You are on page 1of 6

Qendresa e popullit shqiptar te Kosoves

kunder pushtuesve italiane dhe gjermane

Rezolucioni i Bujanit

Pas rënies së Jugosllavisë në 1941, territori i Kosovës u pushtua nga forcat italiane
dhe gjermane. Territoret e pushtuara nga Italia u bashkuan nën administratë të
përbashkët me Shqipërinë e cila në vitin 1939 u bë pjesë e Mbretërisë Italiane.
Bashkëpunimi me sundimtarët Italianë ishte i niveleve të larta. Muajt e parë të
sundimit italian dëshmuan se kishte dhunë të veçantë midis komuniteteve serbe
dhe shqiptare. Shqiptarët dëshironin të largonin kolonistët serbë të cilët kishin
konfiskuar toka në periudhën e luftës. Dhuna ishte reciproke por kishte vuajtje më
të mëdha tek serbët dhe malazezët. Pasi italianët iu dorëzuan Aleatëve në 1943,
Kosova dhe Shqipëria u futën nën pushtimin nazist. Dy grupe të ndryshme
shqiptare të armatosura u rezistuan forcave pushtuese, grupet nacionaliste dhe pro-
komuniste. Kjo ndarje u shënua me dy marrëveshje të rëndësishme: Lidhja e Dytë
nacionaliste e Prizrenit dhe konferenca pro-komuniste e Bujanit. Thirrja e Lidhjes
së Prizrenit u pa më shumë si një shprehje e nacionalizmit shqiptar, anti-
komunizmit dhe jo pëlqimit ndaj pro-nazisteve, megjithëse kishte një bashkëpunim
të madh me okupatorët nazist.

Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ashtu sikurse në gjithë Shqipërinë edhe në Kosovë dhe në vise të tjera shqiptare u
kundërshtua pushtimi fashist. Shqiptarët e mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë u
organizuan në grupe vullnetarësh për të shkuar dhe mbrojtur trojet e tyre, mirëpo
këtë nuk e lejuan organet jugosllave të cilat i mbyllën kufijtë. Pas pushtimit dhe
shpërbërjes së Jugosllavisë (1941), fashistët italianë me dekretin e 7 gushtit 1941,
bashkuan trojet etnike shqiptare nën administrimin e Italisë. Aty përveç
Shqipërisë me kufijtë e vitit 1913, përfshiheshin edhe Kosova dhe vise të tjera
shqiptare.
Bashkimi i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare me Shqipërinë edhe pse u bë
nga pushtuesit fashist, megjithatë pati ndikim dhe rëndësi të madhe për popullin
shqiptar, sepse u vunë kontaktet ekonomike, politike, arsimore, kulturore,
shpirtërore, etj., mes pjesëve të coptuara të kombit tonë. Edhe pse ky bashkim
nuk i përfshiu të gjitha territoret etnike, megjithatë shprehte një aspiratë të
kahmotshme të shqiptarëve për të jetuar në një shtet dhe për të krijuar
Shqipërinë Etnike.

Në administratën e viseve të bashkuara u vendosën nëpunësit shqiptarë, u hapën


shkollat shqipe u botuan libra e gazeta në gjuhën shqipe , u hapën radiostacione,
u kremtuan festat kombëtare etj. Këto veprime Italia fashiste i bëri me qëllim që
të mos armiqësohej skajshmërisht me shqiptarët, por duke bashkuar viset
shqiptare, të krijohej një simpati për shtetin italian. Megjithëkëtë, shqiptarët ishin
të bindur se duhej luftuar kundër çdo pushtuesi e me këtë rast edhe kundër
italianëve.

Megjithë rrethinat e rënda edhe në Kosovë që nga vitit 1941 filloi lufta çlirimtare
antifashiste. Në prill të vitit 1941, shqiptarët demonstruan kundër pushtimit të
trojeve të tyre nga fashistët bullgarë dhe nazistët gjermanë. Janë të njohura
posaçërisht demonstratat antifashiste në Shkup me parullën ‘Shkupi është i yni”.
Po këtë vit, më 28 nëntor, organizohen demonstrata antifashiste të udhëhequra
kryesisht nga komunistët, në Prizren, Gjakovë, Dibër, Prishtinë, Mitrovicë, etj.
Përveç sabotimeve, protestave, e demonstratave, në Kosovë u organizua edhe
rezistenca e armatosur kundër sudnimit fashist, sidomos në zonën e pushtuar
gjermane dhe atë bullgare. Si rezultat i luftës së armatosur kundër fashizmit në
vitin 1941 ranë heroikisht në fushën e betejës shumë të rinj shqiptarë.

Lidhja e Dytë e Prizrenit

Pas kapitullimit të Italisë, në shtator 1943, gjermanët vendosën pushtetin e tyre


edhe në Shqipëri edhe në territorin e Kosovës. Pas vendosjes së pushtetit
gjerman, një grup nacionalistësh pretendonin ta ruanin bashkimin kombëtar të
shpallur më parë, qoftë edhe përmes bashkëpunimit dhe ndihmës së Gjermanisë.
Në këto kushte më 16-20 shtator 1943 në Prizren mbahet Kuvendi Themelues i
Lidhjes së Dytë të Prizrenit.
Në programin e vet Lidhja e Dytë e Prizrenit angazhohej për një Shqipëri Etnike.
Lidhja kishte edhe organin e vet “Lidhja e Prizrenit” përmes të cilës
propagandohej domosdoshmëria e mbrojtjes së kufijve etnikë. Nazistët gjermanë
e mbështetën Lidhjen e Dytë Prizrenit për qëllimet e tyre, kurse në anën tjetër
edhe Lidhja u angazhua ta shfrytëzojë praninë gjermane për qëllimet e veta.

Konferenca e Bujanit dhe Çlirimi i Kosovës

Lufta Nacionaçlirimtare dhe bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të


vetëm ishin motivet kryesore që nxitën organizatorët e luftës të mbanin
Konferencën e Parë të Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovë e Rrafsh të
Dukagjinit. Më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 në Bujan të Malësisë së
Gjakovës, që ishte territor i lirë, u mbajtë Konferenca e Bujanit. Në të morën pjesë
49 delegatë që përfaqësonin popullin e Kosovës dhe forcat politike të rreshtuara
në Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar. Konferenca shqyrtoi tri ditë radhazi
problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit.
Me vendimet e Konferencës së Bujanit popullit shqiptar në Kosovë i njihej e drejta
për vetëvendosje dhe bashkim me Shqipërinë. Populli i Kosovës i priti me
entuziazëm vendimet e Konferencës së Bujanit, kurse udhëheqja e Partisë
Komuniste të Jugosllavisë i kundërshtoi. Ajo nuk njohu vendimet e Konferencës së
Bujanit sepse binin ndesh me planet e saj për aneksimin e Kosovës. Edhe Partia
Komuniste e Shqipërisë nuk i mbështeti plotësisht vendimet e Bujanit dhe me
këtë rast u la anash interesi kombëtar i të gjitha shqiptarëve për të jetuar në një
shtet.
Në gjysmën e dytë të nëntorit 1944 edhe Kosova u çlirua nga fashizmi. Në
operacionet luftarake për çlirimin e Kosovës, përveç Ushtrisë Nacionalçlirimtare të
Kosovës (UNÇK) morën pjesë edhe disa njësite të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të
Shqipërisë (UNÇSh).
Krahas luftës për çlirim nga fashizmi, shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera
bënë përpjekje për t’u çliruar edhe nga pushtuesit jugosllavë. Mirëpo, lufta e
shqiptarëve për liri e bashkim kombëtar mbeti aspiratë e parealizuar, sepse pas
kapitullimit të fashizmit, pushteti jugosllav vendosi regjimin e hekurt dhe
diskriminues për shqiptarët.
Zona e pushtimit italian
Midis viteve 1941 dhe 1945, gjatë pushtimit të Fuqive të Boshtit, Mbretëria e
Italisë aneksoi pjesën më të madhe të Kosovës dhe ia bashkoi Mbretërisë kukull të
Shqipërisë, nën protektoratin italian (shih: Shqipëria e Madhe). Dy pjesët tjera të
Kosovës u pushtuan nga gjermanët dhe bullgarët. Italianët e paraqesin veten si
çlirimtarët e shqiptarëve, futin gjuhën shqipe në administratë dhe arsim dhe lejojnë
përdorimin e flamurit shqiptar. Nga shqiptarët u formuan njësitë ndihmëse të
policisë, një batalion i milicisë fashiste dhe formacione të ndryshme vullnetare
kuislinge. Për shkak të terrorit të pushtuesit dhe të çetave kuislinge shqiptare, një
numër i madh i serbëve dhe malazezëve emigruan nga Kosova. Shumë kolonistë
serbë dhe malazezë u dëbuan në Mal të Zi dhe Serbi dhe shumë u vranë. [2]
Organizimi i administratës në zonën italiane të pushtimit u bë sipas modelit të
Shqipërisë. Efekti ishte i përnjëhershëm, ngase këto masa ndikuan në forcimin e
lidhjeve, të unitetit e të vetëdijes kombëtare të shqiptarëve. Italianët me politikën e
tyre në fushën e arsimit, i dhanë mundësi popullsisë shqiptare në “Tokat e Liruara”
të çliroheshin nga shtypja e mëparshme sllave, dhe të krijonin kushtet objektive në
interes të kombit shqiptar, në veçanti në fushën e arsimit shqip.
Zona e pushtimit gjerman
Në kuadër të zonës së pushtimit gjerman, konform marrëveshjes së arritur në
Vjenë, hynte rajoni i Mitrovicës, Vushtrria, Podujeva dhe pjesa tjetër e Veriut të
Kosovës, për shkak të industrisë, minierave të Trepçës dhe pasurisë nëntokësore që
ofronte ky rajon. Sipas dokumenteve rezulton se gjermanët ndiqnin një politikë të
dyfishtë me shqiptarët me qëllim për të gjetur mbështetje në territoret e pushtuara.
Andaj, nga njëra anë njihnin “Shqipërinë e Madhe” dhe u premtonin shqiptarëve
Mitrovicën, nga ana tjetër, lejonin Drazha Mihajloviçin e çetnikët tjerë të kryenin
mizori ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.
Pas kapitullimit të Italisë në vitin 1943, gjermanët pushtuan edhe Shqipërinë dhe
pjesët tjera të cilat ishin nën kontrollin italian. Gjermanët formuan organizatën
Lidhja e Dytë e Prizrenit më 16 shtator 1943 dhe Regjimentin e Kosovës. Në fund
të vitit 1943 dhe në janar 1944 u mbajt Konferenca e Bujanit, në të cilën Komiteti
Nacionalçlirimtar i Kosovës mori vendim për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Vendimi i partizanëve të Kosovës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk u
zbatua për shkak të ndikimit të madh të serbëve dhe malazezëve në udhëheqjen
komuniste jugosllave.
Zona e pushtimit bullgar
Zona e pushtimit bullgar, mund të thuhet se ishte vazhdimësi e politikës së ndjekur
nga bullgarët gjatë Luftës së Parë Botërore. Në zonën e Kosovës të pushtuar nga
bullgarët nuk u lejua që në administratë të përdorej gjuha shqipe, por për më tepër i
gjithë personeli administrativ erdhi nga Bullgaria, ndërsa gjuha bullgare
zëvendësoi serbokroatishten, si gjuhë zyrtare, në çdo veprimtari duke përfshirë
edhe arsimin.

Fillimet e rezistencës
Shqiptarët në fillim nuk u afruan nga partizanët sepse nuk donin rikthimin e
Jugosllavisë, në të cilën ishin të diskriminuar skajshmërisht. Në vjeshtën e vitit
1942 u formua Shtabi Kryesor për Kosovë dhe çeta e parë shqiptare “Zenel
Hajdini”. Në fillim të vitit 1943, Çeta Partizane Nacionalçlirimtare e Maleve të
Sharrit bashkoi pjesët e çetave të riorganizuara shqiptare "Zenel Hajdini" dhe
"Emin Duraku", dhe kompanitë tjera partizane maqedonase, serbe dhe malazeze,
dhe në atë kohë kishte rreth 220 luftëtarë. Nga prilli i vitit 1943, delegati i Shtabit
Suprem dhe Komitetit Qendror të PKJ-së Svetozar Vukmanović Tempo qëndron
në Kosovë, i cili bëri përparim në organizimin e luftës së armatosur kundër
pushtuesëve.  Në të njëjtin muaj, prill 1943, u vranë Ramiz Sadiku dhe Bora
Vukmiroviq anëtarë të KQ të PKJ-së. Me gjithë përpjekjet, deri në çlirimin
përfundimtar të Jugosllavisë, në Kosovë nuk kishte territor të lirë dhe partizanët
vepronin në kushte shumë të vështira. Po ashtu, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në
territorin e Kosovës vepronin njësitet çetnike të Kosta Milovanoviq Peçanac, të
cilat kryen krime të shumta ndaj banorëve të fshatrave shqiptare në kufirin e
Kosovës dhe Sanxhakut.

Në mesin e vitit 1944 ndodh një zhvillim më masiv i kryengritjes dhe nga qershori
u formuan gjithsej rreth 7 brigada të LNÇ, me emrin Brigadat e Kosovës. Në tetor
1944 filloi tërheqja e ushtrisë gjermane (Grupi i Ushtrisë E) nga Greqia përmes
Kosovës kur edhe filloi Operacioni i Kosovës (1944), i cili supozohej të
shkatërronte pjesën më të madhe të forcave gjermane. Pas këtij operacioni pjesa
më e madhe e territorit të Kosovës u pushtua nga partizanët jugosllavë pas
tërheqjes së gjermanëve në nëntor 1944
Clirimi
Pas çlirimit të Kosovës nga gjermanët, në dhjetor të vitit 1944, në pjesën më të
madhe të Kosovës ndodhi një kryengritje e shqiptarëve (i ashtuquajturi rebelim
ballist), të cilët nuk donin të bien më nën sundimin jugosllav. Fokusi kryesor i
kësaj kryengritjeje ishte në Drenicë dhe udhëhiqej nga Shaban Polluzha. Shtabi
suprem i LNÇ të Jugosllavisë dërgoi rreth 30.000 ushtarë të APJ- së për të shtypur
kryengritjen. Betejat më të rënda u zhvilluan në Drenicë, pastaj në Gjilan, Ferizaj
dhe Mitrovicë të Kosovës. Gjatë luftimeve kishte reprezalje të mëdha ndaj
popullatës që mbështeti kryengritjen. Më 8 shkurt 1945 u krijua Administrata
Ushtarake në Kosovë.  Me këto masa të ndërmarra, u arrit që vetëm
në mars 1945 të thyhej rezistenca kryesore e shqiptarëve të Kosovës. Në shtypjen e
rezistencës së Kosovës morën pjesë edhe dy brigada të Ushtrisë Çlirimtare
Popullore të Shqipërisë .
Sipas marrëveshjes së pasluftës Hoxha-Tito, Shqipëria së bashku me Kosovën
duhej të ishte republika e shtatë e Jugosllavisë dhe ishte planifikuar që të dy vendet
të anëtarësoheshin në Republikën Federative Ballkanike. Megjithatë, këto plane
dështuan pas zgjidhjes së Informbirës .

You might also like