You are on page 1of 12

Babai im s'do të kthehet.

-Pse e thua këtë?

Sepse edhe mamaja bëri të njëjtën gjë.

E di çfarë i ndodhi mamasë tënde?

Ta ka shpjeguar babai?

Më tha që ajo vdiq,

por unë s'e shihja dot.

Kur dikush vdes,

ai duhet të të thotë lamtumirë.

Si ishte ajo?

Sa e bukur! I ngjan shumë.

-Vërtet? Do doja të kisha sytë si ajo.

Ke sy shumë të bukur.

-Jo, sytë e saj kanë një shkëndijë.

Mund ta rregullojmë këtë.

Prit ta shoh.
Le të përqendrohemi edhe pak.

Shikoji tani. Janë identikë!

Kanë të njëjtën shkëndijë.

Hota, kam frikë.

-Rri e qetë, Azia.

Eshtë mekanizmi kundër përmbytjeve,

zotëri!

Kur ikin dritat,

duhet të ndizet në mënyrë manuale!

Duhen lidhur ushqyesit.

-Çfarë ndodh nëse nuk ndërhyjmë?

Mund të hapen portat kundër

përmbytjeve brenda platformës!

Dallgët do të na shkatërronin!

Zotëri, duhet të shkojë dikush!

-Shkoj unë!
Do të vij me ty.

Kështu do të jemi më të sigurt.

Jo, Reverte.

Dua që të rrish këtu në mol.

S'e dimë çfarë mund të ndodhë.

Oficerët më duhen këtu.

Zotëri...

-Do të shkoj!

E di ku janë siguresat

dhe cilat siguresa duhen ngritur!

Serra, je dakord?

-Mos u shqetësoni!

Bëni kujdes!

-Mos merrni ashensorin!

Evakuohuni!

Zona rrezikon të shëmbet.

Evakuohuni!
Zona rrezikon të shëmbet.

Dreq!

Sikur e dije cili ishte!

-E thashë që të vija me ty.

Evakuohuni!

Zona rrezikon të shëmbet.

Evakuohuni!

Zona rrezikon të shëmbet.

Po nëse nuk kthehemi te kafazi?

-Çfarë?

Kam menduar shumë për ne.

Kjo mund të jetë dita e fundit

e jetës sonë.

Dua të rri me ty.

Shkojmë.
Do të të çoj te suita ime.

Të kam borxh një natë martese!

Çfarë bën?

-Po shkoj të kërkoj babanë.

Ku shkon? Azia!

-Duhet të gjej tim atë!

Babi, ku je?

Mbulohu.

-Babi?

Mirë se erdhe!

Edhe unë kam menduar shumë për ty.

Çdo natë.

Për çdo detaj të vogël.

Më ke munguar shumë.

Ashtu?
-Po.

Për shembull?

Kjo buzëqeshje...

Pothuajse e kisha harruar.

Zotëri!

Dua lejen tuaj që të shkoj

të kërkoj Ana Serrën dhe numrin 350!

Po vonohen shumë!

Pa ashensor dhe pa drita,

do të vonohen shumë!

Mund të kthehen nga çasti në çast!

S'duhet ta kishim lënë vetëm me të!

Ai është terrorist!

Po jua kërkoj si nder!


Dua të kthehesh sa më shpejt!

Reverte!

Kthehu në vendin tënd!

S'ka mjaftueshëm kohë!

Eshtë urdhër!

Ruaj qetësinë.

Qetësohu, qetësohu!

Gjithçka do të shkojë mirë.

Jam unë këtu.

Të dua.

Të dua.

Mbaroi.

Mirë je?

Duhet të ikim.
Mbaroi! Mbaroi!

Forca! Forca!

Uragani ka kaluar në verilindje.

Shpëtuam. Jemi të sigurt.

Ngrihu, Santos.

U frikësova shumë.

Mendova se të kishte ndodhur diçka

dhe nuk ktheheshe dot.

Fshihem kur më kapin krizat.

E lashë vetëm me ty, sepse e dija

që do të kujdeseshe për të.

Edhe gruaja jote vdiq

nga e njëjta gjë, apo jo?

Helmim nga metalet.


Ka avancuar shumë.

Tani e ka radhën ajo.

Duhet ta largojmë që këtu.

U bllokuam në katet e poshtme

dhe s'mund të ktheheshim këtu.

Ejani, djema. Ejani.

Kthehuni në qelitë tuaja.

Mirë je?

-Eshtë thjesht një gërvishtje.

Çoje në qeli.

Shkojmë. Futu në rresht.

Brenda!

Mbylleni seksionin B.

Çfarë të bëj tani?


Në episodin tjetër të "Arratisjes"...

Gjatë ditëve të ardhshme,

do të jem unë Grausi!

Qepeni gojën!

-Po nëse s'e bëjmë?

Sot do të marr në dorë

kontrollin e burgut.

Reverte e di.

-Flet për ty si të ishte i çmendur.

Më thuaj që s'të ka prekur.

Ai nuk do që unë të të prek.

Do ndihmë?

-Jo.

Edhe pak na duhet që të ikim që këtu.

Dua që të vrasësh Oçoan.

Shkaktoji shumë dhimbje.


Oçoa s'do të ketë ekzistuar kurrë.

Eshtë krim i përsosur.

S'mund të tolerohet

ajo që po ndodh në këtë burg!

Po të të thosha

se ka një plan arratisjeje

dhe ti mund të bëhesh pjesë e tij?

Më duket e rrezikshme.

Edhe ti?

Nëse i jep diçka, je e vdekur.

Të kanë harruar.

Të thashë që të doja.

Lufta sapo ka filluar.

Vëre drogën në dhomën e tij.


Merrem unë me të tjerat.

Atje është fshehur dikush.

Ndalojeni.

You might also like