You are on page 1of 5

Data:15.05.

2023

Tema:Demokracia ne Shqiperi
Lenda:Qytetari
Klasa:9b

Temat:
Kleant:Fillimi I demokracise
Luis:Zbatimi I demokracise ne Shqiperi
Egli
sen
a:Ceshte demokracia
Sigi:Problematikat e demokracise ne Shqiperi
Elisandro:thenje per demokracine
Anjula:Vlerat e demokracise

Pranoi:Eva Zgjani
Punoi:Kleant Zenunllari
Fillimet e Demokracise

Pas rrëzimit të komunizmit në vitin 1991 në Shqipëri brenda një dhjetëvjeçari u


kryen me shpejtësi të madhe shumë procese, të cilat në vendet e Evropës Lindore
kanë zgjatur më shumë se një shekull. Regjimi komunist la pas një vend të
pazhvilluar agrar. Kishte edhe mbetje nga industrializimi i sforcuar shtetëror, por
impiantet nuk ishin të afta të përballonin konkurrencën dhe ishin të rrënuara. E
gjithë infrastruktura ndodhej në një gjendje të krahasueshme me Evropën
Qëndrore të fundit të shekullit të 19-të.

Carl-Dieter Spranger, atëherë Ministër gjerman për Bashkëpunimin Ekonomik pat


përshkruar me këto fjalë në radion përshtypjet e para nga një vizitë në Shqipëri në
vitin 1992 .Situatat katastrofale, me të cilat ne u ndeshëm janë të pashembullta.
Kjo relativizon shumëçka, që mund të hasësh, kur viziton vendet klasike në
zhvillim, Afrikën dhe Amerikën Latine. Unë do t'i rekomandoja secilit qytetar
gjerman të një shoqërie me mirëqënie, që mendon se duhet të kritikojë kushtet e
jetesës në Gjermani, të vijë një herë në Shqipëri.

Elita politike e vendit nuk kishte kurrfarë përvoje demokratike. Kishte mungesë të
forcave të kualifikuara. Mungonte Know-how në të gjithë sektorët e administratës,
drejtësisë, botës së biznesit, teknikës dhe medieve dhe duhej krijuar nga fillimi.
Prodhimi agrar kolektiv i vendit ishte ndërprerë. Vendin e tij e zuri shfrytëzimi i
tokës nga familjet dhe fshatarët e vegjël, shpesh me mjete primitive. Për shkak të
kuotës së lartë të papunësisë nisi një emigrim në masë për në Itali, Greqi dhe
shtete të tjera të Evropës Perëndimore, por edhe përtej oqeanit.

Spranger theksonte në atë kohë se kjo nuk mund të jetë zgjidhja për problemet e
Shqipërisë. „Ne duhet t'u japim njerëzve këtu mundësinë që të përmirësojnë
strukturat, t'i hapin vetes mundësi pune. Ata duhet t'i zgjidhin problemet në
vendin e tyre dhe nuk mund të fillojnë t'i zgjidhin problemet në Evropën
Perëndimore."

Por më shumë se ndihma për zhvillimin ishin në rradhë të parë transferat


financiare të emigrantëve, që krijuan kushtet. Shumica e njerëzve krijuan vetë një
ekzistencë në sektorin e transportit, në sektorin e shërbimeve dhe në ndërtim. U
krijua një industri me kapacitete të mesme, në rradhë të parë e mbështetur nga
investimet direkte italiane dhe greke.

Shqipëria në tetë vjetët e parë të postkomunizmit u bë qendër te veprimtarisë së


parregullt tregtare dhe ndërtuese. Në këtë mënyrë u krijuan hapësira, që u
siguruan njerëzve shumë shpejt të ardhura në rrugë joburokratike. Ana tjetër e
medaljes ishin ndërtimet ilegale, çpopullimi i shumë fshatrave malorë dhe lëvizja
e popullsisë në vend.
Si një fenomen i veçantë i shoqërisë postkomuniste të Shqipërisë veçohet krijimi
i firmave piramidale. Të ngritura në qiell nga mediat dhe politikanët e papërvojë si
shans i kapitalizmit, njërëzit u gënjyen dhe futën në to kursimet për të cilat kishin
punuar shumë. Deri në pranverë të vitit 1997 numri i investuesve të kapitalit u rrit
papushim, të joshur nga përqindjet deri mbi 30 përqind në muaj.

Kur flluska plasi shkaktoi një revoltë të armatosur. Vendi ra për disa muaj në
gjendje anarkie. Kryengritësit në Vlorë kërkonin t'u ktheheshin paratë dhe bënin
thirrje për rrëzimin e qeverisë.

Presidenti Sali Berisha iu drejtua në atë kohë me këto fjalë kryengritësve. „Ne do
të përdorim të gjitha mjetet ligjore, për të dënuar rebelimin e kuq dhe për të
vepruar me forcë kundër rebelëve që luftojnë kundër Shqipërisë dhe
demokracisë.

Vetëm dërgimi i misionit stablizues ushtarak të NATO-s së bashku me përpjekjet


për ndërmjetësim të OSBE-së mundën të krijonin kornizën për rivendosjen e
rendit shtetëror dhe zgjedhje të lira, të cilat Berisha pastaj i humbi.

Zhvillimi i vrullshëm i Shqipërisë pësoi kështu vetëm një ndërprerje të shkurtër.


Tirana është sot një metropol, që pulson, disi konfuze, por nga kaosi i viteve të
transformacionit krijohet gjithnjë e më shumë një strukturë urbane. Berisha është
kthyer në vitin 2005 përsëri në pushtet, zgjedhësit të zhgënjyer nga korrupsioni i
socialistëve, e bënë atë kryeministër.
Rezultatet e te nxenit
Do te mesojme me shume rreth demokracise.

Do te mesojme me shume rreth demokracise ne Shqiperi.

Do te mesojme me shume rreth jetes para dhe pas demokracise ne Shqiperi.

Do te mesojme me shume per zbatimin e demokracise ne Shqiperi.

Do te mesojme me shume per problematikat e demokracise ne Shqiperi.

Do te mesojme me shume per vlerat e demokracise.

You might also like