You are on page 1of 1

Gjuhe shqipe Data 10.1.

2022
6-A

Harry potter
Harry Potter është një seri romanesh fantazi të shkruara nga shkrimtarja britanike, J. K.
Rowling. Vëllimet, të emëruara pas personazhit kryesor, rrëfejnë aventurat e një magjistari të ri,
Harri Poter, dhe miqve të tij, Ron Uezli dhe Hermionë Grenxhër, të cilët janë studentë në
Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts. Historia flet për përballjen e Harrit me magjistarin
e errët, Lordin Fluronvdekje, i cili ka për qëllim të bëhet i pavdekshëm, të pushtojë botën e
magjisë, të nënshtrojë njerëzit jo-magjistarë (Babanacët), dhe të vrasë të gjithë ata që mundohen
ta pengojnë.

Përmbajtja
Romanet rrotullohen rreth Harri Poterit, një djalë jetim i cili jeton në Surrej me tezen e tij,
Petunia Dërsli, të shoqin e saj, Vernon Dërsli dhe djalin e tyre, Dadli Dërsli. Në moshën 11
vjeçare, Harri zbulon se është magjistar megjithëse jeton në botën e zakonshme të njerëzve jo-
magjistarë, të quajtur Babanacë.Bota e magjistarëve ekziston paralelisht me botën e Babanacëve
megjithëse e fshehur prej saj. Aftësia e tij është e lindur dhe fëmijë të tillë janë të ftuar të ndjekin
një shkollë të veçantë magjie që i mëson aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në botën e
magjistarëve. Harri bëhet një student i Shkollës së Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts, një shkollë
magjie në Skoci dhe është pikërisht ky vendi ku marrin jetë ngjarjet e serisë. Ndërsa Harri
përjeton adoleshencën e tij, ai mëson të kapërcejë problemet me të cilat përballet, magjike,
sociale dhe emocionale, duke përfshirë sfida të zakonshme të adoleshentëve si miqësitë,
pasionet, marrëdhëniet romantike, provimet, ankthin, stresin e depresionin si dhe sfidën më të
madhe për të përgatitur veten për botën që e pret përpara në Britaninë që po priret gjithmonë e
më shumë drejt luftës së dytë të magjistarëve.Secili libër rrëfen një vit në jetën e Harrit,duke u
vendosur kryesisht në vitet 1991-1998. Librat përmbajnë shumë retrospektiva, të cilat janë herë
pas here të përjetuara nga Harri duke parë kujtimet e personazheve të tjerë në një objekt të
quajtur "Mendimore".Mjedisi i krijuar nga Rowling është sa i ndarë nga realiteti, aq edhe i lidhur
ngushtë me të. Komuniteti magjik britanik është i frymëzuar nga kultura britanike e viteve '90,
folklori evropian, mitologjia klasike dhe alkimia duke përfshirë objekte dhe gjallesa si shkopinjtë
magjikë, bimë magjike, shurupe, shorti, fshesa fluturuese, centaurë, dragonj e krijesa të tjera
magjike, Dhuratat e Vdekjes dhe Gurin Filozofal, mes të tjerave të krijuara nga vetë Rowling.
Nëse toka imagjinare e Narnias është një univers alternativ, dhe Toka e Mesme e Kryezotit të
Unazave, një e shkuar mitike, bota magjike e Harry Potter ekziston paralelisht me realitetin dhe
përmban versione magjike të elementeve të zakonshëm të jetës së përditshme ku shumica e
ngjarjeve zhvillohen në Skoci (Hoguorts), Devon, Londër dhe Surrej. Vepra përmban një
koleksion të fragmentuar të rrugëve të fshehta shumë pak të përdorura, pijetoreve të vjetra,
çifligjeve të vetmuara dhe kështjellave të izoluara që mbeten të padukshme për popullsinë
Babanace.

You might also like