You are on page 1of 56

Në episodin e kaluar...

Nesër në orën 10:00


të pres ty dhe djalin në plazh.

Mos lëvizni dhe mos bëni zë!

Që nga ky moment,

kush nuk rri urtë,


do ta heq qafe!

Mblidhuni të gjithë,
forca!

S’kam kohë gjithë ditën!

Hynë për të vjedhur.

Shërbyesja ia mbathi
dhe thotë se janë anarkistë.

Ç’ke ndër mend të bësh?

Do të pres të vijnë
e domosdoshëm

dhe do të ndërhyj.
S’mund ta rrethojmë shtëpinë.

S’je në rregull nga trutë ti,


apo si e ke hallin??

Mos do t’i vrasin të gjithë?


-Dua të vendos rendin!

Kush jeni ju?


-Uluni, markeze.

S’keni pse druheni.

Në këtë shtëpi s’ka


shumë para.

Nëse bëni një hap më shumë,


do t’jua hedh trutë në erë!

Jam markezi de Kastro!


Gruaja ime është brenda.

Dua të këmbehem me të!


Jo!

Të përgjërohem,
është vetëm një fëmijë.

Doja të të mbroja.
-Përfitove nga unë.

Unë i shkaktova gjithë


këto në këtë shtëpi.

Herën e fundit që të takova,


nuk iu përgjigje pyetjes sime.

Kjo iu përgjigjet të gjithave.


Më tradhtove.

Asnjë hap më shumë,


ose gruaja juaj do të vdesë!

Largohuni, markez!

Je mirë?

Si guxon?
-Nuk po të vras në vend,

sepse tani më intereson vetëm


siguria e Viktorias.

Por të siguroj që nëse


jep një urdhër tjetër,

do të dëshirosh të vdesësh!
-S’dhashë kurrfarë urdhri.

Këta të paaftët...

Lëri dokrrat dhe merru


me atë që po ndodh brenda.

Shtype, shtype!

Ma jep dorën.

Kam ftohtë.
-Qetësohu, do të bëhesh mirë.

Duhet të ndalojmë hemorragjinë.


Shtyp fort.

Do të kthehem shpejt.
Ç’i ndodhi Viktorias?
-Duhen peceta, lecka!

Më thuaj ç’i ndodhi!


-U plagos.

Zot i madh!

Liromëni,
më lini të shkoj tek ajo.

Qepe ose të futa plumbin.

Duhet të më vrasësh, pra!

Sepse të betohem për Zotin


që do të shkoj tek ajo!

Mos e prek!
-Për atë Zot, qetësohu!

Liroje,
kam nevojë për ndihmë.

Apo doni të vdesë e vetmja


rrugëdalje që keni nga kjo shtëpi?

Liromë.

Po nëse i vrasin?

Nuk më shqetëson që mund të vdesë,


por që mund ta bëjë pa dinjitet.

Më në fund!
Çfarë dihet?

Zona është e rrethuar


dhe nuk lejojnë askënd të kalojë.

E vetmja gjë e sigurt është


se ka të plagosur,

ngaqë lajmëruan mjekun,


por s’dihet sa, as cilët.

E gjithë kjo për fajin


e Viktoria Markezit.

Dukej sikur gjithçka


po shkonte mirë.
Anarkistët e futën atë Anhelin
në shtëpi për ndërmjetësim, por s’e di.

Duhet të ketë shkuar keq diçka.

Nuk e duroj dot më këtë


pasiguri.

Duhet të shkoj deri atje


dhe të di si është im shoq.

Nuk do të shkosh askund.

Atje vetëm sa do të pengosh


ose të të futin edhe ty plumbin!

Zonjë, po të doni, mund të lutemi,


që t’i mbrojë Zoti!

Ju mund të largoheni.

Zotëri, parapëlqej t’i bëj


shoqëri zonjës.

Im bir është brenda.

Jam e sigurt që këtu


do të merrni vesh para kujtdo

për zhvillimin e ngjarjeve.

Më shumë,
më jep më shumë lecka!

Më shumë!

Për atë Zot,


duhet ta shpëtosh!

Shtyp këtu. Ashtu, fort.

Po...

Kemi nevojë për një mjek


ose do të vdesë.

S’e bëj dot.

Është i vetmi peng që vlen


për ata jashtë dhe ti e di.
Ç’të duhet e vdekur?
-S’kanë pse ta dinë këtë.

Je më keq se ata.

Më jep bekimin.

Ti nuk do të vdesësh,
më dëgjon?

Është punë e Zotit!

Mos ma kërko këtë, të lutem.

Shiko, shiko çfarë kam.

Shiko. Do të të japë
forcën që të nevojitet.

Mos u mundo, kanë shkuar


të gjithë të shohin shfaqjen.

E ke nga lokali.
-Çfarë shfaqjeje na qenka?!

Një grup anarkistësh kanë


zaptuar një shtëpi pasanikësh

dhe kanë hapur llogore.

Paske qenë i etur.


-Po festoj.

Jam hajvani më i madh në botë,


që më mashtroi një prostitutë.

I premtova një jetë të re


në Amerikë. -Për ty, mik!

Pse nuk erdhi me ty, e poshtra?


-S’e di.

Nuk ma mban të shkoj ta pyes.


-Ik pa të.

Anija e radhës niset


pas dy javësh.

Unë me atë do të iki.


-S’kam asnjë qindarkë.

I harxhova të gjitha për


biletat e anijes që u nis sot.

Kush foli për pagesë bilete?

Në emër të Atit,
Birit dhe Shpirtit të Shenjtë!

Amin!

Jo.

Jo!

Rron akoma.
I ra të fikët.

Lëre të dalë,
për atë që ke më të shenjtë!

Mos u afro!

Është jeta e saj


ose e të gjithë të tjerëve.

Kujton se s’do të sulen,


pasi të dalë ajo?

Sikur të mund t’ia mbathnim


që këtej dhe t’ju linim të lirë!

Është e pamundur!
-Merre rrobën time!

Merre rrobën time!

Garda Civile s’do të dyshojë


te një prift. Jepi!

Jemi dy këtu dhe s’i braktis


shokët unë.

Mos u bëj budalla.

Nuk mund të shkoj larg


me këtë plagë.

Do të na kapnin menjëherë.

Nëse nuk përgjigjeni,

do të detyrohemi ta zgjidhim
situatën!
Duhet të dimë që pengjet
janë mirë!

Sapo të futen, do të na vrasin.

Sepse do të futen.

Do ta bëjnë.

Nuk më pëlqen kjo.

Nuk po japin sinjale.


Duhet të ndërhyjmë dhe ti e di.

Këtu s’do të bëjë askush gjë,


pa e thënë unë. More vesh?

Po flas me ju që jeni në shtëpi!


Jam markezi de Kastro!

Ju lutem na thoni kërkesat tuaja!


Do të pranojmë gjithçka që thoni!

Një mjek!

Një mjek!

Ka humbur shumë gjak.


-Ku e ka plagën?

Këtu!

Duro, zemra ime!


Një mjek!

Lajmëroni një mjek!

Zot i madh!
-Është më mirë të mos lëvizet.

Të betohem në Zot që s’do


të pres të më vdesë në krahë!

Po sulmuesit?
-Një i vdekur, një i plagosur

dhe një tjetër u arratis.


-E dëgjuat!

S’më intereson nëse e sillni


të gjallë a të vdekur!
E dua përballë!

Kurse ju s’do të shkoni


askund, atë.

Keni shumëçka për të sqaruar.


Merreni brenda.

Ndalo!

Më falni, atë.

Bëni kujdes. Kemi një grup


anarkistësh shumë të rrezikshëm

që enden të lirë në zonë.


-Faleminderit, bir!

Zoti të bekoftë!

Duket se ai krimineli
ia mbathi falë rrobës suaj.

Nuk mund të mbeteni pa dënuar.

Ishte e vetmja zgjidhje që markezja


të merrte kujdes mjekësor.

Do të më thoni që s’e bindët


dot të dorëzohej,

edhe pse e kishit mik?


-Ai njeri s’është miku im.

Ashtu? I dhatë punë në kishë.

Sepse mendova se mund


ta çoja në udhë të drejtë,

por u gabova. Ju lutem,


duhet të dal nga këtu.

Pse? Keni gjë për të fshehur?

Mos ju bren gjë ndërgjegjja, atë?


-Po ju, zoti delegat?

Sepse të shtënat që e plagosën


erdhën nga njerëzit tuaj!

Falë Zotit, qenke mirë!


Edhe falë autoriteteve.

Hirësia e tij
është shumë në merak.

Kërkoi të flasë me ty
sapo të mundesh.

Nëse nuk e ka problem


zoti delegat.

Jo, për momentin.

Mund të lindë nevoja të sqarojmë


disa gjëra në të ardhmen.

Transfuzioni nuk e garanton


shërimin e saj.

Më parë thatë se trajektorja


e plumbit ishte e pastër

dhe s’ka dëmtuar organe


të rëndësishme.

Problemi është se zonja


markeze është shumë e dobët.

Ka humbur tepër gjak.

Doktor, duhet ta shpëtoni,


për ç’ka keni më të shenjtë!

Nëse i bëj transfuzion


të gjithë gjakun që i nevojitet,

do të rrezikoj jetën tuaj,


zoti markez.

Organizmi i saj mund


ta refuzojë.

Gjaku i saj mund të jetë rebel,


por jo më shumë se imi.

Jeni i sigurt që doni ta bëni?

Çfarëdo që të ndodhë,
mos ndaloni deri

sa Viktoria të marrë gjithë


gjakun që i nevojitet.

Nëse nuk përmendem më,


thuaji që e dua.

Vetëm ta shihje atje


të shtrirë në tokë.

Me trupin e vogël
të mbuluar në gjak.

S’do t’ia fal vetes kurrë


në jetë, nëse i ndodh gjë.

Krisht, e di që jam mëkatar,


por ti që je bujar,

ti që mund të bësh gjithçka,


po të besoj shpirtin!

Hapi krahët e tu
të jashtëzakonshëm.

Prite në gjoksin tënd.

Merre nga kjo botë


bashkë me njerëzit e vet.

Ku do të jetë më e lumtur
sesa këtu.

Merre me vete.

Jo atë.

Të lutem, Zot, atë jo!

Dëgjoje përgjërimin
e shërbëtorit tënd.

Ti që mund të bësh gjithçka,


plotësoma kërkesën.

Të premtoj se do ta pranoj
vullnetin tënd pa u rebeluar, Zot!

Jo, mos lëviz.


Mos lëviz.

Ç’ndodhi?

Hynë disa burra në shtëpi.


S’e mban mend?

Duhet të pushosh,
që të bëhesh mirë.

Ç’dua këtu? –Të solli


markezi që të të shpëtonte.

Nuk më lë të dal.
-Po, zemër.

Të dhuroi gjakun e vet,


edhe ishte me rrezik.

Të shpëtoi jetën.

Nuk lejoi të të humbja.

Do të thërras infermieren.

Je shërbyese në shtëpinë
e markezit, apo jo?

Dua të di nëse strehohet


një fëmijë atje,

ose nëse ke dëgjuar


të flitet për të.

Jam e gatshme të paguaj sa të jetë,


nëse më thua se ku e mbajnë.

S’ka pse ta marrë vesh askush


që ma the ti.

Je e sigurt?

Dje pasdite i dëgjova


teksa bisedonin.

Ankoheshin që s’e mbajte


premtimin.

Ç’premtim të mbajmë?
S’e kuptojnë ç’ndodhi?

Të lutem shumë.
-Është puna e tyre.

Shqetësohen për bukën e gojës.

S’e kuptoj,
fola vetë me Prudension.

Fole me Prudension,
por s’e drejton ai sindikatën.

S’ka kurrfarë peshe.

Merren të tjerë me këtë punë,


me të cilët duhet të flasësh.

Si e more vesh?

Kur e teprojnë me pijen,


iu zgjidhet gjuha.

Më shumë çështje diskutohen


këtu në tavernë, sesa në zyrë.

Duhet të bësh diçka.


-S’e di ç’do të bëj.

Duhet të presin sa të marrë


veten Viktoria.

Unë jam askush.


-Si s’qenke?

Je gruaja e një Markezi.


Yt bir ka mbiemrin e tij.

Kam marrë vendime në minierë,


sepse më ka dhënë leje Viktoria.

Asgjë më shumë.
S’kam kurrfarë të drejte.

Je pronare e minierës
po aq sa Viktoria.

Mos e harro këtë,


sepse as ajo s’e harron.

Disa duan që markezit t’i jepet


Kryqi i Meritës

për veprimin tij të guximshëm.

Trimëria dhe pamaturia


janë dy terma shumë të ndryshëm.

Shumë ushtarakë shfaqën


pakënaqësinë e tyre
për atë incident fatkeq.
Nuk më duket e drejtë...

Ti më mirë mos fol.

Lejove drejtuesin të ikte ashtu.


Më falni mua.

Zotërinj,
për markezin de Kastro!

Një trim.
-Për markezin!

Kamerier,
më sill një konjak tjetër.

Dukesh nervoz.
Si është puna?

Për shkak të markezit?


-Nuk do të më falë.

Nuk kishte qëllim më parë


dhe aq më pak tani,

pas asaj që ndodhi.


-S’mendon se po e tepron?

Do ta kishte bërë,
po të donte të të vriste?

Kjo më shqetëson.

Që më ka rezervuar diçka
më të keqe se vdekja.

Duhet t’i ofrosh diçka që


e do më shumë sesa kokën tënde.

Kujton se nuk e kam menduar?

Tani që e ka në dorë
Alisia Santibanjezin,

vetëm atë priftin do ta mbërthejë


po aq sa mua.

Me kishën edhe mund


të përplasemi.
Mjeku thotë se është
ende shumë e dobët

dhe ka nevojë për shumë pushim.


Do të bëhet mirë, ama.

Do ta ushqej aq mirë,
sa do ta marrë veten menjëherë.

Do ta shikosh.

Sa mirë!

Sapo e mora vesh lajmin.


-Faleminderit që u shqetësove!

Jemi të gjithë shumë


të kënaqur. Eja.

Duket se gjithçka
po shkon mbarë.

Në të njëjtën ditë
që u përmend znj.Viktoria,

gjeta një shtëpi të mundshme.


Jeta vazhdon. –Sa mirë! Ç’fat!

Nuk do të vonohem.

Mund të më thuash
si do të të duket shtëpia?

Mjaft tani!

Vinsenta s’do të vijë për


të parë asnjë shtëpi me ty

dhe askund! –Për atë Zot,


të mos fillojmë!

Lëre, s’dua të të shkaktoj


probleme të tjera me të.

Më vret që duke i folur kështu


duket sikur dyshon

te ndershmëria dhe sinqeriteti


i saj. Këtë nuk...

Nuk vë në dyshim ndershmërinë


e saj, por tënden.
Mjafton, apo jo?

S’të vjen turp që bëhesh


qesharak në këtë mënyrë?

E sqaroi çështjen e faturave


të pashlyera.

Ç’kuptim ka tani
të përsëritim diskutimet?

S’di si i shleu të gjitha


detyrimet që kishte,

por të betohem që s’është


pasaniku dhe pronari i tokave

që thotë se është!

S’e kuptoj si mund


t’i sajosh gjithë këto gjëra

që të bëj figurë të keqe


para Vinsentës.

S’e shikon sa vuan?


-S’janë sajesa.

Një burrë të njohu në kantinë


si bashkudhëtar në anijen

që ju solli në Spanjë!
Nuk e mban mend?

Mjaft më,
do të vij njëherë tjetër.

Nuk mund ta besoj.

Të betohem për Zotin


që s’mund ta besoj!

Jo, kam të drejtë.


-Mund të kesh sa të duash,

por nëse vazhdon kështu,


do ta acarosh keq!

Mundem?

Mendova se s’do ta shihja


më kurrë buzëqeshjen tënde.

E di që vure jetën tënde


në rrezik për mua.

Kjo s’ka kurrfarë rëndësie.


Vinsenta s’duhej të ta thoshte.

Po të lë të pushosh.

Pse e bëre?
Të kam trajtuar keq.

Dyshova tek ti.


-Akoma nuk e di?

E di që s’do ta falësh kurrë


sjelljen time të kohëve të fundit,

as unë s’e fal dot veten.

Fakti që mendove se mund


të isha i aftë

të vrisja babanë tënd


dhe pastaj vëllanë tënd,

më shkatërroi.

S’ke pse shqetësohesh më.


Je e lirë të shkosh ku të duash.

Mund të ikësh
sapo ta marrësh veten.

Do të më lejosh
të kthehem në shtëpinë time?

Sado që më dhemb,
jam i gatshëm edhe të të humb.

E keqja është se e kuptova


tepër vonë.

Kam ndryshuar.
Shpresoj ta kuptosh një ditë!

Ku ishe? Po të kërkoja.

Po mundohesha ta bindja
tim vëlla të ndërrojë mendje.
Ka 15 ditë që rri në kantinë
dhe s’po e bind dot

të largohet që aty.

Monsinjor Garsiani është


shumë i kënaqur me arritjet e tua

gjatë ndërmjetësimit
me punëtorët.

Do të shkosh te kjo kishë.

Ç’duhet të bëj atje?


-Punëtorët kërcënojnë

të futen në grevë dhe


Garda Civile do të ndërhyjë.

Do t’i shmangësh të dyja


këto gjëra.

Ç’po ndodh me minatorët pas asaj


që ndodhi në kantierin detar?

Falë punës sate të mirë,


këtu gjithçka është e qetë.

S’dua të mendoj se ngurrimi yt


ka lidhje

me mungesën e dëshirës
për t’u ndarë nga ajo.

Duhet të përmbushësh misionin tënd.


Do të nisesh që sot.

U zgjua. –Falë Zotit!

Edhe falë teje!


I shpëtove jetën.

Nëse s’do të ndërhyje,


Viktoria s’do të shkonte

dot kurrë në kohë te mjeku.

E rëndësishme është
që është jashtë rreziku.

Do të të takojë.
Në minierë burrat
janë nervozuar.

Kanë frikë se ç’do të ndodhë


me punën e tyre

tani që markezja është e plagosur.


-Shumë mirë.

Erdhi momenti të hidhemi


në sulm.

Thuaju të tuve të shtojnë


presionin.

Në gjendjen që është Viktoria,


s’do t’i mbetet zgjedhje tjetër,

veçse të më kërkojë ndihmë


për të dalë nga situata.

Më lër të futem.

Si të urdhëroni, padron!

Dua ta takoj!
-Qetësohuni.

Ç’po ndodh?
Ç’është gjithë kjo potere?

Alisia Santibanjez,
vjen çdo ditë që pas

sulmit në shtëpinë Markez.

U orvat të korruptonte
shërbyeset për të ditur

nëse e mbajmë këtu të bijën.


-Po vajza?

E ruan njëri nga njerëzit e mi


dhe e mbajnë te vendi që urdhëruat.

Vetëm ta shihnit, nuk ndalet së...

Sa më pak të di për të,


aq më mirë.

Do ta kem mendjen
më të kthjellët
për të bërë atë që duhet.

Dua të të takoj!

Lëre të futet.

S’dua të zgjohet Viktoria


dhe ta dëgjojë.

Le të presë pak para


se të futet.

Eja.
Faleminderit, bijë!

S’kishe pse mundoheshe.


Do të vija unë nga kantina.

Jo, s’është aspak mundim.


Sinqerisht.

Për më tepër që është më mirë


të mos vini atje.

Si është Salvadori im?


-Njësoj.

Anheli foli me të
në përpjekje për ta bindur

që të kthehet në shtëpi,
por s’u bë gjë.

S’e mendoja kurrë se do


ta thosha këtë,

por më mirë të kishte ikur


me atë anije!

Ndoshta kjo i shërben Salvadorit


edhe për të kuptuar

se ç’grua është Alisia.


-S’e di, bijë.

Di vetëm që tim biri


i mori jeta tatëpjetën.

Mos u brengosni.

Kam frikë mos bën ndonjë marrëzi.


Sepse sado që më dhemb,
di që ai jeton për atë grua.

Pini pak.

Faleminderit, bijë!

Më premto se do të kujdesesh
për të!

S’do ta lejosh të bëjë


ndonjë çmenduri.

Patjetër.

Ku është ime bijë?

Ma thuaj dhe do të harroj


gjithçka që ndodhi.

Ke pafytyrësinë të vish
në shtëpinë time

për të ma thënë këtë,


pasi tentove të më vrisje?

Po harron diçka,
provat që kam depozituar

në një zyrë avokatie,


të cilat vërtetojnë

se je vrasësi
i Rikardo Markezit.

Ç’ke që qesh?

S’do të kesh asnjë armë


kundër meje nëse

i bën publike ato prova


dhe atëherë

jeta jote s’do të ketë


kurrfarë vlere. –As jotja.

Pa nder dhe mbi të gjitha,


pa Viktorian.

Kush humb më shumë?


S’më intereson fare jeta ime.
Jam një nënë e dëshpëruar,
e gatshme për gjithçka.

Pa shiko, ia vlejti ky moment


vetëm për ta parë

Alisia Santibanjezin
me instinkt amësor.

Nuk më konsideron të aftë?

Nuk kam arritur deri këtu


duke i nënvlerësuar njerëzit,

por duke u treguar


më i zgjuar sesa ata.

S’duhej t’i fshihje të gjitha


sekretet në të njëjtën zyrë avokatie.

Kur zbulohet një,


zbulohen të gjithë.

S’mësove asgjë nga unë


në gjithë këto vite?

Çfarë do? -Mirë. E shikon?


Tani po fillojmë të merremi vesh.

Atë Anheli u përpoq vetëm


të na shpëtonte jetën

të gjithëve ne që ishim këtu.


Sa herë doni t’jua them?

Pse nervozoheni?

S’e kuptoj ç’kuptim


ka t’i rikthehemi kësaj çështjeje.

Iu përgjigja pyetjeve
të njerëzve tuaj ditën e sulmit.

Më vjen keq, por dua të bindem


që s’u ka shpëtuar asgjë.

Kam një interes personal


për të sqaruar

atë që ndodhi gjatë sulmit.


Ju jo? -Patjetër.

Nuk dua të përsëritet


diçka e tillë.

Në idetë e mia s’ka vend


për dhunën dhe as për vrasjet.

I përçmoj thellësisht.
-Mirë.

Vazhdojmë me dëshminë, pra.

Mbani mend të keni dëgjuar


diçka që mund të na japë

ndonjë pistë për vendin


nga ku mund t’ia ketë mbathur

anarkisti i arratisur?

Kur ushtarakët të hutohen


nga poterja, do të shkoj në pyll.

Kujdes mos të ndjekin!

Qetësohu, do t’i bie nga Haka


derisa të arrij në Barcelonë.

Është zonë më pak e ruajtur.

Jepi, ik tani!

As Zot, as atdhe,
as dashuri, shok!

Nëse më përçmon vërtet


aq shumë sa the,

thuaja Gardës Civile


atë që dëgjove.

Jeta ime është në dorën tënde.

Përgjigjuni pyetjes sime,


ju lutem.

Ju kujtohet ndonjë e dhënë


që mund të na ndihmojë

të zbulojmë vendndodhjen
e anarkistit të arratisur?
Jo, më vjen keq,
s’ju ndihmoj dot.

S’mund t’ia bësh këtë!

S’do t’i bëje kurrë keq


një fëmije, të njoh!

Mallkuar qoftë,
ti më vure në këtë pozitë!

Të lutem,
do të bëj ç’të duash!

Ç’bën, moj?

Kështu doje të më shikoje, apo jo?


Te këmbët e tua!

Ja ku më ke!
S’më bëhet vonë!

Vetëm mos i bëj keq.

Vure mend tepër vonë.

Nëse ke vënë, sepse fjala jote


për mua s’ka kurrfarë vlere!

S’mund ta bësh.

S’mund ta bësh,
sepse është jotja!

Mos thuaj budallallëqe!


Është e pamundur!

Para 13 vjetësh ishte e mundur.


Aq vjeçe është.

Kujton se s’mbaj dot


një sekret kaq gjatë?

Është jot bijë.

Vajza jote e vetme.

Do t’i bëje dot keq vetëm


për t’u hakmarrë ndaj meje?

Znj.Enkarna s’dinte
ç’të bënte tjetër

për t’ia ndaluar hemorragjinë.

Menduam se Viktoria
do të vdiste.

Atëherë vendosi t’ia mbathte


anarkisti, apo jo?

Mirë që i shkoi mendja


atë Anhelit për rrobën, përndryshe...

Atë Anheli i dha anarkistit


idenë për t’u arratisur?

Mundësoi lirimin tonë.

Ai krimineli s’i vuri


armën në kokë

dhe as nuk e kërcënoi


me vdekje që t’ia mbathte.

Jo... –Bëri të pamundurën


që anarkisti t’ia mbathte?

Ishte e vetmja mënyrë që


Viktorian ta ndiqte një mjek.

Sepse mes tyre kishte


bashkëpunim, apo jo?

Bashkëpunim?
Jo, s’ju kuptoj.

S’është nevoja.
S’kam pyetje të tjera.

Shumë faleminderit!
Ishit shumë e dobishme.

Faleminderit për bashkëpunimin!

S’ke për ta besuar.


Erdhi Salvadori.

S’i paska hipur anijes


për në Amerikë.

Çfarë t’i them?


Do të takojë.
Është pak i dehur.

Pa shiko, vulëhumbura.
Sa e talentuar je për të shkruar!

Ke shkrim shumë të bukur!


-Pse nuk ma vure veshin?

Pse nuk ike?

Ndoshta ta vë veshin
dhe iki me anijen e radhës.

Më parë dua të di ç’ndodhi.


-Ndërrova mendje.

Ta thashë në letër.
-Nuk më vlen kjo.

E dëshiroje po aq sa unë
një jetë të re.

Do të krijonim një familje,


e marrtë djalli!

Kishim plane!

Më thuaj të vërtetën,
një herë të vetme!

Nuk të dua aq sa të jetoj


në mjerim

dhe të zvarrit në të
edhe time bijë!

Kishim një mundësi.


Mund të punoja atje.

Kur s’do të ishe në kantinë.

Do të përfundonim
duke të mbajtur unë.

Kam luftuar shumë


për pavarësinë time.

Që të ma drejtojë jetën
një pijanec ordiner!

Ti më shndërrove
në të tillë!

Je mirë?

Më fal.

Më fal.

Ik.

Mos u kthe më kurrë këtu!


Zhduku!

S’i tregove asgjë


për tët bijë, apo jo?

Ç’dëshironi?

Erdhëm të flasim me këdo


që është në krye të minierës.

Nuk është orar vizitash


në asnjë shtëpi për së mbari.

Nëse keni ndonjë problem,


flisni me përgjegjësin.

Zonjë, nuk do të lëvizim


nga këtu, nëse nuk na pret dikush.

Shumë mirë.
Thuaji Hustos të vijë.

Çfarë ka?

Këta burrat thonë se s’do


të lëvizin nga vendi

pa folur me dikë nga miniera.


Mos u shqetëso.

Do t’i them Hustos


të merret.

Lëre, merrem unë.

Zotëri? -Iku Eloi?

Po, iku.
-E marrtë djalli!

Dërgo burrat ta kërkojnë.


Le të më bëjnë gati kalin.

Duhet të dal sapo të vijë.


-Po, zotëri.

Ç’bën? S’duhet të çohesh.

Dëgjova zëra dhe mendova


se ishte vizitë për mua.

Vizitë që ndoshta kishte


probleme për t’u futur, apo jo?

Të dhashë fjalën që ka
mbetur në të shkuarën

dhe do ta mbaj.

Në këtë shtëpi s’e ka


të ndaluar hyrjen askush

nga ata që duan të të takojnë.

Në fakt, kur po flije,


atë Anheli dërgoi një letër për ty.

Merre.

Nuk do ta lexosh?

Jam e lodhur,
më mirë të tërhiqem.

Patjetër, e dashur.
Eja, mbështetu në krahun tim.

Duhet të kthehesh në shtrat.

Luftova krah për krah me ju


për të mbrojtur punëtorët.

Pse do t’ju mashtroja?


-Sepse tani mban anën tjetër.

Rrezikohet buka e fëmijëve tanë.


-Nuk mbaj asnjë anë.

Ju jap fjalën që miniera


do të vazhdojë të funksionojë

si deri më tani. S’keni pse


shqetësoheni për rrogat tuaja.
Më fal, por sado vullnet
të mirë të kesh, s’je pronarja.

Viktoria s’e ka marrë veten.


Jemi të marrë fund pa të.

Edhe ti.

Ç’doni të bëni?
Të ndaloni punën?

Do të jetë e kotë gjithë


ajo që bëtë.

Vetëm nëse është ajo


që do sindikata...

...ma do mendja që e dinë


vetëm disa për këtë takim.

Vihu në vendin tonë,


tani s’mund të tërhiqemi.

Po gjithë ato që na premtuat?


-Do të ndodhin.

Duhet vetëm të keni


pak më shumë durim.

Pa znj.Viktoria?
-Im bir është një Markez.

Kam të njëjtin autoritet


sa Viktoria

që të marr vendime për minierën.

Për atë Zot,


kjo është çmenduri!

Jo, je e vendosur
të mos më besosh,

dua vetëm të të tregoj


që Hulioja është një shtinjak.

Shiko, aty është njeriu


për të cilin të fola. Eja.

Mirëmbrëma! -Mirëmbrëma!
Dje vura re që njohët Hulion.
-Për kë po më flet?

Për Hulion, për atë që


po qeraste të gjithë.

Ju dha një shishe verë.

I thashë se ishit kthyer


bashkë në Spanjë

në të njëjtën anije.
E mbani mend?

Ju lutem, mund t’i


përsëritni asaj të njëjtën gjë?

Nëse më ofron një gotë verë,


shok, të përsërit ç’të duash ti.

S’keni pse përsëritni asgjë.


Thjesht tregoni të vërtetën.

E vërteta?
E vërteta e mirëfilltë?

Po ta them për respekt


ndaj zonjës.

Kur e teproj me pijen,


them budallallëqe. –Çfarë?

Nuk ishte aq i dehur.

Shoku që udhëtoi me mua,


vdiq. I gjori.

Pse e thoni këtë?


S’është e vërtetë.

Është që ç’ke me të,


vetëm se nuk u kthye më.

U sëmur rëndë.
-Pse gënjen tani?

Ç’bën?
-Të pagoi Hulioja, apo jo?

Thuaje! -Ç’bën?

Thuaj që e njeh!
-Ky qenka i çmendur!

Të lutem! –Të ma kishe thënë


më parë, nëse doje të gënjeja!

Mjaft, s’duroj dot më!


-Prit.

Do të martohesha me një burrë


të mirë, bujar dhe zotëri.

“Viktoria, arsye të famullisë


më detyrojnë të largohem.

Bëhet fjalë për një urgjencë,


së cilës s’mund t’i bishtnoj.

Është në rrezik e ardhmja


e shumë njerëzve,

të varfër, mjeranë
dhe e të gjithë atyre

me të cilët jam i bashkuar.

Megjithatë, nuk kalon


asnjë ditë që nuk i lutem Zotit

për shërimin tënd.

Nuk je vetëm, lutjet


dhe zemra ime janë pranë teje.

Shumë afër, më afër


nga ç’mendon edhe ti vetë.”

Është jot bijë.


Vajza jote e vetme.

Merri, sa të premtova,
i ke hak.

E more vesh,
do ta qepësh gojën.

Ishte kënaqësi të
të takoja përsëri.

Nëse të duhet ndonjë nder


tjetër si ky

para se të kthehem në
Montevideo, e di vetë ti.

Shok, je gati t’i hipim


anijes pas dy ditësh?

Do të ikësh përsëri?
-Punë për mua.

Ma mbush një gotë verë.


Shpejt!

S’ma ka qejfi,
u lodha duke dhënë veresie.

Mos e vritni mendjen,


paguaj unë. Kam para.

Do të paguani edhe
faturën që s’ka shlyer?

Të thashë, s’ka verë.

Bën kështu për shkak


të asaj që ndodhi te panairi?

E bëj, sepse nuk e di si s’ke turp


që rri gjithë ditën tapë këtu.

Duket sikur s’ke shtëpi!

Edhe ti me këtë avaz?


Mbaje verën tënde të qelbur.

A thua se nuk rri dot pa pirë!


-Ashtu? Ma vërteto.

Të shohim nëse ta mban.

Mos u zemëro me mua.


S’është faji im, s’dija gjë.

Prit, mos vrapo, prit!

Prit!

Përqafomë!

S’e merr me mend sa nevojë


kam për ty, përqafomë!

Je ende e zemëruar?
Më vjen vërtet keq.
Më fal.

Mendon se e zgjidh duke


kërkuar falje?

Arrite të bëje gjëra


të tmerrshme për të dëmtuar

një njeri që s’të ka


bërë asgjë.

E mendova gjithë natën.


Nuk e di më se kush je.

Mendoj se më e mira
është të vazhdojmë

sikur s’ka ndodhur asgjë.

Ndoshta s’ishte ide e mirë.

S’jemi bërë për njëri-tjetrin.


U gabuam.

Nëse s’ke gjë tjetër,


kam punë.

Kishe të drejtë.
Nuk rri dot pa pirë.

Jam një pijanec.


E pranoj. Këtë doje, apo jo?

Ç’do këtu?
Shko në shtëpinë tënde.

Ma mbush një gotë verë!

Ma mbush një gotë verë!

Nuk ke mëshirë?

Shiko, nuk mundem më.

Kjo dorë shërben vetëm për...

Lëshoje thikën.

Lëshoje.

Nuk mundem më.


Nuk mundem më!

Pse e bën këtë?


-Duhet të harroj.

Të harroj Alisian.

Jam një fundërrinë!


Jam një turp.

Nuk është e vërtetë,


ishe trim.

I ndihmoje të tjerët.

Mund të jesh përsëri


i tillë.

Duhet të lejosh
të të ndihmojnë.

Ki besim tek unë.

Qenke çuar që pa gdhirë!

Po ta përgatit menjëherë
mëngjesin.

Jo, s’ka nevojë,


hëngra diçka.

Dua vetëm të mbash djalin,


duhet të shkoj në minierë.

Në minierë?
Ka ndodhur gjë?

Dua të flas me përgjegjësin,


që të vërë në zbatim masat

që iu premtova dje minatorëve.

Nuk të nevojitet
aprovimi i Viktorias?

Nuk është nevoja.

Sa të organizohen me turnet,
do të fitoj kohë

që Viktoria të marrë veten.


Faleminderit! Djali po fle.

Mirë.

Znj.Vinsenta, dikush pastroi


argjendurinat gjatë natës.

Znj.Enkarna? –Znj.Enkarna
bën atë që duhet të bëjë.

Askush nga ne s’ka


pse të japë mendim.

Ndaj qepe dhe kërko diçka tjetër,


sepse ka shumë për të pastruar.

Pa shiko ç’surprizë!
Zoti delegat dhe zonja!

S’e merr me mend sa gëzohem


që të shoh kaq mirë!

Fatmirësisht, kaloi gjithçka.


Faleminderit!

Thuaji Eloit
që do të dal menjëherë.

Çfarë?
Erdhët të takoni Viktorian?

Të dyve, por Viktoria s’është


në gjendje të na presë. –Po.

Mos ia merr për ters,


e gjora është ende shumë rëndë.

Kam përshtypjen se yt shoq


ia rikujton ngjarjen.

Kuptoj.

Jam i sigurt që do të gëzohet


shumë të të shohë.

Pse nuk ngjitesh?

Ndërkohë, do të rri disa


minuta këtu, të bisedoj me Hugon.

S’e di, s’dua ta bezdis.


Ndonëse ke të drejtë.

Të bën përherë mirë shoqëria


e një mikeshe.

Do t’i bëj të fala nga ti,


i dashur.

More gruan me vete,


që të fshihesh pas fundit të saj?

Jo, gabohesh.
Erdha të të zgjat një dorë.

Si atëherë kur t’u shkreh


arma aksidentalisht?

Para së gjithash,
dua të të sqaroj

se ngjarja gjatë rrethimit


ishte një incident fatkeq.

Shpresoj të të bëjë ta harrosh


ajo që erdha të të ofroj!

Quamë ekscentrik,
por s’e kam zakon

t’i harroj ata që duan


të më vrasin.

As nëse njeriu në fjalë


të ofron mundësinë

t’i japësh fund mikut tënd


prift, në mënyrë ligjore?

Është e dhimbshme, apo jo?


-Çfarë?

Të të lënë. –Është më
e dhimbshme kur s’të besojnë.

Që dyshojnë në fjalën tënde.

Dje takova Piun, lopçarin.


–Edhe?

Më pyeti për rrethimin


dhe gjëra të tilla,
por nuk më tha asgjë
të bukur.

Lëri këto,
sepse je ende shumë e re

që të shqetësohesh
për kësi gjërash.

Dashuria nuk lajmëron kur vjen


dhe s’dua ta lë të më ikë.

Ç’duhet të bëj,
që të më shohë?

S’marr vesh nga këto punë unë.


-Je burrë.

Duhet ta dish ç’të pëlqen


te një grua.

Që të jetë grua,
si gjithë të tjerat.

Jo, jo si të gjitha.
S’jam e tillë.

Jeni të gjithë njësoj.

Mora dëshminë e të gjithë


atyre që ishin

në shtëpinë Markez
gjatë rrethimit.

Zbulova diçka shumë interesante.


-Të lutem, dil në temë.

S’kam as kohë dhe as durim


për dërdëllitjet e tua!

Si të duash.

Anarkisti i arratisur
dhe prifti njiheshin.

Ai punoi për kishën


dhe ishin të dy të implikuar

gjatë sulmit të anëtarit


të Somatenit.
Po, ndaj dhanë llogari
dhe nuk ndodhi absolutisht asgjë!

Po t’i lidhim këta precedentë,

që anarkisti kërkoi posaçërisht


atë për ndërmjetësim dhe që...

Tani vjen pjesa interesante,


ishte ideja e priftit

për t’i dhënë rrobën e vet,


që t’ia mbathte.

Mund ta akuzojmë për komplot


dhe bashkëpunim në krim.

E gjithë kjo pa i njollosur


ti duart dhe pa e prishur

imazhin tënd para Viktorias.

S’do të jetë e lehtë.

E mbron kisha,
falë kunatit tim të dashur,

që u prehtë në paqe!

Sidomos tani, që është bërë


i domosdoshëm për negociatat

mes padronëve dhe punëtorëve.


S’do të jetë e lehtë.

Ki besim tek unë.


E di ç’duhet të bëj.

Shpresoj, për të mirën tënde!

Çfarë ka?

Tani që s’është Viktoria,


Enkarna e drejton minierën

pa u konsultuar me askënd,
si të ishte ajo pronarja.

Mendoj se duhet të kujdeset


për interesat e të birit.

Ku merr vesh ajo


nga menaxhimi i një biznesi?

Me siguri më shumë
sesa ti dhe unë.

Në magazinë ka minj,
znj.Vinsenta.

Është e pamundur.

Tani afër vura çarqe


në të gjithë shtëpinë

dhe nuk zura asnjë.

Pashë gjurmët,
të rrumbullakëta

dhe të vogla pranë rrobave


të vjetra të znj.Viktoria.

Sa të rriten, do të mësyjnë
menjëherë në depon e ushqimeve.

Duhet të flasim me Huston.

Sigurisht.

Lajmëro Huston dhe ta zgjidhë ai.


–Mirë.

Më vjen keq.

Të mos të të vijë keq,


se s’është ndonjë gjë e madhe.

Jepi, vazhdo punën,


sepse për këtë na paguajnë.

Merre, kape. S’do të hash?

Kape, pra!

Jepja!

Zoti markez.
-Kështu ruani?

Qetësohu, s’do të të bëj gjë.


Qetësohu.

Ti nuk më njeh, por të njoh unë.


Ki besim tek unë.

Dua vetëm të të çoj


në një vend të sigurt,

larg këtyre burrave.

Të premtoj se do të kujdesem
për ty dhe do të të ruaj.

Ma jep dorën. Ashtu.


Eja.

Do të më ndihmosh?

Nuk ke shërbyese për këtë?


-Dua ta bëj personalisht.

Shfrytëzova rastin
që z.Alvaro s’do të hajë

sot në shtëpi dhe përgatita


një drekë intime

për mua dhe për Hugon.


-Marrëdhënia juaj qenka përmirësuar.

Ma do mendja që s’të vjen


keq nëse s’të ftoj.

Me siguri ke plane
më interesante.

Ke përherë.

Erdhi Hugoja.

Ishte korrieri,

solli këtë pusullën


nga ana e zotërisë.

Nuk vjen. –Do t’i ketë


dalë ndonjë e papritur.

Situata është shumë


e trazuar që pas rrethimit.

Do t’i them Doloresit


ta heqë një pjatë.
Mos e merr kështu, moj grua.
Do të rri unë për të ngrënë me ty.

Jo, mos u shqetëso.


S’ka gjë, jam mësuar.

Këmbëngul.
Nuk do të të lë vetëm.

Pastaj do të vish me mua


të luash tenis.

Si të shkoj pa partneren
time të parapëlqyer?

Sollën këtë për ju.


-Nuk tha asgjë?

Jo, zonjë.

E ke parë Vinsentën?

Erdhi kasapi për pagesën


dhe s’e gjej askund.

Po unë ç’të pyes


për Vinsentën?

Ku po shkon me atë valixhe?


-Do ta çoj...

Do të iki.
Nuk duroj dot më.

I lashë një letër aty


znj.Enkarna.

Si do të largohesh?
Do të ikësh? Ç’thua?

U çmende? Ç’thua kështu?


-S’mund të rri.

Me Vinsentën që më trajton
ashtu dhe e lejon

atë maskarain ta mashtrojë.


-Mjaft u ankove dhe bëj diçka.

Me këtë sjellje
s’do ta rifitosh dot.
Të ka tepër të sigurt.
-Ç’të bëj?

S’do të më shohë,
as të më dëgjojë.

Tregoja që ke karakter
dhe nëse s’shkundet,

do të të humbë përgjithmonë.
Do të rrish këtu!

Zot i madh!

Dua t’i heqësh nga puna


ata dy legenët që ruajnë vajzën.

Dua t’i qortosh paq.

Zotëri,
janë njerëzit e mi më të mirë!

Besnikë ndaj jush


deri në vdekje.

Nuk më intereson.

Nuk më pëlqejnë njerëzit


që sillen keq me fëmijët.

Plani ishte pikërisht...


-Plani pezullohet.

Ç’të bëj me vajzën?


Ta liroj? –Jo.

Prit udhëzime.
-S’mund të presim, zotëri.

Rri në një bujtinë


dhe një uloke bie në sy.

Po më shpërthen koka.
-Zotëri, më falni, por s’ju kuptoj.

Pse ju intereson kaq shumë


tani ajo vajzë?

S’ke pse kupton gjë,


bëj si të them dhe pikë!

Si do t’i tregosh Viktorias


për minierën, në gjendjen që është?

Nëse e merr vesh znj.Enkarna,


do të të nxjerrë në rrugë.

Posi, moj!

Nëse Enkarna e falimenton


minierën dhe s’i tregoj,

Viktoria s’do të ma falë


gjithë jetën.

Pa shiko,
edhe këtë kishim mangët!

Qetësohu,
kam ardhur në paqe.

Do të firmos kontratën
për shtëpinë që të fola.

Nuk do të të bezdis më.


Sa për Huston...

Hustoja s’ka të drejtë


të japë mendim.

E prishëm fejesën.

Pa shiko, s’e merr me


mend sa keq më vjen.

S’ka ndonjë mënyrë


që ta ndreqni?

Nuk dua që për fajin tim...

Çfarë ka rubineti?
-Pikon.

Nëse më pret,
do të kaloj për vizitë

nga Viktoria dhe pastaj


do të të shoqëroj të shikosh

shtëpinë para se të firmosësh


kontratën.

Nuk dua të të marrin


më shumë nga ç’vlen.
Po të pres jashtë.

Të mos fillojmë, sepse s’ke


kurrfarë të drejte mbi mua.

S’e kisha për këtë,


moj grua.

Do të dal shëtitje
dhe s’do të jem disa orë.

Me një grua?
-Mirë.

Nëse kontrollove që s’ka


minj të ngordhur vërdallë,

për mua s’ka problem.


-Mirë.

E ke në rregull tani.

Sa shpejt i kaloi këtij!


-Po shkoj të marr pardesynë.

Pa shiko ky Hustoja!

Ç’po i bën vetes kështu,


bir?

Nuk e ndihmoni kështu.


-Ç’të bëjmë?

Duhet të lajmërojmë një mjek.


-Jo, s’është nevoja.

Di unë si ta bëj.

Im atë e ka kaluar
shumë herë këtë.

Ju lutem, qetësohuni.
-Si të qetësohem?

Jam e ëma. -E di.

Po Salvadori do të bëhet
shumë më keq.

Më mirë të mos
e shihni ashtu.
Ikni e qetë, ju lutem.
-Kujdesu për të, bijë.

Nuk mundem, kam nevojë


për pak verë, që ta përballoj.

Vetëm pak.

Vetëm pak.

Duhet të bëhesh i fortë tani.

Ndoshta Alisia të bindi


që s’ke kurrfarë vlere,

por është gënjeshtër,


më dëgjon?

Do të dashurosh përsëri.

Mirëdita, zoti markez!


-Çne ti këtej në këtë orë?

Më falni,
erdha të takoj Viktorian,

por nëse po pushon...


-Ka ndodhur gjë?

Jo. –Njihemi dhe


të shoh të shqetësuar.

Si është puna?
-Gjëra të shtëpisë, zoti markez.

Më thanë se erdhën minatorët


të bisedonin me Enkarnën.

Janë të shqetësuar, apo jo?


–Nga e dini?

Detyra ime është të jem


në dijeni të gjërave

që mund të ndikojnë
në bizneset e mia

ose të bashkëshortes sime.

Sidomos tani, që ajo


fatkeqësisht s’mund të merret.
Ju falënderoj për interesimin,
zoti markez!

Mos u shqetësoni, do të dijë


Viktoria të merret me këtë.

Viktoria është ende


në gjendje shumë delikate.

S’do të doja të rëndohej


për një shqetësim të tillë.

Ti e njeh, e di si përfshihet.
Pse nuk më tregon ç’ndodhi?

Ndoshta mund ta ndihmoj


unë Enkarnën.

S’dua të ngatërrohem
në çështjet e padronëve.

Të lutem, s’është nevoja


të justifikohesh.

E di fort mirë maturinë


tënde dhe besnikërinë

që ke pasur ngaherë karshi


Markezëve.

Pikërisht për këtë duhet


të ma tregosh.

Ç’donin minatorët?

Erdhën në shtëpi
gjithë tërsëllëm.

Znj.Enkarna këmbënguli
t’i priste personalisht.

Iu bëri disa premtime.


-Ç’premtime?

S’e di, diçka. Që të marrin


pjesë në organizimin e orareve.

S’e di, s’marr vesh


nga biznesi, zoti markez.

Kam parë mundin e z.Rikardo


për të ngritur minierën

dhe s’do të doja që tani...

Të premtoj që nëse mund


ta shmang, s’do të ndodhë.

Ik e qetë tani,
sepse do të merrem unë.

Faleminderit, zoti markez!

Më mirë të mos i themi


gjë Viktorias

derisa të marrë veten.

Ditën e mirë!

S’ka mundësi!

Thuajse të gjithë keni


zgjedhur turnin e mëngjesit.

Ai i natës ka mbetur
pa njerëz.

Punëso më shumë njerëz


për këtë.

Është e pamundur.

Fitimet e minierës
janë të komprometuara.

Do të thuash që nëse
punësoni më shumë njerëz,

do të mbeteni pa asgjë?

Po mundohem që të përfitoni
edhe ju nga fitimet e minierës.

Për sa kohë është kjo ndarja,


nuk mund ta vë në zbatim.

Do të prekej prodhimi i minierës.


-I diskutuam të gjitha, pra.

Por...
Prit. Të lutem.
Përfitove nga shoqëria
e së shkuarës

për të na mashtruar,
por morëm vesh ç’anë mban.

Asgjë s’është më si dikur.

Dikur kjo tryezë mbushej


me njerëz në orarin e darkës.

Kurse tani...

Ç’është kjo zhurmë?

Duken si...
-Minj. S’mund ta besoj.

Hustoja vuri helm


në të gjithë magazinën.

Po, por zhurma vjen nga


dhoma e znjsh.Enkarnës,

jo nga magazina.
-Perëndi e madhe!

Një moment, prit.


Është zhurmë e fortë, apo jo?

Po.
Po sikur të mos jenë minj?

Ç’thua?
Po sikur të jenë anarkistë?

Që kanë ardhur përsëri


të fshihen këtu!

Perëndi e madhe!

Mua s’do të më kapin


si herën tjetër!

Merre.
-Pse nuk lajmërojmë?

Posi, e t’i lëmë ta bastisin


shtëpinë sa të vijnë rojat?

Jo, s’bëhet fjalë!


Qetësohu.

Ikim.

Dil, maskara,
ose do të të ther si derr!

Po më tremb edhe mua.

Jo!

Na ngrive gjakun!

Ç’ke bërë?

Znj.Enkarna më dha leje


të marr fustanet e vjetra

të znj.Viktoria
dhe t’i vesh këtu.

Shiko,
ja ku i ke anarkistët.

Pse je bërë kështu?

Doja të mësoja të bëhesha


si vajzat e tjera.

Nuk më shkon.

Pse s’më kërkove ndihmë mua,


moj grua? -Më vinte zor.

Nuk jam sjellë mirë me ty.

Do të më falësh?
-Sigurisht që të fal.

Do të të ndihmojë
me gjithë qejf, apo jo?

Mos më vish nga


ato gjërat e kota që vesh ti.

Pse nuk e mbyll gojën,


që të mos e djallosësh më shumë?

Ku ka shkuar kjo grua?

Paska lënë dritën ndezur.


Marrëdhënia jonë mbaroi,
apo jo?

E kam fjalën për ndihmën


për kërkimin e shtëpisë.

Nuk do të të bezdis më.

Doja të të falënderoja
që nuk më qortove asfare

për sjelljen e Hustos.


U solle si zotëri.

Mos e vrit mendjen, moj grua.

Nuk është faji yt që shkakton


pasion të tillë te një burrë.

Natën e mirë!

S’e pyete kurrë veten


pse më interesonte aq shumë

mendimi yt për
shtëpinë që do të blija?

Kam pasur përherë shpresën


që do të të rifitoja.

Dhe që ajo shtëpi të bëhej jona.

Për atë Zot!


Ç’thua kështu?

E di që është tepër herët


që të mendosh

të kem sërish vend


në zemrën tënde.

Dua të më kesh parasysh.


S’dua të jem përsëri me vonesë.

Vura mend.

Natën e mirë!

Qetësohu, s’ka gjë.

Si është?
-Duket më i qetë.
Ka ende nevojë për pak kohë.

Shko të pushosh.
Do të rri unë me të.

Je i sigurt?
S’e kam problem.

Bëre mjaftueshëm.
Faleminderit!

Vazhdo të flesh.

Lëre, do ta bëjmë ne.


-Duhet të merrem me diçka.

Po çmendem nga kjo


pritje duarkryq.

Mirëmëngjesi!

Erdha të të sjell një dhuratë.

Futeni brenda.

Duket sikur të ka frikë.

Eja.
Bën shumë mirë që e ke frikë.

E di kush është kjo grua?

Është një njeri i përçmueshëm,


një grua e përdalë,

e cila ua jep me qira


trupin e saj burrave

që paguajnë për të.


Mos ia harro fytyrën.

Nëse të afrohet ndonjëherë,


s’duhet t’i flasësh kurrë me gojë.

Kuptove?

Mirë.

Shko te makina tani


dhe më prit atje.
Ç’do të bësh me të?

Do ta dërgoj goxha larg


nga këtu.

S’do të marrësh vesh kurrë


as ku ndodhet

dhe as ç’bëhet me jetën e saj.

Për ty do të jetë njësoj


si të ketë vdekur.

Hyr.

Faleminderit!

S’e merr me mend sa u luta


për ta parë këtë mrekulli!

Si je? -Mirë.

Mjeku më tha se mund


të lëviz pa rrezikuar

që të më hapet plaga.
Po ti?

Je çehreprishur.
-Nga lodhja e udhës.

E gdhiva gjithë natën duke


u kujdesur për Salvadorin.

U ktheve mbrëmë?
-Im vëlla s’është mirë.

E përshpejtova kthimin.
-Për Salvadorin?

Për ty.

Duhej të të takoja.
Të dija që je mirë.

Mendoja se do të të shihja
të parin kur të zgjohesha.

E dëshiroja shumë.

Jam këtu tani.


Pranë teje.
Pranë meje.

Tre të plagosur për momentin.


-Ç’ndodhi?

Në episodin e ardhshëm...

U shemb një galeri,


duket se nuk ishte fiksuar mirë.

Me ç’akuza mund ta akuzojmë?

Bashkëpunim në krimin e rrëmbimit


dhe tentativë vrasjeje.

S’dua të akuzohet vetëm


për krime të vogla.

Lërini paratë aty ku janë.

Nuk i pëlqejmë mashtruesit këtu,


as hileqarët.

Dua që në momentin e arrestimit,


të jesh ti,

si autoriteti më i lartë lokal,


që t’ia përcjellësh gruas sime.

Lëreni të qetë priftin!


-S’ka bërë asgjë!

S’i ka bërë keq askujt!


-Qetësohuni, ju lutem.

Bir, pse të arrestuan?


-Lajmëro atë Enriken!

Po, bir,
patjetër që do ta bëj.

Arrestuan Anhelin.
-Çfarë?

E arrestojnë për lidhjen


me bandën e anarkistëve

që zaptuan shtëpinë time.


S’është e vërtetë.

Ligji është i barabartë


për të gjithë.

Druhem se as unë
s’jam mbi të.

Nëse s’më lini zgjedhje tjetër,


do të dëshmoj në favor të tij.

Do të jepje dëshmi të rreme.


-Do të bëja gjithçka.

Ti e di që mund ta bëj.

Nuk të lumturon asgjë,


nëse s’bëhet fjalë

për Viktoria Markezin,


apo jo?

S’ka asnjë lidhje me të.

Është shumë më e ndërlikuar,


s’e kupton ti.

Jam unë gruaja jote, jo ajo!

Dhembja jote është imja,


e mban mend?

Ti nuk më le vetëm
dhe as unë s’do ta bëj.

Nuk do të të lë vetëm.

Nuk do të të lë vetëm.

You might also like