You are on page 1of 9

Tema:Kriza Lindore 1875-1878.

Themelimi I Lidhjes Shqiptare të


Prizrenit.
Lënda:Histori

Arsimtari:Alban Halili
E punuan:Rona Bajraktari dhe Sema Hyseni
Fenomeni I Krizës Lindore
•       (1875-1878)
Paqja e Shën Stefanit

•    Shpërngulja e shqiptarëve nga


Sanxhakut I Nishit (1877-1878) HYRJE:
•    Themelimi I Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit dhe Kongresi I Berlinit

Kongresi I Berlinit
Idetë Kryesore:
Në kuadër të kësaj njësie mësimore do të
trajtohet fenomeni I Krizës
Lindore,efektet e kësaj krize për
shqiptarët; Paqja e Shën Stefanit dhe
vendimet e saj; mobilizimi I shqiptarëve për
të përballur krizën, duke u organizuar në
Prizren një kuvend kombëtar, si dhe
përgatitjet e tyre për të kundërshtuar
vendimet e paralajmëruara në Kongresin e
Berlinit
-Fenomeni I Krizës Lindore (1875-1878)-
Kriza Lindore e viteve 1875-1878 ishte një fenomen politik që lidhej kryesisht
me të ardhmen e Perandorisë Osmane në Gadishullin Ballkanik dhe në Lindje të
Mesme.Gjatë kësaj krize ndëhynë edhe Fuqitë e Mëdha , si:Rusia, Astro-
Hungaria, Itali, Franca, Anglia dhe Gjermania,të cilat synonin zgjedhjen e
problemeve me përputhje me interesat e tyre.Kriza Lindore filloi me
kryengritjen e Hercogovinës në vitin 1875, që më pas u përhap edhe në
Bosnjë.Kryengritësit, me anë të ndihmave që morën nga Serbia, Mali I Zi dhe
Rusia, synonin të cliroheshin nga sundimi osman.Kjo u arrit pjesërisht - duke u
shliruar vetëm disa nga krahinat e Bosnjës dhe Hercegovinës. Më pas u mabjtën
edhe 2 kryengritje , e Bullgarisë 1876 , ku Osmanët e shuan atë kryengritje.
Kryengritja e 2 ishte ajo e Serbisë dhe e Malit të Zi , të nxitur nga Rusia , e
cila Serbia pësoi një disfat të madhe.Nga ana tjetër, Maili I Zi arriti të
pushtonte Podgoricën, Ulqinin dhe Tivarin.Në vitin 1877 Rusia I shpalli
Perandorisë Osmane luftë.Në këto luftime dominoi plotësisht duke depërtuar
deri në Shën Stefan, afër Stambollit dhe, si pasojë, Perandoria Osmane u
detyrua të nënshkruante paqen me Rusinë
Paqja e Shën Stefanit
Paqja e Shën Stefanit u nënshkrua me 3 mars 1878 mes Rusisë dhe
Perandorisë Osmane.Në pikat e marrëveshjes dominuan kryesisht
kërkesat e Rusisë.Vendimet e kësaj paqeje ishin: Mali I Zi fitoi pavërsinë
me zgjerim territorial në drejtim të Podgoricës, Plavës, Gucisë,
Ulqinit,Tivarit etj. Serbia morri këto
shtete:  Mitrovicën, Vrajën, Prokuplën, Leskovcin Toplicënejt….; Bullgaria
morri këto krahina: e Dibrës, Kërcovës, Gostivarit,Tetovës, Kacanikut,
Pogradecit, Krocës, Bilishtit, Shkupit  etj.Me anë këtij traktatit Rusia
dhe Astro-Hungaria u fuqizuan së tepermi në Ballkan.Kjo situatë e re
politike,Pëvec se shkaktoi shqetësimin e Fuqive të Mëdha për shkak të
dominimit ruso-austriak,shkaktoi edhe shqetësim tek elitat shqiptare të
kohës.Të shqetësuar ata filluan organizmin e një kuvendi kombëtar në
Prizren, për të kundërshtuar cdo orvatje që synonte copëtimin e tokave
shqiptare.
Shpërngulja e shqiptarëve nga
Sanxhaku I Nishit

Përkrahja që u dha Rusia shteteve sllave të Ballkanit në luftën kundër


Perandorisë Osmane, u dha mundësinë atyre që të realizonin aspiratat
për zgjerim territorial në drejtim të tokave shqiptare, në të njëjtën
kohë realizimin e spastrimit etnik në disa zona të pushtuara.Në këto
rrethana, luftimet mes serbëve dhe osmanëve në Sanxhakun e Nishit
u shoqëruan me terror sistematik dhe shpërngulje masive të popullsive
shqiptare nga ato treva në drejtim të Kosovës.Në dhjetor 1877 edhe
1878, u shpërngulen mbi 160 000 banorë nga krahinat e Nishit,
Prokuples, Vranjës, Leskovcit dhe Krushumlisë,të cilët u strehuan në
drejtim të Vilajetit të Kosovës.
Themelimi I Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
dhe Kongresi I Berlinit
Stuata e krijuar pas vendimeve të Paqes së Shën Stefanit,bëri
që te shqiptarët të lindte nevoja për një mobilizim dhe
organizim të përgjithshëm ushtarak dhe politik,me qëllim për të
mbrojtur tokat shqipëtare,si dhe për të fituar të drejta
ndërkombëtare.Qendra e cila u krijua për veprimet e
shqipatrëve për mbrojtjen e vendit, ishte Prizreni.Më 10
qershor të vitit 1878, filloi punimet Lidhja Shqiptare e Prizrenit,
3 ditët  para se të fillonte punimet Kongresi I Berlinit.Nga
delegatët kryesor që morrën pjesë, ishin Iliaz pashë Dibra,
Abdyl Frashëri, Sulejman Voshki, Hasan pashë Tetova
etj.Kuvendi zjodhi kryetar Iljaz pashë Dibrën.Kuvendi vendosi të
formonte Këshillin e Përgjithshëm si dhe Komunitetin Qëndror,
u formuan 3 Komisione: Komisioni I Punëve të Brendshme ku në
krye ishte Haxhi Shabani; Komisioni I punëve të jashtme ku në
krye ishte Abdyl Frashëri; dhe Komision I Financave ku në krye
ishte Sulejman Vokshi.Qëllimi I Kuvendit ishte moscopëtimi I
tokave shqiptare, si dhe autonomia pë 4 vilajetet shqiptare
Kongresi I Berlinit

Kongresi I Berlinit I filloi punimet me 13 qershor 1878.Në të


morën pjesë Fuqitë e Mëdha, si: Gjermania, Anglia, Franca,
Rusia, Astro-Hungaria dhe Italia.Më 13 Korrik 1878 u nënshkrua
traktati I Berlinit, ku u morën 3 vendime: u zvogëlua Bullgaria e
Madhe, ku tokat shqiptare do të riktheheshin nën administrimin
osman; Serbia nuk do te zgjerohej ne drejtim të Mitrovicës dhe
Prishtinës, por do të merrte Pirotin, Vranjën dhe Nishin; Malit
të Zi I jepeshin krahinat e Tivarit, Podgoricës, Plavës, Gucisë,
Rugovës dhe Kolashinit

"Traktati i Berlinit fokusohet në rregullimin e marrëdhënieve


territoriale në Ballkan pas Luftës rusko-turke të vitit 1877-
1878, ndërsa Paqja e Shen Stefanit përcakton kushtet e
paqes mes Rusisë dhe Perandorisë Osmane dhe rezulton në
ndryshime territoriale të rëndësishme për Bullgarinë."
FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN!

You might also like