You are on page 1of 15

- 3 -

Akoma nuk kishte zbardhur, dielli ende nuk kishte nxjerre syrin e tij te arte
per te pare kryeqytetin si ishte gdhire. Packa se ishte aq heret dhe shumica e
njerezve ishin ende ne gjume, Marina ishte ngritur dhe kreu ritualin e faljes
se namazit te sabahut, ashtu sic bente cdo dite tjeter. Pasi u fal, doli te rrinte
ne ballkon, te shikonte ate pjese te kryeqytetit aq sa mund ti kapte syri.
Rruga ishte e boshatisur, kjo ishte fare normale per ate ore te heret te
mengjesit. Vetem punetoret e nderrmarrjes se pastrimit te kryeqytetit ishin ne
rruge duke pastruar, por edhe ata u larguan pas disa minutash.
Asaj I erdhi per te qeshur kur mendoi se vetem pas disa oresh ajo rruge do te
gumezhinte si nje zgjua bletesh. Keshtu eshte shpesh here edhe jeta, per nje
cast ke gjithcka, por papritur ndodh qe te mos kesh me asgje dhe ajo mbetet
krejt boshe.
Ardhja e saj ne Shqiperi pas 7-vitesh nuk kishte qene e paqellimte dhe
spontane. S’e kishte pasur aspak te lehte te merrte guximin dhe te kthehej ne
ate vend ku kishte marre zhgenjimet me te medha te jetes se saj. Ne mos nje
dite, nje tjeter ajo ishte e bindur se do I duhej te perballej me copezat e
largeta te jetes nga e shkuara e saj. E ndiente se duhej te mbyllte disa
episode te lena pezull nder vite dhe ai me I rendesishmi ishte ai me prinderit
e saj, me te cilet shpresonte qe te rregullonte marrdheniet. Packa se ata s’e
kishin pranuar ne shtepi, kur ajo ishte mbuluar, ajo I donte dhe I respektonte,
sepse ishin ata qe e kishin sjelle ne jete. Sa here kujtonte prinderit e saj I
vinte ndermend ajeti 14 I sures Llukman: “ Ne njeriun e kemi urdheruar per
sjellje te mira ndaj prinderve te vet, sepse nena e vet e barti me mund pas
mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. Te jesh mirenjohes ndaj Meje dhe
ndaj dy prinderve te tu, pse tek Une eshte kthimi juaj.”
Syte iu mbushen me lot kur kujtoi ate histori te hidhur,qe kishte ndodhur
ndermjet saj dhe prinderve te saj disa dite para se ajo te nisej.

Prej kohesh e gerryente mendimi, se si do ta prisnin prinderit


vendimin e saj per tu mbuluar, por sido qe ta prisnin ajo ishte e vendosur te
mbulohej. Ne Islam mbulimi I femres ishte nje nga detyrat kryesore dhe ajo
donte te ishte e rregullt para Allahut dhe ti kryente detyrat e saj sic duhej ne
fe. Para se te uleshin per te ngrene darke, Marina iu tha se kishte dicka per
t’iu thene. I vellai I saj, Ermali e mori me mend perse behej fjale, sepse
kishin folur para 2-3 ditesh rreth asaj ceshtje. Ai nuk binte dakort me te, se
per te qene nje besimtare e mire duhej patjeter te mbulohej, e rendesishme
sipas tij ishte falja, agjerimi, morali I larte islam dhe leximi I Kur’anit. Sado
qe ishte munduar tere mbremjen ta bindte te motren te hiqte dore nga ideja
per tu mbuluar, kishte qene e kote, pasi ajo ishte e vendosur dhe nuk levizte
e saja. Ermali I kishte thene se sido qe te shkonte puna, ai do te ishte ne
krahun e saj dhe nuk do te ndryshonte sjelljen e tij ndaj saj. Tere shqetesimi I
tyre ishin prinderit e tyre, te cilet ishin shume kunder fese. Qe ne fillim ata
nuk kishin qene dakort qe ajo te falej, por nuk kishin pare ndonje te keqe
per aq koha sa ajo vetem te falej. Ajo qe I shqetesonte ishte fakti se ndoshta
do te vinte nje dite qe ajo dote shkonte me tutje dhe do te kerkonte te
mbulohej, kjo ishte e papranueshme per ta. Si Iliri, edhe Floranda mendonin
se feja ishte shume konservative dhe kunder diturise. Feja kishte lene ne
erresire tere Europen e Mesjetes, duke e burgosur ne prangat e dogmave te
pathyeshme. Tere ajo prapambejtje per shekuj me rradhe ne Evrope ishte
pikerisht nga feja e krishtere. Iliri dhe Floralba ishin mbeshtetes te flakte te
ideve moderne, te shkeputura nga feja. Ata ishin per barazine gjinore,
emancipimin e femres ne shoqeri dhe parimet demokratike. Femijet e tyre
ishin munduar t’I edukonin me vlera morale te larta, te cilat shkonin
pershtat me ideologjine e tyre.
Mendimi I tyre per fene e vecanerisht per ate Islame nuk ishte aspak I mire.
Kur u ulen per te ngrene darke, Marina iu tha se kishte dicka per tiu thene:
- Prej kohesh po mundohem t’jua them por kam pasur shume frike, se nuk
do te me kuptonit dhe do te me kritikonit ashper.
- Te lutem Marina, c’jane keto qe po thua! Ne jemi familja jote dhe ti e di qe
per cdo gje mund te mbeshtetesh tek ne,perndryshe nuk do te quheshim nje
familje. Po na trego c’qenka kjo gje paske frike te na e thuash, ti nuk pate
frike te na thuash per dashurine tende me Aleksin…pa he njehere,- I foli
perzemersisht I ati.
Ajo e dinte qe ngrohtesia e fjaleve te tij do te shuhej se shpejti, sapo te
mesonte se per cfare behej fjale.
- O babush, sa I mire je, por nuk mendoj se do te jesh po kaq I mire kur te
marresh vesh se per cfare behet fjale, te siguroj per kete.
Floranda qe kishte ndenjur duke degjuar deri ne ato caste, e kuptoi nga e
folura e se bijes qe po hezitonte aq shume per te fole, se per cfare behej fjale.
Marina ishte nga ato vajza te rralla qe hapej per cdo gje me familjen e saj, aq
sa iu kishte treguar edhe per lidhjen e saj me Aleksin, qe asnje vajze tjeter e
moshes se saj nuk e bente.
- Moj mos do te na thuash se do te mbulohesh, do vesh nga ato percet qe iu
ka kaluar koha para 100 vjetesh. Degjo Marina se ti e di fare mire mendimin
tim per kete gje une nuk jam fare dakort, per mua kjo eshte e papranueshme
qe vajza ime te mbulohet.
- Po mami eshte pikerisht kjo ajo qe desha tju them, por meqe u tregove me
e shkathet tani sme ngelet me se cfare tju them, vetem se kam vendosur te
vendos shamine ashtu sic e kerkon Allahu xh.sh. Shume faleminderit per
menyren se si u pajtove me mendimin tim ende pa me degjuar mire…
- Domethene e paske vendosur ëë?! Po sikur te te themi ne qe ti s’ke per ta
vendosur, sepse nuk do te lejojme ne? Si te duket keshtu?!- I foli tere inat e
ema, e indinjuar nga kembengulja e se bijes.
- Pa dale njehere ta marrim me shtruar kete pune. Si eshte kjo pune Marina
qe e paska vendosur te mbulohesh? Pa ma shpjego njehere me qetesi, te
merremi vesh si njerezit,-u mundua te sillej butesisht me te bijen Iliri.
- Une qe fillova te falem para disa kohesh nuk fillova kot, por sepse me
bene pershtrypje shume gjera ne Islam, sic jane vertetesia e ekzistences se
Zotit me prova dhe fakte bindese, morali I larte, devotshmeria dhe
perkushtimi ndaj Zotit, respekti ndaj familjes, keto e sa e sa te tjera. Une e
kam kuptuar se kjo dunja nuk u krijua kot, por e krijoi Allahu I
plotefuqishem dhe se nje dite te gjithe do te kthehemi te Krijuesi, ku do te
japim llogari per gjithe ato qe kemi bere. Diten e Kijametit kur do te dalim
para Zotit, nuk dua te marr ndeshkimin e tij dhe te hidhem ne flaket e
xhehenemmit, por dua te meritoj xhenetin ameshuar. Gjithashtu kam kuptuar
se kjo jete eshte shume e shkurter duke e krahasuar me ate qe na pret. Gjithe
keto qe ju thashe une e di qe juve ju duken krejt absurde dhe te pakuptimta.
- Normalisht qe na duken te pakuptimta dhe absurde. Nuk po arrij tju besoj
vesheve te mi, nuk mund te besoj qe vajza ime ka ide te tilla. Nuk e kuptoj si
mund te thuash se paska nje jete tjeter, mos valle e pe ti Marina?? Nuk ke faj
ti Marina, po ata librat qe lexon. Fajin me te madh e kam une qe te kam
lejuar ti lexosh. E ku na qenka kjo bote e pertejme? A e kupton moj
budallaqe qe ne kete menyre, po shkaterron jeten tende? Mos do te varesh
veten sic bejne keta te Johovait, qe po shikojme cdo darke neper lajme, per
te shijuar ate “ boten e pertejme”?
- E ke shume gabim mami ne qofte se mendon keshtu.
- Une e paskam gabim ëë?! Njehere fillove e te falesh, pastaj te mbaje
Ramazan, kurse tani do te na mbulohesh e te vesh ato ferexhet e shpifura nga
koka deri te kembet. Mos valle ke hequr dore nga te gjitha objektivat e tua,
nga endrra jote e madhe per tu bere nje avokate e madhe dhe e njohur?
- Me fal mami, por une nuk permenda asgje nga ato qe sapo the ti. Nga te
erdhi ky mendim se une kam hequr dore nga endrrat e mia? Cjane keto qe
po thua pash Zotin?- I tha e indinjuar Marina.
- Ndoshta nuk ke hequr ti dore prej tyre, por ne momentin e pare qe ti do te
vesh shamine do te jene pikerisht ato qe do te te braktisin ty. Ti mendon se
do te kesh te ardhme ne ndonje profesion e veshur ashtu?… Harroje bija
ime. Ne qofte se do te hapesh nje zyre tenden kush mendon se do te vije e te
pranoje te behesh avokatja e tij apo e saj? Ne nje shtet laik si ky I joni ti
mendon se do te pranojne ne nje gjykate si avokate e veshur ashtu? A e
kupton moj se do te shikohesh me nje sy krejt tjeter ne cdo vend ku do te
shkosh? Apo do te behesh nje shtepiake e mire, qe di vetem te gatuaje,te laje,
te fshije, te kujdeset per shtepine, e te besh femiije? Kjo eshte ajo qe do per
jeten tende?- Floranda ishte tmerresisht shume e nervozuar, aq sa ishte
skuqur ne fytyre nga tere ai nervozitet.
- Ne fakt ndoshta do te ndodhe edhe keshtu, ndoshta do te ndodhe krejt
ndryshe nga ajo qe po thua ti, te ardhmes asnjehere nuk I dihet,- I tha Marina
me syte e mbushur me lot nga fjalet e vrazhda te se emes.
Floranda me fjalet e saj po mundohej ti mbyllte cdo shteg te bijes dhe ta
bindte se kishte te drejte ne ato qe po I thoshte. Ajo nuk do ta pranonte ne
asnje menyre, qe vajza e saj te vishej si muslimane. Ishte e pamundur per te,
te duronte gjera te tilla te prapambetura sipas saj.
- Degjo pak babin cdo te thote Marina, pastaj do jesh ti ajo qe do te
vendosesh se cfare do te besh. Ti e di fare mire qe ashtu si mami as une nuk
jam dakort qe ti te mbulohesh. Mami ta tha shume mire dhe une jam dakort
me te kur te tha se nuk do te kesh asnje te ardhme ne asnje profesion nese ti
do te vish. A nuk do te ishte me mire qe ti te vazhdoje te faleshe keshtu si
tani, pa u mbuluar?! Sa mulimane ne tere boten, falen dhe jane besimtare te
devotshme, por qe nuk jane te mbulara?
- Me fal qe po te nderpres babi, por si thua ti me mire eshte kur ti punon ne
nje kopesht dhe e rrethon apo kur e le ashtu te parrethuar? Njelloj eshte edhe
per shamine. Shamia e mbron femren dhe e dallon ate nga femrat e
pamoralshme.
- Pse moj, shamia qenka ajo qe e beka nje femer te moralshme? Cfare flet
keshtu moj, se nuk po te njoh me? Kur paske ndyshuar keshtu e nuk e
paskam kuptuar une? S’po arrij ti besoj vetes, qe paskam qene kaq e verber
dhe nuk paskam pase sy per te pare vajzen time qe po ndryshonte gjithnje e
me shume e qenka trasformuar ne nje prapanike te 10 shekujve me pare.-
shfruy dufin e saj mbi te bijen.
- Marina tani po flet percart, po si moj qenka shamia qe e benka femren me
te ndershme. Te lutem mos flit brockulla, ka te drejte mami. Pas ketyre qe
sapo the dije une do ta pranoj ne asnje meryre qe ti te mbulohesh.- per here
te pare gjate gjithe asaj mbremje I foli ashper se bijes Iliri. - Si mundesh te
besosh ne gjera te tilla, ku I cove tere ato qe te mesuam une dhe jot eme
gjate ketyre viteve?
- Epo ta dish se mua dhe ty nuk mund te na pranoje kurresesi nje shtepi
bashke ne rast se ti mbulohesh. Nese ti mbulohesh harroje kete shtepi,
harroji keta prinder qe te linden e te rriten e qe ti po I hedh poshte per nje
kaprico absurde. Nuk ke vend me ne kete shtepi, kete ta dish mire, more
vesh?
Marina nuk mundi me mbante lotet ajo dhimbje qe ndiente ishte me e forte
se vete ajo. Deri diku e kishte ditur mendimin e tyre, por nuk do ta kishte
besuar kurre qe do te shkonin deri aty sa te perzinin nga shtepia. I dukej
vetja si nje lecke e pavlere, qe pa meshire po e hidhnin ne mbetutina. Mes
loteve qe I rridhnin curg neper faqe, mblodhi veten dhe mori guximin tiu
fliste prinderve te saj, per ate qe do te vendoste:
- Allahu ne Kur’an ka thene se ju prinderit e mi jeni njerezit qe une duhet te
repektoj dhe te kujdesem me shume se per cdo kend tjeter. Per ceshtjet e
kesaj bote , mua me duhet qe te degjoj fjalen tuaj, por ne qofte se ju me
kundeshtoni ne ceshtjet e Allahut, atehere me duhet tju kundershtoj dhe te
degjoj fjalen e Allahut. Ne kete rast ju po me kundershtoni qe une te sillem
sipas urdhrave te Krijuesit te Gjithesise dhe me vjen keq por fjala juaj eshte
kunder fjales se Allahut dhe fjales time. Une jam shume e vendosur per te
vene shamine dhe nuk do te me ndaloni ne asnje menyre. E vetmja gje per te
cilen me vjen keq eshte se ju nuk patet durim per te me degjuar dhe nuk qete
aq tolerante sa per te me kuptuar. Sa te lehte e pate moj mama te me thuash
se nuk me pranon ne shtepi, nese une do vinja shamine. Sikur te kisha qene
me e poshtra e gjithe botes apo te kisha punuar ne rruge si prostitute ty si
nene nuk do te kishte takuar kurre te mi thonje ato fjale. Per nje gje te
siguroj moj mama, se une do ta ve shamine dhe ashtu e mbuluar do te arrij
shume larte ne jete, inshal-lah dhe do te kem nje karriere te suksesshme si
avokate. Ju faleminderit te dyve si prinder per mbeshtetjen, qe me dhate.
Nuk do ta harroj kurre! Bravo ju qofte te dyve! Te jeni te sigurte se nuk do
tju shqetesoj dhe as nuk do tju turperoj ne sy te tjereve, do tju le te qete…
Nuk tha me asnje fjale dhe doli me vrap nga guzhina duke qare,
pa pritur te merrte asnje pergjigje nga prinderit e saj.
Ate darke asnje nuk hengri, tryeza e shtruar ashtu sic u ul edhe u ngrit pa
futur njeri gje ne goje. Secili ishte mbyllur ne ate boten e tij dhe nuk flisnin
me njeri-tjetrin. Marina ishte mbyllur ne dhome duke qare dhe ne zemer
ndiente vetem dhimbje nga ajo goditje e rende qe sapo ikishin dhene
prinderit e saj. Nuk mund ta pranonte qe dy njerezit e saj me te dashur e
kishin lene te vetme, duke I kthyer shpinen per hic mos gje. Por ja qe ndodh
edhe keshtu ne kete bote plot teka dhe absurditete.

Edhe tani pas sa vitesh, sa here qe Marina e kujtonte ate


ngjarje I vinte per te qare dhe zor se mund ti mbante lotet. O Zot sa dhimbje
arrin te mbaje zemra e njeriut! A ka gje me te veshtire se te te refuzojne
njerezit qe do me shume ne kete bote?!
Marina tundi koken si per te larguar tutje ato mendime nga e shkuara e saj e
hidhur dh e tha me ze te ulte me vete: “ Po tani moj mama, qe jam bere e
zonja e vetes dhe qe kam nje famije e nje karriere te suksesshme a thua valle
a do me pranosh si bijen tende pas kaq vitesh? Po ti mor babush a do ta besh
apo jo? Nese do te me refuzoni edhe kete here te trete, per mua kjo do te jete
hera e fundit dhe nuk do tju kerkoj kurre me, edhe po te me kerkoni ju,
sepse atehere nuk do te jem une me per ju…”
Hera e dyte kur prinderit e saj nuk e kishin pranuar kishte qene, pasi kishte
shkuar ne Angli. Ajo I kishte telefonuar pas dy muajsh dhe ishte perpjekur te
komunikonte me ta dhe tju shpjegonte gjithcka, madje edhe tju kerkonte
falje per cdo shqetesim qe iu kishte sjelle. Ne telefon I kishte dale e ema dhe
nuk ia kishte zgjatur biseden, vetem I kishte thene disa fjale,qe Marina I
mbante mend mire: “ Nuk ka mundesi te jesh ti Marina, vajza ime, pasi ajo
ka vdekur para dy muajsh, qe kur u largua nga shtepia e saj. Ti mund te jesh
nje Marine tjeter, se vajza ime Marina ti nuk mund te jesh kurrsesi.”
I ishte lutur shume Allahut qe pas kaq vitesh prinderve te saj tiu kishte
zbutur zemra dhe ta pranonin ashtu sic ishte ajo dhe jo ashtu sic do te donin
ata qe ajo te ishte. Nuk donte qe djali I saj te mos kishte nje gjysh dhe nje
gjyshe nga ana e saj, ashtu sic kishte nga ana e bashkeshortit te saj. Packa se
Ahmedi gjithmone e kishte mbeshtetur dhe I kishte guxim per te ecur
perpara, duke u munduar ta bente sa me te lumtur, ajo ndihej si nje jetime
me prinder gjalle. Nese ajo gjendej ne Shqiperi, 90% ishte fale Ahmedit,I cili
e kuptonte kete boshllek te se shoqes dhe nuk donte me qe ajo te ndihej ne
nje menyre te tille. Marina kishte qene shume skeptike dhe mosbesuese, por
Ahmedi I kishte thene: “ Asnjehere nuk e dime se cfare na ka rezervuar
Allahu dhe se cfare mund te na hedhe perpara ne rrugen tone, keshtu qe nuk
te ben keq sikur ta provosh. Nuk e di pse, por kam shume besim qe kesaj
here do tia dalesh mbane, my darling.”
I flaku tutje tere ato kujtime dhe hije dyshimi qe kishte brenda
saj dhe u fut brenda, sepse aty ne ballkon vertet qe bente shume ftohte. Per
vite me rradhe kishte ndier vetem te ftohtin britanuk dhe tani pas kaq vitesh
po ndiente serisht te ftohtin shqiptar. Kishte veten disa dite qe s’e kishte pare
te birin dhe e kishte marre malli shume. Nuk humbi kohe dhe e mori ne
telefon Ahmedin,per ta pyetur per djalin.
- Selam alejkum, zemer! Si jeni gdhire ju te dy andej?
- Alejkum selam, my darling! Ne ketej jemi shume mire, Omari eshte ende
ne gjume, ndersa une jam ngritur ne orarin e zakonshem dhe gjate kesaj
kohe shqyrtova disa dokumenta, por do me duhet ti le derisa te vish ti, sepse
me duhet patjeter ndihma jote. Po ti, si u gdhive? Je ambjentur ende me
ndryshimin me ores dhe te orareve te faljes?- u interesua te dinte Ahmedi per
te shoqen.
- Elhamduli-lah mire, diten e pare e pata shume te veshtire, kurse tani jo me.
Gjate kesaj kohe po mendoja shume per te shkuaren time dhe per prinderit e
mi. Nuk e di, por nje mendje me thote te prej bileten e avjonit te pare per
Londer dhe te kthehem ne shtepi. Kam shume frike Ahmed,- I tha sinqerisht
Marina.
- Nuk ke perse te kesh frike, te ndodhe cfare te ndodhe une dhe djali jone do
te jemi gjithmone prane teje. Ti e di kete apo jo? Pastaj une pasneser do te vi
ne Shqiperi me Omarin, ndoshta kjo te jep disi kurajo.
- Nuk e ke idene se sa e lumtur jam qe ju do te jeni me mua, keshtu nuk do
te jem vetem, por do te jem me familjen time te dashur. Mezi po pres qe tju
kem ketu afer meje, ta perqafoj djalin fort se me ka marre malli per te. Kur
te ngihet, mos harro ti japesh shurupin, por nuk duhet tia japesh ashtu direkt
se nuk e pi, po hidhja ne qumesht, ok? Vishja ato palicetat e zeza me pellush
nga brenda nese eshte shume ftohte dhe mbeshtille mire, kur ta nxjerresh
jashte? Alo Ahmed me degjon se c’po te them?
- Te degjoj, te degjoj shume mire, por nuk ke pse te shqetesohesh per asgje,
sepse do tia dal shume mire. Mos u shqeteso per kete, se me kete merrem
une, por merru me ate, per te cilen ndodhesh atje. Tani do me duhet te te le,
se po me bie telefoni tjeter, me siguri do te jene ata te kompanise “ James ”.
do te marr serisht sonte ne darke, dhe do flasim per gjithcka. Nuk dua qe ti te
merzitesh per asgje, ti nuk je vetem por me ke dhe mua. Kete s’duhet
harrosh kurre! Uroj te te shkoje sa me mbare, Allahu te ndihmofte! Te dua
shume! Selam alejkum!
- Edhe une te dua shume dhe shume faleminderit per tere mbeshtetjen qe me
jep gjithmone. Falenderoj Allahun qe me dha nje bashkeshort si ty, qe di ta
beje te lumtur dhe te ndihet ate qe ka pekrah. Edhe une te dua shum! Bye.
Pasi e mbylli telefonin iu mbushen syte me lote, as s’po e kuptonte pse
ndihej aq keq. Sa do donte ta kishte aty prane me te Ahmedin, ashtu sic e
kishte pasur gjate gjithe ketyre viteve.
Nuk ishte e sigurte se cfare do te bente sot, mendoi njehere t’I telefononte
Landit, por u pendua dhe e hoqi nga mendja ate mendim. Si perfundim
vendosi te shkonte ne lagjen e saj te vjeter, ku ishte rritur dhe kishte kaluar
castet me te bukura te femijerise se saj. Prinderit e saj ende banonin ne, kete
e dinte se ia kishte thene I vellai I saj me te cilin kishte qene vazhdimisht ne
kontakte. Ermali jetonte prej disa vitesh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,
ne Kentaki se bashku me te shoqen dhe dy vajzat e tij te vogla. Sa here qe
kishte pasur mundesi ai kishte shkuar te vizitonte te motren se bashku me
familjen e tij, te njejten gje kishte bere edhe Marina. Lidhja e tyre ishte
forcuar shume gjate ketyre viteve. Ermali e dinte se sa kishte vuajtur e motra
dhe si ndihej ajo pas gjithe atyre, ndaj dhe ishte munduar me aq sa mundej ti
qendronte prane se motres. Vertet nuk mund te ishte prane saj fizikisht, por
te pakten mundohej te ishte prane saj me zerin e tij duke e marre ne telefon.
Ishte pikerisht ai qe e njoftonte per cdo gje qe ndodhte me prinderit e tyre.
Ne ato caste qe po sillte ndermend lagjen e vjeter, prinderit e saj dhe te
vellain I bie zilja e telefonit dhe ia shkeputi tere fillin e mendimeve. U cudit,
sepse nuk priste ta merrte njeri ne telefon, me Ahmedin sapo kishte folur.
“ Kush te jete valle tani?”- tha me vete. Ishte pikerisht I vellai.
- Alo mirembrema, jam Ermali, me Marinen po flas?
- Alo miremengjes, jo mirembrema. Patjeter qe Marina jam.
- Miremengjes, me fal po ketu te une ora eshte 23.47 dhe harrova fare se
ndryshon ora. Fola me Ahmedin pak me pare ne telefon dhe I mora numrin
tend te telefonit. Si po ja kalon ne Shqiperi? Si po te duket vendi pas kaq
vitesh? Ke takuar ndonje te njohur apo jo?
- Vendi po me duket goxha mire dhe po me pelqen,shume gjera kane
ndryshuar dhe me e rendesishmja eshte se kane ndryshuar per mire. Te them
te drejten nuk po ndihem rehat absolutisht, cdo gje me duket sikur I ka syte e
drejtuar mbi mua. Kujtimet me kane torturuar keto dite, mendova se I kisha
lene pas por jo. Plaga e vjeter eshte hapur serisht dhe kesaj here po me
dhemb me shume, se po me mundon shume edhe dyshimi. Tani po mendoja
te shkoja njehere andej nga lagjia e vjeter, thjesht desha te shikoja se sa e
forte jam per tu perballur me pjesen me te veshtire.
- Shume mire do te besh, po si do tia besh nese do te rastise te takohesh me
mamin apo babain ëë?
- Po shamine kot e kam une?!- dhe filluan te qeshin te dy. - Prit te tregoj ate
qe me ndodhi para dy ditesh. E di ke takova?
- Mos me thuaj se ishte Aleksi?!- tha Ermali I shqetesuar per te motren.
- Pikerisht ate. Kur e pashe e kuptova se nuk e urreja me dhe ishte thjesht
nje e shkuar qe e kisha harruar tashme.
- Uuff, me behet shume qejfi per ty ne kete drejtim.- tha Ermali vertet I
lehtesuar.
- Harrova fare te te pyes si eshte Liljana dhe vajzat? Xhesin e regjistrove ne
kursin e baletit qe me pate thene?
- Mire jane, faleminderit. Xhesin e regjistrova dje, ne nje qender kulturore
shume profesionale edhe asaj I pelqeu shume. Vetem ta shikosh si hidhet
neper shtepi, na cmendi duke na thene se do te behet nje balerine e famshme,
kur te rritet. C’ti besh Xhesit, tani sa jane ne nje moshe te tille te kenaqin
femijet. Ahmedi me tha se Omari ishte mire dhe ende nuk ishte ngritur nga
gjumi. Sa I mire qe eshte, qe ju befte dajua.
- Aman mos ma permend, se me ka marre malli shume per te.- tha Marina
duke psheretire.
- Nuk po te marre me shuma kohe, tani po te le te vazhdosh me programin
tend. Ishalla te shkon mbare, te uroj shume fat moter e dashur
- Faleminderit per fjalet e mira, faleminderit per mbeshtetjen qe me jep,
faleminderit qe nuk me le ne balte, nuk di cfare te te them me vetem
faleminderit per gjithcka qe ben per mua. Ja kalofsh mire, te fala Liljanes
dhe vajzave. Mirupafshim!
- Mirupafshim!
Kur mbylli telefonin, nuk dinte se cfare te bente. Pasi u mendua per disa
minuta u ngrit dhe doli. Rruga ishte gjalleruar nga levizja e njerezve, te cilet
nxitonin te shkonin ne pune apo ne shkolle, sepse I ftohti qe ishte ne ate
kohe nuk te linte ndonje shije te embel,qe te shetisje rrugeve.
Edhe tani qe kishin kaluar vite dhe ne vend ndihej nje fryme e re emancipimi
dhe zhvillimi, ende e ndiente se njerezit nuk kishin ndryshuar ne lidhje me
femrat e mbuluara. Ato ende shikoheshin me nje sy tjeter, jo njelloj si femrat
e tjera. Marines I vinte mire per nje fakt, qe ne rruge I rastiste te takonte me
shpesh femra te mbuluara. Teksa po e ecte ndjeu shikimin e nje gruaje te
moshur qe ishte drejtur mbi te, e kur iu afrua gruaje tha dicka neper dhembe,
por qe Marina arriti ta kuptonte mire ate qe ajo tha. “Ce moren veten ne qafe
keto vajza duke vene keto shami” keto ishin fjalet e saj, qe Marines nuk I
pelqyen aspak. Tundi koken dhe tha me vete: “A thua valle kur do te
zhvillohen njerezit e ketij vendi; a thua valle kur do ta kuptojne se secili e di
vete se cfare ben me jeten e tij; a thua valle kur do te kthehen ashtu sic duhet
keta njerez te Krijuesi I tyre, te Allahu xh.sh?”
Kur arriti ne lagjen e saj te vjeter se c’ndjeu nje shtrengim te forte ne gjoks,
iu duk sikur po I merrej fryma. Cdo gje kishte mbetur e pandryshuar, dora e
ndryshimit ende se kishte prek kete lagje te vjeter tiranese. Teksa ecte lutej
me vete qe mos ta njihte asnjeri dhe mbi te gjitha te mos takonte prinderit e
saj. Nënë Xhija, qe kishte dale para dere dhe po thurte shtiza, e veshtroi me
vemendje, ata sy I kishte pare diku.
- Marina, moj bije,- dhe iu afrua per ta puthur.
Marina kishte ngrire ne vend, pa njehere rreth e rrotull, por fatmiresisht nuk
kishte njerez te tjere. Nene Xhija do ta mbante sekretin, sepse gjithmone e
kishte dashur shume. Kur u kthye drejt saj, ishte skuqur e tera ne fytyre.
- Ah moj bija e nenes, sa me kishte marre malli per te te pare. E shoh qe
paske bere ndryshime dhe shume mire ke bere. Keshtu ka lezet femra, jo si
shumica e femrave qe na dalin me bark perjashta, Subhaneal-lah.
Nene Xhija ishte nga ata njerez te pakte qe e kishte mbajtur besimin e saj
edhe gjate kohes se diktatures, packa se fshehurazi. Edhe tani qe ishte plake
74-vjecare ende I falte pese vaktet e namazit dhe shkonte ne xhami cdo te
premte. Gjithmone e kishte dashur Marinen si ta kishte pasur mbese te saj,
por edhe Marina e kishte dashur fort. Plaka e vjeter e mori ne qafe tere mall,
duke I rrjedhur lote neper faqet e saj te rrudhura. Nene Xhija e mori brenda
me zor te pinin nga nje kafe, meqe ishte edhe vetem. Marina nuk kishte
deshire,por nuk donte tia prishte asaj plake te moshuar, qe e donte aq shume.
Kur u fut nuk mendoi te rrinte me shume se dhjete minuta, por biseda kishte
hapur nje bisede tjeter dhe kur pa oren kishte kaluar me shume se nje gjysme
ore. Kur doli ne oborr I kerkoi nene Xhijes te mos I tregonte prinderve te saj,
qe e kishte takuar ate.
Frika se kur do te dilte ne rruge do te ndeshej me njerin prej prinderve te saj,
ishte shume e madhe. Sa doli ne rruge, pa nje burre qe po ecte me kurriz
drejt shtepise se saj te vjeter. E njohu menjehere nga e ecura, ishte pikerisht I
ati. Sa do te kishte dashur te shkonte e ti hidhej ne qafe, ta perqafonte fort
dhe ti tregonte sa shume e donte, por fatekeqesisht nuk ishte e mundur dhe
ky fakt po e cmendte. Ne ato caste ishte e pamundur te mbaje lotet e
dhimbjes te perzier me lotet e mallit.
Nene Xhija pa lotet ne syte e asaj vajze dhe nuk mundi as ajo te mos qante
bashke me te.
- Pse nuk shkon te takohesh me? A e di ti qe, kur u largove ti yt ate pesoi nje
infrakt ne zemer dhe qe nga ajo kohe eshte zemer. Ende mjekohet per zemer.
Ka vuajtur shume I shkreti,- I tha nene Xhija mes loteve.
Aq donte Marina te merrte vesh e te shkaterrohej plotesisht, nuk po e
mbanin me kembet dhe u ul ne stolin qe kishte qene ulur pak me pare nene
Xhija. Veshtronte me vemendje tere veprimet e te atit, qe u fut brenda dhe
mbylli porten. Valle te ishte perseri ajo porte e mbyllur edhe per te sic kishte
qene vite me pare?
U ngrit dalengadale si nje plake e vjeter, pershendeti nene Xhijen dhe I
kerkoi edhe njehere te mos u tregonte gje per viziten e saj prinderve te saj.
Ajo qe mesoi per te atin qe kishte kaluar nje infrakt mjaftonte per sot, ndaj
nxitoi te dilte nga ajo lagje, se kishte frike mos takonte te emen.
Lajmi I hidhur e kishte tronditur tere qenien e saj, saqe as ne rruge sado qe
mundohej nuk mund te mbante ndonje lot qe I rridhte neper faqe. Nuk dinte
me asgje, nuk dinte ku te shkonte, nuk dinte ke te takonte e te fliste me te se
ishte shume keq. Sa shume I mungonte Ahmedi ne ato caste, ishte e sigurte
se do ti jepte nje keshille te vlefshme dhe do ti rrinte prane duke I dhene
kurajo. Meqe as te shoqin, as te vellain nuk I kishte prane, nuk kishte ku te
mbytej tjeter vecse ne shtepi.
Gjithe dreken e kaloi duke qare e duke kujtuar babain e saj, I cili gjithmone
e kishte dashur fort, me fort se Ermalin. O Zot sa e veshtire eshte te rrish
larg personave qe do me zemer e sidomos kur nje nga keta persona eshte
njeri apo te dy prinderit e tu! Eshte nje dhimbje qe zgjat… zgjat per aq kohe
sa ti kesh larg, nje torture e vertete! Si s’e kuptojme ne njerezit qe na ikin
vitet nga duart tona e ne nuk mundohemi te marrim dicka prej tyre.
C’fatkeqesi!!!
Shtepia ne te cilen po rrinte Marina per momentin ishte e te vellait, I cili ia
kishte ofruar menjehere sapo I kishte thene se do te shkonte ne Shqiperi.
Pasdite mendoi te merrte nje liber nga biblioteka e te vellait e te largonte
mendjen, se po cmendej. Midis librash te shumte, Marines I zune syte nje
bllok qe I ngjau shume me nje qe kishte pasur ne Mature. E mori njehere ta
shkonte se mos ndoshta ishte ai dhe ne fakt ishte pikerisht ai. Per ne moment
hezitoi ta merrte pasi ne te kishte shkruar per ditet me te hidhura te jetes se
saj, per ngjarjet me te tmerrshme qe I kishin ndodhur. Te lexonte ate bllok
ishte njelloj si te shikohej ne pasqyren e nje te shkuare, qe po rikthehej me
force ne jeten e saj.
Sa te veshtire e ka I rrituri te shikohet ne pasqyren e se shkuares se tij, sa
frike ka ai prej saj, e ndersa rinia ne dallim nga te rriturit nuk e ka problem te
shihet ne ate pasqyre. Te rriturit I vjen turp nga vetja te shikoje gabimet e tij
dhe marrezite e rinise.
Sa shume po hezitonte ta merrte ate ditar, sepse I dukej se duke e marre do ti
hapeshin te gjitha plaget e vjetra, te cilat tani ose do te mbylleshin njehere e
pergjithmone, ose do te mbeteshin perhere ashtu te hapura duke kulluar cdo
dite nga pak. Mendoi me vete se pa marre guximin per tu perballe me ate
situate, nuk do te mund te dilte kurre prej llumit te saj. Nuk mund te
arratisesh gjithmone nga e shkuara jote, vjen nje dite qe te duhet me patjeter
te perballesh me te.
Rrezet e diellit ishin te zbehta dhe nuk kishin fuqi te ngronin asgje. Aq ftohte
kishin sa ishin mbeshtjelle me pellushin e tyre bardhe dhe mezi dukeshin ne
ato vende ku kishte mbetur pa u mbuluar. Marina e donte nje kohe te tille, te
vrenjtur me pak diell, te ftohte, sepse I dukej se nje kohe e tille I ngjante
asaj. Kur doli ne ballkon me ditarin e saj ne dore, iu kujtua se nje pjese te
mire te atyre qe kishte shruar, I kishte shkruar ne parkun “Rinia”, ku kishte
ndenjur deri vone gjate neteve te veres me te vellain. “ Boll ngela duke u
arratisur prej asaj qe ne fund te fundit me perket mua, keshtu qe bej mire te
filloj te perballem me te duke filluar qe tani. Pse te mos shkoj ti lexoj flete e
ketij ditari atje ku I kam shkruar, packa se tani ben disi ftohte?”- mendoi me
vete dhe u vesh per te dale.
Rruges mendonte per te atin, sa do te kishte dashur sikur te kishte gjetur
kurajon dhe ti kishte dale perballe. E ndersa ende mendonte u gjend ne park
pas pese minutash. Mendimi se dikush mund ta gjykonte nga veshja e saj
nuk ekzistonte me ne te, ishte problemi I tyre, jo me I Marines. Pa rreth e
rrotull per te gjetur ndonje stol te lire, po mesa dukej packa se ishte ftohte
ate pasdite dhjetori njerezit kishin dale te merrnin pak fryme jashte shtepive
te tyre. Diku nga mesi ishte nje stol I lire dhe shkoi te ulej para se ta zinte
dikush tjeter.
Nga ana tjeter e parkut kishte qene edhe dikush tjeter qe ia kishte vene syrin
atij stoli dhe nxitoi edhe ai te shkonte te ulej. Kur te dy arriten prane atij
stoli, u gjenden perballe njeri-tjetrit, Marina dhe Aleksi.
- Marina!
- Aleks!
- Po ti ketu?- e pyeten njeri-tjetrin ne te njejten kohe.
- Tani dola nga puna dhe mendova te vrisja pak kohen ketu mes njerezve te
shumte dhe te panjohur, sesa I vetem ne shtepi I rrethuar nga muret e ftohta
te shtepise.
Te dy po rrinin ne kembe, anjeri nuk ulej. Marina ndihej shume ne siklet dhe
me vete thonte se do kishte qene me mire te kishte ndenjur ne shtepi.
- A nuk do te ishte me mire sikur te uleshim, sepse me aq sa kuptova edhe ti
ishe nisur per tu ulur ketu apo jo?- I tha Aleksi, qe pati pak frike se mund ti
thonte jo.
Marina rikujtoi ne menjen e saj ato cfare I pati thene vetes vetem pak minuta
me pare per tu bere e guximshme dhe per tu perballur me te shkuaren e saj.
“ E pse te mos filloj qe tani? Allahu po ma jep kete mundesi e pse ta humb
kot, se ndoshta nuk do me vije me kurre”- mendoi me vete.
- Rastesisht na ndodhi qe I paskemi pase vene syrin te njejtis stol,-tha
Marina qe tani dukej me e qete.
Nderkohe qe po uleshin Aleksi filloi te qeshe kur degjoje fjalet e saj, por e
ndaloi te qeshuren kur e pa Marinen, qe po e shikonte rrepte, ndaj nxitoi t’I
shpjegonte arsyen se perse po qeshte.
- E mban mend qe edhe ne vit te trete ia patem vene syrin te njejtes karrige,
por atehere patem bere nje sherr te madh. Ti e ngrije zerin me shume dhe ne
fund me pate dhene nje shuplake te mire, kur u mundova te ta merrja nga
dora karrigen. Mire qe me dhe gjithe ate shuplake,por edhe me kercenove se
do te me jepje karrigen kokes.
Marina qeshi lehte dhe u skuq pakez ne fytyre, se I erdhi zori nga ai veprim I
pakendshem I saj. E tille kishte qene ne gjimnaz, qe s’ia ndiente per asnje
dhe nuk e kishte problem te godiste njeri, kur ia cenonin te drejtat e saj.
Personalitetin e saj e vendoste para te gjitheve dhe nuk lejonte ne asnje
menyre te tallej njeri me te.
Aleksi ishte menduar gjate, gjate ketyre diteve per ato qe doo ti thonte
Marines, por tani I ishte bllokuar truri plotesisht. E shikonte ne fytyre, ashtu
te mbuluar dhe teksa mendonte se ajo mund te kishte qene bashkeshortja e
tij, bashkeudhetarja e tij e jetes, I vinte te ngrihej e te ulerinte me sa ze kishte
ne koke, se po cmendej. Ai ishte I sigurte se jeta e tij perkrah saj do kishte
qene shume me ndyshe, ato ngjyra te shemtuara bardh e zi nuk do te kishin
ekzistuar ne jeten e tij. Pa dashur I zune syte unazen qe Marina mbante ne
dore, u ndie shume keq iu duk sikur e kishin shtyre dhe e kishin hedhur ne
nje humnere te pafund. Kishte humbur ne nje bote krejt tjeter te erret, re zeze
pis, ishte zeri I saj qe e riktheu serisht.
- Me fal Aleks, ndihesh mire, se te shoh shume te zverdhur ne fytyre.
- Jo, jo jam mire,- I tha asaj duke u munduar te dukej disi I cliret. - Marina
te kam kerkuar gjate gjithe ketyre viteve dhe nuk kam arritur te kem
kontakte me ty. Ishte rastesia ajo qe na takoi pas kaq kohesh. Kam dashur te
te shpjegoj shume gjera, qe na kane ndodhur ne te tureen. Te lutem nese ti
me lejon a mund te flas per ato qe me kane tretur gjithe keto vite?
- Ndoshta do kishte qene me mire te mos rihapim plage te vjetra, se ndoshta
do te na lendonin me shume… por nese ti do,mund te flasesh.
- Marina plaget e vjetra po nuk u pastruan, fillojne te mbledhin qelb dhe
keshtu na krijojne me shume probleme dhe na dhembin me shume. E di une
sa shtrenjte e kam paguar gabimin tim dhe nuk dua, qe edhe pas kaq vitesh
te me mbash meri. Kur me pate thene se do te vije shamine, mend sa s’u
cmenda. Nuk e imagjinoja veten perkrah nje femre te mbuluar, isha mes
dilemave te medha, mes dashurise dhe krenarise. Vendosmeria jote per te
ven shamine me acaronte se tepermi. Ate pasdite shkuam me shoket te pinim
dicka, mendova se ndoshta keshtu do te largoja pak mendjen. Une piva me
shume se te tjeret, aq sa u deha. Kur te mora ne telefon, isha bere nje tjeter
njeri nuk flisja me une, po alkooli qe kishte pushtuar mendjen time. Nga zeri
im ti e kuptove, qe dicka nuk po funksiononte me mua, ndaj nuk hezitove te
vije atje ku te thashe une. Kur erdhe mbaj mend qe ishe mbytur ne djerse, aq
shpejt kishe ecur. Nen efektin e alkoolit dhe te krenarise se cmendur u
mundova te abuzoja me ty dhe me trupin tend…- Aleksit I rrodhen lotet
neper faqe,ashtu si dhe Marines, teksa kujtonte ate skene te shemtuar te se
shkuares. - Te betohem se nuk kam dashur kurre ta beja nje gje te tille, nuk
ishte Aleksi I vertete Marina, ai qe tentoi te abuzoje me ty. Kur e shtyve tutje
dhe me the “ Te urrej Aleks, te urrej.”, atehere u shfaq Aleksi I verete, por
ishte shume vone atehere. Vrapova si I marre pas teje por ti ishe larguar, I
hutuar ne mes ne rruges me perplas nje makine qe po vinte me shpejtesi.
Ndenja rreth tre jave ne spital, prita gjate se mos ndoshta do te vije te pakten
te merrje vesh nese jam gjalle apo kam vdekur. Kur dola mga spitali, shkova
te te kerkoja ne shtepi, por as ata nuk dinin gje se ku mund te ishe. Per gjithe
keto vite e kam fajsuar veten se largimi jot ishte per shkakun tim. Ne
mbremjen e Matures vetem ne te dy nuk kemi qene te pranishem, une ne
spital, e ti kushedi se ku. Dua te di nese pas kaq vitesh me ke falur vertete
apo jo?
- Une e di Aleks, qe nuk ishte Aleksi I vertete ai qe tentoi te abuzonte me
mua, por ishte alkooli qe ti kishe konsumuar. Sa per aksidentin une nuk kam
ditur gje, sepse pas dy ditesh une u largova ne Angli, ku jetoj edhe sot. Nje
gje dua te dish, se kam vujtur shume prej asaj qe me bere ti, nuk kam
menduar keshtu edhe para disa vitesh, por koha na beka te logjikojme me
thelle e te mos jemi te nxituar. Une sot te them me plote gojen qe te kam
falur dhe e kam hedhur pas kraheve ate pjese te se shkuares time.
- Me fal qe po tregohem I pasjellshem, por nga unaza qe mban ne gisht ma
merr mendja duhet te jesh martuar apo jo?- Marina tundi koken ne shenje
pohimi.- Me thuaj a je e lumtur me ate qe ke perkrah?
- Jam martuar para tre vitesh e gjysem me nje turk, quhet Ahmed dhe eshte
musliman si une, qe I fal pese vaktet e namazit cdo dite. Elhamduli-lah kemi
nje djale te vogel 2-vjec dhe I kemi vene emrin Omar. Jetojme ne Londer, ku
kemi edhe nje zyre avokatie tonen, te dy jemi avokate. Me bere nje pyetje ne
jam e lumtur me ate qe kam perkrah, pyetja ishte shume e sinqerte keshtu qe
edhe une do te te jap nje pergjigje shume te sinqerte, jam shume e lumtur qe
Allahu me dha nje bashkeshort te tille si Ahmedi. S’ka gje me te mire sesa
kur e di qe ke perkrah dike, qe te do dhe e do.
Fjalet e fundit te Marines e theren ne zemer Aleksin si te kishin qene ndonje
thike me maje te mprehur mire. Gjithcka ai kishte dashur te kishte me
Marinen, tani I kishte dikush tjeter. Sa zili e kishte ate tjetrin, qe Marina
kishte per burre, sa do kishte dashur te kishte qene ai ne vend te tij.
- Me behet qejfi, qe te pakten ti je e lumtur dhe ke perkrah dike qe te do
vertete. Jeta ime eshte shume ndryshe nga e jotja qe qenka e plotesuar. Te
jetosh I vetem me hijet e se shkuares eshte pragu I cmendurise Marina dhe
une kam vite qe po rri ne kete prag. Nuk e di se si do ti veje filli jetes sime,
jam bere si nje hije, qe endet kot mbi toke.
Pavaresisht nga ato qe kishin ndodhur ne te shkuaren midis tyre, Marina
ndiente keqardhje per te. Ne ato caste nuk dinte se cfare ti thonte qe ta
ngushellonte disi, qe ti jepte zemer qe te vazhdonte te ecte perpara.
- Nuk e di cfare te te them Aleks, uroj qe Allahu te te ndihmoje dhe te
udhezoje ne rruge te drejte. Shpresoj qe te gjesh edhe ti dike qe te te doje,
ashtu sic gjeta une Ahmedin. Skemi pse ta ndeshkojme veten e te kapemi me
kot pas historive te se shkuares, na duhet te ecim me hapin e kohes
perndryshe…
Zilja e telefonit te saj nuk e la te vazhdonte me tutje, Aleksi e urreu ate zile
telefoni qe e nderpreu Marinen te fliste.
- Es-selam alaykum! How are you darling? Now I’m on park with an old
friend of mine.
Nga e folura e saj, Aleksi e kuptoi qe ishte Ahmedi. Nuk u ndie aspak mire
teksa e degjonte te fliste me te, packa se e dinte se ishte e martuar dhe kishte
nje djale. Ajo qe ai kishte ndier per te gjate gjithe ketyre viteve nuk kishte
pushuar ende se ekzistuari brenda tij. Xhelozia eshte e pashmangshme kur
arrin te duash dike me tere forcen e zemres tende. Atje ku ka dashuri, pa
diskutim ka edhe xhelozi dhe atje ku ka xhelozi, ka edhe dashuri. Do te ishte
budallallek nga ana e tij te tregonte shenja xhelozie, ndaj dhe vendosi te mos
fliste fare.
Ende pa mbaruar se foluri ne telefon, Marina degjoi ezanin qe vinte nga
minarja e xhamise se Et’hem Beut. Kur mbylli telefonin, u ngrit dhe I kerkoi
ndjese:
- Me fal, por do me duhet te te le, sepse me duhet te shkoj ne shtepi se me
ka ardhur vakti I faljes. Mu be shume qejfi, qe fola me ty dhe shume gjera qe
na kishin ngelur me pikepyetje nga e shkuara, moren pergjigje.
- Te faleminderit ty qe me bere te ndihem me mire me veten, qe me hoqe
nje peshe te rende faji, qe rendonte cdo dite mbi kurrizin tim. Sa me fat
duhet te ndihet Ahmedi qe ka perkrah nje njeri kaq te mire si puna jote.
Shpresoj te takohemi se shpejti dhe te pershendetemi si dy miq te vjeter pa
inate dhe meri. Selam alejkum!- dhe I buzeqeshi embel.
- Alejkum selam! Allahu te ndihmofte, qe te gjesh njeriun tend te jetes dhe
rrugen e drejte, ku ti te ecesh me koken lart.
Marina, teksa largohej I tha vetes sa mire kishte bere qe kishte pranuar te
fliste me te dhe ja tani ndihej me mire, qe kishte hedhur drite mbi nje pjese
te erret te se shkuares se saj. Teksa ecte mendonte me vete, se sa e
cuditshme ishte jeta, tamam si nje degezim I pafund rrugesh, ku rruga e
secilit njehere bashkohej e njehere ndahej me rruget e tjereve.
Dikur rruga e saj kishte qene e perbashket me te Aleksit, me pas u dyjezua
ajo rruge dhe u nda perjetesisht dhe tani pas kaq kohesh rruget e tyre u
kryqezuan serisht, por per pak kohe.
Ajo ecte ne rrugen e saj e ai ne rrugen e tij, dy rruge te ndara qe s’mund te
bashkoheshin kurre me e te ishin nje…

You might also like