You are on page 1of 109

Shtator 1998

Mund t'i çoni të gjitha

në dhomën e gjumit. Faleminderit.

Ç'kemi! -U regjistrova.

Eshtë dhoma 3405.

Mund të ngjitesh tani.

-Mirë.

Mami, sa kushton kjo dhomë?

-Mos u shqetëso për këtë.

Më thuaj, si shkoi?

Shumë agjenci nuk duan

që të botojnë librin tim,

por një grup m'u duk i interesuar.

Dhe nuk dukeshin si gazetë.

Kjo është gjë e mirë.

Të lanë përshtypjen sikur donin


që të tregoje shumë detaje?

Thanë se do të ishte

versioni im për atë që ndodhi,

sido që do të ndihesha rehat unë.

Thanë se po të dua,

mund ta shkruaj me Endrju Mortonin.

Personi me të cilin princesha Diana

shkroi librin e saj.

Mendoj se njerëzit i panë gjërat

nga këndvështrimi i saj me atë libër.

Mami, duhet t'i paguajmë avokatët.

-E di.

Ndoshta jam naive,

por mund të më japë mundësinë

t'u tregoj njerëzve se kush jam.

Më në fund.
Aspak. Seriozisht...

Kavano. Paragrafi 2,

nënparagrafi 4 i argumenteve.

Ke shkruar: "Ai donte që t'ia lëpinte,

por ajo e ndaloi?" -Atëherë?

Ti po merresh me argumentet

për ngritjen e akuzave kriminale.

Unë dhe Poli po merremi

me tregimin e gjithë historisë.

Ja ku është.

"Ajo e ndaloi për një arsye fizike.

Pastaj, znj. Levinski i bëri

seks oral." Hiqe nga pjesa jote.

Pastaj, nënparagrafi 4

do të ngelet vetëm:

"Ai ia përkëdheli gjoksin me duar


dhe gojë." -Mirë. Çfarë...?

Pse do të përshkruaja

vetëm gjysmën e asaj që ndodhi?

Gjithçka që ndodhi atë ditë

tregon qëllimin e tij për ta eksituar.

Po, prandaj është në pjesën tonë,

që vjen para tëndes.

Po supozoni se ata do ta lexojnë

sipas rendit kronologjik.

Ç'do të thotë kjo?

Ka mënyrë tjetër për ta lexuar?

Jeni të zemëruar

ngaqë ju hoqa nga duart

pjesën ku Klintoni masturbohej

në lavaman.

Pse është futur në raport kjo?


Ç'lidhje ka kjo me faktin që ai e preku

me qëllimin për ta eksituar?

Qepe gojën, Emik!

-Je komunist!

Lërini gjërat siç janë. Nuk kemi kohë.

Duhet të fillojmë tani me printimet.

Djem dhe vajza, erdhi çasti.

Çfarë kemi këtu?

Po bëni punë të shkëlqyer, njerëz.

Ditë e madhe.

Në rregull.

Po. Ja ku është personi

më i rëndësishëm.

Udhëheqësi.

Njerëz, nëse mundem...


Media na ka akuzuar se po bëjmë një

kryqëzatë të padrejtë të njëanshme,

një gjueti shtrigash, nga e cila

në fund s'do të dilte asgjë.

U përpoqën t'ju vrisnin besimin,

por nuk e dinin forcën tuaj.

Me anë të lutjeve dhe me këmbëngulje

ju ndërtuat këtë.

Jam krenar për këtë raport.

Eshtë i detajuar, i pakundërshtueshëm,

i bazuar vetëm tek e vërteta.

Tregon se asnjë president

nuk është mbi ligjin.

Shumë mirë.

Faleminderit, zotëri.

Kështu duhet të jenë ndjerë demokratët

para se të pushonin Niksonin nga puna.


E di çfarë?

Do të takohemi poshtë.

Shihemi poshtë. Nuk vonohem.

-Nxito!

Në rregull.

Majers. -Jam unë.

E përfunduam raportin tonë.

Furgoni është gati për t'u nisur

në më pak se 5 minuta.

Çfarë?

-Po.

Telefonojini Nju Jorkut. Thuajini

të nxjerrin në transmetim Brokoun.

Më gjeni një ekip kameramanësh

dhe një producent.

Do të shkoj në "Capitol."
Si është puna?

Dejvid, ke ndonjë koment për faktin

që raporti i Ken Starit përfundoi?

Kam dëgjuar se po e dërgojnë

në "Capitol." -Çfarë? Sot?

Jo, tani.

-Tani?

Që tani...

Alo? -Beti, jam Dejvidi.

Aty është presidenti?

Askush në Kongres

nuk u njoftua paraprakisht?

Si është e mundur?

...do të përgjigjemi të marrim

disa përgjigje për ju.


Eshtë histori në zhvillim e sipër.

Z. president, Dejvid Kendëll.

Dejvid. -Sapo më telefonuan nga

"NBC"-ja për të kërkuar një koment.

Ken Stari është duke dërguar

raportin e tij.

Te ne?

-Në "Capitol", zotëri.

Djema, mund të na ndihmoni?

Mund ta hapësh atë.

Hape pjesën e pasme. Forca.

Merrni të kuqet.

Futini të kuqet te minifurgoni.

Të tjerat çojani komitetit.

Ç'kemi, Den!
Çfarë?

Monika, eja këtu.

Nju Gingriçi dhe përgjegjësi i sigurisë

u njoftuan për mbërritjen e raportit

vetëm para pak çastesh.

-Oh, Zot!

...që ata ta marrin raportin

në dorëzim.

Tani po shohim

policinë e "Capitol"-it që...

Sa shpejt mund ta gjejmë raportin?

-Ingrahami mund ta dijë.

Ajo është lidhur

me Lindsi Grahamin tani.

Katër vjet, Majk.

Gjithmonë ia vlen të mundohesh


për diçka që ia vlen, apo jo?

Eja.

Çfarë ka në të?

-Ende nuk kemi një kopje.

Kur do ta marrim?

-Shumë shpejt, si gjithë të tjerët.

Ç'dreqin do të thotë kjo?

Udhëheqësit e Kongresit

vendosën ta publikojnë në internet.

Të gjithë raportin.

Fillojmë.

Vula do të hiqet nga përgjegjësi

i sigurisë në Senat

dhe ata do të fillojnë

të bëjnë fotokopje të raportit.


Duhet të dini që në faqen

e internetit të "CBS"-së,

nëse doni ta lexoni raportin

sot pasdite, kjo është adresa jonë.

Do të kemi një edicion të veçantë

lajmesh sapo të jetë i disponueshëm.

Ky është programi i "CBS"-së

në vazhdim.

Do t'ju tregojmë detajet e raportit

të Starit sapo t'i mësojmë ato.

Sigurisht, do të flasim për këtë temë

në edicionin e mbrëmjes në "CBS."

Mund të na sillni disa kopje këtu?

Më duhet. Do të dal në transmetim

pas 30 sekondash.

Çfarë është?

-Çfarë thuhet aty?


Oh, Zot!

-Djalli ta marrë!

Oh, Zot! -Faqja 174.

"Ai i futi një puro në..."

Po të lëmë pak kohë

që ta skanosh atë.

E gjete?

-Ende jo.

Po vjen?

Alo?

Eshtë babai yt.

Jo, jo.

Del vetëm faqja e bardhë.

Shfaqet një orë rëre,

e cila rrotullohet.

Ç'do të thotë kjo?


-Po ngarkohet, mami.

Mirë.

Ai thotë se edhe infermieret e tij s'po

e shfaqin dot në kompjuterët e tyre.

Pse nuk pyet një doktor?

S'do të ndihmonte kjo?

E mora. E mora.

-Çfarë shkruhet?

Prit, prit.

Jam te përmbajtja.

Oh, Zot! 15 nëntor. "Takim seksual."

-Gjeje! Gjeje!

Ka detaje të shumta,

disa prej të cilave s'do t'i lexoj.

Po lexoj vetëm një paragraf...

Zot, mami! Duhet t'i thuash babit


të mos e lexojë këtë.

Berni, mos e shiko.

Mos e shiko.

Ai e ka palluar me një puro.

-Çfarë?

Ja ku është.

-Jam e sigurt që nuk shkruhet ashtu.

"Presidenti futi një puro

në vaginën e znj. Levinski.

Pastaj, e futi puron në gojë dhe tha:

'Ka shije të mirë. '"

Jam bërë dru?

-Jo.

Kam pirë "LSD?"

-Jo. Eshtë e vërtetë.

Ky raport i është dërguar vërtet

Kongresit të SHBA-së.
Znj. Levinski dëshmoi:

"Kur punoja në Shtëpinë e Bardhë,

fillonim në pjesën e pasme,

në zyrën e tij private.

Bisedonim dhe atje

kishim kontakte fizike."

Përveç familjarëve të tij,

miqve dhe stafit,

por nuk e di cila kategori

i përfshin këta...

Gjatë lidhjes, presidenti u ankua

se po trajtohej keq nga Monika...

Forca!

-Ja një tjetër...

Forca!

Jo, jo, jo!


Djalli ta marrë!

Sipas znj. Levinski,

ajo i vuri re njollat në fustan

kur e nxorri nga dollapi.

Duke parë se ku ndodheshin,

ajo supozoi se njollat...

Po e perifrazoj këtë.

...që njollat ishin lëngjet trupore

të presidentit.

Çfarë? S'e kuptoj ku kanë ndodhur

të gjitha këto.

Ngjitur me Zyrën Ovale.

E gjora Monika!

Pse i ka treguar kaq shumë hollësi?

Gjatë kësaj kohe,


presidenti u përgjigj në telefon,

kështu që shkuan në një zyrë tjetër,

ku ajo i bëri seks oral presidentit.

Mendoj se duhet të lexoj

disa pjesë të tjera. Mund ta ul pak...

Zotëri,

i gjithë interneti ka probleme.

Po bëjmë maksimumin

që ta rivëmë në punë.

S'e kuptoj pse flisni me këtë ton...

-Jo, po flas me këtë ton, zotëri,

sepse ju paguaj që të drejtoj

një faqe me lajme mbi politikën,

të cilën me sa duket

nuk e përballoni dot,

edhe pse sapo ka dalë lajmi

më i bujshëm politik i jetës sonë!


Z. Draxh, mund të bëjmë një postim

dhe të themi që faqja nuk ngarkohet.

Jo, s'dua që të bëni postime.

Duhet të bëj unë postime!

Duhet të bëj unë postime!

Qeveria po bie! Rregullojeni!

"Presidenti mbërtheu zinxhirin

me shpejtësi dhe doli.

Znj. Levinski mban mend që qeshi,

sepse ai shkoi në zyrën e tij

edhe pse dukej që ishte i eksituar."

Prit. Dreq! Dreq!

Nuk po ngarkohet.

Serverët nuk punojnë. -Provoni

faqen e Bibliotekës së Kongresit.

Ajo ka 1 orë që nuk punon.


Kim, e ke gjetur?

-E ngarkova dosjen.

Po. Ejani. Ta shohim.

Forca! Duhet ta shoh.

-Pusho!

Pushoni! Po lexoj.

Shikoni, ai është prishur.

Oh, Zot!

Ken Stari e ka shkruar këtë?

Ken Stari, që ndoshta i ka ngjizur

fëmijët e tij përmes një vrime në mur

mes garazhit

dhe dhomës së tij të lutjeve?

Titujt e kapitujve...

"Shqetësimet e znj. Levinski?"


Si Daniela Still.

Prit. Më në fund, në faqen 154

po shoh një argument ligjor.

Fillojmë. "Argumentet

për ngritjen e akuzave."

Jo, thjesht ka prapë seks.

Çfarë po bënin? -Nuk e di,

por është spektakolare.

Më duhen ato statistikat.

I ke?

Në të gjithë raportin shprehja

"akuza kriminale" përmendet 15 herë,

fjala "gjoks" 62 herë,

"puro" 23 herë, "spermë" 19 herë,

"vagina" 5 herë,

"gjenital" apo "gjenitale" 64 herë.


"Dashuri" 18 herë.

E drejtë, Tom. Të gjithë këtu në

"Capitol" janë tronditur thellësisht.

Në faqen 18 përshkruhet

seksi përmes telefonit

mes presidentit dhe Monika Levinskit.

Kjo bazohet te dëshmia e saj.

Në faqen 32

është një lloj loje seksuale

që supozohet të jetë kryer

nga presidenti dhe Monika Levinski.

Ajo kaloi në orgazmë në tre apo katër

raste kur ai e preku në gjenitale.

Një herë, ai ia mbylli gojën që të mos

bënte zhurmë kur kaloi në orgazmë.

Këtë po e lexon Strom Thurmondi tani.


Po, me njërën dorë.

-Duhet të bëj dush.

S'më besohet që këtë e ka bërë

Zyra e Prokurorit të Pavarur.

Kushdo që do ta lexojë këtë

s'do të mendojë për krimet e tij.

Qetësohu, Konuej.

Po, Bill Klintoni

është njeriu më i pacipë

që ka lindur në park rulotash,

por as ai s'mund t'i bëjë ballë kësaj.

Mendon se do të japë dorëheqjen?

-Eshtë shumë poshtëruese.

Ai ka turpëruar vendin.

Ka turpëruar njerëzimin. Mori fund.

Eshtë...
Janë me qindra faqe...

-E kam lexuar.

Z. president, është i ulët.

Por, në thelb, ata pretendojnë

se mund të keni dhënë dëshmi të rreme

një padi të parëndësishme për diçka

që s'ka fare lidhje me Paula Xhonsin.

Që kjo të quhet krim

kundër republikës...

Asnjë person i logjikshëm s'mendon

se kjo mjafton për të ngritur akuza.

I njeh udhëheqësit republikanë?

Keni të drejtë.

Sapo fola me Shumerin.

Partia Republikane

po përgatit aktakuzën.
Sigurisht që po.

Gjithsesi, do ta bënin këtë.

Sinqerisht, zotëri, unë...

Mendoj se Stari ka bërë

një gabim shumë të madh.

E gjitha kjo është e ekzagjeruar.

Eshtë shumë personale.

Ky do të jetë argumenti ynë.

-E po, shkoni bëjeni.

Hillari?

Nuk e kam lexuar.

Nuk do ta lexoj.

Por Çelsi e ka lexuar.

Dëgjo, e vërteta është në anën tënde.


Presidenti është akuzuar.

Bëj durim. Paç fat, vajzë.

Nëse nuk e ke problem,

mbështetu tek unë.

Jo, ngadalë. Po.

Jo, jo, jo.

Po, vogëlushe.

Ke veshur tanga?

Nëntor 1998

Do të shkoj te firma ligjore

"Semmes, Boëen & Semmes."

Firmosni, ju lutem.

Mund të shoh një mjet identifikimi

me fotografi?

Vazhdoni.

-Faleminderit.
Ajo është Linda Trip.

Mirë je? -I kam dërguar

emaile Ken Bejkonit

për t'i kërkuar që të kthehem

te vendi i punës në Pentagon.

S'duhet ta kontaktosh më.

-E di që s'do të përgjigjet,

por më lindi ideja që siguroja

dokumente si prova.

E kuptoj që s'të duket veprim i zgjuar

të padis Departamentin e Mbrojtjes...

Ndalo, Linda.

Mjaft. Mjaft.

Kemi një problem serioz

në Merilend.

Fola me zyrën e prokurorit


dhe ata po përgatisin një padi ligjore

ndaj teje për regjistrimet.

Çfarë?

Nuk është e mundur.

Kam imunitet.

Pretendojnë se ke imunitet federal,

jo brenda shteteve.

Nuk më thanë aspak kështu.

Telefonoji gjykatësit Star.

Kjo fushë e ligjit

është pak e ndërlikuar.

S'është e ndërlikuar.

Raporti i Starit ekziston vetëm sepse

unë i telefonova "OIC"-së një natë

dhe i ofrova kasetat e mia


në këmbim të imunitetit të plotë.

Mora vendimin e jashtëzakonshëm

që të bëja atë telefonatë

pikërisht për t'u siguruar

që diçka e tillë të mos ndodhte kurrë.

Duhet t'i ndalosh. -Linda,

Merilendi është shtet demokratik.

S'di si ta them me mirësjellje,

por ka shumë njerëz që e mbështesin

padinë ndaj teje për regjistrimet.

Kjo është e tmerrshme,

por në fakt s'duhet të ketë rëndësi,

sepse kam imunitet.

-Do t'ia them këtë një gjykatësi,

por duhet të përgatitemi

në rast se zhvillohet gjyqi.


Fatkeqësisht, duke parë sa e ngarkuar

emocionalisht është kjo çështje,

Monika Levinski do të jetë

dëshmitare shumë bindëse.

Monika?

-Ajo do të dëshmonte kundër teje.

Kjo s'mund të ndodhë.

Nuk mund të ndodhë. -Do të bëjmë

maksimumin tonë për ta kundërshtuar.

E kupton si është jeta ime tani?

Çdo ditë kundër meje nis një hetim i ri

nga një degë e qeverisë.

Janë vetëm dy...

-S'po më lejojnë të shkoj në punë.

Kudo që shkoj,

njerëzit ngërdheshen me mua.


Çdo natë,

kontrolloj bravat e dyerve

dhe pastaj rri zgjuar

e shtrirë në krevat e tmerruar,

sepse njerëzit e dinë ku jetoj.

U përpoqa të bëja gjënë e duhur.

Besova se institucionet tona

do ta mbronin një person si unë,

por në fakt jam braktisur

duke përjetuar një makth pa fund

pasi të gjithë njerëzit e planetit

kanë rënë në një mendje

dhe besojnë se në këtë tragjedi

të neveritshme kombëtare,

unë jam e keqja.

Nuk ka fare kuptim.


Një grup femrash udhëheqëse

mbajtën një konferencë për shtyp sot

për të treguar mbështetjen e tyre

për presidentin Klinton,

ndërkohë që në Senat

diskutohen akuzat ndaj presidentit.

Jemi dëshmitarë

të një fushate të pandalshme

për ta përzënë presidentin Klinton

nga posti.

Si femra udhëheqëse,

ne s'do të qendrojmë duarkryq,

ndërkohë që Kongresi, i cili

përbëhet thuajse 90 % nga burrat,

përpiqet të largojë presidentin e parë

të zgjedhur nga votueset femra.


Ndërkohë, sot u raportua

se Komiteti Gjyqësor i Senatit

do të bëjë publike së shpejti

37 kasetat.

Janë 22 orë me informacione,

biseda të regjistruara në fshehtësi...

Do të bëj kafe, nëse do.

-Sigurisht.

Duhet të hap sytë. Duhet të flas

me avokatët e mi më vonë.

Po ha një mollë jeshile të shijshme.

Monika?

Nuk e lexova.

Po kërkoni mençuri në jetën tuaj?

Ç'kemi! Jam Paula Xhons.

Pikërisht.
Më kontaktoni dhe do t'ju jap

përgjigje dhe këshilla.

Merrni ndihmë për të gjetur dashurinë,

para apo karrierën që meritoni.

Telefononi në 19008841221

dhe do t'ju lexoj të ardhmen tuaj.

Kënaqësia është e garantuar.

Paula?

Preston, çfarë po bën, zemër?

Mami, mund të kujdesesh për të?

-Më vjen keq.

Përshëndetje! Jeni lidhur

me Rrjetin e Miqve Fallxhorë.

Jam Paula Xhons. Si e ke emrin?

-Më quajnë Xhinxher.


Ç'kemi, Xhinxher!

Më bëhet shumë qejfi që telefonove.

Duhet të marrësh një vendim

të rëndësishëm për jetën tënde

apo të të them ndjesitë

që më vijnë prej teje?

Xhinxher, ndiej se gjendesh

në një udhëkryq në jetën tënde.

Mendon se dikush të pengon

që të ndjekësh rrugën e duhur?

Xhinxher?

Xhinxher, mos ke pirë gjë?

-Dikush do që të flasë me ty.

Ma jep telefonin. Ma jep telefonin.

-Në rregull.

Paula, e ke parë saksofonin tim?

Dua që t'i frysh.


Të paktën, po të marrin në telefon.

Nëse e mbyllin pa kaluar 5 minuta,

nuk përfitoj asgjë.

Çfarë do të bëjmë? -S'e kuptoj pse

Stivi s'mund të ndihmojë më shumë.

S'ka gjetur ende punë, mami.

S'ka çfarë të dërgojë.

U mendova mbrëmë. S'mund

të punosh përsëri për shtetin?

Ata të njohin. -Mami, s'do të më

punësojë njeri pas asaj që ndodhi.

Nuk gjej dot punë as te "Pizza Hut"

në "Center",

sepse më thanë

që do të shpërqendroja klientët.

Zemër, mund të qendrosh këtu


sa kohë të duash.

Apo jo?

Dua të qendroni të dy këtu.

Eja tani.

Eja të dalësh me ne, vogëlushe.

Do të zbavitemi.

-Në rregull.

Mirë. Mami...

-Shko bëje.

Mos e lejo gjyshen të të rrahë.

Oh, Zot!

Monika. -Platon, po e sheh këtë?

Do t'i bëjnë publike.

E kemi diskutuar këtë.

Nuk kishim si t'i ndalonim.

Po, e di. Mendova...


Mendova se mund t'i telefononit

Keneth Starit.

Mund t'i thoni

që duhet të bëj një deklaratë,

sepse duhet të kërkoj ndjesë

për gjithë këtë.

Dua t'i kërkoj ndjesë Hillarit

dhe Çelsit. Të lutem.

Monika, gjykata ka urdhëruar

që të heshtësh.

Nuk e kuptoni sa të rënda

janë ato kaseta.

Eshtë hera e parë që publiku

do të dëgjojë zërin tim.

E kuptoj.

-Dua të them vetëm dy fjali. Kaq.


E di,

por Stari s'ka për ta lejuar kurrë.

Të paktën, derisa të dëshmosh.

Më vjen keq.

Barb, nuk do të dal sot.

Ç'kemi! Nuk jam Barbi.

-Zot!

Si ke qenë?

Eshtë çmenduri.

S'kam dëgjuar kurrë asgjë për ty.

Pse ke ardhur?

Dëgjova se mund të luanin

kasetat që t'i dëgjonin njerëzit sot,

kështu që mendova të merrja avionin

dhe të vija të të shpërqendroja.

Kat, kjo është...


Jezus Krisht!

-Eshtë thjesht "Estazolam."

Mos u shqetëso.

Do ta kaloja në gjumë.

S'është hera e parë

që e përjetoj këtë

dhe kam mësuar të bëj plane

paraprakisht.

Unë kisha një plan tjetër.

-Çfarë?

Mendoj se kaseta e parë

është gati që ta dëgjojmë.

Një bisedë mes Monika Levinskit

dhe Linda Tripit për tema të ndryshme.

Ta dëgjojmë.

Ndonjë të re për punën? -Jo, por


sapo u ktheva nga qendra tregtare

dhe të bleva një kasetë me këngë

të përziera që të fillosh ushtrimet.

Mendoj se do të të pëlqejë,

sepse janë këngët e brezit tënd.

Cilat këngë?

-"E mësova nga thashethemet."

Në rregull.

-"Në emër të dashurisë, ndalo!"

Në rregull.

-"Kush e vuri..."

Të pëlqejnë këto këngë?

-Jo, Monika. S'më pëlqejnë.

E ke lexuar?

-Sigurisht që jo.

Paske ngelur vetëm ti dhe babai im

nga 6 miliardë njerëz!


Të paktën, i ke mësuar gjithë botës

si të përdorë internetin.

Në fakt, s'është ky kontributi

që doja t'i bëja shoqërisë.

Në rregull. S'do të bësh

vetëm këtë në jetën time.

Vërtet? Si mendon se do të jetë

e ardhmja ime? Do të...

Çfarë? Do të hap një shkollë

për fëmijët me probleme apo...?

Sigurisht. -"Ç'kemi! Jam Monika

Levinski. Do të mësoj fëmijët tuaj."

Pse jo?

-Në rregull.

"Ç'kemi! Jam Monika Levinski. Sot

do të mësojmë për njerëzit e mëdhenj


që kanë shërbyer si presidentë

të Shteteve të Bashkuara."

Ku ka njeri më të kualifikuar

që të flasë për këtë?

E ke gabim.

S'është e sjellshme ta thuash këtë.

Zot!

Kisha shumë kohë pa qeshur.

Shiko, vitin tjetër do të jesh

në Nju Jork.

Do të jemi në një restorant

të rëndomtë duke ngrënë paradrekën

dhe ti do të më tregosh për një takim

të çuditshëm që ke pasur.

Po, gjërat do të më ecin shumë mirë.

Thjesht duhet të gjej dikë që ka qenë

në koma për një kohë të gjatë.


Mjaft.

-Jo, ti nuk e kupton.

Ose kjo, ose do të ketë

një radhë të gjatë me meshkuj

që duan t'i mburren shokëve

se kanë bërë gjithçka që shkruhet

në raportin e Starit.

Mund t'i shmangësh ata tipat.

Kush do të ngelet? Një njeri i mirë

që do të krijojë familje? -Po.

Kat, ke para teje personazhin që shiti

më shumë kostume për Hallouin sivjet.

Me këtë person po marshon.

-E di.

Shoqërohej edhe me një puro.

-E di.
E pashë.

E bleva edhe unë një.

-Çfarë?

Oh, Zot!

Shikoje!

Çfarë ke?

-Asgjë.

Përpiqu të mos mendosh për kasetat.

S'kam çfarë t'i bëj.

Janë shumë të rënda.

Më futën në një sallë mbledhjesh.

M'u desh të rrija ulur,

të dëgjoja çdo kasetë

dhe të firmosja që isha unë.

-Çfarë?
Isha shumë e dëshpëruar

në atë periudhë

dhe ajo kishte regjistruar

çdo sekondë.

Kur e dëgjoj tani, kuptohet shumë qartë

se ajo e dinte që po regjistronte.

Në ato çaste,

s'ia kisha idenë dhe...

Zot! Thua shumë gjëra

kur nuk je e kthjellët.

Gjërat e rëndomta që thua

kur je duke folur,

duke kaluar kohën në telefon

me një shoqe...

Kur flas për të...

Natyrisht që s'e kuptoja


sa rëndë ishin gjërat në atë kohë,

sepse nuk e njihja veten.

Dukem shumë e përhumbur,

e fiksuar dhe e dëshpëruar.

Krejtësisht jashtë kontrolli.

Tani mund t'i dëgjojnë të gjithë.

Dhe ta shohin në televizor.

Ose do të rrish duke varur turinjtë

në këtë kodër,

ose do të kapim "Ka postë për ty"

në orën 13:00.

Meg...

-Përgjigje e saktë.

Eshtë mahnitëse.

Linda Trip me tonin hundor që

manipulon Monika Levinskin


me tonin e lartë të zërit...

-Më lejoni të them diçka.

Askush nuk e meriton Linda Tripin.

Nuk arrij ta kuptoj

si mund të punosh çdo ditë me dikë,

ta shohësh në sy si shoqe dhe pastaj,

kur shkon në shtëpi në darkë,

shtyp butonin e regjistrimit

në regjistruesin "Radio Shack."

Sipas meje, nëse e bën këtë,

s'mund të quhesh më njeri.

Mirë je?

-Po. Në fakt, jam mirë.

Në rregull.

Për ta përmbledhur...

Levinski mund të zbulojë se publiku


është shumë i paqendrueshëm.

Shpesh, burrave që bëjnë skandale

seksuale u jepet një mundësi e dytë,

kurse femrave u jepet shumë rrallë.

Mund ta imagjinoni djalin tuaj

të vijë në shtëpi dhe të thotë:

"Do të martohem

me Monika Levinskin?"

Në zyrë është kongresmeni?

Eshtë në një event

për mbledhje fondesh.

Duhet të të tregoj diçka.

Po merrem me akuzat ndaj presidentit.

Kam lexuar shtojcat.

Shtojcat e Ken Starit

janë gjithçka për mua tani.


Duket argëtuese.

-Has vazhdimisht një shënim

për një nga dëshmitaret

në gjyqin e Paula Xhonsit.

Dëshmitarja e paidentifikuar 5.

Ajo ka pasur një takim problematik

me Klintonin.

Ç'do të thuash, "problematik?"

-Këtu është puna. Më hutoi.

Nuk e gjeja dot askund burimin.

Pastaj, kuptova që është

në "kasafortë."

Këtu mbajnë të gjitha provat

e vulosura nga gjykata.

Mbylle.
Dëshmitarja 5 e firmosi

këtë deklaratë vitin e kaluar,

duke thënë se nuk kishte pasur

asnjë takim me Bill Klintonin.

Por ja çfarë i tha FBI-së sivjet,

kur shkuan ta konfirmonin.

Kush është në dijeni për këtë?

Huanita, quhem Riçard Peri.

Punoj me kongresmenin Lindsi Graham.

Kongresmeni do të donte të bënte

një telefonatë jo zyrtare me ty.

Të lutem, na telefono

në numrin 202 555 7893.

Ç'kemi! Jam Majk Uoker

nga "National Enquirer."

Dua të flas me ju

pasi kam një ofertë me para në dorë.


Më telefononi në numrin 310 555 0122.

Ç'kemi, Huanita! Jam Liza Majer.

Jam gazetare e "NBC Neës."

Doja të dija nëse mund të bisedonim.

Data. E drejtë.

Në rregull.

Ku të shoh kur të flas?

-Drejt meje, si në një bisedë normale.

Kur do ta marrim vesh

se kur do të transmetohet?

"NBC"-ja do ta vendosë së shpejti.

Mos u shqetëso.

S'do të lejoj që të zihesh në befasi.

Do të jepet para se të përfundojë

votimi për akuzimin e presidentit?


Kam shumë arsye që të besoj

se kështu do të ndodhë.

Je gati?

Në rregull. Po filmojmë.

Dhjetor 1998

Nëse votimi për ngritjen e akuzave

do të zhvillohej sot,

do të kishte 204 vota pro,

195 kundër dhe 35 të pavendosur.

Ku bën pjesë Sheisi?

-Eshtë i pavendosur për momentin.

Mendoja se e kishim në anën tonë.

Shumë nga të moderuarit

janë të prirur të votojnë kundër,

por janë në presion nga e djathta.


E gjithë partia e mallkuar

po çmendet.

Duhet të vazhdojmë t'i japim arsye

që të qendrojnë në anën tonë.

Po. Po çmendem duke mos bërë asgjë.

Mendoj se duhet të bëj telefonata.

Zotëri, e dini që s'mund ta bëni këtë.

Nëse do të merrej vesh...

Kam një ide.

Disa nga të pavendosurit

janë në qarqe,

ku Zonja e Parë

është shumë popullore

dhe menduam se nëse do të bënte

disa telefonata të përzgjedhura,

kjo mund të ndihmojë.

Njerëzit duan të dëgjojnë Hillarinë.


Ndoshta mund të flisni me stafin e saj.

-Sigurisht.

Patjetër, z. president.

-Z. president.

I ke parë sondazhet?

Shifrat e Hillarit janë të pabesueshme.

Zot! Po të më kishe thënë në vitin

1992 që do të bëhej kaq popullore,

do të mendoja që kishe pirë drogë.

Shërbimi fotografik me "Vogue"

është javën tjetër.

Duan të përdorin dhomën e Ruzveltit.

Në rregull.

Çfarëdo që t'i duket më mirë atyre.

Zonjë, kongresmeni Rengëll.


Ç'kemi, Çarli!

Si mund të të ndihmoj?

Moniheni do ta bëjë zyrtare

javën tjetër. Ai do të tërhiqet.

Do të lirohet një vend në Senat

në shtetin e madh të Nju Jorkut.

E gjithë partia këtu,

deri te vajza që përgatit kafetë...

Ti je zgjedhja jonë e parë, Hillari.

Si thua?

Eshtë e zonja.

Je gati?

Të lumtë!

Sa e zonja!

Do që ta provojmë përsëri?

Në rregull.
Vazhdo të godasësh pishinën.

-Alo?

Paula? Jam Suzana.

-Oh, Zot! Suzi!

Më ka marrë malli.

Në fakt, do të vij aty së shpejti.

-Po, e di.

Gjithashtu, mora vesh kush

do të të sjellë këtu dhe pse.

Paula, është gjëja më e keqe

që mund të bësh.

Shumë nga miqtë tanë

janë shumë të shqetësuar

për linjën tënde telefonike

si fallxhore.

Jo, thjesht lexoja një skenar.

-Jo, jo.
Bie ndesh me fenë tonë, Paula.

Janë gjëra okulte.

Por unë të mbrojta. I thashë: "S'është

ajo. Eshtë bërë një gabim. Harrojeni."

Por tani kjo?

Këtë s'mund ta mbroj. S'do ta bëj.

Nuk ke pse e bën,

sepse thjesht do të jap një intervistë

për përvojën time gjatë çështjes.

-Eshtë revista "Penthouse!"

Jo, por thanë që...

Thanë që thjesht do të bëjmë

disa fotografi artistike.

Shumë artistike.

Po tregohesh frikacake

që e gënjen veten për këtë


dhe përse e përdorin burrat

këtë revistë.

Suzi, kam probleme ligjore,

probleme me taksat që as nuk i kuptoj.

Fondi im për mbrojtjen ligjore

ishte hapur gabim dhe...

Jo, jo. Mos!

Mos u përpiq t'ia hedhësh fajin

shumë njerëzve bujarë

që të kanë ndihmuar.

-S'po e bëj. S'po e bëj.

Por, tani askush s'më ndihmon më

dhe...

Nuk gjej dot punë këtu.

Nuk kam zgjedhje tjetër.

-Sigurisht që ke.
Do të mbyllësh telefonin me mua

dhe do t'i telefonosh atyre

për t'i thënë që do të tërhiqesh.

-E kam firmosur tashmë.

Nuk e bëj dot.

Suzi, më duhen paratë.

Znj. Klinton.

Po. Pickoj veten sa herë që punoj

në gjithë këto shtëpi të bukura.

Eja të të çoj te Tereza.

-Mirë.

Ajo do të të shpjegojë çfarë të bësh.

Eja lart.

Do të doja të uleshit në divan,

nëse s'e keni problem. -Mirë.

Flokët e tu janë të përsosur


për poza seksi. -E di.

Gjatë viteve të fundit, njerëzit më

kanë thënë t'i mbaj të shtrirë, por...

Më pëlqejnë flokët e lumtur.

Më pëlqen të vishem bukur

dhe të dukem tërheqëse...

S'e di çfarë ka të keqe këtu.

Disa njerëz përpiqen të të bëjnë

të ndihesh keq ngaqë dukesh bukur.

E di!

Si të duket?

-I adhuroj!

Je shumë e talentuar.

Shumë faleminderit.

Do të doja ta bëja edhe unë këtë.


Mund të të bëj një pyetje?

Që të ngelet mes nesh.

Kur ishe vetëm me presidentin

në atë dhomë...

E bëre, apo jo?

Faleminderit.

Ato do të veshë?

-Po.

Në rregull, Paula.

Qetësohu. Qetësohu.

Uli krahët. Shumë mirë.

-Në rregull.

Mirë. Hape pak atë.

Bëj përpara. Mirë.

Bëj përpara.

Prit të shoh si duket.


Mirë.

Mund të shihni drejt meje?

-Po.

E përsosur.

Mund ta vendosësh këmbën

mbi parmak?

Mirë.

-Po.

Tani nxirr gjurin. Mrekulli.

-Mirë.

Qendro në profil.

Në rregull. Mbaruam.

Të bëjmë fotot lakuriq.

Toni, eja të flasim pak.

Shko lëri pa fjalë!


-Në rregull.

Fillojmë!

Po argëtohesh, Paula?

-Po argëtohem shumë.

Ngjitu aty lart.

-Mirë.

Paula? Paula, hiqe bluzën.

Pranove të bëje foto lakuriq.

E mban mend? -E drejtë. Po.

Thamë që do të ishin

shumë artistike, apo jo?

Sigurisht që ashtu do të jenë,

zemër.

Të lutem, mund ta heqësh

bluzën tani?

Jepi.
-Mirë.

Hiqe fare.

Mrekulli. Mirë.

Edhe poshtë.

Fantastike. Shumë mirë.

Mirë. Buzëqesh tani.

Podesta thotë se

sapo humbëm Kesëllin.

Ai do të marrë nëntë vota me vete.

Tani Sheisi mendon të votojë pro.

Çfarë dreqin po ndodh?

E njihni një grua

që quhet Huanita Brodrik?

Ajo është...

-E di kush është.
Ishte mbështetëse e fushatës

në vitet 1970. Pse pyet?

Ajo është arsyeja pse po humbasim

votat. -Nuk ka fare kuptim.

Të djathtët e lajthitur në Litëll Rok

u përpoqën të trillonin një thashethem

për mua dhe atë vite më parë.

Ajo e ka thënë shumë herë

që s'është e vërtetë.

E ka thënë nën betim.

Madje, foli edhe sivjet dhe tha që

nuk ndodhi asgjë në një dëshmi.

Ky është problemi. Me sa duket,

i ka thënë agjentëve të Starit

se ka gënjyer në atë dëshmi.


Stari e futi dëshminë e FBI-së

bashkë me provat e vulosura

që u dërguan në Kongres.

Çfarë thuhet atje? Më trego detajet.

-Nuk kemi të drejtë ta lexojmë,

por kam dëgjuar nga disa njerëz

që atje shkruhet se ju e keni dhunuar.

Ajo po gënjen si dreqi!

I përndjekin këto gratë

dhe i frikësojnë.

Kanë 20 vjet që merren me të

dhe më në fund, u dorëzua.

Eshtë çmenduri.

Stari i mallkuar merr helmin e tij

dhe e fut në kutinë e tij të vogël!

Ai e di se çfarë bën.
S'mund ta kundërshtoj dot një akuzë

që s'mund ta parashikoj.

Ata trillojnë gënjeshtra

njëra pas tjetrës për mua

dhe unë s'mund ta them të vërtetën,

sepse nëse flas, atëherë

do të tërheqë më shumë vëmendjen.

Por kur përhapin diçka të tillë,

pasi bëhet publike,

s'mund të bësh dot asgjë.

Nuk harrohet kurrë.

Eshtë gënjeshtër.

Një tjetër gënjeshtër e mallkuar!

Madje, s'është diçka e re.

-E di, zotëri,

por Sidi thotë se ajo do të japë


një intervistë te "Dateline."

Kur?

-Nuk e dimë.

Sidoqoftë, po i shtyn të pavendosurit

të votojnë pro ngritjes së akuzave.

Djalli ta marrë!

Ajo erdhi!

S'më besohet që erdhi vërtet.

Ja një grua që ka nevojë

për një pije të mallkuar!

Ç'kemi!

-Eja. Shkojmë të bëhemi tapë.

Më thuaj, si është të jesh

jashtëzakonisht e urryer?

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni kanë

zgjedhur një strategji të shumëfishtë


për të më shkatërruar karrierën

dhe reputacionin.

Tani, shteti i Merilendit ka ngritur

një akuzë politike ndaj meje. -Krisht!

Duket qartë që znj. Klinton

ka bërë disa telefonata,

por ti e di si janë gjërat.

Për sa kohë që s'do të më shtypë

ndonjë kamion në të ardhmen,

do ta konsideroj veten me fat.

Gjëja e mirë e etiketimit

si mace e zezë në këtë farsë

është se je bërë shumë e famshme

që të të vrasin.

Të shpresojmë.

Dëgjo, doja ta dëgjoje nga unë këtë.


Monika do të shkruajë një libër.

Shtëpia botuese "Saint Martin."

Do të marrë gjysmë milioni.

Endrju Mortoni do ta shkruajë

bashkë me të, siç bëri me Ledi D.

Ai libër pati shumë sukses.

-Diana?

Po. Do të bëjë shumë bujë.

-Princesha Diana?

Nëse fle me presidentin,

do të shpërblehesh.

Të gjithë duan të dëgjojnë

çfarë ka për të thënë Monika.

E po...

Më në fund, ajo ia arriti

që të ishte në qendër të vëmendjes.


Jam e sigurt që po e shijon këtë.

Mund të bëj disa telefonata

për të parë

nëse ndonjë nga shtëpitë e vogla

botuese konservatore ka interes,

por në të vërtetë...

E vërteta është se raporti i Starit

ka bërë publike çdo gjë.

Nuk ka interes në treg

dhe tani që Monika...

Nuk e bëra këtë për një libër.

Në rregull.

Por, s'mund të thuash

që nuk u argëtuam.

Zot! Do të më marrë malli

për Klintonët kur të ikin.


Ishin të mrekullueshëm

për të botuar libra.

Shkojmë të takojmë njerëzit.

Në rregull. Do ta zgjidh unë.

Thjesht duhet të...

Duhet të lëmë gjërat tona...

Po, të lutem. Mundemi?

-Po.

Më falni. E dini nëse restoranti

është i mirë këtu?

Po, shumë klasik. Sallata e tyre

e përzier me perime është e famshme.

Ju jeni Linda Trip?

Bëtë diçka të neveritshme.

Të lumtë goja!
-Çfarë?

Çfarë po bën?

-Po planifikoj ditën e nesërme.

Në mëngjes kam mbledhjen

me "NSA"-në.

Do të drekoj me Podestën.

Pasdite do të akuzohem.

Pastaj, do të dal para kombit.

Historia s'do të ketë mëshirë për ta,

Bill.

Shumë mirë.

Nuk e di çfarë do të bëjmë tani.

Njësoj si gjithmonë,

do të vazhdojmë të luftojmë.

Nuk kemi mbaruar ende.

Aspak.
Ky është Den Redhër.

Ju përshëndes

nga kryeqyteti i vendit

në këtë ditë të shënuar për

presidentin, Kongresin dhe kombin.

Po votojnë për akuzën e parë.

Akuzimi i presidentit

për dëshmi të rreme para një jurie.

Mendoj se ndoshta do të shihni

që demokratët do të largohen nga salla

për të dalë në shkallët e përparme

të Dhomës së Përfaqësuesve.

Do të qendrojnë jashtë

për një kohë të shkurtër.

Për këtë votim, pro janë 228 vota,

kundër janë 206 vota.


Akuza e parë miratohet.

Historia do të ndryshojë

me të qeshurat në sfond.

Uilliam Xheferson Klinton është akuzuar

nga Dhoma e Përfaqësuesve

për të paktën 1 akuzë.

Kjo garanton që çështja

do të kalojë në Senat.

Doni të dëgjoni një barsoletë?

Një tip bllokohet mbi një shkëmb

gjatë një stuhie.

Era dhe shiu nuk pushonin.

Ai përpiqet të mbahet te një degë.

Eshtë duke i rrëshqitur nga duart.

Do të rrëzohet.
Ai ngre kokën dhe thotë:

"Pse unë, Zot?"

Zoti e sheh nga lart dhe i thotë:

"Thjesht nuk më pëlqen ti."

Shkurt 1999

Jam Met Draxhi në "Fox Neës",

diku në qendër të Manhatanit.

Titujt kryesorë për sonte...

Drejtuesit e "NBC"-së janë në luftë

për intervistën me Huanita Brodrikun.

Monika është kthyer në Uashington

për të dëshmuar

dhe Paula Xhons do të shfaqet

në revistën "Penthouse."

Për të diskutuar për të gjitha këto


kam këtu En Kolterin,

autoren e "Krime të rënda

dhe shkeljet."

En, çfarë mendon për të gjitha këto?

Më lejo të them se Huanita Brodrik

është shumë e besueshme,

por Paula Xhons

është më keq se kaq.

Jam shumë e neveritur

për atë që ka bërë ajo.

Ajo ishte si Roza Parks për ne.

Ishte heroina në konfliktin

mes Davidit dhe Golias.

Ajo ka pasur dinjitet, fisnikëri

dhe shumë guxim. -Po tani?

Doli që është thjesht një fundërrinë


siç thoshin ata.

Të pëlqeu skena ime?

I thashë të bënin diçka të ndërthurur

mes "Dragnet" dhe "Star Trek."

Eshtë shumë argëtuese.

Eshtë shumë e pazakontë.

Si mendon se po eci? Je shumë

e zonja për të qendruar pa lëvizur.

Duhet të praktikohesh.

Do t'ia dalësh. -Këtë sapo tha

edhe Roxher Ejlsi. Duhet kohë.

Kur do të transmetohet kjo?

-Të shtunën në orën 21:00.

Eshtë orar i shkëlqyer

për një program me lajme.

Zot! -Po ti? S'ke dashur kurrë


të kesh programin tënd?

Më kanë thënë që do të merrja

shumë gjoba nga "FCC"-ja.

S'do të qaj për ty,

zonjushë që je mes autorëve

më të shitur sipas "Neë York Times!"

Do të bëj një skeç për këtë çast.

-Ç'do të thuash?

Çasti ynë.

Ky është agimi i një epoke të re

të konservatorëve.

Nuk e mohoj

që jemi të gjithë shumë të kërkuar.

Edhe Ingrahami.

Draxh, presidenti në detyrë i Shteteve

të Bashkuara është kriminel.


Ne e ekspozuam atë.

Unë, ti, Konueji.

Stari nxorri në dritë

më shumë detaje të neveritshme

që s'e dinim fare që ekzistonin.

Por, nëse ai do të kandidonte për

një mandat të tretë sot, do të fitonte.

Hillari, një person bosh me karizmë,

një qese e mbushur me akull,

është shumë popullore tani.

Ajo do të futet në Senat.

Ne i treguam vendit

se kush janë dhe ata thanë:

"Po, të lutem.

Mund të na jepni përsëri?"

Ata do Amerika në pushtet.


Jo ne.

S'e di nëse gjërat janë kaq të zymta.

Drejtuesi i sistemit tonë ligjor

gënjeu nën betim dhe ia hodhi paq.

Nuk ekziston më sundimi i ligjit.

Draxh, mos u shqetëso,

partia jonë do të kandidojë Bushin

më budalla për president.

Udhëheqësit impotentë republikanë

po përdorin armën tonë sekrete

për herë të njëmijtë!

S'më besohet që e kanë thirrur

përsëri për të dëshmuar.

Ajo duhet ta urrejë këtë.

-Do të jetë mirë.


E dimë shumë mirë

se asaj i pëlqen të rrijë në një dhomë

plot me burra të moshuar.

Eshtë e vërtetë.

Do të jenë tre republikanë

nga Kongresi.

Ata nuk kanë vota të mjaftueshme

për ta dënuar atë.

Do të përpiqen të të frikësojnë

që të thuash diçka ndryshe...

Eshtë hera e 22-të që më marrin

në pyetje për këtë. E di çfarë të bëj.

Keni firmosur një dëshmi,

ku thoni se s'keni kryer kurrë

marrëdhënie seksuale me presidentin.

Nuk ishte e vërtetë? -Po, siç kam


thënë në dëshminë e mëparshme.

Besoni se ishte

në interesin e presidentit Klinton

që të gënjenit në atë dëshmi?

S'ndihem rehat që të them se çfarë

besonte ai që ishte në interesin e tij.

Me siguri që nuk ishte

në interesin tënd.

Jo, në fakt, ishte.

Pse do të ishte në interesin tënd

të jepje dëshmi të rreme?

Sepse nuk doja të dëshmoja publikisht

për një marrëdhënie personale,

siç po bëj tani.

Mund të vazhdojmë pak më shpejt?


I paguaj avokatët e mi

dhjetëra mijëra dollarë ora.

I paguaj nga xhepi im.

Ju lutem, mund të mbarojmë me këtë?

Znj. Levinski? Znj. Levinski?

Presidenti donte që t'ju jepnim

një mesazh nga ana e tij.

Donim t'ju thoshim se atij i vjen

shumë keq për gjithçka që keni kaluar.

Vetëm kaq?

Edhe mua dhe Çarlsit na vjen keq

për gjithçka që keni kaluar.

Po. Vërtet.

Faleminderit.

Djema.
Pafajësia është thuajse e sigurt

për të dyja akuzat ndaj president.

Dy akuzat që ishin për dëshmi të rreme

dhe pengim të drejtësisë.

Thuhet se votat pro për akuzat

mund të mos plotësojnë as shumicën

e thjeshtë, që do të ishin 51 vota,

jo më shumicën me 2/3-at,

apo 67 vota, që duhen për...

Nuk ka asnjë dyshim.

Duket se tani është e sigurt

që presidenti do të shpallet

i pafajshëm për të dyja akuzat.

Akuza e parë, dëshmia e rremë,

duket se s'do të marrë

as shumicën e thjeshtë të votave.


Nuk më besohet.

Eshtë vërtet e neveritshme.

Kujdes fjalorin.

-Nuk ka fare kuptim.

Gjithmonë kështu do të përfundonte.

The që ai do të ishte i detyruar

që të jepte dorëheqjen.

U rrëmbeva nga situata dramatike.

-Kaq ishte?

Mësimi nga e gjithë kjo

është se duhet të kishe gënjyer.

Jo. Nuk është ky mësimi.

E di pse nuk të kam treguar kurrë

për babanë tim?

Sepse s'doja që fëmija im


të mësonte se gënjeshtarët

bëjnë një jetë të mrekullueshme.

Sigurisht, kur isha e vogël,

nuk e kuptoja çfarë ishte ai.

E adhuroja atë.

Ishte njeri shumë i rreptë.

Ishte mbrojtës i flaktë

i parimeve morale.

Pastaj, një ditë,

kur isha adoleshente,

ai tha se do ta braktiste

familjen tonë

për të jetuar me një grua

që kishte njohur në shkollë.

Iu përgjërova të rrinte.

E dija është ishte për të ardhur keq.


I ofrova dhomën time.

Nuk i bëhej vonë.

Hipi në makinë dhe iku.

Por, nuk ishte kjo gjëja më e keqe.

Pasi ai iku, e vërteta doli në shesh.

Për vite të tëra,

gjatë gjithë jetës sime,

ai kishte pasur lidhje jashtëmartesore

me gra në të gjithë kontenë Morris.

Të gjithë e kishin ditur.

Fëmijët në shkollë,

të gjithë fqinjët, të gjithë.

Ishte shumë poshtëruese.

Dhe mamaja ime...

Mezi arriti t'i mbijetonte kësaj.


Pse nuk i tregonte njeri asaj?

-Sepse ata e kishin qejf atë.

E kishin më shumë qejf

se mua apo atë.

Ai ishte mashtrues.

Ishte gënjeshtar.

Dhe askush nuk e gjykonte për këtë.

Kjo është e vërteta.

Burrat e tillë, burrat si Bill Klintoni

shkatërrojnë jetë njerëzish.

Dhe ia hedhin paq.

Thjesht e bëjnë.

Zot!

"Urime! Jeni pranuar si praktikante

në Shtëpinë e Bardhë."
Zemër...

-Jam mirë.

Sinqerisht, nuk më hiqet nga mendja

ndjesa që ai kërkoi

përmes avokatit të tij.

"Atij i vjen keq për gjithçka

që ke kaluar?" Unë...

Këtë mund t'ia thuash një kolegu

që ka kaluar një muaj të vështirë,

me të cilin s'ke aq shumë afrimitet.

Do të kisha bërë çdo gjë

për ta mbrojtur atë.

E bëra.

Sepse aq i rëndësishëm ishte për mua.

Por ai?

Në çdo mundësi që pati


për të më ndihmuar,

ai zgjodhi të mos bënte asgjë.

Kur më thirrën për të dëshmuar,

mund të thoshte: "Monika, mos gënje.

Mos e shkel ligjin.

Mos e bëj këtë për mua."

Gjatë javës së parë

kur gjithçka u bë publike

dhe njerëzit thoshin që isha

përndjekëse, i sajova të gjitha, ai...

Ai nuk bëri asgjë dhe i lejoi.

Mund t'i kishte dhënë fund kësaj

kur të donte.

Ajo njihet si dëshmitarja

e paidentifikuar 5,

por sonte ne mund ta prezantojmë atë


si Huanita Brodrik, 56 vjeçe.

Ajo e njohu Bill Klintonin

në vitin 1978.

Ai e ftoi që ta vizitonte në zyrën

e fushatës së tij në Litëll Rok.

E pëlqeje atë?

-Po.

U bëra mbështetëse.

Më tha se po të vizitoja Litëll Rokun

duhet të shkoja te zyra e fushatës.

Herën tjetër që shkova atje,

e vizitova

dhe bëmë plan të takoheshim

për të pirë kafe,

që të bisedonim për rimbursimet

nga shteti për azilet.


Brodriku thotë se kur erdhi Klintoni,

ai i kërkoi të takoheshin

në dhomën e saj të hotelit.

Kishe ndonjë shqetësim për këtë gjë?

-Isha pak në siklet.

Por nuk ndjeva ndonjë rrezik.

Pastaj, po bisedonim në dhomën time

dhe krejt papritur,

ai më rrotulloi

dhe filloi të më puthte.

Kjo ishte shumë tronditëse.

Çfarë bëre?

-Në fillim, e shtyva.

I thashë:

"Të lutem, mos e bëj këtë."

Ai tha: "Nuk e dije


për çfarë do të vija këtu?"

Çfarë ndodhi pastaj?

-U përpoq të më puthte përsëri.

Herën e dytë që u përpoq

të më puthte,

filloi të kafshonte.

Në buzë.

Unë...

Prisni pak.

U përpoqa t'i largohesha.

Pastaj, më hodhi me forcë në krevat.

Isha shumë e frikësuar.

U përpoqa të largohesha prej tij.

U përpoqa të ikja

dhe i thashë "jo."


Që nuk doja ta bëja atë gjë,

por ai nuk ma vuri veshin.

Rezistove?

I the që të ndalonte?

Po, i thashë: "Të lutem, mos!"

Ai ishte njeri tjetër.

Ishte njeri i pashpirt

dhe i tmerrshëm.

Pasi mbaroi gjithçka,

ai u ngrit dhe u rregullua.

Unë po qaja dhe...

Ai shkoi te dera dhe qetësisht

vuri syzet e tij të diellit.

Para se të dilte, tha:

"Bën mirë t'i vësh pak akull asaj."

Po thua se Bill Klintoni


abuzoi seksualisht me ty?

Të përdhunoi?

-Po.

Zot!

Një tjetër nga gratë e Klintonit.

A nuk po jepen çmimet "Grammy?"

Mrekulli. E humbëm.

Ç'do të bëni ti dhe Vali

këtë fundjavë?

Santana dhe Rob Tomasi do të vijnë

në pavijonin "Merriëeather Post."

Bukur.

Znj. Trip.

Jam zgjuar.

Jam zgjuar. Nuk funksionoi.


-Jo, mbaroi. Operacioni përfundoi.

Jeni në reanimacion.

Së shpejti do t'ju çojmë

në dhomën tuaj. Do të vij me ju.

Quhem Tina.

Jam infermierja juaj private.

Çfarë?

Nuk na e mban xhepi.

Mendoj se gjithçka është paguar.

E mbani mend?

Po. Lusiana.

-Kush është ajo?

Botuesja ime.

Miqtë e saj. Donin të më ndihmonin

që të dukesha më bukur.

Sa mirë!
-Mund të m'i japësh cigaret e mia?

Më falni.

Ç'kemi!

-U rehatove në shtëpi?

Jo. Je shumë e fiksuar.

Kanë kaluar dy ditë.

Më pëlqen t'i marr gjërat shtruar,

t'ia gjej vendin gjërave.

E di që libri yt po shfaqet kudo,

apo jo?

E di. Eshtë shumë e çuditshme.

Sot do të bëj një promovim të librit.

-Je nervoze?

Dua që gjithçka të mbarojë.

Si ndihesh?

-Shumë mirë.
Vërtet?

-Kat, jam mirë. Sinqerisht.

Këtu është bukur.

Ndonjëherë, njerëzit më lënë rehat.

Kat, duhet ta mbyll. Duhet të bëhem

gati që të dal dhe të sillem si Monika.

Bëji të fala Monikës tjetër!

-Do ta bëj. Të dua.

Ç'kemi! Do të drekoni te ne?

-Do të takoj dikë.

Faleminderit.

Rezervimi duhet të jetë bërë

me emrin Kolins.

Ai punon për "George."

Revista "George."

-Po, ka ardhur. Më ndiqni.


Këtej.

-Faleminderit.

Përshëndetje.

-Ç'kemi!

Zot! Shpresoj të mos e keni problem

t'ju them që nuk ju njoha.

Faleminderit.

Shpresoj ta shkruash këtë.

Që dukem ndryshe.

Jam adhuruese e revistës tuaj.

-Faleminderit.

E keni takuar Xhon Kenedin të Riun?

-Po, sigurisht. Ai ishte shefi im.

Pothuajse e takova një herë.

Kam qenë drejtoreshë

e një programi shumë të mirënjohur


që varej nga Sekretari i Mbrojtjes.

Ne organizonim udhëtime turistike.

Në vitin 1997, ai pothuajse

u bë pjesë e njërit prej tyre.

Ajo që i ndodhi atij

ishte shumë e trishtë.

Shumë tragjike.

-Po.

Ashtu ishte.

Ishte e tmerrshme.

Ka problem nëse...?

Nëse dikush do të binte dakord

për atë, ajo jam unë. -E drejtë.

Më në fund, po flisni me shtypin.

Pse?
Bëra një gabim të tmerrshëm.

Për një kohë të gjatë,

mendova se s'ishte e përshtatshme

që të flisja publikisht,

por kjo i lejoi të tjerëve që të

informonin publikun për Linda Tripin.

Mendoni se ka pasur një fushatë

për të njollosur emrin tuaj?

Sigurisht, por jo vetëm kaq.

Natyrisht, unë shkaktoj një reagim

shumë të keq te njerëzit.

Mendoni se kjo do të ndryshojë

me një pamje të re?

Shpresoj që po.

Kur historia u bë publike

dhe pashë fotografitë e mia,


doja të futesha thellë në një gropë.

Derisa ndodhi e gjitha kjo,

s'e dija sa e shëmtuar isha.

Do të rrish vetëm 1 orë.

As më shumë, as më pak.

U kemi thënë që do të firmosësh

vetëm kopje të librit, asgjë tjetër.

Ata mund të bëjnë

vetëm pyetje të padëmshme.

Pyetje të padëmshme?

-Do të dalësh shumë mirë.

Ata kanë ardhur

ngaqë duan të të shohin.

E keni lexuar librin e Monikës?

Disa pjesë. -U befasova nga fakti

që është shumë shqetësues.


Ajo ka vuajtur shumë.

Ajo ka shkruajtur

se nuk arrinte ta besonte që dikush

do të ishte aq mizor

sa ta regjistronte atë vuajtje.

Pyes veten si ndihesh për këtë.

Nuk di ç'të them për këtë.

Paska më shumë njerëz se sa mendoja.

-E di. Kanë ardhur shumë njerëz.

Kur keni folur me Monikën

për herë të fundit? -Faleminderit.

Te qendra tregtare.

Atë ditë.

-E mbani mend çfarë thatë?

I thashë që edhe mua


më kishin bërë të njëjtën gjë.

Ishte e vërtetë?

-Jo.

Jo, ishte gënjeshtër.

Por nuk...

Nuk dija çfarë t'i thosha në atë çast.

Ç'do t'i thoshe tani?

Nëse do ta takoje?

Do të përpiqeshe të flisje me të?

S'mendoj se do të isha e mirëpritur.

Monika! Monika!

-Këtu!

Monika!

-Monika!

Monika, dukesh e mrekullueshme.


Monika! Monika!

Të duam, Monika!

Të duam! Të duam!

Zot! Monika!

Ç'kemi, Monika!

Monika! Monika!

-Faleminderit.

Monika!

Dua vetëm të flas me Monikën.

Monika! Monika!

E adhuroj buzëkuqin tënd!

E do ende Billin?

-Nuk lejohen pyetjet!

Ajo mund të përgjigjet, nëse do!


Forca!

Monika, jam adhuruesi yt më i flaktë!

Duhet të rri pak vetëm.

Faleminderit.

E di që edhe pas shumë vitesh,

ajo ndoshta s'do ta kuptojë kurrë.

Çfarë do që ajo të kuptojë?

E di që duket e tmerrshme.

E di që duket si tradhëti.

Por ajo ishte viktima e tij.

Ai e bëri gjithë këtë.

Ai e bëri.

Do të doja që ajo të kuptonte

se unë e shpëtova.
Monika, mirë je?

Kam nevojë për disa çaste.

Do të jem mirë.

Do të jem mirë.

You might also like