You are on page 1of 13

SHMKM “Nikolla Shtejn”

DETYRË PROJEKTUESE NGA LËNDA E HISTORISË

TEMA: “Lufta e Lidhjes së Prizrenit kundër copëtimit


të tokave shqiptare”

Kandidati: Mentori:
Driton Jakupi Mr. Hafet Ceka
Shkurt, 2018
Tetovë
Përmbajtja
Hyrje ........................................................................Error! Bookmark not defined.
1. Kriza Lindore ........................................................Error! Bookmark not defined.
2. Organizimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare...........Error! Bookmark not defined.
2.1. Kuvendi i Prizrenit dhe vendimet e tij .............Error! Bookmark not defined.
3. Lidhja shqiptare e Prizrenit në mbrojtje të trojeve shqiptare .. Error! Bookmark
not defined.
3.1. Mbrojtja e trojeve jugore ...............................Error! Bookmark not defined.
3.2. Mbrojtja e Plavës dhe Gucisë .........................Error! Bookmark not defined.
3.3. Mbrojtja e Hotit dhe Grudës ..........................Error! Bookmark not defined.
3.4. Lufta për mbrojtjen e Ulqinit ..........................Error! Bookmark not defined.
Literatura .................................................................Error! Bookmark not defined.
Hyrje
Më 10 Qershor 1878, në ditët e stuhishme të ,,Krizës së madhe Lindore”, kur re të zeza ishin
përhapur mbi qiellin e Shqipërisë, në qytetin e lashtë të Prizrenit u themelua organizata e parë e
lëvizjes sonë kombëtare e cila njihej me emrin ,,Lidhja Shqiptare” ose ,,Lidhja e Prizrenit” e cila
ka hyrë në histori si një ngjarje e madhe historike, si një kthesë vendimtare në luftën për çlirimin
kombëtar të popullit shqiptar, e cila me rrjedhimet e saja objektive ndikoi mbi të gjitha periudhat
e mëvonshme.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit përbën një nga momentet kulmore dhe kthese në historinë e lëvizjes
kombëtare çlirimtare shqiptare, ku mbarë populli ynë u hodh në rrugën e guximshme të luftës së
armëve e të mendimit për të flakur tej zgjedhën e huaj, për të siguruar të drejtën e tij themelore
për liri e tokë, për drejtësi e përparim. Ajo përbën një nga ato ngjarje që i rrëmbejnë masat me
thirrjen ,,O vdekje, o liri!”, i çojnë në barrikadat, i bëjnë të marrin me vete vuajtje e flijime, për
t’i çarë rrugë të reja së ardhmes, me bindje se në mos vetë, do të jenë brezat e sapolindur që do të
korrin fitore.
Është krenaria jonë se historia e kombit shqiptar është e pasur me ngjarje të tilla të mëdha
përparimtare. Sa e sa herë të parët tanë dhanë kushtrimin për t’u bërë ballë vërshimeve e
pushtimeve që u përsëritën në kurriz të kombit tonë. Ata ishin të detyruar të përballonin rrezikun
e shfarosjes e të asimilimit, të copëtimit e të grabitjes së trojeve të veta nga ana e cezarëve,
perandorëve, kralëve të kohëve të lashta dhe moderne.
Të vetëm, pa përkrahje, shpesh të braktisur e të tradhtuar nga klasa sunduese vendase, të parët
tanë u mblodhën e u betuan për luftë në kuvendet e mëdha historike. Në vazhdën e këtyre
kuvendarëve të mëdha tradicionale një vend të veçantë zë Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ajo është
e vetmja organizatë politike e ngritur brenda në trojet shqiptare, që u doli zot me armë në dorë të
drejtave të kombit shqiptar, një organizatë që ka jo vetëm një platformë ideologjike kombëtare e
një program politik të përcaktuar qartë, por edhe një organizim shtetëror dhe ushtarak në shkallë
kombëtare për sa u takon ndarjeve krahinore e fetare të vendit.
Nuk qe e rastësishme që ajo bazat për herë të parë i pati pikërisht në qytetin e lashtë shqiptar të
Prizrenit, mu në zemër të Kosovës, në atë trevë ku përqendroheshin në mënyrë më të theksuar
lakmitë grabitqare të armiqve të popullit shqiptar. Këtu ajo filloi veprimin e vet me akordin
madhor të memorandumeve të saj me veprimet e organizuara politiko-ushtarake si përfaqësuese
e të drejtave të kombit shqiptar dhe më vonë si qeveri e tij. Pavarësisht viteve që kanë kaluar dhe
do të kalojnë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e ka ruajtur domethënien e saj të madhe dhe do ta ruaj
atë për brezat e ardhshëm të kombit shqiptar.
1. Kriza Lindore

Gjatë viteve '70 të shek. XIX u duk qartë se politika 40-vjeçare tanzimatiste e qarqeve sunduese
osmane nuk arriti të ndalte procesin e shthurjes së mëtejshme të perandorisë së sulltanëve.
Plogështia e strukturës shtetërore, arbitrariteti i hallkave administrative dhe korrupsioni i aparatit
burokratik, që Perandoria Osmane kishte trashëguar nga sistemi i mëparshëm feudal-ushtarak, u
shtuan më shumë. Në vitet 70 ekonomia e saj ndodhej në një amulli të përgjithshme. Gjatë dy
dekadave të fundit vërshimi i mallrave të industrisë evropiane ishte trefishuar. Më 1875 niveli i
eksportit përfaqësonte çerekun e importit. Kriza e saj financiare ishte acaruar në kulm. Porta e
Lartë ishte e detyruar të merrte çdo vit nga jashtë borxhe të reja, pasi me të ardhurat buxhetore
nuk përballonte dot as gjysmën e shpenzimeve të veta. Më 1875 të ardhurat ishin 800 milionë
franga ari, kurse borxhet e saj të jashtme kapnin 5,3 miliardë franga ari. 1 Perandoria Osmane nuk
ishte në gjendje të shlyente jo vetëm këstet e kredive, por as kamatën e tyre të përvitshme.
Pakënaqësi ndaj Perandorisë Osmane kishte në të gjitha anët e perandorisë. Në këto rrethana në
korrik të vitit 1875 shpërtheu kryengritja çlirimtare antiosmane në Hercegovinë, e cila u zgjerua
edhe në Bosnjë. Kjo tregonte vetëm fillimin e pakënaqësive sepse njëjtë vepruan edhe në
Bullgari, ku në prill të vitit 1876 shpërtheu kryengritja çlirimtare. Por Porta e Lartë përsëri arriti
t’i asgjësojë rreziqet. Ndërsa pas disa muajsh Cetina dhe Beogradi kaluan në aksion të hapur
duke i shpallur luftë Perandorisë Osmane, Serbia më 30 qeshor dhe Mali i Zi më 1 korrik 1876.
Një javë pas fillimit të luftës konkretisht më 8 korrik 1876 Rusia dhe Austro-Hungaria arritën një
marrëveshje të fshehtë në Rajhshtat të Bohemisë për ta rregulluar Gadishullin Ballkanik sipas
interesave të tyre ekspansioniste. Të dy palët ranë në ujdi që po ta fitonte luftën Perandoria
Osmane nuk do të bëhej asnjë ndryshim në hartën politike të Gadishullit Ballkanik. Përkundrazi,
po ta fitonte luftën pala tjetër, Bosnja do të kalonte kryesisht nën zotërimin e Austro-Hungarisë
dhe pjesërisht të Serbisë, e cila do të merrte gjithashtu edhe një pjesë të Kosovës kurse Mali i Zi
një pjesë të Hercegovinës. Bullgaria do të bëhej shtet autonom dhe Rumelia një vilajet autonom.

2. Organizimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare


Shqipëria ishte në gjendje politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore të mjeruar. Pas shumë
luftërash të zhvilluara për liri, shqiptarët nuk gëzonin asnjë të
drejtë kombëtare.
Të ndodhur përballë rrezikut të zhdukjes si komb dhe të
copëtimit tërësor të Shqipërisë, atdhetarët shqiptarë morrën masa
për përballimin e gjendjes tejet të rrezikshme.
Fillimisht, në krye të këtyre përpjekjeve u vunë komitetet
ndërkrahinore të veriut dhe të jugut të themeluar në verën e vitit
1877 me qendër në Shkodër dhe në Janinë, me në krye Pjetër
Gurakuqin dhe Abdyl Frashërin.
Fig. 1 – Abdyl Frashëri

1
Historia Shqipërisë f.181, AKADEMIA E SHKENCAVE E RPS TË SHQIPËRISË
Nga fundi i këtij viti, atdhetarët e grumbulluar në Stamboll formuan një organizëm kombëtar
mbarëshqiptar me emrin “Komiteti qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare”,
që njihet me emërtimin “Komiteti i Stambollit”. Në të bënin pjesë atdhetarë të njohur nga të
gjitha viset e Shqipërisë, kryesisht veriore dhe verilindore. Kryetar i tij u zgjodh Abdyl Frashëri.

2.1. Kuvendi i Prizrenit dhe vendimet e tij


Lajmi për mbledhjen e Kongresit të Berlinit përshpejtoi masat për thirrjen e kuvendit të
përgjithshëm. Barrën për mbledhjen dhe organizimin e këtij tubimi e morri përsipër një komision
i posaçëm, i kryesuar nga Ymer Prizreni.
Koha nuk priste. Delegatët kryesisht nga vilajeti i Kosovës, për të
dalë sa më shpejt para Kongresit të Berlinit me protesta dhe kërkesa
në emër të mbarë popullit shqiptar, shpejtuan të hapnin punimet e
Kuvendit të Prizrenit dhe të merrnin vendimet e para. Më 10
qershor, nën kryesinë e atdhetarit të mirënjohur Iliaz Qoku (Dibra),
ata vendosën krijimin e një organizate kombëtare mbarëshqiptare,
me karakter politik dhe ushtarak.2
Më 15 qershor 1878 Kuvendi i Prizrenit i bëri të qartë Portës së
Lartë dhe fuqive të mëdha vendosmërine e popullit shqiptar për të
mos lejuar copëtimin e trojeve të veta dhe gatishmërinë e
shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre. Po atë ditë delegatët
miratuan edhe programin kombëtar të Lidhjes. Në të shtrohej qartë
Fig. 2 – Ymer Prizreni dhe prerazi kërkesa për realizimin e menjëhershëm të autonomisë së
Shqipërisë, nëpërmjet bashkimit të vilajeteve shqiptare, me qendër Manastirin.
Gjithashtu, kërkohej ngritja e administratës së lidhjes si organizatë jo vetëm për mobilizimin e
shqiptarëve në luftën kundër copëtimit të trojeve shqiptare, por edhe si organizëm në luftën për
formimin e kësaj autonomie. Kjo administratë do të merrte në dorë mbledhjen e taksave dhe
ngritjen e organeve të ruajtjes së rendit dhe të forcave ushtarake të “Vilajeteve të Bashkuara”, për
mbrojtjen e trojeve shqiptare.
Për zbatimin e programit të 15 qershorit, Kuvendi i Prizrenit miratoi më 17 qershor “Aktin e
Vendimeve” (Kararnamenë) dhe “Urdhëresën” (Talimatin). Në to përcaktohej organizimi i
lidhjes, detyrat e degëve të saj dhe të Këshillit të Përgjithshëm.
Për vetë karakterin kombëtar mbarëshqiptar të Lidhjes së themeluar në Prizren, të shprehur që në
aktet e saj të para, me të u bashkuan të gjitha krahinat shqiptare. Programi i Lidhjes u mbështet
në dhjetëra kuvende krahinore dhe ndërkrahinore që u mbajtën në të katër anët e Shqipërisë. Kjo
mbështetje u konkretizua me ngritjen e rreth 40 degëve të Lidhjes së Prizrenit.

2
Historia e Shqipërisë f.204 – AKADEMIA E SHKENCAVE E RPS TË SHQIPËRISË
3. Lidhja shqiptare e Prizrenit në mbrojtje të trojeve shqiptare
Më 13 qershor 1878 përfaqësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha të Evropës u mblodhën në Berlin
për rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Megjithëse ndarja e trojeve shqiptare do të ishte
objekt trajtimi i seancave të Kongresit, përfaqësuesit e popullit shqiptar nuk u lejuan të shprehnin
para këtij tubimi pikëpamjet e tyre, si përfaqësuesit e popujve të tjerë të Ballkanit.3
Në Kongresin e Berlinit përfitimet territoriale të Rusisë dhe të shteteve sllave të Ballkanit u
pakësuan ndjeshëm. Megjithatë, tërësia territoriale e trojeve etnike shqiptare u cënua sërish rëndë
jo vetëm në veri, verilindje dhe lindje të tyre, por tashmë edhe në jug.
Viset shqiptare që Traktati i Shën-Stefanit ia kishte dhënë Bullgarisë, do të mbeteshin nën
sundimin osman. Serbia nuk do të zgjerohej në drejtim të Mitrovicës dhe të Prishtinës, por iu
dhanë krahinat e Pirotit, të Trenit, të Vranjës dhe të Nishit, që më parë i qenë premtuar
Bullgarisë. Malit të Zi i jepeshin krahinat e Tivarit, të Podgoricës, të Plavës, të Gucisë, të
Rugovës dhe të Kolashinit. Të gjitha këto krahina, në shumicën e tyre populloheshin nga
shqiptarë.
Kongresi morri parasysh edhe kërkesat e Greqisë, megjithëse ajo nuk kishte marrë pjesë në luftë
kundër Perandorisë Osmane. U vendos që kufiri i ri në Thesali dhe në Shqipërinë e Poshtme të
caktohej nga një komision turko-grek. Si vijë kufiri rekomandohej vija që formonin lumenjtë
Kalamas dhe Selemvria. Në këtë mënyrë Greqisë, përveç tokave greke iu dhanë edhe viset
shqiptare, një ndër to edhe Çamëria. Edhe pse vendimi i Kongresit për kufijtë jugorë kishte
karakter rekomandues, ai përbënte një rrezik po aq të madh për fatin e këtyre viseve.
Këto vendime cënonin rëndë të drejtat dhe interesat kombëtare të popullit shqiptar. Kongresi i
Berlinit e mohoi ekzistencën e kombit shqiptar dhe të drejtat e tij të ligjshme.

Fig. 3 – Shtëpia ku është mbajtur Lidhja Shqiptare e Prizrenit

3
Historia e popullit shqiptar f.89 – M. Korkuti, F. Rama
3.1. Mbrojtja e trojeve jugore (11 janar 1879 – pranverë 1879)
Gjatë kohës që patriotët shqiptarë po merreshin me çështjen e të drejtave autonomiste të
Shqipërisë, qeveria e Athinës i bënte presion të vazhdueshëm Portës së Lartë që të zbatonte
menjëherë Protokollin nr. 13 të Kongresit të Berlinit, domethënë të fillonte bisedimet me palën
greke për të caktuar kufirin e ri midis tyre mbi bazën e vijës Kalamas-Selemvria që kishin
rekomanduar fuqitë e mëdha. Në procesin e protestave shqiptare, Porta e Lartë e zvarriti një muaj
me radhë përgjigjen e saj me shpresë se me kalimin e kohës do të krijoheshin rrethana më të
favorshme për të. Por në fund të vitit 1878, ajo u detyrua të pranonte se ishte gati të fillonte
bisedimet me qeverinë greke. Konferenca dypalëshe do të zhvillohej në Prevezë në janar.
Kuvendi i Prevezës u hap më 11 janar 1879 me pjesëmarrjen e rreth 400 delegatëve, të cilët pasi
e shpallën veten si krerë Shqipërinë morën një sërë vendimesh politike dhe ushtarake. Kuvendi
nuk e kundërshtoi plotësisht Protokollin nr. 13. Delegatët deklaruan se e pranonin rekomandimin
e Fuqive të Mëdha për bashkimin e Thesalisë me Greqinë (deri te lumi Selemvria), por se ishin
kategorikisht të vendosur për ta kundërshtuar deri në fund lëshimin e Epirit, Mbretërisë Greke
(deri te lumi Kalamas).
Në rezolutën e Kuvendit thuhet se në rast se Fuqitë e Mëdha nuk do t’i marrin parasysh
interesat e Shqipërisë, atëherë shqiptarët do t’i kundërshtojnë me armë vendimet e tyre. Më tej
thuhej “do të mobilizohen, me shpenzimet e Lidhjes, të gjithë shqiptarët e aftë për luftë”.4 Para
se të shpërndahej, Kuvendi i Prevezës formoi tre komisione me detyra të posaçme. I pari do të
qëndronte në Prevezë për të ndjekur nga afër punimet e konferencës turko-greke, komisioni i
dytë do të shpërndahej në Shqipëri për të organizuar forcat luftarake të Lidhjes ndërsa komisioni
i tretë do të shkonte në Stamboll për t’i bërë presion Portës së Lartë që të mos pranonte lëshimin
e trojeve shqiptare Greqisë. Në krye të komisionit të tretë u emërua Abdyl Frashëri, meqenëse ky
do të merrte pjesë edhe në delegacionin e Kuvendit të Dibrës, i cili e shtyu për më vonë nisjen e
tij për t’i paraqitur Portës së Lartë rezolutën e 1 nëntorit 1878. Delegacioni osman arriti në
Prevezë javën e fundit të janarit 1879. Atë e kryesonte mareshali Ahmet Muhtar pasha, i cili
gëzonte një konsideratë të veçantë në Perandorinë Osmane për qëndresën heroike që kishte
zhvilluar gjatë luftës së fundit kundër ushtrive ruse. Sulltani shpresonte se për hir të kësaj
konsiderate, mareshali do t’i zbuste zemrat e revoltuara të shqiptarëve. Për të njëjtin qëllim, në
delegacionin prej tre komisarësh, siç u quajt në atë kohë, ishte vënë edhe një personalitet i njohur
shqiptar, Abedin bej Dino, i cili në fillim kishte aderuar në Lidhjen e Prizrenit, por tani kishte
kaluar nga ana e Portës së Lartë. Sapo delegacioni arriti në Prevezë, me mijëra shqiptarë të
armatosur zhvilluan demonstrata duke thënë se nuk pranonin asnjë lëshim të trojeve të tyre në
dobi të Greqisë. Madje, më 28 janar 1879, përfaqësuesit e krahinave shqiptare që ndodheshin në
Prevezë, u drejtuan Fuqive të Mëdha një protestë kategorike me të cilën paralajmëronin se do të
ndërmerrnin një luftë vendimtare me pasoja të thella në Gadishullin Ballkanik, në rast se nuk do
të merreshin parasysh të drejtat territoriale të Shqipërise. Duke bazuar në vendosmërinë e

4
Historia e Shqipërisë f.229 – AKADEMIA E SHKENCAVE E RPS TË SHQIPËRISË
shqiptarëve konferenca turko-greke filloi me vonesë – më 6 shkurt 1879, por edhe pasi filloi
konferenca delegacioni turk nuk i pranonte kërkesat greke. Më vonë Ahmet Muhtar pasha u
tregua i gatshëm që Greqisë t’i lëshojë Thesalinë por jo Epirin. Meqenëse Athina nuk e pranoi
këtë zgjidhje, pas gjashtë javësh Konferenca e Prevezës morri fund. Pas dështimit të konferencës
qeveria e Athinës kërkoi ndihmë nga Fuqitë e Mëdha, të cilat ishin të gatshme për ta vënë
Protokollin nr. 13 në jetë. Në këto rrethana qarqet patriotike shqiptare organizuan një delegacion
për të filluar bisedimet me Fuqitë e Mëdha, saktësisht në kryeqytetet e tyre. Kjo barrë iu ngarkua
Abdyl Frashërit dhe Mehmet Ali Vrionit. Ky mision filloi në fund të muajit mars dhe zgjati plot
tre muaj me përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare që ishin në Romë, Paris, Londër, Berlin, Vjenë
dhe Stamboll. Por qytetin e Petersburgut e larguan nga plani pasi ishin të bindur se Rusia do të
jetë kundër interesave shqiptare.
Në këtë memorandum dënoheshin vendimet anti-shqiptare të Kongresit të Berlinit. Por
megjithatë tema kryesore e bisedimeve ishte Protokolli nr. 13 ku qeveria greke pas dështimit që
ta përvetësojnë Epirin në mënyrë diplomatike kishte tentuar të nxit popullsinë lokale për bashkim
me Greqinë, por meqenëse popullsia ishte me shumicë shqiptare edhe ky plan rezultoi i dështuar.
Në referendum ndër të tjerash theksohej: “Shqiptarët kanë ruajtur atdheun e tyre, kombësinë e
tyre, gjuhën e tyre dhe zakonet e tyre duke prapsur në kohët barbare sulmet e romakëve,
bizantinëve dhe venedikasve. Si mund të lejohet në këtë shekull të diturisë dhe qytetërimit, një
komb kaq trim dhe kaq i lidhur me truallin e tij të sakrifikohet duke i dhënë tokat e veta një fqinji
pa asnjë arsye të ligjshme?”.5
Edhe pas negiociatave megjithatë Fuqitë e Mëdha ngurruan që të vendosin kufirin. Por
Franca propozoi të rifillojnë bisedimet greko-turke, dhe kjo i dha mundësi shqiptarëve që të
ushtrojnë presion te Porta e Lartë dhe te Fuqitë e Mëdha. Në qershor të vitit 1879 shqiptarët
rikujtuan se ata nuk janë dorëzuar për qëllimin e tyre dhe në rast vendimesh anti-shqiptare ishin
në gjendje që të shpallin luftë jo vetëm ndaj Greqisë por edhe ndaj Perandorisë Osmane. Dhe për
të kumtuar këtë vendim Portës së Lartë në gusht të atij viti Abdyl Frashëri, Mehmet Ali Vrioni
dhe Vesel Dino udhëtuan për në Stamboll. Një gjë dihej, çdo veprim anti-shqiptar do të çonte
deri në shpalljen e luftës nga ana shqiptare. Dhe pas zvarritjeve të shumta Fuqitë e Mëdha e
morrën fatin e kufirit greko-turk në duart e veta.

3.2. Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë (tetor 1879 – janar 1880)


Pas vrasjes së mareshalit Mehmet Ali pasha në Gjakovë, Porta e Lartë u dha të kuptojnë Fuqive
të Mëdha se e kishte tepër të vështirë të përmbushte detyrimet territoriale kundrejt Malit të Zi që
rridhnin nga Traktati i Berlinit. Por knjaz Nikolla nuk donte të dinte asnjë justifikim. Nga frika se
me kalimin e kohës mund të ndryshonin rrethanat ndërkombëtare në dëm të saj, Cetina kërkonte
vazhdimisht ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha për ta detyruar Perandorinë Osmane të dorëzonte sa

5
Historia e Shqipërisë f.231 – AKADEMIA E SHKENCAVE E RPS TË SHQIPËRISË
më parë krahinat e Podgoricës, Shpuzës, Zhabjakut, Plavës, Gucisë dhe Rugovës të cilat
Kongresi i Berlinit ia kishte dhënë Malit të Zi. Veç kësaj ajo po e vononte dorëzimin e Ulqinit,
Dinoshit dhe të Bregut të Bunës të cilat i mbante të pushtuara që nga koha e luftës, por që në
bazë të Traktatit të Berlinit duhet t’i ktheheshin Perandorisë Osmane. Presion më të madh ndaj
Perandorisë Osmane ushtronte Rusia cariste, e cila kishte atë kushtëzim që në rast se nuk do të
plotësoheshin kërkesat e Malit të Zi do të tërhiqte ushtrinë nga Traka. Ky vendim i Rusisë u
mbështet edhe nga fuqitë e tjera. Vendimi i Stambollit ngriti përsëri në këmbë mbarë popullin
shqiptarë. Për të shqyrtuar gjendjen e krijuar, në janar të vitit 1879 u mblodh Komiteti Kombëtar
i Lidhjes. Ato ripohuan se Lidhja e Prizrenit nuk do ta pengonte dorëzimin e Podgoricës,
Shpuzës dhe Zhabjakut, pasi që ato banoheshin nga popullsia kryesisht sllave, por kundërshtonin
në mënyrë kategorike lëshimin e Plavës dhe Gucisë, popullsia e të cilave ishin në masën
dërrmuese shqiptare. Vendimin e Komitetit Kombëtar e miratuan të dy komitetet ndërkrahinore
të vilajeteve të Shkodrës dhe të Kosovës, të cilët po në atë muaj mblodhën kuvendet e
jashtëzakonshme, pothuajse në atë kohë që zhvillohen punimet e veta edhe Kuvendi
Ndërkrahinor i Prevezës. Meqenëse Plava dhe Gucia bënin pjesë në vilajetin e Kosovës, barrën e
drejtimit dhe organizimit të luftës për mbrojtjen e tyre e morri përsipër Komiteti Ndërkrahinor i
Prizrenit, i cili nga ana e vet formoi shtab ushtarak të posaçëm, në krye me Ali pashë Gucinë. Në
këto rrethana në fshatin Vir-Pazar më 2 shkurt 1879, u mblodh komisioni turko-malazez që
nënshkroi marrëveshjen dypalëshe mbi formalitetet e dorëzimit brenda një jave të krahinave të
vilajetit të Shkodrës që i takonin njëra-tjetrës, në bazë të Traktatit të Berlinit. Nga frika e
kryengritjeve shqiptare Porta e Lartë e anuloi për më vonë çështjen e Plavës dhe Gucisë ndërsa
vendet me shumicë sllave u dorëzuan pa vështirësi. Por Mali i Zi nuk dëshironte të zvarritej
situata me Plavën dhe Gucinë, dhe nga Fuqitë e Mëdha kërkoi që ta detyronin Perandorinë
Osmane t’ia dorëzonte edhe vendet e mbetura. Kështu që u dërgua Komision Ndërkombëtar në
ato zona për ta caktuar kufirin, ky komision filloi punën në maj të viti 1879. Por Komiteti
Ndërkrahinor i Prizrenit më 22 gusht të vitit 1879 iu drejtua Fuqive të Mëdha me shkrimin se
nuk e njohim vendimin e komisionit pa u dhënë edhe pëlqimi i shqiptarëve. Porta e Lartë
banorëve të këtyre krahinave u premtonte vendbanime të reja dhe largim të taksave për plot 10
vite, mirëpo shqiptarët ishin të palëkundur në qëllimet e tyre. Knjazi Nikolla nuk pranonte asgjë
tjetër pos marrjes së Plavës dhe Gucisë dhe kjo gjë acaroi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mali
të Zi, situata arriti deri në atë shkallë sa që në tetor të vitit 1879 forcat malazeze u mobilizuan në
kufi me Shqipërinë.
Sa për të qetësuar situatën Porta e Lartë i ofroi Malit të Zi krahina të Hercegovinës por
kjo u refuzua nga ana e Austro-Hungarisë por edhe nga Mali i Zi. Më 1 nëntor forcat malazeze
kërcënuan Shqipërinë me një përleshje në kufi, por forcat shqiptare nuk u hasën në vështirësi.6
Megjithatë kjo nuk rezultoi e fundit pasi që pas një muaji, më 4 dhjetor 1879 forcat malazeze me
rreth 4 mijë veta, nën komandën e Mark Milanit, organizuan sulm në drejtim të Plavës dhe
Gucisë. Shtabi Ushtarak i Lidhjes, i përbërë nga Ali pashë Gucia (kryetar), Jakupi Ferri,
Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Filip Çeka, Jusuf Sokoli dhe të tjerë hodhën në sulm rreth 3 mijë

6
Historia e popullit shqiptar f.90, M. Korkuti, F. Rama
luftëtarë. Pasi u thyen në Nevshok, malazezët u tërhoqën thellë
në territorin e tyre. Të dyja palët patën me qindra të vrarë. Porta
e Lartë e nisi mareshalin Ahmet Muhtar pasha me 6 batalione
për në Kosovë. Por ai pasi arriti atje nuk e gjeti rrugën hapur për
realizimin e planit pasi hasi në vështirësi nga ana e shqiptarëve si
në Gjakovë ashtu edhe në Pejë. Ai morri kërcënime që të kthehej
prapa pasi do të pësonte njëjtë si Ali pashë Maxhari. Në javën e
parë të muajit janar pati edhe një përleshje, këtë radhë me
përmasa më të mëdha, ku ushtria malazeze e pasur me municion
dhe me rreth 9 mijë ushtarë u ndesh me shqiptarët e armatosur
dobët dhe me rreth 7 mijë luftëtarë. Pas pak ditësh përgatitej një
Fig. 4 – Haxhi Zeka sulm nga malazezët por ato u befasuan nga sulmi i shqiptarëve
më 8 janar 1880. Ky sulm u realizua nga vullnetarë të cilët e njihnin mirë terrenin, të udhëhequr
nga Kurt Asllani dhe Nure Kurti. Atëherë ishte momenti që malazezët arritën në përfundim që
me atë mënyrë nuk ishte e mundur të shemben shqiptarët. Gjithashtu edhe konsulli austro-
hungarez që ndodhej në Shkodër i raportonte ushtrisë së vet: ”Vetë malazezët pohojnë se në
luftën e Velikës dhe Pepajt, shqiptarët luftuan burrërisht dhe fituan mbi ta. Dhe me të vërtetë
fuqia e Lidhjes së Prizrenit e theu atë ushtri malazeze që ka qenë kurdoherë e zonja t’u bëjë ballë
forcave turke. Shqiptarët luftuan të shtyrë nga ideja kombëtare”.

3.4. Mbrojtja e Hotit dhe Grudës (pranverë 1880)


Fitoret e shqiptarëve kundër ushtrive malazeze dhe jehona e tyre në arenën ndërkombëtare patën
ndikim të thellë në Shqipëri. Ato e përforcuan më tej bindjen e shqiptarëve se tashmë ishin në
gjendje t’i mbronin trojet e tyre jo vetëm pa ndihmën e ushtrive osmane, por edhe kundër
vullnetit të Portës së Lartë. Besimi që fituan te forca e tyre e armatosur, e ngriti në një shkallë më
të lartë vendosmërinë për të kundërshtuar me armë çdo ndërhyrje të re të Fuqive të Mëdha ose
çdo tentim të ri të qeverisë së Stambollit në dëm të trojeve të tyre amtare. Pas disfatës që pësoi në
Velikë dhe Pepaj, knjaz Nikolla iu drejtua përsëri Fuqive të Mëdha dhe këto nga ana e tyre i bënë
përsëri presion Perandorisë Osmane për ta çuar deri në fund dorëzimin e Plavës dhe Gucisë.
Porta e Lartë u përgjigj se ishte e gatshme ta kënaqte Malin e Zi, por jo në Plavë dhe në Guci.
Duke parë vendosmërinë luftarake të shqiptarëve dhe paaftësinë ushtarake të Malit të Zi,
Fuqitë e Mëdha pranuan në parim ta rishikonin vendimin që kishin marrë në Kongresin e
Berlinit. Me këtë rast u bënë disa propozime për ta kënaqur Cetinën me vise sllave në veri ose në
jug të Malit të Zi, por nuk u pranuan. Më në fund ndërhyri Italia, e cila nëpërmjet ambasadorit të
saj në Stamboll, kontit Korti, sugjeroi që t’i jepeshin Malit të Zi, viset e Hotit dhe të Grudës së
bashku me një pjesë të Kelmendit, të cilat banoheshin gjithashtu nga popullsi shqiptare. Fuqitë e
Mëdha menduan se popullsia e këtyre viseve duke qenë se ka religjion të njëjtë me malazezët do
të pranojnë bashkimin. Por knjaz Nikolla e kishte parasysh këmbënguljen që shqiptarët do ta
shfaqnin. Më 18 prill 1880, ambasadorët e Fuqive të Mëdha miratuan propozimin italian që
njihet me emrin “vija Korti”, për ti dhënë Malit të Zi, në vend të Plavës dhe Gucisë, viset e Hotit
dhe të Grudës. Dorëzimi i këtyre viseve u vendos të kryhej pas 4 ditësh – më 22 prill 1880. Fakti
që Fuqitë e Mëdha, Perandoria Osmane dhe Mali i Zi u detyruan që pas 20 muaj përpjekjesh pa
rezultat, të hiqnin dorë nga vendimi i Kongresit të Berlinit në lidhje me Plavën dhe Gucinë,
shënonte një fitore të re diplomatike që korrën shqiptarët në arenën ndërkombëtare. Protokolli i
Stambollit i nënshkruar nga ambasadorët e tyre më 18 prill 1880 për Hotin dhe Grudën ishte po
aq i padrejtë sa edhe neni i Kongresit të Berlinit për Plavën dhe Gucinë. Popullsia e viseve të
Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit pohuan se janë kundër çdo vendimit të marrë kundër viseve
të tyre. Ato shprehën gatishmëri për mbrojtjen e trojeve të tyre, dhe më pas barra e organizmit të
luftës mbrojtëse i takonte Komitetit Ndërkrahinor i Shkodrës, pasi që Hoti, Gruda, Kelmendi dhe
Kastrati bënin pjesë në këtë vilajet. Më 11 prill 1880 u formua Shtabin Ushtarak i vilajetit me
qëllim që të ishte në mbrojtje të trojeve. Në krye të Shtabit Ushtarak u emërua Hodo Sokoli.
Anëtarë prej vendeve të tjera ishin Selim Çoba, Filip Çeka, Shaban Bushati, Zef Simoni, Selim
Gjyrezi etj., ndërsa Dedë Gjoni dhe Ismail Marku nga Hoti, Ismail Martini dhe Bazo Kurti nga
Gruda, Nikë Gila dhe Nikë Leka nga Kelmendi, Shaban Elezi dhe Gjon Deda nga Kastrati etj.
Nënkryetar i Shtabit Ushtarak u emërua Prengë pashë Bibë Doda. Përveç mobilizimit të vilajetit
të Shkodrës, të gatshëm për ndihmë ishin edhe vilajeti i Kosovës dhe Janinës por ato i panë të
mjaftueshme forcat e veta luftarake. Kulmi i revoltës u arrit me nënshkrimin e Protokollit të
Stambollit (18 prill 1880). Më 19 prill në Shkodër u mbajt një tubim i madh popullor. Në bazë të
Protokollit të Stambollit, më 22 prill trupat turke u larguan nga kalaja e Tuzit dhe nga pikat tjera
që i takonin Malit të Zi. Megjithatë në kalanë e Tuzit u vendos Shtabi Ushtarak me në krye Hodo
Sokolin, ku rreth 6 mijë vullnetarë shqiptarë ishin të gatshëm për të mbrojtur trojet e veta.
Përleshja e parë mes forcave shqiptare dhe atyre malazeze ndodhi në Urën e Rzhanicës, më pas
dhe në Helm. Të dy palët luftuan me vendosmëri për disa orë rresht, por në fund ushtritë
malazeze u thyen dhe u tërhoqën për në Podgoricë me disa të vrarë dhe të plagosur. Menjëherë
pas disfatës që pësoi më 22 prill 1880, knjaz Nikolla protestoi pranë Fuqive të Mëdha dhe këto
nga ana e tyre, më 24 prill i drejtuan qeverisë osmane një notë kolektive me të cilën e
shtrëngonin që t’i dëbonte forcat shqiptare nga kufiri për t’u hapur rrugën forcave malazeze. Por
Fuqitë e Mëdha më nuk e kishin situatën në dorë. Në fund të muajit prill, në vijën kufitare qenë
përqendruar rreth 7 mijë vullnetarë, numri i të cilëve pas një jave u rrit në 9 mijë me ardhjen e
forcave mirditore të organizuara nga Prengë pashë Bibë Doda. Por kishte edhe rreth 7 mijë
vullnetarë të tjerë të cilët ishin të gatshëm, por që aktualisht nuk ishin në front. Sipas njoftimeve
që kishte Shtabi Ushtarak, përtej kufirit qëndronin rreth 20 batalione malazeze të pajisura me
topa me afërsisht 9 mijë veta të armatosur me martina. Por shqiptarët ishin aq të motivuar sa që
kishin një plan që të sulmojnë malazezët dhe t’i hiqnin mendimin e knjaz Nikollës për marrjen e
territoreve shqiptare njëherë e përgjithmonë dhe kjo u pranua nga Hodo Sokoli, kryetari i Shtabit
Ushtarak të Shkodrës por edhe nga Ali pashë Gucia, kryetari i Shtabit Ushtarak të Kosovës. Por
kjo u mohua nga Komiteti Kombëtar i Lidhjes Shqiptare pasi kjo do të sillte në ndërlikimin e
situatës.
Në fakt lufta për mbrojtjen e Hotit dhe të Grudës pati jehonë të thellë jashtë Shqipërisë.
Interesimi i publikut evropian për konfliktin shqiptaro-malazez u rrit më tepër sa që gazetat
kryesore të Evropës Perëndimore dërgonin korrespondent në Shkodër. Anglia dhe Rusia kishin
propozimin që Fuqitë e Mëdha të sulmonin shqiptarët por kjo u refuzua nga Gjermania dhe
Austro-Hungaria. Pra përsëri triumfoi qëndresa shqiptare. Më 15 qershor 1880, Fuqitë e Mëdha
pasi hoqën dorë nga Protokolli i Stambollit miratuan propozimin e Anglisë dhe Austro-
Hungarisë që në vend të Hotit dhe Grudës, Malit të Zi t’i jepej Ulqini së bashku me rrethinën.
Heqja dorë e Fuqive të Mëdha nga vendimi që ato kishin marrë më 18 prill 1880, ishte fitorja e
tretë diplomatike që korrën shqiptarët brenda 6 muajve në arenën ndërkombëtare.7

Fig. 5 – Harta e Malit të Zi gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit

3.3. Lufta për mbrojtjen e Ulqinit (shtator - nëntor 1880)


Gjatë dy vjetëve populli shqiptar, i udhëhequr nga Lidhja e Prizrenit, nuk lejoi zbatimin e
vendimeve të Kongresit të Berlinit. Shqiptarët i detyruan Fuqitë e Mëdha t’i rishikonin disa herë
vendimet e tyre të mëparshme. Përballë qëndresës së shqiptarëve, ato vendosën që në vend të
Hotit dhe Grudës t’i jepnin Malit të Zi qytetin e Ulqinit me rrethinën, që banohej krejtësisht nga
shqiptarë.8 Pas kushtrimit të lëshuar nga Lidhja, forcat vullnetare shqiptare, nën drejtimin e Isuf
Sokolit, Mehmet Gjylit etj., e detyruan ushtrinë osmane të largohej nga qyteti. Më 20 shtator
1880, një flotë e përbashkët e Fuqive të Mëdha arriti para Ulqinit dhe u kërkoi në formë
ultimatumi shqiptarëve të dorëzonin qytetin. Pra forcat e Lidhjes nuk pranuan. Ata e mbrojtën
qytetin duke qenë të rrethuar, në veri nga ushtritë malazeze, në jug nga ushtritë osmane dhe në
perëndim nga flota e Fuqive të Mëdha. Me gjithë qëndresën heroike të 3 mijë vullnetarëve
shqiptarë, forcat osmane, që kishin epërsi të madhe ushtarake, hynë në Ulqin, të cilin ua
dorëzuan malazezëve më 26 nëntor 1880. Lufta për mbrojtjen e Ulqinit la përshtypje të thellë
brenda dhe jashtë vendit. Në shtypin e huaj dhe në disa parlamente të Evropës pati protesta
kundër kësaj politike të padrejtë të Fuqive të Mëdha.

7
Historia e Shqipërisë f.239 – AKADEMIA E SHKENCAVE E RPS TË SHQIPËRISË
8
Historia e popullit shqiptar f.92, M. Korkuti, F. Rama
Literatura:
Historia e Shqipërisë (Vëllimi II) - AKADEMIA E SHKENCAVE E RPS TË SHQIPËRISË
Historia e popullit shqiptar – M. Korkuti, F. Rama
Historia e popullit shqiptar – Akademia Shqiptare e Shkencave

You might also like