You are on page 1of 13

- 1 -

Tashme ai vit I kishte kthyer shpinen vjeshtes dhe kishte hapur krahet per te
perqafuar dimrin. Nuk kishte shume kohe qe kishte hyre dhjetori dhe
temperaturat kishin zbritur nen 0 grade. Rruget ishin braktisur nga
kryeqytetasit si rrallë ndonjëherë. Era vraponte si e marrë nëpër rrugët e lira
dhe rrallë haste ndonjë pengesë që të përplasej me të furishëm. Mjerë ai që
guxonte të përpallej me të, sepse kishte rrezik që ta merrte me vete e ta
shpinte kushedi se ku,atje ku do ndalonte vrapin e saj të marrë.
Edhe ata pak njerëz që ndodheshin në rrugë nxitonin hapat e tyre dhe
mbështilleshin fort pas xhupave apo palltove dhe nën shallet e tyre të
ngrohtë.
Aleksi I strukur nën pardysynë e tij po nxitonte për në shtëpinë e tij atë
pasdite të ftohtë për të mos thënë të acartë. Zyra e tij nuk ndodhej larg
shtëpisë, ndaj dhe gjithmonë e bënte në këmbë atë pjesë rruge nga
Shallvaret, ku kishte zyren e tij deri te rruga Myslim Shyri, ku kishte
shtepine.
Teksa ecte dhe veshtronte pemet e zhveshura buze trotuareve, qe ngjanin si
hije te perhumbura nen driten e henes dhe te strukura nen vetvetet e tyre pa
gjetur nje vend per tu mbrojtur nga te ftohtet po duke mbetur te zhveshura ne
meshire te dimrit te pameshire, Aleksi pa ne trotuar nje leter te mbledhur
shuk. E mori ate leter per ta hedhur me tutje ne koshin e mbeturinave.
Urrente njerezit te cilet hidhnin mbeturina ne ambjente publike, sepse nje
gjest te tille e quante mungese edukate dhe qytetarie. Sec ishte shkruar ne ate
leter, por nuk po arrinte ta shquante qarte, ndaj dhe vendosi ta hapte. Ishte
nje poezi. “Me siguri do jete ndonje nga ato poezite e adoleshenteve”-
mendoi me vete. Kur kishte qene ne gjimnaz kishte pasur nje “shoqe”, e cila
shkruante shume poezi dhe atij gjithmone I kishin pelqyer poezite e saj, por
ajo kohe I dukej shume e larget dhe I mungonte se tepermi…
Kur iu afrua koshit , ndali nje moment dhe tha me vete “ Po pse te mos e
marr me vete dhe ta lexoj njehere ne shtepi?”.
Pas 5-minutash kishte mberritur ne shtepi dhe kishte lene pas te ftohtint dhe
eren. Packa se nuk ndjeu me te ftohtit e dhjetorit mbi trupin e tij, ndjeu nje te
ftohte tjeter ate qe iu perplas perballe sa hapi deren e shtepise, ishte I “ftohti”
I tmerrshem i vetmise. Askush nuk e priste vec mureve te heshtura… Kjo
ishte bere nje monotoni e padurueshme per te, qe sa vinte e behej me e
rende. Teksa hiqte pardysyne, iu kujtua se ne xhep kishte ate letren e gjetur.
E mori me vete ne kuzhine bashke me canten e punes, pasi kishte disa
dokumenta qe I duhej ti mbaronte se shqyrtuari, sepse procesi gjyqesor do te
ishte vetem pas dy javesh dhe kishte ende pune per te bere. Ndezi
kondicionerin dhe nuk vonoi shume qe te ngrohej dhoma. E ndjeu veten
mire kur u shtri ne ne divanin e tij te rehatshem, kishte nevoje pas nje dite
te ngarkuar me pune per nje pushim te mire. Hapi letren dhe pa se nuk ishte
gabuar, kur kishte menduar se ishte nje poezi. Cuditerisht ajo poezi pati nje
efekt te habitshem mbi te , sepse e kuptoi se nuk mund te ishte shkruar
kurrsesi nga nje adoleshent, por nga nje njeri I zhgenjyer nga dashuria ashtu
si ai. Titulli I poezise ishte mjaft interesant dhe ne sinteze te plote me stinen
ne te cilen ndodheshin, “Debore mbi asfalt”.

DEBORE MBI ASFALT

Debora binte lehte-lehte,


Floket e saj ne toke shtronte qete-qete.
Dalngadale trotuarin po mbulonte,
Kur papritur ne cep te rruges pashe ate tek
kalonte.
Shtanga!Qe nga ndarja jone kurre me ate se
pashe,
“O Zot”- me vete thashe.
Si nje shtylle e ngulur ne trotuar mbeta,
Packa sa kohe ka kaluar kujtimin e saj se treta.
Thashe se toka mbi koke me ra,
Cdo gje u shkaterrua dhe u tha.
Sa kujtime u zgjuan ne zemren time,
Qe kishin filluar te lihen ne harrime.
Shpresa me ishte shuar se do e takoja
ndonjehere ne jete
Dhe ajo dashuri vetem nje kujtim do mbese
perjete.
E shikoja tek hidhte hapat e saj lehte
Mbi deboren e shtruar ne asfalt,
E ndjeva veten te dobet thashe se
Do pesoja ndonje infrakt.
E mblodha veten dhe guximin mora,
Tek ajo te shkoja…
Papritur ajo ndaloi… dhe nje tjeter takoi.
I futi krahun dhe me te u largua.
E kuptova se per te isha vetem nje e shkuar e
harruar.
U ktheva,pashe gjurmet e hapave te mia mbi
debore
Qe do zhdukeshin duke kaluar ore.
Keshtu si keto gjurme te mia
Humbi dhe u tret e imja dashuria.
Ndoshta do kishte qene me mire te mos e kisha
takuar,
Keshtu zemren time sdo e kisha lenduar.
Shkunda deboren qe me kishte rene mbi supe,
Duke larguar prej meje hije te vjetra plot truke.
Nisa rrugen time si I perhumbur, serisht
I vetem per te filluar
Dhe I tille per shume kohe per te vazhduar…
Tani e di qe sdo kete me shprese per ne te dy,
Ne rruge me debore, ne rruge me shi,
Une do ec I vetem…
PA TY !

Pasi mbaroi se lexuari, e palosi ate leter dhe ne menyre te pavetedijshme I


kishin rrjedhe lote neper faqe. Tere keto vite ai e kishte ndjere mungesen e
saj tmerresisht shume, qe pas asaj dite ai nuk e kishte takuar me kurre
dashurine e tij te vjeter. A thua valle e kishte falur ajo pas kaq vitesh? Sa
shume e kishte munduar kjo pyetje per vite me rradhe dhe nuk e kishte lene
ne asnje menyre te shkeputej nga e shkuara e tij per te filluar nje jete te re.
Imazhi I saj e kishte ndjekur ngado dhe kudo duke I kujtuar vazhdimisht ate
gabim te pafalshem te se shkuares dhe qe s’e linte te formonte nje te ardhme
pa hijen e saj. Vetem ai e dinte sa here ishte munduar ta harronte dhe te
dashurohej serisht, por s’ia kishte dale mbane asnjehere.Ishte ndergjegjia e
tij qe nuk e linte te qete…Pa dhomen e tij rreth e rrotull sic bente shpesh
here dhe ndjeu keqardhje per veten e tij,qe po ngryste ditet me te bukura te
jetes se tij I vetem pa pasur dike prane ti thote nje fjale te embel, ta prese kur
te kthehet I lodhur nga puna, kur te jete I semure te kete dike qe ti rrije te
koka e te shqetesohet per te, ndersa ai nuk kishte askend vec mureve te
heshtura te shtepise se tij…ai ishte I vetem…
Nuk po ndihej I qete me veten e tij, po I dukej sikur po I merrej fryma
brenda atyre mureve. Kishte nevoje te dilte per nje shetitje, packa se sa
ftohte ishte jashte. Veshi pardysyne e tij , vuri shallin dhe doli, por as vete
nuk e dinte se nga do te shkonte. Kur doli ne rruge, e ndjeu menjehere te
ftohtet, por here nuk I beri shume pershtypje jo per ndonje gje,po edhe vetja
e tij I dukej si nje cope akulli. Si pa e kuptuar kembet e kishin cuar te
shkolla e tij e vjeter, ku kishte mbaruar gjimnazin. Sa shume kujtime te
embla dhe te hidhura kishte ne ate shkolle. Nga frika e ketyre kujtimeve nuk
kishte guxuar te vinte me pare, qe nga ajo dite kur kishte mbaruar shkollen.
Si per cudi ate pasdite dera e shkolles ishte e hapur, packa se mesimi kishte
mbaruar qe ne oren 13.30. Qendroi per disa caste ne dere duke pyetur veten
te hynte apo te mos hynte. Nje force e madhe, qe as vete nuk po e kuptonte
se nga po I vinte e shtyu te futej brenda.
Ngjiti shkallet duke veshtruar rreth e rrotull e duke konstatuar ndryshimet e
medha qe kishin ndodhur ne ambjentet e brendshme te shkolles gjate ketyre
viteve.
Kur hyri ne klasen e tij te vjeter vuri re qe pothuajse cdogje kishte
ndryshuar, pervec bankes se “tyre”, e cila per ironi te fatit kishte mbetur e
paprekur nga ndryshimet e bera. Nuk e pati aspakt te veshtite per ta njohur,
pasi ne te dikur paten gdhendur dy emrat e tyre ne dy gjysme zemrash te
lidhura me njera-tjetren, qe bashkoheshin e formonin nje te vetme dhe ishte
banka e dyte ne rrjeshtin nga muri,qe sa te futeshe ne dere dukej kollaj.
Sikur te kishte pare ndonje fantazme apo ndonje alien, ishte bere ne fytyre si
meit dhe kishte mbetur ne kembe si I ngrire. As nuk ulej dhe as nuk dilte.
Me ne fund vendosi te ulej ne ate banke, ku kishte kaluar castet me te bukura
te jetes se tij, por sa keq qe nuk kishte perkrah personin me te cilin I kishte
kaluar ato caste. Pa njehere ne krah te tij se mos ndoshta do te ndodhte
ndonje mrekulli dhe kur te kthehej ajo do te ishte aty prane duke I
buzeqeshur sic kishte bere gjithmone, por ajo nuk ishte…
“ A thua valle ku do jete ajo tani? A thua te kete menduar per mua
ndonjehere tere keto vite? Sikur ta dinja ne me urren me pas asaj qe I bera…
Po Aleks po, ate mendje mbaj ti, ti ende s’e ke falur veten e ç’pret te te fale
ajo?! Ne fund te fundit je ti fajtori, je ti qe me krenarine tende te tepruar e
lendove dhe I shkaktove kushedi sa dhimbje e per te mos folur pastaj per ate
gabimin e pafalshem qe bere ne fund si per ti vene kapakun cdogjeje dhe per
tu ndare perfundimisht prej asaj qe deshe vertet. Sa keq qe ne jete nuk paska
asnjehere kthim prapa per te korrigjuar gabimet tona, por tu dashka te ecesh
vetem para dhe te mesosh nga gabimet e tua ne jete. Epo e tille qenka jeta,
do apo s’do ti Aleks…”-kritikonte veten e tij duke sjelle ndermend episode
nga e shkuara qe e benin ti vinte turp nga vetja.
Teksa shikonte tavolinen dhe ata dy emra te gdhendur ne te, kujtoi ate dite
kur I kishin shkruar dhe ishin tallur me njeri-tjetrin se cili kishte shkrim me
te bukur. Kishte qene nje dite me shi dhe mesuesja me profesorin e edukimit
fizik nuk I kishin nxjerre nxenesit jashte. Duke mos pasur se me cfare te
merrej ajo si per shaka kishte filluar me majen e kompastit te gdhente emrin
e saj ne tavoline me shkronja te vogla. Me pas ai kishte shkruar emrin e tij
prane emrit te saj me shume per “inat” dhe per gallat per te kaluar kohen, se
sa duke pasur ndonje qellim. Ai qe e kishte vizatuar zemren nuk kishte qene
asnjeri prej tyre, por kishte qene Landi shoku I tyre I ngushte. Ne fund te
ores e kishin perfunduar vepren e tyre te perbashket dhe e kishin pelqyer ate
qe kishin bere. Kishte filluar si nje loje dhe ngacmin midis njeri-tjetrit dhe
ne fund kishte dale dicka mjaft interesante. Cili prej tyre do ta kishte
menduar qe pas kaq vitesh ai shkrim I tyre do te ekzistonte ende? E
cuditshme apo jo? Nuk mundi te qendroje me gjate,pasi nuk po mundte ta
perballonte ate presion te madh qe po I shkaktonin kujtimet e tij te vjetra te
lidhura pikerisht me ate ambjent ne te cilin ai ndodhej. Por ne fakt kishte
ardhur koha qe ai te perballej me te shkuaren e tij dhe te ndahej
perfundimisht prej saj dhe te ndertonte tani sa nuk ishte teper vone jeten e
tij. Ai e dinte kete tashme dhe po bente nje lufte teper te madhe me veten e
tij, dhe sapo kishte filluar te hidhte hapat e pare ne kete drejtim. Nuk kishte
me deshire te rrinte ne ate vend, por as nuk kishte deshire te shkonte ne
shtepi, sepse e dinte se do e prisnin ato te perhershmet; shtepia, librat dhe
dokumentat e tij te punes. Per nje cast mendoi te shkonte nga Landi, por e
fshiu shpejt nga mendja ate mendim, sepse kishte qene edhe para dy ditesh
dhe nuk donte te behej I bezdisshem per te tjeret, megjithese Landi dhe
Arjana e donin shume. Si perfundim u kthye ne shtepi dhe u zhyt ne
dokumentat e tij,me shpresen se do humbiste mendjen pas tyre dhe nuk do
kujtonte me asgje…
Gjate dy javeve te para te dhjetorit nuk pati ndonje ndryshim te rendesishem,
pothuajse cdogje rrodhi ne rrjedhen normale te monotonise se jetes se tij.
Pas asaj vizite te shkurter qe kishte bere ate dite te shkolla e tij e vjeter,
ndihej disi me mire ne vetvete. Ndoshta kishte filluar te zbrazte disa guricka
te vogla,nga thesi I madh I mbushur me gure te rende qe kishte mbajtur dhe
qe mbante ne shpine ende. Sa do te donte ta zbraste ate thes te mallkuar me
gabime dhe te ndihej I cliruar prej tyre e te ecte drejt pa u kerrusur nga peshe
e rende.
Kur u kthye nga puna nuk u fut brenda vetem sa la canten e punes, pasi
kishte dicka shume te rendesishme per te bere. Tashme e kishte vendosur se
kishte ardhur koha te ndahej nga e shkuara e tij dhe te ndertonte nje te
tashme pa hije te se kaluares. Vendi me I mire per tu ndare nga ajo pjese e
jetes se tij ishte pikerisht gjimnazi ku ai kishte studiuar, sepse atje dhe ishte
njohur me te. Teksa ecte, ndiente nje fare keqardhje brenda vetes se tij, sepse
po I thoshte lamtumire perjete asaj qe e deshi me gjithe forcen e zemres se
tij edhe atehere kur ajo s’kishte qene. Eshte shume e veshtire ta thuash fjalen
LAMTUMIRE ne dashuri, atehere kur ke dashur vertet. Por ja qe ndodh
edhe keshtu ne jete, paska edhe ndarje qe te lendokan pamase dhe te benkan
te vush pafund. Nuk ishte I sigurte ne do ta gjente apo jo te hapur deren e
shkolles,sepse nxenesit kishin marre pushimet e Vitit te Ri. Per fat te mire
dera ishte e hapur dhe kesaj here nuk pati edhe aq komplekse sa heren e
pare.
Nuk ishte e nevojshme ta hapte deren e klases, pasi ishte e hapur dhe brenda
ishte “dikush”.
Ai dikushi ishte nje femer e mbuluar me shami,qe ishte ulur ne banken e tij
dhe te Marines se tij. Kush ishte ajo femer qe ishte ulur ne banken e tij? Pse
kishte ulur koken mbi banke sic bente Marina kur ishte e merzitur? Zemra I
rrahu fort, sa s’po I dilte nga vendi. A thua valle te ishte ajo pas kaq vitesh?
Marina te kishte vene shamine pasi ishte ndare nga ai? Ku kishte qene ajo
gjate ketyre viteve?
Keto e sa e sa pyetje te tjera po I zienin ne koke,qe sa spo e cmendin fare.
Ajo ngriti koken me ngadale per te pare se kush e kishte trazuar qetesine e
saj, kush kishte hyre dhe I kishte prere ne mes kujtimet e saj.
Aleksi s’mund tu besonte syve, u kap fort pas dere per te mos rene. Ishte
pikerisht ajo: Marina.
Per tu siguruar ne ishte ajo apo jo, ai e pyeti:
- Vertet je ti Marina apo po me bejne syte?
Jo me pak e habitur kishte mbetur edhe vete Marina nga ai takim dhe me zor
I tha me gjysme zeri:
- Po Aleks, une jam!
Sa do kishte dashur ti hidhej ne qafe e ta perqafonte fort, ta shtrengonte ne
krahet e tij sic kishte bere dikur e ti thoshte “ Marina ime, Marina ime!” me
sa ze kishte ne koke, por kjo ishte e pamundur tani. Marina kishte ndryshuar,
tani ajo mbante shami. Aleksi nuk dinte se cte te bente te rrinte apo te ikte,
ndaj dhe e pyeti nese ajo e kishte proplem qe ai te rrinte.
- Per mua ska asnje problem, pastaj une nuk do rri shume se kam shume
pune per te bere.
Ne fakt Aleksi do kishte dashur qe ajo te rrinte gjate, po nuk foli vetem shkoi
e u ul ne nje banke.
Ata te dy rrinin te heshtur si dy varre monumentale. Asnje levizje, asnje
peshperime, asnje fjale, vetem tingujt e frymemarrjeve te tyre. Muret kishin
bere veshet kater se mos degjonin ndonje fjale apo qofte edhe ndonje
pasthirrme…, por asgje.
E tere ajo qetesi te bente te mendoje se ishe diku ne ne ndonje varreze naten
vone dhe e tere kjo te kallte daten. Pas nje heshtje te gjate, papritur ai u
kthye nga ajo duke thyer akullin e heshtjes dhe I tha:
- Dukesh shume e bukur me shami! Nuk te kisha pare te veshur keshtu me
pare, por dukesh vertet bukur!
- Faleminderit sa I perket komplimentit qe me bere dhe me cpo kuptoj nuk u
dukam aq keq sa me pate imagjinuar dikur.
- Mesa shoh me mbake ende meri, a ndoshta edhe me urren,- tha Aleksi qe
fjalet e saj e kishin goditur rende duke kujtuar ate ngjarje te hidhur qe kishte
ndodhur rreth shtate vite me pare.
- Une as nuk te mbaj meri dhe as nuk te urrej, ne kete drejtim duhet te
ndihesh shume I qete karshi meje. Ajo qe ndodhi, ndodhi dhe nuk ka kthim
prapa. Nuk e ke idene Aleks sa shume gjera me ka mesuar feja dhe me
kryesorja me ka mesuar te jem optimiste e te shoh gjithnje perpara,- I tha
Marina me zerin e saj te embel.- Perse nuk vjen te ulesh ne vendin tend te
dikurshem?
Si nje I semure rende nga kockat,qe me zor luan vendit ashtu levizi dhe
Aleksi drejt bankes se tij qe po I dukej kilometra larg. Kur u ul ne banke,
ndjeu zemren qe mend po I buciste. As vete nuk po arrinte ta besonte se ai
ishte aty bashke me Marinen e tij perkrah, ashtu si dikur.
Zemra e tij gjate ketyre viteve kishte qene si nje vullkan, qe ziente brenda
kraterit per vite me rradhe dhe sot kishte qene dita e shperthimit te ketij
vullkani. S’kishte çte bente, vecse te duronte llaven perveluese qe e digjte
nga brenda dhe po e shkaterronte me shpejtesi tere qenien e tij. Asnjeri nuk
foli me dhe u mbyllen ne botet e tyre.
Kishin kaluar rreth tete vite qe kur kishin mbaruar gjimnazin dhe qe rruget e
jeteve te tyre ishin ndare dhe kishin marre drejtime te ndryshme. Asnjehere
ne keto vite nuk ishin takuar me njeri-tjetrin. Takimi I sotshem kishte qene
dicka e papritur, qe as Aleksi dhe as Marina nuk e kishin menduar se do te
ndodhte pas kaq vitesh, qe kur ishin ndare.
Nuk kaluan as 5-minuta dhe Marina tha:
- Tani te me falesh, por me duhet te shkoj se kam shume ceshtje te lena
pezull dhe shume pak kohe ne dispozicion. Te uroj gjithe te mirat dhe
ndihma e Allahut te shoqerofte gjithmone.
- Faleminderit! Edhe une te uroj shume te mira pa kufi. U gezova pa mase
qe te pashe dhe per me teper se e kuptova se ti nuk me urren. Selam
alejkum!
- Alejkum selam!
Marina nuk I tha asgje me teper dhe nxitoi te dilte,sepse kishte frike se nuk
do mund te mbante te qaret. Ajo u largua dhe Aleksi mbeti serisht I vetem.
U ngrit njehere ti shkonte pas,por iu prene gjunjet dhe aty per aty e kuptoi
se ishte e kote. Çdo ti thoshte, se e ende vazhdonte ta donte, kur ai s’e dinte
nese ajo ishte e martuar apo jo? Sa shume gjera kishte dashur ta pyeste, por
nuk kishte guxuar. Ai kishte harruar ta pyeste se ç’kishte bere gjithe ketyre
viteve? Me çfare pune merrej? I gjithe ai takim I papritur I ngjau nje
shperthimi bombe,qe ndodhi sa hap e mbyll syte apo nje endrre prej se ciles
u zgjua dhe pa qe s’kishte mbetur asgje prej saj.
Sa e cuditshme eshte jeta apo jo? Pas kaq vitesh vetem sot kishte gjetur
kurajon per tu ndare nga e shkuara e tij dhe pikerisht ne kete moment takon
ate qe’duhej te takonte. Ndjenjat e tij te dikurshme u ndezen me më shume
intesitet, kujtimet ishin me te shumta. S’po kuptonte me asgje se ç’po
ndodgte ne jeten e tij, ishte shume konfuz hijet e se shkuares ishin rikthyer
dhe ishin bashkuar me hijet e se tashmes.
Marina e tij kishte ikur dhe nuk dinte se ku ta kerkonte. Pa klasen qe kishte
mbetur e shkrete, me nje qetesi varri. Gjithcka po I dukej si nje vizion qe I
ishte shfaqur dhe I ishte zhdukur aty per aty pa lene asnje gjurme.
Aleksi qe kishte pasur gjithnje frike nga vetmia, kishte mbetur perseri vetem
dhe kjo gje po e shkaterronte. Por realisht ajo qe po e shkaterronte me se
tepermi ishte fakti se a do ta takonte serisht Marinen? Te kishte qene ky
takim nje shenje domethenese ne jeten e tij?
Ne ato caste nuk dinte me se c’te mendonte, nuk dinte me se c’te besonte. U
ngrit si nje I vdekur qe ngrihet nga varri, per tu kthyer ne shtepine e tij, ku
s’kishte askend qe ta priste vetem muret dhe mobiljet e pajeta.
Pesha e fajit dhe e dashurise se humbur I ishte renduar se tepermi dhe po e
shkaterronte pak nga pak. Ndihej shume I dobet dhe s’mund te bente asgje
per ta ndryshuar kete.
Kur doli ne oborr, pa njehere rreth e perqark dhe me pas u largua…I vetem.
Ashtu sic kishte ardhur I vetem, ashtu dhe po largohej: I vetem.

Nuk eshte aspak e lehte te ambjentohesh me nje ambjent te ri,


me njerez te rinj, kur leviz nga nje qytet ne nje qytet tjeter. Ai kishte ardhur
nga Pogradeci ne Tirane kur kishte qene ne vit te trete, sepse te atin e kishin
emeruar gjykates ne Gjykaten e Tiranes. Aleksit s’I kishte pelqyer kurre te
jetonte ne nje qytet te madh me shume levizje, me shume zhurma,me shume
njerez ne vend te tyre preferonte qytetin e tij te vogel, qetesine e tij, liqenin e
dashur, shetitjet buze liqenit cdo darke. Largimin nga Pogradeci prinderit
dhe vellai I tij nuk e kishin pritur aq keq sa ai.
Sapo ishin stabilizuar ne Tirane, prinderit e tij e kishin regjistruar ne nje nga
gjimnazet me te mira te kryeqytetit, ne gjimnazin “Qemal Stafa”, por ai me
shume preferonte gjimnazin e tij ne vendlindje.
Diten e pare ne gjimnazin e ri nuk kishte bere mesim, sepse I ishte dashur te
rregullonte dokumetat te sekretaria. Pasi kishte mbaruar pune dhe I kishin
caktuar klasen, I duhej te takonte mesuesen kujdestare, e cila I tha ta priste te
klasa e tyre qe ishte ne kat te dyte klasa 3.4. Klasa ku I kishte thene
mesuesja ishin duke dale dhe u perplas padashje me njeren nga vajzat. Ajo
tere inat mori fletoren qe I ra dhe I tha tere duf:
- O qorr, ku I ke syte? Nuk sheh ti apo çfare?
- Te lutem me fal, nuk doja,- iu pergjigj Aleks pa marre parasysh ofendimet
qe I beri.
Pas asaj pergjigjie shikimi I vajzes u zbut, por prap kishte inat ne syte e saj
dhe u largua pa thene asgje me teper. Kur e gjithe klasa doli, ai pa ne
dyshemene e korridorit nje medaljon te vogel. U ul dhe e mori. Po shikonte
rreth e rrotull te pyeste se kujt I kishte rene. Korridori ishte boshatisur dhe
kishte rene ne qetesi, keshtu qe vendosi ta mbante dhe u fut ne klase te priste
mesuesen. Kureshtja po e gerryente nga brenda se ç’kishte ai medaljon dhe e
shtyu ta hapte. Kur ç’te shikonte? Ishte pikerisht ajo vajza, te ciles as emrin
nuk ia mesoi dot dhe me te cilen vetem pak minuta me pare pati nje
perplasje. Sa shume ndryshonte ajo fotografi me ate vajzen e vertete qe
njohu ai. Fotografia packa se ishte shume e vogel, ai arriti qe ne të te
dallonte qarte tiparet e saj dhe buzeqeshjen e saj. Nuk po arrinte ta kuptonte
se si kishte mundesi qe ajo ne fotografi dhe ajo qe kishte njohur ai ishin nje
person I vetem. Sapo degjoi zhurmen e hapava qe po beheshin gjithnje e me
te aferta, rrembimthi e mbylli medaljonin me zinxhir dhe e futi ne xhep.
Mesuesja kujdestare quhej Elona dhe I pelqeu mjaft, sepse ishte mjaft e
komunikueshme dhe dhe I premtoi se do e ndihmonte per cdogje qe do
kishte nevoje. Nuk e kishte pritur qe do te gjente nje mbeshtetje te tille nga
ana e saj dhe mbeti mjaft I kenaqur.
Kur mbaroi, doli ne oborr me shpresen se do ta gjente ate vajze dhe tia
kthente medaljonin,qe ajo mendonte se e kishte humbur. Ndenji disa caste
duke pare gjithandej neper oborr, por nuk ishte gjekundi a thua sikur ta
kishte perpire toka. S’kishte me cte bente aty, ndaj dhe vendosi te shkonte ne
shtepi. Gjithe ajo qe donte ishte, te shkonte ne shtepine e tij larg asaj zhurme
e te ndiente pak qetesi. Ne shtepi nuk gjeti askend, mesa dukej ende nuk
ishin kthyer nga puna prinderit e tij. Aq me mire, sepse ne ato caste donte te
ishte krejt I vetem. Kur u shtri ne krevatin e tij, nxori nga xhepi medaljonin
dhe pa se ishte keputur ne nje nga hallkat e zinxhirit. Te nesermen, vendosi
qe sapo te shkonte ne shkolle tia kthente , por me pare do tia rregullonte. Se
ç’kishte ky medaljon qe po e terhiqteaq shume, sa qe njehere mendoi te mos
ia kthente, por ta mbante. E kuptoi se e kishte gabim dhe e fshiu nga mendja
are mendim. Ne ato caste u degjua e kercitura e deres, Aleksi zgjati koken
per te pare se kush ishte, por kur pa se ishte Gerti, I vellai I tij, nuk e prishi
terezine.
- C’kemi? Pse u ktheve kaq heret sot?- e pyeti Aleksi Gertin.
- Po ja, mbarova seminarin shpejt sot dhe me duhet te pergatitem se kam nje
detyre kursi. Na e hengren shpirtin me keto detyra kursi. Pa me trego si vajti
dita e pare ne shkollen e re ty.
Gerti ishte student ne vitin e dyte per mjeksi. Gjate vitit te pare kishte qene I
detyruar te qendronte ne konvikt, por tani qe familja e tij ishte ne Tirane nuk
kishte me perse te qendronte.
Pa pritur qe te merrte pergjigje nga I vellai per pyetjen qe I beri, ia mori
medaljonin nga dora dhe I tha:
- Po medaljon nga te erdhi?- dhe e hapi per ta pare.- Ëëë po kjo bukuroshja
kush eshte?- filloi ta ngacmonte Aleksin.
- Kete bukuroshen qe thua ti e njoha sot, por te siguroj se nuk e njoha
keshtu te qeshur. E njoha krejt ndryshe, ishte shume nevrike madje me
quajti edhe qorr,- tha tere seriozitet Aleksi, nderkohe qe Gerti po shkulej se
qeshuri.
- Pa shiko, pa shiko! Po qenka interesante kjo qe po thua, se ketu ne
fotografi ngjaka shume ndryshe. Me trego, me trego se c’te ngjau me te qe te
paska quajtur qorr,-dhe filloi serisht te qeshe.
- Ede mjaft qeshe edhe ti, se te rane dhembet. Pasi mbarova pune ne
secretary, me caktuan klasen dhe kisha per te takuar mesuesen kujdestare.
Kur shkova te klasa qe me kishte thene mesuesja u perplasa me te padashje
te dera e klases. Fleroret qe mbante ne dore I rane pertoke dhe I mori tere
inat, aty me quajti qorr. I kerkova falje, por u largua pa me thene asgje. Kur
u larguan te gjithe, pashe ne dysheme kete medaljon qe ke ne dore. E mora
me vete, pashe qe I ishte keputur zinxhiri. Neser kur te shkoj ne shkolle
shpresoj ta takoj dhe te jete me nerva te ulura.
- Nuk e di pse, po kam parandjenjen qe ti do te biesh ne dashuri me ate
vajze.- I tha Gerti seriozisht.
- O Zot ku te shko mendja edhe ty! Si mund te thuash dicka te tille, kur une
s’e njoh se kush eshte ajo, çfare pelqen e s’pelqen. Dashuria nuk eshte nje
ndjenje dosido, nuk mund te ndodhe qe te dashurohesh me te parin njeri qe
takon. Mendoj se duhet te kalosh nje fare kohe perkrah atij personi pastaj te
biesh ne dashuri me te.
- Ate nuk e di ti filozof. Ku e di ti qe nje dite s’do jete pikerisht kjo vajze qe
papritur do te biesh ne dashuri me te?!
- Nuk e di! Te ardhmes asnjehere nuk I dihet, por une prape se prape
mendoj se nuk mund te biesh ne dashuri me dike qe s’e njeh. S’mendoj se do
arrij ta njoh ate vajze me temperamentin qe kishte. Ajo te hante te gjalle
vetem me shikimin e saj.
- Mos me thuaj se pate frike?- e ktheu ne shaka biseden e tyre Gerti.
- Çfare do te besh ti tani, se une do te mesoj pak,- tha Aleksi çka
nenkuptonte se biseda rreth asaj tema ishte mbyllur me aq.
Te nesermen pasi e mori zinxhirin e rregulluar, u nis per ne shkolle
packa se ishte ende heret. Kur mberriti ne oborr pa vetem disa nxenes dhe si
per cudine e tij pa edhe ate nevriken, sic e kishte quajtur ai dje. Ajo ishte
ulur e vetme ne borduren e shkolles. Iu afrua me dyshim te madh, po ajo
kishte ulur koken dhe dic po shkruante ne toke.
- Me falni, ju shqetesoj?- I tha Aleksi per ti terhequr vemendjen qe ajo ta
shikonte.
Kur ngriti koken, ai arriti te shikonte shenja merzie ne syte e saj dhe e kuptoi
mejehere shkakun.
- Jo nuk me shqetesoni aspak,- iu pergjigj ftohte ajo.
- A mund te ulem, sepse kam dicka per t’iu thene?
- Patjeter qe mund te ulesh,nuk e di se c’mon te keni per te me thene ju
mua. Une dje ju pashe per here te pare.
- Eshte e vertete qe nuk me keni pare me pare,sepse une jam I ri ne kete
shkolle. Une thjesht doja t’ju jepja dicka qe ju perket juve.- nderkohe u ul
prane saj.
- Me falni, por s’po ju kuptoj!
Nxori nga xhepi medaljonin dhe ia zgjati per t’ia dhene. Ajo kishte mbetur si
e ngrire, nuk po u besonte syve qe e kishte prape ne dore te saj medalionin e
saj.
- Besoj se eshte I juaji apo jo?- foli I pari Aleksi duke thyer keshtu akullin e
heshtjes qe I kishte kapluar.
- Po vertete eshte I imi,por nuk po arrij t’ju besoj syve. S’mund ta kisha
imagjinuar qe do ta kishit ju.
- Ndoshta ishte rastesia ajo qe e solli ne doren time,-ia ktheu ne forme
shakaje Aleksi.
Shprehja e fytyres se saj kishte ndryshuar qe kur kishte ardhur Aleksi dhe I
kishte sjelle medaljonin. Tani ishte pikerisht ajo vajza qe Aleksi kishte pare
ne medaljon. E ndersa I tregonte historine si e kishte gjetur, kenaqej tek e
shikonte te qeshur dhe pa ato nervat e djeshme. Kur mbaroi se treguari, e
pyeti se si e quanin, sepse ende nuk ishin prezantuar.
- Ah po ke te drejte, ende s’jemi prezantuar. Dje ndodhi ajo situata e
pakendeshme, por isha me nerva me nje shoqe. Mua me quajne Marina dhe
jam ne vit te trete te 3.4. Po ju?
- Aleks, mua me quajne Aleks dhe mesa duket do jemi ne te njejten klase.
Ose keshtu me tha dje zysh Elona, zysha kujdestare.
- Keshtu pra do qenkemi ne te njejten klase. Te siguroj se mesuesja
kujdestare eshte shume e mire. Epo mire se erdhe!
Megjithese Marina ishte treguar shume e sjellshme ndaj tij, Aleksi kishte
pershtypjen se dicka nuk shkonte me te dhe e bente ate ze ftohte dhe disi te
“pandjeshme”. Ne ate kohe qe ata flisnin, erdhi Rolandi shoku I ngushte I
Marines dhe shoku I saj I bankes. Marina ia prezantoi Rolandin Aleksit si
shokun e saj te ngushte dhe vellain e saj. Nga ai prezantim qe I beri ajo
Rolandit, Aleksi e kuptoi se ç’miqesi te ngushte kishin ata te dy me njeri-
tjetrin. Landi sic I therriste Marina Rolandin, ishte nje tip shume I qeshur
dhe qe te bente per vete shume shpejt.
Me kalimin e kohes midis tyre kishte lindur nje miqesi e sinqerte,
ata ishin bere miqte me te ngushte te Aleksit ne Tirane.
Por, shpesh ndodh qe miqesia te shnderrohet ne dashuri dhe keshtu kishte
ndodhur edhe me Aleksin dhe Marinen. Ndjenjat ndryshojne dhe ndodh qe
as vete s’e kuptojme. Kishte pasur te drejte Gerti kur I kishte thene Aleksit
se nje dite ai do te binte ne dashuri me te. Nga fundi I vitit te trete kishte
vendosur t’ia shprente ndjenjat qe ai ushqente ndaj saj, por kishte frike,
shume frike. Duke e njohur Marinen mire, njihte edhe kokefortesine e saj.
Ne njerezit jemi natyre e cuditshme, s’guxojme te themi ato qe ndiejme nga
frike e zhgenjimit dhe refuzimit. Nje zhgenjim dashurie ne rini do te thote
shume per te riun, do te thote humbje besimi ne dashuri e kjo eshte shume e
rende. Jeta pa dashuri eshte si toka pa uje. Sado qe ndrydhet dhe ka frike te
thote te verteten, vjen nje cast qe njeriu arrin te gjeje forcen e te thote tere
ato qe ndjen.
Shpesh Aleksi mendonte me vete, se mos valle po t’ia shprente ndjenjat e tij
do ta humbiste shoqen e tij te ngushte dhe kete nuk do mund ta duronte. Ky
mendim e kishte gerryer nga brenda sic e gerryen krimbi token. Nje dite nuk
kishte duruar me dhe kishte vendosur t’ia thonte te gjitha ato qe ndiente.
Ndoshta nga emocioni I forte, ndoshta ngaqe ndihej ne siklet para saj, por I
merrej goja si te ishte ndonje gagaç. Kur ai pati mbaruar se foluri, Marina I
pati thene: “ Nuk e di se ç’te them Aleks, eshte njelloj sikur te me kishe
hedhur ndonje bombe. Kemi qene dhe jemi shok shume te mire me njeri-
tjetrin dhe kjo do ndryshonte shume gjera midis nesh. Nuk eshte kollaj te
thuash po apo jo. Duhet mire kjo pune. Une te njoh mire sepse pas Landit ti
je shoku im me I mire dhe e di qe po me thua te verteten, por nuk duhet
vepruar instiktivisht. Me jep kohe te mendohem.”
Ajo pergjigje ne ate kohe kishte pasur shume vlere per Aleksin, ishte si nje
drite ne fund te tunelit, qe kishte pritur prej kohesh qe ta shikonte.
Marina nuk ishte nxituar per t’I kthyer pergjigje, duke e lene Aleksin ne
pritje. Vetem pas nje muaji kishte vendosur ti kthente pergjigje. Duke u
skuqur lehte ne fytyre ajo I kishte thene “Mendoj se ka kaluar kohe
mjaftueshem dhe ka ardhur koha qe ti te marresh nje pergjigje per
propozimin qe me ke bere. Duke qene shoku im me I mire ka bere qe une te
te njoh mire me te mirat dhe te kqijat, me cilesite dhe te metat e tua. E di qe
je I sinqerte ne ato qe me thua. Kam menduar gjate dhe pse te mos I japim
nje mundesi njeri-tjetrit e per te pare nese kjo lidhje do te zgjase apo jo, nese
ajo ndjenje qe na bashkon eshte aq e forte sa duhet per ti bere balle kohes
dhe pengesave te tjera qe jeta do na vendose ne rrugen tone.”
Koha tregoi se midis tyre gjithcka po funksiononte shume mire aq sa
mendonin se do zgjaste pergjithmone. Landi iu thoshte shpesh: “Sikur te
gjeja edhe une njeriun tim te zemres, ja sic keni gjetur ju njeri-tjetrin. Lidhja
juaj po qe mund te quhet dashuri e paster dhe e vertete. Doni, s’doni ju une
do te behem kumbari I femijes tuaj te pare.”
Askush s’do e besonte ne ate kohe se do vinte nje dite qe ata te dy do te
ndaheshin, madje as ata vete. Por, e tille eshte jeta per ato qe mendon se nuk
do te ndodhin ndonjehere, ato ndodhin. Jeta eshte e mbushur plot me supriza
packa se disa te hidura xeher e disa te embla mjalte. Per ata te dy erdhi me
shpejt ajo dite se ç’e pate imagjinuar…

Teksa ecte I vetem ne ate te ftohte, mendonte per Marinen per


veshjen e saj prej muslimaneje, per cdo detaj te atij takimi qe kishte zgjatur
fare pak. As vete s’e kuptoi pse iu kujtuan vargjet e fundit te asaj poezise
Ne rruge me debore,ne rruge me shi
Une do ec I vetem
PA TY!
“ Ndoshta kjo eshte e verteta Aleks, ajo nuk do te jete kurre me e jotja ne
kete jete, se gjerat e cmueshme vijne vetem njehere ne jete. Ti nuk dite ta
vleresosh kete gje e tani po vuan pasojat e nje dashurie te humbur dhe te nje
ndergjegjie te njollosur”- tha me vete.
Ne menyre instiktive ngriti kryet per te pare qiellin por s‘e kuptoi persene e
atij veprimi, ashtu si nuk kuptonte shume gjera te tjera qe po ndodhnin ne
jeten e tij. I gjendur ne nje konfuzion te madh uli koken dhe vazhdoi rrugen
e tij…

You might also like