You are on page 1of 4

Kujdes me kufijt në Tokat Shqipëtare!

Si sot, ashtu edhe gjatë viteve 1878-1959( madje edhe në kohën e Millosheviqit),
luhej e njejta lojë! Ndryshim kufijsh si atëherë edhe sot! Kërkuesi i ndryshimit të kufijëve
është i njejti subjekt-Serbia!

Çështja e ndryshimit të kufijve është aktualizuar sidomos këta shekujt e fundit,


gjegjësisht mund të përmendim afërsisht nga Kongresi i Vjenës i 1815, u trajtu si çështje
më serioze! Derisa në fund të këtij shekulli, është formulu në një akt konkret juridik, që
trajton atë! Vlimi i luftërave për kufij e influence, ishte tejet i theksuar pas Revolucionit
teknologjik të 1688, e kjo në kontinentin Europian është theksuar sidomos pas
Revolucionit Francez të 1789, ku do vijnë Bashkimet Kombëtare të Gjermanisë, Italisë,
Luftërat e Napoleonit, Austro-Hungarisë, Prusisë etj( të përmasave që bota nuk i kishte
parë deri në këtë kohë)!

Europa në Konferencën e Hagës, miratoi 3 traktate( Konventa) dhe 3 deklarata


plotësuese, e mbajtur nga 18 maj 1899, nënshkruar më 29 korrik të atij viti dhe të hyra në
fuqi më 4 shtator 1900, mes tyre Konventa për Zgjidhjen Paqësore të Mosmarrëveshjeve
Ndërkombëtare1( me të cilën u formu edhe Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit),2 derisa
konventat tjera kishin të bënin me të Drejtën e Luftës! Në Konferencën e Dytë të Hagës, e
mbajtur nga 15 qershor deri 18 tetor 1907( e thirrur nga Teodor Rusvelt-presidenti i SHBA-
së, që në 1904), e që traktatet dhe deklaratat u nënshkruan më 18 tetor 1907, kurse hynë
në fuqi më 26 janar 1910. Në këtë rast, Konventa për Zgjidhje Paqësore të
Mosmarrëveshjeve Ndërkombëtare, është konfirmim i Konferencës se Hagës të 1899.

Më pas, kjo materje është trajtuar në instanca të ndryshme edhe nga Organizatat
Ndërkombëtare! Sot, kemi një numër të konsideruar të akteve normative, mes tjerash edhe:
Protokoli i Gjenevës3 i vitit 19244; Pakti Briand-Kellogg5( Traktati i Përgjithshëm i Lidhjes
së Kombeve për Heqjen e Luftës, si Mjet të Sigurisë Kombëtare) i 1928; Akti i Përgjithshëm
i Rishikuar, për Zgjidhjen Paqësore të Mosmarrëveshjeve Ndërkombëtare, adoptuar nga
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 28 prill 19496; Konventa Europiane
për Zgjidhjen Paqësore të Mosmarrëveshjeve e Këshillit Europian, të 29 prill 19577;
Doracaku për Zgjidhjen Paqësore të Mosmarrëveshjeve mes shteteve, të Kombeve të
Bashkuara8; Rezoluta e adoptuar e Asamblesë së Përgjithshme, 2625(XXV), 24 tetor 19709
etj. Të gjitha këto i japin prioritet dialogut, pastaj edhe institucioneve të tjera të emërtuara
si Gjykata e Përhershme e Arbitrazit etj!

1
http://wetten.overheid.nl/BWBV0005494/1900-09-04
2
Këtë Konventë e nënshkruajtën: Gjermania, Austro-hungaria, Belgjika, kina, Danimarka, Spanja, SHBA,
Meksika, Franca, Britania e madhe, Greqia, Irlanda, Italia, Japonia, Luksemburgu, Mali i zi, Holanda, Irani,
Portugalia, Rumania, Rusia, Serbia, Vietnami, Suedia, Norvagjia, Zvicerra, Turqia dhe Bullgaria!
3
http://digital.library.northwestern.edu/league/le000016.pdf
4
Protokoli për Zgjidhjen Paqësore të Mosmarrëveshjeve Ndërkombëtare të Lidhjes së Kombeve!
5
http://avalon.law.yale.edu/20th_century/kbpact.asp
6
https://treaties.un.org/doc/treaties/1950/09/19500920%2010-17%20pm/ch_ii_1p.pdf
7
https://rm.coe.int/1680064586
8
http://legal.un.org/cod/books/HandbookOnPSD.pdf
9
http://www.un-documents.net/a25r2625.htm
Krijimi i Bashkimit Europian, integrimi në të, kërkon plotësim kriteresh politike,
ekonomike dhe administrative,10 të specifikuara si Kriteret e Kopenhagës të 1993. Në këtë
rast kriteret politike, theksohen shteti ligjor, stabiliteti i institucioneve dhe garantimi i
demokracisë etj.

Praktikisht as Kosova nga fundviti 2000, kur është krijuar ndarja faktike, deri më sot,
nuk ka krijuar integrim efektiv të pjesës së Veriut! Në këtë rast, në Kosovë, Institucionet e
Sigurisë së Kosovës, dështuan të vendosin institucione stabile, shtetin ligjor, demokracinë
në Kosovën Veriore, edhe përkundër tentimit fëmijërorë, amatorë të gjoja intervenimit të
Policisë së Kosovës në 26 korrik 2011!

Njejtë as Serbia, në Luginë të Preshevës, që më 2000-2001, pas Luftës së UÇPMB-


së dhe terrorit të paparë të Serbisë mbi këtë territor etnik Shqipëtar, nuk ka plotësu
kriteret për anëtarësim në BE, madje as kriteret politike, ekonomike dhe administrative!

Duhet sqaruar, sepse me lindjen e UÇPMB-së dhe sidomos analizimi i vajtjes së


kësaj lufte dhe përfundimi i saj, mund të kuptohet që do “ndodhë” diç në relacionet
Kosovë-Serbi! Menjehërë doli në skenë “ndarja e veriut”! Po ashtu në rastin e nisjes së
ndërtimit të Autostradës E 75, edhe banorët lokal të Luginës së Preshevës, kishin nuhatur,
që Serbia dëshironte ta ndryshonte trasenë e kësaj autostrade, duke tentu për ta bartur atë
nëpër maje të Kodrave të Boshtranit( ku Shqipëtarët e Luginës e njihnin si vijë ku
sërish do vendoset kufiri, në rastin e Bashkimit me Kosovën)!

Në aspektin historik, mirfilli dihet që komuna e Preshevës dhe Bujanovcit, nga


Serbia është pushtuar më 16-18 tetor 1912, kurse komuna e Medvegjës, është pushtuar gjatë
Kongresit të Berlinit! Po ashtu Sanxhaku i Novi Pazarit u pushtu gjatë vitit 1912 nga Serbia,
e që deri në këtë kohë ishte nën pushtimin Osman, ndërsa prej 1878-1908 ishte nën
administrim ushtarak Austro-Hungarez, e para 1878 ishte nën Pushtimin Osman!

Lugina e Preshevës( komunat Preshevë dhe Bujanovc) me rastin e okupimit


jugosllav më 1945 shkëputen nga Kosova, duke ia bashku Serbisë e që më pas përligjen
edhe me ligje konkrete. Derisa me Kushtetutën e Serbisë të 17 janar 1947 dhe pasuar me
ligje e akte tjera juridike, fshatrat e Karadakut: Staneci, Seferët, Caravajka, Peçenët,
Maxhera, Depca, Ranatoci që ishin pjesë të komunës së Gjilanit, i bashkohen komunës së
Preshevës. Po ashtu fshatrat Konçul dhe Dobrosin që më 1946-1948 ishin të komunës së
Ranillugut, iu bashkuan komunës së Bujanovcit, derisa fshatrat Pribovc e Zarbincë më
1947-1949, iu bashkuan komunës së Bujanovcit! Kurse komunat veriore të Kosovës(
Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani), iu bashkuan Kosovës, në vitet 1956 dhe përligjen
më 1959, e që këto më parë ishin pjesë të Sanxhakut të Novi Pazarit!

Serbia në vazhdimësi, kërkoi ndryshim të kufijve, madje edhe ato i bëri edhe me
forcën e armës nga 1878 e deri në Luftën e fundit në Luginë të Preshevës më 2001. Duke e
patur parasysh edhe projektin serb, që nga Rankoviqi, Tito, Millosheviqi, e njejtë edhe nga
zyrtarët e tashëm të Serbisë, për ndarje të Kosovës, ndryshim kufijësh etj!

10
https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/policy/glossary/terms/accession-criteria_en
Serbia sot, ka kuptuar që ndodhet në pozitën afërsisht të ngjajshme, siç ne
Shqipëtarët, u ndodhëm gjatë viteve 1878-1912! Sot asnjë vend Euro-atlantik nuk është
aleat i Serbisë, armiqësimi i popullit serbë shkaku i bombardimit të NATO-s( e udhëhequr
nga SHBA), por edhe aleancave serbo-ruso-osmane, vazhdimisht ishte e orientuar nga
orienti! Derisa të gjitha vendet kufitare me Serbinë, janë anëtare të NATO-s, kanë patur
probleme të rënda me Serbinë( kujto Hungarinë; Bullgarinë, Kroacinë, Bosnjën,
Shqipëtarët)! Duke e pa këtë situatë, dhe mos shpëtimin e saj përmes Rusisë, Serbia,
dëshiron që të japë disa territore që sot etnikisht banohen nga Shqipëtarët, që së paku të
nxjerrë territore të banuara me Serbë( të cilat i kishte serbizu, e që ishin toka po ashtu të
banuara me Shqipëtar), për më shumë të krijoj pecedencë, që të kërkojë pastaj edhe 49% të
Bosnjës, kurse Rusia të përligjë ndarjet në Gjeorgji më 2008 dhe të Ukrainës!

Serbia duke tentu të merrte tërë Kosovën, dhe atë me forcën e armëve, duke mos
u lënë asgjë Shqipëtarëve, kreu Luftën e 1998-1999, por që shkaktoi reagimin
ndërkombëtar( disfatën më të madhe nuk e kishte humbjen e Kosovës, por humbjen e çdo
aleati perëndimorë dhe armiqësimin e popullit serbë me Perëndimin dhe lidhjen e
Shqipëtarëve vetëm me vendet Perëndimore e sidomos me SHBA-në dhe shkëputjen e
Shqipëtarëve nga çdo lidhje lindore-islamike)!

Serbia po ashtu humbi edhe një Luftë Speciale, të cilën e kishte filluar që nga
1844( e që nga maji 1453 deri më 1981, ortodoksët sllav-grekë e kishin fitu kundër neve
Shqipëtarëve me ndihmën edhe të Perandorisë Osmane). Lufta Speciale ishte që neve
Shqipëtarëve t’na islamizonin, t’na identifikonin si turq, boshnjak, musliman serbë, apo
tek e fundit edhe si Shqipëtar musliman( të tipave që mohojnë Historinë, Heronjët, Kishat
Shqipëtare, e që këto ua falin Serbisë)! Këtë Luftë Speciale Serbia e filloi sidomos në
vitet 1990-1992, me shkollimin në vendet arabe e hoxhallarëve vehabi, në frymën e
terrorizmit islamik, anti-perëndimorë( veçanarisht anti-amerikan). Betejën e fundit të kësaj
Lufte Speciale, Serbia e humbi me rënijen e radikalizimit, ekstremizimit, rekrutimit,
organizimit të grupeve terroriste islamike për të shkuar në Siri( pra në fund të viteve
2014-2015!).

Viteve të fundit, në vazhdimësi ndëgjohen deklarata nën panikë të zyrtarëve të


Serbisë, që Shqipëtarët po zgjohen në Novi Pazar, Luginë, Iliridë; Shqipëtarët duan
“Shqipërinë e Madhe”; Shqipëtarët janë duke “pushtu” Serbinë jugore; populli serbë ka
mortalitet më të lartë, kurse Shqipëtarët ende janë me natalitetin më të lartë në Europë;
Serbët janë duke u shpërngul nga Kosova, nga Lugina etj.

Negociatorët tonë, do duhej që të kenë parasysh, që orientimi politik, gjeostrategjik,


dhe të gjitha aspektet tjera që janë në disfavor të Serbisë, janë pakthim për së paku disa
dekada! Largimi i Serbisë nga Rusia dhe orientimi Euro-atlantik, është tashmë shumë i
vështirë, edhe për faktin që Serbia do duhej të pranonte koncesione jo vetëm përballë
Shqipëtarëve, por edhe të tjerëve( Hungarezevë, Kroatëve, Boshnjakëve, Bullgarëve etj)!

Por neve Shqipëtarëve s’do duhej lejuar t’na përfaqësonin askund, njerëzit që ende
kanë mentalitetin orientalist-islamik, komunist, sllavist-titist. Përfaqësuesit tanë, të mos
ndjehen inferiorë para aleatëve tonë Euro-Atlantik, për faktin që subkoshienca e tyre mba
ende deficitin e pësuar nga të qenit islamik, por të jenë vetëm Shqipëtar( si Fe të ketë
Shqiptarinë)!

Pas gjithë këtyre, e vetmja çfarë i mbetet Serbisë, është të krijojë një kufi etnik,
të pranuar edhe nga Shqipëtarët miopist, që t’i ruaj tokat Shqipëtare( që tashmë i ka spastru
etnikisht)! Andaj Lugina e Preshevës, duhet të Bashkohet me Kosovë, kurse Zubin
Potoku, Leposaviqi e Zveçani, s’do duhej pranuar që të ndahen, derisa krijimi i
Asociacionit me kompetenca ekzekutive në asnjë mënyrë s’do duhej pranuar! Derisa
mbetja e Veriut, si zonë e trazuar, është më shumë në dëm të Serbisë, sesa të Kosovës,
sidomos për rrugën e saj të integrimit Euro-atlantik( derisa mirfilli dihet që nga
kontrabanda nuk mund të jetojnë gjithë qytetarët serbë të veriut, por vetëm kriminelët)!

Shqipëtarëve na intereson çdo marrëveshje, dialog, me të cilin do avanconim


Interesin tonë Kombëtar, si Bashkimin e Kombit tonë, Bashkimin e Kosovës me Shqipëri(
për të rritur ndikimin në Ballkan, dhe për t’i ndihmu Trojeve tjera Shqipëtare), Bashkimin
e Luginës me Kosovë, avansimin e Intereseve të Kombit tonë në Trojet tona dhe në Botë!

Sot është Orëzeza për Serbi! Sot është Ora për Shqipëtarët!

Më:12.09.2018

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur
nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

You might also like