You are on page 1of 8

18 janar 1919- 21 janar 1920

KONFERENCA
PAQËSORE
E PARISIT

Punuar nga:
Liza Zenku III-1
Përgatitjet për
konferencën paqësore
Pas përfundimit të Luftës se Parë Botërore ,
vendet fituese i filluan përgatitjet për
mbajtjen e konferences paqësore ne te cilen
duhej përcaktuar rregullimi i pas luftës së
Evropës . Gjatë përgatitjeve në shprehje
erdhën interesa të ndryshme të vendeve
fituese në luftë . Secila nga vendete synonte
vendimet paqësore të jenë në përputhje me
interesat e tyre nacionale dhe shtetërore.
Marrëveshja paqësore e Parisit
Me 18 janar 1919, filloi punimet Konferenca e Paqes e
Parisit në një nga sallat luksoze të Ministrisë së Punëve të
Jashtme të Frances. Konferenca e Paqes, e para e këtij lloji
për nga formati i pjesëmarrësve dhe problemet që pritej të
zgjidhte, u mblodh pas konfliktit të madh botëror 1914-
1918. Fituesit e luftës u mblodhën për të vendosur një
rregull të ri botëror që katastrofa të tilla mos të ndodhnin
më. Për herë të parë mbërriti në Evropë Presidenti
amerikan Wilson duke ballafaquar dy këndvështrime të
ndryshme për rregullimet e pasluftës, atë amerikan
mbështetur në 14 pikat e Willsoni ku spikaste parimi i
vetvendosjes, dhe traditën e vjetër evropiane mbështetur në
parimin e ruajtjes së ekujlibrave midis fituesve e shmangien
e luftës.
Qëllimet
Në muajt që kaluan në Paris, në një hapësirë të re gjeopolitike të krijuar
pas shembjes së 4 perandorive, paqbërësve iu desh; të vijëzonin kufij të
rinj në hartën e Evropës, por edhe të mendonin për Azinë, Afrikën e
Lindjen e Mesme, të përballeshin me nacionalizmat që lindën e u zunë
vendin perandorive, të hartonin traktat paqeje me Gjermaninë, Austrinë,
Hungarinë e Bullgarinë, por edhe të gjenin mjetet që të shmangnin një
konflikt tjetër e të ofronin siguri kolektive. Një i tillë do të ishte krijimi i
Lidhjes së Kombeve. Kryetari i Konferencës, kryeministri francez
Klemanso, iu ankua një kolegu “ Eshtë shumë më e thjeshtë të bësh luftë
se të bësh paqe”.
Momente gjatë Konferencës paqësore të Parisit

Shumica e popujve nuk ishin të


kënaqur me territoret që iu ishin
dhënë nga fuqitë e mëdha.
Këtu paraqitet një hartë e cila
tregon se si ishin të ndara
territoret përpara Konferencës
së Parisit.
Shqipëria në këtë periudhë
Shqipëria gjatë Luftës së Parë Botërore ishte
kthyer në një shesh betejash midis paleve
kundërshtare të cilat në fund të saj u ndanë
në fitues e të humbur. Elita politike shqiptare
u angazhua që atdheu i tyre të mos humbiste
në pazaret e mëdha të Konferencës së Paqes,
dhe të gjendej një mbështetës i madh dhe i
interesuar për Shqipërinë midis Fuqive
fituese të luftes. Më të interesuarat dhe
simpatizante të pavarësisë së Shqipërisë ishin
Italia dhe SHBA.
Nga Konferenca e Paqes në
Paris, Shqipëria doli pa një

HARTA E SHQIPËRISË NË VITIN 1918-


zgjidhje finale për çështjen e
statusit të saj dhe kufijve
tokësorë, por ama shpëtoi nga
platformat copëzuese të

deklaruar në Romë
trungut të saj të diskutuara në
këtë Konferencë, e kjo falë
mbështetjes së madhe të
SHBA. Çështja shqiptare do të
ridiskutohej përsëri në
Konferencën e Ambasadorëve
1921, ku do të merrej vendimi
final për Shqipërinë në kushte
të reja pas krijimit të Lidhjes
së Kombeve 1920.
Konferenca
Paqësore
e Parisit JU
FALEMINDERIT
PËR
VËMENDJEN!

You might also like