You are on page 1of 24

Europa

Lindore 1945-
1955
De-nazifikimi
Lex 4 – Shoq & Kult në komunizëm
Enriketa Pandelejmoni (Papa)
Sem. II/2024
Lufta ndryshoi gjithçka. Në lindje të Elbës,
sovjetikët dhe përfaqësuesit e tyre lokalë
trashëguan një rajon ku tashmë kishte ndodhur një
shkëputje radikale me të kaluarën. Ajo që nuk u
diskreditua plotësisht, u dëmtua në mënyrë të
pakthyeshme.
Qeveritë e mërguara nga Oslo, Brukseli apo Haga
mund të ktheheshin nga Londra dhe të shpresonin
të merrnin autoritetin legjitim që ishin detyruar të
hiqnin dorë në vitin 1940. Por sundimtarët e vjetër
të Bukureshtit dhe Sofjes, Varshavës, Budapestit
dhe madje edhe Pragës nuk kishin të ardhme: bota
kishte ndryshuar nga dhuna transformuese e
nazistëve.
Mbetej vetëm të vendosej forma politike e rendit të
ri që tani duhet të zëvendësonte të shkuarën e
parikuperueshme.

10/03/2024 E. Papa 2
Në mënyrë që qeveritë e Evropës së çliruar të ishin legjitime, të pretendonin për vete autoritetin e shteteve të
konstituuara, ato së pari duhej të merreshin me trashëgiminë e regjimeve të diskredituara të kohës së luftës.
Nazistët dhe miqtë e tyre ishin mundur, por duke pasur parasysh shkallën e krimeve të tyre, kjo nuk ishte e
mjaftueshme.
Nëse legjitimiteti i qeverive të pasluftës mbështetej thjesht në fitoren e tyre ushtarake mbi fashizmin, si ishin
më të mirë se vetë regjimet fashiste të kohës së luftës?
10/03/2024 E. Papa 3
I vetmi burim i krenarisë kolektive kombëtare
pas luftës ishin lëvizjet e armatosura të
rezistencës partizane që kishin luftuar
pushtuesin. Rezistencës gjatë luftës në Evropën
Perëndimore, iu kushtua shumë rëndësi dhe
respekt.
Ndërsa ndryshe rrodhën ngjarjet në Ballkan dhe
Europë Lindore. Në Greqi, Jugosllavi, Poloni
apo Ukrainë, ku një numër i madh partizanësh
kishin luftuar kundra gjermanëve në beteja të
vërteta, jo aq të llojit të rezistencës guerile, apo
ishin përfshirë në luftë civile në vendet e tyre,
gjërat ishin, më të ndërlikuara.

10/03/2024 E. Papa 4
Në Poloninë e çliruar, për shembull, autoritetet sovjetike nuk i
mirëpritën lëvdatat publike për partizanët e armatosur, ndjenjat e
të cilëve ishin të paktën po aq antikomuniste sa edhe antinaziste.
Në Jugosllavinë e pasluftës, grupet e rezistencës ndaheshi sipas
preferencave të Titos.
Njësoj dhe në Shqipëri, ku grupet e rezistencës u ndanë pro dhe
kundra komunistëve.
Në Greqi, ashtu si në Ukrainë, autoritetet lokale në vitin 1945
grumbullonin, burgosnin ose pushkatonin çdo partizan të
armatosur që gjenin.
“Rezistenca” mbeti e paqartë, në varësi të ideologjisë së më të
“fortit” në pushtet.
Një çështje tjetër kontroversiale ishte bashkëpunimi me
pushtuesit “kolaboracionizmi” që u dënua globalisht. Por në
Europën Lindore ky fenomen edhe u instrumentalizua.
Ndëshkimi i bashkëpunëtorëve (të vërtetë dhe të imagjinuar) filloi
para se të përfundonin luftimet. Në të vërtetë ajo kishte vazhduar
gjatë gjithë luftës, në baza individuale ose nën udhëzimet e
organizatave të rezistencës së fshehtë. Por në intervalin midis
tërheqjes së ushtrive gjermane dhe vendosjes së një kontrolli
efektiv nga qeveritë aleate, zhgënjimet popullore dhe hakmarrjet
personale, shpesh të ngjyrosura nga oportunizmi politik dhe
avantazhi ekonomik, çuan në një cikël të shkurtër, por të
përgjakshëm të eleminimit të kundërshtarëve.
Në Francë rreth 10,000 njerëz u vranë “pa gjyq”.
Në Itali, raprezaljet dhe ndëshkimet pa gjyq, rezultuan në afro
15,000 gjatë muajve të fundit të luftës – dhe vazhduan, në mënyrë
sporadike, të paktën për të paktën tre vjet të tjera.
Por në Evropën Perëndimore shkalla e gjakderdhjes ishte shumë
më e ulët, në Belgjikë 265 burra dhe gra u linçuan ose u
ekzekutuan, në Hollandë më pak se 100.
10/03/2024 E. Papa 5
Aktet anarshiste të dhunës ndëshkuese në Evropën Lindore të çliruar ishin
gjithashtu të përhapura, por morën forma të ndryshme.
Teksa nazistëstët në Perëndim kishin kërkuar aktivisht bashkëpunëtorë; në
tokat sllave të pushtuara ata sundonin drejtpërdrejt dhe me dhunë. I vetmi
bashkëpunim që ata inkurajuan mbi një bazë të qëndrueshme ishte ai i
separatistëve vendas, dhe madje edhe atëherë vetëm për aq kohë sa i
shërbente qëllimeve gjermane.
Si rezultat, pasi gjermanët u tërhoqën, viktimat e para të ndëshkimit spontan
në Lindje ishin pakicat etnike.
Forcat sovjetike dhe aleatët e tyre lokalë nuk bënë asgjë për ta dekurajuar
këtë. Përkundrazi, kjo kontribuoi në një largim të mëtejshëm të elitave dhe
politikanëve vendas, të cilët mund të ishin pengesë për ambiciet komuniste të
pasluftës.
Në Bullgari, Fronti i Atdheut inkurajoi hakmarrjen jozyrtare kundër
bashkëpunëtorëve gjatë luftës, me akuzën e "simpatizantit fashist" në baza të
përgjithshme dhe duke ftuar të denoncohen këdo që dyshohet për ndjenja
properëndimore.
Në Poloni, objektivi kryesor i hakmarrjes popullore ishin shpesh hebrenjtë—
150 hebrenj u vranë në Poloninë e çliruar në katër muajt e parë të vitit 1945.
Deri në prill 1946 shifra ishte gati 1200.
Më pak në Sllovaki dhe në Hungari.
Por numri i saktë i njerëzve të vrarë në Evropën Lindore të pushtuar nga
sovjetikët, ose në Jugosllavi, gjatë muajve të parë të spastrimeve dhe vrasjeve
'të paautorizuara' nuk dihet.

10/03/2024 E. Papa 6
Në përgjithësi ndëshkimi i kolaboracionistëve nuk
zgjati shumë. Interesi kryesor i qeverive të reja të
brishta ishte të siguronin monopolin e forcës,
legjitimitetit dhe institucioneve të drejtësisë.
Nëse dikush do të arrestohej dhe akuzohej për
krime të kryera gjatë pushtimit, kjo do të ishte
përgjegjësi e autoriteteve përkatëse. Nëse do të
kishte gjyqe, ato duhet të zhvillohen nën
sundimin e ligjit. Nëse do të kishte gjakderdhje,
atëherë kjo ishte çështje ekskluzive e shtetit.
Qeveritë u fokusuan tek focimi i pushtetit,
çarmatosja dhe goditja e grupeve të rezistencës,
për të imponuar autoritetin e policisë së tyre dhe
shuar kërkesat popullore për dënime të ashpra dhe
ndëshkime kolektive.

10/03/2024 E. Papa 7
Dilema e
kolaboracionizmit
Çfarë ishte një "bashkëpunëtor"?
Me kë kishin bashkëpunuar dhe për çfarë qëllimi?
Përtej rasteve të drejtpërdrejta të vrasjeve apo
vjedhjeve, për çfarë ishin fajtorë ‘bashkëpunëtorët’?
Dikush duhej të paguante për vuajtjet e kombit, por si
do të përkufizohej kjo vuajtje dhe kujt mund t'i
ngarkohej përgjegjësia për të?
Forma e këtyre enigmave ndryshonte nga një shtet në
tjetrin, por dilema e përgjithshme ishte se nuk kishte
asnjë precedent për përvojën europiane të gjashtë
viteve të mëparshme.

10/03/2024 E. Papa 8
Ekzistonte një boshllik ligjor. Krimi i
kolaboracionizmit mund të përfshihej në legjislacioni
ekzistues, vetëm nëse konsiderohej si tradhti.
Në Francë kolaboracionistët që u dënuan për “veprime
agjenturore me armikun” pohuan se ata nuk kishin
punuar për nazistët, por me regjimin e Vichy, të
udhëhequr dhe të administruar nga francezët. Njësoj si
në Sllovaki, Kroaci, Protektorati i Bohemisë, Republika
Sociale e Musolinit në Salò, Rumania e Marshallit Ion
Antonescu, Shqipëri në kohën e fashizmit apo nazizmit,
dhe në Hungarinë e kohës së luftës, bashkëpunëtorët
mundën dhe pohuan në mbrojtje të tyre se ata kishin
punuar vetëm për shtetin e tyre.
Megjithatë përjashtim u bë në rastin e zyrtarëve të lartë
të policisë ose qeverisë, të cilët ishin dukshëm fajtorë
për shërbimin e interesave naziste nëpërmjet regjimeve
kukull që i përdorën.
Por nuk u akuzuan vetëm ata, por dhe qindra dhe
mijëra të tjerë për pranimin e punësimit në këto regjime
ose në agjenci apo biznese që punonin me to.

10/03/2024 E. Papa 9
Pushteti i ri e shfrytëzoi fenomenin e kolaboracionizmit për të ndëshkuar dhe përfituar avantazhe përkundrejt akuzave
kolektive, proceseve gjyqsore dhe dënimeve.
Kishte parregullsi, instrumentalizime të shumta procedurale dhe motivet e qeverive, prokurorëve dhe jurive nuk ishin
aspak të pandikuara nga interesat vetjake, llogaritjet politike apo emocionet. Megjithatë në kapërcimin nga lufta në paqe,
duhet të kemi parasysh edhe dramën e asaj që sapo kishte ndodhur.
Spastrimet dhe gjyqet u edhe përdorën politikisht, si gjyqet e Pierre Laval, Philippe Pétain në Francë, por dhe u përdorën
për të përçuar mesazhet e ndëshkimit të krimeve të nazizmit dhe fashizmit. P.sh. Rasti i shefit të policisë Pietro Caruso në
Itali, Përllogaritja politike, Megjithatë gjakderdhja, hakmarrja luajtën një rol vendimtar në këto gjykime dhe në spastrime
e tjera të pasluftës.

10/03/2024 E. Papa 10
Në të gjithë territoret nën kontrollin e Ushtrisë së Kuqe dhe autoriteteve
pushtuese sovjetike, gjyqet dhe dënimet e tjera të bashkëpunëtorëve,
fashistëve dhe gjermanëve u përdorën gjithmonë për të pastruar mjedisin
politik dhe social nga kundërshtarët e sundimin komunist.
E njëjta gjë vlente edhe për Jugosllavinë e Titos. Shumë u akuzuan për krime
fashiste kur krimi i tyre kryesor ishte anëtarësimi në grupimin e gabuar
nacional, shoqëror, fetar ose parti politike të papërshtatshme.
Kështu spastrimet, shpronësimet e tokës, dëbimet, dënimet me burg dhe
ekzekutimet synonin shfarosjen e kundërshtarëve politikë që i shërbenin
transformimit social dhe politik. Por u vunë në shënjestër dhe u ndëshkuan
edhe fashistët dhe kriminelët e vërtetë të luftës, si Draza Mihajloviç,
udhëheqësi çetnik, që u gjykua dhe u ekzekutua në korrik 1946. Pas tij u vranë
shumë dhjetëra mijëra jokomunistë të tjerë në dy vitet pas “çlirimit të
Jugosllavisë. Ata ishin të gjithë viktima të një politike hakmarrjeje të motivuar
politikisht; por duke marrë parasysh veprimet e tyre gjatë luftës në çetnikët,
ustashët, gardën e bardhë sllovene.
Jugosllavët ekzekutuan dhe dëbuan shumë hungarezë etnikë për rolin e tyre në
masakrat ushtarake hungareze. në Vojvodinë gjatë janarit 1942 dhe toka e tyre
iu dorëzua përkrahësve johungarezë të regjimit të ri.
Kjo ishte një lëvizje e llogaritur politike, por në shumë raste viktimat ishin
padyshim fajtorë sipas akuzave.

10/03/2024 E. Papa 11
Në Hungari, Gjykatat Popullore të pasluftës filluan të gjykonin kriminelët e luftës,
veçanërisht kolaboracionistët aktiv në regjimet pro-gjermane të Döme Sztójay dhe Ferenc
Szálasi gjatë vitit 1944, që ishin fajtorë për aplikimin e planeve gjermane për të zhdukur
mijëra hebrenj hungarezë. Vetëm më vonë autoritetet hungareze shtuan kategori si "sabotazh"
dhe "komplot", me qëllim që të mposhtnin një gamë më të gjerë kundërshtarësh ndaj
pushtimit komunist.
Në Çekosllovaki, Gjykatat e Jashtëzakonshme Popullore, më 1945, dhanë 713 dënime me
vdekje, 741 dënime të përjetshme dhe 19,888 burgime më të shkurtra për tradhtarët,
bashkëpunëtorët dhe elementët fashistë nga radhët e çekëve dhe sllovakëve. Ndër ta pati edhe
tradhëtarë të interesave të Çekosllovakisë. Por drejtësia çekosllovake e pasluftës ishte shumë
e zënë me “krimet kundër atdheut”, duke synuar ndëshkimin kolektiv, veçanërisht ndaj
gjermanëve sudetë.
Në Bohemii dhe Moravi pjesa dërrmuese (95 %) e dënimeve me vdekje u kryen prej
ekzistencës së një rregulli, sipas të cilit, të burgosurit do të ekzekutoheshin brenda dy orëve
nga dhënia e gjykimit.
Dënimet me vdekje ishin të shpeshta në atë kohë dhe pati kundërshtime të pakta zhvlerësimi i
jetës gjatë kohës së luftës i bëri ato të dukeshin më pak ekstreme. Shqetësuese mbeti
mospërputhja e dukshme e dënimeve me akuzat dhe ku shumë prej tyre u miratuan nga
gjyqtarë me reputacion të “ndotur”.
Në ndryshim nga dënimet e politikanëve, gjyqtarëve dhe nëpunësve apo armiqve të sistemit
të ri politik, biznesmenët dhe zyrtarët e lartë që kishin përfituar nga pushtimi vuajtën pak, të
paktën në Evropën Perëndimore.
Tolerime të tilla u konsideruan nga qeveritë e pasluftës si të pashmangshme. Shkalla e
shkatërrimit dhe kolapsi moral në vitin 1945 i detyronte ato të shfrytëzonin çdo gjë për
ndërtimin e së ardhmes. Bashkëpunimi i pakushtëzuar me elitat ekonomike, financiare dhe
industriale dukej jetik nëse ushqimi, veshmbathja dhe karburantet do të siguroheshin prej
tyre, kur në Europë kishte një popullsi të pafuqishme dhe të uritur. Spastrimet ekonomike
mund të ishin kundërproduktive.

10/03/2024 E. Papa 12
Aleatët paralajmëruan gjermanët se do t’i konsideronin përgjegjës për krimet e tyre të luftës. Gjatë 1945-1947
u zhvilluan një sërë gjyqesh nga fuqitë aleate ku u dënuan nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre për krime lufte,
krime kundër njerëzimit, vrasje dhe krime të tjera të zakonshme të kryera në ndjekje të qëllimeve naziste.
• Gjykata Ushtarake Ndërkombëtare në Nuremberg që gjykoi udhëheqjen kryesore naziste midis tetorit
1945 dhe tetorit 1946.
• Gjykatat ushtarake amerikane, britanike dhe franceze gjykuan nazistët e nivelit më të ulët në zonat e tyre
përkatëse të pushtimit në Gjermani.
• Aleatët dhe Bashkimi Sovjetik dërguan për gjykim nazistët edhe në Poloni dhe Francë.
• Gjyqet e krimeve të luftës vazhduan gjatë gjithë pushtimit aleat të Gjermanisë. Në zonat perëndimore më
shumë se 5000 njerëz u dënuan për krime lufte ose krime kundër njerëzimit, nga të cilët u dënuan me
vdekje 800, nga të cilët 486 u ekzekutuan, i fundit prej tyre në qershor 1951.
Gjyqet gjermane për krimet e luftës shpalosën poltikën e aleatëve per drejtësi dhe denazifikim të shoqërisë
gjermane.
Gjyqi i Nurembergut transmetohej dy herë në ditë në radion gjermane dhe dëshmitë e tij u shpërndanë në
shkolla, kinema dhe qendra riedukimi në të gjithë vendin. Megjithatë, më parë një sërë komandantësh dhe roje
kampesh përqendrimi i shpëtuan dënimit. Avokatët e tyre shfrytëzuan sistemin anglo-amerikan të drejtësisë,
duke marrë në pyetje dhe poshtëruar dëshmitarët dhe të mbijetuarit e kampit. Në gjyqin e Lüneberg-ut, stafi i
kmpit Bergen-Belsen (17 shtator - 17 nëntor 1945),u mbrojt nga avokatët britanikë që argumentuan, se
klientët e tyre vetëm u ishin bindur ligjeve (naziste): dhe 15 nga 45 të pandehurit u liruan.
Megjithatë proceset gjyqsore ishin gjykime të kriminelëve për sjellje të dukshme kriminale dhe kësisoj ato
krijuan një precedent thelbësor për jurisprudencën ndërkombëtare në dekada e ardhshme.
Gjyqet dhe hetimet e viteve 1945-48 (kur u shpërbë Komisioni i OKB-së për Krimet e Luftës) krijuan një sasi
të jashtëzakonshme dokumentesh dhe dëshmish (veçanërisht në lidhje me projektin gjerman për të shfarosur
hebrenjtë e Evropës), pikërisht në momentin kur gjermanët dhe të tjerët ishin më të prirur për të harruar sa më
shpejt që të mundeshin. Ato bënë të qartë se krimet e kryera nga individë për qëllime ideologjike ose
shtetërore ishin gjithsesi përgjegjësi e individëve dhe të dënueshme sipas ligjit.
Ndjekja e urdhrave nuk ishte mbrojtje!

10/03/2024 E. Papa 13
Në opinionin publik u perceptuan, dy mangësi në dënimin nga aleat të kriminelëve
gjermanë. Prania e prokurorëve sovjetikë dhe e gjykatësve sovjetikë u interpretua nga
shumë komentues në Gjermani dhe në Europën Lindore, si dëshmi e hipokrizisë. Sjellja e
Ushtrisë së Kuqe dhe praktikat e dhunës sovjetike në tokat që ajo kishte 'çliruar', nuk ishin
sekret. Por dhe spastrimet dhe masakrat e viteve 1930 ishin ende të freskëta në kujtesën e
shumë njerëzve.
Gjjyqtarët sovjetikë në gjykimin e nazistëve, për krime që ata i kishin kryer dhe vetë,
zhvlerësoi Nurembergun dhe gjyqet e tjera dhe i bëri ata të dukeshin si hakmarrjeje
antigjermane. George Kennan: “Ishte problem, se krime të tilla justifikueshme dhe të
falshme kur kryheshin nga drejtuesit e një qeverie, në një sërë rrethanash, por të
pajustifikueshme dhe të pafalshme, dhe dënoheshin me vdekje, kur kryhet nga një qeveri
tjetër nën rrethana të tjera.” Prania sovjetike në Nuremberg ishte çmimi i paguar për
aleancën e kohës së luftës dhe për rolin kryesor të Ushtrisë së Kuqe në humbjen e Hitlerit.
Por e meta e dytë e gjykimeve ishte vetë natyrën e procesit gjyqësor. Pikërisht për shkak se
faji personal i udhëheqjes naziste, duke filluar nga vetë Hitleri, ishte vërtetuar plotësisht
dhe me kujdes, shumë gjermanë besonin se pjesa tjetër e kombit ishte e pafajshme, se
gjermanët në kolektiv, ishin po aq viktima pasive të nazizmit. “Krimet e nazistëve mund të
jenë kryer në emër të Gjermanisë” (Helmut Kohl), por pak vlerësohej që ato ishin kryer
nga gjermanët.
Amerikanët filluan menjëherë një program riedukimi dhe denazifikimi në zonën e tyre,
objektivi i të cilit ishte shfuqizimi i Partisë Naziste, çrrënjosja e saj dhe mbjellja e farave të
demokracisë dhe lirisë në jetën publike gjermane. Ushtria amerikane në Gjermani
shoqërohej nga një mori psikologësh dhe specialistësh të tjerë, detyra e të cilëve ishte të
zbulonin se pse gjermanët kishin humbur deri tani.
Britanikët ndërmorën projekte të ngjashme, megjithëse me më shumë skepticizëm dhe më
pak burime. Francezët treguan shumë pak interes për këtë çështje. Ndërsa, sovjetikët ishin
për një denazifikim agresiv, në kontrast nga qëndrimi i tre aleatëve të tjerë.

10/03/2024 E. Papa 14
Problem me çdo program denazistifikimi të shoqërisë
gjermane ishte dhe zbatueshmëria për rrethanat e vitit
1945.
Duheshin gjetur gjermanë të aftë që nuk kishin qenë të
lidhur me regjimin nazist. Shumica e nëpunësve të
kualifikuar ishin nëpunësit civil, por që masivisht kishin
qenë pjesëmarrës në aktivitetet e Partisë Naziste.
Më 8 maj 1945, kur mbaroi lufta në Evropë, në Gjermani
kishte 8 ml nazistë. Administrata civile, shëndeti publik,
rindërtimi urban dhe sipërmarrja private në Gjermaninë e
pasluftës do të përfshinte në mënyrë të pashmangshme
edhe njerëz të tillë, megjithëse nën mbikëqyrjen e aleatëve.

10/03/2024 E. Papa 15
Aleatët bënë përpjekje serioze për denazifikimin. U plotësuan 16 ml
pyetësorë në 3 zonat perëndimore të Gjermanisë, shumica e tyre në
zonën amerikane.
Autoritetet amerikane regjistruan 3.5 ml gjermanë (1/4 e popullsisë) me
përgjegjësi, por shumë prej tyre nuk dolën kurrë para gjykatave lokale të
denazifikimit. Civilët gjermanë u detyruan të vizitonin kampet e
përqendrimit, të shihnin filma që dokumentonin mizoritë naziste.
Mësuesit nazistë u pushuan nga puna, bibliotekat u rimbushën me libra,
shtypi dhe gazetat u morën nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Aleatëve,
tashmë me pronarë dhe redaktorë të rinj antinazist.
Por pati edhe kundërshtime. Më 5 maj 1946, kancelari i ardhshëm i
Gjermanisë Perëndimore, Konrad Adenauer foli kundër vijimit të
denazifikimit, duke kërkuar që “bashkudhëtarët nazistë” të liheshin në
paqe. Dy muaj më vonë, në një fjalim për Unionin e tij Kristian
Demokrat (CDU) të sapoformuar, ai bëri të njëjtën gjë: “Denazifikimi
po zgjat shumë dhe nuk po bënte asgjë të mirë.”
Shqetësimi i Adenauer ishte i vërtetë. Sipas tij, përballja e gjermanëve
me krimet e nazistëve, qoftë në gjyqe apo me programe riedukimi,
kishte më shumë gjasa të provokonte një reagim nacionalist, sesa të
nxiste pendim. Nazizmi kishte rrënjë të thella në vendin e tij, ndaj
Adenauer, sugjeroi kujdes dhe nxiti heshtjen për këtë temë.
Ai nuk gaboi. Gjermanët nuk mendonin fare, se si i shihte pjesa tjetër e
botës. Ata nuk kuptonin çfarë kishin bërë ata dhe udhëheqësit e tyre.
Gjermanët ishin më të preokupuar me vështirësitë e pasluftës, mungesat
e ushqimit, mungesa e banesave, sesa vuajtjet e viktimave të tyre në
Evropën e pushtuar prej tyre. Në të vërtetë ata kishin më shumë gjasa ta
konsideronin veten si viktima të ndëshkimit të aleatëve.
Në kohën kur aleatët perëndimorë braktisën përpjekjet e tyre për
denazifikimin me ardhjen e Luftës së Ftohtë, ishte e qartë se programi i
tyre i denazifimit kishte patur ndikim të kufizuar.
Gjatë viteve 1945-1949, një shumicë e madhe e gjermanëve besonin se
"nazizmi ishte një ide e mirë, e zbatuar keq!"

10/03/2024 E. Papa 16
Në zonën e pushtuar nga sovjetikët, trashëgimia naziste u trajtua pak më
ndryshe. Megjithëse gjykatësit dhe avokatët sovjetikë morën pjesë në gjyqet e
Nurembergut, theksi kryesor në denazifikimin në Lindje ishte dënimi kolektiv
i nazistëve dhe zhdukja e nazizmit nga të gjitha fushat e jetës.
Udhëheqja lokale komuniste nuk kishte iluzione për atë që kishte ndodhur. Siç
u shpreh Walter Ulbricht, lideri i ardhshëm i Republikës Demokratike
Gjermane, në një fjalim para përfaqësuesve të Partisë Komuniste Gjermane në
Berlin, 6 javë pas humbjes së vendit të tij, "Tragjedia e popullit gjerman
qëndron në faktin se ata iu bindën një bande kriminelësh. . . Klasa punëtore
gjermane dhe pjesët prodhuese të popullsisë dështuan përpara historisë.”
Ky konstatim nuk pranohej lehtë Adenauer ose shumica e politikanëve të
Gjermanisë Perëndimore.
Por Ulbricht dhe autoritetet sovjetike, ishin më pak të interesuar të
hakmerreshin për krimet naziste, sesa të siguronin pushtetin komunist në
Gjermani dhe të eliminonin kapitalizmin.
Ndaj, ndonëse denazifikimi në zonën sovjetike në të vërtetë shkoi më tej në
disa raste, sesa në Perëndim, ai u bazua në dy keqinterpretime të nazizmit: një
pjesë përbërëse e teorisë komuniste, dhe përllogaritjet oportuniste.

10/03/2024 E. Papa 17
Për doktrinën marksiste dhe sovjetike, nazizmi ishte thjesht i njëjte4 me
fashizmin, si dhe produkt i interesit vetjak kapitalist në një moment krize.
Sovjetikët i kushtuan pak vëmendje teorisë raciste të nazizmit dhe pasojave
gjenocidiale të saj. Sovjetikët u përqendruan te arrestimet dhe shpronësimet
biznesmenët dhe zyrtarët e kompromentuar, te mësuesit dhe përgjegjësit e tjerë
pas klasës që mbështeste Hitlerit.
Çrrënjosja sovjetike e trashëgimisë së nazizmit në Gjermani nuk ishte shumë e
ndryshme nga shndërrimi që Stalini po sillte në pjesët e tjera të Evropës
Qendrore dhe Lindore.
Dimensioni oportunist i politikës sovjetike ndaj ish-nazistëv,e lidhej dhe me
dobësinë dhe përkrahjen e pakët të komunistëve në Gjermani. E vetmja
perspektivë e tyre politike, përtej forcës brutale dhe mashtrimit zgjedhor,
qëndronte në përllogaritjen e interesave personale.
Në Europën Lindore komunistët e bënë këtë, duke nxitur dëbimin e
gjermanëve etnikë dhe duke u ofruar si mbrojtës për pushtuesit e rinj
polakë/sllovakë/serbë të fermave, bizneseve dhe apartamenteve të boshatisura
nga gjermanët.
Ndërsa në Gjermani, në Berlin, Partia Komuniste Gjermane (KPD)u tregua
tepër pragmatiste. Ajo ju ofroi shërbime dhe mbrojtjen e saj miliona ish-
nazistëve.

10/03/2024 E. Papa 18
Dy qasjet e përdorura nga komunistët gjermanë dhe sovjetikë –
doktrina dhe përllogaritja – nuk ishin domosdoshmërisht në konflikt.
Ulbricht dhe kolegët e tij, besonin se mënyra për të zhdukur nazizmin
nga Gjermania ishte duke bërë një transformim socio-ekonomik, dhe
nuk ishin shumë të interesuar për përgjegjësitë individuale apo
riedukimin moral.
Ata kuptuan se nazizmi nuk ishte thjesht një mashtrim i kryer ndaj
një proletariati të pafajshëm gjerman. Klasa punëtore gjermane, ashtu
si borgjezia gjermane, kishte dështuar në përgjegjësitë e saj. Por
pikërisht për këtë arsye do të përshtatej edhe me qëllimet komuniste,
duke pasur parasysh kombinimin e duhur të shkopit dhe karotës.
Autoritetet në Gjermaninë Lindore, si ato në Perëndim, kishin pak
zgjedhje – me kë tjetër duhet ta drejtonin vendin nëse me jo ish-
nazistët?”

10/03/2024 E. Papa 19
Sovjetiket pushuan nga puna një numër të madh ish-nazistësh (1/2 ml) deri në prill
1948 dhe emëruan "antifashistë" në poste administrative në zonën e tyre të pushtimit.
Udhëheqësit komunistë gjermanë inkurajuan në mënyrë aktive ish-nazistët, të dhënat
e të cilëve nuk ishin shumë problematike publikisht për t'u bashkuar me ta.
Ish-nazistët ishin shumë të lumtur për të shlyer të kaluarën e tyre duke u integruar
me fitimtarët. Si anëtarë partie, administratorë lokal, informatorë dhe policë, ata u
përshtatën jashtëzakonisht mirë me nevojat e shtetit komunist. Sistemi i ri komunist,
ishte jashtëzakonisht i ngjashëm me atë që kishin njohur më parë. Komunistët morën
institucione naziste si Frontet e Punës ose kujdestarët e blloqeve të banimit dhe u
dhanë emra të rinj dhe përgjegjës të rinj. Por përshtatshmëria e ish-nazistëve ishte
gjithashtu një produkt i cënueshmërisë së tyre ndaj shantazhit.
Autoritetet sovjetike ishin mjaft të përgatitura për të komplotuar me ish-armiqtë e
tyre dhe gënjyer për natyrën dhe përqafimin e nazizmit në Gjermaninë Lindore, duke
pohuar se trashëgimia kapitaliste dhe naziste e Gjermanisë ishte e kufizuar në zonat
perëndimore dhe se Republika Demokratike Gjermane e ardhshme ishte një tokë
punëtorësh, fshatarësh dhe heronjsh antifashistë.
Nëse do të lindte nevoja, sovjetikët nuk do të ngurronin të nxirrnin dosjet naziste për
të përmbushur qëllimet e tyre.
Kështu ata që kishin përfitur nga lufta, si tregtarët e tregut të zi, ish-nazistët e të
gjitha llojeve u bënë komunistë të shkëlqyer.

10/03/2024 E. Papa 20
Në fillim të viteve 1950, më shumë se gjysma e rektorëve të instituteve të arsimit të lartë të Gjermanisë
Lindore ishin ish-anëtarë të Partisë Naziste, siç ishin mbi 10 % e parlamentit një dekadë më vonë.
Stasi i sapoformuar (agjencia e sigurimit shtetëror) mori përsipër, jo vetëm rolin dhe praktikat e Gestapos
naziste, por mijëra punonjës dhe informatorë të saj. Viktimat politike të regjimit komunist, shpesh të
akuzuar si 'kriminelë nazistë', u arrestuan nga ish-policët nazistë, u gjykuan nga ish-gjyqtarët nazistë dhe
u ruajtën nga ish-rojet e kampeve naziste në burgjet dhe kampet e përqendrimit të epokës naziste, që u
shfrytëzuan në realitetin e ri post-nazist nga autoritetet e reja. Lehtësia me të cilën individët dhe
institucionet kaluan nga nazizmi apo fashizmi në komunizëm nuk ishte unike për Gjermaninë Lindore.
Rezistenca e kohës së luftës në Itali strehoi mjaft ish-fashistë të llojeve të ndryshme dhe moderimi i
pasluftës i Partisë Komuniste Italiane ndoshta i detyrohej diçka faktit që shumë nga mbështetësit e saj të
mundshëm ishin komprometuar me fashizmin.
Në Hungarinë e pasluftës, komunistët haptazi iu drejtuan ish-anëtarëve të Kryqit të Shigjetave Fashiste,
madje duke ju ofruar atyre edhe mbështetje kundër hebrenjve që kërkonin kthimin e pronave të tyre. Në
Londrën e kohës së luftës, komunistët sllovakë Vlado Clementis dhe Eugen Löbl u përndoqën nga
agjentë sovjetikë të rekrutuar nga partitë fashiste çeke të paraluftës, dëshmia e të cilëve do të përdorej
kundër tyre në gjyqin e tyre të shfaqjes një dekadë më vonë.
Komunistët nuk ishin të vetmit që mbyllën sytë ndaj të kaluarës naziste apo fashiste të njerëzve në
këmbim të shërbimeve politike të pasluftës. Në Austri, ish-fashistët u favorizuan shpesh nga autoritetet
perëndimore dhe u lejuan të punonin në gazetari dhe profesione të tjera sensitive. Qeveria Ushtarake
Aleate në zonën kufitare të Italisë verilindore mbronte ish-fashistë dhe bashkëpunëtorë, shumë prej tyre të
kërkuar nga jugosllavët. Shërbimet e inteligjencës perëndimore rekrutonin kudo ish-nazistë me përvojë
dhe të mirëinformuar, duke përfshirë 'Kasapin e Lionit', oficeri i Gestapos Klaus Barbie, për t’i përdorur
në të ardhmen, apo kundra ish-nazistëve në shërbimin sovjetik, të cilët ata i njihnin dhe mund t’i
identifikonin.

10/03/2024 E. Papa 21
Po ashtu u nxit dhe harresa për çfarë kishte ndodhur, në mënyrë që shtetet të
hidhnin pas nesh të kaluarën, siç pohoi më 20 shtator 1949, Adenauer në
fjalimin e tij të parë si kancelar i RFGJ. “Gjermanët e kishin denazifikuar
veten spontanisht më 8 maj 1945”, prandaj politikisht e kaluara duhej hedhur
pas.
Në Itali, demokristianët e Degasperi-t bën thirrje të ngjashme për harresë në
ditën e vdekjes së Hitlerit: “Ne kemi forcën të harrojmë!” “Harroje sa më
shpejt!”
Në Lindje, komunistët premtuan “lugën e florinjtë”, dhe një fillim të ri
revolucionar, pasi njerëzit kishin diçka për të harruar, nga ato që kishin bërë.
Në të gjithë Evropën ekzistonte një prirje e fortë për të harruar të kaluarën dhe
për të filluar nga e para.

10/03/2024 E. Papa 22
Skepticizmi ndaj kujtesës afatshkurtër, kërkimi i
miteve të dobishme të antifashizmit, për një
Gjermani të antinazistëve, një Francë të rezistentëve
ose një Poloni të viktimave, ishte trashëgimia më e
rëndësishme e padukshme e Luftës së Dytë Botërore
në Evropë.

Liderët e pasluftës u fokusuan tek rimëkëmbja


kombëtare. Marshall Tito, Charles De Gaulle,
Konrad Adenauer ju ofruan bashkatdhetarëve të tyre
një narrativë të besueshme për të ardhmen dhe rolin e
tyre për ta realizuar atë.

Në Gjermaninë Lindore u instrumentalizua e kaluara


duke “shpikur traditën”, 'kryengritjen' e fabrikuar Pa një amnezi (harresë) të tillë kolektive,
komuniste në Buchenwald në prill të vitit 1945. rimëkëmbja befasuese e Evropës pas luftës nuk do
të ishte e mundur. Shumë gjëra u hoqën nga
mendja, u fshinë, për t’u rikthyer më pas, në të
ardhmen, në mënyra të pakëndshme. Tepër vonë
do të qartësohej se sa shumë Europa e pasluftës
mbështetej në mitet e origjinës që do të thyheshin
dhe do të ndryshonin me kalimin e viteve.
Në rrethanat e vitit 1945, në një kontinent të
mbuluar me rrënoja, kishte shumë për të fituar,
duke u sjellë sikur e kaluara ishte vërtet e vdekur
dhe e varrosur dhe një epokë e re do të fillonte.
Çmimi i paguar ishte një sasi e caktuar harrese
selektive, kolektive, veçanërisht në Gjermani. Mbi
të gjitha në Gjermani, kishte shumë për të harruar.
10/03/2024 23
E. Papa
Paslufta

10/03/2024 E. Papa 24

You might also like