You are on page 1of 77

Shtator 1995

Qenka Lusi! S'e dija që kishte bërë

një program tjetër.

Në vitet '60, menjëherë

sapo u nda nga Dezi Arnez.

Mos! Janë ndarë? -E di.

Humoristët më të dashur të Amerikës.

Gjithçka që bënin korrte sukses,

ose kështu dukej.

Në fakt, Dezi ishte pijanec

dhe ziheshin shumë në prapaskenë.

S'mund të zgjaste shumë.

-Sa keq!

Ky është ai.

-Më falni.

Ka ndonjë problem?
Po. Më duhet një poster

për klubin e gazetarisë në shkollë.

Dua të di kush është ky tipi dhe ai

më thotë që është Uollter Kronkajt.

Shko merr kapelat e dr. Kuinit,

diçka që s'mund ta djallosësh.

Nuk është ai, apo jo?

-Jo. Kërkoj ndjesë për këtë.

Jo. Sigurisht që jo.

Ai është Eduard R. Mërou.

Folës lajmesh i "CBS"-së

shumë kohë më parë.

Jam i sigurt që e njihni

përshëndetjen e tij mbyllëse:

"Natën e mirë dhe paçi fat."

Mërou ishte i zoti.

Sipas meje, ishte pak majtist.


Mua më pëlqen më shumë Uinçëlli.

-Kush?

Imagjinoni Nju Jorkun

gjatë epokës së xhazit.

Një gazetar me pallto të gjatë

dhe kapelë me strehë.

Eshtë gati me batutat e tij dhe

ka marrë një informacion për mafien.

Ka zbuluar edhe disa

thashetheme të Broduejit.

Di edhe disa të palara për Ruzveltët.

Ky është Uollter Uinçëlli.

E bënte gjithçka me finesë.

Më i miri që ka ekzistuar.

Më duhet vetëm një poster.

Dejl, kërkoj ndjesë që u tregova


i ashpër me ty pak më parë.

Jam menaxheri yt. Duhet të

më pyesësh nëse do të dish diçka.

Po punoj këtu vetëm se po pres

derisa të shes skenarin tim.

Mirë se erdhët!

Ju keni postë.

"Eksluzive: Sajnfelldi

do të marrë 1 milion për episod."

"Mesazhi u dërgua"

Mars 1997

Dy vjet më vonë

Ç'kemi!

-Mirëmëngjes, Monika.

Linda, mund të vish pak?

Kam një pyetje... -Bëhet fjalë


për gazetarin e "Neësëeek?"

Ken, ai erdhi pa njoftuar.

-Çfarë? Jo.

Doja të të pyesja...

Eshtë diçka e papritur.

E di kush është Xherald Mekrejni?

Eshtë aktor. -Po. "Babai major."

Në rregull. Do të vijë në Uashington

dhe do që të vizitojë Endrjusin.

Mund ta organizosh këtë?

Vetëm... Më falni.

Një vizitë vetëm për një person?

E di. Zakonisht, nuk merresh me këto,

por mund të na ndihmosh, Linda?

Eja të bëjmë një shëtitje.

Çfarë donte z. Bejkon?


Duhet të organizoj një vizitë

në bazën e forcave ajrore Endrjus

për Xherald Mekrejnin.

-Kë?

"Babai major", Monika.

Nuk doja të flisja me ty për këtë.

Ndodhi diçka kur ti ishe

në Krahun Perëndimor

duke bërë një zot e di se çfarë!

Isha në tryezën time. Ngrita kokën

dhe pashë Majkëll Isikofin.

Eshtë gazetar i revistës "Neësëeek."

Eshtë shumë këmbëngulës.

Rrëmon gjithë kohën

për lidhjet e fshehta të presidentit.

Pse kishte ardhur?


Ish shoqja ime, Kethlina,

po përpiqet ta shesë veten si viktimë

e ngacmimeve të të dashurit tënd.

Vetëm se ajo s'po e quan ngacmim,

por abuzim fizik.

Ç'do të thuash me abuzim fizik?

-Nuk e di, Monika.

Duhet t'i tregoj Billit.

Absolutisht jo.

S'dua që të përfshihet emri im.

Kam kontaktuar me një person të rangut

të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Brus Lindsi

në zyrën e këshilltarit ligjor.

Je treguar shumë e zgjuar.

Tani mund ta lësh me kaq.


Eshtë situatë shumë shpërthyese.

Duhet të hartoj një strategji.

Duhet të flas me Kethlinën.

Jo. Më dëgjo, lëre me kaq.

Nuk do të flas me Billin.

Ti s'do t'i telefonosh askujt.

Nëse nuk bën gjë,

s'do të ketë asnjë artikull.

Ke ndonjë plan për sonte?

-Zotëri, po talleni? Eshtë e premte.

Atëherë, je i lirë.

-Po.

Pse po më pyesni?

Alo?

Kethlina, jam Linda Trip.


Ka kaluar shumë kohë.

Si je?

Dje erdhi një gazetar në punën time.

-Uroj të të mos ketë shqetësuar.

S'jam e sigurt

nëse do të dëshmoj apo jo.

Për çfarë do të dëshmosh, Kethlina?

Për atë që ndodhi mes meje

dhe presidentit.

Çfarë thua se ka ndodhur?

-Ti e di.

Më duket sikur nuk e di.

-Më pe sapo dola.

Afër Zyrës Ovale.

Të kujtohet?

S'më besohet
që po më vë në këtë pozitë.

Më vjen keq. Mendova se

mund t'u thoshe çfarë ndodhi.

Kethlina, nëse do të jem e detyruar

që të flas me një gazetar,

ja çfarë mbaj mend

për atë që ndodhi.

Më kujtohet që ti dhe presidenti

flirtonit sa herë shiheshit në korridor

dhe ti thoshe vazhdimisht

që ai ishte shumë tërheqës.

Po, më kujtohet që të takova atë ditë.

Më kërkove buzëkuqin dhe dukeshe

sikur ishe në qiellin e shtatë.

Dua të di pse të shkoi ndër mend

të dërgoje Majkëll Isikofin


në punën time kur ti e di që unë e di

shumë mirë si është situata.

Alo?

-Pse po i thua këto gjëra?

Sepse janë të vërteta.

Nuk e di çfarë do që të të them.

E di që nuk u ndamë mirë,

por që të përpiqesh të gënjesh...

Prit. Prit.

Kam një thirrje tjetër.

Alo?

-Të ktheu përgjigje Brus Lindsi?

Prit pak.

Kethlina, më vjen keq.

Duhet ta mbyll.

Në të ardhmen, mos dërgo gazetarë

që të më takojnë pa miratimin tim.


Monika. -Jo, jam sërish unë.

Kush është Monika?

Ç'kemi!

-Fole me të?

Jo. I dërgova dy emaile të tjerë.

Asgjë.

Asnjë përgjigje nga askush

në Shtëpinë e Bardhë.

Linda, kjo s'është gjë e mirë.

Ulu. Të identifikuan mes të dyshuarve.

S'ke për të shkuar askund.

S'kam bërë asgjë.

E di që dërgove dikë

të vriste gruan time mbrëmë.

Duket se paske një problem.

-Jo, ti ke dy probleme.
E para, akuza për vrasje

në rrethana të cilësuara.

Problemi tjetër jam unë.

S'po më nxit që të reagoj.

-S'jam aq e zonja sa ti.

Mund të përpiqesh, të paktën?

-Më vjen keq. Unë...

Vetëm...

Nuk bëra asgjë.

Nuk bëra asgjë!

Në rregull. Edhe një herë.

Ulu. Të identifikuan mes të dyshuarve.

S'ke për të shkuar askund.

Unë bëra... Unë nuk...

Dreq! Nuk përqendrohem dot!


Mirë. Mund të kthehemi. -S'kam

hapësirë që të punoj në këtë hale.

Sa herë shkoj te "Redondo",

gazetarët më pyesin:

"Ku është Paula?

Si është Paula?"

Por, unë duhet të bëj një punë

që urrej për t'u kujdesur për familjen.

E di, zemër.

-E di? E di si është?

Shkoj në punë dhe duroj punonjësit e

aeroportit që qeshin pas shpinës sime.

Mendojnë se ime shoqe u ul në gjunjë

dhe ia mori në gojë Bill Klintonit.

Stiv, po më frikëson.

Kjo po të zemëron.

Nuk më hiqet nga mendja.


Imazhi yt me të në dhomën e hotelit.

Për çfarë e ke fjalën?

Ç'do të thuash?

Ti e di çfarë ndodhi.

Më shiko.

Asgjë nga këto nuk ka rëndësi

nëse ti s'më beson.

Po?

-Jeni bashkë?

Më kalo në altoparlant.

Ndize televizorin.

Eshtë Suzana.

...që kushtetuta nuk e mbron z. Klinton

apo çdo president tjetër,

nga paditë që nuk kanë lidhje

me detyrën e tij zyrtare.


Oh, Zot!

Kjo do të thotë se padia e ngritur

ndaj z. Klinton nga Paula Xhons...

Ia dolëm! Fituam!

Paula, i munde të gjithë.

Edhe atë zonjën trupvogël çifute.

Paula, edhe ajo tha se ke të drejtën

që ta padisësh atë në gjykatë

që të japë llogari për atë që bëri.

Ndoshta po më telefonon im shoq.

Do të të marr më vonë. E lumtur!

Xhon Pol Stivensi shkruan:

"Si çdo qytetar tjetër,

Paula Xhons ka të drejtë të paraqesë

pretendimet e saj para gjykatës."

Të besohet?
Oh, Zot!

-Po!

Po! Po!

Ik pirdhu!

Eshtë e rëndësishme që ajo

të vazhdojë me padinë e saj,

sepse në këtë rast

është në lojë reputacioni.

Gjykata e Lartë ka rikonfirmuar

se askush s'është mbi ligjin,

pavarësisht se...

Pse nuk del presidenti i Shteteve

të Bashkuara të thotë: "Unë..."

Ka ardhur çasti. Ai s'mund

t'i shmanget më kësaj.

Zotëri, Bob Benet.


-Faleminderit.

Mirëmbrëma, z. president.

Duhet të flisni për...

-Nëntë me zero?

Nëntë me zero, djalli ta marrë?

Nuk bindëm dot as Ruthin?

Këto janë gjepura, Bob.

Eshtë vendimi më i keq

në historinë e gjykatës.

E po, Dred Skoti...

-Mos më fol për Dred Skotin.

E di çfarë do të bëj këtë javë?

Do të bind Rusinë të largojë çdo raketë

që i ka drejtuar objektivave të NATO-s.

Të gjitha.

Duhet shumë punë,


por më shpërqendron vazhdimisht

kjo gjueti e mallkuar shtrigash.

Edhe unë s'jam i lumtur, z. president,

por pas kësaj që ndodhi,

duhet të diskutojmë

për hapat e radhës.

Që të jem i sinqertë, mendoj se duhet

ta zgjidhni çështjen me marrëveshje.

Mendon se do ta ndaloj këtë?

Ajo vajza nga Lonoku

është thjesht një gur shahu.

Bob, humba para

në disa shtëpi pushimi në Ozark

dhe tani një prokuror po heton

të gjithë ata që më kanë njohur.

Duan të akuzojnë Hillarin për një


mospërputhje faturash para 12 vjetësh.

Miku ynë më i mirë vdiq.

Qëlloi veten në kokë.

Në vend që të tregonin pak hijeshi,

po atë ditë ata thanë

që e kishim vrarë ne.

Nuk kanë turp.

Po përpiqen të përdorin sistemin ligjor

që të anulojnë zgjedhjet.

S'do të ndalen derisa të dorëzohem

dhe të largohem nga zyra.

Nuk ka për të ndodhur.

Në asnjë mënyrë.

Nëse është kështu, z. president,

do të dalim në gjyq.

Do t'ia lëmë në dorë jurisë


të zgjedhë kë të besojë.

Po përgatitemi për këtë.

Ajo s'është aq e pafajshme sa thotë.

Kemi njerëz në terren që po hetojnë

për të shkuarën e saj.

Por duhet ta dini që ata do të bëjnë

të njëjtën gjë me ju.

Ajo s'do të më lejojë kurrë

që të bëj marrëveshje.

Paula Xhons? Mendoj...

-Jo.

Hillari.

Qershor 1997

Tre muaj më vonë

Amerika e mbajtur peng,

dita 1639.
Njerëz, mësuam se sot znj. Klinton

mori një çek prej 50 mijë dollarësh

nga një kinez që donte të bënte

disa poza në Zyrën Ovale.

Ç'kemi, Linda!

Jam Majkëll Isikofi nga "Neësëeek."

Doja të dija nëse ke folur

me Kethlina Uillin. -Oh, Zot!

Po. Gjithsesi, më njofto.

Besoj se e di si të më kontakosh.

Faleminderit.

Mahnitëse.

Mahnitëse.

Linda?

Pse t'u duk ide e mirë të më lije

mesazh në telefonin tim në Pentagon?


Në rregull. Ishte...

-Refuzoj ta bëj këtë diskutim.

Po, fola me Kethlinën

dhe s'do ta konfirmoj historinë e saj

për një arsye të vogël

që nuk më leverdis.

Që është?

-E di të vërtetën.

Ç'do të thuash? Cila është e vërteta?

-Jam shumë e zënë. Duhet të iki.

Mos më telefono në Pentagon.

-Në rregull.

Nëse duhet të më telefonosh

me patjetër, më merr në shtëpi.

Nëse të del sekretaria apo përgjigjet

një nga fëmijët e mi, ti quhesh Harvi.


Në rregull.

Harvi.

Je i emocionuar?

-Që do të takoj Met Draxhin?

Jo, jo. Që do të takosh

femrën që ke fiksim.

Jam e emocionuar.

Prania e saj të vë shumë në siklet.

Të lutem, mos bëj skandale.

Gjithashtu, ajo është lesbike.

Nuk është.

Ka qenë e lidhur me Dinesh Desuzën.

Ja ku është!

-Laura! Oh, Zot!

Ç'kemi! Përshëndetje, Kollter.

-Ingram.
Këtej.

Lërini palltot në të majtë.

Tom, nëse s'i ke provuar ato,

nuk e di çfarë po humbet. Merre.

S'e di si duhet të jetë

të jesh sozia ime me thinja!

S'e kuptoj se si ajo

mund të jetë sozia jote,

kur, ndryshe nga ti, ajo ka ndjekur

një shkollë elitare për juridik.

Miçigani është mes 10 më të mirëve.

Kjo është një nga fjalitë

më të trishtueshme që kam dëgjuar.

Ja ku është Draxhi.

-Këtë pamje paska? Oh, Zot!

Xhorxh, të prezantoj Metin.


"Drudge Report" është një nga faqet

më të mëdha në internet.

Kam qenë i magjepsur që kur raportuat

se Ken Stari donte ta akuzonte Hillarin

për dhënie dëshmie të rreme.

Si i gjen këto lajme?

Kapelë e lezetshme.

Eshtë serioze?

S'më besohet që po të takoj.

-Faleminderit. Shumë i sjellshëm.

Miku im Xhorxh është avokat

në firmën "ëachtel Lipton" në Nju Jork,

por është edhe një nga "elfët."

-Çfarë janë "elfët?"

Kështu na quan Ana. Jemi një grup

avokatësh që punojnë gjatë ditës,


por mblidhemi gjatë natës për të

ndihmuar padinë e Paula Xhonsit.

E adhuroj. Këtë bëj edhe unë,

ndihmoj që historitë të bëhen publike.

Eshtë fantastike që më në fund

kemi një aleat në industrinë e lajmeve.

Pse u desh kaq shumë kohë?

-E dashur Ana, duhej shpikur interneti.

E di sa njerëz e lexojnë gazetën

e mallkuar "Neë York Times?"

Rreth 1 milion.

Me ritmin që po zgjerohem, do ta kaloj

atë shifër në fund të vitit tjetër.

Shtypi i shkruar ka marrë fund.

Meqë ra fjala, kam dëgjuar

se ka dalë hapur edhe një grua tjetër.


Eshtë e vërtetë.

Nuk bëj pretendime nën betim

apo pohime.

Por, nëse kjo ekziston, pretendimet

e saj janë shumë të besueshme

dhe ajo po flet me Majk Isikofin

te "Neësëeek." -Vërtet?

Vetëm mos e përmend emrin tim.

Në rregull. Duhet ta prezantoj

edhe me të tjerët.

Met, ajo është mikesha ime

që punon në Radhërford, Sintia.

Ne luajmë golf bashkë

në "Palm Springs."

Je qesharake.

-Ashtu?
Zotëri, më falni që ju ndërpres.

-S'ka gjë.

Monika po telefonon përsëri.

Vazhdon të pyesë

se kur mund të vijë për vizitë.

Dëshiron t'ju japë

disa dhurata të tjera.

Eshtë vajzë e mirë.

Do të vazhdojë të telefonojë.

Thuaji që jam i zënë.

Në fakt, Beti...

-Zotëri?

Thuaji që të vijë. Sonte.

-Po, zotëri.

Ç'kemi!

-Dukesh bukur.
Vërtet? Faleminderit.

Më bëre të skuqem.

Ishte e papritur. M'u desh të shkoja

me nxitim në shtëpi të merrja këtë

dhe të ndërrohesha.

Kam sjell dhurata.

Çfarë kemi këtu?

E di që ke ca kohë

që s'ke shkuar në "Vineyard",

por doja të sigurohesha të kishe

diçka për të lexuar për t'u çlodhur.

Eshtë libri im i preferuar në kolegj.

Kur thashë "për t'u çlodhur",

po bëja shaka.

E di që ke lexuar gjithçka,

kështu që...
Eshtë fantastike.

Do një "Diet Coke?"

Doja që të bisedonim pak.

Kam menduar për ty.

Po, edhe unë kam menduar për ty.

E ke parasysh lidhjen tonë?

E fillova përsëri kur e dija

që s'duhet ta bëja.

Nuk rezistoja dot.

Në fakt, s'është gjë e mirë.

-Jo, është gjë e mirë.

Jo, nuk është, Monika.

S'është gjë e mirë për ty

dhe as për familjen time.


Jo. Si mund të ndihem kështu

nëse s'është gjëja e duhur?

Të lutem, Monika. Dua që ta kuptosh.

E kam përjetuar një herë këtë.

Kur mbusha 40 vjeç,

isha guvernator i Arkansasit.

Hillaria ishte avokatja

më e suksesshme në firmën e saj.

Kishim një vajzë të bukur 6-vjeçare,

që dukej si një mrekulli.

Fillova të vija gjithçka në rrezik.

E urreja veten.

Zgjidhja ime e vetme

ishte të hiqja dorë,

të divorcohesha, ta lija politikën.

Mendova se mund të punoja

edhe në një pikë karburanti


vetëm për të qenë burrë i ndershëm.

Por, s'mund të largohesha.

Ishte Çelsi.

Kështu që i dhashë fund.

Iu përkushtova martesës sime.

Familjes sime.

Monika, s'mund ta bëj më këtë me ty.

U gëzova shumë kur Beti

më telefonoi sot.

Mendova se doje të më takoje.

Dua të vazhdosh

të jesh pjesë e jetës sime.

Nëse do të jemi vetëm miq,

atëherë...
Monika, më dëgjo.

Je vajzë e veçantë dhe energjike.

Nuk e kupton ende, por tani

po bëhesh ajo që do të jesh.

Ajo grua do të bëjë gjëra

mahnitëse dhe të mrekullueshme.

Dua vetëm të rri këtu me ty.

-Ky është qëllimi.

Nëse do të jemi vetëm miq,

mund të vish të më takosh

dhe s'ka rëndësi ç'thonë të tjerët.

Z. president, kryeministri Bler.

Eja këtu.

Dua të di ku ke qenë gjithë natën.

Dhe mos më thuaj te "Toys R Us"

për Shitjet e Mesnatës!


Më vjen keq

nëse ju bëmë merak, zotëri,

por unë dhe Amanda

po kënaqeshim aq shumë

sa nuk e kuptuam fare

sa vonë ishte bërë.

Nuk e kuptuat nga dielli që lindi?

-Alo?

Të lutem, Linda!

-Krisht!

Monika...

Takohemi te shtëpia jote.

Kthehem pas pak.

Çfarë ka ajo?

Telefonon vazhdimisht...
Po kalon një periudhë të keqe.

Ka nevojë për një shoqe.

Jo!

Tha që donte të mbeteshim miq

dhe pastaj telefonoi Toni Bleri.

Ai më përqafoi dhe ika duke qarë

në bulevardin Pensilvania.

Çfarë kuptimi mendon se ka kjo?

-Ai më la.

Kam vuajtur te Pentagoni vetëm se

mendoja që do të kthehesha

në Shtëpinë e Bardhë.

-Të tha që s'do të kthehesh?

Si çdo gjë tjetër me Billin,

kjo s'është në dorën time.

Ai s'mund të ta bëjë këtë.


Eshtë e njëjta gjë

që më bënë edhe mua.

E di çfarë? Në fakt, e respektoj

më shumë pas asaj që ndodhi sot.

Foli shumë hapur për përpjekjet e tij

që të qendronte besnik.

Monika, dëgjoje veten.

-Çfarë? Ai po vuan shumë.

Ti po vuan shumë.

Ai zgjodhi të lidhej

me një praktikante

dhe kjo bëri që të të dëbonin

nga Shtëpia e Bardhë.

Pastaj, të mbajti varur

për shumë kohë.

Tani ai të la dhe duhet të jesh mirë?

Jo. Absolutisht jo.


Kjo ka qenë katastrofë për ty

në aspektin profesional.

Nuk po del më me njeri.

Të paktën, duhet të të kthejë atje.

Duhet ta bëjë. Ka pushtetin

për ta bërë brenda 5 minutash.

Si mund t'ia kërkoj që ta bëjë këtë?

-Mund t'i shkruash një letër.

Mirë.

Je treguar shumë e sjellshme.

Duhet të fillosh me diçka

që e tregon qartë se si ndihesh.

Në rregull.

"Ndihem..."

-Nuk e di.
E pavlerë.

E parëndësishme.

-E shfrytëzuar.

Mirë.

"Ndihem e pavlerë, e shfrytëzuar

dhe e parëndësishme.

E kuptoj që i ke duart e lidhura,

por duhet të flas

në lidhje me punësimin tim me..."

Duhet të jetë më e ashpër.

Përndryshe, ai do të të thërrasë,

do të buzëqeshë

dhe do të të thotë fjalët

që do të dëgjosh.

"U solla si vajzë e mirë

kur më dërguan në Pentagon.


Prita me durim, sepse besoja se

do të kthehesha në Shtëpinë e Bardhë.

Nëse kjo nuk ndodh, do të më duhet

t'ia shpjegoj arsyen prindërve të mi."

S'mund t'ia shkruaj këtë.

Do të mërzitet.

Sa herë të ka mërzitur ai ty?

Do të thosha që ka ardhur çasti.

Ngjan shumë me "Njerëzit

e Presidentit." Eshtë fantastike.

Pse doje të më takoje?

-Jam adhuruesi yt i flaktë.

Shumica e gazetarëve si ti

i shmangen skandaleve seksuale.

Nuk shkruaj për skandalet seksuale.

Shkruaj për abuzimet me pushtetin.


Ky president ka zgjedhur ta bëjë këtë

përmes seksit. -E mora vesh.

Kuptova. Shumë e vërtetë.

Mund të pyes nëse kjo është

diçka e vërtetë? Zëri, kostumi.

Kur isha i vogël, heronjtë e mi

ishin gazetarët provokues.

Në kohën kur gazetarët mbanin thikë

dhe dinin si ta përdornin.

Pyesja veten: "Ku kanë përfunduar

gazetarët e tillë?"

U bëra vetë i tillë.

Pa pasur një diplomë në...

Nuk e di. Për gazetari?

E kuptoj pse e thua këtë.


Shumica e njerëzve këtu kanë ndjekur

kolegje të shtrenjtë, apo jo?

Duhet të ketë qenë bukur.

E di ku shkova pas gjimnazit?

Në një dyqan 24-orësh.

Ma mbyllën atë derë.

Nuk e përballoja dot.

Pastaj, një ditë,

bleva një modem

dhe krejt papritur, mund të merresha

me biznesin e lajmeve.

S'e di nëse thashethemet e internetit

pa një burim për ta konfirmuar

mund të quhen pjesë

e biznesit të lajmeve.

Ndoshta ke të drejtë.

Ndoshta ke të drejtë.
Meqë ra fjala te thashethemet,

dëgjova se po merresh me një artikull

të ri për një grua tjetër,

që ka ngacmuar

udhëheqësi ynë i dashur.

Ku... Kush...

Kush ta tha këtë?

Thashetheme.

Mbaj mend, mos derdh lot.

Dua të të them tre gjëra.

E para, është e paligjshme

të kërcënosh presidentin e Shteteve...

Nuk të kërcënova. -Të tregova

gjëra që s'ia kam thënë askujt.

Që ta përdorësh sinqeritetin tim


kundër meje në këtë mënyrë,

kur ndenje këtu

dhe më the që e kuptoje...

Ç'do të thuash? Unë...

-Çfarë jete mendon se bëj?

Mendon se kam nevojë për një letër

që tregon mungesë respekti

dhe mosmirënjohje?

-Për çfarë duhet të jem mirënjohëse?

Ule zërin. -Më premtove

që do të më ktheje sërish këtu

dhe pastaj më telefonoje shumë rrallë.

Rrija vetëm në apartament

duke të pritur pafundësisht.

E di si ishin ato net?

Monika, po kandidoja për president.


Kjo nuk e shpjegon

pse më gënjeve ballë për ballë.

Më pyet sa ditë kam menduar që

po tregohesha budallaqe që të besova.

Por, isha e bllokuar dhe mendoja:

"Tani do të bjerë telefoni

dhe do të jesh ti, sepse ma premtove."

Pastaj, kur bëhesha gati të hiqja dorë,

ti më thërrisje sërish këtu.

Por jo për të më kthyer

në punën që bëja,

por vetëm për të më përdorur

disa herë të tjera,

si të isha e pavlerë...

-Jo, s'është e vërtetë dhe ti e di.

Jo, s'dua ta mendosh kurrë këtë.


Nuk je e tillë për mua.

Nuk duhet të qaj.

-Gjithçka është në rregull.

Je njësoj si unë.

Kemi ndjenja shumë të forta.

Nuk i mbajmë dot të ndrydhura.

Do të doja të ishte ndryshe.

Do të doja të kisha

më shumë kohë për ty.

Më vjen keq që u tregova

aq e çmendur në atë letër.

Kam shumë kohë që pres

të kthehem këtu. -E di.

Do të ndihmoj për sa i përket punës,

por mos bëj më gjëra të tilla. Mirë?

Jemi miq?
Sigurisht.

Ja ku erdhi dhe Beti që të të thotë

se duhet të flasësh

me kryeministrin e Uzbekistanit

ose diçka e tillë.

Për pak harrova.

Një gazetar i "Neësëeek"

i kërkoi shoqes time në punë

që të jepte komente për një artikull.

Një grua e çmendur kishte thënë

se ti e kishe ngacmuar?

E quajnë Kethlina Uilli?

-Po. Më duket se po.

Ajo telefonoi këtu.

E bëri të dukej

sikur "Neësëeek" po e ndiqte


që ta bindte të thoshte disa gjëra.

Jezus Krisht!

Kolina, çfarë problemi ka kjo?

Ngjyrat janë si mos më keq.

E verdha s'ka dalë si duhet

dhe s'duket në rregull.

E di. Teknikët do të vijnë...

Duhet t'ia dorëzoj këtë

Xherald Mekrejnit pas 20 orësh.

Nuk di çfarë të bëj.

Nesër është tepër vonë.

Si shkoi?

-Mos u zemëro.

Çfarë ka?

-I tregova për Kethlina Uillin.


I tregove?

-Po, më vjen keq.

Monika, ia the emrin tim?

S'mund të përfshihem.

Ata e dinë se kush jam.

-E di. E di.

Nuk i tregova për ty.

Mos u emociono kaq shumë.

Nuk jam e emocionuar.

-Mund të më dëgjosh?

Po ndodh diçka e çuditshme, sepse ai

e dinte për Kethlinën dhe "Neësëeek."

Ç'do të thuash që e dinte?

Po flet me ta Isikofi?

-Jo.

Kethlina Uilli kishte telefonuar

në Shtëpinë e Bardhë
dhe po i tregon

një histori krejt të ndryshme.

Linda? Linda?

Linda? -Mund të ma thuash që tani

se çfarë loje po bën.

Ka të bëjë me Majkëll Isikofin?

I thashë të mos të të bezdiste më.

Po flet me Shtëpinë e Bardhë.

Pse?

Nga e di këtë?

-S'mund ta them.

Çfarë po ndodh?

E di që nuk ka kuptim, por

më telefonoi Isikofi. Ai dinte gjëra.

Biseduam për incidentin.


Më vonë u frikësova

dhe i telefonova Brus Lindsit.

Po përpiqesha të mbroja veten.

S'doja të më viheshin pas.

S'ke pse ma kujton çfarë janë

të aftë të bëjnë Klintonët.

Pra, e kupton.

-Në fakt, jo. Kjo është çmenduri.

Neveria ime për këtë president

s'do të më nxitë të marr pjesë

në farsën tënde,

sikur ti je viktimë e një mizorie.

Integriteti im vlen.

Si u tregova aq budallaqe?

-Ç'do të thuash?

Punova rreth dy vjet me ty

dhe në njëfarë mënyre,


e kisha harruar se kush je.

Ti e adhuron këtë.

E adhuron dramën.

Të pëlqen që një gazetar i "Neësëeek"

të vijë në vendin tënd të punës.

I thua që s'më beson dhe shtiresh

sikur kjo ka të bëjë me ty.

Kjo është gjëja që të pëlqen të bësh,

të fusësh hundët në punët e dikujt,

në punët e mia.

Sepse në jetën tënde nuk ke asgjë.

Ndiej keqardhje për ty.

Me të vërtetë.

Po ta dija që duhet të ndahesha nga ti

për të të takuar më shpesh,


do të të kisha lënë muaj më parë.

-Linda Trip quhet shoqja jote në punë?

Po. Nga e dije?

Ke besim te Linda Tripi?

-Po.

I ke treguar për ne?

-Jo.

Kethlina telefonoi përsëri.

Në njëfarë mënyre, janë hapur fjalë

se ajo po flet me ne

për artikullin e revistës "Neësëeek."

Pyes veten si mund të ketë ndodhur.

Më bëj një nder.

Thuaji Linda Tripit të na telefonojë.

Mund të kontaktojë me Brus Lindsin


në zyrën e këshilltarit ligjor.

Beti do të të telefonojë nesër

që të të pyesë për këtë.

Faleminderit.

Bob?

Mendoj se duhet të bisedojmë për

të arritur një ujdi me Paula Xhonsin.

Jo tani. Jam shumë e zënë.

Mirë, por ke menduar t'i telefonosh

edhe një herë zyrës së Brus Lindsit?

Perversi i madh ta ka kërkuar këtë?

Fole përsëri me të?

Jo. Mendoj se do të ishte

ide shumë e mirë.

Të kujtoj që kam kontaktuar

me Brus Lindsin.
Me sa duket, s'jam aq e rëndësishme

sa të më përgjigjet.

Mendoj se kësaj radhe

do të jetë ndryshe.

Nëse duan të më telefonojnë,

e dinë ku punoj.

Më vjen keq, Monika.

Duhet ta mbaroj këtë.

Avioni i Xherald Mekrejnit

ulet në më pak se 2 orë.

Historia jote është bërë publike.

-Ç'do të thuash që është bërë publike?

Më vjen keq, shoku.

Jam Draxhi.

Çfarë po bën?

-Thjesht po raportoj lajmet.


Ky është lajmi im, një lajm

për të cilin po vazhdoj të punoj.

S'kam asgjë personale.

Pashë një lajm të bujshëm,

kështu që e botova.

Kjo histori nuk ka ende burime.

Fakti që ti po merresh me këtë

tregon që është histori me baza.

Jo, nuk është. Ti ke thjesht

fjalë pa asnjë burim mbështetës.

Eshtë thashethem.

-Janë thashetheme të internetit.

Janë të pavlera.

-Atëherë, pse je kaq i mërzitur?

Linda?
Më vjen keq për këtë.

Sapo mora një telefonatë.

Mekrejni po merret me diçka

në Kongres,

kështu që s'do të ketë kohë

ta bëjë atë vizitën sot.

Po. Faleminderit që e organizove.

Je e zonja.

Ikim.

"JCOC." Jam Linda Trip.

-Jam Harvi.

Pse po më telefonon këtu?

-E ke parë "Draxhin?"

"Vendimi i Uillit"

O perëndi!

Ti e nxorre këtë?
-Çfarë? Ai ma vodhi historinë.

Harvi, duhet të qetësohesh.

Dëgjo, duhet të kem

dëshminë e dikujt që ta botoj tani.

Kethlina s'po më telefonon.

Kam nevojë për ty. Të lutem!

Ta bëra shumë të qartë.

Nuk dua të përfshihem.

Bëhet fjalë

për një histori të bujshme

dhe ti po më kërkon

të publikoj emrin tim. Kjo...

Po më lë pa fjalë.

Por, të shoh ç'mund të bëj.

Fatkeqësisht, jam shumë e zënë.


S'ia ke idenë si janë gjërat

këtu në Departamentin e Mbrojtjes.

Eshtë çmenduri.

Në rregull.

E di çfarë? Të dielën në orën 15:00.

Shëno këtë adresë.

Ç'kemi!

Mund t'ju ndihmojmë?

Ç'kemi! Quhem Harvi.

Kam ardhur të takoj Lindën.

E drejtë.

Po, ajo është te qoshja.

Fiks në kohë.

-Eshtë vend shumë publik.

Duhet të marr dëshminë tënde.

-S'ka gjë. Ai s'flet fare anglisht.


Në rregull. Nëse mund të më tregosh

çfarë ndodhi atë pasdite...

Ajo ditë më kujtohet shumë mirë.

Po ecja afër Zyrës Ovale

kur pashë Kethlinën.

Ajo ishte e turbullt, por e gëzuar.

Madje, edhe e lumtur.

E vura re menjëherë

që i kishte flokët të shpupuritur.

I ishte fshirë buzëkuqi. Më vonë,

më tregoi çfarë kishte ndodhur.

Presidenti e kishte çuar

te një dhomëz ngjitur me Zyrën Ovale

dhe e kishte puthur.

E kishte prekur sipër rrobave.

Kur ta tregoi këtë?


-Atë ditë.

Nuk ishte ngacmim seksual

dhe ajo s'ishte aspak e neveritur.

Mund të më citosh për këtë.

-E drejtë.

Ramë dakord që gjithçka

do të ishte dëshmi zyrtare.

Pse mendon se ka ndërruar

mendje tani? -S'mund ta them.

Megjithatë, mund ta kuptoj.

Eshtë e ve tani. Ndihet e vetmuar.

Jeta nuk i ka shkuar ashtu si donte.

Çfarë bën ajo? Kontakton me ty,

kontakton me këdo.

Po përfshihet.

Do që të jetë e rëndësishme.
Eshtë shumë e trishtë.

Në rregull, e dashur.

Shkojmë te tharësja tani.

Kjo ishte fantastike. Faleminderit.

-Prit.

Kaq ishte?

-Po.

Çfarë do të bëjmë tani?

Do t'i telefonoj Shtëpisë së Bardhë

për të marrë një koment.

Avokati i presidentit do ta mohojë

dhe do ta botojmë javën tjetër.

Ishte kënaqësi që u njohëm, Linda.

E vlerësoj ndihmën tënde.

Mund të më kishe bërë një pyetje.

Nuk e bëre.
-Çfarë?

Po shikon nga vrima e çelësit,

Isikof.

Kjo ka një kontekst më të gjërë.

Shumë më të gjërë.

Jo zyrtarisht.

Fillova punë në Krahun Perëndimor

në administratën e Bushit.

Kur Klintoni erdhi në zyrë,

doja ta respektoja.

Por ajo që pashë

më tronditi thellësisht.

I shfrytëzon femrat si letra duarsh.

-E di.

Jo, nuk e di.

Nuk di as gjysmën e gjërave.


Ajo që kam parë së fundmi

shkon përtej Kethlinës,

përtej Paula Xhonsit.

Eshtë e paimagjinueshme.

Për çfarë po flet?

-Eshtë një grua tani.

Një grua me të cilën

jam shumë e lidhur.

Eshtë e re. S'kam parë dikë

më të re se ajo që të shkojë me të.

Eshtë vetëm disa vite

më e madhe se Çelsi.

Kush është ajo?

-S'mund të ta them këtë.

Punon për të? -Ishte praktikante

në Shtëpinë e Bardhë kur filloi.

Ky është ngacmim seksual.


-Jo. Eshtë lidhje jashtëmartesore.

Ai po e torturon emocionalisht.

Ajo ka rënë në dashuri me të.

S'do të pranojë kurrë të flasë.

Eshtë thashethem shumë interesant.

-S'është thashethem.

Duhet ta shohësh

çfarë po përjeton ajo.

Nëse ajo s'pranon të flasë,

nuk ka asnjë histori.

Çfarë? Sigurisht që ka.

S'ia ke idenë sa e pahijshme...

Majkëll Isikof?

Do të shkoje kudo

për një artikull, apo jo?

Jo, kjo është...


-Jemi kushërinj.

Për një çast mendova se kjo ishte

e mistershmja Kethlina Uilli. -Aspak.

Jam Herieta. -Ana Ferris.

Punoj tek "ëashington Post."

Në fakt, isha duke ikur.

Gëzohem që u takuam, Ana.

Do të flasim së shpejti.

Eshtë njeri i mrekullueshëm.

Eshtë kushëri i jashtëzakonshëm.

Nuk mendoj se është e hijshme

që presidenti i SHBA-së

të përfundojë në një gjiriz,

ku dëshiron ta çojë znj. Xhons.

Mendoj se ai do ta konsideronte ujdinë

si diçka të mirë për kombin.


Ndihem sikur pashë "Challenger"-in

të shpërthente!

Kjo është paksa e tepruar.

Nuk po bëj shaka, Xherom.

Kjo është katastrofë.

Avokatët e saj duan një ujdi.

Këtë duan. -Mrekulli.

Mrekulli. Ai ia hedh paq me ligjin.

Ia hedh paq me shtypin.

Çfarë turpi!

Dikur të qënit president

kishte një domethënie.

Edhe Niksoni kishte turp.

Pas kësaj, mendoni se çfarë

mashtruesish të djallëzuar

do të përpiqen të shkojnë
në Shtëpinë e Bardhë.

Korrupsioni, gënjeshtrat!

100 milionë kamerieret të cilave

u ka futur duart apo më keq akoma.

Nëse e lëmë të na ikë nga duart...

-S'do ta lëmë të na ikë nga duart.

Atëherë, duhet ta ndalojmë

këtë ujdi. Me çdo kusht.

Sapo i mora.

-Dua dy.

Tre. Tre.

Ku është Paula?

-Në tualet.

Nxito dhe prit, apo jo?

Jo se u befasova nga telefonata.

E dija që do të përpiqej të bënte ujdi.


Po të isha në vendin e Bill Klintonit,

do të isha shumë e shqetësuar

për të palarat që mund të nxjerrë

në dritë kjo çështje.

Atëherë, duhet të jetë ofertë e mirë.

-Duhet të jetë. Më mirë se aq.

Gjithsesi, s'do të jenë paratë e tij.

Këtë nuk jua thonë kurrë.

Politikanët si ai kanë polica sigurimi

të majme nga paditë ligjore.

Nëse bëni ujdi, do ta merrni çekun

nga një kompani sigurimesh.

Ai s'do të paguajë asnjë kacidhe.

Urrej ta them, por...

Lëre fare.

-Jo. Çfarë?
Nëse ajo pranon ofertën e tij,

druaj se do të përhapen fjalë.

"Ajo fitoi çështjen

në Gjykatën e Lartë.

Pse duhet ta lejojë t'ia hedhë paq

kaq lehtë?"

E drejtë ose jo, njerëzit

do të ngrenë gjithmonë dyshime

për atë që ka ndodhur në të vërtetë

në atë dhomë hoteli.

Sa e lezetshme dukesh!

Po bënim një bisedë

shumë interesante. -Ashtu?

Për çfarë po flisnit?

Rehatohuni, njerëz.

-Mrekulli, faleminderit.
Gëzohem që ju shoh përsëri.

-Gëzohem.

Ndonjëherë, njeriu e merr atë që do.

"Palët bien dakord

se Paula Korbin Xhons

nuk mori pjesë në veprime të pahijshme

apo veprime seksuale më 8 maj, 1991

dhe akuzat dhe deklaratat për të

të botuara tek 'American Spectator'

janë të rreme dhe shprehim keqardhje

për pasojat për imazhin

dhe reputacionin e saj."

Vetë presidenti

e ka pastruar emrin tënd.

Jo vetëm kaq.
Në padinë tonë

kërkuam 700 mijë dollarë.

E dini për çfarë shume ranë dakord?

700 mijë. Çdo qindarkë.

-Oh, Zot!

Jemi shumë të lumtur për ty.

Ato 700 mijë do t'i paguajë vetë

Klintoni apo polica e tij e sigurimit?

Do të mbahet nga sigurimet.

Por është shifra që kërkuam.

Gjithsesi, hapat e radhës.

Pse nuk... -Mund të na lini vetëm?

Ju lutem?

Që të flasim në privatësi.

Sigurisht.

-Shumë faleminderit.
Meqë ata s'e pyetën Paulën,

do ta bëj unë. Si mendon?

Mendoj se është shumë më tepër

se sa mendoja që do të merrnim.

Ai duhet të kërkojë ndjesë.

Kjo nuk është një ndjesë.

Stiv, mund të bëjmë

një jetë normale.

Më shumë se një jetë normale,

sepse do të kemi 700 mijë dollarë.

Ata do të marrin një pjesë të madhe

të asaj shume, Paula.

E di, Suzi, por duhet të kuptosh

që ne nuk vijmë nga Pasadena.

Askush në familjen time nuk ka parë

as 100 mijë dollarë gjatë gjithë jetës.


Oh, Zot! Po mendoj çfarë shtëpie

mund të blejmë në kontenë Lonok.

Për çfarë po flet?

-Po mendoja që...

Nuk dua të kthehem në kontenë Lonok.

S'ka rëndësi sa shifër e madhe

i duket kjo njerëzve të tu.

Nuk do ta paguajnë ata.

Madje, as ai s'do ta paguajë vetë.

Gjëja e vetme

që do ta lëndonte sadopak atë

do të ishte sikur të ishte i detyruar

që të kërkonte ndjesë.

"Ia bëra ato gjëra asaj

dhe ajo nuk donte."

Kështu thuhet aty?


Jo, por kjo mund të ndryshojë jetën.

-Eshtë fyerje, Paula.

Nëse ti nuk e mendon kështu,

duhet të të pyes pse jo?

S'më besohet

që po diskutojmë për këtë.

E diskutuam.

Unë dhe Paula

nuk e pranojmë marrëveshjen.

Kërkuam që ai të kërkonte ndjesë.

Ku është ajo?

Ai do të dalë në gjyq

vetëm që të mos kërkojë ndjesë.

Mirë.

Do të jetë fjala e saj

kundër presidentit.
Paula, duhet të kuptosh se çfarë

do të dalë në dritë gjatë gjyqit.

Më fal, çfarë po përpiqesh të thuash?

-Që do të humbisni.

Në mënyrë shkatërruese.

Në fillim, Paula,

ata do ta baltosin emrin tënd.

Do të hedhin dritë

mbi të shkuarën tënde.

Mendo sa dëshmitarë do të thërrasin.

Mendo çfarë historish do të tregojnë.

Duan të sigurohen që asnjë grua

të mos guxojë ta bëjë më këtë.

Kjo është fitorja jote.

E ke në dorë. Tani.

Ke fituar.
Më vjen keq, Gil.

You might also like