You are on page 1of 5

REALITETE DHE FANTAZI, QË PROJEKTOJNË ËNDRRA…

(Rreth një libri të ri për fëmijë, nga Viron Kona)


Nga: Sejdo Harka

Publicist e drejtues shkolle-Tiranë

Nga e majta: S.Harka e V.Kona

Kur shfleton krijimtarinë e shkrimtarit të mirënjohur Viron Kona, prekë me sytë e


mendjes dhe të shpirtit realitete dhe fantazi, që projektojnë ëndrrat e njerëzve të
sotshëm dhe të ardhshëm. Me vizionin dhe këndvështrimin e tij
shumëplanësh,zhbiron shpirtëra njerëzorë, ndërton dhe rindërton karaktere të
papërsëritshme,sa realë aq dhe paradoksalë, sa të zakonshëm, aq dhe të
çuditshëm; zbulon dhe projekton vlera dhe zhbën antivlera. Përmes magjisë së
fjalës dhe intuitës krijuese,ai shpalos ngjarje e realitete, që flasin me gjuhën e
kohërave, ndërton kështjella lirie e jete,ushqen shpresa për të vrarë
zhgënjimet,projekton ëndrra të bukura për të mbytur frikën,vdekjën dhe
skllavërinë,rrit embrionin e mirësisë për të shkatërruar larvat e së keqes.

Si rrjedhojë e akumulimit të gjatë dhe të njohjes së thellë,V.Kona është bërë,jo


vetëm një nga shkrimtarët shiptarë më prodhimtarë të kohës,por edhe më i
lexueshmi,sidomos nga fëmijët. Krijimtaria e tij dallohet nga shumllojshmëria
tematike,nga çiltërsia dhe sinqeriteti i mesazheve që përcon,nga mjeshtëria për
zbulimin e karaktereve,nga detajet me të cilët afirmon vlerat e virtytet dhe
fshikullon veset dhe antivlerat. Ata, që e “ngacmojnë” përherë fantazinë e tij
krijuese janë, fëmijët. I ndodhur përeherë mes tyre, mrekullohet nga deshirat dhe
ëndrrat, që ata thurin për të sotmen dhe të ardhmen.Mbasi i përpunon ato në
laboratorin e tij krijues,ua rikthen lexuesëve më të gjalla se realiteti, më të kthjellta
se shpirtrat e patrazuar, më të bukura se ëndrrat e tyre.

Shkrimtari Viron Kona, ndërmjet lexuesve të shkollës 9-vjeçare “Jeta e Re”-Tiranë

Libri I tij më i ri, që lexuesit kanë në duar është novela për fëmijë ”Erlindi dhe
papagalli i çuditshëm”. Në brendinë e kësaj vepre gjallojnë e vërteta me
imagjinaren,e zakonshmja me të çuditshmen dhe realiteti me ëndrrën. Në këtë
mjedis shoqëror, sa real aq dhe paradoksal,ndeshen dhembpërdhemb e mira me të
keqen,ëndrra me realitetin e ashpër,virtyti me vesin,thjeshtësia me fudullëkun,
humanizmi me egocentrizmin dhe dashuria me urrejtjen. Kjo luftë e ashpër
ndjenjash, mendimesh dhe veprimesh, që zhvillohet në vetëdijën e karaktereve të
këtij libri, i bën personazhët më të afërt dhe më të bësueshëm për lexuesit. Libri
është konceptuar i ndarë në disa pjesë,si degët e një lumi, që pas një udhëtimi të
vrullshëm derdhen në shtratin e qetë të tij. Karakteret janë sa realë,aq dhe të
çuditshëm, sa objektivë,aq dhe ëndërrimtarë, që veprojnë në mjedise sa të
zakonshme aq dhe të jashtëzakonshme.

Në qendër të naracionit të këtij libri është Erlindi, një fëmijë i pjekur para kohe,i
cili i shoqëruar nga papagalli i çuditshëm Çate,niset për biznes. Edhe pse duket si
personazhi kryesor,ai shfaqet pak. Bëmat dhe karakteri i tij zbulohen nëpërmjet
gojës së papagallit Çate. Ai shfaqet para lexuesit sa i njomë aq dhe i pjekur,sa i
vërtetë,aq dhe ëndërrimtar.Për papagallin, ai është simbol i guximit të njeriut, që
lufton për të mbijetuar mbi dallgët e trazuara të jetës. Kushtet e vështira
ekonomike të familjes e kanë pjekur para kohe. Me duart e tij,duke shitur
kekët,që i përgatiste e ëma,ai kërkon të mbulojë shpenzimet e tij për librat dhe
veshmbathjen.Për një çast, ai ndodhet i kërcënuar nga hajdutët dhe gjobëvenësit.
Por me mënçurinë e tij ai i futë ata në kurth. Për t’i injoruar,ai i vë në situata
qesharake,duke u falur nga një kek me piper,i cili i lë gojëhapur. Vjedhësit dhe
fantazmat gjobëvënëse simbolizojnë dukuritë më negative të kohës.

Një figurë interesante e këtij libri është papagalli Çate,që siç ka dëshirë të
vetëmburret, “ha një thes me patate”. Ai është vërtet i çuditshëm. Herë flet me
gjuhën e njeriut dhe herë me atë të një shpendi, që është bërë simbol i llafazanit
dhe i imituesit të verbër. Është fjalëshumë, por idrejtë,imitues, por jo servile; i
ashpër, por jo sadist; mburravec,por jo keqbërës; ëndërrimtar,por jo
realist.Pikerisht, nga kjo kundërshti antonimike e karakterit të tij,buron humori i
ngrohtë. Me mendimet dhe veprimet e tij,herë na bën të qeshim e herë t’i vëmë
gishtin kokës; herë të ndahemi dhe herë të bashkohemi me mendimet dhe veprimet
e tij; herë të pezmatohemi dhe herë të entusiazmohemi, duke u mbushur me
ëndërra dhe shpresa për të ardhmen. Ai të çudit me vendosmërinë dhe guximin,në
luftë kundër dembelizmit, hipokrizisë,gënjeshtrës,padrejtësisë dhe krimit. Papagalli
Çate mbivlerëson veten.Ai mburret edhe pse ha një thes me patate. E mbiquan
veten gjeneral, shkencëtar,ndërsa të tjerët për të janë “kapterë” e injorantë, që
s’mund të bëjnë asgjë për veten dhe shoqërinë. Arrin të nënvlerësojë edhe
Bubulinon,të cilin fëmijët e njohin si simbol të diturisë dhe të zbulimeve
shkencore.
“Ëndrra e Bubulinos për të shkuar në Mars,-thotë ai,-nuk do të realizohet kurrë.
Perandori i Marsit do të jem vetëm unë. Kur ne do të kthehemi fitimtarë në tokë,
Bubulinoja do të pëlcasë nga zilia!”.Pas këtyre mendimeve, që bien erë
egoizëm,shfaqet hija e një qënjeje,sa e sinqertë,aq dhe qesharake,sa e lumtur aq
dhe fatkeqe, që e matë veten me hijen e mëngjesit, që veten e quan si hero të
kohës, mbrekullitë e të cilit do të pushtojnë, jo vetëm Tokën, por edhe Marsin.

Lexuesi mbrekullohet nga mesazhet e ngrohta, që përçon ky libër, për vlerat që


marrin dijet për zbukurimin e mendjes dhe të shpirtit, për guximin dhe
vendosmërinë, për humanizmin dhe lirinë dhe për rolin, që luajnë ato për të
shporrur nga bodrumet e subkoshiencës hijet e së keqes. Ajo, që e bën këtë libër
tërheqës,është humori i hollë. E qeshura, që të shoqëron gjatë leximit të tij, jo
vetëm të argëton e të kthjellon mendjen,por dhe të rrit ndjesinë shpirtërore,të zgjon
ëndrra e shpresa,të pastron shpirtin dhe të vret frikën për jetën. Bashkëjetesa e
sinqeritetit me fudullëkun, e egoizmit me humanizmin,e injorancës me ëndrrën për
të kapur majat e shkencës në karakterin e papagallit Çate, shkakton humor, por jo
urrejtje. Na nxit të përqeshim veset, por jo të luftojmë mbartësin.

Humori i këtij libri na bën të mendohemi thellë.Pikërisht këtu qëndrojnë vlerat e


padiskutueshme të tij. Mënyra se si e thur subjektin dhe në ç’raport i vë
karakteret, e bën lexuesin të pohojë dhe të mohojë,të gjykojë dhe të nxjerrë
mesazhe e përfundime të vlefshme për individin dhe shoqërinë, për vlerat dhe
antivlerat, për virtytet e veset dhe, nëpërmjet tyre, të ndërtojë, zhbëjë dhe rindërtojë
fizionominë e njeriut të sotshëm dhe të ardhshëm. Ndërsa fëmijët, duke rendur herë
pas Erlindit e herë pa papagallit të çuditshëm, mbushen plot fantazi për të
projektuar ëndrra të guximshme.

Në mbyllje të këtyre radhëve, e urojmë autorin Viron Kona për këtë libri të ri, pot
mesazhe të bukura pë rlexuesit e vegjël dhe presim të lexojmë nga mendja e dora e
tij libra të tjerë të shumtë dhe sa më cilësorë, si deri tani.
(Fotot nga: M.Gecaj)

Tiranë, 27 shkurt 2011

(E dërgoi për publikim në Faqen e Internetit “Fjala e Lirë”, Prof. Murat Gecaj)

You might also like