You are on page 1of 2

Përfundimimi Luftës së Parë Botërore dhe Konferenca e Paqes

Pasojat e Luftës së Parës Botërore

 Lufta e Parë Botërore përfshiu pothuajse të gjithë planetin. U shtri në 6


kontinenete dhe përfshiu 3/4 e popullsisë së globit
 Lufta pati pasoja të rënda të cilat ishin:
- dëmet më të mëdha ishin në njerëz, 10 milion të vrarë, mbi 21
milionë të plagosur, miliona të tjerë në vitet e pas luftës për shkak të
urisë dhe sëmundjeve.
- pasoja ekonomike e sociale, shpenzimet ushtarake e kalonin shumën
prej 350 miliardë dollarësh
- u rrënuan qytete, toka bujqësore, cmimet u rritën jashtëzakonisht,
mbyllja e fabrikave e uzinave e rriti papunësinë
- monedhat u zhvlerësuan dhe jetesa u shtrenjtua
- pasoja politike, lufta ndryshoi hartën politike të botës.
- u shpërbënë perandori të mëdha si: Austro-Hungaria, Rusia dhe
Perandoria Osmane.
- Revolucioni Bolshevik në Rusi solli një realitet të ri politik e social
- pasojat ideologjiko-psikologjike, u vunë në dyshim vlerat e sistemit
politiko-ekonomik ekzistues

Konferenca e Paqes në Paris

 U mbajt në Pris nga 18 janari 1919 deri në 28 qershor 1919


 Morën pjesë 32 shtete, por vetëm katër Fuqitë fituese të Luftës (SHBA,
Britani, Francë, Itali) kishin fuqi vendimmarrëse
 Qëllimi i Konferencës ishte:
- Nënshkrimi i traktateve të paqes me shtetet humbëse
- krijimi i hartës së re politike të Europës e të Botës
- përcaktimi i dëmshpërblimeve të luftës për shtetet humbëse
- sigurimi i paqes për të ardhmen
 Britania e Madhe synontë që Konferenca të merrte vendime që do ta
dobësonin ushtarakisht Gjermaninë, por jo në një shtet të dorës së dytë,
por një shtet që nuk do të rrezikonte paqen në të ardhmen
- kolonitë e Gjermanisë të ndaheshin midis saj dhe Francës
 Franca synonte të ndëshkohej ashpër Gjermania, t'i kthehej Rajoni i
Alsas-Lorenës
- të krijohej një Gjermani e çmilitarizuar
- të aneksohej krahina e pasur e Sarës
 SHBA nuk kishte interesa të njëjta me shtetet e tjera
- Uillsoni i kishte premtuar Gjermanëve ruajtjen e tëresisë territoriale dhe
fuqisë ekonomike, por me këmbënguljen franko-britanike, ai ndryshoi
qëndrim ndaj Gjermanisë
 Italia si fituese kërkonte të merrte territoret e premtuara në Traktatin e
Fshehtë të Londrës
 Ndër vendimet e Konferencës ishin dhe traktatet e paqes me shtetet
humbëse, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Bullgarinë, Turqinë, të cilat
duhet ti paguanin shuma të mëdha shteteve fituese në formën e
dëmshpërblimeve.
 Vendimet e Konferencës nuk i zgjidhën problemet e paraluftës, por i
shtuan pakënaqësitë e shteteve humbëse
 Paqja e vendosur në Paris u quajt "paqe e imponuar dhe ndëshkuese"

Krijimi i Lidhjes së Kombëve

 U krijua me propozim të presidentit amerikan Udrou Uillson


 Qëllimi ishte ruajtja e paqes dhe forcimi i marrëdhënieve midis shteteve
 Qëndra e saj ishte Gjeneva e Zvicrës
 Të drejtën për anëtarësim e kishte cdo shtet nëse respektonte detyrimet
dhe të merrte jo më pak se 2/3 e votave
 Në Lidhje nuk morën pjesë Gjermania, Rusia dhe SHBA
 Gjermania e quajti "organizatë e fitimtarëve", Rusia- "organizatë borgjeze",
SHBA nuk u bë pjesë për shkak të refuzimit të Senatit
 Lidhja kishte tri mundësi për të garantuar zbatimin e vendimeve të saj:
 Të shprehte mospëlqimin ose të dënonte veprimet e një shteti, kur
vepronte kundër parimeve të saj
 Të vendoste sanksione ekonomike mbi atë shtet
 Të parashikonte edhe përdorimin e forcës ushtarake si mjet ekstrem

You might also like