You are on page 1of 51

Gënjeshtarët e Vërtetë

SIMON RRODHE

GËNJESHTARËT
E VËRTETË

-roman-
Titulli i librit: GËNJESHTARËT E VËRTETË

Design & Layout: YOUTH DESIGNING HOUSE

Redaktoi: Gentjana Ismailaja

Botoi: BOTIMET “Fast-Print”

Copyright © 2022, SIMON RRODHE

All rights reserved

ISBN: 978-9928-359-37-7

Të gjitha të drejtat e librit janë të autorit. Ndalohet kopjimi i pjesshëm


apo i plotë i librit pa lejen e autorit.

Të gjitha personazhet, emrat e vendeve dhe ngjarjeve të potretizuara


në këtë roman, janë fryt i imagjinatës së autorit.

Shtypur në shtypshkronjën FAST-PRINT


Për motrën time Isabelën…
GËNJESHTARËT
E VËRTETË
PJESA E PARË
FESTA E FUNDIT NË RIVËNUD
2
1

GREJS
E mërkurë, 10 janar, 07:02

M ëngjesi sapo ka zbardhur. Rrezet e diellit hyjnë në


dhomën time, sapo unë hap sytë. Rrotullohem nga ana
tjetër e krevatit kur dielli më vret sytë e porsahapur nga
një gjumë i thellë dhe sapo i hap sytë plotësisht, hedh një
vështrim përqark. Shoh dhomën time të vogël, tryezën e bardhë
të punës të mbështetur pas murit. Komodinën e mbështetur pas
krevatit tim dhe ambazhurin e vogël që më bën dritë natën. Nga
ana tjetër e krevatit, ndodhet edhe një komodinë tjetër e vogël
me dy sirtare dhe sipër, kam vendosur orën me alarm, për të më
zgjuar mëngjeseve, kur gjumi më ka rrëmbyer.
Ngre trupin lart dhe mbështetem në shpinoren e krevatit. Shoh
nga muri përballë meje, ku mund të shoh veten nga pasqyra.
Nuk e di pse e kam vendosur pasqyrën përballë me krevatin tim.
Jam e sigurt që jo që sapo të zgjohem dhe të shoh veten time, me
fytyrën vija - vija e të kuqe në mëngjes. Dhe flokët e zinj të
çrregullt.
Ngrihem vrik nga krevati, vesh pantoflat e mia me pelush të
bardhë që i vendos poshtë krevatit, sa herë që shtrihem për të
fjetur dhe afrohem te pasqyra në mur, duke qëndruar në këmbë.
Filloj të shoh fytyrën time, duke mbajtur kokën mënjanë. Jam
shumë keq. Nuk dua të qëndroj më mbyllur në dhomën time dhe
të nis të qaj sërish. Kam që dje pasdite që nuk kam dalë nga
dhoma ime. Dua ta kontrolloj veten time, por e kam të pamundur.
Diçka brenda në shpirt, më ngacmon.
Pasi largohem nga pasqyra, afrohem te dritarja e dhomës sime.
Perdet që mbulojnë dritaren, bëjnë që mos të shoh pastër nga
rruga. Edhe pse nuk dua që t'i hedh sytë nga shtëpia e Ethanit, e
kam të pamundur. Duke kapur një cep të perdes, qëndroj ashtu,
3
pranë dritares, duke vështruar shtëpinë e tij.
Unë jetoj në rrugën "Kingford". Jam shpërngulur këtu, me
motrën dhe vëllain tim, Olivian dhe Xhorxhin, pasi prindërit
tanë ndërruan jetë në një aksident automobilistik. Në fillim,
qëndruam te gjyshja jonë, në Lejuoll, një fshat i vogël, disa
kilometra larg Rivënudit.
Kemi dy vjet që jetojmë në Rivënud. Këtu njoha Ethanin. Të
dashurin tim. Epo jo më tani.
Kur dola dje pasdite në luginën e “Uondëllit”, së bashku me
Ethanin, isha shumë e lumtur. Ne ecëm dhe biseduam në luginë,
dhe më pas, u ulëm në dyshemenë e drunjtë, ndërsa këmbët i
varëm poshtë ujit të luginës, duke mos e prekur ujin e kaltër. Në
dorë mbaja disa gurë që i kisha mbledhur kur po bënim ecejake
anës luginës. Gurët e vegjël, i hidhja një e nga një në ujë, ndërsa
krijoheshin disa radhë të vegjël rrethorë.
"Grejs," -më thërriti Ethani me zërin e tij melodioz. Unë nuk e
ktheva kokën dhe vazhdova të hidhja gurët në ujë. Kur Ethani
më kapi dorën, ktheva kokën nga ai. Fytyra e tij ishte e vrenjtur,
dhe sa herë që vazhdonte të më thërriste emrin Grejs, zëri i tij
më tingëllonte i vrazhdë.
Qëndrova gjatë duke e parë në sy. Ethani u afrua më pranë
meje dhe ende ma shtrëngonte dorën. Për një çast, fillova të
merrja frymë thellë. Më dukej, sikur po mbyteshim në frymën e
njëri-tjetrit. Unë po qëndroja në heshtje, por shikimi im, si e
pashpresë, po fliste më shumë se fjalët në ato momente. E ndieja
atë që do të më thoshte Ethani.
"Unë e di që kemi krijuar shumë kujtime së bashku. E di që
po mësohemi akoma edhe më shumë me praninë e njëri-
tjetrit…" Ai ndaloi së foluri. I hodhi sytë përdhé dhe më pas, i
ngriti sërish drejt meje. "Mbase më e mira për ne, është që të
ndahemi." Kjo fjali më ra si bombë. I ngrita sytë e mi të habitur
drejt Ethanit dhe duke nënqeshur, po përpiqesha t’i besoja vetes
që nuk e kisha dëgjuar mirë.
"Çfarë?" -i pëshpërita unë.
Qëkur u takova me Ethanin, e kisha kuptuar se me të diçka
nuk shkonte. Qëndronte i heshtur dhe i menduar. Gjë që nuk
kishte ndodhur më parë kur ne të dy takoheshim. "A po e dëgjon
veten se çfarë po thua?" - vazhdova unë. U ngrita nga dyshemeja
4
e drunjtë dhe përkula trupin drejt Ethanit që qëndronte ende ulur
dhe fillova t’i bërtisja. "Kaq e thjeshtë ishte për ty ta thoshe këtë
fjali, Ethan?" Teksa shihja sytë e tij të përlotur, e kuptova që
edhe ai nuk po e kalonte mirë këtë situatë, por ende isha shumë e
nevrikosur me të.
Edhe Ethani u ngrit nga aty ku ishte ulur dhe m'u afrua pranë.
Po e shihja me përbuzje. Ai më preku dorën dhe mbylli sytë e
afroi hundën në flokët e mi të zinj. Filloi të nuhaste aromën e
flokëve. Ndërsa gishtrinjtë i futi midis flokëve të mi dhe filloi të
m’i ledhatonte. Unë mbylla sytë dhe po besoja se ajo që kisha
dëgjuar pak më parë nga Ethani, ishte një shaka.
"Ethan," -i pëshpërita unë sërish me një zë të butë dhe i buzë-
qesha.
"Më lër të prehem në aromën tënde, Grejs." Ethani vendosi
kokën mbi supin tim dhe njërën dorë e vendosi pas qafe e filloi
të nuhaste akoma edhe më shumë aromën time. E vërteta është
që ai veprim po më vriste akoma edhe më shumë.
"Ajo që the pak më parë, ishte një gënjeshtër, apo jo, Ethan?"
Ethani u step pas.
"Ishte e vërtetë. E kam seriozisht, Grejs. Më vjen shumë keq,
por..."
"E vërteta është që ti nuk më ke dashur mua."
"Kjo nuk është e vërtetë."
"Nëse do të më doje, përse duhej të ma thoshe diçka të tillë?"
Zëri im ishte i lartë dhe nuk po mundesha ta kontrolloja.
"Sepse, unë nuk jam një person i mirë. Ti e di që tek unë nuk
je aspak e sigurt."
"Unë të besoj ty," -i thashë.
Ethani ngrin në vend.
"Mos më beso. Për sa kohë që unë punoj me Korbët, mos më
beso."
"Korbët nuk të prekin dot, përderisa ti do t'i thuash që nuk
dëshiron të shpërndash më drogë në gjimnazin ‘Rivënud’."
Ethani filloi të qeshte.
"Dhe ata nuk do të më bëjnë asgjë më pas, hë Grejs?" Unë nuk
i njoh Korbët, por me aq sa më ka treguar Ethani, ata janë me të
vërtetë të rrezikshëm. "Nëse ti do të qëndrosh ende me mua, dije
se do të lëndohesh edhe më shumë. Më mirë t’i japim fund më
5
herët." Më dukeshin marrëzi fjalët që Ethani më thoshte. Nuk
doja të besoja asnjërën prej tyre.
"Ti po e kupton që unë nuk po ndihem mirë tani, Ethan."
Ai tund thjesht kokën duke qëndruar në vend.
"Mund të më japësh një puthje, Grejs?" Me të vërtetë nuk po e
duroja dot më sjelljen e Ethanit. Ai nuk ishte i vetëdijshëm për
fjalët që po thoshte.
"Ti je me të vërtetë një njeri i keq, Ethan."
"E di," - më tha.
Pasi e pashë për një kohë të gjatë dhe ai dëshironte me të
vërtetë që të ndaheshim, kryqëzova krahët në gjoks dhe duke e
parë shtrembër, eca në dyshemenë e drunjtë, e ngritur mbi luginë.
"Le të jetë një puthje lamtumire." Ndalova dhe disa lotë
filluan të më rrëshqisnin në faqe. Ktheva kokën nga Ethani, duke
e parë në sy.
"Ti do që t’i japim fund? Le t’i japim." -i thashë mes lotëve.
Ethani mblodhi buzët dhe po më shihnte i pashpresë. Unë i
ktheva shpinën dhe vazhdova të ecja e mërzitur.
"Mirëmbetsh, aroma ime!" -më tha ai me zë të lartë. Unë bëra
sikur nuk e dëgjova dhe vazhdova të ecja edhe pse zëri i tij ishte
dhimbës e më theri zemrën.
Unë e di që ai më do.
Por unë do të përpiqem që mos ta dua më.
Dua ta fshij nga ditari im ditën e djeshme. Dua t’i heq nga
mendja fjalët e Ethanit dhe çdo kujtim me të. Dua ta largoj nga
mendja përfundimisht Ethanin. Dhe me të vërtetë, do të përpi-
qem që ta bëj këtë.
Shoh Ethanin teksa del në oborrin e shtëpisë së tij, me një palë
tuta ngjyrë gri dhe një bluzë tip kanotiereje të bardhë, me një
filxhan të madh kafeje në dorë, teksa e gjerb avash-avash. Kur
Ethani ngre sytë nga shtëpia ime, unë lëshoj cepin e perdes,
vendos dorën në zemër, mbyll sytë dhe marr frymë thellë.
Qëndroj kështu për disa sekonda dhe kur i hap sërish sytë,
ndihem çuditshëm.

6
2

OLIVER
E diel, 14 janar, 11:34

T ë gjithë e njohin "Foruellin". Të gjithë e njohin familjen


Fallon.
Unë jam një pjesëtar i kësaj familjeje. Quhem Oliver Fallon.
Djali i Adam dhe Melani Fallonit. Dhe vëllai i Rajli Fallon. Ne
kemi një shtëpi të bukur, jemi një familje e përkryer dhe Melani
dhe Adam Falloni janë avokatët më të mirë në "Rivënud". Të
paktën, kështu shkruhet në gazeta dhe revista.
Por, mund t'ju tregoj një sekret.
Ne nuk jemi një familje e përkryer.
"Ai është djali yt, Adam. Edhe pse trajneri i tij i basketbollit
Xhim Kill e përjashtoi nga skuadra, vetëm për arsyen se bëri
sherr me Rajan Overkillin." Jam mbledhur kruspull në krevat,
dhe arrij të dëgjoj zërin e mamasë sime teksa më mbron.
Dallohet që është një avokate e zonja në profesion.
"Nuk është hera e parë që djali yt i dashur, bën sherr me Rajan
Overkillin, për arsye xhelozie. Ai duhet ta pranojë që Rajani
është më i zoti."
Kjo nuk është e vërtetë. Arsyeja përse bëra sherr me
Rajanin, nuk është se unë jam xheloz për të, por sepse ai më
acaron sa herë përfundon ndeshja. Rajan krijon tension i pari,
dhe ai e di që unë jam gjaknxehtë.
Kjo është e disata herë që unë bëj sherr me Rajan Overkillin,
dhe trajneri e pa të arsyeshme që të më përjashtonte nga skuadra
e tij e basketbollit. Tani, babai im dëshiron të më dërgojë në
Kanada, pranë xhaxhait tim.
Unë kthej kokën nga muri duke parë posterin e Kobe Bryant,
të ngjitur në mur, mendoj: Një ditë do të bëhem edhe unë si ti
Kobe! Një ditë!
7
Zhurmat në katin e poshtëm pushuan. Me siguri, Adam Falloni
ia ka mbathur sërish nga shtëpia. Unë ngrihem nga krevati dhe
dal nga dhoma. Sapo dal, mamaja ime po ngjit shkallët e fundit,
dhe tani, është duke ecur në korridor. Në fytyrë duket e acaruar,
dhe po më sheh me një shikim që po më tremb.
"Sërish u grindëm për fajin tënd", - më thotë me një zë të lartë.
"Të shkojë për dreq edhe basketbolli!" - thotë dhe futet në zyrën
e vogël. Unë nuk nxjerr asnjë fjalë nga goja. Veç e ndjek me sy.
Nuk mund ta besoj që në këtë shtëpi, gjithçka ndodh për fajin
tim.

GREJS
E hënë, 15 janar, 07:52

Unë kurrë nuk e kam kërkuar një jetë të përkryer. Kam kërkuar
vetëm një familje të lumtur. Ne ishim një familje e lumtur, por
gjithçka mori fund shumë shpejtë.
Aksidenti automobilistik i prindërve tanë përmbysi jetët tona.
Gjithçka u shkatërrua. Ëndrrat tona u shkatërruan. Dhe nuk
mbeti më asgjë.
Kur prindërit tanë ndërruan jetë në atë aksident fatkeq, ditët
tona nuk ishin më të njëjta. Nga ajo ditë, ne shkuam të jetonim
në Lejuoll te gjyshja jonë. Por nuk qëndruam për shumë gjatë.
Së bashku me Xhorxhin dhe Olivian, vendosëm të shpërngu-
leshim në Rivënud. Kishim para mjaftueshëm të lëna nga
prindërit tanë, për të marrë një shtëpi me qira dhe për të nisur një
jetë të re.
Prej dy vitesh, ne jetojmë në Rivënud. E pëlqej qetësinë e këtij
qyteti. Natën e zhurmshme dhe gjithçka tjetër që mund të bëhet
në këtë qytet. Familja dhe shkolla janë primarja ime për
momentin. Nuk dua të dashurohem sërish.
Jo më verbërisht, si me Ethan Skotin.
Gjithmonë eci me shprehjen se çdo fillimi i ri vjen nga fundi i
një fillimi tjetër. Pas pushimeve të Krishtlindjeve, kjo është dita
e parë e vitit të ri shkollor në gjimnazin "Rivënud". Ky është një
fillim i ri për mua edhe pse Ethanin do ta shoh gjithmonë
përqark gjimnazit "Rivënud".
8
Sapo mbërrij në shkollë, ndaloj te porta e madhe hyrëse. Me
duar kam kapur rripat e çantës, ndërsa qëndroj në një vend, duke
parë në oborrin e shkollës, qindra nxënës që nxitojnë, qeshin dhe
takohen me njëri-tjetrin. Unë nuk qëndroj për shumë gjatë në një
vend që tashmë dukem si hutaqe dhe futem brenda në shkollë.
Më duket sikur të gjithë i kanë ngulur sytë nga unë dhe po
ndjejnë keqardhje për gjendjen time. Por nuk është kështu si
mendoj unë. Nxënësit janë duke u futur nëpër klasat e tyre.
Pasi ngjis shkallët me nxitim, eci drejt klasës sime. Nga grilat e
dritareve të klasës, shoh që deri më tani, nuk është futur askush.
Një klasë e madhe, si ajo e gjimnazit "Rivënud" dhe e vetmja që
ndodhet në klasë jam unë. Grejs Adisoni.
Ulem në bankën time dhe i vendos krahët mbi bankë dhe
mbështes kokën.
Jam shumë e lodhur.
Edhe pse po mundohem që të harroj të gjitha fjalët e Ethanit
që më tha në luginën e Uondëllit, e kam të pamundur t'i harroj.
Sa herë që mbyll sytë, më shfaqet imazhi i Ethanit. Sa herë që
nuhas diçka, ndjej aromën e tij pranë vetes. Tani, dua që ai të
zhduket dhe unë mos të ndjej më dhimbje. Nëse ai qëndron,
dhimbja do të përhapet edhe më shumë.
Korridoret e shkollës po gumëzhinin nga zërat e nxënësve.
Unë ngre kokën dhe rregulloj flokët e mi që më janë shpupuritur
disi. Unë qëndroj e qetë në bankë dhe kur klasa XIIA fillon të
mbushet me nxënës, fytyrën time tashmë, e karakterizon një
buzëqeshje.
"Ç’kemi Grejs!" - më përshëndet Rajli me një buzëqeshje që
mbart në fytyrë dhe më pas, ulet në bankën e saj.
Unë thjesht e përshëndes me dorë.
Lajla. Shoqja ime e ngushtë, është duke ardhur drejt meje.
"Mirëmëngjesi, shoqja ime më e mirë!" - më pëshëndet Lajla
dhe duke më takuar, heq çantën mga kurrizi dhe e mbështet pas
karriges. "Dukesh më mirë sot", - më thotë duke më parë në sy.
Lajla di gjithçka rreth situatës sime me Ethanin.
"Jam më mirë sot", - i them.
Kur Xhekobi afrohet drejt nesh, unë e di që ai do të më kërkojë
që t’i liroj bankën, prandaj çohem nga banka vetë, pa më thënë
ai. Xhekobi vetëm më buzëqesh.
9
Xhekobi dhe Lajla prej një kohe të gjatë, dalin së bashku. Sa
herë që dal me ata të dy, jam e sigurt se do të argëtohem për orë
të tëra. Xhekobi është gallatë dhe një mik shumë i mirë. Ai di si
të na bëjë për të qeshur, kur jemi të mërzitura. Dhe këto ditë, unë
kam shumë nevojë për shakatë e Xhekobit.
I vetmi vend bosh për t'u ulur, është banka e fundit, nga rreshti
i mesit. Dhe në fund, është ulur vetëm Oliver Falloni. Shoku më
i ngushtë i Xhekobit. Të gjitha vajzat e adhurojnë për fizikun që
ka dhe është ylli i basketbollit.
"Mund të ulem?" - e pyes duke e parë në sy. "Xhekobi u ul
sërish me Lajlën", - i them dhe vendos librat mbi bankë.
"Sigurisht", - më thotë ai me mirësjellje. Unë ulem në karrige
dhe kur zilja e mësimit bie dhe mësuesja hyn në klasë, vëmendja
ime nuk është askund tjetër.
Kur ora e mësimit mbaron, unë qëndroj ende e ulur në karrige
duke shkruar ende shënimet në fletore.
"Nuk të kam parë që të shoqërohesh shumë me ne. Domethënë,
unë, Lajla dhe Xhekobi qëndrojmë shpesh bashkë."
"Preferoj të ulem në bibliotekë dhe të lexoj ndonjë libër."
"Në rregull. Tani, e di se kujt mund t’i kërkoj sugjerime
librash."
Unë qesh. Lëshoj stilolapsin dhe kthehem nga Oliveri.
"Mendoja që merreshe vetëm me basketboll", -i them, ndërsa
fytyra e tij zbehet.
"Ke të drejtë. Merrem vetëm me basketboll", - më thotë me
nënqeshje. "Nëse i bashkohesh edhe ti grupit tonë, do ta kem më
të lehtë për të të kërkuar sugjerime librash."
"Ka pafund libra. Mjafton që të zgjedhësh njërin prej tyre."
"Nuk ishte kjo përgjigjja që doja të merrja."
"Kush ishte, atëherë?"
"Të pyeta, nëse dëshiron ti bashkohesh grupit tonë."
Oliveri spraps karrigen dhe ngrihet në këmbë.
"Këtë më duhet ta mendoj", - i them. Oliveri më sheh duke
shtrembëruar njërën vetull dhe largohet nga klasa.
Kur shkoj tek dollapet me kyç, për të marrë librin e anglishtes,
Oliveri është poashtu këtu. Unë bëj sikur s’e shoh dhe hap me
çelës dollapin për të marrë librin. Kur marr librin, e mbyll sërish
dollapin dhe krijohet një zhurmë. Unë kthej menjëherë kokën
10
nga Oliveri. Ai kthehet menjëherë kur dëgjon zhurmën, i cili
është duke veshur një bluzë të bardhë me mëngë të shkurtra.
"Nuk besoj se ke ardhur këtu për të më dhënë përgjigjen", -
më thotë. Unë i tregoj me dorë librin. Oliveri hedh sytë nga libri
dhe tund kokën.
"Kuptova. Më duket se nuk do ta mësoj asnjëherë përgjigjen."
Po kuptoj se ai është tepër këmbëngulës. Por edhe unë jam
shumë kokëfortë. Nuk preferoj t'i përgjigjem menjëherë.
Oliveri afrohet drejt meje.
"Nuk e di nëse të ka thënë Lajla, por sot, kemi planifikuar të
mblidhemi në Marsea. Dua që të vish edhe ti me ne. Kjo është
një ftesë nga ana ime." Qëndroj e menduar dhe me duart e
kryqëzuara në kraharor, vetëm mbledh buzët. Kur e mendoj edhe
një herë në mendje ftesën e Oliverit, them se do të bëj mirë nëse
shkoj. Kam kohë pa u argëtuar.
"Pranoj. Do të vij edhe unë me ju", - i them.
Oliveri më buzëqesh.
"Atëherë, shihemi në darkë!" - më thotë dhe del nga dhoma.
Ndihem shumë e çuditshme sot. Nuk kisha komunikuar
asnjëherë kaq shumë me Oliver Fallonin. Në klasë, vetëm sa
përshëndeteshim dhe kaq. Dhe ndonjëherë, Lajla më detyronte
që të shkonim në stadium për të parë ndeshjet e Oliverit. Atëherë,
Lajla sapo kishte filluar njohjen me Xhekobin dhe duke qenë se
Xhekobi shkonte në çdo ndeshje të Oliverit, Lajla dëshironte që
të ishte e pranishme në stadium. Asaj nuk i interesonin ndeshjet
e basketbollit të Oliver Fallonit, por Xhekob MekKlejni.
Pasi futem te biblioteka e shkollës, shoh si gjithmonë shumë
nxënës. Nuk erdha këtu për të lexuar ndonjë libër, por është i
vetmi vend i qetë në këtë shkollë, ku mund të qetësohem dhe të
qëndroj larg zhurmave. Unë zë një vend për t'u ulur dhe hap
librin e anglishtes, si më kot për të punuar ndonjë ushtrim.
Kur dëgjoj një zë femëror të më thërrasë, ngre kokën lart.
Është Poli Petersoni.
"Çkemi Poli!" - e përshëndes me një zë të ulët.
Poli ulet përballë meje.
"Si po kalon?" -më pyet.
"Po të të them që jam mirë, e di që nuk do të më besosh.
Prandaj, po të them se nuk jam shumë mirë."
11
"Ndonjë problem?"
"Lidhja ime me Ethanin përfundoi", - i them.
Poli më sheh e habitur.
"Nuk mund ta besoj."
"As unë nuk mund ta besoj."
"Mos më thua që Ethani të kërkoi t’i jepte fund lidhjes me ty?"
Unë rrotulloj qafën dhe ndjej kërcitjen e kockave. Vendos
duart në kokë dhe shfryj drejt Polit.
"Ethani nuk është shumë serioz në një lidhje. Ne kemi një vit e
gjysmë të lidhur dhe Ethani dëshiron ende të takohemi
fshehurazi."
"Kishit. Dëshironte. Takoheshit", - më korrigjon Poli.
Ende nuk arrij ta kuptoj, pse jam ende duke folur në të
tashmen. Gjithçka me Ethanin ndodhte në të shkuarën.
Më duket sikur të gjithë librat që ndodhen në këtë bibliotekë,
do të më bien në kokë, sa herë që përmend Ethanin. Prandaj,
ndryshoj temën e bisedës me Polin.
"Ke folur me Veronikën?" - e pyes dhe ngrys vetullat.
"Kam folur që dje mbrëma. Nuk dëshiron akoma të vijë në
shkollë." -më thotë Poli.
"Mendoj se ka të drejtë. Patriku për të, ishte gjëja më e
shtrenjtë."
"Mos fol, sikur Patriku ka vdekur, Grejs. Ai është zhdukur", -
ma kthen Poli me një zë të nevrikosur.
"Ke të drejtë. Ai është zhdukur." Mundohem që të qetësoj
bisedën.

***
Kur hyj në shtëpi, Xhorxhi dhe Olivia kanë mbërritur më parë
se unë. I përshëndes dhe futem në dhomën time për t'u ndërruar.
Pasi ndërrohem, dal nga dhoma dhe shkoj të ha drekë së
bashku me Xhorxhin dhe Olivian.
"Si kaluat sot?" - i pyes, duke sprapsur karrigen për t'u ulur.
"Si një ditë e zakonshme shkolle", -më përgjigjet Olivia, duke
kafshuar bukën. Unë i buzëqesh dhe zgjatem të marr një fetë
bukë për të ngrënë supën.
"Qenka bërë shumë e mirë. Të lumshin duart!" - i them Olivias
kur provoj supën.
12
"Të bëftë mirë!" - më thotë Olivia dhe vazhdojmë të hamë
drekën.
Xhorxhi ka qëndruar i qetë dhe pa folur gjatë gjithë drekës. Po
filloj të shqetësohem për të. Kur e shoh në sy, e dalloj që ka
diçka, prandaj e pyes.
"Xhorxh, nuk po më dukesh mirë. Ka ndonjë problem?"
Ai kthen kokën nga unë dhe më sheh në sy çuditshëm.
"Çdo gjë është në rregull", - më thotë i qetësuar.
"Shpresoj të jetë kështu", - i them dhe i vendos dorën pas
shpine për ta ledhatuar.
Është mbrëmje dhe po fryn një erë e lehtë në Rivënud.
Xhorxhi po shikon një ndeshje futbolli i ulur në divan, ndërsa
Olivia po lundron në Instagram dhe shpeshherë, qesh me veten e
saj. Unë jam ulur në kolltuk dhe po i shkruaj një mesazh Lajlës.

UNË: Do të vij edhe unë në Marsea. Po të pres te kryqëzimi i


rrugës.
LAJLA: Unë do të shkoj me Xhekobin. Oliveri do të vijë së
bashku me Xhekobin dhe nëse dëshiron, mund të shkosh me të.
UNË: Çfarë dreqin po thua?
LAJLA: Epo, Oliveri të ka ftuar në Marsea.
UNË: Je shumë e keqe!
LAJLA: E di.

Është ora 9:30 e darkës dhe unë jam afruar pranë dritares.
Shoh Xhekobin që qëndron para derës së shtëpisë së Lajlës me
duart në xhepa. Ndërkohë, është duke fërkuar edhe duart. Me
siguri, jashtë po bën ftohtë. Lajla i hap derën Xhekobit dhe i
hidhet menjëherë në qafë. Më pas, duke i kapur dorën Xhekobit,
futen në makinën e tij.
E di edhe vetë që po bëhem e bezdisshme, por dua ta di se ku
po më pret Oliveri, prandaj i nis një mesazh tjetër Lajlës.

UNË: Të pashë nga dritarja që po ikën me Xhekobin. Ku po më


pret Oliveri?

Lajla nuk vonohet shumë për të më kthyer përgjigje dhe brenda


minutit, më vjen një mesazh në telefon.
13
LAJLA: Po të pret te kryqëzimi i rrugës.
UNË: Në rregull. Po dal menjëherë.

Pasi marr një xhiboks nga dollapi në dhomën time, kthehem


në sallon dhe i them Xhorxhit dhe Olivias që po dal më Lajlën
dhe do të vonohem. Xhorxhi më thotë një në rregull, me sytë e
ngulur tek ekrani i televizorit. Ndërsa Olivia nuk më kthen asnjë
përgjigje.
Rruga është errësirë, ndërsa dritat e rrugës ndriçojnë rrugën e
"Kingfordit". Shtëpia ime nuk është shumë larg nga kryqëzimi i
rrugëve, prandaj po shoh për Oliverin, por nuk duket gjëkund.
Në rrugë, nuk ka këmbësorë të tjerë, prandaj jam e pushtuar nga
frika. Më duket sikur hija ime do të më vrasë. Po e mendoj
sërish. A mund të më vrasë hija ime? Pasi trupi më dridhet, pulis
sytë në ajër, ndërsa ndaloj te kryqëzimi i rrugës dhe rrotulloj
sytë duke kërkuar për Oliverin.
"Mos po më kërkon mua?" Zëri i tij më tremb. Sa nuk u
hodha përpjetë. Por mbyll sytë, i hap sërish, marr frymë thellë
dhe kthehem nga Oliveri. Ai qëndron përballë meje.
"Mendova se nuk kishe ardhur akoma", - i them, me një zë të
shkujdesur.
"Kam dhjetë minuta që të pres", -më thotë duke më parë në sy.
"Nuk besoj se je mërzitur me mua", - i them.
"Aspak."
I heq sytë nga Oliveri dhe eci me kujdes. Nuk e di as vetë se
ku duhet të shkoj, pasi nuk po e shoh askund makinën e Oliverit.
"Mos ndoshta do të shkojmë në këmbë deri në Marsea?" - e
pyes.
Oliveri qesh dhe ecën njëkohësisht me mua.
"Do të më pëlqente, por jo. Do të shkojmë me motorr", - më
thotë dhe me gishtin tregues, më tregon vendin ku ka parkuar
motorrin. O Zot! Ky është me të vërtetë i çmendur! Oliveri e ka
parkuar motorrin, pranë kafenesë "Bella's Day". Nëse Bella do ta
shihte që Oliveri e ka parkuar motorin para kafenesë së saj, do të
ndodhte gjëma. Ajo thotë se ka një parking, nga ana tjetër e
rrugës dhe të gjithë duhet t’i parkojnë automjetet atje edhe pse
pranë kafenesë së saj, ka vend mjaftueshëm për të parkuar një
14
automjet.
"Bën mirë ta heqësh motorrin që andej ku e ke parkuar,
ndryshe do ta pësosh keq." Oliveri ngrys vetullat, duke kuptuar
për arsyen. "Pronarja e lokalit nuk dëshiron që asnjë person të
parkojë automjetin e tij pranë kafenesë së saj."
"Në rregull", - më thotë Oliveri dhe rrudh buzën. "Gjithsesi,
do të ikim tani."
"Mos e bëj më herën tjetër."
"Pra, po thua që dëshiron që unë të vij sërish këtu, apo e
kuptova gabim", - thotë Oliveri, ndërsa është duke ecur drejt
motorrit.
"E kuptove gabim", -ia kthej unë, me një zë të drejtpërdrejtë.
Motorri i tij është disi i madh. Nuk e di se si ai arrin ta ngasë
atë. Oliveri ndez motorrin dhe hipën në të e i jep gaz si dhe ecën
drejt meje. Kur ndalon motorrin te këmbët e mia, unë ngre sytë
drejt tij dhe qëndroj në një vend, duke mos hipur menjëherë në
motorr. Oliveri vendos kaskën në kokë dhe kthen kokën drejt
meje.
"Eja, hip!"
"Kam frikë", - i them.
"Mos ki frikë. Unë jam këtu."
Ndjej zemrën tek më rreh shpejt. Nuk e di nëse duhet t'i besoj
Oliverit, por një zë i brendshëm më thotë besoji. Unë vendos
këmbën te kambaleci dhe hipi në motorr. Zemra po më rreh
shumë shpejt. Kam ende frikë.
"Mbahu tek unë", - më thotë me një zë të sigurt dhe unë kur
dëgjoj që Oliveri i jep gaz motorrit, mbahem fort pas tij e mbyll
sytë.
Nuk mund ta besoj që kam hipur në një motorr. Dhe nuk kam
frikë. Tani jo më.
Teksa ecim me motorr drej Marseas, e ndjej veten më
energjike. Po e shijoj këtë eksperiencë të re. Kam nevojë të
ulërasë aq shumë saqë vetëm në këtë mënyrë, mund ta ndjej
veten më të qetë.
"Kam nevojë të bërtas", - i them Oliverit, por nga zhurma e
motorrit, jam e sigurt që ai nuk më ka dëgjuar.
"Si the?" - më pyet ai.
"Kam nevojë të bërtas", - i them sërish.
15
"Ajri është i yti në këto momente. Bëj ç'të duash", - më thotë.
"Të urrej, Ethan. Nëse ti nuk më do më, atëherë as unë nuk do
të dua më. Shkofsh për dreq!"
Me të vërtetë, jam më mirë tani. Ndihem e çliruar nga kthetrat
e dikujt. Me të vërtetë.

***

Marsea është gjithmonë shumë e bukur natën. Dritat


vezulluese që kapitenët e varkave lënë ndezur nëpër varkat e
tyre, ndriçojnë nëpër bregun e detit të Marseas.
Era e ftohtë e detit më fryn në fytyrë, teksa eci me Oliverin
në rërën e butë. Xhekobi e ka ndezur zjarrin, ndërsa shkëndijat e
drurëve që digjen flakërojnë në ajër.
"Përshëndetje të gjithëve!" - iu them dhe ulem në njërin gur,
të vendosur përqark zjarrit.
"Xhekob, ia ke marrë dorën këtyre punëve", - i thotë Oliveri
Xhekobit me tallje, ndërsa bën me sy nga zjarri. Oliveri ulet afër
meje dhe zgjat duart për t'i ngrohur pranë zjarrit.
"Herës tjetër, ti do të vish i pari për të ndezur zjarrin. Në
rregull?"
Oliveri qesh.
"Atij nuk i vijnë duarsh këto punë Xhekob", - hidhet Rajli. Ajo
është ulur pranë Xhekobit, ndërsa flokët e saj të gjatë biondë
shkëlqejnë në dritën e natës. Ndonjëherë, jam xheloze për Rajlin.
"Jam i sigurt që ai do të mësojë shpejt. Ka bërë gjëra më të
vështira, duke e krahasuar, se si të mësojë të ndezë një zjarr", -
thotë Xhekobi, duke u përkulur trupin, për të marrë një shkop të
hollë.
"Si për shembull?" - e pyes unë, - dua të di se çfarë gjërash të
vështira ka bërë. Jam tepër kurioze.
"Si për shembull, jam zhveshur lakuriq dhe jam shtrirë në
dëborë, para dy vitesh, kur shkova me pushime në Banff, në
Rocky Mountain, në Kanada. Sigurisht, isha vetëm. Por, nëse
nuk më beson, kam foto." Unë qesh, ndërsa Oliveri kthehet nga
16
unë dhe më buzëqesh.
"Ti je i çmendur!" - i them, duke e parë në sy. Oliveri vendos
krahët në rërë, ndërsa shtrëmbëron shpinën, duke u shtrirë paksa,
por ende më sheh me sytë e tij të gështenjtë. Unë vetëm, s'mund
t'i shqis sytë e mi nga ai dhe duket se jam përhumbur.
"Në Krishtlindjet që kaluan, u hodh nga ballkoni i dhomës së
tij, në pishinë. E çuditshme është se thoshte se nuk ishte vrarë
aspak", - thotë Rajli dhe hedh sytë drejt Oliverit. Unë kthej
vëmendjen nga ata, ndërsa qeshin me të madhe.
"Është e vërtetë. Nuk u vrava." Unë kthej kokën sërish nga
Oliveri, gjithashtu edhe ai më sheh sërish. Është një shikim i
mprehtë, saqë duket sikur për një moment, humbas në sytë e tij.
"Koha për të luajtur, e vërtetë apo guxim. Po bëjmë kohë pa
luajtur", - thotë Lajla, duke mbledhur këmbët.
"Oh jo, Lajla. Unë nuk jam gati për këtë lojë", - thotë Rajli,
duke rrudhur buzët.
"Po e filloj me ty Rajl", - thotë Lajla dhe qëron zërin.
Rajli tund kokën dhe shfryn lehtë.
"E vërtetë apo guxim?" - e pyet Lajla.
"E vërtetë", - i përgjigjet Rajli me zërin e saj të kthjellët.
"Është e vërtetë që në festën e Hallouinit, ti u puthe me Met
Beksterin?"
"Unë jam këtu", - hidhet Oliveri dhe ngre dorën lart. Lajla e
sheh një herë shtrembër dhe më pas, sheh sërish Rajlin e
menduar, nëse duhet të tregojë të vërtetën apo të gënjej.
"Po, është e vërtetë", - përgjigjet Rajli me një zë të hollë.
Oliveri ngre sytë lart dhe shfryn në ajër.
"Edhe unë do ta puthja Met Beksterin nëse do të isha në vendin
tënd. Është shumë i pashëm", - thotë Lajla, ndërsa unë dhe Rajli
qeshim. Xhekobi qëndron i ngurtë.
"Nëse dëshiron, ktheje ndonjëherë kokën nga unë, për të parë
se çfarë mashkulli ke në krah."
"O Zot, Xhekob! Mos më thuaj që u bëre xheloz. Sepse një
gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë."
"Tani jam më i qetë."
"Është radha jote Rajl, t’i bësh pyetje, njërit prej nesh."
Rajli rrotullon sytë për të zgjedhur njërin prej nesh.
"Unë zgjedh Grejsin. E vërtetë apo guxim?"
17
"Po them edhe unë e vërtetë."
Rajli mendohet për pak.
"Është e vërtetë që shoqërohesh me Ethan Skot. Shpërndarësin
e drogës në gjimnazin ‘Rivënud’?"
Nuk e di pse Rajli duhet ta shtonte fjalën shpërndarës droge,
gjë që mua më acaroi. Pulis sytë lehtë dhe pohoj.
"Po, është e vërtetë." Oliveri kollitet. "Më saktë, shoqërohesha
më parë me të. Para disa ditësh, gjithçka mbaroi", - them dhe
shtrëngoj duart me njëra - tjetrën.
"Koha është shërimi i gjithçkaje. Më beso që do ta harrosh
shumë shpejt", - më thotë Oliveri, ndërsa shtrembëron sytë.
"Shpresoj që të jetë kështu", - i them.
"Grejs, radha jote, të zgjedhësh dikë", - më thotë Lajla.
"Zgjedh Oliverin", - them unë. Oliveri kthehet me fytyrë nga
unë ndërsa kryqëzon këmbët.
"Po të dëgjoj."
"E vërtetë apo..."
Ai më ndërpret.
"E vërtetë", - më thotë duke më buzëqeshur. Sytë e tij duken
sikur çojnë shkrepëtima, kur ai qëndron përballë meje.
"Vitin e kaluar, të shihja shpesh në fushën e basketbollit të
gjimnazit "Rivënud" të luaje me Patrik Kejlërin. Patriku ishte
një lojtar i mirë basketbolli. Është e vërtetë që ti je takuar me
Patrikun, një ditë para se ai të zhdukej?" Oliveri zbehet në fytyrë,
ndërsa një heshtje bie papritmas. Të gjithë jemi duke parë
Oliverin. Ai qëndron më i heshtur se ne të tjerët.
"Jo. Unë nuk kisha komunikuar prej ditësh me Patrikun. Ai
nuk po vinte më as në stërvitje. Të gjithë u shokuan kur dëgjuan
se Patrik Kejlëri ishte zhdukur prej disa ditësh. Edhe unë. Unë
nuk e pata takuar Patrikun ditët e fundit, para se ai të zhdukej."
Nuk e di, përse e pyeta pikërisht për Patrikun dhe jo për diçka
tjetër. Por Oliveri shoqërohej shpesh me Patrikun dhe kam qenë
gjithmonë kurioze të di se si u zhduk Patrik Kejlëri. Dhe Oliveri
ishte një nga miqtë më të afërt të Patrikut.

18
3

GREJS
E hënë, 15 janar, 07:50

R ivënudi nuk është një qytet i qetë. Por gjithçka që ndodh -


ndodh në qetësi. Kur erdha në fillim këtu, mendoja se do
t’ia kaloja më së miri me të gjithë. Do të kisha një jetë në
gjimnaz të qetë, por gabohesha teksa i mendoja këto.
Klasa 12-A. Edhe pse jam një nga nxënëset më të mira të
kësaj klase, përsëri e di që Veronika Kejlër dhe Rajli Fallon janë
më të mira se unë në të shumtën e lëndëve. Nuk më shkonte ndër
mend kurrë se do të rrija dhe do të pija gjithë natën me Rajli dhe
Oliver Fallonin. Me Xhekobin, muhabeti na ka ngjitur edhe më
para se ai dhe Lajla të kishin diçka më shumë bashkë.
Ulem si gjithmonë në bankën time, por kur ngre sytë lart dhe
shoh që Lajla dhe Xhekobi hynë të dy duke qeshur, i liroj sërish
vendin, ndërsa ata më buzëqeshin.
“Hera e fundit, Xhekob MekKlejn,” - i them duke marrë librin
e fizikës në dorë dhe e mbështes pas kraharorit, si dhe drejtohem
drejt bankës së Oliver Fallonit, i cili nuk ka ardhur ende.
Vendos librin mbi bankë dhe e hap duke shfletuar faqet si
më kot. Kur zilja e mësimit bie dhe profesor Edhërbi hyn në
klasë, pas tij vjen Rajli, së bashku me Oliverin.
“Mendova se ishe mërzitur nga hera e fundit që ishe ulur në
një bankë me mua”, - më thotë teksa tërheq karrigen e tij pas,
hedh çantën e tij në karrige, e cila krijon zhurmë dhe ulet ndërsa
hedh sytë nga unë.
“Them se gjithë viti do të shkojë i tillë”, - i them.
“Si?” - më pyet Oliveri. Unë me lapsin që mbaj në dorë,
kthehem me fytyrë nga ai dhe duke u sforcuar të buzëqesh që ajo
që do të them, mos ta marrë si të mirëqenë.
“Deri në përfundim të gjimnazit, do të ulemi në të njëjtën
bankë.”
19
“Aaa,” - thotë dhe teksa qesh ndër dhëmbë, mbështetet pas
karriges.
“Mund të përqëndrohemi te mësimi i fizikës tani Oliver
Fallon?” - i them. Ai më sheh me bisht të syrit dhe duke zgjatur
dorën e tij të gjatë para, si për të më thënë ‘si urdhëron’.
Mësimi i fizikës kaloi, teksa profesor Edhërbi shpjegonte
Ligjin e Hukut. Gjatë orës së mësimit, isha e shpërqendruar
shpesh nga Oliveri, i cili më thoshte se fizika është lënda më e
shpifur, duke më tërhequr në këtë mënyrë, vëmendjen. E di që ai
ma thoshte qëllimisht këtë pasi e di se fizika është lënda ime e
preferuar.
Pas mësimit të fizikës, dola në korridorin e shkollës dhe teksa
shfletoja disa faqe shënimesh fizike, të cilat nuk i kisha të plota,
shkak Oliver Falloni, m’u afrua pranë Poli Petersoni, e cila e pa
që shënimet e fizikës nuk i kisha të plota dhe më tha të kaloja
pas mësimit nga shtëpia e saj, në mënyrë që të plotësoja
shënimet e mia që s’i kisha marrë. Pranova dhe vazhduam të
bisedonim të dyja, derisa ra ora e fillimit të mësimit të anglishtes
së avancuar.
Në klasë edhe pse nuk e shpreh askush, ndihet mungesa e
Veronika Kejlërit. Që në mesin e muajit nëntor të vitit të shkuar,
ajo nuk erdhi më në shkollë, me arsyen se ndihej shumë e
dërrmuar pas zhdukjes së vëllait të saj Patrik Kejlërit. Këtë vit, e
pashë të shoqëruar disa herë me Natali Betmanin dhe Eleanor
Kuperin. Disa herë të tjera, e pashë në shoqërinë e Rajli Fallonit.
Të cilën nuk e kisha parë kurrë gjatë dy viteve të gjimnazit. I
çuditshëm m’u duk fakti që dukeshin shumë të afërta me njëra-
tjetrën. Nuk e kisha parë asnjëherë Veronika Kejlërin të qeshte
në prani të Natali Betmanit dhe Eleanor Kuperit. Ndërsa me
Rajli Fallonin, ishte krejt e kundërta.
Pas mësimit, shkova në shtëpinë e Poli Petersonit, e cila
banon në Rivënsej, jo shumë larg gjimnazit “Rivënud” dhe
shtëpisë sime në Kingford. U rehatuam në dhomën e saj, ndërsa
e ëma e Polit na solli çaj dhe biskota. Polin e kam zili vetëm për
dy gjëra: sinqeritetin dhe shpirtin plot hare të saj. Disa nuk e
kanë vënë re në gjimnazin “Rivënud”, por ajo është edhe më e
zgjuar se ç’duket.
“Unë mendoj se Veronika bën gjasme, në mënyrë që mos të
20
vijë në shkollë. Drejtoreshë Misheli e justifikon, pasi është
nxënëse e shkëlqyer dhe sigurisht, përfiton nga familja Kejlër”, -
më thotë Poli, kur tema na bie te Veronika Kejlër.
“Me të vërtetë mendon se drejtoreshë Misheli merr të ardhura
nga familja Kejlër? Nuk e kam menduar kurrë, si një zonjë së
cilës i interesojnë paratë”, - i them, duke kafshuar biskotën.
“Epo, njerëzit nuk janë ashtu siç i mendojmë. Të gjithë
shfaqin anën e tyre më të mirë. Përfshirë edhe ne të dyja, të cilat
jemi krah njëra-tjetrës”,-thotë Poli duke rrotulluar sytë dhe duke
ngritur njërën vetull. Mendoj se ka të drejtë nga ato që thotë.
Gjithmonë, e kam parë drejtoreshë Mishelin me një hije dyshimi.
“Edhe unë kam pasur një ide timen rreth drejtoreshë Mishelit,
pasi as nuk e përtyp dot mendimin se Veronika Kejlër mbetet
nxënësja më e mirë e gjimnazit “Rivënud”. Edhe pse me
mungesa në shkollë”, - them dhe nxjerr fletoren e shënimeve të
fizikës nga çanta ime dhe më pas edhe Poli nxjerr fletoren e saj
të shënimeve të fizikës.
Pasi plotësoj një pjesë të mirë të shënimeve të fizikës, Poli më
pyet me një zë të ndërprerë:
“Grejs, nuk mendoja se do të të pyesja ndonjëherë për këtë,
por a është e vërtetë që ti dhe…”
E ndërpres.
“Me Ethan Skotin?” - them, për të përfunduar fjalinë e Polit.
Ajo mbledh buzët dhe ngre vështrimin drejt meje.
“Pra, është e vërtetë që je në një lidhje me të?” -më pyet.
“Ishte e vërtetë”, - i them.
“Si është e mundur që një vajzë si ty Grejs, të dashurohet
me…mos më keqkupto, por Ethanin e njeh i gjithë gjimnazi për
atë që bën.”
“E di çfarë, Poli?”
“Ëhë,” - ma bën Poli.
“Në dashuri, e humbet toruan. Dhe nuk e di ç’bën. Mua nuk
më bënte më përshtypje se kush ishte Ethani. Frikësohesha më
shumë për të se mos i ndodhte diçka, nga ajo punë që bënte.
Shpërndarja e drogës për të, është buka e gojës për shumë veta.
Më kupton?”
“Pse po flet në të shkuarën për të?”
“Sepse nuk jemi më bashkë.” E shoh Polin për një moment të
21
buzëqeshë dhe më pas, e mbledh veten dhe e kupton se jam edhe
unë këtu.
Për një çast, Poli bie në qetësi dhe më pas, duke u përtypur sa
andej - këndej, thotë:
“Mendoj se i ke rënë në kokë Oliver Fallonit”, - më thotë dhe
unë lëshoj stilolapsin mbi fletore, si dhe drejtoj trupin tim të
përkulur.
“Broçkulla,”-shqiptoj.“Ylli I basketbollit i skuadrës Rivënklej
të bjerë në dashuri me mua. E para, nuk është tipi im. E dyta,
është shumë i bezditshëm. E treta, një gjë e tillë është e
pamundur të ndodhë”, - i them dhe marrë sërish stilolapsin në
dorë dhe filloj të shkruaj sërish në fletore, me dorën që më
dridhet.
“Lajme të vjetra Grejs Adison.” -dëgjoj zërin e përgjatur të
Polit të thotë.
“Lajme të vjetra?” - përsëris unë, duke ngërdheshur fytyrën
time.
“Oliver Falloni u përjashtua nga skuadra e basketbollit
Rivënklej disa javë më parë”, - më tregon ajo. Edhe pse e
mendoj se do ta kem gjithmonë pranë vetes Oliver Fallonin, për
shkak të Xhekobit dhe Lajlës, ndihem keq për faktin se është
përjashtuar nga skuadra e basketbolllit, duke hamendësuar se sa
me pasion e ka. E kam parë gjithmonë të luajë basketboll vetëm,
këto ditë në ambjentet e shkollës.
Pasi mbledh librat dhe fletoret e mia të përhapura mbi
krevatin e Polit dhe i fus në çantë, i them Polit se duhet të shkoj
tashmë.
“Të pres një herë tjetër,” - më thotë ajo, ndërsa unë rregulloj
veshjen time dhe hedh sipër çantën e shkollës.
“Me shumë dëshirë,” - i them dhe marr për nga dera e saj.
Pasi dalë nga shtëpia e Polit, dëgjoj tringëllimën e telefonit
tim. E nxjerr nga çanta dhe sapo ndez ekranin e tij, më del se
kam një mesazh të ri nga Rajli Fallon. E hap mesazhin dhe lexoj:

Je e ftuar sot në festën e ditëlindjes sime në orën 20:00. Të


pres!

22
Pyes veten se ku e ka gjetur numrin tim Rajli Fallon, por më pas,
kujtohem se i shpërndamë numrat, mbrëmjen kur dolëm në
Marsea.

***

Kur shkoj në shtëpinë e Lajlës, Kamila, e ëma e Lajlës, na


shtron darkën, para se të bëhemi gati për festën e ditëlindjes
së Rajlit.
“Gjithçka është e mrekullueshme dhe e shijshme, Kamila.
Tava me patate dhe pulë është e përkryer”, - i them dhe ajo
më buzëqesh.
“Kur të jemi gati, do të vijë Xhekobi me Oliverin të na
marrin”, - më pëshpërit me zë të ulët Lajla në mënyrë që mos
ta dëgjojë Kamila.
“Unë nuk hipi më në atë motorrin e atij…” - hesht, kur
kuptoj tonin e lartë të zërit tim dhe kur Kamila më sheh
njëherë me kujdes. “Oliver Fallonit”, - e përfundoj fjalinë,
duke psherëtirë me zë të ulët.
“Eja shkojmë në dhomën time”, - më thotë Lajla dhe më
kap prej krahu.
“Shumë faleminderit për darkën, Kamila. E vlerësoj
shumë”, - them kur bëhemi gati të ngjisim shkallët për në
dhomën e Lajlës. Kamila është duke ngritur tavolinën,
ndërsa më bën sërish atë buzëqeshjen mirënjohëse, sa herë
unë e falenderoj për diçka.
Futemi në dhomën e Lajlës dhe ajo mbyll derën e dhomës
së saj me të shpejtë, duke mbështetur shpinën e saj pas dere.
“Bëhemi gati shpejt, pasi ora është tetë e çerek e
mbrëmjes dhe ne nuk jemi bërë ende gati”, - më thotë,
ndërsa unë nuk e kam mendjen.
“Në rregull, do të hipi në atë dreq motorri, por me një
kusht”, - them, duke e parë Lajlën me shpërfillje. “Nëse ai
nuk do ta ngasë motorrin e tij me shumë shpejtësi.” Lajla
tund kokën dhe më premton që do t’i thotë Oliverit këtë gjë.

23
Pjesa tjetër e kohës kalon duke kërkuar nëpër dollap për të
gjetur një fustan të përshtatshëm. Lajla më sugjeron një
fustan rozë sateni. Ndërsa Lajla zgjodhi një fustan të kuq të
ndezur me rripa të hollë që ta kombinonte me çantën e saj
dhe këpucët.
Pasi zbresim poshtë, Kamila na komplimenton të dyjave
dhe na thotë që jemi bërë shumë të bukura, si dhe na
këshillon që mos të pimë shumë. Dalim nga shtëpia e Lajlës
dhe i shkruaj një mesazh Olivias, duke i thënë se do të
vonohem sot. Ajo ka dalë me Xhorxhin dhe me nja dy miq
të tyre të ngushtë ne Lons club dhe mendoj se do të kthehem
në të njëjtën orë me ta.
Teksa po presim djemtë të na marrin, Ethani është duke
ecur në rrugë. Ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk e di ç’po
numëron në heshtje, por nuk po shoh gjë. As Lajla. Është
veshur edhe mirë që do të thotë se është i ftuar në
ditëlindjen e Rajli Fallonit dhe patjetër që për të bërë atje,
biznes droge.
Kur Ethani kalon pranë nesh, ndalon aty dhe më kërkon
që të bisedojmë. Lajla e kundërshton para se unë t’i them
diçka.
“Çfarë ka mbetur për t’u diskutuar, Ethan Skot?” -e pyes.
“Kam për të të thënë diçka”, - më thotë.
“Kaq shpejt të mori malli për të, shpërndarës”, - i thotë
Lajla ashpër. Fjalën shpërndarës e kishte më të theksuar.
Ethani e sheh shtrembër Lajlën dhe unë i kërkoj Lajlës të na
lërë dy minuta vetëm. Ajo këmbëngul që do të qëndrojë, por
unë i them disi ashpër, se edhe unë dua të bisedoj diçka me
të. Ajo largohet duke kthyer shpesh kokën pas. Unë e
siguroj duke i bërë me shenjë se gjithçka është në rregull.
“Fol, Ethan!” -i them.
“Notingham, Bredford Uest. Notthill”, - më thotë dhe
largohet duke qeshur.
Shtrëngoj grushtet fort dhe duke skalitur dhëmbët e mi fort,
kuptoj se nuk do të shpëtoj kurrë nga Ethan Skoti.
Mora një pamje tjetër pasi iku Ethani dhe këmbënguli që do
t’i vinte të më godiste me shpulla sa herë unë t’i thosha se çfarë
kisha. I thashë që nuk më shqetësoi Ethani dhe këtë ia thashë
24
disa herë rreshtazi, po ajo nuk më besoi dhe tha vetëm një ‘në
rregull’.
Kur erdhi Xhekobi me Oliverin, nuk biseduam, thjesht u
përshëndetëm me njëri-tjetrin dhe i thashë mos të ecte me
shpejtësi. Ai më tha se nëse isha pranë tij, isha e sigurt, por unë i
thashë të kundërtën. Ai qeshi me mua, ndërsa disa vijëza të gjata
iu krijuan në faqe, ndërsa sytë e tij të gështenjtë sikur më
çorientuan për një moment, por e mblodha veten. Më pas,
kujtova ato që më tha Poli. Oliverit i kisha rënë për kokë. Nuk e
di se si i ishte ngulitur në kokë kjo ide, por Poli dukej e sigurt në
ato që thoshte.
Kur Oliveri më zgjati kaskën, gishtat e dorës, u prekën me të
njëri-tjetrit. Ndjeva një drithërimë të vogël që më përshkroi
gjithë trupin, ndërsa ra një qetësi. Ai më dha kaskën dhe ndezi
motorrin e tij.

Mendova se do të ishte një festë e vogël, por jo. Përkundrazi,


ishte tepër e madhe. Të gjithë mund të ishin të ftuar nga klasat e
12-ta. E vetmja që mungonte ishte Veronika Kejlër.
Kisha dëgjuar më parë për Foruellin. Vila gjigande që i
përkisnin një shtrese të lartë. Familje në dukje të qeta. Por ajo që
binte më shumë sy në Foruell, ishte vila e Fallonëve. Adam
Fallon, një biznesmen i suksesshëm, një trashëgimtar i zoti pas
vdekjes së babait të tij, Aron Fallonit. Gazetat shkruajnë se ai u
vetëvra, pasi vrau Benjamin Kejlërin. Foruelli dhe Forkorneri
është një mister ende i pazgjidhur. Por të gjithë e dinë të vërtetën.
Sipas gazetës Morning Time, Aron Falloni e vrau Benjamin
Kejlërin për çështje pronash. Kur Benjamini ishte duke i marrë
një pjesë të mirë të Foruellit, ai e vrau, në mënyrë që ta kishte
më të lehtë të fitonte pronën. Dhe fitoi. Por në fund, humbi. Ai u
vetëvra.
Melani Fallon është një avokate e zonja. Shumicën e gjyqeve
e ka fituar dhe është më larg qendrës së vëmendjes.
Rajli Fallon konsiderohet si një nga nxënëset më të mira të
gjimnazit ‘Rivënud’ pas Veronika Kejlërit.
Oliver Fallon ish-ylli i skuadrës së basketbollit Rivënklej,
duket se i ka rënë në kokë Grejs Adisoni. Pra, unë.

25
Pastaj i jap dhuratën time Rajlit që duket si një princeshë e
vërtetë, me një fustan bojëqielli, në ngjyrën e qiellit si të
mbuluar nga retë dhe flokët e kapura bisht. Nuk e mendoja se
Rajli do t’i kapte flokët bisht dhe në festën e ditëlindjes së saj.
Pas një ore, duket se festa ka marrë ngjyra të tjera. Pas, ardhjes
së Ethan Skotit, shpërndarësi i drogës dhe ish i dashuri im i
çmendur, duket se të gjithë janë bërë më energjikë. Sigurisht,
pasi kanë marrë një sasi droge.
Sarah Roberts kërcen me Paul Ivansin, duke i tundur të
pasmet atij, ndërsa ai e kap tek ijet dhe zhyt fytyrën në qafën e
saj.
Popi Thompson duket se e ka gjetur të dashurin e ri. Lojtarin
e famshëm të regbit të gjimnazit tonë, Uilliam Uokerin dhe duke
shtrirë krahët e saj në supet e tij, e sheh me një shikim drogues,
ndërsa tund kokën sa andej-këndej. Meri Harris dhe Aleks Grin,
po ledhatohen me njëri-tjetrin në pishinë. Sa gjë e shpifur kur
Meri i lëpin me gjuhë Aleksit faqen dhe më pas ulet t’i lëpijë
kraharorin.
“Më thuaj Grejs që kjo festë nuk do të përfundojë, megjithë
këta të droguar që përpiqen të tregojnë sa më shumë intimitet.” -
më thotë Poli, duke gjerbur pak shampanjë.
“Kam përshtypjen se do të shkojë më keq sa kaq,” - i them.
“Edhe unë kështu mendoj. Besoj se do të shohim ndonjë të pa
parë në Instagramin e @zgjohu_diçka_ere.” Poli më bën të qesh,
pasi kështu ndodh sa herë që gjimnazi “Rivënud” organizon
festa me gjimnazistë të pagdhendur.
“Them se këtë herë, skandali i radhës do të jetë Meri Harrisi
dhe Aleks Grini.” Poli hedh sytë në drejtim të pishinës, kur unë
përmend emrat e tyre.
“Shpresoj që Meri mos të shkojë edhe më poshtë me atë
lëpirjen e saj të shpifur, duke ngjitur pështymën në trupin e
Aleksit”, - thotë Poli dhe rrotullon sytë, kur heq shikimin drejt
tyre.
Nuk e mendoja se gjatë festës, Oliver Falloni do të më
shoqëronte një pjesë të mirë të mbrëmjes. Ai i kërkon Polit që
nëse ka mundësi, të na lërë pak vetëm dhe Poli entuziaste
picërron sytë dhe më qesh. Flokët e tij të shkurtër, të kthyer në
një anë dhe të ngritur me xhel lart, ndërsa trupi i tij i gjatë, më
26
bëjnë mos ta shoh në sy.
“Të kërkoj ndjesë që të shpërqëndrova në orën e fizikës dhe
duke ditur se sa e rëndësishme është për ty ajo lëndë”, - më thotë
qetë, duke bërë një fytyrë pafajsie.
“E bëre, tashmë. Nuk ka rëndësi ndjesa, tanimë”, - i them
duke hedhur sytë rrotull.
“Një nxënëse e shkëlqyer si ty, Grejs Adison, kam
përshtypjen se do ta kesh të vështirë, të përqendrohesh në orët e
mësimit, duke qëndruar në një bankë me mua”, - më thotë dhe
unë kthej vështrimin nga ai.
“Nuk jam nxënëse e shkëlqyer dhe më vjen vërtet keq që je
përjashtuar nga skuadra e basketbollit Rivënklej”, - i them,
ndërsa Oliveri bën një qeshje të shkurtër, më pas një heshtje, më
pas e shoh tek mbledh grushtet fort. Ndoshta duhet të jem e para,
që i them drejtpërdrejt se është përjashtuar nga skuadra e
basketbollit duke ditur, se ka qenë një yll, i Rivënklejit. Do të
ishte ende nëse nuk do të ishte përfshirë në grindje me Rajan
Overkillin.
“Ti, ku e di këtë?” - më pyet ai i habitur. “Apo ta tha Xhekobi.
Sigurisht, duhet ta kisha menduar, atij s’i pushon goja një
minutë”, - thotë, duke u përpjekur mos të nxjerrë gjithë inatin që
ka përbrenda.
“Jam tepër e zgjuar për ta kuptuar këtë”, - i them dhe qesh.
“Askush nuk e di këtë lajm, përveç Xhekobit. Nuk mund ta
besoj që ai…”
“Nuk ma ka thënë kurrkush”,-e gënjej dhe përpiqem të bëhem
sa më serioze në bisedë. “Fusha ku stërviteni për basketboll,
është shumë afër me lagjen ku banoj unë. Në “Kingford”. Të
shihja shpesh kur kaloja aty. Këto ditë, nuk të kam parë të
stërvitesh dhe mendova se mos ishe dëmtuar. Por kur të shihja
në shkollë që luaje më së miri basketboll, thashë që duhet të ketë
një arsye tjetër. Kur po kaloja si zakonisht në atë zonë, dëgjova
dy djem që po flisnin me njëri-tjetrin, se Oliver Falloni është
përjashtuar nga skuadra e basketbollit, shkak i një grindjeje me
një basketbollist tjetër, Rajan Overkillin. Xhekobi nuk më ka
treguar gjë prej gjëje.” U përpoqa ta bëja sa më reale historinë,
dhe duket se ai e besoi.
“Në rregull, tani që e di edhe ti, le të jetë një sekret i yni,
27
Grejs.” Tund kokën në shenjë pohimi dhe mendoj se si Poli e ka
marrë vesh këtë sekret, duke menduar se e dinë shumë pak veta.
Sa qëndroi me mua në të njëjtën tavolinë, Oliver Falloni ktheu
shtatë gota uiski dhe foli shumë pak me mua. Më vriste me një
shikim që ndonjëherë më trembte. Doja patjetër që të gjeja
Lajlën që të rrija me të, por ishte zhdukur.
Hanah Holli ishte e droguar, kur më pyeti se ku ishte Ethan
Skoti. M’u duk pa lidhje dhe nuk ia vura shumë veshin. Ajo po e
kërkonte që të merrte një dozë tjetër droge. Ethan Skot po vret
adoleshentët e “Rivënudit” dhe kjo është shqetësuese. Pyes
veten se si e marrin veten të gjithë ata që marrin drogë.
Torta e ditëlindjes së Rajlit ishte fantastike, po aq fantastike
ishte edhe pëshpërima e Oliver Fallonit, në veshin tim: Të pëlqej!
Nuk bëra asnjë reagim pasi ai ishte i pirë, por pyes veten se sa të
vërteta ishin ato fjalë.
Klithmat e Lajlës ishin rrënqethëse dhe drithëruese. Pamja
që ajo kishte marrë në fytyrë, dukej qartë që diçka kish ndodhur,
fytyra i ish djersitur dhe mezi merrte frymë.
“Lajla!” - klithi Xhekobi që ishte pas saj. Vinin nga rruga e
pyllit. Të gjithë u afruam pranë saj, e cila me zërin e dridhur, tha:
“Këpuca e Rajlit. Gjak. Diçka i ka ndodhur”, - tha dhe zëri i
saj bëhej edhe më shqetësues.
“E gjetëm në pyll”, - thotë Xhekobi që qëndron pas Lajlës.

28
4

OLIVER
E hënë, 15 janar, 23:54

V rapo. Vrapo dhe do ta gjesh një rrugë.


Edhe pse jam i dehur dhe nuk arrij të kuptoj qartë ato që
më thotë Lajla, pasi ka shumë zhurmë dhe nuk arrij ta dëgjoj
mirë.
“Festa mbaroi. Largohuni që të gjithë!” - iu them duke
bërtitur, ndërsa i shoh të largohen të mërzitur. “Çfarë po ndodh,
Lajla?” - e pyes i revoltuar.
“Ishim në pyll me Xhekobin dhe papritmas, gjetëm këtë
këpucë” , - thotë dhe ngre këpucën lart. “Është këpuca e Rajlit”,
- shton ajo.
“Është e vërtetë. Edhe unë e vura re veshjen e saj. Dhe kjo
është e sigurt që është këpuca e Rajlit”, - thotë Grejsi, ndërsa
përpiqet të qetësojë Lajlën, e cila po dridhet e tëra.
Jemi vetëm ne të katërt në shtëpi dhe marr menjëherë
telefonin tim e i telefonoj Rajlit, por ajo nuk përgjigjet. Më pas,
marr këpucën e Rajlit nga dora e Lajlës dhe shoh me kujdes,
pikat e vogla të gjakut. Duket se nuk është një prerje në ndonjë
pjesë të rëndësishme të trupit. Ndoshta ka vrarë dorën, ose është
shpuar me ndonjë gjëmbaç në pyll. Por pyes veten se si mund të
ketë pikuar gjaku në këpucën e saj?
Grejsi thotë se kur është rrëzuar në pyll, mund t’i jetë hequr
këpuca dhe kur e ka vënë re se nuk e ka njërën këpucë, e ka
prekur me dorën e gjakosur.
“Por, pikat e gjakut janë shumë të vogla”, - i them dhe ajo
mendohet.
“Ka diçka tjetër këtu”, - thotë Xhekobi dhe ul sytë në tokë.
“Nëse Rajli do ta kishte kuptuar se i mungon njëra këpucë dhe e
29
ka prekur me dorën e gjakosur, pra siç thotë Grejsi, atëherë, pse
këpuca ishte në pyll?” Xhekobi ka të drejtë. Unë mendoj se Rajli
ka qenë e dehur dhe mund të ketë ecur edhe zbathur në pyll,
ndërsa këpucët i ka marrë në dorë, pra ka menduar se i ka të dyja
këpucët, por jo.
“Por, përse Rajli u largua nga festa e ditëlindjes së saj dhe
shkoi drejt pyllit?” - shtron pyetjen Lajla.
“Ndoshta ka dashur të takojë dikë”, - përgjigjet Grejsi.
“Por, përse pikërisht në pyll?” - pyet sërish Lajla.
“Ndoshta, ka dashur që mos ta shihte askush”, - thotë Grejsi,
ndërsa unë qëndroj i mendueshëm.
“Rajli u fut në pyll. Ndoshta, ishte e dehur. Shkoi të takonte
dikë. Foli gjatë, ose jo. Është rrëzuar në pyll dhe është gjakosur.
Është ngritur sërish dhe mund të ketë qenë e pavetëdijshme.
Shkoi të takonte personin që do të fliste në pyll. Foli me të. Janë
përshëndetur. Por, ku është Rajli? Pse nuk është kthyer ende?
Diçka ka ndodhur. Ndryshe, Rajli nuk do ta braktiste festën e
ditëlindjes së saj”, - them unë, duke bërë një analizë të menduar
për një kohë të shkurtër.
“A e gjetët këpucën shumë larg pyllit?” - pyet Grejsi.
“Jo shumë larg,” - përgjigjet Xhekobi.
“Po sikur të kërkojmë njëherë vetë në pyll, pa e bërë shumë të
madhe çështjen. Ndoshta, Rajli mund të ketë rënë diku në pyll
pa ndjenja”, - thotë Grejsi, duke fërkuar duart.
“Në rregull,” - them unë dhe e shoh në sy.
Këpucën e Rajlit, e lëmë në oborrin e shtëpisë dhe futemi në
pyll, ndërsa Xhekobi nxjerr nga xhepi i pantallonave të tij, një
elektrik të hollë dhe të vogël dore që ndriçon dukshëm në pyll.
“Xhekob, kur më shkrove, ti kishe shkuar në pyll dhe mos
ndoshta, ke parë të kalonte ndonjë aty pranë, ndërkohë që ishe
duke më shkruar mesazhin”, - thotë Lajla. Xhekobi mendohet.
“Kur po të shkruaja ty, ndjeva sikur më kaloi dikush, si një
siluetë, por duket se po nxitonte. Nuk e di. Nuk më kujtohet
mirë. Por, ndoshta ka qenë Rajli”, - thotë Xhekobi i pasigurt.
Nëse Rajli nuk e hap telefonin, kjo të do të thotë se mund t’i
ketë rënë diku në pyll. Prandaj, fillojmë të kërkojmë duke
zvogëluar sytë tanë. Edhe pse kërkojmë gjatë, derisa arrijmë te
lumi Fallon, nuk arrijmë të gjejmë asgjë tjetër.
30
“Sa metra është pylli nga hyrja e tij deri te lumi?” - pyet
Grejsi papritmas, ndërsa unë nuk arrij ta kuptoj se ç’do të bëjë.
Por, i përgjigjem dyshimtas.
“Diku te shtatëqind metra ose pak më shumë”, - i them.
“Në rregull,” - thotë ajo, ndërsa merr frymë thellë dhe bën
disa hamendësime të sakta. “Nga hyrja e pyllit deri te lumi,
rruga që mund ta përshkojë një person, duke llogaritur edhe
rrugën se sa e gjatë është, do diku pesëmbëdhjetë ose njëzet
minuta, derisa të mbërrijë te lumi. Mund të ketë biseduar me
personin që ka dashur të takojë pesë ose dhjetë minuta, jo më
shumë. Në orën 22:40, Rajli preu tortën e ditëlindjes dhe më pas,
nuk u pa më. Pra, ajo ka qëndruar njëzet e pesë ose tridhjetë
minuta në pyll. Pra Rajli, vetëm ka shkuar në pyll. Nuk është
kthyer. Pasi ora është 00:21 dhe ajo nuk duket gjëkundi, pra
është larguar për diku tjetër. Edhe nëse do të kishte shkuar në
Kodrën e Rivënudit, që do afërsisht po aq minuta sa do të vesh te
lumi, ajo përsëri do të ishte kthyer. Vetëm nëse Rajli është
larguar nga rruga që zbret poshtë në ‘Forkorner’. Pra, ka shkuar
në Kodrën e Rivënudit dhe më pas, ka dalë në rrugë pas pesë
minutash, jo më shumë, në rrugë të drejtë që ndan ‘Foruellin’ me
‘Forkornerin’. Në cilin drejtim ka shkuar Rajli? Në Foruell apo
Forkorner? Apo ka dalë nga qyteti?” Të tre e shohim Grejsin në
sy, pasi mbaron artikulimin e saj. Unë qesh, pasi foli aq shpejt
dhe me aq zgjuarsi të çastit, por kur ajo tund kokën dhe më sheh
me një shikim gjykues, e mbledh veten dhe kuptoj edhe njëherë
se ajo është tepër e zgjuar dhe unë premtoj se nuk do ta bezdis
më në orët e mësimit.
“Unë mendoj të shkojmë në Kodrën e Rivënudit”, - them dhe
pas disa sekondave, biem dakord që të shkojmë.
Të rraskapitur, arrijmë deri në kodër. Edhe pse nuk arrijmë të
gjejmë asnjë gjurmë, mendja më shkon te Depoja e Rivënudit,
ku luanim kukafshehtasi kur ishim fëmijë dhe gjysh Aroni na
thoshte se nuk duhet të fshiheni më brenda në Depo. Edhe pse ne
fshiheshim.
Aron Fallon. Gjyshi im. Dhe vrasësi i Benjamin Kejlërit.
Ditën kur gjyshi im vrau Benjamin Kejlërin, unë isha këtu. Në
Kodrën e Rivënudit. Si gjithmonë. Kësaj here, nuk po luaja
kukafshehtasi me Rajlin, por erdha këtu sepse e dija që gjyshi im
31
ishte në Kodër atë ditë. Isha një fëmijë shumë i shkathët dhe nuk
lodhesha derisa arrija në majë. Atë ditë, disa të bërtitura të
gjyshit tim më kallën frikën. Nuk e kisha dëgjuar asnjëherë më
parë, të bërtiste si i çmendur. Dera e Depos ishte pakëz e hapur
ku mund të shihje një dritë të zbehtë, të pluhurosur. Eca me hapa
të ngadaltë drejt derës dhe futa kokën brenda, ku zërat bëheshin
edhe më të lartë, sa afrohesha edhe më afër. Më kujtohet ajo
skenë përmendësh. Çdo gjë më duket sikur e kam para syve.
Gjyshi im nxorri pistoletën dhe ia vendosi me shpejtësi në
kraharor, Benjamin Kejlërit. I zgjati disa fleta Benjamit dhe një
stilolaps. Shumë kohë më vonë, mora vesh se ato ishin
dokumentet ku tregohej se Benjamin Kejlëri tërhiqej nga gjyqi i
pronës që zotërojmë ne sot. Benjamini, me duart që i dridheshin,
firmosi të gjitha fletat dhe pasi ai ia dha sërish fletat gjyshit tim,
gjyshi im shtypi këmbëzën e pistoletës dhe qëlloi Benjamin
Kejlërin. Brenda pak minutash, gjyshi im e bëri vrasjen të dukej
vetëvrasje, fshiu me një rrobë dhe me një lloj lëngu (që nuk e di
se si e ka emrin) gjurmët e gishtrinjve të tij në pistoletë dhe ia
vendosi Benjamin Kejlërit armën mes gishtrinjve të tij dhe ia
mbështeti në kraharor. U largova përmes derës së Depos dhe
zbrita tatëpjetën, ku dola në rrugë të drejtë. I frikësuar nga
gjithçka që pashë, fsheha një sekret që nuk ia tregova askujt për
vite me radhë. Fundja, të gjithë kanë sekrete dhe të gjithë
fshehin sekrete. Sado një gënjeshtar i mirë të mund të jesh,
sekretet lënë gjurmë nga pas.
Depoja e Rivënudit zakonisht qëndron e hapur. Jo zakonisht,
por gjithmonë. Pasi futemi brenda në të dhe duke menduar se
Rajli po luan kukafshehtasi, Xhekobi dhe Lajla kërkojnë në
katin e parë të saj, ndërsa unë dhe Grejsi ngjitemi lart.
“Rajl, hajde dil! Të gjeta”, - them duke menduar se Rajli
është këtu. Grejsi lëviz disa kolltukë të pluhurosur, të mbuluar
me një rrobë të bardhë. Më pas, e shoh që është fiksuar te dollapi
metalik.
“Mendoj se gjeta diçka”, - thotë Grejsi.
“Çfarë?” - e pyes.
“Një shënim”, - më thotë dhe unë drejtoj elektrikun e dorës
drejt dollapit metalik.
“Çfarë shkruan?”
32
“NE JEMI VRASËS!” - thotë Grejsi dhe e shoh në sy.
“Kush është vrasësi?” - pyes duke ngulur sytë te shënimi.
“Do të thuash, se kush janë vrasësit”, - më korrigjon Grejsi.
“Ndoshta është një shënim lënë kohë më parë dhe ne si
familje, nuk e kemi vënë re”, - them dhe mendja më shkon
menjëherë te vrasja e Benjamin Kejlërit. Kështu, filloj t’i tregoj
Grejsit gjithë historinë e para shumë viteve dhe ajo thotë se nuk
ka mundësi që të ketë lidhje me vrasjen e shumë kohëve më parë.
Kanë kaluar dhjetë vite.
Zbresim poshtë dhe dalim nga Depoja dhe i tregojmë Lajlës
dhe Xhekobit, për shënimin që gjetëm. Edhe ata janë të të njëjtit
mendim, se nuk ka lidhje me ngjarjen e shumë viteve më parë.
Kur zbresim rrugën, për të ikur në vilë sërish, unë dhe Grejsi
ecim bashkë para, ndërsa Lajla me Xhekobin janë mbrapa, pak
larg nesh.
“Përse pi alkool kur trupi yt nuk duhet ta pranojë, duke qenë
se merresh me sport?”
“Ndoshta sepse nuk jam më një basketbollist. Por nëse ti nuk
dëshiron që unë mos të pi, është në rregull. Tani e tutje, nuk ka
më alkool”, - them dhe qeshim të dy. Grejsi fërkon supet dhe
unë e kuptoj se ajo ka ftohtë dhe i hedh sipër këmishën time.
Flokët i kanë rënë para fytyrës, ndërsa mollëzat e saj janë bërë
flakë të kuqe.
“Nuk të thashë ta bëje për mua, por për veten tënde”, - më
thotë me zërin e thatë.
“Unë do ta bëj sepse më the ti, Grejs Adison”, - them dhe
humbas në të. Këto ditë e kam trurin të ngatërruar dhe Grejs
Adisoni po ma ngatërron edhe më tepër. Ndoshta, po bie në
dashuri me të.

33
5

ETHAN
E martë, 16 janar, 07:04

N ë Rivënud, askush nuk njeh anën tjetër të tjetrit. Askush


nuk e di se çfarë ke kaluar në të shkuarën që je bërë ky që
je sot, në të tashmen. Ndonjëherë, nuk e di as vetë se kush jam,
kush do të jem nesër dhe kush do të jem në të ardhmen. Nëse të
gjithë më njohin me një pseudonim ‘shpërndarës droge’, atëherë,
ashtu do të identifikohem para atyre, ama, nëse më njohin pjesën
tjetër që fsheh brenda vetes, atëherë, të gjithë do të fillojnë të më
shtypin me këmbë.
Viti 1999. Një foshnjë e porsalindur u hodh në koshin e
mbeturinave të Kingfordit. U rrit mes turmës, zjarrit, erërave të
shpifura, mes burrave trupmëdhenj, mes pazarit të drogës, mes
Rivënsave famëkeq.
Që në moshën dymbëdhjetëvjeçare, një burrë me nofkën
‘Korb’, më dërgoi në gjimnazin ‘Rivënud’, për të shpërndarë
dopaminë tek adoleshentët më të mëdhenj se unë dhe në të
njëjtën moshë me mua. Gjithçka filloi si një lojë, por tani, punoj
për t’u ushqyer dhe për mos t’u djegur në vatrat e ‘Korb-ve’.
Në festën e djeshme, në vilën Fallon, fituam më shumë para,
se dy muaj bashkë. Të gjithë ishin të etur të merrnin sadopak
drogë. Madje edhe sportistët e aktivizuar të gjimnazit “Rivënud”.
Dera e shtëpisë është duke u çarë nga të trokiturat e
njëpasnjëshme. Mendoj se është Grejsi, sepse sa herë ajo është e
nxehur, vjen e troket papushim në derën e shtëpisë sime.

34
Oliver Falloni gjendet papritmas, në pragun e shtëpisë sime.
Basketbollisti me famë i klubit të basketbollit Rivënklej, duket se
ka vendosur të marrë drogë.
“Më jep paratë si fillim,” - i them duke menduar se dëshiron
drogë.
“Nuk erdha të marr drogë, o trap!” - më thotë dhe hedh njërën
këmbë brenda shtëpisë.
“Mendova se…”
“S’ka rëndësi çfarë mendon ti.” Kur futet i gjithi brenda në
shtëpi, mendoj se çfarë ka tjetër të flasë me mua, në vend se të
vijë e të kërkojë drogë.
“Ka marrë Rajli Fallon drogë dje?” - më pyet Oliveri. Unë e
shoh i menduar.
“Rajli Fallon?” - bëj sikur habitem.
“M’u përgjigj me po ose jo”, - ai duket i irrituar dhe i
përgjigjem shpejt duke u kujtuar me të vërtetë, nëse Rajli ka
ardhur mbrëmë tek unë dhe ka marrë drogë.
“Jo”, - i përgjigjem konfuz.
“Je i sigurt?” - më pyet ai sërish.
“Po”, - këtë here, i jap një përgjigje të sigurt.
“Në rregull,” - më thotë dhe duke më rrokur supin, largohet
nga shtëpia ime duke futur duart në xhepin e hudit të tij dhe
vendos kapelën. Kur Oliveri largohet, mbyll derën dhe bëhem
gati për të shkuar në shkollë.
Rrugës kur jam duke shkuar për në shkollë, lundroj në
instagramin tim, nga faqa @zgjohu_dicka.ere. Papritmas, shikoj
foton e Rajli Fallonit dhe lexoj në postin e hedhur:

RAJLI FALLON
KA HUMBUR DJE GJATË
FESTËS SË DITËLINDJES SË SAJ

Edhe kur mbërrij në shkollë, të gjithë janë me telefona në


duar që me siguri, janë duke parë postin e faqes
@zgjohu_dicka.ere.
Tani e kuptoj përse erdhi Oliver Falloni që në mëngjes, në
shtëpinë time. Rajli Fallon është zhdukur mbrëmë dhe ka
menduar se mos ka marrë drogë dhe ajo që mund t’i ketë
35
ndodhur më pas. Rajli Fallon është zhdukur. Epo nuk është
diçka e re për gjimnazin “Rivënud”.

GREJS
E martë, 16 janar, 17:34

“Pra, po më thua që nuk ke lidhje me zhdukjen e Rajli Fallonit,


apo jo?” Ethani kërcet kockat e qafës së tij, duke e përdredhur
qafën sa andej-këndej. Pra, dëshiron që t’i shmanget pyetjes.
Edhe pse e di se Rajli nuk merr drogë, ndryshe do të ndikonte në
trurin e saj të mençur, e pashë Ethanin mbrëmë, teksa i
pëshpëriste diçka në vesh Rajlit dhe të dy qeshnin, pas çdo gjëje
që thoshte tjetri.
“Mos fol broçkulla, Grejs. Unë nuk merrem me shtresën e
lartë.” Ai po gënjen. Si gjithmonë, Ethani po gënjen. Ai është
një manipulator i zoti. Jam mësuar me gënjeshtrat e tij dhe e di
se si ta përdorë në raste të tilla.
I afrohem pranë duke i hedhur krahun në qafë dhe duke e
joshur, duket se po i pëlqen kjo gjë.
“Pra, po më thua që nuk ke lidhje me zhdukjen e Rajlit, ë
Ethan?” Ai fillon të mbyllë sytë, duke menduar se unë e kam
falur. Në fakt, tani fillon gjithçka. E shtyj me dorë pas dhe filloj
t’i heq bluzën me avash.
“Në fakt, kam diçka që dua ta them rreth Rajlit”, - më thotë
Ethani dhe ngre krahët e tij lart. Pasi i heq bluzën, e fërkoj nga
supet.
“Çfarë?” -e pyes dhe e shoh me një shikim eksitues. Ai më
kap mjekrën dhe afrohet për të më puthur.
“Rajli Fallon është e dashuruar me mua”, - më thotë dhe unë
shtangem. E shoh e habitur. Ai fillon të zgërdhihet. “Mendove se
do të ma hidhje?” Çohem nga divani, duke e shtyrë me duar në
kraharor Ethanin.
“Trap i dreqit!” - i them duke bërtitur. “Nuk jam këtu që të
tallesh ti”, - them dhe vendos duart në mes, si dhe filloj të bëj
ecejake të shpejta. Dua ta mbys në këto momente Ethan Skotin,
por ja që nuk ia vlen ta bëj.
36
“As unë nuk jam këtu që të luaj lojrat e tua, Grejs Adison,” -
thotë dhe më afrohet duke më kapur fort te bërryli.
“Meqë po fillon një jetë të re me Rajli Fallonin, ose më saktë,
një histori dashurie, le ta shohim se sa i shkathët je për ta
përballuar një Fallon. Një shpërndarës droge dhe një princeshë e
zhdukur, më ha mendja se nëse vazhdon të qëndrosh këmbëkryq
në shtëpinë tënde, kam përshtypjen, se princesha do të largohet
nga duart, Ethan Skot.”
E shikojmë njëri-tjetrin me një shikim djallëzie dhe fytyrën e
Ethanit tek qesh pas një çasti.
“U bëre xheloze ti?” - më thotë duke qeshur.
E shoh njëherë ngultas në sy dhe më pas, i kërkoj të më
lëshojë krahun.
“Përkundrazi. Jam tepër e lumtur”, - i buzëqesh dhe drejtoj
trupin tim.
“Pra, një ‘ne’ nuk ekziston më?”
“Një ‘ne’ s’ka për të ekzistuar më kurrë, Ethan.”
Largohem nga dera dhe sapo kap dorezën e derës, Ethani më
thërret.
“E kujton se çfarë ndodhi në të shkuarën”, - më thotë.
Marr frymë thellë, kthehem nga ai dhe e shoh që është ulur në
kolltuk dhe ka hedhur njërën këmbë në të dhe ndër duar, luan me
një letër të bërë topth.
“Edhe ti e di se çfarë ndodh nëse thërras policinë, në këtë
moment, apo jo?” Hap derën, dal dhe e përplas fort, si dhe
largohem nga shtëpia e tij, pa e kthyer kokën pas.
Lajla më tregon disa revista mode, ndërsa unë nuk jam në qejf
për të bërë asgjë, pas asaj që ndodhi me Ethanin. Tund kokën
disa herë, kur ajo më pyet për diçka, ndërsa unë nuk e kam
mendjen. Jam përhumbur gjëkundi.
“Po më dërgon Xhekobi disa mesazhe rresht. U bëra kurioze
tani”, - më thotë. Unë qëndroj e menduar dhe kthej njëherë
kokën për të parë Lajlën. “Më ka dërguar një link.” Për disa
fragmente sekonde, e shoh Lajlën të qetë, por më pas, fytyra e
saj skuqet, saqë filloj të shqetësohem.
“Ka diçka që nuk shkon?” - e pyes. Ajo vendos dorën në fyt,
dhe përpiqet të kontrollojë veten.

37
“Merre dhe lexoje”, - më thotë. Ngrihem nga divani dhe marr
telefonin e Lajlës në dorë. Një tuit nga faqja me emër përdoruesi
në tuiter BLUEBERRY.

Hej Rivënud! Kush dëshiron të mbajë një sekret? OK, e mora


përgjigjen tuaj. Meqë askush, nga gjimnazi Rivënud, nuk
dëshiron të mbajë asnjë sekret, atëherë po ju tregoj diçka.
Rajli Fallon nuk është zhdukur dhe nuk ka shkuar pa dëshirën
e saj kurrkund. Ajo thjesht është duke luajtur një lojë. Atëherë,
kush dëshiron tjetër t’i bashkohet lojës? Emri i lojës: KUSH E
VRAU PATRIK KEJLËRIN? Interesante, apo jo? Dikush në
Rivënud po fsheh një sekret dhe duhet të jetë shumë pranë
nesh. Askush nuk mund të zhduket pa lënë gjurmë nga pas.
Shihemi, Rivënud! Dhe mezi pres që t’i bashkoheni lojës. Pres
konfirmimet tuaja.

Dridhem e tëra teksa e lexoj. Mendoj se pas kësaj, qëndron


Veronika. Ajo dëshiron të bëhemi pjesë e lojës, në mënyrë që të
na vendosë të dyshuar për zhdukjen e Patrik Kejlërit. Por,
Veronika thotë se kush e vrau Patrikun. Atëherë, ajo di diçka më
tepër. Dhe në mendjen e saj, ajo po bluan diçka, për të na
vendosur në lojë.
“Budallallëk,” - them dhe e hedh telefonin mbi krevat.
“Grejs, është diçka më shumë se budallallëk.” Lajla duket e
frikësuar, poashtu edhe unë. Ajo ka të drejtë. Është më shumë se
sa një budallallëk në rrjetet sociale.

Sapo fus çelësin në bravë, në sallon shoh Olivian dhe


Xhorxhin, të cilët po bëjnë gati disa valixhe. Mendja më shkon
se do të shkojnë në ndonjë kamping me shkollën, por jo. Janë
shumë rroba. Heq atletetet e mia dhe shpejtoj në sallon.
“Do të shkoni në kamping me shkollën?” - i pyes e nervozuar.
Xhorxhi shtyn me kupën e gjurit njërën valixhe, për t’i lënë
vendin valixhes tjetër. Nuk m’i hedhin sytë, veç Xhorxhi qesh.
“Nuk je aq budallaqe Grejs që të mendosh se do të shkojmë
në kamping me gjithë këto rroba me vete”, - thotë Xhorxhi dhe
hedh një vështrim të ftohtë. Këto ditë, kanë qëndruar shumë larg
38
meje. Që pas humbjes së prindërve në një aksident
automobilistik dhe deri te shpërngulja jonë në “Rivënud”, ka
ndikuar në gjendjen e tyre, por asnjëherë nuk janë treguar kaq
indiferentë me mua.
“Po shkoni në Lejuoll?” - i pyes thatë edhe pse e di përgjigjen.
“Po”, - përgjigjet Olivia. “Do të shkojmë në Lejuoll.”
“Përse nuk më thatë?” - i them e revoltuar.
“Nëse do të thoshim çfarë do të ndryshonte? Do të vije me
ne?” - më thotë Xhorxhi dhe ngrihet në këmbë, duke bërë një
piskamë.
“Grejsi nuk dëshiron që ta humbasë bursën e shkollës, apo jo,
Grejs?” Tek ata ka ndryshuar diçka që as unë nuk po arrij ta
kuptoj. Olivia nuk është sjellë asnjëherë kaq ftohtë me mua.
Është pak mendjemadhe dhe i pëlqen vëmendja, por kurrë nuk
sillet ftohtë, as me mua, as me Xhorxhin.
“Përse doni të largoheni?” - i pyes. “Sigurisht që unë nuk do
të vij me ju, por dëshiroj që të rrini me mua. Të paktën, deri në
përfundim të vitit shkollor.” E dua vërtet këtë gjë. Nuk dua që
ata të largohen kaq herët. Dua që të rrinë me mua edhe për
gjashtë muaj.
“Telefonuam, sot në mëngjes gjyshen Grejs dhe i thamë se do
të jetojmë me të, tani e tutje. Derisa edhe ne të mbarojmë
gjimnazin.
“Do të largoheni sot?” - i pyes me keqardhje. E kam të
vështirë të jetoj pa Olivian dhe Xhorxhin.
“Po, pas gjysmë ore,” - më përgjigjet Olivia, ndërsa unë filloj
të qaj dhe shkoj e i përqafoj të dy. “Do të më marrë shumë
malli”, - iu them, duke i përqafuar aq fort, saqë dua të nxjerr
mallin e gjashtë muajve që nuk do t’i kem pranë.
“Edhe ne do të na marrë shumë malli për ty edhe pse jemi
treguar pak budallenj dhe të pasjellshëm me motrën tonë të
madhe”, - thotë Xhorxhi dhe më puth në ballë. Hedh shikimin
tim nga Olivia, e cila më buzëqesh me një ëmbëlsi.
“Këto fjalë po i thotë me të vërtetë Xhorxh Adisoni? Mos i
dëgjova gabim unë, Olivia?” - them dhe qeshim të tre.
Pas një ore, Xhorxhi dhe Olivia largohen nga “Kingfordi” me
një taksi, për të shkuar në Lejuoll. E di që do ta kem të vështirë

39
të mësohem pa ta, por të paktën, kam Lajlën. Motrën time tjetër
jobiologjike.
Unë dhe Lajla e gjejmë veten në “Foruell”, papritmas. Oliveri
na telefonoi dhe na tha se duhet të diskutojmë diçka të
rëndësishme. Kur shkuam në vilë, Oliveri po përpiqej të
qetësonte mamanë e tij, duke i thënë se Rajlit nuk i ka ndodhur
asgjë. Edhe pse zonja Melani ishte mbytur në lot edhe unë e Laja
u munduam ta qetësonim sadopak, duke i thënë se Rajli do të
vijë nesër shëndoshë e mirë. Ajo na përqafoi të dyjave dhe na
pyeti e dëshpëruar se nuk po e gënjenim.
Pas pak, Melania u ngjit për në dhomën e saj, për të vënë një
sy gjumë. Unë, Oliveri, Lajla dhe Xhekobi qëndruam të katërt në
sallon. Pas një heshtjeje të mbytur, Oliveri na tregon diçka tjetër
nga faqja e BLUBERRY-it.

Hej, Rivënud! Sa i përket këpucës në pyll, mos u shqetësoni.


Çdo gjë është në rregull. Ishte një shaka e vogël, për t’ju ngrirë
pak gjakun. Fundja, si mos të argëtohemi pak me lojën e re,
apo jo? Mos më thoni që nuk u argëtuat, sepse nuk do t’ju
besoja. Rajli Fallon është shëndoshë e mirë, thjesht ishte një
inskenim i vogël, sa për hyrjen e lojës. Shihemi së shpejti,
Rivënud!

Kushdo që i shkruan këto postime duhet të jetë i / e çmendur.


Si mund të bësh shaka me diçka të tillë? Edhe Rajli duhet të jetë
aq budallaqe sa merr përsipër rreziqe të çmendurish.
“Oliver, përse Rajli duhet të ndihmojë për të zgjidhur çështjen
e Patrik Kejlërit?” - pyet Xhekobi.
“Përtej armiqësisë së familjes sonë me të Kejlër, unë me
Patrikun kemi qenë miq të mirë. Ti e di që ne luanim shpesh
basketboll me të. Poashtu edhe Rajli ka luajtur disa herë tenis
me Patrikun dhe Veronikën. Rajlit i pëlqejnë gjërat e reja dhe
kjo ndoshta është diçka e re për të”, - thotë Oliveri, i cili ngrihet
në këmbë dhe përkul trupin, duke na dhënë disa ide rreth lojës së
re që po zhvillohet në horizont. “Të gjithë e dimë që është
Veronika ajo që do më shumë që të zbulohet misteri i Patrikut
dhe patjetër që pas kësaj loje fshihet ajo. Së pari, ajo mendon se
40
shkaktari i zhdukjes së Patrikut nga “Rivënudi” është dikush nga
shkolla jonë. Ndoshta ka të drejtë dhe ndoshta jo. Janë
hamendësime të Veronikës. Çfarë do të ndodhë nëse ne futemi
brenda lojës së Veronikës? Veronika arrin ta gjejë më shpejt atë
që do. Pra, nëse futem unë në lojë, kam diçka për të treguar. Si
për shembull, kam luajtur basketboll me të. Kemi biseduar disa
herë si shokë bashkë. Pra, Veronika do të dyshonte patjetër tek
unë, pasi kam qenë disa herë shumë pranë tij. Nëse Xhekobi do
të futej në lojë, ai do të thoshte që ka shkëmbyer vetëm disa herë
përshëndetje me Patrikun. Nëse do të futen Lajla dhe Grejsi,
Veronika nuk do të merrej shumë gjatë me to, sepse ato e njohin
shumë pak Patrikun. Por Rajli? Rajli, përse u fut në lojë?” -
shtron pyetjen Oliveri, pas gjithë konceptit të tij. Ndoshta, Rajli
fsheh një sekret rreth Patrikut?
“Po nëse Rajli ka qenë e dashura e Patrikut,” - thotë Lajla dhe
sheh nga Oliveri.
Oliveri qesh. Poashtu edhe unë.
“E pamundur. Rajli do të ma kishte treguar me patjetër, nëse
do të kishte një lidhje me Patrikun. Kjo ngjarje është një
probabilitet i pamundur.”
“Rajli…” - thotë Lajla dhe sikur fjalët e tjera ia mori era,
ndalon në çast. Kur kthen kokën nga dera – dritare. Është Rajli.
“Jam këtu. Po më kërkonit?” - thotë Rajli duke qeshur.
Oliveri i afrohet pranë dhe duke e parë në sy gjatë duke mos i
folur, Rajli tund njëherë kokën, si për t’i thënë Oliverit se ç’ka
që shikon ashtu.
“Je në dijeni se në ç’rrezik po e fut veten? Çfarë janë ato lojra
për Patrik Kejlërin? Ëë, Rajl!” - i thotë duke i bërtitur Oliveri.
Rajli bëhet flakë e kuqe, si e ngecur në çark.
Nga kati i sipërm, dëgjohet kërcitja e një dere dhe më pas,
disa hapa të rëndë zbresin me shpejtësi shkallët. Është zonja
Melani.
“A e di se çfarë ndodh nëse yt atë, Adam Falloni e merr vesh
se ti je duke kurdisur plane për gjetjen e Patrik Kejlërit?” Melani
sprapset pas e habitur. Oliveri vazhdon të bërtasë i irrituar.
“Çfarë është duke bërë Rajli së bashku me Veronika Kejlërin,
Oliver? Përsërite sërish!”

41
Adami Falloni qëndron pas Rajlit dhe duket i acaruar në
fytyrë. Një pamje e tmerrshme e karakterizon tanimë, ndërsa
duket i fryrë në fytyrë dhe balli i është rrudhosur. Damarët e
qafës i janë fryrë dhe duket tepër i acaruar. Unë, Lajla dhe
Xhekobi e shohim njëri-tjetrin në sy, duke kuptuar se gjendemi
në një moment të papërshtatshëm familjar.
“Rajli Fallon dhe Veronika Kejlër po përpiqen të zhvillojnë
një lojë. Duke bërë pjesëmarrës gjithë “Rivënudin”. Pra, po
lundron në ujëra të rrezikshme.” Rajli përpiqet që ta shohë me
përkëdhelje të atin, por ai bën të kundërtën. E qëllon fort me
shuplakë Rajlin. Rajli bie përtokë, ndërsa disa lot i rrjedhin
faqeve.
“Asnjë nga Fallonit nuk do të shkelin në “Forkorner”. Çështja
e Patrik Kejlërit i takon rajonit të policisë së “Rivënudit” dhe
familjes Kejlër. Dëgjove, Rajli?” - thotë me një zë të ashpër,
Adami.
Shtëpia ka marrë një pamje të tillë; Melani Fallon qëndron
pas Oliverit e ngrirë, duket e frikësuar dhe papritmas, ulet
përtokë në gjunjë. Një avokate nuk dorëzohet kurrë derisa të
fitojë çështjen, por para Adam Fallonit, ajo duket se humbet çdo
çështje. Kësaj radhe, kishte humbur çështjen e vajzës së saj,
Rajlit.
Oliveri, me trupin drejt, e shikon Adam Fallonin me një
shikim të ftohtë. Rajli qëkur ra përtokë, nga shuplaka e Adamit
nuk u ngrit më, shihte dyshemenë e akullt. Adam Falloni duket
krenar për çështjen që ka fituar dhe shikon sa nga Oliveri, sa te
Rajli dhe më pas, nga Melania, e pafuqishme. Unë, Lajla dhe
Xhekobi ruajmë qetësinë tonë, duke shikuar dramën familjare.
Mendoj se kaq e zhurmshme është gjithmonë kjo familje, pas
buzëqeshjeve të tyre? Lajmet nëpër gazeta. Suksesin e tyre.
Pasurinë e tyre. Për ta, asnjë nuk paska rëndësi. Pas çdo
buzëqeshjeje të tyre, fshihet një perde e errët që nëse hapet
plotësisht, sheh çdo gjë. Por, ata nuk duan që t’i kënaqin
spektatorët me dramat e tyre. Perdja qëndron gjithmonë e errët
dhe e mbyllur.

42
43

You might also like