You are on page 1of 2

ESE

TEMA: Cilat metoda përdorën komunistët shqiptarë për të marrë dhe konsoliduar pushtetin
në 15 vitete para të drejtimit të vëndit prej tyre.

Sistemi komunist e pati gjenezën që në 8 nëntor 1941. Gjithcka nisi me zgjedhjet e frontit
demokratik. Këto zgjedhje ishin zgjedhje demokratike në teori, por jo në praktike, pasi nuk
kishte një parti tjetër përvec partisë komuniste shqiptare, ishte një sistem monopartiak.

Ne administratën shtetërore u zgjodhën njerëz te dale nga lufta, njerëz qe nuk kishin
eksperiencën dhe shkollimin e duhur, por kishin shfaqur zotësi në luftë. Libri “Shkëlqimi dhe
rënia e shokut Zylo” e paraqet më së miri imazhin e njeriut i cili lartësohet pa asnjë lloj merite
dhe që deshton totalisht. U ngrit sistemi i drejtësise i cili përseri nuk kishte profesionistë të
fushës.

Zgjedhjet e 2 dhjetorit te vitit 1945 shënuan dhe fillimin e diktatures komuniste në vendin tonë.
U krijua qeveria e re me në krye Enver Hoxhen, i cili e ktheu totalisht vështrimin nga lindja
nderkohë që në vendin tonë kishte ende forca anglo-amerikane te cilat ndihmuan fuqishëm luftën
dhe nëqoftëse do ishte një drejtim që duhej ndjekur do të ishte ai i perëndimit. Pra, elementi
kryesor qe ndaloi gjithë procesin demokratik në vendin tone ishte orientimi i politikës së qeverisë
së re të Enver Hoxhës drejt botës lindore.

Në këtë periudhë bëhet hartimi i një plani ekonomik I cili u bazua në heqjen e pronës private dhe
te pronës kolektive. Kushtetuta e miratuar në Janar deri ne Mars të vitit 1946 sanksiononte të
drejtat dhe liritë e shtetasve, duke i hapur rrugën shpronësimit të pronës private dhe kthimit të
asaj në pronë shtetërore. Për sa i përket fshatarësisë duhet të theksojme se në periudhën që po
flasim 80% e popullsisë jetonte ne zonat rurale. Goditjen përfundimtare ia dha reforma agrare e
cila shpronësoi pa shpërblim tokat e pronarëve të mëdhenj dhe ia shpërndau individit pa prone.

Në cdo shkollë u mësoheshin fëmijëve këngë për Partinë dhe për Enver Hoxhën, madje edhe në
librat shkollorë, kapitujt ishin plotë me histori heroike të partisë.

Një "taksë për fitimet nga lufta" dhe ligje që lejonin konfiskimin e pasurisë që i përkiste atyre që
u quajtën "armik i popullit" dobësuan klasën e mesme ende të vogël të vendit. Hoxha bëri
shtetëzimin e industrisë dhe marrjen nën kontroll të tregtisë së jashtme dhe tregtisë së
brendshme. Në ndërmarrjet shqiptare filloi futja e sistemit sovjetik të kontabilitetit, dhe fanatikët
dhe instruktorët e partisë indoktrinonin popullsinë me parimet ekonomike të marksizëm-
leninizmit.
Duke ndjekur modelin sovjetik, qeveria asokohe e konsideronte industrializimin si nje hallkë
kryesore për nxjerrjen e vendit nga prapambetja. Duke qenë vend mesdhetar nese duhej te
industrializohej vendi ynë duhet të fillonte nga industria e lehtë ushqimore, por sigurisht kjo nuk
ndodhi pasi qeveria jonë u fokusua në industrinë e rënde, e cila kërkonte shumë fonde per
financim, fonde te cilat ne nuk I kishim.

Pra, nese do themi cilat ishin metodat e vendosjes se regjimit komunist permendim: propaganda
politike e cila përdorej për të glorifikuar arritjet e regjimit, për të përligjur politikat e tij, por mbi
të gjitha për të ngritur kultin e individit të drejtuesve kryesorë komunistë, veçanërisht të Enver
Hoxhës, kulti i individit (tipike e bashkimit sovjetik), shtetëzimi, reformat agrare, kooperativat
bujqësore, kolektivizimi i blegtorisë, përfshirja në bllokun lindor, hyrja ne Traktatin e Varshavës
etj.

Kjo periudhe 15 vjecare përfundon me prishjen e marrëdhenieve shqiptaro-sovjetike për shkak të


ardhjes së Nikita Khrushchev me ide shume më liberale se Stalini, i cili mori me vete gjithë
diktaturën e bllokut lindor.

You might also like