You are on page 1of 3

Tema mësimore: Vendosja e regjimit komunist

Situata e të nxënit: Zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945

Votimet, u vendos të bëheshin të fshehta. Ndërsa votat, që ishin kokrra me


ngjyra të veçanta, hidheshin në dy kuti të ndryshme. Njëra kuti ishte e
komunistëve, ndërsa kutia tjetër ishte e opozitarëve ose siç quhej ndryshe,
kutia pa kandidat. Sipas dëshmive, dokumenteve të kohës dhe materialeve të
botuara në shtypin e huaj të asaj kohe, me kutitë u bë loja e komunistëve me
votat dhe me presionin psikologjik ndaj votuesve, të deklaruar e të cilësuar
“kundërshtarë të regjimit komunist”. Kutia ku do të hidheshin votat (kokrrat)
e opozitës, ishte bërë e tillë nga komunistët, që në fund të saj, kishte një
shtresë prej metali, në të cilin pasi të binin “votat” prej kokrrash, të
shkaktonin tingull. Ky tingull, sipas “provave” të bëra, dëgjohej nga anëtarët
e komisionit dhe kështu, ata kishin mundësinë e plotë, për të zbuluar se cilët
votonin kundër komunistëve dhe cilët pro tyre, duke evidentuar me emra
kundërshtarët politikë të Partisë Komuniste dhe të pushtetit të Enver Hoxhës.
Kjo lojë e bënte pa vlerë deklarimin e komunistëve, për “votime të lira e të
fshehta”.
PYETJE PERGJIGJE

Cilat ishin pritshmëritë - çlirimi i vendit;


e popullit shqiptar nga lufta
Antifashiste Nacional çlirimtare? - vendosja e një regjimi demokratik;

Çfarë i imponoi P.K.SH Shqipërisë? -PKSH i imponoi Shqipërisë rrugën socialiste të zhvillimit

Çfarë nënkuptonte rruga socialiste e - shtet njëpartiak diktatorial;


zhvillimit?
- ekonomi e centralizuar;

- industrializimi dhe kolektivizmi socialist;


- prona shoqërore dhe përjashtimi i pronës private dhe tregun e lirë;
Çfarë ndodhi me rrymën nacionaliste -Platforma politike demokratike si alternativë e asaj socialiste,
demokratike që ishte brenda Frontit mbështetur në zhvillimin e Shqipërisë sipas modelit të demokracive
antifashist? perëndimore. U godit ashpër prej PKSh.

-U bë publike në Kongresin I të PK (nëntor 1948) ku u ndryshua emri i


Kur u bë publike rruga socialiste e saj në Parti e Punës e Shqipërisë (PPSh).
zhvillimit të Shqipërise?
- Në fillim të viteve ’50 u sanksionua në Kushtetutë rolin i PKSh si forcë
e vetme drejtuese e vendit, kurse luftën e klasave e konsideroi si forcë
lëvizëse të shoqërisë.
Parrulla:
“Në një dorë kazmën, në tjetrën pushkën”.
- përcaktimi i formës së regjimit;
Cilat ishin detyrat kryesore që
duheshin zgjidhur pas perfundimit të - ngritja e organeve të reja të pushtetit;
luftes?
- ndërmarrja e reformave ekonomike
- 2 dhjetor 1945, u zhvilluan zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese që u
Cila ishte rruga ligjore që ndoqi fituan nga Fronti Demokratik, me rreth 93% të vendeve;
Partia Kominuste për të marre
pushtetin - 11 janar 1946 Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë, Republikë
Popullore.
- Kryetar Presidiumin e Asamblesë Kushtetuese u zgjodh dr. Omer Nishani

- Më 14 mars 1946, u miratua Statuti Themeltar (Kushtetuta) i vendit.

-Kushtetuta sanksionoi regjimin republikan të qeverisjes që buronte nga


populli dhe i përkiste popullit, për këtë arsye u quajt pushtet popullor.
- Rolin e organit përfaqësues e luante Kuvendi Popullor (Parlamenti);
Cila ishte baza ligjore e shtetit te ri
që u krijua? - Bazën ekonomike të shtetit, përbënte prona shtetërore;

- Shteti e drejtonte ekonominë me plan unik;

- Formalisht, Kushtetuta njihte edhe të drejtat e liritë e shtetasve

- 24 mars 1946, Kuvendi Popullor votëbesoi qeverinë e kryeministrit E.


Hoxha dhe programin e saj
- qëndroi në pushtet deri në 1954

- krizë të thellë ekonomike;


Si ishte situata ekonomike e
pasluftës në vendin tonë? - jetë ekonomike e paralizuar.

- populli kërcënohej nga kriza e urisë;

- rindertimi i ekonomisë së shkatërruar nga lufta; u bazua tek puna


vullnetare;
Cilat ishin masat kryesore ne fushën
ekonomike që u ndërmorën - gradualisht u vunë në shfrytëzim, burimet vajgurore, kantjeret e
pasluftës? ndertimit, etj.;

- filloi riparimi i shtëpive, urave, objekteve industrial, etj.;

- një rol të madh në rindërtim, dha UNRRA;

--u hartua një kuadër i plotë ligjor për të vënë nën kontroll shoqëritë
sipërmarrëse;

- u vendos monopoli i shtetit mbi tregtinë e jashtme dhe tregun e


Cilat ishin reformat e para drithërave;
ekonomike në zbatim të vendosjes së
regjimit socialist? - u rekuizuan, e më vonë u shtetëzuan pa shpërblim mjetet private të
transportit;

- mbi tregtarët e mëdhenj u vendos një tatim i jashtëzakonshëm mbi


fitimet e luftës;

- në fshat u zbatua Reforma Agrare që shpronësoi pa shpërblim pronarët


e mëdhenj, entet fetare, çifligjet, ndërtesat, kafshët e punës.

Kjo konsiderohej si një masë e përkohshme pasi zgjidhja e çështjes


agrare shikohej nëpërmjet kolektivizimit socialist.

You might also like