You are on page 1of 7

Eposi i kreshnikëve

Cikli i kreshnikëve të njohura edhe si Këngë Kreshnikësh, janë pjesë e ciklit tradicional të
këngëve epike shqiptare. Këngët morën trajtën e tyre përfundimtare në shekujt XVII e XVIII dhe
përcilleshin gojarisht nga rapsodët popullorë. Këngët u mblodhën për herë të parë në shek. XX
nga françeskanët Shtjefën Gjeçovi dhe Bernardin Palaj, ky i fundit i botoi për herë të parë më
1937. Tradita e rapsodëve shqiptarë që i këndojnë këngët të mbajtura përmendsh është e
fundit e llojit të vet që mbijeton në Europën moderne.

Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato
radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i
Kreshnikëve është jehonë poetike disa shtresore e jetës së përbashkët (sh.VI-VIII), por edhe e
konflikteve disa shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-shqiptare me
ardhësit sllavë të jugut në Iliri (Ballkan). Nga ardhja e tyre e deri në shekullin XIV, sidomos në
shekujt XIII-XIV, ky konflikt është acaruar dhe zgjeruar, siç thotë historiani A. Buda (1986), në
kohën e forcimit të pushtetit feudal qendror serb të dinastisë së Nemanjiqëve. Edhe epikologu
gjerman M. Lambertz (1958)kryetari pajtohet se këto këngë «rrjedhin nga koha e dyndjes së
sllavëve nëpër Danubin e Poshtëm në Ballkan dhe ruajnë ende kujtimin e luftërave të vjetra të
ilirëve ose ,shqiptarëve kundër sllavëve që u dyndën në kohën rreth viteve 700-800». Këto
këngë janë ndër eposet e fundit aktive në Evropë në fillim të këtij mijëvjeçari dhe me të drejtë
thuhet se e kanë vendin në arealin e epikës botërore.Zonat ku eposi këndohet janë të shumta
në Shqipërinë e sotme. Mendohet se ai është i pranishëm në zonat si Malësia e Madhe,
Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera. Përveç territorit të Shqipërisë, cikli këndohet edhe në
zonat e Kosovës, si Pejë, Gjakovë, Prizren, Deçan, Rahovec e të tjerë. Në qendër të këtij eposi,
qëndrojnë dy vëllezërit Muji dhe Halili. Në epos tregohen historitë e të dy vëllezërve, si edhe ka
edhe një këngë ku përfshihet vajtimi i Ajkunës për birin e saj Omerin (aktualisht kënga "Ajkuna
qan Omerin" ose e njohur ndryshe edhe si "Vaji i Ajkunës").

Në të vërtetë Eposi i kreshnikëve është një epos i pasur me këngë të shumta. Më poshtë
paraqiten disa nga këngët më të njohura të këtij eposi :

 Martesa e Mujit
 Fuqia e Mujit
 Orët e Mujit
 Ajkuna qan Omerin
 Martesa e Halilit
 Muji e tri zanat e malit
 Halili pret Pajo Harambashi
Shtjefën Gjeçovi
Shtjefën Gjeçovi (Janjevë, 12 korrik[1] 1873 - Zym, 14 tetor 1929) qe frat françeskan, veprimtar i
lëvizjes kombëtare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar shqiptar. Lindi i biri i Mat Gjeç-Kryeziut
dhe Prendës në Janjevë, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane; i pagëzuar me emrin Hilë.[2]
Familja e tij ishte me prejardhje nga Kryeziu, një fshat i Pukës. Prindët e dërgojnë më 1884 në
kolegjin françeskan të Troshanit, në Vilajetin e Shkodrës, ku mori mësimet e para që e çuan në
rrugën e meshtarisë.

Kryevepra e tij, Kanuni i Lekë Dukagjinit, është përmbledhja më e përmendur e ligjit zakonor
shqiptar. I kopsitur në 1263 nene, nisi të botohej së pari tek "Albania" e Konicës më 1897-1898
dhe më pas në organin e shtypit të françeskanëve që nga dalja e Hyllit më 1913 gjer më 1924.
Gjatë lëvizjes së shpeshtë ndër famullitë e Veriut prej Kurbinit deri në Rrafshin e Dukagjinit, ai
mblodhi normativën e rendit dokësor ndër shtresëzimet më të mbrame të këtij të fundit.
Shenjat e këtij punimi dukeshin qysh më 1911 kur ndikoi fort në botimin e "Visaret e Kombit" të
sivëllaut V. Prennushi. Pa llogaritur artikujt e shumtë “Përralla popullore”(1903),”Doke e zakone
vdekjeje”(1907), “Mënyra e jetesës në Malci” (1908), ”Doke e zakonesh dasmash”(1910-1911),
“Vaje “ në raste vdekjesh (1917-1920). Një pjesë e dorëshkrimeve humbën me vdekjen e tij.

Botimi i Kanunit u arrit më 1933, mbas vdekjes së mbledhësit, me një parathënie të P. Fishtës.
Vendosja e titullit duket se shoshitet prej Fishtës kur shkruan se iu vendos prejse zbatohej dhe
kishte formë gatiligjore dikur ndër Lekë (malësor, sipas kumtit parak, banorët e Malësisë së
Madhe) dhe Dukagjin. U përkthye më vonë nga mikesha e shqiptarëve dhe e Eqrem bej Vlorës,
baronesha Marie Amelie von Godin pjesë-pjesë, e me ndihmën e etënve françeskan. Punim i cili
bëri të mundur që më 1936 Universiteti gjerman i Drezdenit i dha doktoratën postum P.
Gjeçovit për vleftën e Kanunit. Në italisht u përkthye nga P. Pal Dodaj në bashkëpunim me
Giuseppe Schirò dhe u botua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave në Romë më 1941.
Fuqia e Mujit

Muji takohet me Zanat pai u ka vene femijet ne gjume.Ato duan ta shperblejne per sherbimin e tij dhe I
paraqesin ofertat e tyre:dije,pasuri,force.Muji zgjedh forcen dhe Zanat I japin te pije qumesht gjiri qe ta
fitoje forcen.Pasi Muji e piu qumeshtin ai arrine te ngreje edhe nje shkemb. Lum e lum per t'lumin Zot,

Nu'jem kane e Zoti na ka dhane!

Kurr ish'kane Muja djale i ri,

M'a kish cue baba n'rroge tu njizotni;

Coban lopesh zotnija e ka ba,

Per gjith dite bjeshket Muja tu'i kerkue;

Per gjith dite nder gurra t'u u freskue,

Per gjith dite nder mriza tuj pushue

Rruge as shtek pa njofte nuk ka lane

M'i con lopet gjithhere ku s'i'n kane

'I nate lopet cobanit i paskan hupe

E tu shpija nu'ka mujte me dredhe

Buze nji shkambit m'u ndale asht ngushtue

Asht ule djali aty per me fjete

Paj dy djepa aty ki'n qillue;

E kan marre brimen e tuj kjajte

M'asht avite Muja me i shikjue

Po i pajton tuj i pekunde

E t'dy djepat ika vun ne gjume

Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe

-Ty, qysh te thone - Mujon e kan pvete-

Zo'! c'te ka pru n'ket vend e shka t'ka trete!-

Muja atehere shka u ka thane


Rrogtar lopesh un kam qillue

Per gjith dite kto bjeshke i kam kerkue

Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe

M'kan hupe lopet, e askund s'kam mujte me i gjete

Ktu m'xu nata e u ngja per me fjete

S'mylla sy prej vajit, puth kam ndie

Ishin kane tuj kajte keta dy fmi

Kurrkund carje fmia nu'm'kan lane

M'u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue

I pajtova e sa grima n'gjume i kam vdue

Po Zo'! shka jeni me gjithe ket drite?-

-Zana jemi, Mujo, tuj shetite,

-Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue,

Ti c'fare ndere, Mujo, po na lype?

puth dy djepat na ike vu ne gjume?

A don force, Mujo, me qindrue?

A don lufte, Mujo, me luftue?

A don gja, Mujo, a don mall?

A don,dije, Mujo a don gjuhe?

Lyp shka te duesh Mujos te i kan thane

Kqyr Muji atehere c'ka qite e ka thane:

-Shpesh po m'ngucin cobanija

Shum inad cobajt si me kane

Paj me force me ja u kalue un due

Njana shoqes Zanat atehere i kan thane:


-Tamel gjiut Mujit per me i dhane

Tamel gjiut i kan dhane me pi

Me tri pika djalin m'a kan ngri

E ika fale Zoti kaq fuqi

Sa me e luejte shkambin ma t'madhin

-Kape gurin! - Zanat i kan thane

Njimi okesh e ma guri ish'kane

E ka kap gurin njimi okesh

Badihava peshue me duer e ka;

Der n'nye t'kames vec e n'mujt ma

Njana shoqes Zanat atehere i kane thane:

-Edhe do tamel Mujos me i a dhane

E ka marre tamlin Muji e e ka pi

E ka kape gurin me e peshue

Deri ne gju ai gurin e ka cue

E ka ugje prap n'toke e ka pushue

Kqyre Zana sa mire ka thane:

- Edhe pak gji Mujo me i a dhane

I ka dhane prap gji per me pi

Sa don Zoti t'i ka dhane fuqi

E e ka marre gurin me e peshue

Deri ne shoge (brez) gurin e ka cue

E kan pa Zanat e kan kqyre

Njana tjetres prap te i kan thane:

- Opet (perseri) Mujit gji lypet me i dhane


E ka marre Muji gji me pi

O! se c'po i ep edhe Zoti fuqi

Kenka ba si me kane drangue

Ka marre gurin me e peshue

N'cep te krahit Muji e ka vdue

Njimi okesh gurit i ka qindrue

Njena shoqes Zana c'ka i ka thane:

-Tjeter gji Mujit mos me i dhane:

Pse tjeter gji Mujit per me i dhane

E batis dyrnjan ana-m'ane,

Atehere Zanat Mujin po e zhgjertojne

Se sa t'vogel puth po flasin:

Permbi krye hana tuj i shikjue

Permbas shkambit hija tu'u zgjatue

Sa miqsisht me te kan kuvendue

Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thane:

-Probatin na, Mujo, duem me te xane:

Fol ti, Mujo tash qysh po thue?-

-Tu t'jem ngusht, Zanat, me m'ndihmue!-

E ka fale Zoti sabahin

Ferk e ferk Muji kanka cue

I ka gjet lopet e ne shpi ka shkue

N'fushe t'Jutbines Muji kur a ra

Bytym shoket e mbledhun i ka pa

Se me Mujin aty i'n kene msue


Me i a mujte Mujit tuj ladrue

Kqyre seri Muji shka ka ba:

I a ka nise me cobaj me ladrue

Send ma t'fortin me dore e ka kape

Pese konope perpjete i ka dhane

As kurrkush me fole nuk po flet

Se me thue kur po i bjen

Dekun n'toke gjinden po i qete

Prej zotnis - tha - Mujit asht largue

Prej zotnis - burri kur asht da

Ka dredhe n'shpi - tha - nanen per me e pa

*Tha - I a ka nise Muji tuj punue

*Tha - I a ka nise Muji tuj luftue!

E n'sa lufta Muji si po bjen

Ai gjith here me ndere si po del.

You might also like