You are on page 1of 2

c 

     

Ecja ime e përditshme në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të shkuar dhe për tu kthyer nga
fakulteti, sot nuk ka atë qetësinë e saj të zakonshme... Nuk është një ecje e qetë, nuk ka vend për
të menduar gjatë kësaj ecjeje, por duhet të nxitoj, të lë mënjanë mendimet dhe të largohem prej
turmës së madhe të njerëzve ... Diçka po ndodh aty !
I dëgjoj teksa ulërasin me sa zë kanë në kokë "POSHTË QEVERIA", një turmë njerëzish të
zhgënjyer nga vetët e tyre, por këmbëngulin me kokëfortësi e ia vënë fajin "shtetit"; nje turmë
njerëzish dembelë që shfrytëzojnë rastin për të mos shkuar në punë.
Çuditem me këta njerëz që dalin të harbuar nëpër rrugë ... Vetëm sikur të mund të shikoje si janë
shpërndarë nëpër të gjithë rrugët e Tiranës, nëpër katër anët dhe po sulen drejt epiqendrës së tyre,
para kryeministrisë.
Sot më ngjan ndryshe nga çdo ditë tjetër kjo ndërtesë. Në fakt edhe dita e sotme nuk është e
njëjtë si gjithë ditët e tjera. Kryeministria duket sikur të jetë veshur me një antipulimb. Rreshta të
tërë policësh e kanë rrethuar për ta mbrojtur nga çdo sulm i mundshëm i të ashtuquajturve
protestues. Ecja e tyre nëpër bulevard ngjan me paradat e ushtarakëve, por tani kanë ndërruar
garderobën dhe janë veshur me rroba civilësh. Vazhdojnë ecjen e tyre për të arritur atje ...
Më falni, por doja t'ju pyesja diçka: A e dini se për çfarë po ulërisni, gërthisni e po terrorizoni
vendin në këtë lloj mënyre?
Pyejten e kam për ty, xhaxha, për ty, gjysh, për ty, adoleshent, për ty që je ende fëmijë, për ty
grua/femër që ke guxuar të dalesh aty ku s¶te takon se ti je simbol i paqes e jo i dhunës.
Realisht s'besoj të dini gjë... se po të dinit nuk do të ishit aty.
Thjesht, keni dëgjuar një lajm në njërën prej mediave tona apo në ndonjë reklamë të kreut të
organizimit të turpeve të tilla dhe keni dalë të bëni sehir. Mjafton aq për ata ...
Aty je një numër më shumë. Pikërisht numri ju intereson. A të duket vetja një numër apo një
individ konkret qe ka mendime, ide, logjikë të tijën dhe s'tërhiqet nga hunda prej të tjerëve?
Kam filluar të dyshoj mbi përgjigjen e kesaj pyetjeje, ashtu siç kam dyshuar mbi përgjigjen e
shumë pyetjeve të tjera.
Vazhdoj të ec, por në duar mbaj celularin në të cilin po shkruaj të gjithë këto mendime që më
vershojnë si lum teksa shoh sjellje të tilla, dhune dhe dëgjoj një fjalor të ulët...
Me në fund arrita tek stacioni i urbanit, ku më pret edhe i fejuari, por asnjë autobus ... Dyqanet
janë mbyllur të gjitha, duket sikur të ketë ardhur ndonjë ushtri e huaj, dhe është shkretuar vendi.
Na duhet te ecim në këmbë deri tek Zogu i Zi me shpresën se atje do të gjejme një fugon, apo
taxi për të mund të shkuar në shtëpi.
Turma njerëzish ecin në dy anët e rrugës së Durrësit, me sa duket duan të kthehen në shtëpi.
Diçka ka ndodhur ...
Teksa ecim, i fejuari më thotë, se kjo skenë i sjell në mendje qytetin e tij të lindjes, Ferizajin në
kohën e luftës në Kosovë, ku çdo gjë ishte e shkretë, dyqanet e mbyllura, çdo gjë e rrënuar ... A
thua në këtë lloj gjendjeje duam ta shpërfytyrojmë vendin tonë?
Më në fund s'jemi më duke ecur, por hipem në të parin fugon që na doli përpara, për të ardhë sa
më parë në shtëpi. U trishtova shumë, më shumë seç mund të thuhet me fjalë, kur një prej atyre
që ishte së bashku me ne në fugon tha se kishte pasur disa të vdekur në "protestë" ... Një pyetje
po më buçet në kokë "Përse e dhanë jetën këta njerëz, cila ishte arsyeja apo vdiqën pa një arsye?
Apo mos vallë u bënë skllevër të lekut, që ndonjë dorë e zezë mund tua këtë dhënë për të krijuar
një gjendje të tillë? Thua vallë të këtë ndodhur edhe kjo? Po ia vlejti të jepnin jetën e tyre?"
Nuk e di, por duart s¶më bëjnë më të shkruaj asgjë, s'kane më forcë as të mbajnë telefonin, por as
telefoni s'është më në gjendje të mbajë veten, se karikimi i ka shkuar në zero... Tani edhe ky
kërkon ta lë të qetë, se mjaft lajme të hidhura shkruajta në të ...







You might also like