You are on page 1of 3

Si te kursejme ujin

97 % e ujit në të gjithë globin është i kripur dhe


vetëm 2.7 % e sasisë së përgjithshme të ujit mund të shfrytëzohet për pije.
Uji është rregullatori i temperaturës së tokës, rregullon temperaturën e trupit
tonë dhe është transportuesi i ushqimeve dhe i oksigjenit në qelizat e trupit të
njeriut. Uji përbën 66% të organizmit, 75 % të trurit njerëzor dhe 75 % te të
gjithë bimësisë së gjallë . Një person mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim,
por vetëm disa ditë pa ujë.

Përdorimi i ujit në jetën e përditshme ?


 
Çdo person përdor mesatarisht 160 litra ujë çdo ditë . Për të bërë punët e mirëmbajtjes
së shtëpisë përdoren mesatarisht 3500 litra ujë në javë. Sasia më e madhe e ujit të
përdorur është ajo që shkon për tualetin e shtëpisë sonë. 2 litra ujë, sa herë do të
mbushim një çajnik , 25 litra ujë, sa herë që do të lahemi në dush , 60 litra ujë, sa herë
vendosim në punë makinën larëse të rrobave , 5 litra ujë, për të larë pjatat në shtëpi ,
10 litra ujë, sa herë të shtypim butonin e shkarkimit të tualetit . Rubinet i cili pikon
pikë-pikë, pa i kushtuar askush vëmendje harxhon afërsisht 283-387 litra ujë në javë.

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të


ndaluar shpërdorimin e ujit ?

Mos lejoni të rrjedhi ujë kot nga rubineti.


Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë makinat.
Mos konsumoni më shumë ujë nga sa janë nevojat tuaja.
Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytet.
Mos pastroni trotuaret me ujë të pijshëm.
Mos harroni të mbyllim çezmat pasi lani dhëmbët.
Mos vadisni çdo ditë lulet .
Paguani rregullisht ujin që konsumoni .
Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujit.

Të gjithë jemi përdorues të ujit, pandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzua atë
në mënyrë të drejtë, duke mos e shpërdoruar. 
 
Mos e lini rubinetin të hapur pa qënë nevoja. Mbylleni rubinetin ndërsa jeni duke larë
dhembët tuaj, duart apo enët. Në secilën larje të dhëmbëve ne shpenzojmë 20 mijë
pika uji në 7 litra. Ndaleni ujin gjatë pastrimit. Në fund të vitit do t’i keni kursyer
minimum 2555 litra ujë të pijshëm. Mundohuni që të zgjidhni dhe të vendosni ndonjë
valvul e cila ruan në mënyrë konstantë temperaturën e ujit ndërkohë që ju e këni
mbyllur rubinetin. I lani duart me ujë të ftohët ndërkohë që prisni që të dalë uji i
ngrohtë. Uji i ngrohtë i ruajtur në depozita mund të ketë më shumë sedimente apo
ndryshk sesa uji i ftohtë i depozitave dhe është i pa përshtatshëm për t'u pirë. Në qoftë
se ju përdorni filtëra uji,  pasi ta filtroni bëni mirë që ujin e pijshën ta ruani në shishe
në frigorifer.

Instaloni një kokë dushi të vogel. Sa më i ulët presioni aq


më pak ujë të ngrohtë harxhon. Te termostati i dushit caktojeni temperaturen në  50
grade celsius. Uji i fortë krijon copëza të ngurta rreth rezistences së dushit, duke e ulur
efiçencen e saj, prandaj këshillohet që rezistenca e dushit të pastrohet çdo 6 muaj.
.

Lavatriçja.Kur të përdorni lavatriçen, mbusheni kazanin në


kapacitetin e tij të plotë. Kini parasysh që rrobat i lan detergjenti dhe jo uji i ngrohtë,
prandaj lajini rrobat ne ujë të ftohtë dhe përdorni detergjent për ujë të ftohte. Kështu
edhe kurseni energji, por edhe zgjasni jetegjatësinë e rrobave tuaja. Mundohuni që
procesin e larjes ta lini sa më të shkurtër do të kuseni shumë ujë dhe energji
gjithashtu.
 
Kontrolloni paisjet hidrosanitare. Kontrolloni
hidrosanitaret në banjo herë pas herë për ndonjë rrjedhje uji apo qofte edhe për
bllokime të ndryshe, sidomos në WC dhe rubinet. Rregulloni  çdo gjë që rrjedh. Një
rrjedhje e fshehur në tualet mund të cojë dëm cdo ditë 30-500 litra.
 

Bënji një dush të shkurtër dhe mos përdorni vaskën. Sa herë bëjmë dush, ne
shpenzojmë 35 litra ose 700 mijë pika uji të pijshëm. Gjatë pastrimit, kur përdorni
shampon, ndaleni ujin për të kursyer 6124 litra ose disa miliona pika uji të pastër.
Zgjidhni dushin e jo larjet e gjata në vaskë. Shpenzimet tuaja gjatë larjeve në vaskë
arrijnë 80 litra ose 1 milion e 600 mijë pika uji. Kjo nuk është e tolerueshme për dikë
që ka pasion ruajtjen e ujit pikë për pikë.
Ripërdoreni ujin “gri” të konsumuar për në kopësht.
 

Do ishte mirë që më parë të blinit një filtër dhe ta vendosnit para se të ripërdorini ujin.
Gjatë vaditjes së kopshteve, mundohuni që ketë proces ta bëni në kohën kur dielli
është jo i fortë. Kjo mundëson avullimin e pakët të ujit dhe përdorimin efikas të tij.
Përdorni kaseta banjoje që të japin mundësinë e kontrollit të fluksit të ujit, nëpërmjet
tastit të lëshimit dhe frenimit të tij. Mundohuni që tastin të mos e shtypni kur nuk është
e panevojshme pasi për cdo të shtypur harxhohen 10 litra uji i pastër.

You might also like