You are on page 1of 4

Analizë krahasimtare: Traktati i Shën Stefanit dhe Berlinit 1878 – Pozita e

shqiptarëve

Trakati i Shën Stefanit (1878)

Ndikimi i Luftës Ruso-Turke (1877-1878) mund të vërehet përmes ndryshimeve


demografike në Ballkan. Lufta rezultoi në zgjerimin e ndikimit rus dhe marrjen e territoreve
të reja nga Perandoria Ruse. Si rezultat, popullsitë nën kontrollin rus pësuan ndryshime të
rëndësishme demografike, me një fluks të krishterësh ortodoksë dhe krijimin e strukturave të
reja administrative.

Lufta Ruso-Turke e viteve 1877-78 i dha goditje të rëndë fuqisë osmane në Ballkan, duke i
lënë Perandorisë Osmane në zotërim vetëm vilajetet shqiptare dhe Ballkanin Lindor. 1

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën- Stefan, më 3 mars 1878,
Traktati i Paqës ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane. Traktati i Shën Stefanit
i shkëpuste P. Osmane rreth 80% të Zotrimeve të saj në Ballkan. Me shpresen se do të
shmangte kundërshtimet e fuqive të tjera të mëdha, Rusia nuk morri asgjë nga këto territore
pë vete. Rusia përfitoj vetëm duke i shkëputur Besarabinë Rumanisë në veri të lumit Pruth
dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në Jug të Kaukazit
(Kras,Ardahan, Bajazid e Batum). Synimet e saj cariste në Europën Juglindore Rusia cariste
do tˊi siguronte kryesisht nëpermjet Bullgarisë së madhe autonome që u krijuame Traktatin e
Shën Stefanit. Bullgaria do të ishte një principatë autonome me qeverinë e saj. Pra, Rusia
krijoj një Bullgari të madhe, të cilen do të e kishte si një satelite të saj me qellim që të
vendoste ndërmjet saj zotërimin e vet në Gadishullin Ballkanik.

Traktati i Shën Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk egzistonte
si subjekt të drejtash politike. Sipas Traktatit të Shën Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare
u jepnin shteteve ballkanike. Bullgaria do të merrte, përveç të tjerave, krahinat shqiptare të
Korçës, të Bilishit, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës,
të Shkupit, të Kaçanikut.

Serbia nga ana tjetër do shtrihej kryesisht drejte jugperëndimit, do të aneksonte viset veriore,
dhe verilindore të Kosovës, deri në afërsi të Mitrovicës.

1
George Gawrych, The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913, (Londër:
Angli, I.B. Tauris, 2006), 43-44
Mali i Zi, sipërfaqja e të cilit do të rritej më tepër se tri herë, do të përfshinte brenda
kufinjeve të tij gjithashtu një varg krahinash shqiptare, si atë të Ulqinit, të Krajës, të
Anamalit, të Hotit, të Grudës, të Tuzit, të Kelmendit, të Plavës, të Gucisë, dhe të Rugovës.

Greqia morri Epirin, Tesalonikën dhe një pjesë të sotme të Maqedonisë. Pjeset tjera të
territoreve mbetet nën Perandorinë Osmane.2

Droja e shqiptarëve se mos territoret e tyre do të ndaheshin mes Malit të Zi, Serbisë,
Bullgarisë dhe Greqisë i mbushi me zell për të bërë qëndresë, dhe për të luftuar për mbrojtjen
e territoreve shqiptare.3

Në traktatin e parë të pasluftës, në Shën Stefan, u nënshkrua dorëzimi i disa territoreve të


Perandorisë Osmane, ndër to edhe territore të banuara nga shqiptarë. Perandoria Austro-
Hungareze dhe Britania e Madhe e bllokuan marrëveshjen, duke qenë se do t'i jepte Rusisë
pozicione kyçe në Ballkan, duke prishur kësodore peshoren e fuqive. Për ta zgjidhur këtë
çështje, një konferencë paqeje u mbajt po atë vit në Berlin. Krejt situata çoi në organizimin e
shqiptarëve me këshillimin e Stambollit në këshilla vendorë për të mbrojtur territoret e
banuara nga shqiptarët.Të nxitur nga rrethanat, në dhjetor të 1877-s Abdyl Frashëri
organizoi Komitetin e Stambollit - anëtarët bënë një mbledhje të përgjithshme majin e 1878-
s.4

“ Në Traktatin e Shën Stefanit, pozita e shqiptarëve ishte e ndërlikuar. Pjesa më e madhe e


territorit shqiptar u përfshinë nën autoritetin e shteteve të tjera, duke përfshirë Serbinë, Malin
e Zi dhe Greqinë. Kjo krijoi një situatë të vështirë për popullsinë shqiptare dhe për shqiptarët
në përgjithësi, duke i privuar ata nga autonomia dhe pavarësia në trojet e tyre historike.”

Kongresi i Berlinit (1878)

Kongresi i Berlinit, (13 qershor – 13 korrik 1878), ishte një takim diplomatik i fuqive të
mëdha evropiane në të cilin Traktati i Berlinit zëvendësoi Traktatin e Shën Stefanit, i cili
ishte nënshkruar nga Rusia dhe Turqia (3 mars 1878) në përfundim të Luftës Ruso-Turke të
1877-78. I thirrur zyrtarisht nga ministri i jashtëm austriak, konti Gyula Andrassy, kongresi u
mblodh në Berlin më 13 qershor. Kongresin e udhëhoqi kancelari gjerman Otto von
2
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar II, (Shqipëri: Tiranë, Toena, 2009)146-148
3
Stavro Skëndi, The Albanian National Aëakening, (Princeton: SHBA, Princeton University Press, 2015), 33-34
4
Gawrych, The Crescent, 44-45
Bismarcku, ku kongresi zgjidhi një krizë ndërkombëtare të shkaktuar nga traktati i Shën
Stefanit duke rishikuar zgjidhjen e paqes për të kënaqur interesat e Britanisë së Madhe (duke
i mohuar Rusisë mjetet për të zgjeruar fuqinë e saj detare dhe duke ruajtur Perandorinë
Osmane si fuqi evropiane) dhe për të kënaqur interesat e Austro-Hungarisë (duke e lejuar atë
të pushtojë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe në këtë mënyrë të rrisë ndikimin e saj në Ballkan).
Megjithatë, duke vepruar kështu, kongresi e la Rusinë të poshtëruar duke reduktuar ndjeshëm
përfitimet që ajo kishte bërë sipas traktatit të Shën Stefanit. Për më tepër, kongresi dështoi të
merrte në konsideratë në mënyrë adekuate aspiratat e vetë popujve ballkanikë dhe, në këtë
mënyrë, hodhi themelet për krizat e ardhshme në Ballkan.5

Në Kongresin e Berlinit morën pjesë përfaqësues të fuqive të mëdha evropiane, duke


përfshirë Rusinë, Perandorinë Osmane, Austro-Hungarinë, Britaninë, Francën, Gjermaninë,
Italinë etj. Qëllimi kryesor i konferencës ishte rishikimi i Traktatit të Shën Stefanit, i cili ishte
imponuar nga Rusia ndaj Perandorisë Osmane pas fitores së tyre në Luftën Ruso-Turke.
Traktati i kishte dhënë Rusisë lëshime të gjera territoriale dhe ngjallte shqetësime midis
fuqive të tjera evropiane për dominimin rus në rajon. Nën kryesimin e Otto von Bismarkut,
Kongresi i Berlinit synoi të rivendoste ekuilibrin e pushtetit në Ballkan dhe të adresonte
interesat e palëve të ndryshme të interesit. Kongresi rezultoi në një sërë vendimesh që
ndryshuan ndjeshëm kufijtë territorialë dhe dinamikën politike të rajonit.
Një nga ndryshimet kryesore territoriale që solli Kongresi i Berlinit ishte krijimi i një shteti
autonom bullgar. Traktati e ndau rajonin e Bullgarisë në tri pjesë: Principata e Bullgarisë,
krahina autonome e Rumelisë Lindore dhe Maqedonia, e cila mbeti nën kontrollin osman.
Kjo ndarje synonte të parandalonte një shtet të bashkuar bullgar dhe të kufizonte ndikimin rus
në rajon.
Kongresi i Berlinit trajtoi edhe fatin e territoreve të tjera në Ballkan. Bosnja dhe Hercegovina
u vu nën administrimin austro-hungarez, ndërsa Mali i Zi, Serbia dhe Rumania fituan
pavarësinë dhe zgjerimin territorial. Perandoria Osmane ruajti kontrollin mbi Thrakinë,
rajonin e Edrenesë dhe disa pjesë të Maqedonisë. Këto vendime synonin të balanconin
interesat e fuqive të ndryshme dhe të parandalonin shpërbërjen e plotë të Perandorisë
Osmane.6

5
Britannica, T. Editors of Encyclopaedia. "Congress of Berlin." Encyclopedia Britannica.
https://www.britannica.com/event/Congress-of-Berlin
6
Christopher Walker, Armenia: The Survival of a Nation, (Londër: Angli, Croom Helm, 1980), 112
Me këmbnguljen e Austro- Hungarisë u vendosë që Serbia të mos zgjerohej nga ana jugore
(nën drejtim të Novi Pazarit, të Mitrovicës dhe të Prishtinës(, por nga ana juglindore duke i
dhënë asaj Krahinat e Pirotit, të trenit, të Vranjës e të Nishit: këto, me Traktatin e Shën
Stefsnit i qenë premtuar Bullgarisë. Me këmbngulje të Vjenës edhe Malit të Zi iu pakësuan së
tepërmi përfitimet territoriale nga ana veriore, në drejtim të Hercegovinës dhe të Novi
Pazarit, Mali i Zi përfitoj nga Kongresi i Berlinit krahinen e Tivarit, Plaves, Podgoricës ,
Gucisë, të Rugovës, Kolashinit. Aneksimi i Ulqinit nuk i’u njoh por Cetina fitoj të drejten që
anijet tregare malazeze të lundronin lirisht në lumin Bunë dhe në liqenin e Shkodrës. Greqia
fitoj Thesalinë dhe Epirin Lindor

Vendimet e Kongresit të Berlinit cenonin rëndë interesat e popullit shqiptar dhe tërsinë
territoriale të Shqipërisë. Ashtu si traktati i Shën Stefanit, edhe Berlini nuk e pa Shqipërinë si
një njësi politike të veçantë, por e trajtoj si nje plaçkë tregu të destinuar për të përmbushur
synimet e Fuqive të Medha dhe të knaqur lakmitë e shtteve ballkanike. Traktati i Berlinit nuk
i’a njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare, madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj. 7

“ Krahasimi i pozitës së shqiptarëve në Traktatin e San Stefanit dhe Traktatin e Berlinit


tregon një zhvillim të ndryshëm të ngjarjeve dhe ndikimin e fuqive të mëdha në rajonin e
Ballkanit.

Traktati i San Stefanit: Fragmentoi territorin shqiptar dhe i nënshtroi pjesën më të madhe të
tij autoritetit të shteteve të tjera, duke krijuar tensione dhe rezistencë ndër popullsisë
shqiptare.

Traktati i Berlinit: Rregulloi disa nga pasojat e Traktatit të San Stefanit dhe e ktheu një pjesë
të territorit shqiptar nën sovranitetin e Perandorisë Osmane. Mirëpo Shqiptarët humbën
autonomitë e tyre lokale dhe u nënshtruan autoritetit të Perandorisë Osmane, duke rënë nën
kontrollin e një pushteti të huaj. Po ashtu, kufijtë e ri të caktuar nga Traktati i Berlinit
vazhduan të fragmentonin territorin dhe të shkaktuan ndarje demografike të popullsisë
shqiptare. Në përgjithësi, ndërhyrjet e fuqive të mëdha nëpërmjet këtyre dy traktateve sollën
sfida të mëdha për shqiptarët në rrugën e tyre drejt pavarësisë dhe stabilitetit të brendshëm.
Këto traktate tregojnë se si politika e jashtme dhe interesat e fuqive të mëdha mund të
ndikojnë në fatin e një populli të vogël dhe në zhvillimin e një rajoni të tërë.”

7
Akademia, Historia ,163-164

You might also like