You are on page 1of 12

Komunizmi në epokën e tij - Një lëvizje botërore

Komunizmi ishte lëvizja më e madhe dhe më radikale masive e shekullit të 20-të.


Partitë e “Internacionales Komuniste” ishin “të një tipi të ri”, siç e kërkonte Lenini.
Si organizata kuadrosh ato kërkonin nga anëtarët e tyre përkushtim të plotë dhe
disiplinë absolute.
Sapo një parti komuniste merrte pushtetin, të gjithë qytetarët duhej t’i
nënshtroheshin “udhëheqjes” së saj në mënyrë aktive. Ky pretendim i vendosur me
dhunë për strukturimin e të gjitha fushave të jetës, i cilësuar me të drejtë si “totalitar”,
shkatërroi ekzistenca të panumurta dhe asgjësoi miliona e miliona jetë.
Dhe la pas shkretim të pashembullt shpirtëror dhe shoqëror.
Në kulmin e lulëzimit të tyre komunistët sidoqoftë arritën të mobilizonin çuditërisht
ndër radhët e tyre një entuziazëm rinor dhe energji intelektualësh e artistësh me
peshë – përpara se tensionet e vazhdueshme të përfundonin në rraskapitje, pasivitet, Filmi pa zë i Sergej Ajzenshtajnit
cinizëm apo disidencë. “Tetori”, i vitit 1928, tregon kthimin
e Leninit nga mërgimi në Zvicër më
Megjithatë kolapsi i “kampit socialist” dhe i Bashkimit Sovjetik pas vitit 1989
3 prill 1917 si një ngjarje dramatike,
erdhi po aq i papritur, sa edhe zhvillimi i Kinës nën diktaturën e pandërprerë të Partisë historiko-botërore.
Komuniste. Të dyja këto e bëjnë edhe më të nevojshme shpjegimin e “evolucionit”
Foto filmi: picture alliance / CPA Media / Pic-
historik të komunizmit botëror qysh nga viti 1917. tures From History

Rusi 1917 - Nga Revolucioni te Lufta Civile


“Mësymja në Pallatin Dimëror” më 25 tetor (7 nëntor) 1917 do të kthehet në
narrativën kryesore mitike të komunizmit. Në të vërtetë, bolshevikët e marrin
pushtetin pothuajse pa luftë.
Revolucioni kishte filluar sakaq në Rusi me rënien e Carit në shkurt (mars) 1917.
Por Qeveria e Përkohshme, e përbërë nga socialistët dhe liberalët, nuk ishte në
gjendje as t’i jepte fund luftës botërore dhe as të pengonte kolapsin ekonomik.
Kur bolshevikët humbasin zgjedhjet për në Asamblenë Kombëtare, në nëntor
të vitit 1917 dhe e shpërbëjnë këtë të fundit me dhunë në janar, pas ngritjes
së saj, ndodh grushti i vërtetë i shtetit, i cili i jep fund revolucionit demokratik.
“Bolsheviku” i Boris Kustodijevsit i
Bolshevikët ua lënë tokën fshatarëve (një herë për njëherë), por ua marrin tepricat. vitit 1920 është një nga pikturat e
Ata premtojnë vetadministrim nga punëtorët dhe “regjim sovjetik”, por i shkatërrojnë para monumentale ndër të shumtat
të gjitha komitetet rebele të fabrikave dhe sovjetikëve. Ata bëjnë një paqe të veçantë që stilizojnë puçin e tetorit të vitit
me Gjermaninë, por fillojnë menjëherë ngritjen e Ushtrisë së Kuqe. Ata propagandojnë 1917, i cili nuk ishte aspak spektako-
të drejtën e vetëvendosjes kombëtare, por e bashkojnë sërish me dhunë perandorinë lar, dhe e kthejnë atë në një ngjarje
magjike të historisë botërore.
multietnike ruse në një luftë civile katërvjeçare, e cila do të marrë më shumë jetë se
Lufta I Botërore, ndërsa bolshevikët dalin edhe më të fortë nga ky kaos. Foto: picture alliance / CPA Media

Utopia e madhe - Gjithçka është e bëshme, gjithçka është e mundur

Në vazhdën e luftës botërore apokaliptike, komunistët besojnë se janë në një luftë


të mëpasshme historike. Nga rrënojat e botës së vjetër ata vendosin të krijojnë një
shoqëri të re, pa korrupsion, pa besëtytni, pa instinkt pronësie dhe individualizmi,
radikalisht të pastruar, të homogjenizuar dhe të disiplinuar. Kështu kujtojnë se kanë
dëshifruar ligjet e ekonomisë dhe historisë politike dhe se ata vetë mishërojnë këtë
dije gjithëpërfshirëse.
Veçanërisht paqartësia dhe absolutizmi totalitar i këtij pretendimi stimulojnë
fantazitë e çdo lloj mbipushteti. Dhe në vitet 1920 do të frymëzojnë artistë avangardë,
futuristë, konstruktivistë apo suprematistë, si dhe ideologët e një “inxhinierie sociale”,
për të mbushur boshllëkun pas thyerjes së madhe me projekte utopike. Fillimisht „Detyrat e Dobrohimit: Në kohë lufte/
veprat e tyre skicojnë një komunizëm sovjetik jashtëzakonisht modern, i cili ka pak të në kohë paqeje” – Shkurtesa në
rusisht do të thotë “Shoqata vullneta-
përbashkëta me realitetin.
re e shokëve të mbrojtjes kimike dhe
Stalini i jep fund me dhunë këtij modernizmi dhe pluralizmi artificial në vitet industrisë kimike”.
1930 – dhe projektohet vetë si krijues i perëndishëm i botëve në stilin klasik. Pas
vdekjes së “Të Pavdekshmit” më 1953, utopi teknike më profane do të zëvendësojnë Pllakat, 1924: picture alliance / akg-images
fantazitë e gjithëpushtetit të dikurshëm.
Argonautët e Revolucionit Botëror - Internacionalja Komuniste

Në vitin 1919 themelohet në Moskë “Internacionalja Komuniste”. Ajo nuk është një
bashkim i thjeshtë dosido, por një “parti botërore” ku partitë e reja komuniste duhet
t’u nënshtrohen si “seksione” strategjive, doktrinave dhe parimeve organizative të
diktuara nga Moska.
“Internacionalja” synon të jetë një kundër-organizatë e “Lidhjes së Kombeve” të
Gjenevë dhe një instrument i luftës së pritshme botërore të çlirimit nga kapitalizmi
dhe imperializmi. Mijëra “internacionalistë’ të trajnuar profesionalisht marrin përsipër
udhëheqjen si instruktorë në këto beteja, shpesh kundër udhëheqjeve lokale partiake.
Piktura e Oto Gribelsit “Internacionalja” Misionet e tyre shkrihen gjithnjë e më shumë me operacionet e shërbimeve
(1928/30) tregon punëtorë të të gjitha sekrete sovjetike. Shumë nga këta revolucionarë profesionistë ose do të vdesin në
kombeve që këndojnë. burgjet armike, ose do të vriten gjatë “Terrorit të Madh” të Stalinit në vitet 1930.
Kënga luftarake me të njëjtin titull nga
koha e Komunës së Parisit kthehet në
“Internacionalja” është një makth dhe bartës shprese njëherazi. Evolucioni i saj gati
himn të lëvizjes botërore komuniste. 25-vjeçar shënjohet nga disfata të përgjakshme dhe sakrifikime të pakuptimta,
skizma dhe shpifje të panumërta, si dhe aleanca të dyshimta me forca revolucionare
Foto: Deutsches Historisches Museum, Berlin nacionaliste.
/ A. Psille
Megjithëkëtë, deri në shkrirjen e saj më 1943, ajo është edhe shkolla e
udhëheqësve të ardhshëm nga Europa deri në Azi, nga Tito deri te Ho Chi Minh.

Njerëz të vjetër, njerëz të rinj - Eksperimenti i madh


Komunistët nxiten nga një urrejtje shkatërruese kundër përfaqësuesve të “shoqërisë
së vjetër”, qofshin këta aristokratë, ushtarakë, nëpunës apo udhëheqës fetarë,
“borgjezë“ modernë si industrialistë, tregtarë dhe bankierë, “borgjezi e vogël”,
“intelektualë borgjezë”, liberalë, socialdemokratë dhe më së fundi kundër të gjithë
fshatarëve të kamur (“kulakëve”). Këta të gjithë konsiderohen “parazitë” dhe “armiq
të shoqërisë” –“njerëz të vjetër”, prej të cilëve shoqëria duhet pastruar.
Vendin e këtyre “njerëzve të vjetër” duhet ta zënë “njerëzit e rinj” androgjenë, me
trupa të shëndetshëm dhe intelekt të trajnuar, të cilët do të shfrytëzonin potencialet e
Androgjenë “Njerëz të rinj” në katalo-
pafundme të shkencës, teknologjisë dhe kulturës. Ky ideal i optimizimit të “materialit
gun e bërë nga El Lisicki për “Ekspozitën
Ruse” më 1929, në Muzeun e Zejeve
njerëzor”, më tipiku për atë epokë, është një pikëpamje veçanërisht ekstreme e
Artistike në Cyrih. Fotoja lindi më përkrahur nga komunistët.
2013, gjatë një ekspozite artizanale në Faktikisht, për shkak të mungesës së “proletarëve të ndërgjegjshëm për klasat
MOMA, Nju-Jork. shoqërore”, komunistët përqendrohen sidomos te fëmijët dhe adoleshentët, energjia
e të cilëve, etja për përvoja të reja, gatishmëria për t’u flijuar dhe aspiratat mund të
Foto: picture alliance / Sergi Reboredo
shfrytëzohen më lehtë. Karrieristët e rinj ambiciozë shumë shpejt do të formojnë
shtyllën kurrizore të administratës së fryrë, propagandës apo aparatit shtypës që
karakterizojnë regjimet komuniste gjithandej.

Iluzioni i madh -– Komunistët dhe punëtorët

Komunizmi fillimisht nënkuptonte “çlirimin” e proletariatit industrial dhe të ishte


“vepra e vetë punëtorëve”. Por asnjëherë dhe askund komunistët nuk do ta marrin
pushtetin me “luftën e proletariatit” dhe vetëm rrallë do të gjejnë mbështetje të
qëndrueshme te klasa punëtore. Shumica dërrmuese e sindikatave dhe këshillave
të ndërmarrjeve në vendet e industrializuara dhe në ato në zhvillim, mbeten të
dominuara nga socialistët, socialdemokratët, të krishterët dhe aktorë të tjerë.
Në vendet komuniste ku ata gjoja përbëjnë “klasën sunduese”, punëtorët janë të
deprivuar si politikisht, ashtu edhe përsa i përket mundësive të tyre për t’u organizuar
dhe për të mbrojtur interesat e tyre. Pa dyshim, punëtorëve në moshë të re u hapet
Një punëtor në një fabrikë çimentoje në
rruga drejt ngritjes shoqërore përmes partisë dhe shtetit. Por pjesa dërrmuese
Małkinia Górna të Polonisë, 1976, që
përpunonte asbest kancerogjen.
e pushtetit dhe elitave të funksionarëve rrjedh fillimisht nga familje fshatare të
Me gjithë pretendimet për të proletarizuara, nga qytetarët e thjeshtë apo shtresat e shkolluara.
kundërtën, puna e rëndë fizike në Në fund, burokracia dhe inteligjenca partiake rekrutohet kryesisht nga brezi i ri
Bllokun Lindor shpesh kryhet me masa i formuar brendapërbrenda, duke fituar kësisoj profilin e një “Klase të Re”, kundër së
mbrojtëse të pamjaftueshme. cilës do të revoltojnë edhe vetë punëtorët gjatë trazirave shoqërore në dekadat e
Foto: SZ Photo / Forum pasluftës.
Plani i madh - Industrializim përmes kolektivizimit

“Kthesa e madhe” e viteve 1929/1930 – kalimi në kolektivizimin e imponuar të


bujqësisë dhe industrializimin e Bashkimit Sovjetik – përkon me Depresionin e
Madh ekonomik botëror. Sado që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë mes tyre, kjo i hap
Moskës mundësi të mëdha propagandistike, ekonomike dhe diplomatike. Veçanërisht
kompanitë gjermane dhe amerikane konkurrojnë me njëra-tjetrën për „porositë ruse“.
Komunistët, nga ana tjetër, arrijnë pikën më të ulët të ndikimit të tyre në perëndim –
ose konsumohen në luftime sektare rrugësh dhe greva.
Në realitet “ndërtimi i socializmit” në Bashkimin Sovjetik arrihet përmes
Harta e BRSS e vitit 1931. Nënteksti
shfrytëzimit të plotë të forcës punëtore. Kufijtë midis punës së paguar dhe asaj të
i saj është: “Ajo është ndryshe nga
detyruar shkrihen. Shifrat triumfuese të suksesit janë të dyshimta; komplekse të reja hartat e vjetra. ‘Plani pesëvjeçar në
industriale qëndrojnë shpesh si katedrale në një shkretëtirë sociale. Dhe kolektivizimi aksion’. [...] Këtu nuk janë shënuar
i bujqësisë shpie në një katastrofë të pashembullt urie me miliona të vdekur. fare me qindra kantiere të mëdha
Sa më mjerane bëhen kushtet e jetesës, aq më fort lulëzon në propagandë ndërtimi [...]”
fiksioni i “jetës së mirë” në “atdheun e të gjithë punëtorëve”. Nga fundi i viteve 1950, Foto: Archiv Memorial Moskë
Republika Popullore e Kinës do ta përsërisë këtë eksperiment në një mënyrë edhe më
ekstreme me “Hapin e madh përpara”.

Terrori i madh - Ëndrra e një spastrimi final


Ëndrra e likuidimit të të gjithë armiqve dhe “parazitëve” shoqërisht, politikisht
dhe fizikisht është një element strukturor i sundimit komunist dhe kremtohet në
propagandë dhe në art si “vendosmëri heroike”.
Sapo asgjësohen të gjithë armiqtë aktualë apo të mundshëm, terrori zhvendoset
në kategori gjithnjë të reja të të ashtuquajturve armiq të popullit. Neni 58 i Kodit Penal
Sovjetik bën pothuajse çdo mendim a veprim të pavarur të dënueshëm. Ai krijon bazën
ligjore për punën e detyruar masive, për deportimin e grupeve të tëra etnike, si dhe
përdorimin e tepruar të dënimit me vdekje. “Terrori i Madh” i viteve 1930, i orkestruar
nga vetë Stalini, i ngjan tmerrësisht një shfarosjeje të grupimeve të ndryshme të
popullsisë, me qindra mijëra të pushkatuar dhe miliona të burgosur.
“Spastrimet” e përsëritura që përjetojnë të gjitha partitë komuniste dhe
Arkipelagu Gulag: 1989, në kohën e
strukturat e tyre të pushtetit, mbeten në një mënyrë apo një tjetër unikale në
Perestroikës dhe Gllasnostit shënohen
histori. Këtu përfshihen proceset e montuara dhe gjyqet e internim-dëbimit, në një hartë të Bashkimit Sovjetik
denoncimet e ndërsjella dhe autokritikat mazokiste. Në shumë drejtime mbetet ende kampet e dënimit dhe të punës, që
e pakonceptueshme se si ka funksionuar në të vërtetë “terrori” si një instrument i ekzistojnë qysh nga vitet ’20 në
rregullt politik dhe si një kondicion i përditshëm psikologjik. Bashkimin Sovjetik, përkatësisht që
kanë ekzistuar.

Foto: picture alliance / akg-images

Himnet e mëdha -– mitet heroike Dhe Kulti i udhëheqësit

Komunizmi tërheq artistë e intelektualë anembanë botës. Poetë dhe shkrimtarë me


peshë në Lindje e në Perëndim u kushtojnë himne dhe lavde udhëheqësve të lëvizjes
botërore komuniste – nga Lenini te Stalini dhe Mao, deri te “zotat” më të vegjël si Tito,
Kim II-sung, Enver Hoxha apo Fidel Kastro.
Këto “himnizime” në shumë gjuhë, kthehen në një kapitull të historisë së letërsisë,
për të cilin sot rëndom heshtet. E njëjta gjë vlen edhe për statujat dhe pikturat e
panumërta, posterat, filmat dhe fotografitë, këngët dhe meloditë që përjetësojnë
udhëheqësit dhe heronjtë komunistë. Shpesh stili i paracaktuar i “realizmit socialist”
kombinon efektivisht motive folklorike dhe klasike me stile artistike të rafinuara dhe
Vladimir Iliç Lenin në bisedë intime me
tejet moderne.
Jozef Visarionoviç Stalinin, “nxënësin
Kur Nikita Hrushovi dënon “kultin e individit” në Kongresin e 20-të të Partisë e tij më besnik”. Monument në autost-
Komuniste të Bashkimit Sovjetik më 1956, ai bën vetëm Stalinin përgjegjës për të radën Minsk-Moskë.
gjitha krimet e Partisë Komuniste. Në të njëjtën kohë, në Kinë fillon kulti i Maos që do
Foto, 1950: SZ Photo
të arrijë maja të panjohura deri atëherë të idolatrisë politike. Por edhe “e majta e re”
e 1968-ës në Perëndim përfiton nga kulti i idhujve të vet që pjesërisht vazhdojnë të
jetojnë edhe sot e kësaj dite në kulturën e Pop-it.
Fashizmi dhe antifashizmi - Loja vdekjeprurëse

“Antifashizmi” që do t’u shërbejë regjimeve komuniste pas vitit 1945 si legjitimim


qendror përfshin dy dhjetëvjeçarë lojërash fatale, si me lëvizjen fashiste që po lind,
ashtu edhe me nacionalistët e të gjitha ngjyrave. Në të njëjtën kohë, komunistët i
cilësojnë të gjithë kundërshtarët politikë si “fashistë”, qofshin këta “fashistë socialë”,
“fashistë klerikalë”, apo “fashistë nacionalistë”. Me rezultatin që të gjithë futen në një
thes.
Gjatë “spastrimeve” terroriste të viteve 1930, “trockistët” shpallen si maja e
fashizmit botëror. Këtu tiradat e urrejtjes staliniste kundër “Judës Trocki” shpesh
Ekspozitë botërore në Paris, 1937. ngjajnë si një reflektim i konceptit të nacional-socialistëve për armikun e tyre,
Pavijoni i Rajhut gjerman (majtas) dhe “bolshevizmin çifut”. Kjo e gjitha e turbullon edhe më shumë situatën dhe mendjet e
i Bashkimit Sovjetik (djathtas) janë njerëzve. Ndërkohë që po afrohet lufta e ardhshme botërore, Bashkimi Sovjetik i lë të
përballë njëri-tjetrit dhe marrin gjitha mundësitë të hapura.
medaljen e artë për arkitekturën e Prandaj pakti “Hitler-Stalin” i gushtit të vitit 1939 nuk has pengesa të mëdha
tyre.
ideologjike as në Berlin, as në Moskë. Hitleri, sipas një direktive të brendshme nga
Foto e bërë më pas me ngjyra: SZ Photo / Stalini, po bën një punë të mirë, për momentin, për shkatërrimin e imperializmit
Rue des Archives / CCI botëror. Kjo lojë e rrezikshme në aspektin gjeopolitik merr hak në qershor të vitit
1941, kur Vermahti gjerman e pushton Ushtrinë e Kuqe në befasi dhe në mënyrë të
frikshme.

Nga Elba deri në lumin Jangtse -Lindja e “kampit botëror socialist


Ashtu siç ishte Lufta I Botërore katalizatori i lëvizjes komuniste botërore, edhe Lufta
II Botërore ishte instrumenti për përhapjen e pushtetit komunist “nga Elba deri në
lumin Jangtse”.
Pasi regjimi i Stalinit mobilizoi me sukses ndjenjat patriotike në “Luftën e Madhe
Patriotike” dhe fitoi legjitimitet brenda vendit, ai gëzon një prestigj të paprecedent
dhe mbahet si fituesi kryesor mbi Gjermaninë në vitin 1945.
Deri në vitin 1949 formohet një “kamp botëror socialist”, i cili në Europë
Fotografi në grup e udhëheqësve të korrespondon me sferën e ndikimit që Moska ka fituar ushtarakisht. “Demokracitë
kampit të ri botëror socialist me rastin popullore” të Europës Qendrore dhe Lindore formohen duke përdorur dhunën dhe
e 70-vjetorit të Stalinit, më 21 dhjetor
terrorin politik, i cili fillimisht drejtohet ndaj kundërshtarëve të rendit të ri dhe shumë
1949 në Moskë. Në të majtë të Stalinit
qëndron Mao Ce Duni, në të djathtë
shpejt edhe kundër vetë partive shtetërore. Gjyqet e hapura dhe spastrimet janë në
pas tij, Valter Ulbrihti, burri i fuqishëm rend të ditës. Jugosllavia e Titos që i ktheu shpinën Moskës më 1948, nuk mund të
i RDGJ-së së sapothemeluar. lejohet të kthehet në shembull.
Revoltat popullore në Gjermaninë Lindore më 1953, si dhe në Hungari e Poloni
Foto: picture alliance / akg-images
më 1956, tregojnë se mbi ç’truall të dobët qëndrojnë këto diktatura. Rrëzimi i tyre me
armë nga “shokët” sovjetikë sjell lindjen e një blloku politiko-ushtarak që do izolohet
gjithnjë e më shumë nga Europa Perëndimore përmes Perdes së Hekurt.

Era e Lindjes mposht erën e Perëndimit”-Azia, Qendra e stuhisë

Bllokada e Berlinit e vitit 1948 është preludi i Luftës së Ftohtë midis Lindjes dhe
Perëndimit. Qendër reale e stuhisë së konflikteve globale në këtë mes bëhet Azia.
Aty, pushtuesit e mundur japonezë kanë lënë pas një boshllëk, të cilin e shfrytëzojnë
lëvizjet e rezistencës patriotike, ku shpesh dominojnë komunistët. Në vitin 1945
arrijnë të vënë nën kontroll veriun respektivisht në Vietnam dhe Kore.
Marrja e pushtetit nga komunistët kinezë në tetor të vitit 1949 e ndryshon
thellësisht gjendjen. Në vitin 1950 nga sulmi i Koresë komuniste të Veriut mbi Korenë
e Jugut do të lind shumë shpejt një ballafaqim ushtarak midis Shteteve të Bashkuara
Ushtarë koreanoveriorë dhe kinezë dhe Kinës, i cili mbyllet me një barazim (pat) në vitin 1953.
festojnë armëpushimin e arritur në Fitorja e vietnamezëve të Veriut mbi francezët në Điện Biên Phủ ndryshon
fund të korrikut 1953 në Luftën e
Koresë. Paçka se dy shtetet komuniste
arkitekturën e politikës botërore më 1954 dhe përfundon me një luftë të re gati
nuk e arritën qëllimin e tyre të luftës, 20-vjeçare në gjithë Indokinën, kësaj here me SHBA. Gjatë tërheqjes së tyre më 1975,
ndaj Perëndimit, së paku ushtarakisht, trupat amerikane lënë pas toka të shkretuara dhe popuj të traumatizuar.
janë të një prerjeje. Pas vdekjes së Stalinit më 1953, Mao bëhet figura e re karizmatike e udhëheqësit
Foto: picture alliance / United Archives/
të komunizmit botëror. Partia Komuniste kineze e vendos përgjithësisht në pikëpyetje
TopFoto “bashkëjetesën paqësore” midis Moskës dhe Uashingtonit duke krijuar kësisoj një
ndarje të madhe në lëvizjen komuniste botërore.
Lëvizjet çlirimtare - Fantazma të një bote të tretë

Fitoret komuniste në Azinë Lindore inkurajojnë “Lëvizjet Nacionalçlirimtare” në Afrikë,


në Lindjen e Afërme dhe në Amerikën Latine. Në Kubë Fidel Kastro-ja themelon më
1966 një “Trikontinentale”, e cila duhet të shërbejë në mbarë botën si një instrument
i çlirimit kombëtar dhe shoqëror.
Revolucionari argjentinas Ernesto “Çe” Gevara, i vrarë në Bolivi, kthehet në një
ikonë botërore. Mësimet e tij për “Luftën e Gueriljeve” kthehen në doracakun universal
për spastrimin e gjithë egoizmave kapitaliste. Sidomos Amerika Latine e viteve 1970
kthehet në fushëbetejën e kryengritjeve të armatosura, të cilat prodhojnë po aq
diktatura, sa ato që bien.
“Lëvizja për çlirimin nga Blloku” e bashkënisur nga Jugosllavia titiste më Kryetari i shtetit egjiptian, Naseri,
1961 është më e matur në veprimet e saj. Qëllimi i saj është të bashkojë vendet e kryeministri indian, Nehruja dhe
mikpritësi i tyre, kryeministri jugosllav,
udhëhequra nga socialistët dhe nacionalistët e majtë në një “Botë të Tretë” midis
Tito-ja (nga e majta në të djathtë) më
Lindjes dhe Perëndimit dhe të sigurojë sovranitetin e tyre shtetëror dhe ekonomik. 20 korrik 1956 në Brioni. Ata janë
Në luftërat antikoloniale për pavarësi në Algjeri, në Kongo, në Angola, në motorët e lëvizjes së shteteve pa
Mozambik, në Zimbabve dhe në Afrikën jugore, komunistët luajnë në mënyrë të blloqe, e cila lind më 1961.
shumëfishtë një rol të dukshëm, shpesh polarizues, nganjëherë edhe të përmbajtur.
Foto: picture alliance / United Archives /
Fakti që vendet e reja bien në luftë civile as pengohet, as shkaktohet vetëm prej tyre. TopFoto

E majta e re, e majta e vjetër - Dekada e kuqe


Në vitin 1966, Mao shpërthen një “revolucion kulturor” që do ta ndryshojë edhe
njëherë ndjeshëm imazhin e regjimit komunist. Rinisë kineze (me sa duket) i lihet
dorë e lirë të dalë hapur në një gjueti shtrigash me akuza publike dhe dhunë kundër
burokratizmit, korrupsionit dhe dekadencës. Ndërkohë që kulti rreth Maos bëhet
gjithnjë e më ekstrem, vetë Mao i eliminon rivalët e tij brenda partisë me pretekstin
se janë lakenjtë e Moskës.
Në të njëjtën kohë, në vitet 1960, kritikat radikale ndaj kulturës dhe kapitalizmit si
dhe antiimperializmi militant përjetojnë një rilindje në mbarë botën. Në rebelimet e të
rinjve të vitit 1968, një e “Majtë e Re” kombinon aspiratat emancipuese kundrejt jetës Kongresi i Vietnamit më 17-18 shkurt
1968 në Berlinin Perëndimor me
dhe kulturës, dhe fantazitë çliruese, shpesh në mënyrë paradoksale, me marksizmin,
5.000 pjesëmarrës nga 14 shtete
leninizmin, trockizmin apo maoizmin. është kulmi i lëvizjes studentore
Midis këtij radikalizmi të ri të krahut të majtë me ekstremet e tij terroriste dhe gjermano-perëndimore. Iniciatori
ortodoksinë e vjetër moskovite, hedh rrënjë “Eurokomunizmi” në vitet 1970. Në Itali, kryesor, Rudi Duçke (në mes të
Francë dhe Spanjë komunistët heqin dorë nga krijimi i “diktaturës së proletariatit” dhe fotografisë), plagoset rënë në prill,
fitojnë në këmbim një ndikim shumë të madh në zgjedhje dhe në konfliktet sociale. gjatë një atentati.
E gjithë kjo përshpejton diferencimin dhe bashkë me të rënien e lëvizjes botërore Foto: SZ Photo / Manfred Vollmer
komuniste.

Ateizmi si kredo - Lufta kundër fesë


Lufta kundër feve zhvillohet nga komunistët për një kohë të gjatë me kosto të
madhe shtypëse dhe propagandistike – pothuajse gjithmonë pa sukses. Qysh në
fund të viteve 1930, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik e kupton se nuk mund ta
zëvendësojë ortodoksinë e vjetër fetare në kokat dhe zemrat e shumë njerëzve me
një ortodoksi të re ateiste.
Rehabilitimi i Kishës Ortodokse Ruse më 1943 u realizua falë nevojës për “Luftën
e Madhe Patriotike”, por edhe falë rezistencës së besimtarëve. Edhe më e madhe
është forca këmbëngulëse e fesë në Poloni dhe vende të tjera të Evropës Qendrore
dhe Lindore pas vitit 1945.
Ujdia midis partisë dhe kishës që u bë për shembull në Poloni dhe Gjermaninë
30 Maj 1968, shpërthimi i kishës së
Lindore, për komunistët shqiptarë është dëshmi e qartë e “revizionizmit” dhe e
universitetit të Leipzig, e cila ishte
tradhtisë. Edhe revolucioni kulturor kinez e kanalizon energjinë e tij në asgjësimin e pothuajse e padëmtuar nga lufta.
shkrimeve fetare dhe vendeve të kultit. Ndërtimi i shtetit socialist në RDGJ
Ndërkohë që blloku lindor qysh nga vitet 1970 i vlerëson teologët e çlirimit dhe në BRSS duhet të ndihmojë për
të Amerikës Latine si aleatë të mundshëm, brenda vendit shtypet çdo përpjekje e krijimin e një Tabula Rasa shpirtërore.
mundshme e kishave me forcë. Por këto forca dobësohen, siç tregon rasti i Polonisë
Foto: picture alliance / epd
dhe Gjermanisë Lindore. Aty në shkallë të ndryshme, kishat do të bëhen pioniere të
kthesës së vitit 1989.
Emancipimi dhe Erosi - Gruaja dhe socializmi

Përfshirja aktive dhe e barabartë e grave është kudo ku lëvizjet komuniste luftojnë
për ndikim dhe pushtet, një nga gjërat e tyre më tërheqëse. Gjithsesi këtij premtimi
emancipues që buron nga socialdemokracia, komunistët i japin një këndvështrim më
militant. Kuadroja tipike ideale femërore është një qenie androgjene: luftarake, shoqe,
aktiviste, nënë dhe muzë – që heq dorë nga të gjithë vanitetet borgjeze dhe dobësitë
femërore.
Në vendet komuniste, gratë luajnë vërtet një rol thelbësor në ndërtimin e shtetit
dhe shoqërisë. Ato janë mjeke, mësuese apo gjykatëse, por rrallë ngjiten në pozicione
Marshim i sportisteve në qershor të larta. Përkundër kësaj, vendi i tyre në prodhim, përfshirë këtu edhe punët më të
1936 në “Sheshin e kuq” në Moskë. rënda fizike, është pjesë e tipareve tipike të shoqërive socialiste.
Fotoja tregon imazhin ideal të gruas Të jesh shtëpiake është e ndaluar: pa të ardhurat e gruas nuk ka familje.
së re, disiplina militare, fuqia fizike,
Vështirësitë e njohura nga të gjithë për të siguruar ushqime dhe gjithçka tjetër
vendosmëri mendore me erotizëm të
kontrolluar.
rëndojnë veçanërisht mbi gratë – diçka që nuk mund të mbulohet me karafila të kuq
në Ditën e Gruas dhe forma të ngjashme të ritualeve mirënjohëse.
Foto: picture alliance / RIA Nowosti Vetë hierarkitë komuniste të pushtetit mbeten terren mashkullor. Ajo “gjysmë e
qiellit”, për të cilën fliste aq me lajle-lule Mao, grave nuk u lejohet.

E përditshmja socialiste - Puna, konsumi, koha e lirë


Socializmi shtetëror është më i orientuar “drejt prodhimit” sesa “shoqëritë qytetare”.
Gazetat gëlojnë nga njoftimet për fitore në “ndërtimin e socializmit” ose në “frontin
e të korrave”.
Realizimi i planit sipas kritereve sasiore, shumë rrallë cilësore, vendos për
karrierën dhe karrigen në pushtet. Stimuj të tillë shpërblejnë më fort sjelljet
“joekonomike” krahasuar me pritshmëritë e rentabilitetit dhe përfitimit të ekonomisë
së tregut. Ekonomitë e planifikuara karakterizohen strukturalisht nga joefekasiteti
dhe shpërdorimi, në vend të racionalizimit dhe kursimit.
Sfilatë mode në qytetin periferik polak Ndikimi subversiv i konsumizmit perëndimor dhe mënyrat e jetesës, por edhe
Piotrków Trybunalsk, dimër 1978. pretendimet e tyre propagandistike i zënë ngushtë regjimet komuniste. Vetëm vlera
Polonia bëhet ndërkohë vendi i modës e përdorimit të produkteve masive nuk është më e mjaftueshme. Edhe konsumatori
në bllokun lindor,ku fabrika shtetërore socialist pret një shumëllojshmëri tërheqëse produktesh.
konkurrojnë me rrobaqepësitë private
Dalëngadalë ngrihet një kulturë e përditshme me rituale të caktuara dhe rutina
për klientë.
të njohura. Ajo karakterizohet nga premtimi i sigurisë shoqërore dhe “shpikjet”
Foto: SZ Photo / Forum / Maciej Osiecki e detyruara nga nevoja që sjell një ekonomi e dobët. Të gjitha polemikat kundër
“dekadencës perëndimore” nuk mund ta fshehin që këtu qëndron një nga thembrat e
Akilit të “real-socializmit”.

Matriksi i ngushtë -“Socializmi shkencor

“Roli udhëheqës” që pretendojnë për vete partitë shtetërore komuniste legjitimohet


nga pretendimi për t’i kuptuar “shkencërisht” “ligjet” e zhvillimeve historike dhe
shoqërore.
Shkollimi dhe formimi bashkë me represionin dhe censurën janë mjete për
të formuar brezin e ri që dëshiron të ngjisë shkallët e karrierës dhe të përshtatet.
Marksizëm-leninizmi është tejet i thatë për t’u tretur dhe i shurdhër në teori. Por
kush e kërkon, gjen aty edhe rrëfimin e madh historik, të mbyllur në vetvete dhe
interpretimin e botës.
„Ndriçimi i dritës së kuqe” quan
“Socializmi ekzistues real” i stilit sovjetik shpreh një konservatorizëm vetjak,
populli i RDGJ, të gjitha rrugët e
profesioneve dhe të trajnimeve, laik të jetës që shoqërohet me një klasicizëm solemn të imazherisë vizuale. Ky gjen
në të cilat nuk marrin pjesë vetëm jehonë tek ata që nuk kanë shije për mbingarkesën figurative dhe ritmin e tensionuar
pjesëtaret e Partisë e Bashkimit të skenës kulturore perëndimore.
Socialist e Gjermanisë ( PBS). Foto Në fund të fundit, mendjengushtësia e ndan botën komuniste nga shumë
tregon një orë trajnimi në një fabrikë zhvillime të shekullit të 20-të, duke e kthyer në një kënetë intelektuale. Kjo është
të madhe në qytetin Karl-Max, 1975.
një nga arsyet pse asaj i kalon shumë tanget zhvillimi i teknologjive moderne të
Foto: picture alliance / Klaus Rose informacionit. Megjithëse përpunimi dixhital i të dhënave ka hyrë në burokracinë
shtetërore, ekonomike dhe në ushtri, “kompjuterët personalë” mbeten të paarritshëm
për qytetarët e thjeshtë.
Qyteti socialist - Si antitezë e urbanizmit borgjez

Socializmi në zanafillë është një lëvizje urbane. Që nga Shën Petërburgu në Berlin
e deri në Paris, nga Shangai deri në Saigon, organizatat e para partiake komuniste
ngrihen në të njëjtën xhungël urbane, të cilën ato e konsiderojnë njëherazi si të
korruptuar moralisht.
Socialdemokratët dhe planifikuesit modernë urbanë thurin gjithashtu plane
të një qyteti ideal socialist industrial, funksional dhe të lulëzuar. Megjithatë, në
planifikimin urban komunist të qytetit, këto projekte transformohen nga nevoja për të
përfaqësuar pushtetin dhe autoritetin. Kështu, një neoklasicizëm pompoz zë vendin e
Kudo në bllokun lindor, që prej vi-
projekteve moderne konkrete. Qendrat e metropoleve staliniste karakterizohen nga teve 1970 ndërtohen komplekse të
një stil monumental me blloqe banimi në stilin e pallateve mbretërore ose stacionet mëdha me pallate parafabrikate për
e metrove, me parqe, statuja gjigante dhe sheshe të zbrazëta për paradat. Por të pakësuar gjendjen emergjente për
shumëçka mbetet e mangët. Ndërtesat e vjetra degradojnë ose shemben. jetesën e njerëzve. Ndërtimi i zonës
Ndërkohë, në rrethinat e qytetit lulëzon një jetë e thjeshtë shpesh gjysmë- për të banuar merrte shumë kohë për
tu ndërtuar.
fshatare që banon masivisht në ndërtesa të standardizuara, monotone dhe
parafabrikate. Në kombinim me zgjerime oborresh dhe kopshtesh, kjo jetë ofron Foto, Warschau, 1978: SZ Photo / 
Maciej Osiecki / Forum
hapësirë për kultura kthinash, tregje shkëmbimi dhe vetëshërbimi elementar. Të
gjitha këto u japin qyteteve socialiste karakterin e tyre tipik, në thelb antiurban.

Internacionalizmi komunist kundrejt kozmopolitizmit qytetar


Komunistët e të gjitha vendeve i thurin lavde një internacionalizmi emfatik. Homologu
i tij nuk është edhe aq nacionalizmi që përpiqen ta trashëgojnë politikisht dhe
kulturalisht, sesa më tepër një kozmopolitizëm qytetar, i mbështetur tek tregtia
botërore dhe shkëmbimi kulturor global. “Antikozmopolitizmi” komunist lidhet
përmes rrugësh të largëta me një “antisionizëm” militant, i cili i përngjan në mënyrë
fatale imazhit të urrejtjes për “çifutërinë botërore”.
Parullat internacionaliste të regjimeve komuniste qëndrojnë në kontrast të madh
me politikat e tyre izoluese ndaj Perëndimit, por edhe brendapërbrenda kampit të vet.
Vizitorët nga jashtë kontrollohen imtësisht dhe mbahen nën mbikëqyrje. Edhe vetë
“takimet miqësore” mbyten nga ngurtësia e ritualeve. Përjashtim përbëjnë festivalet Kufiri midis Çekosllovakisë dhe Repu-
rinore që ofrojnë sadopak frymë lirie. Një kult bajat “i atdheut socialist” duhet të blikës Federale, Korrik 1968. Regjimet
ngushëllojë shumicën e qytetarëve nga Gjermania Lindore, Bashkimi Sovjetik apo komuniste zunë vend në Evropë me një
„perde të akullt“ pothuajse 7000 km
Kina që e kanë të pamundur të udhëtojnë në “botën kapitaliste”.
të gjatë, e cila arrinte nga deti Barents
Udhëheqësit më të njohur të komunizmit botëror qëndrojnë në mauzoleumet deri në detin e Zi.
e tyre jo si kampionë të “proletariatit ndërkombëtar”, por si “patriotë të mëdhenj”, si
themelues shtetesh të reja dhe “baballarë kombesh”. Foto: picture alliance / CTK

Pushteti vjen nga tytat e pushkëve - Militarizmi komunist


Lëvizjet dhe regjimet komuniste i zhvillojnë arritjete tyre më të mëdha organizative
dhe teknologjike në fushën ushtarake. Të gjitha “Republikat Popullore” që ato
themelojnë janë rezultat i luftërave civile dhe/apo luftërave midis shteteve apo
kundër pushtuesve të huaj.
Mbajtja gjithmonë gjallë e ndjenjës se je i rrethuar me armiq kthehet në eliksirin
e jetës së komunistëve. Ky tension i përhershëm vijon në kërkimin sistematik të
armiqve të brendshëm dhe militarizimin e jetës së përditshme.
Ditët e festave revolucionare mbartin tipare ushtarake. “Centralizmi demokratik” i
partisë në thelb është një hierarki urdhrash. Dhe këtij parimi duhet t’i binden të gjithë,
qoftë politika, qoftë ekonomia, qoftë kultura.
Ndërkaq Bashkimi Sovjetik stilizohet dhe merr formën e një “Fuqie Paqësore
Botërore” që me armatimet e saj gjigante i tregon vendin “imperializmit amerikan” Në 7 Nëntor 1978, 70-vjetori i
anembanë botës. Në të vërtetë, gara e armatimeve dhe konkurrenca e sistemeve nxit Revolucionit Rus. Në tetor marshojnë
konflikte dhe luftëra civile në të gjitha kontinentet. Trupat e armatosura në “Sheshin e
Kur në mesin e viteve ’80 tensionet politike mbarëbotërore fillojnë të zbuten, kuq” në Moskë.
humbja e armikut të jashtëm ndikon ndjeshëm në rënien e kampit lindor. Në paqe, jo Foto: picture alliance / dpa
në luftë, Bashkimi Sovjetik shembet si një shtet superfuqi.
Reforma & revolucioni - Disfata e komunizmit në Europë

Gllasnosti dhe perestroika – me këto slogane do përpiqet Mihail Gorbaçov nga viti
1986 e tutje ta modernizojë Bashkimin e dërrmuar Sovjetik dhe të përmirësojë
marrëdhëniet me Perëndimin. Për këtë arsye, në verën e vitit 1989, ai i jep Bllokut
Lindor më shumë të drejta për vetëvendosje. Sado që në Poloni, më 4 qershor
triumfon opozita në zgjedhjet gjysmë të lira, mbisundimi sovjetik duket se është i
ngulitur thellë. Duket se shumë më nën presion është Kina komuniste, e cila natën e 4
qershorit shtyp me dhunë protestat masive që vazhdojnë prej javësh të tëra në Pekin,
kur këto rrezikojnë të shtrihen edhe nëpër provinca.
8 tetor 1989: në Leipzig demonstrojnë Pa ndonjë shpresë për ndryshime të afërta, me dhjetëra mijëra shtetas gjermanë
më shumë se 70.000 njerëz. Rrjedha të Lindjes përpiqen të arratisen në Perëndim gjatë pushimeve të verës përmes
paqësore e kësaj “ demonstrate të së
Hungarisë dhe Çekosllovakisë. E pavarësisht fantazmës së një “zgjidhjeje kineze”,
hënës” përcaktohen më vonë si një
pikë kthese në historinë e Revolucionit përherë e më shumë gjermano-lindorë dalin nëpër rrugë dhe sheshe e kërkojnë
paqësor. reforma. Këto shënojnë fillimin e Revolucionit Paqësor, i cili do të sjellë hapjen e
madhe me rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor. Regjimet komuniste bien si gurë
Foto: SZ Photo / ap / dpa / picture alliance
dominoje në aradhën e revolucioneve kryesisht paqësore.
Në kohën kur revolucioni demokratik arrin Moskën, qendra historike botërore
komuniste, nuk ka tank në botë që ta ndalë. Në gusht të vitit 1991 flamuri i Rusisë do
të valëvitet mbi Kremlin.

Revolucioni & Restaurimi - Nga komunizmi në postkomunizëm


Ndërkohë që rënia e Jugosllavisë përfundon me një radhë luftërash vrastare dhe
“spastrimesh etnike”, shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik fillimisht kryhet relativisht
në qetësi. Shumë ish-qytetarë sovjetikë e përjetojnë shembjen shtetërore dhe
ekonomike si katastrofë në jetën private, pavarësisht lirive të reja. Privatizimet janë
kryesisht aksione mafioze grabitqare. Kështu lind një sistem i ri oligarkik pushteti dhe
pronësie, shtyllën e të cilit e përbëjnë shpesh oficerët e sigurimit të shtetit.
Por pastaj ndodhin pogrome dhe luftëra qoftë në Çeçeni, qoftë në Berg-Karabah,
Qielli shndritës i Shangait: Partia Abkhazi apo Ukrainën e sotme Lindore. Ato u kushtojnë jetën me dhjetëra mijëra
komuniste e ka mirëpritur ekonominë
vetave dhe vendlindjen qindra mijëra të tjerëve. Forcë shtytëse jo e pakët në këtë
e Kinës në botën e tregut, që prej
viteve 1990. Socializmi barazohet me mes janë pretendimet e rigjallëruara për hegjemoni të Kremlinit nën Putinin.
unitetin dhe madhësinë e kombit, të Kthesa në Europën Qendrore dhe Lindore gjithashtu rezulton më e komplikuar
cilat sigurohen vetëm me diktaturë. nga sa dukej në vitet 1990. Heronjtë e përmbysjes e kanë të vështirë të fitojnë terren.
Ish-komunistët “e transformuar” përjetojnë një rikthim, përpara sesa t’i zëvendësojnë
Foto, 2015: SZ Photo / Kevin Lee
parti dhe figura udhëheqëse të reja, shpesh nacionalisto-autoritare.
Ndërkaq, Republika Popullore e Kinës, si një motor i ekonomisë botërore të
globalizuar, nën (gjoja) diktaturën e patundur të Partisë Komuniste çan përpara drejt
brigjesh të reja që nuk i identifikon dot njeri deri më tani.

Reflektimi i një epoke - Komunizmi në shek. XX

100 vjet pas Revolucionit të Tetorit, sërish historia e komunizmit është për t’u
vënë në pikëpyetje. Ajo është e lidhur pazgjidhshmërisht me krizat e ekonomisë
botërore kapitaliste dhe dy luftërat botërore. Brenda saj ndërthuren qëndresa ndaj
hegjemonisë dhe kulturës së Perëndimit me shpresat për emancipim dhe çlirim, të
cilat në pjesën më të madhe rezultuan zhgënjyese.
Në qendër të saj është fati i dy Mbretërive të Mëdha të vjetra, të copëtuara:
Rusisë dhe Kinës, të cilat komunistët sërish i bashkuan – dhe që sot rishfaqen
me përzierje të tjera ideologjike, si dhe me bazë të re ekonomike, si kundërshtarë
Nga klasicizmi në post-moderne: kulturorë dhe politiko-botëror të Perëndimit. A mundemi ta relativizojmë formulimin
Muzeu i artit socialist, Sofje (Bullgari)
“fundi i komunizmit”?
2011. Parqe të ngjashme muzeumesh,
me statuja të themelueseve dhe Studiuesit kanë përllogaritur se komunizmi është fajtor për vdekjen e më shumë
heronjve të krijimit të botës socialiste, se 100 milionë njerëzve. Ndryshe nga nacional-socialistët, regjimet komuniste
që janë hequr që në 1989, ka kudo në të shekullit të 20-të e drejtuan dhunën dhe terrorin kryesisht kundër shoqërive të
Europën lindore veta. Kjo është arsyeja përse trashëgimtarët e tyre sot në Moskë apo Pekin duan të
mbulojnë gjithçka me mantelin e tragjedisë heroike. Dhe shumë njerëz, për të njëjtat
Foto: picture alliance / ap Photo
arsye, nuk munden dhe nuk duan të përballen me trashëgiminë e dhunës masive
që ka prekur një në dy familje. Për këto arsye është kaq e vështirë “ballafaqimi” me
historinë e komunizmit.
IMPRESSUM
Publikuesit
Fondacioni Federal për Studimin e Diktaturës në Gjermaninë Lindore kontribuon me mbështetjen e
këtij projekti si dhe me aktivitetet e tjera të tij në përballjen e gjerë me shkaqet, historinë dhe pasojat e
diktaturës komuniste në Gjermani dhe në Europë.
www.bundesstiftung-aufarbeitung.de

Muzeu Historik Gjerman është një muze kombëtar që e paraqet historinë Gjermane në lidhje me atë
Evropiane. Në mes të qendrës historike të Berlinit, ai konsiderohet si një vend i gjallë i përçimit dhe
diskutimit të historisë Gjermane.
www.dhm.de

Ekspozita në gjuhën shqipe u mundësua nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), puna
e të cilit synon ndërgjegjësimin e të rinjve dhe shoqërisë shqiptare për diktaturën dhe pasojat e saj në
vend.
www.idmc.al

Autorët
Autori i ekspozitës është Dr. Gerd Koenen. Në librin e tij „Das rote Jahreszent“ (Dekada e Kuqe, 2001) ai
ka përshkruar zhvillimin e grupeve radikale të majta të vitit 1967 deri në vjeshtën terroriste gjermane
në vitin 1977 dhe ka analizuar motivet e aktivistëve - përfshirë dhe të tijat - në mënyrë kritike. Libra
të tjerë i kushtohen, ndër të tjera, historisë së letërsisë të personave kult socialistë („Die Großen
Gesänge“, 1991), terrorizmit gjerman („Vesper, Ensslin, Baader“, 2003), imazhit rus të gjermanëve
(„Der Russland-Komplex“, 2005) ose eposin latino-amerikan të gueriljeve („Das Guevara-Projekt“,
2008). Në 2017 u botua nga C.H.Beck libri „Die Farbe Rot – Kommunismus als Weltgeschichte“.
www.gerd-koenen.de.

Drejtues i projektit është Dr. Ulrich Mählert (Fondacioni Federal për Studimin e Diktaturës në
Gjermaninë Lindore), i cili bashkë me Gerd Koenen ka përzgjedhur dhe ka komentuar fotografitë
dhe dokumentet. Paraqitja grafike u bë nën kujdesin e artistit nga Lajpcigu, Dr. Thomas Klemm.
www.thomasklemm.com/

Përkthimi i tekstit në gjuhën shqipe u bë nga Dr. Jonila Godole, kurse përshtatja grafike u
mundësua nga Iceberg Communication: www. icebergcommunication.com

Barkodet
Në ekspozitë barkodet (QR-Codes) paraqesin linqe të 24 filmave dokumentarë bashkëkohorë
në internet që mund të shihen përmes smartfonëve. Shume prej këtyre dokumentarëve janë
në anglisht ose me titra anglisht.

Falënderime
Falënderimi i autorëve shkon për arkivat, muzeumet dhe mediat, punonjësit e të cilëve
kanë vendosur në dispozicion foto, karikatura dhe dorëshkrime. Së pari duhen përmendur
agjencia fotografike dpa dhe gazeta jugore gjermane (Suddeutsche Zeitung), prej të
cilave vjen kjo shumëllojshmëri e fotove të përdorura në ekspozitë. Falënderimi shkon
gjithashtu për: akg-images, Arkivi i demokracisë sociale në Fondacionin Friedrich
Erbert, archive.org, Arkiva Federale, Ute Caumanns, Framepool, Thomasz Kizny,
Memoriali i Moskës, Neues Deutschland, Zyra Federale e shtypit dhe e informacionit,
redavantgarde.com, Grupi-Robert-Havemann, Arkivi social zviceran, Der Spiegel,
Muzeu i historisë së qytetit Leipzig, Günther Uecker, Wikipedia, The Wolfsonian,
Revista Osteuropa.

Kujdes
Të gjitha fotot dhe dokumentet audio si dhe paraqitja e ekspozitës janë me të
drejtë autori dhe nuk lejohet të riprodhohen, të ndryshohen apo të përhapen
pa aprovimin e autorit. Emri i autorit përmendet përkatësisht në diçiturën e
çdo fotografie. Keni pyetje ose kritika për ekspozitën?
Ose – pavarësisht kujdesit tonë në vendosjen e fotove - nuk kemi
përmendur autorin ose të drejtat e përdorimit? Ju lutemi kontaktoni
Dr. Ulrich Mählert në adresën:
k-ausstellung@bundesstiftung-aufarbeitung.de

Doni ta shfaqni këtë ekspozitë?


Ekspozita përbëhet nga 25 postera, 200 foto dhe dokumente
historike dhe është mjeti ideal për të bëre një trajtim të komunizmit
dhe diktaturave të këtij regjimi në shkolla dhe në vende publike -
si hollet e bashkive, universiteteve, bibliotekave, shkollave etj.
Për më shumë informacione kontaktoni: office@idmc.al
Na ndiqni në Facebook:

www.facebook.com/BundesstiftungAufarbeitung

www.facebook.com/DeutschesHistorischesMuseum

https://www.facebook.com/IDMC-Instituti-për-Demokraci-
Media-Kulturë

You might also like