You are on page 1of 6

CHAPTER 6

Ahhhhh keto ditet e janarit, po aq te bukura nga debora po edhe aq te ftohta nga era. Dola ne
oborr duke marr bicikleten per tu nisur ne shkolle, por cfare te shihja ishte bere timoni sikur ta
kishin nxjerrur nga ajsberget e Antartikes aq I ftoht sa ishte, por edhe fati im kishte shkuar per
pushime sepse as doreza nuk kisha dhe per te shkuar ne shkolle me duhet te bej 15 min me
biciklet dhe 35 min ne kembe, kshu qe nuk doja te vonohesha, qe te ulesha ne bank me Ailen.
Mberrita ne shkolle, oborri ishte zbukuruar si asnjeher me pare nga debora dhe pragjet e
dritareve gjithashtu. Sapo hapa deren e klases e cila ishte me ftohte se jashta dhe sapo kishin
ndezur kaldajet, por keto ishin detaje te parendesishme per mua ne ato momente sepse une u
nxeha sapo pashe Ailen por te te them te drejten duart i kisha ala te ftohta nga timoni i bicikletes.
Duke ulur canten ne bank po shikoja Tonin i cili ishte treguar i mencur ne keto dite te ftohte
dimri, ai kishte blere disa byrek sikur ti kishte vjedhur nga furra sepse ishin te nxehte dhe ishin
duke ia ngrohur duart. Nejse, “gjithesecili ka menyrat e tij per tu ngrohur” thashe me vete dhe
shkova qe te pershendes Ailen.

-Mirmengjes Aila!

-Mirmengjes Sirius – ngriti koken nga libri i letersise qe ishte duke lexuar.

-A fjete mbreme?

-Po po fjeta mire por vetem se kisha pak ftohte.

Une nderkohe duke menduar per naten e mbremshme e cila me kaloi duke futur kembet ne uje te
nxehte dhe pastaj duke u mbuluar me 4 jorgana,:

-Edhe ti ke pasur problem me te ftohtin? – nje pytje budallike sepse ajo sapo me tha.

-Po paksa, por babai ndezi kondicionerin dhe nuk vujta per shume. – filloj duke qeshur dhe
llastuar si mimoza llastica vetem se Ailes i mungonin lodrat ne ato momente.

-Uaaa sa mire paska bere edhe un po ashtu, lumet ne te dy per baballaret tone – mire qe nuk jam
prej druri sepse do e vritsha Ailen e shkret me hunden e madhe se sapo do ishte zmadhuar nga
genjeshtra ime. Une edhe njeher qe i thash babit qe te rregulloj kaldajet, me tha qe i kam prishur
une dhe vet do ti rregulloj gje cila nuk lindi kurr tek un.

Sapo ishin nxehur kaldajet dhe i mora leje zyshes qe te dal te banka afer tyre, nuk e keni iden
sesi u ndjeva kur preka gjithe ate nxehte qe u perhap ne trupin tim.

Ishte ora e histories dhe per 10 minuta do te binte zilja per te dale ne pushim, por zysha na tha qe
te bejme nje project kshu qe na ndau ne grupe 3-she, une u bera me Tonin sepse e dija se me 2
byrek ai mund te realizonte edhe pjesen time, po na mungonte edhe nje person i 3-te kshu qe
vendosa qe te pyes Ailen neqoftese kishte deshire te bashkohej me ne dhe ajo pranoj, grupi
sherupi u formua dhe fillluam te qeshnim te 3. Ra zilja dhe sikur ishim te bashkuar dolem, un,
Toni dhe Aila. U nisem per te shkuar drejt nje stoli i cili debora e kishte zene para nesh, por ne
kishim Tonin qe me krahet e tij plote tula e pastroi te gjithen dhe beri te mundur qe ne te uleshim
dhe filluam te bisedonim. Kisha aq ftohte sa xhupi qe me beri mami me zore per ta veshur nuk
me mjaftonte, dhe keshtu fillova qe nxehem me duart duke nxehur cubet, por dikujt i merakosem
une, Aila sapo me shikoi duke luajtur me krahe ne menyre per te nxehur veten, me pyeti:

-Do deshiroje qe te merrje xhupin tim sepse nuk kam edhe shume ftohte?

-Joooo, nuk eshte se kam edhe shume ftohte. – ne keto momente kuptova dicka shume te
rendesishme qe kurre nuk e kisha kuptuar ndonjeher, i ftohti ndikon rende ne trurin e njerit sikur
ne te timin ne kete rast, nuk mu besonte qe i thash jo Ailes.

-Te lutem, kundershtoj, vishe sepse do ftohesh.

-Po vetem qe mos me ta prish ty se un nuk kam ftoht. – mire qe nguli kembe sesa per mua do
vdisja prej te ftohtit nga pergjigjjet e mija idiote.

Dhe keshtu ajo me dha xhupin e saj, por vetem ta shihnit sa me shkonte. Nderkohe qe po
bisedonim erdhen disa vajza nga viti i pare per te pyetur Ailen se ku i kishte blere rrobat e dimrit
qe kishte veshur por ato u dallonin qe kishin ardhur nga jashte sepse pot e shikoje ne cdo dyqan
nuk do gjeje si at te Ailes, dhe ashtu tha, ia kishte derguar tezja nga Anglia. Para se te
largoheshin vajzat i thanen edhe nje kompliment Ailes, I thanen “je shume e bukur”, dhe une per
te marre vemendjen e Ailes edhe njeher thash:

-E dini vajza une kur e pashe per te pare thashe me veti “paska yje ne tok qe ecin” – nuk e
kuptova pse fillova duke u skuqur kur duhet te ishte Aila.

-Hahahahahaha, keshtu mendojm edhe ne. – thanen vajzat dhe iken.

-Faliminderit Sirius per ate qe the. – dhe neqoftese do krahasoje nje domate me fytyren e saj
besoj se do ta kuptoni nga floket sepse ngjyra e kuqe kishte dominuar ne fytyren e saj te
ndritshme dhe te bukur.

-Eee nuk ka per se, une nuk thash dicka qe nuk eshte e vertet.

Pas kesaj erdhi afer meje me perqafoj, te them te drejten nuk e di cfare ndodhi me pas por e di se
u gezova shume edhe kam qendruar i palevizur. Nderkohe Toni ne krahun tim te majte qe tha:

-Perqafim grupiii? – duke vendosur duart e tij te trasha ne shpinen time dhe pergjate qafes se
Ailes.

I dhashe nje shikim vrastar, por me rendesi qe Aila ishte duke qeshur per ate qe beri aid he nuk i
thashe gje.
Mberrita ne shtepi dhe sapo bera me canten kosh 3 pikesh nga dera dhe te cepi i raftit, shkova ne
banjo dhe hodha bluzen per ta lare sepse nga perqafimi i Tonit ishte bere me yndyre byrekut.
Mbasi vesha rrobat e reja mendova te merrja nje sy gjume dhe ashtu bera. Por kjo enderr nuk
zgjati shume sepse ishte babai qe me beri ze qe ti ndihmoja me rregullimin e kalldajeve sepse
mesaduket nuk isha vetem un ai qe isha ankuar por edhe mami, keshtu qe vendosa qe ta
ndihmoje duke sakrifikuar gjumin tim.

Mbasi rregulluam cfare patem ne shtepi, babi me mori dhe shkuam per nje vizite tek nje shok i tij
i vjeter qe e kishte njohur qe ne klase te 5-te. Kur mberritem tek dyqani i tij, gjeja e pare qe te
shikonte syri ishte shptepiat me dy kate qe ne ballkonin e tyre mbanin varur disa vazo, dhe
brenda atyre vazove disa lule qe sapo iu ishin thare gjethet nga I ftohti, aty thashe me veti se sa
mire qe nuk kam gjethe sepse do me ishin thare tashme dhe vazhdova ecjen per te hyr ne dyqan.
Por cfare shikosh, pasi pashe disa piktuara te varura ne mure, disa te tjera duke pritur per tiu
thare boja, disa te tjera qe vetem piktori e di se cfare tregojne, me pak fjale ishte nje talent qe
ishte shprehur ne nje tabak.

-Pershendetje zoti piktor! – I thashe keshtu sepse akoma nuk ia dija emrin.

-Pershendetje Sirius!

Pashe djathtas sepse ishte nje pasqyre e vogel e palare dhe me pika bojrash shumengjyreshe, dhe
po shikoja se mos e kisha emrin tim ne balle. U shtanga por me pas e kuptova qe babai im i
kishte folur per mua, ai tha:

-Me ne fund ta solla tim bir ne dyqanin tend plot me piktura.

Akoma po pyesja veten se a ka emer ky piktor qe e kishte harruar penelin ne veshin e tij te
djathte.

-Faliminderit, eshte kenaqesi te kem djalin tende ketu. Une quhem Artur. – duke me shtrir doren
e tij e cila ishte bere si nje palette.

Arturi filloje te me tregoje pikturat e tij qe sapo i kishte perfunduar, pse jo dhe ato qe kishte ne
mur. Por ne mesin e te gjithe pikturave, ta ngacmonte syrin nje pikture e cila paraqiste nje vajze
me floke ngjyre kuqe dhe me balluke, kuptohej qe po priste dike. Nga boja e thare mire dallohej
qe kishte shume kohe qe ishte bere. Mua me shtyu kureshtja se cfare tregonte ajo picture, keshtu
qe e pyeta:

-Me fal xhaxhi Artur, cfare tregon kjo piktura qe eshte me vecuar se te tjerat?

Babai me beri me shenje qe te mos e pyes xhaxhin Artur per ate picture sepse ishte dicka
personale, dhe ashtu u duk, sepse fytyra e tij ndryshoj krejtesisht, nga nje fytyr e qeshur dhe e
lumtur u be nje fytyr e trishte e cila po shpaloste kujtime. Xhaxhi Artur pasi ndenji 2 minuta
duke e shikuar pikturen tha:
-Kete pikture ,Sirius, e kam bere para 20 vjeteve, dhe kjo pikture do thote shume per mua. Kjo
vajza qe shikon ulur ne stol qe po prêt dike eshte e vajza qe une u dashurova koke e kembe me
ted he dashurin qe i dhashe asaj nuk ia kam dhene asnje femre tjeter.

Dhe po ta shikoje me detaj ai nuke kishte nje unaze ne gishtin e martes ne doren e majte.

-Por cfare ndodhi me te? – thashe un dhe duke ngritur cupet siper per te mbrojtur qafen nga
mbrapa nga nje shuplake qe erdhi nga babai im i dashur qe nuk kursehej kurr ne keto raste te
tilla.

-Ajo priti aq shume per ate Dike qe kurre nuk erdhi per ta takuar, dhe ai jam un. – dhe keshtu
xhaxhi Artur filloj qe tregoje per pikturen – Kishim takimin tone te trete, ku ajo donte te me
tregonte qe kishte ndryshuar modelin e flokeve qe i kishte bere me balluke, ato i shkonin edhe
pse nuk kisha mundesine ti prekja apo te kaloja gishtat e mi mes tyre.

Ne ato moment une fillova duke menduar si do dukej Aila me balluke, dhe ashtu si e perfytyrova
une, doli shume here me bukur sic eshte ne te vertet, pse jo mos te kete balluke vajza qe une
dashuroja.

-Po nuk e takove ti ate dite? – kur perseri duke u ruajtur nga shuplake tjeter e cila me dhembi
pak.

-Sepse para asaj dite, mua me erdhi letra qe une duhet te shkoje ne ushtri. Une shkova ate dite, ne
parkun ku po me priste ulur, por nuk u afrova qe te ta takoja ate sepse nuk mundja qe ti them qe
ky eshte takimi i fundit, nga larg po shikoja sesa e bukur ishte bere ate dite, ahhh, sikur te kishte
pasur nje rruge te dyte qe te mund te shmagia ate dreq ushtrie.

-Por pse nuk e takove kur u ktheve nga ushtria? – ksaj here veprova shpejt qe ti shmangesha
shuplakes se babait qe me qendronte mbrapa, por ksaj rradhe nuk me erdhi nga mbrapa por nga
para.

-Une u ktheva nga ushtria mbas 6 vjetesh, kisha ndryshuar paksa sepse une isha i ri kur shkova
ne Iran. Pasi kaluan 3 dite qe isha kthyer vendosa ta kerkoj ate qe te ndjej edhe njehere ato ndjesi
kur ke prane njeriun qe do me se shumti ne bote.

-Dheee..? – ksaj here nuk pati gje sepse babit po i dhimbte akoma dora nga shuplaka e fundit.

-E ke degjuar Sirius qe thojn, “Nese ti e humbet fatin tende sot, neser behet fati i dikujt tjeter”,
dhe keshtu ndodhi, ajo ishte martuar me nje burre tjeter, te pakten ai i qendronte prane nga ajo
cfare shikova ne parkun e qytetit ate dite.

-Por mbas asaj dite kane kaluar disa vjet, pse nuk vendose qe te martohesh me nje femer tjeter? –
babi po behej kureshtare dhe e kishte harruar fare cfare duhet te bente mbasi un beja pyetje.
-Ate dite qe une i pashe ne park, te dy bashk, te lumtur dhe te gezuar, sepse po krijonin
momentet e tyre te paharrueshme, dhe po ate cast nje emer doli nga goja e saj, “Arturrr”, nuk po
me mbanin gjunjet, doja qe largohesha por isha I ngrire, nuk mund te levizja, por nga cfare valle,
ngaqe ajo therriti emrin tim, dhe nga ai moment kuptova qe nuk ishte vetem nje Artur ne qytetin
tone, ose me sakte qe njihja une, ishte edhe nje Artur tjeter, por ky, ishte me I vogel, me I bukur,
me I qeshur, ishte djali I tyre qe mbarte emrin tim. Keshtu ajo kishte bere nje vend te vecante ne
zemren time dhe gjate jetes time nuk kam takuar nje vajze qe mund ta zere vendin e saj dhe nuk
besoj se do kete, keshtu qe vendosa ti qendroja besnik asaj dashurie.

-Histori e bukur, edhe un…! – doja edhe une ti tregoja per Ailen time te bukur, por harrova qe
mbrapa kisha pasardhesin e Mike Tyson, keshtu qe nuk e vazhdova fare.

-Xhaxhi Artur, mund te provoje nese di un te pikturoje apo jo?

-Po Sirius, pse jo!

-Dua te behem Picasso dhe ajo pikture! – thash me veti dhe mora penelin ne dore.

Nuk zgjati shume shpalosja e talentin tim dhe babai kerkoi qe te largohemi.

-Faliminderit xhaxha Artur qe na ndave historine nga jeta jote.

-Te lutem Sirius, mos me harro dhe eja me tako ndonjeher.

-Patjeter!

Ishte nje dite e bukur por edhe pak e lodhshme, keshtu qe vendosja qe flej dhe te zgjohesha heret
per neser.

Ki-ki-ri-kiii!

Nje gjel prane shtepise time qe nese do ishte i imi do ishte bere ne furre per Vit Te Ri, por mesa
duket i zoti i tij qenka treguar i dashur duke i kursyer jeten per vitin tjeter. U ngrita nga shtrati
dhe hodha nje sy jashte te shikoja motin qe te dija se cfare te vishja, por sot nuk mungonte dielli
me rrezet e tij te arta. U vesha, ngrena mengjesin dhe i hypa bicikletes time qe per fat te mire nuk
kishte ndonje te mete ate dite.

Mberrita ne shkolle, hyra ne klase dhe i pershendeta te gjithe vecanerisht Ailen. Meqe kisha
fjetur heret mbreme nuk po me merrte gjumi ne klase keshtu qe vendosa te ndjek mesimin. Ashtu
pakuptuar kaluan 4 oret e mesimit dhe tani pushimi, me ne fund. Por para se dilja nga klasa, me
therriti zysha e matematikes per te me thene qe isha shume mire ne mesim sot dhe te vazhdoja
keshtu, por duke qendruar per te biseduar ne klase te gjithe te tjeter iken, dhe sapo mbarova
biseden me zyshen, mora kembet ne shpine dhe vrapova per ne oborr. Sapo dola pashe qe Aila
ishte vetem e ulur ne stolin ku ulemi gjithmone, por duke e shikuar ashtu vetem, mu kujtua
historia e xhaxha Arturit, keshtu qe nuk doja te beja te njejtin gabim sikur kishte bere ai dhe
vrapova drejt saj. Prania ime e bente te ndihej mire, dhe me mua edhe me mire prania e saj. Nuk
zgjati shume privatesia jone dhe erdhi Gildoja, nese do kisha ndonje person ne kete shkolle ate e
kisha me shume. Filloi me lojrat e tija dhe non stop duke lavderuar veten, cfare mendjelehti
mendova me veti.

Kur mbarova mesimin mberrita ne shtepi, dhe takoj babin qe po qendronte tek tavolina jashta ne
ballkon duke u nxehur nga rrezet e diellit.

-Cfare ke Sirius, pse e ke vrenjtur fytyren ashtu, leri rrezet qe te depertoj ne te.

-Me acaron nje djale te shkolla, i duket vetja sikur di gjithcka.

-Po pse nuk ia tregon qejfin?

-Po jo o babi, ai ka shume shoke edhe kam frike te merrem me te.

-Heh, kjo eshte arsyeja pse askush nuk do ta mbaj mend emrin tend.

Kjo gje me goditi fort.

You might also like