You are on page 1of 10

Veprimtaria e Lidhjes

Shqiptare te Prizrenit.
Lidhja e Pejes

Dorela Elshani 12D

Parim Kosova
Lufta e shqiptareve per mbrojtjen e vendit.
01 Kerkesat e Lidhje
Qeveria e perkohshme e
02 Prizrenit
Lidhja Shqiptare e
03 Pejes
Lufta e shqiptareve per mbrojtjen e
vendit. Kerkesat e Lidhje

Pas vendimeve të Kongresit të Berlinit, shqiptarët shprehën


gatishmerine per tè mos leshuar asnje pëllëmbe tokë te tyre.
Një mobilizim i veçante përfshiu Kosovën e sidomos banorët e
Plaves e të Gucise, ku rreziku ishte me i madh, sepse Fuqitë e
Mëdha kishin vendosur gë t'i jepeshin Malit te Zi.Porta e Lartë,
e ndodhur nen presionin e Fuqive të Medha, veçanërisht
Rusisë, shpejtoi veprimet për t'i dorëzuar Plaven e Gucine
Malit të Zi. Për këtë qellim, ne gusht 1878 dergoi ne Shqiperi
mareshalin Mehmet Ali Pasha, me detyre që ti bindte shqiptarët
t'i dorëzonin Plaven dhe Gucine, Malit të Zi. Mehmet Ali
Pasha, me 25 gusht 1878 arriti ne Prizren, ku ndeshi ne
kundershtim të madh nga prijësit e Lidhjes.
Lidhja Shqiptare
Më 1 shtator 1878 arriti në Gjakove. Edhe këtu hasi ne kundërshtim të madh nga
Komiteti i Lidhjes per Gjakoven, i udhëhequr nga Sulejman Vokshi dhe
Ahmet Korenica. Ata i kerkuan mareshalit osman qe te kthehej nga kishte
ardhur, ne te kundert do te ballafaqohej me luftën.
Meqenëse ai nuk pranoi, forcat e Lidhjes sulmuan sarajet e Abdullah pashè
Drenit, ku ishte i vendosur mareshali osman. Pas tri ditè luftimesh, forcat e
Lidhjes korren fitore, duke lëne te vrarë Mehmet Ali
Pashën dhe Abdullah pashe Drenin.
ReplyForward

Me 1 nentor 1878, nën drejtimin e Iljaz pashe Dibres. Kuvendi miratoi


programin që perbëhej prej pesë kerkesave: 1. Formimi i Vilajetit te Shqipërise,
i cili do te perfshinte tē gjitha krahinat shqiptare. 2. Njohja e gjuhes shqipe nga
nëpunësit e këtij vilajeti. 3. Zhvillimi i arsimit dhe futja e gjuhës shqipe ne
shkolla. 4. Krijimi i nje kuvendi të madh që do te zbatonte reforma në Shqipëri.
5. Perdorimi i nje pjese te buxhetit te ketii vilajeti për arsimin ne Shqipëri.
Më 20 shtator 1880,Fuqitë e Mëdha sollën nje flote
te perbashket prej 17 luftanijesh, e cila arriti
perpara Ulqinit. Shqiptarève iu kërkua gë ta
dorèzonin qytetin, por ata nuk pranuan. Me gjithë
gendresën heroike të luftètarève shqiptare, forcat
osmane arritën qè tè hyjnë në Ulqin, tè cilin ua
dorëzuan malazezëve më 26 nëntor 1880.
Qeveria e perkohshme e Prizenit

Pas dorëzimit të Ulqinit Malit të Zi, Porta e Lartë filloi


menjëherë përgaditjet për ta shtypur Lidhjen e Prizrenit.
Për sulltanin shqiptarët që kërkonin autonomi ishin
“armiqtë më të rrezikshëm” të Perandorisë Osmane. Në
dhjetor të vitit 1880 në Kosovë, filluan sulmet e
armatosura të shqiptarëve kundër administratës osmane.
Në fillim të viteve 1881 u organizua në Prizren një kuvend i
lidhjes. Në të u shqyrtua vetëm problemi i autonomisë
dhe u vendos që Komiteti Kombëtarë i Lidhjes të shpallte
Qeverinë e përkohshme me kryetar Ymer Prizrenin.
Forcat e qeverisë së Prizrenit, të komanduar nga Sylejman Vokshi çliruan
të gjitha qytetet e Vilajetit të Kosovës, gjithashtu edhe Shkupin, Tetovën,
Gostivarin etj.
Ngjarjet që po ndodhnin në Kosovë e Shqipëri, shkaktuan shqetësim të
madh tek Qeveria e Stambollit, por Porta e Lartë nuk kundërveproi
menjëherë. Ajo priti deri sa nënshkroi marrëveshjen me Greqinë në 1881
ku do të caktohej vija e re kufitare ku nga Vilajeti i Janinës Greqisë i jepej
vetëm Arta.
Më 10 prill të vitit 1881 u zhvillua Beteja e Parë në Slivovë, ku ra
heroikisht komandanti Mic Sokoli, kurse Beteja e Dytë në Shtime ku
forcat e Sylejman Vokshit pas një qëndrese u detyruan që të tërhiqeshin. Sylejman Vokshi
Ushtria osmane depërtoi më 13 prill të vitit 1881 në Prizren. Forcat
Osmane shpërndanë Lidhjen e Prizrenit dhe Qeverinë e Përkohshme duke
ushtruar terror në këto zona dhe arrestuan e internuan jashtë atdheut
shumë patriotë.
Lidhja Shqiptare e Pejes
Lidhja Shqiptare e Pejës është një organizatë politike-ushtarake
mbarëshqiptare, që ndoqi rrugën e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit dhe luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi osman.
Ajo u themelua në Kuvendin Kombëtar të Pejës, më 23-29 janar
1899, ku morën pjesë mbi 450 vetë, të ardhur nga vise të
ndryshme të Shqipërisë, kryesisht nga qendrat e vilajetit të
Kosovës. Organizata u quajt Lidhja Shqiptare e Pejës ose “Besa Haxhi Zeka
Besë”.
Në krye të Komitetit drejtues u vu Haxhi Zeka. Kuvendi miratoi
rezolutën prej 11 pikash dhe “Aktin e Besës” prej 12 pikash, që
u shpallën më 29 janar. Po atë ditë u shpall thirrja “Rruga e
shpëtimit është në Besa-Besën”, botuar në Bukuresht nga një
grup atdhetarësh, që u përgjigjej synimeve të Lidhjes së Pejës.
Lidhja Shqiptare e Pejës pati përkrahjen e atdhetarëve rilindës brenda
dhe jashtë atdheut, që u shpreh në veprën e Sami Frashërit “Shqipëria
ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?”, botuar në mars 1899, si dhe në
thirrjen “Të zgjohemi” të Dervish Himës. Ajo e shtriu autoritetin e vet
në gjithë vilajetin e Kosovës, që ishte vatra e saj kryesore dhe më pas
në atë të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës. Vendimet e Lidhjes u
miratuan në mbledhje të gjera popullore, që u organizuan në krahina të
ndryshme të vendit, ndër të cilat më të rëndësishmet ishin ato të
Sanxhakut të Prizrenit, të vilajetit të Shkodrës, të Dibrës, Ohrit,
Elbasanit etj., ku u formuan komitetet lokale të Lidhjes. Në vjeshtën e
vitit 1899, krahu radikal i lëvizjes së udhëhequr nga Lidhja e Pejës
kaloi në organizimin e qëndresës së armatosur kundër perandorisë
osmane.Porta e Lartë, në pranverën e vitit 1900, ndërmori masa të
forta ushtarake dhe hodhi kundër Lidhjes Shqiptare të Pejës ushtri të
shumta, që çuan në shtypjen e saj.

You might also like