You are on page 1of 1

Mësuesi im

Mësues, nje fjalë kaq e rëndë dhe e bukur , përzier me ndjenja te ndërlikuara me një mori
kujtimesh.Një emër qe nuk harrohet sado kohë e vite të kalojnë.Njeriu qe na jep dije e na hap
një dritare plot shkëlqim dhe siguri . Dhe mbi te gjitha është pikërisht ky emër që na jep
indentiten tonë.Në mendjen tonë shpesh na vijnë ndjesitë e pafundme kur takuam mësuesen
e parë.Zëri i saj i ngrohtë të bënte per vete saqë ndonjëhere humbisje nga madhështia e saj
dhe shpeshherë të dukej se ska si ajo.Ishte njeriu që pothuajse nuk gabonte kurrë, ishte
heroina jonë.Na mësonte të ishim njerëz të mirë , të denjë e me vlera morale.E gjithmonë të
jemi në rrugën e drejtë pa u tunduar nga rruga e shkurtër dhe e çalë.Mësuesi është një
dhuratë e paçmueshme dhe secili e ka fatin ta ketë në jetën e tij.Ai është idhulli ynë, dhe
çdokush prej nesh përpiqet të marre më të mirat e tij.Veprat dhe këshillat e tij ndërtojnë baza
në karakterin dhe mendësinë e nxënësit duke hapur një mendje të re.Çdo mësues është një
thesar i çmuar ku secili ka vlerën e vet.Dhe për tu bërë një njeri i plotësuar duhen përzier këto
thesare që na ndjekin në çdo çast të jetës.Mësuesi është si familja ,një pemë e madhe
mbrojtëse ku rriten frytet dhe marrin ushqim nga cdo degë e saj.Një ndër këto degë është
mësuesi i cili jep ushqimin më të shtrenjtë , dijen.Ai shpërdan dijen e tij duke tretur
veten.Meritojnë respekt të madh.Sakrifica e tyre është arsyja që kjo botë po bëhet
mendjehapur dhe plot shpresë.Puna e tyre e palodhshme vlerësohet në çdo moment.Fundja
vetëm dija nuk del kurrë nga moda.Mësuesi është këshilluesi më i mirë.Të ndihmon dhe të
dëgjon në çdo problem, pa gjykuar.Në sytë tij shikon gjëra qe ndoshta fjalët smund ta
shprehin.Shpesh ngjajnë me sytë e shkruar të nënës që nuk duan të lëndojnë por më shumë
të qetsojnë.Nxënësi ka shumë nevojë për mesuesin në shumë aspekte.Nxënësi është si nje
pazëll i shpërdarë dhe për ta bërë figurën e qartë duhet ndihma e fëmijes së vogël, të
përqendruar me dëshirën e madhe për ta parë figurën misterioze.Ky fëmijë është pikërisht
mësuesi i cili formon këtë nxënës duke i dhënë kohë, dëshirë dhe përkushtimin
maksimal.Mësuesi ndihet krenar për gjithçka ka bërë për fëmijën e tij nxënës dhe shpesh i
kujton me mall vitet që la pas . Mësuesi është personi që përveç familjes njeh të metat e
nxënësve më mirë se kushdo.Krijon një besim te ata madje mund të parashikojë veprimet e
tyre njësoj si të ishte fëmija i tij.Mësuesi është një lider dhe ne jemi ndjekësit e tij dhe për cdo
veprim shikojmë në sytë plot besim të tij për të marrë miratimin nëse jemi në rrugën e duhur
apo jo.Në fund të gjithçkaje mësuesi është ai person magjik që mban në duar të ardhmen tonë
duke na mësuar që nga shkronjat e para e duke na bërë njerëz intelektual e me
prespektivë.Është pikërisht ky person që na jep kënaqësinë më të madhe në jetë.Është
momenti kur je bërë i pavarur . Ke krijuar veten tënde . Tani ke një identitetin që të bënë të
vecantë.Po je ti . Tani nuk mendon më për difektet e tua por kërkon më shumë nga vetja.Dhe
shpesh kujton fytyrat e gjithë mësuesve të tu , pa harruar vlerat që ke marrë pas prej tyre.Dhe
thua me vete ja dola dhe kjo e gjitha prej tyre.

Punoi:Denisa Xhafa 10-A

You might also like