You are on page 1of 1

Klea Dedndreaj

Klasa: XII-3

ESE

Tema:Mesazhi që na përcjell personazhi i Kafkës.

A thua do të zgjohemi një mëngjes, ndryshe nga çka ishim një ditë më
parë? A thua një ditë, trupin do ta kemi të mbërthyer, e fytyrën të mpirë në
mënyrë të pazgjithshme?A thua vetmia do të na tjetersoj aq sa askush të mos
na pranojë për atë që jemi?A mos teksa përpëlitemi si një zog i dërrmuar, për
të provuar se brënda jemi të njejtët që do të presim frymën e fundit duke parë
akrepat e orës nën ftohtësinë e katër mureve?
Këto dilema shkatërruese na përshkojnë mendjen tej për tej kur lexojmë
për Gregor Zamzën, i ngritur mjeshtërisht nga Kafka, për të reflektuar jo vetëm
pikat e tij të dobëta, por edhe disfatat e të jetuarit në një botë ku asnjëherë
nuk jë mjaftueshëm.Ndoshta ky shkrimtar i shenjtë për letërsinë duke u
kamufluar si Gregori, e Gregori si një kandërr me gjashtë këmbë hollake,
padashur i kanë dhënë historisë një mesazh ekzistencial në të gjithë kohrat:
përpjekjen për tu përshtatur para një realiteti të cekët i cili nuk arrin të shohë
më tej se mbështjellën sipërfaqësore, nuk mund të shohin zemrën e shpirtin e
fshehur që kurrë nuk ndryshojnë, as atëhere kur është zemra e vetë fëmijës së
tij.
Kjo sfilitje të tret, të shkrin, të vendos para një gjyqi të hapur ku pa ndaluar
goditesh, e në fund gjykon dhe vetveten, i jep dënimin më të lartë, e largon
nga gjithçka e gjithëkush, e mban peng në një dhomë të errët prej nga ku drita
është vetëm pak hapa larg, por jo, s’mund ta prekësh, pasi je shpallur fajtori
më i madh në një krim ku i vetmi pa faj je pikërisht ti. E tashmë në pikën e
fundit çdo gjë mund të jetë fatale. Ashtu siç ishte fatale ajo hedhje e mollës,
prej personave të cilët Zamza sakrifikoi rininë e u kthye në një robot monoton
që nuk ka asgjë përveç vlerës monetare, ashtu mund të jetë edhe çdo thirrje e
shoqërisë për të të kthyer në diçka që nuk je.Të mbetet në trup, të mbyt, të
kalb dalëngadalë, mizorisht e ajo grimcë e vogël dashurie që po kërkoje të
përplaset si tragjedi.
E ndërsa mundohemi të gërmojmë mesazhin që Kafka pasqyron, ai na merr
me vete, na përdredh, na dorëzon mes rreshtash e në mëshirë të botës së egër
nuk jemi më duke kërkuar identitetin e Zamzës, po tashmë ka humbur i joni,
mes mendimesh e pyetjesh që dukshëm nuk shterrojnë.

You might also like