You are on page 1of 289

Ahmet Prençi

Brenga e PROKURORIt
- 2 -
- 3 -

Ahmet Prençi

Brenga
e
PROKURORIt
Roman
- 4 -

Titulli: Brenga e prokurorit


Roman
Autor: Ahmet Prençi

Redaktore: Suela Mino


Design: Elzana Agolli

Shtëpia Botuese Mediaprint


ISBN 9789928086600
Botimi i parë, 2023
Shtypi: Shtypshkronja Mediaprint

Grafika në kopertinë: Zaim Elezi

Copyright© Të gjitha të drejtat për botim i ka Autori.


Të gjitha të drejtat janë të rezervuara dhe të mbrojtura.
Ndalohet çdo riprodhim, fotokopjim, përdorje dhe/ose
çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim
cenues me çfarëdo lloj mjeti apo forme, pa lejen përkatëse
me shkrim të zotëruesit të të drejtave të autorit.

Shtëpia Botuese Mediaprint


Kutia Postare 7465 – Tiranë
www.mediaprint.al
botime@mediaprint.al
publish@mediaprint.al
- 5 -

“Vetëm ai, që do të jetë i aftë të


mëshirojë utopinë, do të jetë gati
për ndeshjen vendimtare, atë të
paracaktuar për rifitimin e anës
njerëzore që kemi humbur”.

Ernesto Sabato
Kapitulli I
Një klithmë nga errësira

P ër prokurorin Martin Guri, ajo pasdite


duhej të ishte një fragment i zakonshëm
kohe në përmbyllje të orarit zyrtar, por
rutina e pritshme iu kthye në një hologram
që t’i rrëzon të gjitha koordinatat, të lidh
këmbë e duar, mendje e gjuhë, dhe të mban
pezull në askund.
Muret e zyrës bashkë me dritaret e larta,
tavani dhe dyshemeja, gjithashtu, ndiente
se po i afroheshin njëra - tjetrës duke e
ngushtuar gjithnjë e më shumë qenien e
tij fizike dhe shpirtërore. Edhe karrigia
e rëndë rrotullohej si centrifugë. Duke u
mbajtur në anësitë e tavolinës së punës, me
hapa të ngadaltë, sikur ecte mbi shtëllunga
pambuku. Iu afrua njërit prej kolltuqeve aty
pranë dhe u shemb mbi të si një lis i prerë.
Vetëm pasi u plandos në ndenjëse, dalloi
se dritaret dhe muret nuk po lëviznin më.
- 8 -

Megjithatë, mbi gjoks kishte një peshë të


rëndë. Instiktivisht mbështeti pëllëmbën e
djathtë mbi zemër. Ndjeu një avull të nxehtë,
që i pushtoi kraharorin dhe lagështinë e
djersëve të ftohta në qafë.
Njeriu-hologram dhe magjistarja, ajo
grua enigmatike, që doli heshtazi nga zyra
e prokurorit Martin Guri, e la atë si një
Pompe të shembur nga tërmeti.
Arjana ose “klithma nga errësira”, siç
e quajti më vonë Martini, kishte kërkuar
takim, sipas protokollit, pa e dhënë arsyen.
“Kam një çështje private për të diskutuar
me prokurorin”, u kishte deklaruar
ajo punonjësve të sigurisë dhe atyre të
sekretarisë. Nuk jepte shenja të ndonjë
personi problematik. Përkundrazi, hijeshia
dhe sjellja e saj e kulturuar i kishin bërë
përshtypje personelit që kishte hasur në
hyrje dhe dalje të ndërtesës së Prokurorisë
për Krime të Rënda.
Ndërsa Martinit i ngjau me një hyjneshë
të antikitetit, që vdes dhe ringjallet brenda
ditës, një hije e zezë, e cila kafshon dhe
helmon aty, ku të dhemb më shumë.
Biseda që bëri, mesazhi që solli, mënyra
si hyri dhe doli nga zyra, paraqitja e fisme,
- 9 -

bukuria e portretit, ku fekste një aureolë e


bardhë gati magjike, flokët e gjatë dhe ai
shikim tejshpues, e kthenin atë në një qenie
enigmatike, nga ato që enden lirshëm mes
ekzistencës dhe mosekzistencës, mes tokës
e qiellit, që jep e merr mesazhe mbi dhé e
nëndhé.
Kjo i ngjan asaj perëndeshës së lashtë
greke, belbëzoi me zë Martini teksa po vinte
në vete.
Për ta mbrojtur të birin, Rea bija e Uranit
dhe e Gjeas, gruaja e Kronit dhe nëna e Zeusit
e lindi atë në një shpellë të thellë në Kretë, që ta
fshihte nga babai i tij, i cili kërkonte ta hante.
Rea, në vend të djalit, i dha atij të gëlltiste një
gur të mbështjellë me shpërngenj. Kroni nuk
e kuptoi dredhinë e gruas dhe kësisoj Zeusi
shpëtoi...
Mbase për herë të parë, gjatë karrierës
së tij, ai nuk ishte në gjendje të shkonte në
shtëpi. Thjesht nuk mundej. Nuk kishte as
dëshirë. Kështjella e jetës së tij i ngjante
me një ngrehinë të pushtuar nga një fuqi e
rrufeshme e një rrezatimi gjëmë-ndjellës,
vdekjeprurës dhe shkatërrimtar, prej çastit
kur Arjana ishte shfaqur në zyrën e tij duke
i shprazur një histori dhe një ultimatum, që
- 10 -

lidhej me një ngjarje të ndodhur e të harruar


30 vite më parë.
-“Nëse në dosje janë ato që thonë
gazetat dhe televizionet për djalin tim, kjo
është e tmerrshme dhe s’mund ta lejoj. Po
nuk i ndryshove ato materiale, unë nuk
do të flas me ty siç po flas sot! Kjo ngjarje,
kjo e vërtetë do të rëndojë mbi ty, sepse në
këtë gjendje që jam, unë nuk kam se çfarë
të humbas më. Mbaroje këtë punë, para se
të flas përsëri. Nëse ti nuk bën atë që po
të kërkoj sot, të jesh i bindur se nuk do të
ligjëroj si tani! Bëje para se të jetë vonë, e
bota të mësojë gjithçka për ty! Bëje edhe për
veten tënde!”- I kishte thënë ajo prerazi e
ftohtë, dhe kishte dalë duke tërhequr lehtazi
derën pas vetes.
Mbi tryezën e punës, disa dosje të trasha
e të shpërndara kuturu ngjanin me gurët e
shprishur të një kufiri. Ekrani i kompjuterit
pulsonte një imazh të ngrirë. Pak më tutje,
tavlla e duhanit kutërbonte nga bishtat
e shtypur të cigareve. Tymi i duhanit
pluskonte mbi kokën dhe supet e prokurorit
si një amebë e paformë. Tani, gjithçka në
atë zyrë ishte mbytëse.
Pas disa minutash, u kujtua t’i telefono-
- 11 -

nte gruas. Ndihej i përhumbur. Lajmëroi


thatë asistentin e tij, se ishte i lirë të largohej.
Mbylli telefonin dhe për një çast hodhi sytë
mbi fotografitë e vendosura me kujdes mbi
tryezën e punës.
Të gjitha mendimet, planet, dëshirat,
qëllimet, ambiciet i dukeshin krejt të
pakuptimta. Ndjeu se përditshmëria e tij
sakaq ishte rroposur, duke i hapur shtegun
një gjykimi sfidues në ditët në vijim.
Martini pa sërish me drojë dy fotot
në korniza elegante, mbështetur prej
kohësh në atë syprinë. Një foto e familjes
me bashkëshorten dhe dy djemtë, ishte e
vendosur në anën e djathtë dhe në qendër
ishte tjetra, fotografia me mikun e tij, Artur
Rrasa. Fotografia me familjen ishte një
kujtim i fiksuar në një darkë të vitit të ri, para
dy vitesh. Ishin të katërt ulur, duke uruar
njëri-tjetrin, të qeshur e plot hare, sidomos
djemtë. Ndërsa në foton me Arturin ishin
në këmbë, pranë e pranë, me një buzagaz
pak të sforcuar, të nxitur kryesisht nga
fotografi… Por, sado i sforcuar si moment,
ajo buzëqeshje tashmë e mbante të gjallë
Arturin në zemrën e tij. Fotoja qe shkrepur
një javë para se ta ekzekutonin në pabesi.
- 12 -

Këto dy fotografi shërbenin shpesh si dy


kolona të forta, ku mbahej gjatë ditës së tij
prokurori Martin Guri. Aty merrte forcën,
frymëzimin dhe motivimin për të ecur
përpara me urtësi dhe drejtësi, me mençuri
e profesionalizëm, me guxim dhe respekt
për gjithçka që e rrethonte, brenda e jashtë
asaj zyre. Ndaj edhe i mbante ndër sy, gjithë
kohën e gjatë që qëndronte në zyrë. Ato
foto e nxisnin, gjithmonë, të reflektonte, të
ishte i kthjellët, i fortë, por dhe njerëzor në
vendimet që merrte.
Portreti i Artur Rrasës, mikut të shtrenjtë
dhe kolegut të paharruar, ia ruante të freskët
kujtimin për të. Parimet e misionit të tij i
mbronte si të shenjta. Nguliti sytë te fytyra
pas xhamit të kornizës dhe aty për aty, koha
iu kthye pas. Një kalim i panatyrshëm, nga
kërcënimi “nëse ti nuk ndryshon materialet
në dosje, unë nuk do të flas me ty siç po flas
sot”; tek Arturi.
Skena e vrasjes, plumbat, trupi i dergjur
i Arturit në trotuar dhe pesha e vdekjes
të cilën nuk e kishte përfytyruar kurrë të
tillë, as për të e as për veten, befasisht iu
ndërmendën dhe pushtuan tinëzisht qenien
e tij pas largimit të Arjanës. Nuk dinte pse
- 13 -

i ishte krijuar përshtypja se po ta shtrydhte


fort atë grua do te dilte vetëm helm. Në
thelbin e atij ultimatumi, ajo lëshoi disa
fjalë-plumb, të cilat e tronditën prokurorin.
E kishte dëgjuar shpeshherë shprehjen
popullore se “fjala vret si plumbi”, por
asnjëherë nuk e pati konsideruar seriozisht.
Për më tepër që, në detyrën e prokurorit,
dënimet që jepte (sigurisht me fjalë) ishin
një lloj “plumbi” për dikë, por Martini,
gjithmonë, vinte parzmoren e ligjit për
t’u mbrojtur dhe kurrë nuk mbërrinte te
emocioni i fjalës-plumb për tjetrin. Ishte
radha e tij tani të provonte sa dhemb fjala-
plumb, kur Arjana i dha një “pretencë”
ultimative…
Ajo hyri dhe doli nga zyra me ata sytë pa
jetë, por me një shkëlqim gati-gati vrastar.
Ato çaste e pa veten të këmbyer me mikun
e tij më të mirë, shtrirë nën plumba. Ky
qe përjetimi më dramatik i jetës së kthyer
përmbys. Sikur të kishte vdekur ai dhe jo
Arturi, së paku nuk do të vinte dita si sot, që
të përjetonte këtë dilemë torturuese dhe ajo
grua nuk do të mundej të paraqitej kurrë më
tek ai… Mbase ata më kanë në listë, mbase
kanë planifikuar pritën sonte, duke përdorur
- 14 -

si alibi Arjanën. Mendoi kështu dhe u anua


në cep të ndenjëses, duke ndezur një cigare
tjetër. Pasi mbushi mushkëritë me tymin
e bardhë, lëshoi një ofshamë bashkë me
shtëllungën që ngjitej ngadalë në tymnajën
rreth e qark.
Ai nuk e pati ndjerë ndonjëherë atë lloj
dobësie brenda vetes. Si një kapitullim pa
kushte. Jo. Ai moment nuk lidhej me botën
dhe personalitetin e Martinit; dukej si një
lojë e pistë, emocionale dhe komplekse, që
ata e kishin krijuar enkas për të. Ndihej i
sulmuar përmes një kali Troje, në barkun e
të cilit Arjana mbante një ushtri të pabesë.
Herët, atë pasdite, ai nuk e dinte se
gruaja e panjohur që kishte kërkuar takim
me të, do të ishte Arjana, me qëllimin e qartë
për t’i dhënë një goditje fatale. Aty për aty,
iu duk një kërkesë absurde nga një mendje
të një femre të çekuilibruar.
Për Martinin, familja ishte i vetmi
tempull paqeje, që e priste deri pas orëve
të tejzgjatura të punës. Aty dhe vetëm aty,
ai rikthehej te jeta dhe dashuria, te kuptimi
i tyre i vërtetë. Puna për të, përbënte një
stres të vazhdueshëm, të përditshëm, mes
urgjencave dhe dramave të njerëzve, që
- 15 -

shkelnin ligjin apo kërkonin të mbroheshin


prej tij.
E kishte zakon të mos justifikohej në
telefon, duke thënë: erdha, po vij, jam rrugës.
Këto i dukeshin shtojca të panevojshme.
Ajo që ndodh, ndodh. Të mbetesh peng në
frikën e të papriturës ishte një vetëvrasje për
së gjalli. Respektonte një kod profesional
prej prokurori, që e shoqja e dinte. Edhe
fëmijët ishin mësuar me ardhjet e vona apo
të papritura të tij. Por sa bënte këmbë në
shtëpi, ai ndiente ngazëllimin e një jete të
domosdoshme familjare. Lodhja e ditës dhe
stresi sikur zhdukej me magji, ishte i qetë
kur ishte pranë atyre që i kishte të shtrenjtët
e vet dhe ishin gjithçka për të.
Errësira e mbrëmjes, tashmë po
shtrihej ngadalë mbi gjithçka. Jashtë
bënte ftohtë. Përtej dritares dukej vetëm
terrinë. Dalloheshin si silueta të ngurta
vetëm krahët e zhveshur të blirëve, që
ndriçoheshin dobët nga dritat e reflektuara
përtej qelqeve. Dimri që nuk po donte
të largohej, fshikullonte me acar mpirës
e rrëshqitës. Tisi i akullt i stinës kishte
mbështjellë degët dhe trungjet e zhveshura,
rrugët e trotuaret bosh, por dhe njerëzit, që
- 16 -

shpërndaheshin si zogj të trembur për të


gjetur secili strehën e vet të ngrohtë. Tek-
tuk shikoje kalimtarë që nxitonin në orët e
mbrëmjes, për t’iu shmangur mugëtirës së
ftohtë. Makinat ishin rralluar në rrugët e
qytetit. Uturimat e tyre dëgjoheshin vakët,
sikur po largoheshin në arrati, larg.
Pritej që kjo natë të ishte e gjatë për
Martinin. Takimi me Arjanën atë pasdite
dhe biseda e papritur me të, vazhdonin ta
mbanin të tronditur deri në qelizë.

***

Ajo qe shfaqur në mëngjes te personeli i


pritjes së qytetarëve dhe kishte kërkuar një
takim me prokurorin Martin Guri. Ai, sapo
ishte njohur me atë kërkesë rutinë, kishte
parë agjendën dhe i kishte caktuar një
takim në orën 15.30 minuta. Konfirmimin
e takimit e kishte lënë te zyra përkatëse me
telefon, pasi ishte siguruar që nuk kishte
asnjë përplasje në oraret e punëve të tij.
Identiteti i saj nuk i thoshte asgjë,
ndonëse motivimi “për një arsye private”
i bëri përshtypje. Megjithatë, planifikoi ta
takonte pasi të mbaronte seancat gjyqësore
- 17 -

të asaj dite, një praktikë e zakonshme për


të, kur qytetarë të ndryshëm kërkonin ta
takonin për probleme pa lidhje me dosjet
në hetim.
Sapo Arjana ia behu në zyrën e tij, gjëja
e parë që i tërhoqi vëmendjen ishin sytë e
saj të bukur, të cilët shpejt u kthyen në sy
vrasës! Kurrë më parë nuk kishte parë sy
të tillë, që të përthithnin pavullnetshëm
brenda tyre! Edhe se të fshehur paksa thellë
në ballin e drejtë dhe të bardhë, edhe pse
të rrethuar me disa rrudha të lehta, ata
sy xixëllonin e larushonin me disa feksje
ngjyrash të rralla. Iu dukën si sy me lente. Por
jo. Ato sy gjallonin ashtu të bukur, të ftohtë,
ndjellës dhe magjikë, që prej dekadash.
Nuk dinte ta shpjegonte, por shikimi i saj i
erdhi si rrezatimi i një objekti të panjohur,
apo si ndriçimi verbues i një shpërthimi
të beftë atomik. Atij i duhej të fokusohej
te shqetësimi i qytetares së panjohur, jo
tek sytë e saj vezullues. Sy vrasës, mendoi
me vete duke sjellë ndërmend titullin e një
romani të njohur, “Vdekja më vjen prej syve
të tillë”. A thua edhe mua do më vijë vdekja
prej syve të tillë? - mendoi me vete pa lënë
asnjë hije dyshimi te bashkëbiseduesja e tij.
- 18 -

Biseda që bëri me Arjanën, çudi-tërisht,


e përballi me një histori që lidhej me ata
të dy… Një ngjarje që për të ishte krejt e
harruar, por jo për Arjanën!
Pa ditur ç’problem do të trajtonte
qytetarja, Martin Guri iu përmbajt etikës
së vet profesionale duke i krijuar asaj
mundësinë e një bisede të çlirët dhe komode,
pa pengesa dhe pyetje të ndërmjetme. Duke
përdredhur mes gishtave stilografin që e
kishte dhuratë nga Arturi, i la të kuptonte
se ai do të shënonte me kujdes gjithçka ajo
do të thoshte në atë takim. Zonja i fliste
ngadalë, me shumë kujdes dhe duke ruajtur
një distancë respekti për zyrtarin e shtetit që
gjendej përballë saj. Në fillim ai nuk kuptoi
asgjë dhe nuk po përqendrohej seriozisht
në bisedë.
Por shpejt e ngërtheu. Rrëfimi i saj e
ktheu Martinin shumë mbrapa në kohë.
Gruaja, që qëndronte përballë tij e veshur
me rroba të errëta, flokët e zinj të kapur
me kujdes, fytyrën e zbehtë dhe e hequr,
e ktheu tek imazhet e një filmi të vjetër që
thuajse e kishte harruar. Historia e saj me
dy vetë që takoheshin në të njëjtën kohë dhe
në të njëjtin vend, nisi ta torturonte. Arjana
- 19 -

po e tërhiqte në një hulli të ndërlikuar. Pasi


ia tha të gjitha, ajo nuk priti kundër-reagim,
argumente, justifikime, shmangie, ftesa për
ridiskutime, dhe as nuk qe e interesuar
për gjendjen shpirtërore të tjetrit. Thjesht
u largua nga zyra, duke lënë pas një litar
të lidhur në qafën e prokurorit. Ajo kishte
mbjellë hijen e zezë të atyre fjalëve. I kishte
rikthyer një ndodhi që Martini e kishte
shuar nga kujtesa. Ajo ngjarje po e kthente
prokurorin në një njeri krejt tjetër. Kishte
mbetur në zyrë i ngrirë, i pafjalë si trung i
prerë.
Ai e kishte varrosur bashkë me ëndrrat
e rinisë së hershme, ngjarjen me Arjanën.
Nuk gjente asnjë shpjegim për veten. Kishin
kaluar rreth 30 vite. Martini e kishte të fshirë
takimin e parë dhe të fundit me Arjanën.
Për dreq, ajo iu shfaq me të kaluarën për t’i
tronditur të tashmen dhe të ardhmen. Ajo
bisedë ia kishte nxirë e përmbysur gjithçka
kishte para e rrotull vetes. Të gjitha ç’kishte
ndërtuar në jetë, ishin tronditur si në një
përplasje pllakash tektonike, që rrëmbejnë e
përpijnë njerëz dhe godina, prej një energjie
të jashtëzakonshme, pas një kohe të gjatë
gjumi. Po, kështu thuhet në shkencë:
- 20 -

tërmetet dhe vullkanet kanë kohën e tyre të


gjumit dhe kohën e tyre të zgjimit. Në çastin
e parë ai nuk e kishte dalluar, nuk e kishte
njohur Arjanën. Çfarë të kishte ndodhur me
atë grua? Si mund të ishte transformuar aq
shumë? A thua edhe ajo të ishte përfshirë në
garën obsesive të femrave me operacionet
plastike? Artiste, këngëtare, gazetare,
deputete apo bashkëshorte të politikanëve
të lartë në Tiranë, e dinte se e kishin bërë...
Sytë artificialë të Arjanës, pëshpëriti me vete
dhe si rrallëherë shkoi e mbushi një gotë
uiski. E ktheu me gllënjka të mëdha gotën
prej qelqi të trashë, me shikimin e tretur në
errësirën e tejme të dritares. Me pëllëmbën
e majtë kruajti anën e pasme të kokës, bash
poshtë skalpit. Këtë gjest e kishte ves që në
vogëli, sa herë ishte në siklet. I kthyer te
kolltukët e zinj prej lëkure që ndodheshin në
pjesën hyrëse të zyrës, vështronte i shastisur
prej ballazi poltronin dhe tryezën hijerëndë
të punës e përtej, dritaren e madhe me
perdet bezhë gjysmë të hapura.
Në raftet e rënda montuar në muret
përreth, rëndonin kodet e komentarët e
trashë, literatura e shumtë juridike, libra,
dosje, gazeta zyrtare, albume dhe suvenire
- 21 -

të sistemuara me sqimë në etazhierët e gjerë


prej druri. Në këndin mes kolltukëve zinte
vend një glob, që hepohej sipër një tryeze
të vogël. Martini e rrotullonte shpesh, si
për të parë botën e madhe të përmbledhur
në atë top shumëngjyrësh si lodër. Tek ai
glob përhumbej në histori e udhëtime, në
ndodhi e kujtime.
I kishin pëlqyer gjithmonë udhëtimet.
-Lindim për të udhëtuar, apo lindim për
të vdekur? - pyeti befas veten.
Ikja, sipas tij, ishte dhe mbetet misteri i
njeriut. Pa këtë instinkt, kurrë nuk do ishim
këta që jemi dhe pa aventurën e ikjes, do të
mbeteshim të frikësuar nga toka, ku mund
të jetonim. Tani, falë këtyre ikjeve, edhe
globin e ledhatonte si një kokërr molle.
Ndjeu në qiellzë dëshirën për të kafshuar
një mollë. I mbante gjithmonë në zyrë. Hapi
frigoriferin dhe mori një kokërr. Mollë Dibre,
mërmëriti duke e mbajtur në dorë atë frut të
freskët plot lëng. Jeta ka destinacion vdekjen,
si ajo molla në Librin e Fillesës. Nuk e dinte si
i erdhi kjo ide turbulluese, që sikur e zhyti në
meditime të marra. Jeta ka destinacion vdekjen,
i pëshpëriti vetes. U tremb nga një mendim i
tillë. Ai nuk shquhej për filozofime. Ishte një
- 22 -

prokuror, që ndiqte “gjuetarët e vdekjes„ ata


njerëz që me egërsinë e tyre vrisnin, grabisnin,
dhunonin e tmerronin të tjerët. Në fakt, ai
ishte kundër këtij destinacioni; Vdekjes. A
ishte Martin Guri ai që i përballte me ligjin
këto instinkte kafshërore të njeriut? A nuk
ishte ai që po formulonte dosjen më të nxehtë
të kohës? Ai ishte! Misterit të vdekjes askush
nuk ia ka gjetur as momentin, as rrethanat se
kur ndodh...
Një heshtje e frikshme sundonte atë
mbrëmje rreth e rrotull tij, në atë zyrë
të ngarkuar me tym duhani, nën avujt e
ngrohtë të kondicionerit dhe duhmën e
alkoolit që po pinte. Rrallë pinte alkool.
Cigare digjte me shumicë. Shëtiste me
mend, i çoroditur dhe i turbullt, në një
spirale të ndërlikuar nga nuk kishte gjasa
të dilte. Qetësia që e rrethonte përleshej me
gjendjen e tij, ku trazoheshin e përziheshin
të gjitha: historitë, kujtimet, e shkuara,
karriera, betejat, fitoret, dashuria, urrejtja,
dështimet… Të gjitha po i shuheshin, nën
avujt e asaj bisede të pasdites me atë grua
me sy artificialë, me Arjanën. Thellë brenda
vetes ndiente vetëm zhurmë e rrëmujë të
llahtarshme.
- 23 -

Ai qe nga magjistratët më me përvojë në


atë godinë të rëndë të kryeqytetit. Karriera
e tij prej njëzeteshtatë vitesh pak kohë si
hetues i policisë gjyqësore dhe si drejtues
i kësaj njësie e më pas si prokuror, e kishte
kalitur dhe sprovuar. Kishte spikatur me
çështjet e rëndësisë së lartë që kishte trajtuar.
Njihej për karakterin e hekurt. U kishte
bërë ballë presioneve dhe shantazheve të
krimit e të politikës. Jeta modeste dhe e
kufizuar dëshmonte ndershmërinë dhe
përkushtimin e tij. Me aftësinë, përvojën
dhe pjekurinë, mbante peshën kryesore
të proceseve të vështira. Tashmë ishte
një burrë dhe prokuror i afirmuar. Ishte
i zhveshur nga emocionet dhe pasionet,
kompetent dhe i ftohtë në vendimmarrjet
e tij. Kur kthente kokën pas dhe kujtonte
atë rrugë të jetës së vet, i dukej se misioni
i tij ishte pikërisht ndeshja profesionale me
krimet e kriminelët, me ata njerëz që duan
të ta vrasin shpresën për të jetuar, njësoj si
kafshimi i mollës në zyrën plot tym duhani.
Njeriu mbetet mister dhe i keqi i vetes, endej
në mendime Martini. A nuk na vjen gati çdo
gjë nga njeriu? Kush ka vrarë më shumë se
njeriu njeriun? Sa njerëz kanë vdekur nga
- 24 -

kafshimet e ujqërve apo qenve? Sa jetë kanë


marrë gjarpërinjtë apo arinjtë? Po njeriu, sa
njerëz ka vrarë? Kur do të shpëtojmë nga
vetja?!
Përballë vetes iu faneps njeriu i guvave.
Tani njeriu i ngopur nuk ka nevojë të hajë
njeriun, por e vret dhe ikën duke parë ftohtë
nga pas currilat e gjakut. Mbetemi njerëz
guvash në kohë moderne! Kjo ishte një
britmë tjetër e brendshme e Martin Gurit.
Askush nuk e dëgjonte.

***

Vetëm një ditë më parë ai arriti të


përmbyllte konkluzionet përfundimtare për
çështjen më të nxehtë që kishte tronditur
gjithë opinionin publik. Bëhej fjalë për
dosjen në ngarkim të Marjan Bojës, emër
shumë i lakuar, një eksponent kryesor i
krimit të organizuar, nga më të rrezikshmit
në vend. Pas rreth një viti hetime, ndjehej
i lehtësuar se do t’i jepte fund këtij procesi
kompleks. Të pasnesërmen, Martini do të
shpaloste para trupit gjykues, pretencën
e tij më të rëndësishme. Ishte i bindur se
me provat e grumbulluara, me arsyetimin
- 25 -

bindës që kishte bërë, gjykata do ta gjente


me vend ta dënonte rëndë të pandehurin
Marjan Boja.
Media, gjithë këta muaj, çfarë s’kishte
komentuar për mekanizmin si funksiononte
ky njeri me veprat e rënda që kishte kryer.
E kishin etiketuar herë si baron droge dhe
herë si super killer. Kishte në ato lajme
sensacione, ekzagjerime, keqinformime,
kryetituj. Ishin bërë lëmsh në atë çështje:
vrasje pa autor, atentate mafioze në mes
të kryeqytetit, trafik ndërkombëtar droge.
Prej muajsh, në gazetat kryesore zinte faqet
e para fotografia e autorit të arrestuar dhe
titujt bombastikë, që dashje pa dashje,
e kishin bërë emrin më të famshëm në
qarkullim.
Martin Guri, nuk blinte kurrë gazeta
në kioskat e Tiranës. Ai rrallëherë ndiqte
edhe ekranistët me lloj -lloj teorish absurde,
vetëm e vetëm për t’u dëgjuar nga audienca.
Kishte kohë që ishte distancuar nga
media,pasi e cila sipas tij, shumë prej tyre
kishin një partneritet të sheshuar me krimin
dhe financimet e tij. Në shtëpinë e tij nuk
ndiqeshin kurrë kronikat apo debatet për
krimet, jo thjesht se fëmijët lëndoheshin,
- 26 -

por sepse siç thoshte Martini: “Aty fliten


vetëm ato që nuk vlen të dëgjohen”. Ndiente
një angështi të përhershme, pasi nuk kishte
ditë që mediat nuk mbusheshin me imazhe
kriminelësh, gangsterësh dhe prostitutash
që shkonin me ta. Njerëzit e hiçit bëhen
heronj dhe modele, kjo është vetëvrasja jonë,
ky është kthim te krimi i guvës, thoshte
Martin Guri. Shpesh, kur ishte vetëm në
makinë apo zyrë, shfrynte me zë: “Mjaft! Po
vrisni rininë! Mjaft!”. Jo rrallë i shkonte në
mendje që të shfaqej në emisionet direkte e
tua plaste ballazi: “Ju jeni zëdhënës të krimit!
Ju duhet të jeni në bankën e të akuzuarve!”
Misioni i tij ishte të ndeshej me krimin,
ndërsa ata ekranistët, jo në pak raste,
paguheshin nga krimi. Si ta mbrojmë
jetën, si duhet bërë që të flitet më shumë për
jetën? Nuk priste më përgjigje. Ndjehej i
vetëm në këto thirrje të dëshpëruara. Në
çaste të mbingarkuara i vinin në mendje
fjalët e mësuesit të letërsisë, që e kishin
shenjuar nga rinia: “Bota nuk ndreqet duke
u ankuar, por duke bërë shumë mirë atë
që di të bësh më mirë…Vetëm kjo mund
ta ndreqë botën!” Këtë kishte bërë përditë
Martini, por tani befas ndodhej përballë
- 27 -

një dileme që nuk dinte si ta zgjidhte. Ah,


sikur të jetonte ende mësuesi i letërsisë…
Vetëm atij mund t’i rrëfehej dhe me siguri
do të merrte këshillën e duhur. Nuk besonte
të shkonte në varre dhe të lutej. Ishte soj
tjetër Martin Guri. “Vijo të bësh atë që di të
bësh më mirë”, i tingëlluan si poezi fjalët e
mësuesit. Dhe ashtu bënte në atë turbullirë
që sikur e çonte drejt guvës.
Takimi i asaj pasditeje nuk ishte si të
gjithë ato para dhënies së pretencës. Ajo
bisedë kishte qenë e kobshme. Marjan Boja,
krimineli që priste dënimin, i përshfaqej si
fantazmë.
Tensioni dhe nervozizmi e kishin
pushtuar ethshëm. Në jetën e tij kishte
kaluar shumë situata me adrenalinë të
lartë, rreziqe, triumfe, dështime, dyshime,
por kjo ngarkesë psikologjike nga ai takim,
ishte krejt tjetër gjë. Po përjetonte një ankth
të paprovuar. Kërkonte në mendjen e tij
një vendim, një rrugëdalje për të shpëtuar
prej këtij qerthulli, ku ishte futur i gjithi.
Treste shikimin në terrin tej dritares dhe
brenda vetes i shtohej rrëmuja. Pasiguria i
shkaktonte panik.
U ngrit nga kolltuku dhe shkoi sërish në
tryezën e punës, para kompjuterit. Donte të
- 28 -

shkruante diçka. Hoqi dorë. Nuk mundej.


Asgjë nuk i vinte në mendje. Mori pretencën e
shkruar për Marjan Bojën, ashtu të printuar
siç e kishte lënë që në mëngjesin e asaj dite
sipër tryezës, dhe filloi ta lexonte. Ishin
shumë faqe të ngjeshura e të radhitura mirë.
Në të ishin renditur episodet e krimeve që
kishte kryer autori. Mekanizmi i ngjarjeve,
provat, arsyetimi i akuzave të ngritura,
analiza juridike. Të gjitha ishin përshkruar
me detaje. Vrasje, trafik droge, atentate. E
gjithë situata e rëndë kriminale e vendit ishte
e përmbledhur në atë pretencë. Episodet e
përmendura aty ndodhnin rëndom në vendin
e tij. Shumica të pazbuluara. E kishte lexuar
dhe ripunuar disa herë. I bëri dhe një lexim
diagonal të gjithës dhe u sigurua, se ishte krejt
e plotë panorama e krimeve të Marjan Bojës.
Nuk kishte përqendrim të korrigjonte asgjë,
edhe po të donte. Arsyetimi i tij profesional
ishte shterur.
Ndjehej si i shpartalluar. Ishte thuajse i
dorëzuar. Në atë moment, krimet e Marjan
Bojës peshonin më pak se ajo që i rëndonte
plumb në gjoksin e tij. Mendoi të hapte
kasafortën e zezë që ishte e ngulur në mur,
bash në të majtë të poltronit ku ishte ulur.
- 29 -

Në atë kasafortë metalike mbante gjërat


më sekrete të dosjeve të tij: transkriptime
bisedash telefonike mes personash me
influenca të mëdha, dokumente shumë
sekrete që vetëm ai duhej t‘i dinte, fotografi
e video-përgjime, që lidheshin me çështje
bombastike, pistoletën e punës që rrallë e
merrte me vete, si dhe një orë të vjetër të
babait që e mbante si relike.
Mendoi sërish t‘i bënte një telefonatë
Elizës, bashkëshortes së tij, që t’i thoshte për
vonesën. Hezitoi. Dihet kodi i prokurorit:
jo telefonata. Ai përherë kthehej në shtëpi
dhe ajo përherë do ta priste me buzëqeshje,
sado vonë të ishte. Sytë e Elizës ishin sy të
vërtetë, për atë dhe fëmijët e tyre.
Nuk dinte sa e gjatë do të ishte ajo natë
në vetminë e tij. Mbase do ishte nata më e
gjatë e jetës. Iu bë sikur po thinjej krejtësisht
nga terri që i kishte pushtuar shpirtin.
Kujtoi fjalët e gruas që ia kishte përmbysur
gjithçka dhe i kishte mbjellë dëshpërimin e
thellë në zemër e në shpirt.
“Bëje për mua, Martin! Unë jetoj vetëm
për të! Bëje të lutem!”
Ishin fjalët e saj, të ngulura si shpatë e
helmatisur në gjoksin e tij. Ai e kishte parë
- 30 -

drejt në sy, në ata sy të çuditshëm. Kurrë


nuk kishte ndier një imponim të tillë. Toni
i prerë që vinte pas lotëve, sikur thyhej
mbi shkëlqimin e unazës me diamant
të shtrenjtë. Duke rrëfyer, me një lloj
delikatese i pat thënë: “Bëje, para se unë do
të flas përsëri, por nuk do të flas më si tani!
Bëje dhe për veten tënde.”
Ajo e kishte mbyllur derën me një për-
plasje të butë. Nuk kuptoi se si ajo kërcitje e
lehtë dere, iu duk si një kërcëllimë arkivoli.
“Bëje para se unë të flas përsëri, por jo
më si tani!”
I buçisnin brenda vetes këto fjalë,
i kumbonin fort. E trondisnin. E
gjunjëzonin. Asgjë që kishte kaluar, nuk
ngjasonte kurrkund me furtunën e krijuar
nga Arjana. Ajo nuk i kishte sjellë asnjë
informacion që mund të ndikonte në
pretencën përfundimtare, veç atij vezullimi
marramendës të unazës me gur diamanti.
Ndjeu një lodhje të brendshme. Ishte i
këputur. E kishin mbuluar djersë të ftohta
dhe po e linin fuqitë. Gotën e uiskit e mbushi
sërish, për të disatën herë. Jashtë ishte një
i ftohtë i akullt, por brenda tij po vlonte
një vullkan. I dukej se gjoksi, si një krater i
- 31 -

madh i mbushur, do t’i shpërthente duke e


djegur të tërin me gjithçka kishte ndërtuar
me mund në gjithë këto vite.
Ai nuk e kishte kuptuar që ishte njeriu më
i lumtur, deri para atij takimi. Nganjëherë
duhet të ndodhë diçka, qoftë dhe një bisedë,
që të trondisë thellë. Rikthimi në atë që
mund të ketë pasur kuptim, të bëhet mision
i pamundur.
Kapitulli II
Triptik kujtimesh

A shtu i dërrmuar siç ishte, i mblodhi


fuqitë e fundit si të qenë ushtarët e
një post-Vaterloje dhe u nis për në shtëpi.
Qëndrimi brenda atij kubi të mjegullt
nuk mund të zgjaste deri në mëngjes. Po
asfiksohej e, për më tepër, hija e Arjanës i
spërdridhej shtëllungave të tymit të duhanit.
Eliza po e priste si zakonisht, me darkën
e shtruar mbi tavolinën e kuzhinës. Aty
hanin edhe mëngjesin, së bashku. Tryezën
e madhe në dhomën e ndenjes e shtronin
vetëm kur vinin miq. Ajo nuk e kuptonte
qartazi gjendjen e Martinit, sepse ai thuajse
gjithmonë vinte i lodhur në shtëpi. Edhe
kur ishte me humor të mirë, ndodhte që një
telefonatë t’ia kthente përmbys gjithçka.
Por, pavarësisht të gjithave, fundjavat
dhe ditët e pushimeve Martini ia kushtonte
- 33 -

familjes së tij, me ndonjë përjashtim të rrallë.


U dedikohej tërësisht atyre, sepse kishte
nevojë të zhvishte lëkurën e prokurorit për
të gjalluar si njeri i thjeshtë dhe familjar i
përplotur.
Të gjitha sulmet, provokimet, vështirë-
sitë dhe sfidat i kishte përballuar me forcat
e veta, deri këtë pasdite, kur Arjana u shfaq
në zyrën e tij. Rastet e tjera e vinin përballë
krimit, por ai shtrëngonte ligjin në dorë dhe
vijonte. Porse ky rast përfshinte familjen
e tij, madje kërcënonte themelin e saj,
marrëdhënien me Elizën. Arjana i paskësh
hedhur lakun në fyt lumturisë familjare të
Martin Gurit dhe me gjasë, mund ta tërhiqte
këtë lak deri në frymëmarrjen e fundit.
Teksa bënte sikur hante darkë (oreks nuk
kishte fare), përvjedhurazi shikonte Elizën.
Ajo bënte çmos ta relaksonte Martinin; herë
duke i treguar ndodhitë e ditës me fëmijët,
herë duke i përcjellë ndonjë episod nga jeta
përreth, herë duke e ledhatuar në kalim e
sipër, ndërsa shkonte t’i sillte një frut a një
gotë ujë.
Eliza sillej si ajo flutura rrotull llampës
dhe Martini vuante frikën se mos ajo do të
përplasej në të dhe do të binte shakull në tokë.
- 34 -

E shikonte si asnjë herë tjetër dhe nuk


shprehej dot. I vinte ta strehonte brenda
grushtit të tij që jo Arjana, por as vetë djalli
të mos e gjente dot. Ndërmendte rrugëtimin
e gjatë për të mbërritur te kjo që kishte me
Elizën, lumturi që për asgjë në botë nuk
donte ta humbiste.

…Kishte qenë një nga ato ditët e


zakonshme të punës, kur Artur Rrasa i
pati thënë: “Dashuria është si rrufeja, nuk
bie dy herë në të njëjtin vend! Eliza duket
e mrekullueshme, duket që është fati yt i
shkruar. Më beso!”.
Fjalët e Arturit qenë trokitja në zemrën
e Martinit, në jetën e tij të pushtuar nga
letrat dhe zyra. Ulur në një birrari, Arturi
kishte këmbëngulur: “Mos e humb këtë
rast, Martin. Jeta nuk është vetëm punë
dhe ti je njeri, si gjithë të tjerët. Do të më
kujtosh. Mos më thuaj asnjë fjalë. E pashë
në vështrimet tuaja, diçka ka lëvizur”. Me
Arturin kishte folur sa e sa herë për vajza
të ndryshme, por kurrë me atë pasion dhe
seriozitet si për Elizën.
Martini i fshihte emocionet, po më në
fund qe dorëzuar dhe ia kishte pohuar se
- 35 -

ndjente për të dhe ky ishte një mundim që


po e trandte. “Turi, je nga të paktët që di të
shohësh brenda meje dhe e paske kuptuar”,
i kishte thënë e të dy kishin qeshur me
gëzimin e një fati në mes. Për Martinin, Eliza
ishte ajo vajza që ëndërronte dhe priste prej
vitesh. Heshtazi, ai besonte fort se një ditë
do të takonte në jetë një vajzë si ajo.
U martua me Elizën, në kohën kur
punonte në policinë gjyqësore. Ajo, e
sapodiplomuar në letërsi, punonte si
zëdhënëse për mediat në institucionin, ku
Martini sapo ishte emëruar si drejtues. Pas
martesës ajo iu përkushtua mësimdhënies,
duke zgjedhur të mos qëndronte në një
punë me të shoqin.
I kujtohej sikur të kishte ndodhur sot
dita kur e kishte parë Elizën për herë të parë.
Ai qe shtangur nga ajo vajzë e qeshur, me
sytë që i shkëlqein sa edhe errësirën e bënin
dritë sy të zhdërvjellët dhe plot jetë. Kishte
ndjerë një pickim thellë në kraharor. Ai
“pickim blete”, siç e thoshte shpesh Martini,
dalëngadalë kishte ardhur duke ia mpirë
muskujt e zemrës. E kishte kuptuar një
ditë, kur i dukej se ndiente pulsimin e fortë
të gjakut në vena; instinktivisht kishte vënë
- 36 -

dorën në gjoks për të dalluar atë thumbim


që buronte nga muskujt e zemrës dhe
shpërndahej në të gjithë trupin e tij. Ky efekt
përforcohej sidomos kur sillte në mendje
portretin e saj apo idenë se ajo ishte diku aty
nëpër zyra, duke komunikuar me kolegët për
njoftimin zyrtar të ditës. Shkurt, ai e kishte
kuptuar dhe besuar se dashuria për Elizën
ishte e vërtet. Por si njeri me vetëkontroll të
fortë, nuk dinte ta menaxhonte këtë vullkan
që i kishte shpërthyer në kraharor dhe
po ia merrte frymën. Gjthçka duhej bërë
në heshtje, pa rrezikuar që lidhja e tyre të
cenohej pa u mbrujtur mirë akoma. Kujdesi
dhe maturia e tij provonin se dashuria
tashmë ishte ngjizur.
Në pamjen e parë, Eliza dukej sikur i
merrte lehtë punët e po me lehtësi i kryente.
Ajo i jepte Martinit ndjesinë sikur njiheshin
prej kohësh, ndonëse qenë takuar vetëm
disa ditë më prë. Qeshte me gjithë shpirt me
batutat që shkëmbenin, si një mike e vjetër
që ia dinte gjuhën. Edhe asaj i pëlqente
Martini, ashtu siç ishte; i heshtur, serioz, i
komunikueshëm, dashamirës dhe korrekt.
Kur është fjala tek “menaxhimi” i këtij
vullkani romantik, Martini nuk shfaqte
- 37 -

ndonjë përvojë kushedi se çfarë dhe, ndonëse


ruhej të mos i binte në sy as vetë Elizës, në fakt
qe mision i pamundur. Ndjente gjithnjë një
gjendje të pakuptueshme ankthi, mpirjeje,
frike dhe trazimi. Këto gjendje emocionale
i përjetonte në shtëpi, por edhe në zyrë apo
në rrugë, aq sa filloi ta konsideronte veten si
një “pacient” me sëmundje zemre.
-A thua Eliza po luan me mua?- Dyshonte
nganjëherë nisur nga sjellja e çiltër dhe liria
që ajo i jepte vetes në bisedat me të. Nuk
gjente guxim t’ia tregonte kufirin. Pastaj
mendonte se ajo as që e konsideronte fare
atë ndjenjën për të cilën po vuante Martini.
I vinte inat me veten, që nuk po arrinte të
depërtonte dot në emocionet e saj. Sa më
shumë ligështohej ai përballë saj, aq më
shumë e shtonte ajo dozën e refuzimit dhe
misterit, duke e sfilitur atë. Arriti edhe të
arsyetonte si dyshues e mosbesues: Mbase
kërkon ta ketë mirë me shefin, siç bëjnë
shpesh vajzat pa karakter, të paafta, frikacake
që, për të mbajtur vendin e punës janë gati të
sakrifikojnë gjithçka, përfshirë ndjenjat dhe
dinjitetin.
Ishte në një luftë të panjohur me
vetveten, ndaj paragjykimet e tij përfshinin
- 38 -

edhe Elizën, e cila nuk ishte një nga ato


femrat pa karakter që dyshonte Martini. Në
fakt, ishte mefshtësia e tij që nuk po thyente
dot akullin për të folur haptazi me Elizën.
“Unë jam një qullac klasik për këto punë”, i
thoshte gjithnjë e më shpesh vetes, ndërsa
përpiqej t’i dilte për zot situatave të vështira
që s’ishin gjë tjetër, vetëm dashuri.
E gjithë frika e tij përmblidhej te një
togfjalësh i tipit “faleminderit, por unë ju
respektoj thjesht si koleg dhe nuk ndjej
asgjë tjetër për ju”, që Eliza mund ta
kishte në majë të gjuhës. Droja se mund të
ndodhte kjo, e bllokonte Martinin. Nuk e
kalonte dot cakun. Në gjithë sjelljen e saj,
Eliza reflektonte korrektesë maksimale dhe
etikë të lartë komunikimi me zyrtarët. Me
Martinin kishte një energji tjetër, veçmas
në fund të ditës, kur punët kishin mbaruar
dhe secili nga kolegët ishte më i çlirët. Në
këtë ajër vinte edhe ngacmimi i provokimit
të saj, që Martinit i mbetej si një sëmbim në
zemër. Prej aty duhej të nisej të nesërmen
në rrugën e gjatë drejt Elizës. E ndjente se
diçka e veçantë ndodhte në përballjen me të.
Ishte një farë sikleti, turbullimi dhe tundimi,
jo thjesht nga instinkti mashkullor ndaj një
- 39 -

femre të hijshme e të bukur, siç ishte ajo.


Nuk ishte një flakërimë kalimtare. Dita-
ditës, Eliza do ta pushtonte dhe sundonte
krejtësisht, në qenien e tij mashkullore.

***

- I thuaj Elizës të vijë në zyrën time, -


i kërkoi Martini punonjëses së zyrës së
personelit, një mesogrua që sa herë hynte
në zyrën e tij, mbante një dosje në dorë. Ajo
merrej me rinovimin e dosjeve të personelit
dhe me korrespondencat e ditës.
Pas pak, Eliza hyri pa trokitur. Priste në
këmbë, pa folur.
Ai e vështroi gjatë… interesant si nuk
e kishte kuptuar sesa shumë e kishte marrë
malli për të. Sa dëshirë kishte ta përfshinte
në krahët e tij të fortë dhe ta puthte me afsh,
por u mjaftua duke folur me zë të ulët nëpër
dhëmbë:
- Ju zonjushë, nuk trokisni asnjëherë
kur hyni në zyrën e tjetrit? – Qortimi me
gjysmë shaka, nuk i përgjigjej fytyrës së tij
që ai sforcohej të dukej sa më serioze.
Eliza tashmë e gjendur e papërgatitur
dhe e befasuar nga ky reagim i Martinit, ishte
- 40 -

skuqur deri në majë të veshëve. Pëshpëriti


diçka nëpër dhëmbë duke u dridhur si një
gjeth vjeshte, kur e fryn era.
- Më falni, pa dashur, nuk e di si ndodhi,
se ku isha me mendje…
Më pas priti në këmbë për të marrë
detyrën apo porosinë, për të cilën qe thirrur.
Ajo punonte ngushtë me lajmet e ditës, i
ndiqte me kujdes të gjitha prononcimet
e komentet që lidheshin me punën e
institucionit. Përpilonte po me kujdes dhe
konsultonte mesazhet që dilnin në publik si
zëri zyrtar i policisë gjyqësore. Nuk i dilte
koha për të dalë nga zyra, as për kafe. Për
shkak të dinamikës së rritur të punës, koha
e lirë kishte marrë fund për të gjithë. Baret
pranë institucionit të tyre frekuentoheshin
rrallë e më rrallë nga personeli i zyrave.
- Të lutem, më përgatit një material
deri nesër për zhvillimet e muajit, ngjarjet
kryesore dhe finalizimin e hetimeve për
çështjet e përfunduara. Pastaj Martini ngriti
kokën nga dosja mbi tavolinë, dhe vazhdoi
duke e parë drejt e në sy:
- E kam shqetësim hallakatjen shpër-
thyese të disa opinionistëve mediatikë; ditët
e fundit po diskutojnë në tym për punën
- 41 -

tonë. E lexova përmbledhjen tënde me


komentet e mediave. Ata po komentojnë
edhe çështje konkrete, duke dhënë detaje
dhe aludime sensitive, që na shkatërrojnë
hetimin. Mendo për çështjet delikate që ato
trajtojnë dhe prononcimet që duhet t’ua
përcjellim si informacion. Ne duhet të japim
atë që duam ne dhe që është në interes të
publikut, por edhe në interes të hetimeve
dhe luftës ndaj krimit. Nuk kemi nevojë
ne për fushatë reklamash nga mediat apo
opinionistë të ndryshëm. Ata kanë nevojë të
kenë lajme nga ne. Përpilo një draft që të
jemi koncizë dhe të drejtpërdrejtë, pa dhënë
detajet që na dëmtojnë.
I dha këto porosi, uli kokën për të
vazhduar me dosjen që kishte përpara dhe
heshti, duke lënë të kuptohej se ajo duhej të
largohej.
Eliza po qëndronte ende në këmbë në mes
të zyrës, si e ngrirë. Shënoi diçka në bllokun
që mbante në dorë. Nuk foli. Përshëndeti me
kokë sikur të thoshte një “mirupafshim” të
bërë copa-copa, dhe u kthye nga erdhi. Sytë
i ndjeu të njomët. Asnjëherë nuk troket…
zyrën e tjetrit. Asnjëherë. Ju zonjushë... Një
material. Deri nesër. Sensibilizimi. Delikate.
- 42 -

Detaje. Konçize..., i ushtonin në kokë fjalët


e Martinit.
Megjithë bisedat e shpeshtuara,
prekjet e imëta, që veç e ndiznin zjarrin
brenda tyre, kaluan disa kohë deri kur, një
fundjavë, Martini mori guximin për të lënë
takim pas pune me Elizën. U takuan diku
afër Bibliotekës Kombëtare, ku shiteshin
libra në kioska dhe në rrugë, CD muzike
në dyqane dhe bëhej muzikë në rrugë, aty
ku kryqëzoheshin lutjet e njerëzve drejtuar
Zotit dhe ku ngrihej minareja e një prej
xhamive më të vjetra të Tiranës... shkurt, në
një vend për t’u mbajtur mend.
Ishte hera e parë që ndodheshin jashtë
mjedisit zyrtar, vetëm për vetëm.
- Tirana është e bukur dhe unë e dua
shumë. Më duket si një shtëpi e madhe
ku jam rritur. Edhe pse ka ndryshuar
shumë dhe nuk e gjej atë Tiranën time të
dikurshme, të cilës ia njihja çdo skutë. Nuk
e di, si ndjehesh ti, Eliza, në këtë qytet? – e
pyeti ai, duke u rrekur t’ia lexonte përgjigjen
në sy.
- Edhe për mua Tirana është e bukur,
por ne shkodranët e duam ma shumë
Shkodrën. Sa herë kthehem në Shkodër,
- 43 -

kuptoj sa shumë e lidhun jam me te.


Qytetet e lindjes janë si nanat, ani pse
largohemi prej tyne, prehnin e kanë të
pakrahasueshëm me çfarëdo luksi, ku
mund ta vemë kokën. Shkodra, për fat, nuk
asht transformu kaq shumë sa Tirana, që po
bahet metropol. Të më besosh, - ndryshoi të
folurën ajo, si e rikthyer në Tiranë, - e quaj
të paarsyeshme lëvizjen thjesht për të qenë
banor i metropolit. Njeriu ka dy jetë: jeta
që jetohet me të tjerët dhe jeta që jetohet
brenda vetes. Të dyja këto, unë i kam të
lidhura pazgjidhshmërisht me qytetin tem.
Më duket tradhti t‘i shkëpus nga njana-
tjetra.
Theksi dhe melodia në të folurën në
dialekt të Elizës, e emocionoi më shumë
Martinin. Donte që ajo të fliste, të fliste e
të mos pushonte, si një koncert me jare
shkodrane, që atij i pëlqente t’i dëgjonte në
udhëtime. Biseda mori udhë dhe ajo pranoi
pa drojë ta vazhdonin shëtitjen me makinë.
Duke e pasur aq pranë, ai nuk e kishte
shumë mendjen as tek biseda, as tek
rruga. Ishte si i mpirë, i pasigurt, në një
si kalamendje mes qiellit dhe tokës, midis
ajrit dhe grimcave të shpirtit, mes reales
- 44 -

dhe ëndrrës. Kishin udhëtuar larg, pa e


kuptuar. Secili meditonte me vete. Rrallë
e thyenin heshtjen me pyetje e përgjigje pa
ndonjë tematikë të caktuar. E kishin lënë
pas Tiranën...
Nga Kalaja e Rozafës, Shkodra dukej e
zhytur në një bukuri mistike. Ata vështronin
poshtë qytetin që sikur pluskonte në liqenin
dhe lumenjtë e tij, mbushur me dritë cep
më cep, një ndriçim që shkëlqente në atë
pragmbrëmjeje. Eliza kishte shtangur. Ishte
në qytetin e saj, që e donte aq shumë. Po
ashtu edhe Martini. Si një statujë shikonte
qytetin e rrethuar nga liqeni, lumejtë, malet
e larta tutje...
- E di Martin..., - nisi të fliste dhe sakaq
iu këput zëri. - Në kalanë e Rozafës me ty,
në qytetin tem! As e kisha përfytyruar kurrë
se mund të isha këtu me ty. Të isha me ty,
këtu?! Është krejt si andërr.
Dhe ngadalë, butësisht ajo u shndërrua
në një qenie sentimentale, duke nxjerrë nga
vetja krejt ndjesitë e brendshme të fshehura
prej kohësh në zemër. Ata ishin dashur të
dy prej kohësh, por njësoj si Martini, edhe
Eliza ishte treguar e rezervuar; jo si shenjë
refuzimi. Ishte mburoja ndaj një ndjenje të
- 45 -

fortë e të vërtetë për Martinin, drejtorin e


saj. Tani ishte me të, në kalanë e qytetit të
saj, dhe e gjitha kjo i krijonte imazhin e një
ëndrre.
- Elizë,- i foli vetes,- ti e di sa peshë ka e
gjithë kjo!
Dhe ai:- Zgjohu Elizë, ja ku jemi. Të
dy ne, këtu… – sikur fliste me një zë që e
dëgjonte vetem ai.
Dora e Martinit u zgjat në fillim me
drojë dhe preku të sajën. Ajo nuk u tërhoq,
nuk lëvizi. E vështroi ngultaz në sy, me
një lumturi që i shkëlqente fytyrën, sikur
e kishte pritur prej kohësh këtë çast. Nuk
pritën më, zjarri që i digjte në kraharor
shpërtheu vrullshëm dhe ata u gjendën në
krahët e njëri- tjetrit, nuk rezistuan më. Një
zjarr i madh po i përvëlonte zemër e buzë,
pa e kuptuar buzët e tyre ishin ngjitur duke e
dëshiruar shuarjen e atij zjarri që po i digjte
si prush, u puthën gjatë. Sikur ishin krijuar
enkas për njëri-tjetrin, me të gjitha shpresat,
ëndrrat, me të sotmen dhe të nesërmen e
tyre, me ditët e ngrohta me diell, por edhe
me ato me re, me stinët e me motet.
Ishte muzg i vonë. Në atë cep të Rozafës
ishin vetëm ata të dy, në gjysmë errësirë, në
- 46 -

gjysmë dritë, si mirazh. Kështjella dukej e


pushtuar prej tyre, ndërsa ata të pushtuar
prej vetes.
- Mos me pasë fatin e Rozafës, Martin!
- Është legjendë, mit, baladë! Pse me e
pasë fatin e Rozafës, ti?
- Puna jote Martin, detyra, gjithçka…
Janë një sakrificë e madhe. Por, nëse do
të duhet, unë jam këtu për ty! Të du fort,
Martin Guri! – i pëshpëriti Eliza e strukur
në përqafimin e tij.
- E ke nga dashuria, dhe ashtu është.
Kur e do dikë, ke frikë për atë dhe veten,
si unë për ty! – ishte mënyra e tij për t’i
thënë se e donte, po aq fort. Pastaj heshtje.
Qëndruan gjatë ashtu në krahët e njëri-
tjetrit, në lëkurën dhe frymën e njëri-tjetrit.
- Eliza, e kam pritur tërë jetën këtë ditë,
ndoshta edhe më parë se të njiheshim.
Atë natë, me gjithë lutjet e Martinit për
të qëndruar në Shkodër, Eliza këmbënguli
të ktheheshin në Tiranë.
- Po nesër?
- Nesër është e diel, - i tha buzagaz ajo.
- A do të jemi përgjithmonë bashkë? - e
pyeti Martini para se të niseshin dhe Eliza
ende e futur në gjoksin e tij, tundi kokën
- 47 -

duke pohuar dhe sytë i shkëlqenin nga


lumturia. Ky është Martini im, pohoi ajo
me mendje e zemër ende e ndrojtur dhe
heshtja e saj, fliste shumë, dashuria kishte
bërë strehë në zemrën e saj. Ishte dashuria
e parë që përvëlonte zemër e buzë sikur të
digjej jo flakë, por prush.
Pas mesnate kishte filluar një rigë shiu.
Një shi i lehtë, i shtruar dhe i ëmbël. Bota
ishte zhytur në qetësi. Trokitja e piklave në
xhamin e makinës u vinte si simfonia më e
mrekullueshme që mund të kishin përjetuar
ndonjëherë.
- Elizë, ti ke fuqinë të më bësh skllavin
tënd të përjetshëm. Më ke pushtuar Elizë!
- Të vjen keq? – e pyeti ajo me brishtësinë
e një fëmije.
Ai uli kokën disi i ligështuar, por nuk
foli. T’ia thoshte?! Çfarë t’i thoshte? Idiot.
E kur është diskutuar virgjëria e mashkullit?
As në matriarkat nuk është pretenduar. Mos!
Mashkulli ka lindur të pushtojë një grua.
Para se ajo të largohej drejt shtëpisë, aty
në trotuar, i pëshpëriti ngadalë në vesh:
- Më fal! Nuk jam si ty! Unë…, - dhe duke
i fshehur sytë e përlotur, vazhdoi,- Elizë, ti
je dashuria dhe jeta ime!
- 48 -

- Zot, sa e kam ëndërruar këtë çast


Martin! Ti je dashuria dhe jeta! Këtë kam
dashur ta them unë, por ti e the para meje.
Martin, ti je dashuria dhe jeta ime. Ne jemi
dashuria dhe jeta jonë Martin!
U ndanë me një puthje që nuk mbaronte.
Ajo shije nuk i shqitej Martinit gjatë gjithë
asaj nate që përkundej nën ritmin e atij shiu
të paqtë, siç ishte shpirti dhe e gjithë qenia
e tij.
Ajo mbrëmje do të mbetej mbrëmja më
e lumtur në jetën e tij.

***

Prej kohësh, Martin Guri nuk e kishte


risjellë në mendje historinë e dashurisë së
tij me Elizën. U desh trokitja misterioze
e Arjanës, që ai të peshonte sesa shumë
pasuri shpirtërore gjendej përreth tij e, për
më tepër, të kuptonte rrezikun e humbjes
së saj.
- Eli, unë po shkoj edhe pak nga studio
ime, të shoh nja dy gjëra. Shko ti e fli, se
unë mund të vonohem. Po më zuri gjumi,
fle aty... Mos u bëj merak, - i tha Elizës, e
cila mezi po duronte zgjuar.
- 49 -

- Mirë zemër, ti e di, por mos të të zërë


gjumi e ftohesh. Të paktën hidh diçka sipër,
nëse të vjen gjumë aty.., - e porositi me
merakun e saj e shoqja.
Martini ndërroi teshat dhe veshi ato që
mbante në shtëpi, një komplet sportiv me të
cilin ndjehej komod dhe e mbante ngrohtë.
Edhe pse po afrohej stina e pranverës, netët
ishin të bukura e të freskëta në Tiranë.
Studioja e Martinit ngjante më shumë si
zgjatim i zyrës së tij. Shumicën e punëve ai i
përfundonte këtu, në netët e gjata, në heshtje,
pranë dhe larg familjes. Qetësia mbetej
një nga çelësat e suksesit në përpunimin
e dosjeve hetimore. Puna në zyrë kishte
shpërqendrime; kryerjen e punëve ditore
që nuk lidheshin me dosjet nën hetim,
marrëdhëniet me institucionet që kërkonin
përgjigje, hyrje-daljet e kolegëve dhe shumë
e shumë angazhime të tjera. Këto e bënin
gati të pamundur fokusimin në disa detaje,
që në thelb përbënin shpeshherë pikën e
kthesës në procese delikate.
Ndezi njërën prej dritave të buta në studio
dhe pa nga kolltuku ku ulej zakonisht, para
se të merrte ndonjë dosje në dorë. Mbushi
përgjysmë një gotë me “Jegermeister” dhe u
- 50 -

rehatua në kolltuk duke shëtitur sytë nëpër


studio. Përveç rafteve të vogla me disa
botime profesionale në shqip dhe gjuhë
të huaja, në mur ishin të varura edhe disa
piktura, kryesisht të dhuruara nga miq të
ndryshëm dhe në raste të veçanta. Një ndër
to ishte një tablo nga Veriu, nga fshati ku
ai bënte pushimet verore gjatë fëmijërisë.
Vendlindja e babait të tij. Në biseda me
kolegët apo miqtë, por edhe me Elizën,
shpesh tregonte histori nga kjo periudhë
e bukur në kujtimet e tij, ndonëse nën
diktaturë dhe varfëri ekstreme. Njerëzit që e
rrethonin i jepnin dashuri e përkujdesje dhe
ky ishte përbënte thesari i Martinit atëherë,
por edhe pasi u burrërua.
E gjitha ç’i kishte ndodhur me Arjanën
në zyrë i ngjante me një rreshpe që po
kërcënonte ta vinte përpara. Ndjehej i vetëm
përballë stuhisë, rrebeshit, lumit, ortekut,
përballë së keqes!
Ajo tablo në mur dhe gjendja e tij e
rënduar shpirtërore, i ktheu pas si në një
film, ngjarjen tragjike të shumë viteve më
parë, kur ai qe dëshmitar i mbytjes së një
të riu në lumin e fshatit, ku po kalonte
pushimet. Edhe pse dhjetëra vetë u bënë
- 51 -

“gardh” për ta shpëtuar, nuk mundën.


Arritën veç të nxirrnin trupin pa jetë. Po për
të, kush do të bëhej “gardh” për ta shpëtuar
nga vërshimi i së keqes me emrin Arjana, që
mësynte drejt tij?
U tret në kujtimet e asaj që ndodhi vite
më parë në lumin e atij fshati të largët,
tragjedinë që preku çdo zemër.

...Ishte verë, vapë e padurueshme, si ditët


e gushtit. Luginën e ngushtë e përshkonte
një lum i bukur, që gjarpëronte duke i ndarë
malet më dysh. Shpatet e malit digjeshin
nga të nxehtit e madh, aq sa “piqej buka
në diell”, thoshte gjyshja e urtë e Martinit.
Sidomos ajo ditë e shtunë e mesit të gushtit,
të jepte një ndjesi angushtie në shpirt, të
dukej se dhe guri e druri lëshonin nxehtësi.
Nga sa të shihte syri në qiell e tokë, madje
dhe nga poret e njerëzve shpërthente një
zagushi e padurueshme. Nuk qëndroje
dot në diell. Duhej të gjeje një hije, të ecje
poshtë pemëve, të freskoheshe diku nëpër
burime dhe të shmangie ecejaket, sidomos
në mesditë.
Papritur qielli u nxi. Në fillim retë u
shfaqën në majat e vargmaleve në perëndim
- 52 -

të luginës, në “Bjeshkët e Pëllumbave”, siç


i quanin. Filluan pastaj të turreshin e të
shtynin njëra-tjetrën në drejtim të lindjes,
duke hedhur gjëmime e shkreptima të
largëta. Dora-dorës po afroheshin drejt
fshatit. Brenda pak minutash dita u
errësua, dheu dhe ajri u nxinë. Gjëmimet
e shkreptimat tashmë dëgjoheshin fare
pranë dhe kudo; sipër çatisë së shtëpisë,
majë lisave e plepave, pranë dritareve, fare
pranë lumit, pranë stallave të blegtorisë së
kooperativës, madje dhe ngjitur me avllinë
e shtëpisë ku rrinte Martini. Ishte errësuar
gjithçka, si në muzg.
Ai kishte hipur në pragun e dritares. E
hapte dhe e mbyllte. Në duar mbante librat
që mësuesja e letërsisë ia kish dhënë për
lexim gjatë pushimeve. Sodiste natyrën e
bukur që i shfaqej poshtë, deri në bregun
e lumit. Kushërinjtë e tij që banonin në
atë shtëpi, flinin në një dhomë më të
vogël, ngjitur me odën e miqve. Edhe ajo
gjëmonte në ato çaste. Era e fortë që do
të sillte rrebeshin, kishte filluar ta shtonte
uturimën e vet. Disa degë plepash të lartë,
ndoca njëzet metra larg shtëpisë, thyheshin
si krahë zogu. Gjithçka ndodhej nën
- 53 -

pushtetin e një furtune, uragani të beftë, që


po mbërrinte papritur. Pikat e para të shiut
po paralajmëronin stuhinë.
Martini kishte shumë dëshirë t‘i shikonte
pemët që përkuleshin si degët e shelgut në
rrymën e lumit, pa asnjë lloj shtrëngimi
e qëndrese. Donte të shihte tjegullat që
binin, të dëgjonte lehjen e pazakonshme
të qenve, blegërimat e deleve e dhive, dhe
pëllitjet e mbytura të gomarit që e kishte
haurin rreth pesëdhjetë metra larg shtëpisë.
Ai vëzhgonte sesi njerëzit shpejtonin,
vraponin të mbylleshin nëpër shtëpi, apo
në ndonjë strehë të përshtatshme, derisa
ajo stuhi të kalonte. Dikush, me ngut e
padurim, nxitonte të fuste bagëtinë e pakët
në strehime të sigurta.
Në të tilla raste, Martini kishte shumë
dëshirë të çelte kanatën e dritares, për të
shijuar deri në shpirt muzikën, lojën, valsin
e natyrës. Nënë Florija, e qortonte që të
bënte kujdes se mos ftohej. Por atë, gjithnjë
e më fort, gjithnjë e më thellë, natyra e
magjepste, e tundonte, e përthithte të tërin.
Sa për qortimet e nënë Florijes, nga një vesh
i hynin e nga tjetri i dilnin.
Rrebeshi erdhi. Furtuna e shiut mbërriti
me rropamë të fortë. Nuk mbante mend një
- 54 -

rrebesh të tillë. Gjëmime e vetëtima kaq


tronditëse, sa mend do të shembej gjithçka
mbi faqen e dheut. Toka shpërndante
një aromë të thartë dheu dhe si sfungjer i
djegur thithte shiun që kishte ardhur me
furi. Gjyshja e tij mërmëriste ca lutje, duke
e mbyllur me shprehjen, thënë me zë disi të
lartë: Zot na ruaj! Zot bëje mirë! Xhaxhai
dhe nënë Florija sakaq u futën në kuzhinë.
Dera u përplas fort, më shumë nga rrebeshi
e furtuna, sesa nga nxitimi i xhaxhait.
Kishin siguruar blegtorinë e paktë, kishin
mbyllur llozet, dyert, dritaret.
- Martin, eja shpejt në kuzhinë! Mjaft me
ato dritare hap e mbyll, - e qortoi xhaxhai,
i cili u sigurua që të gjithë ne ishin brenda.
- Na, merrini, vishni këmisha të tjera! -
këmbëngulte nënë Florija, duke u zgjatur
këmishat prej fanellate me mëngë të gjata.
- Tani në verë ftoheni më lehtë se në dimër!

Mërmërima e gjyshes kishte marrë zë në


atë hapësirë të pakët shtëpie: Zot, bëje mirë!
Edhe në kuzhinë, Martini sajoi vendin
pas xhamit të dritares duke u dhënë i gjithi
ndaj asaj që ndodhte jashtë. Strehët e
çatisë nuk pikonin, vërshonin si mbledhëse
- 55 -

përrenjsh të vegjël në kalldrëmin e pakët


të oborrit. Xhaxhai, me një xhaketë të
hedhur krahëve, doli për së dyti në oborr
dhe u nis drejt haurit të gjësë së gjallë.
Nënë Florija ndezi llambën e vajgurit. Ishte
bërë gjysmëerrësirë, ndërsa shkrepëtimat e
rrufeve njëra pas tjetrës zbardhnin me një
dritë të frikshme. Vetëm Martini priste me
padurim shkrepjen e radhës, krejt i çlirët,
i lehtë, sikur këtë kishte pritur me kohë.
I pëlqente shumë loja e një moti të tillë:
pafuqia e plepave, lisave, udhës, kalldrëmit,
haurit, strehëve; brishtësia e vazove të pakta
të luleve që nënë Florija i radhiste në dy anët
e oborrit, gjetheve të pemëve, që vërtiteshin
në syrin e rrebeshit, rrëkezave që gurgullonin
kuturu; tollovia e zyrave të kooperativës e
ndoshta dhe shpateve, majave të maleve. Të
gjitha ishin të pafuqishme përballë forcës
së natyrës. Vetëm përballë kësaj furie të
verbër, njerëzit ulnin kokën dhe kujtoheshin
se duhej lutur diku, mbi atë qiellin e nxirë,
diku ku përulësia vlente, ngjitej lart si
dëshirë e fundme. Ato kohë nuk lejohej
lutja, as falja te Zoti, por vetëm “besimi te
Partia”. Gjyshja e mençur vazhdonte në të
vetën: “Te Zoti duhet të falemi përditë, jo
- 56 -

vetëm kur troket moti i keq. Shumë vonë.


Tani prisni rrufetë nga i Madhi në qiell”.
Dhe vetë lutej, siç dinte ajo, në ritualin e vet
të përditshëm. Shpesh Martini përpiqej ta
imitonte, por duke sajuar lutjet e saj, atij i
vinte për të qeshur dhe largohej nga dhoma
duke përplasur derën. “Ah çamarrok, more
çapaçul, ti qesh me lutjet e mia?!” Kështu
ngrinte zërin gjyshja, por ai kishte rrëshkitur
në oborr. Ishin kujtime të shkuara.
Nuk e dinte sa kohë kaloi deri kur stuhia
filloi të binte. U qetësua, siç prehen shinat
e trenit pas kalimit të vagonit të fundit.
Kishte kaluar më shumë se një orë, ndoshta
dy, por mbante mend se, me t’u mekur
rrebeshi, kur qielli filloi të çelej, vrapoi drejt
lumit, siç bënte zakonisht.
-Lutjet e gjyshes sime na shpëtuan,-
thoshte me vete Martini, ndërsa afrohej
tërë kureshtje për të mësuar më shumë nga
turma, që shtohej si retë para stuhisë.
Kur mbërriti aty pa se në të dy anët
e lumit ishin grumbulluar me dhjetëra
njerëz; burra, gra, fëmijë e kureshtarë të
shumtë. Nuk e kishte parë ndonjëherë atë
masë të pakët uji, që të fryhej asisoj në
verë. Ndoshta dhe nga më të moshuarit e
- 57 -

fshatit nuk mbahej mend se kur ndonjë verë


tjetër, lumi të ishte mbufatur aq shumë. Uji
vërshonte krejt i turbullt. Heponte kurrizin
si një dem i murrmë, i çmendur, i gatshëm
të merrte çdo gjë përpara. Në sipërfaqen e
rrëmujshme të ujit dukeshin trungje të sjella
që nga malet, degë, kërcunj e gurë. Pastaj
dëgjoheshin zëra: “Sa gjynah, sa gjynah!”.
Sehirxhinj të shumtë anash, pranë, kudo.
Mes shkulmave të lumit dalloheshin dhe
dele apo dhi të mbytura. Në atë tollovi,
dikush bërtiti aq me gjëmë, sa të gjithë
kthyen kryet si me komandë.
- Çfarë është? Mos ra ndonjëri në ujë?
- Një njeri i mbytur! Një i mbytur! -
dëgjoheshin zëra të rrëmujshëm.
- Po sjell lumi një njeri të mbytur! - u
dëgjua një zë burri.
- Një njeri i mbytur?!
- Burrë? Grua? Fëmijë?

Martini shtangu. Ishte i vogël, ndaj


kishte zënë një cep dhe veç shikonte ç’po
ndodhte. Në fakt kishin shtangur të gjithë.
Si me komandë, të gjithë kureshtarët lëvizën
poshtë, aty ku shtrati i lumit zgjerohej, ku
qetësoheshin dallgët dhe lumi merrte disi
- 58 -

frymë. Edhe Martini lëvizi, vrapoi si të tjerët.


Zemra e tij nuk rrihte si gjithmonë. I ndjente
ato rrahje sikur po i dilte zemra nga vendi.
Po gjyshja ime u fal për të gjithë fshatin, pse
kështu? Pse nuk u dëgjua lutja e saj?
Njerëzit u bënë si një digë trupash.
Dy, tre, pesë, pastaj nuk i numëroi dot sa
të rinj e burra, të lidhur dora-dorës u futën
në ujë. Të kapur për sho-shoqin, po i dilnin
përballë rrjedhës së furishme të lumit.
- Kujdes trungjet! - bërtiste dikush.
- Kujdes gurët! - ia priste një tjetër.
- Kujdes mos rrëshqisni! Brinjas me
rrymën! Shtrëngohuni fort!

Ishte një burrë në mes të rreshtit, që


briste më shumë. Ai duhet të ishte dhe
i fortë dhe mjeshtër për të tilla situata.
Brenda pak minutash, njerëzit në dy anët
e lumit thuajse qenë dyfishuar. Të habiturit
ndiqnin me ankth ata që po i bënin pritë
rrjedhës së vrullshme të ujit. Ishin të gjithë
të tronditur dhe në tension.
- Po vjen! – u dëgjua një zë.
- Kujdes, shtrëngohuni fort!
- Brinjas me rrymën! - përsëriste me sa
zë kishte, burri në mes të lumit.
- 59 -

Ai ishte Sabriu, mësuesi i edukimit


fizik të shkollës. Ai po drejtonte. Të tjerët i
bindeshin. Ishte formuar një pritë njerëzore,
në pritje të një trupi që s’dihej i kujt ishte.
Martini arriti ta dallojë kur kufoma e të
mbyturit u ndal në gardhin e formuar.
Dëshironte me gjithë shpirt që aty të ishte
dhe ai. Si një hero, ose të paktën si një
qëndrestar në atë ditë kiameti, siç thoshin
të gjithë.
Kufoma i përkiste një djali, ndoshta
rreth të njëzetave, i cili siç u mësua më vonë
ishte nga një fshat i thellë i kooperativës
fqinje. Ka qenë duke kullotur tufën e dhenve
të kooperativës, kur kishte filluar rrebeshi
i tmerrshëm. Kishte rrëshkitur apo ishte
hedhur në lumë për të shpëtuar delet, këtë
nuk e dinte askush.
- Ç’rëndësi ka, - tha mësuesi i fizkulturës,
me rrobat e lagura ngjitur për trup. - I
gjori, u mbyt… – përmbylli Sabriu, që ende
kullonte ujë.
- Iku kësaj jete i ri, pa shijuar asgjë, -
shtoi me dhimbje dikush tjetër.

Njëri nga ata që sodisnin anës lumit


e njohu viktimën. Më të rriturit dhe të
- 60 -

moshuarit vendosën që trupin e të ndjerit


ta dërgonin në fshatin e tij me makinën e
kooperativës. U desh ca kohë për përga-
titjen e kufomës si e kërkonte zakoni.
Martini mësoi më vonë se në varrimin e tij,
të nesërmen e gjëmës, kishin marrë pjesë
thuajse e gjithë zona, si dhe drejtues të lartë
të Partisë e pushtetit në rreth. Nga bisedat
në shtëpi kishte mësuar se Sekretari i Parë
i Komitetit të Partisë, kishte premtuar se
bariu i talentuar, Hajri Kacani (kështu
quhej i mbyturi), do të shpallej Hero i Punës
Socialiste, për heroizmin e tij vetëmohues në
mbrojtje të pronës së përbashkët. Më vonë
për të u këndua këngë, por “Hero i Punës
Socialiste” nuk u bë. Ishte me probleme
në biografi. Daja i tij kishte bërë disa vite
burg për “agjitacion e propagandë” kundër
pushtetit popullor, dhe njerëz të tillë nuk
mund të shpalleshin kurrsesi heronj. Ç’fat
të keq kishte patur Hajriu i shkretë, si i
gjallë, si i vdekur...

***

Tani ishte vetë Martini në një rrjedhë të


frikshme, jo e dukshme si uji, por këmbët i
- 61 -

dridheshin pa gjetur dot taban. A do të bëhej


ai viktima e një lumi që fryhet papritur?
Sepse, ashtu krejt papritur erdhi Arjana në
zyrën e tij dhe, si një rrebesh vere u lëshua
mbi të pa mëshirë. A do të binte “dëshmor”
prokurori me një “cen” në biografi, ashtu
si djaloshi Hajri Kacani që e kishte dajën
armik të partisë?
“Armik i partisë!” Sa kohë kishte kaluar
pa e përmendur këtë togfjalësh tragji-
komik! Dikur, kjo sentencë shkonte e plotë
si “armik i partisë dhe i popullit”. Nënqeshi
me vete dhe u përpoq të kujtonte ndonjë
“armik të partisë e të popullit”.
Kur ishte fëmijë, nuk e kuptonte detyrën
e prokurorit dhe në shkollë nuk flitej shumë
për këto lloj funksionesh. Dënimi si “armik
i partisë dhe i popullit” ishte një damkë që
të vihej si vulë me hekur të nxehtë, si ato
që u viheshin skllevërve në kohët romake.
Damkosje, që do të ndiqte për gjithë jetën,
edhe kur të dilje nga burgu apo kur të
mbaroje dënimin. Ajo ishte vula në kurrizin
tënd dhe “cen” në biografi për gjithë fisin.
Në të ri, Martin Guri pyeste veten: Pse
nuk thuhet thjesht “Armik i popullit”? A
nuk ishte edhe partia një pjesë e popullit?
- 62 -

Po populli, a nuk e përfshinte brenda par-


tinë? Përse duhej ai togfjalësh dallues dhe
kundërvënës ndonjëherë?
Një ditë kishte pyetur të atin, me një
ndrojtje dhe frikë prej adoleshenti: “Po të
jesh armik i popullit, a nuk je edhe armik
i partisë? Pse përherë thonë “armik i
partisë dhe i popullit” dhe jo vetëm armik
i popullit?” Babai i tronditur nga ajo pyetje
kishte dyshuar se mos dikush tjetër e kishte
provokuar të birin, ndaj i qe përgjigjur
shkurt: “Partia është në krye, populli vjen
nga pas”. E kishte kuptuar që prindërit bënin
kujdes në biseda të tilla. Në shtëpi shpesh
përsërisnin se “edhe muret kanë veshë!”.
Kur e pati dëgjuar për herë të parë, Martini
qe habitur. Kishte kthyer shikimin nga
muret e shtëpisë, si për të dalluar “veshët”
që nuk i pa kurrë; për të ishte shprehja më
enigmë e prindërve të tij, derisa u rrit dhe
kuptoi...
Teksa endej nëpër kujtime e ngjarje të
jetës së tij, i ulur në kolltukun e studios,
Martini ndërmendi kur kishte parë për
herë të parë nga afër një prokuror. Atëherë,
jo vetëm që nuk dinte se ç’është dhe
ç’përfaqëson prokurori, por kurrë nuk e
- 63 -

kishte çuar nëpër mend se dhe vetë do të


ushtronte këtë detyrë.
Ishte historia dramatike e karrocierit të
mjerë, Rushan…
Karrocier Rushani, thuhej se kishte një
qerre me fëmijë, ardhur në këtë botë njëri
pas tjetrit, krye viti. Ai nuk pushonte së
punuari, por flitej se “kishte dorë”, pra vidhte.
Çdo mbrëmje, e ndalte një herë karrocën
në shtëpinë e tij, që ishte disi e shmangur
nga pjesa tjetër e fshatit, shkarkonte prenë
e ditës dhe pastaj shkonte te qendra e
kooperativës. Shkarkonte ndonjë torbë me
miell apo ndonjë zymbyl me bukë a misër,
grurë… “I zoti është Rushani, e nxjerr bukën
nga guri!”. Kështu thuhej. Në bindjen prej
fëmije të Martinit, karrocieri Rushan ishte
më shumë se ç’duhet, i ndershëm e fisnik.
Gojët e liga, ziliqarët dhe dembelët e fshatit
e merrnin gjithë ditën nëpër gojë. Nuk
besonte kurrë, as sot, që Rushani mund të
zhvaste ndonjë gjë nga transportet e ditës
në furrën e bukës, në dyqanin e fshatit apo
në baxhon e kooperativës e arat e mbjella.
Një ditë ndodhi hataja, një hata që në
atë fshat do të mbahej mend për një kohë
të gjatë. Martini e kujtonte shpesh e me
- 64 -

detaje atë ditë vere, kur i gjithë fshati ishte


në fushatën e korrjes së grurit, kërrusur
në punët e ditës. Martini ndodhej aty në
shtëpinë e xhaxhait, ku kalonte pushimet e
verës. I njihte të gjithë, se në beharin e çdo
viti ishte banori më kureshtar i atij fshati.
Babai e kishte edukuar që edhe pse i lindur
në Tiranë, të thoshte: “Jam nga Luginasi”,
fshati i tij i lindjes.
Martini kishte dalë në rrugën që kalonte
pikërisht nga shtëpia e Rushanit, e të nxirrte
tek lagjja matanë lumit. Aty dalloi nga larg
një makinë me dyer të hapura. Dukej se
shoferi po rregullonte pasqyrën e automjetit.
Një valë frike i përshkoi trupin. Ajo makinë
ishte jo dosido, por ashtu siç njihej, “gazi”
i Degës së Punëve të Brendshme! Të gjithë
e njihnin dhe e kishin frikë atë makinë. Pas
pak u drejtua nga shtëpia e Rushanit.
Prej makinës dolën dy policë. Pastaj një
burrë, veshur me kostum të zi. E njohu. Ishte
operativi i sigurimit të zonës, Piro e quanin.
Ishte nga një qytet i jugut ky njeri, që për
banorët aty ishte krejt enigmatik. Rrallë e tek
e shihje të shoqëruar kur vinte në fshat. Veç
policit të plotfuqishëm të zonës, ndonjëherë
e hasje me magazinierin e sektorit të tregtisë
- 65 -

apo me shefin e financës së kooperativës,


që dhe ai ishte nga jugu. Kur i ndodhte të
shihte shefin e financës, me atë trupin e
shkurtër, disi të mbledhur e me pak bark të
dalë, kishte menduar e mendonte ende edhe
sot, se të gjithë njerëzit-burra që janë shefa
finance, janë të shkurtër, rrondokopë, por
të rregullt, të heshtur e gjithsesi misteriozë.
Njerëzit e zakonshëm i largoheshin
Piros. Sikur e kishin frikë, sikur vinte nga një
humbëtirë njerëzore ku jetonin e banonin
njerëz prej gize, të derdhur pa ndonjë formë
të përcaktuar trupi, gjymtyrësh, shqisash.
Dhe, ishte operativi Piro, ai që komandonte
si me telekomandë këtë humbëtirë njerëzore
pa ndonjë formë të përcaktuar, në oborrin e
ngushtë të shtëpisë së Rushanit, së bashku
me dy policët dhe një “gaz” ogurzi të Degës
së Punëve të Brendshme!
Martini shtangu. Pa mendim, pa lëvizje
muskuli. Dukej qartë se operativi i zonës me
policët nuk kishin ardhur kot. Diçka kishte
ndodhur në atë fshat të mbledhur kërthi në
atë fund lugine, ku rrallë ndodhnin ngjarje
jashtë të përditshmes, jashtë monotonisë
lodhëse të stinëve të vakura. Ndoshta,
Rushanin më në fund e kishin kapur mat në
- 66 -

të “vjedhurat” e tij, siç pëshpëritej në fshat


duke e justifikuar me tufën e fëmijëve që
duheshin mbajtur e ushqyer.
Ishte marrë vesh në fshat se dy-tri net
më parë, karrocier Rushani kishte pirë e
ishte dehur te klubi në qendër të fshatit.
“Po pi nga mërzia, - kishte thënë
Rushani. - Pi për të gjorën vajzë që po mbetet
uloke në shtëpi, pa gaz në buzë e pa ngjyrë
në fytyrë. Nuk më iket në shtëpi, sidomos
sonte kur ajo mbush tetë vjeç dhe nuk e
ka parë ende derën e shkollës. Pi, që të më
bjerë rrufeja e të më këpusë në kërbishte.
Më dhimbset në shpirt. Nuk shërohet vajza,
më kanë thënë. Ka një sëmundje të rrallë që
nuk lejon t’i rriten kockat. Po ku e gjeti kjo
sëmundje te vajza ime, xhanëm?! Sëmundje
të tillë nuk e uroj për askënd, as për hasmin!
Në fakt, të gjitha sëmundjet janë të këqija,
prandaj quhen sëmundje, por kjo e vajzës
sime as është parë e as është dëgjuar. Thonë
se derman mund të gjejë vetëm jashtë
shtetit, por jashtë shtetit është vetëm për të
mëdhenjtë e kësaj toke. Për ata që jetojnë
në Tiranë, për sekretarin e kryetarin, për…
ku e di unë. Për ne fukarenjtë, për ne që na
thahet kurrizi e na është nëmur shpresa, për
- 67 -

vajzën e një karrocieri, s’ka jashtë shtetit.


Fliste me zë me veten Rushani i shkretë,
hallin që e kishte zënë. Nga pija ishte
rënduar dhe dukej sikur askush s’e dëgjonte.
Ngushëllim i qe bërë rakia.
- Po i jep gojës ca si tepër Rushan, - e
paralajmëroi banakieri që shërbente në
kafene.
- Po i jap leshit! Lesh është goja ime,
leshko e teveqel, jam i tëri, - vazhdonte
Rushani ligjërimin e tij të dëshpëruar.
- Jam ulok unë, e jo vajza. Vajzën e
ka dënuar Zoti bashkë me mua, por ne të
gjithëve na ka dënuar njeriu. Njeriu që e
kam vëlla, e kam gjak, që e besoj e më beson.
- Rushan, mjaft pive! Nuk zgjidhen hallet
me të pirë, e as sëmundja nuk shërohet me
të pirë! - vazhdonte banakieri në të tijën.
- Që thua ti, Avzi - i fliste banakierit
Rushani, të cilin e kishte edhe kushëri të
largët, - isha në Tiranë me vajzën. Ma di
shpirti çfarë kam hequr. Ika me autobus
plot tetë orë rrugë. E mbajta gjatë gjithë
kohës në prehër. Shoferi qëlloi njeri i mirë,
pasagjerët po ashtu. Më respektonin të
gjithë, sa ma morën vesh hallin e, sidomos
kur panë gocën në atë gjendje. Shkova për
- 68 -

të nxjerrë merakun. Mora ca ftonj me vete,


ca arra, ca mollë, për doktorët, se dhe ata
njerëz janë, e kur u jep diçka të shohin
me sy tjetër. Ishte e treta herë. E treta e
vërteta, thashë. Ndoshta do fati, ndoshta…
Por fati është një fjalë koti, si shpresa,
si ngushëllimi. Të presin në Tiranë, të
shërbejnë, por kaq mundësi kanë. Jashtë
shtetit, më rekomanduan përsëri. I kam
bërë letrat. I shkrova dhe Sekretarit të Parë,
Ministrit të Shëndetësisë e ku ta di unë. Se
kështu më thanë e kështu bëra. Por ato i
kanë në terezi punët e veta. As kanë pyetur
e as pyesin për vajzën time, kush pyet për
Rushanin? E çfarë jam unë? Një njeri kot,
një karrocier. E pra, në fund të fundit, kush
jam unë? Më thuaj Avzi…Ma mbush dhe
një, - i kërkoi Rushani duke i treguar gotën
bosh.
- Jo, nuk të jap më!
- Edhe ti si të tjerët atje lart, po ma mbyll
derën? Jemi kushërinj, pastaj unë të paguaj,
e ke për detyrë.
- Nuk po ta kursej të flamosurën, por
mos i jep gojës se do na fundosësh të gjallë
të gjithëve, - i tha Avziu i nervozuar.
- Të tregoj një sekret? - vazhdoi Rushani.
- 69 -

- Kam menduar në gjumë, në karrocë duke


ecur, në udhëtim me autobus. Le të më bëhej
vajza si Minushja, veç ta kisha shëndoshë e
mirë.
Avziu psherëtiu. Minushja ishte një
vajzë nga fshati fqinj. Ishte e bukur për t’i
prerë kryet. E qeshur, çapkëne, e dashur, e
disi e përkëdhelur nga sytë e botës. Ajo e
ndjente se ishte e bukur, dukej në kujdesin
e saj të veçantë për veshjen, për flokët, në
ecje e në vështrimin epshndjellës të syve të
saj si gurë zalli të kristaltë. Vazhdonte në
qytet Shkollën e Mesme Bujqësore, dhe
ishte e fejuar me një agronom nga qyteti.
Duro, kështu e quanin. Martini e kishte
parë Duron. Ai vinte pak i shëndoshë, e
dukej disi naiv në pamje. Ndoshta ishte më
i urtë se ç’duhej. Të gjithë, sikur prisnin me
padurim të martohej Minushja.
Një ditë u përhap lajmi, se ajo kishte
ikur me një ushtar nga Elbasani. Thanë
se me ushtarin kishte rënë në dashuri e
takoheshin fshehtas në qytet. E kishte lënë
Duron me gisht në gojë. Minushja u përfol
e u përfol për një kohë të gjatë. U tha se
me ushtarin kishte mbetur shtatzënë, e se
turpin e saj nuk e lante as plumbi. Madje, u
- 70 -

tha e u stërtha se vëllai i saj Fisniku, ishte


betuar se do ta vriste. U tha se familja ia
kishte mbyllur dyert, turpi kishte marrë
dhenë e ish bërë qyrk për dynjanë mbarë.
Por pas dy a ndoshta më shumë muajsh,
vëllai i saj, Fisniku kishte marrë rrugën për
në Elbasan. Prisnin lajmin e një vrasjeje të
padëgjuar më parë. Por nuk ndodhi. Fisniku
ishte pajtuar me të motrën për arsye që
ende nuk diheshin, por në fshat nuk shkeli
më për vite me radhë. Minushja ishte bërë
si “macja e zezë„ për vajzat. “Më mirë nën
tokë, sesi Minushja”, thuhej nga plakat,
nënat, vajzat, nga gjithkush. Vetëm Rushani
atë natë, ashtu i dehur, kishte thënë: Le të
bëhet si Minushja, veç ta kem shëndoshë e
mirë!
- Edhe një teke Avzi.
- Mjaft pive! - iu lut Avziu.
- Edhe një të vogël dhe ika, ika në ulokun
e natës, në mallkimin e jetës, tek vajza ime
e gjorë. Të gjithë vajzat e botës tani flenë
në ëndrra, vetëm vajza ime dergjet në
ulokun e saj. Në të vërtetë, ne jemi të gjithë
ulokë, shtrirë gjerë e gjatë në faqen e tokës.
Ulokëria na ka kapur e nuk e marrim vesh
nëse marrim frymë. Dhe kali im qimekuq
- 71 -

merr frymë, por nuk merr vesh se ç’është


ulokëria. Askush nuk e merr vesh. Të bëj
rixha dhe një.
- Po e tepron si asnjëherë Rushan! Ule
zërin, se dhe muret kanë veshë që dëgjojnë
e sy që shikojnë. Goja jashtë këtyre mureve
është çorap. - u përpoq ta qetësonte Avziu,
duke i folur te veshi.
- Dua raki, dua ta pi siç pi ulokëria!
Rroftë ulokëria! Poshtë ulokëria! - bërtiste
me zë të lartë Rushani.
Nga tavolina pranë dritares u ngritën
klientët e fundit. Lokali u boshatis në atë
errësirë nate. Mbetën vetëm Rushani e
Avziu.
- Do ta mbyll lokalin, Rushan. U bë vonë.
- Edhe një të vogël, pash Zotin! Për
kokën e djalit! Për hir të ulokërisë. Rroftë
ulokëria! Poshtë ulokëria!
Avziu e dinte mirë atë shprehjen e
popullit “ të dehurit, i lëshon udhë edhe
budallai„ ndaj me hir e me pahir, e nxori
jashtë Rushanin. Në fshat, veç ndonjë
të lehure qeni, dëgjohej edhe e thirrura
e Rushanit: “Rroftë ulokëria! Poshtë
ulokëria!”
- 72 -

***

Martini nuk do ta harronte kurrë si e


kishte takuar për herë të parë Piron...
- Hej, djali, afrohu pak! Luaj këmbët, se
nuk kemi kohë! Si të quajnë? I kujt je?
- Më quajnë Martin. Jam djali i Mark
Gurit. Rri me pushime në shtëpinë e
xhaxhait, Fran Gurit,- i qe përgjigjur Martini
i trembur dhe me një zbrazëtirë në lugth.
- Bukuri, Martin. Merre këtë letër e do
t`ia japësh në dorë kryetarit të Këshillit,
shokut Hazis. E njeh? Është te zyra, në
qendër të kooperativës, besoj se e di ku
ndodhet.
- Po, po, e di, - i ishte përgjigjur shkurt,
si për të shpëtuar nga burri që i nxirrte fjalët
si karikator pushke.

Ai tingull vinte nga diku larg, nga


humbëtirat e lugjeve në kohë dimri, nga
hapësirat bosh të Qoftëlargut. Aty pari, në
oborrin e ngushtë të shtëpisë së karrocier
Rushanit, e dallova shumë mirë atë njeriun
e dashur për të gjithë, që bënte shakatë e
zakonshme me gjyshen time duke përgojuar
me dashamirësi babain tim. E dija se shakatë
e Rushanit ishin pa zarar, pa asnjë sens
- 73 -

ironie apo ngacmimi. Thellë - thellë e ndjeja


se babai, xhaxhai e Rushani ishin miq, shokë
fëmijërie, shokë për kokë, kur i thonë. Rushani
i rrethuar me djemtë e vajzat e mitura, plot
tetë frymë. Gruaja e Rushanit që mundohej
t’i gënjente, gjithsesi me fjalë nëne, me fjalë
ëmbëlsirash. Nëna e Rushanit e ngrirë, diku
në një cep oborri, e zalisur, me shaminë e
zezë të flokëve zgjidhur dhe hallakatur si një
e luajtur mendsh. Nuk fliste. Si një shtatore
akulli, si një gjeth vjeshte e mbetur në ciknën
e dimrit, në degën ku laraskat bënin pisllëkun
e vet. Matanë, nën hijen e rëndë të policëve,
ishte Rushani, djali i saj i vetëm, i rritur
jetim, me njëmijë halle, siç thoshte gjyshja.
Edhe ai i ngrirë, si një stalagmit gjigant pa
formë e tipare të qarta. Prisja të lëshonte
ulërimën, që dhe në rast se kishte vjedhur,
kishte marrë diçka nga tepricat e karrocës,
nga manovrimet e magazinierëve, e ka
marrë thjesht nga pamundësia për të rritur
kalamajtë, që dhe tani e kishin rrethuar sikur
i kërkonin diçka për të ngrënë, diçka për të
blerë libra e fletore.
Këto mendonte Martini në një ankth që
sa vinte e po i zinte frymën, i ngushtonte
lukthin, i mpinte gjymtyrët.
- 74 -

E mbante mend si kishte arritur tek zyra


e kryetar Hazisit, e cila nuk ishte shumë
larg. Kishte trokitur.
- Hyr! - Foli dikush nga brenda. Hapi
ngadalë derën, me kujdes dhe në mëdyshje.
Përballë tij ishte kryetar Hazisi. Njeri me
shumë autoritet dhe pushtet, por nga
njerëzit kishte dëgjuar të flisnin mirë.
- Hë, mor voc? Qenke larë me djersë. Do
të ftohesh!
Martini e pa me çudi. Bën sikur nuk di
gjë, tha me vete, sikur kjo që po ndodhte
në oborrin e Rushanit ishte një gjë krejt e
pritur, krejt e zakonshme. Si mund të rrijë
kaq i qetë ky njeri, kur dikush matanë udhës,
në sy të nënës, gruas e fëmijëve po arrestohet!?
Hodhi sytë tek të pranishmit në zyrë, që po
bisedonin me kryetarin, pa dyshemenë me
çimento të thyer gjithandej, ndoshta nga
ngricat, pastaj nguli vështrimin në sytë si të
skuqur të kryetar Hazisit. Seç pati ndjesinë
se kryetari do ta shpëtonte Rushanin, të
paktën do të ngulte këmbë që për arrestimin
të prisnin një kohë tjetër. Të paktën sa të
sqaroheshin punët, sa të rriteshin disi
fëmijët, ndoshta pasi të ikte në atë botë
nëna e tij e moshuar. Kryetar Hazisi mund
- 75 -

e duhej ta ndihmonte Rushanin, që ata ta


falnin për fare, për hatër të një tufe me
fëmijë, për vajzën e sëmurë, uloken e mjerë.
E mblodhi veten, nxori letrën që i kishte
dhënë operativi i zonës dhe instinktivisht,
ia la kryetarit në dorë.
- Ma dhanë për ju. Më thanë se është
urgjente, - i tha Martini me zërin që i dridhej.
- Kush ta dha? - e pyeti ai duke hapur
letrën. Pastaj, sa i hodhi sytë letrës së
shkruar, iu drejtua atyre që po bisedonte:
- Më falni, se më doli një punë urgjente.
Besoj do të kthehem shpejt. Ose më
mirë, bisedojmë nesër. Pret puna, - u foli
bashkëbiseduesve duke u dhënë dorën si pa
mendje dhe me një ngutje të dukshme - Pra,
mua të më falni, se nuk pret puna. Kështu
është kur je kryetar këshilli.
Iku. Martini e ndoqi me sy i habitur
ndërsa shpejtoi, derisa u zhduk në kthesën
që më tej të nxirrte te shtëpia e Rushanit.
Kurioziteti e shtyu ta ndiqte nga pas, të
shihte ç’do bëhej. I dallonte shumë mirë
nga kopshti ngjitur me udhën, me portën e
rëndë e të vjetëruar të shtëpisë së Rushanit.
Biseduan një copë herë në këmbë me Piron
autoritar e të ngrefosur. Bisedonin pa
- 76 -

gjeste, ashtu si vesh më vesh, si me fjalë ere


apo stërkala të heshtura shiu. Martinit po i
dukej se diçka nuk shkonte në bisedën e tyre,
diçka ngecte, tamam si karroca e Rushanit
kur çonte bukën në dyqanin e fshatit, të
ndërtuar si për inat të tij në një anë kodre
ku shirat e copëtonin si me plug rrugën e
pashtruar, as me kalldëm. Fjalët mund të
merreshin me mend vetëm nga lëvizjet e
buzëve, gjestet, vështrimet tinëzare. Pastaj
kryetari ngriti supet, pa rreth e qark sikur
po kërkonte diçka që papritur ishte terur,
dhe duke lëshuar një ofshamë të gjatë doli
nga oborri i shtëpisë siç kishte ardhur. La
pas operativin e zonës, policët, Rushanin
me gruan, nënën, fëmijët të mbledhur
grusht në atë oborr të pakët e të vobektë.
- Merreni! - urdhëroi operativ Piro dhe
doli duke hipur në makinën tip “Gaz”, që
nuk ishte fikur për asnjë çast të qëndrimit
të tyre.
Martini dëgjoi të qara fëmijësh, që
vazhdonin të rrinin kruspull rreth nënës së
tyre. Edhe ajo ishte e shtangur, pa shprehje
jete. Pastaj pa nënën e Rushanit që u afrua
te porta e avllisë, me lotët që i rridhnin në
faqet e saj krejt rrudha e që i fshinte herë
- 77 -

pas herë me cepin e djathtë të shamisë.


Ishte si e ndarë nga fshati kjo shtëpi, gati e
rrënuar. Disi të shkëputur nga fshati ishin
dhe banorët e saj, përveç Rushanit, që e
njihnin dhe e donin thuajse të gjithë.

Rushanin e dënuan në atë kohë, e bënë


shembull për të tjerët. Pas disa javësh e
sollën në sheshin e vogël, fare pranë zyrës së
Kryetarit të Këshillit, të lidhur me pranga.
Fytyrëhequr e i sfilitur, flokët qethur shkurt
fare, me kryet që dukej më e zbardhur, më
e varur, me një pishman të dallueshëm në
fytyrën e tij të zbehtë e të parruar. Nuk
lejuan askënd ta takonte në shesh. As nënën,
as fëmijët, as të shoqen, që për çudinë e
Martinit, rrinte disi larg turmës, larg nënës
plakë e fëmijëve me fytyrën e trembur.
Dikush i largoi fëmijët. I larguan të gjithë
fëmijët që ishin aty pari. Martini kujtonte
se si i shtyrë nga kurioziteti u shmang diku
anash për t’u afruar më pranë sesa ishte në
fillim. Në fund të fundit mua më takonte, se
isha ndodhur në ditën e arrestimit, se kryetar
Hazisit ia kisha shpënë unë letrën, se… dhe
arsyetimet nuk mbaronin.
Sytë e Martinit mbetën të gozhduar herë
në siluetën e mjegullt të nënës së Rushanit,
- 78 -

herë te gruaja e tij e lodhur, e heshtur, e


kërrusur nga pesha. Të ngrira të dyja, sikur
u bënë një në humbëtirën e halleve. Thuajse
të gjithë të mbledhurit e atij sheshi ishin si
të mpirë nga një ciknë e papritur bryme e
akulli bashkë, ndonëse ishte behar.
Tek – tuk, ndonjëri lëshonte ndonjë
shprehje: “Mirë t’i bëhet. Kishte filluar t’i
jepte gojës si tepër, mirë t’i bëhet. Ishte
karrocier, kishte gjithë të mirat.”
Të tjerë, pëshpërisnin nëpër dhëmbë:
“Gjynah i shkreti. Një tufë me kalamaj.
Nënën gjallë. Një vajzë uloke, që të këput
xhanin, që të dhemb në shpirt. Si nuk
mendon njeriu për ta! Mos të rrëshqasë
këmba, se... Ore kalamajtë kanë kismetin
e tyre, por Rushanin e shkretë si e kapi
radha…”
Një burrë i gjatë simpatik, i veshur me
kostum, me një pamje shumë serioze, me
një fytyrë bardhoshe të mbajtur mirë, me
flokët të palosura lart, të krehura me kujdes,
drejtonte pyetjet me një ton të prerë dhe
artikulim të qartë ndaj Rushanit. Ai ishte
prokurori. Për herë të parë aty, Martini
kishte parë nga afër një prokuror.
- Këtij armiku të Partisë dhe të popullit,
- 79 -

- thoshte prokurori duke drejtuar gishtin


nga Rushani i shkretë, pastaj vazhdonte, -
nuk i pëlqen pushteti i popullit. Me fjalët e
helmatisura, ai kërkonte t’i vinte gurë nën
rrota pushtetit tonë popullor, por vigjilenca,
shpirti revolucionar i popullit dhe i Partisë
janë të fortë!
Njerëzit dëgjonin pa bërë gëk. Ndërkohë
që fliste prokurori, Martinit i dukej se
dhe ajri, era, pemët, tërfili, gjethet, zogjtë
dhe çdo gjë përreth, kishte ngrirë. Vetëm
Rushani, dalëngadalë po shkrinte. Ngriti
kryet, hapi sytë fort, aq sa Martini mendoi
se po i pëlcisnin nën peshën e rëndë të
sedrës. Mendoi se Rushani do fliste ndonjë
gjë, por jo. Ai vetëm shikonte si i habitur
rreth e rrotull.
- Ma bëni hallall… - mërmëriti më në
fund Rushani dhe nguli sytë si parmenda
në tokë të butë, te fëmijët, nëna, e i ndali te
gruaja, sikur donte t’i thoshte: Të lashë një
barrë halle mbi supe! Si do t’ia dalësh, moj
e shkretë? Pastaj hodhi sytë e njomur nga
bashkëfshatarët e tij: “Ju të gjithë e dini…
sesi unë, karrocieri i kooperativës, me dy
gisht shkollë e me njëmijë e një halle, mund
të rrëzoja pushtetin popullor!”.
- 80 -

Martini nuk e shkulte dot nga koka atë,


“ma bëni hallall…”.
- Drejtësia, diktatura e proletariatit,
partia dhe shoku Ramiz... - kishte vazhduar
Prokurori, por Martini kishte zënë veshët
me pëllëmbë për të mos dëgjuar më prej
atij gjyqi popullor, publik. Zëri i së gjyshes
e kishte sjellë në vete, kur i ishte afruar
pragut të shtëpisë.
- “Të raftë e mira! Prit ta jap të nëmurën
e u mbytsh në të!”,- i kishte thënë e gjyshja
duke i zgjatur shtambën me ujë.

Martinit po i ngatërroheshin pamjet.


Mblidheshin e shpërndaheshin ngjarje,
i dukej sikur ato ecnin me trokun e kalit
të karrocës së Rushanit, nëpër baltë, në
kalldrëme, në maloren e dyqanit të bukës
pranë avllisë së shtëpisë së gjyshes apo
pranë shtëpisë së tij, që për një kohë të gjatë
kishte pasur frikë t’ia hidhte sytë. Ishin kohë
të mallkuara fundvitet ‘80, me vështrime të
trembura e shtëpi të tulatura nga pesha e
atyre ngjarjeve të çuditshme, disi groteske.
Martini e mbante mend mirë atë ditën,
kur me ekipin e deleguar që sollën Rushanin,
si për të kërcënuar të tjerët, operativ Piro
- 81 -

nuk ishte. Ndoshta nuk ka dashur të vinte


ose, kishin ardhur shefat e tij dhe kur vijnë
shefat, Piro e shumta mund të qëndronte
në anë, me atë siluetën e tij të squllur por
gjithmonë i vëmendshëm e vëzhgues. Po
sikur të ketë shkuar për të arrestuar ndonjë
tjetër, si puna e Rushanit? E mbante mend
saktësisht këtë mendim.
Ai do e kujtonte gjatë sesi ata e morën
Rushanin. Ajo makinë e frikshme, e
mbështjellë me mushama të zezë sterrë, u
fsheh pas kthesës së fundit, duke ngritur
pluhurin e kujtesës a ndoshta edhe të
harresës. Njerëzia të nesërmen, ndoshta
edhe atë dite, u shpërndan si zakonisht në
punët e veta.
Rushanin e kishin dënuar me tetë vjet
burg për agjitacion e propagandë. “Gjykim
i shkurtuar, - thanë - me pranim faji e
pendesë, me ulje dënimi për hir të fëmijëve,
të kushteve ekonomike.” Atë kohë, për herë
të parë, Martini kishte kuptuar se në fshat
kishte shumë tetëdhjetë - lekësha, togfjalësh
që përdorej si përcaktim për ata që ishin
bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit apo
të Piros, si pjesë e kësaj strukture.
- 82 -

Pas më shumë se dy vitesh që Rushani


po kryente dënimin për “agjitacion e
propagandë, përpjekje për të rrëzuar
pushtetin popullor”, vajza e tij uloke vdiq.
Ishte një ditë vjeshte, kur Martini e kishte
mësuar këtë lajm. Nuk ishte në fshat, vera
kishte mbaruar, por lajmi erdhi në shtëpinë
e tij në Tiranë. “Shpëtoi e shkreta. Vuajti
si krimbi në gur“, thoshin njerëzia. “Rroftë
ulokëria! Poshtë ulokëria!”, i kujtohej
Rushani i shkretë. Njerëzia thonin se kur
e kish marrë lajmin e vdekjes së vajzës,
ai kishte thënë jo vetëm “le të bëhej vajza
ime si Minushja”, por kishte shtuar që dhe
“kurva e dynjasë le të ishte, veç ta kisha në
këtë jetë”. Nuk i dhanë leje ta varroste. Ajo
nuk kishte mbetur në asnjërën prej botëve
të Rushanit, as në dynjanë e kësaj ane, as në
dynjanë e përtejme.
I lodhur dhe në mbamendjen e kësaj
historie, Martini kishte kapërcyer “në të
përtejmen e vogël”dhe e kishte zënë gjumi...
Kapitulli III
Një kafe në teh të briskut

P as një nate të lodhshme, mbushur me


përfytyrime, hamendësime, rikujtime,
tundime, paragjykime, lodhje fizike e
psiqike, Martini doli nga shtëpia dhe u nis
për në zyrë. Ditë e re me plagë të vjetër, tha
me vete ndërsa nuk i shqitej nga mendja
mesazhi kërcënues i Arjanës.
Për herë të parë, duke ecur për te zyra
nisi të peshonte, brenda vetes, vendimin e
marrë dikur për profesionin në jetë. Nëse do
profilizohej në një degë tjetër, në një fushë
tjetër të shkencës, nuk do të ballafaqohej
gati çdo ditë me të panjohura tronditëse.
E, për më tepër, nuk do të ballafaqohej
me kërcënime të vazhdueshme, të cilat
kulmuan me atë të Arjanës…
Fëmijëria e Martinit kishte qenë e
zakonshme, si për gjithë të tjerët që jetuan
- 84 -

kohën e komunizmit. Babai i tij, Marku, ishte


oficer i Forcave të Armatosura dhe nëna,
infermiere në spital. Ishin dy fëmijë, Martini
dhe motra e tij më e vogël Adisa. Asokohe,
me prindër në pozita të tilla bëje një jetë
normale, ku gjërat bazike konsideroheshin
të siguruara. Fatmirësisht, e gjithë karriera
e të atit ishte bërë në kryeqytet, përveç një
periudhe të shkurtër në adoleshencën e
Martinit, kur familja e tyre ishte transferuar
për rreth një vit e gjysmë në një qytet të
veriut të vendit. Qyteti V.
Kur do të vazhdonte studimet e larta,
këmbëngulja e Markut ishte që ai të vijonte
Akademinë Ushtarake. Kjo nuk i pëlqente as
Martinit dhe as së ëmës. Rezultatet e tij të
shkëlqyera të shkollës së mesme, biografia
e mirë e familjes, e favorizuan Martinin që
të ndiqte studimet për Drejtësi. Juridiku
ishte degë mjaft e preferuar në atë kohë për
familjet “me qëndrim të mirë politik”.
Sapo i mbaroi studimet e larta, u
emërua hetues i policisë gjyqësore në
kryeqytet, duke nisur kështu një karrierë
të sigurtë profesionale. Pasioni dhe
zgjuarsia e tij spikatën që në fillim si vlerë
e shtuar e profilit profesional dhe eprorët e
- 85 -

ngarkuan të drejtonte strukturën e Policisë


Gjyqësore për disa vite, derisa u dekretua
nga Presidenti i Republikës si prokuror i
shtetit, që u bë dhe profesioni i tij në vitet
në vazhdim. Ishte transferuar vetëm një
herë, për rreth dy vite, në një qytet të jugut.
Qyteti J.
Martini, tashmë një burrë i pjekur që
po i afrohej të pesëdhjetave, me profilin e
tij si një nga penalistët më të mirë në vend,
ishte ndër profesionistët më të spikatur të
akuzës.
Një burrë jo shumë i gjatë, me trup
mesatar, fytyrë të zeshkët, me flokët e zeza
ku po shfaqeshin thinjat e para, me një
hundë të drejtë, sy të zinj shpuzë e vetulla të
shtrira lirshëm, ballin e gjerë dhe mjekrën
ku i dallohej një gropëz e vogël, Martini
paraqiste një figurë simpatike, që shkonte
njësh me vlerësimin që i bënin kolegët.
Martini qeshte rrallë, e kur ndodhte, i dilnin
në pah dhëmbët e rregullt e të mirëmbajtur
në gojën gjatoshe, që i shtonte një nur të
bukur portretit të tij. Vishej gjithnjë me
kostum dhe kollare e kjo i jepte një pamje
hijerëndë, që të impononte seriozitet
në komunikimin me të. Nuk ishte tip i
- 86 -

shoqërueshëm. Rrallë e tek e shikoje për


ndonjë kafe me njerëz të panjohur apo
rastësorë, ndonjëherë ulej me penalistët
e universitetit, ku ishte i përfshirë në
mësimdhënie, ose me hetuesit e policisë. Ai
preferonte të jetonte më shumë me vetveten
dhe t’u përkushtohej çështjeve të shumta
në ndjekje, sesa të hallakatej kafeneve apo
drekave e darkave, ndonëse ftesat nuk i
mungonin asnjë ditë. Jeta profesionale e tij
ishte e mbushur plot me ngjarje, drama dhe
tragjedi njerëzore, të cilat shfaqeshin shpesh
edhe në ekrane televizionesh si sensacion.
Por mbas çdo scoop-i televiziv, fshihej një
dramë apo tragjedi njerëzore, në zemër të së
cilës kërkohej drejtësi! Dhe që niste që nga
hetimi, mbledhja e provave dhe sigurimi
i tyre, kontaktet me dëshmitarët dhe
kujdesi për t’u ruajtur atyre jetën, largimi
i keqinformimeve dhe marrja e provave pa
kriter. Për shumëkend këto ishin skena të
padukshme por për profesionistët ishin të
lodhshme, që kërkonin energji, mprehtësi,
kujdes dhe profesionalizëm, njësoj si mjeku
apo kirurgu në sallën e operacionit për të
shpëtuar jetën e pacientit.
- 87 -

Mbase një operacion i gabuar ndreqet


kur gabimin e tregojnë simptomat tek
i sëmuri, por një hetim i gabuar, sjell një
drejtësi të shtrembëruar me pasoja fatale jo
vetëm për të hetuarin, por për shumë njerëz
të tjerë të rrethit të tij familjar e shoqëror.
Këtë e mendonte gjithnjë Martini teksa
përpiqej që të ishte sa më i ndershëm në
punën e tij e të mos i hynte kurrkuj në hak.
Ai tashmë e dinte fort mirë dhe përvoja
ia kishte mësuar se drejtësia kërkonte një
punë këmbëngulëse.
Pjesën më të madhe të kohës e kalonte
në zyrë, përveçse kur priste ndonjërin në
takimet e planifikuara. E gjeje ngaherë
me dosje nëpër duar, duke nënvizuar
diçka, duke lexuar me vëmendje edhe mes
rreshtave në materialet e shumta që zinin
gjithë syprinën e gjerë të tryezës së tij,
duke kërkuar argumente juridike në librat
e jurisprudencës apo duke rishikuar provat
laboratorike.
Në ditët e caktuara për seancat gjyqësore,
ai bënte gati gjithçka i duhej nga dosjet
përkatëse dhe shkonte para gjyqtarëve, si
dikur në provimet e universitetit, sepse
për të, çdo seancë përbënte një sfidë
- 88 -

profesionale dhe njerëzore. Gjithmonë


synonte përpikmërinë me oraret e seancave
e çdo planifikim tjetër dhe kur mbaronte
detyrimet në sallën e gjyqit, kthehej në zyrën
e tij për të qenë në kontakt të vazhdueshëm
me proceset penale që kishte në ndjekje.
Disa prej këtyre proceseve i digjnin duart
nga problematikat që kishin, qoftë edhe
prej sensibilitetit publik që mbartnin
ndonjëherë. Afatet ligjore ecnin pa kuptuar,
dhe ai duhej të kujdesej për çdo minutë
që kalonte dhe që afrohej. Planifikimi në
kohë mbetej sekreti i tij profesional, ndaj
dhe puna e tij nuk kishte orar. Ai punonte
shumë në zyrë dhe në studion e punës në
shtëpi, që të mos humbte asnjë afat ligjor.
“Njësoj si operacionet e mjekut për
pacientët, që nuk duhen vonuar, ashtu
edhe prokurori e gjyqtari nuk duhet të
humbë afatet ligjore e proceduriale për të
pandehurit dhe viktimat e një procesi”, u
thoshte Martini kolegëve dhe studentëve.
Ti nuk je politikan, të shpjegosh dhe
frymëzosh. Ti je prokuror, të gjurmosh mbi
fakte dhe prova, jo mbi pasione - i përsëriste
një zë i brendshëm. Por, ai nuk mund të
ishte inert dhe pa shpirt. Martini ishte njeri,
- 89 -

kishte ndjesitë dhe ëndrrat e veta, kishte


familjen, miqtë, shokët, nga ku gjente
motivin për të mbetur njeri.
Dhe në një ditë si kjo, mbushur me
ngarkesë pune e shpirtërore ndjeu nevojën
e një kafeje miqsh, kur pa të vinte përballë
tij kolegun e mikun e vjetër, Sokol Prroni. I
erdhi së brendshmi një dëshirë fëmijërore
t’i “dorëzohej” një miku, që ishte gati në
moshën e babait të tij, jo për t’u rrëfyer, as
për t’u ligështuar, por për të ndarë pak kohë,
si ato minutat kur u përvidhesh provimeve
apo u bën bisht orareve të klinikës dentare.
U panë së largu dhe, instinktivisht,
Martini ia bëri me dorë Sokolit, për nga
kafja aty afër zyrave të prokurorisë. Sokoli
qeshi nga larg, teksa pohoi me kokë dhe
u drejtua për andej. U përshëndetën si
gjithnjë, por Sokoli, nuk e pati të vështirë
të dallojë se Martini diçka kishte, nuk ishte
ai përhershmi, që Sokoli e njihte fort mirë.
- Paske punuar shumë vonë më duket, e
paske lënë gjumin përjashta me sa po shoh,
- i tha ai si me shaka.
- Me thënë të drejtën, deri diku po... -
iu përgjigj Martini, duke shtuar, - prandaj
- 90 -

thashë të pijmë një kafe që ta fillojmë mirë


ditën.
- Në fakt u bë kohë që nuk jemi ulur, por
edhe ti ke pasur shumë punë dhe unë po
ashtu. Jam angazhuar me Ministrinë, me
këto kodet e reja që po na kërkohen; vonë
po kthehem në shtëpi dhe herët po dal.
Dihet puna jonë....
Pasi morën kafet, Sokoli e pyeti:
- A ke ndonjë seancë sot?
- Jo, sot nuk kam gjë, por nesër, të
premten kam një për atë çështjen e atij
Bojës… - u përgjigj qetësisht Martini.
- Aha, e kam pak parasysh. Nuk ta kemi
merakun, ti këto çështje i kopsit mirë dhe
nuk lë bishta nëpër këmbë… - vijoi Sokoli.
- Eeee, ndonjëherë, nuk i dihet se
çfarë dreqin del dhe… - shfaqi nervozizëm
Martini.
- Ka ndonjë problem që nuk shkon?
– Pyeti duke qenë shumë i vëmendshëm
Sokoli.
- Aaaa, jo mo jo, por po thoja ashtu në
përgjithësi, - iu përgjigj shkarazi Martini,
duke hedhur shikimin jashtë fasadës së
qelqtë, sikur po largonte prej aty hijen e
Arjanës.
- 91 -

- Ta kam pas thënë një herë; kur ke


procese të tilla, nuk duhet të kesh shumë
emocione. Lëri ndjesitë në korridorin e
shtëpisë, kur futesh në prokurori, - përsëriti
Sokoli.

Sokoli ishte prokuror në një kohe të


gjatë dhe përvoja e tij që nga sistemi i kaluar
edhe në vitet e demokracisë kishin bërë qe
ai të ishte një njeri me botë të madhe e me
shumë kulturë, por mbi të gjitha një njeri i
drejtë që e kishte përdorur drejtësinë vetëm
si drejtësi. Gjatë gjithë kohës, pavarësisht
dogmës ideologjike, ai qëndronte mbi librat
e drejtësisë vendase dhe të huaj, duke synuar
perfeksionin brenda asaj që dukej absurdi i
të ashtuquajturës “drejtësi popullore”.
- Dëgjo Martin, e shoh se qenke si i
pamotivuar sot dhe e ndjej që po gjykon
veten nëse bëre mirë apo bëre keq që hyre
ne këtë rrugë, ndaj do të të tregoj një ngjarje
nga fillimet e mia si prokuror. Nga librat te
realiteti, paskësh qenë hendek i madh, miku
im! Kurrë nuk e kisha menduar atë që do të
hasja në jetën profesionale, në ushtrimin e
detyrës, atëherë kur lexoja librat për provim.
Notat e vërteta, ne i marrim në seancat
- 92 -

gjyqësore, në opinionin publik dhe, mbi të


gjitha, nga ndërgjegjia jonë. Prandaj edhe
ti, ki parasysh se nuk je në kohën për të ecur
mbrapsht, për t’u tërhequr. Unë jam drejt
fundit të rrugës sime, por edhe ti, tashmë
ke arritur gati në gjysmë dhe nuk ka kthim
pas. Ai që është notar i mirë, shkon deri në
fund të garës…
Dhe nisi t’i tregonte, ashtu, siç dinte
ai, shtruar, butë dhe me ngjyrime letrare.
Sokoli lexonte shumë letërsi dhe dinte
përmendësh mijëra vargje të poetëve më të
njohur. Ndonjëherë, letërsia e ndihmonte
në proceset gjyqësore, në formulimin dhe
artikulimin e dalluar prej të tjerëve, larg
shablloneve juridike të mësuara në shkollë.
Sokolin kishe qejf ta dëgjoje.

“...Sapo kisha nisur punën në vitet e


para pas shkollës dhe një ditë më njoftuan
zyrtarisht se kërkesa për falje e të dënuarit
me vdekje H.P., ishte refuzuar. Ishte një
pasdite pranvere, kur u vura në dijeni
për këtë vendim. Si prokuror unë kisha
përfaqësuar në gjyq akuzën ndaj tij, ndaj
dhe ekzekutimin e këtij vendimi po unë
duhet ta zbatoja. I dënuari me vdekje kishte
- 93 -

vrarë dy persona në moshë të re kushërinjë


mes tyre. Vrasjet i kishte kryer për motive të
dobëta. Sherri, që më pas kishte përfunduar
në tragjedi, kishte nisur për motrën e të
dënuarit. Isha prokuror i ri dhe në të gjitha
seancat gjyqësore synoja që me pasion, ta
dënoja sa më rëndë të akuzuarin për dy
vrasjet. Ai qe një vrasës, dhe si i tillë duhej
trajtuar dhe dënuar.
Ligji e kërkonte që, si prokuror, duhet
të kryesoja grupin e ekzekutimit. Ishte hera
e parë që do përballesha me një moment të
tillë. Fillova të ndjeja një trishtim të thellë
dhe kjo ndjenjë shumë vrerosëse sikur më
kishte helmuar e ashtu si gjak i hidhur
qarkullonte në të gjithë qenien time. Ika
në shtëpi më herët se zakonisht dhe nuk
komunikova me askënd gjithë mbrëmjen.
Nuk lejohej, por as nuk mund ta ndaja këtë
shqetësim me asnjë tjetër. Po rrija shtrirë,
por gjumi nuk po më zinte. Portreti i të
dënuarit nuk më shqitej nga mendja. Ai nga
ana tjetër në qelinë e tij do të ishte duke
medituar në rutinën e tij të përditshme. Atij
do t’ia komunikoja unë vendimin e mos-
faljes së jetës, pak minuta para pushkatimit.
Po sikur ai ta kishte mësuar këtë vendim?! E
- 94 -

përfytyroja atë në qeli, të lidhur, duke qarë,


duke u dridhur dhe duke pritur të shkonin
ta merrnin nga çasti në çast. Vdekja është
një mister, një moment shumë i hidhur që e
provon vetëm një herë. Për këdo, ai moment
është përfundimtar dhe më i tmerrshmi.
Ai kishte fatin e zi ta mësonte nga unë që
për pak minuta do të largohej nga kjo jetë.
Kjo vdekje nuk do t’i vinte natyrshëm dhe
në mënyrë të mistershme si për këdo, por e
paralajmëruar dhe e paracaktuar. Ishim ne,
ekipi i ekzekutorëve, që do t’ia ndërprisnim
jetën atij njeriu në emër të ligjit. Ndonëse do
ta pushkatonim, ne thjesht do e raportonim
si një ekzekutim rutinë të një vendimi
gjykate.
Mendimet e mia të zymta më kishin
pushtuar mendjen dhe shpirtin. Ai që do të
pushkatohej kishte marrë dy jetë dhe duhej
të ndëshkohej. Të moçmit thonin gjithnjë që
jetën ta jep Zoti dhe vetëm ai ka të drejtë të
ta marrë. Herë më dukej vetja si ekzekutor e
herë si vënës në vend i drejtësisë. Ankthi po
më mbyste. Nga ajo gjende apatie më nxorri
zilja e telefonit.
Ishte ora 24.00, në mesnatë. Çuditërisht
ishte një mbrëmje e kthjellët dhe e freskët.
- 95 -

Nga telefoni i shtëpisë më njoftuan: “Shoku


prokuror, po vijmë t’ju marrim, zbrisni
poshtë!” Ishte shefi i policisë së rrethit.
U bëra gati shpejt e shpejt dhe zbrita.
Ishte një mbrëmje e kthjellët dhe e freskët.
Unë isha i pushtuar nga një hutim i
papërshkrueshëm. Kur zbrita, në shesh-
pushimin e pallatit pashë makinën e Degës
së Punëve të Brendshme, që po më priste.
Më ra në sy shefi i policisë që, nuk di të
them me siguri në ishte i qetë ose jo, por
vura re se po thithte me gjithë mushkëritë
një cigare, jashtë makinës në trotuar, duke
vështruar nga hyrja e pallatit, ku banoja
unë. I dënuari, me trupën e policisë, ishin
nisur përpara për në vendin, ku ishte
caktuar ekzekutimi i tij. Sigurisht që marrja
natën, i lidhur me pranga, nën masa sigurie
të larta, do ishte një sinjal i qartë për të, se
çfarë e priste.
Nga krerët e policisë ishte zgjedhur dhe
vendi i ekzekutimit, jo shumë larg qytetit.
Ata nuk e kishin rastin e parë që kryenin
ekzekutime të tilla. Për mua ishte hera e
parë. Shikoja shefin e policisë që nuk më
dukej i shqetësuar dhe kjo po më krijonte
një pështjellim të madh në stomak. Ndjeja
- 96 -

se nuk isha mirë, ndonëse po mundohesha


të mos e tregoja veten. Rrugës, gjithfarë
mendimesh më vinin e më iknin.
Në përfytyrimin tim më rrinte përballë
fytyra e zbehtë e të dënuarit. Dukej sikur po
më lutej, po përgjërohej që ta falnim. Dukej
sikur thoshte: “ Po unë në burg jam, në burg
për jetë. Këtu jam si një i vdekur. Më lini
këtu, të vdes kur të më vijë nga Zoti.”
Isha krejt i çoroditur.
Pasi u nisëm, shefi i policisë filloi
një bisedë që nuk kishte lidhje fare me
veprimin që do kryenim pas pak minutash,
maksimumi pas një ore. Nuk e kisha
mendjen fare se çfarë tregonte ai. Më
habiste ajo qetësi e frikshme që kishte. Një
njeri do të shuhej, do të ekzekutohej, do të
pushonte së jetuari në praninë time, para
syve të mi. Ne do ta vrisnim atë njeri. Në
një farë mënyre, ne do të bënim të njëjtën
gjë për të cilën ai po ekzekutohej. Ai do ta
kishte kryer nga instinkti i brendshëm i
revoltës së tij, ne do ta kryenim në bazë të
dispozitave dhe të së drejtës që jepte ligji.
Ai nuk do mund ta shikonte lindjen e
ditës së nesërme. Ishte vetëm 27 vjeç. Po më
dridhej zemra. Do i merrnim jetën dikujt,
- 97 -

që nuk ishte as sëmurë dhe as nuk ishte


ankuar për shëndetin. Ne do ta bënim këtë
me qetësi, me ftohtësi, me protokoll. Unë,
me disa njerëz me uniformë policie dhe një
mjek. Ata duket ishin mësuar për të kryer
rituale të tilla të marrjes së jetës. Kjo po
më ligështonte shumë. Çdo gjë do të kisha
falur, vetëm të mos isha i pranishëm në atë
tragjedi. Ishte një detyrim procedural penal,
që e bënte praninë time të domosdoshme,
madje ta drejtoja këtë ritual të tmerrshëm
që vetëm në romane e kisha lexuar. Me këto
mendime të llahtarshme, kishim mbërritur
në vendin e caktuar. Ishte një lëndinë e
vogël, në mes të disa gëmushave që kishin
çelur gjethin e ri të pranverës. Në atë shesh
të vogël po na prisnin në këmbë i dënuari i
prangosur, i rrethuar me trupën e policisë
prej gjashtë vetash.
Në këto raste është prokurori që i
komunikon përfundimisht të dënuarit me
vdekje, se kërkesa e tij për falje të jetës, ishte
refuzuar. Këtë thoshte ligji dhe kjo do të
zbatohej. Ishte një protokoll i palëvizshëm.
I dënuari H.P. priste i qetë, krejt ndryshe
nga ç’e përfytyroja unë. M’u duk burrëror
dhe trim. A dinte ai, se ç’do të ndodhte ato
- 98 -

pak minuta?! Marrja me pranga nga qelia,


me polici, në mesin e natës, ia bënte të qartë
këtë gjë edhe pa i komunikuar asnjë fjalë.
Iu afrova krejt afër dhe e vështrova thellë
në sytë e tij që shndrisnin dhe nuk tregonin
asnjë shenjë frike, trishtimi apo mëshire. Më
erdhi turp. Unë kisha më shumë frikë se ai.
Iu drejtova me një zë të butë, të dhembshur
sa me zor arrita t’i thosha:
- Të është refuzuar kërkesa për falje të
jetës, - nuk më dukej si zëri im. Heshta një
copë herë, pasi sytë e tij s’po jepnin asnjë
shenjë dorëzimi dhe vazhdova, - prandaj
jemi këtu, për t’ju komunikuar këtë vendim
dhe për të bërë ekzekutimin e vendimit të
gjykatës. Ma kërkon detyra të të pyes, cila
është fjala jote e fundit?
Ai po më shikonte pa iu dridhur qerpiku.
Për çudinë e tij, në ato çaste të fundit të
jetës, iu shfaq një njeri që po i shprehte
keqardhje. Një njeri që sa herë i ishte shfaqur
përballë në gjykatë, kishte qenë i rëndë dhe
i kishte folur me ton të lartë, të sigurt dhe
të ashpër. Ai më pa me një vështrim që
s’do ta harroj kurrë. Nuk i pashë lot në ata
sy të zinj e të thellë. Po dyshoja se sytë e
mi, më ishin rrëmbushur tashmë. I jepja
- 99 -

kurajë vetes. Shefi i policisë dhe skuadra e


pushkatimit po më prisnin mua të mbaroja
rolin tim formal, të kotë e krejt fals. Kështu
e kërkonte ligji. Nejse. Pasi më pa gjatë e
me një vështrim therës, ashtu i qetë tha:
“Prokuror e kam ba vedin me më dënue
me vdekje. Kam vrarë dy djem të rinj 20
vjeçarë, çka nuk e meritoj të jetoj dhe unë.
Fjala ime e fundit është të ma bëjnë hallall
prindërit e viktimave, që i lashë pa djem.”
Tha këto fjalë, hodhi një vështrim rreth e
rrotull e duke m’i ngulur sytë, vazhdoi: “Le
të rrijë dhe baba jem pa djalë”. I vura dorën
në sup, një gjest që tregonte dhimbjen time.
“A mundesh prokuror, të më zgjidhësh
e të shkoj n’atë botë i lirë, i pa lidhun?” -
më tha pa m’i ndarë sytë, që vazhdonin t’i
shndrisnin në atë errësirë të ndriçuar nga
hëna e plotë dhe nga një elektrik që mbante
drejtuar nga ne, njëri nga policët. Nuk e dija
tamam se si ishin rregullat, e kisha për herë
të parë dhe për mua, kjo ishte një ngjarje
tronditëse. Nuk u mendova gjatë, por iu
drejtova shefit të policisë dhe skuadrës së
pushkatimit:
- Zgjidheni! - u thashë. - Zgjidheni
menjëherë!
- 100 -

Nga pas, pashë që ma bënte me shenjë


shefi i policisë; s’duhet ta kërkoja një gjë të
tillë.
- Zgjidheni! – urdhërova përsëri, krejt
i prerë. Në atë situatë, ai djalë gjeti forcë
të shprehte mirënjohje me vështrimin e
tij. Nuk foli, por sytë i flisnin më shumë se
fjalët. I zgjidhën duart dhe nuk ia lidhën
sytë. U dha urdhri.
- Zjarr!
Dhjetëra krisma u dëgjuan, shumë
plumba e goditën dhe e rrëzuan përdhé.
Instinktivisht, iu afrova si për të tentuar ta
mbaja që të mos binte. Ai ishte rrëzuar dhe
ndodhej i shtrirë përtokë. Ende duke dhënë
shpirt, vështrimin e mbante të ngulur tek
unë. Ishte një vështrim i qetë, i ngrohtë.
Ashtu iku ai njeri, gjersa ia mbyllën sytë.
Mjeku i pranishëm tha edhe verdiktin:
“Mbaroi”.
Drejtova shikimin drejt qiellit. Në fakt,
po i drejtohesha heshtur Zotit. Lutesha
e kërkoja ta mëshironte atë djalë, e të
na mëshironte edhe neve. Do të doja atë
çast që Zoti të dërgonte ndër ne vetëtima
e shtrëngata me shi, si për ta vajtuar atë
çastmoment kur sapo i kishim marrë jetën
- 101 -

një njeriu. Ishte një natë e kthjellët me yje dhe


hënë të plotë, që bënte të mundur ndriçimin
e atij momenti kur u ekzekutua një njeri,
zemra e të cilit sapo pushoi së rrahuri. Ishte
koha kur Kodi Penal parashikonte dënimin
me vdekje...”

- Ta tregova këtë Martin sepse, ne jemi


betuar për t’i shërbyer vendit dhe ligjit,
në paanshmëri, duke ia lënë ndërgjegjen
tonë për gjykim Atij që na gjykon një ditë
të gjithëve. Nuk jemi ne ata që bëjmë ligjet,
por vetëm i zbatojmë dhe në këtë rast, duhet
vetëm t’i zbatojmë drejt, me prova, me
bindje dhe në paanësi absolute, - përfundoi
Sokoli.
- Koli e kuptova mesazhin e këtij tregimi
dhe sinqerisht kisha nevojë për të, sepse në
fakt këtë duhet të bëjmë, të mos na dridhen
këmbët nga fjalët, kërcënimet, shantazhet,
nga miklimet dhe ndërhyrjet familjare…,
- i tha Martini mendueshëm, duke e parë
bashkëbiseduesin në sy.
Pasi ndenjën edhe një copë herë,
duke biseduar për disa ndryshime që
planifikoheshin për t’u bërë në Kodin Penal
të ri, dy kolegët miq u ndanë me premtimin
- 102 -

që herës tjetër, nuk do rrinin kaq gjatë pa u


takuar.
Martini u nis për në zyrën e tij, më i qetë
sesa kur doli nga shtëpia, ndonëse makthin
e shkaktuar nga Arjana e kishte ende brenda
vetes…
Kapitulli IV
Në kirurgjinë e drejtësisë

P ër shkak se në zyrën e tij nuk hynte


dot askush para dhe pas tij, Martini,
sapo hapi derën u ndesh me një duhmë të
rëndë cigareje dhe alkooli. Menjëherë hapi
dritaret dhe ndërkohë ndezi kompjuterin e
punës.
Kafeja me Sokolin i kishte dhënë
fuqi dhe përqendrim. Me mend përsiatej:
Kushedi sa sfida më të mëdha se kjo e imja
ka kaluar Sokoli! Edhe ai është ndeshur me
ekzekutimin e parë të një të dënuari, ashtu si
studentët e mjekësisë me trupin e njeriut kur
u bëjnë anatominë, apo kur bëjnë operacionin
e parë. Dhimbjen e ka pacienti, por sikletin,
stresin, ngarkesën psikologjike, e ka mjeku,
kirurgu. Edhe në prokurori, dënimin e merr
i pandehuri, ai e vuan dënimin, por stresin,
ngarkesën psikologjike, peshën e ndërgjegjes
e vuan prokurori apo gjyqtari. Mjeksia dhe
- 104 -

drejtësia, dy pole në të cilat njeriu dorëzohet


dhe pret drejtësi e barazi në trajtim. Pacienti
rri gjithë sy e veshë te doktori, ashtu si i
pandehuri rri gjithë sy e veshë te prokurori e
gjyqtari. Në mjekësi është një kornizë betimi që
synon trajtimin e paanshëm dhe të barabartë
për të gjithë pacientët, pavarësisht se kush
janë dhe ky është “Betimi i Hipokratit”. Po
në drejtësi, kush e rregullon këtë? A mjafton
baza ligjore, apo ka nevojë për një betim të tillë
edhe këtu? Apo në drejtësi, shpesh mjafton
“betimi i hipokritit”?
Ndërkohë u ul në kolltukun përkundru-
all tryezës së punës, dhe hodhi sytë mbi
dosjen e madhe të Marjan Bojës. Në të
djathtë të saj, në skaj, brenda një kornize të
bukur, si i gjallë, madje më i gjallë se kurrë,
po i buzëqeshte i ndjeri Artur Rrasa.
Turi ishte aty e kthehej nga Martini si
një meteor që digjej e flakëronte në qiell,
shuhej mbi tokë, por përsëri ngrihej lart në
univers, e përsëri binte, e përsëri ngrihej.
Një yll që nuk shuhej kurrë. Sa shumë do
kishte dashur që edhe Turi të ishte martuar,
të kishte fëmijë, familje, të jetonte. Ndjente
një dhembje të thellë brenda vetes, kur
mendonte se ai kishte ikur pa provuar
- 105 -

gëzimet e jetës. Nga aty ku ishte, i dukej


sikur, Arturi i fliste për shkollën, miqtë e
përbashkët, familjet, për vajzat e bukura,
për dasmat e shokëve dhe për histori që të
bënin për të qeshur.
Vitet e para të punës, kur punonte në
policinë gjyqësore, nisur nga dinamika e
madhe e ngjarjeve dhe hullive që merrnin,
hetimet ishin rraskapitëse dhe plot tension.
Asokohe, vazhdimisht ishte në aktivitet,
ditën dhe natën. Që atëherë kishte filluar
miqësia e tij e fortë me Artur Rasën. Në
atë periudhë, Arturi ishte një hetues më
me eksperiencë, ndërsa Martini një rishtar
pasionant e idealist. Ai ishte tip shumë
i lëvizshëm, dinamik, ekspresiv, shumë
inteligjent dhe produktiv në punën e tij.
Në ngjarjet më problematike ishte ai që me
nuhatjen dhe angazhimin e tij luftarak, të
mprehtë e plot pasion, bënte të mundur
zbardhjen e shumë çështjeve të ndërlikuara.
Turi shumë shpejt u bë modeli që ai donte
ta ndiqte gjithmonë, bashkë me guximin,
mençurinë dhe mprehtësinë profesionale.
Nuk mund t’i harronte ato net të vona,
kur të dy në zyrë do të aktronin skenarët e
mundshëm të krimit. Arturi, si një regjisor
- 106 -

i sprovuar teatri, do të rikrijonte ngjarjen


saktësisht siç ishte raportuar. Pastaj, duke
ndezur një cigare, do të ulej pakëz në
kolltukun pranë dhe përmes shtëllungave
të tymit do të thoshte: “Unë jam krimineli,
ti je viktima”. Shpesh ai rrëmbente një
pistoletë plastike, që e përdornin si maket
zyre, dhe luante teatrin e hetimit. Kur ky
lloj inskenimi kishte ndodhur për herë të
parë, Martin Guri qe habitur duke dyshuar
se Turi ishte një i çmendur. Ai riprodhonte
skena të habitshme, përmes fantazisë dhe
aktrimit, madje edhe duke bërtitur si një
Arturo Ui, i Bertold Brehtit. Turi arrinte
të depërtonte në psikologjinë agresive të
kriminelëve. Kur fantazia arrinte kulmin, ai
lëshohej mbi kolltuk dhe thoshte: “Eureka…
Motivi duhet të ketë qenë….”
Martini nuk besonte se ndonjë çift tjetër
hetuesish kishte atë dinamikë që ata të dy
rikrijonin në mënyrën më profesionale. “Ne
hetojmë duke vjedhur botën e kriminelëve.
Pa njohur botën e tyre, nuk mund të bëjmë
kurrë hetim të saktë, as mund të shkruajmë
një akt-akuzë të plotë…”, do t’i kujtoheshin
fjalët e Artur Rasës. Ai ishte një hetues policie
i shkëlqyer, por pa ambicie për karrierë
- 107 -

dhe ngjitje në profesion, çka e dallonte nga


Martini, i cili nuk e fshihte pasionin për
karrierë në atë fushë. Kur bënin debat rreth
kësaj teme dhe Martini përpiqej t‘i ngjallte
ambicien e karrierës, Turi duke qeshur do
t‘i perifrazonte thënien shqiptare skalitur në
një but vere në Kalanë e Petrelës: „Kush bën
karrierë, vdes. Edhe ai që nuk bën karrierë,
vdes. Le ta shijojmë jetën duke pirë verën
e harruar, karrierën!“. Si kishte ndodhur
ashtu? Mbase e parandiente se do të vdiste
kaq shpejt...?!

***

Ishte një mbrëmje vere, me një fllad të


lehtë që disi çlironte njerëzinë nga vapa e
tmerrshme e ditës. Martini ndodhej i ulur
në divanin e dhomës së ndenjës me shikimin
nga mali i Dajtit, që shtriqej si brumbull
gjigand me një jeshile të ftohtë, mu përballë
ballkonit me kanata të hapur. Atë të shtunë
kishte preferuar të qëndronte në shtëpi. Të
pushonte dhe të bisedonte me djemtë. Ata,
në adoleshencën e parë, dhe ai në mesin e
moshës, ngacmoheshin shpesh me njëri-
tjetrin. Këto momente e kënaqnin Elizën,
- 108 -

që bënte sikur i dilte në krah Martinit.


Djemtë nuk përmbaheshin nga ngazëllimi
dhe lumturia, duke iu turrur të dyve dhe
duke e mbuluar me përqafime.
“Kur e arrestojmë babin në shtëpi, ne
jemi të lumtur”,- thoshte shpesh Eliza.
Në fakt, këto ishin çastet më të
bukura familjare, kur Martini qëndronte
në shtëpi dhe nuk fliste për punën. As
djemtë, nuk preferonin të flisnin për
shkollën. Diskutonin për filmat e Netflix
apo hakerimin e teknologjisë digjitale, për
këngët që pëlqenin dhe për trendet e kohës.
Ata e detyronin shpesh Martinin të dëgjonte
këngët e tyre të preferuara. Madje, në disa
raste ata edhe mes vetes grindeshin se cila
ishte kënga më e mirë apo filmi më i bukur.
Flisnin edhe për librat që lexonin, kryesisht
në anglisht, me disa histori që për Martinin
dukeshin të pakuptimta.
Siç i ndodhte shpesh, ndoshta duke u
ndjerë në faj për lumturinë e tij, iu kujtua
hidhur ajo ditë e zezë, shumë vite më parë…

Ishte vetëm në shtëpi, kur tringëlliu


zilja e telefonit. Zgjati dorën me përtesë nga
komodina ku e kishte lënë celularin dhe
- 109 -

pa se po thirrej nga salla operative. E hapi


menjëherë.
- Zoti Martin, nga salla ju flasim! - zëri
i oficerit nga ana tjetër, nuk ishte si në
raportimet e tjera.
- Sapo kanë vrarë Artur Rrasën.
- Siiii? – briti Martini.
- Po, e vranë Turin! – u përgjigj tjetri i
fikur.
Martini u ngjeth, mornicat i përshkuan
gjithë trupin. Timbri i oficerit tej telefonit,
u dridh në vaj.
- Artur Rrasën? - pyeti me gjysmë zëri
Martini, me shpresën që nuk do të ishte e
vërtetë ajo që kishte dëgjuar.
- Po, po… sapo… u njoftuam nga vendi…
i ngjarjes. E kanë vrarë… afër shtëpisë… ka
vdekur...
Oficeri mbylli telefonin. Mezi ia kishte
dalë ta perifrazonte lajmin kobzi.
Martini me telefonin në dorë u shemb
në divan. Këmbët nuk e mbajtën më. U
shkreh në vaj. Lutej të ishte një ëndërr e
keqe a një makth, dhe ai lajm të mos ishte
i vërtet. O Zot! Kurrë në jetë s’e kishte
provuar këtë lloj goditjeje. Me lot në sy u
ngrit, freskoi fytyrën, ndërroi rrobat dhe u
- 110 -

nis për te vendi ku kishte ndodhur vrasja.


Sa e sa herë e kishte bërë atë rrugë për t’u
takuar me mikun e tij të ngushtë. E gjente te
kafja poshtë pallatit të tij. Tashmë nuk do të
ndodhte më. Nuk do ta gjente më, nuk do ta
shihte më, nuk do ta dëgjonte më. Turi kishte
vdekur. Me sytë të mjegulluar nga lotët, që
nuk i kontrollonte dot, në pak minuta kishte
mbërritur në vendin e ngjarjes. Kishte ecur
me makinë si i çmendur.
Skena që pa aty ishte e tmerrshme.
Llahtar. Ndjente drithërimë e dhembje në
gjithë qenien e tij. Turi si një mal, i shtrirë
në trotuar me gjakun që i shpërndahej ende
poshtë trupit në rrëkeza të imta. Plumbat e
kishin marrë pas shpine dhe goditjet kishin
qenë fatale. Dora e tij e djathtë kishte ngelur
e ngrirë afër brezit ku mbante pistoletën e
punës. Breshëria e pabesë e kishte prerë
pa i dhënë mundësinë e asnjë reagimi.
Dhimbja shtrihej si ulërimë, aty para syve
të tij. Martini rrinte i mpirë në atë udhëkryq
tragjedie, i shtangur pranë trupit pa jetë
të Arturit, duke mos pasur fuqi mendimi
për asgjë. Nuk arriti t’ia shihte fytyrën e
përgjakur që ia kishin mbuluar me çarçaf.
Nuk dëshironte ta shikonte në atë gjendje
- 111 -

dhe as të merrte me vete atë imazh. Kishte


nevojë të ruante fytyrën e tij të gjallë dhe
të bukur. Lotët i rridhnin çurg në mënyrë
të pavullnetshme. I kërrusur mbi gjunjët
që i dridheshin, me kokën e zënë mes dy
pëllëmbëve të tij, po mbante mbi shpinë një
mal me pikëllim për humbjen e mikut dhe
kolegut më të dashur. Nuk donte ta besonte,
ndonëse trupin e pajetë e të mbytur në gjak
e kishte kaq pranë. Aty kuptoi deri në asht
se sa punë të rrezikshme kishte zgjedhur të
bënte. Turi kishte të drejtë, me karrierë, pa
karrierë, njeriu ikën; Me pushtet, pa pushtet,
përsëri ikën; I pasur apo i varfër, përsëri
ikën. Atëherë, pse kaq luftë në jetë? Përse?
Mendonte. Nuk kishte përgjigje. Pyetjet
retorike i vinin si për të mbajtur gjallë
shokun e vet, që nuk ishte më.
Hodhi vështrimin tutje për të pastruar
sadopak sytë e përlotur. Pamja e mjegulluar
po i qartësohej. Shikoi perreth dhe dalloi
një grumbull njerëzish të mbledhur jashtë
rrethit të sigurisë. Edhe ata, ndonëse
kureshtarë, dukeshin të mpakur e të
tronditur. Lexoheshin qartë fytyrat e tyre
të pikëlluara dhe të trembura. Dora e zezë
e krimit me shumë guxim ishte ngritur
- 112 -

ndaj një hetuesi të shtetit, duke kërcënuar


sigurinë publike edhe të tyren, fqinjë të
Arturit apo qytetarë të panjohur.
Disa kamera televizionesh përpiqeshin
nga larg të merrnin pamjet nga vendi i
ngjarjes. Reporterë të shumtë transmetonin
drejtpërdrejt për mediat e tyre, duke
dhënë opsione të ndryshme për ngjarjen
dhe rrethanat e saj. Kryesisht flisnin për
viktimën, “dëshmorin e drejtësisë’, Artur
Rrasa, i cili për herë të parë nuk mund të
fliste për ngjarjen tragjike të radhës. Këtë
herë, ngjarja ishte ai vetë, më tragjike
s’mund të kishte.
Martini komunikoi vetëm me sy me dy
oficerët e gatshëm të policisë gjyqësore, që
kishin filluar të kryenin veprimet në vendin
e ngjarjes. Prokurori për krimet e rënda
kishte mbërritur në vend dhe po bisedonte
me zë të ulët me ekspertët që mbanin
shënim gjithçka.
Martini vazhdonte të ndjente në gjoks
një lëmsh të madh që gati po e mbyste.
Një dridhmë e ftohtë i përshkoi trupin. Në
atë çast do të donte të ishte ai në vendin e
Arturit. Kaq shumë i dhimbte ikja e tij. Në
sytë e mendjes i shfaqej vetëm ai, i gjallë dhe
- 113 -

dinamik, siç ishte përherë. Nuk e mendonte


dot të vdekur. Pikëpyetja e madhe kishte
nisur ta pushtonte të tërin: Kush ia kishte
rrëmbyer jetën Artur Rrasës?!
Kufomën e morën dhe e dërguan në
morg. Nata kishte vendosur pushtetin e saj.
Kthetrat e saj kishin mbërthyer shpirtin
e Martinit. Shpirti duhet të jetë i lirë, të
fluturojë dhe të shijojë bukurinë e një nate
dhe jo terrin e saj. Dritat e neonit ndriçonin
ambientin përreth, ku vazhdonte këqyrja
e vendit të ngjarjes. Martini iu bashkua
grupit hetimor, për t‘u kujdesur të fiksonin
çdo gjë. U sekuestruan shtatëmbëdhjetë
gëzhoja kallashnikovi. Një mori plumbash
kishin përshkuar trupin e Turit të ndjerë.
Vetëm ato plumba mund të ndalonin vrullin
e tij, ato plumba kishin shterur energjitë e
tij. Në trotuar kishte mbetur pellgu me gjak,
ku pasi u morën mostra, s’do mbetej asgjë.
U kontaktuan disa qytetarë që kishin qenë
prezent në ngjarje, por ata të terrorizuar
nuk jepnin asnjë shpjegim. Sipas tyre,
s’kishin parë asgjë, vetëm krismat kishin
dëgjuar. Dukej qartë se ngurronin dhe
s’donin të ngatërroheshin me histori të
tilla. Kishin frikë. Nga disa ngjarje të rënda
- 114 -

që kishin ndodhur muajt e fundit, edhe


punonjësit e policisë i kishte zënë paniku.
Shumë prej tyre kishin lënë detyrën me
dorëheqje, disa të tjerë e kishin braktisur
profesionin. Situata ishte vërtet e rënduar.
Mirëqenia, stabiliteti dhe qetësia publike,
në këtë situatë kaotike dukej si legjendë dhe
siguria, si një ëndërr e largët.
Rreth shtatëdhjetë metra nga vendi i
ngjarjes, në fillimin e një rrugice të errët,
pranë një kosh plehrash, Martinit, duke
soditur me kujdes përreth, i zunë sytë një
maskë dhe një palë doreza të hedhura
rrëzë koshit. Njoftoi hetuesit përgjegjës
dhe ekspertët e kriminalistikës. Nuk preku
asgjë me dorë. Ekspertët i morën sendet
me dorezat e tyre dhe po i vëzhgonin me
kujdes. Në kapuç u gjetën disa fije floku, të
cilat u fiksuan me kujdes të veçantë dhe u
përshkruan në procesverbalin e këqyrjes
dhe marrjes së provës materiale. Sendet
i futën në qese të holla të tejdukshme,
për t’u përpunuar më tej në laboratorin
kriminalistik e biologjik.
Më vonë, kur kishin mbaruar me
procesin e këqyrjes së vendit të ngjarjes,
Martini u nis me makinën e tij për te morgu,
- 115 -

ku kishin ardhur dhe familjarët e Turit.


Ishte një natë e tmerrshme, që nuk do ta
harronte kurrë në jetë. Ishte vonë. Rruga iu
duk krejt e shkretë. Sa herë kishin vajtur në
atë morg me Turin për të ekzaminuar me
ekspertët viktimat e vrasjeve që ata hetonin.
Tani do të ekzaminohej trupi i tij. Martini
nuk u fut në morg. Nuk donte kurrsesi t‘ia
shikonte fytyrën pa jetë. Donte ta ruante
në kujtesën e tij të gjallë e të fortë, siç ishte
në jetë. Arturi tashmë ishte një hero. Një
hero i vdekur. Në fakt, më shumë se kurrë
nevojiteshin heronj të gjallë. Heronjt e
vdekur nuk i duhen askujt, mendoi, aq më
pak Martinit.
Shumë kujtime e çaste të bukura dhe të
dhimbshme i gjallonin në mendje Martinit.
I ishin prerë krahët nga ikja e Arturit. Në një
farë mënyre, për zanatin që kishte marrë,
ai kishte qenë mentori i tij. I ndanin vetëm
orët e gjumit. Kushedi sa ngjarje e dosje i
kishin përpiluar së bashku. Kushedi sa kafe
kishin pirë plot tension e diskutime pune.
Solli sërish në mendje aktrimet që bënin
në zyrë, ku Turi do merrte përherë rolin e
kriminelit. Po tani, si mund ta rikrijonte
skenën e krimit? Atij i duhej Arturi i
- 116 -

pavdekshëm, “aktori kriminalist”, që nuk


linte situatë kriminale pa zbërthyer.
Jo Martin Guri, mos mendo kështu, ky
është dorëzim ndaj së keqes, – e dëgjonte
ai zërin e njohur brenda vetes. - Kush
do ta luftojë krimin, po të mendojnë të
gjithë kështu? Kush do të jetë polic, hetues,
prokuror, gardian burgu? Janë punë jo fort të
këndshme, por duhen bërë, ndryshe shoqëria
vdes.
Mori frymë thellë. Solli sërish në
mendje mjekët në morg që bënin autopsi të
ndryshme mbi trupa të shqyer nga plumba
dhe thika, punonjësit e funeralit që përditë
shohin vetëm vdekje dhe lot, ndërmendi
varrmihësit që vetëm gërmojnë varre dhe
pëshpëriti si i humbur:
-E sheh? Ka edhe profesione më të tmerr-
shme, por duhen bërë. Ndryshe, kush do të
na varrosë?
U tremb nga përhumbja. Nuk mundej.
Ndezi një cigare duke imagjinuar Turin
përballë. “Unë jam krimineli, ti je viktima…”
I buçiste në veshë zëri i tij. Nuk ishte aktrim,
as ëndërr, ishte realitet. Ai ishte bërë tashmë
viktima e vërtetë e krimit.
- 117 -

Të nesërmen e ngjarjes, në ceremoninë


mortore pjesëmarrja ishte e madhe. Krerët
më të lartë të policisë e të shtetit kryen
homazhe dhe mbajtën fjalime. Arturi
u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Varrimi
ishte madhështor. Sa mirë i organizojmë
ceremonitë për policët e vrarë! Aq punë të mira
bëri sa ishte gjallë, dhe askush nuk ia tha një
fjalë të mirë. Sa trishtim! Dy herë i kushtojnë
shumë rëndësi policit: kur bëhet plani për
vrasjen e tij dhe kur organizohet ceremonia
e varrimit. Aktorët janë të ndryshëm, por
shumë seriozë në të dyja rastet.
Me këto mendime të hidhura Martini
ishte mpakur, kishte nevojë të ishte vetëm.
Krejt i vetëm, do të mund të bisedonte qetë
me Arturin e përtej kësaj bote, tashmë banor
i botës së përjetshme…
…Nuk duroi dhe iu hap Elizës. Ajo e
njihte Arturin, por Martini i kishte folur aq
shumë për të, saqë Elizës i dukej se dinte
gjithçka dhe kishte kuptuar thellë lidhjen e
fortë të Martinit me të, ndonës Arturi nuk
jetonte më.
-Si do t’ia bëj Elizë?- E kishte pyetur të
shoqen si i zënë në çark.
- 118 -

- Do të bëhesh dy herë më i fortë dhe për


Turin e ngushëlloi ajo, duke e marrë kokën
e tij të lodhur nga mendimet e rënda e nga
tronditja, e troshitur sikur e kishin goditur
me një send të fortë dhe ashtu ngrohtë,
siç dinte vetëm ajo, ia futi në gjoksin e saj,
që ishte streha, ku Martini gjente gjithnjë
qetësi, prehje e ngushëllim.
Megjithëse në një kohë mjaft të ligësht,
eksperienca me Arturin e kishte bërë
Martinin një hetues të zot. Ai e kishte mësuar
me vrull gjithçka që lidhej me profesionin.
Ishin tipa krejt të ndryshëm, por natyra
energjike e Turit e kishte përfshirë dhe
Martinin e ndrojtur në vorbullën e tij, për
të qenë këmbëngulës dhe i vendosur në
mbrojtjen e të vërtetës, që s’e donte askush.
Për shumë kohë, ai nuk mësohej dot me
humbjen e mikut dhe kolegut të tij. E kishte
një mungesë egzistenciale.I dukej sikur i
mungonte një pjesë e qenies së tij.
Në të gjithë aktivitetin e tij të mëvonshëm,
edhe si prokuror, Martini kishte qënë
shumë i ashpër në dënimin e vrasësve. Të
gjithë vrasësit i dukeshin njëlloj. Gjithmonë
i kujtohej Arturi dhe ekzekutimi i tij. Në
çdo çështje vrasjeje që hetonte, i shfaqej
- 119 -

hija e Arturit. I vinte zëri i tij, si kumbim


për shpagim. E përfytyronte herë të qeshur,
herë entuziast dhe herë të dëshpëruar, të
zemëruar e plot tension, siç e njihte ai. I
rrinin në mendje kërcitjet e dhëmbëve, kur
në çaste nervozizmi, nofullat e shtrënguara
i shfaqeshin si gogla që rrotulloheshin në
brendësinë e vet. Kjo ishte e shpeshtë për
Arturin pasionant dhe me një sens të fortë
drejtësie.
Sa herë shkonte në Akademinë e Policisë,
ku jepte leksione të Kriminologjisë dhe të
Drejtës Penale për studentët e rinj, në hollin
e hyrjes ishte busti prej bronxi i Artur Rrasës.
Ai shfaqej madhështor, me një buzëqeshje
të hidhur në buzë. Ishte nderim dhe kujtim
i përjetësuar i kontributit të tij. Ishte një
shembull frymëzimi për çdo student të
Akademisë së Policisë. Ishte modeli që
duhej ta ndiqnim të gjithë shërbëtorët e
shtetit. Për Martinin, si miku i tij i afërt,
ai ishte vetëm një i vdekur që i mungonte
tmerrësisht; një mbrojtës i së drejtës i vrarë
nga plumbat e krimit. Tani ishte thjesht një
numër, një i tradhtuar dhe i lënë vetëm nga
shteti dhe drejtësia hileqare, ku bënte pjesë
edhe vetë.
- 120 -

Busti i dukej një skulpturë e trishtuar.


Ishte siluetë pa gojë që vetëm vështronte
ngultas hijet që hynin e dilnin prej aty. Një
bust që heshtte, i vendosur për të mos ua
thënë kurrë të vërtetën e tij studentëve. Do
i demoralizonte ende pa e nisur karrierën.
Ndodhte jo rrallë që netëve të vona, Martin
Guri shkonte të digjte një cigare tek ajo
skulpturë e ftohtë. Sikur donte ta ngrohte
me xixëllimën e rrethit të zjarrtë, që kallte
duhanin për të krijuar tymin mbytës që ai
e thithte tërë etje. Cigarja u shpik që njeriu
të mos çmendej, i vinte ta bërtiste me sa zë
kishte. Pastaj, po në ato mori shtëllungash
duhani, improvizonte rolin e vet sikur fliste
me statujën. U ruhej syve të natës që të mos
e quanin të rrjedhur, por aty ai rigjente forca
që të mos tërhiqej. I kujtohej gjithmonë kur
me të qeshur i ishte drejtuar me thënien
e një polici amerikan: “Polici çdo ditë,
kur rruhet në mëngjes para pasqyrës, e
përshëndet veten sikur po e sheh për herë
të fundit.” Ato momente para bustit, Arturi
sikur i thoshte: “Ke fatin të jetosh. Mos e
shko jetën kot. Bëj me përkushtim atë që di
ta bësh më mirë. Bëj atë që do të bëja dhe
unë .”
- 121 -

***

Duke sjellë në vëmendje episode


e momente pikante të udhëtimit të tij
profesional, sikur ishte përhumbur dhe
qetësuar disi. Këtë qetësi ia ushqeu edhe
biseda që kishte bërë në mëngjes me Sokolin.
Atë pauzë papritur ja prishi hyrja në zyrë e
Andit, djali i motrës së tij të vetme. Ai ishte
rrreth të 30-tave, gjithmonë i qeshur. Vinte
dhe e takonte herë pas here. Me profesion
ishte arkitekt. U përshëndetën dhe u
pyetën me njëri - tjetrin. Martini përpiqej
t’i përshtatej natyrës gjithmonë të qeshur
të Andit. Kur kishin mbaruar përshëndetjet
dhe bashkëbisedimi i zakonshëm i takimeve
të tilla, Andi i zgjati krej natyrshëm Martinit
një letër të mbyllur në zarf.
- Është për Ju, i tha duke ia vënë në dorë.
Kur hyri në zyrë, Martini nuk mendoi
kurrsesi që prania e tij aty të kishte lidhje
me punën dhe dosjet e tij. S’kishte ndodhur
kurrë të bisedonin bashkë për punën. Andi
shfaqte ndaj tij afërsi dhe përkujdesje mjaft
të veçantë.
Martini, i habitur pak, mori zarfin dhe e
hapi menjëherë. Lexoi me një frymë atë letër
- 122 -

të shkurtër. Teksti i shkruar ia shpërqendroi


gjithë qenien. Iu prish gjaku dhe ngjyra e
fytyrës ndjeu që i kishte ndryshuar. Tavani
i zyrës filloi t’i rrotullohej mbi kokë. Letrën
e lexoi në heshtje me Andin përballë.
Instinktivisht e pyeti:
- Kush ta dha këtë zarf?
- Bosët e kompanisë ku unë punoj, ia
ktheu Andi i ndjerë keq dhe i hutuar nga
reagimi i menjëhershëm i mimikës së
Martinit. Djaloshi po e shikonte i hutuar
dhe në të njëjtën kohë kureshtar për të
mësuar se ç’përmbante ajo shkresë.
- S’të kam pyetur asnjëherë Andi, kush
janë pronarët e kompanisë që punon?, e
pyeti Martini duke u munduar të mbledhë
veten.
- Ata qëndrojnë jashtë vendit dhe unë
nuk i njoh,- iu përgjigj Andi duke vijuar, -
vijnë rrallë në Tiranë. Janë shumë të kamur
dhe të fuqishëm në biznes. Ata më thirrën
sot në zyrat qendrore dhe më pyetën për ty.
Unë u tregova që ishe daja im. Mesa duket
ata e dinin këtë, ndaj më kërkuan që t’ju
sjell këtë letër dhe ja ku jam.
I hutuar, fjalitë po i thoshte të shkëputura
nga njëra - tjetra dhe ndjehej i shqetësuar se
- 123 -

mund të kishte bërë ndonjë veprim që nuk


duhej bërë. Pasi pushoi, pak si i zënë në faj,
iu drejtua:
- Mos kam bërë gabim dajë? Të kërkoj
ndjesë, nuk i kushtova rëndësi. Nuk
mendova se do të kishte ndonjë problem.
Thjesht më vajti mendja se ka të bëjë me
pronotimin e ndonjë banese të re. Për çfarë
bëhet fjalë?
- Jo, s’ka problem, - iu përgjigj thatë
Martini. Flasim herë tjetër.
U ndanë dhe Andi doli nga zyra i hutuar,
pa ditur ç’të thoshte më tej. Martini u
shemb në kolltuk i tromaksur nga lëmshi që
po i ngatrroheshin gjërat. Pasi qëndroi një
farë kohe ashtu i ulur, po analizonte thellë
tekstin e asaj letre. Një mjegull e turbullt ia
kishte veshur vështrimin. Në letër shkruhej:
“Marjan Boja është miku ynë. Duhet
ta ndihmojmë të dalë nga burgu. Ju e keni
në dorë ta bëni këtë. Do shpërbleheni. Në
kompleksin “Horizont” që po ndërtohet në
qendër të Tiranës, 500 metra katrorë ndërtim
janë për ju. Nëpërmjet letërprurësit, i cili
nuk di asgjë për përmbajtjen e letrës, mund
të dërgoni personin tuaj të besuar, me të
cilin të nënshkruajmë kontratën e dhurimit.
- 124 -

Vlera e kësaj prone është 1.5 milionë Euro.


Nëse nuk dëshiron pronë, i ke gati edhe në
kartmonedhë. Dy djemtë tuaj kanë nevojë të
rriten mirë, jo si Marjani. Nesër është testi
dhe shansi që nuk të vjen më kurrë”.
U drodh sërish. Letër të tillë nuk kishte
marrë asnjëherë. Si kishin guxuar me
atë letër? Solli sërish në mendje gjithçka:
mundin, pagjumësinë, sakrificën, gjakun
e Turit, tundimet, presionet, trishtimet,
dështimet, triumfet… “Mua nuk më duhet
dhe as më nevojitet asgjë. Pretenca është gati”
- tha me vete prerë. Ndjente se gjithçka i
rrotullohej në trurin e tij si një helikë avioni
që e ngjiste lart në qiell.
Tashmë ata kishin guxuar dhe gjetur
mënyrën për të bërë ofertën e tyre. Një ofertë
dashamirëse, joshëse me helmin brenda.
Ata mund të zgjedhnin dhe mënyrë tjetër,
duke paguar pak para, për ta eleminuar
nga kjo botë. Në këtë mjedis të mbytur në
dëshpërim, plumbat kushtojnë shumë më
pak se milionat e eurove që ofronin për të
liruar nga burgu një kriminel. Metastazat
e krimit të organizuar kanë lëshur rrënjë
kudo, depërtuar gjithandej dhe implikuar
- 125 -

gjithsecilin që ju nevojitet, mendoi krejt i


dëshpëruar Martini.
Ç’lidhje kishin këta njerëz të kamur e të
fuqishëm me Marjan Bojën?!
Ndonse pa vetëdije, me mendjelehtësi,
nipi i tij Andi, ishte vënë krejt natyrshëm
në shërbim të bosëve të tij. Ku dinte ai sa
të ngatërruara janë këto punë. Bosët e tij,
s’dihej se kush ishin, s’dihej nga vinin, s’dihej
nga i kishin fituar ato para. Nisur nga puna
e përditshme, dosjet dhe informacionet që
dispononte Martini, mësonte çdo ditë se
lidhjet e këtyre kapitalistëve të rinj ishin
të frikshme. Ata ishin kudo me hijen e
tyre. Korruptonin e rrëmbenin çdo gjë
që u duhej. Lidhjet e tyre me deputetë,
pushtetarë, kryebashkiakë, drejtues policie,
media u krijonin hapësira për të ndërtuar e
ngritur biznese ku të donin, edhe në zemër
të kryeqytetit. Formula e tyre funksiononte
për mrekulli: një gjë që nuk bëhet me para,
bëhet me shumë para.
Tashmë nuk ishte vetëm Arjana që po
e gërryente nga brenda Martinin. Gjendja e
tij e brendshme ishte koklavitur së tepërmi.
Interesimi dhe përpjekjet e saj, përballë
kësaj letre, tashmë i dukeshin krejt njerëzore
- 126 -

e të natyrshme. I shfaqeshin në sytë e


mendjes fytyrat e bosëve të padukshëm që
thurrnin plane dhe ekzekutonin idetë e tyre
pa iu dridhur qerpiku. Në imagjinatën e
tij i shfaqeshin në zyrat e tyre luksoze, me
personel të zgjedhur, me projektet e biznesit
mbi tryezat e tyre të gjëra. I përfytyronte ata
në restorantet e shtrenjta ku bisedohej mbi
synimet e tyre të çmendura, të guximshme
dhe kriminale. Mes tymit të purove të
shtrenjta, uiskit të zgjedhur dhe kokainës
merreshin vendime për t’i implementuar
ato projekte. Në ato zyra luksoze, konceptet
e tyre të biznesit konsultoheshin me
pushtetarë e deputetë. Aty ndaheshin prona
dhe pará. Aty finalizohej zhvillimi urban i
kryeqytetit. Në ata zyra, pse jo, merreshin
vendime për të emëruar njerëz në pozicione
të rëndësishme shtetërore, si dhe thureshin
plane për të ekzekutuar njerëz që u bëheshin
pengesë në realizimin e planeve të tyre.
Pas ofertës me para nuk u kushtonte asgjë
për të kaluar në planin tjetër. Për të paguar
eleminimin e një prokurori! Kjo ishte ofertë
shumë e lirë. Nuk u kushtonte asgjë për të
krijuar një ngjarje dhe një Falkon shqiptar.
- 127 -

“Pse nuk bëjnë ata një punë të dobishme, por


hynë në hulli të tilla me çmendurinë e tyre?!”,
mërmëriti me vete Martin Guri.
Në zyrën e tij ishte krijuar një mjedis
krejt mbytës. Retë e shtresëzuara të tymit
të cigares po ia merrnin frymën. “Dy djemtë
tuaj kanë nevojë të rriten mirë, jo si Marjani”,
- belbëzoi me vete Martini. Ata më kanë
studiuar mirë, kanë mësuar që kam dy djem.
E kanë përmend këtë gjë në letër…”. I theri
thellë në zemër kjo gjë. Ajo letër nuk ishte
thjesht një joshje korruptive. Ishte më e
thellë. Ata i kishin hedhur grepin Martin
Gurit dhe po prisnin të tërhiqnin filispanjën.
Iu duk vetja si një i dënuar që priste
ekzekutimin. Njëlloj si historia që i kishte
treguar Sokoli. Ndjente se po i ngushtohej
laku në grykë. Po i merrej fryma. Ose prano
paratë ose prit plumbat! Kështu e lexonte ai
atë letër që e rrotullonte në dorë dhe s’dinte
ç’të bënte. Ndihej krejt i vetëm përballë
kësaj perandorie të fuqishme të krimit,
që i dispononte të gjitha: paratë, famën,
pushtetin, forcën… dhe ishin të padukshëm.
Ishin anonimë si në atë letër. Jehona e
famës së tyre dëgjohej kudo në kafenetë
e kryeqytetit. Për ta flitej si në legjenda.
- 128 -

Ata ishin personazhë me nofka e famë, që


qarkullonin si fantazma të frikshme në
bisedat e njerëzve të zakonshëm. Ata vinin
nga aktivitete të fshehta e kriminale në
Europë e deri në Amerikën e largët. Tashmë
shfaqeshin në zyrat e tyre luksoze në Tiranë
me plane biznesi e takime me arkitektët më
të mirë të Europës, për të “zhvilluar” këtë
vend dhe rritur të ardhurat, forcën dhe
famën e tyre.
Ajo letër nuk kishte as adresë, as emër,
as nënshkrim. Ishte e shkruar në një
kompjuter dhe nuk kishte asnjë gjurmë
tjetër. Edhe zarfi ishte krejt i bardhë, pa
asnjë mbishkrim.
Nuk vlente asgjë tashmë. Ata e kishin
bërë hapin e tyre. I takonte Martinit të
zgjidhte rrugën e tij. Marjan Boja, për
Martinin, ishte vetëm një kriminel. Asgjë
më shumë. Tani po mësontë qartë se fijet e
tij ishin më të ndërlikuara nga sa mendonte.
Kjo vlerë e ofruar në këmbim të lirimit
të tij e ndërthurte dhe e komplikonte më
tej situatën. Rrjeta e merimangës vetëm
zgjerohej e ndërthurej më tej.
Prandaj Martini nuk kishte pse ta zgjaste
më tej bisedën me Andin. Padashje, ai ishte
- 129 -

ngatërruar në këtë histori. Ishte bërë një


korrier naiv i kësaj situate të ndërlikuar.
Asnjë sekondë nuk e çoi në mend të
hynte në pazar me ata mafiozë. Kurrë nuk
do ta bënte një gjë të tillë, me sado kosto të
kishte. Ndërkohë i vajti në mendje se këtë
formë korruptimi, ata do të aplikonin edhe
te gjyqtarët! Ata donin të arrinin qëllimin
e tyre. Në fund të fundit gjyqtarët do të
jepnin vendimin për dënimin ose pafajësinë
e Marjan Bojës. E mendoi për një moment
dhe kjo e turbulloi. Ra në pesimizëm. Po
sikur të ndodhte vërtet kështu?! Orenditë e
zyrës po i rrotulloheshin si makineritë e një
parku lojrash. U mundua të mblidhte veten,
të krijonte qetësi. Ishte e pamundur.
Sërish për një moment i erdhi në mend
shifra 1.5 milionë euro dhe nënqeshi hidhur
me vete. Kujtoi se sa vite i ishin dashur për
të shlyer kredinë e shtëpisë prej 50 mijë
euro. Kur e kishte shlyer, kishte gëzuar
si fëmijë. Tashmë ca anonimë i ofronin
miliona. I nëpërmendi sërish ata tipa. Nuk
i shqiteshin nga përfytyrimi, megjithëse
donte t’i largonte. Të veshur bukur, me
rroba firmato nga më të shtrenjtat dhe
ecjen e tyre elegante. Të heshtur e me
- 130 -

fjalë të numëruara. Me shikimin shpuzë.


Njerëz që s’kanë lexuar kurrë dhe s’dinë
të shkruajnë, por që arrijnë dhe kanë në
dispozicion gjithçka. Pavarësisht qëllimeve
të tyre ogurzeza, ata shquhen për instinkte
e dhunti inteligjente të jashtëzakonshme.
Guximtarë e aventurierë që gjithë jetën e
rrugëtimin e tyre e kanë hedhur në bixhoz.
Kanë sakrifikuar gjithçka për t’u pasuruar
vrulltazi e menjëherë. Të gatshëm për të
fituar, ose për të rënë në greminë e për të
përfunduar në burg me çelësat në det. E
pra, janë pikërisht këta që i ofronin miliona
për mbylljen e një çështjeje të vetme. Kjo
e tmerronte. Ky ishte biznesi i atyre, tek
e fundit. Ky ishte zanati i atyre, por jo i
tij. Ata kanë kodet e veta të pashkruara
që funksionojnë, pavarësisht kufijve
shtetërorë. Nuk u referohen konventave,
as marrëveshjeve ndërshtetërore dhe as
traktateve e seancave pa mbarim mes
shteteve. Ata s’kanë kushtetutë, as ligje. Ata
janë krejt praktikë e të menjëhershëm në
vendimet e tyre.
Pasi u përhumb gjatë në atë simbiozë,
ku ndodhej dhe po luftonte me veten, hapi
sërish letrën e ardhur dhe pa u menduar
- 131 -

gjatë i vuri shënimin në krye: “Për verifikim


e veprime të mëtejshme”. Këtë shënim e
vuri në krye të letrës dhe poshtë radhëve
që i kishin adresuar, shënoi rrethanat se si
kjo letër i kishte ardhur në dorë. I lidhi me
kapëse duke i ngjitur nga pas dhe zarfin e
bardhë dhe e kaloi menjëherë në protokollin
sekret.
Sido që të vinte puna të ishte një gjurmë
nga ku të fillonin e të zhvilloheshin hetime të
mëtejshme. Nuk e mbante dot asnjë moment
atë letër në dorë. Sektori i operacioneve
speciale do të fillonte menjëherë verifikimin
e pronarëve ku punonte Andi dhe do të
sqaroheshin e dokumentoheshin lidhjet
e tyre me Marjan Bojën. Do të ishte një
hetim i gjatë, i komplikuar. Tashmë, ata
pasanikë të ardhur nga hiçi gradualisht po
tentojnë të bëhen të ligjshëm. Emrat e tyre
do rregjistrohen në tatime dhe në sistemet
e strukturave shtetërore. Synimi i tyre është
të gëzojnë atë për të cilën kishin sakrifikuar,
të bëheshin të ligjshëm, të pushtetshëm e të
fortë.
Gjyqi i Marjan Bojës do të mbaronte
shpejt. Pas pretencës do të ishte një seancë
e mbrojtjes që do të bënin avokatët, e më
- 132 -

pas në seancën përfundimtare do jepej


vendimi nga trupi gjykues. Hetimi për këtë
letër do të niste menjëherë e s’dihej kur do
të mbaronte. Kjo letër do të hapte një hetim
shumë më të ndërlikuar se dosja e Marjan
Bojës.
Kapitulli V
Plumbi i tradhëtisë
në shtëpinë e drejtësisë

P ër t’i ikur sadopak atij ferri ku e kishte


zhytur Arjana, por edhe në vijim të
“bashkëbisedimit” me sivëllanë e tij Arturin,
Martini u ngrit dhe hapi njërin nga sirtaret
ku mbante kopjen e dosjes së vrasjes së
tij. Pasi përcolli Andin që i solli atë letër të
mallkuar, i kërkoi asistentit që atë ditë të
mos e shqetësonte askush.
E mori ndër duar atë dosje, sikur mbante
në pëllëmbë kokën e Arturit, faqet e tij të
tulta, jetën e tij të shkurtër…
I kujtohej ajo ditë kur hetuesi Arsen
Gashi i erdhi që në mëngjes në zyrë dhe sapo
u ul në poltronin ku rrinte zakonisht, nxori
nga çanta prej lëkure ngjyrë kafe dhe lëshoi
mbi tryezë një dosje. Martini lexoi menjëherë
në ballinën e saj prej kartoni të trashë, emrin
“Artur Rrasa”. I kaluan mornica në trup. Iu
- 134 -

përfytyrua Turi, sa herë vinte ulej përballë


tij dhe mënyra se si e fillonte bisedën gjithë
energji dhe entuziazëm për të rejat që kishte
grumbulluar për dosje të caktuara. Nuk e
kishte menduar kurrë se imazhi i tij do të
mbetej vetëm në disa shkronja, në rreshta
dosjesh e fashikujsh. Tashmë kopjen e asaj
dosjeje e mbante vetëm si kujtim. Fashikulli
origjinal kishte marrë rrugë. I kujtohej ajo
ditë kur Arseni i kishte behur në zyrë:

- Erdha të analizojmë dosjen e Turit, - i


tha Arseni duke i mbajtur sytë të mbërthyer
në dosjen që filloi ta shfletonte.
- Ç’të reja kemi Arsen?
- Kam përgatitur dhe relacionin, duke
përmbledhur gjithçka që lidhet me veprimet
që kemi kryer, si dhe me ekspertizat e fundit
që na kanë ardhur dhe janë administruar.
Kishin kaluar muaj të tërë që merreshin
me hetimin e kësaj çështjeje dhe dosja e Turit
ishte bërë si patate e nxehtë për Martinin.
Kishin analizuar së bashku shumë herë.
Martini e konsideronte si sfidë personale
dhe këmbëngulte fort në zbardhjen e kësaj
vrasjeje të rëndë. Si në një ëndërr të keqe i
- 135 -

shfaqej Arturi, si një fantazmë, dhe i fliste


me zë të qartë: “Mua më kanë vrarë, kam
vdekur. Nuk do të ma merrni hakun?”
- Më thuaj Arsen, - i tha Martini duke
e vështruar thellë në sy. - Relacionin do ta
lexoj me nge më vonë, - dhe sakaq u zhyt
gjithë ankth e kureshtje në brendësinë e
materialit.
- Martin, autorin e kemi zbuluar.
- Si e kemi zbuluar? - u habit Martini
dhe lëvizi nga vendi sikur e pickoi dikush. -
E kemi zbuluar?!
Ky ishte një lajm kaq i rëndësishëm dhe
ai nuk dinte ende gjë?
- Po, unë mendoj se është zbuluar
plotësisht. – foli qetë Arseni, si i çliruar nga
barra e rëndë. Autori është Bardhyl Mesi! -
tha ai prerë.
- Bardhyl Mesi?! – përsëriti emrin
Martini dhe u bë gjithë sy e vesh nga ajo që
dëgjoi. Instinktivisht, dora i vajti në çaçkën
e kokës nga mbrapa; në momente të tilla
mornicat i mblidheshin gjithmonë në majën
e kokës. Ai e njihte Bardhyl Mesin. E kishte
asistuar Arturin në dhomat e izolimit, kur
Mesi ishte pyetur si i arrestuar dhe i akuzuar
për një vrasje. Iu shfaq fytyra e tij e zymtë,
- 136 -

e pa rruar, e zeshkët, me shenja e brazda të


thella. Pastaj iu errësua komplet portreti i
atij përbindëshi.
- Kanë ardhur përgjigjet nga laboratori
shkencor, - vazhdoi Arseni,- ku konkludohet
se fijet e flokut që u fiksuan në vendin
e ngjarjes, i përkasin Bardhyl Mesit.
Kjo konfirmohet nga analiza e ADN-së.
Gjithashtu, nga kompania celulare ka
ardhur përgjigje zyrtare dhe rezulton se
qeliza e vendndodhjes së telefonit të tij ditën
e ngjarjes, ishte pikërisht në vendin ku u vra
Arturi. Ndërkohë që fliste, Arseni shfletonte
ca dokumente që i rrotullonte në duar dhe
tregonte vetëm konkluzionet përfundimtare
të ekspertëve. Pastaj vazhdoi:
- Shkak për të kryer këto krahasime
shkencore me këtë të dyshuar, u bë dosja
që ka hetuar Arturi në ngarkim të tij, si
dhe informacionet që kishin ardhur nga
Shërbimi Inteligjent i Burgjeve, ku Bardhyl
Mesi ishte shprehur disa herë kur ishte në
burg se do hakmerrej ndaj hetuesit të tij,`
Artur Rrasa.
Martini e dëgjonte me vëmendje dhe
përtypte së brendshmi edhe entuziazmin,
edhe dëshpërimin e tij. I dukej sikur këtë
- 137 -

bisedë po e dëgjonte në një planet tjetër, ku


Arturi i shfaqej si hije. Kur Arseni mbaroi
së foluri, Martini nuk ishte në gjendje
të diskutonin më gjatë. Hija e Arturit të
vdekur dhe imazhi i kriminelit që e kishte
ekzekutuar, ia shteruan mendimet.
- Dakord Arsen, - iu drejtua. - Do ta lexoj
me kujdes dhe relacionin që keni përgatitur,
dhe do të ulemi sërish të flasim për detajet.
Arseni e la dosjen sipër tryezës dhe
u largua. I ngelur vetëm, Martini u ngrit
si i mpirë nga vendi dhe filloi ecejaket në
hapësirën e asaj zyre jo shumë të madhe.
Hodhi vështrimin nga dritarja. Pranvera
dhe pamja e saj e bukur po largoheshin
ngadalë, dhe ai s’kishte pasur mundësi ta
shijonte e as të mendonte për stinën dehëse
që po kalonte pa u ndier. Dinamika dhe
ngarkesa e punës e kishin shndërruar në
një robot pa asnjë ndjeshmëri mbi çfarë
ndodhte përreth. Në mendje i vërtiteshin
skena krimesh, provash, dosjesh. Rutina e
tij nuk kishte të bënte as me ditët, as me
netët, as me stinët. Rutina e tij ishte një luftë
e heshtur dhe e rrëmujshme. Luftonte me
veten i fokusuar në qëllimet e tij, në fitoren
e luftës së tij, që s’mbaronte kurrë. Kur
- 138 -

arrinte në përfundime të tilla, ku vërtetohej


zgjidhja e ndonjë ngjarjeje të rëndë, gëzonte
me gjithë zemër. Ky profesion vetëm këtë
kënaqësi jetëshkurtër të jepte, asgjë tjetër.
Ndaj dhe zbulimi i autorit që kishte vrarë
mikun e tij, ishte në një farë mënyre një
formë çlirimi.
Bardhyl Mesi, pra, ishte vrasësi i Arturit!
Atë e kishte arrestuar Arturi. E kujtonte tani
më së miri. Mbante mend se sa shumë kishte
vuajtur Arturi për të arritur tek arrestimi i
tij, ishin kryer rreth një vit e ca muaj hetime.
Martini e kishte pasur një dyshim për të, e
thumbonte thellë në shpirt ai personazh,
bile që kur mësoi për ngjarjen, mendja i
kishte vajtur tek Bardhyl Mesi, se mund të
ishte njëri nga të dyshuarit kryesorë. Nuk
mbante mend nëse këtë dyshim e kishte
ndarë me Arsenin apo jo.

Në vitin e mbrapshtë ’97, Bardhyl Mesi


ishte njëri nga eksponentët që bënte ligjin
në kryeqytet. Kishte krijuar të ardhura
të mëdha duke vrarë, grabitur e duke u
vendosur gjoba të majme biznesmenëve më
të fuqishëm. Dosjet hetimore të përpiluara
asokohe ishin të cekëta dhe të paplota.
- 139 -

Shumica prej këtyre dosjeve ishin djegur e


zhdukur nga anarkia dhe mungesa e shtetit.
Arturi kishte filluar të gërmonte mbi ato
dosje. Ishte e rrezikshme të hyje në terrenin
e tyre. Ata që kishin kryer krime të mëdha
atëherë, ishin fuqizuar me para dhe kishin
krijuar lidhje të forta politike. Njëri ndër ta
ishte dhe Bardhyl Mesi.
Artur Rrasa kishte rifilluar hetimet
për një dosje të pezulluar, ku ishte vrarë
një biznesmen në kryeqytet. Ky i fundit,
nuk kishte pranuar të paguante gjobën
e majme që ia kishte ngarkuar Bardhyl
Mesi. Dëshmitarët që dinin rrethanat dhe
sikletet e biznesmenit para ngjarjes, ishin
shantazhuar dhe nuk pranonin të jepnin
deklarime. As familjarët e biznesmenit
nuk dhanë asnjë sinjal bashkëpunimi me
policinë për të zbuluar ngjarjen. Tregtarë
të ndryshëm paguanin gjobat, dhe Bardhyl
Mesin nuk e denonconte njeri. Kohë e
çmendur. Mungonte besimi dhe qytetarët
kishin frikë. Kishin të drejtë.
Nga studimi i dosjes së vjetër, Turi kishte
gjetur të dokumentuar se pas vrasjes, afër
vendit të ngjarjes ishte gjetur një pistoletë e
hedhur në shkurret e shumta që ndodheshin
- 140 -

aty. Ishte fiksuar që në momentin e parë


një gjurmë gishti, në sipërfaqen e krehrit të
fishekëve që ndodhej brenda asaj pistolete
të hedhur në ferra. Kjo gjurmë ishte nxjerrë
e pavlefshme nga një ekspert kriminalist.
Arturi, duke qenë i sigurt në dyshimet e
tij, kishte këmbëngulur që të kryhej një ri-
ekspertim për këtë gjurmë, në një laborator
jashtë vendit. Me javë të tëra e kishte
pritur përgjigjen e ekspertizës. Në fund,
përgjigjja nga jashtë kishte ardhur dhe akti
daktiloskopik konkludonte që ajo gjurmë
kishte vlera identifikuese. Manipulimi
ishte bërë me dashje në laboratorin tonë të
kriminalistikës. Arturi u pezmatua shumë
me korruptimin e kolegëve të tij, nga ana
tjetër konkluzioni i ekspertëve të huaj ishte
shumë i rëndësishëm për të vajtur tek autori
i ngjarjes.
Gjithashtu, nga krahasimet balistike
ishte arritur një përfundim mjaft interesant.
Një gëzhojë e gjetur dhe e fiksuar pranë
makinës së viktimës, ishte shkrepur pikërisht
nga pistoleta e gjetur dhe e sekuestruar ditën
e ngjarjes. Nga pistoleta brenda së cilës
gjendej gjurma në syprinën e krehrit me
fishekë. Pra, bëhej lidhja mes autorit, armës
- 141 -

së krimit dhe viktimës. Në këto kushte nuk


i hynin më në punë dëshmitarët, që në atë
kohë ishin krejt të pabesueshëm. Ata nuk
iu qëndronin thënieve e deklarimeve të
para. Shantazhi ndaj tyre ishte prezent dhe
derisa të shkonin para gjykatës, gjithçka
ndryshonte në qëndrimin e tyre.
Më vonë mbërriti dhe akti përfundimtar
që, gjurma e gishtit në krehrin e fishekëve të
pistoletës së krimit i përkiste Bardhyl Mesit.
Për Arturin, kjo arritje ishte një çlirim i madh.
Sa herë ishte zhytur në ankth e dëshpërim.
Martini mbante mend që kjo çështje ishte
diskutuar në zyrë mes të treve, duke përfshirë
në diskutime provash edhe Arsenin.
Bardhyl Mesi ishte një kriminel me
emër dhe eksperiencë. Ai i kishte marrë
masat për të mos u zbardhur kurrë ajo
vrasje. Fijet i kishte të lidhura drejpërdrejt
me njerëz të pushtetit. Kishte manipuluar
ekspertin, në mënyrë që ky të manipulonte
aktin e ekspertimit e që gjurma të dilte e
pavlefshme. Eksperti i korruptuar kishte
kryer atë akt të rremë, dhe nuk i kishte hyrë
kurrë asnjë ferrë në këmbë për këtë krim.
Kur doli vendimi i arrestit dhe ai
ndodhej në dhomën e hetimit përballë
- 142 -

Arturit, Bardhyl Mesi shante e ulërinte si


i çmendur. Nuk e kishte pritur arrestimin
dhe mohonte gjithçka. Nuk pranonte
as avokat dhe këmbëngulte me forcë se
nuk kishte nevojë për mbrojtje. Sipas tij,
gjithçka ishte manipuluar kundër tij. Me
mbrojtjen politike që kishte, ai konsiderohej
i paprekshëm. Vetëm këmbëngulja dhe
përkushtimi i Artur Rrasës e kishte dërguar
atë prapa hekurave. Kur u vendos përballë
akteve të ekspertimit, ai e shikonte Arturin
si njeriun që donte ta shqyente, ta groposte.
Disa herë në seancat hetimore, Arturi kishte
marrë të pranishëm dhe Martinin. Kishin
vajtur të dy bashkë për të marrë shpjegime
nga i pandehuri. Aty, Martini ishte përballë
me një qenie që s’kishte lidhje me njeriun.
Martini e kishte dëgjuar emrin e Bardhyl
Mesit si një nga kapot e krimit në Tiranë,
por ishte hera e parë që e shikonte nga afër.
I ishte dukur si një përbindësh, pa kurrfarë
ndjenje njerëzore. Ai ngjasonte me një
kafshë të egër, krejt e çakërdisur.
Pas disa muajsh seancash gjyqësore
të zvarritura e të stërzgjatura, gjykata
e pushoi akuzën e vrasjes. Provat për
vrasjen, sipas gjykatës, ishin të paplota.
- 143 -

E dënuan vetëm për armëmbajtje pa leje.


Reagimi dhe demoralizimi i Arturit ishte i
jashtëzakonshëm. Dëshmitarë të sajuar e
të përpunuar nga mbrojtja, tregonin para
gjykatës se autori nuk kishte qenë atë ditë
në vendin e ngjarjes. Trupi gjykues vlerësoi
më të vërteta deklarimet e sajuara, sesa
ekspertizat shkencore që pasqyroheshin në
aktet e ekspertëve. Provat shkencore nuk
e bindën gjykatën për fajësinë e tij. Ky, në
një farë kuptimi, ishte dorëzimi i shtetit
përballë një banditi. Lidhjet e tij me njerëz
të pushtetshëm dhe paratë e krimit që kishte
në dispozicion, i jepnin forcë për të sfiduar
këdo.
Ishte kohë e turbullt, në një terren
me njerëz të çoroditur. Drejtësia ishte
vënë kundër viktimave dhe të dëmtuarve
nga veprat e rënda penale. Kjo ishte e
dhimbshme, besimi te drejtësia, kishte
rënë dhe ishte shkërmoqur tërësisht.
Metamorfoza e krimit nga viti në vit ishte
zhvilluar me shpejtësi. Nga krimet ordinere
që i kryenin si kriminelë të rëndomtë në
vitin 1997, ishin fuqizuar me pará, kishin
krijuar biznese, kishin konsoliduar lidhje
me pushtetarë, policë, gjyqtarë. Tashmë,
- 144 -

ata vepronin me kujdes dhe platforma të


menduara mirë. Prandaj, as me gjyqtarët që
dhanë një vendim haptazi të padrejtë dhe
as me ekspertin që kishte kryer ekspertizë
të rreme, nuk u mor askush. Në gjithë këtë
histori delja e zezë ishte Artur Rrasa, i cili
ishte krejt vetëm. Ai kishte prekur aty ku
nuk duhej, kishte hapur dosjet e zeza që
duhet të rrinin të arkivuara përgjithmonë,
së bashku me viktimat e tyre që s’kishin më
gojë të dëshmonin.
Martini, ndërkohë që kujtonte peripecitë
e kësaj çështjeje, “ripërtypte” edhe bisedat e
bëra për kërcënimet që lëshonte nga burgu
Bardhyl Mesi. Kur ishin njohur me këto
informacione, nuk e kishin vlerësuar aq
sa duhet. “Të gjithë të arrestuarit, rëndom
kërcënojnë kështu”, thoshte Arturi. Bardhyl
Mesi, në fakt ishte ndryshe. Koha e tregoi.
-“Gjithmonë do të ketë banditë. Ata
thjesht do të transformohen dhe do të
shfaqen në forma të tjera”,- i kishte thënë
dikur Arturi.
-Po, i kemi. Shtetin dhe antishtetin,
paqen dhe plumbat,- i ishte përgjigjur
Martini. -Jemi bërë ashtu siç thoshte At
Gjergj Fishta: “Tamam siç na don hasmi”.
- 145 -

Njeriu shpiku shtetin që të ruhet nga e keqja


e vet,- po mendonte me zë të lartë Martini,
i cili ndihej pjesëz e shtetit dhe e rendit
ligjor. Kujdes!Mund të ndodhë prapë, i vinte
një zë. Liria mbetet gjithmonë e brishtë dhe
lehtësisht e rrezikuar…

Tani që Martini ishte zhytur në mendime


e kujtesë, duke filozofuar mbi të shkuarën
e vet që e kishte ndërtuar duke qëndruar
përherë gardian i ligjit dhe i së mirës,
thuajse po fliste me veten.
-Jo, nuk do ndodhë më, jo… Ne do
të kacafytemi përditë me krimin dhe
kriminelët…,- dukej sikur i vinte nga qielli,
fytyra e qeshur dhe zëri i Arturit.- Nuk do ta
lemë të ndodhë përsëri…Jo. Ligji dhe vetëm
ligji, jo rruga dhe krimi…
Kur flisnin për ligjin dhe krimin, për
aliazhin që ishte krijuar mes politikës dhe
krimit, i cili sikur kalonte fazat e krimbit të
mëndafshit, Artur Rrasa do t’i thoshte për
kriminelët: “Ata janë mjeshtra, ata do të na
marrin krahët përmes politikës dhe do të na
zënë pritë… Do të na vrasin, por ne duhet të
ringjallemi e të ringrihemi nga varri, që të
mos i lemë të fitojnë… Se po fituan, ne do të
jemi përgjegjës, unë dhe ti, ne të gjithë….”
- 146 -

Çfarë pasioni kishte pasur ai njeri!


Martinit i dukej sikur pasioni i Arturit ishte
një helikë e fuqishme në shpirtin e tij dhe
e mbante përherë të freskët, si një fluturim
shqiponje në qiell. “Nuk do të fitojnë ata…
Do të fitojmë ne, ligji dhe rendi i paqes
që mbrojmë”, sikur bisedonte me Arturin
tashmë të vdekur, aty në zyrën e tij pas
mesnate. Akush nuk e përmendte më, veç
kujtimeve të tij.
Sipas Martinit, viti i mbrapshtë 1997
ishte viti “inkubator i krimit”. Disa statistika
tregonin se shumica e të rinjve që ishin
bërë kriminelë, kishin kaluar fëmijërinë
në atë periudhë; çdo natë ata kishin parë
nëpër kronika televizive -“frymëzimin e së
ardhmes”.
Kjo e tmerronte, e risillte dhe e përsëriste
me vete historinë e tij të shkuar, siç përsëriten
në kor këngët e lutjeve në kisha, të dielave.
Ai kishte bërë kujdes që të ruhej nga çdo
moment kompromentues. Shumë nga miqtë
e tij, që ishin ngjyrosur me “ylberin politik”,
i kishte shmangur. E dinte se tashmë ata
nuk ishin më shokët e tij. Sepse ishte partia,
konjuktura, pushteti me intrigën e vet, që
i bënte të pabesueshëm. Ndaj, ballazi dhe
- 147 -

qetësisht u kishte thënë: “Ju atje, unë këtu,


dhe ligji në mes si hekurat të kryqëzuar…”.
Ishin të shumtë ata që nuk e kuptonin atë
mbyllje të Martinit, që gjithmonë bënte
rrugën shtëpi-punë dhe kurrë nuk shihej në
klubet e shtrenjta të kryeqytetit, i cili ishte
transformuar në një metropol perëndimor.
A do fitojmë vallë? I vinte një zë nga brenda,
që ai e ndiente sikur të ishte zëri i Arturit
nga përtej-vdekja…

Teksa lexonte relacionin e detajuar,


Martini mësoi se Bardhyl Mesi kishte
qëndruar tre ditë me radhë pranë shtëpisë
së Turit për të kryer atentatin. Qeliza e
vendndodhjes së celularit të tij, përkonte tek
lagjia ku banonte Arturi. Ai nuk kishte pse
ta frekuentonte atë zonë, pasi nuk banonte
aty dhe nga verifikimi i lidhjeve shoqërore të
tij, nuk rezultonte të kishte ndonjë ambient
aty që ai ta kishte frekuentuar herë tjetër.
Në relacionin e Arsenit ishin radhitur
më së miri provat dhe argumentet, se
autori i vrasjes së Arturit ishte Bardhyl
Mesi. Tashmë, panorama e kësaj ngjarjeje
të rëndë ishte krijuar e qartë në dosjen
hetimore. Ishte fakt që hetimi i çështjes
- 148 -

në ngarkim të Bardhyl Mesit, kur ai ishte


arrestuar për vrasje, ishte kryer nga Arturi.
Ishin të dokumentuara qartë kërcënimet
e tij ndaj Arturit dhe kjo gjë pasqyrohej
në raportet e ardhura nga autoritetet e
burgjeve. Konkluzioni shkencor i ADN-së,
përkufizonte saktësisht se fijet e flokut që
ndodheshin në kapuçin që kishte përdorur
si maskë për të vrarë Arturin, përbënin
një provë të pakundërshtueshme. Këto fije
floku ishin fiksuar në maskën e cila u gjet
menjëherë pas ngjarjes, as shtatëdhjetë
metra larg vendit të ekzekutimit. Një
e dhënë tjetër e rëndësishme ishte dhe
vendndodhja e tij në vendin e ngjarjes, gjë që
e tregonte GPS -i i telefonit të tij, në vendin,
ku dhe kur kishte ndodhur ngjarja. Këto
të dhëna e prova bindëse krijonin lidhjen
e pazgjidhshme të të gjithë mekanizmit që
provonte fajësinë e autorit.
Çështjen e vrasjes e mori në dorë
prokurori Sokol Prroi. Ky fakt e gëzoi
Martinin, pasi e dinte se ishte nga
prokurorët më korrektë dhe të përkushtuar.
Ai u rrinte pranë hetuesve dhe ua mësonte
me shumë durim profesionin e hetimit.
Ishte në prag të pensionit dhe kishte një
- 149 -

emër pa cen. Edhe me këtë çështje Sokoli


tregoi integritetin e vendosmërinë e tij, pasi
për pak ditë, me argumentet e tij e bindi
gjykatën për arrestimin në mungesë të
Bardhyl Mesit. Nga kërkimet e kryera nga
policia, rezultonte që ai ishte larguar jashtë
vendit. Në raportet e Inteligjencës rezultonin
informacione operative të administruara
në dosje, se Bardhyl Mesi kishte lidhje të
ngushta me Drejtorin e Departamentit të
Luftës Kundër Krimeve. Ky Drejtor kishte
bërë karrierë të befasishme pasi kishte
mbështetje të madhe politike, deri në rangje
të larta. Administroheshin dhe raporte për
takime sekrete që kishte kryer ky funksionar
i lartë policie, me të akuzuarin Bardhyl
Mesi. Ata ishin parë së bashku në lokalet
e shtrenjta të Tiranës, në ambiente private
dhe luksoze. Drejtori i Departamentit, sapo
ishte vënë në dijeni për hetimet ndaj mikut
të vet, e kishte sinjalizuar atë për akuzat
në ngarkim të tij dhe e kishte ndihmuar të
largohej nga vendi. Për vendimin e arrestit
në mungesë, kishin filluar menjëherë
procedurat e kërkimit ndërkombëtar. Edhe
pse i niseshin vazhdimisht informacione
të detajuara Interpolit, asgjë konkrete nuk
konfirmohej për vendndodhjen e tij.
- 150 -

Duke lexuar të dhënat e dosjes dhe


implikimin e eprorëve të tij në marrëveshje
me eksponentë të krimit, siç ishte Bardhyl
Mesi, Martinin e kishte pushtuar një
gjendje e rënduar psikologjike. Kur me-
ndonte se kolegu i tij ishte vrarë për t‘i
shërbyer detyrës dhe eprorët e lartë të tij
ishin shërbëtorë të vrasësit, ai ndjehej keq
dhe i krijohej një pështjellim i fortë, sikur
i zinte frymën. Edhe ekspertiza e rreme e
kryer nga eksperti kriminalist, ishte nën
ndikimin dhe mbrojtjen e funksionarit të
lartë të policisë. Ndërkohë që bënte karrierë
me mbështetje politike, ai kishte shkelur
mbi kufomën e Arturit që tretej nën tokë.
Këtë fat rrezikonte të kishte çdo oficer që do
të punonte dhe hetonte aty, ku cenoheshin
interesa të mëdha.
Gjithsesi, zbardhja përfundimtare e
vrasjes ishte një çlirim për Martinin. Ai
shkonte herë pas here në varreza dhe linte
një tufë lule mbi varrin e Turit. Qëndronte
para pllakës së mermerit dhe shikonte foton
e tij të stampuar mbi gurin e lëmuar. E
ç’vlerë kishte zbardhja e ngjarjes? Krimineli
ikte, fshihej në shtete të tjera, paguante për
të mbyllur akuzat ndaj tij. Paraja kriminale
- 151 -

që ai kishte në dispozicion, peshonte shumë


më rëndë se jeta e një polici. Turi nuk kthehej
dot më. Ai kishte ikur përgjithmonë. Kishte
ikur duke paguar me jetën e vet, sigurinë
e të tjerëve. Çfarë t’i thoshte Martini asaj
pllake varri? Ajo pllakë e lëmuar dhe e
ftohtë mermeri, as kishte për të dëgjuar dhe
as kishte për t’i kthyer ndonjëherë përgjigje.
Vrasësit i dukeshin të gjithë njëlloj.
Viktimat nuk flasin, nuk kanë zë për t’u
ankuar, as për të dhënë argumente para
gjykatësve. I vetmi zë i tyre ishte prokurori
i shtetit. Këtë nuk e harronte kurrë Martin
Guri.
Kapitulli VI
Një kopil në derë

P as turbullirës që i shkaktoi Andi me letrën


që i solli, Martini porositi asistentin
e tij, se gjatë ditës nuk do të priste asnjë
qytetar civil, qofshin këto edhe persona që
pretendonin lidhje familjare apo shoqërore.
“Sot nuk pres askënd, me përjashtim të
personave zyrtarë? Dakord?” – ishte porosia
që kishte dhënë Martini edhe në sekretari.
Kjo ishte një “masë mbrojtëse”, kryesisht
për rastet e dyshuara kur persona si Arjana,
kanë qëllim takimin me prokurorin për t’i
sjellë mesazhe të liga. Martinit i mjaftonte
“ultimatumi” që kishte marrë dje nga
Arjana dhe letra “joshëse” që i kishte sjellë
Andi dhe nuk mund të përballonte më
asgjë. I peshonin së tepërmi këto të dyja.
Ai e dinte se sa më shumë afrohej ora e
dhënies së pretencës për Marjan Bojën,
aq më shumë do të shtoheshin presionet
- 153 -

dhe shantazhet. Madje, ai priste që ndonjë


telefonatë mund të vinte edhe nga “lart”,
nga strukturat e politikës së inkriminuar.
Trafikantë me peshë, siç ishte Marjan Boja,
nuk lëviznin pa lidhje me politikanë të
fuqishëm dhe parlamentarë të inkriminuar.
Njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja lajnë fytyrën,
mendoi Martini me vete, duke shtuar nën
zë: kriminelët sigurojnë pará për të blerë
vota, dhe politikanët sigurojnë kriminelët
për të blerë drejtësinë... Por unë nuk do ta
lë të ndodhë, për aq kohë sa kam ligjin dhe
moralin me vete.
Po bëheshin gati 24 orë nga takimi me
Arjanën dhe asnjëra palë nuk kishte lëvizur
nga pozicioni i vet. Ai nuk kishte ndërmend
ta prekte me dorë dosjen e djalit të saj
dhe as të ndërmerrte ndonjë veprim, për
ndonjë ndryshim në favor të një krimineli
me damkë. Por, enigma qëndronte në anën
tjetër të perdes së padukshme: Çfarë po
bënte Arjana në anën e saj, çfarë hapash do
të ndërmerrte? A kishte ajo njohje me bosët
që i kishin nisur letrën? A u kishte treguar
atyre të vërtetën e 30 viteve më parë? A
kishte kontaktuar me ndonjë gazetar apo
gazetare, deri më tani? A kishte kontaktuar
me ndonjë koleg të Martinit, që mund ta
- 154 -

sulmonte zyrtarisht? A po shkruante ajo,


mos o Zot, ndonjë letër publike që do ta
diskreditonte Martinin?
Nëse unë heq dorë, mendoi me vete, nëse
unë e hedh poshtë këtë dosje dhe djali i saj
del pa lagur nga dyert e burgut, një ditë do të
merret vesh pse ndodhi. Dhe unë, edhe atëherë
i mbaruar do të jem, si profesionalisht, ashtu
edhe moralisht. Për më tepër, krimineli
Marjan Boja dhe lidhjet e tij, mund të më
kthehen në kërcënim jete për vete dhe fëmijët.
Jo, jo, unë do të qëndroj me ligjin. Apo ligji
do të më kthejë shpinën, siç ndodhi me Turin
dhe shumë të tjerë që mbesin me letra në dorë,
ndërsa gjykata ua liron kriminelët para syve?

***

Vetëm pasi e takoi, pas rreth 30 vitesh,


Martini u kujtua se kush kishte qenë
Arjana. Ajo dikur ishte mësuese muzike
dhe konsiderohej si femra që magjepste
çdo burrë me ato sytë e saj të bukur e të
shndritshëm që sikur të përpinin brenda
tyre. Në atë provincë të largët të Veriut, ku
ajo jetonte me familjen, mbahej si trëndafili
mes ferrash.
- 155 -

Për djemtë e rinj, Arjana ishte si mollë


e ndaluar, asnjë dhëmb nuk e kafshonte
dot. Gjyshja e saj nga Jugu, dikur i kishte
thënë se “vajzat e bukura shikojnë rrugën
drejt”. Ende e pamartuar, ajo sillej siç e
kishte mësuar gjyshja. Kur ndonjëri merrte
guximin t‘i hidhte ndonjë fjalë, ndeshej
me kryeneçësinë e saj shpërfillëse. Ajo
mjaftohej me vetkënaqësinë e saj, krenohej
me mënyrën si shpërfaqej.
Në Pallatin e Kulturës të qytetit, ku herë
pas here jepeshin shfaqje muzikore, Arjana
luante pjesën e zgjedhur në piano dhe
kishte pasur sukses. Kur mbaronte, ngrihej
me delikatesë për të nderuar pjesëmarrësit
në sallë, duke u përkulur me dorën në
zemer. Ovacionet dhe duartrokitjet e tyre
nuk kishin të ndaluar. Dukej se njerëzit
dëshironin ta shijonin atë bukuri duke e
vështruar, sikur nuk kishin të ngopur.
Arjana përfundoi studimet në Akade-
minë e Arteve, dhe në qytet të gjithë
besonin se ajo do të martohej me ndonjë
kompozitor me emër apo ndonjë aktor
të famshëm. Në fakt, nuk ndodhi asnjëra
dhe as tjetra; bastet e heshtura në qytetin
verior u tretën si kripa në ujë. Shumë kishin
- 156 -

besuar se ajo do ikte nga qyteti dhe do të


jetonte në Tiranë, por nuk ndodhi kështu.
Një ditë, qyteti i vogël u habit sesi vajza më
e bukur e atyre viteve, kishte përfunduar në
martesë me një të ardhur nga një tjetër rreth
i largët. Kur dolën fjalët se në Shtëpinë e
Ushtarakëve ishte parë Arjana me një oficer
Sigurimi të sapotransferuar aty, në fillim
askush nuk e besoi. Madje, ky lajm sikur i
tronditi djemtë e rinj të atjeshëm.“Aq të pa
zot paskemi qenë, bre?” filluan pëshpëritjet.
“Më të mirën na e mori jabanxhiu, një fuks,
një sigurims...”
Ajo u martua me oficerin e ri të Sigurimit
të Shtetit, i cili ishte emëruar në atë qytet
verior. Oficeri quhej Zambak Boja. Pak kohë
pasi mori detyrën, ai ishte bërë një autoritet
enigmatik dhe i frikshëm në atë qytet.
Tregoheshin nën zë episode lemeritëse,
për shembull se si inxhinieri i ri, simpatik
e mjaft i talentuar Mevlud Buda, ishte
arrestuar prej tij për sabotim dhe agjitacion
e propagandë, në uzinën e qytetit. Ai kishte
arrestuar edhe Astrit Hasanin, mësues dhe
poet. Pasi kishte dërguar disa poezi me
postë, për botim në një gazetë letrare, ishte
konstatuar se në tekstin e tyre kishin shfaqje të
- 157 -

theksuara dekadente dhe borgjeze. Mësuesi


priste gjithë ankth e kënaqësi botimin e
tyre, Zambaku i bëri peshqesh prangat dhe
damkën si “Armik i popullit dhe i Partisë„.
Zambaku kishte shpartalluar dhe një grup
armiqësor, që kishin sabotuar punën në
fermën afër qytetit. Një sabotim që lidhej me
kultivimin e varieteteve të grurit. Me qëllim
dashakeq, sipas organeve kompetente, ata
kishin kultivuar një varietet që në bazë të
studimeve që ishin bërë, nuk rezultonte të
ishte me rendiment të lartë. Kështu flitej nën
zë kafeneve të qytetit. U arrestua drejtori i
fermës, kryeagronomi, shefi i sektorit të
bujqësisë, si dhe dy agronomë të degës së
farërave. Ata, në bashkëpunim dhe me
dashje, ishin bërë shkak për mosrealizim
të planit të prodhimit bujqësor. Kjo ishte
një veprimtari armiqësore, që nuk i kishte
shpëtuar syrit vigjilent të Zambak Bojës.
Këto arrestime e kishin bërë Zambakun
të njohur dhe me famë, që vitin e parë të
detyrës së tij. Me këtë rast ai ishte bërë
shembulli më i mirë i luftës që bënte Arma
e Sigurimit. Eprorët e tij në Tiranë e kishin
treguar si modelin më të mirë të suksesit,
që duhej ndjekur dhe nga oficerët e tjerë
- 158 -

në mbarë vendin. Qyteti kishte kohë që pat


mbetur i qetë nga arrestimet politike. Tani,
zhurma e prangave sikur vringëllinte nëpër
rrugë. Një i marrë ishte bërë gati të ngjiste
një fletërrufe anonime në sheshin qendror,
me pyetjen e thjeshtë: “Pse kaq shpirtzi
Zambak Bojziu?” Thuhej se kjo ishte
shkruar në një karton me ngjyrë të errët
dhe ishte gati për t’u afishuar, por dikush e
kishte ndalur. “A doni më shumë pranga?”,
u kishte thënë dhe e kishte bërë copa- copa
atë fletërrufe. Pastaj qyteti sikur kishte rënë
në heshtje.
Martesa e Zambak Bojës me Arjanën
ishte lajmi më i çuditshëm për banorët e
qytetit verior. Zambak Boja ishte tashmë
një personazh i rëndësishëm. Banorët e
shikonin me frikë. Të gjithë ruheshin prej
të gjithëve.
Barometri i nivelit të panikut dhe frikës
ishte pikërisht Zambaku. Ky person kishte
gjetur mënyrën për të depërtuar në familjen
e Arjanës dhe kishte arritur të shpallte
fejesën me të. Kur Arjana ishte në vitin e
tretë në fakultet, u bë dasma. Një dasmë e
ftohtë akull, me njerëz të zgjedhur të partisë
e të pushtetit. Një dasmë si kongres partie.
- 159 -

Pas martesës me Zambak Bojën dhe, me


mbarimin e studimeve, Arjana filloi punë
si mësuese muzike në shkollën e mesme
të qytetit. Çdo mbrëmje, të sapomartuarit
dilnin në shëtitore, bënin xhiron e
zakonshme, uleshin te Turizmi, që ishte
dhe lokali më i mirë i qytetit, dhe pastaj
shkonin qetë - qetë në apartamentin e tyre.
Të gjithë kalimtarët shikonin vjedhurazi
çiftin e ri. Arjanën e pëlqenin, Zambakun e
kishin frikë. Hija dhe pushteti i Zambakut
shkaktonte ankth. Ai të piketonte e të bënte
armik të partisë, të fuste në burg. Këtë e
dinin të gjithë.
Ishte një burrë me trup mesatar, me
fytyrë të rrumbullakët, me flokë biondë pak
të rëna, që i nxirrnin në pah ballin e gjerë.
Hunda i vinte disi e shtypur dhe e trashë dhe
buzët e bëshme, mishtore. Qafën e kishte
të shkurtër, sa koka i dukej gati e ngjitur
me trupin. Kishte një ecje të veçantë, pasi
këmbët në pjesën e sipërme sikur i rrinin të
ngjitura. Mbante gjithmonë kostum ngjyrë
hiri, që duhet të ishte kostumi i normës,
që ua jepte shteti. Gjatë ditës mbante
gjithmonë një çantë meshini ngjyrë kafe
të errët, me rrip të gjatë, që i rrinte varur
- 160 -

në krahun e majtë. Aty ruante misteret


dhe fatet e njerëzve. Pistoletën e mbante
gjithmonë me vete.
Pas disa kohësh, gjithkujt i ra në sy se
çifti nuk po lindnin fëmijë. Në qytet filluan
thashethemet nën zë për impotencën e
Zambakut. Disa të tjerë ia hidhnin fajin
Arjanës. E quanin shterpë dhe mendje-
madhe. Një grua gojëhedhur nuk vonoi të
bënte prognozën e saj të frikshme, sikur
Arjana kishte vite që e kishte humbur
vajzërinë, qysh në shkollë të mesme, madje
kishte mbetur me barrë me mësuesin e
muzikës dhe e kishte abortuar. Ky abort
e kishte bërë shterpë të pariparueshme.
Femra gojëligë e tha këtë, por për çudi nuk
e besoi kush. Më vonë, as ajo vetë nuk besoi
se kishte sajuar atë gënjeshtër të pështirë
për vajzën e bukur të provincës.
Disa mendonin se me krimet që kishte
kryer Zambaku, ishte Zoti që po e ndëshkonte.
Ai ishte një mëkatar, një i mallkuar nga
njerëzit e pafajshëm që kishte ndëshkuar.
Mallkimi i familjeve që kishte persekutuar,
do ta zinte domosdo këtë njeri pa shpirt.
Dëshira për të pasur një fëmijë, Arjanës
kishte filluar t’i kthehej në një ankth të
- 161 -

përditshëm. Ajo ishte tashmë e bindur se


bashkëshorti i saj ishte steril. Nuk e hapnin
asnjëherë këtë bisedë me njëri-tjetrin.
Zambaku ishte i heshtur. Arjana vetëm një
herë kishte mundur t’i thoshte: “Akoma…,
por do ta kemi fëmijën tonë!”. Zambaku e
kishte dëgjuar i heshtur, e kishte shikuar
pak vëngër dhe nuk i kishte kthyer përgjigje.
Fytyra e tij nuk lexohej nga askush, as nga
Arjana.
Një ditë, ai me ftohtësi do t’i thoshte të
shoqes: “Harroje merakun për një fëmijë.
Lindja e një fëmije është thjesht një haber.
Kaq. Pastaj fillojnë halle, shqetësime,
pagjumësi. Po sikur ai që lindim ne, një
ditë të arratiset? A do ta mallkonim atë lloj
pjelle? A nuk e pe sesi një fat i tillë, e zhduku
dhe vetë familjen e kryeministrit. E kupton
Arjana? Jemi të qetë unë dhe ti, dhe bota
që na ka frikë. Ty të kanë zili se je e bukur,
mua më urrejnë se jam burri jot.” Ajo kishte
heshtur.
“Po mua më quajnë Zambak Boja!”, i
kishte ulëritur Arjanës në fund të atij fjalimi.
Ai, Zambak Boja, kishte lindur tip
pedant, siç i quante koha njerëz të tillë.
Tmerrësisht i pandryshueshëm. Për
- 162 -

Zambak Bojën, dashuria për Partinë dhe


udhëheqësin, ishte dashuri për atdheun,
për të sotmen dhe të ardhmen. Brenda
tij, një përbetim i brendshëm qarkullonte
si qarkoret e partisë dikur. Ai e dinte se
njerëzit nuk e kishin frikë si Zambak, por
se ishte syri vigjilent i pushtetit. E shijonte
vuajtjen e tjetrit, si një moment triumfi mbi
dhimbjen që dikush përjetonte, dhe kjo gjë
makabre e bënte të ndjehej i lumtur. Në
vitet e para të martesës, kur ditët e mjaltit
kishin kaluar, priste çastin kur gruaja e
bukur me të cilën ishte martuar, t’i thoshte:
“presim fëmijë”. Sa më shumë vononte ky
moment, aq më barbar bëhej shpirti i tij për
ta gjetur armikun e klasës tek ato familje
me shumë fëmijë. Kur shkruante raportet
për ta, dora i dridhej si epileptik dhe ndër
dhëmbë shfrynte: “Ju pillni pa kufi e unë
nuk po pjell një të vetëm. Vetëm një, të
trashëgohem. Kaq.” I dukej se kur mbushte
raportet, sikur ua vriste fëmijët një nga një,
dhe kjo e kënaqte pa masë.
Me sytë ngulur te portreti bardhë e zi
në zyrë, fliste me vete: “O Zambak Boja, pse
persekuton vetëm burra pjellorë? A nuk të
duket tendencioze dhe personale? Përse
- 163 -

nuk ke futur në burg asnjë burrë që nuk


pjell?” U ndje me fat që pyeste vetveten dhe
nuk ishin pyetjet e shefit të madh. “Po sikur
një ditë larg qoftë, të më pyesë shefi vërtet?
Si t’i përgjigjem?” Kjo i ngjalli frikë. Atij i
duhej të gjente një burrë që nuk linte dot me
barrë gruan e vet. Ai duhet të ishte objektivi
i tij. Zambak Boja humbi në emra e shifra.
Ai nuk dinte si të gjente në qytetin V, dikë
që nuk pillte. “Zambak, nuk pjell burri por
gruaja. Burri mbars. Gruaja pjell.”, i erdhi
një zë si urdhrat e deshifruar nga qendra.
U lodh disa ditë të gjente në qytet një
çift që nuk kishte fëmijë. Për habinë e tij,
nuk u gjend asnjë i tillë. Një koleg që e
besonte, do t’i thoshte “në qytetin tonë,
qëllojmë në shenjë që natën e parë. Nuk ka
grua shterpë, as burrë koqe-lëshuar në anët
tona…” Ai e mori në fillim si sulm mbi fatin
e tij, por ndërroi mendje sapo kolegu shtoi:
“Ne i marrim cjeptë borxh, kur e don puna.”
Ajo ironi e zonës, gati e çmendi. Ku e kishte
fjalën kolegu vendali?! I erdhi në mendje
t‘i fuste një plumb kokës e ta raportonte si
vetëvrasje nga një krizë mendore, por nuk
mundej. “Halle-halle kjo dynja , halli-hallit
nuk i ngja…” Kontrolloi revolen në brez dhe
- 164 -

u nis në shtëpi. “Do qëlloj në shenjë këtë


radhë”, i tha vetes dhe gati me shkelm hapi
derën e shtëpisë duke ngritur zërin: “Erdhi
Zambak Boja!” Arjana u drodh në shtrat,
ku priste gjithë frikë. Ajo nuk mund të flinte
kurrë pa ardhur Zambaku. Ishte urdhër e
dënim.
Çuditërisht, në prag të shembjes së murit
të Berlinit, pas shumë vitesh martese, ata u
shtuan me djalë. Shtatzania e Arjanës ra në sy
menjëherë në qytetin e vogël. Edhe Zambaku
u habit me këtë mrekulli që ndodhi. Ai ishte
ateist dhe nuk e falënderonte Zotin për asgjë,
nuk besonte që “fati ishte i shkruar”. “Fatin
e bën njeriu, madje, vetëm njeriu me bindje
revolucionare”, thoshte Zambak Boja. Kur
gruaja i dha atë lajm, jo vetëm që nuk u gëzua
dot, por filloi të gërmonte se kush nga kolegët
e vet mund të kishte trokitur në shtëpi, kur ai
shërbente në detyra të posaçme. Në mendje
bëri një listë se cilin mund ta internonte apo
edhe ta prangoste.
Në demokracinë e sapoardhur, qyteti
filloi të zhbëhej. Shumë të rinj ikën në
emigracion. Ndërmarrjet shtetërore u
shpërbënë. Rënia e shtetit monist e tkurri
dhe e shëmtoi atë qytet të vogël që gëlonte
- 165 -

nga rinia dhe gjallëria. Sistemi monist ishte


shkërmoqur. Zambak Boja nuk ishte më ai
që kishte bërë ligjin në pushtetin e kaluar.
Pushteti i ri e kishte larguar nga detyra. Ai
rrinte i mënjanuar. Njerëzit e shpërfillnin,
megjithëse akoma nuk u kishte ikur frika
prej tij. Filloi të merrej me tregti. Ishte nga
të parët që shkoi në Turqi dhe sillte mall e
furnizonte disa tregtarë të rinj të qytetit. Ai
gjeti biznesin, si mënyrën për të qenë sërish
dikush. Tani s’do të kishte pushtet, por do
të kishte pará.
Një ditë prej ditësh e kishin goditur me
levë në kokë e në trup, dhe e kishin lënë për
të vdekur. Qarkullonin fjalë se agresori ishte
një ish-i burgosur politik. I kishin shkaktuar
fraktura të forta. Kjo kishte ndodhur në
parkun e gjelbëruar të qytetit, ku vetëm çifte
të reja e frekuentonin mbrëmjeve të vona.
Ditën aty shikoje pensionistë që shëtisnin
dhe rrinin e sodisnin nga stolat e rrugicave
të parkut. Buzë mbrëmjeje i kishte ndodhur
kjo ngjarje Zambak Bojës. Punonjësit e
gjelbërimit e kishin gjetur të nesërmen në
orët e para të mëngjesit, të shtrirë në bar, të
gjakosur dhe pa ndjenja. Ata kishin njoftuar
ambulancën dhe e kishin dërguar në spital.
- 166 -

Për disa javë, nuk u duk fare në qytet.


Pas qëndrimit në spital, ishte mbyllur në
apartamentin e tij. Disa kohë më vonë,
shumë rrallë shihej në kafenë kryesore të
qytetit. Pastaj u mësua lajmi se ishte ndarë
me Arjanën dhe ishte larguar nga Shqipëria.
Askush nuk e mësoi shkakun e vërtetë.
Edhe njerëzit që jetonin ngushtësisht afër
Arjanës, nuk mësuan detajet e kësaj ndarjeje
të befasishme.
Arjana vazhdonte të jetonte në atë
qytet. Dilte çdo ditë në punën e saj. Shpesh
shfaqej në shëtitoren e qytetit, me djalin e
vogël për dore. Ndonëse dukej që dallgët e
vështira të jetës kishin filluar të linin shenjë
në nurin e saj, përsëri e ruante bukurinë.
Edhe në ato kushte, ajo ruante siluetën
krenare. Vazhdonte të ishte një grua nga
më simpatiket në atë provincë. Ngjante me
diellin, shfaqej e zhdukej nga lëmshi i reve
që shkonin e vinin në fytyrën e saj. Burrat
kishin frikë t’i afroheshin, sepse ende kishin
frikë hijen e ish-burrit. Ai ishte në Amerikë,
por hija e frikës vdes bashkë me njeriun.
Arjanës dukej se i qëndronte si gardian ish-
burri dhe vetë krenaria e saj.
- 167 -

***

Sapo kishte filluar të grumbullonte të


ardhurat e para nga tregtia me Turqinë,
Zambak Boja kursente para fshehurazi
Arjanës. Me kohërat që kishin ardhur, ai ishte
i bindur se paratë do ishin arma e tij e fortë
për të përballuar sfidat. Ai ishte kalkulues i
ftohtë. Në marrëdhënie me miq të vjetër e
të rinj mendonte qëllimin final, përfitimet
personale. Çdo njohje dhe çdo takim kishte
një objektiv të caktuar: çfarë do të arrinte në
favor të vetes së tij. Këtë qasje me njerëzit e
kishte kultivuar ndër vite, në profesionin e
tij ogurzi. Skemat për t‘i bërë dikujt gropën,
ishin doktrina e tij e studiuar që në shkollë
dhe e perfeksionuar gjatë gjithë karrierës
së tij famëkeqe. Ai për këtë qe stërvitur,
ndaj ishte kaq i kultivuar, i ndërlikuar dhe
i kompleksuar. Mosbesimi ndaj të tjerëve e
karakterizonte në çdolloj rrethane.
Përveç rrugëve të Turqisë me tregtinë
e mallrave, gjeti ca lidhje në Tiranë dhe
filloi të identifikonte klientë që kërkonin të
largoheshin nga vendi.
Nëpërmjet një rrjeti falsifikatorësh dhe
lidhjeve që kishte në policinë e aeroportit,
- 168 -

këta klientë i pajiste me dokumente fallso


dhe i niste për në shtete të Europës, por
edhe në Amerikë. Të ardhurat nga ky
biznes ishin të menjëhershme. Mundohej
të ishte sa më pak në qarkullim në qytetin
verior. Herë-herë i takonte të këmbehej
me personat që i kishte futur në burg ose
i kishte internuar, si armiq të partisë dhe
të popullit. U shmangej, kthente rrugë ose
fshihej sa të mundej. Kishte ardhur një
kohë krejt tjetër. Dispozitat e Kodit Penal
për të cilat ai kishte arrestuar njerëz për
interesa të partisë-shtet, ishin shfuqizuar.
Tani zbatohej një Kod Penal i ri.
Incidenti i rëndë që i kishte ndodhur në
parkun e qytetit, ia kishte neveritur atë vend.
Ai po gëzonte një jetë të dytë. Ata që e kishin
goditur atëherë, e kishin lënë për të vdekur.
U nis një proces penal për të gjetur autorët
e atij agresioni, i morën dhe shpjegime, por
ai e shikonte se askush nuk po bënte ndonjë
përpjekje serioze për ta zbuluar atë ngjarje.
Që të mos kishte një atentat të dytë, ai kishte
marrë një vendim, sipas tij, të arsyetuar dhe
të motivuar në çdo aspekt.
Ndjehej krejt i vetëm. Tashmë nuk i
hynte në sy as bashkëshorja dhe as djali,
- 169 -

Marjani. Një ftohtësi dhe distancë e akullt


ishte krijuar mes tyre. Kishte arsye për
këtë. Ndaj largimi nga banesa ishte bërë i
shpeshtë. Ai vend i ishte kthyer në ferr. Një
ditë prej ditësh, Arjana i kishte thënë me
shqetësim:
- I dashur, pse nuk bën diçka që të
trasferohemi me banim në Tiranë?
Zambaku e kishte parë shtrembër dhe
pa u menduar gjatë, i ishte kthyer me
nervozizëm. Në këtë shpërthim ai e kishte
akuzuar Arjanën për njëmijë të zeza, për
tradhti dhe për fshehje të faktit se fëmija
nuk ishte i tij.
- I kujt është djali? - i ishte hakërryer
asaj. Arjana kishte ngrirë. Nuk e priste
kurrsesi këtë pyetje.
- Ç‘thua kështu Zambak?! Ç‘janë këto
budallallëqe që të nxjerr goja?!
Zambaku kishte thënë gjithçka me një
fjali. Tani ishte futur në ekzekutimin e planit
të tij, që e kishte përpunuar dhe përtypur
prej javësh në kokë. E uli tonin e zërit dhe
iu drejtua:
- Unë, Arjana, nuk jam babai i atij
fëmije. Unë e njoh veten time, ashtu sikurse
dhe ti e di. Për këtë qëllim unë kam kryer
- 170 -

ekspertizë. Rezulton se babai i Marjanit


është dikush tjetër, që e din vetëm ti. Nëse
nuk do të ma thuash, mos e thuaj, por mos
guxo të më ndalosh. Unë që sonte do të iki
nga kjo shtëpi. Që sot, ti nuk je më gruaja
ime. Marjani, nuk është im bir!

I tha të gjitha ç‘kishte bluar në mendje


prej kohësh, qetësisht nën shikimin e tij
zhbirilues e plot vrer. Pa nxjerrë më zë
nga goja, u ngrit, mori një çantë dore nga
dhoma, që siç duket e kishte lënë gati, dhe
bëri për nga korridori i daljes.
Arjana kishte mbetur e shushatur.
Frymëmarrja iu rëndua. Lotët nuk i ndalte
dot. Zambaku as nuk e ktheu kokën prapa.
Përplasi derën dhe u dëgjuan vetëm hapat
që përplaseshin në shkallë.
Që atë natë, nuk u pa më Zambak Boja,
as në qytetin verior dhe askund tjetër. Vonë,
pas disa muajsh, Arjana mësoi se ai kishte
përfunduar në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Nuk i shkroi dhe as komunikuan
kurrë me njëri-tjetrin. Ndarja kishte qenë
përfundimtare.
- 171 -

***

Martin Guri sapo kishte “shpluhurosur”


historinë e njohur të Arjana Bojës, histori
e cila përbënte një dosje më vete. Nuk
ishte një dosje kriminale, por mbetej sa një
sënduk i rëndë. Nën të, Zambak Boja kishte
shtypur qindra jetë dhe shpirtra të lirë, ndër
ta edhe vetë Arjanën me të birin.
Martini u kthjellua se në zyrë kishte dy
dosje të mëdha e të komplikuara; njëra e
Marjan Bojës aty mbi tryezën e tij të punës,
që priste udhën e gjykimit e ndëshkimit dhe
tjetra, një dosje e padukshme rëndonte në
memorien e tij.
Kapitulli VII
Shfletime nga një
sagë kriminale

M arjan Boja po rehatohej në restorantin


që ndodhej në lindje të sheshit
“Piazza della Minerva”, në rrugicën e
ngushtë “Piazza di S. Chiara”. Atë natë
janari, ai ndodhej në shoqërinë e një çifti
të moshës së tij. Sapo kishte ardhur nga
Greqia, me linjën ajrore “Aegean”. Miku me
shoqen e tij, që e kishin pritur në aeroport,
patën rezervuar hotelin dhe u morën me
gjithë plotësimin e nevojave të rastit, për
më tepër që Marjani ndjehej i lodhur nga
rruga. Ishin ngjitur në shkallët e brendshme
prej druri, që ndodheshin në të majtë pasi
përshkoje deri në fund sallën e katit të parë
të restorantit. Kishin zënë vend në sallën
e katit të dytë, në një tryezë afër dritares,
nga ku kishin mundësi të shikonin jashtë,
nga hyrja e lokalit në rrugën kryesore. Nga
- 173 -

aty dukeshin kalimtarë të shumtë e klientë


të ndryshëm që frekuentonin atë rrugë të
bukur, mbushur në të dy anët me dhjetëra
restorante. Të gjithë lokalet ishin plot, si
Roma, gjithmonë e tejmbushur me turistë
dhe përherë magjepsëse.
Pasi i hodhën një shikim të detajuar
menusë së restorantit dhe ishin gati për
t’i dhënë porosinë kamerierit, ia behën
tre djem të rinj, të cilët u drejtuan për nga
tryeza e tyre. Menjëherë, njëri prej tyre
nxori një distiktiv, ndërsa dy të tjerët me
një shkathtësi të admirueshme drejtuan
pistoletat në drejtim të tyre.
- Jemi policia e shtetit italian, - u
prezantua ai që ekspozoi distiktivin.
Marjan Boja dhe shoqëruesit e tij nuk
kishin kohë të kryenin asnjë veprim dhe
mbetën si të ngrirë në vend me shikimin
nga policët civilë, që tashmë i kishin nën
mbikëqyrje dhe kontroll të plotë. Pa bërë
asnjë lëvizje, Marjan Boja pyeti me një
italishte të çalë:
- Çfarë kërkoni nga ne? Mos ka ndonjë
keqkuptim?
- Me kujdes, nxirrni mbi tryezë doku-
mentet e identifikimit! - urdhëroi ai që
- 174 -

mbante distiktivin, ndërkohë që futi në


xhep dokumentin e policisë dhe priste të
identifikonte personat në tryezë.
Marjan Boja nxori pasaportën e tij
shqiptare, ndërsa djali dhe vajza që e
shoqëronin, treguan dokumentet italiane.
Sapo panë dokumentet, njëri prej policëve
mërmëriti diçka në një mikrofon të vogël
të instaluar tek supi i tij i djathtë, në
spaletat e jelekut xhins që mbante veshur.
Nuk u kuptua a dha ndonjë shifër, emër,
pseudonim apo çfarë tjetër. Në katin e
dytë ia behën menjëherë disa punonjës
policie me uniformë, të cilët pa bërë asnjë
komunikim, prangosën të tre personat dhe
i morën me vete. Femra që shoqëronte dy
të rinjtë u mor nga dy punonjëse policie,
që ndodheshin te shkallët e brendshme
të restorantit. Kamerierët dhe klientët në
restorant, të habitur por në qetësi, kthyen
sytë te pjatat ose menutë e tyre, ku kërkonin
ushqimin e rastit. Askush nuk pipëtinte në
ato çaste. Policët civilë kërkuan ndjesë,
falënderuan personelin për mirëkuptimin
dhe vazhduan pas kolegëve të tjerë me
uniforma, që sapo kishin prangosur tre
personat dhe po i shoqëronin jashtë, ku
prisnin makinat e policisë të afruara në
- 175 -

hyrje të restorantit.
Pas rreth një ore, Marjan Boja ndodhej
në një zyrë të policisë italiane duke dhënë
shpjegime dhe duke u përgjigjur në morinë
e pafund të pyetjeve që i bënin. Ishte i
lodhur nga rruga, por krejt i qetë i përgjigjej
zyrtarit të policisë dhe shikonte drejt në
sy oficerin që e pyeste. Në zyrën gjysmë të
errët, personi me uniformë bënte pyetje dhe
shkruante në kompjuter, pa u preokupuar
fare nëse përgjigjet e tij ishin apo jo bindëse.
Herë pas here, oficeri i hidhte ndonjë shikim
krejt kalimthi dhe vazhdonte me rutinën e tij
duke radhitur shkronja në tastierë, sikur po
plotësonte ndonjë formular të zakonshëm
të një personi anonim pa asnjë rëndësi.
Në fakt, policia italiane thjesht po
ekzekutonte një urdhër arresti të lëshuar
nga autoritetet e drejtësisë shqiptare, prej
të cilëve ata qenë informuar edhe mbi
itinerarin e udhëtimit të qytetarit shqiptar
Marjan Boja.
Shteti grek nuk kishte vepruar, edhe
pse informacioni zyrtar mbi kërkimin e
tij ndodhej prej ditësh në duart e tyre. Në
pjesën arsyetuese të këtij vendimi, policia
kishte kuptuar më së miri rëndësinë dhe
- 176 -

rrezikshmërinë e personit. Akuzat ndaj tij


ishin mjaft të rënda. Ai akuzohej për vrasje
me dashje për interes, të kryer më shumë
se një herë, trafik ndërkombëtar droge
kryer në bashkëpunim, etj. Ishte person
me rrezikshmëri të theksuar. Veprat penale
për të cilat akuzohej kishin disa episode të
sqaruara në mënyrë kronologjike dhe krejt
shkurt në pjesën arsyetuese të vendimit të
arrestit ndërkombëtar, lëshuar në mungesë.
Autoritetet e policisë italiane e kishin
identifikuar që në aeroport këtë person.
Nuk kishin kryer asnjë veprim në procesin
e kontrollit të pasaportave, por agjentët e
policisë e kishin marrë në vëzhgim, se ku
do shkonte në Romë dhe kë do të takonte.
Ata kishin fiksuar më së miri personat që
e pritën, makinën e tyre, targën. U kishte
rezultuar se ata ishin rezidentë në Itali,
ndoshta të afërm ose të njohurit e tij.
Nga kërkimi në bankën e të dhënave për
aktivitetin e tyre, nuk iu rezultoi ndonjë
e dhënë inkriminuese. Ky verifikim ishte
kryer gjatë rrugës, duke iu referuar targës së
mjetit me të cilin ata po udhëtonin. Agjentët
ishin të sigurtë se do shkonin në hotelin ku
kishin rezervuar dhe aty do të ndërhynin
- 177 -

për të kryer arrestimin. Marjani nuk kishte


shkuar në hotel, por në restorantin ku do
të darkonte. Me t’u rehatuar në restorant,
agjentët e panë të udhës që të ndërhynin për
shoqërimin e tyre.
Policia kishte në dispozicion tashmë
dhe mjetin me të cilin ata kishin lëvizur nga
aeroporti në drejtim të vendit ku ndodhej
restoranti. Në parkimin aty afër, vajti një
patrullë me çelësat e automjetit dhe kreu
sekuestrimin e kontrollin e makinës. Ishte
një “Audi” i zi, prodhim i viteve të fundit,
në të cilin u gjend dhe u sekuestrua çanta e
Marjan Bojës.
Ndërkohë, agjentë të tjerë të policisë
komunikonin me karabinierinë e Policinë
Financiare, dhe po shfrytëzonin të gjithë
bankën e të dhënave të tyre për të parë
implikimin e Bojës në shtetin italian.
Ndërsa priteshin rezultatet e këtyre
kërkimeve, personit të kapur iu morën
gjurmët e gishtave, iu siguruan mostra
për analizën e ADN-së, dhe iu kryen të
gjitha procedurat standarde për një person
të rrezikshëm që kapet në vendin e tyre.
Pasqyrimi i të dhënave të tij ishte i plotë.
Pas rreth tre orësh ishin gati për të njoftuar
- 178 -

policinë e burgjeve që ta siguronin në një


burg të sigurisë së lartë, derisa të kryheshin
procedurat gjyqësore të ekstradimit të tij
për në Shqipëri. Personat që shoqëronin
Marjan Bojën, pas verifikimeve të rastit dhe
pyetjes së tyre, u lanë të lirë dhe u kthyen
makinën.
Marjan Boja u nxorr i prangosur nga
zyrat e policisë, hipur në një furgon tip
“Iveko” nën shoqërinë e dy makinave të
tjera të policisë, që morën drejtimin për në
dalje të Romës. Eskorta po lëvizte në anën
lindore të qytetit të stërmadh. I prangosur
në atë kafaz, i rrethuar me rrjetë metalike
brenda furgonit, Marjan Boja shikonte
me vështirësi objektet që i kalonin anash
me shpejtësi. Pas rreth dy orë e tridhjetë
minuta udhëtim, ai dalloi nga përtej xhamit
të blinduar, se kishte mbërritur në një qytet.
E kuptoi nga dritat përjashta, ku dukeshin
pallatet e larta dhe rrugët e trotuaret e
ndriçuar. Pas përshkimit të këtij qyteti jo
shumë të madh, kuptoi që hyri në hapësirën
e një burgu. Në ballinën e një porte të madhe
sa lartësia e hekurave të lartë dhe të dendur
që rrethonin këtë burg, dalloi të shkruar
me germa kapitale në ngjyrë jeshile ”Casa
- 179 -

Circondariale L’Aquila”.
Pasi kaluan oborrin pas portës së lartë,
makinat depërtuan nëpërmjet një tuneli
mes për mes një ndërtese të parë, që duhet
të shërbente për zyrat e administratës
së këtij burgu. Më pas u shfaq një shesh
tjetër, e pastaj sërish një ndërtesë. Përsëri
eskorta depërtoi një tjetër tunel mespërmes
ndërtesës dhe u ndal brenda një sheshi të
vogël pushimi, rrethuar nga të gjitha anët
me mure të lartë.
Aty ai dalloi që ishin plot njëmbëdhjetë
persona që e shoqëronin. Me pranga në
duar, të lidhura nga përpara trupit të tij,
dy policë e morën nga krahët dhe e zbritën
duke e shoqëruar në një korridor të gjatë.
Korridori ishte i ngushtë dhe i pastër.
Në faqet anësore të tij dallonte herë
pas here një fotografi të njëjtë, e cila ishte
e ngjitur në hapësirat e bardha të mureve.
Ishte një foto e prokurorit të famshëm
Giovanni Falcone, magjistratit italian të
ekzekutuar mizorisht nga mafia. E njihte
atë fytyrë, pasi kishte mësuar dhe dinte
mbi historinë e tij. Në fundin e korridorit,
në një zyrë të ngushtë në krahun e majtë, e
vendosën përballë një oficeri elegant, brun
- 180 -

e me pak mjekër, i cili i drejtoi disa pyetje


dhe mbushi një kartelë me të dhënat e tij.
Për pak minuta e zhvendosën në të djathtë,
ku mbaronte korridori dhe nëpërmjet ca
shkallëve metalike të lyera me bojë jeshile
dhe të gomuara, e ngjitën në katin e dytë, në
pjesën perëndimore të korridorit. E futën
në një dhomë, që do të ishte qelia e tij për
disa javë. Aty i hoqën prangat dhe e lanë në
dhomë të vetëm. Dëgjoi kërcitjen e derës
metalike që u përplas me zhurmë. Qelia
ishte mbyllur dhe ai mbeti aty, në këmbë.
Nuk mund ta besonte se kishte
përfunduar në Itali pas hekurave të
kryqëzuar, si në filmin “Oktapodi” me
Komisar Katanin. Për t’u ftilluar, se nuk qe
në ëndërr, goditi me grushte ballin e gjerë.
Ndjeu dhimbje, ndërsa zgurdulloi sytë për
të parë tavanin e betontë dhe muret e ftohtë
që e rrethonin. Kishte përfunduar në burg?!
“Jo, jo. Është ëndërr...” fliste me vete. Burgu
nuk ishte surprizë për të. Qyshkur kishte
nisur atë rrugë, e kishte të qartë, ose plumbi
ose prangat, do të mund ta ndalnin. “Njeriu
lind për aventurë. Kjo është aventura që
zgjodha, duke përfunduar në lavdi!”, i tha
vetes për kurajë Marjan Boja.
- 181 -

Ai pati lindur kur po shkërmoqej


diktatura. Viti ’97, kur ai ishte rreth 10
vjeç, shërbeu si inkubatori kriminal i brezit
të ri. Ishte rritur duke parë filma me luftë
dhe vrasje. Këto episode i kishte parë dhe
drejtpërdrejt në rrugët e vendit të tij, në
lajme, në historira me shokët. Nuk kishte
lexuar asnjë libër. I zhytur nëpër ekrane
të ftohta, ishte bërë akull në ndjesi dhe
emocione. Qeshte me njerëzit që tregonin
emocion, tallej me ata që gëzonin apo qanin.
“Njerëzit aktrojnë. Ata bëjnë sikur duan,
bëjnë sikur u vjen keq, sikur dashurojnë. Ata
janë si unë. Pa nerva dhe ndjenja. Njeriun e
zgjon vetëm dhuna. A nuk është edhe seksi
që të sjell në jetë, një dhunë mes dy palësh?”
Solli në mendje këto fjali që i kishte hasur
shkarazi në një revistë, dhe ndjeu se brenda
tij në mendimet e tij kishte një lloj logjike
të vetën. Ai kurrë nuk kishte menduar.
Funksiononte si robot ose një lodër e
kurdisur, si dikur kur ishte fëmijë. Jeta i
dukej kot ose kishte kuptim vetëm kur fliste
dhe vepronte ai, vetëm kur hero ishte ai.
Kishte ardhur momenti që të ishte hero dhe
viktimë. Përherë i kishte menduar italianët
si qejflinj femrash dhe alegro, por kur i vunë
- 182 -

prangat mbi duar ndryshoi mendim. “Janë


më të këqinj se grekët. I urrej tani. I desha,
nuk i dua. Kur të dal nga burgu, do vras
ndonjë italian.” Kishte qenë një e premte e
zezë ajo ditë janari e vitit 2019.
Ajo qeli, muret e të cilës ishin të lyer me
bojë të bardhë, kishte një krevat metalik
të palëvizshëm, montuar në anën e majtë,
sapo hyje brenda. Sipër krevatit ishte një
dyshek dhe një jastëk sfungjeri me ngjyrë
qumështi. Në mesin e krevatit ishin të
vendosura dy batanije të palosura. Nga
ana që ishte montuar koka e krevatit, qelia
kishte një dritare të thurur me hekura të
trashë në formë rrjete me katrorë. Nga
jashtë dukej rrjeta e hollë po metalike dhe
pas tyre grila të vendosura në atë mënyrë
që të shikoje vetëm hapësira të qiellit.
Fletët e asaj grile të stilit venecian nuk të
lejonin të shikoje poshtë nga sheshi tokësor
i burgut. Në qeli ishte montuar në mur dhe
një syprinë e vogël tavoline pa këmbë, që
ndodhej përkundrejt krevatit, me një stol
plastik poshtë saj. Po në mur ishte instaluar
një raft i vogël dërrase, që ndodhej në anën
e djathtë të dritares. Përballë krevatit, nga
pjesa e këmbëve, i montuar edhe ky në mur,
- 183 -

ishte një televizor i vogël i mbyllur, me xham


të blinduar. Ngjitur ndodhej pulti plasik,
për të lëvizur stacionet e kontrolluara.
Afër derës së hyrjes ishte tualeti i vogël me
derë metalike. Kjo ishte qelia, me të gjitha
orenditë që kishte në dispozicion Marjan
Boja. Ai nuk e dinte sa do të rrinte aty. Ishte
hera e parë që provonte ndjesinë njerëzore
të ishte në një burg, për kohë të pacaktuar.
Çuditërisht ishte i qetë.
Marjan Boja ishte tani një djalë mbi 30
vjeç. Kur kishte qenë ende i vogël, babai i
tij, Zambak Boja qe divorcuar nga e ëma,
mësuese Arjana, dhe ishte larguar prej tyre
përgjithmonë. Pas disa vitesh që kishin jetuar
vetëm të dy, ata e kishin shitur shtëpinë
në qytetin verior dhe ishin zhvendosur në
kryeqytet. Pas shumë përpjekjeve, e ëma
kishte gjetur një shtëpi modeste dhe kishte
filluar punë në profesionin e saj, si mësuese
muzike. Jeta e tyre kishte qenë e vështirë.
Kur ishte fëmijë, e paragjykonte veten që
ishte djali i një ish-oficeri sigurimi të shtetit
shqiptar të kohës së diktaturës. Njerëzit
i kthenin shpinën me mllef dhe urrejtje
asaj periudhe të gjatë, siç anatemonin e
përbuznin edhe shumë figura e shërbëtorë
- 184 -

të atij regjimi. Në rreshtin e parë fare, në


grupin e atyre që urreheshin më tepër,
ishin të lidhurit me Sigurimin e Shtetit
dhe organet e diktaturës, ata që kishin
lënduar njerëz të pafajshëm. Njëri prej tyre
qe edhe babai i Marjan Bojës. Figura e të
atit i qe kthyer në një makth të përditshëm.
Shokët e shkollës e ngacmonin, e tallnin për
këtë shkak. “Është djali i atij sigurimsit”,
dëgjonte ta përflisnin pas krahëve.
Një ditë, grushtet e tij përgjakën edhe
një vajzë të vogël, që qeshte pafajshëm kur
disa çunakë e treguan me gisht. Nuk ndjeu
dhimbje dhe as keqardhje teksa e godiste
vogëlushen. Përkundrazi, qeshi kur ia pa
currilat e gjakut t’i rridhnin mbi buzët e
vogla. Kishte dëshirë të sodiste atë gjak të
njomë. Gjaku i ndillte instiktin e tij vrastar.
Marjani me shumë sforco kishte
mbaruar dhjetë vite shkollë. Gjithë kohën
rrinte në shoqërinë e djemve më të rritur,
më problematikët e lagjes ku banonte. E
ëma përjetoi ankth të pandërprerë në të
gjitha vitet që erdhën më pas.
Ajo tronditej kur i biri vinte në shtëpi i
shoqëruar me ndonjë vajzë dhe e fuste në
dhomën e gjumit, duke mos pyetur fare se
- 185 -

në shtëpi ishte e ëma. Në kësi rastesh ai nuk


i fliste fare, sikur s’ishte fare aty. Arjana Boja
trembej nga sjellja e të birit. Shpesh dilte
me vrap nga shtëpia, duke mos ditur ku ta
kalonte natën. Një ditë guxoi t’i thoshte:
“Shpirti i mamit. Jo kështu. Jeta nuk është
kjo, mblidh mendjen dhe zgjidh një vajzë
të mirë, më të mirën, dhe martohu.” Por
ai skërmitej, duke i lënë të kuptonte se as
që donte t’ia dinte se ç’thoshte e ëma. E
megjithë këto, ajo besonte se i biri një ditë
do të vinte në binarë. Shpresonte Arjana.
Ëndërronte ajo.
Zambaku, kur kishte lindur i biri, kishte
dashur ta quanin Ideal, pastaj Patriot,
Vendim, Kongres, Stalin, pse jo Enver.
Arjana ia kishte shprehur se nuk i pëlqenin
ato emra. “Asnjë nga këto, asnjë. Ti mbete
komunist”, i kishte thënë ndërsa bluante në
mendjen e saj emrin e djalit të parë, që do
të ishte dhe i fundit. Ajo nuk mund të bënte
më një aventurë të dytë, si ajo tek pallati
me tulla silikate. “Jo, jo. Ishte marre, është
marre!”, e kishte si refren Arjana. Vetëm
ajo e dinte atë marri. Dikur i thoshte vetes:
“Marre Arjana. Marre. Kjo që ke bërë është
dhe mbetet marre!”
- 186 -

Donte të gjente një emër që sa herë ta


shqiptonte, t’i vinte në mendje ajo marri
shtazarake, që e kishte bërë nën pushtetin
e instinktit dhe dëshpërimit. Për të mos u
tharë gjenetikisht. “Marre, marre, marre
Arjana!” Sërish i buçiti në skalp, si një
placentë kur shpërthen gjaku. Si e rënë
në hasmëri me veten, ajo ndiente një
urrejtje të brendshme për gjithçka. Urrente
Zambakun. Urrente prindërit që ia gjetën
burrin, fisin që e uroi me vizita pa fund, çdo
gjë. “Marre, marre Arjana!” Përpiqej edhe ta
harronte edhe ta mbante mend tërë jetën,
atë ngjarje. Po ai zëri i saj i brendshëm, si
një fqinj i bezdisshëm që të bën të ndërrosh
lagje, ishte aty me të. “Mar - Arjana. Mar-
jan. E gjeta! Marjan! Marjan do ta quaj!
Marjan, që ka sekretin e jetës brenda. U kry!
Marjan i mamit.”
Kur ia tha Zambakut, atij sikur i
pëlqeu në fillim, por befas e kundërshtoi.
“Marjan tingēllon si matjan, në mos si
Hamit Matjani…Jooooo”, bërtiti dikur i
shoqi. Por ajo e kishte vendosur. Emrat që i
sugjeronte ai, i dukeshin si gogola, që hanin
njëri - tjetrin. “Jo po ta quajmë Manushaq,
Trëndafil... Marjan dhe pikë!” Ishte e prerë
- 187 -

me të shoqin dhe gati të shkonte në zyrën


e Gjendjes Civile. Vetë do ta regjistronte
emrin. Zambaku le të vazhdonte të
mërmëriste emra të përveçëm. Ajo donte
të jetonte tërë jetën me marrinë e saj të
domosdoshme, për shkak të Zambakut që e
shihte si një shkurre të tharë, pa gjethe e pa
fara! Zambak pa fletë.
Në adoleshencë, Marjani së jëmës, po
ia bënte jetën skëterrë. Disa herë policia e
kishte shoqëruar në komisariat, si i dyshuar
për vepra të ndryshme penale. Mosha e
favorizonte për të mos e arrestuar e dënuar.
Arjana i fliste shpesh të birit, por natyra
e tij ishte krejt e ftohtë dhe indiferente.
Fjalët e saj nga një vesh i hynin e nga tjetri i
dilnin. “Do të merrem me biznes, - i thoshte
së ëmës, - do të bëhem i pasur, më i pasuri.
Ki besim tek unë!” Ajo e besonte verbërisht.
Prej tij priste gjithë gëzimet dhe hidhërimet
e mundshme të jetës. Nuk kishte askënd
për të ndarë një mendim. Përsëri mendjen
do ta kishte tek i biri, pjellë e aventurës së
vet femërore. Ai mbetej po ai. I ftohtë dhe i
egër, si burri që ishte martuar në letra.
- 188 -

***

Marjan Boja, tani që ishte arrestuar në


Itali, e dinte shumë mirë se përse e kishin
mbyllur në atë qeli. Ishte krejt i qetë, e i ftohtë
akull. Kishte humbur çdo lloj ndjeshmërie.
Nuk i dhimbsej asgjë dhe nuk ndjente
pendesë për asgjë që kishte ndodhur prej
tij apo për shkakun e tij… Ai e dinte mirë
se në anën tjetër të Adriatikut, një prokuror
apo tufë prokurorësh, ia kishin “qëndisur”
dosjen.

Dhe në fakt, Martin Guri, që ende


ndodhej në zyrën e tij rrethuar me një
heshtje vrasëse, ishte ai që kishte kopsitur
dosjen e Marjanit. Madje, në njërin fashikull
shkruhej “Vrasja në Bllok” - 23 nëntor 2018.
I kujtohej edhe si ngjarje, kur hetuesi Arsen
Gashi e telefonoi në mesnatë.

- Një vrasje, prokuror, flas nga Blloku. –


e njoftoi Arseni.
Nuk ishte hera e parë që telefonata të
tilla ia prishnin gjumin dhe mjegullonin
natë – ditën e tij. Ishte një tjetër vrasje,
por e parandjeu se nuk ishte si gjithë të
- 189 -

tjerat. Duke iu frikësuar kësaj parandjenje


torturuese, kërkoi pak kohë që të priste
lajmin rrufe. Ishte gati-gati në atë gjendjen
që ndodhet njeriu pas një vetëtime verbuese,
në pritje të shkarkimit të frikshëm elektrik.
Mos vallë rrufeja po binte për të? Aq afër?
Aq pranë? Te koka e krevatit, te vendi i
paqes dhe dashurisë?
- Arsen, më jep ndonjë detaj.
- Sapo kam ardhur në vendin e ngjarjes,
- vazhdoi Arseni. - Në katin e fundit të një
pallati ndodhet një i vrarë me armë zjarri.
Viktima nuk është i identifikuar, është
moshë e re.

Martini uli zërin. E shoqja ishte në


gjumë të thellë. Ajo flinte e qetë. “Si kurrë
më parë…”, iu kujtuan fjalët dhe fytyra e
qeshur e Elizës para se t’i zinte gjumi. U
përpoq ta sheshonte lajmin e Arsenit, sepse
në jetën dhe punën e tij ndodhte rëndom
të zgjohej edhe pas mesnatës, me lajme
tragjike që ishin bërë si kafja e mëngjesit.
- Vrasja ka ndodhur para 30 minutash,
- vijoi Arseni. - Njëri nga banorët që po e
identifikojmë, ka bërë njoftimin në sallën
operative.
- 190 -

Kaq i tha ai përmbledhur prokurorit për


ngjarjen e sapondodhur.
- Të lutem më nis saktësisht vend-
ndodhjen dhe po nisem. Takohemi në
vendin e ngjarjes - i tha Martini dhe mbylli
telefonin.
Ndjeu një zbrazëti në shpirt, e për të
disatën herë mendoi riskun e lartë të punës
së tij. Ka të bëjë me jetë dhe fate njerëzish. Iu
kujtua puna si hetues i policisë gjyqësore,
pasioni që kishte pasur atëherë. Karriera e
tij kishte ecur mirë, tashmë ishte prokuror
për krimet e rënda në kryeqytet. Hetimet
e ngjarjeve të shumta e kishin çoroditur.
Sukseset e entuziazmonin, dështimet e
fusnin në një hulli dëshpëruese.
Ai kishte karakter të fortë dhe mprehtësi
gjykimi në çdo rrethanë, por edhe krimi
ishte bërë i sofistikuar. “Djalli fluturon
me erën”, iu kujtua një shprehje. Lajmet
vinin dhe iknin si era dhe ai, prokurori, do
të duhet të gjente vrasësin, motivin, e të
gjykonte mbi rrethanat. Në punën e tij gati
çdo gjë mbetej në ajër, pezull, derisa gjente
një fill si ajo leva e Arkimedit dhe pastaj
merrte frymë lirshëm, edhe pse i rrethuar
nga fytyra të vrejtura. Martini e kuptonte
- 191 -

se nuk kishte ndjeshmërinë e mëparshme,


por i mbeste një sens i fortë përgjegjësie
profesionale dhe njerëzore.
U ngrit nga krevati dhe bëri një dush të
shpejtë. U vesh me ngut dhe u nis për në
vendin e ngjarjes. Doli me makinën e tij nga
garazhi nëntokësor i pallatit dhe u nis në
drejtim të “Bllokut”, atje ku kishte ndodhur
ngjarja. Banonte në një lagje në veri të
kryeqytetit. Sapo u nis vendosi kontakt
me sallën operative. Për merak, porositi
që në vendin e ngjarjes të vinin menjëherë
ekspertët e kriminalistikës dhe ata mjeko-
ligjorë. Ishte një veprim që ata duhet ta
kryenin për çdo ngjarje, por i ishte bërë
zakon të jepte porosi të tilla me drojën se
mos neglizhonin. Në radion ndërlidhëse që
e kishte të montuar në makinë, dëgjoi të
jepeshin komanda nga drejtues të policisë
për kontrollet që kishin filluar në akset e
rrugëve dalëse nga Tirana.
Ishte errësirë, por Martini më shumë
ndjente thëllimin e të ftohtit sesa errësirën
që për pak orë do të fillonte të shkërmoqej.
Ishte vjeshtë e vonë. Tirana ishte e shkretë
në atë pasmesnatë. Në rrugë pikasi vetëm
pastrueset e trotuareve, të bulevardit të
- 192 -

madh. Tek-tuk ndonjë makinë, aty-këtu


ndonjë kalimtar hallexhi që kalonte pa ngut
në rrugën bosh. Dritat e neoneve spërkatnin
asfaltin me pluhurin e bardhë. Rënia e
gjetheve kishte filluar dhe qilimi buzë
trotuarëve ishte shtruar. Martinit po i vinte
keq për vjeshtën që largohej. I pëlqenin
ngjyrat e kuqërremta të kësaj stine dhe do
të donte që ajo të mbretëronte gjithnjë. Çdo
gjë ka fillimin dhe fundin e vet. Nuk bën
përjashtim as vjeshta, as njerëzit. Mërmëriste
me vete dhe mendja i fluturoi atje ku vrasja
kishte ndodhur.
Mori rrethrrotullimin tek stadiumi dhe u
lëshua rrugës poshtë godinës Presidenciale,
aty në hyrjen e Bllokut ku ishte sinjalizuar
nga Arseni për vendin e ngjarjes. Sapo ktheu
djathtas, në hyrjen kryesore të një pallati pa
të stacionuara dy makina policie. Parkoi
makinën dhe bëri për andej. Policët me
uniformë e nderuan dhe e orientuan për tek
ashensori. Kur kanati i ashensorit u hap në
katin e tetë të pallatit, vuri re derën e hapur
të apartamentit, ku kishte ndodhur ngjarja.
Arseni i priu për në dhomën ku ishte
viktima. Me Arsenin kishin vite që njiheshin,
kishin punuar bashkë e ngushtësisht për
- 193 -

vite të tëra. Në hollin e ndejtjes, viktima


ndodhej e shtrirë në dysheme. Një djalë
rreth të 30-tave, me trup të gjatë sportiv,
me flokë biondë të prerë shkurt, një fytyrë
gjatoshe ku dukeshin tipare të rregullta.
Dukej qartë një shenjë e mavijosur në
pjesën e djathtë të ballit. Mbase rrëzimi i tij
në dysheme do të kishte qenë i vrullshëm.
Shenjat mortore të një kufome kishin filluar
të shfaqeshin në fytyrën e tij. Duart i kishte
të shtrira e të hapura në dysheme. Autori
nuk kishte treguar kujdes për ta kthyer
mbarë viktimën, siç e kërkon zakoni.
Gjaku i derdhur nga trupi i viktimës
ishte shpërndarë në tapet. Dukej në pamje
të parë se goditjet e plumbave i kishte në
gjoks.
Martini ishte mësuar të përballej me
skena të tilla dhe nuk ndjente emocione
më shumë sesa preokupim për ta zgjidhur
misterin që linte pas çdo ngjarje kriminale.
Truri i tij punonte për të kthyer kohën
mbrapsht e për të ndërtuar çfarë kishte
ndodhur pak më përpara. Kush ishte
viktima?! Çfarë përfaqësonte?! Po autori,
ku mund të ishte zhdukur?! Këto dhe të
tjera enigma, i rrihnin si çekan mbi kokë.
- 194 -

Të gjitha ngjarjet mbajnë misterin e tyre. Të


gjitha çështjet kanë fatin e vet.
Arseni kishte identifikuar personin që
i kishte telefonuar policisë dhe i raportoi
Martinit. Ai kishte deklaruar se kishte
dëgjuar zëra dhe më pas dy krisma të
mbytura. Menjëherë kishte telefonuar
policinë, por nuk kishte parë asgjë. Bile, nuk
kishte dalë fare nga shtëpia e tij që ndodhej
ngjitur me hyrjen, ku kishte ndodhur
ngjarja. Dy agjentë policie qëndronin në
këmbë në hyrje të apartamentit. Ata kishin
ardhur të parët aty dhe ruanin vendin e
ngjarjes. Pranë trupit të viktimës, rreth një
metër ose diçka më shumë, ndodheshin dy
gëzhoja. Martini i vëzhgoi me kujdes pa i
prekur. Ishin gëzhoja pistolete. Ambienti i
ndejtjes ishte i rrëmujshëm.
Në tryezën e vendosur në këndin
perëndimor të hollit, rreth dy metra larg
viktimës së shtrirë, ishin dy gota gjysmë
të mbushura me një lëng në ngjyrë të
kafenjtë. Mund të ishte fërnet ose ndonjë
pije e ngjashme me të. Një pjatë e vogël me
bajame të thata, si dhe një tavëll me bishta
cigaresh. Dy gotat e mbushura tregonin se
viktima dhe autori njiheshin, ata diçka kanë
- 195 -

biseduar para ngjarjes. Autori duhet të ishte


një i njohur, mbase i ftuar nga viktima.
Viktima mund të kishte qenë me dikë
tjetër, mbase edhe me ndonjë femër dhe
pas ngjarjes, ajo mund të ishte zhdukur nga
aty e lemerisur, fill pas autorit. Këto ishin
hamendjet e atypëratyshme. Rrëmuja në
kokën e Martinit kishte filluar. Ekspertëve
të sapombërritur u kërkoi të fiksonin çdo
detaj. Së pari duhej identifikuar viktima.
Apartamenti ku kishte ndodhur ngjarja
ishte i mobiluar thjesht. Në mjedisin e
ndejtjes ndodhej këndi me tre kolltukë në
ngjyrë vishnje, një tavolinë xhami mes tyre,
një etazher i vogël ku ishte i vendosur një
televizor “Samsung”. Etazheri rrethohej
me mbajtëse prej xhami anash, ku ishin
të vendosura tabaka gotash prej qelqi dhe
disa shishe me pije të ndryshme, pije të
shtrenjta. Në sipërfaqen e mureve nuk
kishte asnjë pikturë, asnjë fotografi. Në
etazher nuk kishte asnjë libër. Në fund
ishte këndi i kuzhinës, ku në lavaman
dukeshin tri pjata, dy lugë, një filxhan, të
gjitha të palara. Banja ishte e bollshme dhe
e rrëmujshme, në një kosh ishin hedhur pa
kujdes rroba të ndryshme të palara, dushi
- 196 -

i mbyllur me një kasë prej xhami dhe një


lavatriçe. Në dhomën e gjumit ishte vetëm
një krevat i parregulluar, me çarçafët dhe
kuvertën e butë të rrudhosur në një anë. Në
pamje të parë, të krijohej bindja se në atë
banesë jetonte një njeri i vetëm.
Prania e Martinit në një vendngjarje,
nuk ishte e zakonshme. Ai njoftohej për çdo
ngjarje të rëndë, por në çdo rast bënte një
vlerësim të situatës nëse duhej të shkonte
vetë në vendin e ngjarjes apo të jepte
orientimet për veprimet e para që duhet
të kryenin oficerët e policisë gjyqësore. Në
këtë rast një forcë e padukshme e kishte
drejtuar në vendin e krimit. Të vëzhgonte
me kujdes vendin e ngjarjes, provat që
mund të gjendeshin, dhe të krijonte që në
fillim mekanizmin se çfarë kishte ndodhur
aty. Duhet të ngrinte versionet e tij dhe të
ezauronte e të rrëzonte secilin prej tyre me
kujdes, derisa të mbetej versioni final, ai më
bindësi që do e shpinte drejt zbardhjes së
krimit. Përderisa ngjarja kishte ndodhur në
zonën më elitare të kryeqytetit, domosdo
që krimi do të ishte i rëndë dhe përfshirja
e personazheve do të ishte delikate dhe
komplekse.
- 197 -

Ngjarjet e fundit dhe dosjet që kishte


në ndjekje, ishin pa autor. Manovrat e
autorëve në ato ngjarje ishin mjaft të
ndërlikuara dhe puna e tyre deri në ato
momente, nuk u jepte asnjë shpresë për
zbardhjen. Kjo e kishte rënduar situatën.
Me të gjithë oficerët e policisë të seksionit
për krimet e rënda kishin kryer analiza disa
orëshe për të përpunuar të dhënat, për të
kryqëzuar informacionet që kishin në dosjet
e përpiluara, por asnjë përfundim konkret
nuk po nxirrnin. Vrasjet e fundit kishin
krijuar dhe një panik në komunitet, ndërsa
mediat drejtonin gishtin ndaj policisë dhe
organit të akuzës. Një gazetar investigativ,
që kishte ekspozuar prova të rrezikshme për
trafikun e kokainës nga Amerika Latine në
Shqipëri, ishte vrarë para tre muajsh. Ishte
ekzekutuar në makinën e tij, duke dalë nga
shtëpia.
Çfarë po ndodhte? Ç’po bënin organet
e shtetit për të zbuluar ngjarjet e bujshme?
Gazetat hapeshin me tituj bombastikë
që sensibilizonin gjithë opinionin
publik. Opozita e vendit ngrinte akuza të
tmerrshme: “Mafja ka pushtuar vendin”,
“Policia është e inkriminuar”, “Pushteti dhe
- 198 -

krimi po qeverisin bashkë”, “Qeveria dhe


krimi i organizuar po shkëmbejnë favore”,
“Drejtësia është e korruptuar”.
E gjithë kjo situatë kërkonte një reagim.
Trysnia shtohej pas çdo ngjarjeje. Në portin
kryesor të vendit ishin sekuestruar disa
ngarkesa me kokainë, por organizatorët
mbeteshin anonimë. Sasi të tjera kishin
mbërritur në destinacionin e duhur. Vetëm
disa drejtues mjetesh dhe biznesmenë
periferikë ishin arrestuar. Krerët e
organizimit të këtij trafiku nuk dukeshin
asgjëkund. Investime marramendëse po
kryheshin dhe burimi i parave ishte një
enigmë e madhe.
Martini në këtë situatë ndjente një
kaperthysje ndjenjash e mendimesh. A
ishte vallë i fortë, apo e kishte kapëluar një
dobësi, që po e shkatërronte. I dukej sikur e
ndjente veten pa forcë. Nuk po kuptonte se
kur do ta rimerrnin situatën në dorë dhe të
dominonin mbi krimin. Në eksperiencën e
tij kishte kaluar dhe momente të tilla, por
ishin kapërcyer me punë të ndershme e
goditje të fuqishme. Ajo ishte regjistruar si
koha e artë e tyre. Tani po demoralizohej
dhe s’po shikonte hapësirë si do mund të
- 199 -

merrnin superioritet ndaj krimit. Kjo i


dhembte shumë.
Në atë banesë, skenë e freskët krimi, ai
e veçoi Arsenin në një cep dhe e porositi në
veçanti që ekspertët të vlerësonin çdo send
dhe detaj, të përpunoheshin me pluhur
daktiloskopik të gjitha objektet, përfshi
dhe ashensorin, për të parë nëse ka ndonjë
gjurmë të vlefshme. Veprimet e tjera ishin
një rutinë, që oficerët dhe ekspertët e
kryenin më së miri. Ndërkohë po merrnin
të gjitha informacionet për ta identifikuar
viktimën.
Arseni e informoi Martinin se mediat
kishin filluar të jepnin njoftimin për vrasjen.
Gazetarët kishin filluar të komentonin
ngjarjen. Identifikimi i viktimës do të ishte
hapi i parë dhe njoftimi zyrtar për ngjarjen
duhej dhënë, sapo të realizohej njohja.
Viktima ishte Elvis Raja, drejtor i një
filiali banke. Shtëpia ku ishte vrarë ishte e
marrë prej tij me qira. Viktima banonte në
një lagje tjetër të Tiranës. Kjo e bënte më të
ndërlikuar çështjen. Vrasja dhe pagjumësia
e kishin lodhur Martinin. Pasi iku nga vendi
i ngjarjes rreth mëngjesit, ai u kthye në
shtëpi për t’u shtrirë dy-tre orë, por nuk vuri
dot gjumë në sy.
- 200 -

Nuk ishte hera e parë. Ishte e pamundur


t’i numëroje ditët e mbingarkuara, që
fillonin me pagjumjen dhe mbaronin me
dremitje mbi dosje. Puna që dikur e kishte
ëndërruar aq shumë, bëhej përherë edhe
më e vështirë, sepse në vendin që jetonte,
krimi vazhdonte të shikohej si “krushqi”
dhe “lidhje miqësie”.
Tmerri i tij dhe i çdo hetuesi a prokurori
tjetër, nuk ishte se si do të shkonte hetimi
dhe gjetja e vrasësit, por cili do të ishte
“miku” që do të telefononte dhe do të
fillonte të rrëfehej… “Jemi tanët. E ka zënë
halli… Ndihmomë…Nuk do ta harroj tërë
jetën… Do të më njohësh, vetëm ma bëj
ketë nder…”. Nuk ishin as krushqi, as fis.
Ishin njerëz në zyra, me kolltukë dhe ekipe,
ministra, zëvendësministra, deputetë,
këshilltarë, kryetarë të qeverive lokale, njerëz
të biznesit… Ishte një rrjetë marimange që
mbyste çdo lloj përpjekjeje profesionale dhe
varroste çdo fakt, provë, dhe të vërtetë. Deri
më tash, atë nuk kishte mundur ta fuste në
rrjetë askush, asnjë. As vetë presidenti… Sa
mund të rezistoj?, pyeste veten shpesh. Edhe
sa kohë…? Ishte e vështirë, por ai ende nuk
e shihte si të pamundur. “Ne duhet të bëjmë
- 201 -

shtet që ekzekuton dhe forcohet me ligjet e


veta, duke i zbatuar ato, vetëm kur të mos
ketë mbetur farë e fis mes nesh…” i pati
thënë një miku i tij, që tani kishte emigruar
në Amerikë.
Gjatë një vizite studimore në Shtetet e
Bashkuara, Martini kishte mësuar se çdo
gjë ishte rregull, ligj, ekzekutim… Amerika
ishte “raporto dhe regjistro”. Kot thonë se
ishin “spiunë në komunizëm”. Jo, spiunimi
dhe informimi i vërtetë është në Amerikë.
Aty çdo gjë raportohet dhe regjistrohet,
pastaj mbi fakte gjykohet e vërteta.
Ëndrra e tij ishte që edhe Shqipëria të
bëhej ashtu, pe një gjë, raportoje, telefono....
Por kjo nuk ishte e lehtë. Tek ne, për 24 orë
viheshin në lëvizje të gjitha mundësitë për
të gjetur mikun dhe lidhjen që «të bëhej
nderi»... Kjo ishte neveria që po përjetonte
në punën e vet.
Me këto mendime që i vërtiteshin në
mendje, teksa gjerbte kafenë e mëngjesit në
zyrë, asistenti i tij e njoftoi se në paradhomë
kishte ardhur Arseni.
- Të hyjë, - i tha Martini dhe në derën e
hapur u shfaq menjëherë Arseni, i cili dukej
qartë se nuk ishte shtrirë asnjë sekondë atë
natë.
- 202 -

- Mirëmëngjes, prokuror!
- Mirëmëngjes, Arsen!
- Çfarë të reja ka për ngjarjen? - pyeti
Martini për forcë zakoni, e dinte se për
pak orë nuk kishte ndryshuar ndonjë gjë e
madhe.
Arseni u ngrit nga vendi dhe hoqi
pallton që kishte veshur, e vari në varësen
e montuar në këndin në hyrje të zyrës, dhe
pa folur u ul sërish duke tundur kokën i
dëshpëruar.
- Asgjë! - mbeti një copë herë, u mendua
pak dhe tha - Diçka kemi mësuar për
viktimën. Siç të thashë në telefon, ai ishte
drejtor i filialit të një banke private. Banesa
ku e vranë është me qira dhe përdorej vetëm
nga ai. Rrethi i personave që ky shoqërohej
janë me precedentë të theksuar penalë.
Quhet Elvis Raja. Disponojmë informacione
se ka miqësi të ngushtë me Marjan Bojën
dhe Qatip Jasharin, të dy të njohur nga ana
jonë. Të dy këta janë shumë problematikë
dhe të evidentuar si kontigjent i policisë,
me tendenca të theksuara për të kryer
vepra të rënda penale. Kemi evidentuar
mjediset që frekuentojnë dhe agjentët tanë
po grumbullojnë informacione të tjera që
lidhen me viktimën.
- 203 -

Trokitja e derës dhe servirja e kafesë, e


ndërprenë bisedën. Pasi ktheu një gllënkë
kafeje dhe thithi me zell cigaren e ndezur,
vijoi përsëri bisedën:
- Agjentët më raportojnë se viktima
Elvis Raja, para rreth gjashtë muajsh paska
themeluar dhe një kompani biznesi me
ortakë dy eksponentët që të përmenda.
Ndërsa fliste, Arseni nuk e fshihte dot
nervozizmin që e grryente nga brenda.
Dukej që ishte i pakënaqur me çfarë kishte
arritur.
- A keni në dorë ndonjë dokument për
këtë që më thua? - i tha Martini dhe kruajti
kokën, si zakonisht kur nuk e ndjente veten
të qetë.
- Po, do ta kemi në dosje shumë shpejt,
- e siguroi Arseni.
- A ka të dhëna për vendndodhjen e
ortakëve të viktimës? - e pyeti sërish Martini.
- Jo, - iu përgjigj Arseni. Shtypi pëllëmbët
duke i fërkuar fort me njëra-tjetrën, dhe
shtoi, - është verifikuar në banesën e tij
Marjan Boja, por aty është gjetur vetëm e
ëma, e cila nuk ka dhënë asnjë detaj mbi
vendndodhjen e tij. Sipas saj, ai nuk lë
asnjëherë adresë dhe shpesh nuk fle në
- 204 -

shtëpi. Ndërsa ortaku tjetër, Qatipi është


kontaktuar sot në mëngjes tek biznesi i tij.
Ai ka një mobilieri afër stacionit të trenit. Ai
pranon marrëdhënien me Elvisin, por nuk
di asgjë për ngjarjen.
Arseni, krejt dyshues për personin që
flisnin, shtoi:
- Të paktën këtë shpjegim u ka dhënë
oficerëve që e kanë kontaktuar. Unë nuk i
besoj dëshmitë e tyre. Ata asnjëherë nuk
thonë të vërtetën, janë të regjur në këto
punë.
Të dy bashkëbiseduesit ranë në qetësi.
Ishin të lodhur dhe ishte shpejt për të tjerrur
fillin e ngjarjes së mbrëmshme. Të dhënat
që kishin grumbulluar ishin të pakta, por
dukej se kishin hyrë në një terren ku kishin
se çfarë të gërmonin.
U ndanë për t‘u takuar sapo të
kishte ndonjë zhvillim të ri lidhur me
vrasjen. Martini mbeti vetëm. I hodhi
një sy agjendës së tij. Data shënonte 24
nëntor. Ishte e shtunë, ditë pushimi. Këto
turbulenca ngjarjesh nuk lejonin kurrsesi
të rehatoheshe në fundjavë me familjen.
“Javën tjetër, javën tjetër...” Ky ishte refreni i
tij me gruan dhe fëmijët, dhe e dinte se ishte
- 205 -

tejkonsumuar me ato premtime boshe, por


nuk kishte rrugë tjetër… Detyra shtetërore
ishte një barrë e rëndë që nuk e vlerësonte
kush dhe atij i dukej se pesha ishte vetëm
tek ata, prokurorët, që kacafyteshin me
krimin dhe kriminelët përditë.

***

Në ditët e para të dhjetorit, ndërkohë


që po shikonte relacionet e ngjarjes së një
dite më parë, Martini ishte i tensionuar.
Kishte ndodhur një atentat tjetër, mu në
mes të Tiranës. Ngjarja e ndodhur mes
njerëzve, ishte tronditëse. Në ekranet e
qelqtë të televizorëve shpërndahej me
shpejtësi lajmi që ngjallte terror e pasiguri.
Ky atentat i ndodhur, dyshohej se lidhej
dhe me ngjarje të kaluara. Kishte ndodhur
paradite, te stacioni i trenit. Në pikun e
lëvizjes së njerëzve, në sytë e tyre. Një
person me motor kishte qëlluar me breshëri
automatiku mbi shtetasin Qatip Jashari. Ai
ndodhej në makinën e tij, i ndaluar në rrugën
kryesore pranë Fakultetit të Shkencave. Pas
breshërisë drejtpërdrejt mbi drejtuesin e
mjetit, atentatori, duke menduar se e kishte
- 206 -

lënë të vdekur, ishte larguar me shpejtësi


me motor në rrugicat e lagjes, jashtë rrugës
kryesore. Patrullat e policisë ishin vënë
në dijeni dhe kishin shkuar menjëherë në
vendin e atentatit. Pak metra pas mjetit, ku
ndodhi atentati, një grua e moshuar kishte
mbetur e vrarë në trotuar dhe një fëmijë, i
ulur pranë saj, kishte marrë një plumb në
shpatullën e djathtë. E ndjera kishte zënë
vend që në mëngjes në trotuar për të shitur
disa tufëza spinaq, pak domate, vezë dhe disa
patëllxhanë të kopshtit të saj. Nipin e saj 11
vjeçar, e kishte të ulur pranë vetes. Detyra
e tij ishte të vëzhgonte se mos vinin policët
bashkiakë dhe u sekuestronin mallin. Nga
shitja e këtyre produkteve siguronin jetesën.
Ajo plakë zinte vend, ku të mundej jashtë
shënjestrave të policisë bashkiake, për të
nxjerrë qindarkat që i duheshin të mbante
familjen. Po ta kapnin, i merrnin mallin
dhe e përzinin me përdhunë, që ajo të mos
ndotte qytetin. E kishin pësuar disa herë,
ndaj nipi i saj vigjilent ndodhej aty krah
saj. Ata vinin çdo ditë, nga një fshat ngjitur
me kryeqytetin. Armiku kryesor dhe më i
tmerrshëm i tyre ishin policët bashkiakë,
të cilët gjuanin nëpër rrugë për të mos
- 207 -

lejuar aktivitetin e tyre të paligjshëm. Nuk


u shkonte kurrsesi ndërmend, se plumbat
e rivalëve të krimit të organizuar do t’u
shkaktonin tragjedinë familjare.
Policët e ardhur në vendin e ngjarjes
ishin vënë në ndjekje nga drejtimi që
kishte marrë autori, por nuk kishin arritur
ta kapnin. Ai ia kishte dalë të zhdukej. As
motori i tij, nuk u gjet askund.
Të dëmtuarin Qatip Jashari, fëmijën e
plagosur dhe viktimën, gruan e moshuar,
i dërguan urgjent me dy ambulanca në
Spitalin e Traumës. Qatipi nuk ishte në
gjendje të jepte shpjegime. Situata e tij
shëndetësore ishte shumë e rëndë, kishte
humbur shumë gjak nga plagët e marra.
Fëmija fliste i terrorizuar dhe ndër lot
tregonte aq sa kishte mundur të fiksonte. I
gjakosur e me lotët që i derdheshin krua,
kërkonte të dinte për fatin e gjyshes së
tij. Ajo kishte ndërruar jetë që në vendin
e ngjarjes. Me atë breshëri plumbash
mund të kishte pasur dhe jetë të tjera të
humbura. Në atë orar, trotuaret ishin plot
kalimtarë. Grupi i hetimit fiksoi në vendin
e ngjarjes njëzet e dy gëzhoja automatiku,
të shpërndara në asfalt dhe në trotuar. U
- 208 -

sekuestrua makina tip BMW e zezë, me


targë MM 777 AA, e cila ishte bërë shoshë
nga plumbat. Ishte dëmtuar nga plumbat
në pjesën e parë të xhamit dhe në anën e
shoferit. Atentatori ishte larguar i sigurt
se me aq plumba, viktima e tij do të kishte
vdekur. Ai nuk kishte treguar kujdes për të
mos vrarë të tjerë, qëllimi ishte eliminimi
i gjahut të vet. Gjaku ishte shpërndarë
brenda në makinë. Në trotuar, rreth 7-8
metër më tutje, dukeshin tufëzat e spinaqit
dhe ato pak zarzavate që ishin mbuluar me
gjak. Kalimtarë të traumatizuar shikonin
vendin tashmë të rrethuar nga policia dhe
shfrynin me duf fjalët më të ndyra për
shtetin dhe vendin e mallkuar ku jetonin.
Disa dëshmitarë u bllokuan nga policia
dhe po shpjegonin mekanizmin e ngjarjes,
karakteristikat e motorit pa targa dhe të
autorit. Ai, sipas tyre, ishte një djalë i ri, me
xhup të zi, me xhins dhe kapele të zezë, i
cili mbante dhe syze dielli të errëta. Këtë
kishin deklaruar kalimtarët që kishin parë
ngjarjen. Kryerja e atentatit kishte zgjatur
pak sekonda.
I dëmtuari Qatip Jashari ishte rreth
dyzet vjeç. Ai merrej me biznes. Njihej
- 209 -

nga policia si kontigjent krimi. Figuronte


i arrestuar dy herë për kanosje dhe gjobë-
vënie, por në të dy rastet nuk ishte deklaruar
fajtor. Për mungesë provash, akuzat ndaj tij
ishin pushuar gjatë procesit të hetimit.
Kjo ngjarje nuk ishte e izoluar në Tiranë.
As dhjetë ditë nuk kishin kaluar nga vrasja
e Elvis Rajës. Policia dukej e hallakatur,
e pazonja për të dhënë një komunikim
të qartë se ç’po ndodhte. Pasiguria ishte
prezente bash në qendër të kryeqytetit.
Pas rreth dy javësh, i dëmtuari kishte dalë
nga gjendja e rëndë. Arseni e kishte kontaktuar
në spital për ta pyetur rreth ngjarjes. Ai kishte
dhënë shpjegime të turbullta, pa dhënë asnjë
detaj mbi autorin dhe shkakun e atentatit
ndaj tij. Sigurisht që Arseni e kuptonte shumë
mirë se ai nuk dëshironte të ndihmonte në
zbardhjen e ngjarjes. Duke njohur aktivitetin
dhe prirjet e tij, ai e kuptonte që Qatip Jashari
synonte ta zgjidhte vetë çështjen me autorin,
jo nëpërmjet shtetit dhe policisë. Arseni ishte
i bindur se Jashari e dinte kush ishte autori.
Qatipi i dinte problemet e tij më mirë se
policia.
Martini kishte humbur në mendimet
e tij. E ndjente veten jo vetëm të lodhur,
- 210 -

por edhe të tronditur, kur mendonte sesi


duhej të ishin gjërat dhe sa keq po shkonin
punët. Nga rasti i Qatip Jasharit ai po
përjetonte prirjen jashtëligjore,që tashmë
ishte një plagë e re. Një prirje për të kryer
vetëgjyqësi, nuk ishte vetëm kulturë e
hershme, por edhe një tregues se ligji nuk
vepronte dot me forcën e tij. Perceptimi
kanunor i krimit e tregonte më së miri
këtë situatë. Vështirësia e ekzekutimit të
ligjit tregonte dobësinë e shtetit dhe të
institucioneve. Ekzekutimi sipas të drejtës
kanunore sfidonte në mënyrë të dukshme
ligjin dhe shtetin gati njëqindvjeçar. Forca
e shembullit të shtetit duhej të impononte
zbatimin e ligjit e jo të kanunit, që njerëzit
e dinin vetëm si koncept. Nuk e kuptonin
as brendinë dhe as kontekstin e tij, që në
qindra vjet kishte rregulluar marrëdhënie
juridike kur nuk kishte shtet. Ajo e drejtë
zakonore ishte zëvendësuar me kohë dhe
nuk po funksiononte si duhet, për ta kthyer
ligjin në kulturë sjelljeje ndër qytetarë.
Zyra ishte bërë shumë e rëndë për Martin
Gurin. Diskutimet me Arsenin dhe hetues
të tjerë ishin bërë të shpeshta, të lodhshme
dhe kaotike. Gati çdo ditë grumbullonin
- 211 -

detaje të reja, herë - herë kontradiktore.


Enigmat për zbardhjen e çështjeve vetëm
shtoheshin e ndërlikoheshin më shumë.
Shfletonin dosje, lexonin informacione
dhe konfirmime që vinin vazhdimisht në
zyrën e tij. Autorët e ngjarjeve vazhdonin
të shpenguar aktivitetin e tyre. Tryeza e
rrëmujshme me shkresurina, çdo ditë e më
shumë bëhej e bezdisshme për Martinin.
Numri i shkresave dhe dosjeve që të trasha
e të rënda, sa vinte e rritej. Pesha e ngërçit
rëndonte si plumb. Herë-herë ishte në pikën
t’u vinte shkrepësen të gjithave e t’i bënte
shkrumb. Kjo ishte e pamundur. Ai ishte
zyrtar i shtetit. Këto ishin vetëm turbullira
dhe lajthitje të çastit, që i vinin nga lodhja,
pafuqia e dëshpërimi. Nuk dinte ç’emër t’i
vinte vetes dhe situatës së krijuar të cilës
duhej t’i jepte zgjidhje.
Lajmet që transmetoheshin në media,
përplaseshin në kokën e tij. Arsenit, nga ana
tjetër, i dukej sikur punonte në një agjenci
funeralesh, ku vetëm përshkruanin e bënin
hyrje viktimat për t’ua dorëzuar familjarëve
që i përcillnin për në atë botë. Autorët që i
shkaktonin ato, bridhnin të pashqetësuar në
kërkim të presë tjetër. Tashmë, të dy prisnin
- 212 -

vrasjen e radhës. Sipas llogarive, radhën e


ekzekutimit e kishte Marjan Boja. Kjo do
ndodhte padyshim, pas vrasjes së Elvis
Rajës dhe atentatit ndaj Qatip Jasharit, si
dy miq dhe ortakë të ngushtë të tij. Nuk
kishin asnjë indicie, se cili person ose grup
kriminal po lante hesapet me ta. Nuk po
gjenin dot se cilit grup i kishin hyrë në hak
ata. Njëri nga miqtë e tij po harrohej, dhe
tjetri nuk dihej nëse do shpëtonte në spital
apo jo. Me këtë parashikim, besonin se
nga momenti në moment do mësonin për
atentatin e radhës.

***

Rreth dhjetë ditë para Krishlindjeve, në


Prokurori kishte ardhur njoftimi se në Portin
e Durrësit do vinte një ngarkesë me kokainë.
Autoritetet e huaja të antidrogës, bënin të
ditur, se kjo ngarkesë ishte një dorëzim
i kontrolluar, që vinte nga Kolumbia me
destinacion Tiranën. Ngarkesa ishte nën
mbikëqyerjen e tyre, deri në port. Personi
kryesor i këtij trafiku, sipas autoriteteve të
huaja, ishte Marjan Boja. Ja pra, u erdhi në
shteg Marjan Boja, por nuk dispononin asnjë
- 213 -

informacion, se ku ndodhej ky person. Ata


e dyshonin të fshehur në Greqi, ndërkohë
që ai organizonte një trafik ndërkombëtar
droge të këtyre përmasave.
Në zyrën e tij, Martini thirri seksionin
e policisë gjyqësore të antidrogës dhe i
njohu me informacionin e rëndësishëm
dhe tepër sekret. Serioziteti dhe suksesi
i këtij operacioni do të ishte dhe një ogur
i mirë i besueshmërisë së partnerëve, që
ua kishin servirur dhe kishin ndarë me ta
këtë informacion mjaft delikat. Hartuan
menjëherë planin e operacionit dhe ndanë
njësitë operacionale duke përcaktuar
veprimet konkrete që do të kryente secili
grup, për të qenë në gatishmëri e për të
vepruar në kohën e duhur.
Më datën 20 dhjetor, rreth orës 19.00
të mbrëmjes, trupat operacionale po
vëzhgonin nga afër veprimet e autoriteteve
kufitare. Trageti kishte mbërritur dhe
kishin filluar veprimet për përpunimin e
kamionëve të shumtë që zbrisnin prej tij.
Në momentin e duhur, agjentët kishin
pikasur maunen me targën e indikuar. Ata
ndërhynë te personeli i policisë së kufirit
dhe punonjësve të doganës, për të futur në
- 214 -

skaner maunen me targën përkatëse. Aty


pikasën se në kontenier ndodhej edhe sasia
e kokainës. Policia kufitare nuk dinte asgjë
për informacionin që dispononte njësia
antidrogë. Kapja e kësaj sasie ishte një lajm i
mirë. Në mbrëmje, shumë vonë pas mesnate,
në zyrën e tij, Martini organizoi analizën e të
gjithë veprimeve që kishin kryer. Ngarkesa
vinte në një maune të ngarkuar me banane
nga Kolumbia. Trafikantët kishin krijuar
një hapësirë në dyshemenë e kontenierit
dhe aty kishin fshehur plot 230 kg kokainë
të paketuar në qese natribani. Oficerët e
antidrogës kishin prangosur shoferin që
do të merrte kontenierin, si dhe dy ortakët
e kompanisë së bananeve që prisnin këtë
ngarkesë. Tashmë, u mungonte Marjan Boja.
Informacioni i plotë nga autoritetet e
huaja provonte më së miri aktivitetin dhe
rolin e Marjan Bojës, si personi kryesor i
këtij trafiku. Në të gjitha qytetet, ai ishte
personi më i kërkuar. Të gjithë angazhimet
për kapjen e tij kishin rezultuar pa sukses.
Televizionet po i bënin jehonë të madhe
sasisë së kapur të drogës.
Në fluksin e punës së atyre ditëve,
nga Policia Shkencore vjen një e dhënë e
- 215 -

rëndësishme për vrasjen e Elvis Rajës. Nga


ekspertizat shkencore rezultonte se autori i
vrasjes së Rajës ishte pikërisht shoku dhe
ortaku i tij, Marjan Boja.
Ky konkluzion ishte krejt i papritur
dhe befasues. Nuk ishin në gjendje të
gjenin arsyen e kësaj vrasjeje. Në të gjitha
kalkulimet që bënin, motivi ngelej një
enigmë e madhe. Gjithsesi, në fytyrën e
Martinit dhe të Arsenit lexohej qartazi një
ndjenjë gëzimi dhe entuziazmi. Tashmë
ishin të bindur se diçka kishte tronditur
marrëdhëniet e Marjanit dhe Elvisit, por
shkakun duhej ta kërkonin. Që të kryente
atë ngjarje, Marjan Boja duhet të kishte një
motiv të fortë. Analizonin dhe kryqëzonin
të gjitha të dhënat, por nuk gjenin asgjë
bindëse. Këtë provë të vetme që kishin në
dispozicion, duhej ta shoqëronin patjetër
me prova të tjera.
Gëzimi në fytyrën e Martinit ishte si me
pikatore. Ai ndjente një boshllëk në shpirt,
sikur i ishte bërë një vrimë që sa vinte e
bëhej më e madhe. Provat që i nevojiteshin
do të plotësonin atë çka i duhej, do të
sillnin paksa qetësi në shpirtin e tij dhe
do ta ledhatonin natyrën ekzigjente që e
- 216 -

karakterizonte, duke mos harruar që kishte


një grua në shtëpi që e dashuronte dhe dy
djem që ishin shpirti e jeta e tij.
-Po humbas si njeri vallë?- pyeti veten
me një zë të brendshëm që e dëgjoi vetëm
ai.
Vështroi rrotull dhe u ndie i lehtësuar,
kur kuptoi se po fliste me veten. Pa e zgjatur
u nis drejt shtëpisë, kishte mall të fuste në
gjoks të shoqen dhe t’u merrte erë fëmijëve.
Pas disa ditësh, në një pasdite janari,
Arseni e telefonon Martinin duke i kërkuar
të takoheshin sa më parë.
- Duhet të shihemi sa më shpejt, - i tha
Arseni pa dhënë shpjegime.
- Në shtëpi jam, do të takohemi për kafe?
- e pyeti Martini, që nuhati ngutjen e tjetrit.
- E mira është të takohemi në zyrën tuaj,
- këmbënguli Arseni duke lënë të kuptohej
se ishte diçka e rëndësishme dhe serioze.
Pas rreth dyzet minutave, ndodheshin të dy
në zyrë.
- Kemi të reja, prokuror! Tani e kemi
shumë të mirë situatën. - i tha Arseni që
shkëlqente nga euforia. Mezi priste t’ia
thoshte Martinit të gjitha dhe menjëherë.
Duke e njohur mirë stilin e punës së
- 217 -

tij, Martini nuk ngurroi t’ia shprehte


entuziazmin e tij:
- Më thuaj Arsen, ta lexoj në sy se ke
lajme të mira për të më thënë.
- Sa po vij nga spitali i traumës. Bëra
një bisedë të gjatë me Qatip Jasharin. E
ngacmova për Marjan Bojën, e provokova në
lidhje me të. Ai është gati të bashkëpunojë
me ne. Është i gatshëm të jetë bashkëpunëtor
i drejtësisë. Edhe atentatin ndaj tij e ka
kryer Marjan Boja, dhe këtë gjë e dëshmon
zyrtarisht. Dhe Elvisin, ai e ka vrarë. E
gjitha lidhet me sasinë e kokainës që u kap
së fundmi. Nga analiza e telefonatave na del
në skenë dhe një mik dhe komshi i Marjan
Bojës, Astrit Duka. Ky ka qenë bashkë me
Marjanin natën e vrasjes. Kam nisur agjentë
të policisë ta gjejnë dhe ta shoqërojnë. Ai do
të na ndihmojë për të sqaruar mekanizmin
e vrasjes së Elvis Rajës. Motivin na e sqaron
më së miri Qatip Jashari. - ia tha këto me
një frymë, duke u përkulur pranë Martinit
dhe duke i shoqëruar fjalët me lëvizje të
duarve, për të qenë sa më argumentues dhe
bindës. Pastaj mori frymë thellë dhe me zë
më të fortë, i tha:
- Më duket se po bëjmë bingo, prokuror!
- 218 -

– dhe i doli një e qeshur me zë, që i vinte


nga shpirti.
- Po, edhe unë ashtu mendoj, - nuk e
fshehu entuziazmin e tij Martini. Duke
buzëqeshur, thithi me shumë etje cigaren
që e mbante gjithë kohën mes gishtave.
- Duhet të fillojmë menjëherë procedurat
e arrestimit në mungesë të Marjan Bojës. -
iu drejtua Arseni. - Nga lajmi që ka mësuar
për kapjen e kokainës, mendoj se mund të
jetë larguar nga vendi. Shpallja e Bojës në
kërkim ndërkombëtar, duhet kryer sa më
shpejt. Mendoj se kjo masë sigurie është e
domosdoshme, sa më parë.
- Kemi ndonjë informacion të fundit
për vendndodhjen e Marjanin? – pyeti i
menduar Martini.
- Nuk kemi asgjë të sigurtë. Publikimi i
lajmit për kokainën, sigurisht që e gropos.
Ai e din këtë dhe mund të largohet ku
të mundet. Emri i tij po del në media.
Informacioni po rrjedh nga zyrat lart,
nga departamenti i policisë. Mbase kjo
është mënyra për t’i dërguar lajm. Ti e di,
prokuror…
- Gjithsesi, të gjitha materialet që
kemi do t’i paraqesim nesër në Gjykatë,
- 219 -

që të sigurojmë arrestin në mungesë, - i


tha Martini si për t’u dakortësuar e për ta
mbylluar atë bisedë.

Të dy dukeshin si të çliruar nga gjendja


që i kishte mbajtur të pushtuar prej muajsh.
U ndanë. Ishte mbrëmja vonë e së shtunës,
por ata ishin të lehtësuar me rezultatet që
kishin arritur. E gjithë ajo nyje që i kishte
munduar prej kohësh, ishte zgjidhur. Fati
ishte kthyer në anën e tyre. Debatet e akuzat
publike që kishin në qendër të vëmendjes
superioritetin e krimit, kishte gjasa të
shuheshin kur të kishin blinduar provat që
do zbardhnin tri ngjarjet e bujshme të cilat
hapnin faqet e para të gazetave dhe ishin
kryelajme të edicioneve televizive.

…Të gjitha këto hallka të krimeve të


Marjanit, prokurori Martin Guri i kishte
lidhur me njëra-tjetrën ditë pas dite e natë
pas nate, së bashku me kolegët e tij. Sa herë
hidhte sytë mbi dosjen e Marjanit, i vinin
të freskëta të gjitha fletët dhe përmbajtja
e tyre, deri te transkriptet telefonike dhe
bisedat ambientale të përgjuara me teknikë
operative në distancë.
Kapitulli VIII
Me bombë në prehër

K atër fashikujt e mëdhenj të asaj dosje


kriminale, përbënin procesin më të
rëndë që Martini pati mbajtur ndonjëherë
në dorë. Për të grumbulluar ato mijëra
dokumente i ishte dashur shumë punë,
shumë kohë, shumë korrespondenca,
shumë dëshmi, procesverbale këqyrjesh,
procesverbale e vendime sekuestrimi,
akte ekspertimi të të gjitha llojeve, tabela
fotografike, materiale të ardhura nga
shtete të tjera, CD të shumta transkriptimi
të zbardhur, etj, etj. Të gjitha këto, ishin
në ngarkim të personave nën hetim që
përmbante ai proces kompleks.
Ishte një dosje voluminoze, të cilën
donte ta hiqte një orë e më parë nga vetja.
Para dosjeve të tilla ai kishte momente që
humbiste në mendime dhe përsiatje, në
- 221 -

filozofi dhe citate, në ëndrra dhe realitete


paranormale. Ishte njeriu që jetonte përherë
mes jetës dhe vdekjes, mes krimit dhe jetës,
mes frikës dhe shpresës, dhe kurrë nuk ishte
dorëzuar. Mos ishte momenti të dorëhiqej?
I dëshpëruar, rimori në duar dosjen e
rëndë. I peshonte sa Toka…. “Të qoftë dheu
i lehtë!”, i theri në mendje. Po kjo nga erdhi?-
pyeti veten Martini. U ngrit vrullshëm dhe
lëvizi tërë nervozizëm nëpër zyrë.
Sa i rëndë është dheu në varr? A nuk duhet
të peshojë njësoj për të gjithë ata që ikin? Pse
ngushëllohet “I qoftë dheu i lehtë”? A nuk ka
zbuluar të njëjtin ligj rëndese Njutoni? Dheu
duhet t’i rëndojë saktësisht njësoj të gjithëve.
Ç’është kjo çmenduri shqiptare?!
Në djall të venë të gjitha! Unë nuk kam
për ta ndier kurrë peshën e dheut mbi mua!
Unë do të digjem kur të vdes. Nuk i dua
ngushëllimet idiote…

Një ditë pas Krishtlindjeve kishte ardhur


njoftimi nga policia italiane, se Martin Boja
ishte arrestuar në Romë. Ekstradimi i tij
u bë pas dyzet ditësh. Nën masa të rrepta
shoqërimi, ai u izolua në burgun e sigurisë
së lartë dhe tashmë ndodhej në dispozicion
- 222 -

të drejtësisë shqiptare. Ishin kryer disa


seanca pyetjesh, por ai i kishte mohuar të
gjitha akuzat dhe nuk pranonte të jepte
asnjë shpjegim rreth tyre. Procesi i hetimit
kishte zgjatur disa muaj.
Dosja rëndonte sa mermeri i kuq i
Muhurrit dibran. Nuk di pse i pëlqeu ky
krahasim më mirë se ai i hershmi “më i
rëndë se Toka”. Askush nuk meriton të
krahasohet me Tokën.
Pasi analizoi gjithçka ishte kryer në
funksion të atij hetimi dhe nuk kishte nevojë
të kryheshin veprime të tjera hetimore,
Martini vendosi të kryente procedurat
përfundimtare të mbylljes së hetimeve dhe
të dërgonte dosjen për gjykim.

***

Atë ditë të ftohtë dimri, Martini kishte


shkuar vetë në dhomat e hetimit të burgut.
Kishte përfunduar hetimet aty në burg,
me secilin nga të pandehurit. I shoqëruar
nga një oficer i policisë gjyqësore dhe me
praninë e avokatëve të secilit të akuzuar,
kishte kontaktuar me çdonjërin prej të
akuzuarve.
- 223 -

Më problematiku ndër ta ishte ai,


kryesori, ai më dinaku dhe më i egri, Marjan
Boja. Dhe raportet që i vinin në vazhdimësi
nga policia e burgjeve, tregonin se ai kishte
vendosur hegjemoninë në të gjithë burgun.
Qëkur ishte ekstraduar nga Italia, ai kishte
një sjellje të prerë me këdo. Ishte i ftohtë
dhe i heshtur. Fliste rrallë dhe fjala e tij nuk
diskutohej nga të burgosurit e tjerë.
Martini për herë të parë ishte përballur
me të në gjykatë, kur kishin vlerësuar masën e
sigurisë sapo ishte ekstraduar nga Italia. Aty i
ishte komunikuar vendimi i arrestit në burg,
dhe vetëm kaq. Në kontaktin e përfundimit
të hetimeve, Martini do e takonte nga afër
dhe do komunikonte më gjatë me të. I kishte
drejtuar disa pyetje Marjan Bojës lidhur me
akuzat përfundimtare dhe ai me një qetësi
të çuditshme, me shikimin shpuzë kishte
qenë i prerë, i drejtpërdrejtë dhe i vendosur.
- Ju bëni detyrën, shkruani ç’të doni
në defterët tuaj, - i kishte thënë me një ton
zëri gati të butë. - Unë nuk kam kryer asnjë
krim dhe nuk pranoj asnjë akuzë, - kishte
vazhduar më tej i pandehuri.
Kjo ishte deklarata e çdo krimineli,
por ndryshe nga të tjerët, Marjan Boja i
- 224 -

kishte lëshuar një shikim-shtizë. Ia kishte


ngulur sytë si një tigër gjahut të vet.
Sikur kërkonte diçka më shumë. Ishte
një vështrim disaçastesh, ku qepallat e tij
nuk përpëliteshin, por si krahë grerëzash
përdridheshin mbi bebe, si për të verbuar
prokurorin. Martin Guri ishte munduar ta
përballonte duke e parë drejt në sy, pa frikë,
pa grishje emocionale, veçse me ftohtësinë
ligjore, që rëndonte mbi Marjan Bojën. Dy
palë sy ishin përballë si dy gryka tanku.
Martin Guri do të donte ta mposhtte atë
shikim zhbirues të çuditshëm, por megjithë
rezistencën e gjatë, qepallat iu pulitën si
një kapitullim i paparalajmëruar, pa flamuj
të bardhë. Marjan Boja vijonte ta shihte
ngultaz pa iu dridhur qerpiku.
Avokati i tij kishte tentuar të ndërhynte,
por i pandehuri me sytë prej akulli, i ishte
drejtur me ton të prerë:
- Ju e keni mbaruar punën tuaj për sa i
përket hetimit. Nuk kemi asgjë për të thënë.
Jua kemi përsëritur disa herë këtë qëndrim.
Kaq.
Avokati nuk foli më. Martini i hodhi një
vështrim të qetë, mblodhi dokumentet që
- 225 -

kishin të bënin me këtë të pandehur dhe ia


zgjati avokatit.
- Mund t’i shikoni dhe një herë dhe t’i
nënshkruani të dy. Më konfirmoni zyrtarisht
me nënshkrim, që u njohët me materialet
përfundimtare të hetimit.
Avokati i mori të gjitha dokumentet dhe
po i shikonte një nga një duke ia kaluar dhe
Marjanit, i cili rrinte i ulur në karrigen e tij
të palëvizshme. “U njoha me procesverbalin.
Nuk i pranoj akuzat”, dhe firmoste qetë e
qetë në fundin e çdo procesverbali apo
vendimi. Martinit i bëri përshtypje shkrimi
i tij. Ishte një kaligrafi shumë e bukur. U
çudit nga kjo, por u kujdes të mos shprehte
asnjë lloj reagimi. Pa ngultas radhitjen e
bukur të shkronjave dhe i mbetën sytë tek
shkronjat a, r dhe o. Kishin në kaligrafinë
e tyre ekstremitete vizuale krejt të veçanta.
Edhe Martini kishte shkrim dore të bukur,
por ngjashmëria e shkronjave që po shikonte
me mënyrën se si i shkruante vetë Martini,
i ngelën në mendje. Ishte një ngjashmëri
autentike me shkrimin e tij. Dukej sikur
ato shkronja i kishte shkruar Martini dhe
jo i pandehuri Marjan Boja. Po të bëhej
një ekspertim grafik shkencor, eksperti
- 226 -

kriminalist ato germa do t’i vlerësonte të


shkruara nga prokurori dhe jo i pandehuri.
Përputhja e imët e rrumbullaksisë që u
jepte Martini këtyre tre shkronjave kur
shkruante me dorë ishte origjinale si ato
që kishte shkruar i pandehuri në fundin e
proces - verbaleve. Ç’është kjo ngjashmëri?,
mendoi thellë. Nuk e kuptoj përse iu fiksua
në mendje kjo ngjashmëri. Ia hodhi dhe
një herë sytë kalimthi të pandehurit dhe
po përjetonte një ndjeshmëri tjetër. Thellë
brenda vetes, ndjeu se u bë më i butë, më
i ndjeshëm, më njerëzor. Menjëherë u
përmend dhe u kujdes që në fizionominë e tij
të mos ndryshonte asgjë. Ai ishte prokurori
dhe po bënte detyrën e tij.
Ato akuza ishin mjaft të rënda. Ai
rrezikonte dënimin maksimal. Marjan Boja
e dinte këtë dhe prapë ruante qetësinë dhe
kthjellësinë e tij, sikur s’kishte ndodhur
asgjë. Pasi mbaruan së firmosuri të gjithë
dokumentacionin e duhur, Martini iu
drejtua oficerit të policisë gjyqësore që
kishte me vete.
- Mbaruam besoj. Të sistemojmë
materialet në dosje dhe të largohemi.
- 227 -

Marjan Boja ngriti pak dorën, si për


t’i thënë se kishte dhe diçka për të pyetur.
Martini e pa dhe iu drejtua:
- Po, i pandehur! Kishe ndonjë gjë për
të shtuar?
Nuk do të donte t’ia bënte atë pyetje, por
e kërkonte procedura juridike. Martini nuk
mund të shkelte procedurën e profesionit të
tij, edhe pse mezi priste të largohej nga ata
sy. E frikësonte ai lloj shikimi i akullt. Është
kriminel, nuk ka ndjeshmëri, ndaj harron të
përpëlitë sytë, harron se pulitja e qepallave
është element i jetës…, mendoi prokurori. I
pandehuri Boja foli me zë metalik:
- Nëse mundesh i nderuar prokuror, dua
të di dhe sa kohë do të rri këtu i burgosur?
Unë jam i pafajshëm dhe ju po më dërgoni
kot në gjyq.
Uli kokën një hop dhe iu drejtua sërish:
- Procedurat që ju bëni, nuk mbarojnë
kurrë. Mos harro se kam muaj të tërë që jam
i izoluar. Si në Itali, si këtu, vetëm zvarritje
e zvarritje pa fund. Avokatët e mi janë kot.
Vetëm po më gënjejnë… Dyshoj se edhe
ju po më gënjeni dhe më dukeni si ortakë
me avokatët e mi, që i kam paguar aq sa
deshën….
- 228 -

Avokati i tij ndërkohë ishte në këmbë,


në krah të tij. Kishte ulur kokën dhe nuk
fliste. Sikur nuk ishte fare aty. Martini i
hodhi një shikim tangent të pandehurit dhe
e nguli vështrimin mbi tryezë. I shfaqeshin
shkronjat e tij të veçanta. Në atë shikim të
shpejtë dalloi se qepallat e tij ishin sërish
të ngrira. Nuk i puliste, sikur ia zmadhonin
beben e syrit, ata sy që kishin parë sa e
sa krime, vrasje, grabitje dhe viktima të
drogës… Martini përpiqej t’i shmagej çdo
shikimi të drejtpërdrejtë. Ai nuk kishte
asnjë lloj lidhjeje me atë bir të një oficeri
sigurimi të komunizmit, që tani shijonte
lirinë në Amerikë. Sa ironi të hidhur ka fati i
njeriut. Mua duhet të mos më zërë gjumi për
një pinjoll të atyre që megjithë pushtetin e vet,
nuk pyetën kurrë nëse kishte apo nuk kishte
bukë ky popull…I ati i tij shijon Amerikën,
kurse unë qërrohem mbi dosjen e të birit. Kjo
është e padrejtë. Për këtë luftuam të gjithë ne,
të sillnim demokracinë?!....
Ndërkohë, oficeri i policisë gjyqësore
që shoqëronte Martinin, shënonte diçka në
letrat e dosjes që kishte përpara mbi tryezën
e palëvizshme dhe njoftonte me aktet të
pandehurin dhe avokatin.
- 229 -

- Nëse është kështu siç thua, unë nuk


jam i prirur t’ju besoj dhe as t’ju jap të drejtë.
Së shpejti dosja do jetë në gjykatë. Ata, pra
trupi gjykues, do të vendosin nëse keni ju
të drejtë apo ne, që të akuzojmë në emër të
shtetit. - ia ktheu Martini, gjithaq qetësisht.
- Zotni prokuror! - iu drejtua sërish i
pandehuri kur e pa që ai po bënte të largohej.
- Kam dhe një kërkesë të fundit, nëse
mundem...
- Po i pandehur, mund të shpreheni, - i
tha Martini pa ia hedhur fare sytë.
- Më lejoni të takoj nënën time. Asnjëherë
nuk e kam takuar, ka kaq muaj. Që kur jam
arrestuar. Vetëm atë kam në këtë botë,
s‘kam asgjë tjetër.

Martini, siç ishte i kthyer në anë me


drejtimin nga dera, u prapësua edhe një
herë. I bëri përshtypje timbri i zërit të tij dhe
u kthye ta shihte në sy. Vërejti se Marjan
Bojës, ata sy që pak më parë i kishte të akullt
dhe të tmerrshëm, tani i ishin lëngëzuar. I
shkëlqenin bebet e zeza në sytë e lagur, duke
pritur përgjigjen e tij. Atë moment të vetëm,
iu duk njerëzor. Sikur po i lutej me zemër në
dorë. Gjithë ajo arrogancë që shfaqte, sikur
- 230 -

i ishte davaritur krejt. E besoi, të vetmen


herë që iu duk i sinqertë. I kaloi në mend
nëna e tij e ndjerë. Kur kujton nënën, njeriu
gjithmonë bëhet i butë. Edhe ky që kishte
përballë, që ishte një kriminel në të gjitha
përkufizimet, atë çast iu duk njeri. Dashuria
për nënën dhe lotët tregojnë shumë për një
burrë. Marjan Boja, atë moment i kishte
sytë me lot dhe donte të shikonte nënën e
tij. Pa u menduar gjatë, Martini iu drejtua:
- Po, meqenëse përfunduam hetimet, do
ta sigurojmë takimin shumë shpejt. Do t’ia
jap autorizimin autoriteteve të burgut, që
sot.
- Shumë falemderit! - i tha Marjan Boja
me zërin që i dridhej. Martinit iu duk si zëri
i dikujt tjetër. Tingulli i ftohtë, i egër dhe
i vendosur i pak minutave më parë, nuk
mund të dilte nga të njëjtat korda zanore që
nxorrën atë “shumë falemnderit”. Kjo fjali e
fundit, sytë e tij të përlotur dhe shkronjat e
shkruara me dorën e tij, i ngelën në mendje.
Ato sy ishin të thellë e të shndritshëm. Fytyra
e tij ishte pak e zbehtë nga mungesa e dritës.
Flokët e zez e të drejtë i kishte të shkurtër,
kthyer me kujdes në një anë. Trupi i dukej
jo shumë i gjatë, por me forma të rregullta.
- 231 -

Pasi i hodhi një vështrim të fundit, prokurori


pa folur fare u largua së bashku me oficerin,
duke lënë aty në dhomën e ftohtë të hetimit,
Marjan Bojën me avokatin e tij.
Tashmë kishte dhe veprimin e fundit
për të kryer. Të radhiste gjithçka kishte për
atë dosje në pretencën e tij, që më pas do ta
lexonte para gjykatës.

***

Kur u “ballafaqua” me Marjan Bojën në


qeli, disa javë para se e ëma, Arjana Boja,
t’i hynte në zyrë me mesazhin kërcënues,
prokurori Martin Guri as nuk e çonte dot
nëpër mend se çfarë personazhi enigmatik
kishte përballë. Kurrë nuk kishte menduar
ndonjë lidhje më të, as të afërt e as të largët.
Aq më pak të kishte hamendësuar, se Marjan
Boja do ta vinte në dilemën e profesionit
dhe të jetës. Tashmë Arjana i shfaqej çdo
çast dhe lidhjet e fuqishme të Marjanit,
që kërkonin ta blenin, i vinin vërdallë. I
shfaqeshin kudo si hije të frikshme.
Në atë gjendje të tendosur që ishte një
ditë para vajtjes në gjyq, Martini kujtonte
atë histori të largët që lidhej me gruan që
- 232 -

kishte takuar një ditë më parë. E kishte


episod të fshirë. Vetëm një herë në jetën e
tij e kishte risjellë në mendje, kur ia kishte
treguar mikut të fëmijërisë, si një ëndërr,
dhe kaq.

“…Isha vetëm 17 vjeç. Ishte viti që babai


u transferua në një qytet verior. Im atë, si
oficer ushtrie, ishte gjithmonë me “plaçka
në krah”.
Kishim fat. Sapo shkuam atje,
apartamenti i një pallati me tulla silikate
ishte gati. Ndodhej në qendër të qytetit.
Unë vazhdoja gjimnazin. Nuk di pse, por
gjimnazi në atë qytet fillonte në mesditë.
Unë isha vetëm në shtëpi, ngaqë prindërit
shkonin në punë dhe motra e vogël ndodhej
në shkollë. Në hyrjen përballë, në katin e
tretë, kishim një çift. Ata nuk kishin fëmijë.
I shoqi ishte punëtor operativ i Sigurimit
të Shtetit, ndërsa ajo mësuese muzike.
Nuk di pse, ato ditë ajo nuk shkonte në
punë. Rrinte gjithë ditën në shtëpi dhe
i binte pianos. Arjana e quanin. Ishte
shumë e bukur. Rreth tridhjetë vjeçe. Kur
ndesheshim ose këmbeheshim, më hidhte
ca shikime të veçanta. Ne nuk bëheshim
- 233 -

shumë me komshinjtë. Ishte politika e tim


eti të qëndronim sa më ftohtë ndaj kujtdo.
Edhe komshinjve. Sidomos ndaj oficerit
të Sigurimit. Kishte të drejtë. Edhe nëna
qëndronte e ftohtë në marrëdhëniet me ta.
Kurrë nuk i ftuam në shtëpi dhe kurrë nuk
na ftuan. Si duket, kishim të njëjtat parime.
Ruheshin të gjithë prej të gjithëve.

Atë ditë po bëja detyrat e kimisë. Ishte


ora 10 e mëngjesit. Trokiti dera. Nuk e
hapa. Prindërit më thoshin prerë: “Mos e
hap derën, vetëm kur të vijmë ne!” Pastaj
ra zilja. U bëra kureshtar. Pashë nga syri
magjik. Ishte Arjana, komshija. U habita me
vete se çfarë mund të donte. Ndoshta pak
kripë ose sheqer?! Kurrë nuk kishte trokitur
më parë. Heshta. Desha të merrja në telefon
babain dhe ta pyesja, por m‘u duk punë
kalamajsh. E quaja veten burrë. E pashë
prapë nga syri magjik. Ajo nuk po ikte.
Trokiti prapë lehtë. Pastaj, me zë të butë
tha: “Martin, hape të lutem… Një pyetje të
thjeshtë kam”. E hapa. Ajo sikur më pushtoi
me aromën e livandos që nuk e kisha ndier
ndonjëherë. E pyeta se ç’donte. Nuk tha gjë.
Më pa thellë drejt e në sy. Ishte një shikim
- 234 -

verbues, si dritë nga qielli. “Teta, - i thashë,


- si mund të të ndihmoj?” Ajo nuk foli. Vijoi
të më vështronte. Unë, në pamundësi për
ta përballuar atë shikim, ula sytë përtokë.
Atëherë ajo më foli: “Ke dëshirë të dëgjosh
një pjesë të Bethovenit në piano? Të pëlqen
muzika?…”
Pa pritur përgjigjen time, më hodhi
dorën në qafë, më lëshoi flokët e zez mbi
fytyrë duke më dehur me livandon dhe më
mori për te shtëpia e saj, pasi mbylli lehtë
derën tonë. Kisha fat se çelësin e kisha në
qafë, ndryshe do të kisha mbetur jashtë.
Kishin një apartament të bukur. Ca lule
artificiale që nuk i kisha parë ndonjëherë,
ca kolltukë të mëdhenj në ngjyrë vishnje.
Më uli pranë pianos dhe filloi t’i binte.
Luante shumë bukur. Pastaj duke më marrë
fare pranë, më ofroi të më mësonte t’i bija
pianos. M‘i mbante gishtat në të sajët, duke
u anuar ngjitur meje. Pastaj më shtrëngoi
pas trupit të vet. Ndieja frymëmarrjen e
saj gufuese që dihaste ritmikisht me një
tingëllimë melodioze. Nuk e pata përjetuar
kurrë atë gjendje. Kurrë nuk kisha provuar
shtrëngim të atillë femëror, dhe aq të
ngrohtë. Pastaj më afroi gjoksin mbi fytyrë.
- 235 -

Unë gati u mbyta. Ndoshta edhe më pëlqeu


një moment, të mbytesha ashtu.
Është lojë, - më tha. - Ke qejf të luash?
- U shkëput vrulltaz dhe shkoi te dera. Pasi
u sigurua se ishte e mbyllur, u kthye pranë
meje. - Bjeri vetë, - më tha, - bjeri vetë
pianos.
Unë lëvizja gishtat kuturu. Ajo u ngrit
dhe më tërhoqi për në dhomën e gjumit.
- Eja të luajmë bashkë, - më tha, - të
luajmë në krevat. Nuk ka njeri…
Sa hap e mbyll sytë, u zhvesh. Unë u
përcëllova në fytyrë e kudo. Filloi të më
zhvishte dhe mua. Ashtu cullak, më rrëmbeu
në krevat. Filloi të më prekte, ngacmonte
organin tim dhe, pasi e pa që kishte arritur
fortësinë që ajo donte, hapi këmbët dhe më
tha zëshëm:
- Hajde pra. Është qejf. Nuk është turp.
Unë ngurova. U përpoqa të ikja në shtëpi,
por ajo nuk zmbrapsej, - mos ki turp, mos
ki turp... Hajde, është qejf. Do më japësh të
drejtë…”. Pastaj nuk mbaj mend.
Kisha prishur virgjërinë me atë grua të
martuar. Ishte si një ëndërr. E keqe apo e
bukur, nuk di të them. Atë ditë nuk munda
të shkoj në shkollë. Ishte seksi i parë në
- 236 -

jetën time. Pa bërë 18 vjeç. Seks me një grua


të martuar. Nuk doja ta shihja më, po ajo
vinte çdo ditë në të njëjtën orë, me të njëjtën
livando dehëse, dhe si zanat e Uliksit, më
tërhiqte tek apartamenti i saj. Kjo lojë
marramendëse vijoi gati dy javë. As vetë
nuk e di si arrita ta kontrolloja veten para
prindërve, por ia hodha. Ato javë aventure
të fshehtë, nuk mund t’i zhbëja. Pastaj ajo
ndaloi vizitat. Nuk trokiti kurrë më. Isha
kureshtar të dija çfarë kishte ndodhur. Nuk
kisha guxim ta pyesja. iu shfaqa dy herë
përpara, që të më thoshte ndonjë fjalë. Nuk
më foli. Bëri sikur nuk më njihte, sikur nuk
më kishte parë asnjëherë në jetën e saj. Prita
aq gjatë të trokiste dera, por nuk ra më. Ajo
më fshihej gjithmonë.
Një ditë e pashë. Ishte shëndoshur pak.
Kishte mbetur me barrë. U tmerrova. Po
sikur të më thoshte që e kisha lënë unë?
Nuk e di. Ishte një situatë, që nuk po e
kontrolloja veten. Rashë në mësime. Maria,
shoqja e klasës që unë kisha simpati, më
shikonte e habitur. Për çudi, ajo nuk më
tërhiqte më. Më filloi një si kollë. Nuk isha
mirë. Kjo më dha idenë t’i thosha babait se
klima e atyshme nuk më bënte mirë. Isha
- 237 -

gati i sigurt që e kisha lënë me barrë atë


grua. Doja të ikja një orë e më parë. Për ta
bërë sa më alarmante, telefonova disa herë
urgjencën dhe përfundova në spital, por
ata më kthenin mbrapsht, duke më thënë
se nuk kisha gjë. Më në fund, babai u bind
dhe vuri në lëvizje të gjitha kartat për t’u
transferuar. Ikëm shpejt. Qysh atëherë, nuk
e pashë kurrë atë grua…”

Kjo ishte historia me atë grua, që iu shfaq


një ditë më parë në zyrën e tij, pas 30 vitesh.
Ishte e vërtetë, dhe e rikthyer në rrethanat që
ishte Martini, bëhej e tmerrshme për të dhe
familjen e tij. Arjana ia kishte rikujtuar të
gjithën. Pastaj i kishte treguar për divorcin,
vuajtjet, djalin dhe vështirësitë për rritjen e
tij, rrugën e keqe që kishte marrë ai, deri
kur kishte përfunduar në burg. Gjatë gjithë
kohës që fliste, qante. E dëshpëruar dhe e
rrënuar nga fati i saj, ajo e kishte derdhur
gjithë lëmshin e zjarrtë që mbante brenda,
bash në prehrin e Martinit. I tronditur, kur
s’dinte ç’t‘i thoshte, Martini vetëm kishte
mundur të dilte në paradhomë për t‘i thënë
asistentit të tij se takimi kishte mbaruar
dhe se duhet ta shoqëronte zonjën jashtë.
- 238 -

E ndjente veten si atë ditë kur ajo e kishte


futur në krevat - të përdhunuar moralisht...

Para Martin Gurit ishte pretenca


kundër Marjan Bojës, që duhej ta lexonte
nesër në gjyq. Dhe ultimatumi i Arjanës,
që s’mund ta neglizhonte. Fija lidhëse me
kriminelin Marjan Boja ishte si ato fijet e
telit të bombave artizanale, që i përgatisin
terroristët: nëse nuk këput fijen që duhet,
bomba shpërthen. Kishte parë disa filma me
ekspertët e çminimit, të cilët djersisnin para
tubës me tela të bombave me telekomandë.
Dilema e tyre se cila fije duhet këputur ishte
gati e njëjtë me të Martin Gurit. Fijen me
bosët e letrës korruptuese e kishte këputur
në mendjen e tij që në fillim, sapo e kishte
lexuar. Tashmë ai duhej të vendoste cilën
nga fijet do të këpuste në bombën që ia
kishte vënë në prehër Arjana: fijen që e lidh
me Marjanin, apo fijen që e lidh me ligjin?
Deri të nesërmen në orën 11.00 paradite,
kur do të paraqiste pretencën, kishte ende
disa orë kohë për ta peshuar veprimin e tij.
Para se të dilte nga zyra, vuri dorën mbi
dosjen e Marjan Bojës dhe, gati si në një
- 239 -

akt betimi, përplasi pëllëmbën e dorës së


djathtë mbi të, duke thënë me zë të lartë: Ja
ku është pretenca! Ja ku është e vërteta! Dhe
doli…
Kapitulli IX
Pretenca para ligjit

…Ndërsa përpilonte pretencën në zyrën


e tij, Martin Guri kishte përjetuar në heshtje
betejën e gjatë që ishte zhvilluar në të gjitha
seancat e shqyrtimit gjyqësor. I kalonin
si në film përplasjet dhe debatet mes
dëshmitarëve dhe kryeneçësisë e arrogancës
së të pandehurit Marjan Boja.
Sa herë haste emrin e të pandehurit,
në çdo sentencë, i shfaqeshin sytë e tij si
copa akulli. Herë si sy gjarpri, herë si sy
peshkaqeni, herë si skifteri, herë si sy mize
të padukshme, krejt inekzistente. Habitej
me këtë oshilacion të vetin, nuk i kishte
ndodhur kurrë me asnjë të pandehur.
Ndoshta sepse është kryekriminel, kreu i
çdo krimi, do të mendonte dhe përsëri,
kur qepallat i rëndoheshin mbi pretencën
bukurshkruar, i vinin si prozhektorë nga
- 241 -

thellësi detesh sytë e tij që nuk puliteshin.


Ata sy të të pandehurit, ajo akullnajë që
mbulonte çdo pohim apo kundërshtim
të tij, ishin si dy dallgë të ndryshme deti
që përplaseshin për të krijuar cunamin e
radhës në gjykatë. Kjo nuk ishte dosja e parë
që përvëlonte në duart e tij, por nuk do të
ishte as edhe e fundit. Nuk mund të gjente
një shpjegim te vetja për atë lloj rezonance
gati termobërthamore që lëkundej brenda
tij, kur ndeshte drejtpërdrejt shikimin me
të pandehurin Boja. Rastësi e çuditshme
apo çudi e rastësishme? Nuk kishte dot një
përgjigje apo shpjegim që mund ta qetësonte
në atë kalvar të gjatë logjik për mbledhje
dhe arsyetim faktesh.
Ndalej dhe citonte paragrafë të veçantë
të konkluzioneve përfundimtare, lexonte
me kujdes deklarimet e drejtpërdrejta
të bashkëpuntorit të drejtësisë Qatip
Jashari, të dëshmitarëve të tjerë dhe nuk
i shkulej nga mendja portreti i ngrirë i të
pandehurit, shikimi i tij i akullt, qetësia e
ftohtësia e tij, mohimi i prerë e mospërfillja
që manifestonte në të gjitha seancat. Ky
i pandehur i veçantë në të gjithë karierën
e tij, zhbirilonte e kërcënonte heshturazi
- 242 -

gjithkënd që kishte përballë, përfshirë dhe


prokurorin e gjyqtarët.
Do të jetë seanca e vitit…, i pësh-
përiste vetes. Pastaj i vinin në mendje
“gjyqet e Bllokut”, që kishin nisur me vrull,
me pritshmëri të lartë nga publiku dhe
prokurorët, por kishin përfundur në “gjyqe
me kafe dhe çaj kinez”. Qeshi hidhur me
vete. Pas një hopi, po ai, sikur i hakërrehej
vetes: Jo! Kjo është pretenca ime dhe akt-
akuza ime. Ky do të jetë gjyqi, ku krimi do
të dridhet dhe ligji do të ekzekutohet si ligj…
Dhe ata bosët që i kishin dërguar letrën do të
tronditen. Le të bëjnë çtë duan…
Këtë manifest akuze që do të lexonte
para trupit gjykues, Martini e kishte filluar
si gjithë pretencat e tjera:
“Të nderuar anëtarë të trupit gjykues!
Kam nderin dhe përgjegjësinë të
përfaqësoj akuzën në emër të Republikës
së Shqipërisë dhe të paraqes diskutimin
përfundimtar lidhur me procedimin penal
kundër të pandehurit Marjan Boja, i
akuzuar…”
Pasi kishte radhitur akuzat, rreziksh-
mërinë e veprave të rënda penale që kishin
ndodhur, Martini ishte ndalur gjatë te
- 243 -

rrezikshmëria që paraqiste vetë i pandehuri,


si një person me prirje të theksuara
kriminale ndaj shtetit dhe shoqërisë. Nuk
kishte nguruar të përshkruante dhe do të
deklaronte para gjykatës, se i pandehuri nëse
lihej i lirë, nuk do të reshtëte së organizuari
dhe ekzekutuari vepra të tjera shumë më të
rënda në dëm të shoqërisë, ku jetonte. Atij
i mbeti vështrimi në një paragraf tjetër të
kësaj pretence:
“…Gjithashtu, rrethanat e faktet e
parashtuara përpara kësaj Gjykate të
nderuar, treguan se i pandehuri Marjan
Boja, përveçse ishte organizatori kryesor
i trafikimit të lëndëve narkotike, ka
përgatitur në detaje dhe ka zbatuar me
përpikëri planin e tij të paramenduar për
të vrarë bashkëpunëtorët e vet të ngushtë
në këtë krim, miqtë e tij, pa kursyer edhe
të pafajshëm për të arritur qëllimet e tij
kriminale, për të përvetësuar tërësisht të
ardhurat e përfituara nga veprimtaria e
jashtëligjshme, të cilat llogariten në dhjetëra
milionë euro…”
Kur Martin Guri futej në detaje të
errëta të krimeve të të pandehurit, eurot
qarkullonin si rruazat e kuqe të gjakut, që
- 244 -

sikurse mbajnë të gjallë qeniet frymore,


eurot mbanin të gjallë krimin. Nuk kishte
veprim, sulm ndaj ligjit apo jetës publike,
pa “rruazat” euro apo dollarë. Ishte një
aliazh i pashkoqitshëm krim-pará, një lloj
“bote tjetër”. Ai, prokurori, përpiqej të
futej në botën tjetër, por i ndodhte një lloj
asfiksimi, aq sa shpesh detyrohej të ndalej,
të qetësohej ose të dilte në ballkon për ajër
të freskët. Sa më shumë depërtonte në këtë
lloj interpretimi, po aq ndihej i sfilitur. Pse
e shpiku njeriu paranë? Ç’na duhet paraja,
kur ajo është “rruaza e kuqe” e çdo krimi
njerëzor?! A do të kishim krim, po të mos
kishte pará?! Pyeste dhe ndalej. Paraja dhe
njeriu janë si Universi, që vetëm zgjerohet dhe
kurrë nuk ua gjen fundin. Iu kujtua letra,
ajo letër e mallkuar që lidhej pikërisht me
paratë. Me miliona euro për të blerë lirinë
e një krimineli… Me sytë e lodhur, kthehej
të bënte korrigjimet e fundit në dokumentin
më të rëndësishëm të atij gjyqi.
Në faqet e asaj pretence ekspozoheshin
me radhë dhe jepeshin argumentimet
përkatëse për provat e ardhura nëpërmjet
korrespondencës zyrtare dhe letër-porosive
të ardhura nga institucione ligjzbatuese,
- 245 -

nga disa shtete të huaja, ku kishte shtrirë


veprimtarinë kriminale i pandehuri Marjan
Boja. Martinit i ishte dashur shumë kohë
për t’i administruar, e pastaj për t’i renditur
sipas strategjisë së tij, që e kishte hartuar
që në krye të herës. Duke i ekspozuar para
trupit gjykues në mënyrë periodike, me
qetësi e maturi, me këmbëngulje e mençuri,
argumentet e provat do ishin vrastare për
të pandehurin, i cili ndiqte në heshtje dhe
mohonte gjithçka.
“…Mbi bazën e të dhënave të
administruara nëpërmjet shkëmbimit të
informacionit me agjencitë e Inteligjencës,
si dhe hetimit policor ndërkombëtar, është
autorizuar përdorimi i metodave speciale
të hetimit dhe është aplikuar dorëzim i
kontrolluar, shoqëruar me përgjimin e
bisedave dhe komunikimeve. Të gjitha
gjenden të transkriptuara në dosjet e
fashikujt voluminozë që keni përpara,
zotërinj të trupit gjykues. Le të kalojmë në
ekspozimin e tyre një e nga një…”
Duke lexuar më tej, Martini ndjente
lehtësim. Ishte kujdesuar që në pretencën e
tij të shpaloste gjithë mekanizmin e përdorur
për trafikun e asaj sasie kokaine nga
- 246 -

Kolumbia deri në Shqipëri, komunikimet


që ishin bërë, itineraret, bashkëpunëtorët,
implikimet deri në ato periferike. Kishte
radhitur, gjithashtu, duke i argumentuar,
të gjitha lëvizjet bankare brenda dhe jashtë
vendit. Letër-porositë e ardhura nga vende
të tjera nuk linin shkak për të dyshuar, dhe
as për të legjitimuar autorin të aludonte në
mbështetje të mohimeve të tij.
“…Në vijim të veprimeve procedurale
hetimore janë administruar praktikat
bankare lidhur me transaksionet e kryera,
nga të cilat rezultoi se një pjesë e pagesës
për këtë sasi, është kryer nga i ndjeri Elvis
Raja nëpërmjet një kompanie fiktive të
krijuar nga tre bashkëpunëtorët në krim. Të
dhënat që rezultojnë nga praktika bankare,
kodi Swift, përputhen me deklarimet e
bashkëpunëtorit të drejtësisë Qatip Jashari,
si dhe me librat kontabël hyrës dhe dalës
të shoqërisë tregtare të krijuar prej tyre.
Kjo shumë e parave është transferuar në
Maltë e më pas, prej andej në llogari të
një kompanie tjetër në Kolumbi... pjesa
e mbetur e pagesës për çmimin e plotë të
kokainës, do të paguhej, kur malli të kishte
mbërritur në destinacion…”
- 247 -

Kaloi disa paragrafë dhe u ndal përsëri


për të lexuar:
“…Ndërkohë që sasia e kokainës ishte
porositur dhe trafikantët kolumbianë e
kishin nisur për Shqipëri, i pandehuri
Marjan Boja kryen me dashje dhe
paramendim ekzekutimin e bankierit në
banesën që mbante me qira… I pandehuri
dështoi më pas në vrasjen e personit tjetër,
që është pikërisht miku dhe bashkëpunëtori
tjetër i tij, Qatip Jashari, por la të vdekur
një qytetare të pafajshme dhe plagosi
një të mitur… Pas eleminimit të të dy
bashkëpuntorëve, i pandehuri Marjan
Boja do të ishte pronari i vetëm i sasisë së
kokainës që për pak javë do të mbërrinte në
port. Qëllimi i tij final ishte përvetësimi i
fitimeve vetëm për vete…”
I hodhi një shikim pozitës së shtetasit
Astrit Duka, i cili ishte me të pandehurin
natën e vrasjes së Elvis Rajës. Përveç
dëshmisë, kjo e vërtetë e dëshmitarit
mbështetej dhe nga analizimi i telefonave
celularë, si dhe nga ekspertimet shkencore
të tjera:
“…rezulton se aparati telefonik me të
cilin është komunikuar natën e vrasjes mes
- 248 -

të pandehurit Marjan Boja dhe viktimës


Elvis Raja, është i regjistruar në emër të
shtetasit Astrit Duka. Nga ky telefon me
numër 0667158604, më datën 23 nëntor
2018, në orën 23.40 është telefonuar viktima
Elvis Raja dhe biseda ka zgjatur 48 sekonda.
Pas kësaj vrasjeje, po në atë aparat celulari
është vendosur numër i ri – 0668452520, i
cili është përdorur nga Marjan Boja dhe ka
qenë aktiv deri më datën 04.12.2018, pas
orës 10.12. Më pas, si karta SIM dhe numri
i telefonit, nuk janë përdorur më.
Nga këto të dhëna del e qartë se numrin
e ri që ka vendosur Marjan Boja në aparatin
e Astrit Dukës, e ka përdorur deri ditën, kur
i është kryer atentat Qatip Jasharit.”
E lexoi plotësisht deklarimin e
dëshmitarit Astrit Duka:
“...Jam me arsim 8-vjeçar, i papunë.
Jetoj në një lagje me Marjan Bojën, kemi
vite që njihemi me njëri - tjetrin dhe kemi
miqësi. Kam në pronësi një makinë tip
“Audi,” me targë MN 313 GG. Në datën 23
nëntor në darkë, më ka thirrë Marjan Boja,
i cili më kërkoi që ta vozisja me makinën
time për një punë që do të kryente. Kujtoj që
ishte e premte. Fillimisht, rreth orës 10.00
- 249 -

të darkës, kemi pirë një kafe në një lokal


afër stadiumit, ku kemi biseduar për gjëra
pa rëndësi. Kam konstatuar se ai e kishte
pistoletën me vete. Ai në fakt gjithmonë
mbante armë. Ishte njeri me njohje të
mëdha dhe të gjithanshme. Pas orës 23.30
e kam dërguar me makinë dhe e lashë afër
Presidencës. Rrugës për aty, Marjani me
telefonin tim ka bërë një telefonatë me
Elvisin, mikun e tij, që i kërkoi ta priste pasi
ishte nisur për tek ai. Më tha ta prisja aty, se
kishte për të kryer një takim. Iku në këmbë
dhe u fut në Bllok. Nuk më tregoi se kë do të
takonte, por nga telefonata mësova se do të
takonte mikun e tij Elvis Rajën, të cilin nga
Marjani e kisha takuar dhe unë disa herë.
Unë nuk e pyeta për hollësi, se e njihja mirë
Marjanin. Po ta pyesje për gjëra delikate,
bëhej i dhunshëm dhe nuk pyeste kë kishte
përballë. Është vonuar rreth një orë. Kur
erdhi tek unë, dukej që nxitonte dhe më tha
të niseshim rrugës për nga liqeni artificial.
Më tha të ecja shpejt, se e priste dikush
në Durrës. Kemi dalë në unazë nga diga e
liqenit artificial, dhe me shpejtësi kemi ikur
autostradës. E kam lënë diku te Plepat në
Durrës. Më tha të largohesha se do të rrinte
- 250 -

aty. Telefonin tim më tha se do ta mbante ai,


se i duhej. Sigurisht që pranova dhe nuk bëra
zë. Ia lashë telefonin në dorë. Kur zbriti, më
porositi që për këto lëvizje të mos e hapja
gojën. Pastaj jam kthyer në Tiranë. Kam
parë shumë postblloqe policie të vendosura
në kryqëzime rrugësh. Tek Zogu i Zi më
ndaluan disa policë dhe më kontrolluan. U
thashë se kthehesha nga Durrësi, ku isha
për ca punë të miat dhe më lanë të lirë. Kur
vajta në shtëpi, pashë në lajme se në Bllok
kishte ndodhur një vrasje. Emri i viktimës
nuk bëhej i ditur, por mua menjëherë më
vajti mendja te Marjani. Nuk kam folur me
njeri për këtë ngjarje. Të nesërmen mësova
emrin e viktimës nga mediat dhe isha i qartë
se kush e kishte vrarë Elvisin.
Unë nuk e kam takuar më Marjan Bojën,
kam marrë vesh që ndodhet jashtë shtetit,
por nuk kam pasur asnjë informacion të
hollësishëm rreth tij. Por, mund të deklaroj
se natën e ngjarjes ai ka komunikuar me
telefonin tim, që më pas ma mori dhe nuk
ma ka kthyer më. Telefoni im ishte i markës
“Samsung” dhe numri im i telefonit,
që ia lashë Marjanit në atë kohë, ishte
0667158604.”
- 251 -

Më poshtë, u ndal pak tek prova tjetër


shkencore në ngarkim të të pandehurit:
“…Deklarimet e bashkëpunëtorit të
drejtësisë Qatip Jashari, gjenden të sakta
të verifikuara me prova shkencore. Mostrat
yndyrorë të të pandehurit Marjan Boja,
marrë me procesverbal nga ekspertët,
përputhen shkencërisht me mbetjet e
pështymës së tij në njërin nga bishtat e
cigares në banesën ku u vra Elvis Raja. Këtë
e tregon më së miri argumenti shkencor i
pasqyruar në aktin e ekspertimit biologjik...“
Duke parë tabulatet telefonike mendoi
me një lloj ekzaltimi për dobinë e kësaj
shpikjeje-“peshkimi” investigativ që tashmë
e shijonte gjithë bota. Ia kishin parë hajrin
edhe kriminelët me grupet e veta, por nga
gjurmët e lëna mbetej një lehtësim i madh
dhe në punën e prokurorëve. Pastaj mendja
i shkoi tek gjeneratat e prokurorëve, jo
thjesht në Shqipëri, por kudo nëpër botë.
Në heshtje sikur kërkonte të nderonte atë
avangardë njerëzish që ishin përballur me
krimin në kushte të tjera, ku mungonte
kjo pafundësi kërkimi si e sotmja. Ata
janë heronj, jo ne, ata! “Katanët” e djeshëm
meritojnë një monument në Hënë, si
- 252 -

qëndrestarë ndaj krimit që lindi bashkë me


njeriun dhe bashkëudhëtojnë prej shekujsh…
Befas u ndje i kënaqur dhe aq komod
duke lexuar pretencën që ishte plot fakte
dhe detaje nga tabuleta elektronike. Ndaj
nuk kursehej të bënte interpretime perfekte,
si ekzekutues model i ligjit të vendit të vet.
Më poshtë, në rileximin që po i bënte
pretencës, u ndal në procesverbalin për
marrjen e të dhënave nga personi ndaj të
cilit zhvillohen hetimet, datë 01.02.2019,
dhënë nga i pandehuri Qatip Jashari, i cili
ndër të tjera kishte deklaruar:
“...Kam qëndruar për disa vite në Itali.
Unë jam kthyer nga Italia në vitin 2010.
Këtu në Tiranë kam ndërtuar një biznes
mobiljesh dhe jam marrë gjatë gjithë kohës
me këtë biznes. Biznesi im ndodhet në afërsi
të stacionit të trenit. Sa për ngjarjen që më
ka ndodhur të martën e 4 dhjetorit 2018,
dua të sqaroj se isha bërë gati të udhëtoja
për Elbasan për një arsye pune. Kisha hapur
krahun pranë Fakultetit të Shkencave dhe
po prisja aty mikun tim Marjan Bojën, i cili
më tha me telefon ta prisja aty se kishte për
të më dhënë një porosi.
- 253 -

Me Marjanin kisha miqësi prej vitesh.


Ndërkohë që po prisja aty, ka ardhur me
motor një person dhe direkt më ka qëlluar
me armë. Unë nuk mbaj mend asgjë, derisa
jam përmendur pas ca ditësh në Spitalin
Ushtarak. Qëllimisht nuk kam dhënë asnjë
dyshim në shpjegimin e herës së parë,
kur më erdhi policia në spital. Unë isha i
bindur se çfarë kishte ndodhur me mua,
por mendova se do të bëhesha mirë dhe do
t’i zgjidhja vetë problemet e mia.
Që isha në atë vend ditën e ngjarjes, e
dinte vetëm Marjan Boja. Unë atë po prisja
dhe vetë i kisha thënë se ku ndodhesha. Kur
mësova se dhe mikun tonë Elvis Rajën, e
kishte vrarë Marjan Boja, atëherë u binda
plotësisht që Marjani ka dashur të më heqë
qafe dhe mua. Në këto rrethana, vendosa që
të bashkëpunoj me ju.
Dua të sqaroj se Marjan Boja na ka
angazhuar mua dhe Elvis Rajën që të bënim
një biznes të rrezikshëm. Ne fatkeqësisht
pranuam të hyjmë në këtë lojë, pasi e kishim
mik dhe i besonim. Ai, pra Marjani, kishte
disa lidhje në Itali dhe një mikun e tij në
Kolumbi, dhe do të sillte një sasi të madhe
kokaine nga atje.
- 254 -

Jemi ulur tek ambienti privat i restorant


“Safari” dhe kemi biseduar për këtë çështje.
Elvisi iu përgjigj pozitivisht Marjanit për
të bërë likuidimin e shumës prej tre milion
dollarësh, që duheshin likuiduar, kur malli
të ishte gati atje, para nisjes. Elvisi ishte i
kamur nga ana monetare. Kishte biznes të
fuqishëm ndërtimi dhe punonte si drejtor i
një filiali banke. Unë mora përsipër të gjeja
ambientin në periferi të Tiranës, për të
strehuar mallin dhe pastaj për ta përpunuar
atë. Marjani do të shpërndante dhe do të
trafikonte për në vende të tjera, pasi, sipas
tij, e kishte gati linjën për të vepruar. Fitimi
do të ishte i madh dhe Elvisit në fund do
t’i kthehej shuma e paguar. Fitimi që do të
dilte nga trafikimi i drogës së përpunuar, do
të ndahej mes nesh. Vlera pas përpunimit
arrinte gati dyfishin.
Kur mora vesh vrasjen e Elvisit, u
shqetësova shumë dhe menjëherë kam
marrë në telefon Marjanin, por ai nuk e
kishte telefonin e disponueshëm. Kisha
besim se Marjani do të merrte më shumë
informacion se kush e kishte vrarë Elvisin.
Ai kishte lidhje gjithandej, edhe në polici.
- 255 -

Ditën e atentatit tim, edhe pse autori


ishte me syze të zeza, mua më është dukur
si Marjani pas asaj siluete që më qëlloi.
Sigurisht, kërkoja të bindesha mirë. Tani e
kam të qartë se ai eleminoi Elvisin, do më
eleminonte dhe mua, dhe do të ishte i vetëm.
Do të priste mallin dhe do ta menaxhonte i
vetëm atë biznes, duke gjetur ushtarë për të
kryer punët e tjera. Po ai vetë do të ishte bosi
i vetëm, dhe të gjitha fitimet do të ishin në
duart e tij. Prandaj vendosa të bashkëpunoj
dhe të them të gjithë të vërtetën time në
lidhje me këtë histori. Nuk di të them nëse
Marjani ka kryer herë tjetër trafik droge,
apo jo. Unë flas me përgjegjësi për rastin që
ai na besoi mua dhe Elvisit, që ta kryenim
së bashku këtë aktivitet, që desh na kushtoi
kokën...”.
Tjetër dëshmi ishte ajo e shtetases
Arjana Boja, nëna e të pandehurit:
“...Në lidhje me çështjen ajo deklaroi:
Unë jam nëna e Marjan Bojës. Disa herë më
është ushtruar kontroll në shtëpinë time dhe
shkak ka qenë kërkimi i djalit tim, të cilin
unë ka muaj që s’e kam parë. Ai ndodhet
jashtë shtetit, më ka marrë në telefon nga
jashtë dhe më ka thënë që është mirë. Unë
- 256 -

nuk di që djali im të ketë kryer ndonjë vepër


penale. Unë mezi e kam rritur, e vetme,
pasi që në moshën 4 vjeçare ne jetojmë së
bashku, pasi babai i Marjanit është larguar
në Amerikë dhe na ka braktisur të dyve.
Asnjëherë nuk ka komunikuar, as me mua
dhe as me djalin. Marjani është vërtet
problematik në sjelljen e tij, por nuk kam
dijeni që ai t’i ketë bërë keq njeriu...”
U ndal gjatë në qëndrimin përfundimtar
që kishte mbajtur për të pandehurin, ku
kishte shkruar:
“...I pandehuri Marjan Boja, të njëjtën
sjellje që ka pasur me policinë gjyqësore
dhe me prokurorin, e manifeston dhe
me avokatët e tij. Së fundmi, këtë sjellje
manifeston edhe para trupit gjykues. Ai pra,
nuk pranon akuzat dhe nuk paraqet asnjë
pendesë për krimet që ka kryer. Ky përbën
rrezik serioz për shoqërinë... është kryer
ekzaminimi i tij për gjendjen psiqike dhe ai
rezulton i përgjegjshëm para ligjit...
...Nga aktet e administruara për
interesa të këtij procedimi penal dhe provat
që iu nënshtruan shqyrtimit gjyqësor,
konkludojmë se:
Në vlerësimin përfundimtar, për sa u
- 257 -

parashtrua më sipër, vërtetohet tej çdo


dyshimi, se në kryerjen e veprës penale,
i pandehuri Marjan Boja ka qenë në
bashkëpunim me persona të tjerë, pra, jo i
vetëm. Të bazuar në ligj e në prova e gjejmë
arsyetimin e këtij diskutimi përfundimtar,
ku do të konkludohet me kërkesën për
fajësinë e të pandehurit, për akuzat e rënda
të parashtruara që në krye të herës gjatë
leximit të kësaj pretence.
Gjykatës të nderuar!
Ne po paraqesim një panoramë të plotë
të fakteve penalë, duke konkluduar në
analizë edhe të provave të tjera, në fajësinë
e të pandehurit Marjan Boja.
…i pandehuri ka konsumuar përveç
veprës penale të trafikut ndërkombëtar
të lëndëve narkotike, që shtjelluam më
lart, edhe veprën penale të vrasjeve me
paramendim për interes dhe me dashje
direkte, ku mbetja në tentativë është jashtë
dëshirës së të pandehurit, si dhe veprën
penale të armëmbajtjes pa leje.
Në rastin në shqyrtim, krimi për të
cilin gjendet fajtor i pandehuri, mbart
rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku pasojat
kanë qenë fatale; vrasje të shtetasve,
- 258 -

transferimi i lëndës narkotike nga një


shtet në tjetrin, duke cenuar interesin e
ligjshëm të rendit dhe sigurisë publike. Ai e
ka parashikuar dhe ka dëshiruar ardhjen e
pasojave me veprimet e tij aktive.
Për sa u përket rrethanave lehtësuese,
mund të deklarojmë se asnjë rrethanë
lehtësuese nuk u njoftua gjatë hetimit dhe
gjykimit.
Në përfundim të analizës dhe vlerësimit
të provave të shqyrtuara për të pandehurin
Marjan Boja, konkludojmë se provohet,
tej çdo dyshimi të arsyeshëm, që ai të ketë
kryer veprat e rënda penale të përmendura
më sipër. Ato i ka kryer me dashje dhe në
bashkëpunim, të parashikuara si vepra
shumë të rënda, e për pasojë duhet të
deklarohet fajtor.
Të nderuar gjykatës!
Është në nderin e kësaj gjykate që të
ndjekë një politikë të ashpër penale ndaj
të pandehurit, duke qenë të bindur se do
të qetësoni shpirtin e familjarëve të të
dëmtuarve nga vrasja dhe të shoqërisë së
gjerë, posaçërisht të rinisë dhe nxënësve,
që ky i pandehur synonte t‘i helmonte çdo
ditë me lëndët narkotike që do të trafikonte
- 259 -

e shpërndante me qëllim pasurimi, duke


përbërë kështu një rrezik serioz për shtetin
dhe shoqërinë.
Për këto arsye,
Kërkoj: Deklarimin fajtor të të
pandehurit Marjan Boja dhe dënimin e tij
me burgim të përjetshëm.”

Megjithëse e kishte lexuar disa herë


për të bërë ndonjë rregullim, Martini ishte
tashmë i bindur se materiali përfundimtar
ishte i plotë dhe i argumentuar plotësisht.
Kur kthehej në kohë në fillimet e këtij procesi
penal, përjetonte tension e dëshpërim.
Tymnajën fillestare të këtij procesi e kishte
në mendje. Tashmë do të jepte një përgjigje
përfundimtare edhe për opinionin publik
dhe median, të cilët kishin komentuar
prej muajsh për “fuqinë” e Marjan Bojës
dhe “dorëzimin” e drejtësisë para këtij
personazhi mjaft të njohur të krimit.
Dënimi me burgim të përjetshëm i një
eksponenti të rrezikshëm të botës së krimit
do të përbënte lajmin kryesor jo vetëm për
mediat, por do të ishte një sinjal i mirë për
opinionin publik, se organet ligjzbatuese
po fitojnë terren mbi aktivitetin kriminal.
- 260 -

Kjo ishte njëra dosje, të tjera me dhjetëra


vërtiteshin në duart e tyre, prisnin të
zbardheshin për të shuar “ulërimat” e
heshtura dhe dëshpëruese të të vrarëve dhe
të dëmtuarve. Ata të gjitha shpresat i kishin
vetëm te hetuesit e prokurorët që në sirtarët,
tryezat dhe kasafortat e tyre kishin dosjet e
shumta. Ato dosje digjeshin e zienin brenda
tyre me peshën e mëkateve, që fshiheshin në
rreshta e mes rreshtash, në fletët e lidhura
e të ruajtura sipas protokolleve standarde.
Kishte përfundur një nga akt-akuzat më
të plota, më të qëndisura profesionalisht, ku
çdo gjykatës i botës do të mbetej gojëkyçur
dhe çdo lloj avokatie do ishin të vetëdorëzuar.
Ndihej krenar, përtej të gjithave për punën
serioze te tij dhe te kolegëve të papërtuar.
Papritur, i buisi një mendim i habitshëm:
Pse nuk ka një prokuror në botë të ketë
fituar çmimin Nobël? A e fitojnë këtë çmim
doktorë, shkencëtarë, shkrimtarë…Përse të
mos ketë dhe magjistratë që ta fitojnë?!...
Pse nuk vlerësohen edhe këta nga komisione
ndërkombëtare. Pse ne kacafytemi me të
keqen e njerëzimit dhe nuk përfillemi? Pse?
U ul në tvolinën e punës sërish, duke
u larguar nga çdo lloj egoje për famë dhe
- 261 -

vlerësim publik. Ai ishte një profesionist


i zoti, i përkushtuar dhe modest. Nuk
kërkonte lavde, medalje dhe as dekorata.
Le ta mbyllim gjyqin, pastaj merremi me
Nobelin, pëshpëriti dhe qeshi me vete.
Ndërmendi ligjet e shumta, interpre-
timet, analizat ligjore që ishin të pafundme.
Ai besonte se po të mundej, po t’i mblidhte
gjithë ligjet e botës kundër krimit njerëzor,
do të ishte krijuar një lëmsh dy herë sa
Toka, ndërsa po t’i shtrije në hapësirë, ato
do të ishin rrjeta gjigande, ku do të mbetej
çdo asteroid. Unë jam pak idiot, - qeshi
sërish me vete, - por kjo më jep kënaqësi që e
shijoj vetëm unë dhe asnjë i pandehur, asnjë
gjykatës, asnjë avokat…Vetëm unë.
Martin Guri përplasi mbi tavolinë
pretencën e lidhur me kapëse, si një fileto
e madhe mishi. Mbante në ballinë emrin e
Marjan Bojës. Ishte pretenca më e gjatë që
kishte shkruar ndonjëherë… “Si kurrë më
parë…”, i shpëtoi nga buzët. La tavolinën
dhe u lëshua mbi kolltuk. Ra si spirancë në
ankorim, zhytur në ujë drejt fundit ranor.
Sa nevojë kishte të ishte në një breg, me
sytë nga dielli dhe këmbët në ujë… Ishte në
zyrën e shtetit. Mbështeti kokën mbi pjesën
- 262 -

e lëkurtë të kolltukut, si për të kërkuar një


lloj prehjeje. Trupin e kishte të dërrmuar.
Sytë i mbetën në tavan. Kush e kishte zyrën
në katin e sipërm? Kurrë nuk i kishte shkuar
në mendje një pyetje e tillë. A ishte ngjitur
ndonjëherë në katin sipër tij? Nuk e mbante
mend. Kujt i interesonte?! Ai ishte prokurori
me kushtet më perfekte, me një zyrë sa
salla ku zhvilloheshin dikur mbledhjet e
mërzitshme të Byrosë Politike të kohës
tjetër, nga ku lëshoheshin buletine sekrete
ku nuk dihej kush do të ishte “Grupi tjetër
armiqësor”… Ç’dreqin më shkoi mendja tek
e shkuara?
Godina ishte ndërtuar si dikur Kombinati
Metalurgjik. E madhe, hijerëndë! Më e
madhja pjesë e administratës shtetërore.
Me sytë ngulur në tavan, pyeti përsëri: Kush
është mbi zyrën time?! Iu pa sikur pretenca
ishte shpërndarë fletushka-fletushka e
shkronja- shkronja në tavan. Fjali në formë
resh të çrregullta, lëviznin mbi kryet e
prokurorit… Vështrimi i mbeti në një cep,
ku një merimangë kishte ndërtuar rrjetën.
Mezi dukej. Insekti duhet të ishte fshehur
diku në pritje të gjahut të vet, ashtu si
pretenca që fluturonte në fantazinë e tij
- 263 -

nëpër tavan! Instiktivisht u tremb. Iu duk


sikur fjalia e fundit e pretencës do të mbetej
në rrjetën e merimangës. Jo, jo! Gati bërtiti!
Asistenti hyri rrëmbimthi në zyrë: “Shef, a
je mirë?!”. Ai vuri dorën mbi ballë, kruajti
pak çaçkën e kokës dhe me dorën tjetër i
bëri me shenjë të mbyllte derën. Ishte hera
e parë që i ndodhte. Nuk u shqetësua. Sytë
përsëri i shkuan te rrjetë-merimanga në cep
të tavanit. I vetmi insekt, që thur rrjeta fatale
është merimanga, ku zihen vetëm kushërinjtë
e llojit të vet. Në fakt, është gjuetia më e paqtë.
Pa përgjakje, pa kacafytje, mbase edhe pa
dhimbje. Si rrjeta e peshkatarëve për peshqit
e vegjël. Peshkaqenët tallen me të. Iu shfaqën
si hjie merimangash lidhjet e Marjan Bojës,
që me rrjetën e tyre të padukshme kërkonin
ta korruptonin. Si në një ëndërr të keqe i
përzuri nga mendja. Pse ujqërit dhe çakejtë
nuk gjuajnë si merimanga? Po luanët në
hapësirat e errëta të Afrikës, pse e shqyejnë
përgjakshëm prenë e tyre?!...
I zhytur në këto lloj mendimesh, Martin
Guri dyshoi se po përjetonte një moment
prag krize nervore. Ai kurrë më parë nuk
ishte përhumbur në hallakatje të tilla para
gjyqeve të panumërta që kishte zhvilluar.
Çfarë po ndodhte me prokurorin?!...
Kapitulli X
“Pretenca” para Zotit

E dhe pse Eliza me dy djemtë u përpoqën


ta përfshinin në vallen e tyre të
zakonshme të humorit dhe dashurisë
familjare, Martini mbeti po ajo copë
akulli që hyri në derë atë pasdite të vonë.
E nesërmja, një e premte prag pranvere,
për gruan dhe fëmijët ishte koha kur do
të dilnin për shëtitje dhe ndoshta mund të
merrnin një rrugë më të gjatë jashtë Tiranës,
për t’u kthyer të dielën pasdite. Eliza, duke
e kuptuar ngarkesën e madhe të të shoqit,
ndryshe nga herët e tjera, i tha që pasi të
mbaronte gjyqi të nesërmen, të iknin në Jug
nja dy ditë, sa për të rimarrë veten. Martini
iu përgjigj thatë me një “të shohim”, dhe
bëri sikur po merrej me djemtë. Edhe ata,
silleshin sikur çdo gjë ishte në rregull, nuk
donin që i ati të kuptonte se ata e ndjenin,
e shihnin gjendjen e tij të rënduar. Dy
- 265 -

sytë e mi, mendoi me vete teksa dy djemtë


përpiqeshin ta gjallëronin.
Në vegjëli kishte parë në kinema, më
shumë se tri herë radhazi, filmin “Hirushja”,
ku një magjistare zemërmirë, me shkopin e
saj magjik, kungujt i kthente në karroca dhe
lepujt në kuaj. Pikërisht ashtu, një hije e së
shkuarës, një magjistare e zezë, kish hyrë në
zyrën e tij duke ia kthyer zyrën në burg dhe
atë vetë në një copë akulli. Tek shihte fëmijët
dhe Elizën, si në përrallë, hija e portretit të
Arjanës dhe Marjanit zgjatohej e shfaqej,
gërshetohej e lakëzohej nëpër dhomat e
shtëpisë, nëpër korridore dhe kudo. Sa më
shumë afrohej dita dhe ora për të paraqitur
pretencën në gjyq, aq më të qarta i dukeshin
hijet e tyre nëpër shtëpi dhe kudo që hidhte
sytë. Madje, në një çast, ndërsa po shihte
tutje mbi malin Dajt, iu duk se të dy ishin
mu në majë të malit, syzgurdulluar e po
shihnin me qesëndi, shpërfillje, kërcënim
dhe tallje.
Dikur vonë, i kërkoi falje gruas e
fëmijëve dhe shkoi përsëri në dhomën e tij
që e përdorte si studio pune. Ndryshe nga
zyra-burg, në të cilën ishte dhe duhej të
ishte prokurori, në këtë ambient të vogël
- 266 -

ishte njeriu-prokuror, ku emocioni shpesh


dominonte mbi ligjin. Këtu bëheshin
ato betejat e brendshme psikologjike për
të arritur përsosmërinë në matjen me
peshoren e drejtësisë. Në rastet kur kishte
arritur të krijonte balancën mes të drejtës
ligjore dhe të drejtës morale kthehej në
shtëpi i lehtësuar, pavarësisht dënimit që
jepej për krimet e kryera.
“Në paqe me veten dhe me Zotin”, ishte
parimi që e udhëhiqte Martin Gurin.
Që në periudhën e studimeve, por edhe
më vonë, Martini hulumtonte dhe e kërkonte
drejtësinë në të gjitha format e shfaqura
ndër shekuj dhe regjime të ndryshme. Jo
rrallëherë, në ngecjet që haste përballë
legjislacionit të cunguar shqiptar (i cili prej
vitesh vijonte një tranzicion ndryshimesh
dramatike), ai përdorte relevanca, shembuj
tipikë, argumentime juridike nga vendet
me përvojën më të mirë, të vëna në pah nga
studiues të së drejtës. Ashtu si mjekësia,
edhe drejtësia evoluon e nuk mund të
qëndrojë e ngurtë përballë ndryshimeve të
stilit të jetesës dhe sofistikimit të figurave të
krimit. Një ditë, teksa flisnin për evoluimin e
figurave të krimit, një miku i tij po i tregonte
- 267 -

për një serial televiziv italian, në të cilin


trajtohej vepra e Dantes “Komedia Hyjnore”.
Në njërin episod, gjyqtarët hasën vështirësi
për të dhënë përcaktimet (gjykimet) për
veprat që kishin kryer njerëzit në këtë jetë
dhe vendin që duhej t’u caktonin për në
botën tjetër: ferr, purgator ose parajsë.
Disa prej tyre kishin kryer krime, si p.sh.,
vjedhje banke me kompjuter, manipulim
loje në kazino, vjedhje të dhënash nga
telefoni personal, fotografime dhe filmime
pa autorizim etj. etj. Këto lloj krimesh nuk
parashikoheshin në veprën e shkruar nga
Dante. Atëherë, gjyqtarët kërkuan që Dante
ta rishkruante veprën e tij, se ishte bllokuar
puna...
Në shtëpi dhe në zyrë, Martini mbante
pranë, jo fort dukshëm, një Bibël. E
shfletonte herë pas here, edhe pse nuk
frekuentonte shpesh kishën. Nga Bibla dhe
historitë biblike kishte mësuar se drejtësinë
e përsosur, drejtësinë hyjnore, e bën vetëm
Zoti. Ata që punojnë për të vendosur rregull,
ata që ndëshkojnë krimin në Tokë, janë të
lejuar nga Perëndia ta bëjnë atë punë me
sa më shumë vërtetësi, barazi dhe drejtësi,
duke mos abuzuar me ligjin. Në fund, do të
- 268 -

ishte Perëndia ajo, që jep drejtësinë finale


për të gjithë krijesat e saj në Tokë, përfshi
kriminelët dhe ndëshkuesit e krimit.
Në kohën që ra pre e ndjelljes erotike
të mësuese Arjanës, Shqipëria nuk e njihte
fenë dhe qe vetëdeklaruar si i vetmi vend
ateist në botë. Duke e menduar këtë, ndjeu
si lehtësim, sepse ai mund të konsiderohej
dyfish i pafajshëm; së pari, sepse ishte
adoleshent dhe dikush më i madh se ai e
kishte manipuluiar, përdorur dhe abuzuar
për një interes të vetin (më përdhunoi)
dhe, e dyta, në atë hapësirë qiellore nuk
kishte Zot mbi krye, por vetëm diktatori
me ushtarët e tij të poshtër, sikur qe burri
i Arjanës. Koha kur Shqipëria zyrtarisht nuk
kishte fe dhe të gjithë atributet e perëndisë
qenë rrëmbyer nga diktatori, a mund të
konsiderohet kohë e ngrirë? Apo, pavarësisht
kësaj, me këtë kokëfutje në rërë, asgjë
nuk e përjashton ekzistencën e Krijuesit,
pavarësisht deklaratave zyrtare? Sido që të
konsiderohej marrëdhënia me Krijuesin,
në thelb ai ishte një minoren i përdhunuar,
që në një kohë tjetër demokratike, mund ta
denonconte këtë krim dhe Arjana duhej të
dënohej ashtu siç e meritonte.
- 269 -

U shtri brinjazi në atë kolltukun e gjerë


që mbante aty, kur donte të qëndronte
vonë dhe ndonjëherë të flinte pa trazuar
të tjerët. Po mendonte për ditën e nesërme
dhe, sidomos, po përllogariste ku do të
ishte mbrëmjen e ardhshme, pas 24 orëve:
në shtëpi, në zyrë, në rrugë i vetmuar, në
media i diskredituar, i vetëvrarë, i vrarë apo
ku?
Pavarësisht fatit tim individual, unë do
ta dorëzoj pretencën dhe do të kërkoj dënimin
e atij personi, tha me vete duke përsëritur
…atij personi. Hera e parë që nuk tha “atij
krimineli”. Pavarësisht rrethanave, brenda
vetes po provonte ta pranonte atë pjesë
të gjakut të tij, ani pse “gjakprishur”. I
lëshuar në centrifugën e një vetëgjyqësie
dhe analize gjakftohtë, i bëri pyetjen vetes:
Po sikur Arjana të vinte një ditë, siç erdhi,
dhe me urtësi e krenari nëne të më thoshte
se djali im biologjik, Marjan Boja, ishte një
artist që po bën famë në Amerikë, a do ta
urreja? A do ta refuzoja dhe ta urreja kaq
Marjanin? Po sikur, ky djali im biologjik, të
ishte një biznesmen i fuqishëm dhe i rregullt
në Kanada, a do të pranoja të flisja me të?
Po sikur ai dhe mamaja e tij, Arjana,
- 270 -

të kërkonin takim me mua pa pretenduar


që unë të prish familjen? Po sikur ata të
mjaftoheshin me takimin me mua, duke
mos kërkuar që ta dinë të tjerët? Pra, nëse ai
nuk do të ishte krimineli Marjan Boja, por
intelektuali Marjan Boja, a do vuaja kaq
shumë për ta pranuar?
Këto dhe shumë pyetje të tjera sikur po
e pickonin nga brenda dhe jashtë lëkurës së
kokës.
Mjaftuan këto pyetje dhe bashkë-
bisedimi që bëri me veten e tij të dytë,
me Martinin-njeri dhe jo me Martinin-
prokuror, për të arritur në përfundimin, në
vendimin e parë dhe shumë të rëndësishëm:
Si babai aksidental i tij, unë nesër nuk do të
kem pasionin dhe agresivitetin e planifikuar
gjatë leximit të pretencës. Pra, do të heq
nga vetja gjithë toksinat e urrejtjes që kam
grumbulluar për këtë tip krimineli dhe të
ngjashmit me të. Madje, edhe dhimbjen që
kam për Arturin, sivëllanë tim, të cilin e vrau
një tip si Marjani, do ta ruaj brenda vetes
dhe nuk do ta shpërfaq në sallë. Të gjitha
emocionet, të gjitha ngarkesat që kam marrë
gjatë kësaj periudhe, sidomos nga gjestet dhe
insinuatat që më ka bërë Marjani, do t’i fshij
- 271 -

nga kujtesa. Në sallë do të përpiqem të jem


një zyrtar, shërbëtor i ligjit; do të lexoj provat
që implikojnë në krime një qytetar, i cili
deri në vendimin e gjykatës, konsiderohet i
pafajshëm. Le ta konsideroj edhe unë si të tillë,
“të pafajshëm”, deri në momentin që vendos
gjykata. Për më tepër, unë do të kujdesem,
qoftë edhe si përjashtim, që Marjan Boja të
trajtohet me dinjitet dhe drejtësi. Edhe pa
kërcënimet dhe ultimatumet e nënës së tij,
do ta bëja këtë, qoftë vetëm duke marrë në
konsideratë dyshimin e arsyeshëm që unë
jam babai i tij biologjik...
Duke vijuar analizën e tij gjakftohtë,
i erdhën pyetjet e radhës: Po sikur Arjana,
ashtu si gënjeu Zambakun e saj, se Marjani
është djali i tij, të më ketë gënjyer dhe
shantazhuar edhe mua, se Marjani është
djali im? Unë me të vërtetë kalova disa herë
me të, por ku është garancia që u ngjiz një
fëmijë? Pse të mos dyshoj edhe unë, se pas
meje, ajo ka provuar edhe disa burra të tjerë?
Përveç një analize të ADN-së, asgjë tjetër nuk
e vërteton lidhjen time me Marjan Bojën.
Mirëpo, ajo hileqarja e dikurshme, “bukuria
që vret”, mësuese Arjana, e ka ditur që në
fillim, para se të vijë në zyrën time se unë,
- 272 -

në rrethanat e krijuara, nuk guxoj dhe nuk


kam arsye publike, që të bëj një analizë të tillë
krahasuese me një kriminel. Unë gjithmonë
do të dyshoj nëse ajo që më tha Arjana, është
e vërtetë apo jo, ashtu siç do të mbesë në
dilemën hamletiane, nëse jam apo nuk jam
babai biologjik i Marjan Bojës. Por, sido që të
shkojë, sido që të ndodhë, unë jam i detyruar
tashmë, ta shtrij një lloj kujdestarie anonime
në drejtim të këtij personi në vendet ku do të
vuajë dënimin. Kujdesi për të, mbamendja
ndaj tij, janë më të vështira tani për mua,
sesa një manipulim mekanik i dosjes, siç ma
kërkoi Arjana. Ja, ta zëmë se unë e ndryshova
dosjen deri në atë shkallë, sa Marjani të
lirohet pas disa muajsh. Me kaq edhe Arjana
do të ndjehet e kënaqur me djalin në liri,
me djalin që përsëri do të shkojë në rrugën
e krimit, duke e shtuar dozën e sulmeve dhe
përmasat e tragjedive njerëzore. Por, gjithsesi,
t’i shkojmë logjikës së saj, plotësimit të
kërkesës së saj, me idilin se Marjani do të
bëjë kthesë dhe do të qëndrojë pranë së ëmës,
duke u bërë familjar dhe duke e gëzuar nënën
e tij me nipër e mbesa. Pyetja kryesore në
këtë rast, shqetësimi madhor në këtë çështje
është se ku do të jem unë në të ardhmen në
- 273 -

raport me Marjan Bojën, tani që e ëma më


deklaroi se jam babai i tij biologjik? Unë jam
njeri, jo një sirtar që mbyllet me çelës. Nëse
e këpus fijen e hollë të ligjit me dosjen e këtij
njeriu, unë nuk kam mundësi të këpus fijen
time gati të padukshme, që më mban lidhur
me të. Sikur vetëm dyshimi se unë jam babai
i tij biologjik, do të më mjaftojë të vuaj tërë
jetës, në një formë ose tjetër. E pra, ky është
dëmi dhe goditja më e madhe që më ka bërë
ajo grua, e cila për të zgjidhur një problem,
krijoi një tjetër edhe më të madh dhe, në
përpjekje për të shpëtuar një njeri, po mbyt dy
përnjëherësh!
U përpoq sa mundi të sillte nëpër
mendje ndonjë rast të ngjashëm, qoftë edhe
teorik, por nuk mundi. Një në një milion
raste, mund të ketë me një ngjashmëri të tillë,
po hajde gjeje se...!
Zgjati dorën dhe mori Biblën, të cilën
e mbante mbi një komodinë të vogël druri,
ngjyrë qershie. Ndezi abazhurin e vogël, me
idenë që të rastiste ndonjë pasazh që lidhej
me sfidën e tij. Diku nëpër faqet e Biblës, pa
të vendosura disa fletë të palosura më dysh,
shënime të mbajtura nga një konferencë
biblike, me folës një nga pastorët më të
- 274 -

famshëm amerikanë, Erwin W. Lutzer. Ky


aktivitet, ku ishin bashkë me Elizën, ishte
zhvilluar në Tiranë më shumë se katër javë
më parë dhe Martini, si gjithnjë, kishte
shënuar pjesë nga fjala e predikuesit të
Biblës, kryesisht në raport me drejtësinë
dhe gjykimin hyjnor për të. U bë kurioz të
rilexonte disa nga këto pasazhe, me shtytjen
e brendshme dhe dyshimin diabolik sesa
aktuale mund të ishin interpretimet e
pastorit në lëmshin ku ndodhej.
Nisi të lexonte… “Bibla, veçanërisht në
Besëlidhjen e Vjetër, flet mbi nevojën për
drejtësi. P.sh., ka pasazhe te psalmet që
thonë se duhet të bësh drejtësi pa mbajtur
anësi.”
Kjo thuajse e shokoi! Dukeshin si fjalë
të porositura, si fjalë magjike, të ardhura
enkas për të në këtë natë të zezë, pa një fije
drite në fund të saj. Dhe vijoi leximin, duke
ndjerë edhe një lloj paqtimi me vetveten, si
ta kishte Zotin afër.
“Psalmi 82, vargjet 2 - 4, bën pyetjen se
për sa kohë do të tregohesh i njëanshëm
me të ligjtë? Ju e dini që politikanët kanë
një tundim të jashtëzakonshëm ta bëjnë
drejtësinë pa barazi. Ndonjëherë ata bëjnë
- 275 -

diferencime dhe përfillin më shumë personat,


që u japin para ose që i mbështesin… Një
arsye e pasjes së qeverisjes, është të kryejë
ndëshkimin e keqbërësve. Tek “Letra
romakëve”, kapitulli 13, thuhet se qëllimi i
qeverisjes është të ndëshkojë të ligjtë! Ka një
varg shumë interesant në Dhjatën e Vjetër,
i cili thotë se kur drejtësia vonon, atëherë
njerëzit mendojnë se është e sigurt që nuk
do të ndëshkohesh, edhe nëse ti bën krime.”
Martini ndërpreu leximin e shënimeve
të mbajtura dhe po analizonte me veten
pikërisht pandëshkueshmërinë, e cila sjell si
pasojë rritjen e kriminalitetit dhe ndërhyrjet
që bën politika (në këtë rast Arjana dhe
lidhjet kriminale të Marjanit) për të
shmangur ndëshkimin e krimit. Pra, në një
farë mënyre, Marjan Boja ka ardhur deri
në këtë pikë, sepse në rrugën e tij nuk është
ndëshkuar; madje nuk është ndëshkuar që
në krimin e parë. Po të ishte ndëshkuar që
në krimin e parë, ashtu siç duhet, ai nuk do
vijonte rrugën kriminale dhe sot të dënohet
me burgim të përjetshëm!
“Zbatimi i drejtësisë njerëzore është
një detyrë shumë e vështirë, por synimi
ynë duhet të jetë që drejtësinë ta japim në
- 276 -

mënyrë të barabartë”, thuhej në fjalën e


pastorit Lutzer, i cili i referohej Dhjatës së
Vjetër e Dhjatës së re.
“...Në Librin e Isait, kapitulli 59,
thuhet: drejtësinë e kemi zmbrapsur dhe
ndershmërinë e kemi përzënë shumë larg,
sepse e vërteta është penguar në sheshin
publik! Dhe thuhet se drejtësia nuk hyn dot.
E vërteta mungon. Kështu, me mungesën
e të vërtetës nuk mund të kemi drejtësi...
Martin Luter, shekuj më vonë, zbuloi se ka
një drejtësi që vjen prej Perëndisë dhe kjo
drejtësi u jepet dhuratë atyre që pendohen
për mëkatin dhe besojnë në lajmin e mirë
të Ungjillit. Me fjalë të tjera, standardi
i Perëndisë është shumë i lartë dhe ne
asnjëherë nuk mund ta dimë nëse e arrijmë
apo jo...”
Martini u ndal te disa nga pasazhet e
pastorit Lutzer, duke i vënë në kontekst të
asaj që e mundonte më së tepërmi; kufiri
mes ligjit dhe moralit ose, mes shtetit dhe
Perëndisë. Lutzer, duke paralajmëruar se
puna e njerëzve me drejtësinë është puna
më e vështirë, theksoi se sado të përsosura
të jenë institucionet shtetërore apo vetë ato
të drejtësisë, nuk mund ta zëvendësojnë
- 277 -

Perëndinë. “Në qoftë se ti thua që gjithmonë


duhet t’i bindemi qeverisjes, atëherë ti je
duke thënë se qeverisja është Perëndia
jote. Nëse unë besoj se Gjykata Supreme e
SHBA-ve është autoriteti sublim, atëherë
jam duke thënë se Gjykata Supreme është
vetë Perëndia. Më tregoni ligjet që keni dhe
do t’ju tregoj Perëndinë që keni. Pra, ka
kohë kur ne nuk duhet t’i bindemi shtetit,
por duhet të kemi parasysh edhe predikimet
e Ungjillit lidhur me drejtësinë.”
Mes të tjerash, Martinit i tërhoqi
vëmendjen edhe një histori e shkurtër
e treguar nga Lutzer, për të ilustruar
drejtësinë dhe barazinë para ligjit. Tregohej
se si një qytetar amerikan, në shkelje të
ligjit për ecjen me makinë, ishte ndëshkuar
me 100 dollarë gjobë. Gjoba duhej paguar
në gjykatë, në ditën e caktuar. Mirëpo,
qytetari, për shkak të kushteve ekonomike,
kur u paraqit në gjykatë, nuk kishte dollarë
të paguante gjobën. Për më tepër, ishte
edhe në moshë të thyer. Gjyqtari, pasi lexoi
raportin e policisë, i bëri të ditur se duhej
të paguante menjëherë 100 dollarë dhe do
të ishte i lirë të largohej. Gjoba nuk mund
të falej në asnjë rrethanë. Qytetari, disa
- 278 -

herë i bëri të ditur gjyqtarit se e kishte të


pamundur të paguante, sepse nuk kishte
asnjë dollar me vete. Dhe, sipas fjalëve të
Lutzer, “gjyqtari zbriti nga katedra e tij,
hoqi rrobën e gjyqtarit, veshi xhaketën e tij
të zakonshme dhe shkoi tek i akuzuari duke
i futur në xhep 100 dollarë. Pastaj u kthye
mbrapsht, veshi rrobën e gjyqtarit dhe iu
drejtua të akuzuarit: ti i detyrohesh shtetit
100 dollarë. Unë e di që ti nuk ke, por po vë
re se dikush paska paguar për ty.”
Sipas këtij tregimi, ligji si themel i shtetit
u mbrojt, por edhe dinjiteti i qytetarit si
themel i shoqërisë, u mbrojt! Dhe kush e
bëri punën më të madhe? Pikërisht, njeriu
i drejtësisë!

Martini tani ishte i kthjellët. Nesër


paradite, ai duhej të mbronte ligjin me
integritet duke mos mbajtur anë dhe duke e
parë drejtësinë edhe me sytë e ligjit, edhe me
sytë e moralit njerëzor. Prokuroria nuk është
Zoti dhe Kushtetuta nuk është Bibla, por as
unë nuk jam Jezu Krishti, që të kryqëzohem
për krimet e Marjan Bojës. Në fund të fundit,
siç edhe Bibla transmeton, kriminelët duhen
ndëshkuar dhe për çdo mëkat timin, do t’i
përgjigjem vetë Zotit.
- 279 -

***

Ora shënonte 11.00. Procesi gjyqësor,


ndoshta më i përfoluri në media dhe në
shoqërinë shqiptare, po ngrinte siparin
e vet. Prokurori Martin Guri do të ishte
kryefjala e ditës. Ai hyri në sallën e gjyqit
me hapa të sigurtë dhe me ndjesinë se
ishte në qendër të vëmendjes. U sistemua
në ndenjësen e tij në anën e akuzës, në të
djathtë të tribunës, ku do të vendosej trupi
gjykues, përballë podiumit ku qëndronin
avokatët. Dyzet e katër orët e fundit e kishin
dërrmuar shpirtërisht, por ai kishte punuar
fort me veten për të qenë gati, moralisht
dhe profesionalisht. Përpiqej të mbahej i
fortë, duhej medoemos të ishte në lartësinë
e detyrës. Ai përfaqësonte akuzën e shtetit
dhe ligjin.
Kishte veshur një kostum të zi, këmishë
të bardhë dhe kravatë blu të errët. Manteli i
prokurorit, i derdhur mbi veshjen gjithsesi
zyrtare, e hijeshonte staturën e tij. Në atë
sallë, përballë të gjithëve, ai do të lexonte
pretencën më të rëndësishme të karrierës së
tij. “Pa vrarë krimin, nuk ka të ardhme!”,
i shkrepi në mendje edhe pse dënimi
- 280 -

me vdekje në Shqipëri nuk ekzistonte.


Përplasja e mendimeve sikur e gërryente
dhe e dobësonte nga brenda. Kurrë në
karrierën e vet nuk kishte ndierë këtë lloj
mëdyshjeje para diskutimit përfundimtar
të një procesi. Ishte i mbingarkuar
emocionalisht, shpirtërisht dhe mendërisht,
ndërsa mundohej t’i jepte peshë pozitës dhe
përgjegjësisë së tij, si prokuror i shtetit.
Teksa palët sistemoheshin në sallë, ai
hamendësonte:
Cila është fidanishtja e kësaj bote
kriminale? Ne apo ata? Pse një “copëz
biologjike” e imja, u shndërrua në kriminale?
A duhet që dhe unë të jem aq i akuzuar sa
krimineli Boja? Po ata me parzmore, që bëjnë
ligje dhe kanë mbjellë farën e anarkisë dhe
amullisë, pse mungojnë në pretencën time?
Mos duhej rishkruar pretenca?... Mos duhet
shtyrë gjyqi?...
Ndjeu se nga këto mendime të turbullta,
po e mbulonin djersët. Jo, ai duhej t’i
fshinte këto mendime që e kishin torturuar
mjaftueshëm. Tani duhej të përqendrohej
vetëm aty, te pretencën e tij, e cila vendosur
në suprinën e podiumit, sikur e ftonte për
drejtësi.
- 281 -

Heshtje. Pushteti i asaj heshtjeje varej


si kupolë bunkeri në atë sallë. Në derën
anësore hyri solemnisht trupa gjykuese. Një
zë i prerë urdhëroi:
- Trupi gjykues hyri në sallë. Çohuni në
këmbë të gjithë!
Martinin e përshkonin djersë të ftohta.
Kjo amulli shpirtërore dhe fizike, nuk i
kishte ngjarë kurrë më parë. Hodhi sytë
tek kafazi i rrethuar me hekura, ku dalloi
Marjan Bojën me një buzëqeshje të hidhur
dhe ironike, që e kishte stampuar në fytyrë.
Ktheu kokën nga salla dhe në cepin e djathtë
përballë, i zunë sytë Arjanën. Shikimet e tyre
u kryqëzuan. Ajo qëndronte e ulur diku në
rreshtat e fundit të sallës. Fytyra e zbehtë ia
nxirrte në pah sytë. Nga larg, nuk i dallohej
ai shkëlqimi vrastar që pati ndeshur në zyrën
e tij. Rrobat dhe flokët e saj të zez e bënin
të dukej si një magjistare që po fikej. Nuk e
hetoi që sytë i kishin mbetur të fiksuar tek
Arjana. Fytyra e saj dukej e mpakur, ishte
venitur.
Kryetari i trupit gjykues kreu formalitetin
e hapjes së seancës dhe prezantoi palët në
procesin e sapofilluar. Pastaj ai urdhëroi
punonjësit e sigurisë që asnjë kamera
- 282 -

dhe celular, të mos lejohej të përdorej për


filmim. Seanca do të zhvillohej si një proces
i mbyllur për publikun, me përjashtim të
personave që ndodheshin në sallë.
Ora e madhe e vendosur në mur,
tregonte 11.11.
- Fjalën e ka akuza – kumboi zëri i tij në
sallë.
Nga dritaret e mëdha të sallës, Martini
pa qiellin që i ngjau si zgjatim i tavanit të
sallës së gjyqit. U ngrit në këmbë dhe nisi të
fliste qetësisht. Mes fjalive dhe paragrafëve,
ngrinte herë pas here kokën e instiktivisht,
shikimi i shkonte sa te Marjani, sa te Arjana.
Zëri i tij pak nga pak nisi të merrte formën
e duhur dhe kumbimi i fjalëve po bëhej më
i sigurt, më i thellë, më imponues. Tashmë,
ai po përpiqej të interpretonte dhe jo thjesht
të lexonte një tekst të ftohtë. I shpërtheu
një nerv i habitshëm, që përshtillej me
një aktrim djaloshar, plot vendosmëri dhe
ngazëllim. Interpretimi i tij ishte i gjatë. I
kaloi një nga një episodet, ekspozoi provat,
analizoi juridikisht krimet, bëmat, vrasjet…
Nuk la asgjë pa shpjeguar në atë ligjërim
të detajuar. Salla, trupi gjykues, avokatët,
i pandehuri, trupa e sigurisë, të gjithë
- 283 -

dëgjonin duke përpirë zërin që kumbonte


në atë qetësi, të asaj salle të lartë. Ishte
një prezantim si asnjëherë tjetër. U desh
kohë për leximin e asaj pretence tejet të
ndërlikuar, komplekse dhe voluminoze.
Martin Guri e ndjeu se asnjëherë më parë
nuk kishte paraqitur në këtë mënyrë një
pretencë. Duke e rrokur herë pas here me
sy, kuptoi se po e mbante peshë sallën.
Gjithë kohën, askush nuk pipëtinte. Ngjante
se trupi gjykues, avokatët apo edhe të
pranishmit në sallë, nuk e kishin përjetuar
kurrë atë lloj pathosi dhe vërtetësie bindëse.
Çfarë mbrojtje do të paraqisnin avokatët
ndaj asaj pretence? Marjan Bojës i kishte
rënë një çehre e zezë. Ironia e tij e fillimit
ishte fashitur. Arjana, më kot shpresonte që
e shkuara do t’ia shpëtonte të ardhmen.
Kur ishte drejt fundit, Martini ngriti
kokën nga tufa e letrave që mbante në dorë
dhe shëtiti vështrimin në sallë. U ndal me
shikim tek Arjana. Fytyra e saj e lodhur i
erdhi aq pranë. Iu kujtua çasti i parë i afrisë
me të, në moshën e tij të adoleshencës. Ai
moment kur kishte ndodhur vjedhja më
e ëmbël biologjike, prej nga ishte ngjizur
Marjan Boja. Një dalldi rinore e pamenduar,
- 284 -

e cila rishfaqej pas kaq vitesh në formën e saj


më hakmarrëse. Në mendje i erdhi të nxirrte
zë e të akuzonte dhe atë, Arjanën. I vinte të
bërtiste: Unë akuzoj nënën e të pandehurit
për abuzim ndaj meje. Ajo më përdhunoi, më
abuzoi. Më vodhi përmes joshjes një grimcë
biologjike që ngjiz trashëgimi, duke sjellë në
jetë një monstër që unë e mohoj. Publikisht
e akuzoj…
Nuk po fliste. Martini ngjasonte me
statujat romake, lakuriq, me organet
gjenitale prej mermeri, të ekspozuara si
rudimente të kohës. Ai po heshtte para
trupit gjykues dhe sallës, ku çdonjëri i dukej
Marjan. Heshtja zgjaste dhe Martini si një
lavjerrës hidhte shikimin sa te Marjani, sa
tek Arjana. Njësoj janë, një racë kriminelësh.
Të dy duhen dënuar, këtu, tani…Në sallë
mund të jetë dhe ndonjë i dërguar nga bosët
që i kishin dërguar letrën. Nuk i njihte, nuk
donte t’i njihte në asnjë rrethanë. Si hienat
ata i shfaqeshin kudo. Ato hije ndillnin
vdekje edhe me joshjen e tyre. Ata mbase
do të ndërmerrnin hapa të tjerë. Me të parin
kishin dështuar. Këtë po e mësonin nga
pretenca e sotme. Kjo pretencë ishte dhe
përgjigjja publike që ai po u kthente për atë
- 285 -

letër që ia kishin sjellë bash në zyrën e tij.


Martin Guri po përpiqej të kontrollonte
veten.
- Zoti Prokuror, vijoni pretencën! – u
dëgjua zëri i drejtuesit të seancës.
I mblodhi forcat duke i dhënë fuqi vetes.
Ishte në fund. Pretenca duhej mbyllur. Tërë
energji, si shpërthimi i një vullkani të fjetur,
prokurori e përmbylli fjalën e tij:
- Të nderuar anëtarë të trupit gjykues!
Bazuar në provat e ekspozuara dhe analizën
e thelluar që prezantuam më lart, i kërkoj
kësaj trupe të nderuar gjykuese, dënimin
e të pandehurit Marjan Boja me burgim të
përjetshëm.
Ndaloi paksa, mori frymë thellë dhe
shtoi:
- Madje dhe më shumë…, por ligji është
ligj.
Salla u trondit. Rrallëherë ishte dhënë
një pretencë kaq e fortë. Martini u ul në
vendin e tij dhe hodhi shikimin në sallë. Pa
Arjanën, që po shikonte si e ngrirë drejt tij.
Dosja, pretenca me të gjitha provat, ishin
hedhur në fund si bombë nga Martin Guri
drejt sallës, të pandehurit, avokatëve dhe
trupit gjykues të veshur me rrason e zezë
- 286 -

të ligjit. Kur ai kishte mbaruar, gjyqtarët


shikonin njëri-tjetrin si të hutuar. Potenca
dhe fuqia e prokurorit kishte arritur kulmin.
Kur drejtuesi i seancës do të njoftonte
mbi vijimin e seancës, një klithmë histerike
shpërtheu në mes të sallës, sikur doli nga
dyshemeja:
- Jooo, joo. Prokuror kriminel. Marjani
është djali ynë… Jooo!”
Martini e njohu zërin, por nuk lëvizi nga
karrigia. Sytë i kishte ngulur tek emblema e
gdhendur në mur: “Drejtësi për të gjithë”. U
kthye nga salla dhe pa Arjanën që u këput
pas britmës, u rrëzua e ra në dysheme.
Ajo nuk dukej, e humbur mes radhëve të
karrikeve dhe njerëzve në sallë. U dëgjua
sërish një klithmë:
- Ndihmë! Ajo po vdes…! Ndihmë!
Seanca u deklarua e mbyllur. Në sallë u
krijua rrëmujë. Martin Guri kishte mbetur
i ngrirë. Ajo që qe për t’u bërë, ishte bërë.
Kur u përmend, dalloi grupin e ndihmës
së shpejtë që ndodhej tashmë në sallë. Ata
po merrnin trupin e Arjanës, që ndodhej
e shtrirë përtokë. Martini preku trupin
e tij. Nuk arrinte ta ndiente. Puliti sytë i
rraskapitur. Kur i hapi, pa se kishte mbetur
- 287 -

i vetëm. Dhe kubeja me hekura të kryqëzuar


ishte bosh. Shikimi iu mjegullua.
- Prokuror! – e shkundi asistenti nga
krahu.
U përmend, i hapi përsëri sytë.
- Pretenca?! – tha si në kllapi, teksa me
sy kërkonte përqark.
- Pretenca u krye, prokuror! Ja, e kam
unë në çantë, - i shpjegoi asistenti duke i
treguar çantën që mbante në dorë.
- Ku është i akuzuari, po trupi gjykues,
po Arjana? - pyeti i përhumbur.
Asistenti heshti një çast. Për herë të parë,
po e mëshironte njeriun që adhuronte. Nuk
po e kuptonte dobësinë e tij.
- Sapo njoftuan që Arjana vdiq, rrugës
për në spital.
- Vdiq vërtet?
- Po, vdiq vërtet z. Guri, - iu përgjigj
asistenti. - Mjerë ajo, nuk e mbajti dot
peshën e dhimbjes, atak kardiak - shtoi ai
dhe diç rrëmoi në çantën e tij.
- E çfarë tha për mua? - e pyeti Martini,
akoma i turbullt.
- Asgjë nuk ka thënë prokuror, asgjë.
U mundua të mblidhte veten dhe në mes
asaj kllapie, i foli asistentit:
- 288 -

- Kujdesu për sekretimin e pretencës.


Unë po iki.
- A keni nevojë t’ju shoqëroj, prokuror? -
e pyeti asistenti me dashamirësi.
Martin Guri i hodhi një vështrim të
hutuar djaloshit dhe duke i kthyer shpinën,
doli pa folur nga salla e gjyqit. Në çdo hap
që hidhte, ndiente lehtësimin e largimit nga
rrathët e ferrit.
Kam nevojë të pushoj, mërmëriti me
vete duke marrë rrugën për në shtëpi, pranë
Elizës së tij dhe fëmijëve, në strehën e tyre
të pastër dhe ku gëlonte dashuria e sinqertë.

Fund
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Prençi, Ahmet
Brenga e prokurorit : roman / Ahmet Prençi ;
red. Suela Mino.
- Tiranë : Mediaprint, 2023.
288 f. ; 13 x 20 cm
ISBN 9789928086600
1.Letërsia shqipe

2.Romane

821.18 -31

You might also like