You are on page 1of 57

PRESENTS: Nothing Personal 

CHAPTER 057

Lamtumirë, Mariana.

Çfarë bën? S'ke mbaruar punë.

S'më ke dhënë as gjysmën e dozës.

S'ka për të ndodhur, plak idiot.

Do që të vdesësh?

Të dhashë mjaftueshëm

që të pësosh kriza.

Do të ndihesh keq,

por do të jesh i vetëdijshëm.

Jo.

-Ky është ndëshkimi yt. Do të jetosh.

Më vrit.

Dua të më vrasësh.

S'do të ta jap këtë kënaqësi.

Këtu ishe? I dëgjove të gjitha?

Page 1
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

-Po.

Fol me të njohurin tonë

në kompaninë telefonike.

Thuaji të fshijë të gjithë

tabulatet telefonike.

Duhet të duket sikur ajo është vërtet

agjenci marketingu. Dakord?

Po, zotëri. Do ta bëj.

-Lugat.

Santiago, zbulove gjë nga filmimet?

-Shikoje vetë. Sapo erdhi.

Ta shohim.

E sheh? Eshtë e çuditshme të shohësh

njerëz të KPH-së në një vend si ai.

Duhet të vazhdojmë të hetojmë.

E di çfarë?

Page 2
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Duhet të ketë një denoncim ose diçka

për trafikun njerëzor në Hjuston.

Po, më mbaj të informuar.

Në rregull. Mirupafshim.

Përshëndetje.

Pa shiko kush erdhi!

Eja këtu. Eja këtu, kampion.

Nuk është vizitë shoqërore.

E solla siç më kërkove.

Shiko, babi. E solla për ty.

-Jo, i dashur. Lëre makinën.

Babi duhet të të thotë

diçka me rëndësi, mirë?

Çfarë ndodhi?

-Të tha ndonjë emër?

Page 3
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

E dimë kush e drejton cirkun?

E vrave?

Bëje!

Bëre gabim që e lë gjallë Roblesin.

-Çfarë doje që të bëja?

U trondita pas asaj

që më tha për Rein.

Nuk e bënte dot.

Kjo është gjë e mirë.

Sigurisht që jo. Eshtë gjallë.

Po sikur...? -Eshtë i dobët.

S'më erdhi ndër mend asgjë tjetër.

Doja të vuante për atë që më bëri.

Po nëse ai flet?

Po nëse i tregon gjithçka Reit?

Page 4
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Jo. Ku po shkon? -Të mbaroj punë.

Roblesi s'mund të lihet i gjallë.

Mariana, je e sigurt

që të tha atë emër?

Jam shumë e sigurt.

Tha: "Raul Rei."

Tomasi im s'është më.

Burri juaj ishte shumë sëmurë,

znj. Margarita.

Në gjendjen e tij, pritej

të përjetonte një koma diabetike.

Ky ishte shkaku i vdekjes? -Po, niveli

i sheqerit në gjak u rrit menjëherë.

Për më tepër,

e kishte zemrën shumë të dobët.

S'më besohet që Lugati lejoi dikë

Page 5
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

t'i bënte fotografi te "call center"-i.

Eshtë e pabesueshme.

Me sa duket, e njeh shumë mirë

këtë agjencinë e marketingut.

E gjitha kjo vetëm për disa fotografi!

Kam shumë fotografi të tjera.

Mund të t'i tregoj.

Kam disa të bukura nga Otepeku.

-Eshtë diçka serioze, hajvan.

S'jemi këtu si kolegët e tu.

-Çfarë të keqe kanë fotografitë?

Ma thuaj ti.

Dukeni shumë shokë.

Po e hetojmë këtë kompani.

-Eshtë një "call center."

Page 6
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Ata bëjnë telefonata, sondazhe,

gjëra të tilla.

Ku dhe kur i njohe ata?

-Para pak kohësh.

Një kushëriri im punon atje...

-Telefonoji Salvadorit.

Thuaji të gjejë dikë që të hiqet

si kushëriri i këtij hajvanit.

Po, zotëri.

Me çfarë pune merret kushëriri yt?

Me siguri, ta ka thënë, apo jo?

Po, po. Bën telefonata.

E paguajnë që të flasë.

Eshtë punë e shkëlqyer.

Nuk e bëja dot.

Page 7
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Ma thuaj, babi.

-Thuaja, Alehandro.

Do të dalësh së shpejti që këtu?

-Po, pikërisht këtë do të thosha.

Do të dal së shpejti që këtu

dhe do të luajmë.

Rebeka, mund të luash me të jashtë?

Merre makinën tënde.

Shihemi pas pak. Më lër të flas

pak me mamanë. -Faleminderit.

Bëfsh qejf!

Çfarë ishte kjo?

-Asgjë. Bëra atë që më kërkove.

Mirë. S'do t'i tregojmë gjë Raulitos

për babanë e tij për momentin.

Kur të dal që këtu,

Page 8
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

ne të dy do të flasim.

Do të flasim me të dhe do t'i themi

që s'do të jetojmë më bashkë.

Rrugët tona do të ndahen.

-Në rregull.

Kur djali të më pyesë

se pse po ndahemi,

do t'i them që ti s'je babai i tij.

Babai i tij është dikush tjetër.

S'më besohet.

S'më besohet që mund ta përdorë

djalin e saj në këtë mënyrë.

Eshtë një lojë që të më mbajë peng.

-Do ta lejosh këtë?

Duhet të lirohesh nga Natalia.

Page 9
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Aleks, e di që e adhuron atë djalë.

Do që ta mbrosh, por fatkeqësisht,

ai s'është gjaku yt.

Ajo grua është në gjendje

të bëjë shumë gjëra.

Mund ta kesh sot atë,

por ajo mund të ta marrë nesër.

Gjithçka ka kuptim tani, Toni.

Alehandro Kastijo

më intervistoi, e mban mend?

Ka qenë gjithmonë i afërt me mua.

Doli që ishte dhëndërri i Raul Reit.

Po thua se ka bashkëpunuar me Rein?

-Kanë bërë një punë të shkëlqyer.

Santiago Leali drejtoi hetimin

dhe doli që ishte djali i Raul Reit.

Page 10
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Prit pak..

-Nuk e kupton?

Copëzat e historisë po plotësohen.

Gjithçka ka kuptim tani.

E morën.

-E morën? Ku? Prisni.

Ju s'jeni polic. Ata sapo ikën.

E dinë që im shoq ka vdekur.

Në fakt, s'jam i policisë.

Vij nga bashkia.

Erdha që të ndiqja procedurën,

por gjithçka paska përfunduar.

S'do t'ju shqetësoj më.

Më falni.

Ke ardhur në emër

të Mariana Aragonit, apo jo?

Page 11
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Unë jam e veja e Tomas Roblesit.

Thuaji që e çova në fund

atë që nisi ajo.

Kam një vajzë që jeton në Siatëll.

Do të shkoj të jetoj me të.

Thuaji që të bëjë atë që duhet bërë.

S'do të tregoj asgjë.

Keni dy mesazhe zanore.

Për të dëgjuar mesazhet, shtypni 1.

Mesazhi i radhës...

Rei, jam unë, Roblesi.

Duhet të dish diçka të rëndësishme.

ASGJE PERSONALE

Ju jap fjalën

që s'do të ndodhë asgjë.

Page 12
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Duam vetëm ta marrim me qira

apartamentin tuaj për dy orë.

Në rregull, por pse?

Apartamenti është i motrës sime.

Ajo na e ka lënë për ca kohë...

-Vetëm për dy orë.

S'do të prekim asgjë.

Shoqja ime ka jetuar këtu kur ishte

e vogël dhe do që të kujtojë atë kohë.

Sepse po shkruan një libër.

Për më tepër, do t'ju japim

shumë para. Janë vetëm dy orë.

Ju jap fjalën që s'do të ndodhë asgjë.

Në rregull. Merr vajzën.

Do ta çojmë te kumbarja e saj.

Page 13
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Shkëlqyeshëm.

Shumë faleminderit.

Po na ndihmoni shumë.

Faleminderit.

Shumë faleminderit.

Faleminderit.

Çfarë?

Çfarë preferon, peshkun apo mishin?

Jo mish! Jam unë shtatzënë!

-Ke të drejtë.

Mish.

S'e duroj dot erën e peshkut.

S'e di.

Nëse është djalë,

do ta quaj Karlos, si gjyshi i tij.

Page 14
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Nëse është vajzë, Ana,

si gjyshja e saj.

Ose Mariana, si tezja e saj.

Kjo ka qenë dhoma jote e gjumit,

apo jo?

Po.

U bë shumë kohë

që nuk kisha kontakte me Roblesin.

Prandaj më befasoi shumë

telefonata e tij.

Jo, jo. Vetëm aq më tha.

Mesazhi i tij ishte shumë i qartë.

Ai tha: "Rei, jam unë, Roblesi.

Duhet të të them diçka me rëndësi."

Page 15
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Ose u ndërpre telefonata, ose

ai e mbylli vetë. S'e di çfarë ndodhi.

E mora menjëherë në telefon,

por doli që ai kishte vdekur.

Vdiq nga koma diabetike.

-Të shqetëson kjo gjë?

Vërtet mendon se donte të të jepte

një mesazh të veçantë?

Jo, nuk besoj, Xhonson.

Nuk besoj.

Në fakt, kishte diabet aq të rëndë

sa po i prekte edhe trurin.

Ai është marrë me shumë nga

çështjet tona. Dinte shumë gjëra.

Po, e di shumë mirë.

Mos u shqetëso për këtë.

Page 16
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Dërgova dikë te shtëpia dhe morrëm

gjithçka që kishte në studion e tij.

Jo, prandaj jam i qetë.

Shumë mirë.

Tani jam në Uashington.

Duhet të darkoj me presidentin.

Do t'i flas për ty.

Thuaji që jam biond me sy blu

dhe e kam mjekrën të ndarë me vijë.

Ai budallai i pëlqen këto gjëra.

Presidenti s'ka sens humori, Rei.

Të shpresojmë që askush

s'e ka informuar për Truhijon.

S'ka asnjë mundësi.

Mos u shqetëso për Truhijon, Xhonson.

Page 17
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

S'do të ishte gjë e mirë

nëse dikush e përmend sërish Truhijon.

Si mund ta them? Truhijo është

njeri mjaft i paqendrueshëm.

Ka probleme mendore.

Kontrolli? Kontrolli?

Ekranët u fikën.

Mund t'i ndodhin shumë gjëra. Eshtë

shumë i paqendrueshëm për momentin.

Kjo mund ta shtyjë

që të bëjë ndonjë çmenduri.

Po thua që...?

Eshtë një sindromë që zakonisht,

ose në shumë raste,

përfundon me vetëvrasje.

Page 18
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Zakonisht, këto gjëra ndodhin

gjatë natës.

Mund të ndodhë

në një natë të rëndomtë.

Truhijo, eja me mua.

Për shembull, sonte.

Besoj se s'ka arsye

që të shqetësohemi për Truhijon.

Rei s'mendonte se kjo kishte rëndësi.

Tha se fotografitë e Lugatit

s'janë prova përfundimtare.

Na duhen më shumë gjëra.

Po flisja me disa

nga punonjësit e "call center"-it.

Eshtë e vërtetë.

Page 19
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Kushëriri i Lugatit punon atje.

Quhet Hoakin Ramos.

Shkojmë.

-Ku do të shkojmë?

Të çlodhemi.

-Jo, jo. Dua të rri këtu. Më vonë.

Do të shkoj në këmbë në shtëpi

që të marr pak ajër të pastër.

Ke përsëri telashe me djalin tënd?

Për të ndryshuar temë!

Nuk ma hap më telefonin,

kështu që besoj se po.

Në vend që t'i përmirësoja gjërat,

i përkeqësova.

Shiko, Klaudia.

Page 20
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Dëgjo, nuk ke përkeqësuar asgjë.

Ai është adoleshent

dhe të gjithë adoleshentët

kanë probleme me mamatë.

Ikim?

-Po nëse nuk pranoj?

Do të të marr në krahë.

S'do ta bëje.

-Ikim.

E sheh? Nuk e bën dot.

Në thelb, kjo është qendra e re e

operacioneve speciale të shefit, Lugat.

Filluam të instalojmë kamera

dhe mikrofonë të fshehur gjithandej.

Duam të regjistrojmë rivalët e tij

Page 21
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

politikë në situata kompromentuese.

Ti e di për çfarë po flas.

-Po.

Prandaj shefi i kërkoi vajza të reja

Salvadorit. -Pikërisht, Lugat.

Ato do të shërbejnë

si një formë tjetër argëtimi. -Po.

Tuetano, është ende i inatosur

me mua shefi?

Po, Lugat.

Eshtë ende pak i inatosur.

Çfarë pate? E djallose.

-Po.

E djallose fare. -Po, e di.

S'është nevoja të ma thuash.

Uroj që kjo të mbyllet shpejt.

Page 22
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

-Edhe unë.

Më thuaj, çfarë ka bërë Frenku tani?

-Më kërcënoi, Salvador.

Më kërcënoi se

do të rrëmbente motrën time,

nëse nuk bëj siç thotë ai.

E bëri që të më detyronte

të bëja seks me klientët.

U përpoqa t'i shpjegoja marrëveshjen

tonë, që s'do të bëja seks,

por ai s'ma vuri veshin.

-Frenku...

Eshtë amerikan i vështirë.

Mos u shqetëso. Flas unë me të.

Të lutem, mos i trego

që të thashë unë.

Page 23
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Po sikur t'i bëjë ndonjë gjë

motrës sime? -Sigurisht që jo.

Motrës tënde s'do t'i ndodhë gjë.

S'do ta lejoja kurrë.

Mos e kundërshto Frenkun,

bëj si të thotë dhe shiko punën tënde.

Por Salvador... -Shumë shpejt,

do të jesh këtu me mua.

Do të të kthej sërish këtu.

-Kur?

Pas disa javësh besoj. Kaq kohë

duhet për letrat e emigracionit.

Të ka marrë malli për mua?

-Po.

Jo aq sa më ka marrë mua për ty.

Mezi pres të të takoj. Të dua.

Page 24
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Si shkoi?

Të tha që do të të marrë në Meksikë?

Kështu më thanë edhe mua.

-Nga e di që më tha ashtu?

E dashur, kemi qenë të gjitha

në vendin tënd.

Trupa kolegjiale e Gjykatës së Lartë

po diskuton

për faktin nëse kërkesa e prokurorisë

do të shqyrtohet apo jo.

Do të lëndohesh.

Çfarë po bën?

Jo, janë ushtrimet

që më këshilloi fizioterapisti

për të forcuar pak kurrizin.

-Në rregull. Vazhdojmë.

Page 25
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Gjykatësi Tomas Robles vdiq sot

në shtëpinë e tij.

Gjykatësi Robles ka pasur

poste drejtuese në prokurori

dhe ka punuar si gjykatës federal.

Ai vdiq nga koma diabetike.

Jo, këtë tipin e kanë vrarë.

Jam i sigurt.

S'është ky ai që gjykoi

çështjen e Marianës?

Po. Edhe?

-Interesante. Ma jep ta shoh.

Mirë je?

-Më lër vetëm.

Mirëmbrëma.

-Mirëmbrëma.

Page 26
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Një paketë cigaresh, të lutem.

-Vetëm kaq?

Urdhëroni. 50 pezos.

Ndonjë gjë tjetër?

Një shishe tekila, të lutem.

Sa kushton?

210 pezos, të lutem.

-Po.

210.

-Sigurisht. Shumë faleminderit.

Faleminderit.

-Natën e mirë.

Natën e mirë.

Si ia kalon, Xhesi?

-Ç'kemi!

Page 27
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Si shkon puna?

-Jo shumë mirë.

Nëse ke ardhur si klient,

do të jetë shumë më mirë.

Më vjen keq. Jam njeri i mirë.

-Sa keq!

Dua të më bësh një nder.

-Patjetër. S'ka problem.

Shpërndaje këtë fotografinë.

Ndoshta dikush e ka parë këtu.

Do të të njoftoj. Ndonjë gjë tjetër?

-Jo.

Asgjë?

-Jo.

Je i sigurt?

-Jam i sigurt. Faleminderit.

Page 28
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Ndonjëherë tjetër, atëherë.

-Po.

Bëj kujdes.

-Mirupafshim.

Mos më bëj lojëra. Të thashë

që do të të paguaj muajin tjetër.

Çfarë nuk kupton

kur të them muajin tjetër...?

Eshtë shumë e çuditshme.

Ursula duhet të ketë mbërritur

në Hjuston tani.

I kam dërguar shumë mesazhe

dhe s'më është përgjigjur.

Prit edhe një orë.

Ndonjëherë, ka shumë radhë

për të kaluar në zyrën e emigracionit.

Page 29
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Uroj të jetë kështu.

E ke parë këtë? Lista e çështjeve që

ka gjykuar Roblesi në karrierën e tij.

Duhet t'i verifikojmë.

Pret njeri?

-Jo. Hyr!

Po.

Mirëmbrëma.

-Mirëmbrëma.

Mirëmbrëma.

Mos u shqetëso.

Duhet vetëm të kesh besim tek unë.

Raul Rei, ministër i Drejtësisë.

Të premtoj se do të bëj gjithçka

Page 30
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

për të të nxjerrë që këtu.

Faleminderit, Rei.

Bëj qejf në festën tënde.

Ursula? Ursula, më në fund,

e hape telefonin. Ku ishe?

Jam këtu në Hjuston.

U regjistrova në një motel të lirë.

Nesër në mëngjes

do të filloj kërkimet.

Jo, jo, jo.

Të lutem, tregohu e arsyeshme.

Të lutem, më dëgjo.

Harroje. Kjo është çmenduri.

Kthehu në shtëpi.

Nëse guxon ta thuash

përsëri fjalën "çmenduri",

Page 31
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

të betohem që do ta mbyll telefonin

dhe s'do të dëgjosh më për mua.

Jo, më fal. Mos e mbyll.

Të lutem, mos e mbyll.

S'e di. Do të përballesh me pasoja të

ndryshme dhe unë s'të mbështes dot.

S'të ndihmoj dot.

Nuk di çfarë të bëj.

Ka një mënyrë

që të jesh këtu me mua.

Alehandro, dua të dish se kam qenë

shumë në merak për shëndetin tënd,

pavarësisht se isha i zënë

me rrëmbimin e Raulitos.

Po, e mora vesh. E mora vesh

për Truhijon dhe gjithçka tjetër.

Page 32
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Që dërgove të gjithë njerëzit e tu

për ta shpëtuar.

I thashë Natalisë

të të falenderonte nga ana ime.

Jo, të lutem.

-Të jam shumë mirënjohës.

S'ke pse më falenderon.

Ideja e humbjes së Raulitos

më preku. Më preku shumë.

Ajo që të ndodhi ty

më shpërqendroi paksa.

Në të vërtetë,

je shumë i rëndësishëm për mua.

Je babai i nipit tim, dhëndëri im.

Të dy e dimë

Page 33
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

që kjo s'është e vërtetë.

Ishe në dijeni për Bernardo Paredesin?

-Jo. S'e di për çfarë po flet.

Ti di gjithçka.

Mban gjithçka në kontroll.

Vërtet nuk e dije këtë?

Di vetëm ato që më thotë Natalia.

Natalia thotë se marrëdhënia juaj

shkon shumë mirë.

Vërtet?

-Po.

Të ka gënjyer.

Nuk shkojmë mirë.

Po përpiqet të më bëjë shantazh

me nipin tënd, me gjithçka që mundet.

Page 34
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Ndoshta është e dëshpëruar.

Alehandro, e di që Natalia

bëri një gabim të rëndë,

por edhe ti ke bërë gabime.

E tradhëtove. Në fakt,

jam i sigurt që e tradhëton ende.

Zotëri, mendoj se s'dua të flas me ju

për këtë temë.

Ke të drejtë.

Martesa është si një garë e gjatë

ku duhet të kesh rezistencë.

Duhet të bësh shumë durim dhe

të dish të heqësh dorë nga disa gjëra.

Puna është se unë dhe Natalia

s'kemi një martesë.

Page 35
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Eshtë thjesht një farsë patetike.

Mirë. E kuptova përsëri

se është humbje kohe të të vizitoj.

Më fal.

-Jo. E vlerësoj shumë.

Sigurisht që po.

-Natën e mirë.

Shumë faleminderit.

Ju ndihmoi për librin vizita?

-Po, po. Ishte e përsosur.

Faleminderit.

Shkojmë.

Më falni. Libri ka të bëjë me atë

që ndodhi këtu para shumë kohësh?

Dimë që këtu u vranë dy burra

dhe një vajzë. I njihnit?

Page 36
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Shkojmë.

Thonë që një vajzë mbijetoi.

Ti je ajo?

-Po.

Njerëzit thonë se u burgose

për një kohë të gjatë. -Po.

Shumë faleminderit.

Shumë faleminderit.

S'e keni idenë në çfarë gruaje

është shndërruar tani.

Eshtë gruaja më e mirë në botë.

Na falni. Faleminderit.

E di. E kemi kërkuar pa pushim

që atëherë.

I telefonuam njohjeve tona në polici.

Page 37
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

S'mund të bëjmë denoncim zyrtar.

Katër ditë, Frenk.

Katër ditë!

Po thua se s'keni gjetur dot një vajzë

pa dokumente dhe pa para për 4 ditë?

S'mund të ketë shkuar larg.

-Ka paratë që më vodhi mua.

Po, por s'ka dokumente.

Ti e di shumë mirë se po i gjurmojnë

të gjithë emigrantët e paligjshëm.

Po sikur ta gjejë policia

dhe ta pyesin se e kaloi kufirin?

S'e kisha menduar këtë.

M'u desh ta qepja kokën, shef.

-Mjaft u ankove!

Page 38
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Përdore trurin për gjëra të tjera,

përveç sajimit të justifikimeve.

Dua ta gjesh vajzën

para se ta bëjë policia, mirë?

Senator.

-Si je?

Faleminderit.

Në rregull. Siç e dini,

kemi një biznes shumë fitimprurës,

por duam ta zgjerojmë

dhe ta bëjmë më fitimprurës.

Ndryshe nga drogat, trafikimi

i njerëzve mund të jetë i ligjshëm.

S'është nevoja të shpjegohem, apo jo?

-Sigurisht.

Siç e di, për momentin ka një ligj

Page 39
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

për trafikimin e qënieve njerëzore.

Po. Pikërisht, senator.

Duam që amendamenti i vitit 2012

të ndryshojë. Po na dëmton shumë.

Duam të kemi në anën tonë policinë,

ushtrinë, politikën.

Por duhet ta ndryshojmë këtë ligj.

Duke qenë se jeni brenda senatit,

mund ta nxisni këtë reformë.

E keni menduar me saktësi

çfarë ndryshimi doni? -Po.

Babi tha që shkoi në spital

dhe Alehandro u tregua i pasjellshëm.

Ai s'di ende gjë për rrëmbimin.

Më vjen keq, bijë,

Page 40
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

por s'më hiqet nga mendja.

Si mund t'ia bëje

diçka të tillë Raulitos?

Ai është fëmijë. Eshtë yt bir.

-Mjaft tani, mami!

Alehandro do të dalë sot

dhe do të shkoj ta marr në spital.

Pastaj, do të shkojmë të dy në shkollë

që të marrim djalin tonë.

Po më frikëson, Natalia.

Je e fiksuar me Aleksin, me martesën.

Eshtë një gënjeshtër e madhe

dhe s'do ta mbash dot gjatë.

Do që të vëmë bast?

E di që Nora e di të vërtetën?

Page 41
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Eshtë shumë e inatosur me ty.

U grind me mua dhe i tregoi

gjithçka Mariana Aragonit.

Do t'i duhen vite për ta bërë këtë.

-Shumë kohë.

I thashë që është shumë e rrezikshme,

por nuk më dëgjon.

Shkon çdo ditë nëpër qendra estetike

dhe klinika të ndryshme.

Po sikur ta bënte me anë të telefonit?

-Jo.

Nuk japin informacione për vajzat

që punojnë atje përmes telefonit.

Ja si po e ndihmoj.

Kam ndarë zonat, hartat.

Page 42
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Të gjitha këto?

-Po.

Qenkan shumë.

-S'kanë të mbaruar.

S'e di nëse do t'ia dalim mbanë.

Çfarë po bën?

-Shkojmë.

Do të të nxjerrin më vonë, apo jo?

-Jo. Fola me doktorin.

I thashë që dua të iki që tani.

-Shkojmë.

Do të më ndihmosh?

-Po, patjetër.

Faleminderit.

-Je i sigurt?

Sigurisht. Shkojmë.

Page 43
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Do që të rrish këtu?

-Jo, jo. Më prit. Prit.

Shkojmë.

-Bëj kujdes.

Mariana?

Mariana, mëngjesi është gati.

Mund të hyj?

Të pëlqen ose jo, po hyj.

Mariana, ke katër ditë që rri kështu.

Duhet të hashë diçka.

E di, Toni. E di që duhet të ngrihem,

por nuk mundem.

Je ende e tronditur?

S'di çfarë të bëj.

Nuk e di.

Page 44
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Kam aq shumë frikë sa jam paralizuar.

Nuk di çfarë të bëj.

E dija që do të ndodhte.

I thashë Kuevedos që ishte ide e keqe,

por ai është i pandjeshëm.

Nuk kupton asgjë.

Katër ditë, orë pas ore,

shoh të njëjtat imazhe pa pushim.

Tani e dimë kush fshihet pas kësaj.

Raul Rei.

Pikërisht.

Eshtë njësoj si të shohësh

një histori të ndryshme, por...

Eshtë njësoj. Mëson diçka

që të bën t'i shohësh gjërat ndryshe.

Page 45
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Të kthjellon. Të tregon çfarë

ka ndodhur, sepse gjithçka merr kuptim.

Kjo të trishton më shumë?

-Jo, më xhindos.

Më zemëron.

Kjo përfshin edhe Alehandron?

Ata ishin bashkëpunëtorët e tij.

Santiago dhe Alehandro

ishin bashkëpunëtorë.

U bënë disa ditë

që s'e kam parë Klaudian.

Herën e fundit e pashë në zyrë.

I telefonova, por s'më përgjigjet.

S'e di. As ish burri i saj

dhe as i biri nuk dinë gjë.

Page 46
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

S'është habi.

Ishte e çuditshme që nuk vinte këtu.

Do një?

-Po, të lutem.

Klaudia s'mungon kurrë nëpër takime.

Po, është sjellë pak çuditshëm

kohët e fundit.

Besoj se ka shumë probleme

me të birin dhe... S'e di.

Po, e di.

Na ka treguar gjatë takimeve.

S'di asgjë më shumë?

-S'po të kuptoj.

S'e di. Njerëzit flasin

për gjithçka këtu, apo jo?

Page 47
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Dua të di nëse Klaudia

ka filluar të pijë përsëri.

Nxirrini këto lopët jashtë.

Po ikën?

-E kujt është kjo shtëpia?

E imja. Nuk fole me Barretin?

-Jo. Besoj se do të vijë me Lopezin.

Sa kohë kam këtu?

-Tre ose katër ditë, mamushe.

Mirë je?

Besoj se është togerja Kampos.

Ajo e mori kompjuterin.

Kanë kaluar disa ditë

dhe nuk e kanë kthyer.

Qetësohu. E kontrolluam

dhe është i pastër. S'ka asgjë.

Page 48
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Gjithashtu, urdhërova njerëzit tanë

të ndërhynin te hetimet në Hjuston.

Shkëlqyeshëm.

Po të jap një këshillë, përforcoje

sigurinë që të jetë më efikase.

Duhet të bëjmë shumë kujdes.

Trafikimi i qënieve njerëzore

po bëhet shumë i përhapur tani.

Edhe njerëzit nga Kombet e Bashkuara

po bëjnë fushatë për këtë gjë.

Po, po. Si droga. Do të forcojnë

kontrollet çdo ditë e më shumë.

Mos u shqetëso.

Droga është ves i keq.

Seksi është nevojë njerëzore.

Page 49
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

-Kam mikrofonin tuaj, zotëri.

Për sa kohë të ekzistojë njerëzimi,

do të ketë seks dhe trafik njerëzish.

Zotëri, do të fillojmë tani.

-Shumë mirë. Faleminderit.

Në rregull. Kështu do të veprojmë.

Të telefonoj më vonë.

Më fal.

-S'ka gjë. Mirë se erdhët! Uluni.

Shumë faleminderit.

Faleminderit për ftesën.

Ç'do të thuash që ka ikur?

-Po, u largua.

S'e di, zonjë.

Kërkoi që të largohej më herët.

Nëse doni, po shkoj të pyes

Page 50
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

dhe ta konfirmoj. -Po, të lutem.

Mirëdita.

-Ç'kemi! Ka ikur.

Kërkoi të largohej më herët

dhe iku. Nuk e dije?

Keni marrëdhënie shumë të mirë tani

dhe jeni aq të afërt

sa po i tregon gjithçka

Mariana Aragonit. Dhe nuk e dije?

Nuk e di ku ka shkuar?

Më në fund, u bëre e gjallë!

Ku ishe?

Shkova në Morelia

për të zgjidhur një problem.

Më fal që s'të thashë gjë,

por ishte diçka e papritur.

Page 51
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Të telefonova shumë herë, Klaudia.

E harrova celularin

në apartamentin tim.

Mendova se të kishte ndodhur diçka.

-Jo.

Pse nuk përgjigjeshe?

Jo. Vdiq burri i kushërirës sime.

M'u desh ta ndihmoja me dokumentet.

Prandaj nuk përgjigjesha.

Për më tepër, ajo sapo ka lindur.

Duhet ta ndihmoja.

Do të flasim më vonë.

Duhet të iki.

Në rregull.

-Mirupafshim.

Page 52
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Disa OJQ kanë ngritur alarmin

se ekziston një plan... -Çfarë ka?

...për të ndryshuar ligjin

mbi trafikimin e qënieve njerëzore.

Jo, asgjë. Dole!

Shkojmë të hamë.

Do të shkojmë të blejmë ushqime?

Apo do që të shkojmë te restoranti?

Çfarë po shikoje, Toni?

-...që u miratua në vitin 2012.

Nuk doja që ta shihje.

Në fakt, kemi vënë re disa lëvizje

që shkojnë në atë drejtim.

Ka shumë njerëz që duan ta ndryshojnë

dhe ta modifikojnë këtë ligj.

Page 53
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Fatkeqësisht, ky ndryshim

s'do të ishte në të mirën e viktimave.

Shikoje se si flet për viktimat!

-Si është e mundur?

Si mund të modifikohet kështu

një ligj?

Më lejo të theksoj diçka.

Jemi në demokraci.

Ligjet mund të modifikohen

dhe mund të bëhen gjëra më të këqija,

edhe nëse kjo na lëndon

apo edhe pse nuk jemi dakord.

Hipokrit.

Në atë kohë, ishte arritje e madhe

që ligji për trafikimin...

Eshtë drejtpërdrejtë, apo jo?

Page 54
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Kjo na lejoi të parandalonim me

qindra të reja... -Po, kështu duket.

...që të mos binin pre

e prostitucionit.

Ku shkon?

Ku po shkon, Mariana?

Mariana?

Mariana?

Mund të flasësh lirshëm.

S'do të të ndodhë asgjë.

Dua të më thuash

nëse e njeh këtë tipin.

Po, e njoh. Jam e sigurt.

-Si e takove? Ku e ke parë?

Ai është polic. Më tha se po të mos

bëja siç donte ai, do të më arrestonte.

Page 55
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Në rregull.

Çfarë duhet të bëje?

Duhet të shkoja me burra çdo natë.

Çfarë ka ndodhur?

Çfarë bën këtu? Pse u ktheve?

Çfarë bën këtu? Shkojmë!

Çfarë po bën? Përgjigju!

Eshtë mirë të mos transmetoni

shumë lajme për trafikimin njerëzor

dhe prostitucionin.

S'ka nevojë të alarmoni vendin.

Më kupton, apo jo?

-Si të thoni ju, komisioner.

Mirë.

-Siç e dini, jemi në shërbimin tuaj.

Page 56
PRESENTS: Nothing Personal 
CHAPTER 057

Eshtë gjithmonë kënaqësi të të takoj.

-Gjithashtu.

Gjithë të mirat.

Televizion i përgjegjshëm!

Page 57

You might also like