You are on page 1of 2

Detyrë portofoli

Lënda: Gjuhë shqipe

Punoi: Sidita Spahija

Bëni një tekst udhëzues në formën e guidës turistike për 6 vende në qytetin e
Shkodrës.

Shkodra e turizmit
Shkodra, ky qytet i lashtë me tradita, ofron shumë vende të bukura, të cilat ia vlen të vizitohen,
si nga turistë vendas, ashtu edhe të huaj. Më poshtë paraqiten disa nga pikat turistike më
interesante për t’u vizituar.

E nisim me Kalanë e Rozafës, e cila qëndron madhështore në hyrje të qytetit të Shkodrës. Për
të shkuar mund të shfrytëzohen rrugë të ndryshme. Nisuni nga qendra e Shkodrës dhe ecni drejt
për në lagjen Pazar, nga aty kthehuni majtas dhe në rrugën e kalasë, ku ndodhet dhe tabela, ecni
drejt. Nuk është larg nga qendra, rreth 10 minuta me makinë, por mund të ecni edhe në këmbë.
Mos u largoni nga kalaja pa vizituar dhe muzeun që ndodhet në brendësi të saj. Shijoni gjithë
panoramën e qytetit që shihet nga aty.

Një tjetër vend që ia vlen të vizitohet është edhe Shiroka. Ndodhet në veriperëndim të
Shkodrës. Në hyrje të qytetit duhet kaluar lumi Buna, më pas kthehuni djathtas dhe që nga aty
mund të shijosh bukuritë e zones, deri në Zogaj. Vendi të ofron pamje të bukur, të qetë. Ka
restorante me ushqim tradicional të zonës, ku spikasin gatimet e peshkut, vila pushimi, të cilat e
bëjnë më të lehtë dhe më të bukur qëndrimin.

Mos lini pa vizituar Urën e Mesit. Për të mbërritur në destinacion, nisuni nga qendra e
Shkodrës, ecni drejt në drejtimin verilindor deri në Rus, kthehuni djathtas, ecni përsëri drejt, deri
në Fermentim. Mund të arrini për 10-15 minuta. Shijoni bukuritë e zonës, ku shihen malet
përreth dhe uji i kristaltë i lumit Kir, që rrjedh nën urë.

Në qytetin e Shkodrës kemi dhe plazhin e Velipojës. Rruga është rreth 30 min larg nga qendra
e qytetit. Pasi del nga qyteti, kalon Bahçallëkun, ecën drejt, deri te Harku i Bërdicës, ku
kthehesh djathtas dhe ndjek rrugën, e cila të çon në plazh. Të ofron plazh të qetë, të
shëndetshëm, peisazh të bukur, rehati dhe shërbime të mira, si dhe resorte me kushte të mira.

Përveç vendeve fushore, ka dhe vende malore, siç është Razma, me bukuri të ralla natyrore.
Duhet të kaloni një rrugë të gjatë. Nga qendra e Shkodrës, shkoni në Rus, kthehuni majtas, duke
lënë kështu Shkodrën me fshatrat e shumta: Shtoj, Koplik e shumë të tjerë. Në dalje të Koplikut
kthehuni djathtas dhe pastaj rruga është e drejtë. Pasi kalon Reçin rruga është malore. Në dimër
duhet të udhëtohet me zinxhirë, sepse vendi është me dëborë. Gjatë verës mund të shijosh ajrin
e freskët, mishin e fërlikut dhe ushqimet bio të zonës. Rruga përshkohet per 1 orë e 30 minuta
nga qendra.

Një udhëtim i bukur është edhe ai në liqenin e Komanit. Ndodhet 1 orë e 45 minuta larg
qendrës së qytetit. Pasi del nga qyteti i Shkodrës, kalon urën e Bahçallëkut, ecni drejt deri në
afërsi te Bushatit. Pasataj kthehuni majtas nëpër fshatrat e zonës, Mjedë etj. Pamjet nga liqeni
mund t’i shijoni duke hipur në një varkë, ku rruga që përshkohet është mes shpateve të maleve,
ku mbizotëron gjelbërimi dhe freskia. Është një mundësi shumë e mirë për pushim duke shijuar
natyrën.

Kjo është vetëm një pjesë e vogël e bukurive që ka Shkodra. Ia vlen të vizitoni çdo vend të
këtij qyteti.

You might also like