You are on page 1of 2

Lufta e dyte boterore

Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit
Nazist, i përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945.
Marrëveshja e Versajës në Paris, ngarkoi Gjermaninë me të gjitha fajet e luftës.
Sanksionet që iu vendosën ishin të rënda, por Gjermania do të firmoste këtë
marrëveshje. Inflacioni, shkëputja e territoreve, kushtet e këqija të jetesës, si edhe
shumë arsye të tjera do shkaktonin fillimin e asaj që u quajt Lufta e Dytë Botërore.
Nga këndvështrimi i sotëm është e qartë që Lufta e Dytë Botërore ishte shumë më
tepër sesa një varg betejash dhe negociatash diplomatike . Përveç karakterit
ushtarak, Lufta e Dytë Botërore shfaqi edhe konflikte fetare, etnike dhe racore

SHKAQET
Tensioni i madh dhe çështjet e pa përfunduara të Luftës së Parë Botërore, do bënin
që vetëm pas 20 vjetësh të fillonte Lufta e Dytë Botërore.

NEGOCIATAT
Luftës së Parë Botërore e quajtur ndryshe edhe Lufta e Madhe, Konferenca e
Parisit (disa e njohin edhe me emrin Traktati i Versajës) shënoi një hap të madh në
negociatat e paqes. Në këtë konferencë merrnin pjesë vendet fitimtare në luftë si
Anglia, Franca e të tjerë. Ndërmjet tyre edhe SHBA e përfaqësuar nga presidenti
Wilson. Bisedimet vendosën kushte të rënda mbi palët humbëse. Gjermania ishte
një nga vendet që u dëmtua më shumë, por Austria në të vërtetë pati humbjet më të
mëdha si në njerëz, ashtu edhe në territore.

PLANET NAZISTE
Planet e mëdha naziste për zgjerim territorial në Lindje dhe pushtimin e territoreve
më të mëdha, një operacion ushtarak në Juglindje të Europës do të thoshte
shpenzime të panevojshme në njerëz dhe burime. Trysnia diplomatike ndaj
vendeve tashmë të frikësuara prej forcës së Blitzkriegut gjerman do të ishte e
mjaftueshme për të siguruar epërsinë dhe hegjemoninë gjermane, si dhe
bashkëpunimin e tyre. Fillimisht dukej se ngjarjet po ecnin në këtë drejtim:
kontrolli gjerman u vendos mbi burimet hungareze dhe rumune nëpërmjet trysnisë
diplomatike,ndërsa Bullgaria dhe Jugosllavia hynë në “Paktin Tripalësh” në fillim
të vitit 1941.Udhëheqja politike, rihapja e hesapeve të vjetra nga ultranacionalistët
dhe frika prej luftës apo dhe frika nga komunizmi i çoi vendet e Ballkanit të
ndryshonin pozicionin e tyre nga ai asnjanës në pronazist.

PASOJAT
Pasojat e Luftës së dytë Botërore ishin të shumta. Rreth 62 milion njerëz, që është
ekuivalentja e 2.5% e popullsisë së planetit, humbën jetën. Lufta përfundoi me
kapitullimin dhe pushtimin e Gjermanisë, humbjen e Japonisë dhe Koresë si edhe
me dorëzimin e territoreve të Finlandës që ishin në dorë të Sovjetikëve. Globi
tashmë do përballej me një ekonomi të shkatërruar, si të Evropës ashtu edhe të
Azisë. Ushqimi i shfrytëzuar nga të dyja palët armike nuk do të ishte i mjaftueshëm
për të gjithë popullsinë. Shumë persona që luftuan u zhgënjyen nga lufta duke
humbur shpresën për një jetë më të mirë (është për t’u theksuar numri i madh i
vetëvrasjeve në periudhën pas luftës e shkaktuar nga depresioni)

You might also like