You are on page 1of 3

Bashkimi Sovjetik mes dy Luftërave Botërore (1917-1939)

Shkaqet e shpërthimit të revolucionit dhe ardhja në pushtet e bolshevikëve

 Në fillim të shek.XX Rusia ishte një monarki absolute.


 Në L.I.B. Rusia u rreshtua krah Bllokut të Antantës.
 Lufta dhe humbjet e saj sollën pakënaqësi e protesta, të cilat cuan në largimin e
Carit (Nikolai Romanov) nga froni në 8 mars 1917
 U krijua një qeveri e përkohshme e cila e vazhdoi luftën ndërkohë që situata
ekonomike sa vinte e rëndohej.
 Kjo solli shpërthimnin e një Revolucioni të drejtuar nga Partia Komuniste
(bolshevike)
 Shkaqet e revolucionit ishin:
- prapambetja ekonomike
- vendimi për vazhdimin e Luftës erëndoi edhe më shumë situatën
- veprimtaria e Partisë Komuniste me në krye Vladimir Iliç Ulianov, me
pseudonimin Lenin, i cili kishte pregatitur kushtet politike për përmbysjen e
sistemit
 Gjendja e Rusisë ishte çasti i përshtatshëm për marrjn e pushtetit.
 Parrulla e Leninit ishte "Paqe, tokë, bukë"
 Ai përdori sovjetët(këshillat e punëtorëve), që ishin mjetet të diktaturës së
proletariatit, që ishte edhe thelbi i ideologjisë marksiste
 Me parrullën "gjithë pushteti i sovjetëve", me 6 nëntor 1917 u sulmua Pallati i
Dimrit (ndërtesa qeveritare) dhe u përmbys Qeveria e Përkohshme.
 Më 7 nëntor 1917, Kongresi i Sovjetëve deklaroi përmbysjen e pushtetit
ekzistues dhe daljen e Rusisë nga Lufta
 Toka do ti jepej fshatarit
 Uzinat dhe fabrikat u vendosën nën kontrollin e punëtorëve.
 Kongresi miratoi qeverinë e re që e quajtën Këshillin e Komisarëve të Popullit
 Në Rusi u vendos diktatura e proletariatit

Tiparet e diktaturës së proletariatit në BRSS (1917-1924)

 Me ardhjen e bolshevikëve në pushtet, në Rusi filloi procesi i i vendosjes së


totalitarizmit
 Në nëntor 1917 Lenini i dha fund parlamentarizmit duke e shpërndarë zyrtarisht
Asamblenë.
 Në janar 1918 Kongresi i Sovjetëve shpalli sistemin njëpartiak të qeverisjes, ku e
vetmja parti do të ishte Partia Komuniste, e cila u kthye në parti-shtet, tipar ky i
sistemeve totalitare
 Iu dha fund lirisë së shtypit, ku lajmet jepeshin vetëm nga shtypi i bolshevikëve
dhe sovjetëve
 Në administratë u vendosën vetëm komunistë
 Tipar tjetër është edhe mbajtja e pushtetit me dhunë e e terror, i cili u ngrit mbi
baza klasore (lufta e klasave). U krijua policia e fshehtë e terroriste - ҪEKA
 Me kushtetutën e 1918 u vendos diktatura e proletariatit, ku qytetarët nuk
kishin të drejta kushtetuese përballë shtetit dhe nuk kishte ndarje pushtetesh.
Pushteti i sovjetëve u shkri me pushtetin e partisë
 Kontrolli u vendos në ekonomi edhe mbi sindikatat
- industria iu nënshtrua kontrollit të punëtorëve
- fabrikat u shtetëzuan
- shteti vendosi monopolin mbi veprimtaritë bankare
 U hartua Kodi i ri Ligjor i cili sanksionoi ngritjen e Gjykatave Revolucionare, të
cilat zbatonin urdhërat politikë
 U vendos shërbimi i detyruar i punës. Grevat u shpallën të paligjshme
 Në dhjetor 1922 u shpall formimi i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike-
BRSS ose shkurt Bashkimi Sovjetik, ku u vendos totalitarizmi edhe në
republikat joruse

Regjimi Stalinist (1924- fundi i viteve '30)

 Pas vdekjes së Leninit, në janar 1924, në krye të BS erdhi Josif Visarionoviç me


pseudonimin Stalin
 Stalini e çoi më tej terrorin diktatorial të Leninit
 Ai zhduku të gjithë kundërshtarët dhe rivalët e tij politikë
 Vendosi një pushtet të pakufizuar për veten dhe vendosi sundimin e plotë të
shtetit mbi ekonominë.
 Synimi i tij ishte ngritja e një ekonomie madheshtore që t'u kundërvihej
shteteve kapitaliste
 U bë shtetëzimi i të gjitha ndërrmarrjeve industriale dhe u vu në fokus zhvillimi
i industrisë së rëndë
 U bë kolektivizimi me dhunë i bujqëisë dhe zhduku pronën private në fshat, ku
u bë bashkimi i tokës në njësi të mëdha që u quajtën "kolkoze" dhe u vendos
kontrolli shtetëror mbi bujqësinë.
 Kolektivizimi solli rënien e prodhimit bujqësor
 Ekonomia ishte e planifikuar sipas Planeve 5-vjecare
 Plani ishte i centralizuar, i komanduar dhe i detyruar. Kështu mori fund
ekonomia e tregut e mbeshtetur në kërkesë-ofertë
 Në vitet '30 u ndërtuan shumë vepra industriale, por prodhimi i përgjithshëm
për frymë ishte shumë prapa vendeve kapitaliste perëndimore
 Në gjysmën e dytë të v. '30 Stalini vendosi një terror të ri ku dënoi mijëra
kuadro të lartë e mesëm, gjë që solli një dyzim personaliteti ku njerëzit ndryshe
mendonin e ndryshe shpreheshin.

You might also like