You are on page 1of 2

Pojekt

Histori
Tema: Opozitarizmi ne Shqiperi
ne vitet 1990-2020
Klasa: 8a

Punoi: Pranoi:
Zejd Duraj Ylber Dyli
Dhjetori i vitit 2020 shënon 30 vjetorin e vendosjes së sistemit shumëpartiak
në Shqipëri dhe fundin e sistemit komunist. Prej vitit 1990 Shqipëria ka kaluar në
një proces të gjatë dhe kompleks transformimi dhe reformash, në përpjekje për të
ndërtuar sistemin e ri të bazuar në shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut të lirë,
integrimin euroatlantik dhe demokracinë funksionale. Ja disa nga ngjarjet kryesore
1990-1991, që çuan në zgjedhjet e 31 marsit 1991:

1 Me 14 janar 1990: Zhvillohet në Shkodër demonstrata e parë antikomuniste në


Shqipëri. Mijëra shkodranë dalin në qendër të qytetit dhe përpiqen të hedhin
bustin e Stalinit.
2 Me 26 mars 1990: Zhvillohet një demonstratë masive antikomuniste në Kavajë.
Forca të shumta policore e shtypën me egërsi këtë demonstratë.
3 Me 2 korrik 1990: Fillon hyrja masive në ambasada. Me mijëra të rinj hyjnë në
ambasada në kërkim të azilit politik.
4 Ne korrik-nëntor 1990: Demonstrata antikomuniste zhvillohen në gjithë vendin
e veçanërisht në Tiranë, Durrës, Kavajë, Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Kërkesa
kryesore e demonstruesve është hapja e Shqipërisë dhe rrëzimi i regjimit
diktatorial komunist.
5 8 dhjetor 1990: Studentët e Universitetit të Tiranës formojnë Partinë
Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh.
6  11 dhjetor 1990: Studentët takohen me Presidentin e vendit, Ramiz Alinë. Ata i
bëjnë të ditur atij kërkesat e tyre. Alia nuk pranon t'i plotësojë ato. 
7 12 dhjetor 1990: Zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike. Me shumicë votash
fiton Sali Berisha njëri nga doktorët më të njohur të vendit.Etjer etjer.

You might also like