You are on page 1of 3

FILLESAT E DEMOKRACISE SHQIPTARE [VITET 90`-92`]

1.14 janar 1990: Zhvillohet në Shkodër demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Mijëra shkodranë dalin në qendër të
qytetit dhe përpiqen të hedhin bustin e Stalinit. Policia dhe ushtria arrijnë të shpërndajnë turmën. Dhjetëra protestues
arrestohen dhe dhunohen barbarisht në burgje. 2. 26 mars 1990: Zhvillohet një demonstratë masive antikomuniste në Kavajë.
Forca të shumta policore e shtypën me egërsi këtë demonstratë. Masivisht fyhet diktatori Hoxha. 3. 2 korrik 1990: Fillon hyrja
masive në ambasada. Me mijëra të rinj hyjnë në ambasada në kërkim të azilit politik. Ambasadat me më shumë persona janë
ajo gjermane dhe ajo italiane. Të vetmet ambasada ku nuk pati azilantë ishin ajo kineze dhe ajo kubane. TVSH transmeton
pamje ku azilantët kërkojnë të dalin, por nuk i "lejojnë" autoritetet e ambasadave. Fillojnë demonstratat antikomuniste në
gjithë vendin. 4. korrik-nëntor 1990: Demonstrata antikomuniste zhvillohen në gjithë vendin e veçanërisht në Tiranë, Durrës,
Kavajë, Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Kërkesa kryesore e demonstruesve është hapja e Shqipërisë dhe rrëzimi i regjimit
diktatorial komunist. Fillon emigrimi masiv drejt Italisë me anë të anijeve. Mbi 20.000 shqiptarë largohen me mjete ujore.
Policia Kufitare vret shumë të rinj shqiptarë që po arratiseshin drejt një jete më të mirë. 5. 8 dhjetor 1990: Studentët e
Universitetit të Tiranës formojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh. Udhëheqësit
kryesorë janë Sali Berisha, Azem Hajdari, Genc Pollo, Aleksandër Meksi, Eduart Selami dhe Gramoz Pashko. Partia e re
bazohet mbi idealet e "demokracisë, lirisë, pluralizmit dhe tregut të lirë".

6. 11 dhjetor 1990: Studentët takohen me Presidentin e vendit,


Ramiz Alinë. Ata i bëjnë të ditur atij kërkesat e tyre. Alia nuk
pranon t'i plotësojë ato. 7. 12 dhjetor 1990: Zgjidhet kryetari i
Partisë Demokratike. Me shumicë votash fiton Sali Berisha njëri
nga doktorët më të njohur të vendit. 8.
5 janar 1991: Fillon botimi i gazetës "Rilindja Demokratike",
organ i Partisë Demokratike. 9. 20 shkurt 1991: Demonstruesit,
pasi përleshen me policinë, rrëzojnë bustin e diktatorit Hoxha, i
cili sundoi vendin për 40 vjet nën diktaturën komuniste më të
ashpër në botë së bashku me atë të Kamboxhias. 10. 21 shkurt
1991: Situata për regjimin bëhet shumë kritike. Jep dorëheqjen
kryeministri i vendit, Adil Çarçani. Në krye të qeverisë vjen
Fatos Nano. 11. 31 mars 1991: Mbahen zgjedhjet e para
pluraliste. Kodi Zgjedhor dukshëm favorizon PPSH. Me shumë
manipulime fiton PPSH. Në qytetet e mëdha fiton Partia
Demokratike. PPSH fiton në zonat fshatare, ku PD ende nuk ka
mundur të arrijë. Vetë Ramiz Alia humbet në zonën ku në vitin 1941 u formua Partia Komuniste Shqiptare. Por ai zgjidhet
President i Republikës me votat pro të PPSH dhe ato kundër të PDSH. 12. 2 prill 1991: Pas një demonstrate paqësore vriten
në Shkodër 4 aktivistë të PDSH dhe plagosen mbi 80 demonstrues. Kjo nxiti një valë të re protestash. Demonstruesit e
egërsuar djegin Komitetin e Partisë së Shkodrës. 13. prill 1991: Zhvillohen greva dhe demonstrata të fuqishme. Qeveria
komuniste merr goditjen më të rëndë pikërisht nga punëtorët, të cilët hyjnë masivisht në greva. 14. 4 qershor 1991: Jep
dorëheqjen kryeministri Fatos Nano për shkak të protestave masive. Formohet qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Ylli
Bufi. 15. 10 qershor 1991: Në një Kongres historik PPSH (Partia e Punës e Shqipërisë) ndryshon emrin në PSSH (Partia
Socialiste e Shqipërisë). Ndryshon edhe udhëheqja e Partisë. 16. qershor-nëntor 1991: Zhvillohen demonstrata
antikomuniste. Thirrjet e demonstruesve janë "Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!", "Liri-Demokraci!", "Enver-Hitler!",
"Poshtë komunizmi"! etj. Në çdo qytet rrëzohen bustet e Enver Hoxhës, Leninit dhe Stalinit, simbole të diktaturës së egër
komuniste. Kërkohet ndryshimi i emrave të institucioneve të ndryshme që kanë emrin e Enver Hoxhës, Leninit, Stalinit ose
datën e krijimit të PKSH. Ushtria demonstron forcën, duke lëvizur tanket nëpër qytetet e vendit. Vazhdon emigrimi masiv.
Mijëra të rinj kërkojnë një jetë më të mirë drejt vendeve perëndimore. 17. 6 dhjetor 1991: Jep dorëheqjen qeveria e koalicionit
për shkak të largimit nga qeveria e ministrave të PD.

18. janar 1992: Formohet qeveria teknike e Vilson


Ahmetit që do të përgatisë vendin për zgjedhjet e
parakohshme.

19. 22 mars 1992: Mbahen zgjedhjet e parakohshme. Me një


rezultat të thellë fiton PDSH. Rotacioni i rezultatit është 90%.
Në krye vjen një qeveri e djathtë, e para qeveri e djathtë që
nga koha e Zogut. Parlamenti i ri zgjedh President të
Republikës zotin Sali Berisha, i treti President i vendit (më
përpara kanë qenë Ahmet Zogu dhe Ramiz Alia) dhe i pari i
zgjedhur në mënyrë demokratike. Protestat antikomuniste
marrin fund. Revolucioni antikomunist triumfon.

You might also like