You are on page 1of 6

ANALIZE E TRAGJEDIS MEDEA

Medea eshte nje nga tragjedite me te bukura e me te fuqishme te Euripidit. Subjekt I marre nga cikli
i legjendave te Argonauteve,te heronjve qe me varken e tyre "Argo"e te drejtuar nga Jasoni, u nisen
per te mare bashkeshorten e arte ne Kolqide. Ne fakt vepra mbeshtetet ne karakterin e Medeas, qe
eshte sa xheloze dhe e rrembyer. Medea ka tiparet e epokes antike kur eshte shkruar per here te
pare. Plot ankthe te mahnitshme, egra e tragjike, shperthime te terbuara demoniake, me
c'mendime; ndjenja e veprime ekstreme e percakton fatin e saj vetegjykues.

Gjate periudhes se antikitetit audiences se perbere nga aristokrate, filozofe, perandore, popuj e
tirane, iu desh ta pranonin nen hijen e dyshimit Medean, ta donin e ta perbuznin brenda heshtjes se
shpirtit, te mundoheshin t'a kuptonin e t'ia pervetsonin thelbin brenda mendjes se tyre; nen
zhurmen e duartrokitjeve qe ata vete i dhuronin kur kjo Mede i mrekullonte ne skene.

Edhe menyra se si vete Euripidi e donte kete krijese te frymemarrjes se tij mendore eshte me se
kontradiktore: duke e veshur me veset me te keqija, me guximin per aktet me te denueshme, me
egersine me te peshtirshme; si per te vene ne prove vetvleresimin (qendresen, rezistencen) e saj ,
impaktin e saj me shoqerine, vendin e saj ne historine e letersise, reflektimin e saj (rikthimin,
rievolimin, rievokimin) e saj ne mijevjecaret qe do vinin. Si per te vene ne prove (per ta cuar ne
peshe) ndjeshmerine dhe inteligjencen e brezave nder 2500 vjet ( viti 480 p.e.s-lindja e autorit deri
ne shek.XXI). Si per te pyetur: a mund t'a doni me integritet kete personazh, pa e pelqyer me eufori?

A mund t'a ruani te paster respektin per te deri ne epoken kur nga antihero te kthehet ne nje model
shoqeror me se aktual ashtu sic e kam parashikuar une ne enderren time te peperseritur e te
pakshyeshme (asnje nga personazhet e tij tragjike Fedra, Ifigjenia, Dionisi nuk perqasen nga
kompleksiteti me Medean), kur devijimi i vizionit, nen ethet e gjenialitetit me thuri nje krijese kaq
ekspresive, te papermbajtur e komplekse sa Medea. Ajo ndryshon ngjyre, dritereflektim, dinamike,
kuptim e identitet, e pare nga sy te ndryshem, qofte te se njejtes epoke. Megjithese Euripidi shkroi
pas saj edhe per protagoniste te tjere tragjike: si Fedra vetevrasese apo Ifigjenia, ai nuk prodhoi
kurre me nje krijese me te dashur e me te rrezikshme se Medea...

Te pakte kane qene ata qe guxuan te shkruanin e duke shkruar t'i vinin kufinj ketij burimi mijevjecar
kontradiktash. Edhe vete lumi nga e mori per t'a jetesuar Euripidi Medene, pra mitologjia, mbetet
evazive ne vazhdimin e rrjedhes se jetes se saj duke na dhene disa versione: mund te jete kthyer tek
i ati ne Kolkide, mund te jete perzene nga Egjeu, ose mund te jete bashkuar me Akilin ne fushen e
Elizeut ( referuar "Fjalorit te mitologjise greke"). Ne antikitet ajo u trajtua vetem nga Seneka, ndersa
ne kohet moderne u trajtua vetem nga ata te guximshem qe e perqasen me aktualitetin.

Duket se qe prej shfaqjes se ketij personazhi kult gjithmone njerezit, madje edhe vete artistet kane
preferuar me mire t'a jetesojne ne skene se sa ne libra (interpretuar per here te pare ne teatrot e
Europes nga italiania Maria Callas, deri tek e famshmja Anna Katerina Antonaci dhe Guiseppe
Filianotti ne pallatin e Luiggi Cherubinnit ne ditet e sotme); si per t'i shpetuar kafshimit fatal te
Medeas se pakuptuar e te keqinterpretuar.
...dhe dal ne perfundimin se vetem me realisti i tragjedianeve greke, me popullori i filozofeve
aristokrate mund te krijoje nje lemsh te tille energjie, kontradiktash dhe vetkundershtimesh si
Medea; nje energji qe projekton vetem ne drejtim te se ardhmes; gjithnje duke na lene pyetje, duke
na e sfiduar simpatine, duke u shfaqur me shume fytyra, nje personazh qe mund te jete aktual ne
cdo epoke qe e evokojme.

Pa dyshim qe Euripidi qe ndryshe nga te tjeret qe ne momentin qe ngriti gjithe ate pluhur ne
ndergjegjen dhe shqisat e shoqerise me nje personazh femer (me te paren PROTAGONISTE).
Vetvetiu lind pyetja me e natyrshme, me kurioze, me e guximshme, por njekohesisht me pak etikja:
Medea kishte natyre femerore apo mashkullore?

Mitologjia eshte plot gra me bukuri statuore si Aferdita, me nimfa te ndeshkuara ne menyre
romantike si tre Hiret ("Fjalor i miotlogjise") qe gjithmone i dorezohen fatit te percaktuar nga forma
te ndryshme te pushtetit, ne kete rast fatit te percaktuar nga figura e supremacise se pushtetit
mashkullor : Zeusit(si ne qyteterimin grek). Te gjitha vdesin apo denohen pa fjale, pa kundershtime,
plot lirizem e adhurim. Izolda vuan ne pendese fajin e saj te dashurise ne ferr duke iu nenshtruar
institucionit te ndeshkimit moral ne raport me shoqerine dhe pushtetin hyjnor: Zotin (sic ndodh te
kantika e Ferrit te Dante Aligerit). Shenjtja Mari dhe Maria Magdalena pranuan vdekjen e Krishtit
duke iu nenshtruar pushtetit shoqeror (periudha e qyteterimit romak) dhe duke pritur shperblim nga
ai hyjnor. Zhulieta romantike e Shekspirit iu nenshtrua fatkeqsise duke vrare veten kur nuk arriti ate
qe deshi. Ndersa Medea kishte personalitet autokton dhe te lire.

Po te shohim thelbin e saj pa egersine dhe ashpersine e shemtuar, veme re se ajo eshte shume e
ngjashme me konceptin aktual te femres: nuk eshte aspak e nenshtruar ndaj pushtetit si nimfat,
aspak e penduar ndaj shoqerise dhe zotit si Izolda, aspak ne pritje te nje mirenjohjeje a gjykimi
hyjnor si Shen Meria, aspak fataliste dhe e dorezuar si Zhulieta...Artsitja e famshme italiane Anna
Katerina Antonacci qe interpreton Medean ne ditet e sotme thote: " Ndihem bosh ne fund te cdo
interpretimi sepse nje personazh kaq ekspresiv dhe kokforte duket sikur nuk i nenshtrohet asgjeje".

Ashtu si personalitetet e sotme moderne: ajo vendos vete per fatin e vet, vendos te behet pjese
aktive e shoqerise per mire a per keq, e ben rolin e gruas pjese funksionale te saj...Ne kete
kendveshtrim Euripidi, me largpamesi gjeniale predikon i pari frymen feministe qe vetem koha ku
jetojme po e ve ne pune.

E pra natyra e saj autoktone dhe energjia e saj vepruese nuk e privojne nga tiparet femerore. Ashtu
sic thoshte sopranoja Maria Callas: "Nje figure kaq e lodhshme dhe emocionale nuk mund te ishte
vecse femer”.

Ne nje pamje te pare menyra se si e shpreh e para dashurine ndaj Jasonit dhe jo ai ndaj saj, duket si
nje hap jo shume femeror por ne vazhdim te ngjarjeve zbulohet krejt e kunderta...Ne fund te fundit
a nuk eshte nje tipar tradicional i femres ne shoqeri qe kur zgjedh apo dashuron dike braktis familjen
bashke me autoritetin e pushtetit te pare mashkullor: babane. Ashtu sic ndodh ne ceremonite
martesore; kur rruga pershkohet bashke me babane deri kur ndahesh ne altar;ashtu sic ndodh ne
dasmat tradicionale shqiptare (ndikuar pikerisht nga figurat pagane, qe rrjedhin nga politeizmi, qe
eshte thelbi i mitologjise) mes qindra gjesteve dhe veprimeve simbolike ajo qe bie me shume ne sy
eshte pikerisht momenti i vajtimit te vajzes kur le shtepine aterore, si per te thene se prioriteti i saj
tashme eshte familja e re, figura e re mashkullore e referimit.
Antiket i rindertuan femrat e mitologjise duke i ngjyruar me apicitet (Atena-u perpunua nga
mitologjia romake), fryme tragjike dhe dramatike(Euripidi- me tragjedine e Fedres dhe dramen e
Ifigjenise), por Medea nuk mund te rilindte e kurohej vecse prej rilindasit te pare ("Biografia e
Euripidit": poet realist, pershtat mitet sipas nevojave te personazhit, ne qender te vemedjes se tij
qendron gjithnje njeriu) dhe feministit te pare:Euripidit.

Dhe ne fund, une mendoj qe Medea eshte nje personazh i shumefishte, nje personalittet plot maska,
nje nga figurat me komplekse dhe me moderne te histories, e cila jo vetem ka jetuar por ende
vazhdon dhe jeton te secili prej nesh.

KOMENT VARGU

"Nga tërë krijesat me shpirt e gjykim, shumë më të mjera qenkemi


ne gratë."
Britma tragjedindjellëse u ndje së pari në sheshin e Korintit, ku Medea u drejtohet grave greke si të
ishin mikeshat e saj:

"Nga tërë krijesat me shpirt e gjykim, shumë më të mjera qenkemi ne grate”.

Duket se ajo që e shqetëson më tepër lidhur me pozicionin e femrës në shoqërinë greke është
raporti burrë-grua E ndezur nga xhelozia, e tërbuar nga mashtrimi, e zhgënjyer në dashuri, pasi ka
kuptuar lojën e ndyrë që Jasoni ka luajtur me të për të ngjitur shkallët drejt fronit mbreteror, Medea
shfaqet para nesh me të vetmen fytyrë që kurrë nuk mund t'i përshtatet femrës - me fytyrën e
vrasëses. Dhe për më tepër jo thjesht si një vrasëse pasionante, por edhe mjaft gjakftohtë.

E dërmuar në ndjenjën e saj të dashurisë ajo i hedh Jasonit mbi kokë të njëjtën vuajtje. Vdes
princesha, vdes Mbreti, vdes ëndrra lakmitare e Jasonit, i cili vrapon si i çmendur drejt fëmijëve. Por
dora e hakmarrjes së verbër ka shtrirë kthetrat para tij dhe ai s'mundet as t'i prekë. Si guxoi të vriste
fëmijët? Po ata ç'faj patën?
E pra, i vetmi faj i tyre ishte geni i trashëguar nga babai. Fara e Jasonit nuk duhet të rritej e të
prodhonte Jasonë të tjerë. E merrshme, e frikshme, tragjike.

Medea u end në mendjet e burrave grekë, që për herë të parë patën frike të ktheheshin në shtëpitë
e tyre mbas një shfaqjeje. Për të mohuar frikën e quajtën barbare, nënë që nuk i donte fëmijët, të
padenjë për Jasonin se kish shkelur mbi gjakun e saj për të rendur pas tij. Por në vetvete u drodhën
nga ulërima e saj, e cila edhe pas kaq shekujsh vjen po aq tronditëse, në emër të lirisë dhe barazisë
së gruas kudo në botë.
Medea është një personazh tepër kompleks. Në qenien e saj, Euripidi përmblodhi karakteristika që
bien në kontradiktë me njëra-tjetrën. Në faza të ndryshme të jetës së saj, Medea shfaq personalitete
të ndryshme, por që në thelb takohen.
Si fillim, Medea na paraqitet një femër e bukur dhe e mençur. Më pas ajo dashuron dhe ne shohim
se si pasioni zë vendin më të madh në shpirtin e saj. Ajo bëhet nënë dhe sërish do me zjarr. Por, kur
ajo tradhtohet, çdo ndjenjë dashurie mbizotërohet nga urrejtja e skajshme.
Shumë lexues e madje dhe kritikë të njohur letërsie e gjykojnë Medean si një personazh me dy
fytyra e gati hipokrite. Ata besojnë se shpirti i saj ishte i dobët dhe ajo luhatej lehtësisht nga ngjarjet
e momentit, duke shfaqur kështu personalitete të ndryshme, nën rrethana të ndryshme. Por kjo
s’është e vërtetë. Medea është një personazh me karakter shumë të fortë. Ajo nuk lëkundet përpara
vendimeve të saj. Rrethanat nuk munden kurrsesi të ndryshojnë atë që është rrënjosur thellë në
zemrën e saj shumëfytyrëshe.
Që në fillim të veprës ajo na shfaqet si një femër pasionante. Ajo dashuroi një burrë me pasion,
deshi fëmijët e saj pa fund dhe vrau pa limit. Ishte kjo zemër prej “medeje”, që i bëri ndjenjat,
mendimet e, për pasojë, veprimet e Medeas irracionale e aq të skajshme, sa shpesh arrinin në
kundërshti.
Medea është një grua egoiste e krenare që nuk vë gjë mbi parimet e saj. Ajo dashuroi Jasonin dhe
tradhtoi më të afërmit e saj për të. Ajo vendosi të hakmerrej mbi ish-bashkëshortin e saj tradhtar
dhe nuk mendoi për pasojat. Ajo madje sakrifikoi edhe vetë fëmijët e saj dhe humbi kështu kaq
shumë nga vetja, vetëm për të realizuar qëllimin e paracaktuar. Medea është një individ egoist, që
nuk arrin të falë e nuk fiton dot mbi pasionin e saj. Sa fytyra mund të shohim në të… !
Por, pavarësisht të gjithave, Medea është një femër, një qenie njerëzore. Çdo njeri është mëkatar.
Çdo njeri ka dobësi e pasione. Ne nuk duhet të nxitojmë për ta gjykuar, pa marrë parasysh çdo copëz
që e shtyu atë të vepronte kështu. Ne duhet të kuptojmë se Medea ishte një grua e zgjuar dhe e
aftë, por nën pozita shtypëse, për shkak të ligjeve e normave të kohës. Ajo tradhtohet nga më i
shtrenjti i saj, mbrojtësi i saj dhe përballet me pamundësitë e gruas në Antikitet. Përmes revoltës së
saj Euripidi kërkon të ngrejë krye mbi padrejtësitë dhe prandaj e shtyn drejt asaj forme të
tmerrshme hakmarrjeje.
Medea-t nuk duhet t’i dënojmë pa i njohur. Ne kurrë nuk e dimë luftën, me të cilën çdo kush prej
nesh përballet kur i cenon ato. Por, kjo s’do të thotë të legjetimojmë çdo lloj mëkati, në bazën e
mungesës së perfeksionit njerëzor. Ne të gjithë kemi vullnetin tonë të lirë, kemi forcat tona, të cilat
nuk janë kurrë më pak se ç’kërkohen. Gjithmonë mund të zgjedhim midis ruajtjes së shpirtit e
humbjes së tij, me anë të krijimit të një fytyre tjetër.
Gjithmonë mund të zgjedhim midis së mirës e së keqes. Dhe Medea-t vazhdojnë të zgjedhin e të
kërkojnë fytyrën e tyre në këtë kaotizëm global…!
Subjekti i tragjedisë është i shkurtër. Është tradhtia që njëri bashkëshort e vepron, ndërsa tjetri
bashkëshort e dëshiron hakmarrjen si kundërveprim.

A është dëshira për hakmarrje më e fuqishme se çdo gjë tjetër? Madje edhe më e fuqishme se
fëmijët? Kjo është pyetja e madhe që shtrohet në tragjedinë “Medea”. E, Medea përgjigjet “po,
hakmarrja është mbi të gjitha”. Këtë përgjigje ajo nuk e jep me fjalë, por me veprime pasi ajo i
përdorë djemtë e saj si mjetin kryesor të hakmarrjes. Vret fëmijët vetëm që ta lendojë ish –
bashkëshortin.

Subjekti i tragjedisë është i shkurtër. Është tradhtia që njëri bashkëshort e vepron, ndërsa tjetri
bashkëshort e dëshiron hakmarrjen si kundërveprim. Është Jasoni ai i cili e braktis gruan dhe fëmijët
e tij për t’u martuar me Kreuzën, që ishte vajza e mbretit Kreont. Ai e tradhton gruan e tij Medean, e
cila më herët e kishte vrarë vëllain e saj për të. Jasoni përgatitet për martesë me Kreuzën, por
ndjehet i pasigurtë me praninë e Medeas ende në atë qytet. Për këtë arsye mbreti i Korintit kërkon
nga Medea që të largohet nga qyteti. Medea përdorë mendjen përballë pavendosshmërisë së
mbretit. I thotë se dua të qëndrojë edhe një natë dhe mbreti pranon. Këtë natë Medea e shfrytëzon
për hakmarrje. Ajo ia bënë dhuratë Kreuzës një fustan të helmosur, të cilin e prekë edhe mbreti e
pastaj vdesin të dy. Por, hakmarrja e saj nuk është vetëm kaq. Ajo paraprakisht kishte bërë lutje e
mallkime nga më të rëndat drejtuar Jasonit, pastaj vret Kreuzën dhe Kreontin, pastaj për ta rënduar
hakmarrjen vret fëmijët e saj që i kishte me Jasonin, i varrosë ata fshehurazi dhe nuk ia tregon varret
e tyre Jasonit e krejt në fund largohet nga qyteti për t’u martuar me dikë tjetër dhe e lë Jasonin të
vetmuar në vuajtje. Këtë edhe e paralajmëron teksti pasi në të thuhet se dashuria e tepërt është
marrëzi që çon në tragjedi. Edhe Medea nga dashuria e tepërt verbohet dhe nuk ka qëllim tjetër
përveç hakmarrjes, e kur hakmarrja bëhet qëllimi kryesor dhe i vetëm në jetë atëherë çdo gjë mund
të bëhet mjet për qëllimin, madje edhe vrasja e më të afërmëve.

Tragjedia përveç hakmarrjes si temë qëndrore, trajton edhe pozitën e gruas në shoqërinë e kohës.
Kështu, Medea bëhet feministja e parë pasi përveç se e merr në duar fatin e saj dhe lufton për të
vendosur vetë për jetën e saj, ajo edhe në shumë vende brenda tragjedisë e shpërfaq direkt ose
indirekt pozitën e vështirë të gruas në shoqërinë greke.

“Mendimi për gruan


ka për të ndryshuar
femra do mbulohet
me lavdi të madhe
nderi pas kësaj
do ta shoqërojë
s’do t’i mbetet më
ndonjë nam i keq”
(Kori, Akti II, skena III)

Pra, në tragjedi parashikohet se vendi i gruas në shoqëri do të ndryshojë, ndërsa Medea është vetëm
pikënisje e këtij ndryshimi.

Medea është personazh shumëdimensional dhe kompleks. Ajo është hakmarrëse, besnike e rrugës
në të cilën është futur, e vendosur që hakmarrjes t’i shkojë deri në fund. Konfuci porosiste të mos
hakmerremi, se pas hakmarrjes vjen gjithmonë pendimi, por kjo nuk ndodhë me Medean. Ajo është
e papenduar për atë që veproi, madje është krenare për qëllimin e arritur. S’pendohet pasi ajo ishte
e vetëdijshme çfarë po bënte. Për të është më mirë të jesh kriminele sesa e shfrytëzuar. Më mirë të
jesh vrasëse sesa mbi fatin tënd të mjerë të ngritet kulla e lumturisë së dikujt tjetër. Tiparet e saj,
janë tipare të ngjashme me ato të heronjve të epeve homerike, jo në kuptimin e heroit epik, por në
kuptimin e mosdorëzimit. Ngjashmëria e saj në luftën për dinjitet është i ngjashëm me personazhin e
Antigonës në tragjedinë e Sofokliut, me po këtë titull. Lufta për dinjitet dhe mosdorëzimi deri në
arritjen e qëllimit janë dy karakteristikat e përbashkëta të këtyre dy personazheve. Me veprimet e
tyre konkrete ato bëhen përfaqësuese të asaj çka veprojnë. Pra, Medea bëhet simbol i hakmarrjes,
kurse Antigona simbol i sakrificës.

Vrasja brenda familjes si fenomen nuk shfaqet vetëm në këtë tragjedi nga Euripidi. Tek “Medea”
është nëna ajo që i vret bijtë e saj, kurse vrasje brenda familjes ka edhe tek tragjedia tjetër e tij
“Elektra”, veçse atje është e kundërta pasi atje djali e vret nënën e tij. Karakteristikë e përbashkët e
këtyre dy tragjedive, por edhe e çdo vepre të Euripidit është paraqitja e botës së brendshme të
personazheve të tij. Ai shpërfaq shpirtëroren, shpërfaq ndjenjën e personazheve duke u futur thellë
në psikologjinë e tyre. Ky tipar i krijimtarisë së Euripidit dhjetra shekuj më vonë bëhet tipari kryesor i
epokës së Romantizmit. Për dallim nga Medea që s’është e penduar për atë çfarë ka bërë,
Klitemnestra kalon fazë të keqe dhe ndjen pendesë për atë që ka vepruar.

Kështu, kjo tragjedi e Euripidit bëhet vepra e parë me ku shfaqet psikologjiia e thellë e
personazheve, ku dëshira për hakmarrje mposht çdo gjë përreth. Në këtë vepër gjithashtu shfaqen
edhe tentimet e para të gruas për ta marrë në dorë jetën e saj dhe për veten të vendosë vetë ajo.
Personazhi grua i Euripidit bëhet personazh kryengritës që nuk lejon të nepërkëmbët. Bëhet grua që
e pranon vdekjen para shkeljes së dinjitetit të saj.

You might also like