You are on page 1of 6

Punë për dosje

Tema: trashgimnia kulturore

Punoi: Serena Cani


Trashgimnia kulturore
Kalaja e Dorësit
Kjo kala është ndërtuar mbi një kodër të pjerrët me sipërfaqeshkëmbore në afërsi të Tiranës,në
fshatin kodrinor Dorz,Pezë. Gati gjysma e saj (ana lindore dhe jugore) është e rrethuar me mur,
kurse pjesat jetër (ana veriore dhe perëndimore) e fortifikimit është e mbrojtur nga shkëmbi
natyral. Në fakt mendohet se është një qytezë ilire, emri i së cilës ende nuk dihet. Nga muret
rrethuese të kështjellës dallohen 4 faza, ku faza e parë i përket periudhës së hekurit, ndërsa faza e
fundit i përket antikitetit të vonë. Duhet theksuar se Kalaja e Dorzit, gjatë periudhës së antikitetit
të vonë, kontrollonte rrugën që të nxirrte ngaLugina e Pezës në Peqin, duke u shndërruar në një
pikë të rëndësishme të mbrojtjes së Durrësit. Gjithashtu, këto lloj vendbanimesh të fortifikuara
shërbenin për mbrojtjen e të gjithë banorëve të zonës, në rast sulmi nga fise të tjera. Është
shpallur monument kulture.

Kjo kala ndodhet mbi pjesën më të lartë të vargut kodrinor që kufizon fushën e Tiranës në pjesën
veriperëndimore. Ajo është një kështjellë e vogël, e cila ka nisur të rindërtohet në shek e XIV
mbi themelet e kalasë antike qyteza e Parthinëve dhe ka përfunduar në fillim të shek e XV, nga
ana e familjes feudale të zonës, Topiajve. Prej aty kontrollohej edhe rruga strategjike, me rëndësi
ekonomike dhe ushtarake që lidhte Durrësin me Krujën dhe me Shkodrën.

Njëkohësisht, ajo shërbenteedhe si një pikë komunikimi mes kalave të Durrësit, Krujës dhe
Petrelës. Kalaja ngrihej në një zonë të pasur ekonomike, pasi zona lindore e saj ku shtrihej fusha
e Tiranës, shquhej për zhvillimin e produkteve bujqësore, ndërsa kodrat që shtriheshin në pjesën
veriore dhe perëndimore njiheshin për mbjelljen e ullishtave, vreshtave dhe blegtorisë. Burimi
më i vjetër historik që përmendet kjo kala është vepra e Marin Barletit “Historia e Skënderbeut”.
Nga ndërtimet brenda kalasë, mund të përmendim një xhami mbi portë, një stere uji në oborrin e
kalasë, si dhe kullën e sahatit.

Sot në Kalanë e Prezës janë ngritur njësi shërbimi si restorant dhe bar – kafe, të cilat
frekuentohen më së shumti nga turistë dhe qytetarë shqiptarë. Gjithashtu ajo është edhe shumë
pranë aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, gjë që përbën një avantazh për këtë destinacion. Është
shpallur monument kulture.

Kalaja e Dajtit
Kalaja e Dajtit, gjendet në pjesën perëndimore të malit të Dajtit me një lartësi prej 1200m mbi
nivelin e detit nga mund të vrojtohet një territor shumë i gjerë që përfshin fushën e Tiranës,
vargjet kodrinore rreth saj e deri në bregdet. Për shkak të relievit kodrinor ku shtrihet kalaja, ajo
konsiderohet si një pikë shumë e favorshme për një ndërtim mbrojtës. Nga teknika e ndërtimit
dhe ndarja e Akropolit, mendohet që kjo kala të jetë e shek VI. Është shpallur monument kulture
dhe bën pjesë në territorin e Dajtit.
Punë për dosje
Lëvizja studentore në 90si kunderkulturë

Punoi: Serena Cani


Lëvizja studentore e Dhjetorit ‘90-

Bardhyl Ukcamaj (New York, SHBA)

Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të


është i vetmi aksion politik i
shqiptarëve në historinë e tyre të
njohur, që realizoi ndryshime
sistemesh politike (shembjen e regjimit
bunker në Europë) në mënyrë
paqësore. Eshtë aksioni politik më pro
– europian, që nga Rilindja Kombëtare.
Kjo Lëvizje legjitimoi të drejtën e
pluralizmit politik në Shqipëri, ndryshoi
rregullat e lojës politike dhe
delegjitimoi sistemin komunist.
Në të gjitha aspektet saj, Lëvizja
Studentore e Dhjetorit 1990-të, ishte
një revolucion për shoqërinë; ishte
paqësore e liberale në një shtet të dhunës dhe urrejtjes; ishte elitare në një
mbretëri të mediokritetit; ishte patriotike e pro – europiane brenda kufijve të
një shteti antiperëndimor. Në gjurmët e Rilindjes Kombëtare, kjo lëvizje
përcaktoi aksiomën e shqiptarëve të shekullit të ri: “E duam Shqipërinë si gjithë
Europa”.
Ne, ish-studentët dhe pedagogët e Universitetit të Tiranës dhe të universiteteve
të tjera, arritëm një sukses historik për popullin shqiptar, por edhe për
qytetërimin europian. Rrëzuam një prej diktaturave më të egra dhe shembëm
një nga regjimet më barbare të kontinentit. Jam i lumtur, si njëri nga mijëra
luftëtarët e lirisë së Dhjetorit 90-të, për çfarë i afruam atdheut kur më së
shumti i duhej. Dhe e bëmë me një pjekuri, përgjegjësie dinjitet të lartë
qytetar! LSSH është një lëvizje që triumfoi në mënyrë shembullore e jo një
revolucion i dështuar.
Në këtë shkrim të shkurtër, për herë të parë, pas më shumë se dy dekadash,
unë do të ndalem në disa ngjarje, sipas meje, të rëndësishme. Disa shënime, si
dëshmitar okular dhe pjesëmarrës aktiv në këtë Lëvizje, që nga minutat e para.
Sigurisht, që unë shkruaj për çfarë kam jetuar personalisht, çfarë kam parë dhe
çfarë kam bërë, si i kam kuptuar unë LSSH. Ky shkrim i shkurtër është një
pasqyrim modest e jo pasqyrë e plotë e atyre ngjarjeve, të cilat ishin aq
intensive, masive e dinamike. Por, aq sa më lejon kujtesa, do të përpiqem të
përshkruaj besnikërisht të vërtetën për kontributin tim të vogël në atë
revolucion të madh, pa më të voglin merak shpërblimi a “ndëshkimi”, si një
qytetar plotësisht i lirë. I nis këto shënime edhe në respekt të botuesit (Grupimi
Dhjetor 90-të), të cilin e kam bashkë-themeluar e bashkë-drejtuar, në vitin e
parë të veprimtarisë së Tij (1998), në një kohë të rrezikshme e të mbrapshtë.
Me një vendosmëri dhe kthjelltësi të paimagjinueshme, ne, ish-banorët e
Qytetit “Studenti” e ndezëm zjarrin e lirisë në qytezën tonë të zhytur në terr me
8 dhjetor 1990-të. Nata e Bardhë e 8 dhjetorit dhe ditë-netët në vazhdim,
zbardhën faqen e historisë së shqiptarëve dhe shënuan fundin e epokës së kuqe
në kontinentin e Europës. Thirrjet “Liri Demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si
gjithë Europa”, ishin dhe mbetën platforma e thjeshtë e kuptim plotë e Lëvizjes
sonë.
E kam jetuar plotësisht atë natë, pa mbyllur sytë. Atë revoltë që nisi me
thirrrjet kundër komunizmit nëpër godinat e mbetura në errësirë (ku dallonte
Inxhinieria e Minierave) dhe turrjes drejt Drejtorisë së QS. Kemi qenë disa
dhjetëra, kur na është bashkuar Azem Hajdari para godinës së Juridikut. Kam
pasur fatin të jem pjesë e demonstratës në dalje të qytezës, e përleshjes me
policinë dhe heroizmit të studentëve, ku spikati Alma Bendo, dhe ritakimit në
qendër të qytezës. Aty kanë nisur fjalimet e zjarrta kundër diktaturës, e kemi
lexuar Kartën e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.
Në mesnatë, të rimbledhur në shesh, u propozua (prej meje, Arbenit, Albanit e
ndonjë tjetri), që të shpërndaheshim nëpër godina dhe të lajmëronim të gjithë
studentët, e sidomos vajzat, që në asnjë rrethanë nuk duhet të kishte mësim të
nesërmen. Të gjithë kemi rënë dakord se shkuarja në mësim do të ishte fundi i
lëvizjes sonë dhe dita e hakmarrjes së diktaturës ndaj nesh.
Herët në mëngjes (ora 7.00) vendosëm të rimblidheshim në shesh, të bindnim
edhe ndonjë student, që mund t’u drejtohej auditorëve, t’i bashkohej
demonstrimeve.Unë kam marrë përsipër Fililogjikun dhe Artet së bashku me
Alban Tershanën, të tjerë studentë u shpërndanë nëpër godina të tjera. Mësimi
duhej bojkotuar dhe demonstrimet të vazhdonin! Atë natë, në atë shesh, së
bashku me Azemin e shumë të tjerë, krijuam bërthamën e parë të organizuar të
Lëvizjes Studentore.
Mëngjesin e 9 Dhjetorit jam rikthyer në qendër të qytezës, shumë herët në
mëngjes (sot Sheshi Demokracia), ku kam gjetur vetëm një student të ulur në
bordurë betoni. Ky ishte Pal Serreqi. Pak muaj më vonë së bashku me Palin u
zgjodhëm për të drejtuar degën e Univesiteteve të PD-së, në një votim ku
morën pjesë rreth 400 studentë, aktivistë të LSSH. Pas pak kohe, një nga një
kanë ardhur student të tjerë, duke u bashkuar në Sheshin e Lirisë e
demonstruar kundër diktaturës, deri sa Ramiz Alia u detyrua të pranonte
pluralizmin politik.

You might also like