You are on page 1of 2

Nata me hënë

I.Kadare

Kadare,ne veprat e tij trajton ceshtje kyce, jetike ekzistenciale,


traditat dhe te perditshmen e popullit shqiptar punuar me nje
mjeshteri artistike, me njohuri te thella intelektuale e filozofike.. Sjell
dicka te re,.. nje fryme te re shprehese, duke futur metoda e modele te reja ne
ndertimin strukturor te romanit,,,,,keshtu dhe tek romani “Nata me hënë”
Kadare shquan shumellojshmerine e trajtave,qe gjenden dy ane qe luftojne per
mbrojtjen e pozicioneve te tyre. Ne mbrendine e romanit shohim nje shoqeri
diskriminuese qe vendosin ‘te drejten e tyre’si nje e drejte per te gjurmuar
jeten private te Marianes, dhe perfshirja e regjimit per ta gjykuar ate deri ne
degradim moral.

-Mariana eshte nje viktime ku faji I saj I vetem eshte renia pre e nje kurthi
shoqeror dhe fajsimi I rendomte qe I behet asaj pa qene ne faj.

Pas akuzave të rënda në gjyqin e kolektivit Mariana largohet. Në kokën e saj


enden thirrjet e personazheve të nënshtruar, egoiste,qe e etikojne si: “Imorale, …
Gazmendi, sapo u largua Mariana e ndoqi pas. Rrugës, në një moment, ajo i lexon
një poezi nen driten e henes, që indirekt provokonte dashuri. Ai e donte Marianën
qe ishte e bukur dhe fisnike, por besnikëria bashkëshortore e frenoi, , vetem e
përqafoi. Këtë skenë ia tregoi te shoqes, e cila u trondit kaq shumë, sa me
imagjinatë sajoi puthjen e tyre, në atë natë me hënë,kjo pjese përbën ironine, , ku
përthyhen trajtat posmoderne të letërsisë kadareane.
… Pjesa me madhe e personazheve filluan fushatën e trillimeve, sajimeve,
kurdisjeve e thashethemnajave me lojë lloj-lloj variantesh për ta e poshtëruar
atë.. Një pjesë tjetër e kolektivit e mbështesin Marianën madje nuk ishin dakord
as me kërkesën e keqdashësve, që kërkonin të paraqiste raport mjekësor për
ndershmerine. Pas një grindjeje e dylyftimi me veten, Mariana e bëri vizitën, e
mori ”certifikatën”e ndershmerise… por e grisi letrën përpara kolektivit dhe
sekretares së partisë e në të njëjtën kohë grisi maskat e të tyre dhe alibitë e të
pavërtetës. Përzierja e regjimit në çështje morale, për autorin është një krim,
andaj edhe heroinës i vesh atribute të një gruaje që në fund triumfon si një Shën
Mëri.

Universi biblik dhe përmasa mistike e romanit


Mariana, protagonistja e Kadarese, triumfon dhe i dëshmon botës së diktaturës
dhe gjithë deshakqinjëve se është një grua e dlirë dhe e pamëkatë dhe shkëlqen
kundrejt një komploti të madh që zhvillohet ndaj saj:
Kadare romanin e përfundon me një analogji letrare,. Narracioni përmbyllet,
nëpërmjet aluzioneve për Shën Mërinë, ku nën heroinën e saj del prototipi biblik
dhe kështu, përveç se thekson pastërtinë mendore e shpirtërore të vajzës së re,
atë e shpallë shenjtore të kohës, përfundon një epokë e mizorive dhe lind një
epokë e ndritshme për Shqipërinë. Me këtë temë të madhe, universi i Kadaresë
është sprovuar nga përmasat mbinatyrore të një intrigë dhe inkuadrimi i
personazheve biblike, një shpëtimtar për Shqipërinë e mizorive kërkohej si
domosdoshmëri.
Në fund, me triumfin e saj Mariana godet gjithë deshakqijtë e saj dhe narracioni
shpjegon kështu: “Si të ishte shpallje që vinte nga lart përmes një qarje ajo na
shitoi të gjithëve”. Takimi me Marianen dhe fëmija cili qëndron përball saj, kur
dihet se ajo nuk ka pas mashkull shpreh në mënyrë të plotë aluzionet me
Virgjërinë Mari, Kjo mënyrë shkrimi, duke aplikuar modelin biblik, sforcon
mendimet se letërsia dhe kultura shqipe, në përgjithësi është produkt i modeli
dhe kulturës biblike, krahas letërsive të mëdha perëndimore.
Kadare rrëfen përmes një narracioni qe zhvillohet nga një personazh i përfshirë në
intrigë dhe që vihet ne anën e viktimës, pra heroinës Marianës.Ky roman, merr
përmasën e gjerë tematike dhe universale, në kontekstin e Shqipërisë, është një
dimension për të shpërfaqur të bukurën dhe të dobishmen përmes gjuhës
estetike në krizat shoqërore, kur degradimet dhe absurdet, janë groteske.

You might also like