You are on page 1of 5

Lidhja e Prizrenit

Lidhja e Prizrenit

Lidhja e Prizrenit (osmanisht: Prizren


Ittifaki ose Ittihadi) qe një organizim politik i parisë
së katër vilajeteve shqiptare në Perandorinë
Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878
në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, ku deri një vit
përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës.
Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin
caktuar territore të banuara edhe nga shqiptarë
shteteve të tjera pas Luftës Ruso-Turke, shqiptarët u
përgatitën për rezistencë kombëtare. Në pamundësi që Perandoria Osmane t'i shmangej
traktateve, SulltanAbdyl-Hamidi II thirri në Stamboll Sheh Mustafa Tetovën dhe Abdyl bej Dume-
Frashërin në shenjë përkrahjeje; dhe u shkroi letra kadiut të Gjakovës Ahmet efendi
Koronicës, myderrizit të Prizrenit Ymer Efendiut dhe
myftiut të Dibrës Jonuz Efendiut, ndërsa iu dha urdhër komandantëve ushtarakë në vilajetet shqiptare
që të mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes.[1][2]
Qëndrimet fillestare të Lidhjes, në krye të komitetit qendror të së cilës ishte Iljaz pashë Dibra, u
parashtruan në Kararname. Në këtë dokument prijësit shqiptarë theksonin synimin e tyre që të ruanin
dhe mbanin integritetin e territoreve të Perandorisë Osmane në Ballkan në mbështetje të Portës.
Megjithatë qëndrimet dhe projekti i Lidhjes përvijoi ndryshe duke përshfaqur rrymat e brendshme.

Lufta Ruso-Turke e viteve 1877-78 i dha goditje të rëndë fuqisë osmane në Ballkan, duke i lënë
Perandorisë Osmane në zotërim vetëm vilajetet shqiptare dhe Ballkanin Lindor. Nga fundi i 1877
qëndresa u bë e vështirë; më 13 dhjetor 1877 Serbia i shpalli luftë Perandorisë Osmane, edhe Mali i Zi
po ashtu. Të dy shtetet mbështeteshin nga Ushtria Ruse dhe i shtrinë sulmet e tyre në Shqipërinë
Veriperëndimore dhe Verilindore.[3] Pas pushtimit të këtyre territoreve, ofiqarët osmanë shumica prej
tyre të etnisë shqiptare, lironin territoret dhe/ose dëboheshin. Gjatë kësaj lufte, ushtria serbe shpërnguli
dhe dëboi shumicën e popullsisë muslimane në sanxhakun e Nishit dhe rrethinat e Toplicës drejt
vilajetit të Kosovës duke rritur trazimet që parapërgatitën frymën e Lidhjes si kundërpërgjigje ndaj
Krizës së Madhe Lindore.[4] Më 27 shkurt 1878 andartë grekë, të udhëhequr nga dy shqiptarë
ortodoksë,[5] Minoas Lappas dhe qepariotit major Gogo Stefani, zbarkuan në Sarandë dhe shtinë në
dorë Gjashtën dhe Lëkurësin. Më 4 mars ata u dëbuan dhe u shpërndanë nga njësitë e nisura prej
Janinës.[6]

Vula e Lidhjes se Prizrenit

Droja e shqiptarëve se mos territoret e tyre do të ndaheshin mes Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë dhe
Greqisë i mbushi me zell për të bërë qëndresë.[7][8] Në Traktatin e parë të pasluftës, në Shën Stefan, u
nënshkrua dorëzimi i disa territoreve të Perandorisë Osmane, ndër to edhe territore të banuara nga
shqiptarë.[9] Perandoria Austro-Hungareze dhe Britania e Madhe e bllokuan marrëveshjen, duke qenë
se do t'i jepte Rusisë pozicione kyçe në Ballkan, duke prishur kësodore peshoren e fuqive. Për ta
zgjidhur këtë çështje, një konferencë paqeje u mbajt po atë vit në Berlin.[10][11]

PUNOI : LAERT TAHIRAJ


Krejt situata çoi në organizimin e shqiptarëve me këshillimin e Stambollit[1] në këshilla vendorë për të
mbrojtur territoret e banuara nga shqiptarët.[12] Të nxitur nga rrethanat, në dhjetor të 1877 Abdyl
Frashëri organizoi Komitetin e Stambollit - anëtarët bënë një mbledhje të përgjithshme majin e
1878.[10][13]

Mbledhjet në Prizren
Më 10 qershor 1878 përfaqësues nga paria shqiptare e Vilajetit të Kosovës u mblodhën në xhaminë
Bajraklie[14] të Prizrenit për të ngritur një platformë si kundërpërgjigje ndaj vendimeve të marra në
Traktatin e Shën Stefanit. Në mbledhjen e parisë më 18 qershor u radhitën qëndrimet e mbajtura në një
shkresë të vendimeve quajtur Kararnamé, që u firmos nga 47 përfaqësues të kazave të vilajetit, ku në
krye janë firmat e Iljaz pashë Dibrës dhe Abdullah pashë Drenit.[15] Po atë ditë paria e Shkodrës i
telegrafoi shtabit të Lidhjes se do t'i bashkohej lëvizjes dhe se së shpejti do të dërgonte delegatët.[16] Më
23 qershor do të ishin të pranishëm krejt delegatët e qyteteve shqiptare në Prizren. Më 30 qershor u
paraqitën edhe delegatët e Shkodrës me Jusuf agë Sokolin me një delegat të Podgorica dhe 7 krenë
prej Malësie.[16][17]
Në Kararnamé u dokumentua vullneti nistor i organizimit, ku flitej për tërësinë territoriale të perandorisë
dhe t'u rikthehej status quo-ja e para Luftës Ruso-Turke.[18][19] Synimi kryesor ishte mbrojtja ndaj
rreziqeve të mënjëhershme,[18] lakohej mbrojtja e Dinit, Devletit dhe Vatanit,[20] mosnjohja e Bullgarisë
dhe rikthimi me armë i territoreve të pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi nëse nuk do t'i dorëzonin me
vullnet të lirë.[15]
Delegatët ngritën një organizim, Lidhjen e Prizrenit, që kishte fuqinë të vendoste taksa dhe të
mobilizonte një ushtri.[13][21] Pas një mbledhjeje, Lidhja u organizua në tre komitete, për Punët e Jashtme,
për të Brendshmet dhe për Financat.

 Komisioni i Punëve të Jashtme përbëhej nga Abdyl bej Frashëri me bashkëpunëtorët Shaban bej
Pejën, Galip bej Shkupin dhe Asaf efendi Manastirin. Ky komision merrej me dërgesat e lutjeve dhe
protestave ndaj Kongresit dhe me korrespondencën me filoshqiptarët e me shqiptarët jashtë
atdheut.
 Komisioni i Punëve të Brendshme përbëhej prej Haxhi Shabanit nga Prizreni, myderrizit të Shkupit
Qorr Abdyl Efendiut, Mahmut Qypërliut dhe Esat pashë Tetovës. Merrej me administrimin e
territorit, mbajtjen e qetësisë, mbledhjen e ushtrisë vullnetare dhe kishte fuqi zbatuese.
 Komisioni i Financës përbëhej nga Sulejman agë Vokshi, Zija bej Prishtinës, Shefik bej Gjilanit dhe
dy të tjerëve, të cilët nuk dihen. Kujdeseshin për mbledhjen e fondeve për armatimin e ushtrisë dhe
furnizimin e saj.
Këta komisione funksiononin vetëm në kohë të mbledhjes së përgjithshme. Detyrat e tyre i mbikëqyrte
Dega lokale e Prizrenit që kryesohej prej Ymer efendi Prizrenit.[22]
Lidhja në korrik u nda në komitete,[14] të cilat kishin dy degë madhore: e veriut me qendër në Prizren
dhe e jugut.[10][21] Dega e Prizrenit drejtohej nga Iljaz pashë Çoku me përfaqësues nga Kërçova, Tetova,
Prishtina, Mitrovica, Vuçitërna, Shkupi, Gjilani, Manastiri, Dibra dhe Gostivari.[15] Komisioni i Degës së
Shkodrës përbëhej kryetarit Daut efendi Boriçit, Selim efendi Çoba, Shaban beu i Bushatllinjve, Haxhi
agë Lohja, Selim agë Gjyrezi, Et'hem agë Kazazi, Ibrahim efendi Dragusha, Ibrahim Idriz Hoxha,
Osman Bekteshi, Filip Çeka, Ndrekë Shiroka, Gjon Muzhani e Zef Simoni. Për këtë degë, Et'hem agë
Kazazi qëndronte gjithnjë në Prizren.[16] Dega e jugut që kishte mbajtur një takim po të tillë në
Gjirokastër, drejtohej prej Abdyl Frashërit dhe përbëhej prej përfaqësuesve të Kolonjës, Korçës, Artës,
Beratit, Pargës, Gjirokastrës, Përmetit, Paramithisë, Filatit,
Margëlliçit, Vlorës, Tepelenës dhe Delvinës.[23] Në këto vise lëvizja mbështetej më shumë tek elementi
musliman, për arsye se elementi ortodoks ishte më së shumti nën ndikimin grek.[24] Nga ana tjetër, në
veri muslimanët me katolikët ishin bërë palë për synimet e Lidhjes.[13][24] Të dy komitetet hynin në kontakt
me njëri-tjetrin nga njerëz të besuar që piqeshin në Elbasan.[25]

Çështja e viseve shqiptare në Kongresin e Berlinit


Mbasi u hap Kongresi i Berlinit më 13 qershor, dega e Lidhjes me pëlqimin e vilajetit të
Shkodrës dhe Sanxhakut të Dibrës, vendosën me i nisë një telegram Kongresit me lutje
që Tivari, Shpuza, Podgorica t'i mbeteshin vilajetit të Shkodrës.[26] Telegrami u nënshkrua prej 500
PUNOI : LAERT TAHIRAJ
vetëve në Shkodër, nga të cilët më të rëndësishmit ishin: Daut efendi Boriçi në cilësinë e kryetarit të
degës, Jusuf agë Sokoli, Selim agë Gjyrezi, Filip Suma, Gjon Muzhani, etj.[16] Memorandumi nuk u përfill
nga Kongresi, që ua njohu kërkesat Serbisë dhe Bullgarisë ndaj territoreve të lëshuara nga Perandoria
Osmane krahas kërkesave shqiptare.[27] Kancelari prusian, Bismark, e çmoi Ballkanin si pjesë
e Çështjes Lindore se "i gjithi nuk ia vlen as sa eshtrat e shëndetshme të një granadieri të vetëm
pomeranez".[28]
Qëndrimet e Lidhjes u përkrahën po ashtu edhe nga kolonia shqiptare e Stambollit, e përbërë prej
nëpunësish të mëdhenj dhe të vegjël, të cilët më 20 qershor 1878 i nisën një memorandum ministrit të
Punëve të Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze, kontit Andrassy. Në memorandum i luteshin që
të kishin parasysh të drejtat shqiptare. Pjesë nga memorandumi ku kërkohej përparimi i synimeve
kombëtare:
«[...] Populli shqiptar i frymzuem prej traditave dhe interesave të tij do dhe dëshiron, të jetojë në gjinin e
perandorís nën skeptrin e Madhnis së Ti Sulltanit dhe nuk pranon në asnji mënyrë që të jetë i damë prej
saj. Mbas vendimeve të Shin Stefanit, mënyra e administrimit të mbrendshëm do të ndryshojë e në kët
rasë populli shqiptar pa i cënue të drejtat e përjetshme të sovranitetit të Madhnis së Tij Sulltanit kërkon
që të formohet për kët qëllim nji komision i përbâmë prej Shqiptarësh, i cili nën mbrojtje e Ti të naltë
dhe me pëlqimin e Portës së Naltë të studiojë formën e përshtatshme dhe të ndalojë institucionet e reja
lokale duke u a përshtat karakterit, zakoneve dhe nevojave të vendit. [...]»

Më 21 qershor, ish-deputeti i Podgoricës në Mexhlisin Osman, Jusuf Efendiu u drejtoi një telegram
fuqive të mëdha dhe një Kongresit që Podgorica t'i mbetej Perandorisë Osmane. Rilindasi Jeronim de
Rada i dërgoi një letër kryeministrit britanik, lordit Beaconsfield me të cilën i lutej që të interesohej për të
drejtat shqiptare.[29]

Rezistenca ushtarake
Marshalli osman Mehmed pashë Maxharri, pjesë e delegacionit osman në Kongresin e Berlinit, u
caktua të mbikëqyrte përcaktimin e kufijve të rinj në viset veriore shqiptare, përkatësisht kazanë e
Gucisë. Me të vajtur për të përcjellur lajmin e ardhur nga Stambolli, ana më e bindur e Lidhjes i kërkuan
që të largohej, mirëpo ra mik tek kryetari i degës së Lidhjes në Gjakovë, mikut të tij Abdullah pashë
Drenit. Ndodhia u përshkallëzua ngaqë Abdullah Pasha nuk e dorëzonte dot mysafirin, si pasojë u
rrethua dhe u vranë të dy pashallarët në atë që njihet si Aksioni i
Gjakovës. Kjo gjakderdhje mbahet si veprimi i parë ushtarak i
Lidhjes kundër nismës së dorëzimit të një territori të banuar nga
shqiptarë.[30]

Ali Pasha dhe Lidhja e Prizrenit

Fuqitë e Lidhjes u përplasën me njësitë malazeze nga tetori i 1879 deri në janar të 1880 në Plavë e
Guci, me në krye Ali pashë Gucinë. Pas qëndresës për lëshimin e atyre viseve, u mendua t'i jepej Malit
të Zi një rrip toke buzë lumit Cem sipas kompromisit i Kortit, delegat i Italisë në Kongres. Porsa u mor
vesh ndërrimi i Plavës dhe Gucisë me Hotin, 2/3 e Grudës dhe stane e kullota të
Kelmendit,[31] bajraktarët e viseve i dërguan lutje konsullit austro-hungarez në Shkodër. Me datën 11
prill 1880 në një mbledhje Dega e Lidhjes në Bibliotekën e Pazarit u vendos mbyllja e Pazarit dhe u
lajmërua populli të ishte gati për luftë. Më 22 prill komandanti i ushtrisë së Tuzit, Haxhi Osman Pasha,
ndoqi urdhërin e dorëzimit të territoreve ndaj malazezëve, por u shpërndau fishekë e armë vullnetarëve
shqiptarë. Nga Shkodra u mobilizuan 1500 burra të armatosun, të drejtuar nga Hodo Begu dhe më pas
iu shtua kapidani Preng Bibë Doda. Beteja e parë mes forcave u zhvillua te Ura e Rrzhanicës. Pas
qëndresës së radhës, Fuqitë e Mëdha ripërcaktuan lëshimin e territoreve duke i dhënë Malit të Zi,
Ulqinin me rrethet e tij deri në Bunë.[32]
Qëndrimi autonomist

PUNOI : LAERT TAHIRAJ


Më 27 shtator 1878 në gazetën "Tercüman-i sark", botuar në
Stamboll, kryeredaktor i së cilës ishte Sami Frashëri, u botua një
program autonomie për vilajetet e banuara nga shqiptarët. Sipas
tij, duhej që këto vilajete 1. të bashkoheshin në një vilajet shqiptar;
2. nëpunësit që do të punonin atje të dinin gjuhën shqipe; 3. dy
herë në vit të mblidhej një Kuvend i Përgjithshëm i vilajetit; 4.
gjuha e shkollës dhe e administratës të jetë shqipja, turqishtja të
përdorej vetëm në komunikim me pushtetin qendror; 5. të krijohej
një milici shqiptare për gjithë vilajetin. Qëndrimi fillestar centralist i
dokumentuar te Kararnameja mori kahje autonomiste nga fundi i
1880,[33] me sa duket nga ndikimi i Abdyl Frashërit.[34]

Rilindasit shqiptarë
Babë Dudë Karbunara Josif Bageri Bajo Topulli Andon Zako
Çajupi Çerçiz Topulli

Aleksandër Stavre Drenova Dhimitër Ilo Abdyl Frashëri Mid'hat


Frashëri Naim Frashëri

Sami Frashëri Mihal Grameno Grigor Cilka Gjerasim Qiriazi Gjergj Qiriazi Gjok Shqiptari

Halit bej Bërzeshta Hasan Qinami Dervish Hima Koto Hoxh iIsmail Qemali Jani Vreto
Jovan Kosturi Shahin Kolonja

Faik Konica Kostandin Kristoforidhi Kristo Meksi

Kristo Qiriazi Loni Logori Petro Nini Luarasi Llambi Goxhomani Milo Duçi Ndre Mjeda
Kristo Negovani Ndoc Nikaj Nuri Sojliu Pandeli Sotiri Parashqevi Qiriazi Dhori Qiriazi

Jeronim de Rada Risto Siliqi Sali Butka Selam Musai Zef Serembe Sevasti Qiriazi-Dako

Smajl Martini Ivezaj Spiro Kosturi Filip Shiroka Tef Curani Mihal Turtulli Pashko Vasa

Naum Veqilharxhi Zyhdi Ohri

Abdyl Frashëri
Abdyl bej Dume-Frashëri njohur thjesht si Abdyl
Frashëri (Frashër, 1839 - Stamboll, 23 tetor 1892) ka qenë
ushtarak, deputet shqiptar në Mexhlisin Osman, një nga udhëheqësit
kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Biografia[redakto | përpunoni burim]


U lind në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës (sot në rrethin e
Përmetit), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit
(1814–1861). Nga i ati ishin pasardhës timarlinjsh me prejardhje
nga Berati që më vonë u njohën si Dulellarët, ndërsa familja e së
ëmës qenë pinjoj të Iljaz bej Mirahorit.[1]
Kaloi pjesën e parë të jetës në fshatin e lindjes deri në moshën 18-
vjeçare kur u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si
personalitet politik qysh më 1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar
i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së

PUNOI : LAERT TAHIRAJ


Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare antiosmane. Por shpresat e tij se idenë e shtetit shqiptar
do ta përkrahnin rivalët e Perandorisë Ruse, të cilët nuk e dëshironin supremacinë e saj në Gadishullin
Ballkanik, nuk u realizuan. Bisedimet që zhvilloi me përfaqësuesit e Greqisë në korrik dhe në dhjetor
1877, për një aleancë politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kundër Perandorisë Osmane dështuan
gjithashtu mbasi as Athina nuk e pranoi idenë e një Shqipërie të Pavarur në kufijtë e saj etnikë.

Në fund të vitit 1877, Abdyl Frashëri (atëherë deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman), u zgjodh
kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në
Stamboll (Komiteti i Stamboilit). Si kryetar i tij ai dha një kontribut të rëndësishëm në përpunimin e
platformës politike që adoptoi lëvizja kombëtare pas fitores ruse mbi Perandorinë Osmane dhe
sidomos pas nënshkrimit të Traktatif të Shën Stefanit. Sipas tezës së Abdyl Frashëri në kushtet e
krijuara nga prirjet ekspansioniste të Rusisë cariste, nga interesat e fuqive perëndimore për ta
mbajtur më këmbë Perandorinë Osmane dhe nga synimet e monarkive ballkanike fqinjë për ta
copëtuar Shqipërinë, zgjidhja më e përshtatshme (një zgjidhje kjo e përkohshme) ishte krijimi i një shteti
autonom shqiptar nën suzerenitetin e sulltanit ose, të paktën, krijimi i një vilajeti të bashkuar shqiptar në
kuadrin e Perandorisë Osmane, i cili, po të realizohej, do të sanksiononte kufijtë etnikë të Shqipërisë
dhe të drejtat kulturore të shqiptarëve.
Si një nga autorët kryesorë të platformës politike të Komitetit Qendror të Stambollit, të cilën Abdyl
Frashëri e parashtroi publikisht edhe me anën e artikujve që botoi në disa organe të shtypit evropian
gjatë pranverës së vitit 1878, ai mori pjesë aktivisht në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas
themelimit të Lidhjes, e cila e adoptoi këtë platformë, Abdyl Frashëri. u shqua
si udhëheqës, organizator, diplomat dhe aktivist i saj. Veprimtarinë e tij kryesore e zhvilloi sidomos në
viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosovës. Nuk e shkëputi asnjëherë luftën për mbrojtjen e tërësisë
tokësore të atdheut nga lufta për autonominë e Shqipërisë. Mori pjesë pothuajse në të gjitha kuvendet
kryesore që u organizuan nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare ose nga komitetet
ndërkrahinore të saj. Kudo udhëhoqi krahun autonomist të lëvizjes. Në Kuvendin themelues të Lidhjes
së Prizrenit u zgjodh kryetar i koinisionit të punëve të jashtme të saj. Ai përfaqësoi Toskërinë në
Kuvendin e Parë të Dibrës (1 nëntor 1878), ku u miratua rezoluta me të cilën kërkohej zyrtarisht nga
Porta e Lartë krijimi i vilajetit të bashkuar autonom të Shqipërisë. Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit
të Prevezës (janar 1879), i cili arriti ta pengonte lëshimin e Çamërisë në favor të Greqisë. Në pranverën
e vitit 1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes që vizitoi kryeqytetet e Fuqive të Mëdha për të mbrojtur nga
afër tërësinë territoriale dhe të drejtat për autonomi të Shqipërisë. Abdyl Frashëri, ishte promotori i
projektit që miratoi Kuvendi i Dytë i Frashërit për të formuar qeverinë e përkohshme. Ai udhëhoqi
gjithashtu Kuvendin Kombëtar të Gjirokastrës që u shpreh për krijimin e shtetit autonom shqiptar me
anën e lëvizjes së armatosur.
Abdyl Frashëri, e mbrojti programin e Gjirokastrës në Kuvendin e Dytë të Dibrës ku udhëhoqi si gjithnjë
krahun radikal të lëvizjes. Edhe pse programi i autonomisë nuk u pranua nga përfaqësuesit e rrymës së
moderuar, ai kaloi në Kosovë dhe aty së bashku me bashkëluftëtarët e vet kosovarë, vuri në jetë
vendimet e Gjirokastrës. U bë anëtar i qeverisë së përkohshme që u formua në Prizren në fillim të vint
1881 dhe dha një kontribut të rëndësishëm né përgatitjet politike dhe ushtarake që u morën për
mbrojtjen e autonomisë kundër ekspeditës ushtarake osmane.
Pas shtypjes së Lidhjes, më 2 maj 1881 mbërriti në Manastir i përcjellur prej një oficeri të
xhandarmërisë dhe shtatë xhandarëve kalorës. Mbasi qe arrestuar duke shkuar
nga Dibranë Elbasan tek Mahmud bej Biçakçiu. Prej aty iu dërgua Dervish Pashës në Prizren, i cili e
burgosi në kalanë e qytetit ku qëndroi tre vjet që ia rrënoi shëndetin kryekëput. Më tej u internua së
bashku me familjen e tij në Balliqeser e në Bandërma të Anadollit për afro dy vjet të tjera. Në fund u
amnistua dhe u kthye në Stamboll, ku u emërua përfaqësues i këshillit bashkiak të kryeqytetit.[2]

PUNOI : LAERT TAHIRAJ

You might also like