me te medhenj jane: tymi i duhanit, tymrat e shkarkimit nga
djegia e benzines dhe e naftes, nga azbesti, benzeni, pluhurat nga perpunimi i
drurit, pluhurat me permbajtje silici kristalin, grimcat e metaleve si plumbi,
kromi, avujt e hidro-karbureve policiklike aromatike, pluhurat urbane PM2,5.

Ne se diagnsotikohet ne fazat e hereshme, shume neoplazi jane te


kurueshme.
8. Parandal tumoret
Drejtohu per ndihme mjekut tend te familjes, ose mjekut specialist ne
Qendren e Parandalimit te Tumoreve te Legatumori senese, ne rast se ke nje
fryrje (nyje), nje plage qe nuk sherohet; nje nishan qe e ndryshon formen,
permasat dhe ngjyren; kur ke koll spontane, kur ke djegie te stomakut, kur
ke veshtiresi ne gelltitjen e ushqimit; kur nuk justifikohet humbja e peshes
trupore; kur ndodhin ndryshime te zakoneve intestinale dhe urinare etj.
Parandalimi eshte mjeti me i sigurte per te luftuar dhe mundur kancerin.
Ky koncept do te thote jo vetem te shmangim qendrimet e sjelljet e rrezi-
keshme per shendetin (duhani, abuzimi me pijet alkoolike e sidomos te atyre
superalkoolike, konsumimi i ushqime te demeshme), te cilat jane masa te
rendesishme, qe perfshihen ne parandalimin paresor te tumoreve, por edhe ti
nenshtrohemi ekzaminimeve mjekesore te domozdoshme per te kontrolluar
gjendjen shendetesore dhe per te garantuar nje diagnoze sa me te hershme te
tumoreve (parandalimi dytesor).
Keto aspekte te luftes kunder kancerit nuk duhet kurre te nenvleftesohen.
Disa individa i konsiderojne nishanet si formacione bukurie, por kur behen

21
atipike (rrisin permasat mbi 5 milimeter, ndryshojne ngjyren dhe formen),
atehere ky nishan i modifikuar, ne 70 % perfaqeson melanoma siperfaqesore.
Kur nje individ shikon shenja gjaku gjate kolles, atehere duhet te drejtohet
menjehere mjekut, pasi mund te jene shfaqiet e para te nje kanceri bronkial.
Kur konstatohet nje fryrje, apo nje nyje nen sqetull, ne gji, rreze kofshes,
ne gjenderren tiroide, ne qafe etj, kerko mjekun te zgjidhish shqetesimin, pasi
prapa ketyre demtimeve edhe pse te vogla mund te fshihet nje kancer.
Ulja e rasteve me kancer, ose me sakte te mundim kancerin me zbatimin e
masave parandaluese, ka uar ne uljen e rastisjes te disa kancereve, ndersa
me diagnozen e hereshme, eshte permiresuar cilesia e jetes dhe eshte zgjatur
mbijeteses te subjekteve te kuruar per keto semundje neoplazike.
Pakesimi i duhanxhinjeve pas nje propogande te fuqishme antitabagizem
ne USA, u reflektua me pakesim 23 % te rasteve me kancer te mushkerive.
Po keshtu, me masat radikale ne vendet e EU, qe uan ne eleminimin e
azbestit si material izolues ne banesat e si lende e pare ne prodhimet indus-
triale, uan ne uljen e rasteve me karcinoma pulmonare dhe pleurale.

Ekzistojne programe te shendetit publik, qe mund te ndikojne ne


parandalimin e neoplazive, ose te rrisin mundesite e kurimit te neoplazive.

9. Ekzistojne programe shendetesore si per parandalimin e tumoreve,


ashtu dhe per te rritur mundesite, qe tumori te kurohet.
Shume institucione shendetesore kane programe te avancuar per paranda-
limin, diagnozen e hershme dhe kurimin e tumoreve, por e rendesishme asht,
te behen te njohura e te perfshijne masa sa me te gjera popullate. Ekzistojne
programe, qe keshillojne grate me moshe > 25 vje ti nenshtrohen screening
per karcinomen e qafes se mitres, nje proedure e thjesht e pothuajse pa
kosto, por shume rezultative ne diagnozen e hershme te ketij kanceri.
Kanceri i qafes se mitres eshte patologjia neoplazike e perhapur ne grate
nen 50 vje dhe shkaku kryesor i vdekjeve per grate e moshave 35 - 45 vje
ne vendet ne zhvillim, ku perfaqeson 25 % te kancereve te seksit femer.
Shkaktare te kancerit te qafes se mitres jane agjenta, qe transmetohen me
rruge seksuale, si Virusi i Papillomes Humane, sidomos tipat 16 e 18, jane
konsideruar me rrezik te larte kancerogen, si dhe virusi i Herpes Simplex.
Megjithe rrezikshmerine qe permban, duhet te bejme te qarte se kanceri i
qafes se mitres, sherohet 100 % ne se diagnostikohet ne fazat fillestare te
zhvillimit. Kur nje grua bartese e keti tumori nuk kerkon ndihmen e mjekut
gjinekolog, atehere tumori progreson dhe brenda 8 12 vjet behet invaziv e
rritet rrezikshmeria per jeten.
Koha, deri sa karcinoma te behet invazive, na ben te reflektojme e ti
ftojme grate, qe periodikisht te kryejne kontrolle dhe ekzaminime mjekesore,
ti nenshtrohen ekzaminimit me Pap-Test, qe ndihmon ne diagnozen e
shpejte, por dhe ne zbulimin e demtimeve, qe jane ne fazen prekancerogjene.

22
Me programet e screening ne masa, vendet e Europes Veriore kane arritur
te ulin 80 % rastisjen e kancerit te qafes se mitres, ndersa ne Itali, me
impenjimin e LILT-Legatumori Italiane, qe organizon kryerjen gratis te Pap-
test ne grate e moshave < 65 vje, u arrijt, qe ky kancer te pakesohet ne 70 %.
Ne vendet e EU, rastisja e karcinomes te qafes se mitres prezantohet me
30 000 raste te reja ne vit, me incidence maksimale 19 raste per 100 000
banore ne Portugali dhe me 4 raste per 100 000 banore ne Luksemburg.
Ne Itali, do vit regjistrohen 3 500 raste te reja me karcinoma te qafes se
mitres, me 1500 raste vdekjeje ne vit, qe perfaqesojne 3 % te vdekjeve nga
tumoret ne gra.

10. Grate me moshe mbi 50 vje duhet te perfshihen ne screening per


karcinomen e gjirit, duke i u nenshtruar ekzaminimit mamografik.
Ky ekzaminim duhet organizuar dhe te kryhet ne baze te programit
te kontrollit te cilesise.
Karcinoma e gjirit, ne disa aspekte ka mbetur ende nje mister, megjithate
kerkime te shumta shkencore kane qartesuar rolin qe luan stili i jetes, ku ne
kete plan mund te permendim p.sh vonesa ne shtatzanine e pare, menopauza
dhe historia familjare e rasteve me kancer te gjirit.
Nga kjo panorame e pergjitheshme sugjerohet, qe grate me moshe mbi 50
vje, duhet ti nenshtrohen vizitave e kontrolleve periodike dhe te kryejne
ekzaminime specifike si mamografi dhe ekografi, qe ndihmojne ne zbulimin
e demtimeve te gjirit, qe mund te perfundojne ne karcinoma te gjirit.
Ne EU, karcinoma e gjirit prek rreth 200 000 gra, me rastisjen me te larte
ne Vendet e Uleta me 120 raste nder 100 000 gra dhe me rastisjen me te ulet
ne Spanje dhe Greqi me 61- 63 raste per 100 000 gra.
Treguesit e vdekshmerise jane me te larta ne Danimarke me 38 raste per
100 000 gra dhe me te ulet ne Greqi me 23 raste per 100 000 gra.
Ne 10 vitet e fundit, vdekshmeria nga karcinoma e gjirit eshte rritur ne te
gjitha vendet europiane, perjashto vendet nordike dhe Gran Bretagna, ku asht
mbajtur stabel ose eshte ulur lehtesisht.
Ne Europe, rreth 25 % e femrave, i eshte nenshtruar screening te organi-
zuar, ku vendet si Gran Bretagna, Suedia e Hollanda, kane aplikuar programe
nacionale te screening, nderkohe po aplikohen ne France e Gjermani, ndersa
ne Itali zbatohen vetem disa projekte te kufizuar.
Studime epidemiologjike te kryera ne Itali, vertetojne se 7 raste nder 100
gra, zhvillojne karcinoma te gjirit gjate jetes.
Aktualisht diagnostikohen 32 000 raste te reja do vit me karcinoma te
gjirit, me 11 000 raste vdekje ne vit. Nga nje verifikim i kryer nga ISTAT,
mbi parandalimin e kesaj neoplazie, rezulton se 8 milion gra mbi 25 vje, ose
37 % e totalit te femrave ne kete grup moshe, i jane nenshtruar ekzaminimit
mamografik dhe pse me mungese te rregullimeve dhe te shenjave per kete
semundje. Ne se shtojme dhe rezultatet e Planit Shendetesor Nacional, qe

Lega tumori senese

23
rekomandon do 2 vjet ekzaminim mamografik per grate e grup moshave 50
69 vje, atehere grate e kontrolluara rritet ne 60 %.
Nga raporti i Osservatorio Nazionale per la Prevenzione dei Tumori
Femminili della LILT, rezulton se ne vitin 2010, i jane nenshtruar screening
te gjirit nje miljon gra te moshave 50 69 vje (mamografia).
Aktualisht, programi i screening ka arrijtur ne 45 % te popullates femer.

11. Individet me moshe mbi 50 vje, duhet ti nenshtrohen screening


per kancerin kolonorektal. Ky ekzaminim duhet organizuar dhe te
kryhet ne baze te programit te kontrollit te cilesise.
Karcinoma kolonorektale asht neoplazia e katert ne rradhe per nga rastisja
dhe shkaku i dyte i vdekjes nga tumoret ne meshkuj (pas kancerit te mushke-
rive) dhe shkaku i trete i vdekjes ne gra.
Pergjithesisht eshte neoplazi e moshes mezatare, e rralle ne moshat nen 40
vje, me rastisje te shpeshte ne moshat 60 - 70 vje.
Prek me shpesh meshkujt me rastisje dy here me shume se sa femrat.
Ndermjet faktoreve rrezikues me te rendesishem jane ato ambientale, nder
te cilet djeta, sidomos perdorimi i ushqime te pasura me dhjamera shtazore e
me mish, por te varfera ne fibra. Incidenca e kesaj neoplazie eshte e larte ne
USA, ku rreth 40 % e kalorive te konsumuara jane dhjamrat, ndersa ndeshet
rralle ne Kine e Japoni, ku sasia e dhjamrave zbret ne 10 20 %.
Terren per kete neoplazi jane dhe lezionet beninje si polipi adenomatoz,
qe me pas shnderrohet ne malinj.
Mundesite e diagnostikimit te hershem te kesaj neoplazie arrihet, ne se te
semuret drejtohen per vizita ne sherbimin e gastroenterologjise ne qendren
tone te parandalimit onkologjik.
Shenjat si: ndryshime i zakoneve intestinale, alternimi i kapsllekut me
episode diarreje, dhimbjet e vazhdueshme te barkut, diarrea persistente, ane-
mia, prania e gjakut ne fece, humbjet ne peshe etj, orientojne per mundesine e
ekzistences te nje neoplazie malinje ne zorren e trashe.
Ekzaminimet e keshillueshme per keto semundje jane:
- ekzaminimi do nje vit, ose do dy vjet i gjakut okult ne fece (Fobt),
- rektosigmoidoskopia do 5 vjet, se bashku me kolonoskopine.
Disa studime europiane tregojne se kryerja do dy vjet e analizes te feeve
per gjak okult, ndihmon ne diagnozen e hereshme dhe redukton 16 % vdek-
shmerine nga kanceri kolorektal.
Ekzaminimi me i plot asht kolonoskopia, qe ndihmon ne identifikimin e
lezioneve prekancerogene, sidomos te 50 % te polipeve, por dhe te vete
kancerit te zorres se trashe. Pra kolonskopia, mbetet mjeti me i sakte e me i
besueshem per diagnozen e hereshme te kancerit te zorres se trashe.
Ne vendet e EU, do vit diagnstikohen 138 000 raste te reja me karcinoma
kolonorektale. Sipas te dhenave te Recommendations on cancer screening in
the European Union, numeri me i madh i rasteve ne meshkuj eshte ne
Lega tumori senese

24
Irlande, Danimarka Austri me 58 - 61 raste per 100 000 burra dhe me e ulet
ne Greqi me 25 raste per 100 000 burra.
Per grate, incidenca me e larte e kancerit kolonorektal regjistrohet ne
Danimarka dhe Hollanda (40 - 43 raste ne 100 000 femra); me e uleta ne
Greqi me 19 raste ne 100 000 femra.
Vdekshmeria nga keto neoplazi eshte me e larte ne Irlande dhe Danimarke
35-36 vdekje meshkuj dhe 27 vdekje femra per 100 000 banore, ndersa niveli
me i uleta eshte ne Greqi me 13 meshkuj e 9 femra per 100 000 banore.
Ne Itali, do vit zbulohen 50 000 raste te reja me kancer kolonorektal, por
qe nuk shoqerohen me tregues vdekshmerie te larte, madje ne vitet e fundit
kane mbetur ne vlera te qendrueshme ne saje te diagnozes se hereshme me
ndihmen e screening, ka ka ndikuar ne kurimin rezultativ.

12. Merr pjese ne programin e vaksinimit kunder hepatitit B.


Infeksioni nga virusi i hepatitit B (Hbv) eshte teper ngjites dhe mund ti
transmetohet personave te shendoshe me aktin seksual, me transfuzion gjaku,
ne kontakte me gjakun dhe derivatet e tij, ose me lengje nga trupi i personave
te infektuar, me instrumentat e infektuara gjate nderhyrjeve kirurgjikale, ne
manipulimet e dentistit, me piercing, me tatuazhe, por mund te transmetohet
femijes kur nena eshte prekur nga virusi B.
Sot ne bote jane mbi 400 milion persona me infeksion kronik nga virusi i
hepatit B, nga keto 4 milion banojne ne Europe perendimore.
Rruga me e mire per tu mbrojtur nga ky virus eshte vaksinimi preventiv, i
cili rezulton efektiv ne 90 - 95 % te rasteve.
Krahas zhvillimit te hepatitit kronik dhe te cirrozes, virusi Hbv, se bashku
me virusin C (Hcv), akuzohen shkaktar te karcinomes se melise.
Te dhenat e European Liver Centres, tregojne se 60 70 % e te semureve
me tumore te melise jane bartes te dy ketyre viruseve (Hbv dhe Hcv).
Ne Europe, do vit rezultojne 30 000 raste te reja me kancer te melise,
me mbizoterim te rasteve ne France, Itali, Gjermani.
Me flukset migratore me origjine nga zona me rrezik te larte me infeksion
nga virusi i hepatit B, si Kina, Azia juglindore, Afrika veriore dhe qendrore,
nga Europa orientale, vendet Mezdhetare, Amerika Latine, te kene hyre ne
Itali rreth 75 000 individa me infeksion kronik Hbv.
Ne Itali, nga viti 1991, eshte i detyrueshme vaksinimi i te porsalindureve
dhe i femijeve nen 12 vje, por rekomandohet vaksinimi i te gjithe grupeve te
popullates te rrezikuara si toksikodipendentet, bashkeshortet dhe familjaret,
qe bashkjetojne me portatoret kronike te virusit, te personelit shendetesor dhe
individet, qe jetojne ne zona me nivel te larte infeksioni Hbv.

Lega tumori senese

25
TE INFORMOHEMI FARE DO TE THOTE ?

Biopsia heqia kirurgjikale e nje pjese indi te semure, per ti a nenshtruar


ekzaminimit histopatologjik
Kancerogen lende qe shkaktojne zhvillimin e kancerit
Karcinoma, Sarkoma etj tipa tumoresh malinje.
Kemioterapia metode mjekimi me ilae qe luftojne tumoret.
Citologjia teknika e mbledhjes dhe ekzaminimi mikroskopik te
qelizave.
Ekografia ekzaminim me ultratinguj, (jo invaziv i organeve), qe
perdoret per te individualizuar demtime pergjegjese te semundjeve.
Hemokultura ekzaminim i gjakut per zbulimin e praanise te shkaktareve
mikrobial te semundjeve
Histerektomia heqia kirurgjikale e plote, ose e pjeseshme e mitres
Histopatologjia teknika e pergatitjes dhe e ekzaminimit mikroskopik
te indeve.
Mamografia ekzaminimi radiologjik i gjirit.
Mastektomia heqia kirurgjikale e pjeseshme ose teresore e gjirit.
Menopauza nderprerja e ciklit menstrual.
Metastaza emigrimi i qelizave tumorale dhe rritja ne organe te tjera.
Onkologjia shkenca qe studion tumoret.
PAPtest ekzaminim i thjeshte e i padhimbshem, qe perdoret per marrjen e
nje sasi te vogel sekrecionesh vaginale, me qellim qe te ekzaminohet
permbajtja e qelizave perberese.
Patogen grupi masiv mikroorganizmash, qe shkaktojne semundje.
Parandalimi paresor eleminimi i shkaqeve dhe i faktoreve
rrezikues te semundjeve.
Paraandalimi dytesor diagnoza e hershme e nje semundjeje.
Radiografia ekzaminim i organeve me perdorim te rrezeve X per te
individualizuar ekzistencen e mundeshme te demtimeve dhe te
tumoreve ne organet e brendeshme.

Lega tumori senese

26

You might also like