Professional Documents
Culture Documents
eshte bere nje figure simbol pergjate koherave. Mund te duket paradoksale : Te
kthesh kohen mbrapa? A eshte e mundur? A eshte gjeja e duhur?
Keto pyetje Don Kishoti i kishte te zgjidhura ne mendjen e vet. Ai niset i vetem , i
bindur, i verbuar nga vetebesimi dhe i zhytur ne boten fantastike te librave ne
kerkim te te pamundures, por njekohesisht edhe endrres se tij. Nuk e dime si t’a
percaktojme kete hero tragjikomik ; te ndershem dhe te zgjuar, apo nje njeri i
mberthyer nga kthetrat e cmendurise?
Kete problem rrok dhe romani i madh i Servantesit. Spanjollet e asaj kohe jetonin
ne nje rreth te mbyllur ku korrupsioni, pandershmeria dhe injoranca po mbytnin
cdo mendje te lire. Don Kishoti nuk pranon te bjere pre e kesaj fryme, por merr
ushten duke besuar ne natyren e tij romantike dhe naive se me te do te ktheje
kohet e vjetra, kohet e lavdishme te Spanjes dhe te kaloresve legjendare per te
cilet lexonte tere diten ne libra.
Ne nje kontekst me te gjere, mesazhi lidhet me ata njerez te cilet bien ne krahet
e fantazise me teper sec duhet dhe ne nje moment te caktuar realiteti I zbret me
kembe ne toke, dhe e gjitha kjo eshte ne perpjestim te zhdrejte.
A ka ende sot Don Kishote? Sigurisht qe po ; artistet e vertete dhe bohemet kane
qene dhe do te jene Don Kishote, fatkeqesisht per jeten e tyre qe shkon si nje
iluzion, dhe fatmiresisht per boten qe ende ushqen njerez japin tere jeten per
pasionin e tyre dhe qe besojne tek endrrat aq shume saqe humbasin ne to.
Si perfundim mund te themi qe sado paradoksale mund te duket, sado jashte kohe
apo “te cmendur” keta njerez mund te jene, botes i nevojiten Don Kishote, pasi
jane ata njerez te cilet te vetem me endrrat e tyre, marrin guximin te ndryshojne
boten, gje te cilen te tjeret jane te dobet dhe nuk e bejne.