You are on page 1of 1

15.11.

2019
Detyre shtepie
Shkruaj nje ngjarje te histories moderne.
Më 3 tetor 1989 u realizua bashkimi i Gjermanisë Federale, apo
Gjermanisë Perëndimore, me Gjermaninë Demokratike, apo Gjermaninë
Lindore, që erdhi si pasojë e prishjes së bllokut socialist në krye me
BRSS-në. Fakti se ky bashkim erdhi si pasojë e prishjes së bllokut
socialist në krye me BRSS, është një fakt që bën të qartë se proceset e
ndryshme politike, diplomatike e për më tepër gjeopolitike e
gjeostrategjike nuk udhëhiqen nga dëshirat dhe as nuk realizohen në
bazë të dëshirave, por në bazë të rrjedhës së tyre që nuk varet vetëm nga
dëshirat e njërës apo shumë palëve të ndryshme. Ndarja e Gjermanisë që
erdhi si pasojë e ndarjes së botës në blloqet e mëdha gjeopolitike,
gjeostrategjike, por edhe ideologjike, por që u mor për bazë përgjegjësia
e Gjermanisë për fillimin e Luftës së dytë Botërore dhe për dëmet që ka
bërë, ishte dënimi i dytë i madh që këtij shteti i bëhej nga Fuqitë e
Mëdha: hera e parë ishte në Konferencën e Vrësajës (1919 -1921) që i
dha fund Luftës së Parë Botërore. Ajo Konferencë e kishte dënuar
Gjermaninë me një borxh prej 666 milardë stërlina për dëmet e
shkaktuara shteteve të tjera. Kështu, ndarja e Gjermanisë në Gjermaninë
Lindore, të kontrolluar nga BRSS, dhe në Gjermaninë Perëndimore, të
kontrolluar nga SHBA, Britania e Madhe dhe nga Franca, ishte dënimi i
dytë i madh, të cilin kombi gjerman e vuajti për një gjysëmshekulli.

Denis Zhurka

You might also like