You are on page 1of 2

!

Detyre portofoli
Letersi

Ferri

Komedia hyjnore,veper e Dante Aligerit e cila ka treguar mjeshterisht


disa vende enigmatike dhe te pazakonta per qeniet e gjalla. Shpesh
here,shume prej nesh jane gjendur te zhytur thelle ne mendime duke
pyetur veten se si mund te jete bota tjeter ferri ose parajsa. A do jemi
banore te parajses apo vuajtes te ferrit? E shume pyetje nga me te
ndryshmet te cilat mund t’ja kemi drejtuar vetes.
Shume shpirtra tirane,lakmitare te pasurive te pamundura,vjdhes te
dashurive,vrases te pameshirshem i pushtojne qeniet njerezore per te
perpire arsyen dhe ti larguar nga rruga e drejte. Keta njerez qe mund te
kene rene preh e ketyre shpirtrave te pameshirshem dergohen ne ferr
per tu percelluar ne flaket me te nxheta te tij sipas mekateve qe kane
bere.
Ndonjehere mendoj...po sikur ta kemi gabim? Po sikur ferri te mos jete
ashtu sic pershkruhet dhe ashtu sic ne e mendojme? Te kete nje
funksion krejt ndryshe nga ai qe mendojme? Po sikur njerezit ne ferr nuk
dergohen per te vuajtur ne te njejten menyre sic kane bere te tjeret te
vuajne?
Shpesh here mendoj se ferri eshte nje trampoline per te kaluar ne
parajse. Jane te pakte ata njerez qe nuk kalojne aty. Sado qe
perpiqemi,sado sakrifica te bejme per te mos kryer nje mekat sado te
vogel..ne fund dashur pa dashur e bejme. Mendo pak,kur ke qene e
vogel dhe mami nuk te lejonte te haje shume cokollata dhe i fshihte,ke
provuar ndonjehere te marresh ndonje fshehurazi,ose te kopjosh ne
provim. Sado mund te duken veprime te vogla qe i ben kushdo,perseri
jane gabim.
Njerez te tjere bejne nje jete te shthurur e mekatare e me pas dergohen
drejt e aty. Ndoshta jo perjetesisht...ndoshta derisa shpirti i tyre mekatar
te jete larguar e te jete pastruar i gjithi. Imagjinoni sikur detyra e
djajve,demoneve dhe krisjesave te pameshirshme qe sundojne ne ferr
me ne krye luciferrin te jete pastrimi i shpirtit te humaneve. Cdo torture
qe ndodh aty,cdo pergjakje,cdo djegie dhe percellim te kete per qellim
largimin e ligesise dhe shlyerjen e mekateve. Sipas cdo mekati e cdo
vepre te lig dhe egoiste te kete nje ndeshkim. Cdo ndeshkim te jete i
ndryshem nga tjetri. Cdo fjale keqedashese te jete thene nga goja e
njerezve mizore e egoiste te kete nje denim me vete. Nje njeri qe ka
mekatuar gjate gjithe jetes do vuaj ne ferr derisa shpirti i tij te gjej paqe
nga cdo pendese qe do kete. Mund te jene muaj,vite ose shekuj..kete
askush nuk mund ta dije kete. Ama asgje nuk eshte aq keq sac duket. Te
verteten enigme do e zbulojme vetem njehere ne jete...ama sa keq qe
nuk do e kemi mundesine t’ua tregojme pasardhesve tane.

You might also like