You are on page 1of 5

Delegacioni i pare ne Lidhjen e Kombeve dhe çështja e minoriteteve , 21 shkurt 1921 Pas

pranimit te Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve me 17 dhjetor 1920, delegacioni i pare shqiptar per
te qene pjese aktive ne punimet e kesaj organizate dhe komiteteve te saj mberriti ne Gjeneve ne
20 shkurt 1921 per te marre pjese ne punimet e dites se neserme, 21 shkurt.Lidhja e Kombeve
per shtetin e ri e te vogel shqiptar, te cilit pas Luftes se Pare Boterore po i ridiskutoheshin edhe
njehere statusi dhe kufijte politike te percaktuar ne Londer 1913, ishte nje dritare shprese per nje
trajtim me te hapur e te drejte te ketyre çeshtjeve. Prezenca ne te tille organizate multilaterale per
here te pare i jepte delegacionit shqiptar komoditetin e te qenurit i barabarte me te tjeret si anetar
me te drejta te plota ne diskutimet mbi ceshtje te ndryshme, nder to edhe ceshtja e statusit dhe
kufijve te Shqiperise perballe pretendimeve te vazhdueshme te fqinjeve te saj. Delegacioni
shqiptar u perpoq ta shfrytezonte maksimalisht kete mundesi per te lobuar per ceshtjen shqiptare,
duke sjelle argumenta e fakte historike per te arritur ne nje qendrim te Lidhjes se Kombeve
perballe vendimeve te mbyllura mes Fuqive te Medha, pa prezencen e SHBA, ne Konferencen e
Ambasadoreve II po ne vitin 1921. Delegacioni i pare ne punimet e Lidhjes se Kombeve per
vitin 1921 do te perfaqesohej nga Imz.Fan Noli dhe z.Sotir Kolea. Imzot Noli perfaqesonte
Federaten Vatra ne SHBA, dhe ishte perzgjedhur nga qeveria shqiptare per te qene perfaqesues i
saj ne kete organizate nisur nga kontributi i tij i madh ne pranimin e Shqiperise ne Lidhjen e
Kombeve 1920. Per te perforcuar pozitat e tij , qeveria shqiptare miratoi kerkesen e Federates
Vatra qe Noli te ishte deputeti i asaj Federate ne parlamentin shqiptar shkurt 1921, para nisjes se
tij ne Gjeneve. Çeshtja e pare me te cilin u perball ky delegacion me mberritjen e tij ne Gjeneve
ishin pretendimet e delegacionit grek ne Lidhjen e Kombeve per mbrojtjen e minoritetet grek ne
Shqiperi. Ne Rezoluten e adoptuar ne Lidhjen e Kombeve me rastin e pranimit te Shqiperise ne
kete organizate, thuhej se Shqiperise dhe shteteve te tjera qe u pranuan ne te njejten kohe do u
kerkohej te merrnin masat e nevojshme per te zbatuar detyrimet qe rridhnin nga Traktati mbi
Minoritetet . Kjo kerkese u percoll nga Sekretari i Pergjithshem i Lidhjes se Kombeve me nje
leter tek qeveria shqiptare me 20 dhjetor 1920 dhe 11 janar 1921. Lidhja e Kombeve qe ne
projektin e krijimit te saj, si nje ide e Presidentit amerikian W,Willson, ishte konceptuar si nje
organizem qe do te trajtonte problemet qe do te lindnin nga zbatimi i vendimeve te Konferences
se Paqes se Parisit te cilat nuk respektuan ne shumicen e rasteve parimin e vetevendosjes duke
krijuar probleme ne percaktimin e kufijve dhe shkeputjen e territoreve nga shtetet ame. Shqiperia
nuk ishte ky rast, pasi Konferenca e Paqes ne Paris fale nderhyrjes amerikane nuk dha vendim
per Shqiperine. Gjithsesi qeveria shqiptare u pergjigj me 9 dhe13 shkurt 1921 kerkeses se
Sekretarit te Pergjithshem se qeveria shqiptare i pranonte dhe po shqyrtonte parimet e Traktatit
per Minoritetet , zbatimin e tyre dhe ishte e gatshme te mirepriste rekomandime te Keshillit te
Lidhjes se Kombeve per kete çeshtje. Nga ana tjeter qeveria shqiptare shfrytezoi rastin qe ne kete
kontekst te kerkonte nderhyrjen miqesore te Lidhjes se Kombeve ne mbeshtetje te shqiptareve qe
ishin nen dominimin jugosllav e ate grek. Perballe ketij qendrimi delegacioni grek kishte
dorezuar ne Sekretariatin e Lidhjes se Kombeve disa observime per trajtimin e minoriteteve ne
Shqiperi dhe kerkonte trajtimin e rastit nga Lidhja e Kombeve. Delegacioni shqiptar i mberritur
ne Gjeneve ne shkurt 1921 do ishte i pare qe do te perballej me keto akuza dhe do fillonte
odisene e gjate te mbrojtjes se interesave tona kombetare ne nje ceshtje kaq delikate per rajonin,
sic eshte ajo e minoriteteve.
SHKODER

TIRANE 1920
DURRES 1925

SHKODER 1927
BERAT
POGRADEC

You might also like